Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/19

Asociacioni instrument rrezikshëm në projektin e Aleksandër Vuçiqit për instalimin e një shteti të ri serb në Kosovë

 Shkruan: Skender Mulliqi 

Ciklopi serb Vuçiqi mbetet kriminel lufte më damkë, si Millosheviqi dhe Shesheli. Ai gabon rëndë nëse mendon se nuk do të duhet të japë llogari kurrë për të gjitha poshtërsitë më të cilat ngarkohet . Ku gorillë më buzë të trasha dhe të skuqura, ishte dashur të mos tolerohohet nga BE dhe Amerika, që të shkakton gjakderdhje të re në rajon. Nga ky hark kohor po shihet së ka qenë gabim i madh dhe më hile futja në dialog të Kosovës , për normalizim të marrëdhënieve pa as një kusht më Serbinë gjenocidiale.



 


Serbia e Vuçiqit, me Asociacionin në mënyrë të hapur ka shprehur tendencën edhe të një shteti serb në Kosovë. Këtë dëshirë e shprehu presidenti serb, edhe më rastin e letrës të dërguar Këshillit të Ministrave të Evropës, të Donika Gervallës së do të dërgohet në kushtetuese një draft asociacion i hartuar nga Kosova.Vuçiqi reagoi nga Samiti i Podgoricës , se Asociacioni duhet të implementohet, ai i viteve 2013 dhe 2015 në marrëveshjet e Brukselit, duke kundërshtuar çfarëdo draft statusi të Kosovës. Ish i çmenduri radikal në pozitën e presidentit të Serbisë po marshon pa frikë nga ndëshkimi që të finalizon Serbinë e Madhe të lënë gjysmë nga Millosheviqi .Edhe ky ishte dashur që për të gjitha këto veprime të sotme dhe ato të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, si pjesëmarrës në krime, të jap përgjegjësi para gjykatës . Ai nuk do të jetë në gjendje t'i shmanget përgjithmonë atij dënimi. Ciklopi serb Vuçiqi mbetet kriminel lufte më damkë, si Millosheviqi dhe Shesheli. Ai gabon rëndë nëse mendon se nuk do të duhet të japë llogari kurrë për të gjitha poshtërsitë më të cilat ngarkohet . Ky gorillë më buzë të trasha dhe të skuqura, ishte dashur të mos tolerohohet nga BE dhe Amerika, që të shkakton gjakderdhje të re në rajon. Nga ky hark kohor po shihet së ka qenë gabim i madh dhe më hile futja në dialog të Kosovës , për normalizim të marrëdhënieve pa as një kusht më Serbinë gjenociodiale. Serbia e shfrytëzoj mirë këtë duke u faktorizuar në rajon dhe sigurisht së këtu kanë hise ish pushtetet e korruptuara të vendit, dhe BE –ja.

 

U firmosën në Bruksel shumë marrëveshje të cilat pushtetet në Serbi dhe ky i fundit i Vuçiqit nuk po i zbaton, dhe më asnjë ndëshkim nuk po përballët shteti serb. Nuk u përballë më masa ekonomike dhe politike Serbia kur nuk iu bashkëngjitë BE-së për embargo ndaj Rusisë, e cila bëri invazion ushtarakë në një shtet sovran siq është Ukraina. Nuk u morën masa ndaj Serbisë, as kur tentojë që më aktin terroristë në Banjskë të ndajë veriun e Mitrovicës nga jugu. Dhe, duhet gjithsesi të përmendet kështu tolerimi i Vuçiqit në mos zbatimin e aneks marrëveshjes të Ohrit. Gjithmonë faji për eskalim të situatës në veri të vendit iu faktua Kosovës, e jo Vuçiqit dhe strukturave kriminale paralele serbe në krye më Listën Serbe, të terroristëve, Veselinoviq dhe Radojqiq më kompani. Serbia duke e lënë në aktin e saj juridik Kosovën pjesë përbërëse të saj, ka zyrtarizuar luftën e Millosheviqit në Kosovë. Në fakt po mbrohet nga Vuçiqi përpjekja e Millosheviqit, i cili më luftë dëshirojë të dëbon shqiptarët nga Kosova. Ëndrra për realizimin e botës serbe, është e këtij kontesti. Për regjimin kriminal të Vuçiqit nuk ka shqiptarë të vrarë dhe të masakruar të luftës. Nuk ka varreza masive jo vetëm në Kosovë, por edhe nëpër varreza masive rreth Beogradit, nuk ka as kufoma apo shqiptarë të gjallë e të vdekur të bartur më frigoriferë për transplantim organesh, siç nuk ka për ta, as të vrarë fëmijë të hedhur në Danub, dhe as 20 mijë gra të dhunuara .Vuçiqi me kamarrillën kriminale po dëshirojnë edhe një luftë të re, më mundësinë e përsëritjes të masakrave mbi shqiptarët. Vuçiqit dhe serbëve nuk do tju realizohet më kurrë mitologjia për “ Tokën e Shenjtë Serbe”.Shqiptarët dinë të mbrojnë atdheun dhe kombin para çdo kërcënimi që vjen më luftë nga hegjemonia serbosllave dhe ruse në Ballkan.

 

Se a do të pranon Serbia pavarësinë e Kosovës , siç proklamohet rregullisht Vuçiqi për jo, është punë shumë e vogël. Serbia po i përdorë këto bisedime tashmë të pakuptimta vetëm për qëllime pushtuese ndaj Kosovës. Asociacioni është vetëm mbulesë për futjen nën juridiksionin kushtetues serb të veriut të vendit. Ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, është shumë më e rëndësishme së inkuadrimi në çdo strukturë evropiane ,ashtu edhe në Këshillin e Evropës që është aktuale.

I dyshuari për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico u shfaq në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura të shtunën, jashtë Bratislavës mes frikës në rritje për të ardhmen e kombit thellësisht të ndarë.

 I dyshuari për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico u shfaq në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura të shtunën, jashtë Bratislavës mes frikës në rritje për të ardhmen e kombit thellësisht të ndarë.

Mediat u ndaluan të ndjekin nga seancën dhe gazetarët u mbajtën pas dere nga oficerë policie të armatosur, që mbanin kapuçë.
Fico, i qëlluar disa herë gjatë një mitingu në qytetin minerar Handlová, iu nënshtrua më shumë operacioneve të premten.

Qeveria ka dhënë vetëm detaje të pakta për sulmuesin apo shëndetin e kryeministrit, i cili vazhdon të jetë në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë.

Mediat sllovake e identifikuan sulmuesin si Juraj Cintula, 71 vjeç, të cilin autoritetet e përshkruan si një “ujk të vetmuar” që kohët e fundit ishte radikalizuar.

Një poet dhe ish-roje sigurie, Cintula njihej në qytetin e tij të lindjes, Levice, si një njeri i çuditshëm, por i pëlqyeshëm.
Pikëpamjet e tij politike duket se janë zhvilluar në mënyrë të çrregullt. Ai shihet duke kundërshtuar dhunën në një video në YouTube, por më vonë duke lavdëruar një grup të dhunshëm paraushtarak pro-rus në Facebook për “aftësinë e tyre për të vepruar pa miratimin e shtetit”. Ai më vonë adoptoi pikëpamje pro-ukrainase, të cilat u bënë gjithnjë e më të forta pas pushtimit të Rusisë.


Në shkrimet e tij të botuara dhe bisedat personale, Cintula shprehu pikëpamje ksenofobike për komunitetin rom në Sllovaki, një temë e njohur në mesin e partive të ekstremit të djathtë të vendit.

Fqinji dhe miku i tij, Mile L’udovit, tha se ata diskutonin herë pas here politikën dhe se Cintula ishte zemëruar për sulmet në rritje ndaj fjalës së lirë nën udhëheqjen e Ficos, një temë kryesore shqetësuese për opozitën e majtë sllovake.

“Askush nuk e di pse e bëri atë, por mendoj se ishte një bombë me sahat para se të ndodhte diçka e tillë,” tha Pavol Šimko, një mësues historie 45-vjeçar, duke folur në qendër të Bratislavës të premten.

Tentativa për vrasje e së mërkurës në Handlová, 112 milje larg kryeqytetit, ka hedhur dritë mbi atë që zyrtarët dhe shumë sllovakë thonë se duhet parë si një simptomë më e gjerë e mjedisit të polarizuar politik të vendit.

“Tani po bëhemi vërtet vrima e zezë e Evropës”, shtoi Šimko, duke iu referuar komenteve të bëra nga ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, e cila shpiku frazën për të përshkruar Sllovakinë në vitin 1997 pas rrëmbimit të djalit të presidentit të atëhershëm Michal Kováč dhe vrasja e një dëshmitari kyç në këtë rast, oficerit të policisë Róbert Remiáš.

Aktet e dhunës politike janë bërë një ngjarje e zymtë në historinë e fundit të Sllovakisë, por kjo e fundit është padyshim më e rënda.
Udhëheqës të tjerë evropianë të afërt me Fico-n, një zyrtar përçarës dhe populist, i cili është kritikuar nga opozita për sulmin ndaj mediave të pavarura dhe heqjen e zyrës së prokurorit special, duket se janë të etur për të përfituar nga atentati nga tij, shkruan The Guardian.

Duke folur në radion shtetërore të premten në mëngjes, kryeministri hungarez, Viktor Orbán, u ndal te një lidhje midis pikëpamjeve të Ficos për luftën në Ukrainë dhe tentativës për vrasje.

Që nga kthimi i Ficos në pushtet, “Sllovakia filloi në rrugën e paqes dhe kjo ishte një ndihmë e madhe për Hungarinë,” tha Orbán. “Tani e kemi humbur këtë mbështetje. Ne e dimë se autori ishte një person pro luftës”, shtoi ai, pa dhënë asnjë provë.

Kryeministri hungarez, i cili shpesh përdor narrativa konspirative, ka kaluar më shumë se një dekadë duke ushqyer një marrëdhënie me Kremlinin dhe ka argumentuar vazhdimisht se perëndimi duhet të ndalojë së ofruari mbështetje për Ukrainën.

Në intervistën e tij në radio, ai sugjeroi – përsëri pa prova – se të shtënat në Sllovaki ishin pjesë e një lufte gjeopolitike. “Kombinimet që lidhin atentatin me luftën nuk janë të pajustifikuara,” tha ai.

“Palët pro luftës po negociojnë me njëra-tjetrën, prandaj kreu i perandorisë [George] Soros dhe sekretari amerikan i shtetit shkuan gjithashtu në Kiev,” tha Orbán.

Në Moskë, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev lavdëroi Fico-n mik të Kremlinit, duke nënkuptuar gjithashtu se ai ishte në shënjestër për pikëpamjet e tij mbi luftën në Ukrainë. “Sigurisht, ai u bë objektivi. Ka vetëm pak si ai në Evropë. Dhe ata duhet të kujdesen për sigurinë e tyre”, tha ai.

Liz Allen “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

 Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti.


Ajo ka theksuar se “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.

SHBA-të janë të të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës

 Presidentja Vjosa Osmani ka veçuar deklaratën e Allen se SHBA-të janë të të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës, ndërsa në faqen e Presidencës u veçua deklarata e shefes së shtetit se partneriteti me SHBA-në është ekzistencial për çdo sukses të Kosovës.


“”Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës si kurrë më parë!” Faleminderit Nënsekretare Allen për këtë rikonfirmim të mbështetjes amerikane, për miqësinë dhe për përkushtimin që ta forcojmë edhe më shumë aleancën tonë të përjetshme!”, shkroi Osmani në Facebook.

“Presidentja Osmani: Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë”, shkruhet ndërkaq në faqen e Presidencës në këtë platformë sociale.

Nënsekretarja e Shtetit e ka falënderuar Osmanin për punën e saj për t’i mbajtur pozitive marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Presidentja, në anën tjetër, i uroi Allen vizitë të suksesshme në Kosovë.

Allen, ndërkaq, tregoi se biseduan edhe për “çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës”, për ta përmendur më pas themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si hapin thelbësor në rrugën e anëtarësimit euroatlantik.


Diplomatja amerikane u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilit tha se i kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë. Shefi i Qeverisë shkroi se diskutuan për reformat demokrative dhe programin e MCC-së.

16 zv/ministra, gjyqtarë e prokurorë, të cilët dyshohet se fshehën pasurinë, bënë deklarim të rremë dhe u përfshinë në korrupsionin.

 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) gjatë vitit 2023 ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe organet e tjera ligjzbatuese, 16 zv/ministra, gjyqtarë e prokurorë, të cilët dyshohet se fshehën pasurinë, bënë deklarim të rremë dhe u përfshinë në korrupsionin.

]Kjo është bërë e ditur nga Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Evgjeni Bashari, e cila raportoi dje në Komisionin për Çështjet Ligjore raportin e punës së institucionit që ajo drejton për vitin 2023, teksa zbuloi se ILDKPKI ka pasur në fokus drejtues të enteve publike, zëvendësministra, nëpunës të nivelit të lartë, gjyqtarë dhe prokurorë. Ajo deklaroi se gjatë vitit të shkuar i ka dërguar SPAK për 23 raste, të gjithë informacionin e nevojshëm të administruar pranë Inspektoratit të Lartë për këta subjekte me interes për prokurorinë speciale. Pas kontrollit të subjekteve deklaruese për shkelje dhe konflikt interesi  gjatë vitit 2023, ky Inspektoriati për 16 raste bëri referime penale dhe referime të tjera.

Zonja Bashari nuk i bëri publik emrat e këtyre 16 zyrtarëve të çuar për ndjekje penale. Sipas Basharit, në vitin 2023 ILDKPKI ka bashkëpunuar me SPAK, por edhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të vetingut në Policinë e Shtetit. Ndërkohë zonja Bashari është shprehur se kallëzimet penale kanë qenë më shumë se 500  dhe vlera e aseteve të sekuestruara për korrupsion arrin mbi 80 milionë euro që janë adresuar në organet ligj zbatuese. Duke patur këto deklarime të zyrtarëve, shprehet ajo, janë zbuluar raste të fshehjes së pasurive, pastrim parash apo vepra të tjera që lidhen me korrupsionin. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të fjalës së zonjës Bashari.

Ja një pjesë e fjalës së zonjës Bashari

Trajtimi i kërkesave

Gjatë periudhës raportuese janë trajtuar 52 kërkesa për dhënien e informacionit dhe dokumentacionit brenda afateve të përcaktuara nga organet e rivlerësimit. Një kërkesë nga ONM dhe janë verifikuar në një kohë shumë të shkurtër 187 kandidatë, kryesisht kandidatë për gjyqtarë në GJKKO të Apelit, gjykatat e apelit, drejtues të SPAK, apo drejtues të prokurorive të përgjithshme, si dhe magjistratë të shkollës së magjistraturës,” tha Bashari. Aktet e kontrollit të plotë janë dërguar për vendimmarrje të mëtejshme pranë KLGJ, KLP, si dhe organeve të tjera të emërtesës.

Gjithashtu, gjatë periudhës raportuese, me rishikimin e kuadrit ligjor për vetingun e Policisë së Shtetit dhe Gardës, i cili ndryshoi tërësisht procedurat mbi të cilat do të vijonte procesi për këta subjekte, ILDKPKI-së iu shtua dhe organi ndihmës për verifikimin e pasurisë. ILDKPKI dhe AMP nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që synon angazhimin e përbashkët për koordinimin e proceseve të hetimit administrativ, me qëllim rritjen e efikasitetit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Është kryer kontrolli i plotë për 35 subjekte të shortuara nga AMP, duke dërguar pranë këtij institucioni raportet e kontrollit të plotë, së bashku me dokumentacionin e administruar gjatë këtij procesi. ILDKPKI, duke synuar forcimin e regjimit të deklarimit të interesave private dhe parandalimin e konfliktit të interesave, duke nisur nga 2021 është angazhuar për të garantuar qëndrueshmërinë e sistemit elektronik të interesave private. Janë zhvilluar aktivitete trajnuese, ku janë trajnuar 329 përfaqësues të autoriteteve përgjegjëse.

Hetimet

ILDKPKI ka pasur në fokus drejtues të enteve publike, zëvendësministra, nëpunës të nivelit të lartë, gjyqtarë dhe prokurorë. Janë referuar 16 raste pranë organeve ligjzbatuese dhe janë aplikuar 113 masa administrative me gjobë. Lidhur me sinjalizuesit nga të dhënat rezulton se janë ngritur dhe funksionojnë 191 njësi pranë sektorit publik dhe 590 në sektorin privat. Në zbatim të parashikimeve të kuadrit ligjor brenda 15 janarit 2024 janë pritur e administruar raportet vjetore nga njësitë përgjegjëse si në sektorin publik, ashtu edhe nga organizatat private. ILDKPKI ka marrë dhe administruar 173 raporte vjetore nga njësitë përgjegjëse pranë autoriteteve publike. 134 prej tyre kanë paraqitur raportet brenda afateve ligjore. Nga analizimi i tyre, vetëm 4 njësi pranë institucioneve publike kanë pasur raste sinjalizimi. Njësitë përgjegjëse pranë sektorit privat kanë paraqitur 283 raporte sinjalizimi, 233 njësi i kanë paraqitur këto raporte brenda afateve. Nga analizimi i të dhënave të sektorit privat, vetëm 2 njësi kanë pasur dhe janë hetuar raste sinjalizimi. Gjatë vitit 2023 ka pasur dhe një kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja.

Objekt sinjalizimi kryesisht kanë qenë shkelje në procedurat e fondeve publike, shkelje e procedurave të rekrutimit, apo konflikti i interesit. Gjithashtu, në vijim të mbështetjes së strukturave të SPAK mbi hetimet e nisura për zyrtarë, të cilët janë subjekte të deklarimit të interesave private, ka vendosur në dispozicion, për 23 raste, të gjithë informacionin e nevojshëm të administruar pranë Inspektoratit të Lartë për këta subjekte.

Korrupsioni

Nga një politikë agresive është ndjekur vitet e fundit, ku është fakt nga të gjitha statistike në që kemi paraqitur raporte që kallëzimet penale kanë qenë më shumë se 500  dhe vlera e aseteve të sekuestruara për korrupsion arrin mbi 80 milionë euro që janë adresuar në organet ligj zbatuese. Krahas kësaj, krahas referimeve, masat administrative nuk kanë pësuar rënie, por kanë qenë në rritje dhe kanë qenë në trend konstant. Krahas politikës agresive, është ndjekur dhe një politike ndërgjegjësuese dhe trajnuese. Viteve e fundit, kemi patur shumë aktivitete për të ndërgjegjësuar autoritetet përgjegjëse pranë institucioneve për mënyrën sesi duhet të trajtohen rastet e konfliktit të interesave dhe deklarimit të interesave private ashtu dhe vetë zyrtarët që kanë kërkuar asistencë këshillimore për deklaratat e interesave private.

Ky kombinim i politikave agresive me ato ndërgjegjësuese ndër vite jep këtë rezultat, sepse qëllimi i këtij institucioni është të parandalojë korrupsionin e zyrtarëve të përfshirë në skemën e korrupsionit. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se deklaratat e interesave private që janë administruar ndër vite kanë qenë një burim shumë i mirë dhe i vlefshëm për organet ligj zbatuese (Prokuroria, Policia) sepse duke patur këto deklarata dhe duke krahasuar atë çfarë kanë deklaruar zyrtarët ndër me atë çfarë efektivisht është në fakt, kanë arritur të zbulojnë fshehje pasurie, pastrim parash, apo vepra të tjera që lidhen me korrupsionin.

Gjermania i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit, duke anashkaluar plotësisht projektin rus “Ballkani i Hapur” i marrë në mbrojtje së


fundmi nga diplomati i lartë rus Sergei Lavrov . Kosova ka paralajmëruar se ardhja e kancelarit gjerman,

Olaf Scholz do të sjellë zhvillime pozitive për “Ballkanin Perëndimor”. Kryeministri, Albin Kurti ka folur

për dy lajme të mira, duke ju referuar dështimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Beograd si dhe vizitës që do bëjë sot në  Kosovë, kancelari gjerman. Sipas tij, për dështimin e mikpritjes së ministrit të

Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Beograd, duhet falënderuar tri shtetet që janë anëtare në NATO:

Bullgarinë, Maqedonia Veriore dhe Malin e Zi. “Këtë javë kishim një lajm të mirë, dështimin e mikpritjes

në Beograd të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe kjo u bë duke ju falënderuar tre anëtarëve të

NATO-s: Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi”, tha ai. Ndërkaq, Kurti tha se sot në Kosovë

do ta presin kancelarin gjerman, Olaf Scholz për të risjellë në “jetë” Procesin e Berlinit. Ai tha se kancelarit

gjerman do t’i bëjnë një pritje të lartë shtetërore. “E kemi dhe një lajm të mirë se sot do të na vijë për vizitë

kancelari gjerman Scholz, për një lloj freskimi për procesin e Berlinit. Do t’i bëjmë një pritje të lartë

shtetërore kancelarit Scholz”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti.

Kosova kundër “Ballkanit të Hapur”

Kurti, i qëndron vendimit se Kosova nuk do t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”. Pas takimit të

Ohrit, ai sqaroi ditën e djeshme se nëse një iniciativë e tillë do të ishte e drejtë, Serbia duhet të ndryshonte

qasje ndaj Kosovës. “Për të pasur Ballkan të Hapur, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës. Është

Serbia që duhet të ndryshojë që Ballkani të jetë demokratik paqësor dhe i sigurt. Ne e flasim të vërtetën e

të drejtën. Jemi të bindur se rruga e duhur është që po ndjekim ne. Kur ka iniciativa të tilla duhet të shikojmë

se a janë të gjitha anëtarët pjesëmarrës. 6 shtete janë të barabarta në procesin e Berlinit”, u shpreh

kryeministri Albin Kurti. Për mbledhjen e Ohrit reagoi edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo e konsideroi

absurd faktin që Serbia të jetë pjesë e programit “Partneritet për Paqe” të NATOS, edhe pse ajo nuk synon

anëtarësimin në aleancë. “Jemi duke punuar me SHBA dhe të tjera të NATO-s që të binden edhe ato 4

shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos na pengojnë. Po përballemi me situatë absurde

ku shtete si Serbia apo Bjellorusia janë në PFP përkundër që janë AntiNATO dhe nuk kanë synim për

anëtarësim, kurse Kosova që e ka formuar shtetin me ndihmën e NATO-s akoma nuk e ka marrë një ftesë

të tillë”, u shpreh presidentja e Kosovës.

Çfarë është Procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania me mandat për ta lehtësuar

bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës,

Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë  për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së. “Agjenda e l

idhshmërisë” është komponenti më i rëndësishëm që synon lidhjen e gjashtë vendeve të Ballkanit

Perëndimor në fushat e transportit dhe energjisë, që më vonë u zgjerua në shkëmbime rinore dhe

marrëdhënie ekonomike. Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali krijuan komunikimin

mes udhëheqësve të Ballkanit, hartuan disa projekte infrastrukturore dhe iniciativa të reja rajonale.

Kosova ka përfituar shumë nga të qenët pjesë e Agjendës së Berlinit. Megjithatë, marrëdhëniet e dobëta

me vendet fqinje dhe mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BE-së është duke e penguar përparimin.

“Brengat” e brendshme, përfshirë institucionet e dobëta dhe krizat e vazhdueshme, e kanë bërë Kosovën

të ketë performancë të ulët në planifikim, koordinim dhe zbatim. Procesi i Berlinit nuk duhet të largohet

dhe duhet të kthehet në Berlin për t’u rimbushur dhe përfshirë në Strategjinë e BE-së për Zgjerim për

Ballkanin Perëndimor. 

Më 29 maj 2023, në komunën e Zveçanit, protestuesit serbë sulmuan, Policinë e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it e gazetarët.


Pas këtyre trazirave, ndodhi edhe  një sulm më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

E përgjegjësinë e sulmit e mori, Millan Radojiçiq, ish nënkryetar i Listës Serbe.

Përveç grupit të tij paraushtarak, Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se grupit të Radojiçiq iu është bashkëngjitur edhe një grup tjetër.

Sipas informacioneve që ka siguruar televizioni, brenda hallkave të sigurisë në vend, në biznesin e Zvonko Veselenoviq,  në “Novi Pazar Put” janë duke qëndruar grupet ekstreme serbe edhe të grupit famëkeq serb “Veljko Belivikut”.

Në këto pamje shihet edhe hoteli në të cilin ata dyshohet se po qëndrojnë, e që në këtë biznes,  dyshohet edhe për vendosje të armatimeve.

Po ashtu Tëvë1 ka mësuar se bashkëpunëtor i këtij grupi famëkeq, është edhe Novak Nediq, Sekretar i Përgjithshëm i qeverisë në Serbi, i riemëruar në qeverisjen e re të presidentit, Aleksandër Vuçiq, i cili edhe në këto fotografi, shihet se është shumë i afërt me grupet ekstreme serbe, pjesëtarë të së cilëve morën pjesë në protestat e dhunshme në Zveçan, të cilët u vërtetuan përmes shenjave të vendosura në kapelat e tyre.

Nediq, tash e dhjetë vite mbanë postin e njëjtë në Qeverinë e Serbisë.

Tëvë1 gjithashtu ka mësuar se anëtar i grupit “Vejljo Belivuk” është edhe Aleksandër Vidojeviq, i cili ka afërsi me, Danilo Vuciq, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por edhe me Novak Nediqin.

Se në Serbi, po mbahen trajnime nën koordinimin e Milan Radojiqit e ka thënë edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“ Radojiçiq është duke mbajtur takimet të rregullta, me zyrtarët të lartë të Shërbimit Sekret serb, BiA, ambientet e firmës Jabllanovica në Rashkë, ngjashëm me ato të “Novi Pazar Put”… Trajnimet drejtohen nga ushtarak të pensionuar serb, të cilët kanë grada të larta, si gjeneral, kolonel e nënkolonel, të cilët kanë njohur shumë të mira për Kosovën, mbase kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së luftës tek ne” , tha Kurti.

Informacionet për këto zhvillime, janë dhënë edhe në komisionin për Çështje të Sigurisë. Enver Dugolli thotë Policia e Kosovës tashmë posedon këto informata.

“Bazuar edhe nga raportet që i marrim nga policia e Kosovës, edhe nga ministria e Punëve të Brendshme, ne në vazhdimësi kemi marrë alarme për këtë çështje që po ngritët se është i bazuar se grupi që ka sulmuar Kosovën në Banjska më 24 shtator, vitin e kaluar, ai është i lirë, ai është duke u rigrupuar duke zhvilluar stërvitje gjithandej nëpër Serbi. Ato stërvitje jo vetëm kjo që e përmendët por edhe stërvitjet e mëhershme kanë të bëjnë me formën e rigrupimit”, tha Dugolli.

Drejtori ekzekutiv i “The Geopost” Gynen Venhari, thotë se këto grupe janë duke punuar për ta destabilizuar veriun. Sipas tij, këto grupe kanë pas ndikim edhe tek popullata serbe në katër komunat veriore.

“Këto grupe janë mjaftë të fuqishme jo vetëm me destabilizu veriun e Kosovës, por ato janë të rrezikshme edhe brenda qytetarëve serb në Serbi. Siç dihet këto grupe famëkeqe kanë terrorizuar edhe qytetarët në veri të Kosovës, edhe në Serbi, edhe Beograd janë mjaftë të pranishëm, fatkeqësia është që janë të ndërlidhur me vëllai i presidentit si dhe me grupet tifoze ‘Cervna Zvezda’, të cilët janë nën kontroll të vëllait të presidentit Vuçiq”, tha ai.

Tëvë1 gjithashtu ka mësuar se, njeriu i afërt me Millan Radojiciq, Bratisllav Dikic, i cili ka qenë komandant i xhandarmërisë serbe gjatë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...