Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/11/29
Të sigurt në internet
Pretendimi: Urologu i njohur shqiptar zbulon se mjekët kanë mashtruar
Vlerësimi: E pavërtetë
Pretendimi: "Urologu" i njohur shqiptar zbulon se mjekët kanë mashtruar meshkujt që donin të trajtonin inflamacionin e prostatës
Preparatet e ofruara në website online, me mjekë të rremë, nuk shërojnë prostatën, siç pretendohet në këto faqe. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull me këshilla mjekësore ku gjithçka ishte e sajuar me qëllim shitjen e produktit.
Online po qarkullojnë artikuj, ku pretendohet se ekziston një preparat që shëron prostatën, madje duke aluduar se mjekët shqiptarë po i torturojnë pacientët me metoda të vjetra.
“Praktikat mjekësore të mbetura nga shekulli i 19-të. Një urolog i njohur shqiptar ka treguar sesi mjekët kanë mashtruar meshkujt që donin të trajtonin inflamacionin e prostatës dhe ënjtjen e prostates”-raportohet në faqen online që jo më kot titullohet “Jetë e shëndetshme”.

Artikulli që qarkullon online
Artikulli është ndërtuar në formën e intervistës me një mjek, që quhet Dijon Elesi. Në shkrim theksohet se ai është urolog, akademik, shkencëtar.
Por, a është vërtetë ai mjek në sistemin tonë shëndetësor? Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të shkrimit, fillimisht duke kërkuar mbi mjekun në fjalë,
Nga kërkimi i bërë në listën e mjekëve shqiptarë, por edhe në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk rezulton një specialist shëndeti me këtë emër.
Ne bëmë edhe një verifikim të imazhit të përdorur për mjekun në fjalë, ku rezulton se në fakt foto qarkullon në internet së paku që prej vitit 2021 dhe është një imazh i arkivave të fotove që shiten online me imazhe gjeneraliste. Pra, në këtë rast, intervista është e sajuar me mjekë të rremë, për ta bërë të besueshme për lexuesit online dhe për t’i nxitur që të blejnë produktin.
Në një sërë artikujsh të publikuar nga Faktoje, mjekët kanë këshilluar që të tregohet kujdes me përdorimin e këtyre suplementeve që shiten online, duke sugjeruar që paraprakisht të këshilloheni me mjekët specialistë.
Përsa i përket efektit shërues të trajtimit ndaj inflamacionit të prostatës, që reklamohet nëpërmjet këtij artikulli, Fondacioni Amerikan i Kujdesit Urologjik këshillon konsultë tek mjeku për të marrë një diagnozë të saktë prostatiti dhe, si rrjedhojë, trajtimin e duhur.
Marketingu i rremë dhe këshillat për t’iu mos besuar mjekëve, me qëllim shitjen e medikamenteve të caktuara, përbëjnë një shqetësim serioz në mediat sociale.
Mjeku në fjalë në Koosvë nuk ekziston .
Fake doctors selling prostatitis treatment online

Artikulli që qarkullon online: https://faktoje.al/mjeke-te-rreme-per-shitjen-online-te-trajtimit-kunder-prostatitit/
Mjek të tillë në Kosovë nu ka.
“Parada e Shqiptarëve” në Tiranë, mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet parakalojnë në bulevard

Kryeministri i qeverisë shqiptare ka korruptuar kreun e kundërspiunazhit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal.
BILD: – Në fokus të
Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikon një tjetër artikull bombastik për qeverisjen e Edi Ramës.
Këtë herë, në faqe të parë, gazeta publikon një artikull me titull: “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”.
Shkrimi vjen si vazhdim i një hetimi ekskluziv që ka bërë gazeta BILD për lumenjtë e kokainës në Gjermani.
Gazeta thekson se Gjermania është përmbytur me kokainë si kurrë më parë.
“Gjithmonë në fokus është Shqipëria,” thekson gazeta.
Sipas saj vendi është epiqendra e mafies evropiane të kokainës.
Gazeta shkruan se hetuesit gjermanë dhe ata ndërkombëtarë kanë në shënjestër familjen e Edi Ramës.
“Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut socialist të qeverisë Edi Rama.
Vëllai i tij Olsi Rama është përfshirë në hetimet për një rast të madh kokaine nga Hanoveri,” shkruan gazeta.
BILD thekson se në fokus është edhe vetë Edi Rama.
Sipas gazetës, nga aktet gjyqësore të një gjykate në SHBA, shefi i qeverisë shqiptare ka korruptuar kreun e kundërspiunazhit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal.
Bëhet fjalë për një ryshfet prej 250 mijë dollarësh dhe një licence shpimi për naftë.
Pavarësisht se është një shtet mafioz, BILD shkruan se Shqipëria kërkon të hyjë në BE, madje edhe të fitojë fonde nga një grant prej 9 miliardë eurosh.
Në Itali fillon viti i Dante Aligerit
Avokati shqiptar me parashikimin e fuqishëm për Serbinë:Serbet shofin ëndrra zgjuar ..../ I jep lajmin e keq për takimin e radhës me Kosovën – ja çfarë e pret!
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
