2024-09-10

Nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza etnike

 

Bekim Shehu
23 Qershor 2021

Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën, por kërkon një zgjidhje kompromisi tha presidenti serb në kuvendin e Serbisë. Për Prishtinën e vetmja zgjidhje në dialogun me Serbinë është njohja reciproke.


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha para deputetëve të parlamentit në Serbi, se vendi i tij nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën. Sipas tij, serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen me Kosovën në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen, por nuk ishte në gjendje të thotë se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. Këto deklarata presidenti i Serbisë i bëri gjatë një raportimi në parlamentin serb për dialogun me Kosovën.

"Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them, nuk e di. Fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe ato do të pajtohen për një Kosovë të pavarur me çdo kusht. Pra, ne nuk kemi detyrë të lehtë dhe kohë për humor festiv, as kohë për pritje të tepërta, por kohë për t'u përballur me realitetin që na rrethon”, tha Vuçiq.

Vuçiq: Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur ujditë

Presidenti i Serbisë tha, se dialogu me Kosovën është transparent. "Dialogu është korniza e vetme e mundshme, derisa të arrihet një kompromis me shqiptarët. Ne i kemi informuar në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se kemi përmbushur gati gjithçka nga Marrëveshja e Brukselit. Të tjerat janë detaje që jemi gati t'i përmbushim. Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur atë, për të cilën është rënë dakord”, tha Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, "situata është shumë më e vështirë dhe më serioze si për ne, ashtu edhe për ta. Një zgjidhje kompromisi është diçka që duhet të kërkojmë”, u tha Vuçiq deputetëve të parlamentit të Serbisë.

Por kompromisin në dialog me Kosovën, për të cilin flet presidenti i Serbisë, Prishtina zyrtare e kundërshton në mënyrë të prerë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në Austri  ritheksoi qëndrimin e Prishtinës zyrtare se "dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë brenda kufijve aktualë”. Në të njëjtën linjë shprehet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili e ripërsëriti qëndrimin e shprehur edhe në takimin e fundit me presidentin e Serbisë, se "Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës”.

Takimi i Fotografi: Bahri Cani/DW

BE: Bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë pritet të zhvillohet në fund të muajit korrik nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit dy ditë më parë në një takim me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së tha, se "së fundi, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij, ekziston një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut.

"Pala amerikane nuk po përpiqet më për t'u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borrell para gazetarëve në Bruksel, duke bërë të ditur se edhe pas takimit të dytë mes Kurtit dhe Vuҫiqit do t'i njoftojë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011. Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, temë debati vazhdon të jetë çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia insiston që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sërish se nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është e përkufizuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kosovo Premierminister Albin Kurti
Fotografi: Office of the Kosovo prime minister

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës erdhi pas një deklarimi të ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnet, i cili tha të mërkurën (17.06) se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. "Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por, asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015″, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë një vizite që javën e shkuar në veri të Kosovës tha se "Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët”, tha ambasadori Philip Kosnett.

Hill, Lajcak, Borel , Macron edhe disa të tjerë janë pro serb !

 Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se brenda pak ditësh do të dalë me kërkesat e Serbisë kundruall gjendjes në veri të Kosovës, duke akuzuar qeverinë në Prishtinë për përndjekje të popullsisë serbe.

Ai i bëri këto komente në një deklaratë për shtypin pas një takimi në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak. Ai tha se gjatë ditës është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Serbi Christopher Hill.

Hill, Lajcak, Borel , Macron edhe disa të tjerë janë pro serb !

“Në 72 orët e ardhshme do t'i drejtohemi publikut dhe do të flas për atë që kërkon Serbia, për shkak të sulmeve brutale ndaj popullatës serbe, para së gjithash në veri të Kosovës dhe për atë se çfarë nuk ka përmbushur e ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare, çfarë kërkon Serbia dhe çfarë do të bëjë Serbia”, tha ai.

Autoritetet serbe akuzuan të martën policinë e Kosovës për represion në veriun e banuar me shumicë serbe, pasi policia e Kosovës arresoi katër persona në Mitrovicën e Veriut të cilët kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtarë policorë. Policia tha se tre nga të arrestuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Operacioni nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik serb në veri ndërsa presidenti serb tha se me mbylljen e institucioneve të Serbisë në veri është vështirësuar jeta e serbëve të cilët sipas tij nuk mund të kryejnë asnjë shërbim.

“...Kemi vetëm fjalë dënimi që vijnë nga Evropa dhe Quint-i dhe nuk shihet asgjë në veprim. Atëherë sado që duart të jenë të lidhura, sado të jesh në një pozitë të vështirë që nga viti 2008 dhe para tij, duhet të ndërmerrni veprime që do të çojnë ose në kthimin e disa të drejtave, që do të quhej kthim në gjendjen paraprake, ose të thoni se nuk jeni në gjendje të mbroni njerëzit tuaj. Ne nuk kemi të drejtë ta themi këtë të fundit sepse jemi të detyruar me Kushtetutën e Serbisë dhe rezultatet e dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel në vitin 2013 dhe me rregullimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të vitit 2015. Prandaj, me masa serioze dhe çështje serioze, do ta trajtojmë këtë brenda 72 orësh”, tha ai.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione.


I dërguari evropian Miroslav Lajçak, i cili qëndroi të premten në Prishtinë, sot qëndroi në Beograd në përpjekje për të ripërtërirë bisedimet. Ai shkroi në rrjetet sociale se në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve të Kosovës. “Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në dialog”.

“Unë jam gati edhe sot të shkoj të bisedojë me (Albin) Kurtin, të dialogojmë në Bruksel, por Serbia nuk është e gatshme dhe siç e kam thënë pafundësisht, nuk do të lejojë përndjekjen e popullatës së saj dhe është fare e qartë se ky është qëllimi i vetëm i qeverisë së (Albin) Kurtit”, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Gjatë vizitës në Kosovë javën e kaluar i dërguari evropian tha se ka një pajtim për një takim mes kryenegociatorëve të të dyja palëve, por pa dhënë një datë të takimit të mundshëm.

Sasha Jankoviq, ish-mbrojtësi i qytetarëve dhe ish-president i PSG-së, ka komentuar qëndrimin e qeverisë serbe ndaj situatës në veri të Kosovës

 

 Sasha Jankoviq, në një farë forme ka akuzuar shtetin serb si të vetmin fajtor për gjendjen e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ka përmendur kështu largimin e tyre nga institucionet dhe sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.

“Por kështu fillimisht duhet të ndahen serbët me shqiptarët, t’i largoni nga institucionet, pastaj Banjskën… dhe pastaj t’u ktheni shpinën dhe të bëni petulla…Dhe duke i quajtur të tjerët tradhtarë…” ka shkruar ai në X.


PARANOJA E EDI RAMËS PËR SHTATORËN E GJEGJ KASTRIOT SKENDERBEUT ?

 Shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi e vendosur në qendër të qytetit Hora e Arbëreshëve nuk ngjason fare me Edi Ramën.



 

-Këto aludime janë thjesht një paranojë e ngritur nga Sali Berisha dhe disa të tjerë që e ndjekin këtë narrativë politike. Skulptura e Skënderbeut është realizuar duke u bazuar në referencat historike dhe ikonografitë e njohura të heroit tonë kombëtar. Skulptori Gëzim Muriqi ka ndjekur linjat artistike të zakonshme për portretizimin e tij dhe nuk ka asnjë arsye të besohet se ka ndonjë ngjashmëri të qëllimshme me ndonjë figurë bashkëkohore, siç është Edi Rama. Pretendimet për ngjashmëri janë krejtësisht të pabaza dhe nuk përfaqësojnë realitetin.

Aludimet në opinionin publik që pretendojnë ngjashmëri me Edi Ramën janë të pabazuara dhe kryesisht të nxitura nga spekulime politike. Duket se këto janë përhapur si rezultat i klimës së tensionuar politike në Shqipëri, ku çdo gjë shikohet përmes prizmit të kontekstit të sotëm. Shtatorja e Skënderbeut është një vepër artistike që duhet vlerësuar për atë që përfaqëson si simbol i traditës dhe heroizmit, dhe jo për interpretimet politike apo spekulimet e individëve.

Është e rëndësishme të sqarojmë që nuk bëhet fjalë për një dhelpër, por për një ujk, dhe kjo është një zgjedhje simbolike që reflekton fuqinë, trimërinë dhe zgjuarsinë strategjike të Skënderbeut. Ujku është një simbol i njohur në kulturën shqiptare, i lidhur me qëndrueshmërinë dhe forcën. Skulptura e ka përdorur këtë element për të paraqitur aftësinë e Skënderbeut për të luftuar dhe për të manovruar në mënyrë strategjike kundërshtarët e tij, ashtu si një ujk që ndjek instinktin dhe zgjuarsinë e tij.

Sa i përket disa interpretimeve që sugjerojnë se ky simbol përfaqëson "Europën dinake me shqiptarët," këto janë mendime subjektive të cilat shprehin zhgënjimin e disa individëve ndaj marrëdhënieve historike mes Europës dhe Shqipërisë. Por nuk ka asnjë arsye të mendohet se kjo ishte qëllimi i skulptorit. Zgjedhja e ujkut si simbol nuk duhet të lidhet me teori politike, por me traditën dhe simbolikën e heronjve të kohës së Skënderbeut.


Koosva dhe Ballkani është në rrezik dhe nevojitet një konfrontim vendimtar


Ballkani është në rrezik dhe nevojitet një konfrontim vendimtar me ndikimin malinj të Rusisë para se të jetë tepër vonë, tha Organ Dragash, një ekspert serb për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, themelues dhe drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë me qendër në Beograd, në një artikull për Kyiv Post.

Për dekada, thotë ai, Ballkani ka qenë një vatër tensionesh gjeopolitike, një rajon kompleksiteti historik dhe konfliktet etnike të të cilit e kanë bërë atë terren pjellor për manipulime nga jashtë.

Gjatë dekadës së fundit, Rusia është vendosur si një forcë jashtëzakonisht përçarëse, thotë Dragash, duke përdorur ndikimin e saj për të destabilizuar Ballkanin, për të minuar unitetin evropian dhe për të sfiduar demokracitë perëndimore. Megjithatë, pavarësisht provave në rritje të aktiviteteve malinje të Moskës, mbetet një vetëkënaqësi shqetësuese midis fuqive perëndimore, mosveprimi i të cilave rrezikon t’ia dorëzojë këtë rajon jetik një kundërshtari agresiv.

Në të njëjtën kohë, interesi rus në Ballkan nuk është as i ri dhe as i rastësishëm, por një komponent i llogaritur i agjendës së saj më të gjerë të politikës së jashtme që synon ruajtjen e sferës së ndikimit, projektimin e fuqisë dhe destabilizimin e Evropës. Ballkani, me përzierjen e tij të konflikteve historike, ndarjeve etnike dhe paqëndrueshmërisë politike, beson autori, përfaqëson një fazë ideale për strategjinë e Kremlinit për kaosin e menaxhuar.

Duke shkaktuar përçarje dhe përçarje

Duke inkurajuar paqëndrueshmërinë në rajon, Rusia dëshiron të arrijë disa qëllime strategjike. Para së gjithash, Moska synon të parandalojë integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit në institucionet perëndimore si NATO dhe Bashkimi Evropian. Kjo ishte e dukshme në kundërshtimin e zëshëm të Rusisë ndaj zgjerimit të NATO-s gjatë pranimit të Malit të Zi në 2017 dhe Maqedonisë së Veriut në 2020, dhe të dy vendet u përballën me një sërë fushatash dezinformuese dhe operacionesh të fshehta të orkestruara nga Moska.

Së dyti, Kremlini po përdor Ballkanin si një pikë presioni për të dobësuar dhe përçarë BE-në. Lodhja nga zgjerimi i BE-së dhe indiferenca e perceptuar e bllokut evropian ndaj rajonit të Ballkanit krijuan hapësirë ​​që Rusia të paraqitet si një partner alternativ, veçanërisht në vende si Serbia, ku ndjenjat pro-ruse janë jashtëzakonisht të forta. Duke e mbajtur Ballkanin në një gjendje pasigurie të vazhdueshme, Moska shpreson të shfrytëzojë ndarjet brenda BE-së, të nxisë mosmarrëveshjen midis vendeve anëtare dhe përfundimisht të minojë kohezionin evropian.

Në fund, sipas ekspertit serb, veprimet e Rusisë në Ballkan shërbejnë si terren trajnimi për taktikat e saj më të gjera të luftës hibride. Moska po perfeksionon teknikat e saj të ndikimit, duke filluar nga sulmet kibernetike te fushatat e dezinformimit dhe duke i zbatuar ato në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme. Prandaj, Ballkani nuk është vetëm një objektiv, por edhe një laborator për aktivitetet malinje ruse.

Metodat ruse në Ballkan janë të shumëanshme, duke kombinuar fuqinë e fortë me taktika të sofistikuara të fuqisë së butë. Kremlini ka përdorur një gamë të gjerë mjetesh, duke përfshirë varësinë nga energjia, korrupsionin politik dhe propagandën agresive, për të konsoliduar ndikimin e tij dhe për të arritur qëllimet e tij.

Dragash thekson se Rusia e ka zotëruar artin e dezinformimit në Ballkan, duke përfituar nga peizazhi i fragmentuar mediatik i rajonit dhe qëndrueshmëria e dobët institucionale. Sipas Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), dezinformimi rus synon kryesisht Ballkanin, duke përhapur çdo ditë qindra lajme të rreme dhe teori konspirative për të nxitur ndjenjat antiperëndimore dhe për të thelluar ndarjet sociale.

Mediat shtetërore ruse si Sputnik dhe RT kanë krijuar baza të forta në rajon, duke transmetuar përmbajtje që lavdërojnë fuqinë ruse, nënçmojnë dhe nënvlerësojnë Perëndimin dhe nxisin entuziazëm nacionalist.

Varësia energjetike është një tjetër armë e fuqishme në arsenalin e Moskës. Rusia mbetet furnizuesi dominues i gazit natyror për disa vende të Ballkanit, duke përfshirë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, dhe e përdor këtë varësi për të ushtruar ndikim politik. Për shembull, Serbia, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, nuk respektoi sanksionet e BE-së kundër Moskës.

Kremlini ka investuar gjithashtu shumë në projekte të infrastrukturës energjetike, si një tubacion gazi që shtrin energjinë ruse thellë në zemër të Ballkanit.

Rusia ka ushqyer sistematikisht marrëdhëniet me aleatët politikë në Ballkan përmes një kombinimi të stimujve financiarë, mbështetjes politike dhe operacioneve të fshehta. Ky ndikim është më i dukshëm në Serbi dhe entitetin serb Republika Srpska në BiH, ku Moska ka ndërtuar lidhje të forta me udhëheqësit nacionalistë që mbështesin retorikën dhe politikat antiperëndimore.

Pavarësisht synimeve dhe operacioneve të qarta të Kremlinit në Ballkan, përgjigja e SHBA-së dhe BE-së ishte, siç vlerëson Dragashi, jashtëzakonisht joadekuate. Në vend që të përballen drejtpërdrejt me aktivitetet malinje të Moskës, fuqitë perëndimore shpesh kanë qenë të ngadalta në reagim, të penguar nga ndarjet e tyre të brendshme dhe të preokupuara me kriza të tjera globale. Kjo mungesë vendosmërie vetëm sa e inkurajoi Rusinë, duke e lejuar atë të thellojë dhe forcojë terrenin e saj në Ballkan dhe të zgjerojë ndikimin e saj.

BE-ja mban një faj të veçantë kur bëhet fjalë për neglizhencën strategjike. Megjithëse Brukseli u ka ofruar vendeve të Ballkanit premtime të paqarta për anëtarësimin e ardhshëm, ai nuk ka arritur të japë një strategji koherente dhe të besueshme zgjerimi. Për shkak të kësaj, rajoni u bë i prekshëm ndaj manipulimeve ruse dhe i zhgënjyer me perspektivat e integrimit evropian. Ndërkohë, SHBA-ja e ka zhvendosur kryesisht Ballkanin në periferi të prioriteteve të politikës së saj të jashtme, duke u fokusuar në vend të kësaj në kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e krahut lindor të NATO-s. Por duke injoruar Ballkanin, thekson eksperti serb, Uashingtoni rrezikon të krijojë një front të ri në luftën kundër ndikimit rus.

Për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Rusisë në Ballkan, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet së pari të pranojnë urgjencën e kërcënimit dhe të demonstrojnë një angazhim të ripërtërirë ndaj rajonit. Kjo kërkon një zhvendosje nga pozicioni aktual reaktiv në një strategji proaktive, e cila trajton shkaqet rrënjësore të paqëndrueshmërisë dhe forcon qëndrueshmërinë demokratike.

Sipas ekspertit serb, BE dhe SHBA duhet të zhvillojnë një strategji koherente dhe të koordinuar që i jep përparësi Ballkanit si një fushë beteje kyçe gjeopolitike. Kjo strategji duhet të përfshijë dimensionet politike, ekonomike dhe të sigurisë, duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme për të kundërshtuar ndikimin rus, nga presioni diplomatik deri te ndihma financiare. Për të luftuar dezinformimin rus, Perëndimi duhet të investojë në forcimin e mediave të pavarura, kryesisht duke financuar iniciativa për verifikimin e fakteve, duke mbështetur gazetarinë investigative dhe duke promovuar arsimimin mediatik për të ndihmuar qytetarët të dallojnë të vërtetën nga propaganda.

Aksionet janë më të lartat e mundshme

Gjithashtu, është e nevojshme që BE dhe SHBA të punojnë më shpejt dhe në mënyrë më efektive për të reduktuar varësinë e Ballkanit nga burimet ruse të energjisë, duke investuar në projektet e energjisë së rinovueshme dhe zhvillimin e infrastrukturës.

Vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së duhet të rrisin bashkëpunimin e sigurisë me vendet e Ballkanit, duke ofruar trajnime, shkëmbim të inteligjencës dhe ndihmë ushtarake për të kundërshtuar taktikat e luftës hibride ruse. Kjo duhet të përfshijë kryesisht forcimin e mbrojtjes kibernetike dhe forcimin e rezistencës ndaj dezinformimit dhe ndërhyrjes në zgjedhje.

Aksionet nuk mund të jenë më të larta, thekson Dragash. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja dështojnë të veprojnë me vendosmëri, rrezikojnë të humbasin Ballkanin nga një fuqi armiqësore që kërkon të minojë vlerat, interesat dhe sigurinë e tyre. Ballkani, i cili tashmë është një vatër e pakënaqësisë historike dhe tensioneve etnike, mund të bëhet lehtësisht pika e radhës qendrore në fushatën e Rusisë për të destabilizuar Evropën.

“Historia nuk është një rastësi. Rruga drejt stabilitetit dhe paqes kërkon vendosmëri të qartë dhe angazhim të qëllimshëm,” citoi eksperti serb strategun legjendar Zbigniew Brzezinski, duke paralajmëruar se koha e vetëkënaqësisë ka mbaruar.

Perëndimi, thekson ai, duhet të kuptojë realitetin e ndikimit keqdashës të Rusisë në Ballkan dhe të ndërmarrë veprime të guximshme dhe vendimtare para se të jetë tepër vonë. “Dështimi për ta bërë këtë kërcënon jo vetëm të ardhmen e Ballkanit, por edhe stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Evropës. Ora po shkon dhe tani është momenti për veprim vendimtar nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe,” paralajmëroi Orhan Dragash për Kyiv Post.

2024-09-09

Pse po falsifikohet libri i Akademik Prof.Dr.Hakif Bajramit ,PDH"Dosia Demaçi"

 

Flori Bruqi





Njoftojmë opinionin publik që disa shkarravitës interneti janë duke e flasifikuar libri "Brezi 81" 'Dosia Demaçi", për "tri proceset gjyqësore kundër Adem Demaçit"1959,1964,1975, botim i vitit 2016, duke trilluar emra të trilluar dhe shpifur se gjëja disa njerëz janë udbash , pa punuar asnjë ditë në UDB-en serbe dhe jugosllave.


Dosia Demaçi 



 Disa pre individeve(shkarravitësve janë gjëja Komandant të UÇK-së) që kanë vrarë shqipar  pas shpine gjatë luftës dhe pas sajë, për çka janë edhe të denuar dhe njeri syrësh është nën hetime, për çka edhe pritet arrestimi i tij nga organet kompentente të Kosovës.

Dëshmitaret në Dosia Demaçi" dihën botërisht që nga viti 2016 ndërsa disa gazeta dhe gazetaruca nëpër web faqe të interneti kanë shtuar shumë emra të gjëja udbashëve pa qenë fare në "Dosjen Demaçi", ça edhe po e falsifikojnë Librin e  akademik Hakif Bajramit dhe vetë Historinë tonë kombëtare.

Kjo formë e shkrimeve është edhe vepër penale e denuar më Ligje kombëtare dhe nderkombëtare, për çka janë akuzuar disa portale, gazeta dhe individ në organet e jurispondencës së KOSOVËS.


Prishtinë, 9 shtator 2024  




2024-09-06

Shkenctarja shqiptare Mira Murati ,është renditur në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në fushën e teknologjisë.

 Shkencëtarja shqiptare Mira Murati është renditur në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në fushën e teknologjisë që po bën revolucion në botë, atë të inteligjencës artificiale.










‘TIME 100 AI’ nderoi figurat që po bëjnë hapa gjigantë për transformimin teknologjik, mes tyre shefi i Google, SundarPichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.





Por për të mbërritur deri këtu, Mira Murati kaloi 12 muaj të trazuar. Ajo konsiderohet forca kryesore shtytëse për rritjen meteorike të platformës “OpenAI”.

Si shefe e teknologjisë së kompanisë, Murati punoi në prapaskenë për të udhëhequr ndërtimin e platformave si ChatGPT dhe DALL-E dhe përshtatjen e tyre për përdorim nga publiku. Nëntorin e kaluar ajo u vu në qendër të vëmendjes kur u emërua drejtore ekzekutive e përkohshme.

Në muajt që pasuan, Murati ka luajtur një rol më të madh publik në kompani. Në maj, ajo prezantoi modelin e ri kryesor të kompanisë, GPT-4o, i cili i impresionoi përdoruesit me ndërveprimet e tij të sofistikuara zanore në kohë reale. Në ceremoninë vjetore Met Gala të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork, ajo foli për instalimin e inteligjencës artificiale në muze.

Por Murati është përballur edhe me kritika, sidomos për çështjen e të drejtave të autorit për videot e YouTube-it që platformat e inteligjencës artificiale i përdorin si burim informacioni. Ajo provokoi debate kur tha se inteligjenca artificiale do të zëvendësojë disa punë krijuese që sipas saj “nuk duhet të kishin ekzistuar”. Tani Murati dhe ekipi i saj po punojnë për një platformë inteligjence artificiale të gjeneratës së ardhshme.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...