Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/10/28

Zbulohet dokumenti i bujshëm! “Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës, dhe i tha; Unë jam bija e…”

 

Nga Dashnor Kaloçi

Grupi Operativ Special që u krijua menjëherë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehut, në mesin e muajit tetor të vitit 1982, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, dhe si vartës të tij, Enver Zeneli e Hasan Ulqinaku, ndërmjet masave të tjera, siç ishin; studimi dhe analiza e një numër të madh dosjesh arkivore, që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSH-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me gojë apo shkrim, ato që ata dinin, apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Peçinit, Mihallaq Ziçishtit, Llambi Ziçishtit, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj., etj.

Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSH-së dhe kuadrot drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që iu përgjigjën kësaj thirrje, duke dhënë dëshmitë e tyre me gojë apo shkrim pranë Grupit Operativ Special, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së për propagandë, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gardës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe shefi Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-kuadër i lartë, i dënuar me burg politik, së bashku me të vëllanë, Ali Kubati, ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, shok dhe miq të ngushtë të Myslym Ketës), Mark Dodani (ish-nënkolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit) etj., të cilat Memorie.al, i ka publikuar në numrat e kaluar.

Në vijim të publikimit të këtyre letrave, dëshmive dhe raport-informacioneve, të cilat janë me qindra dhe ndodhen në dosjen voluminoze prej disa mijëra fletësh, në ngarkim të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, e cila ndodhet në fondin e Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, në shkrimin e sotëm, po publikojmë një letër të ish-Punëtorit Operativ, Taras Kroi, (djali i shefit të kabinetit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi), dërguar Grupit Operativ Special, më datën 20 tetor të vitit 1982, ku ai i informon lidhur me disa ngjarje që ia ka dëgjuar nga eprorët e tij, ku ndër të tjera është edhe ajo që ka lidhje me Kostandina Naunin, e cila për vite me radhë, ka shërbyer si infermiere personale e Enver Hoxhës dhe gjithashtu e familjes së tij. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti që po publikojmë në këtë shkrim, së bashku me faksimilet përkatëse. /Memorie.al

Vetëm tre shtete janë vërtet të rëndësishme për Kamalën

Nga Eduard Zaloshnja

President në SHBA nuk zgjidhet ai/ajo që merr më shumë vota në rang kombëtar, por ai/ajo që merr më shumë vota në disa shtete kyçe të federatës, që dërgojnë elektorë përcaktues në Kolegjin Elektoral (i cili përbëhet nga 538 elektorë, në përpjestim të përafërt me popullsinë e çdo shteti të federatës amerikane). Historia elektorale 250-vjeçare e SHBA-së njeh plot raste kur një kandidat presidencial nuk i është afruar dot 50% të votave në rang kombëtar, por ka patur mjaftueshëm elektorë në Kolegjin Elektoral, për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë.

Aktualisht, në 47 shtete (nga 50 të federatës amerikane), historia elektorale dhe sondazhet e përditshme na tregojnë se fituesi në secilin prej tyre (majtas apo djathtas) është pothuaj i paracaktuar statistikisht (falë sistemit elektoral që është ngulitur në kushtetutën 250 vjeçare amerikane).

Si rrjedhojë, Kamala Harris mund ta sigurojë qendrimin në Shtëpinë e Bardhë edhe me vetëm 0.00001% epërsi në secilin nga këto 3 shtete: Pennsylvania, Michigan e Wisconsin. Pavarësisht se çfarë ndodh në 47 shtetet e tjera të federatës amerikane (diku fitore më e thellë e Kamalës, dhe diku humbje më e thellë e saj), fitorja në secilin nga këto 3 shtete, qoftë edhe me 0.00001%, i siguron Kamalës Shtëpinë e Bardhë!

Nga një model simulacioni statistikor me 10 mijë simulacione, që ndërtova për 3 shtetet e sipërpërmendura (bazuar në të dhënat e hollësishme elektorale të kontevè përbërëse të tyre në periudhën 2016-2022, si dhe të sondazheve të derisotme), me rezultoi se po të zhvilloheshin zgjedhjet sot në Pennsylvania, Kamala humbiste në 5007 simulacione (nga 10 mijë gjithsej). Në Michigan, fitonte në 5071 simulacione (nga 10 mijë gjithsej). Ndërsa në Wisconsin, fitonte në 5085 simulacione (nga 10 mijë gjithsej).

Në gjuhën e statistikës dhe të basteve, kjo situatë e Kamalës quhet kokë-a-pilë (toss-up, në anglisht). Të shohim sesi do të ndryshojë situata ditore deri më 5 nëntor…

2024/10/16

KUSH JANË CINCARËT?

Shkruan:  Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi 


 Cincarët




 Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishullin Ballkanik. 
 Ata e quajnë veten "Arm'n"apo  Cincar
 Ata jetojnë kryesisht në Greqinë Veriore, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari
Një numër i madh i tyre janë shpërngulur nga zonat e përmendura në Rumani dhe një pjesë në Serbi.



Emri i tyre (vllahët, trakë -  rrjedhë nga sllavët).

Ata  e kanë marrë emrin  cinar "për shkak të shqiptimit të numrit "5" - "cinc" në vend të "cinc" (sipas gjuhës drako-vllahe). 

Studiuesi cinacr me emrin  Feliks Kaniç në një  studimin të tij etnologjik për cincaret  thekson sa vijon : ai e grupon me  Kutsovlahe (Mavrovlahe), që  janë grekë të Maqedonisë, që janë cincar të  përqendruar rreth Manastirit, Krushevës dhe Ohrit si dhe në Shqipërinë lindore.
 Në vitin 1881, gazeta profesionale serbe “Težak” kur shkruante për blegtorinë përmendte kutsovlahët apo ashanët
 Bëhej fjalë për një familje prej 24 personash, të cilët banonin përkohësisht në 6 gropa pranë Banjës së Ribarskës. Ata kryesiht merreshin me mbajtjen e bagëtive (burrat) dhe me thurjen e gjërave të leshta (gratë). 
Ata erdhën me bagëtinë e tyre në fillim të pranverës nga jugu i rrethinës se Prilepit, dhe  në Majën e Jastrebcit të quajtur "Ravna Gora", mbanin një bachia
 Plaku Kosta Mihajlloviq foli për kooperativën e tij familjare, e cila kishte rreth 600 dele mjelëse dhe 200 dele“shterrpa”, si dhe  25 kuaj kalërues.
 Ata  ishin nomadë që ktheheshin në vendlindjen e tyre para dimrit, ku do i shisnin prodhimet e tyre.

 Në Mbretërinë Serbe  rreth vitin 1895 ishin vetëm 438 meshkuj dhe 252 femra cincare të pëqendruara në 78 qytete dhe fshatra me  gjithsejt 690 Cincarë ose 0,04% e popullsisë.

 Cincarët  e flasin gjuhën Cincare, e cila i përket grupit Romanë të familjes së gjuhëve indo-evropiane. 

Cincarët  janë të  përcaktuar me fe si  ortodoksë(sllavë).

 Ata në të kaluarën njiheshin për tregti, blegtori ekstensive (prodhim i djathit  feta), hotelieri etj.

 Gjithsej janë rreth 250,000  mijë Cincar, nga të cilat 65,000  mijë në Greqi, 50,000  mijë në Rumani, 22,000  mijë në Shqipëri, 10,000  mijë në Maqedoni dhe 4,000 në Bullgari. 
Cincarët u shpërngulën në Rumani, kryesisht në Dobrugja, pas Luftës së I Botërore, ku u vendosën si kolonë nga Maqedonia e Egjeut. 

 Një numër më i vogël i Cincarëve jetojnë edhe në Serbi, ku zyrtarisht janë njohur me atë emër nga Instituti Republikan i Statistikave, ndërsa në Maqedoni njihen me emrin Vllah.

 Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002, në Republikën e Serbisë jetonin 293 anëtarë të kombësisë Cincare.

Në regjistrimin e vitit 2011  në Serbi kishte 243 Cincar, dhe sipas regjistrimit të vitit 2022 kishte 327 Cincar. 
 Në Bosnje, vendbanimi  më popullsi Cincare ishte fshati Čipuljić. 

Studiuesi Ivan Franjo Jukiq ka shkruar se gjatë kohës së tij në atë fshat,Čipuljić vetëm disa gjyshe  njihenin si Cincare.
Ko su CINCARI - Balkan HAZARI
Etnologja  Adelina Paulina Irbi ka shkruar për Cincarët: "Historia e Cincarëve është shumë interesante... vitet e fundit mes tyre janë krijuar disa shkolla greke dhe xhelinët ishin aq të aftë për t'i bindur se ata janë grekë të vjetër maqedonas dhe të romanizuar vetëm gjatë Perandoria Romake", thotë ajo.
  Kështu ata ndajnë të njëjtat simpati dhe antipati me grekët dhe pajtohen me peshkopët fanariot dhe i ndihmojnë ata të shkelin jetën sllave.
 Karakteri  i cincareve është dinak, tinëzar dhe ndihmues i Cincarve në Turqi shtyp respektin që përndryshe do të kishte për punën e tyre të palodhur dhe shkathtësinë. "

 Deklarata negative ndaj Cincarëve ka pasur edhe pas Luftës së I Botërore . 

Një editorial në gazetën "Politika" i vitit 1924, kushtuar atyre, përfundonte me fjalët: "Qytetarë të Jugosllavisë! Cincarët janë në punë, kini kujdes!", të cilit dy ditë më vonë iu përgjigj me skepticizëm (“Për Cincarët?”). 

Cincarët, si një grup etnik  i vogël, i besimit të krishterë, morën pjesë në lëvizjet kombëtare të popujve të tjerë, të afërt. 

Disa  autorë të  shekulli i 19-të i përshkruajnë ata  si më poshtë: 
"Cincarët nuk u krijuan si komb deri në shekullin e 20-të.Atyre  ju mungonin disa elemente thelbësore që e bëjnë një grup popull (numri më i madh, kultura, e kaluara, territori etj.) 

Ata nuk e  kanë alfabetin e tyre dhe, natyrisht, nuk krijuan as një gjuhë të përbashkët letrare. 

Në ndjenjat e tyre kombëtare, ata ndryshonin dukshëm nga njëri-tjetri: ata ndiheshin të afërt apo edhe të njëjtë me grekët, maqedonasit, shqiptarët, serbët, bullgarët apo rumunët.

 Por kishte nga ata që donin të ishin vetëm Cincar.

 Dikur tek ata ndihej edhe dëshira për t'u bërë komb. 

 Kjo ndodhi, si me kombet e tjera, gjatë epokës së iluminizmit dhe pas Revolucionit Francez dhe kryengritjeve greke dhe serbe. 
Disa fakte tregojnë për këtë lëvizje. 

https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=H7rPtFbSSt0


Një Cincar, Teodor Kavaliotis, një prift dhe mësues ortodoks i Moskës (i cili u takua me Dositej Obradoviqin në Venedik të Italisë ), botoi një fjalor tre gjuhësh  më 1770 - greqisht, shqip dhe cincarisht.
 Një tjetër Cincar, Danil Moskopoljac, e përktheu ungjillin në Cincarisht. Mihajlo Bojadžić e shtypi gramatikën në 1813.

Edi Rama, është Cincar >Ai është  premier i Republikës së Shqipërisë.AI para  par 7 vjetëve  ka deklaruar :

Edi Rama tregon për origjinën e tij familjare

Edi Rama tregon për origjinën e tij familjare


Kryeministri Edi Rama në një intervistë ka zbuluar edhe prejardhjen e tij familjare. Gazetari: Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga Durrësi, njëherë nga Tirana? Edi Rama: Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga Berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja. Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e ima, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë. Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës. Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babin kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël. Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Princ Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. 

U sqarove se nga jam unë. Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.

 Edi Rama: Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone

 Burimi : https://telegrafi.com/edi-rama-tregon-per-origjinen-e-tij-familjare/ 


Literatura :

1.https://www.kcns.org.rs/agora/ko-su-cincari/
2.https://www.youtube.com/watch?v=_y1hpTUwXhU

3.https://www.youtube.com/watch?v=x1gyZ6M3HMw

4.https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=H7rPtFbSSt0
5.https://hr.wikipedia.org/wiki/Cincari



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...