Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/03/21

Tekstet e historisë në Kosovë përkëdhelin pushtuesin osman

                   

      Akademik prof.dr.PHD.Flori Bruqi 


“Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.

Edhe Omer Dincer, ministri i Arsimit, i ka kërkuar Ish ministrit të Arsimit, Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.E njëjta gjë është kërkuar edhe nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan : “Lloje të tilla të punimeve, të cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë, ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe shumë shteteve, përfshirë edhe vendin tim e posaçërisht ndërmjet vendeve, të cilat kanë marrëdhënie fqinjësore”. 

 Kështu që në heshtje librat e historisë në Kosovë kanë filluar të korrigjohen. 

 Nga klasa e 5-të deri në të 13-ën del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk ishte e ashpër.

 Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë dhe administratën tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake. Në hulumtimin tona vihet re se fjalët “dhunë “ dhe “vrasje” janë fshirë duke u zëvendësuar me “pushtim” dhe “burgosje”; fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”; “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”, etj. 

Një ish  delegacion nga Turqia  u pritë  që ta vizitojë Kosovën në fund të marsit të vitit 2013  për të biseduar me autoritetet arsimore kosovare për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë . 
Teksa në Ministrinë e Arsimit  atëbotë një vizitë të tillë e shihnin  në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.

  Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli,akademik prof.dr.PHD Frashër Demaj, konsideronte se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. 

“Delegacioni nga Turqia vinte  për presion dhe për asgjë tjetër. Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, pat  thënë Demaj.

 Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i. 

 “Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, pat thënë Akademik Demaj. 

Ai  theksojë  se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, të ndjerin Prof.dr.PHD .Shkëlzen Raça. 

Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.

 “Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, pat theksuar Demaj. 


Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes.

 Megjithëkëtë, Demaj theksonte se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.  Delegacioni  qeveritar nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita ishte  shtyrë për në fund të muajit mars 2013 . 

Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës. 

 “Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, pat  thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. 

Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.

 “Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare. 

 “Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai. Në vitin 2012 MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Kosovës. 
Komisioni përbëhej nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. 

Puna e komisionit kishte  përfunduar në fund të vitit 2012 dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane. 

 Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia e klasës së  7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia klasës së  8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia  e klasës së 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia  e klasës së 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia  klasës së 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia e klasës së  11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia klasës 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia  klasës së 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia e klasës së  12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005. 

 Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, akademik Prof.dr.PHD Frashër Demaj, patë  thënë se atëbotë  ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. 

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet. Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht. “Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike. Dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër. Kosova ka lidhur deri tani 13 marrëveshje me Turqinë, por kjo e fundit ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit: autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë. Tani që ndryshimet janë bërë, zyrtarët shtetërorë turq vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore. Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, tha se ndryshimet në librat e historisë do t’i kontribuojnë marrëdhënieve Kosovë-Turqi të cilat, sipas saj, janë të shkëlqyeshme. Ajo kujton se ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera, “të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët”. Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake. Neve kemi gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë. Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”. Në faqen 48 të librit aktual, në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët “…hakmarrje” dhe “…vrasje”. Në vend të tyre është vendosur fjalia “…marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendëse…”! Fjalia “…osmanët vranë shumë shqiptarë…” është fshirë tërësisht kurse në faqen 69 të librit aktual, fjala “..ashpërsi” është shndërruar në “…ndërhyrje ushtarake”. Ndryshimet e tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia “…sundimi i egër osman…”, është shndërruar në “…pushtimi osman”. Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia “…merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame…”, tash ka tjetër kuptim. “… Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit”. “Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje, si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka thënë kryesuesi i komisionit. Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast. Emri zyrtar i plotë i komisionit është “Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke”. Agjencioni Floripress ka siguruar një raport të punës së këtij komisioni, kryetar i të cilit ishte prof.dr. Shkëlzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha. Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia. Në muajin mars, një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti – Perandorisë Osmane. Por, këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT- it nuk do të anashkalohet asnjëherë. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore. Sipas tyre ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. Ndërsa, kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë. Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me këtë “problem” në tekstet e historisë si dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve kosovarë. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se do të mbahet një takim ndërmjet ekspertëve të Kosovës që janë marrë me rishikimin e teksteve dhe atyre nga Turqia. “Ekspertët turq do të vijnë në fund të muajit tjetër. Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes. Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit nuk do të bëhet asnjë ndryshim pa u konsultuar me autorët e teksteve shkollore. “Grupi i ekspertëve turq do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet tona të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret”. Ai ka bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Mustafa ka hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë. “Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët ata që e shkruajnë historinë”. Ai ka marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që Mustafa e sheh të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. “Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”. Mustafa ka thënë se ardhja e ekspertëve turq nuk duhet të keqinterpretohet. “Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet tona, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë, por edhe shtetet e tjera”.

2025/03/19

Presidenti Donald Trump publikoi dje materiale në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 !

 



                                       Nga Flori Bruqi 


Presidenti Donald Trump publikoi dje  materiale në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, duke kërkuar të respektojë premtimin e tij të fushatës për të ofruar më shumë transparencë në lidhje me ngjarjen tronditëse në Teksas. 


 Një këst fillestar i kopjeve elektronike të letrave vërshoi në faqen e internetit të Arkivave Kombëtare në mbrëmje me një total prej më shumë se 80,000 që pritet të publikohen pasi avokatët e Departamentit të Drejtësisë kaluan orë të tëra duke i pastruar ato.

 Dokumentet dixhitale, duke përfshirë PDF-të e memorandumeve të klasifikuara më parë, ofrojnë një dritare në klimën e frikës në kohën që rrethonte marrëdhëniet e SHBA me Bashkimin Sovjetik, menjëherë pasi kriza e raketave Kubane e vitit 1962 pothuajse çoi në një luftë bërthamore. 

 Megjithatë, publikimi ka të ngjarë të intrigojë njerëzit që kanë qenë prej kohësh të magjepsur me një periudhë dramatike në histori, me vrasjen dhe me vetë Kenedin. 

Lee Harvey Oswald




 Shumë nga dokumentet pasqyronin punën e hetuesve për të mësuar më shumë rreth kohës së atentatorit Lee Harvey Oswald në Bashkimin Sovjetik dhe për të gjurmuar lëvizjet e tij në muajt që çuan në vrasjen e Kenedit në Dallas më 22 nëntor 1963. 

Who Was Lee Harvey Oswald?


 Një rishikim fillestar i dokumenteve nuk tregoi devijime nga tregimi qendror. 

 Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Trump, Robert F. Kennedy Jr., djali i Robert Kennedy dhe nipi i John F. Kennedy, ka thënë se beson se Agjencia Qendrore e Inteligjencës ishte e përfshirë në vdekjen e xhaxhait të tij, një akuzë që agjencia e ka përshkruar si të pabazë. 
Officer handcuffed to Oswald can't escape photo


 Kennedy Jr. nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga Reuters të martën. 

 Jack Schlossberg, nipi i JFK, tha në X të martën: "Administrata Trump nuk i dha askujt në familjen e Presidentit Kennedy "një kokë lart" për lirimin". Fredrik Logevall, një profesor historie në Harvard, librat e të cilit përfshijnë "

JFK: Ardhja e moshës në shekullin amerikan 1917-1956", tha në një email se dokumentet e reja mund të ndihmojnë në plotësimin e figurës. 

 "Është e vlefshme të nxirret i gjithë dokumentacioni, në mënyrë ideale në formë të pa redaktuar. Por nuk pres zbulime të reja dramatike që ndryshojnë në një farë mënyre themelore kuptimin tonë të ngjarjes," tha ai.

 Një dokument me titullin "sekret" ishte një llogari e shtypur me shënime të shkruara me dorë të një interviste të vitit 1964 nga një studiues i Komisionit Warren, i cili mori në pyetje Lee Wigren, një punonjës i CIA-s, për mospërputhjet në materialin e ofruar komisionit nga Departamenti i Shtetit dhe CIA në lidhje me martesat midis grave sovjetike dhe burrave amerikanë. 

 Oswald ishte i martuar me një grua sovjetike, Marina Oswald, në kohën e të shtënave. 

 Dokumentet e Departamentit të Mbrojtjes nga viti 1963 mbulonin Luftën e Ftohtë të fillimit të viteve 1960 dhe përfshirjen e SHBA në Amerikën Latine, duke u përpjekur të pengonin mbështetjen e liderit kuban Fidel Castro për forcat komuniste në vende të tjera.

 Dokumentet sugjerojnë se  Fidel Kastro nuk do të shkonte aq larg sa të provokonte një luftë me Shtetet e Bashkuara ose të përshkallëzohej deri në pikën "që do të rrezikonte seriozisht dhe menjëherë regjimin e Kastros".

 “Duket më shumë gjasa që Fidel Kastro mund të intensifikojë mbështetjen e tij ndaj forcave subversive në Amerikën Latine”, thuhet në dokument. 
Trump bën lajmërimin e fortë: Nesër publikohet dosja e vrasjes së  presidentit Kennedy


 Një dokument i lëshuar nga janari 1962 zbulon detaje të një projekti tepër sekret të quajtur "Operation Mongoose", ose thjesht "Projekti Kuban", i cili ishte një fushatë e operacioneve të fshehta dhe sabotazheve të drejtuara nga CIA kundër Kubës, e autorizuar nga Kennedy në 1961, që synonte të largonte regjimin e  Fidel Kastros. Donald Trump nënshkroi një urdhër menjëherë pasi mori detyrën në janar të 2025 -tës  në lidhje me publikimin e dokumenteve, duke bërë që Byroja Federale e Hetimit të gjente mijëra dokumente të reja në lidhje me vrasjen e Kenedit në Dallas. 




 Në përpjekjen për të përmbushur urdhrin e Donald Trump, Departamenti i Drejtësisë i SHBA urdhëroi disa nga avokatët e tij që merren me çështje të ndjeshme të sigurisë kombëtare të rishikojnë urgjentisht të dhënat lidhur më vrasjen e presidentit amerikan Kenedi në Dallas .

2025/03/15

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

         
Dr. Hakif Bajrami: Mos ia kthe pushkën veti dhe kombit tënd, Uran Butka -  Radio Kosova e Lirë



                       Shkruan historiani i njohur kosovar : 
                    Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD
                                 Prishtinë, 15/03/2025.

Sot (2025) në bazë të dokumenteve që janë grumbulluar në Tribunalin e Hagës; në bazë të publikimeve që i kanë botuar akterët e krimeve; në bazë të arkivave që kanë mbetë me rastin e arratisjës së një pjese të serbëve që kishin bërë krime monstruoze ndaj fqinjëve shqiptarë, nga Kosova prej 12 VI 1999 e tutje, sherbimi informativ dhe kontrainiformativ ushtrak dhe policor serbian, lirishtë mund të thuhet se rifilloi epokën e znatit të vjetër serb, me u veshë të tesha kombëtare shqiptare, me vra serbë, me u fotografua para kufomave dhe ato fotose më i shpërndarë nepër botë si “krime shqiptare”. 

Pas këtyre aktve mizore, fillon prap lufta për ta përhaur rrenat se para 12 qershorti 1999 i kemi vrarë shqiptarët se na kanë detyruar.Në rrethanat e mëparëme dhe në rrethanat e reja Sllobodan  Millosheviqi ishte një Adollf Hitler i vogël, Ivica Daçiqi një Gebells në miniaturë; Vijisllav Shesheli një Vilhelm Gering me ambicje nazizte, kurse Aleksandër Vuqçiqi ishte një RUDOLLF GAVLIK që drejton Gestaponë, por që çdo krim ia atribuon Arkanit, i ngjajshëm sikurse Roberty Servantes, drejtues i SS formacioneve, që kishin të drejtë të vrasin 1941-1944 pa asnjë hetim, alias më 1995-1999,këndo që dëshironin ta privojnë nga jeta Milloshi dhe Shesheli i kishin klyshët që ua organizonin racinet nazifashiste. Mendo tragjedinë në Prekaz, Mejë, Makofc etj. Në rrethanat që Kosova u mbush me kufoma shqiptare (600 varreza masive) A. Vuçiqi, si shef i informatave dhe propogandës e kishte një rrol shtesë,sepse e kryente detyrën e lidhjeve dhe “strehimit” të informacioneve, që do të thot se kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me bartjën e kufomave nga vendi i krimit në Kosovë, e deri në Surçin, e prej andej në Rusi (programoheshin), të planifikuar për t` i bartur me dy aeroplanë. Këtë fakt e ka publikuar Viktor Çernomerdin në një bisedë konfidenciale në Moskë,kur po i shkruante kujtimet rreth Kapitullimit të Millosheviqit. Sot dueti A. Vuçiq dhe I. Daçiq po dëshmohet se për asnjë çështje nuk janë larguar nga programimi i krimeve që metastazoi deri në gjenocid në Kosovë, sidomos më 1999. Përkundrazi këta monstrumë që sot e drejtojnë shtetin e Serbisë, e “kritikojnë” Millosheviqin dhe Sheshelin pse nuk i ka shfarosur shqiptarët për një herë, po u a ka lënë këtyre të ëndrrojnë shfarosjën shqiptare nepër etapa. Këtë e thot oficeri i tyre që fshatin Shajkofc të Llapit e shndërroi në Kamp përqëndrimi, në mnyrë që të gjithë shqiptarët t` i likudojë me dy granata, ku asancionin do ta kryente njësia e Aleksander Vuçiqit, detyrë ajo që i ishte ngarkuar si shtesë nga Vojisllav Shesheli. Të shënojmë edhe këtë se nxënsi i A. Vuçiqit ka prerë shqiptarë në Makofc (afër Prihtinës) me sharrë motorrike. E tash do ta pyetja atëfar Llajçakun që shkoi në plehun e historisë, si të dialogohet me këta neofashistë, ku në vend të fjalës “terrorist” të UÇK-ës, kanë krijuar koncept për Republikën e Kosovës duke e nominuar “e ashtuqajtur Republika e Kosovës”, duke paguar miliona për ta defaktorizuar. Nuk është çudi për këta, por është anomali se si BE ende nuk po dijnë ta lexojnë politikën e tyre kripto neofashiste. Mandej politikën e tyre nuk po e dijnë ta lexojnë e as ta negociojnë duke prezantuar argumente se çka mshifet pas historisë tyre krimianle. E si pasojë në vend se të hetohen dhe gjykohën këta krimnelë, po hetohën dhe planifikohet të gjykohën ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë, që kanë bërë luftë të drejtë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe përpiekje që okupatori të largohet nga politika e krimeve të progarmuara dhe çlirimi i popullsisë Kosovës të jetë realitet historik, por edhe i garantuar ndërkombëtarishtë, sepse kriminelëve serbianë, po iu dha shansa, prap do të sulmojnë popullin e pambrojtur dhe ‘duarthatë’ shqiptar. Parahistoria e gjenocidit serbian në Kosovë Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t` i shfrytzojë për ta rihapur frontin antishqiptar, që ishte përpiluar nga treshja: Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq gjatë viteve 1950-1966. Për t` ia filluar punës, kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re; duke e pritur shansën që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër,dhe më 1981 do të përqëndrohet në serbizimin e Kosovës. Aktivizimi i tyre, plus ata që ishin regrutuar si të rinjë, do të fillojë pikërishtë më 1981 duke u përkrahur nga ushtria, partia komuniste-çetnike, e deri te “Zbori” i Lotiqit, deri te kisha e Nikollaj Velimiroviqit, deri te institucionet shkencore, arsimore dhe individët, në cilsinë e ideologëve për mënyrat e krimeve. Eksponentët e kësaj garniture që ushqehej “nën sofër”, në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj më 1981, do të përpilojnë një dokumenet që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ‘ballon’ i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “skeret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljës nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvednin e Kosovës me shifer “sekret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendëshme 28000 serbianë dhe malazezë. Kjo do të thot, se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vadalizojnë ken të duan dhe mjerishtë kjo shtresë e dahive ishte regrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit dhe sllavizimit Kosovës më 1918-1941, në saje të 12 ligjeve dhe nënligjeve që posedohen. Në atë kohë kolonizimi e kishte embrionin, parafashist por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonial të tipit neofashist. Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfar BARAZIE të shqiptarëve me qenjen e tyre serbiane “mbiracore”. Dokumnetet janë të pamëshirëshme. Fjala është për 4407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish Rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre baditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gja të zezë pa bërë në Kosovë gjatë viteve: 1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugërimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të serbizuar e që nuk janë shpërnguluar në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nepër qytete. Numri i saktë i kësaj shtrese aristokrate policoro-ubbeske me atrofi dhe isufiencë kriminale, arrinte familiarisht në 23 231 anatarë. Prej tyre, 7190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerër ishin fëmi,gra (edhe ato shumica në punë) dhe antar të ngushtë familiar. Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore kriptokomuniste që do të mirren intenzivisht me çështjen e shpikjës së shpërnguljes me “dhunë” të atyre që bota shqiptare i quante “shkie kolonistë”, që në fakt ishin një kategori dahinjësh mizantropë, e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez, të regrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste 1918-1966. Lidhur me këtë, janë përpilura për këta kriptokriminelë dhe manjakodepresivë nga alkoholi dhe shovinizmi, sidomos pas vitit 1981, jo më pak se 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vejtore, se “si janë shpërngulë nga presioni shqiptar”! Po të lexohën me kujdes ato raporte, shihet se janë krijuar në kuzhinat e UDB-ës në Beograd, janë derguar si direktiva komuniste për t` u zbatuar nga komunistët shqiptarë në Kosovë, në emër të “vllazrim bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar jugosllav” si shkollë PROSTUTUCIONALE e Kumrvocit. Në ato raporte-direktiva komuniste, kryesisht figurojnë trillime të nivelit të ulët, për ta rikrijuar sërish KASTËN e DAHIVE të kohës kralit dhe “vaktit” rankoviqist, e pse jo edhe titist, sepse Tito i ka pasë në informatë të gjitha sielljet e tyre nga Fadil Hoxha sidomos më 1967. Rikolonizimi i Kosovës ishte aktualizuar, për të sigurar para nga buxheti I RSFJ-ës, e për t`i kthyer për here të DYTË apo të TRETË, këtë kastë udbeske si kolonistë në Kosovë, që ishin mësuar të rrijnë nepër kafene dhe shqiptarët pronën e tyre tokësore ta punojnë me përgjystë. Jo vetëm kaq, kjo kastë në saje të qëndrimit partisë në pushtet dhe pushtetit ushtrako policor jetonte duke akuzuar njëherit shqiptarët, se me “presionin ndaj tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prap me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të papresedent” në Evropë, tri here me u kolonizuar e tri here me u arratisur dhe prap me beneficione donin të kthehen. Dhe u kthyen sidomos pas 23 marsit 1989, masovikisht. Por është trishtuese pozita e tyre. Ata po vinin me një “SHINOBUS”, sidomos të deileve nga Serbia në Kosovë. Në atë shinobus bartnin derra, pula, pata, qepë, hudhra, raki, poçavra, miell, misër për derra. PO të ishe në atë shinobus, ishte tmerri i kësaj bota nga ulurima e derrave dhe viçave, rakisë dhe hudhrave, sespe INFLACIONI ishte për 4800%. Po, e dijnë tërë bota që S. Millosheviqi po emitonte para nga letra e gazetave, sa që një banknotë i kishte 15 zero. Madje aty kah mesi i majit 1994 TRE thasë qepë kishin rënë në binar afër stacionit Lupçi i Ulët. Fshatrët shqiptarë në ata thasë kishin gjetë kallashnikovë dhe revole, që në pjesën e epërme ishin mbuluar me sanë të dendur, por edhe për rreth ishin maskuar me llojë kashte të elbit. Kjo do të thot se Millosheviqi çdo shtëpi serbiane në Kosovë e kishte kthyer në bunker armësh, shumicën e të cilave neokolonistët armet i shitinin në tregun profitabil shqiptar. Dhe, për ta “standardizuar” këtë kaos asimetrik serbian, dhe shpikje profesionale të KOS-it ushtrak, KOS-it kishtar, LKJ-ës së militarizuar e cila më 1983 i krijoi brigadat dhe batalonet ushtrake, sikur të ishte parti naziste dhe organizatë terroriste, që vet thyenin varre, dhunonin murgesha “natën”, dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë shqiptarin pa asnjë provë. Madje, kjo shtresë kolonistësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, kinse nepër manastire, të cilat vetëflijohen për porpogandë; madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shën Savës, shih nepër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të smurë, kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy të Savës që i vllai e verboi”, e nevojtari duke i prekur kërkonin “sherim”, e nga të prekurit e shumtë, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej iridentistëve shqiptarë. Turp ma i ndytë nuk ka mundur të hudhet në media 1981-1999 Madje, vetëngulja e njëfar të smuri manjakodepresiv, që quhej Gj. Martinoviq, aq iu kushtua rëndësi, sa që njëmend për dahijtë Serbian me ato para do të ndertoheshin nja dy fabrika. Dhuna, po të lexohen raortet javore për nevoja të “KTHIMIT” të serbëve dhe malazezëve, tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë, sa që i detyrojnë të rijnjët me dhunë, t` i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët shqiptar e kanë ditur fare mire se kush po I kurdisë ato akte të liga, të inskenuara me kujdes nga pushteti i partisë që po kalbej në mykjën e vet kanceroze. Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes së serbëve nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shkuar aq largë sa që Kuvendi Fedreativ më 1987/8, do të përpilojë: “Programin Jugosllavë për Kosovën”. Ky program është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete. Ky Program që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS, njëherit ishte një dritare e re për të mësuar popujtë tjerë se Serbia po i rrezikonte edhe ata. Pra kjo kastë banditësh, kolonistë të kralevinës dhe të titizmit serbian, e kanë futë në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot, të paktën ta mësojë industrinë e rrenave. Ky serbizim i programuar, kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara dikurë, pra që kishin qenë në duar të ish kolonistëve, t` u kthehen pronat e fituara me dhunë dhe të shitura pa asnjë dhunë, por me motiv se nuk e duronin njëfar barazie, si udbashët me duar të përgjakura, ashtu edhe të gjithë të tjerët në cilësinë e kolonistëve brenda shtetit, plus edhe nga ata te të gjitha anëve të botës, siç kishte ngja të kolonizohën në Maqedoni 1954-1967. E vërteta, pas 23 III 1989, në Kosovë u kthyen me dhjeta mija të tillë, duke ua grabitë në rend të parë vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avansohet në fuqi ‘qiellore historike’ serbiane, do të gjëndet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mbaruar më Kosnferencën e Dejtonit, më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë e tillë kurrë. Madje, kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zabtuar në Srebernicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të KS OKB-ës dhe ushtarëve nga Holanda!!! Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja më 1995, duke i shoqëruar njësitët e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ(Stranka Srpskog Jedinstava-Arkanit), që të tri fromacionet politike dhe ushtarake, do të inkudrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qëllim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofenzivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Millosheviqit. Të tri progarmet politike të tyre, faktojnë dokuemnetet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front varsës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokuemnti “ Kako vratiti Kosovo I Metohiju Srbima”(Si t` u ktheht Kosova dhe Metohia Serbëve”), pra jo edhe malazezëve. Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankoviqist, e që të dytë si në orkestër vranin shqiptarë, për dy dekada, pa asnjë përgjegjësi. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për marken gjermane). Në progarmin e fuzionuar, thueht në vijim se shqiptarët nuk e parnojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk sherbejnë në ushtri (për të vrarë jo sebë kudo nepër ish Jugiosllavi, sepse Milloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë znanatin në serbizmin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën jurisdikcioinin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në programm nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë!), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vet (jo po me dhunë shtetërore-hb), i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë sherbimin shëndetsor falas (jo edhe ky pohim cinik është rrenë serbiane). Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfur në Evropë, fuzionusesit e progarmit nxorrën konstatimin se: “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrum e nxorren “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në faktë me këtë koncept, progarmuesit e serbizimit të Kosovës (1988-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijëve, duke siellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, si shembulli i Sanxahkut Nishit më 1877, për çka një dokument serbian thot: “Kur kemi hy në lokalitetet e Sanxhakut Nishit, në dhjetor 1877, nuk kemi gjetë njeri të gjallë, sa që as emrat e katundeve nuk i dinim, sepse nuk kishte njeri të na i tregojë. Të gjithë arnautët, ose ishin vararë ose ishin larguar me dhunë nga shtpitë”. Këtë shembull e donin serbianët më 1989-1999 të përseritet sepse kishin provuar edhe më parë 1912-1966. Millosheviq (I.Daçiqi)-Sheshel-(A.Vuçiqi)-Arkan,programojnë shfarosjen e shqiptarëve të Kosovë 1995-1999 Adem Demaçi ishte i vetmi që e kishte të njohur se si do të sillet Serbia NEOFASHISTE ndaj shqiptarëve. Kur ta kryen gjenocidin në Kosovë, mësonte Adem Demaçi, Millosheviqi do ta sulmojë Maqedoninë. Këtë ia kam thënë ambasadorit amerikan”. Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, e kishte siellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid 1989-1999, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat”, që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallëra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazëta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna, Beogradi zyrtar, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987, po shkonte edhe më larg: duke akuzuar së pari për ta gjatur faktin për sulm gjenocidal-“Shqiptarët duen ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’. E shqiptarët e Kosovës ishin pa asnjë aeroplan, pa asnjë tanke, pa asnjë top, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shytrohej pytja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?. Madje KS OKB i kishte vënë RFJ SANKSIONE. Por, sipas dokumenteve që i posedojmë Beogradit: Bota arabe ia dhuroi 2 miliradë para kesh; firmat private Gjermane 850 milion marka; Franca 800 milion dhe Italia 750 milon marka gjermane. Këto para kishin shkuar në bankat ruse prej kah RFJ blente armatim për t` i shfarosë shqiptarët. Çka përmban programi i Qeverisë RFJ-ës për shfarosjën e shqiptarëve Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë Kosovës, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. Ishte ky “zbulim” epokal i shkollës Shën Savës dhe Gebellsit që quhët Aleksandër Vuçiq.Pra, e tërë propaganda serbe bëhej për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta, me qëllim që Kosova të serbizohet. Moto e vrasjeve masive ishte: “Po i vrasim se po na detyrojnë”! Hipokrizia serbiane din të thur edhe këso intrigash. Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit serbian shkojnë edhe mëtej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nepër banka 3, 8 miliardë marka gjermane”. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin e grabitur i “kishin edhe 2, 7 miliardë marka” keshë. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, sipas treshës: Millosh-Sheshel-Arkan- Daçiq-Vuçiq, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). Por akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t`i varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin serb. Për ta arsyetuar avanturën gjencidale programuesit serbian mbështetën në ‘histori’ bizare Hartuesit e Programit fashist serbian, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjes, si pikënsije e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, “paskan ardhur 465000” emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah ‘erdhi’ ajo masë popullore shqiptare, nga Marsi, nga Jupiteri, por që askush, nga shtypi, okuptori apo ndonjë burim I kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare”, nuk e shënoi asnjë informatë kurrë! Po e them në bazë të dokuemnteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978), në bazë të hulumtimi të dokumneteve të Rjahut (Gjermane) Tretë, se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale (Kosovë) më 1941/2, kishin ardhur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e ksihte në plan as ta vrasi, e as ta deprotojë (shpërngulë) dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si verpoi Serrbia okupatore (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anatarët e familjes në zajrrë si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të dirigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq, me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918-1941, duke përdorur çdo metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1941/2), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë, pa i parë askush. Gjithnjë sipas Programit serbian të sajuar më 1994, nga Kosova qenkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000 serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progarmerët gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan), vrasjet masive në Kosovë nga diktatura ushtarke titiste, sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e sidomos në Drenicë; nuk e theksojnë në anën tjetër se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”. Progrsmuesit fashistë të lartëcekur nuk e theksojnë se më 1938 Jugosllavia e kralit kishte lidhë Konventë me Turqinë, kishte siellë Ligjë, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë vetëm 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë tokë pune. A nuk i thonë këtij veprimi gjenocid. Ku mund të gjëndet kësi fashizmi në botë. Për këtë deshmitar janë dokuemntet zyrtare serbe të përpiluara më 1935-1939; 1945-1966; 1989-1999, e që posedohën. Sipas Programit S.Millosheviq-I.Daçiq;V.Sheshel- A.Vuçiq-Arkan, edhe pas vitit 1995, ishin diegur 65000 shtëpi sllave në Kosovë (!!!?). E ku kanë ngja ato “diegëje”, asnjë burim për be, nuk mund të gjëndet, madje as nga Diktatura ushtrake gebelsiane e 8 shkurtit 1945, as nga neofashizmi i Milloshit 1989-1999. Dhe ai dëm çenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip, kjo do të thot se vetëm terrori Serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas progarmuesëve, shqiptarët i paskan garbitur 55000 hektarë tokë të serbëve. Në cilat vise, në cilin planet? Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatrruar varret”!!! Dokumentet serbiane dëshmojnë të kundërtën se vetë udbashët i kryenin këto punë të liga dhe ua mveshin shqiptarëve, me porosi të KOS-it. Para syve të kujtë ngjajnë këto “mizori” fiktive. Shtrohet tash pyetja, ku dhe kur kanë ngja këto mizori. Asksuh nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kend, nuk paska mundur ta dinte?!!!. Sipas Programit fashist serbian në Kosovë jetuekan 1 665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, ose138000 banor, dhe 285 000 serbë, ose 17 %. Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsië më 1991, e kur në regjistrim u përgjegjën vetëm sllavët. Nga ky regjsitrim del saktësishtë se në Kosovë ishin 191 216 serbë. E regjistrimin e kanë bërë vetëm serbët, askush nga shqiptarët nuk u është përzier në punët e tyre të pista. Madje në këtë intrigë ka merita historike LDK që nuk lejoi popullin shqiptar që të regjisytrohët, sepse dihej se do të ketë manipulime. Programuesit serbian pyesin: “Si ta pengojmë krijimin e Shqipërisë Madhe” Duke i pasur këto shifra, prap përpiluesit e Programit shtrojnë pyetjen si: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferën e luftës së çingjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE”? Kjo pyetje u vërtetua më 1998/99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar, si Toplica (Mos lexoni asgjë tejtër, por vetëm dokuemnte serbe, e ato flasin vet-HB). Dhe përgjigjen vet se : “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994), sikurse Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët”?. Shakqet, programuesit e serbizimit Kosovës I gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia do t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garnacion nga Fuqitë e Mëdha;Shqiptarët jetojnë mirë në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi”. Edhe kjo varfëri e skajshme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej nga neofashist serbian. Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjës shqiptarëve Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbian dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shejtë serbiane (1994/5).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar, për të ia lëshuar radhën Maqedonisë. Për ta krijuar realitetin e ri, për t` i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numrojnë detyrat e tyre: 1.Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, shkruajnë neofashistët serbian, do t` i largojmë shqiptarët emigrantë, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë; duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-ës;2.Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbi, duhet t` I DREJTOJMË ose për në Shqipërin Bregdetare, ose në Maqedoni. Kjo do të thot, se është detyrë e pashmagëshme t` i shpërngulim 465000 shqiptarë.Në pronat e tyre, do t` i siellim sebët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serb nga Kroacia, duhet t` i siellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është diegur”. Nuk e thonë me fajin e kujtë.(Hulumto: Marrëveshjën Millosheviq-Tuxhman 1990). Jo vetëm këta fatëzi (që vet I kishin kthyer në fatëzi, me slloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”, në kushtet e reja, duhet në shtpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë me pakicat tjera. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetëformues serbian. Me pavlerësimin e kontratatve mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.” ‘Në vijim duhet ta matim token në përgjithësi’, shkruajnë fashistët serbianë.” Duhet të krijojmë libra të ri katastral dhe duke I asgjasur librat e vjetra; duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur token me një fushatë politike shtetërore, krejtë me qëllim që Kosova të srbizohet”. Programi parasheh se do t` u mirret prona shqiptarëve përmes gjyqeve,duke I vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u mirren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngritet ligji për shembjen mureve rreth shtëpive të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drjtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvoglojmë edhe mëtej numrin e shqiptarëve, duke e siellë në 44%”. Ndërtimi i 100 fshatrave të reja sllave në Kosovë-Arkani “Duke u bashkuar në një front si kurrë më parë, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar siprmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave.Për këtë qëllim do të ndërtohen 3000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thot, programojnë nxënsit e ideologjisë Gebellsit, se do t` i punësojmë 250 000 persona sllavë, që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim, do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata officerë që kanë sherbyer në Slloveni dhe Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vedni ma I militarizuar, ku shqiptarët as zogjët e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, deri sa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe deri sa të konvertohen. Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serbian, vijojnë programuesit, do t` i ndertojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` I ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5000 banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipermarrje të vogla, ferma, dhe punëtroi ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitorën, ujsiellsin, kanalizmin, telefonin, rrugën, shkollën, shtpinë e kulturës, ambulantën dhe kishën. Në këtë trasfirmim parashohim t` i siellim në punë 125000 persona, të cilët do të i ushqejnë 500 000 banorë aktiv”.Si të finansohet Programi i Serbizimit Kosovës, pyesin autorët neofashist më 1994. Dhe përgjigjen me: Bankë që e krediton sllavizimin e Kosovës sikurse 1918-1941 Në vijim fashistët serbian programojnë: “Kriza finansiare në Serbi, nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t` I investojë nga 1000 dollarë, duke I ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themlohet një bankë e përzier, që do t` I finasojë punët e ekspertëve argrar dhe ideor. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat e tyre, duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtar me obligim, aq më parë kur tash në Bosnje lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb (mushicë)pastaj Maqedoninë bullgaro-shqiptare”. Për realizmin e Progarmit, Kuvedni i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:”Ligji për lirim nga tatami për 3 vite për çdo sieprmarrëje dhe punëtroi të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; ‘Ligji për qytetar të jashtëm’, ku do të dihet kush është qyetarë i Serbisë; ‘Ligji për stimulimin e natalitetit”. (Ideator të Programit: Sllobodan Millosheviq kryetar, Ivica Daçiq sekretar general I SPS (Socialistiçka Partia Serbie); Visllav Sheshel kryetar, Tomisalv Nikolliq- nënkrytar, Dr Nikolla Popallashen- nënkryetar, Maja Gojkoviq- nënkrytar, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksander Vuçiq -sekretar gjeral i Partisë Radikaale Serbiane (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Rzhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ). Programi e kishte një aneks, që në veti ngërthente këto udhëzime: 1.Me rrahë shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2.Me I privuar shqiptarët nga lria dhe në burgje duhet ta ndiejnë peshën e pushtetit Serbian; 3.Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregatrët Serbian, duhet rëndruar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptar që kanë shumë pasuri e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5.Intelektualët kulminantë shqiptar duhet të mirren në pyetje dhe duhet të kërcnohen; 6.Duhet ta përhapim propogandën se shqiptarët e rendomtë janë të knaqur duke I reklamuar nepër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiksohen;7.Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendraat tona të emigracionit, me qëllim që të ralizohet qëllimi final I serbizimit Kosovës”. Pse çarqet kriminale serbe e krijuan këtë program Serbët gjatë shekullit XIX e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot e iriton serbët ( e deri më 1992 e lavdonin deri në kup të qiellit-Hb) sepse në krijimin e këtij koncepti që ma së shumti punoi për te Mbreti Aleksander, Serbianët njëherit “krijuan” edhe dy fise tjera në fvor të njetit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fund të shekullit do t` ua kthejnë armen seriozishtë, edhe pse nuk e kishin për here të parë. Së dyti serbomdhenjët e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuar të gjithë në Serbianë homogjen. E vërteta, e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe praktike e Jugo-versajit dhe jugo-avnojit, shkoi në plehun e hsitorisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në “jogurt revolucion”, në kanalizim. Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat I këtij Programi neofashist Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755000 dosje hetuesie për shqiptarë;I deprotoi mbi 1 000 000 shqiptarë nga troejt e veta, I vrau mbi 13 000 shqiptarë civilë; I rrënoi 140 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përciellëse; I krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; I dhunoi 20 000 femra (shiqo: Hjumens rajhs voç); shkatrroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli I XIV-të ose u garbitën ose u dogjën për mos me u ditë realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV-të. Në fund të shekullit ( pikërishtë më 27 V 1999 pushteti dhe kisha Serbiane , provuan që në Beograd të krijojnë një uniatizëm rreligjioz, për ta kthyer krimin në diçka rreligjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishta krishtere, pa mëkate”. Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë varastare serbiane në Kumanovë më 9 VI 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 36 njësi, të përbëra prej kriminelëve në za si: Arkan, Dragan, tridhjetë rusë, katër drejtues qetash kriminale ukrainase, dy bellorusë, dy rumunë, 2 zvicran, 11 italian,6 austriakë e madje edhe 1 hebrej), të gjithë deri sa u larguan më 10 qershor 1999, jashtë kufijëve të Kosovës, do t` i marrin me veti gati të gjithë serbianët e kolonizuar nga Kroacia dhe Serbia (1992-1999) peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri I tyre nuk ishte i vogël), si sigurues civilë, deri në Kushumli. Shtrohet pyetja: Ku gjindet Arkiva e 4500 antarëve të sherbimit informative dhe kontrainformativ Serbian që vepronin në Kosovë janar -dhjetor 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara. E persona të tillë ka sot nepër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden, madje edhe nepër Prishtinë, në pikë të ditës, e sherbimet shtetërore të Kosovës, krehen. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetoj), mbroi dhe gjykoi Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të mirret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura qe dy shekuj, me 37 programe për shfarosjën e Shqiptarëve pa ndërprerëje në Kosovë, për t` ia filluar pastaj me serbizimin e Shqipërisë Bregdeatre si planifikohej më 1939 nga Lotiqi i “ZBOR” it dhe Ivo Andriqi e lëvizjet: “ORJUNA; SRNAO,“Nardna Ordbrana”, “Bella Ruka” e” Crna Internacionala” neoruse!. Çka do të ndodhë më 15 mars 2025 në Beograd nuk e di, por e di se ka ardhur koha që serbët më në fund t` ia kthejnë pushkën veti!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...