Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/23

Dhuna Politike në Dardani ...


Gazi lotsjellës në Kuvend, Gjykata merr vendim për dy ish-deputetëtSinjali


Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

 Dhe, këtë  ish ambasadori amerikan nuk e aprovonte. Ai thoshte  se shqetësohej më shumë për këtë se sa për dialogun e protestat e LVV-së... Delawie theksonte  se arritja e qëllimeve duke e përdorur dhunën nuk i ndihmon vendit.
 “Protestat nuk më shqetësojnë. Dialogu nuk më shqetëson. Mospajtimet nuk më shqetësojnë. Çka më shqetëson është dhuna politike. Natyrisht që kemi protesta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe kemi pasur protesta me qindra vjet. Kemi mospajtime në Kongresin tonë; i kemi pasur qysh prej fillimit.

 Por, dhuna politike, kjo është çështje krejt tjetër. Dua të them, nëse dëshironi ta kontrolloni agjendën në një vend, në demokraci, duhet të fitoni në zgjedhje.
 E nëse nuk mund të fitoni në zgjedhje, atëherë përdorimi i dhunës në përpjekje për t’i arritur qëllimet nuk i ndihmon vendit”, patë  thënë ambasadori.

Gazi lotsjellës më 2015 në Kuvend – Konjufcës, Lekajt, Baftiut dhe Dërgutit  u parashkruhet një vepër penale - Lajmet e fundit - Zëri

  Tutje ambasadori shpjegonte se kujt i referohet me dhunë politike.
 “Përdorimi i gazit lotsjellës, përdorimi i koktejeve e të molotovit, hedhja e gjërave në Kuvend, kjo është dhunë politike”, shtonte tutje Delawie.

Retorika agresive dhe me dhunë verbale, e cila ka nisur tash e më shumë se shtatë muaj më parë në skenën politike në Kosovë, ndërmjet partive politike në pushtet dhe atyre opozitare, tashmë është shndërruar edhe në dhunë fizike, e cila manifestohet në forma të ndryshme, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të partive opozitare, njohës të zhvillimeve politike dhe studiues të sjelljeve shoqërore në vend.

🔴LAJMET 19:30 - ALBIN KURTI "NË LUFTË" ME E MEDIA BOJKOTON DISA TELEVIZIONE


Ata thonë se aktet e tilla nisën në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet partive në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në njërën anë, dhe partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në anën tjetër.

PDK sot me tubime në Dragash e Zhur - BotaPress

Aktet e dhunshme, siç thonë ata, tashmë janë bartur edhe jashtë këtij objekti, në forma të ndryshme.

Muajve të fundit, përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës në vazhdimësi kanë hedhur akuza mbi njëri-tjetrin. Situatë e ngjashme vazhdon edhe sot.

Pushtet - opozitë, akuza të ndërsjella




“Dhuna e ka një adresë, këta muajt e fundit, dhe ajo adresë është Lëvizja Vetëvendosje. Unë nuk besoj që do të legjitimohet dhuna. Unë nuk besoj që ne do të ecim drejt legjitimimit të këtij sistemi, por rreziku është dhe ai është permanent”, thotë për media  Gazetari F.D.

Duke folur për  media gazetari F.D  vlerëson se pushteti po përdor instrumente dhune për të shtypur opozitën.

Sipas tij, së muajve të fundit, janë refleksion i dhunës, siç e quan ai, sistematike, e cila ndonëse jo në formën fizike, është shprehur në forma të ndryshme në  vjetët e fundit.

Sipas tij, qytetarët vuajnë nga, siç e vlerëson ai, dështimi i gjithë institucioneve të shtetit.

“Unë mendoj që kjo është e qartë tash e disa vite, që instrumentet e dhunës, monopolin e së cilave e ka pushteti, po shfrytëzohet si mjet politik, si mjet i dhunshëm për të shtypur opozitën. Në anën tjetër, unë besoj që shfaqjet e dhunës në protesta, janë normale, për shkak të pakënaqësive të ndryshme, që janë të shumta në shoqërinë e Kosovës”, shprehet F.D.

Dhuna politike ështtë e  papranueshme. 




Por, F.D thotë se Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga veprimet e dhunshme. 

Përkundrazi, sipas tij, pushteti po vazhdon t’i përdorë mekanizmat e shtetit, për të ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të opozitës.

A po përdoret dhuna si një mjet apo mekanizëm për realizimin e qëllimeve politike?

Sulmet e meparshme  me  koktej molotovi ndaj objekteve të institucioneve dhe ndaj pronës publike dhe private, janë ndër aktet e fundit të tablosë së mbushur me akte dhunë në të shkuarën e Koosvës.

Hedhja e  paradisa vjeteve e gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë për të ndërprerë seancat në Kuvendin e Kosovës, arroganca në diskursin e partive në pushtet dhe opozitë, përballë kërkesave të njëra-tjetrës, sulmi me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zyrtarëve të institucioneve të larta të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe drejtuesit e disa dikastereve të Qeverisë, si dhe arrestimi i deputetëve të opozitës, janë vetëm pjesë e tablosë me akte dhune në të kaluaren.


“Pushteti po përpiqet që çështjet e sigurisë t’i përdorë si digë për mbrojtjen e pushtetit, pavarësisht prej gabimeve që i bën gjatë politikë-bërjes".

"Natyrisht, një raport i tillë, gjeneron një reflektim të njëjtë, por me mënyra të ndryshme (jo sistematike, siç është policia) nga ana e opozitës, duke vepruar me mjete të palejueshme apo me violencë, e cila nuk ka kurrfarë lidhje me veprimet politike. Politika kërkon përgjigje në baza racionale, e jo në bazë të dhunës”, thekson Beqaj.


“Dhunë strukturore, është edhe kërcënimi, fabrikimi industrial i votave dhe vjedhja e tyre, vjedhja e arkës së shtetit, korrupsioni galopant, nepotizmi dhe padrejtësitë tjera sociale, padrejtësia para ligjit dhe drejtësisë, shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të tjera. Mirëpo, kjo nuk e justifikon që edhe opozita aktuale të përdorë të njëjtat mjete të dhunës, tash, kundrejt pushtetit”, vlerëson F.D

Pasojat...

Ekspertët që studiojnë psikologjinë dhe sjelljet e shoqërisë, vlerësojnë se tentimi për të legjitimuar dhunën, si mjet për arritjen e qëllimeve politike, është tejet i dëmshëm për shoqërinë, në përgjithësi, dhe e gjithë kjo mund të lë pasoja të pariparueshme.

Para disa vjeteve  për REL ,studiuesi Dashamir Bërxulli, profesor i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se pavarësisht argumenteve të sakta që mund t’i ketë pushteti apo opozita, shkalla e dhunës verbale apo fizike, e cila tashmë është parë, krijon precedent të rrezikshëm për shoqërinë. Sipas tij, përdorimi i dhunës, si mjet komunikimi dhe për zgjidhjen e problemeve brenda shoqërisë, mund të rritet në mënyrë vertikale.

“Po ta shikosh me vëmendje, mund të rritet radikalizmi i akseve të caktuara nga qytetarët. Edhe nëse s’ka ngjyrim politik, përgjithësisht nisen nga një sfond politik i tensionuar dhe i radikalizuar me plot dhunë, agresivitet verbal dhe etiketime të ndryshme".

" Normalisht, kjo e rrit në shoqëri shkallën e pasigurisë dhe shkallën e pranueshmërisë së dhunës, si mjet për shprehjen e zemëratës së popullatës, pavarësisht se disa arsye edhe mund të jenë të vërteta”, vlerëson Bërxulli.

Poashtu edhe  sociologu i mirënjohur , Shemsi Reçica, ka theksuar  se i gjithë dëmi i shkaktuar nga situata aktuale në skenën politike, vjen si pasojë e mungesës së një modeli afirmativ dhe pozitiv për gjeneratat e ardhshme.

“Dëmi më i madh, në këtë situatë, i përdorimit të dhunës, qoftë nga njëra palë ose pala tjetër, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një modeli, ose një modeli negativ të shoqërisë tonë ose një model negativ që do të përcillet te të rinjtë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, sociologu Reçica.

Njohësve të zhvillimeve politike dhe të sjelljeve të shoqërisë, nismën për daljen nga situata e tanishme në skenën politike, duhet ta marrë si barrë mbi vete pushteti, gaztari D.F vlerëson se në të kundërtën, shteti do të shkojë buzë greminës.

“Nëse pushteti, që i bie barra kryesore, nuk hyn në bisedime urgjente me opozitën në vend dhe me grupet tjera shoqërore, për ta gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza, unë druaj se ne po shkojmë buzë greminës dhe dikujt kjo po i intereson që eventualisht ta negociojë ndërkombëtare".

"Pra, që ta neglizhojë Gjykatën Speciale (për krime lufte në Kosovë). Këto simptoma janë aktualisht të dukshme dhe shumë shqetësuese për të gjithë qytetarët e vendit”, shton F.D.

Sidoqoftë, dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kohët e fundit, nëpërmjet deklaratave publike, janë distancuar nga veprimet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë protestave të organizuara nga opozita, si dhe nga sulmet mbi pronat publike dhe private. Nga sulmet mbi veturat zyrtare dhe private, në mënyrë deklarative, janë distancuar të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, bashkë me partnerët e koalicionit, ka njoftuar se më 11 janar, në ditën kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, do të bëjnë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori në kryeqytet do të fillojnë fushatën zgjedhore.

Kryetari i AAK, ka theksuar se prioritet i kësaj partie është anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe se AAK është e gatshme për të udhëhequr vendin drejt një të ardhme më të mirë.

“Do të bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Me 11 janar në ora 11:00 e bëjmë veprimin e parë solem, nderimin në memorialin në Prekaz për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe familjen Jashari, ku dëshmojmë respektin e përjetshëm të sakrificës për liri të të gjithëve. Ndërsa me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori e fillojmë fushatën zgjedhore me një tubim të madh ku paraqesim kandidatët dhe vizionin tonë programor”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se vendi ka nevojë më shumë se kurrë që të kthej sigurinë dhe të ndërtojnë partneritetin me miqtë ndërkombëtare.

“Kosova ka qenë e mashtruar katër vite që lam pas, nuk besoj se Kosova do të pranoj të futet në një mashtrim të ri i cili do të humbte kohën e mundësinë familjeve tona. Më shumë se kurrë ka nevojë të kthejmë Kosovën në punë, të kthejmë sigurinë në Kosovë, te vazhdojnë të ndërtojmë e kultivojmë partneritetet ne miqtë tanë”, ka thënë Limaj.

Avdullah Klinaku, kryetar te Demokracia Konservatore, theksoi angazhimin e tyre për një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke shprehur se angazhimi tyre do të jetë për të gjithë ata njerëz që besojnë në vlerat më të mira që i ka kultivuar kombi shqiptar.

“Angazhimi ynë do të jete për të gjithë ata njerëz të cilët besojnë në vlerat më të mira që i ka kultivuar kombi jonë, që nisin nga familja e çdo gjë çka ka krijuar e ka arrit të bëjë ky shtet e ky vend deri më tani, që në mënyrën më të mirë të mundshme të artikulojmë edhe në kuadër të programit por edhe në kuadër të qeverisje së ardhshme”, ka thënë ai.

Kryetari i Listës Ideali, Nuredin Lushtaku, tha se Kosova ka nevojë për liderë që dinë të punojnë dhe të guxojnë për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Kosovës sot i duhen njerëz që dinë me punuar edhe guxojnë që të marrin edhe ndihmë edhe jo që të mbet Kosova peng e guximit të mos marrjes së vendimeve. Mendoj që këta dy njerëz, në krye me Haradinaj dhe Limajn janë të provuar qysh në rinin e tyre, sakrificën para luftë, luftën dhe gjitha sakrificat dhe ndërtimin e shtetit edhe pas lufte dhe jam i bindur që do të ja dalim siç duhet dhe Kosovës i duhen kësi njerëz që të udhëheqin se ka vendime shumë të rëndësishëm që duhen të merren për vendin dhe vendimet e rëndësishëm duhet që ti marrin njerëzit e guximshëm që të ecim përpara”, tha Klinaku.

Kryetar i Forumit Intelektual, Artan Nimani, shpjegoi se ky koalicion ka ofruar një orientim të qartë dhe ka hartuar një program të përbashkët zgjedhor, i cili ka si qëllim krijimin e një Kosovës fituese.

“Është jashtëzakonisht e qarte dhe është një orientim i cili na ka dhënë mundësin që të punojmë bashkërisht me këtë koalicion fitues dhe të koordinojmë të gjitha aktivitete që kanë të bëjnë më spektrin politik, ekonomik, diplomatik dhe në përgjithësi shoqëror. Pasi që nga marsi jemi bashkërisht duke punuar dhe hartuar platformën tonë të përbashkët e cila ka rezultuar me një program zgjedhor për Kosovën fituese. Jam i bindur që kjo platformë politik, ky koalicion i madh është shpresa e vetme e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka thënë ai.





“O mercenarë të rrenës dhe mashtrimit”- Donika Gërvalla eskalon në gjuhë ndaj gazetarëve pasi s’u prit nga askush në SHBA

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar me një gjuhë të pazakontë ndaj gazetarëve, pas raportimeve se atë nuk e priti askush në SHBA. Gërvalla iu referua një raportimi të Klan Kosovës, në të cilën thuhet se kryediplomatja pagoi gati shtatë mijë euro për një natë dhe s’u takua me askënd. 
Donika Jusuf Gervalla




 “O mercenarë të rrenës e mashtrimit! Gjysëm ore emision në Klan, zero informacion, zero të vërteta. Ama bash zero. Ju veç gazetarë nuk jeni!”, ka thënë ajo. MPJD në një përgjigje për media, kur janë pyetur për takimet që Gërvalla realizoi në SHBA, kanë thënë se nuk mund të flasin në këtë moment ”Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth takimeve zyrtare të zhvilluara atje nuk do të mund të flasim në këtë moment”.

POLITIKA ADOLESHENTE E LIDEREVE PARTIAK TREGON MJERIMIN E KLASES AKTUALE NE KOSOVE!...

                       

Nga Ismail Muçiqi. 



 Inaugurimi i Donald Trumpit duke marr mandatin e dytӫ si Presidenti i 47 i Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs qiti mbi sipërfaqe karakterin e individëve tӫ caktuar tӫ politikӫs, tӫ biznesit dhe tӫ diplomacisë nga Republika e Kosovӫs. Keta individ vrapuan nӫ Washington mӫ shumӫ pӫr ta promovuar veten apo imazhin personal se sa qӫ kjo ngjarje kishte ndonjӫ efekt nӫ tӫ mirӫ tӫ Kosovӫs. Mӫ shumӫ u lansuan lajmet propaganduese tӫ individëve tӫ caktuar se kush ӫshtӫ i ftuar, nӫ inaugurimin e Donald Trumpit, e kush nuk ishte i ftuar, duke i qitur mbi sipӫrfaqe xhelozitë, inatet, rivalitetet me qӫllim tӫ bajraktarizmit karshi Institucioneve tӫ Kosovӫs. Kjo maratonӫ qesharake e politikanëve dhe biznesmenëve nga Kosova ishte njӫ ngjarje tӫ cilӫn ata e panӫ dhe e shijuan vetӫm pӫrmes ekraneve televizive nӫ sheshet e Washingtonit ku mbizotëroj acari i vërtet dimëror. Se me tӫ vӫrtetӫ jemi shoqëri pa taban dhe jetojmë nӫ Botӫn e ӫndӫrrave ajo u vӫrtetua shumӫ here nӫ politikӫn Kosovare. Vrapimi pӫr tӫ shkuar nӫ Washington i individӫve tӫ caktuar mӫ shumӫ kishte karakter retorik e folklorist se kinse pjesëmarrja nӫ kӫtӫ ngjarje dikujt do tӫ ja ngritӫ autoritetin apo imazhin duke rrahur gjoks se kӫta individ kanӫ pӫrkrahje nga Presidenti Amerikanӫ apo nga Shtӫpia e Bardh. Tӫ gjithӫ jemi dëshmitar se inaugurimi i Presidentit Trump u bӫ brenda Capital Hillit ku numri i zyrtarëve qӫ morrӫn pjesӫ ishte i kufizuar apo i limituar pӫr shkak tӫ motit tӫ ftoftë. Agjensitӫ Botӫrore dhe mjetet tjera tӫ informimit e pasqyruan kӫtӫ ngjarje drejtpӫrdrejt ku u konstatua se me mija njerӫz qӫ ishin tӫ ftuar nӫ kӫtӫ ceremoni tӫ Presidentit Trump nuk arritӫn tӫ afrohen as afӫr ndӫrtesӫs tӫ Capital Hillit. Se deri kur politika nӫ Kosovӫ do tӫ arrij tӫ avancohet nӫ shkallӫn e pjekurisë qӫ e kӫrkon koha ӫshtӫ vështir tӫ kuptohet. Por tani pӫr tani fushata zgjedhore e cila po zhvillohet kӫto ditӫ po e spӫrfaqӫ fytyrën e vërtet tӫ kulturës sӫ komunikimit politikӫ e cila po zhvillohet gjithandej Kosovӫs e cila ӫshtӫ jashtëzakonisht shqetësuese pӫr tӫ ardhmen e kӫtij vendi. Kjo do tӫ ndodhӫ derisa shtresa e mirӫfillt intelektuale qӫndron pasive dhe indiferente ndaj zhvillimeve qӫ po ndodhin nӫ Kosovӫ. Me shekuj koha ka treguar se progresin dhe Shtetin nuk mund ta ndӫrtojnӫ dhe ta zhvillojnӫ njerӫzit gjysmӫ analfabet, tӫ pa diturit dhe injorantӫt tӫ cilӫt kauzӫ jetӫsore e kanӫ interesin personalӫ, interesin karrierist pӫrmes tӫ cilӫs synim kryesorӫ e kanӫ pasurimin dhe interesin materialofinanciar. Kӫtӫ po e vӫrteton katӫrcifisht edhe fushata zgjedhore e partive politike tӫ cilat po e malltretojnӫ opinionin me premtime boshe pӫr ta marrur pushtetin. Andaj vrapimi nӫ Washington i disa politikanӫve dhe biznesmenӫve ӫshtӫ njӫ ӫndӫrr apo njӫ iluzion se pӫrmes kӫtyre avanturave dikush nga jashtӫ do tӫ na i zgjedh problemet tona tӫ brendshme. Republika e Kosovӫs mund tӫ ecӫ para vetӫm atӫherӫ kur vlerat e vӫrteta tӫ burimeve njerӫzore, tӫ intelektualӫve tӫ mirӫfillt tӫ personaliteteve tӫ dӫshmuara qӫ kanӫ krijuar vlera nӫ politikӫ, ekonomi, shkencӫ nӫ kulturӫ do ta marrin fatin nӫ dorӫ pӫr ta emancipuar, edukuar dhe transformuar shoqӫrinӫ Kosovare. Kӫta tӫ cilӫt qӫndruan qӫ nga pas lufta nӫ politikӫn e Kosovӫs sa mӫ parӫ populli duhet ti braktisӫ pӫrmes kutive tӫ votimit e tani ӫshtӫ shansi i vӫrtetӫ pӫr tu liruar njӫherӫ e pӫrgjithmonӫ nga kӫto mbeturina tӫ politikӫs.

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Sa i përket deklaratës së ambasadorit  Kristofer Hill, fillimisht, e them se nuk është shenjë e mirë që të kritikohemi nga ambasadorët e shtetit mik të shqiptarëve, siç është USA.

Në anën tjetër, politikisht është e mundur që të kritikohet Qeveria e Kosovës për faktin e përshpejtimit të bisedimeve. 

 Më një fjalë, Amerika dëshiron ta përmbyllë Pavarësinë e Dardanisë si proces të plotë politik. Por shtrohet pyetja se si do të përmbyllet. 

 Fajtor kryesor është Serbia dhe politika e saj gjenocidiale. 

 Kurse Dardania, pak a shumë, politikanët tanë nuk janë në nivelin e duhur të bashkëpunimit mes vete dhe ky moskoordim i përbashkët i politikës sonë po ndikon në mungesën e unitetit dhe një platforme të përbashkët të politikës që bëjnë partitë politike shqiptare në Dardani. Me këtë dua të them se pas zgjedhjeve, partitë politike shqiptare në Dardani duhet të jenë syhapur dhe të mos e vendosin interesin partiak dhe personal mbi atë shtetëror dhe kombëtar.

Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana të caktuara.

 Në politikë ngadhnjen forca kolektive dhe shkathtësia individuale e politikanit.

 Nuk e bën një politikan të suksesshëm intelegjenca as sinqeriteti, nuk e bën atdhedashuria dhe as ndershmëria, por të suksesshëm e bën aftësia e përfitimit të masave të gjëra popullore dhe e krijimit të marrëdhënjeve ndërkombëtare. 

 Në poste të larta ministrore zgjedhen idiot(e) politik 

 Në skenën politike kosovare për fat të keq kemi shumë politikan me intelegjencë të kufizuar, por me ambicie të zgjuar për poste dhe privilegje. 

Akoma më keq se kaq, kemi politikan të ngritur në poste ministrore pa përgatitje profesionale për ministritë që drejtojnë! 

 Politikanët që pranojnë të zgjedhen në poste të larta ministrore pa përgatitje adekuate profesionale lirisht mund t’i quajmë idiot politik, të cilët, përveqse nuk janë të aftë të ndërtojnë politika zhvillimore në dikasterin që drejtojnë, e degradojnë atë akoma më shumë.

 Pa aluduar në asnjë politikan, është pak më tepër se gabim të zgjedhet ministër i bujqësisë një elektricist apo ministër i shëndetësisë një jurist dhe anasjelltas. 

 E për fatin e keq, në të gjitha qeveritë e pasluftës kemi pasur raste të tilla të mishmashit politik në qeverisje, kur jo profesionistët i kanë drejtuar ministritë e caktuara.

 Angazhimi i njerëzve pa përvojë politike në diplomaci e ka gjymtuar imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare. 

Me caktimin e ambasadorëve dhe konsujve analfabet në përfaqësitë diplomatike, përveq imazhit të shtetit, koston e gabimeve ortografike (drejtshkrimore) po e paguajnë mërgimtarët!

 Lëshimi i dokumentëve me afat të skaduar! Është shkruar dhe folur gjatë për përformancën e dobët të ambasadorëve dhe konsujve të Republikës së Kosovës në disa vende të rajonit dhe botës. 

Nuk janë të rralla rastet kur shkaku i analfabetizmit, naivitetit apo pakujdesisë mërgimtarëve ju lëshohen dokumentat e udhëtimit me afat të skaduar! 

 Mirëpo këtë më së miri e vërteton rasti i disa viteve më parë në Aeroportin e Verona-s (Itali), ku një familje me qendrim të përkohshëm në Udine (Itali) iu ndalua rrugëtimi tutje drejt Kosovës shkaku i injorancës dhe analfabetizmit të shërbimeve konsullore. 

 Pavarësisht faktit, se a ishte mungesë e vëmëndjes apo injorancë e zyrtarit konsullor, nëna e re u kthye pas me lotë në sy dhe shpirtë të plagosur së bashku me vajzen e saj tremuajshe shkaku i lëshimeve ortografike në dokument! 

Pra, shkaku i një zyrtari të papërgjegjshëm konsullor, një nënë e re, një motër e jona nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e nënës së saj. 

 Përveq kthimit prapa, çifti nga Kosova me qëndrim të përkohshëm në Udine (Itali), u përball me një kosto të lartë financiare dhe thyerje të rëndë shpirtërore. 

 E gjithë kjo konseguencë, familjes kosovare i erdhi si rezultat i injorancës së stafit diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kosovës. 

 Këtë rast e përdora si ilustrim për të tërhequr vëmëndjen e qeveritarëve në ardhje, se kur janë në pyetje përfaqësitë diplomatike duhet të tregohen më të kujdesshëm në caktimin e stafit diplomatik!

 Ngase, niveli i lartë apo i ulët intelektual i ambasadorëve dhe konsujve vërehet në secilin takim me mërgatën tonë! 

 Do të ishte gabim të thuhet se të gjithë njerëzit e politikës dhe përfaqësuesit e stafit diplomatik janë të njëjtë. Kemi pasur dhe kemi diplomat të karrierës që i zbardhin fytyrën shtetit të Kosovës, porse numri i tyre sot është tepër simbolik! 

 Për të qenë një politikan i suksesshëm në profesionin që e ushtron, duhet t’i nënshtrohet kurseve dhe trajnimeve të vazhdueshme në përputhje me avancimin teknologjik dhe rrethanat e kohës, në mënyrë që të jetë i aftë të përballet me sfidat që prodhon teknologjia bashkëkohore, thotë analisti politik Florim Zeqa, nga Prishtina.

2025/01/22

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                    

Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi  Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë | Gazeta Telegraf


                             Nga Flori Bruqi


presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me agjencitë e huaja të inteligjencës për të destabilizuar vendin, mes protestave të vazhdueshme të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja vdekjeprurëse e një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024.

Serbian Times - Studentski protest iz drugačije perspektive! • #Srbija  #Beograd #AleksandarVučić #Politika #Univerziteti #Fakulteti #Studenti  #Protesti #Blokade #Demonstracije #Zahtevi #Tragedija #NoviSad  #PadNadstrešnice #RTS #SerbianTimes 📸 X ...


Incidenti, i cili mori 15 jetë, çoi në zemërim publik dhe dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës Goran Vesic.

“Kjo është e gjitha një përpjekje për një revolucion me ngjyra”, tha Vuçiç gjatë një interviste të shtunën. Ai pretendoi se agjentët e huaj po inkurajonin studentët të bllokonin rrugët kryesore të transportit. Presidenti pretendoi se aktivitetet janë të koordinuara nga “instruktorë të huaj” që veprojnë në rajon.

Termi “revolucion me ngjyra” i referohet lëvizjeve që synojnë arritjen e ndryshimeve politike, shpesh të perceptuara si të mbështetura nga interesa të huaja.


Šta kažu veterani protesta o žurki studenata bez domaćina - 05.04.2017,  Sputnik Srbija

“Opozita jonë është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha Vuçiç =.


VUČIĆ NE ODGOVARA NA NJIHOVE ZAHTJEVE: Blokade fakulteta i studentski  protesti širom Srbije | Žurnal | Jedina slobodna teritorija

Protestat e udhëhequra nga studentët dhe grupet opozitare filluan në nëntor dhe janë përhapur në qytete duke përfshirë Novi Sadin dhe Beogradin. Protestuesit mblidhen çdo të premte në orën 11:52 të mëngjesit – koha e shembjes tragjike të stacionit hekurudhor më 1 nëntor – dhe qëndrojnë në heshtje për pesëmbëdhjetë minuta, pavarësisht vendndodhjes së tyre, me protestat që shpesh bllokojnë trafikun. Rreth 50 universitete dhe shkolla kanë ndërprerë punën për shkak të bojkotit të studentëve.


Protesti u Srbiji: Stala Slavija u Beogradu, blokada i u Nišu - BBC News na  srpskom


Vuçiç  gjithashtu pretendoi se një koalicion i interesave perëndimore, kroate dhe shqiptare po punon për të dobësuar Serbinë nga brenda. “Ata synojnë të shkatërrojnë Serbinë nga brenda, të na pengojnë të jemi faktor i rëndësishëm ndërkombëtar dhe të nxisin konflikt të brendshëm”, tha ai.

 




Dr Tedros Ghebreysus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka reaguar për herë të parë ndaj vendimit të Trump, i cili firmosi një urdhër ekzekutiv që e nxjerr SHBA-në nga organizata. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin “X”, ai shkruan se OBSH-së “i vjen keq për njoftimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të tërhiqen nga organizata”. Ai shton se SHBA-ja ishte ndër anëtarët themelues të OBSH-së dhe që nga ajo kohë ka formësuar punën e saj. Ghebreysus tha se shpreson që presidenti Trump ta rishqyrtojë vendimin e tij. “Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë vemdimin dhe presim me padurim angazhimin në dialog konstruktiv për të ruajtur partneritetin midis SHBA-së dhe OBSH-së, për të mirën e shëndetit dhe mirëqenies së miliona njerëzve në mbarë globin”, tha ai. Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh i OBSH-së me rreth 18% të buxhetit të saj në vitin 2023.

Donald Trump: do t’i japë fund luftës në Ukrainë në 24 orë.

 Ndërsa Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, lindin pyetje rreth premtimit të tij më ambicioz të fushatës: t’i japë fund luftës në Ukrainë në 24 orë. 

Going To Meet Very Quickly" With Vladimir Putin: Donald Trump



Që atëherë, duket sikur Trump mund të ketë një afat kohor. A mund të jetë ky një lajm i mirë për Ukrainën?

 Bëhet e ditur se gjatë fushatës së tij presidenciale 2024, Donald Trump tha vazhdimisht se ai mund t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës në 24 orë. “Do ta bëj marrëveshjen brenda një dite”, deklaronte Trump. 

 Ky pretendim dukej joreal edhe për Trumpin, i cili njihet për narrativën e tij elektorale. E duke qenë se lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po shpërthen në të gjithë Ukrainën, ky premtim specifik nuk u harrua si një nga deklaratat e shumta të fushatës presidenciale dhe është bërë një çështje kryesore për Trumpin që atëherë. Në fjalimin e tij duke shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 6 nëntor 2024, Donald Trump nuk përmendi Ukrainën, por aludoi se sa i rëndësishëm do të jetë mandati i tij i dytë në detyrë për vendin e shkatërruar nga pushtimi rus.
Jak wpłynie zwycięstwo Donalda Trumpa na wojnę w Ukrainie?

 Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e uroi atë në një postim në X, në të cilin kujtoi bisedimet e tyre ballë për ballë në qytetin e New Yorkut në shtator 2024. “Unë vlerësoj angazhimin e presidentit  Donald Trump ndaj qasjes ‘paqe përmes forcës’ në çështjet globale. 

Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të sjellë më afër paqen e drejtë në Ukrainë”, shkroi Zelensky. Megjithatë, ndërsa momenti i kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë po afrohet gjithnjë e më shumë, presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund t’i ketë dhënë një tjetër afat kohor deklaratës.

 Ajo që filloi si “24 orë” tani është kthyer në gjysmë viti, shkruan euronews. 

 Në një kontroll mjaft të ashpër të realitetit,Donald  Trump tha se një afat kohor gjashtëmujor për përfundimin e luftës ishte më realist.
Tymofiy Mylovanov appointed Minister for Development of Economy, Trade and  Agriculture — Latifundist.com

                                  Tymofiy Mylovanov 

 Ish-ministri i ekonomisë i Ukrainës, Tymofiy Mylovanov tha se ky rishikim i afatit kohor është një shenjë e mirë për Kievin. 


 “Skenari më i keq i mundshëm do të ishte dorëzimi i Ukrainës. 

Dhe ky është skenari 24-orësh ku në thelb SHBA-ja ka ndikim mbi Ukrainën dhe BE-në në aspektin e mbështetjes”, tha Mylovanov. 

 “Kjo është arsyeja pse skenari 24-orësh është skenari më i keq i mundshëm për Ukrainën. 

Pra, shenja që ata po flasin tani për gjashtë muaj ose tre muaj sugjeron se ata do të planifikojnë diçka. 

Dhe kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për kohë”. ‘Shumë më mirë se sa mund të ishte’


 Sipas Mylovanov, ka shenja se diçka po planifikohet tani, ndoshta edhe në koordinim midis administratave në mes të përpjekjes “të fundit” të presidentit amerikan në largim Joe Biden për të konfiskuar 300 miliardë dollarë nga asetet ruse. Raportohet se paratë i përkasin Bankës Qendrore Ruse dhe fillimisht u ngrinë tre vjet më parë pasi Moska filloi agresionin në Ukrainë. 

 Shumica e këtyre parave janë mbajtur në bankat evropiane, megjithëse një pjesë mbetet në ato me bazë në SHBA. “Këto shenja tregojnë idenë se administrata Trump po evoluon drejt një skenari që nuk është aq i favorshëm për Rusinë, e që është lajm i mirë për Ukrainën”, shpjegoi Mylovanov.

 Mylovanov pranon se ka ende shumë njerëz në Ukrainë që janë të shqetësuar se çfarë mund të thotë presidenca Trump për vendin që mbrohet nga pushtimi rus për gati tre vjet tani. 

 “Ata thonë se Trump po përpiqet të na shesë”, vuri në dukje Mylovanov. 

 “Ndoshta jo aq mirë sa të jetë e mundur, por shumë më mirë se sa mund të ishte kjo”, shtoi ai. 

 Edhe nëse administrata Trump është e prirur drejt atij që ai e quan një “skenar jo aq të favorshëm” për Rusinë, kjo nuk do të thotë se është e favorshme për Ukrainën. 

 Gjatë debatit presidencial, Trump refuzoi të thoshte nëse donte që Ukraina të fitonte luftën kundër Rusisë, duke shmangur pyetjen e drejtpërdrejtë për këtë çështje.

 Ai thjesht tha: “Unë dua që lufta të ndalet”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...