Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/26

Doli ne shtyp 'Olimpi Shqiptar' me autor Flori Bruqi


Doli ne shtyp 'Olimpi Shqiptar' me autor Flori Bruqi

Një publikim serioz dhe i vlerësueshëm në fushën e dijes shqiptare








26 Shkurt 2011
info@hermesnews.org 


(HermesNews) Kohët e sotme janë kohë të lulëzimit modernist dhe të daljes nga “prangimi” dhe “ganxhimi”, i të cunguarve me emër pronor, që dolën nga “Lëvozhga mit” dhe elegjuan “vargjet vrara” tregojnë për përçapje studimore jashtë “kuadraturës kriteriale “ e normativave moralizuese…

Ende në studimet apo mendimet kritike thuren lavde të pameritueshme për krijues, që shkuan apo që janë aktualisht, pa i këndvështruar ata me sensin e origjinalitetit dhe të prezencës “autoritare“ të kreaturës së tyre…, por shpesh ndiqet përvijimi i rrugëtimit të tyre, nëpërmjet asaj ç’kanë thënë të dikurshmit, të cilët kanë humbur logjikën” e mendimit kritik, në këtë kohë të ndryshimeve të gjithanshme dhe atyre emotive, duke mos kapur fillin e najlonizuar...

Krijimi është produkt i një të talentuari me forcë të madhe meditative, me një këndvështrim ndryshe nga të tjerët, i cili dritësohet nga një diell tjetër dhe është i aftë të krijojë lidhësinë shpirtërore në një formë e trajtë çudibërëse dhe në një klimë polarizuese me stina të kthyeshme, të ndërthurura dhe të ndërvarura nga njëra - tjetra. Sot me studime dhe mendim kritik merren dhe ata, që s’kanë minimumin e njohurisë për këtë shkencë të madhe, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të vulgarizimit dhe të skeptricizmit të mediokritetit.

Ndërmarrja e veprave të studimit analitik në këtë vrullshmëri dhe stad krijimi me një temperament e stil më të lirshëm, më të pushtetshëm kreativ është një veprimtari, e cila kërkon nivel të lartë kulturor. Shtëlljesë:

Libri “OLIMPI SHQIPTAR” I FLORI BRUQIT është një libër voluminoz, i cili edhe nga aktitektura si dhe nga kapitullizimet e tij tregon katërcipërisht erudicionin, nivelin e njohurive të autorit, lëvrues dhe studiues në shumë fusha, duke bërë analitika dhe paraqitje profesionale. Në këtë libër, duke u nisur nga shijet e tij artistike, që duhen respektuar, ai ka rrokur disa nga poetët shqiptarë si: Azem Shkreli, Agim Vinça, Fatos Arapi, Arshi Pipa, Avdulla Konushevci, Esat Mekuli, Agim Bacelli, Besnik Mustafaj, Arif Molliqi, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu, Rajmonda Moisiu, Mardena Kelmendi, Pal Sokoli, Albana M. Litschin, Raif Gashi dhe Iljaz Prokshin.. Kliko per te lexuar me shume

http://www.hermesnews.org/rubriche/7055---.asp

HermesNews - ©2011

Paranojë apo kërcënim real




Paranojë apo kërcënim real, kjo nuk dihet, por ajo që shihet qartë është që kreu i ekzekutivit prof.dr.Sali Berisha , po fortifikon çdo ditë e më shumë shtëpinë, zyrën, Kuvendin dhe çdo copë terreni tjetër ku shkel...

Makina që bllokojnë sinjalet elektronike kur Berisha lëviz me makinë, qen antiminë që kontrollojnë deri edhe gazetarët, ndalime parkimi në një perimetër shumë të gjerë rreth shtëpisë së tij, gardistë në pallatet rreth godinës ku ka apartamentin, janë vetëm disa nga masat e mara, për të mos përmendur super-makinën e blinduar me vlerë kolosale, e cila është porositur dhe detaje për të cilën, u botuan pak kohë më parë në shtyp.

Vlera e saj do të ishte 700 mijë euro dhe do të garantonte siguri maksimale ndaj çdo lloj sulmi. Deri më tani kryeministria nuk ka njoftuar blerjen apo jo të saj.

Sipas Shekullit, masat e para të marra nga kryeministri dhe Garda e Republikës që ka për detyrë sigurinë e tij janë ato pranë shtëpisë.
 Rruga "Mustafa Matohiti", ku banon kreu i qeverisë, është e bllokuar prej shumë ditësh. Asnjë makinë e paautorizuar nuk lejohet që të kalojë aty pa marrë më parë aprovimin e Gardës dhe policisë. E gjithë rruga është nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës megjithëse godina ku ka apartamentin Berisha është vetëm një nga dhjetëra godina të rrugës. Gardistët janë të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyjnë dhe dalin nga ndërtesa, ata dalin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin rreth makinës. Skenat ndonjëherë janë aq të habitshme për banorët sa të kujtojnë ish-Bllokun e udhëheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar për rrugën ku ndodhet shtëpia e tij të njëjtën mënyrë ruajtjeje me gardistë në një rreze shumë të gjerë dhe me tabela STOP!.

Por, masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundojnë tek rruga "Mustafa Matohiti", ato shtrihen deri nuk kryeministri. Me vendim të Policisë Rrugore është ndaluar parkimi edhe në rrugën "Papa Gjon Pali II". Nga kryqëzimi i rrugës "Mustafa Matohiti" e deri tek kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" nuk lejohet më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së kryeministrit janë vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty.

Masat e rrepta të sigurisë shtrihen edhe brenda godinës së Këshillit të Ministrave.... Hyrja është përforcuar me zinxhirë e tela, por jo vetëm ajo. Dy dyer të blinduara në ambientet e brendshme ndalojnë njerëzit që ti afrohen si më parë zyrës së kryetarit të Këshillit të Ministrave. Sipas një burime të Shekullit nga Garda, xhamat janë të blinduara, të llojit që përballojnë plumba të kalibrit të vogël. Situata është më ndryshe edhe në zyrën e kryeministrit.
Berisha and forbs The Albanian prime minister explains his countrys growth trajectory to Steve Forbes
Në daljet publike shihen ndryshime të shpeshta të orareve të paralajmëruara ose të itinerarit të lëvizjeve, shton kjo gazetë. Në mitingun e 20 shkurtit, Berisha mbërriti 40 minuta pas orarit të paralajmëruar, dhe rrethohej nga truproja në çdo hap, madje nga fotot e Juta Benzeberg , shihen edhe momente acarimi mes gardistëve dhe njerëzve në radhën e parë të turmës. Edhe në ato pak minuta kur kryeministri i gjend në podium, e gjithë situata kontrollohej rreptësisht. Kishte snajperë në çatinë e Korpusit të UT-së dhe një kordon i pazakontë rojesh nuk lejuan as simpatizantët e PD-së që ti afroheshin podiumit.

Risia këtë herë ishte ndalimi i valëve të celularëve. Celularët nuk punonin kur ndodheshe pranë kryeministrit Berisha. Një sy eksperti dalloi lehtë një makinë rreth shtatë metra larg podiumit. Ajo kishte një antenë në formë pllake, e ngjashme me aparaturat që ndalojnë valët në një perimetër të caktuar. E njëjta strategji ka gjasa të jetë përdorur që prej 21 janarit. Atë ditë pasdite telefonat celularë nuk punonin pranë kryeministrisë.
Të kontaktuar nga Shekulli, të gjitha kompanitë e telefonisë celulare thanë që nuk kishin pasur asnjë defekt dhe se antenat e tyre kanë funksionuar rregullisht.

Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Berisha janë vënë re edhe në Kuvend. Gazetarët dhe personeli i Kuvendit, për herë të parë, janë kontrolluar ditën e hënë deri edhe nga qentë antiminë. Operatorëve në disa raste iu është kërkuar që të ndezin kamerat për të provuar se ato janë thjesht kamera. Berisha ndodhej në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Parlament gjatë seancës plenare. Në seancën e javës së shkuar janë numëruar më shumë se 70 punonjës të sigurisë në korridoret e Parlamentit, numër i pazakontë për atë mjedis. Poshtë vendit ku ulet kryetari i qeverisë janë vendosur dy truproja të veçanta. Herë pas here dy truprojat ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë pa lëvizur përpara kryeministrit. Në raste të tjera Garda krijon një gardh sigurie që qëndron ndërmjet foltores dhe anëtarëve të qeverisë.

Qentë antiminë janë bërë shoqëruesit e përhershëm të kryeministrit pothuajse në të gjitha daljet e tij televizive. Sa herë që kreu i qeverisë është i ftuar në ndonjë studio, përpara tij paraqiten punonjësit e Gardës së Republikës që kontrollojnë të gjithë ambientet. Ata shoqërohen edhe nga qentë që kontrollojnë një nga një zyrat. Pasi Garda bindet se çdo gjë është OK, atëherë kryeministri paraqitet në studio. Kjo ka ndodhur edhe në televizione që njihen si pranë kreut të qeverisë.

Deri më tani Garda e Republikës që merret me sigurinë e kreut të qeverisë dhe Policia e Shtetit nuk kanë bërë publik asnjë kërcënim të mundshëm ndaj Sali Berishës. Këto janë dy institucionet e vetme që mund të raportojnë kërcënime të tilla pasi Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme janë shpallur "armiq të qeverisë" dhe (duke besuar së paku deklaratat publike të Berishës) informacionet që përcillen prej tyre janë të papranueshme.

Pavarësisht nëse e gjithë kjo, ka të bëjë me paranojë apo me kërcënim real, teknikisht, thuajse të gjithë ekspertët e sigurisë të pyetur nga Shekulli për këto masa sigurie bien dakord në një pikë: Lloji i masave të ndërmarra, tregon se frika është për një atentat në distancë, pra një shpërthim. Ky përfundim del duke parë se masat kanë perimetër të gjerë sigurie (rruga e banesës), i tremben një telekomandimi shpërthimi me celular (makina e bllokimit të valëve), prania e qenve anti-shpërthim pranë zonave ku i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë (studiot televizive, kuvendi etj)....

Masakrohet fëmija 6-vjeçar nga Miratoca e Preshevës- Kirmineli në kërkim


Sipas familjarëve të djalit, Nijazi Ibrahimi, dje nga ora 12.00 të pasdites filluan dyshimet për humbjen e djalit të tyre prej kur edhe u mobilizuan familjarët për gjetjen e fëmijës së humbur. Gjashtë vjeçari në fjalë ka vijuar mësimin në entin parashkollor në fshatin Miratoc i cili nuk është kthyer në orarin e caktuar në shtëpi.
U bë sonte varrimi i fëmijës gjashtëvjeçar Nijazi Ibrahimi. në fshatin Miratoc. Nijaziu në rrethana ende të panjohura dje është gjetur i vdekur rreth orës 18.00 në aneksin e një shtëpie të pabanuar në lagjen ku ka jetuar viktima. Lamtumirën e fundit ia dhanë sonte bashkëmoshatarët e tij, edukatoret, familjarët, bashkëfshatarët dhe qytetarë të tjerë.
Sipas familjarëve të djalit, Nijazi Ibrahimi, dje nga ora 12.00 të pasdites filluan dyshimet për humbjen e djalit të tyre prej kur edhe u mobilizuan familjarët për gjetjen e fëmijës së humbur. Gjashtë vjeçari në fjalë ka vijuar mësimin në entin parashkollor në fshatin Miratoc i cili nuk është kthyer në orarin e caktuar në shtëpi. Ngushëllime për familjen e Nijaziut ka shprehur drejtori i Entit parashkollorë 8 Marsi në Preshevë, Selajdin Abdiu. Lajmi tragjik për vdekjen e djalit ka tronditur bashkëfshatarët e bashkësisë lokale Miratoc dhe të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, sipas të cilëve kjo dukuri nuk është e zakonshme në vendin tonë. Sipas AIK Presheva Jonë" kryetari i Bashkësisë lokale Miratoc, Shezai Shaqiri ka kërkuar nga organet kompetente që vdekja e Nijazi Ibrahimit. të zbardhet sa më shpejtë dhe personi që ka kryer veprën që dal para drejtësisë. Vdekja e Nijazi Ibrahimit. edhe më tej mbetet misterioze përderisa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastin në fjalë. / AIK-Presheva Jone

Pse provokon çetnikja Rada Trajkoviç


Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën u zgjodhën institucionet e shtetit, deputetja e re serbe nga Lista e Përbashkët Serbe, Rada Trajkoviq nuk votoi sikurse deputetët tjerë, duke e ngritur dorën lartë. Ajo u dallua nga të tjerët. Gjatë votimit Trajkoviq vazhdimisht ngriti tre gishta. Trajkoviq po ashtu gjatë fjalimit të saj në Kuvend bëri një provokim tjetër, duke iu referuar shtetit si “Kosovë e Metohi”, raportojnë mediet.
Ky gjest në masë të madhe irritoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në një mënyrë tjetër ia kthyen, duke e injoruar plotësisht bisedën që Rada dëshiroi të bënte me ata.
Albin Kurti e Liburn Aliu, si dhe deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, e injoruan sikur mos të ishte fare, pasi Rada iu afrua tyre për të biseduar diçka gjatë një pauze në sallë.

Kthehu | 

Dy fjalë për presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli



Nga Elida Buçpapaj


Zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe qeverisë „Thaçi dy“ ka qenë nga më të përgojuarat në historinë e re të Kosovës. Shpallja e kandidaturës nga ana e zotit Pacolli për president të Kosovës shërbeu për një fushatë sulmesh kundër tij, nga të gjitha anët, nga partitë e opozitës dhe nga brenda partisë së zotit Thaçi. U përdor deri Facebook-u për të vendosur foto, video e kopertina gazetash e revistash me intervista nëpër kohë dhe deklarime kontraverse të zotit Pacolli, të cilat pastaj ai do t’i mohonte të gjitha në një nga gazetat e Prishtinës.
Gazeta prestigjoze amerikane NYT do ta jepte lajmin e zgjedhjes së zotit Pacolli vetëm me disa rreshta, duke cituar agjencinë Reuters me një titull shumë provokativ „Kosova: Lideri i saj kishte lidhje me Rusinë“, ku më poshtë do të shkruante: „ Parlamenti i Kosovës e zgjodhi Behgjet Pacollin, një biznesmen me një histori lidhjesh me Moskën, të martën president, i cili do të ndajë pushtetin me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi pas zgjedhjeve të dhjetorit që shkoi“, vazhdon dhe citon Reuters-in NYT, ku më poshtë shton se „partitë e opozitës ia përmendën këto lidhje zotit Pacolli i cili nuk gëzon popullaritet midis dy milionë shqiptarëve të Kosovës, për shkak të lidhjeve të tij me Moskën, që ka kundërshuar pavarësinë e Kosovës nga Serbia, meqë është aleat i saj“, përfundon NYT së cituari agjencinë e lajmeve Reuters.
Edhe mediat zvicerane janë marrë me zotin Pacolli pasi ai është me shtetësi të dyfishtë. Zoti Pacolli nisi ta ndërtonte perandorinë e tij të biznesit nga Zvicra, ku është vendosur prej vitit 1976, kur më 1990 themeloi Mabetex dhe filloi të bënte pasuri në Lindje, duke restauruar Parlamentin e Rusisë, Kremlinin e me radhë. Muret e zyrave të Mabetex në në fund të viteve `90 ishin të mbushura me fotografitë e Jelcinit.
Menjëherë pas luftës hyn në Kosovë si investitor dhe angazhohet për herë të parë në politikë në vitin 2007, kur partia e themeluar prej tij AKR fiton 14 % të votave.
Në mandatin e tij si deputet i Kosovës është dalluar gjithashtu për lobimin që ka bërë për njohjen e pavarësisë të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës. Është i angazhuar gjithashtu edhe në aktivitete humanitare. Ndërkohë prej një kohe të konsiderueshme është i orientuar nga Washington D.C., lobon atje, ka krijuar lidhje dhe tani nëpër deklarata i përmend gati gjithnjë SHBA.
Kur zgjedhja e tij për president ishte bërë si temë e ditës, i famshmi ish-ambasadori amerikan William Walker e ngriti lart Pacollin në një shkrim që e botua në disa gazeta në Prishtinë.
Në zgjedhjet e 2010, Behgjet Pacolli krijoi aleacncë me disa parti të vogla, por me emra të njohur si Agim Çeku dhe në partinë e tij dallohet sidomos Mimoza Kusari, një figurë karizmatike, e cila kishte kushtëzuar bashkëqeverisjen me PDK-në, me mospraninë e Fatmir Limajt në qeveri, i cili si deputet i PDK-së deklaroi se e kishte hedhur votën e tij kundër Pacollit.
Zgjedhja e Pacollit si president i Kosovës, pas tri raundesh, erdhi për shkak të aleancës midis PDK-së dhe AKR-së, kur asnjëra nga partitë e opozitës nuk pranoi të bëhej aleate qeverisëse me PDK-në, kështu PDK-ja kishte vetëm një alternativë: ose Pacolli president ose zgjedhjet e reja, dhe një gjë ishte e qartë se nëse futej në zgjedhje të reja e kishte të garantuar humbjen.
Që nga ora e zgjedhjes, Behgjet Pacolli ka marrë urime nga presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Bamir Topi dhe Sali Berisha, si dhe nga ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, ndërkohë Ambasadori Amerikan Dell ka dalë me një deklaratë të qeverisë Amerikane që i mbështet institucionet e Kosovës.
Zoti Pacolli në fjalimin e djeshëm ishte i mbushur me respekt me emrat që kanë bërë historinë e Kosovës duke premtuar se aspirata e tij është „për një Kosovë të hapur, e cila do të garantojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, për një Kosovë të integruar plotësisht në shtëpinë e madhe evropiane, në NATO dhe në organizatat e tjera botërore.“
Më 1998-1999 në kohën e krizës në Kosovës lidhet me këngëtaren italiane me origjinë shqiptare Anna Oxa me të cilën vë kurorë dhe bashkë me të mbështesin luftën çlirimtare në Kosovë, ndërsa prej disa vitesh është i martuar me një ruse nga Shën Pjetërsburgu, me të cilën ka dy fëmijë. Zonja Pacolli prej dje është zonja e parë e Kosovës. Për të shkruante edhe gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung, për faktin e njohur se Rusia është aleate e Serbisë dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe kjo është një nga pikat më të dobëta të Pacollit, i cili disa ditë më parë lajmëroi në Facebook lindjen e fëmijës së dytë me rusen.
Në botë kjo lidhje nuk do t’i hynte kujt në punë, por në Kosovë ky fakt shërben që kundërshtarët e Pacollit të bëjnë fushatë alla grande.
Behgjet Pacolli në fjalën e tij inaguruese si president i Kosovës i ngriti hymne punës, përmes të cilës ai ka ngritur perandorinë e tij dhe me të cilën ai krenohet shpesh. Në fund të fundit Kosovës i duhet punë, pasi më tepër se 60 % e popullsisë janë të papunë.
Pacolli nuk ka probleme me drejtësinë por ka problemin e imazhit të tij kontravers, të dëmtuar gjatë karrierës si biznesmen, por edhe gjatë këtyre javëve, kur u kthye në personazh dhe kandidat për president të Kosovës.
Pacolli sot e filloi mbarë nga Rugova. Në fakt ai ka mbajtur raporte shumë korrekte me Familjet e Mëdha të Kosovës, por prej dje do të duhet të ketë kujdes për çdo fjalë dhe veprim të tji se do të jetë nën lupën zmadhuese. Me veprimet e tij ai do ta fitojë edhe zemrën e popullit të Kosovës e cila për momentin është plot dyshime
Pacolli që është mësuar të ndërtojë dhe të meremetojë nëpër botë, natyrisht që ka mundësi që të ndërtojë edhe në përmirësimin e imazhit të tij, i cili i bashkangjitet imazhit të dëmtuar të Kosovës nga akuzat e Dikc Marty-it.

nga Flori Bruqi : 5 ditë ferri në Libi....




Banorët e qyteteve të lindjes ekstreme të Libisë, "e festojnë fitoren" ndaj regjimit të kolonelit Moamer Gadafi, por situata në këtë pjesë të vendit vazhdon të komplikohet, duke u kërcënuar se "kryengritja e popullit" të shndërrohet në luftë qytetare në bazë fisnore dhe fetare, njofton televizioni britanik Skaj, duke iu referuar raportuesve të vet në Tobruk dhe në vendet në afërsi të kufirit libian-egjiptian.

Në pjesën lindore të Libisë nuk ka pushtet lokal, qytetet janë pa policë nëpër rrugët, gjykatësit nuk janë prezent në gjyqe, nëpunësit e qytetit i kanë braktisur vendet e punës, duke druajtjur për sigurinë e tyre personale, ndërsa nëpër rrugët, posaçërisht në mbrëmje, shëtiten vetëm njerëz në civilë, duke mbajtur kallashnikovë.
Muammar Gaddafi


Libia është vend i ndarë, në perëndim, ku në Tripoli është vendosur mbrojtja e regjimit dhe vetë Gadafi dhe në lindje, ku opozita pohon se e ka kontrollin ndaj tre qyteteve të atjeshme.

Anti-Government celebrations in Tobruk, Libya
Por, raportet paralajmërojnë se si forcë kryesore në këtë pjesë të vendit janë grupet e ndryshme islamiste dhe islamistët, e cila tollovi në vitet e 90-ta të shekullit 20, forcat e sigurisë të kolonelit Gadafi, në mënyrë brutale e ngulfatën.
Protesters chant anti-government slogans in the main square of Tobruk
Sipas TV Skaj, tani atje ekziston motiv i fuqishëm për për urrejtje dhe për qerim hesapesh me forcat që ende i kanë mbetur lojale regjimit dhe të cilët në këtë pjesë të vendit nuk janë tërësisht të mposhtur dhe të eliminuar, siç paraprakisht paralajmërohej.

Muammar Gaddafi addresses his supporters in Tripoli


Qerim hesapet e tyre të ndërsjella mund të shkaktojnë gjakëderdhje shumë më të madhe dhe të shndërrohet në luftë mesfisnore, paralajmëroi televizioni britanik Skaj.







Bashkimi Evropian është i gatshëm për një ndërhyrje ushtarake humanitare në Libi. Lajmin e kanë bërë të ditur burime diplomatike në Bruksel, duke saktësuar se bëhet fjalë për “një opsion të mundshëm”.

Screen grab of Muammat Gaddafi speech
“Është një mundësi për të cilën po punojmë, në kuadër të planeve të emergjencës që po përgatisim për të përballuar skenarë të ndryshëm”, kanë bërë të ditur burimet.

Protesters with a pre-Gaddafi era flag in Benghazi, Libya
Hipoteza e një ndërhyrjeje ushtarake për qëllime humanitare është marrë në konsideratë nga SHBA-të.

People look around a burnt-out state security building in Tobruk, Libya

Liderë të opozitës në disa vende të botës arabe kanë shpallur planet për protesta masive gjatë drekës së sotme, në ato që do të jenë “ditët e zemëratave”.
People climb flag poles in front of the internal security headquarters in  Benghazi, Libya
Sipas “France 24”, Libia, Jordania, Jemeni dhe Iraku pritet të përfshihen sot nga protesta të dhunshme dhe duke parë përvojën e këtyre javëve të protestave, pritet që edhe viktimat të jenë të shumta.
A Libyan anti-government protester holds a flag in Tobruk

Janë orë vendimtare për regjimin e Muamar Gaddafit në Libi. Rrethi përqark kolonelit sa vjen e po ngushtohet, pasi kryeqyteti libian Tripoli është rrethuar si nga lindja dhe nga perëndimi nga protestuesit, ndërsa tashmë kanë rënë në duart e rebelëve qytetet Zuara dhe Misurata.


Tito-Gadafi




The open gates of  Al-Jadid prison in Tripoli after guards deserted the jail


Raportet e fundit që vijnë nga Tripoli, flasin për përleshje të zjarrta mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që kanë rrethuar kryeqytetin.

Libyan leader Muammar Gaddafi delivering a nationwide address in Tripoli
Kombet e Bashkuara deklarojnë ndërkohë se raportet brenda vendit flasin për mijëra të vrarë në ditët e fundit. Përreth Tripolit, një brigadë elite e komanduar nga djali i kolonelit Gaddafi besohet se po drejton shtypjen e revoltës.



Residents gather near the courthouse in Benghazi, Libya

Ndërkohë në Gjenevë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka nisur një takim special për herë të parë për të diskutuar mbi krizën në Libi, pasi disa anëtarë kanë kërkuar që vendi të përjashtohet nga ky organizëm.
Bashkimi Evropian po tenton të gjejë një përqasje të shpejtë dhe të koordinuar për t’i dhënë fund dhunës në Libi.

 Tito-Gadafi 

Libyan protesters in Benghazi



_
Libyan airforce pilot walks next to his Mirage F1 fighter jet after landing in MaltaPhotograph: Darrin Zammit Lupi/Reuters



 Lajmi bëhet i ditur nga vetë shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, pas takimit që pati sot me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së. Ashton tha se prioriteti kryesor i BE-së është që të evakuojë sa më shpejt dy mijë shtetasit evropianë.
Edhe ambasadorët e NATO-s aktualisht janë duke zhvilluar një takim emergjent për situatën në Libi, por Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fog Rasmussen tha se Aleanca nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në Libi.
Libyan tanks on trailers near Tripoli
Lideri libik Muammar Gaddafi u ka thënë sot mbështetësve të tij, të mbledhur në Sheshin Jeshil të Tripolit, se do të hapë arsenalet kur të jetë e nevojshme për të armatosur popullin e Libisë kundër armikut.
“Mund t’i shtypim të gjithë armiqtë.
Protesters run from teargas during a clash with Bahraini security forces near the Pearl roundabout

Mund t’i shtypim me vullnetin e popullit. Populli është i armatosur dhe kur të jetë e nevojshme do të hapim arsenalet për të armatosur popullin dhe të gjitha tributë libike”, ka deklaruar Gaddafi.
Screen grab of Muammar Gaddafi

Lideri libian ka ftuar mbështetësit e tij të mbrojnë Libinë dhe interesat e saj në fushën e naftës duke thënë se, “jemi gati të triumfojmë ndaj armikut”. “Do të luftojmë nëse do ta duan një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Libyan army soldiers shout slogans against Muammar Gaddafi during a demonstration, in Tobruk, Libya

Ndërkohë, në frontin më të nxehtë të Libisë, mësohet se po zhvillohen luftime në tre qytete të rëndësishme perëndimore, Misrata dhe Zavlia dhe Zuara.

Bahrani anti-goverment protesters carry coffin of Ali Massour Khodier, in Sitra village, Bahrain

Qytetet lindore janë tërësisht në duart e protestuesve, ndërsa ato pranë kryeqytetit Tripoli, mbeten ende në dorën e Muammar Gaddafi-t.



Një grup i opozitarëve libianë e okupuan ndërtesën e ambasadës së Libisë në Paris nga mbrëmë dhe vazhduan ta mbajnë nën kontroll.




protesters clash with police near Salmaniya Medical Complex, in Manama, Bahrain
Opozitarët u quajtën "Fëmijët e revolucionit" dhe janë rreth 30 persona. Ata e kanë dëbuar të gjithë personelin e misionit diplomatik. Rajoni përreth ndërtesës është ndarë nga policia.
A wounded Bahraini demonstrator is treated in Manama
Përmes ndërtesës së ambasadës zëdhënësi i opozitarëve, i cili kërkoi të jetë anonim, deklaroi se ambasadori i Libisë në Paris më nuk ka legjitimitet, sepse e përkrah opozitën dhe kërkesat për përmbysjen e regjimit të Moamer Gadafit.
Tunisians travel by pickup truck to the Rad Jdir border post as they escape from Libya
Pas ndërtesës së ambasadës opozitarët e kanë valëvitur edhe flamurin tre ngjyrëshe të Libisë nga koha e pavarësisë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me flamurin nacional të gjelbër, ka urdhëruar Gadafi.

Army trys to clear away protesters in Tahrir Square

Wounded Bahraini demonstrator
"Ai është flamuri i lirisë, i pavarësisë dhe i lindjes së Libisë. Ai është simbol i fuqishëm, se e hedhim të gjithë regjimin e Gadafit, i cili e okupoi ndërtesën e ambasadës.



Demonstrators in Duraz, Bahrain

Së paku 10 veta janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në qytetin Zauijah të Libisë, i cili gjatë ditës ka qenë arenë e përleshjeve të protestuesve me forcat pro qeveritare.
Protests in Yemen
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta libiane Kurina. Gazeta raporton se numri i viktimave mund të rritet pasi luftimet po i pengojnë të plagosurit që të kërkojnë ndihmë nëpër spitalet.



Engi Sanselmente Valencia nga modele në krye të bandës së drogës


Nga modele e veshjeve intime në krye të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Kolumbiania, Engi Sanselmente Valencia, 30 vjec për të cilën është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, sipas mediave në në argjentinë është kryetarja e një bande modelesh që transportojnë rregullisht kokainë nga amerika e jugut drejt europës. Është pikërisht kjo vajzë, e cila nga mediat është cilësuar si bukuria me lëkurë të zeshkët e buzeqëshje fatale. Sipas mediave, Valencia e nisi aktivitetin e saj të paligjshëm pas martesës me një bos meksikan të drogës me pseudonimin monstra. Policia zbuloi gjithcka pas arrestimit dhjetorin e kaluar të një 21 vjecareje në aeroportin Buenos aires që transportonte 55 kilogramë kokainë. Ajo kishte rrëfyer se nga ai aeroport transportohej cdo ditë një valixhe me kokainë. Deklaratat e saj cuan në arrestimin e 3 anëtarëve të bandës. Dy të tjerë, për të mos rënë në duart e policisë, u vetëvranë duke u hedhur nga ballkoni i një apartamenti në lagjen Belgrano në kryeqytetin argjentinas.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...