Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/15

Arsyeja e vrazhdë përse nuk duhet përdorur tharësja e duarve në tualetet publike

Një studiuese ka kryer një eksperiment që tregon arsyet përse duhet të shmangen tharëset e duave në tualetet publike. 

Edhe në raste të tjera është paralajmëruar se këto mjete nuk janë shumë higjenike por rrjeti britanik Ladbible thotë se qeveria atje ka hequr opsionin e letrave tharëse dhe njerëzit tashme nuk kanë rrugë tjetër. Studiuesja Ruth – e njohur në rrjet si Devon Science ka zbuluar së fundmi sa jo-higjenike janë këto mjete, në një video që është shikuar 4.7 milionë herë. Ajo vendos një xham mikroskopi nën tharësen e duarve për të mbledhur ato që nxjerr ajri i fryrë prej saj. Duke analizuar rezultatet një ditë më vonë, ajo shikon pllakën në mikroskop të mbushur me tipe të ndryshme bakteriesh e myqesh, ndërsa njolla të verdha ishin formuar në të. Në një tjetër video, Ruth fërkon xhamin e eksperimentit te letra higjenike dhe këtu përsëri ishin shfaqur bakterie por jo aq sa në ajrin e tharëses së duarve. Por nga dalin gjithë këto bakterie në ajrin e tualetit? Pas disa eksperimenteve Ruth tha: “Tani më duket se di nga dalin bakterie, ato në fakt jetojnë brenda makinerisë”. Studiuesja nuk specifikonte tipin e bakterieve, por një prej komentuesve thoshte: “Është e frikshme që nëse punon në shëndetësi dhe ata heqin kartpecetat, je i detyrua të përdorësh këto mjete”. 


 Ndërsa një tjetër qytetar i shqetësuar shkruante: “Nuk i përdor më tharëset pasi kam parë këto video, më mirë shkundini duart çuna, ose fshijini pak te rrobat tuaja”, përfundon rrjeti LadBible.

Heroji Osman Bejtullah agë Kuka(Oso Kuka , 1812 ose 1820 – 12 qershor 1861)

                                          
Flori Bruqi (@flori_bruqi) / X


                                    Nga Flori Bruqi


Prej nje kohe te gjate, nje shprehje e vjeter ka vijuar te pasohet ne bisedat e perditshme mes shqiptareve…. 


 ‘Me je mbyllur brenda si Oso Kuka’… Nje pjese e dijne historine qe qendron pas kesaj shprehje, te tjere ne shumice jo…
 Si qendron e verteta ?

 Kush ishte Oso Kuka ?

 Cila eshte beteja e madhe qe fshihet pas kesaj shprehje ?

Çfare ndodhi 160 vjet me pare ne nje pike vrojtimi sot te mbetur ne Mal te zi ? 

 Programi "Floripress-it " përfshin një audience të të gjitha moshave. 

Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. 

Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në FLORIPRESS nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare në Kosovë, Shqipëri etj.





https://www.youtube.com/watch?v=zyTFZE-iMSE&pp=ygUJI2FyYsOrcm9y


Osman Bejtullah agë Kuka i njohur më shumë si Oso Kuka (1812 ose 1820 – 12 qershor 1861) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez. Mes konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek. XIX, I rrethuar nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, ai e hodhi në erë atë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë. Në dekadat në vijim, ai u bë një figurë tubuese e lëvizjes për pavarësinë shqiptare dhe një personazh shumë i njohur i veprave të rëndësishme në letërsinë shqipe.

Osman Bejtullah agë Kuka u  lind në Shkodër, rreth vitit 1812 (1820) në gjirin e një familjeje timarlinjsh me origjinë të hershme nga Kukësi. Shtëpia e Kukajve bëhet e njohur me Ibrahim Kukën, gjyshin e Osos, i cili më 1802 (1217 H) pajiset me një timar për shërbimet ushtarake, të ardhurat e të cilit i nxirrte në natyrë nga fshatarët e katundeve Mes, Egërç, Lopç të Rranxave të Mbishkodrës. Në bazë të dekreteve sulltanore, Ibrahimi emërohet qetëhyda i kalasë, gradë që krahasohej me ndihmës-komandant ose intendent. Me vdekjen e Ibrahimit, timari i lartpërmendur më 1815 (1231 H) iu përcoll të birit, Jusuf agë Kukës, i cili gëzoi edhe gradën e qetëhydasë mbi rezervistët që shërbenin në kala. U lind afërsisht më 1812 në Shkodër, i biri i Bejtullah agë Kukës, ndër oborrtarët Vezirit Mustafa Pashës. 

Të dhënat popullore tregojnë se vezirët Bushatlinj, Kukejt i kanë mbajtë për bajraktarë të vet. Jusuf agë Kuka i dytë, vëllai i Osos, në salnamenë e vilajetit të Shkodrës më 1897, figuron se ka qenë bylykbash i maleve Reç e Lohe. Osoja krejt rininë e tij, për 27 vite, e kaloi rrugëve të kurbetit në Anadoll, Tarabulluz, Halep e mandej edhe nëpër Rumeli. Së fundi përshkoi Dibrën dhe disa vise të tjera shqiptare. Më 1859 Osoja kishte marrë gradën jysbash (kapiten) me detyrë komandant i rojeve kufitare në kohën e valiut Abdi pashë Çekrezi. Detyrë kjo që iu ngarkua me propozimin e Hodo beg Sokolit, asokohe komandant xhandarmërie. Post-roja e rojes kufitare ishte në ishullin e Vraninës, në veri të liqenit të Shkodrës. Duke pasur në sfond Luftën e Kërnicës dhe për shkak të një fërkimi me banorët e Liubotinës, liubotinasit dhe çeta të tjera malazeze ia mësyen ishullit të Vraninës, ku Osoja qe vendosur me rojet e tij. Qëndrestarët mbajtën pozicionet e tyre deri kur u rrethuan krejtësisht nga malazezët dhe u plagosën një-nga-një, më pas u strehuan në xhebehane (depoja e municioneve), ku Osoja vendosi të hidhej në me 24 bashkëluftëtarët e tij dhe malazezët rrethues mëngjesin e një dite qershori. ndër emrat e 24 bashkëluftëtarëve dihet nipi i Osos, Salë Behri, Met Golemi, Met Beqja, Ibrahim Kopliku, Pjetër Berisha, Isuf Bushati, Met Vela, Sadik Lapi, Zylfo ..., Nuzi ..., Mahmud Zyberi; të tjerëve nuk iu dihen emrat, tre a katër prej këtyre të fundit ishin toskë e Pjetri ishte shërbëtor i Osos.

 Reagimi i valiut Abdi pashë Çekrezit qe i ngathtë, duke organizuar dhe dërguar 5-600 vullnetarë në kullën e Maksudit vetëm pas shpërthimit të Vraninës. Pas reagimeve të qytetarëve, Porta e Lartë largoi valiun nga detyra e tij dhe solli komisar të jashtëzakonshëm me kompetenca të plota intelektualin Ahmed Xhevdet Pashën.

 Banesa e Oso Kukës Trashëgimia Për bëmën e tij, Kukës iu kushtuan këngë popullore, radhitur së pari më 1898 në të përkohshmen La Nazione Albanese të Anselmo Lorekios më 1898, më tej Nasuf Dizdari më 1901 tek Albania e Konicës, nga Kasem Taipi te "Zane popullore" si dhe nga Hamdi Bushati te Shkodra dhe motet, duke i dhënë vëmendje edhe historianët Sulejman Kylçe dhe Ligor Mile. Ndër portretizimet më me rëndësi është ai i bërë nga atë Gjergj Fishta në veprën epike Lahuta e Malcís, ku të shkuarit në luftë të Osos dhe vdekja e tij përbëjnë atë që quhet "cikli i Oso Kukës" me 5 këngë.Në këngën popullore të njohur Oso Kuka e quan veten Shkodran, por poeti te Lahuta e paraqet si hero që i krenohet Knjazit porsi shqiptar. Ndre Zadeja ka shkruar edhe një melodramë të titulluar Oso Kuka, bazuar në jetën e tij. Për krijimtarinë popullore Meyer shkroi në Albanische Forschungen më 1897. Më 1921 Zef Mark Harapi shkroi dramën "Trimnija e Oso Kukës", e cila u vendos në skenë nga aktorët amatorë të shoqërisë kulturore "Bogdani" në Shkodër.Më 1990 shkrimtari Sulejman Krasniqi i kushtoi figurës së tij një roman historik, botuar në Lubjanë. Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë "Bashkimi". Malazezët vendin e hedhur në erë e identifikojnë kulla e Oso Kukës, ndërsa tek shtëpia e Kukajve në Shkodër është Muzeu historik i qytetit.

 nga Kolec Traboini Shprehja “Me je mbyllur brenda si Oso Kuka” perdoret ne zhargonin e bisedave te perditeshme kur komunikon me nje njeri, qe ke kohe qe nuk e ke pare, a qe rri brenda ne shtepi per te studiuar dhe del disi rralle ne shoqeri. Oso KukaNë fakt shprehja nuk eshte krejt e saktë, sepse kujdo qe i thuhet nuk eshte as ne kushtet, as ne qellimin e “mbylljes” si Oso Kuka. Per ta kuptuar se jo cdo mbyllje ne shtepi, ne zyre , konvikt a salle studimi, eshte e ngjashme me mbylljen ne Kulle te Vranines te Oso Kukes me djemt e tjere shkodrane, le t’ju sjellim ne kujtese ngjarjen: Ishte koha e perandorise Turke. Malazezet qe kishin shtetin dhe Mbreterine e tyre te dale pas traktatit te Shen Stefanit ne mbarim te luftes Ruso-Turke, kerkonin pushtimin e teritoreve te Perandorise Otomane, te cilat ne te vertete ishin toka shqiptare. Ne maj te vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet ne Malesi te Shkodres por u thyen nga malesoret e Hotit dhe te Grudes. Nje muaj me vone, forca te shumta ushtarake te Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vranines. Per te mbrojtur piken kufitare te Vranines, qe eshte anen veriore te Liqenit te Shkodres, dolen vullnetare nga Rinia Shkodrane. Nder keto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka. Detyra e grupit te tij prej 24 vetesh ishte te mbronin Kullen e Vranines qe ishte dhe poste kufitare, qe ndante shtetin malazez me perandorine otomane. U zhvilluan luftime te shumta, ne mes te grupit te djelmoshave shkodrane te komanduar nga Oso Kuka dhe ushtareve te shumte malazezë. Oso Kuka me shoket e vet rezistoi gjate, mirepo sulmuesit malazezë ishin te shumte, dhe vendosen ta marrin me cdo kusht Vraninen. Oso Kukes po i vriteshin bashkeluftetaret e vet nje e nga nje dhe ndihma nga qyteti i Shkodres po vononin te vinin. Ne momentet e fundit, kur malazezet mendonin se kulla do te dorezohej, sepse ishi vrare pothuaj te gjithe mbrojtesit, Oso Kuka me dy tre shkoket e mbetur akoma gjalle, megjithese me trupin plage, vendosin te mos dorezohen te gjalle ne duart e armikut. Mbledhin te gjitha fucitë e barotit ne nje vend te kulles dhe ndenjen ne pritje te sulmit vendimtar te armiqeve. Kur ushtaret malazeze menduan se shqiptaret ishin vrare te gjithe, dhe i u afruan kulles me deshiren, kush me pare te hynte brenda per te vendosur flamurin malazez ne maje te kulles, Oso Kuka i gatshem me pishtar ne dore, i vuri flaken fucive te barotit. Kulla u hodh ne ere bashke me rrethuesit dhe mbrojtesit. U degjua nje shperthim i tmerrshem. Jehona e kesaj ngjarje shume shpejt u percoll ne Shkoder e ne Podgorice – kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrare te 24 djelmoshat shkodrane ne kohen me te bukur te jetes se tyre, por e kishin shpaguar vehtem duke vrare me qindra armiq qe u dogjen e perveluan ne ekstazen e fitores qe u kthye ne nje tragjedi, e cila edhe sot e kesaj dite kujtohet me hidherim ne Mal te Zi. Kulla e Oso Kukës në VraninëNenat shkodrane e rapsodet e malesise se Shkodres, trimerine e Oso Kukes e kenduan ne kenge trimerie qe edhe sot e kesaj dite degjohen me admirim nga i gjithe populli shqiptar. Oso Kuka shume shpejt u kthye ne simbol trimerie e vetmohimi per mbrojtjen e trojeve shqiptare, qe mizorisht u pushtuan nga fqinjet tane ballkanike, dhe shembellesa e tij ishte e gjalle e frymezuese edhe ne zjarrin e luftes per lirine dhe pavaresine e Shqiperise dhe me pas. Nder shkrimtaret qe eshte frymnezuar me shume nga akti vetmohues i Oso Kukes eshte At Gjergj Fishta, i cili ne kryevepren e tij “Lahuta e Malesise” i kushton kater prej tridhjete kengeve te librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka. — përgatitur nga Kolec Traboini, Boston Oso Kuka, hero me vulën e popullit, jo të qeverisë Duke qenë popullor, diktatori Enver Hoxha e lakoi për t‘i dhënë një përkrahje të lehtë popullit të Shkodrës. Ai, që në fillimet e diktaturës, pati qëllime dashakeqe ndaj tij dhe heroizmit të popullit të vet. Oso u dogj i gjallë për të mos lënë këmbë serbi të shkelë në tokën amtare, e për të mos iu dorëzuar barbarëve armiq të përjetshëm të popullit e kombit tonë. Kuptohet qëllimi i lënies në errësirë të heroit, se lartësimi i tij binte ndesh me politikën e miqësisë me millosheviçët e vjetër e të rinj. Përpos kësaj, gjatë viteve të egra nuk u lejua asnjë krijim a vepër artistike të shkruhej a këndohej. Kuka mbeti gjallë me një këngë, që këndohet tash e 100 e sa vjet. Vetëm një pikturë është inventari që përjetëson Oso Kukën dhe pas vdekjes së diktatorit, një roman me qëllime të dyshimta vihet në botim, ku lexuesi nuk priti atë ç‘ka pritej për heroin e heroizmin e Oso Kukës. Ishte poeti kombëtar, at Gjergj Fishta që përjetësoi aktin e heroit tonë në “Lahuta e Malcis‘. Kush ishte Oso Kuka? Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër, me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë – thotë studiuesi dr. Mikel Prenushi – në literaturën historike humaniste të shek. 16 si mbiemër të disa luftëtarëve të Skënderbeut. Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethet e Pejës. Oso Kuka jetoi në vitet kur lëvizjet kundër turqve nuk kishin të sosur, e pushtonin në forma e madhësi të ndryshme. Në kryengritjen shqiptare të vitit 1831 u bashkërenduan veprimet e luftëtarëve të Zylyftar Podes me të Mustafa Pashë Bushatliut. U shtyp kjo kryengritje, por shqiptarin nuk e zuri gjumi së kërkuari lirinë. Përsëri, më 1831-‘35 plasën kryengritjet kundër reformave në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe më e rëndësishmja ishte ajo e Shkodrës, më 1835-ën. Kryeministri turk, Ali Pasha, emëroi Namik Ali Pashën në krye të sanxhaqeve të Shkodrës, Ohrit, Elbasanit. Kur ky sundimtar turk kërkoi pëlqimin e Portës së Lartë për zhdukjen e elementeve opozitare, Sulltani nuk ia aprovoi, madje i shkroi se “shqiptarët kanë një karakter të çuditshëm. Në Shkodër kanë ndodhur kaq shumë turbullira …ka mundësi që të lindin revolta….” Masat administrative, tentativat për zbatimin e reformave ushtarake e për kufizimin e qeverisjes së zonave malore, taksat, grabitja e dhuna i shtuan pakënaqësitë e Sanxhakut të Shkodrës, që u bë më i privilegjuari. Në Shqipërinë veriore, në Shkodër, Kosovë, Dibër etj., ashtu si në jug, politika e re e të ashtuquajturave reforma ndeshi në një qëndresë të ashpër, për këtë arsye qeveria otomane dërgoi ekspedita ndëshkimore. Dështimet e saj Porta e Lartë ia vishte paaftësisë së Valinjve. Brenda 40 vjetëve (1831-1871) në Shkodër u ndërruan 52 të tillë. Knjazi i Malit të Zi kërkonte ta shfrytëzonte për të zgjeruar tokat e tij, duke sulmuar herë pas here në pikat kufitare më kyçe. Në Shkodër, në fillim të vitit 1862, ishte krijuar një situatë kryengritëse, populli i armatosur i detyroi trupat otomane të largohen nga qyteti, preu lidhjet telegrafike, e deklaroi Valiun të rrëzuar, siguroi lidhjet me malësorë trima dhe krijoi çeta me luftëtarë-vullnetarë në mbrojtje të kufijve. Oso Kuka ishte në krye të një çete prej 24 vetash. Duke jetuar në këtë periudhë, e me këto ngjarje, në prag të Lidhjes së Prizrenit, Oso Kuka që në fëmijëri u ushqye me dashurinë për atdheun, për trojet e veta, për kombin e vet, urrejtjen ndaj atyre që mbanin të pushtuar tokën shqiptare. Osman Bejtullah Kuka lindi në qytetin e Shkodrës. Gjë e saktë për vitin e lindjes nuk dihet, por sipas përpjekjeve tona, më e pranueshme është viti 1820, në një familje qytetare, e cila banonte në qendër të Shkodrës (në vendin ku sot është gjimnazi “28 Nëntori”). Fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e ardhur (të re) ndërtuar te Çinari Hoxhë – Dheut (sot rruga “Oso Kuka”, nr. 12). Sipas gojëdhënave e ndonjë shkrimi të gjetur, që në të ri linte të kuptonte se do bëhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytë. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm. Se për din e për Iman T‘baj që t‘kaj e zeza nanë! Më tej Oso Kuka shton: Pse në Shqypni ka djelm si Zana. Qi për mbret e troje të veta Nuk i dhimet gjaja jeta. Një i moshuar që ruan kujtime, nga ata që ka dëgjuar shton: “Osoja të bante për vete për urtësi e gojën e amël”. Në këtë kohë të huajt për Shkodrën nuk treguan as më të voglin kujdes për ta mbrojtur nga qeveritë fqinje, të cilat mundoheshin t‘i shqyenin vendit të shqipeve kafshata të majme, ndërsa për përparim, kulturë nuk bëhej fjalë. Shkodra, me pozitën e saj gjeografike, strategjike ishte në qendër të lakmive edhe të rusmëdhenjve, të cilëve u duhej dalja në detin Adriatik. Ata nxitnin Malin e Zi e Serbinë ta merrnin Shkodrën, me çdo kusht. Nga ana e vet, Mali i Zi nxiste trazira në kufi. Nga një material që na ka rënë në dorë tani së fundi për këtë problem, shkëputëm edhe këto: “Që prej vjetësh nuk i lënë të qetë (malazezët) shqiptarët në arat e kullotat e ata janë duke bërë sulme të njëpasnjëshme, plaçkitin e djegin shtëpitë e (shqiptarëve) tyre…” Duke u krijuar kjo gjendje e për t‘i dalë zot tokës shqiptare në kufijtë me Malin e Zi, vendoseshin çeta luftëtarësh në kullat kufitare, të cilat udhëhiqeshin nga luftëtarët më të aftë e më trima atdhetarë në zë për luftë, urtësi e trimëri. Kënga thotë: “Në Vraninë unë jam tue dalë, Cubat Knjazit me t‘ia ndalë… Kur Çerkez Abdi Pasha, Vali e komandant i Vilajetit të Shkodrës, shfaq fije dyshimi nëse çeta e Oso Kukës do të përballonte ushtrinë malazeze, Oso Kuka me shikim të rreptë e rëndë i thotë: “Pasha! Në qoftë se malazezët guxojnë me përkitë, ka me e ndie e besa ke me e pa, se kush asht Oso Kuka…” Pashai Osman me pushtetin e tij voli mundin e djersën e popullit, grabiti e shteroi burimet jetësore e nuk ishte në gjendje as ta mbrojë, as të luftojë lakmimet e cenimet e të tjerëve ndaj Shqipërisë, madje pengonte shqiptarët t‘i bënin mbrojtje vendit të tyre, trojeve të veta, se Turqia plotësonte dëshirat e qëllimet e tyre mbi kurrizin e vendit tonë, duke nxitur edhe ai vetë gjakderdhje e vjedhje në kthinat kufitare e shpesh qeveritarët nuk i linin shqiptarët t‘u përgjigjeshin kërcënimeve malazeze e serbe. Ngjarja, ku lindi heroizmi i Oso Kukës, ishte në vijë kufitare me Malin e Zi, ishte kalaja e Vraninës, e cila në qershorin e vitit 1861 u sulmua nga ushtria malazeze. Ajo numëronte një kontingjent prej 8000 vetësh. Në fillim ata zaptuan Lisedrën (një ishull i vogël në liqen të Shkodrës,nga ku me lundërza komandanti armik hodhi forca në Vraninë, për të marrë së pari kullën, se kjo e bënte më të lehtë ecjen para të ushtrisë malazeze. Kulla (Kalaja) kishte përpara një të ashtuquajtur Maksud-kullë (rezervë), ku Osoja kishte lënë pjesë të shokëve të vet. Pabarazia në numër e luftëtarëve shihej qartë, luftonte një ushtri 8000 trupash me një çetë të vogël shkodranësh. Djemtë e Osoja mbanin pushkën ngrehur gati. Kënga te “Lahuta” vazhdon: Djersë e gja xu me kullue, Po s‘nxu asnjeri me u ligështue. Me zjarrin e njësitit të Osos ushtarët malazezë nuk bënin asnjë hap para. Kjo e bindi komandantin armik, se me forcën e armëve kalanë e Oso Kukës nuk mund ta merrte, prandaj vuri në shërbim dredhinë. I dërgoi me besë një njeri, i cili kërkoi dorëzimin, duke i premtuar nderime të mëdha dhe grada. Trimi ynë i kthen një përgjigje, ashtu si e këndon kënga: Me xhevap po shkon te shkina Po dëgjo more Nikollë Pa u djegë e gjithë Vranina Oso Kuka nuk të bjen në dorë… e shton: “Nuk jena mësue me ra në duar të huaja për së gjalli, e nuk kena nevojë për ndere të tjerëve, kena boll të tonat”, i është përgjigjur edhe njëherë Osoja. Me vete ai kishte një djalë të ri të quajtur Salë Behri, nga Shkodra. Me të kishte lidhje familjare. Djali tregoi trimëri të pashoqe gjatë luftës së egër e të pabarabartë me forcat serbe e malazeze që kishin rrethuar Vraninën. Duke e parë veten të rrethuar dhe të pamundur për të çarë rrethimin e mijërave forcave armike, Oso Kuka ka folur: “Kush don me ndejt me mua të rri, por unë gjallë nuk dorëzohem, por do të digjem brenda, këtu në kullë”, lajmi i kësaj beteje të pabarabartë u mor vesh edhe në Maksudkull, ku kishin mbërritur forca ndihme nga Shkodra, të cilat kanë vënë përpara malazezët. Ata nga unë nuk kishin nga t‘ia mbanin, iu afruan kullës, filluan të kacavirreshin në muret e saj, të hipnin mbi çati. Oso Kuka, mbasi kishte marrë edhe mendimin e shokëve të çetës, për të mos u dorëzuar i jep urdhrin njërit prej tyre që shërbente si kuzhinier: “Afroi fuçitë e barutit midis kullës, se dora e varrueme nuk më len me i afrue”? Dhe kur mbi pullaz (çati) kishin kërcyer qindra malazezë, qindra të tjerë kishin thyer muret, trimi ynë thërret edhe një herë: “Ah kadale”, Nikollë të vraftë Zoti, Se këtu i thonë Oso Baroti, Se djeg veten edhe ty… “Dhe u dha zjarr fuçive me dorën tjetër që kishte shëndosh. Me qindra armiq u hodhën në erë. E fortë ishte tronditja e shpërthimit të fuçive me barut, sa malet e Krajës u zbardhuan”, tregonte plaku i motnuem, nga ata që kishte dëgjuar prej prindërve. “Në Shkodër ka ardhë era e mishrave të luftëtarëve të djegur”, tregonte i ndjeri plak Qamil Kuka. “Kur kanë arritur forcat e ndihmës nga Shkodra, midis të cilëve edhe vëllai i Osos (Cufja) në kullën e djegur nuk mund të hyje nga yndyra e mishrave të djegur. Asgjë nuk kishte mbetur, u gjet vetëm një krah, i cili u njoh se i kujt ishte, se mbante në të një shkrim. Ai ishte i Salë Behrit”, fliste plaku i urtë. Me këtë ngjarje, trimëria e Oso Kukës ngriti monument Vraninën, në gërmadhat e së cilës është heroizmi i shqiptarit, aq sa një gjeneral turk, i detyruar nga fakti i trimërisë së rrallë, shkroi: “Janë nga popujt ma trima e ma luftëtarë, e s‘druajnë vdekjen, sidomos kur është puna për mbrojtjen e vendit të tyre, atëherë ata tregojnë se janë ushtarë të shkallës së lartë. Kjo i pranohet nga të gjithë”, përfundon gjenerali i njohur turk. Bilbili i letrave shqipe, at Gjergj Fishta, shkruan në “Lahutën e Malcis‘”: Njisi gjaku qi Oso Kuka Sot ka derdhun ke ato suka Si për mbret, si për dhe të parëve Vlon sa vlon ndër dej të shqyptarëve. Vdekja heroike e Oso Kukës mori dhenë, e dëgjoi i madh e i vogël. Oso Kuka – tregonte plaku i moçëm nga ata që kishte dëgjuar – u vajtua për një javë në familje. Erdhën ngushëllime jo vetëm nga mbarë qyteti i Shkodrës, por edhe nga Shala e Shoshi, Gruda, nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit. Avdi Pasha u njoftua, por nuk reagoi. Kjo e zemëroi e ia ngriti më lart urrejtjen ndaj turqve-osmanë. Zemërimi i popullit u shpreh edhe disa muaj pas, sa për një shkak të vogël shpërtheu në Shkodër një kryengritje, e cila mbërtheu në kalanë Rozafat për 25 ditë forcat turke. Kjo revoltë ishte prelud i ngjarjeve që përgatitën e çuan në krijimin e Lidhjes së Prizrenit. Kjo tokë përherë ka gjëmuar nga pushka e topi, nga trimëria e heroizmi që nuk njeh kufi, se heronjtë nuk njohin kohë, kufi, ata lindin kur i kërkon atdheu e detyra e mbrojtjes së tij. Akti i Oso Kukës e bën krenar çdo shqiptar. Fishta i madh e skaliti në veprën e tij, në këngët që u bënë popullore e që këndohen në dasma e gëzime. Heroi doli nga populli e populli i këndoi me vargjet e poetit të madh. Nga fundi i shekullit të kaluar, revista e arbëreshëve të Italisë e Anselmo Lorekios, që dilte në Katanzaro, botonte një artikull për Oso Kukën – (Nr. 5, viti 1898). Ajo shkruante: “Shkodra është vendi fatlum, ku ka lindur Oso Kuka dhe duke komentuar heroizmin e tij theksonte: “Përgjigjja që dha Oso Kuka ishte tamam përgjigje shqiptare”. Po aty botohej edhe një poezi popullore, që revista kishte marrë nga Shkodra atë ditë. Ja disa vargje nga përgjigjja e Oso Kukës dhënë të dërguarit të Knjazit. “Unë jam djalë i Shqipnisë”. Edhe revista “Albania”, që botohej jashtë atdheut, i kushtoi një shkrim me interes, në fillim të shekullit tonë, figurës heroike të Oso Kukës. Për krijimtarinë popullore, kushtuar këtij trimi legjendar, kanë shkruar Gustav Majer në Studime Shqiptare (1897), revista “Dituria” Tiranë, 1927, Kasem Taipi në përmbledhjen e tij “Zana popullore” më 1933-shin dhe botimet folklorike. Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë “Bashkimi”. Në fillim të viteve ‘20, mësuesi patriot Zef Harapi i kushtoi një dramë heroit të Vraninës, Oso Kuka. Edhe për Oso Kukën, si e thamë dhe në fillim të shkrimit tonë, paranojaku Enver Hoxha kishte mërira, e zinte në gojë “sa për të larë gojën”, si thoshte Shkodra. E përsërisim se vetëm një këngë, një pikturë e disa artikuj në gazeta u shkruan për këtë simbol të trimërisë e vetëmohimit. Lartësimi dhe vënia aty ku e meritonte trimin Oso Kuka i prishte terezinë me miqtë e tij sllavë e cenonte interesat e tyre dhe të tijat, andaj diktatori pranonte fashitjen e heroizmit të kombit të vet, përpara interesave me serbët e kallëpeve të ndryshme, aq sa pas vitit 1944, edhe ndonjë shkollë a rrugë që populli ia kishte vënë emrin e heroit të vet, regjimi komunist ia fshiu. Me vdekjen e diktatorit sikur u gjallërua e u rrit përkujdesi e nderimi për këtë figurë popullore, sa u shpejtua t‘i vihet emri i një rruge, një shkolle, u botua ndoshta me porosi një roman, u mendua për një muze, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e gjatë. Erdhën vitet e demokracisë e heroizmi i Oso Kukës evokoi heroizma të rinj. Nga populli shqiptar lindën heronj e pishtarë të demokracisë. Po emri i Oso Kukës është sintezë e tërë heroizmit shqiptar e kërkon të gjejë vendin e vet, nderimin që i takon. Edhe tani, i lënë në harresë. Nuk u kujtua kush ta lexonte, të paktën në netët përkujtimore të një emisioni televiziv, ose t‘i shkonte mendja për të. Një Oso Kukë që nuk vjen më, po që në gjakun e shqiptarit ka plot molekula me gjene të tipit Oso Kukë, andaj edhe ai gjak kërkon nderim, se jemi shqiptarë. — 

marrë nga https://www.shqiperia.com/Oso-Kuka-hero-me-vulen-e-popullit-jo-te-qeverise.4121/

Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut”!

 



Heroi shqiptar Oso Kuka i cili u vetëflijua brenda kullës së tij në Vranjinë për të mos rënë në duart e forcave të Malit të Zi në mbrojtje të kufijve shqiptarë në vitin 1861 është shpallur nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut”.

Ky status i dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, iu dorëzua të afërmve të Oso Kukës në një ceremoni zyrtare në Shkodër në muzeun që mban emrin e tij.

Gjergj Velo, kryetar i organizatës së Dëshmorëve të Atdheut thotë se ka një indiferencë nga institucionet për dëshmorët.


Në Vraninë, ku Oso Kuka, hodhi vetën në erë në kullën e barotit me qindra  malazias - Prointegra

Shaqir Vukaj, ish-drejtues i lartë thotë se janë me qindra emra të tjerë që kanë dhënë jetën për vendin por shteti shqiptar i ka lënë në një neglizhencë të plotë duke mos i dhënë statusin e Dëshmorit të Atdheut ndërsa mungojnë edhe studimet dhe dokumentet historike.

Është një hero legjendar, të cilin të gjitha qeveritë, nga Zogu e këtej, nuk janë marrë me të. Ne si organizatë jemi marrë dhe ia arritëm më në fund të shpallim dëshmor atë dhe shokët e tij. Duhen shumë dokumente, por fatmirësisht për Oso Kukën ka pasur shumë materiale”, thotë Vukaj.


Oso Kuka | Shkoder.net...

Një kërkesë organizata e Dëshmorëve të Atdheut ka edhe për Presidencën që të nderojë Oso Kukën me titullin më të lartë të shtetit shqiptar.

“Oso Kuka e meriton. Ata që merren me këtë punë ta dëgjojnë zërin e këtyre njerëzve”.

Ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle thotë se ata që kërkojnë të denigrojnë statusin e Dëshmorit janë në një prapambetje të madhe.

Te gjithe Shqiptaret se bashku - Oso Kuka Duke mbrojtyr kufirin e SHQIPERIS  nga Shkjat! Vendosi barut ne kullen e ti, Vrau vedin edhe shum armiq  malazez e serb Te merkurren ne


Një i afërm i Oso Kukës falënderoi për shpalljen Dëshmor i Atdheut.

“Ishte një nga djemtë trima që kurrë nuk i ka munguar Shkodrës. Akti i tij heroik ka frymëzuar dhe do të frymëzojë brezat”, tha Orhan Kuka. “Kjo familje i ka dhënë vendit breza luftëtarësh për mbrojtjen e Atdheut”.

Përpara ceremonisë u inaugurua edhe një pllakatë e vendosur në muzeun historik të Shkodrës që mban emrin e Oso Kukës dhe 27 bashkëluftëtarëve të tjerë të rënë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Kreu i PD-së,Prof.dr.Sali Berisha: Aleks Sorosin do e shpall “Non grata” dhe do i mbyll fondacionin

 Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar procesin gjyqësor ndaj tij si të turpshëm dhe politik, si dhe të ndërmarrë nga mafia shqiptaro-amerikane e George Soros kundër opozitës shqiptare.





Gjatë një konference me gazetarët. Berisha deklaroi se mafia ndërkombëtare me në krye George Soros, mori një goditje ndër më të fuqishmet në kokë me datën 5 nëntor nga qytetarët amerikanë, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Donald Trump.

Lideri demokrat shtoi më tej se udhëtimet enigmatike të Aleks Sorosit në Shqipëri po shkojnë drejt fundit. Berisha tha se një prej akteve të para të tij, nëse vjen në Qeveri do të jetë shpallja “non grata e Aleks Sorosit dhe mbyllja e fondacionit të tij në Shqipëri.

Sali Berisha: Procesi ndaj Sali Berishës është procesi më i turpshëm në historinë e këtij vendi. Është një proces politik i ndërmarrë në kuadrin e grushtit të shtetit të mafies shqiptaro-amerikane të Xhorxh Sorosit kundër opozitës shqiptare. Është një proces që nxori në pah të gjithë shëmtinë e atyre që organizuan puçin kundër opozitës shqiptare dhe demokracisë shqiptare për t’i dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës. Procesi politik, por jo vetëm, por edhe procesi ndaj Salianjit, Belerit, Metës, Malltezit, Mediut, etj, janë procese të një narkodiktatori, i cili i zhytur gjer në veshë në krime të rënda, me firmën dhe vulën e tij, përpiqet të bëjë çdo gjë për të grabitur mandatin e katërt. Nuk mund të them se çfarë qëndrimi do mbajnë, por ky është qëndrimi ynë. Është një proces në kuadër të grushtit të shtetit që u organizua kundër opozitës konservatore në Shqipëri dhe Sali Berishës. Kjo është e vërteta dhe unë vazhdoj betejën time i palëkundur kundër kësaj diktature, duke garantuar qytetarët shqiptarë se kjo diktaturë të ardhme nuk ka dhe se kauza jonë e drejtë do triumfojë. Mafia ndërkombëtare më e rrezikshme e kohërave, me në krye Xhorxh Sorosin, mori një goditje ndër më të fuqishmet në kokë me datën 5 nëntor nga qytetarët amerikanë, të cilët me votën e tyre firmosën mrekullinë amerikanë dhe jo vetëm. Kështu që është një betejë e gjerë, është një betejë jo e lehtë, por natyrisht shqiptarët nuk do kenë më çdo dy javë mysafir të paftuar për shumicën e tyre, kryemafiozin Aleksis Soros, i cili në udhëtimet e tij enigmatike, nuk ka njeri që mund të thotë se pse vinte çdo dy javë dhe çfarë transportonte ai, por edhe këto po shkojnë drejt fundit. E garantoj Aleksis Soros se në aktet e para, fondacioni i tij do mbyllet njëherë e përgjithmonë në Shqipëri dhe ai do shpallet non-grata. Kurse Edi Ramën, edhe njëherë e theksoj, e pret McGonigali. Mos harroni se në procesin gjyqësor të Uashingtonit është dënuar vetëm gjysma e krimit. Gjysma tjetër e krimit qëndron në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.

“Non grata” e prof.dr.Sali Berishës, prova korruptive që bën Edvin Kristaq Ramën “non grata”

“Ne dimë që i pakorruptuari është njeriu më i pasur në botë, sepse nuk ka nevojë për asgjë.” thotë Henry de Monfreid. Ndërsa diku Aristoteli na kujton se “kush është korruptuar nuk mund të ndreqet më”

 Zgjedhjet në SHBA projektimi kabinetit të ri kanë nisur të modelojnë sjelljet gjeopolitike në të gjithë botën. Një zhvillim serioz janë dhe përdorjet politike të sanksionimeve “non grata” ku rasti “Berisha” është domethënës. Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i ri i emëruar i presidentit Trump ka zbardhur nëpërmjet një letre të tij e senatorëve republikanë për sjelljen e sekretarit Blinken me sanksione të porositura. Rubio përmend rastin e Guatemalës një partner sigurie por i sanksionuar duke pohuar se ka dhe shembuj të tjerë nga janari 2021 e më pas. Dhe vë në dukje shpërfilljen e pa sanksionueshme të akteve korruptive të provuara për zyrtarë të huaj që në mënyrë aktive minojnë interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve. Thekson emrat e drejtuesve të shteteve në Venezuelë, Ekuador, Argjentinë dhe Brazil. Po Tirana??! Me 19 maj 2021 në një tekst në twitter sekretari amerikan i shteti Antony Blinken, shkroi se kishte firmosur sanksionimin e Sali Berishës “non grata” për korrupsion. Një histori e lobuar nga Edi Rama e miqësia e tij dhe lajmëruar në seancë plenare nga ana e tij në janar 2021, kur i thoshte Berishës se nuk e kalon dot oqeanin. Më pas meseleja rrodhi. Soros më shumë rrinte në Tiranë e Ballkan se kund tjetër. Drejtori kundërzbulimit të FBI në Nju York u gjend i përfshirë në aferë korruptive me këshilltarët e Edi Ramës. Duke kryer hetim për PD për llogari të tij. Gjykatat amerikane kanë në dosje emrin e KM shqiptar Rama duke e përcaktuar zyrtarisht si korruptues të zyrtarit të lartë të inteligjencës. Ai pranoi akuzat. Edhe punët jo të ligjshme me Ramën, Charles i ka pranuar. Prokurori federal Garland Merrick e quajti këtë akt cënim të sigurisë kombëtare. Hetimet për 200 milionët e Olsit në USA, sipas raportit të OSCE në 2015, foton 80 mije dollarëshe me presidentin Obama si gruaja e Bilalit, sërish histori hetimi amerikane. Dosja korruptive e kriminale e KM është sa një kamion. Këshilltari zyrtar Filipp Coldea, agjenti rumun shërbimeve sekrete i lidhur me kartelin meksikan Snaloa, gjenerali italian i Guardias me lidhjet e Ndranghetës. Inceneratorët e një pafundësi dosjesh janë mjaftueshëm për “non grata” gjithë qeverinë e gjysmën e bashkiakëve e të drejtësisë. Shumë punë të Ramës për dhe me vëlla “Soros” dalin e teprojnë për të bindur se KM është me medalje të artë si zoti i Korrupsionit..Koha ka nisur..

Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Eduard Reçi., eksperti i sigurisë jep detaje...

 

Fatjon Softa, ekspert i sigurisë, ka komentuar ngjarjen e fundit kriminale të ndodhur në Tiranë, ku mbrëmjen e së mërkurës u ekzekutua me një plumb në kokë, biznesmeni Eduard Reçi.

Softa tha se ky ishte atentati i 5-të brenda vitit dhe janë atentate të mirëorganizuara, që kanë porositës dhe ende nuk kemi autorë.

“Një goditje të vetme në distancë, nuk ka gëzhojë në vendin e ngjarjes. Një goditje në kokë, që është realizuar ose me një snajper ose me një pushkë me dylbi optike. Por sigurisht qitësi ka qenë i përgatitur. Mendoj se është një atentat i kryer nga profesionistë, nuk kemi ato skemat klasike të atentateve. Mendoj se është goditur nga një lloj distance dhe largësie”, tha Softa.

Ai tha se duhet të sekuestrohen kamerat e ambienteve të mundshme që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Softa tha se viktima mund të jetë mbajtur nën vëzhdim për një kohë të gjatë, ndoshta autorët kanë zgjedhur këtë vend, pasi mund të ishte i vetmi ky viktima mund të ketë qenë i ekspozuar.






“Kur ndodhin vrasje të tilla zakonisht qëllohet nga lartësia, çka do të thotë se ose është qëlluar nga çatia, ose është marrë një ambient me qira, për të pasur akses për të hyrë. Është zgjedhur këndi i duhur për të bërë këtë ekzekutim”, tha Softa per News24.

Ai tha se as një punonjës policie nuk e ka atë preçizion, pasi duhet të stërvitesh me armën para se të shtiesh. Softa tha se zona është e favorshme për tu larguar pasi ka dalje të menjëhershme në rrugë.

“Ky plan përfshin më shumë se 1 person, minimalisht kemi që person që e ka ndjekur dhe ekzekutuesin”, tha Softa.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...