Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/28

Qeveria e Kosovës është më harrna

Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar. Realisht, konstatimi më i saktë do të ishte e kriminalizuar. Ka fare pak hapësirë për të zgjedhur partner të përshtatshëm për bashkëqeverisje. Subjekti i parë fitues i bindshëm i zgjedhjeve, LVV, është shumë afër numrave, për ta kompozuar Qeverinë Kurti - 3. Edhe nëse e arrinë kuotën e duhur, do të jetë një qeveri e brishtë, pa fije sigurie për të mbijetuar deri në fund të mandatit katër vjeçar. Veç kësaj, ndërkombëtarët kanë sugjeruar një qeverisje në koalicion, ngaqë ka procese politike të pa mbyllura me Serbinë dhe ka nevojë për një qeveri solide. Kur bëhet fjalë për koalicionet, krejt lehtësisht lakohen edhe subjektet politike, kriminalizimi i të cilave është faktik. Për një çerek-shekulli riciklohen eksponentë të SHIK-ut, me derivatet e tij "Shqiponjat e Zeza", BIA dhe të tjera simotra të zeza. Dhe, askush nuk merakoset pse ata, me të bëmat e tyre kriminale, të paktën, nuk duhet të jenë fytyra publike. Disa eksponentë të krimit, në listat për deputetë të partive të PAN-it, e ndotin Parlamentin e Kosovës. Dhe, megjithatë, mburrën krerët e partive të tyre, se, gjoja, listat e tyre janë të pastra, pa cene, deri në shenjtëri! Ish-partitë e koalicionuara në torishtën e PAN-it, vazhdojnë të jenë të dyzuara: Të krijojnë qeveri me harna, duke bashkuar subjektet e opozitës, apo të garojnë mes tyre, cila ia fiton zemrën më parë LVV, për ta pranuar në bashkëqeverisje? Partitë e koalicionuara, dikur, në PAN, siç janë: PDK-AAK-NISMA, bartin barrën e rëndë të ekzekutimeve të kundërshtarëve politikë, paraprakisht, të listuar emërorë, pastaj, ngeshëm e me sadizëm të vrarë, duke ia shtuar mijëra jetimër Kosovës tonë halle-madhe. O njerëz, shikoni fotografinë tmerruese, kur familjarët e këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa, në dëshpërimin e skajshëm, pranë ark-mortit, me trupin e pajetë të tij, e cila u bë virale dhe pushtoi mediet e botërore! Fort të ngjashme janë edhe 1.825 të ekzekutuarit, nga bandat e "komandantëve" pa ushtarë, por me banda të bollshme. Kosovës po i ndodhë diçka unike, që nuk i ka ngjarë asnjë populli, asnjë shteti në botë. Qeveria e sotme nuk merr guximin, për ta dërguar një draft-statut të Asociacionit, për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, sepse, duke qenë e kapur nga njerëzit e shantazhuar, të cilët mund të vendosin në favor të Serbisë, si herë të tjera, për raste kontestuese të ngjashme. Tashmë, dominon mendimi dhe aprovimi i opinionit se rikthimi i një koalicioni në mes të LVV dhe LDK-së, është zgjidhja më e mirë. Prishja e koalicionit, në nismë të qeverisjes Kurti -1, ka qenë e përgaditur nga argatët e Serbisë, Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të Kosovës dhe Richard Grenell, emisar amerikan për Kosovën si dhe disa të tjerë. Fillimisht, Hashimi i kërkoi kryeministrit Albin Kurtit ta shpallë -gjendjen e jashtëzakonshme-, me pretekstin e COVID-19. Qëllimi i presidentit ishte skajshëm i poshtër, marrjen e kompetencave të qeverisë dinakërisht, për t`i hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes, për ndarjen e Kosovës, për çka kishin punuar dhe lobuar, mjftueshëm, ministra dhe ambasadorë të emëruar nga Hashimi. Kurti e refuzoi prerazi propozimi qëllim-keq të Hashim dallaverës. Por ai nuk u tërhoq nga intriga e tij e rrezikshme dhe kërkoi ndihmë nga ministri i Brendshëm i LDK-së, Agim Veliu, i cili e mbështeti idenë e Hashim presidentit, për shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme. Mendoj se Veliu u mashtrua, nuk e kuptoi intrigën ogurzezë të Hashimit. Përndryshe, familjen Veliu, respektivisht, Gashi, e njoh që nga vitet ´60-a, kur shërbeja mësues në zonën e Llapit, si qendresëtare ndaj pushtetit pushtues serbo-sllav. Hashim Thaçi, tashmë, prej një çerek-shekulli, ishte rekrutuar agjent i dyfishtë. Rekrutimi i parë i tij ishte bërë nga Arnaud Danjear, shef i DGSE, Sherbimi Informativ francez dhe përmes tij edhe i Serbisë. Hashimi kishte marrë obligime të pista dhe nuk i interesonte stabiliteti i Kosovës, në rastin konkret, koalicioni LVV me LDK-në, sepse fuqizonte Institucionet e Kosovës, në përballje me Serbinë. Hashim Thaçi e dinte se edhe Grenell, ishte argat i Serbisë, andaj i kërkoi ndihmën për prishjen e koalicionit LVV-LDK. Dhe, kjo ndodhi, duke realizuar edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti -1, madje në kohën zezonë të Pandemisë Covid! Rrjedhimisht, akuza se kryeministri Albin Kurti prishi, njëanshëm, koalicionin LVV-LDK, nuk qëndron dhe këtë e thonë edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi: "Grenell na dha afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV". Dhe, më vonë, edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, pranoi: "Unë e prisha koalicionin me LVV-në". Mendoj se gjithçka është e qartë dhe dikush duhet të kërkojë falje, për akuzat shpifëse ndaj kryeministrit Kurti. se, kinse, ai e prishi koalicionin në fjalë. Realisht, autorë gruporë të prishjes së koalicionit në fjalë, ishin pesëshja e zezë: Hashim Thaçi, Richard Grenell, Aleksander Vuçiq, Edvin Rama dhe Isa Mustafa. E bëra këtë sqarim, për hirë të së vërtetës, si dhe për të hequr dilemën se kjo prishje nuk ishte vepër as e LVV dhe as e LDK-së, sepse ndërhyrja ishte e jashtme, madje as në interesin e këtyre dy subjekteve politike. Por, ishte skenar e regji e Hashim Thaçit, së bashku me horrakët e përmendur më lart, në interes të Serbisë. Prandaj, kjo ish-prishje të koalicionit, në mes të LVV dhe LDK-së, duhet harruar si një ëndërr e keqe. Dhe, nuk duhet të ndikojë fare, si pengesë e rikthimit të koalicionit, i cili, gjithsesi është në interes të palëve, pra, LVV dhe LDK-së dhe, mbi të gjitha, në interes të Kosovës. Çfarëdo arsyetimi i kundërt, do të ishte në interes të Serbisë. LDK-ja në Kuvendin e 10 të jashtëzakonshëm të saj, zgjodhi Dr. Lumir Abdixhikun kryetar dhe strukturat përkatëse të partisë. Bujshëm u proklamua për reforma të nevojshme, por pati edhe ngecje dhe tolerancë, në emër të unitetit të LDK-së, gjë që e dëmtuan partinë. Megjithatë, në raport me opozitën PAN-iste, e cila nuk bëri asnjë reformë, LDK-ja bëri disa reforma domëthënëse, të prekshme. Vlen të theksohet, një pjesë e "gardës së vjetër", e afërt me klanin e ish-kryetarit Mustafa dhe nostalgjikë të koalicionit me PAN-in, kryesisht, PDK-në, ose janë lënë jashtë strukturave vendimmarrëse të partisë, ose kanë humbur forcën dominuese në parti. Kjo është një vlerë shtesë dhe rrethanë lehtësuese, për të rikthyer koalicionin e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shpërfillur opinionin e gabuar dhe krejt të qëllimshëm e artificial, se LVV-LDK, kanë provuar dhe kanë "dështuar" në koalicionin në mes tyre! Këtë mendësi, sa të gabuar, aq edhe qëllim-keqe, e thonë kundërshtarët ziliqarë, smirëzi e zuzarë, të cilët nuk ua duan të mirën këtyre dy subjekteve politike, rrjedhimisht, as Kosovës. Tashmë, ekziston opinioni progresiv se, aktualisht, vetëm koalicioni LVV dhe LDK mund të funksionojë si i favorshëm, i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë në Shqiptari. Mbi të gjitha, këto dy subjekte nuk kanë as afera vrastare dhe as hajnore. Duhet pranuar se ky koalicion kishte fillim të mbarë, korrekt, funksional dhe profesional, edhe në Qeverinë Kurti - 1. Ishin armiqtë e LVV-LDK dhe, më tej, armiq të Kosovës, ata që e prishën koalicionin në fjalë. Urojmë dhe shpresojmë në ripërtritjen e koalicionit LVV me aleatët e saj besnik, "Alternativa" e "Guxo" dhe LDK!

Politikat e Sorosit nuk janë më në trend.

Marrëveshjet politike shpeshherë nuk janë të përshtatshme për dy shtetet që janë duke zhvilluar negociata. Por një marrëveshje e mundshme pa njohje reciproke është sikur kur digjen drutë, por janë mbuluar gacat nga prushi. -Dhe kur prushi shpallet, gacat janë aty, mund të ndodhë në çdo moment ndezja e zjarrit, dhe në këtë rast ndezja e një lufte të re. Unë mendoj se në këtë rast politikanët tanë duhet të mendojnë thellë dhe ta bëjnë një projekt të përbashkët, ku ky projekt të jetë projekt i institucioneve të Republikës së Kosovës, si ata që janë në pozitë, po ashtu edhe ata që mbesin në opozitë. Ata duhet të konsultohen me njohësit e çështjeve politike, si shqiptare, po ashtu edhe në konsultime me diplomatët dhe politikanët që ia duan të mirën Republikës së Kosovës. Një gjë duhet ta kenë parasysh politikanët tanë shqiptarë: Jo vetëm në Amerikë që kanë ndodhur ndryshimet politike, por edhe në Evropë janë duke ndodhur këto ndryshime. Kështu që politikat e Sorosit nuk janë më në trend. Ato duhet të zhduken në trojet shqiptare, dhe duhet të shkojnë së bashku me politikanët që janë përfaqësues të këtyre politikave. Edhe ne shqiptarët duhet të ecim në hap me kohën. Është ardhur koha që të themelojmë një Besëlidhje të Djathtë Shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare, ku në një të ardhme të afërt të jemi partnerë të ngushtë dhe të afërt me Qeveritë e Djathta në Evropë dhe në Amerikë.

Rrethanat e reja gjeopolitike e shtrojnë nevojën e një uniteti më të gjerë politik, për faktin se Kosovën në të ardhmen e afërt e presin sfida të mëdha me administratën e Donald Trump


Kurti, Hamza, Abdixhiku, Krasniqi e Haradinaj, sa vota kanë marrë deri tani  – Agjencia e Lajmeve – Zhurnal.mk





Votat e diasporës mund të jenë të rëndësishme dhe përcaktuese për formimin e qeverisë së re.

 Pavarësisht rezultatit të votave të Diasporës, partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV, e ka për obligim kushtetues formimin e qeverisë së re. 

Kjo do të thotë se i nominuari për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, duhet të gjejë aleatë shtesë për sigurimin e votave në Kuvend, praktikë kjo e të gjitha zgjedhjeve të pasluftës, me përjashtim të vitit 2021, kur partia fituese nuk kishte nevojë për aleanca me rivalët politikë .

 -Pra, rezultati zgjedhor i 9 shkurtit e imponon nevojën e zgjerimit të koalicionit qeverisës me një subjekt të ri politik.

 Për më tepër, rrethanat e reja gjeopolitike e shtrojnë nevojën e një uniteti më të gjerë politik, për faktin se Kosovën në të ardhmen e afërt e presin sfida të mëdha me administratën e presidentit amerikan  Donald Trump, i cili nuk do të hamendet gjatë në përdorimin e gërshërve, edhe në Ballkan, ashtu siç i përdori në Ukrainë! 

 Secili lider partiak i Kosovës, filluar nga Albin Kurti, duhet ta tejkalojë interesin e partisë në raport me interesin madhor të shtetit të Kosovës! 

 Nuk kemi kohë të presim dhe as nuk e kemi komoditetin të merremi me fiskulturë partiake dhe politika ditore, për shkak se vendimet që mund të merren në të ardhmen e afërt për Kosovën do të jenë afatëgjata. 

 Andaj, ka rëndësi jetike për ne që të bëhemi faktor të vendimarrjes për fatin tonë, e jo të mbetemi spektatorë të vendimeve që marrin të tjerët për ne.Interesi i shtetit para çdo interesi partiak!

2025/02/25

UÇK-ja me aleatët e çliruan Dardaninë

                      


                       Nga Flori Bruqi




Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka luajtur një rol kyç në çlirimin e Dardanisë, duke bashkëpunuar me aleatët e saj si NATO dhe SHBA-ja, kështu ka deklaruar shkrimtari ,luftëtari i Kosharës, Naim Kelmendi nga Prishtina. 

Naim Kelmendi në Luftë më pushkë dhe penë në dorë 





Megjithatë, ai gjithashtu vlerëson kontributin e Lëvizjes Paqësore, të Akademik Ibrahim Rugovës duke theksuar se çdo pjesëmarrës në luftën për liri ka pasur një rol të vetin. 





 Poeti Naim Kelmendi ka theksuar se përpjekjet për pavarësi të Dardanisë kanë qenë të vazhdueshme gjatë historisë, por Serbia nuk ka njohur gjuhën e paqes, por vetëm të pushkës. 





Ai ka potencuar se liria nuk është arritur lehtësisht dhe ka kërkuar sakrificë të madhe, duke e falënderuar UÇK-në dhe komandantin legjendar Adem Jasharin për kontributin e tyre në fitimin e lirisë për popullin e Dardanisë.


2025/02/19

Prokuroria kërkon pesë vjet burgim për Dodikun dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet






Milorad Dodik (lindur më 12 mars 1959) është një politikan serb i Bosnjës që aktualisht shërben si presidenti i 8-të i Republikës Srpska që nga viti 2022, një pozicion që ai e ka mbajtur më parë nga viti 2010 deri në vitin 2018. Ai gjithashtu shërbeu si anëtari i 7-të serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga 2018 deri në 2022. Dodik ka qenë president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) që nga formimi i saj në 1996 dhe ka mbajtur disa zyra politike brenda Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai shërbeu si kryeministër i Republikës Srpska nga viti 1998 në 2001 dhe përsëri nga 2006 në 2010. Fillimisht, si Dodik ashtu edhe SNSD u panë si alternativa të moderuara dhe reformiste ndaj Partisë Demokratike Serbe ultranacionaliste gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000. Megjithatë, që atëherë, si Dodik ashtu edhe SNSD kanë miratuar një qëndrim më nacionalist dhe separatist serb, duke mbrojtur të drejtën e serbëve të Bosnjës për vetëvendosje. Mandati i tij është shënuar nga akuzat për autoritarizëm nga kritikët e tij, minimin e institucioneve federale të Bosnjës dhe lidhjet më të ngushta me Rusinë dhe Serbinë. Dodik gjithashtu ka pohuar në mënyrë kontroverse se masakra e Srebrenicës është një "mit i fabrikuar" dhe ai vazhdimisht ka mohuar gjenocidin boshnjak duke lavdëruar kriminelët e dënuar të luftës si Ratko Mladić dhe Radovan Karadžić.
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, në seancën përfundimtare më 19 shkurt, kërkoi nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës që t’i shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe t’ia ndalojë atij veprimtarinë politike për dhjetë vjet. Të njëjtin dënim maksimal prokurorët e kërkuan edhe për Millosh Llukiqin, ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska. Ata akuzohen për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe rrezikojnë të dënohen me burgim deri në pesë vjet dhe ndalim të veprimtarisë politike. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do të zbatohen në atë entitet. Përpara ndërtesës së Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës vërehet një prani e shtuar e forcave policore të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës. Aty janë mbledhur edhe përkrahësit e Dodikut. Derisa po pritet përfundimi i një gjyqi njëvjeçar, presionet ndaj Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës po rriten. Nga njëra anë, udhëheqësia e RS-së kërcënon me “vendime radikale” dhe braktisjen e të gjitha institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës nëse Dodiku dënohet. Presion ushtrojnë edhe përfaqësuesit e autoriteteve të Serbisë fqinje, si dhe të Hungarisë. Kështu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Budapest më 17 shkurt se shpreson që “në Bosnje e Hercegovinë të mos merren vendime gjyqësore që mund të rrezikojnë stabilitetin”. Dy ditë para seancës së fundit, edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirrje për “ndalimin e ndëshkimit të Dodikut”, i cili, bashkë me të gjithë udhëheqësinë e RS-së, është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për korrupsion dhe minimin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Çfarë çoi në këtë gjyq? Në seancat e Asamblesë së RS-së në qershor të vitit 2023 u miratuan ligje jokushtetuese që parashikonin se aktet ligjore të përfaqësuesit të Lartë nuk do të publikoheshin në Gazetën Zyrtare të RS-së dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës, të cilat sipas Kushtetutës së këtij shteti janë përfundimtare dhe detyruese, nuk do të zbatoheshin në territorin e këtij entiteti. Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i anuloi këto dy ligje entiteti më 1 korrik 2023 përmes kompetencave të tij të Bonit dhe ndryshoi Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke e bërë vepër penale moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë. Më 7 korrik 2023, Dodik nënshkroi dekretet, me të cilat i shpalli këto ligje të vlefshme, dhe ato u botuan në Gazetën Zyrtare të RS-së. Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë ndaj Dodikut dhe Llukiqit më 11 gusht, dhe gjykata e konfirmoi atë më 11 shtator.

Presidentja e Da rdanisë prof.dr. Vjosa Osmani mbetet njeriu më i votuar në historinë e Kosovës


Vjosa Osmani dhe Albin Kurti vizitë në SHBA - Vizion Plus

Pof.Dr.sci. Vjosa Osmani mbetet njeriu më i votuar në historinë e Kosovës .Kryeministri  Ing. Albin Kurti nuk ka arritur ta thyejë rekordin e presidentes Prof.dr.Vjosa Osmani me vota në zgjedhjet e sivjetme.

 Sipas rezultateve preliminare, Albin Kurti mori 222 . 382 vota në këto zgjedhje. Prof.dr. Vjosa Osmani vazhdon të mbesë personi më i votuar në historinë e Kosovës me 300 . 756 në zgjedhjet e vitit 2021 kur garoi në një listë të përbashkët me Albin Kurtin me një diferencë prej 78 . 374 vota më shumë sesa që mori Kurti sivjet. 

 Kurti atëherë nuk mundi të hyjë në listën zgjedhore e partisë së tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt për shkak se atëherë Gjykata Supreme kishte vendosur se çdo kush që është i dënuar në 3 vitet e fundit me një vendim gjykate të shkallës së prerë nuk do të mund të konkurronte në zgjedhje.

 Albin Kurti ishte dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. 

 Megjithatë, numri 1 në listën e LVV mbeti i zbrazët, ndërsa Vjosa Osmani arriti të grumbullojë votat duke mbajtur numrin 2 në listë. Osmani dhe Kurti kishin nënshkruar një marrëveshje në janar të vitit 2021 për të garuar në një listë të përbashkët, ndërsa kanë pasë dakordim edhe për postet që Vjosa Osmani ta drejtojë Presidencën e Dardanisë  dhe Albin Kurti Kryeministrinë e Dardanisë.

2025/02/18

PËRDORIMI I GJUHËS SË URREJTJES NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE DHE TEK MEDIAT E REJA NË DARDANI

                 


              
                                  NGA FLORI BRUQI,PHD

Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet.

 E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të cilat mediat nuk duhet të ngecin janë: vërtetësia e informacionit, ana drejtshkrimore, mungesa e burimeve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes  nacionale dhe racore, fetare  etj. 

Kohëve të fundit po vërehet në veçanti përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes në mediat e reja. 

Për shkak të mos kontrollimit të mediave po bëhet lansimi i informacioneve që kanë në përmbajtje pikërisht këtë gjuhë. 

Kjo situatë po ngritë debate të shpeshta, pasi që nga përdorimi i kësaj gjuhe po preken persona apo grupe të caktuara në aspekte të ndryshme si ato racore, fetare, orientime seksuale, gjinore etj.

 Në këtë punim shtjellohen aspektet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe në mediat e reja në Kosovë, në veçanti rastet konkrete të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në këto media. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i shkeljes së kodeve të etikës dhe rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe ato kosovare. 

Për të realizuar punimin janë monitoruar dhe analizuar disa shkrime të portaleve të cilat shkelin kodet etike dhe kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes. Për shkak që portalet janë duke u bërë burim informacioni për shumicën e njerëzve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes luan rol shumë me rëndësi në procesin e lansimit të informacioneve. 

 Një monitorim i publikuar të enjten zbuloi se përkatësia gjinore është arsyeja kryesore e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në median online, ku grupet e margjinalizuara i bënë thirrje medias të mos legjitimojë diskriminimin për hir të klikimeve. Rreth 21 për qind e lajmeve, opinioneve dhe analizave të publikuara në median online gjatë muajve nëntor-dhjetor 2016 përmbanin gjuhë diskriminuese dhe urrejtjeje, zbuloi një projekt pilot i monitorimit të raportimit nga mediat online në Shqipëri. 

Mbi 200 artikuj janë monitoruar në katër media online Gazeta Tema, Balkanweb, Panorama dhe Syri.net të përzgjedhura bazuar te klikimet, linja editoriale dhe ndikimi në opinionin publik. Në analizë janë marrë përmbajtja e artikujve, por edhe elementë të multimedias, si video dhe foto. Sipas raportit në 57% të rasteve, shënjestër e artikujve me një përmbajtje denigruese ishin individët, ndërsa në 43% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese iu drejtua grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit rom, grave, grupeve etnike apo atyre me bindjeve politike të caktuara). Monitoruesit megjithatë vërejtën se në shumë raste individët janë bërë objekt i këtyre artikujve për shkak të grupeve shoqërore që përfaqësojnë. Në 73% të rasteve viktima të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ishin gratë. Krahasuar me monitorimin e vitit 2015, kjo përbën një rritje nga raporti 59% gra dhe 41% burra. Përkatësia gjinore ishte shkaku kryesor i diskriminimit/gjuhës së urrejtjes në 41% të rasteve; pasuar nga etnia/raca 22%, bindjet politike në 17% dhe orientimi seksual apo identiteti gjinor në 11% të artikujve të monitoruar. Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje. “Ne besojmë se media nuk mund të jetë thjesht zëdhënëse e homofobisë, diskriminimit racor apo atij me bazë gjinore duke u bërë legjitimuese e tyre, por ka përgjegjësinë t’i luftojë ato duke vënë etikën përpara nevojës për klikime”, tha për BIRN Kristi Pinderi drejtor i Pro LGBT. Pinderi beson se monitorimi i medias është i nevojshëm për të tërhequr vëmendjen ndaj lidhjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që përjetojnë grupet e margjinalizuara në jetën e përditshme. “Në punën tonë me LGBTI e kemi konfirmuar se sa herë ka shtim të dukshmërisë së çështjeve LGBTI, po aq herë ka shtim të gjuhës së urrejtjes në media. E për pasojë kjo ndikon direkt në dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj LGBTI,” shtoi ai, duke vërejtur se i njëjti mekanizëm zinxhir ndodh edhe me grupet e tjera, sidomos me gratë dhe komunitetin rom. Sipas monitoruesve, shumica e artikujve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje apo diskriminuese nuk publikohen me emrin e plotë apo inicialet e autorit.

Ritmi dhe shpejtsia e zhvillimit teknologjik dhe digjital po ndikon shumë në të gjitha mediat anë e mbarë botës e sidomos ndikimi më i madh po vërehet në jetën tonë të përditshme. Përveç anëve të mira që sjell interneti siç është komunikimi, marrja e shpejtë e infomacionit, lidhja me gjithë botën e shumë gjëra të tjera, interneti ka edhe anët negative duke përfshirë këtu përdorimin e tepërt të tij nga fëmijët dhe qasjen e tyre në shumë faqe të internetit pa u kontrolluar mosha e tyre, moskontrollimi i portaleve si dhe lansimi i informacionit nga kushdo në çdo kohë etj . Gjersa jemi tek anët negative një element shumë i rëndësishëm në këtë lëmi është dhe përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtes në mediat online ku shpesh cënohen parimet etike të raportimit dhe të drejtat e njeriut. Persona të kategorive të ndryshme fyhen përmes përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Ende nuk ka një përcaktim të qartë se çdo të thotë “gjuhë e urrejtjes”, por deri më tani ka dominuar ideja se “gjuha e urrejtjes” mbulon të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin dhe promovojnë urrejtjen racore, fetare, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara në intolerancë të shprehura nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimi dhe armiqësia kundër pakicave dhe emigrantëve. Nocioni “gjuha e urrejtjes” duhet të kuptohet si një nocion i cili i përfshin të gjitha format e të shprehurit me të cilat përhapet, nxitet, promovohet ose arsyetohet urrejtja racore, ksenofobia, antisemitizmi ose forma të tjera të urrejtjes, të bazuara mbi mostolerancë, përfshirë edhe: mostolerancën e shprehur në formë të nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë ndaj minoriteteve, migrantëve dhe personave me origjinë imigrante.
Fatkeqësia më e madh është së një shkarravitës që nuk din mirë të shkruaj në gjuhën shqipe, fjala  është për analfabetin e internetit z.Bahtir Hamza) ca media në  Koosvë, Shqipëri dhe në botë i lejojnë një të sëmuri psikik të shkruaj kundër dëshmorëve, hrojve, lidereve, nënave dhe grave shqiptare të shkruaj një gjuhë të pistë që vetëm një i sëmurë menderisht të shkruaj, etiketojë dhe të sulmojë tash e disa vjet ndërsa  organet e Kosovës, redaktorët dhe gazetrët heshtin....
Organet kompetente të Policisë, Prokurorisë heshtin ndaj shkrimeve të tilla kur ky njeri sulmon herojt e Popullit si Jusuf Gërvallën, Adem Jasharin,vëllëzërit Haradinaj etj...Të njajtin e ndihmojnë në redaktimin e teksteve dhe alamet gazetarësh dhe shkrimtarësh në Kosovë dhe Shqipëri....Ka edhe të tjerë që duhet demaskuar publiksiht në medie që të marrin vesh se nuk duhet të përdorët gjuha e urrejtjes në mediet kombëtare dhe ndërkombëtare( qoftë në Facebooc, instagram e gazta tjera të shkruara apo ato elektronike).

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...