Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/07

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

 

  • Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri të Kosovës.
  • Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar se bëhet fjalë për Millan Vukashinoviqin i cili punonte në Byronë Kosovare të Sigurimit.
  • Nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë thënë se situata e sigurisë në kufi është e qetë.

Një person mashkull me inicialet M.V., për të cilin Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se kishte marrë informacione se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria e Serbisë në territorin e Leposaviqit, thuhet se punonte në Byronë Kosovare të Sigurimit në vendkalimin kufitar Jarinje, në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë konfirmoi nga disa burime se bëhet fjalë për Millan Vukashinoviqin nga Leposaviqi - një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.



Fillimisht, edhe avokati serb, Ivan Niniq, shkroi në rrjetin social X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri në fshatin Jellakcë pranë Leposaviqit dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tij në Qendrën Klinike Universitare në Nish.

Ky fshat ndodhet në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, pranë kufirit me Serbinë.

Niniq, avokat i familjes Vukashinoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se, sipas informatave dhe burimeve të tij, në këtë incident kanë marrë pjesë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në uniforma kamuflazh, pa shenja identifikimi.

Ndërsa Kosova e akuzoi Serbinë për shkelje serioze të sigurisë së kufijve dhe paqes, Beogradi zyrtar nuk reagoi për këtë incident.

Për shkak të heshtjes së organeve serbe, avokati Niniq dyshon se plani ishte që rasti i Vukashinoviqit “të fshihej”.

Çka është Byroja Kosovare e Sigurimit?

Byroja Kosovare e Sigurimit është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar nga kompanitë e licencuara të sigurimeve në Kosovë.

Ajo funksionon që nga viti 2011, në bazë të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Kjo zyrë, mes tjerash, është përgjegjëse për shitjen e policave kufitare të sigurimit për automjetet e huaja që hyjnë në Kosovë.

Mbikëqyrjen e këtij institucioni e bën Banka Qendrore e Kosovës.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

Avokati Niniq thotë se të shtunën, më 1 nëntor, Dragana Vukashinoviq, nëna e Millan Vukashinoviqit, e kontaktoi atë, duke i kërkuar që ta përfaqësonte, sepse djali i saj kishte shkuar në pikën kufitare me Serbinë atë ditë, për të parë një mik nga Llukovska Banja në Serbi dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin kalim alternativ me Serbinë - kalime zyrtarisht të paregjistruara midis Serbisë dhe Kosovës - në fshatin Jellackë.

Sipas Niniqit, Vukashinoviq më pas e ka kontaktuar nënën nga një autoambulancë, duke i thënë se ishte plagosur, por se nuk mund t'i tregonte asgjë më shumë.

Niniq thotë se të hënën, me miratimin e nënës së Vukashinoviqit, ai vendosi të fliste publikisht për këtë rast, sepse autoritetet serbe nuk kishin reaguar dhe se si avokat nuk kishte asnjë institucion me të cilin mund të komunikonte.

Ai shton se “përmes kanaleve dhe metodologjisë së tij të punës” ka përcaktuar se Millan Vukashinoviq është qëlluar me armë zjarri në zonën tokësore të sigurisë, por se nuk mund të specifikojë nëse në anën serbe apo të Kosovës.

“Mund të them vetëm se ai u transportua në spitalin në Prokuple, se në atë aksion morën pjesë tre xhipa pa targa, se më vonë u përcaktua se këto automjete - me shumë mundësi - i përkisnin Armatës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë, se automjeti i katërt kishte targa, se personat që morën pjesë në të gjithë aksionin, ishin me uniforma kamuflazh të zeza dhe jeshile të errëta, se nuk kishin shenja të ushtrisë ose xhandarmërisë dhe se kishin maska në kokë”, thotë Niniq.

Ai thekson se personat që përmend, janë vërejtur edhe nga qytetarët në Prokuple, si dhe nga punonjësit e spitalit të Prokuples, të cilët, sipas Niniqit, ishin të parët që e morën nën kujdes Vukashinoviqin.

Në çfarë gjendjeje është Vukashinoviq?

Avokati Niniq thotë se gjatë transportit drejt spitalit në Nish, Millan Vukashinoviq ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.

Aktualisht, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë.

Nëna dhe motra e tij nuk lejohen ta vizitojnë fizikisht, por mund të marrin informacione përmes telefonit ose mjekëve në spital, sipas Niniqit.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi spitalin në Nish për këtë rast, por nuk mori përgjigje.

Niniq thotë se, si avokat i familjes Vukashinoviq, është i shqetësuar që autoritetet serbe nuk kanë dalë me asnjë reagim dhe se ende nuk e di nëse dyshohet për ndonjë vepër penale, nëse është lënë në paraburgim apo cila prokurori po e trajton rastin.

“Nuk dihet nëse është kryer ndonjë hetim në vendngjarje nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, kush ka marrë pjesë në aksion, cili ka qenë qëllimi i aksionit, nëse aksioni është pasojë e ndonjë vendimi nga autoritetet shtetërore apo nëse kanë marrë pjesë palë të treta të paautorizuara... Ka shumë pyetje dhe ne do të këmbëngulim për përgjigje. Si avokat, nuk kam një institucion të cilit mund t’i drejtohem dhe më të cilin mund të komunikoj”, thotë Niniq për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe Zyrën e Prokurorit të Lartë Publik në Prokuple dhe është në pritje të përgjigjes.

Niniq thotë se familja është e gatshme të padisë Republikën e Serbisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe të kërkojë përgjegjësi individuale.

Motivet e mundshme

Niniq thotë se ende nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.

Ai thotë se ka informacione se Vukashinoviq ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit - sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.

“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, thotë Niniq.

Lista Serbe nuk u deklarua për plagosjen e Vukashinoviqit.

Serbia, më herët, ka akuzuar pjesëtarë të komunitetit serb për spiunazh në dobi të organeve të sigurisë së Kosovës, ndërsa para organeve të drejtësisë në Kosovë janë duke u zhvilluar disa procese për dyshime për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Inteligjencës.


Kush është Millan Vukashinoviq?

Millan Vukashinoviq ka punuar në Byronë Kosovare të Sigurimit që nga viti 2011, konfirmon për Radion Evropa e Lirë ish-shefi i kësaj byroje, Rrahim Pacolli.

Avokati Niniq thotë, gjithashtu, se ka informacione se Vukashinoviq ka punuar në një kompani sigurimesh në një nga pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pacolli shton se Vukashinoviq ka pasur probleme edhe më parë, se ka vuajtur presion, por se nuk e ka lënë kurrë punën.

Kush është Millan Vukashinoviq, që dyshohet se u rrëmbye nga Serbia?
  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 1080p
  • 720p

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:002:300:00

Radio Evropa e Lirë, përmes mjeteve forenzike për njohjen e fytyrës, konstatoi se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që po përjetonte, në një bisedë me gazetarin dhe ish-deputetin e Kuvendit të Serbisë, Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.

Për identifikim, Radio Evropa e Lirë përdori mjetet PimEye dhe MX Face, të cilat prej disa vitesh, përmes programeve të inteligjencës artificiale, mundësojnë lidhjen e saktë të fytyrave nga fotografitë.

MF Face tregon se fotografia e Millan Vukashinoviqit, të cilën në rrjetin X e publikoi avokati i familjes së tij, Ivan Niniq, dhe fotografia e personit që jep deklaratë në emisionin “Reč naroda (Fjala e popullit)” në qershor të këtij viti, përputhen.

Përveç me Vukashinoviqin, Sharoviq atë ditë kishte zhvilluar biseda edhe me disa serbë të tjerë në Gazimestan, afër Prishtinës - vend ku çdo vit mblidhen serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit për të festuar Vidovdanin dhe për të shënuar përvjetorin e Betejës së Kosovës.

Çfarë tha  Millan Vukashinoviq më 28 qershor 2025?

Millan Vukashinoviq tha në atë kohë se serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, pas presionit të Listës Serbe.

Ai pretendoi se, personalisht, ka vuajtur presion dhe se nuk ndihej i sigurt të shkonte në Serbi, sepse nuk donte të jepte dorëheqje.

“Ata shpikën lloj-lloj historish për mua, më lidhën me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam vetëm këtu në Kosovë. E anashkaloj Serbinë”, tha ai, ndër të tjera.

Kur u pyet për sulmin nga një grup i armatosur serbësh në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - në shtator të vitit 2023, Vukashinoviq tha se “djemtë u shfrytëzuan”.

“Tani, shumë prej tyre nuk mund të vijnë në shtëpitë e tyre”, tha ai.



Një polic i Kosovës u vra në këtë sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Zyra e Prokurorit të Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 individëve, nga të cilët vetëm tre janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa pjesa tjetër është në arrati.

Përgjegjësinë për sulmin e mori publikisht biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Millan Radoiçiq, i cili që atëherë besohet se ndodhet në Serbi.

Fyerjet në grupet e Telegramit

Në fund të qershorit, një deklaratë e Vukashinoviqit nga Gazimestani u botua në kanalin e Telegramit “Koridor”, me përshkrimin se bëhet fjalë për “një spiun shqiptar, të cilit iu ofrua punë në një nga institucionet serbe, por ai donte të qëndronte dhe të punonte për institucionet shqiptare, sepse, përveç pagës, merr edhe bonus për spiunazh”.

Kanali “Koridor”, përndryshe, është përdorur më herët nga “Brigada e Veriut”, e cila bashkë me “Mbrojtjen Civile” janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës, në qershor të vitit 2023.

Në atë kohë, ky kanal deklaroi se kjo nuk do t’i pengonte ata që të luftonin “për serbizëm dhe unitet”, por se, për arsye sigurie, ata nuk do ta informonin më publikun për lëvizjet e tyre.


Kosova akuzon Beogradin, Serbia hesht ?

Autoritetet serbe nuk kanë komentuar ende për rastin.

Radio Evropa e Lirë u dërgoi pyetje Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi në lidhje me rastin, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se bota demokratike duhet të reagojë dhe t’i ndalojë “sulmet” e Serbisë që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin.

Osmani tha se rasti është një tjetër provë e “qasjes hegjemonike” të Serbisë.


“Çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiq, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”, shkroi Osmani në Facebook.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se ky veprim është pjesë e politikës së Serbisë, bazuar në frikësimin dhe persekutimin e qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në Facebook dhe i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë ndaj Serbisë dhe që këto veprime armiqësore të mos përsëriten.


Çfarë thotë Policia e Kosovës?

Policia thotë se ka intervistuar dëshmitarë okularë dhe se ka marrë informacione prej tyre se “persona të maskuar kanë hyrë në territorin e Kosovës, kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kanë çuar në territorin e Serbisë”.

Viktima, e identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve, është transportuar me autoambulancë në qytetin e Nishit në Serbi.

Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj konkretisht pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si është e mundur që anëtarët e Xhandarmërisë serbe të hynin në territorin e Kosovës pa dijeninë e saj, por ajo vetëm deklaroi se ishte “pika zero”.

Policia tha se po bashkëpunon me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili është përgjegjës për zonën kufitare.

KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë se është në dijeni të një raporti nga Policia e Kosovës, se Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb të Kosovës, duke shtuar se situata e sigurisë në kufi është e qetë.

“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e këtij misioni.

Cilat janë 4 insektet që morën dritën jeshile nga BE

Cilat janë 4 insektet që morën dritën jeshile nga BE për konsum njerëzor Në të njëjtin njoftim ka dhënë “dritën jeshile” për shitjen e ushqimit të ri të karkaleci të tokës në formë të tharë, pluhur, pastë apo të ngrirë. 

Ky ushqim synohet të vendoset në treg si përbërës në produkte të ndryshme ushqimore për popullatën e përgjithshme. 

 Pavarësisht nëse është një meze e lehtë apo një përbërës ushqimor, a e dini se janë tre insekte të miratuara në BE si 'ushqim i ri'? Karkaleci i tokës, krimbi i verdhë i miellit dhe karkalecat migratore janë tre llojet e insekteve të miratuara si 'ushqime të reja' në tregun e BE. 

Në fillim të janarit 2023, ajo miratoi lëshimin e insektit të katërt si ushqim, krimbit më të vogël të miellit ose brumbulli. Në të njëjtin njoftim ka dhënë “dritën jeshile” për shitjen e ushqimit të ri të karkaleci të tokës në formë të tharë, pluhur, pastë apo të ngrirë. 

Ky ushqim synohet të vendoset në treg si përbërës në produkte të ndryshme ushqimore për popullatën e përgjithshme.

 A duhet të hamë insekte? Kësaj pyetjeje Bashkimi Evropian i përgjigjet se konsumatorët mund të vendosin nëse duan të hanë insekte apo jo. Megjithatë, përdorimi i insekteve si një burim alternativ i proteinave nuk është i ri dhe insektet hahen rregullisht në shumë pjesë të botës.

 Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë, insektet si ushqim janë një çështje veçanërisht e rëndësishme e shekullit tonë, për shkak të rritjes së kostos së proteinave shtazore, pasigurisë ushqimore, presioneve mjedisore, rritjes së popullsisë dhe kërkesës në rritje për proteina. 

Prandaj, duhet të gjenden alternativa ndaj blegtorisë konvencionale. Marrëveshja e Gjelbër – Nga ferma në pjatë Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Bujqësisë tregon se insektet janë një burim ushqimi shumë ushqyes dhe i shëndetshëm, i pasur me yndyrë, proteina, vitamina, fibra dhe minerale. 

Prandaj, ato janë një burim alternativ i proteinave që lehtëson kalimin drejt një diete të shëndetshme dhe të qëndrueshme. 

Në kontekstin e Horizon Europe, i cili është një program financimi për kërkimin dhe inovacionin, proteinat me bazë insektet konsiderohen tashmë një nga fushat kryesore të kërkimit. 

Siç është argumentuar, përfitimet mjedisore të rritjes së insekteve për konsum njerëzor bazohen në:

 a) shndërrimin efikas të lëndës organike në ushqim 
b) më pak emetim të gazeve serrë 
c) Më pak përdorim të ujit dhe tokës së punueshme 
d) Përdorimin e bio-konvertimit të bazuar në insekte për të reduktuar mbetjet ushqimore.

 Investimi në Industrinë e Bujqësisë së Insekteve Ferma e insekteve Nga toka në pjatë 
E themeluar në vitin 2011 në Paris, Francë nga shkencëtarë dhe aktivistë mjedisorë, të certifikuar nga Next40 dhe B Corp, Ÿnsect është një lider në prodhimin e proteinave dhe plehrave natyrale nga insektet. Edukon dhe përpunon insektet në përbërës të cilësisë së lartë jo vetëm për kafshët shtëpiake, peshqit dhe bimët, por edhe për ushqimin njerëzor.

 Ai përdor teknologji inovative të mbuluar nga 377 patenta në 44 kategori për të prodhuar krimba më të vegjël dhe të verdhë në ferma vertikale plotësisht të automatizuara. Ajo operon tre objekte prodhimi, një në Dole, Francë (2016), një në Holandë (2017), një në SHBA (2022) dhe një vend të ri në ndërtim për fermën më të madhe të integruar vertikalisht në botë në rajonin Amiens të Francës. 

Ajo punëson 360+ njerëz, ka mbledhur rreth 500 milionë dollarë nga fondet kryesore globale të investimeve, bankat dhe organet publike, dhe eksporton produktet e saj në mbarë botën.

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës







Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit, gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shquara të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane dhe kombëtare. 



 I lindur në Lagjen Dacallarë, Njësia Administrative Sllovë, Dibër, Fatos Daci ia kushtoi jetën dijes, shkrimit dhe ruajtjes së vlerave identitare shqiptare. 

Ai ishte anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, pjesëtar i Lidhjes së ShkrimtarëveShqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare. 



 Në mbi 50 vjetë  krijimtarie, Fatos Mehdi Daci botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike me mbi 15.000 faqe, dokumentoi jetën, historinë dhe traditat e Dibrës dhe të mbarë shqiptarisë, dhe realizoi mijëra portrete, emra e fotografi historike të rralla.





 Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi gazeta të ndryshme, përfshirë “Dibra”, dhe realizoi qindra artikuj, reportazhe, studime dhe 23 dokumentarë televizivë. Ishte redaktor përgjegjës i revistës shkencore të AAAS-it "Dituria".




 Fatos Mehdi Daci ishte gjithashtu organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore dhe kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë dhe më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat kulturore të Dibrës.



 Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe shpesh u shpall “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të tjera të Dibrës. 






 Homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi, më 8 dhjetor 2025, nga ora 9:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të mbahet në vendlindje, Lagjja Dacallarë, ora 13:00.

Pritja para varrimit do të bëhet në Shtëpinë Funerale “Ija”, Rruga “Kujtim Laro”, Tiranë, më 7 dhjetor nga ora 14:00 e në vijim. 



Një automjet do të jetë në dispozicion për transportin drejt Peshkopisë.

 Pritje të tjera do të mbahen më 9 dhjetor 2025 nga ora 08:00 e më tej. Familja e tij shpreh mirënjohje për gjithë ata që do të nderojnë kujtimin e tij dhe shkruan: “Fatos Daci largohet nga jeta, por jo nga kujtesa jonë. 

Ai lë pas një pasuri të pamatë shpirtërore e dokumentare, që do t’i shërbejë brezave përjetësisht. I paharruar qoftë kujtimi i tij.”
1.Akademik Prof.dr.Skender Kodra, Kryetar i AAAS -it  
2.Akademik Prof.dr.Mehdi Hyseni, Nënkryetar i AAAS -it  
3.Akademik Prof.dr. Flori Bruqi, Drejtor për mardhënie më publikun pranë AAAS 

New York, Tiranë, Prishtinë, Shkup, 07.12.2025.

2025/12/01

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit






                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj 



Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosja në Isniq e familjeve të para Në fund të shekullit XV, në qendrën e sotmet të Isniqit, u vendosën Familja Çetaj, Familja Blakaj, Familja e Bojku dhe pas një kohë në këtë pjesë u vendosën edhe djemtë e Familjes së Lekë Vukës. 





Familja e Çetajve dhe Familjet e djemve të Lekë Vukës i takonin fisit të Shalës. Familja e Bojku, u vendos në juglindje të fshatit, rreth 100 metra larg qendrës së sotme të Isniqit. Kjo familje në këtë kohë kishte tri (3) shtëpi. Familja e Blakajve ishte vendosur pak më larg së Familja e Bojku në anën jugore dhe numëronte gjithsej tri (3) shtëpi. Familja e Çetajve, u vendos në anën jugperëndimore të qendrës së Isniqit, afër 100 metra larg nga qendra e sotme e Isniqi. 






Kjo familje kishte gjithsej dy (2) shtëpi. Me lëvizjen e familjeve Çetaj, Blakaj, Bojku dhe të Lekë Vukës, dhe shpritjes nga pjesa kodrinore-malore dhe vendosja në tokën pjellore në rrafsh, ata fillaun që të punonin tokën dhe të bënin hapjen e tokave të reja të punës.




 Në fillim të shekullit XVI, trualli i moçëm i familjes së Lekë Vukës, u trashëgua nga djemtë e tije, Nika, Preka dhe Cana. Pas vendosjes në Isniq, të djemve të Lekë Vukës, familja e Nikë Lekës, u vendos në perëndim të qendrës së fshatit, aty ku sot gjendet trualli i Familjes Imeraj dhe i Familjes Maksutaj. Po ashtu Familja e Canë Lekës, djali tjetër të Lekës, u vendos në veri të qendrës së fshatit Isniq, në afërsi ku sot gjendët trualli i Familjes së Tafajve. E djali tjetër i Lekë Vukës, Preka me familjen e tije, u vendos në disa metra larg familjes së të vëllait Canës, aty ku sot gjinden trualli i Familjes Sinanaj, Mehmetaj dhe Ahmatajve. Djemtë e Lekë Vukës, patën një shtim shumë të madh, nga familje e tjera në fshat por edhe me gjerë. 





Ky shtim i madh, i detyroi pasardhësit e Lekë Vukës, që të ndahen në familje me të vogla. Një shtim të madh të familjes pati edhe Mujë Nika (nipi i Lekë Vukës – në breza Nikë Lekë, Lekë Vuka), ku djemtë e tije Dema, Imeri, Meha dhe Ibra ishin punëtorë shumë të mëdhenj. Pas një kohë, u ndanë edhe djemtë e Demë Mujës (Rexha, Halili, Hajdari dhe Ahmeti), ndahen në dy familje. Hajdari si me i madhi mbeti bashkë me vëllezërit e tjerë Halilin dhe Ahmetin ndërsa Rexha mbeti i vetëm me familjen e tijë. 




Edhe pse trualli i moçëm u nda në pjesë të barabarta, Hajdar Dema lëvizë dhe rikthehet në truallin e moçëm të gjyshit të tije, në vendin e quajtur Brrakat e Poshtme lokalitet në malet e Isniqit. Hajdar Dema, shpërngulët për në Boletin të Mitrovicës Pas ndarjes me vëllezërit e tij, Hajdar Dema, u rikthye në truallin e të parëve të tije në Brraka të Poshtme. Arsyet së pse ai u rikthye në token e të parëve të tyre, nuk është e dokumentuar me dokumente, por në popull thuhet së ai kishte një mosmarrëveshje me vëllezërit e tij rreth pasurisë së tokës, dhe për të ju larguar mosmarrëveshjeve me vëllezërit ai vendos që me familjen e tije të rikthehet në truallin e moçëm të familjes. 











Ndërsa versioni i dytë rreth shpërnguljes së Hajdar Demës për në Brraka të Poshtme ishte ngase atje ende ishin të ruajtur mirë godinat e banimit dhe së ajo pjesë ishte e pasur me kullosa dhe ujë të bollshëm. Si dëshmi e gjithë kësaj janë gjurmët e mullirit të cilat edhe sot mund të shihen si dhe mikro-toponimi “Ara e Demës”. Se pse Kisha e Deçanit e kishte vë nën sy Hajdar Demën dhe familjen e tije ishte së ai kishte pasuri shumë të madhe të tokës në Brraka të Poshtëm. Pasuria e Hajdar Demës, shtrihej nga Lumi i Bardhë në jug deri afër Qafzave në vëri dhe shkonte deri tek Kisha e Deçanit dhe Kullës së Qelisë (lokalitet i vjetër arkeologjik). Për Kishën e Deçanit, vendosja në këtë pjesë e Hajdar Demës me familjen e tijë ishte një pengës, e nxitur nga politika e vëllavrasjeve midis shqiptarëve, duke e kuptuar këtë dobësi të shqiptarëve, ajo filloi që të kontribuoi në këtë aspekt shumë. Në mugës të dokumente të kohës, në lidhje me largimin e Hajdar Demës nga Brrakat e Poshtme për në Boletin e argumentojmë më gojëdhëna, ku thuhet së : “meshkujt e Hajdar Demës, ishin të zëne me punë, dhe në mugës të tyre, për bagëtitë kujdesej e bija e Hajdarit, Bardha. Një ditë prej ditësh aty rreth vitit 1750, dy djem të fisit të Gashit (fisit të Gashit i takojnë popullata e fshatit të Deçanit të asaj kohe), ishin duke u kujdesur për bagëtitë në fushën punues, ku ne të njëjtën kohë edhe e bija e Hajdar Demës, ishte duke u kujdesur për bagëtitë në anën tjetër të Lumit të Bardh (në pjesën e tokës së saj), djemtë e fisit të Gashit gjatë ter ditës i thërrasin dhitë e tyre me emrin “Bardha, Bardha….”. Pas kësaj ngjarje e bija e Hajdar Demës, Bardha të nesërmen nuk i lëshon bagëtitë. Duke e kuptuar këtë djemtë e Hajdar Demës, e zënë një pritë dhe i vrasin dy djemtë e rinj të fisit të Gashit. Kjo ishte edhe arsye së pse në vitin 1750, Hajdar Dema së bashku me familjen e tije”. Pas ngjarjes së vrasjes së dy djemve të fisit të Gashit, Hajdar Demës me familjen e tije, nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të largohet nga toka e të parëve të tyre dhe të vendosët në një vend tjetër me të largët. Duke e kuptuar rrezikun e qëndrimit në trojet e veta, ai merr rrugë për në fshatin Tomoc të Istogut. Në lidhje me rrugëtimin e të parët të tyre për në Tomoc, thekson së në fshatin Tomoc, familja e Hajdar Demës e la nipin Shatrin, ku prej tije rrjedhe Familja Shatri. 





 Pas lëvizjes prej fshatit Tomoc, familja e Hajdar Demës u vendos në Bjeshkën e Sokolicës 6 deri 7 km në veri të Mitrovicës dhe me pas në fshatin Boletin. Gjatë lëvizjes së familjes së Hajdar Demës, atij dhe bashkëshortes së tij, do ti lindë edhe djali Murseli respektivisht babagjyshi i Isa Boletinit. Isa (Adem) Boletini – disa të dhënë të shkurta jetësore dhe lidhjet e vazhdueshme me Isniqin Isa Boletini u lind më 15 janar të vitit 1864 nga babai Adem Murseli dhe nëna Ajshja, në fshatin Boletin të Shalës së Bajgores. Ai rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë po ashtu edhe në tërë Vilajetin e Kosovës. Isa Boletini lindi në një kohë kur në trevat shqiptare nuk kishte depërtuar në masë shkollimi, sepse në gjysmën e dytë të shekullit XIX, as që do të mund të bëhej fjalë për shkollim në gjuhën shqipe, andaj Isa mbeti i pa shkollë. Por në edukimin e tij, në frymën patriotike, ndikoi shumë oda e burrave e cila ndër vite shërbeu si shkollë tek shqiptarët. Të dhënat për jetën e Isës, sa ishte fëmijë, qofshin a to të dhënë dokumentare ose të dhënë gojore janë shumë të pakta. Familja Boletini (para se të arrinte në Boletin janë thirrur në popull si Shalë, duke u thirrur në emrin e fisit të cilit edhe i takonin), edhe pas vendosjes në Boletin, u vu në shënjestër të pushtetit osman. Kështu, në vitin 1830, veziri i madh i Stambolli, mori një ekspeditë ushtarake në Vilajetin e Kosovës. 





Gjatë ekspeditës u shkatërruan shumë rajone të Vilajetit të Kosovës duke përfshirë edhe Rajonin e Mitrovicës. Gjatë kësaj ekspedite, forcat ushtarake të Perandorisë Osman, sulmuan edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të familjes së Adem (Mursel) Boletinit, duke djegë e demoluar gjithçka. Po ashtu, forcat ushtarake osmane, plaçkitën edhe bagëtitë e familjes Boletini. Duke e parë rrezikun e sulmit osman, Adem (Mursel) Boletini bashkë më tre vëllezërit dhe familjen e tij, strehohet tek kushërinjtë në Isniq, duke qëndruar atje për tri vite rresht. Në vitin 1875, vdes Adem (Murseli i biri i Hajdarit – i shpërngulur nga Isniqi) Boletini. Pas vdekjes së Ademit, Ahmeti mbeti vetëm 15 vjeçar dhe Isa mbeti 12 vjeç. Në vitin 1894, familjen Boletini e goditë një tragjedi, duke u vra Ahmet Boletini, vëllai i madh i Isës. Pas largimit nga Brraka e Poshtme, Hajdar Dema, dhe vendosjes në Boletin, Kisha e Deçanit, e porositi vrasjen e Ahmet Boletinit (babai i Tafil Boletinit dhe vëllai i madh i Isës) më 1894, e që edhe sipas Kujtimeve të Tafil Boletinit, të botuara në Tiranë më 2003, theksohet se : “Ahmeti është vrarë nga serbi Jovani i Zernosekut, i cili i shtyrë nga Kisha e Deçanit e kishte kryer vrasjen”. Më tej, Tafil Boletini thekson se i vëllai i Ahmetit, Halili, pas një kohë e ka vrarë Jovanin e Zernosekut duke e nxjerrë gjakun e të parëve. 





 





Me vrasjen e Ahmetit, Isa mbeti vëllai i madh në familjen Boletini. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, bëri përpjekje për tu çliruar nga pushteti osman si dhe nga kërcënimet e shteteve fqinje, e kjo është kohë kur Isa Boletini, filloi që të afirmohej si një udhëheqës e strateg ushtarak. Më 22 nëntor të vitit 1908, forcat ushtarake të Perandorisë Osmane rrethuan dhe më pas dogjën Kullën e Isa Boletinit në fshatin Boletin. 
Plaku Ali Musa nga Isniqi







Duke e parë rrezikun nga forcat e Perandorisë Osmane, Isa se bashku me familjen e tij vendoset në Isniq. Në lidhje me arritjen e Isa Boletinit në Isniq, në një raport konfidencial të mytesarifit të Pejës dërguar Valiut të Kosovës, konfirmohet se Isa Boletini më 15 dhjetor gjendej në Isniq dhe ishte strehuar në shtëpinë e Hasan Selmonit dhe mjekohej nga Tahir Syla. Për këtë shkak forcat ushtarake osmane, nën komandën e Xhavit Pashës, rrethuan Isniqin, Strellcin e Epërm dhe atë të Poshtëm, me shpresë që do ta arrestonin Isa Boletinin. 




 Pas rrethimit të Isniqit, ku gjendej Isa Boletini, u dha urdhër që të gjitha gratë, fëmijët dhe pleqtë të largohen nga fshati, ndërsa ai me 700 burra të armatosur do të vazhdonte rezistencën kundër ushtrisë osmane. Me këtë rast, Xhavit Pasha kërkoi nga fshatrat e rrethuar që ta dorëzonin Isa Boletinin, ose në të kundërtën do të sulmoheshin. Fshatrat e refuzuan kërkesën e Xhavit Pashës. 




Më pastaj ai urdhëroi që të sulmoheshin me topa dhe artileri të rëndë Isniqi, Strellci i Epërm dhe i Poshtëm. Gjatë sulmit të ushtrisë osmane, në Isniq u dogjën 27 kulla, ndër të cilat edhe kulla e Selmon Shabanit, Nimon (Hysen) Balajt, Hajdar Tafës, Isuf Bardhoshit, Rexhep Latit, Dervish Mulës, Isuf Keqës, Nezir Bruqit, Tahir Sylës, si dhe çardaku i Rexhë Ahmetit. Ndërsa në Strellc u dogjën kullat e Feriz Hoxhës, Sami Kamishit, Baki Tafilit, Sadik Vuçës etj. Njëherit, pas sulmit, ushtria osmane në Isniq arrestoi 36 burra të cilët kishin mbështetur dhe strehuar Isa Boletinin. Burimet historike dëshmojnë se edhe në mars të vitit 1909, Isa Boletini qëndroi në Isniq. Më 25 mars 1909, forcat osmane nën komandën e Xhavit Pashës, e ri rrethuan prapë Isniqin, më shpresë që do ta kapnin Isa Boletinin, por këto përpjekje përfunduan pa sukses. Përgatitjet për Kuvendin e Parive në Isniq prill 1910 Në fund të vitit 1909, Isa Boletini ripërtëriu lidhjet që kishte krijuar në pranverën e vitit 1909. Në këtë kohë, Isa, qëndroi në krahinën e Pejës, ku u takua më parin e Isniqit, të Malësisë së Gjakovës, të Deçanit si më Sylejman Batushën, Lush Demën, Bajram Hasanin, Demë Isufin, Elez Hoxhën etj. Në këtë kontekst në fillim të vitit 1910, Isa Boletini, bisedoi në Isniq me parinë e Rekës e të Malësisë së Gjakovës. Isa Boletni, mori premtime nga paria e Isniqit për mbështetje logjistike në këto aspekte: – Në aspektin ushtarak, atij iu premtuan rreth 100 ushtarë vetëm nga Isniqi; – Ndërsa në aspektin logjistik iu premtua mbështetje dhe furnizim me ushqim për forcat e armatosura. Pas shumë bisedimeve që pati Isa Boletini me krerët e nahijeve dhe fiseve të cilat u zhvilluan në Isniq dhe fshatrat për rreth gjatë tërë marsit 1910, këtu njihen negociatat e vështira me Sylejman Batushën, të bëra në shtëpinë e Rexhë Ahmetit për disa ditë me radhë, më në fund arrin që t’i bindë të gjithë për nevojën e fillimit të kryengritjes. Kështu, Isa Boletini, ishte shumë i bindur së vetëm më lidhjen e Besës, do të mund të vazhdohej lufta e përbashkët për çlirim nga zgjedha osmane. Prandaj, u pa se ishte nevojë e domosdoshme thirrja e një Kuvendi. Pas shumë konsultimeve dhe bisedave të njëpasnjëshme, në fillim të muajit prill të vitit 1910, nën udhëheqjen e Isa Boletinit u thirr Kuvendi i Parisë, i cili u mbajt në Kullën e Osdautajve në Isniq. Në këtë Kuvend të Parisë u vendos për fillimin e kryengritjes më 1910 dhe lidhjen e Besës të Verrat e Llukës. Kulla e Osë Dautit në Isniq, kur në fillim të prillit të vitit 1910, u mbajt Kuvendi i Parive Sipas kujtimeve të Tafil Boletinit, nga ky kuvend ju dërgua letër Zenel beg Begollit, ku ndër të tjera thuhej: “…Sikurse e keni marrë vesh, të dy nahijet Pejë e Gjakovë, në marrëveshje me krahinat e mbarë Kosovës kemi vendos më lidhë besë tradicionale të Verrat e Llukës. Lutemi që edhe delegatët tuaj brenda dy ditëve të gjinden këtu për me marrë pjesë në këtë besë të krejt Kosovës…Isniq, prill 1910…. Nga Paria e të dy nahijeve, Pejë e Gjakovë…”. Po ashtu në Kullën e Osë Dautit (Nuredin Osës) u zgjodh kryetari i Kuvendit. Në lidhje me Kuvendin e Parive të mbajtur në Isniq, dritë hedhë Xheladin Mjeku, i cili në punimin e tij me titull “Isa Boletini (1864-1916)-Në nëntëdhjetë vjetorin e rënies heroike”, thekson së “…Në Besëlidhjen e Isniqit, ishte mbledhur paria nga të katër anët e vendit. Në atë mbledhje vjen nga Shkupi edhe Bajram Curri. Brenda tri javësh u arrite qëllimi që të organizohej një kryengritje e madhe me tri komanda të hartuara në Isniq : Bajram Curri e Hasan Prishtina udhëhiqnin trimat e Pejës e të Gjakovës, Isa Boletini dhe Xhemail Prishtina (Berisha) do të mbronin Mitrovicën dhe Fushë Kosovën, ndërkaq në anën e Gjilanit ishin Idriz Seferi dhe Hasan Hyseni…”. Kuvendi i Parisë, i cili u mbajt në Isniq, ka një rendësi të veçantë ngase aty u unifikuan krerët e Parive, duke bërë Lidhjen e Besës, e cila ishte shumë e rëndësishme, për rrethanat e kohës dhe organizimin e kryengritjes së vitit 1910. Kështu, jehona e Kuvendit të Parisë dhe e Lidhjes së Besës te Verrat e Llukës, shumë shpejt u përhap në mbarë Vilajetin e Kosovës. Gjithashtu, Lidhja e Besës te Verrat e Llukës gjeti përkrahje edhe nga Idriz Seferi, i cili në këtë kohë kishte filluar organizimin e kryengritjes në kaza të Gjilanit. Kryengritja e vitit 1910, për Isa Boletinin shënon një moment të veçantë në personalitetin e tij, prej nga ai merr tiparet e një tribuni dhe strategu, pa të cilin nuk do të mund të mendohej as një përpjekje dhe ngjarje e rëndësishme e historisë tonë. Isa Boletini, ka dhënë një kontribut të çmuar në betejën te Gryka e Caralevës. Kështu, ai në krye të 100 luftëtarëve u nis nga Isniqi, së bashku me Misin Balën, Isuf Bardhoshin, Mehmet Dervishin, Selmon Shabanin, Deli Xhemajlin, Sadri dhe Nuredin Osen si dhe Ali Musën, kaloi në Podgur, në Drenicë, në Vushtrri dhe më 19 prill, arriti në Sedllarë. Kryengritësit shqiptar nën komandën e Isa Boletinit, zunë Grykën e Carralevës. Numri i përgjithshëm i kryengritësve të komanduar nga Isa arriti në 5000 veta. Në luftën e Grykës së Caralevës, në mesin e luftëtarëve nga Isniqi u plagos Sadri Osa. Isa Boletini, si një burrë i dëshmuar i pushkës dha kontribut shumë të madh edhe në Kryengritjen e vitit 1912, e si rezultat i saj u shpallë Pavarësia e Shqipërisë. Ai si udhëheqës i luftëtarëve nga Vilajeti i Kosovës, u ndesh në shumë beteja me forcat e Perandorisë Osmane dhe atyre të shteteve fqinjë, të cilat dëshironin që të copëtonin trojet shqiptare. Fundi i vitit 1912, popullin shqiptar do ta gjej para sfidave të mëdha. Pas shumë përpjekjeve të njëpasnjëshme dhe kryengritjes së përgjithshme, përfaqësues të viseve shqiptare, më 28 nëntor 1912, në Kuvendin e Vlorës, Shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë ngjarje historike për popullin shqiptar kanë marrë pjesë edhe Misin Bala, Isuf Bardhoshi, Sakë e Sadri Fazlia, Canë Selmoni dhe Arif Bajrami që të gjithë nga Isniqi. Këta luftëtarë të dalluar i qëndruan pran çdo herë Isa Boletinit. Isa (Adem) Boletini dhe Ismail Qemali, disa ditë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Edhe në kohën kur u vra tinëzisht në Podgoricë të Malit të Zi, më 23 janar 1916, Isa Boletini, kishe pranë kushëririn e tij Misin Balën nga Isniqi, i cili mbeti i vrarë së bashku me Isa Boletinin. Prandaj, Isniqi, jo në vetëm në të kaluarën, por në çdo moment do ta kujtoj dhe do ta ruaj nderin dhe respektin për figurën e heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij. Isniqi, çdo herë ka dhënë kontribut të çmuar ndër lufta për çlirim kombëtar. Isniqasit i hasim edhe si luftëtarë të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit më 1878, në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, në kryengritjet nga viti 1908 e deri më 28 nëntor 1912, kur edhe u Shpall Pavarësia e Shqipërisë si dhe në Luftën Çlirimtare 1998-1999, e cila u kurorëzua më çlirimin e Kosovës e më vonë edhe më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

 (Autori është asistent në Institutin e Historisë-Prishtinë)


Isa Boletini, Heroi i Kombit Shqiptar me prejardhje nga Isniqi

 Nga: Akademik Prof.dr.PhD. Flori Bruqi-Prishtinë



 Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai pati një nam të madh për guximin dhe arritjet Mbiemri origjinal i familjes Boletini, është Maksutaj, nga fisi shaljanë, të vendosur në fshatin Isniq të Deçanit. Më vonë migruan drejt fshatit Boletin, prej nga morën edhe mbiemrin. 





Bëmat e tij u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët përralla. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t’i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës, të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. 





 Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: “Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin”.





 Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane. Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës. Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t’i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. “Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë”, i tha Isa atij. 





Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin. Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte: 1) Konsullit rus t’i ndalohej ardhja në Mitrovicë 2) Të lihem i armatosun e me shokë 3) Të banojë vetëm në Stamboll Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: “Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia ktheu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. 




 Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s’kishte për t’u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: “Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m’u dha mundësia të kthehem në Kosovë”. Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: “Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli”. Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: “Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor? (flijuar)”, dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati. Më 1901-1902, Boletini u caktua si koka e “Rojeve shqiptare” të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 1908, kur në nëntor ai i dhá përkrahjen Revolucionit Xhonturk. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqëve. 





 Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjërë, Burri i Kosovës luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në Shqipëri. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve. Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu : “Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar”, dhe i rekomandoi M. Derallen. 


 



Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t’a linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s’mund t’a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.” Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rrezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,



 “Thuaji atij,” tha Isa, “që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar.” 







Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe të bardhë la një mbresë të fortë të zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë. Ai zuri shumë miq, që i treguan lavdinë e Londrës. “Por prapë,” ai i thoshte mikut të tij Aubrey Herbert, “madhështore siç është, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupat e tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri në nisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!” kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isën në krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste. Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët.





 Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtarë të tjerë. Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: “I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar… Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën…”. Prologu i vrasjes Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. 



 Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit “Isa Boletini”, botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral.

 Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh. Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithësesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t’i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon “mikun që i hapi derën i pari”. Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim. Ekzekutimi Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: “Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!”. Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. “Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S’ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit”, rrëfen i mbijetuari. Sipas Millovan Gjillasit…. Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij “Toka pa Drejtësi”, botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me “Donin e Qetë” të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit: “Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve”. Varrimi Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij “gjatë një përpjekjeje me malazezët”. Eshtrat e tij u transportuan në Boletin me 25 shtator 2004. Isa Boletini i dha kuptim luftës së Kosovarëve për Shqipëri të përbashkët.Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.. Rivarrimi Eshtrat e Isa Boletinit, njërës prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, u varrosën në fshatin Boletin afër Mitrovicës, një fshat në pjesën veriore të Kosovës, që është edhe vendlindja e tij. Një prej personaliteteve kryesore të luftës për çlirimin nga sundimi osman dhe kundër pushtimit serb të Kosovës, Isa Boletini u vra në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1916. Varrimi i eshtrave të tij u bë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, një Kuvend i vitit 1878 kur shqiptarët kishin hedhur themelet e lëvizjes për çlirim nga Perandoria Osmane. Varrimi u parapri nga një ceremoni e veçantë në qytetin e Mitrovicës. Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.dr. Isa Mustafa vuri theksin tek përmasat e figurës së Isa Boletinit. “Isa do të prehet në dheun e vendlindjes së tij në Boletin, po rivarroset aty nga u nis në beteja me trimat e tij, aty nga shtegtoi në Vlorë për të shpall pavarësinë e shtetit shqiptar. Isa Boletini është Hero i Kosovës, dhe si i tillë duhet të ketë nderimin e të gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve. Isa Boletini nuk është vetëm simbol i unitetit shqiptar, simbol i vetëflijimit për lirinë dhe prosperitetin e kombit të tij, por është edhe një simbol i jashtëzakonshëm i luftës dhe flijimit për lirinë universale njerëzore”, tha kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova dhe Shqipëria sot janë ndryshe nga periudha kur Isa Boletini me shokë bënin luftë dhe diplomaci për lirinë e Shqipërisë. “Në kancelaritë diplomatike të perëndimit, ku dikur e çove zanin e Kosovës, sot janë miqtë më të mirë të lirisë dhe të shtetit tonë. Ne po punojmë bashkë me ta, që Kosovën ta bëjmë përditë e më të mirë, më të sigurt, më demokratike, më prosperuese për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve etnike apo fetare që ata kanë. Është koha të rehatohesh edhe ti Bacë. Të jesh mirë, sepse mirë janë, edhe Kosova, edhe Shqipnia!”, tha zoti Veseli Ndërsa presidenti i Shqipërisë,i ndjeri Bujar Nishani tha se Isa Boletini me Ismail Qemalin, që njihet si babai i pavarësisë së Shqipërisë, janë etërit e projektit politik të shtet formimit. Sot, tha ai Shqipëria dhe Kosova, janë shndërruar në faktor të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan dhe me partnerë të mëdhenj siç janë Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe NATO-ja. ”Ndaj tyre duhet të jemi mirënjohës për mbështetjen pakufi kur mizoria e kasapit të Ballkanit rrezikonte edhe ekzistencën e shqiptarëve. Çdo joshje tjetër, çdo lloj propaganda dhe çdo zë i çjerrë që tenton të mbjellë përçarjen ndaj nesh është thjeshtë një antishqiptar. Shqiptarët shquhen për harmoninë e tyre fetare. Me Besën dhe burrninë shqiptare duhet të izolojmë çdo shfaqje që komprometon të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Këtë të ardhme e shohim në dialog miqësi dhe bashkëpunim me fqinjët. E shohim si proces që do të shëroj plagët e së kaluarës. Jo duke u bazuar tek harresa por tek reflektimi. Ku më shumë se para këtij memoriali të këtij burri të madh, të njërit prej etërve të kombit shqiptar do të t’i thosha këto fjalë. Sepse gjithçka që bëri dhe na la Isa Boletini, na çon në këtë drejtim. Nga dinjiteti dhe identiteti”, tha presidenti Bujar Nishani. Rivarrimi kishte nxitur debate të shumta pasi që më 14 maj të këtij viti qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës vendosën që eshtrat e tij të prehen në Vlorë krah atyre të Ismail Qemalit. Por, reagimet ndaj këtij vendimi bënë që ai të ndryshojë dhe kjo të bëhet në Boletin, kryesisht nën arsyetimin se ajo është vendlindja e tij dhe heqja dorë do të ishte lëshim kundrejt përfaqësuesve serbë që nuk e shohin me sy të mirë këtë rivarrim dhe simbolikë e sovranitetit të Kosovës në veriun e saj të banuar me shumicë serbe. Lista serbe: Sipas Listë kriminele Serbe: Varrimi i Isa Boletinit në Boletin, provokim ndaj serbëve Lista serbe e ka konsdieruar provokim ndaj serbëve të vrarë varrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Boletin, raporton Tanjug, transmeton Floripress. Përmes një komunikate, Lista serbe është spjeguar duke thënë se “ne nuk e përkrahim varrimin e Isa Boletinit në veri të Kosovës, sepse kjo tregon një mungesë konsiderate ndaj viktimave dhe ndjenjave serbe.”. Vallë çfarë ndjenjash kanë kriminelet sërb , kur në Kosovë ata kanë vrarë dhe masakruar fëmijë, burra,gra dhe vajza shqiptare …. Lista ka thënë se në të ardhmen do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me fqinjët shqiptarë, por këso lloj aksionesh po pengojnë përmirësimin e marrëdhënive, dhe duhet vullnet i dyanshëm….

                    Burimi :Revista  Drini.us  :15 Janar 2024, Norvegji.
https://www.drini.us/isa-boletini-heroi-i-kombit-shqiptar-me-prejardhje-nga-isniqi/







Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...