Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/27

 

Foto: Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar pas heqjes së masës “arrest shtëpie” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

“Sot, pas 350 ditësh padrejtësie, gjykata liroi kryetarin e opozitës, Sali Berisha.


 Për 350 ditë, nga dritarja e qelisë, ai nuk reshti së foluri dhe së frymëzuari njerëzit për të rezistuar ndaj një qeverie të zhytur në korrupsion dhe skandale.

Arrestimi i tij ishte politik, një akt në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo standardi të drejtësisë. Pa asnjë provë, ai u mbajt peng nga një pushtet që ka frikë nga zëri i qytetarëve dhe opozita e vërtetë.

Lirimi i tij sot është një dëshmi e forcës së të vërtetës dhe qëndresës. Por beteja nuk ka përfunduar! Rezistenca ndaj këtij regjimi të korruptuar vazhdon, dhe populli nuk do të ndalet deri në rikthimin e lirisë dhe drejtësisë në Shqipëri.

Forca e së drejtës është më e madhe se pushteti i padrejtësisë”, shkruan Jozefina në rrjetet sociale.

- Nga sot, Berisha duhet tërheq padinë e Strasburgut sepse s’ka objekt sepse gjykata shqiptare ja njohu të drejtën dhe ai është i lirë.

Kreshnik Spahiu: 


Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha? Sali Berisha sot ligjërisht është i lirë, por nuk është shpallur i pafajshëm nga akuzat. Sigurisht 90% e publikut nuk e kuptojnë ndryshimin e gjykimit në “gjendje të lirë” dhe në shpalljen “i pafajshëm”. 

Dhjetra politikanë janë hetuar të lirë por janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me burg si në rastin e Saimir Tahirit, Ervin Saljanit, Vangjush Dakos etj.



Gjithsesi kjo analizë juridike nuk vlen për militantët por për profesionistët. 
 Vendimi i gjykatës për zëvendësimin e masës sigurimit për Sali Berishën ka më shumë efekte proçedurale të praktikës me raste anologe sesa me vetë Sali Berishën për këto arsye: - nga sot, çdo i akuzuar për korrupsion pasiv me vlera të mëdha apo të vogla duhet kërkoj të hetohet i lirë njësoj si shtetasi Berisha - nga sot, ish-presidenti Meta duhet kërkoj zëvendësimin e masës sigurimit nga arrest me burg, në detyrim për paraqitje njësoj si Berisha.

 - Nga sot, Arben Ahmetaj duhet kërkoj heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë sepse çështja ka kaluar për gjykim dhe nuk rrezikohen provat. - nga sot, Gjykata duhet të mbaj një standard procedural për masat e sigurimit për subjekte që akuzohen për korrupsion dhe nuk duhet arrestojë asnjë prej tyre sepse sipas Kushtetutës të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. - nga sot, nuk ka rëndësi mosha për të akuzuarit sepse Berisha ishte më i qetë në shtëpi sesa në rrugë dhe masa e gjykatë ishte justifikuar me pleqërinë. - nga sot, gjykata provuan se për të njëjtën çështje vendosin tre herë në tre mënyra të ndryshme. 
 - Nga sot, Berisha duhet tërheq padinë e Strasburgut sepse s’ka objekt sepse gjykata shqiptare ja njohu të drejtën dhe ai është i lirë. Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Sali Berisha?

 Përgjigjen duhet ta jap vetë Berisha por qartazi që nga dita që u firmos pakti PD-PS kemi disa vendime pro Berishës dhe grupit të tij:

 - Vula e PD - Rroga 3500 euro e deputeteve të PD - Listat e mbyllura të deputeteve - Amnistia penale e të korruptuarve 

 - Lirimi i Berishës A është ndikuar gjykata nga marrëveshja PD-PS? 

 Padyshim edhe gjyqtarët janë shqiptarë dhe jo amerikanë. 

Ata jetojnë në një “fshat” të vogël ku të gjithë njohin njëri-tjetrin. 

 Thjesht gjyqësori ka një nuhatje të zhvilluar për të kuptuar luftën apo teatrin politik. 

 Sot meqë ra fjala u mblodh Komisioni Anti-Korrupsion dhe sigurisht mbledhja e radhës do zhvillohet pas një muaji ku pjesë e luftës anti-korrupsion do jetë koalicioni PD-PS. 

 Me pak fjalë “të pandehurit” do kërkojnë që SPAK dhe GJKKO të shkojnë të jap llogari para tyre.

 Vendimi i gjykatës për lirimin e shtetasit Berisha është i drejtë por me një kusht, nëse sot hapen burgjet dhe lirohen të gjithë të paraburgosurit për korrupsion. 

 Nëse gjykata do të lirojë të gjithë si Berisha, atëherë është e pavarur. 

Në të kundërt ajo është gjykatë politike e varur nga Berisha, Rama dhe nga establishmenti politik.

Pafytyrsia e gazetareve te disa mediave ....

 Në vend që të gëzohet për lirimin, Sali Berisha këmbëngul të gënjejë. Edhe në ditën kur mund të kthehet përfundimisht në selinë e partisë së tij, Berisha dhe partia e tij gënjejnë. Berisha nuk u shpall i pafajshëm. Akuza ndaj tij nuk u rrëzua dhe as SPAK nuk e tha se kishte bërë një gabim. Ai nuk u lirua as pas protestave apo mbi 300 mitingjeve nga ballkoni. Në fakt, realiteti është krejtësisht i ndryshëm: pasi në çdo proces penal ka faza, dhe duke qenë se hetimet tashmë kanë përfunduar dhe gjykimi është gati të përfundojë në sallën e gjyqit dhe të arrihet me një vendim, gjykata vlerësoi se nuk ishte më e nevojshme për të mbajtur Berishën në arrest shtëpie.

 
E vetmja akuzë që bie, pra, është ajo e PD-së, e cila gjithmonë e ka konsideruar arrestimi e Berishës si një zgjedhje të qëllimshme të SPAK-ut (dhe Edi Ramës) për ta penguar atë të marrë pjesë në fushatën elektorale dhe për t'i mbyllur gojën liderit të opozitës. Përkundrazi, ka mundësi që sot të jetë liruar pikërisht sepse është lider politik në prag të një fushate elektorale. Ndryshe nuk mund të shpjegohet për shembull pse Sali Berisha është i lirë dhe Vangjush Dako (për të përmendur një emër të lidhur me mazhorancën socialiste) është ende në arrest shtëpie!
 
Gjykata ka vendosur revokimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në shtëpi’ për të pandehurin Sali Berisha, për shkak se nuk ekzistojnë më nevojat e sigurimit”,– sqaroi për BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit në këtë gjykatë, Elsa Lita.. Siç shihet edhe nga komunikata, Sali Berisha vazhdon të konsiderohet “i pandehur” për krimin e korrupsionit, ndaj do të jetë vetëm një vendim gjyqësor që mund të vërtetojë nëse ai është fajtor apo i pafajshëm. Lirimi i tij sot nuk ka asnjë lidhje me krimet e tij dhe akuzat ndaj tij, të cilat mbeten në fuqi.
 
Por problemi është se Sali Berisha ka një tmerr të vërtetë: tani që nuk është më në arrest shtëpie (ku përfundoi me zgjedhjen e vet, pasi vendosi të mos respektojë detyrimi paraqitje, për më tepër e konsideroj plotësisht të ligjshme nga Gyjkata Kushtetuese), ai e ka humbur argumentin e dëshmorit dhe të burgosurit politik për të justifikuar humbjen e tij të afërt dhe të mundshme zgjedhore. Tani që është i lirë, Sali Berisha nuk ka më alibi. Ai duhet të fitojë zgjedhjet dhe nëse humbet duhet të japë dorëheqjen dhe të kthehet në shtëpi. Këtë herë përgjithmonë.

Burimi : https://shqiptarja.com/lajm/po-pse-berisha-arrin-te-genjeje-edhe-per-lirine-e-tij

Fitorja e Donald Trump arrin edhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha

Pas 331 ditëve i 'burgosur' në shtëpi Sali Berisha pritet të lërë sot banesën për tu drejtuar drejt selisë së PD-së. Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryetarin e PD-së, ish kryeministrin i marrë i pandehur për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. 


Fitorja e Donald  Trump arrin edhe në Shqipëri!
 Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha






 Pas 331 ditëve i 'burgosur' në shtëpi Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryetarin e PD-së. Ish kryeministri Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Militantët i kanë dalë para për ta pritur. U kry dhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen fatale. Monstrat e Edi Ramës dhe George Soros dështuan përfundimisht' tha Berisha. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Sali Berishës për të revokuar masën e sigurisë. Për këtë vendim gjyqtarja mori 2 herë falenderimet publike nga kryetari i PD-së, si në fjalimin para selisë së partisë ku e prisnin militantët ashtu dhe në konferencën për median që Berisha organizoi menjëherë më pas. "Falenderoj gjykatësen.Zbatoi ligjin dhe Kushtetutën' Avokatët kërkuan revokimin e masës së sigurisë me pretendimin se tani që dosja ka mbërritur në GJKKO nuk ekziston më rreziku për prishjen e provave. Ndërkohë prokurorët e SPAK kërkuan lënien në fuqi të masës së sigurisë dhe mësohet se do të apelojë vendimin. Gjykata revokoi sot masën e sigurisë. Konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Prej sot është i lirë e pa asnjë masë sigurie. Mos u mërzisni që Sali Berisha u lirua' u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj Berisha ndodhej në 'arrest shtëpiak' prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' në kuadër të hetimeve për dosjen 'Partizani" Ndërkohë më 16 dhjetori është kjo gjyqtare që do të vendosë nëse do të kalojë dosjen Partizani për gjykim, do e rikthejë në SPAK apo do e pushojë si cështje Sali Berisha është marrë i pandehur për akuzën korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.. Të pandehur Me Sali Berishën janë dhëndri dhe 3 të pandehurit e tjerë të dosjes 'Partizani'. Prokuroria e Posaçme deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi, bën të ditur gazetarja Keti Banushi. Sali Berisha ndodhej I arrestuar në shtëpi prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023. Vendimi u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë që ishte detyrim me paraqitje. Ndërkohë pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar. Ndërsa ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut. Avokati Genc Gjokutaj bajti një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha. Gjokutaj tha se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç'të dojë me apeliimin, pasi i ka hipur një kali së prapthi thotë ai. 'Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji. Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.'

2024/11/26

Në stadiumin 'Air Albania' të Shqipërisë ndalohet për tu dëgjuar kënga 'Mora Fjalë' nga Shkurte Fejza

 

 Në stadiumin 'Air Albania' të Shqipërisë ndalohet për tu dëgjuar kënga 'Mora Fjalë' nga Shkurte Fejza

Vendimi për ndalimin e këngës "Mora fjalë" në stadiumin "Air Albania" ka shkaktuar reagime të fuqishme nga opinioni publik shqiptar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Kënga, e njohur për nderimin e heroit kombëtar Adem Jashari dhe luftës së UÇK-së, u ndalua gjatë festimeve të 28 Nëntorit, Dita e Flamurit, kur shqiptarët shënojnë shpalljen e Pavarësisë dhe nderojnë figura të shquara të historisë kombëtare.

Turpi s'ka brirë ...

Në një reagim të ashpër, opinionisti Hajrush Behluli e cilësoi këtë akt si "vendimin më të keq që mund të marrë një shqiptar", duke theksuar se ky ishte një goditje për krenarinë dhe identitetin kombëtar. Ai shtoi se ndalimi i këngës në një moment kaq të rëndësishëm për shqiptarët është një akt i papranueshëm, sidomos në prag të festës së flamurit dhe nderimit të komandantit legjendar të UÇK-së.


"Ju e ndaluat në stadium, por nuk mund t'ua mbyllni gojën shqiptarëve as në Tiranë dhe askund ku frymojnë shqiptarët," u shpreh Behluli, duke akuzuar autoritetet për ndikime nga jashtë dhe për dëshirën e Serbisë për të frenuar festimin e historisë shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ky ndalim ka ndezur një debat të fortë mbi lirinë e shprehjes dhe të drejtën e shqiptarëve për të nderuar heronjtë e kombit. Sipas kritikëve, ky akt është një shkelje e rëndë e kulturës dhe historisë kombëtare, duke kërkuar që autoritetet të rishikojnë vendimin dhe të garantojnë një mjedis të lirë për shprehjen e identitetit shqiptar.

Ikja e të rinjve nga Repubika e Dardanisë po shihet si një sfidë që kërkon vëmendje urgjente nga Qeveritarët !

                          Nga Flori Bruqi

 Ekspertë dhe përfaqësues të rinisë kanë ngritur shqetësime për shkallën e papunësisë dhe mungesën e perspektivës, të cilat po i shtyjnë të rinjtë të kërkojnë një të ardhme jashtë vendit.

Egzon OSMANAJ | Researcher | Master of Arts ...

                                                  Egzon Osmanaj 



Egzon Osmanaj, menaxher i programit në Fondacionin Friedrich Ebert (FES), ka thënë se fenomeni i largimit të rinjve është problematik jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin. Ai ka thënë se sipas një studimi që ka kryer FES-i, një pjesë e madhe e të rinjve kanë tendencë të largohen nga Dardania. 

Mungesa e perspektivës detyron të rinjtë të shpërngulen


Arsye për këtë ai përmend kërkimin e një mirëqenie më të mirë dhe kushte më të mira jetese. 

 “Normalisht së është shqetësuese duke marrë parasysh që Dardania ka popullsinë më të re në rajon dhe në Evropë. 

Gjithmonë e ardhmja fokusohet tek të rinjtë dhe perspektiva edhe e vendeve të punës dhe ekonomisë, është e bazuar në gjenerata të reja dhe gjithmonë është problematike. 


Ky është një trend jo vetëm në Dardani, por është në trend edhe në gjithë rajonin që të rinjtë po largohen ose po pretendojnë që të largohen për shumë arsye nga Dardania.”, tha Osmanaj. 

 Mirëpo, sipas tij edhe pse studimi ka nxjerrë si rezultat se një pjesë e madhe e të rinjve kanë tendencë që të largohen nga Dardania , megjithatë ai pohon se nuk janë ende të sigurt nëse do të ndërmarrin një veprim të tillë.

 “Çka është me rendësi fakti që shumica e të rinjve që dëshirojnë që të largohen janë duke e bërë për mirëqenie më të mirë e standardit më të mirë jetësor, qoftë për arsye shëndetësore, pagë më të mirë, kushteve më të mira të jetesës. 

Kjo është shqetësuese dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë nga institucionet tona të politik bërjes”, ka thënë ai. Osmanaj ka shtuar se nga i njëjti studim rezulton me të dhëna se rreth 41 për qind e të rinjve janë të pa punë në Kosovë. 
Mbretëria e Bashkuar zhvendos 117 afganë nga Kosova - Agjencia Zhurnal.mk.

 “Nga studimi dhe të dhënat që kemi mbledhur ne rreth 41 për qind e të rinjve janë të pa punë, por edhe të cilët nuk kërkojnë punë aktivisht. Kjo mund të shpjegohet në forma të ndryshme, pra mund të jenë duke studiuar, mund të jenë duke kryer trajnime të tjera ose duke pritur për tu larguar nga Dardania.


 Jo kjo domosdoshmëritë lidhet me raportin e pamundësisë për tu punësuar, për shkak se siç e thash pjesa e këtyre të pa punëve janë, jo aktivisht duke kërkuar punë, që nënkupton që mund të jenë të angazhuar me arsye të tjera”, ka thënë ai. 
Paris Guri, graduated from AAB, already employed in ...

                                                        Paris Guri




 Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, kritikoi qeverinë për mungesë veprimi dhe manipulim të situatës. “Qeveria po manipulon me shifra, po manipulon me rezultate, rezultate ka publikuar edhe Ambasada e Gjermanisë që është numër jashtëzakonisht i madh i të rinjve që janë duke ikur nga Kosova. Kjo vjen për arsye të ndryshme, njëra nga to është mungesa e shpresës në këtë vend dhe natyrisht që një i ri don të ikë nga  Dardania kur e sheh që një person si Dejona Mihali vendos kur me pas rrymë një i ri dhe kur mos me pas rrymë një i ri. Skena politike në Dardani është jashtëzakonisht e vrazhdë, kjo ka ardhur si pasoj e një diskursi që është krijuar me vite të tëra nga VV-ja dhe kjo ka ndikuar shumë në rritjen e numrit të interesuarve për të lëshuar vendin”, ka thënë ai për Eo. Sipas tij, situata e krijuar vjen si rezultat i një klime politike të ashpër dhe të padrejtësive sistematike në tregun e punës të krijuara nga partia në pushtet. “Shumica e të rinjve që janë të punësuar, janë të punësuar nga informacionet të tyre, prej dijes së tyre që kanë përfituar me kurse që i kanë kryer online për sektorin e IT-së. Papunësia është e madhe, normalisht që është papunësi e madhe kur ne po shohim raste çdo ditë qysh favorizohen në institucione publike familjarët e pushtetetarëve. Përderisa familjarët e pushtetarëve favorizohen në punësime, në institucione në grante, në ministri të ndryshëm natyrisht që nuk do të ketë vende pune aty për të rinjtë”, ka thënë ai.

Reforma në drejtësi, si puthja e Judës(Si i korrupton Edi Rama ndërkombëtarët për të shkatërruar opozitën dhe çimentuar pushtetin e tij)

N/T i redaksisë Floripress: Shqipëria lirohet më dërgimin e Edi Ramës në burgun e Guatemala City , nga amerikanet, e jo nga SPAK-u i kapur i DUMANIT !






Talenti për të qenë i vlefshëm për të mëdhenjtë e ka shenjuar diplomacinë e tij. Rama u bë i pari që hapi portat e vendit, për refugjatët afganë, menjëherë pas tërheqjes traumatike të Amerikanëve nga Kabuli, kur shumëkush hezitonte ta bënte këtë.

Prej minutave të para pas mesnatës, mes 21 dhe 22 korrikut 2016, ajo që ka ngelur e pashlyer në mendje është një puthje. Fotografët dhe kameramanët që i rezistuan orëve të gjata pa gjumë arritën më në fund të kenë edhe ata “gralin” e tyre. Personazhet që ata fiksuan, të rënë në krahët e njëri-tjetrit, më shumë të lumtur se sa të lodhur nga orë të gjata negociatash, qenë dy ambasadorë. Njëri, Donald Lu, përfaqësues i Shteteve të Bashkuara, ndërsa tjetra, Romana Vllahutin, e zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë. Të dy i gëzoheshin një votimi konsensual, të padëgjuar më parë, në sallën e parlamentit shqiptar.

Të 140 të zgjedhurit e popullit, disa pas presioneve të marra drejtpërdrejt në selitë diplomatike perendimore në Tiranë, votuan ndryshimet kushtetuese për një reformë radikale të sistemit të drejtësisë. Të dy triumfatorët e këtij kalvari të gjatë patën propoganduar prej kohësh se kjo ishte mënyra e vetme që vendi ti jepte fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lartë, të zhytur shpesh në korrupsion dhe për t’i hapur rrugën një afrimi më të shpejtë me BE.

Sot, tetë vite më pas edhe ambasadori Lu edhe homologja e tij Vlahutin janë larguar nga ky vend, pa asnjë përgjegjësi të vetme për atë që kanë lënë pas. Rreth gjysma e 800 Prokurorëve dhe Gjyqtarëve janë përjashtuar nga sistemi si të papërshtatshëm për drejtësinë e re. Më në në fund, janë ngritur në këmbë një prokurori dhe gjykatë speciale të destinuara për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin e shtetarëve të lartë.

Por, megjithëatë, rezultatet janë zhgënyese. Pavarësisht se mbështetësit dhe përkrahësit vijojnë të propogandojnë arritjet sasiore të spastrimit të sistemit, cilësia e produktit të nxjerrë, ka vrarë çdo lloj optimizmi. Qytetarët e thjeshtë do të duhet të presin edhe ndoshta 10 vite, për të zgjidhur konfliktet e tyre për pronat dhe pensionet, të tubuara në mbi 140 mijë dosje që janë arkivuar në gjykatat e shkallës së parë. Që nga viti 2016 Shqipëria ka humbur plot 16 vende në klasifikimin për perceptimin ndaj korrupsionit që kryen Transparence Internacioanal.

Ndërkohë, dy skandalet më të mëdha korruptive në vend, ai 420 milionë euro, për tre incernratorë për djegjen e plehrave, asnjëri prej të cilëve nuk punon dhe një skemë e vjedhjes së fondeve publike nga bashkia e kryeqytetit, kanë të njëjtën moshë, dmth janë projektuar në të njëjtën kohë me startimin e Rerormës në drejtësi. Pra në vend që t’i trembte reforma amerikano-europiane i trimëroi hajdutët lokalë.

Pyetja është si ndodhi kjo?

Pse ekperimenti perëndimor dështoi në Shqipëri, ndonëse BE ka disbursuar 50 milionë euro të taksapagesve evropianë, ose  ⅓-ën e shumës së përgjithshme për ta mbështetur këtë projekt?Përgjigja është e thjeshtë: sepse zyrtarët euro-atlantikë vunë bastin e pamundur për të ndërtuar një drejtësi të pavarur nën regjimin e Edi Ramës që bëhej gjithnjë e më autokratik. Ata tentuan sfidën e formimit të prokurorëve dhe gjykatësve të drejtë, në një sistem ku manipulohej vota e qytetarëve, ku informacioni dominohej nga mediat e 5 familjeve të kapura – sipas Reporterëve pa Kufi, nga reklama dhe punët publike me të cilat i shpërblente qeveria, ku opozitës politike i mohoheshin gjithnjë e shumë të drejtat elementare, duke nisur nga refuzimi për ngritjen e komisioneve hetimore në parlament e deri tek zhveshja nga detyra elementare për të bërë interpelanca apo mocione me shefin e qeverisë.

Drejtësia e re, që u konceptua si një mundësi për ti vënë digë korrupsionit, u shndërrua në një armë që kryeministri Rama po e përdor për pushtet të pakontrolluar. 

Kjo përbën një kthim pas. Në tre dekada, që pas rënies së komunizmit në fund të vitit ‘90, historia e saj ka kaluar nëpër tre faza. Ajo e ish presidentit Berisha, që është ende sot shefi i opozitës, i cili në vitet ‘92-97, me pretekstin e spastrimit të institucioneve të diktarurës, ndërtoi një drejtësi të re të politizuar, duke e përdorur atë për të goditur rivalët e tij të drejtpërdrejtë politikë. 

Faza e dytë qe ajo e një drejtësie që i kishte duart të lidhura për të vepruar ndaj abuzimeve të politikanëve të lartë, e cila, ndonëse nuk varej prej askujt dhe qëndronte barazlarguar nga palët, qe e pafuqishme për tu përballur me secilën prej tyre.  

Sot jemi kthyer në fazën e post diktaturës kur ajo po përdoret si gjueti shtrigash ndaj opozitës. Ndonëse prokuroria dhe gjykata e posaçme kanë çuar në burg ndonjë ish zyrtar të qeverisë – të gjithë ndërkohë të larguar paraprakisht nga detyra-, falë tyre Shqipëria është bërë vendi i vetëm në Evropë me të gjithë liderët kryesor të opozitës të izoluar. Kreu i partisë më të madhe opozitare, ish presidenti dhe kryeministri Sali Berisha gjendet në arrest shtëpie. Kreu i partisë të dytë nga rëndësia, ish kryeministri dhe ish presidenti Ilir Meta është në burg.

Fredi Belerit, liderit të komunitetit të minoritetit më të rëndësishëm, atij grek, i rëmbyen fitoren në zgjedhjet lokale,  në një nga vetëm 7 bashkitë që nuk fitoi partia në pushtet, me anë të dënimit për vjedhje votash. Ervin Salianjit, zv/shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u burgos me pretendimin për një vepër që se parashikon kodi penal, atë të kallëzimit të rremë, vetëm se denoncoi vëllain trafikant të ish ministrit të brendëshëm të Ramës, që refuzonte të kryente një dënim për trafik narkotikësh, të dhënë nga drejtësia italiane. 

Të gjithë këtyre personazheve kryeministri Rama u’a ka parathënë atë që do u ndodhte përmes  deklaratash publike, duke bërë që ai t’i drejtohet zgjedhjeve të pranverës së ardhshme, duke kërkuar, me fushën të spastruar nga të gjithë rivalët politikë.       

Po si ndodhi kjo para syve të kancelarive perëndimore dhe madje me bekimin e tyre? 

Fakti që Edi Rama e mban pushtetin duke shfrytëzuar elementë dhe para të krimit të organizuar për të sunduar brenda vendit dhe i jep legjitimitet autokracisë të tij, falë një mbështetjeje ndërkombëtare, kërkon një shpjegim. 

Ai duhet kërkuar fillimisht në një shfrytëzim më të mirë sesa të gjithë paraardhësit e tij, të argumentit se Shqipëria është një vend pa probleme etnike. Ai ka ditur të përfitojë nga sllogani i prodhuesit të stabilitetit në rajon. Për të promovuar këtë markë ai është futur në konflikt pothuajse me të gjithë liderët e Prishtinës, njëri pas tjetrit, sa herë që këta të fundit kanë pasur fërkime me ndërkombëtarët në kuadër të dialogut Serbi-Kosovë. Por, tregëtimi i interesave kombëtare në favor të përfitimeve personale nuk është shfaqur vetëm në politikën ndaj Kosovës.

Talenti për të qenë i vlefshëm për të mëdhenjtë e ka shenjuar diplomacinë e tij. Rama u bë i pari që hapi portat e vendit, për refugjatët afganë, menjëherë pas tërheqjes traumatike të Amerikanëve nga Kabuli, kur shumëkush hezitonte ta bënte këtë. Ndonëse kishte deklaruar publikisht se Shqipëria nuk do të bëhej kurrë burgu në qiell të hapur për emigrantët e vendeve të pasura, ai e lëpiu atë që kishte pështyrë dhe mbylli marrëveshjen “tete a tete” me post fashisten Giorgia Meloni, për hapjen e qendrave të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër.

Duke pritur ardhjen e Trampit në pushtet, të cilën në 2016 e pati quajtur në CNN ‘turpi i njerëzimit” dhe “fatkeqësi për planetin”, ai ka bërë plane për ti dhënë dhëndrit dhe vajzës së ish presidentit të SHBA-së ishullin e vetëm të vendit për qëllime turistike. Po ti shtosh këtyre edhe paratë okulte që përdorën njerëz të dalë drejtpërdrejt nga zyra e kryeministrit për të korruptuar agjentin me të lartë të FBI-së që është rekrutuar ndonjëherë, Charls McGonigalin, të dënua tashmë në SHBA, bëhet e plotë pasqyra e mbështetjes ndërkombëtare për autokratin shqiptar. 

Prej 11 vitesh në pushtet si kryeministër ai ka ditur të ngrejë një rrjetë të tërë merimange për të mbajtur pushtetin me të gjitha mënyrat nga brenda dhe për ta noterizuar atë me vulë mbështetjeje nga jashtë.

Pikërisht për këtë po përdoret edhe produkti kryesor i investimit më të madh që ndërkombëtarët kanë bërë gjatë kësaj dekade, reforma në drejtësi dhe dy margaritarët e saj të kurrorës, Prokuroria dhe Gjykata e posatçme. Në një regjim ku kanë rënë njëri pas tjetrit të gjitha pushtetet e pavarura, ato nuk mund të kishin fat të ndryshëm. Ato tashmë po shërbejnë për t’i kryer Edi Ramës, një sërë punësh të pista që më parë duhet ti mbaronte vetë. Më kryesorja: eleminimin e rivalëve të drejtpërdrejtë nga gara elektorale e pranverës së ardhshme. Në mënyrë paradoksale reforma në drejtësi, që u shpik për të frenuar korrupsionin, do prodhojë fitoren e një pushteti edhe më të korruptuar, siç ndodh rëndom kur abuzuesit nuk i tremben ndëshkimit të mundshëm me votë. 

Edhe ata që dikur besuan tek puthja e para tetë viteve, Lu – Vlahutin, tani e kanë kuptuar se ajo i ngjan asaj të Judës. Qëllimi mund të qe i mirë, por ajo shërbeu për të treguar se çfarë duhej vrarë: Shpresa. Ajo u vu në shërbim të një autokracie për të shtuar legjitimitetin ndërkombëtar të saj(Andi Bushati)







Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...