Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/08/20

OBSH: Lija e majmunit nuk është një Covid i ri

 



lija

      


  •  
  •  
  •  


  •  

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër, nuk është COVID-i i ri, pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij.

“Ne mund dhe duhet ta trajtojmë këtë sëmundje së bashku”, tha Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, në një konferencë për shtypin.

“Pra, a do të vendosim të ngremë sisteme për të kontrolluar dhe eliminuar linë e majmunit globalisht, apo do të përballemi me një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet në vijim, do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën”, shtoi ai.

Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shaktojë edhe vdekjen.

Varianti ‘clade 1b’ ka shkaktuar shqetësim global sepse duket se përhapet më lehtë.

Një rast i këtij varianti u konfirmua javën e kaluar në Suedi dhe u lidh me një përhapje në rritje të virusit në Afrikë, rasti i parë i përhapjes së tij jashtë kontinentit. OBSH-ja e shpalli shpërthimin e fundit të sëmundjes një emergjencë të shëndetit publik që përbën shqetësim ndërkombëtar pasi u identifikua varianti i ri.

Zoti Kluge tha se vëmendja e përqëndruar tek lloji i ri ‘clade 1’ do të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër variantit më pak të rëndë ‘clade 2’ që është përhapur globalisht që nga viti 2022. Kjo i ka mundësuar Evropës të përmirësojë reagimin e saj përmes këshillave dhe mbikëqyrjes më të mirë shëndetësore.

Rreth 100 raste të reja të llojit ‘clade 2’ të lisë së majmunit janë raportuar çdo muaj në rajonin evropian, shtoi zoti Kluge.

Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ai i COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.

Autoritetet shëndetësore duhet të jenë në gjëndje gatishmërie në rast se ka variante të reja, të cilat barten më lehtë nga një person tek tjetri ose që ndryshojnë rrugën e tyre të transmetimit, por nuk ka rekomandime që njerëzit të mbajnë maska, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.

SKANDALET E QEVERISE RAMA: Thellohet skandali i mbetjeve toksike të nisura nga Durrësi, porti kinez konfirmon: 100 kontenierë me mbetje toksike janë transportuar në prill nga Shqipëria

 



Thellohet dhe më tej skandali i mbetjeve toksike të nisura nga Porti i Durrësit. Pas korrenspodencës që VNA pati me Groundwork.com rezulton se transporti i lëndëve të rrezikshme është një praktikë që ka ndodhur dhe herë të tjera. Organizatat Ban dhe Earth kanë sinjalizuar dhe për një ngarkesë të mbërritur nga Porti i Durrësit në Portin e Nansha në Kinë.

115 kontejnerë me mbetje toksike që kanë ardhur nga Shqipëria dhe që janë vendosur në Portin e Nansha, Guangzhou, Kinë që prej datës 2 prill 2024, janë bllokuar nga dogana e Fengcheng.
Organizatat BAN dhe EARTH i kanë bërë thirrje MAERSK dhe/ose MSC të cilët janë përgjegjës për transportimin e këtyre mbetjeve që t’i rikthejnë ato në portin e Durrësit prej ku edhe kanë ardhur.

Ngarkesa mësohet se ka nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, duke dëshmuar se ato janë mbetje toksike.

Autoritet portuale në Guangzhou kanë kryer analiza të kampionëve që janë marrë nga kontenierët dhe bazuar në rezultatin e tyre ka vendosur bllokimin e kontenjerëre dhe nuk ka lejuar falje në tyre nga porti.
Pritet që presioni i madh ndërkombëtar ndaj kompanisë që ka kryer transportin t’a detyrojë këtë të fundit që ngarkesën ta kthejë në Portin e Durrësit.

E gjitha kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve shqiptare. Në asnjë rast nuk konstatohet që organizatat partnere të transportit detar të jenë njoftuar nga autoritetet shqiptare për transportin e mbetjeve toksike. Procedurë zyrtare që duhet ndjekur për çdo transport të lëndëve të rrezikshme.

Organizatat e mbrojtjes së mjedisit që kanë vënë alarmin për këtë skandal. Groundwork në komunikimin me VNA ka nisur dhe listën e kontenierëve që ndodhen në Portin e Guangzhout, dokumentet doganore në mandarin dhe përkthimin në anglisht të analizave të kampionëve që janë marrë nga kontenjerët që kanë ardhur nga Shqipëria në prill të këtij viti.

“Bill Gates i Britanisë” mes të zhdukurve pas fundosjes së jahtit në Siçili

 



Manjati i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch (shumë i referohen atij si Bill Gates i Britanisë) është mes personave të zhdukur pasi jahti i tij luksoz u përmbys në brigjet e Siçilisë gjatë një stuhie të fortë.

Biznesmeni 59-vjeçar, themelues i Autonomy Corporation, është një nga gjashtë personat e zhdukur sipas Guardian, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u shpëtua.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: “Ne jemi në kontakt me autoritetet lokale pas incidentit në Siçili dhe jemi gati të ofrojmë mbështetje konsullore për shtetasit britanikë të prekur”.

Pesëmbëdhjetë persona janë shpëtuar nga jahti i cili u fundos në brigjet e Siçilisë, nga anijet patrulluese të rojes bregdetare italiane dhe ekipet e shpëtimit.

Mes të shpëtuarve është edhe një fëmijë një vjeç.

Një person i vdekur është nxjerrë nga rrënojat .

Kapiteni i një anijeje, i cili ishte afër kur varka me vela u fundos shpëtoi 15 persona dhe përshkroi për BBC rrethanat në të cilat anija u mbyt.

Kapiteni Carsten Borner tha se varka e tij u godit gjithashtu nga stuhi shumë të forta për shkak të motit të keq në orët e para të mëngjesit, por kishte arritur ta stabilizonte atë.

Ai theksoi se panë jahtin i cili ishte jashtë kontrollit.

“Arritëm ta mbanim anijen tonë në vend dhe pasi mbaroi stuhia, vumë re që jahti i cili ndodhej pas nesh ishte zhdukur .”

Ai tha se ekuipazhi i tij më pas gjeti disa nga të mbijetuarit në një gomone, duke përfshirë tre persona të cilët u plagosën rëndë dhe i mori në bord përpara se roja bregdetare t’i merrte.

Ai konfirmoi se “një foshnjë e vogël dhe gruaja e pronarit” ishin në mesin e të mbijetuarve.

2024/08/19

Piramida 1,100-vjeçare e tullave në parkun arkeologjik Ihuatzio në shtetin meksikan Michoacán, është shembur në njërën anë të saj

 

Shembja e pashpjeguar e një piramide të lashtë në Meksikë po interpretohet si ‘ngjarje ogurzezë’ nga mediat, edhe nuk është përcaktuar nëse ka ndodhur spontanisht apo ishte një sabotim.

Piramida 1,100-vjeçare e tullave në parkun arkeologjik Ihuatzio në shtetin meksikan Michoacán, është shembur në njërën anë të saj, në dukje pas shirave të dendur në rajon.

Piramidat janë ndërtuar në brigjet lindore të liqenit Pátzcuaro, të banuar nga perandoria Purépecha prej vitit 900 p.e.s. deri në mbërritjen e kolonizatorëve rreth vitit 1530.

Pasardhësit e fiseve të lashta Purépecha thonë se shembja e stuhia tregon për ‘pakënaqësinë e Zotave’.

Ndërsa zyrtarët e arkeologjisë meksikane thanë se shirat e rrëmbyer kanë prishur stabilitetin e basenit të liqenit që ka ndihmuar në shembjen e strukturës së lashtë.

Ata pretendonin se shembja vinte nga shkaqe natyrale, ndërsa pasardhës së fiseve Purépecha sugjeronin versione më dashakeqe.

“Paraardhësit tanë ndërtues do të thonin se kjo tregon për afrimin e një ngjarjeje të rëndësishme”, shkruante indigjeni Tariakuiri Alvarez, në rrjetin Facebook.

Ihuatzio konsiderohej si kryeqyteti Purépecha deri në fundin e mbretërimit të fisit në shekullin e 16-të.

Vendi ka qenë gjithashtu skena e betejës fitimtare të fisit Purépecha ndaj perandorisë në fund të shekullit të 15-të, shkruan rrjeti britanik Metro.

Për gati 10 vjet mbreti i Purépecha, Tzitzic Pandacuare mbrojti fisin e tij nga sulmet Azteke.

Sot piramidat Ihuatzio konsiderohet nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në rajon.

FOTO GALERI
1/3
Piramida 1,100-vjeçare e tullave në parkun arkeologjik Ihuatzio në shtetin meksikan Michoacán, është shembur në njërën anë të saj

Prej 8 muajsh në arrest shtëpie, Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut të SPAK:Altin Dumani, palaço që përgjon opozitën dhe i raporton Edi Ramën

 


Pas 8 muajsh në arrest shtëpie, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ndal sulmet nga kreut të SPAK, Altin Dumani.

Duke folur nga ballkoni i banesës së tij, Berisha e ka quajtur “palaço që përgjon opozitën dhe i raporton Ramës”.

Kreu i PD ka hedhur akuza të forta, duke e cilësuar Prokurorinë e Posaçme si “organin e akuzës më kriminal, më të korruptuar, më antishqiptar, më antikushtetues”.

“Kryesohet nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues.Ky kriminel që përdor si justifikim amnistrinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për t’u zbërthyer. More hajdut, Nuredini është dhjetë herë më i mirë se ti. Hajdut i pështirë”, tha Berisha.

Nuk është mjaftuar me kaq, por ofendimet kanë vazhduar ndaj Dumanit, të cilit i thotë: “Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën”, duke përmendur ish-ministrin Ilir Beqaj, që Berisha thotë se duhet dënuar për vjedhjet që i ka bërë shqiptarëve.

“Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën. Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër”, deklaroi Berisha nga ballkoni.

Të sëmurit psiqik operojn╒ më sih Serbinë(titulli i redaksisë)!

 




Nga Skënder MULLIQI

Pas 25 vitesh të përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, nga e cila ngrehinë komuniste dolën disa minishtete, e rrugës dhe e logjikshme do të ishte të flasim dhe të shkruajmë më shumë për temat që lidhen më jetën, për temat e zhvillimit ekonomik , social e kulturor, e në Ballkan nuk po zbret që shumë kohë si temë qendrore tema e luftës, e sponsorizuar nga Serbia e Vuqiqit, për qëllime serbomëdha .Dhe, kjo politikë fashizoide për fat të keq ka depërtuar në Mal të Zi me regjimin e Millatoviqit e Mandiqit, dhe BH ne Republika Serpska ,përmes Millorad Dodikut. Vallen e kësaj politike e cila mund të sjellë luftë të re, është duke e luajtur më zell presidenti I Serbisë, Aleksander Vuqiqi, i cili ka kaluar në luftënxitës , duke bërë thirrje për vrasjen e kombeve të tjerë, nga krimineli i luftës që ishte gjatë viteve të 90-ta , kur qindra mijëra njerëz vdiqën në luftën më të përgjakshme pas Luftës së Dytë Boterore.Kjo temë nuk mund të vjetërohet kurrë. E cila do të jetë aktuale derisa Serbia për president të saj të këtë , Aleksander Vuqiqin. Jo vetëm kaq, Serbia më parë duhet të dezanifikohet nga logjika e vjetër për pushtimin e tokave shqiptare, e cila më së shumti i pretendon në rajon. Presidenti serb, jo vetëm verbalisht, por edhe me veprime , është duke kërcënuar me ushtri dhe sulm ndaj Kosovës.

Ky i sëmurë është një njeri që u rritë politikisht me Vojisllav Sheshelin, Tomisllav Nikoliqin dhe Ivica Daciqin.BE-ja të zgjohet, sa nuk ka plasur lufta. Serbia po drejtohet nga një diktator mizor dhe po aq mizor është edhe rusi, Putin që e ka përkrahjen e tij. Administrata e Brukselit I ka njëmijë argumente të injorojë dhe izolojë autoritarizmin e Vuqiqit, që po mendojnë së do tu sjellë dobi. Ata po sillën dhe po veprojnë sikur gjithçka të ishte normale në Serbi. Brukseli në fakt e dinë mirë së shteti serb është kalbur në brendi, dhe për çudi e përkrahin diktatorin Vuqiq. BE duhet të jetë e vetëdijshme se sot në Ballkan po mbrohen vlerat evropiane nga shumica e qytetarëve të rajonit, e në Serbi shumë pak. Historia është e trishtë, u krye gjenocid ndaj myslimanëve në BH dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Bishat Sllobodan Millosheviq , Vojisllav Sheshel e Aleksander Vuqiqi morën veprime mizore e më të turpshmet pas Luftës se Dytë Boterore. Krijuan varre masive në qdo cep të Kosovës.Në pushtet kemi klikën ogurzezë si Alekasander Vuqiq, Ivica Daciq, Sheshel , Vulin dhe Nikoliq.Dhe këta të gjithë në vendet kryesore të vendit.

Kjo nomenklaturë kriminale në pushtetin e Serbisë po mohojnë gjenocidin dhe po i glorifikojnë vrastarët e shekullit të kaluar. Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i madh i luftës pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Kujtojmë gjithashtu se shteti i Serbisë është shpallur përgjegjës për shkeljen e Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit me aktgjykim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në të njëjtin vit 2007. Këta vepruan dhe po veprojnë në frymën e realizimit të projektit territorial të Serbisë të Madhe, ku pjese e këtij projekti ishte edhe Masakra e Srebernicë, dhe të gjithë masakrat e tjera në BH dhe në Kosovë. Kemi sjelljen e turpshme të Presidentit të Serbisë në Kombet e Bashkuara, teksa del në pah i mbështjellë me flamuri, ndërsa shpreh neverinë e tij për më shumë se tetë mijë boshnjakë të vrarë në vetëm tre ditë nga formacionet ushtarake dhe parimilitare të Milosheviqit, Mlladiqit dhe Karagjiqit, të cilët masakra makabre kryen edhe në Kosovë.

Ky i poshtër politik edhe 35 vite pas përfundimit të luftës n ë ish-Jugosllavi, neveritshem, po frymëzon vdekjen e popujve jo serb në marshimi e idese të bashkimit të gjithë serbëve në një shtet. Vuqiq i kapardiset dhe sfidon të vrarët, viktimat e politikës së tij me disa dokumente të Kuvendit Gjithëserb në Bograd, duke thelluar ëndrrat e tij për rizgjerim territoresh. Duke e bazuar në urrejtjen , duke përhapur intolerancën, frikën dhe duke mbajtur vazhdimisht gjallë dhimbjen dhe plagët e së kaluarës . Evropa dhe Amerika nuk ishte dashur ti lënë hapësirë tufës të kriminelëve të luftës në Serbi, të ndihmuar nga krimineli rus, Vladimir Putin, që ti përsërisin krimet nga e kaluara në Evropë dhe në Ballkan.

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se ura e Ibrit është dashur të hapet që nga çlirimi i Kosovës.


Ai tha se vërejtjet e ndërkombëtarëve për hapjen e urës, po i dëgjojnë me vëmendje, por se ura duhet hapur sa më parë.

Kryeministri Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Evropa i ka shembur të gjitha muret, prandaj duhet hapur edhe ura e Ibrit.

“… Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i befasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, u shpreh Kurti kur u pyet për kohën se kur pritet hapja e saj.

Kurti deklaroi se jemi vonë si shtet me hapjen e urës mbi lumin Ibër.

“Në këtë rast kemi një situatë të ngjashme, Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet atëherë kur është çliruar Kosova para 25 viteve, ajo nuk është dashur të jetë e mbyllur atëherë kur u pavarësua Kosova para 16 viteve e ajo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin. Në të dy anët e lumit Ibër të ketë sundim të Ligjit që nuk e përjashton asnjë dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik”, tha Kurti.

I pyetur për vërejtet që i kanë ndërkombëtarët lidhur me paralajmërimin për hapjen e urës ai tha: Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, kurrë nuk ka pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit e lirinë e lëvizjes në njërën anë dhe paqen sigurinë e qetësinë në anën tjetër. Hapja e urës nuk është kundër askujt ajo është për komunitetin serb për shqiptarë, për boshnjakë dhe të gjitha pakicat, për të gjithë qytetarët e Republikës demokratike.

“Evropa i ka shmebur të gjitha muret, ne jemi në Evropë dhe duhet të hapim edhe këtë urë”, tha ai.

“Ne jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit të cilin e kemi ndarë së bashku me partnerët amerikanë dhe evropianë, kemi zhvilluar konsultime me komunitetin serb në veri të Kosovës edhe në jug, edhe me shqiptarët e komunën veriore e jugore të Mitrovicës. E kemi testuar qëndrueshmërinë fizike dhe teknike të urës mbi Ibër dhe po e bëjmë një dizajnim, zbukurim, sepse duhet të kujdesemi edhe për pamjen vizuele të kësaj ure. Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i befasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, u shpreh Kurti.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...