Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/26

Fjalorët frazeologjikë të Akademik Prof.dr. Eshref Ymerit,PHD , në krye të panteonit të kombit


“Eshref Ymeri me punën e tij shkencore, veçanërisht me disa a fjalorët frazeologjik qëndron si kolos përballë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe pseudoakademikëve! 







Shkruan Akademik  Flori Bruqi,PHD

 Eshref Ymeri (lindi në fshatin Mesaplik, 25 .12. 1938) është përkthyes  dhe studiues  i njohur shqiptar. 

Prof. Eshref Ymeri – Carlson vs. Putin – The Galway Review



Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. 

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. 
Pr. Dr. Eshref Ymeri: Sa për kujtesë, Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë -  Radio Kosova e Lirë


Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse.

Perkthimi Nje Histori Pasioni-Adrion LTD

 Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. 

Fjalor rusisht-shqip – tiranabook


Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. 

Fjalor FrazeologjikAnglisht-Shqip: Vëllimi i Dytë: Amazon.co.uk: Ymeri,  Eshref: 9786139418923: Books


Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31. 08. 2003, kur doli nё pesion. 

Fjalor Frazeologjik i Gjuhës Shqipe by Ymeri, Eshref - Amazon.ae


 Botime :

a)Fjalor frazeologjik rusisht shqip : Me 25 160 shprehje frazeologjike - 2015.

 b)Përkthimi, një histori pasioni - 2015
 c)Fjalor frazeologjik anglisht – shqip : Me 25440 shprehje frazeologjike - 2019.

 Këta tre Fjalorë, pas botimit në Tiranë, në Gjermani janë botuar sipas këtyre viteve:

1.Fjalor frazeologjik anglisht-shqip në dy vëllime - 2019

2.Fjalor frazeologjik frëngisht-shqip (me bashkautor) në tre vëllime - 2021.

3.Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe në dy vëllime - 2022
Botimin e tyre në Tiranë, prof.dr.Eshref Ymeri  e ka  përballuar vetëm me kursimet e pensionit të tijë, se askush nuk pranonte  të spozorojë më  mbështetje financiare.

Prof. Eshref Ymeri: Shqiptarët përballë politikës rusomadhe


Para botimit të këtyre tre fjalorëve, fillimisht, në vitin 2015, e kishte  botuar në Tiranë Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip (me 1206 faqe dhe 25 164 shprehje frazeologjike).

Eshref Ymeri Archives — ExLibris


 I kërkojë  mbështetje financiare (2000 dollarë) ministres së kulturës Mirela Kumbaro, të cilën eruditi i ynë prof.Eshref Ymeri , e ka pasur kolege në Departamentin e përkthimit të Fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës, por ajo, si një servile e regjur e Kryeministrit Edvin Kristaq  Ramës, nuk ia kthejëpërgjigjën kurrë. 
Fjalorët frazeologjikë të Eshref Ymerit, në krye të panteonit të kombit –  MerBraha



Punën për përgatitjen e këtyre Fjalorëve e ka  filluar 50 vjet më parë (1972-2022).


Profesor Eshrefi është  shumë i kënaqur dhe i lumtur për botimin e këtyre, si vepra me shumë autoritet shkencor në fushën e leksikografisë shqipe, pavarësisht se ka harxhuar vetëm nga kursimet e pensionit të tijë, për çka 2 Shtetet Shqiptare-Republika  e Shqipërisë  dhe Republika e Kosovës , për këtë kontribut shkencorë do të duhej ta shpërblenin Akademikun e ndritur Eshref Ymerin,PHD i cili shqiptarëve ju ka lënë një pasuri të çmushme shkencore dhe botërore dhe se do të ishte e  udhës që sa është  gjallë  që akademik Eshref Ymeri të parnohej pa mëdyshje në ASHK  të Prishtinës dhe ASHSH të Tiranës dhe 2 qeveritë shqiptare duhet ta  shpërblim për kontributin e tij 5o vjeçar   në të mirë të shkencës , shqiptarizmit jo më fjalë por më Lek,euro ose dollarë të njajtin.

* Faleminderit Prof.dr. Eshrefi për këtë pasuri gjuhësore që u ke lënë si trashëgimi brezave! Kam thënë qysh kur më dhuruat“Fjalorin frazeologik anglisht -shqip”,se ju jeni frazeolog i shquar. Pse vallë nuk njihet Frazeologjia si nëndegë e shkencës gjuhësore?!

*Faleminderit, prof.dr Hajri Shehu për recensën e mrekullueshme që i keni bërë punës madhore e shkencore të Prof.Dr. Eshref Ymerit, në dobi të pasurimit të gjuhës shqipe!

*Falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen time, shokut të shkollës pedagogjike “Jani Minga”, Prof.dr. Rami Memushaj, për analizën e detajuar shkencore që i ka bërë në parathënie veprës madhore të Prof.Eshref Ymerit, “Fjalor frazeologjiki gjuhës shqipe”. Me sqarimet dhe shpjegimet e shprehjeve frazeologjike, gjuhësore, sintaksore, fonetike, sinonimike, stilistikore dhe për mënyrën e leximit e përdorimit të fjalorit të këtij lloji,konstatimet e tij janë manhnitëse. Konkretisht  veprën madhore të shkencëtarit Eshref Ymeri, “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, për gjithë ata që nuk janë gjuhëtarë, po që janë shkrimtarë, përkthyes apo lexues, redaktori, zoti Memushaj ua ka servirur në tabaka të argjendtë! Faleminderit, shkencëtar dhe gjuhëtar i shquar Prof. dr.Rami Memushaj !  

Eshrefi  ishte djali nga Smokthina e lashtë, ku janë gërmadhat e kalasë së Ceries antike* apo nga vendlindja e mesapëve, i cili quhej Eshref Hasan Ymeri. Sot ai është “Personalitet i Shquar i Labërisë”, me gradë shkencore Profesor, Doktor, Akademikanëtar dinjitoz i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York. Z.Eshref është autor i shumë titujve publicistikë, librave studimorë me tema historike, politike, sociale e kulturore dhe i shumë librave të përkthyer. Eshref Ymeri njihet si gjuhëtar, frazeolog, studiues, përkthyes, analist letrar apo politik, shoqërues delegacionesh qeveritare, interpret dygjuhësh i thuajse të gjithë drejtuesëve të shtetit dhe politikës shqiptare në takime ndërkombëtare me karakter politik, diplomatik apo ekonomik. Prof. Eshref Ymeri është një nga publicistët nacionlistë më të shquar ku spikatin temat e shqiptarizmit. Aktualisht jeton në ShBA, i cili ka një jetë të pasur suksesesh akademike në fushën e studimeve gjuhësore dhe historiko-sociale. Shkëlqen në publicistikën politike, sociale dhe atdhetare për të cilën krenohen, jo vetëm ai dhe familja, por edhe ne miqtë e tij.

Akademikja e njohur shqiptare Vilheme Vranari thotë : ,,Puna shkencore e Eshref Ymerit vjen me këtë vepër pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dy-gjuhësh, si “Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, 2007), me mbi 15 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (2015), me mbi 25 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” (2019), me rreth 25.500 zëra; dhe “Fjalor frazeologjik frëngjisht-shqip” (me bashkautor, 2021), me mbi 40 mijë zëra.

Pesë fjalorët bashkë me”Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, si dhe 10 fjalorët e tjerë gjuhësor ose teknik, me bashkautor apo dhe librat studimorë të Prof.dr.Ymerit, kanë cilësi botimi të admirueshme dhe paraqitje të mrekullueshme si vepra arti, tejet elegante që të lënë përshtypjen se janë vepra të financuara nga shteti apo nga një institucion madhor si Akademia e Shkencave. Për fat të keq askush nuk pyet, as akademia dhe as shteti për të financuar studimet dhe punimet shkencore me vlera të mëdha për kombin. Dimë, se duke filluar nga gjuha dhe shpopullimi për shkak emigrimi, është duke u mpakur, e zvogluar e po shkon në shpërbërje. Gjuha dhe traditat ndoshta do ta mbajnë gjallë emrin e këtij kombi të lashtë. Ndaj studimet rreth këtyre probelmeve -Lashtësi dhe gjuhësi, janë të domosdoshme.Ndaj kanë vlera të mëdha fjalorët, sidomos ata frazeologjik. Porse, kërkimet shkencore dhe përpilimi i fjalorëve kërkojnë mund, aktivizimin e shumë njerëzve dhe fonde."

Këtë e dëshmon profesionalisht Prof.dr.Hajri Shehu ( leksikograf në Institutin e gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave) i cili mes të tjerash në referencën e tij për fjalorin e Prof.E.Ymerit shkruan:
“ Vepra “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, që po u jepet në dorë lëvruesve dhe studiuesve të shqipes, vjen pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dygjuhësh të prof. dr. Eshref Ymerit. Ky fjalor i ri me 19.280 zëra – më i madhi i këtij lloji për shqipen – paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Ai përbën një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe, që shënon kurorëzimin e punës 50-vjeçare të autori Eshref Ymeri në këtë fushë, duke e renditur atë ndër frazeografët tanë me kontributet më të spikatura në fushën e frazeologjisë. Prof.Shehu vazhdon:Prof. Dr. Rami Memushaj thotëFjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” është një vepër në të cilën frazeologjia e shqipes “ballafaqohet” me vetveten – me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e saj të gjerë. Në këtë Fjalor na shpalosen tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe, bashkë me to e brenda tyre, frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore.” Perifrazoi Prof. Dr. Hajri Shehu.


https://www.morebooks.de/shop-ui



Tre Fjalorë të Prof.dr. Eshref Ymerit,
të botuar në Gjermani,
në Shtëpinë Botuese GlobeEdit
Elca Zonja
Redaktore në GlobeEdi
Tre Fjalorë të Prof.dr. Eshref Ymerit,
të botuar në Gjermani,
në Shtëpinë Botuese GlobeEdit
Elca Zonja
Redaktore në GlobeEdi

Kurse redaktori i fjalorit dhe autori i parathënies, redaktor i katër fjalorëve bashkë me atë të gjuhës shqipe Prof.dr.Rami Memushaj, përmes një analize të thellë e të mirëfilltë shkencore, të një niveli të lartë akademik dhe profesional thekson:

Frazeologjia përbën një fushë të veçantë studimi, e cila sot njihet me emrin frazeografi. Ajo është një degë e veçantë e leksikologjisë që ka si objekt studimi shprehjet frazeologjike, ose frazemat.Kjo briqë të krijohet dega e Frazeografisë në vendi tonë.”




2024/04/25

Projekt i “Enciklopedisè” nga Akademia shqiptare-amerikane e shkencave dhe arteve me seli në USA

 
Nijazi HALILI | Associate Professor | Assoc.Prof.dr ...


Nga akdemik Prof.dr.Njazi Halili , Ferizaj 


Projekt i “Enciklopedisè Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Drejtor ne Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, kësaj radhe na paraqitet me një libër enciklopedie shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin. Në këtë libër, që mban titullin “Enciklopedia “…., i ndarë në disa kapituj. 
 Sipas autori ky libër enciklopedik ka një vlerë të veçantë për kohën kur të botohet dhe i është dhënë kohë më parë  në dorë lexuesve të shumtë, të cilët ishin  të interesuar për t’i thelluar njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare. Enciklopedia e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA është një libër enciklopedik që trajton artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë. 

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...

 Flori Bruqi

:https://www.facebook.com/GazetaDibra/posts/kush-%C3%ABsht%C3%AB-zflori-bruqi-flori-bruqi-lindi-m%C3%AB-2961952-n%C3%AB-isniq-t%C3%AB-de%C3%A7anit-studime/4697788946951367/

 Bashkëpunëtoret e kësaj Enciklopedie janë nga të gjitha trevat ku në ketë enciklopedi janë shumë  studiues si Skender Kodra, Flori Bruqi,Agron Fico, Adem Harxhi, Arjan Hamiti,Asllan Qyqalla, Bedri Tahiri, Dibran Fylli, Eshref Ymeri,  Fritz Radovani, Fatos Daci, Hakif Bajrami, Isuf (Isuf) Dedushaj, Jahja Mustafë Lluka, Kujtim Mateli, Migena Arllati, Mixhait Reçi, Namik Muhedin Shehu, Nehat Jahiu, Nijazi Halili, Naim Salih Kelmendi, Ndue Hila, Petraq Risto, Sulejman Abazi (Neshaj), Shyqiri Bytyqi, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Gjin Kol Musa, Zef Mulaj,Isak Shema,Salih Kelmendi ,SHyqri Glica (525 vetë)…. etj.të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. 

Pjesa  e punimeve është hartuar nga Akademik Flori Bruqi, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve, letërsisë,ekonomisë, jurispondencës, filmit letërsisë etj.

 Sipas autorit Bruqi, kjo enciklopedi është e para i këtij lloji në hapësirën shqipfolëse.

 Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, ku ne e dimë se Shqipëria dhe Kosova , ende nuk e kanë një enciklopedi të tyre, përpos  Akademia e Shkencave dhe Artive të Kosovës e ka një "Fjalor Enciklopedik"....

 Akademia e Shqipërisë , ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale në botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA do të ketë disa vëllime. 
 Libri i ri enciklopedik i autorit Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, në kuadër të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, që është botuar - është enciklopedi që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

 Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij. 

 Sipas autorit jepet një përshkrim për figurat më të shquara të shkencës nga AAAS-i. 

 Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale.

 Enciklopedia ka një bord, emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. 

 Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë. 

Sipas autorit të kësaj vepre madhore nuk do të jenë vetëm anëtarët e bordit, që do të përgatisin Enciklopedinë, do të ketë edhe të tjerë që do të shkruajnë. Për artet figurative, nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse. për shembull, kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova. 

Por ama peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori. 

 Mendoj që në këtë enciklopedi autori ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar arti shqiptar në shekuj, të emrave dhe them se do të jetë një kontribut goxha i mirë.

 Si për shembull kontribuues të shquar të kësaj enciklopedie janë, shumë akademikë të spikatur të AAAS-it. 
Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, e koncize.

 Por nuk do të lejojmë pa e përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.

 Arti pas viteve 1990 sa do të pasqyrohet dhe a ju duket i vështirë për t’u rrokur, sepse dihet që ai është në formim e sipër dhe sa kohë është i tillë mund të mbartë mungesë qartësie ?

 Po shtypi i këtyre viteve, i cili mund të mos jetë përfshirë në botime dhe mund të përmbajë mjaft gjëra interesante, a është llogaritur? 

 Edhe shtypi periodik me të rejat e tij në fushat e artit do të zërë vend, por nuk besoj të jetë parësor si libri, botimet universitare, shtypi shkencor, arkivat, etj. 

 Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë enciklopedinë deri ditën e fundit. 

Patëm një të dhënë të re, ne do ta bëjmë pjesë të enciklopedisë. 

 Ashtu edhe ne, shprehet autori se kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet. Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë. 

 Ndërsa në rastin tonë autori ka një lloj përgjegjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh . 

 Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

 Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja. 

 Sipas autorit Enciklopedia i ka kaluar të gjitha fazat  përfundimtare dhe  e ka pare dritën e botimit megjithëse behet fjale për një vepër me rendësi kombëtare. 

As mediat qofshin ato te shtypit qofshin radio apo tv nuk informojnë për këtë dem kombëtar qe i behet kulturës shqiptare.

 Politika qe e ka zëne ne goje. Mbetja e Akademisë se Shkencave e as qeveria nuk shprehen me asnjë fjale për këtë problem edhe ne fund te shekullit XX. 

 Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…

Ferizaj , Prill 2024.

SIPAS MODELIT “GJERMANO-GJERMAN”, KOSOVA DO TË PËRFUNDONTE NËN SERBI

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Shkup - FTESË  PUBLIKE Në emër të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve,  me seli në Nju Jork - Shkup, kemi nderin të

SHKRUAN: Akademik  PROF.DR. MEHDI HYSENI,

PHD AAAS

Imponimi i “modelit gjermano-rus” Kosovës, do të rikthente, JO vetëm Kosovën nën Serbi, por edhe luftën e ftohtë në Evropë!
Nuk ekziston kurrfarë “modeli mes dy gjermanive”, por modeli i kompromisit perëndimor – lindor – Sovjetik (1945-1990)!

Një kompromis i tillë historiko-politik, diplomatik dhe ushtarak mes fuqive të mëdha perëndimore (Amerika, Britania e Madhe dhe Franca) dhe Bashkimi Sovjetik si shtete aleate dhe fitimtare kundër nazifashizmit hitlerian, është arritur në “Konferencën e Potsdamit, më 17 korrik 1945, me ç’rast këto shtete, Gjermaninë e ndanë në katër zona okupuese, ku secila prej tyre kontrollonte pjesën e vet”.

Prandaj, plotësisht është gabim lëndor të thuhet dhe të shkruhet kinse për “modelin e dy gjermanive”. Kështu, diçka nuk mund të gjesh në literaturën e historisë së marrëdhënieve politike ndërkombëtare e as të së drejtës ndërkombëtare, sepse copëtimi i territorit dhe i popullit në Republikën Demokratike Gjermane, nuk është bërë për arritjen e ndonjë kompromisi politik mes gjermanëve perëndimorë dhe lindorë të “ dy gjermanive”, por vetëm në relacionin Perëndim – Lindje ( SHBA, Britania e Madhe dhe Franca dhe Bashkimi Sovjetik).

Nuk ka asnjë dyshim se një copëtim i këtillë i Gjermanisë nga shtetet e theksuara, tri vite më pas (1948) evoluoi në krizën serioze të Murit të Berilinit”, ku për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zuri fill Lufta e Ftohtë mes SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Si rrjedhim, një vit më vonë (1949) formohet Republika Demokratike Gjermane nën tutelën dhe “kapelën” e Bashkimit Sovjetik si kundërpeshë dhe si formë specifike e luftës së ftohtë kundër Amerikës dhe Evropës Perëndimore.

Logjika doktrinare dhe praktike e fillimit të luftës së ftohtë nga ana e Bashkimit Sovjetik ndikoi që edhe Amerika me aleatët e saj evroperëndimor të ndërtonte strategjinë e saj mbi bazën e sistemit rajonal të sigurisë kolektive. Për këtë qëllim formoi Paktin NATO (4 prill 1949) . Mirëpo, gjashtë vite më pas ( 14 maj 1955) Bashkimi Sovjetik formoi Traktatin e Varshavës si kundërpërgjigje Organizatës së Atlantikut Verior, si dhe formimit të pakateve të tjera rajonale me bazë politike, ushtarake dhe ekonomike siç ishin “ANZUS ( 1951), SEATO (1954) dhe CENTO (1955)” .

Kjo ndarje politike, ushtarake, ekonmike dhe gjeopolitike e botës, bazuar logjikën e politikës së forcës dhe të garës së armatimit bërthamor të dy superfuqive botërore (SHBA – BRSS) krijoi bazën e hekurt të luftës së ftohtë dhe të përdorimit të politikës së forcës në sistemin bipolor të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (1948-1990).

O, ladutë, nuk ka pasur model “gjerman-gjerman”, por model ruso-perëndimor!

– Ndaj, bashkëpunimi, afrimi dhe komunkimi i gjermanëve lindorë nën Rusi me vëllezërit e tyre gjermanë në Berlinin perëndimor, është zhvilluar aq sa kanë lejuar interesat politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Këtë, ndër të tjera e ka dëshmuar edhe ngritja e Murit të Berlinit me betonarme e me tela gjembaçë (1961-1989), që mbi të dhe rreth tij janë vrarë qindra e mijëra gjermanë lindorë në përpjekje për t’u arratisur në Berlinin Perëndimor (1961-1989).

– Ja, ky ishte modeli “gjerman-gjerman”, o të marrë, o kokëkrisur, o tradhtarë, o shitës të Kosovës!

Sipas “modelit të dy gjermanive”, Serbia do ta rikthente Kosovën nën obrellën e saj kolonialiste shekullore (1912-1999), ashtu sikurse Gjermania Perëndimore, që e riktheu Gjermaninë Lindore, më 1990.

Mirëpo, kjo do të ishte një padrejtësia më e madhe ndaj Kosovës, sepse as territori e as popullsia e saj me mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nuk kanë asgjë të përbashkët me serbët, me territorin dhe me Serbinë kolonialiste, por vetëm me Shqipërinë, me shqiptarët dhe me territorin indigjen të tyre, ashtu sikurse Gjermania Perëndimore me gjermanët dhe me territorin e Gjermanisë Lindore Demkratike.

Pra, një model i këtillë i “dy gjermanive”, do të mund të t’u imponohej shqiptarëve dhe Kosovës së Shqipërisë, vetëm sikur Serbia të ishte Shqipëri dhe sikur serbët të kishin qenë shqiptarë, sikurse gjermanët që ishin i njëjti popull (jo dy popuj të ndryshëm gjermanë dhe ruse) dhe i NJËJTI TERRITOR GJERMAN, JO dy territore të ndryshme gjermane-ruse, siç është rasti konbkret i DY TERRITOREVE TË NDRYSHME shqiptare – serbe, i DY POPUJVE TË NDYRSHËM SHQIPTARË DHE SERBË DHE I DY SHTETEVE TË NDRYSHME KOSOVA DHE SERBIA.

Ky rast i Kosovës dhe i Serbisë asgjë nuk ka të përbashkët-simetrike me ish-modelin famëkeq të copëtimit të dy gjermnaive (1949-1990) mbase si vumë në dukje më sipër, është fjala për të njëjtin komb dhe për të njëjtin territor gjerman, jo ruso-gjerman.

“Modeli i dy gjermanive” Kosovën nuk e shpie në Nju-Jork, por në Beograd, “o tradhtarë, o kirenarë”… tebdilë si barinjë… hosanna, baraba…” të Fan S. Nolit !(albanaipress, nëntor 2012)!

Nuk mund të jesh diplomat i mirë dhe i suksesshëm i popullit dhe i vendit tënd, nëse në radhë të parë, nuk e njeh historinë e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Njëherazi ky është kusht i domosdoshëm për ta njohur edhe të drejtën ndërkombëtare.

Mirëpo, ky kriter nuk vlen për kryediplomatin dhe për diplomatët “qebapxhinj” të Kosovës (të akredituar në Uashingnton dhe në metropolet e tjera të Evropës), sepse politikën dhe diplomacinë e bëjnë sipas “standardeve” dhe interesave nepotiste grupore, klanore, mahallore, nahijore, provincialiste dhe partiake të bajraktarëve të tyre. Ndryshe, nuk do të kishin pranuar kurrfarë dialogu me krerët serbë të Beogradit, pa e njohur Serbia Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, duke qenë të bindur se, sa më afër Beogradit, aq më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Kjo diplomaci është e Beogradit dhe e Moskës, sepse asnjëra e as tjetra, kurrë nuk do të pranojnë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së.

Këtë e thotë, edhe VETO-ja bllokuese e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, pse të pranojmë të negociojmë me Serbinë, para se ajo ta njohë Republikën e Kosovës?!

Për ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxha “modeli i dy gjermanive qenka interesant për anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

-Përkundrazi, nëse arrihet, që kjo formulë e “dy gjermanive”, t’i imponohet Kosovës si “kompromis politik” në procesin e Brukselit (2011-2018), SERBIA E KA TË FITUAR KOSOVËN. – Ashtu si Gjejrmania, e cila pas gjysmë shekulli e rikktheu pjesën e saj lindore më 1989.

-Edhe pse në rastin konkret tonin, nuk kemi të bëjmë me “modelin e dy kosovave”, por me modelin “KOSOVË – SERBI”, që nuk kanë asgjë të përbashkët, ashtu sikurse “modeli i dy gjermanive”, siç shpjeguam më sipër.

-Sigurisht se një model i tillë, i tjeklauar, që nuk përkon as me kohën e as me realitetet e krijuara në Evropën Lidore dhe Juglinodre (1989-2018) për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, “është interesant” vetem për ish-kryediplomatin e Kosovës, Enver Hoxhaj , sepse ai konsideron se me pranimin e tij, Kosova do të anëtarësohej më shpejt në OKB!

Mirëpo, kjo është vetëm një miopi dhe utopi diplomatike, sepse një model i tillë stereotip, që tanimë i përket të së kaluarës historike të shekullit XX të marrëdhënieve ndërkombëtare të luftës së ftohtë, Kosovën nuk do ta çonte në OKB, por do ta justifikonte mosnjohjen e saj nga ana e Kombeve të Bashkuara, duke i “rezervuar” rikthimin gradual të saj nën ombrellën e sovranitetit kolonial të Serbisë së Madhe. Ky do të ishte “efekti pozitiv” i afrimit të Kosovës me OKB-në në favor të Serbisë së Aleksandar Vuçiqit (president) të Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe minister i Jashtëm).

Këtë të vërtetë, hoxhistët, thaçistët, pacollistët, hajredinët dhe veselët… , duhet ta dinë se, Republika Demokratike Gjermane nuk ka hyrë në OKB si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve me Republikën Federale të Gjermanisë Perëndimore (pa e njohur reciprokisht njëra-tjetrën), por në saje të influences, të ndërhyrjes dhe të diktat direkt të BRSS-së (si superfuqi botëroire) në OKB.

Ndërkaq, sot, edhe pas shembjes së BRSS-së, me Kosovën po ndodh e kundërta, edhe pse Kosova ka mbështetjen e Amerikës (si e vetmja superfuqi botërore) dhe të fuqive të mëdha të BE-së, kjo nuk është anëtare e OKB-së, pikërisht pse Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ky është problemi i subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, që e ka shkaktuar VET0-ja e Rusisë dhe abstenimi i Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, duke marrë parasysh këtë fakt, pranimi i “modelit të dy gjermanive” si kompromis eventual politik i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën patronatin e BE-së për zgjidhjen e problemit të Veriut të Kosovës, në negociatat e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (qoftë në nivel presidentësh a kryeministrash), do ta zhvleftlsonte Planin e Marti Ahtisarit dhe, në vend të tij, do të vinte në shprehje ndonjë plan tjetër, sikurse dikur “Plani Z 4” sipas të cilit minoritet serb në Kroaci i garantohej autonomia e plotë politike dhe territoriale brenda territorit dhe shtetit sovran të Republikës së Kroacisë.

Në të vërtetë, ky edhe është objektivi i zhvillimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit (2011-2018), që minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës, të paktën t’i njihet statusi special i autonomisë politike dhe territoriale në kuadrin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ndryshe, refuzimi i tij eventual nga pala shqiptare, do ta radikalizonte kërkesën e Beogradit zyrtar, që në Veriun e Kosovës, të krijohej një mini “Republika srpska” e Bosnjës me lidhje të forta me Beogradin dhe me Palen, gjëqë kjo formulë serbomadhe, pa dyshim se, do të çonte në copëtimin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë kundërshtarët e kësaj teze serbe qoftë në Prishtinë, qoftë në Bruksel apo në Uashington.

Nëse diplomacia e allashtetarët dhe alladiplomatët e Kosovës, në vazhdimin e bisedimeve me palën serbe për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, do të pranonin “modelin e dy gjermanive” (pa e njohur Serbia Republikën e pavarur të Kosovës), kjo formulë, në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmonte, as nuk do ta përshpejtonte procedurën formale ligjore, që Kosova të bëhej anëtare e OKB-së në Nju-Jork (pavarësisht nga fakti se, sipas së drejtës ndërkombëtare Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB-së), por “flytrym”, pas disa vitesh, Kosovën do ta çonte në përqafimin kolonial të Serbisë.

– Po, “model interesant” për Beogradin, por jo, edhe për aderimin dhe përshpejtimin e Kosovës në OKB!

Kësifarë përfundimi naiv dhe të gabuar të kryediplomatit të Kosovës, Enver Hoxhaj, se gjoja zbatimi i “modelit të dy gjermanive po e bëjka “interesant anëtarësimin e Kosovës në OKB”, mund ta japin vetëm ata që nuk kanë lidhje me historinë, me politikën, me diplomacinë dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse ribashkimi i dy gjermanive në viitin 1989 pas rrëzimit të Murit të Berlinit, nuk është bërë si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve të tyre, të cilat, nuk e kanë njohur njëra-tjetrën gjatë periudhës së luftës së ftohtë (1948-1989), por si rezultat i angazhimit maksimal dhe të drejtpërdrejtë të politikës së jashtme dhe të diplomacisë racionale të Republikes Federale te Gjermanisë Perëndimore nën drejtimin e kancelirt Helmut Kol dhe të ministrit të Jashtëm të tij, Hans Ditrih Gensher.

Gjithashtu, faktor tjetër vendimtar për ribashkimin e dy Gjermanive, ishte edhe përfundimi i kaptinës 41-vjeçare i luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), me ç’rast, së pari, erdhi në shprehje shthurja e Traktatit të Varshavës ( formuar më 1955 si kundërpeshë e Paktit të NATO-s), përkatësisht shembja e përjetshme e Bashkimit Sovjetik si superfuqi botërore. Këtë oportunitet historiko-gjeopolitik dhe diplomatik të prishjes së sistemit bipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, Gjermania Perëndimore me në krye kancelarin Helmut Kol dhe me ministrin e Jashtëm Hans Ditrih Gensher, diti ta kapitalizojë në favorin e rikthimit të së drejtës historike të popullit gjerman mbi territorin e vet. Kjo strategji kombëtare dhe shtetërore vizionare e tandemit Kol – Gensher, solli në ribashkimin e popullit dhe të territorit të Gjermanisë.

Pra, në rastin konkret, kemi të bëjmë me një popull gjerman, me një shtet gjerman, me një territor gjerman, jo me dy popuj të ndryshëm, jo me dy territore të ndryshme, jo me dy shtete të ndryshme siç janë shqiptarët dhe serbët, të cilët janë në konflikt të hapur që nga viti 1878, për shkak të pushtimit, të kontestimit, të kolonizimit dhe të aneksimit të territorit indigjen të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky konflikt shekullor, si dhe gjenocidet e kyera qindravjeçare të Serbisë dhe të serbëve mbi shqiptarët dhe mbi territoret e Shqipërisë etnike, janë pengesa kryesore, që vetëm Kosova të hyjë në çfarëdo dialogu a negociatash me Serbinë, pa involvimin e Tiranës zyrtare dhe të shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

“Modeli i dy Gjermanive” nuk është substitut i “Planit të Marti Ahtisarit”, por antitezë e tij, që shpie në zhvlerësimin gradual të statusit të pavarësisë së Kosovës!

Se formula e “dy gjermanive” nuk u bie tamam Kosovës dhe Serbisë, kam shkruar që në vitin 2007 (si dhe në tetor 2012), kur diplomati gjerman Volfgang Ishinger e propozoi si opsion për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Mirëpo, Beogradi dhe Moska e patën refezuar atë si të papranueshme për palën serbe. Si rrjedhim i dështimit të bisedimeve serbo-shqiptare në Vjenë, nën drejtimin e emisarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, OKB-ja ia imponoi Serbisë dhe Kosovës, “Planin e Marti Ahtisarit”, sipas të cilit, Kosova më 17 shkurt 2008 fitoi pavarësinë unilaterale nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 22 shteteve të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe pse “ Plani i Marti Ahtisarit” ishte në kundërshtim me të drejtën historike, me të drejtën legjitime, si dhe me të drejtën e plotë të vetëvendosjes ngaqë popullit shqiptar të Kosovës iu mohua e drejta demokratike e deklarimit të tij me Referendum për statusin politik të Kosovës, si dhe në anën tjetër minoritetit kolon serb i njohu më shumë të drejta sesa që i takonin sipas së drejtës ndërkombëtare, posaçërisht kur është fjala për “decentralizimin” ekstraterritorial të Kosovës, “Plani i Marti Ahtisarit” i hapi rrugë Kosovës, që të shkëputej nga Serbia kolonialiste.

Gjithashtu, “Planin e Marti Ahtisarit”, e mbështeti edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, ku sipas Opinionit Këshillëdhënës të saj, shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Megjithëkëtë vlerësim të kualifikuar juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia nuk e njeh as “Planin e Marti Ahtisarit” e as Deklaratën e shpalljes së pavarësisës së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ky është motivi thelbësor, pse Serbia (postfestum, pasi e ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën shqiptare) e ka kurdisur dhe, ua ka imponuar një dialog të ri Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Amerikës, që do të thotë nuk është fjala vetëm veriun e Kosovës, por për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.

Kjo është arsyeja, pse politika dhe diplomacia e Beogradit është në kërkim të medeleve të ndryshme autonomiste evropiane, në saje të së cilave, kolonëve serbë në Kosovë, do t’u mundësonte krijimin e kantoneve autonome politike dhe territoriale sipas “sistemit të decentralizimit” të komunave serbe në Kosovë, duke filluar me eksperimentin e parë në Veriun e Kosovës, i cili qe 18 vite është jashtë sovranitetit të Republikës së Kosovës.

 

“I shpëtova jetën shqiptarit që ishte paguar për të më vrarë”

 




- Gazetari italian i “Report” që bëri emisionin investigativ për Engjëll Agaçin rrëfen ngjarjen e pazakontë.

   Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” që ka shkaktuar jo pa reagime pas emisionit të fundit për kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka dhënë një intervistë për emisionin “La volta buona” në Raiuno. Gazetar Midis të tjerave, gazetari ka rrëfyer se si ka shpëtuar një shqiptar nga vdekja, i cili më vonë rezultoi se ishte paguar për ta vrarë atë. Ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë, duke zbuluar një motorist brenda një pellgu gjaku. I riu, sipas rrëfimit kishte thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja. “Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, thotë ai. Disa muaj më vonë, gazetari mësoi se shqiptari që i shpëtoi jetën i quajtur Ardian ishte paguar nga një grup kriminal për ta vrarë atë. Sigfrido Ranucci thotë gjatë intervistës se nuk është penduar kurrë pasi e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Prej asaj kohe, pra nga viti 2020, gazetari shoqërohet me eskortë policie.

Me nomenklaturën e Millosheviqit në krye të shtetit serb nuk mundë të arrihet marrëveshje me Kosovën por as paqja dhe prosperiteti e stabiliteti në Ballkan

 



Me nomenklaturën e Millosheviqit në krye të shtetit serb nuk mundë të arrihet marrëveshje me Kosovën por as paqja dhe prosperiteti e stabiliteti në Ballkan

Skender Mulliqi



Situata po mbetet e paqëndrueshme , sepse Serbia është rreshtuar më politikën agresive të Rusisë të Putinit, dhe është duke nxitur tensione ndëretnike, në Mal të Zi, Bosnje dhe në Kosovë. SHBA dhe BE duhet të tregojnë vendosmëri më të madhe kundër agresionit serb. Nëse rastësisht kjo lëshohet nga dora, do të ishte tradhtia më e madhe ndaj vlerave të drejtësisë dhe demokracisë që Amerika dhe Evropa edhe i përkrahin.

-Kemi njerëz nga struktura e BE dhe nga Amerika të cilët po lëshojnë zëra shqetësues, të cilët dashur ose edhe pa dashur po ndihmojnë dhe nxisin fashizmin serb në Ballkan. Dhe, sigurisht në këtë kontest po shtrembërohet e vërteta dhe po promovohet narrativë e sajuar serbe kundër popullit shqiptarë. Është pafalshme që pas 35 viteve të luftës në ish-Jugosllavi, të kthehen mizoritë serbe siç po pretendojnë Putin dhe Vuçiq. Këta po dëshirojnë të kthejnë dhunën dhe spastrimet etnike të gjenocidit ndaj popujve jo sllavë , siç i kishte orkestruar dikur Millosheviqi. Edhe Qeveria e Vuçiqit me ushtrinë dhe paramilitarët e tij, ka shënjestruar fushatë brutale ndaj Kosovës sovrane dhe të pavarur. Ndërhyrja e NATO-së , do të ishte përgjigjja adekuate ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të Aleksandër Vuçiqit, sikur që i kishte dhënë fund luftës në Kosovë në vitin 1999. Udhëheqësi i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është një ish-ministër informacioni i regjimit të Millosheviçit dhe vazhdon të përhapë retorikë fashiste dhe të shërbejë si një bazë për Rusinë imperialiste në Ballkan. Beogradi zyrtar po refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, nuk po zbaton marrëveshjet e maratonës të bisedimeve në Bruksel dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, që natyrisht bie ndesh më përpjekjet e BE dhe Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Presidenti serb , nëpërmjet sinkronizmit mediatik, po senzibilizon opinionin publik së duhet të luftohet për Kosovën, më lansimin e kauzave të rreme siç edhe janë mësuar serbët. Kjo propagandë nuk i bëri punë Serbisë, në Strasburg ku Kosovës , ju dha drita jeshile për tu pranuar në Këshillin e Evropës. Serbia bëhet sikur ka harruar së çdo pushtim sado i gjatë mbaron më liri, dhe se nuk ka kthim mbrapa. Kosova më në fund duhet të shqyrton pozicionin e vet ne bisedime me Serbinë, e cila u fut pa kushte, pa u pranuar pavarësia,pa dënimin e krimeve të luftës, pa u kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional, artefaktet arkeologjike etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...