Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/07/12

The number of registered population in Kosovo, which does not include the diaspora, is 1,586,659 residents," he said.

 The Kosovo Statistics Agency (ASK) has published the preliminary results of the Census of Population, Family Economy and Housing (ReKos 2024).

The executive director of KAS, Avni Kastrati, in the conference held today, stated that the registration was six weeks, but that it was postponed for another week, adding that the registration process was done digitally, Telegrafi reports.

Kastrati also announced that the registration of the diaspora is continuing, until he called for registration.


"Preliminary data are published a few months after the population census, we are very fast with these data. We will announce the final results at the end of the year. The number of registered population in Kosovo, which does not include the diaspora, is 1,586,659 residents," he said.

Adem Lushajt “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore”

 

Avni Spahiu, redaktor i librit

Libri studimor i Adem Lushajt “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” meriton të shihet në të paktën dy rrafshe të rëndësishme, nga që ai hedh dritë mbi historinë, përkatësinë, rolin dhe ndërlikimet historike, etnike dhe politike të një manastiri i cili, të paktën në të kaluarën e afërt është përdorur nga regjimi serb si një mjet për të shtrirë politikën e vet hegjemoniste dhe grabitëse ndaj shqiptarëve. Së dyti, është dëshmi se sa e nevojshme është  të punohet me përkushtim në për ndriçimin e një teme të caktuar, fare pak të prekur nga  historiografia shqiptare dhe se ç‘rëndësi kanë studime të tilla, për të sqaruar të vërtetën historike, sidomos në këtë rast, një çështje jetike  për rajonin Deçanit, meqë rastet si ky janë të ngjashme edhe me anë të tjera të Kosovës lidhur me rolin e kishës serbe në shërbim të politikës së ditës të Serbisë.

Një studim i tillë do të ishte i mirëpritur sidomos para se të merrej vendim nga UNESCO për të inkorporuar kishat kosovare nën trashëgiminë serbe, si dhe, për më tepër, për t’u dalë në ndihmë politikanëve të Kosovës që në këtë aspekt të kenë materiale dhe fakte të mjaftueshme për të mbrojtur të vërtetën për manastiret dhe kishat serbe në Kosovë. Natyrisht, do t’i ndihmonte ata  që të mbronin të vërtetën mbi këto objekte kulti para botës edhe me rastin e botimit të para disa  vjetëve nga MPJ të së vërtetës mbështetur në mitet  serbe mbi trashëgiminë kulturore të Kosovës  në kuadër të kërkesës për pranim në UNESKO. Në atë përmbajtje, pala  jonë ka pranuar fare hapur dhe pa hezitim se e tërë trashëgimia mesjetare e Kosovës  i takon proveniencës serbe, bashkë me periudhën në vazhdim që pranohet si otomane lindore. Duke qenë se ky “arsyetim” nuk përmban edhe lashtësinë,  në fakt, ky pamflet i MPJ paraqet një mohim të plotë të trashëgimisë shqiptare në Kosovë. Në këtë aspekt, një libër-studim i këtij lloji, siç është shkruar nga Adem Lushaj do të ishte më se i mirëseardhur dhe do të paraqiste një ndihmesë për të mësuar disa fakte të thjeshta dhe të pamohueshme lidhur me këtë çështje. Natyrisht, do të ndihmonte edhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila në mungesë të fakteve dhe duke u mbështetur  vetëm në vendimet e ligjit të regjimit të Millosheviçit i njeh Manastirit të Deçanit të drejtën për të përvetësuar një pasuri të konsiderueshme të territorit që i përket komunës së Deçanit.

Se politika kosovare ishte po aq e padenjë në Kosovën e pasluftës dëshmon edhe fakti se asnjëherë nuk është këmbëngulur që të gjitha ligjet e miratuara nga regjimi millosheviçian të shpallen të jashtëligjshme dhe diskriminuese me efekt retroaktiv, në mënyrë që rasteve si ky i Manastirit të Deçanit t’u hiqet baza ligjore mbi të cilën do të mund të merreshin vendime të prera si ai i Gjykatës Kushtetuese. Si rrjedhojë, problemi është rritur në një moment të tillë që sot paraqet një nga çështje kyçe të dialogut me Serbinë dhe kërkesës së ndërkombëtarëve për zbatimin e vendimit dhe të dorëzimit dhe bartjes së pronave dhe zgjerimin e territorit të Manastirit të Deçanit në dëm të interesave publike dhe private të Komunës së Deçanit.

Aspekte të tjera në libër janë vështruar dhe studiuar përmes analizash dhe argumentimesh lidhur me problematikën, argumentime juridike, historike, sociale dhe etnografike lidhur me të vërtetën mbi pronat dhe territorin e Manastirit, i cili jo vetëm që është kthyer në “mollë sherri” për Kosovën por edhe në ngadhënjim të padrejtësisë edhe një herë në dëm të shqiptarëve. Këto argumentime janë të bollshme dhe mbështetura nga të dhëna të dokumentuara që nga e kaluara deri më sot…

Rëndësia e këtij libri, pra është shumëdimensionale dhe paraqet në shembull se si duhet punuar në qasjen e aspekteve të ndryshme të ndriçimit të së vërtetës. Kjo është e nevojshme edhe si rikujtim për historianët tanë që të merren me këtë çështje të historisë së miteve serbe nga që me raste të  tilla  të ngjashme ballafaqohemi pothuajse çdo ditë kur Serbia çdo gjë nga e kaluara e Kosovës e quan dhe e trumbeton si serbe. Shpesh, ia arrin kësaj pikërisht për shkak  të faktit se shqiptarët merren fare  pak me sqarimin e së vërtetës historike lidhur me lashtësinë dhe praninë e shqiptarëve në mënyrë kontinuitive në këto troje.

I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga burgu i Smrekonicës dje në orët e mëngjesit me një plan të detajuar.

 

I burgosuri Faton Hajrizi  njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".



Burimet kanë bërë me dije se edhe këtë herë, si në ikjet e tij spektolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët.

Faton Hajrizi dyshohet se u arratij gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.


I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë qarqafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.

Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë.

Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.

Qendra Korrektuese e Smrekonicës ku Hajrizi vuante dënimin është institucion i tipit të hapur.

“Ministër i punëve të kota”

 

Sveçla tha se arrestimi i tij është “çështje orësh apo ditësh”, Faton Hajrizi në TikTok: S’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota

Faton Hajrizi, i cili të shtunën u arratis për të nëntën herë, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, i cili tha se arrestimi i tij është “çështje orësh apo ditësh”, përmes një videoje që ka publikuar në TikTok.


Hajrizi e ka quajtur Sveçlën “Ministër i punëve të kota”, derisa tha se s’mund ta kap kurrë.

“E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punuar në furrë a çka është puna se i ke disa orë të furraxhisë. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”, thotë Hajrizi në këtë video.

Sa për Sveçlën, Hajrizi ka thënë se vjen edhe në qendër të Prishtinës.

“Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç, por i shti ata burra, Njësi Speciale, ua the kokën e në fund ti rri në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’mund të më kapësh mua, se s’guxon të më afrohesh ti mua. Ky është mesazhi që ta jap unë ty, Xhelal Sveçla, a çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”, tha Hajrizi.


Sipas Hajrizit, ata që do ta kapnin atë “janë në Hagë”.

“Ata të cilët më kishin kapur dhe me marrëveshje, janë në Hagë atje që ua kisha dëgjuar hatrin, jo lepurushët e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, tha Hajrizi.

Ndryshe, Ministri Xhelal Sveçla tha se arrestimi i Hajrizit është “çështje orësh apo ditësh”.

“Tashmë policia ka bërë angazhimin e saj që të hetojë rastin në plotni, në qoftë arratisjen apo vendndodhjen e tij dhe arrestimin shumë të shpejtë… Policia po punon unë jam i bindur dhe policia shumë shpejt do të vijë me rezultate. Ju po i shihni rezultate e policisë për çdo ditë që të kemi numër minimal të rasteve ku kemi vështirësi në zbulueshmëri, do të thotë zbulueshmëria është maksimale, edhe veprimet e policisë janë jashtëzakonisht efektive. Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë duke parë efikasitetin e policisë, është çështje orësh apo ditësh”, ka thënë Sveçla.

Të shtunën e 6 korrikut, pas mesnate, Faton Hajrizi është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. Policia e Kosovës po atë ditë lëshoi një njoftim duke kërkuar ndihmë për arrestimin e  Hajrizit, që tashmë njihet për ikjet nga burgu.

Tashmë janë bërë publike edhe detajet e ikjes së tij. Ai shfrytëzoi çarçafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur. Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë. Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.

Protesta kombëtare e opozitës, mijëra qytetarë mbildhen para Kryeministrisë

 

Protesta kombëtare e opozitës, mijëra qytetarë mbildhen para Kryeministrisë

Dhjetëra mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar mbrëmjen e sotme te Kryeministria kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe kërkesës për lirimin e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha nga arresti politik.


Nga pamjet dhe fotot nga protesta dallohen qytetarët që janë dyndur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u pozicionuar përpara Kryeministrisë dhe zyrës së Ramës, i cili ndodhet në NewYork. 

Grupe të ndryshme me protestues janë nisur nga Sheshi Skënderbej dhe selia blu e Partisë Demokratike, për tu bashkua me protestuesit e tjerë në bulevard.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka replikuar ne distancë me Presidentin Biden, i cili në fjalimin e tij para liderëve të vendeve anëtare të NATO-s përmendi nderhyrjen në Ballkan për të ndalë spastrimin etnik pa përmendur specifikisht Beogradin.

 

“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për ta rivendosur paqen dhe për ta ndalur spastrimin etnik”, tha Biden para Sekretarit të Përgjithshëm, liderëve të vendeve të NATO-s, ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, përfaqësuesve nga vendet partnere e të Bashkimit Europian dhe anëtarëve të Kongresit në Samitin e NATO-s.

Vuçiç u shfaq nervoz që lideri i superfuqisë botërore përmendi këtë fakt.

“Nëse në atë kohë parandalonit spastrimin etnik, duke u shfrenuar mbi një komb të vogël, atëherë pse nuk e sulmuat menjëherë Rusinë kur hynë në Ukrainë? Ose mbase e keni harruar pak moralin, ndaj nuk vlejnë rregullat” tha Vuçiç.

“Ose kur Rusia pushton Ukrainën, është agresion, dhe kur sulmoni Serbinë, atëherë kjo është shpëtim. Por mirë, ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira me të gjithë. Edhe me amerikanët edhe me rusët, veç që i kërkoj të mësojnë se ne e duam lirinë më shumë se çdo gjë dhe se nuk duam të jemi të përulur – thotë ai” shtoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq :: Në Washington po lobojmë për pozicionin e Serbisë

 Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq tha se ka pasur rastin të bisedojë me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Washington, në margjinat e Samitit të NATO-s dhe se e ka ftuar atë të vizitojë Serbinë.


Në një deklaratë për mediat në pritjen për gazetarët serbë në Ambasadën e Serbisë në Washington, Gjuriq tha se dialogu në nivelin më të lartë politik me SHBA-të është i nevojshëm si për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik ashtu edhe për zgjidhjen e çështjeve për të cilat tha se “nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës”, raportojnë mediat në Beograd..

“Ne kemi nevojë për një dialog në nivelin më të lartë politik me SHBA-në, jo vetëm për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë, sepse Amerika është partneri numër një për sa i përket shërbimeve, dhe pikërisht në fushat që lidhen me teknologjitë e larta dhe atë që është motori i zhvillimit të ekonomisë sonë, por ky bashkëpunim na duhet edhe për t’i zgjidhur ato çështje për të cilat nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës, por që nuk mund të zgjidhet në mënyrë pozitive pa angazhimin aktiv të nivelit më të lartë politik në SHBA”, tha Gjuriq.

Ai tha se prania e Serbisë në Samitin e NATO-s nuk do të thotë ndryshim i kursit të përcaktuar, por shtoi se kjo tregon që “Serbia po i forcon miqësitë, forcimin e partneriteteve dhe forcimin e pozicionit të saj në këtë pjesë të botës”.

“Këto ditë në Washington po lobojmë për pozicionin e Serbisë në pjesën perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare, po bisedojmë me miqtë tanë se si t’i forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike, politike, të sigurisë dhe të gjithanshme me këtë pjesë të botës”, tha Gjuriq.

I pyetur nëse ka pasur një reagim nga Moska për praninë e Serbisë në Samitin e NATO-s, Gjuriq tha se Serbia është atje si një vend i pavarur, ushtarakisht neutral, partner i Aleancës dhe një anëtar i programit të Partneritetit për Paqe për dekada.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...