Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/19

McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

 

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së u vendos në dy akuza të hënën në darkë, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan. Një zëdhënës i Ramës hodhi poshtë akuzat pa iu përgjigjur pyetjeve.

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar, si dhe ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës.

Në atë që ngjan si një film me spiunazh, zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë, ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.

Zëdhënësi i kryeministrit Endri Fuga nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se kush ka paguar për shpenzimet e udhëtimit të McGonigal në Shqipëri por deklaroi, pa dhënë shpjegime se “akuzat për Charles McGonigal nuk kanë asnjë lidhje me takimet e zyrtarit të FBI në atë kohë me Km Rama, në Shqipëri apo SHBA.” Fuga refuzoi të shpjegojë se kush është Persioni B, zyrtari joformal i kryeministrit.

Veçmas, McGonigal u akuzua se ka punuar për një oligark rus në shkelje të sanksioneve amerikane të vendosura në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Vetë McGonigal është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura në gjykatat amerikane.

Dy akuzat

McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë. Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me faktin se ai ka dështuar të raportojë në sistemin e mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve të FBI-së përfitimet në para të thata dhe në mbulime shpenzimesh udhëtimi si dhe takimet me zyrtarët e huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë.

“Në vjeshtën e vitit 2017, në vendbanimin e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy herë më shumë para të thata nga Personi A në sasitë afërsisht 80 mijë dhe 65 mijë dollarë,” shkruhet në aktakuzë.

“Në 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plotësoi një FD-772b (formular i brendshëm i FBI-së) në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Plotësimi dështoi në mënyrë të papërshtatshme të raportojë se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe një politikan në Kosovë dhe në mënyrë të pavërtetë mohoi së i akuzuari McGonical kishte deklaruar punësimin e tij për një shtetas të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së,” shkruhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Sipas akuzës, McGonigal u takua me Personin A në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama, i tillë që kishte një adresë emaili zyrtare të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Gjatë këtij udhëtimi, McGonigal raportohet të jetë takuar edhe me një person tjetër të përshkruar si “biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i pati kërkuar McGonigal të hetojë një tentativë për vrasje kundër tij.

“Si mbajtës i certifikatës kombëtare të sigurisë, i akuzuari McGonigal duhej të raportonte saktësisht dhe plotësisht te FBI informacionin në lidhje me kontaktet e tij me zyrtarë të huaj si dhe asetet dhe detyrimet e tij financiare,” shkruhet në aktakuzë

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK-ut që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar sipas tij, nga kryeministri Edi Rama.

 



Kërkesa e Bardhit vjen pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal për akuzat për bashkëpunim me rusët. Po ashtu, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, McGonigal ka marrë para edhe nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Sipas Bardhit, nëpërmjet këtij ish-punonjësit të Sigurimit, Rama ka paguar 225 mijë dollarë për të sajuar, siç u shpreh ai, çështjen e lobimit me para ruse të PD-së në SHBA.

Deputeti demokrat ka kërkuar që kryeministri Rama të hetohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë; Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë; Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë; Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i struktutuar kriminal.

GAZMENT BARDHI
Miku personal i Edi Ramës, Charles McGonigal, u arrestua në SHBA pasi akuzohet për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista. Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim me para ruse të PD në SHBA.

Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politik është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikan  të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politik.
Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nis hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë :

1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;
2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;
3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i struktutuar kriminal.
SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë zyrtarisht të plotë dosjen dhe provat pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në SHBA. Drejtësia që hesht përballë fakteve është drejtësi e vdekur. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë një drejtësi që vepron ndaj kujtdo dhe që i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Prokuroria Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për goditjen shtatë grupeve kriminale

Prokuroria Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për goditjen shtatë grupeve kriminale, për të cilët ka lëshuar 50-urdhër arreste. Në njoftim bëhet me dije se gjatë kontrolleve, autoritet kanë gjetur dhe sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milion euro, ku përfshihen, automjete luksoze, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, sasi të mëdha floriri dhe bizhuterish. SPAK thekson se grupe të ndryshme kriminale bashkëpunonin me njëri tjetrin, siç është rasti i grupit që drejtohet nga Ervis Martinaj dhe ai që drejtohej nga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. “Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit,” thuhet në njoftim. Sipas prokurorisë deri më tani janë ekzekutuar 20 urdhër arreste, 14 prej tyre në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të 4 procedimeve penale (Nr.59, të vitit 2022, i cili është bashkuar me procedimet penale Nr. 66, të vitit 2022, Nr. 33, të vitit 2024, dhe Nr. 50, të vitit 2024), ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Në kuadër të procedimeve penale të mësipërme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete për anëtarët e dyshuar të këtyre grupeve kriminale të përfshirë në vepra penale të kryera në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Bashkimin Evropian. Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024, zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 2.996,760 euro, ku përfshihen: 2.996,760 Euro cash; Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; Armë zjarri; Targa të përshtatura automjetesh; Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro); Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49, datë 15.05.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg”, për 50 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit A.N, A.T, I.N, S.N, V.T, E.M, J.K, A.A(alias A.B, alias A.S), A.A( alias E.A), M.B, N.S, E.SH, B.A, E.N, O.Z, E.J, A.N, K.N, E.R, B.XH, E.D, R.L, F.T, K.SH, H.M, GJ.C, K.T, D.M, V.I, S.B, M.H, T.XH, E.M, A.Z, F.K, A.GJ, D.B, A.P, D.B, E.D, XH.RR, A.M, G.B, L.D, E.D, F.H, D.B, A.G, F.B dhe E.Z. Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2). Gjatë hetimeve intensive të kryera është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë: Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim të shtetasit SH.K., ngjarje e ndodhur më datë 01.02.2021 në qytetin e Fierit; Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje, të mbetur në tentativë, të shtetasit P.GJ. dhe të shkatërrimit të pronës me eksploziv, e ndodhur më datë 15.09.2020, në qytetin e Tiranës; Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim, të mbetur në tentativë, të shtetasit D.B., e ndodhur më datë 04.11.2020, në zonën e Krujës; Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit E.M., e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burrelit; Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit H.T. dhe shkatërrimit të pronës, e ndodhur më datë 18.05.2020, në fshatin Zenisht të Matit. Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit D.B, gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit P.GJ., gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.G, L.D dhe A.G, gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve F.H. dhe A.H., gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit E.M, gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit A.N., gjatë vitit 2021; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.M. dhe T.XH., gjatë vitit 2021; Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast shitje bimësh narkotike canabis sativa, dhe trafikimi të lëndëve narkotike, në një vend kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast dhënie ndihmë për kalim të pa ligjshëm të kufijve, në vitin 2020; Identifikimi i autorëve të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në Republikën e Shqipërisë; Identifikimi i autorëve të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë viteve 2019-2020; Identifikimi i autorëve të mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve, për disa raste kriminale, gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorëve të një rasti të organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2020; Identifikimi i autorit të një rasti të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike; Identifikimi i autorit të një rasti të shpërdorimit të detyrës, nga persona që ushtrojnë funksione publike; Identifikimi i autorëve të një rasti të goditjes ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore; Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale. Cilësojmë se, këto grupe kriminale dyshohet se kanë kryer veprat penale me pasoja të rënda të jetës dhe shëndetit, si edhe në drejtim të pasurisë. Disa nga veprat penale më serioze për të cilat këto grupe po hetohen janë: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të “Sigurimit të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotikeve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, , “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”etj. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit. Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj. E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N. Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj. Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj. Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore. Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht: – Ish Deputeti me iniciale A.N.; – Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.; – Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale K.SH.; – 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P. Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin P.Gj., aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës. Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, falenderon në mënyrë të veçantë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

Gerald Knaus, themelues i Nismës Evropiane të Stabilitetit, është shprehur se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të arrihet.

Komentet Knaus i bëri në emisionin ‘Balkan Talks’ me moderatorin Franko Egro në Euronews Albania, ku tha se këtë gjë e ka parashikuar edhe diplomati Marti Ahtisari, i cili sipas tij, 17 vite më parë ka deklaruar se ‘asnjë sasi bisedimesh shtesë, cilido qoftë formati, nuk do ta kapërcejë këtë ngërç.’

Ai tha gjithashtu se këtë e vërteton edhe deklarata e kryeministrit të ri të Serbisë, që tha se Kosova nuk do të jetë kurrë shtet.

“Ndonjëherë është ide e mirë t’u drejtohesh njerëzve që janë më të zgjuar se unë. Për shembull, fituesi i çmimit Nobel për paqen, Marti Ahtisari. Ai fitoi një çmim Nobel për paqen, ishte një nga diplomatët më të dalluar në dekadat e fundit në botë dhe ai tha, kanë kaluar 17 vjet, në mars 2007, se diskutimet për statusin mes Kosovës dhe Serbisë ishin shteruar, nuk shihte asnjë mundësi për një përparim në këto diskutime, në fakt, tha në raportin e tij në OKB, po e citoj: ‘Asnjë sasi bisedimesh shtesë, cilido qoftë formati, nuk do ta kapërcejë këtë ngërç.’ Kjo ishte 17 vjet më parë. Është e vërtetë edhe sot. Tentojnë, përpiqen, siç ka bërë BE-ja në vitet e fundit, amerikanët, por shumë të tjerë pas Ahtisarit, të bashkojnë Beogradin dhe Prishtinën, Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar.

Në fund të fundit, njohja dhe statusi nuk do të funksionojnë dhe ne e pamë kryeministrin e ri të Serbisë në deklaratën e tij të parë duke iu referuar të ashtuquajturit shtet i Kosovës, që nuk do të jetë kurrë shtet. E po, ky është fundi i diskutimeve, apo jo? Ahtisari e dinte këtë dhe ishte i zgjuar të propozonte më pas një rrugë tjetër për zhvillimin e paqes që të gjithë në Ballkan do të përfitonin. S’kërkonte të arrinte një marrëveshje të pamundur”, tha Knaus

“Gjenocidi ka arritur në një fazë të re të tmerrshme me operacionin ushtarak në Rafah

 


Ka diskutime dhe përplasje për të ardhmen e pasluftës në Gaza, por konflikti është i përgjakshëm dhe pengjet janë larg çlirimit. “Gjenocidi ka arritur në një fazë të re të tmerrshme me operacionin ushtarak në Rafah”, denoncojnë përfaqësuesit e Afrikës së Jugut përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke i kërkuar Gjykatës të ndërhyjë për ndalimin e menjëhershëm të ofensivës në qytet, “në mënyrë që të mos shkatërrohet mundësia e rindërtimit të një shoqërie palestineze”.

Megjithatë, mesazhi është dhënë tashmë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e përcaktoi betejën në Rafah si “vendimtare” për fushatën në Gaza, u parapri nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, i cili njoftoi, kundër dëshirës ndërkombëtare, se operacioni në qytetin në kufi me Egjiptin “do të intensifikohet”. Ushtria tashmë ka dërguar një tjetër brigadë, ndërsa mban zi 5 ushtarë të tjerë, të vrarë nga zjarri miqësor, duke e çuar numrin total të humbjeve të shtetit hebre në Gaza në 278.

Operacioni më i madh ushtarak

Sakaq, forcat izraelite u përleshën me luftëtarët e Hamasit në rrugët e ngushta të Jabalia në Gazën veriore dje, në disa nga luftimet më të ashpra që kur u kthyen në zonë një javë më parë, ndërsa në jug militantët sulmuan tanket që grumbulloheshin rreth qytetit Rafah.

Vendasit thanë se automjetet e blinduara izraelite kishin arritur në treg në qendër të Jabalia, më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës, dhe se buldozerët po shkatërronin shtëpi dhe dyqane ndërsa depërtonin. “Fokusi i Izraelit është tani Jabalia, tanket dhe aeroplanët po shkatërrojnë zonat e banuara dhe tregjet, dyqanet, restorantet, gjithçka. E gjithë kjo po ndodh përpara një bote dritëshkurtër,” tha Ayman Rajab , i cili jeton në pjesën perëndimore të Jabalia. “Le të ketë turp bota. Ndërkohë, amerikanët do të na japin ushqim,” tha Rajab, baba i katër fëmijëve, për Reuters. “Ne nuk duam ushqim, ne duam që kjo luftë të përfundojë dhe pastaj të mund ta menaxhojmë jetën tonë në mënyrë të pavarur”, shtoi ai.

Ofensiva shkatërruese

Izraeli tha se forcat e tij pastruan Jabalia muaj më parë si pjesë e një lufte të shkaktuar nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, por javën e kaluar Tel Avivi njoftoi se po kthehej në Jabalia për të parandaluar kthimin e grupit islamik. Luftimet përkuan me një sulm në Rafah në skajin jugor të enklavës, afër kufirit me Egjiptin, i cili bëri që qindra mijëra njerëz të iknin nga të dy skajet e territorit njëkohësisht.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se trupat e saj kishin vrarë më shumë se 60 militantë në ditët e fundit dhe zbuluan një depo armësh pranë kompleksit të strehimoreve, si pjesë e asaj që e përshkroi si një “ofensivë në nivel divizioni” në Jabalia. Si rregull, një operacion divizioni përfshin disa brigada, secila me disa mijëra ushtarë, gjë që do ta bënte atë operacionin më të madh të luftës. “Edhe tani, ushtarët po shkëmbejnë zjarr me celula terroriste në zonë,” tha ushtria izraelite, duke shtuar se qendra e Brigadës së 7-të “koordinoi dhjetëra sulme ajrore, eliminoi terroristët dhe shkatërroi infrastrukturën terroriste”. Të paktën 35,303 palestinezë janë vrarë në luftë deri më tani, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Përplasjet në OKB

Forcat izraelite njoftuan se kishin gjetur trupat e tre pengjeve.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë Daniel Hagari tha të premten se ata u vranë nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova dhe se trupat e tyre u dërguan në Gaza.

Kryeministri Netanyahu tha se ishte “zemërthyer” me lajmin për gjetjen e trupave. Konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara është rindezur me temën: ” Deri më sot nuk keni bërë asgjë për lirimin e pengjeve! Si mund të kërkoni armëpushim përpara se të bëni gjithçka për të sjellë pengjet në shtëpi? “.

Kështu tha ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan , duke folur në debatin e Këshillit të Sigurimit për situatën e pengjeve në Gaza. Atmosfera e furishme në OKB, në fakt, u përkeqësua më tej pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme për të njohur Palestinën si anëtare.

Strategjia kibernetike dhe siguria e tijë...

 Interneti ka qenë një ndër shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut dhe ndër më të keqkuptuarat. Ai u zhvillua jo si një sistem i planifikuar në mënyrë qendrore, por si një grumbull pajisjesh dhe rrjetesh të lidhura me ndërfaqe të improvizuara. Decentralizimi bëri të mundur drejtimin e një sistemi kaq të ndërlikuar. Por herë pas here ndodhin incidente rrëqethëse, që na kujtojnë se e gjithë struktura është jashtëzakonisht e pasigurt. Më 29 mars, një studiues sigurie njoftoi se kishte zbuluar rastësisht një “derë të pasme” të fshehtë në sistemin XZ Utils. Kjo pjesë e paqartë, por jetike e softuerit, është e përfshirë në sistemet operative Linux që kontrollojnë serverët e internetit në botë.

Nëse dera e pasme nuk do të ishte zbuluar në kohë, çdo gjë, duke filluar nga infrastruktura kombëtare me rëndësi jetike, e deri te faqja e internetit ku ju hidhni fotografitë e maceve, do të kishte qenë e pambrojtur. Kjo derë e pasme ishte krijuar nga një kontribuues anonim, i cili kishte fituar besimin e koduesve të tjerë, duke dhënë ndihmesë të dobishme për më shumë se dy vjet. Ky durim dhe zell, tregon se pas këtij veprimi, fshihet një agjenci shtetërore e inteligjencës. Sulme të tilla mbi “zinxhirin e furnizimit” në shkallë të gjerë, të cilat nuk synojnë pajisje ose rrjete individuale, por vetë softuerin dhe harduerin themelor ku ato mbështeten, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Në vitet 2019-2020, agjencia ruse e inteligjencës së jashtme SVR depërtoi në rrjetet e qeverisë amerikane, duke rrezikuar një platformë të menaxhimit të rrjetit të quajtur SolarWinds Orion. Kohët e fundit, hakerët shtetërorë kinezë modifikuan firmware-in e router-ëve Cisco, për të fituar qasje në objektivat ekonomike, tregtare dhe ushtarake të Amerikës dhe Japonisë. Interneti është i cenueshëm ndaj skemave si dera e pasme e platformës XZ Utils. Ashtu si shumë të tjerë, ky program është me burim të hapur, që do të thotë se kodi i tij është i disponueshëm publikisht.

Ashtu si në Wikipedia, ndryshimet në të mund të këshillohen nga kushdo. Njerëzit që mbajnë kod me burim të hapur shpesh japin këshilla të tilla në kohën e lirë. Pas zbulimit të një cenueshmërie katastrofike në OpenSSL, një platformë e përdorur gjerësisht për komunikim të sigurt dhe që kishte një buxhet prej vetëm 2000 dollarësh, një titull artikulli i vitit 2014, e përmblodhi shumë mirë absurditetin e situatës: “Interneti po mbrohet nga dy djem të quajtur Steve”. Është tunduese të mendosh se zgjidhja qëndron në rivendosjen e kontrollit qendror, qoftë nga shtetet apo kompanitë. Në fakt, historia tregon se softueri me burim të mbyllur nuk është më i sigurt se ai me burim të hapur.

Vetëm këtë javë, Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike të Amerikës, një organ federal, qortoi Microsoft-in për standardet e ulëta të sigurisë, që i mundësuan Rusisë të vidhte një çelës hyrës, që në botën e kriptografisë mund ta krahasojmë me “bizhuteritë e një kurore, për një ofrues të shërbimit cloud”. Kjo i dha Rusisë qasje gjithëpërfshirëse në të dhëna. Për krahasim, softueri me burim të hapur ka shumë përparësi, sepse lejon shqyrtimin e përbashkët dhe llogaridhënien. Prandaj, rruga e duhur është që të shfrytëzohet sa më shumë burimi i hapur, duke lehtësuar barrën e madhe që ngarkohet mbi një numër të vogël individësh të papaguar dhe të mbytur me punë.

Teknologjia gjithashtu mund të ndihmojë. Let’s Encrypt, një organizatë jofitimprurëse, e ka bërë internetin më të sigurt gjatë dekadës së fundit, duke përdorur një softuer të zgjuar për ta bërë të thjeshtë kodimin e lidhjeve të përdoruesve me faqet e internetit. Teksa zhvillohet me kalimin e kohës, edhe Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje të dallojë anomalitë në miliona kode, me një klikim të vetëm. Ndreqje të tjera duhet të jenë të natyrës rregullatore. Strategjia kibernetike e Amerikës, e publikuar vitin e kaluar, e bën të qartë se përgjegjësia për dështimet nuk duhet të bjerë te zhvilluesit me burim të hapur, por tek “aktorët më të aftë për të ndërmarrë veprime që parandalojnë rrjedhoja të këqija”. Në praktikë, kjo nënkupton qeveritë dhe gjigantët e teknologjisë, të cilët përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga bibliotekat e softuerit të lirë.

Të dy duhet të zgjerojnë financimin dhe bashkëpunimin me institucionet jofitimprurëse, si Nisma me Burim të Hapur dhe Fondacioni Linux, të cilat mbështesin ekosistemin me burim të hapur. Fondacioni i Përgjegjësisë së Re, një think-tank gjerman, thotë se qeveritë mund t’i lejojnë punonjësit të kontribuojnë në softuer me burim të hapur në kohën e tyre të lirë dhe të lehtësojnë ligjet që kriminalizojnë hakerimin etik. Ata duhet të veprojnë shpejt. Dera e pasme në platformën XZ Utils, mendohet se është sulmi i parë i zbuluar publikisht, kundër një pjese jetike të softuerit me burim të hapur. Por kjo nuk do të thotë se ka qenë përpjekja e parë. Dhe nuk ka gjasa të jetë e fundit. 

ME ZEMËR E SHPIRT PËR MËMËDHEUN

 

FLORI  BRUQI

 


(Babait tiim të ndjerë prof.Maxhun Bruqit,me rastin e 93 vjetorit të lindjes)

 

E gjeti shkabën dykrenshe në themelin e shpisë të bërë blozë

Gjithë jetën, me laps në dorë edukoi breznitë e kohës,

Fëmijëve jua mësojë gjeografinë e atdheut…

Hartat e Shqipërisë etnike ua mësoi tinëzisht

Ndër breze-duke qorruar sytë e yjeve polar

Në retinën e tij delikate

Me shkumës nxënësve ua shpjegonte të padukshmen e dritës,

Në mundimin e madh në kohë të pa kohë.

Foli për shpirtin e dlirë të fëmijëve, pë Ariun e vogël ,

Kishte emision dijen me fytyrë  të qeshur

E sytë e tij kurrë nuk ishin të përulur në kohë

Kishte dhimbjen e vet për Memëdheun e ndarë pikë e pesë…

E shijoi Rilindjen e Kombit

Kërkojë nëpër hapësira qiejsh e resh, Alpet e lira shqiptare

Të veshura me kostum njëshekullor

E gjeti shkabën dykrenshe në themelin e shpisë të bërë blozë

Dhe e bëri të pavdekshëm rininë e vet…

I rijësuar në mote….

 

Prishtinë, 25 dhjetor 2023.

 

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...