Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/12

Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët



Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkatdhetarët e tyre. 



Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.



Këto këmbëngulje të Kadaresë duket se përforcohen nga gojëdhëna, sipas të cilave, gjatë kohës që u mbajt peng si skllav në Ulqin, Servantesi, emri i të cilit mund të jetë trashëguar nga shqiptarët në format “Servet, apo Sarvet”, ra në dashuri me një femër, kujtimin për të cilën e përjetësoi vite më pas në librin “Don Kishoti” me emrin Dylqinë, pra një emër i ngjashëm me emrin e qytetit Ulqin. Dhe që këto pandehma të mos bien përtokë, ka edhe një tjetër detaj, edhe më të besueshëm, që thotë se në Ulqin, ka ende një lagje që quhet “Lagja e skllevërve”.

Autorja që ka shfletuar pothuaj të gjithë trashëgiminë arkivore për të ndërtuar këtë libër historik, shpjegon se Servantesi është mbajtur peng vetëm në Algjer, sot kryeqytet i Algjerisë, një zonë që kontrollohej nga otomanët. Pra në asnjë rast historia e Sevantesit nuk ka lidhje me Ulqinin, gjithsesi lidhja me racën e shqiptarëve mbetet. Pasi autorja shkruan se është e vërtetë që Servantesi u kap dhe u mor peng nga një pirat shqiptar i quajtur Arnaut Mami. Po kështu, në të njëjtin punim, autorja sqaron se më pas, për pesë vjet autori i ardhshëm i “Don Kishotit” u bë pronë e një tjetër pirati dhe më tej u ble përfundimisht nga vetë pashai i Algjerit. Por si e ka ndërtuar në librin e saj këtë pjesë të historisë kjo autore?



Duhet marrë parasysh se në këto kohëra, në vitet 1500, në Mesdhe përballeshin me gjithë forcën ushtarakisht dy qytetërime, ai evropian me atë otoman. Luftime të ashpra zhvilloheshin në tokë por edhe në det, ku Mbretëria e Spanjës që zotëronte një nga flotat më të fuqishme, kishte rol parësor. Ofensiva otomane kishte bërë përparime në Afrikën e Veriut, duke vënë nën zotërim, në vitin 1517, edhe qytetin e Algjerit, që ishte fare pranë portave jugore të Evropës, ndërkohë që beteja të fuqishme detare kryheshin ende për zotërimin e disa ishujve të Mesdheut, kryesisht grekë.



Historia thotë se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantesi i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën me shumë rëndësi historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi.

Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantesi sapo ishte graduar “soldato aventajado” në shqip “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës.



Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. Për fat të keq, pikërisht këto rekomandime, jo vetëm që nuk do i vlenin aspak Servantesit, por do e fusnin në ngatërresa e vështirësi, të cilat do i ndryshonin krejt rrjedhën e jetës, duke e bërë të niste të shihte botën me një sy krejt tjetër.
Gjatë javës së parë të shtatorit të vitit 1575, ushtari elitar Servantes imbarkohet në Napoli të Italisë në anijen “Sol” bashkë me të vëllanë Rodrigo.



 “Sol” ishte një nga pesë anijet e flotës Spanjolle që duhet të mbërrinin në Barcelonë nën komandën e Don Sancho Leivës. Por, tri ditë më pas, një stuhi godet anijet dhe vetëm tri prej tyre mbërrijnë në destinacion. Anija “Sol” nuk ia del mbanë. Për më keq akoma, më 26 shtator, pranë bregdetitë të Marsejës, kjo anije sulmohet nga piratët. Kapedani i anijes pirate ishte një shqiptar i frikshëm, që quhej “Arnaut Mami”, emri i të cilit ndërkohë ishte bërë i famshëm në gjithë Mesdheun. Ndërsa mëkëmbësin e tij me origjinë greke e quanin Dali Mami, një emër pak i habitshëm për një grek, të cilin të gjithë kundërshtarët e epitetonin “renegat” apo “tradhtar.




*****




Analize “Don Kishoti”


- Romani “Don Kishoti” i te madhit Miguel Serantes gjeniut te letersise Spanjolle,qe bashkon ne menyre krejt te natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del ne drite ne periudhen kur romani kalorsiak e kishte humbur plotesisht joshjen dhe vemendjen e lexuesit te kohes.Si nje kundervenie e fuqishme ndaj mentalitetit Spanjoll, mbi romanin kalorsiak,te fryre me figura heronjsh te vendosur ne situate super te mbingarkuara qe levizin ne nje bote mjaft pasionante dhe te mbushur me intriga dhe aventura.

Ky roman ishte:

- Lufte e hapur ndaj erresires obskurantike mesjetare.
- Ironizim i prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqerore dhe historike e Spanjes(per te kthyer mbrapa rroten e histories).


Servantesi zgjedh pikerisht nje “hero “ te tille si Don Kishoti (nje hero grotesk,
kaq komplekse) per ta vendosur perball ngjarjeve dhe situatave te fryra dhe shpesh here absurde per te realizuar dhe permbushur aventura percartse, te cilat e pozicionojne si romanin e pare antiroman ne historine e letersise, kurse Don Kishotin si te parin antihero, megjithate ky roman e vuri Servantesin ne nje radhe me perfaqesuesit e tjere te medhenj te Rilindjes evropiane. Duke filluar nga shekulli XVIII Don Kishoti hyri ne fondin e arte te letersise boterore si nje nga veprat me te persosura te saj.

Kjo lidhej me nentekstin e thelle qe pershkonte krejt vepren.
“Tragjedise njerezore te fshehur pas nje komizmi unikal”

I frymezuar dhe i dhene totalisht pas romaneve kalorsiake Alonso Kishano, pesedhjetvjecar, duket se perben pjesen kryesore te romanit te mbushur me aventura zbavitese dhe bema qesharake.
I frymezuar nga literature kalorsiake Don Kishoti “kaloresi i fytyres se vrerosur” vendos te veje ne zbatim idene me te cmendur qe ka filluar ta dominoje, te behet kalores i arratisur per te ndrequr c’do padrejtesi te botes per te fituar “nam” e fame te perjetshme.Ai fillon te dominohet nga rregullat kalorsiake dhe maje kalit te tij gerdalle, fillon te ndermarre misione”nderi”duke kryer plot “bema”.Eshte pikerisht kjo figure “heroike”e gllaberuar nga etja per aventure ,e pare ne te gjithe kompleksitetin e saj ,qe e ben lexuesin, ta pozicionoje Don Kishotin “heroin e vepres”si qesharak dhe te cekuilibruar, por njekohesisht ne mund ta analizojme kete figure edhe ne nje plan tjeter, ku autori ka vendosur ne qenien e ketij personazhi pikerisht ne momentet e kthjelltesise mendore,tiparet e nje heroi magjepes ,me gjykim te sakte, shpirtmadhesi te admirueshme.

Pra jane te dyja keto ane te karakterit te kesaj figure qe mban boshtin kryesor te vepres ,te cilat e bejne romanin te analizueshem ne dy plane :

1-Ne planin ku tregohen aventurat absurde te heroit .( rrefimi per aventurat zbavitese dhe bema)
2-Ne thellesine e te konceptuarit te gjerave, duke shkuar deri tek kerkesat per te arritur idealen, te verteten, drejtesine qe jo pa qellim Servantesi ia ka ngarkuar heroit te vetmuar per ti realizuar me cdo kusht ne te gjitha situatat.

Ne kete roman Servantesi me nje nderthurje te perkryer te komikes me tragjiken ne menyren e konceptimit te personazheve, jo thjesht vuri ne loje romanet kalorsiake por goditi fuqishem idene dhe prirjen e kalorsise si dukuri shoqerore dhe historike e prapambetur, e cila dominoi shoqerine njerezore te kesaj periudhe duke e cuar ne nje regres .Ndaj problematika e ngritur dhe e zgjidhur sipas nje menyre mjaft unikale nga Servantesi eshte me karakter te pergjithshem njerezor.

Romani pershkruhet nga nje fryme e thelle popullore.

-Romani Don Kishoti,tregon se komikja ne letersi tregon nje menyre komunikimi teper te efektshme,me kusht qe ajo te realizohet me forma te pershtatshme.Ne teresine e romanit forma kryesore e komikes eshte kontrasti,q eve ne dukje mospajtimin mes qellimit dhe mjetit,mes veprimit dhe pasojes. Don Kishoti ka qellime fisnike por perdor mjete te papershtatshme,kerkon te realizoje gjera te medha ,por arrin rezultate krejt te kunderta.
-Format e komikes te perdorura prej Servantesit ,jane format e quajtura egzagjeruese,si p.sh.

-hiperbola kur flet per viganet;
-karikature kur pershkruhet helmeta;
-grotesk kur imagjinohet Dylqinja;


-Servantesi perdor format imituese dhe perseritese.Nese Don Kishoti eshte qesharak dhe per tu meshiruar ,vjen nga fakti se ai imiton tjeterkend dhe tjetergje nga ceshte vete .Qe ne paragrafin e pare krijojme nje ide qesharake per te kur lexojme se hiqet si kalores ,por ndryshe nga kaloresit e vertete ka nje kal thatanik ,mburoje te ndryshkur,langoj te zgjebosur. Njekohesisht elemente te ushqimit, veshjes,arsyetimit ,tregojne fare mire komizmin qe buron nga perseritja,sin e rastin per here te dyte te helmetes.Komizmi i perseritjes na shoqeron gjate tere romanit ,ku shohim se Don Kishoti kembengul net e veten dhe perserit per te saten here veprime qe bien ndesh me logjiken me te thjeshte.

-Perdorimi i formave gjuhesore te komikes,sic jane manierizmi dhe komizmi.
Manierizmi shfaqet si artificialitet net e shprehur dhe si mungese natyrshmerie p.sh.shprehjet me te cilat ai mendon ti drejtohet Dylqinjes se Tobozes

Anakronizmi ka te beje me fjale te vjeteruara te dala nga perdorimi,cka i pershtatet me se miri personazhit tone qe orvatet te ringjalle te vjetren.

Analiza psikologjike e personazheve.

E pare ne planin psikologjik figura si qe Don Kishoti dhe Sanco Panco jane dhene si natyra te ndryshme njerezish:

- Don Kishoti, enderrimtar i ekzaltuar dhe ekspresiv,perfaqesues i mentalitetit te vjeter konservator,te shtresave te pasura sunduese.Ai interpreton realitetin nisur nga menyra si paraqitet ky realitet ne romanet kalorsiake , pra ai perdor kodin letrar per te deshifruar boten reale .Edhe kur realiteti e perplas ne toke ai beson ate qe do ai te besoje dhe jo te verteten qe i shkakton dhimbja .
The Plaza de España in Madrid memorializes Miguel de Cervantes and his famous novel, Don Quixote de la Mancha.
Ne figuren e Don Kishotit perfaqesohet tere ajo gjenerate lexuesish qe vendosin marrdhenie shpirterore me ate qe lexojne, duke besuar gjithcka pa kurfare fryme kritike. Ai merr persiper te provoje ne realitet vleren e leximeve te tij. Pra ne te tere formimin e tij filozofik ai s’eshte tjeter vecse nje peshtjellim anakronik.


Megjithate Don Kishoti priret nga deshira fisnike per t’u bere mire njerezve.Kerkon ti imponoje shoqerise se rregulluar keq idealin e tij te dashurise, te nderit te drejtesise te virtytit njerezor. Lirine ai e quan gjene me te shtrenjte ne jete.

Kontrastet me te cilat jepet formimi filozofik i ketij personazhi na lejojne ta quajme nje figure tragjikomike.

Don Kishoti figure tragjikomike
tragjizmi
-priret nga deshira per te kryer heroizma
- ndjenja humane per te bere mire
-synon nga e verteta dhe drejtesia
komizmi
-Kontradita ndermjet fjaleve te mencura dhe veprimeve prej te rrjedhuri
-ron me iluzione dhe endrra
-perfaqesues iI feudalizmit qe kerkon te ktheje rroten e historise mbrapa

-Sanco Panco praktik,perfaqesues dhe shprehes i vetedijes se kthjellet, te mendjes se arsyeshme por te ndrydhur nga sistemi shoqeror shtypes. Sanco Panco eshte menduar ne roman si shtojce e Don Kishotit.Ai ndryshon nga zoteria e tij sepse perfaqeson shpirtin praktik te fshatarit dhe nje mencuri popullore te lindur.

-duket si shtojce e Don Kishotit
-ka iluzione si i zoti
-i shkon prapa per te realizuar interesin
-ka nuhatje instiktive
-perfaqesues i mentalitetit te ngushte fshatar


Ne marrdheniet me njeri tjetrin dhe me mjedisin ata kane mundesi te ndryshojne.Don Kishoti e kupton se endrra e tij eshte vec nje iluzion dhe iken thellesisht i zhgenjyer nga kjo bote, ndersa Sanco Panco heq dore nga qellimet e perfitimit dhe i qendron deri ne fund zoterise se tij duke shfaqur shenja te idealizmit te tij.

Dyshja Don Kishot – Sanco Panca – jane plotesim njeri-tjetrit
-Te dy enderrojne me sy hapur
-Te dy jane anakronik dhe qesharak.


Per te plotesuar sa me mire tablone pasqyruese te ketij realiteti anakronik Servantesi ka vendosur ne roman edhe figura te tjera si p.sh Dylqinja e Tobozes apo kali i vet Rosinanti
Don Kishoti pagezoi kalin me emrin Rosinant, ne mendesine e vet anakronike emir i kalit perfaqesonte nje shkelqim vleredhenes per vete figuren e “heroitdhe vete” por nese fillojme ta analizojme , emri Rosinant perben nje aliteracion te tille ku perdorimi i shkronjave r,s,n, t te parapergatisin per epitetin gerdalle qe e meriton plotesisht pamja e raskapitur e shoqeruesit te kaloresit.

Dylqinja e Toneobozes-eshte fantazia dhe hiperbolizimi i Don Kishotit per figuren e femres se enderuar ,edhe nje here te kjo figure e rendomte tregohet kontrasti ndermjet reales (fshtarja e rendomte tipike) dhe zonjes rezatuese te romaneve kalorsiake.

KOMENT



Ne qoftese do te komentojme te dyja pjeset e zgjedhura ne tekst do te mbeshtetemi pikerisht tek analiza qe i beme romanit si dhe figurave.


Duke filluar me pjesen e pare “Sojliu i Mances”ne mund te themi se qysh ne paragrafet e pare vihet re prezantimi i figures kryesore te romanit dhe njekohesisht prezantohet gjithe mendesia e ambientit shoqeror ne te cilen do te udhetoje heroi yne.Menyra e perceptimit te realitetit nga ana e heroit tone i cili ka nje varesi te tmershme nga leximi i romaneve kalorsiake.Perceptimi i realitetit apo i gjithckaje reale,itransformohet ne mendesine hiperkalorsiake te “heroit tone”duke krijuar nje shembellim te shformuar te ketij realiteti dhe kjo ndodh deri ne detajet me te imta te jetes se perditshme.

Mos ikni frikacake…..

Nepermjet groteskes shpesh here duket sikur krijimi i figures se D.K.eshte nje menyre qe vet autori te shpreh qendrimin e tij mbi fenomenet negative te kohes .


Viganet kunder te cileve luftonte D.K. nuk jane gje tjeter vecse hiperbolizimi i antikapeve shoqerore te cilat eshte e pamundur te luftohen nga nje njeri vetem , pasi jane te perhapura ne kohe hapesire dhe ne vete mendesine e shoqerise se kohes. Personifikimi apo shnderimi tyre ne objekte konkrete s’eshte vecse aspirate e tij per ti rregulluar me nje te rene te shpates,sepse eshte shume e lehte te perballesh vetem me nje vigan sado forte qofte ai ,sesa me qindra mijra apo miliona xhuxhe ,lilipute te fshehur ne mendesine e njerezve.

Donkishotizmi

• Dukuri shterpe e panevojshme
• Nuk njeh ligjesite e verteta te jetes
• Nuk di te vendose ekuilibrin ndermjet te shkuares dhe te sotmes
• Aventurizem qesharak



Flori Bruqi

nga Admirina Peçi :Louis Benloew: Shqiptarët, kombi më i vjetër i kontinentit

Në vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkrujati një vepër që tronditi rangjet shkencore e historike. Ky
libër i titulluar “Greqia përpara grekëve” sapo është sjellë në shqip përmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon që në krye të librit, ndërsa shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet pwr kombin shqiptar.
“Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaj e kanë trajtuar çështjen pellazge dhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut.
Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista që mendonte se kishte zbuluar, kishte qenë ndjekur edhe nga të tjerë dhe se një ndihmë të madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar për punimet e bashkatdhetarëve të saj, me vendbanim në Itali, të shoqërurar me këshillat, të dhënat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat e të gjitha llojeve. Gjithashtu arriti të njihej edhe me gramatologjinë shqipe të Demetrio Camardas, të gramatikës së De Radës dhe të shkrimeve të Vincenzo Dorsa.
Mendimi i autorit është se tashmë kishte ardhur momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së madhe europiane, për t‘i bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje nga popujt e qytetëruar, se duhej admiruar forca e gjakut të fisit që triumfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mësime tolerance për të gjithë anëtarët e të njëjtës racë.
Idenë qendrore të këtij libri apo boshtin i tij, autori e paraqit qartë dhe me prova nëpërmjet thënies: “Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta shpallin veten autoktonë.
Autori shprehet se grekët ishin të tretët në rradhë, të mbërritën në këtë tokë dhe se emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve dhe Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i veprës është i prirur të mbështesë tezën se shqiptarët e ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis.

Ardian Kyçyku, Konti i ri i letrave

Nga Novruz Xh.Shehu

I dëgjuar shumë pak në vendin e tij të lindjes, i botuar pakujdesin e duhur në komunitetin shqiptar, që ende s’po sh
këputet plotësisht nga ankthi i miteve të Komunizmit, me një kolanë të jashtëzakonshme veprash artistike në prozë (mbi 30 tituj shkruar e botuar në gjuhët shqip, përkatësisht rumanisht) Ardian Kyçyku meriton të nderohet sin nje kont i vërtetë i letrave .Një shkrimtar i famshëm nuk zbeh aspak një shkrimtar tjetër të famshëm, një psikologji e kundërt është Pasojë e paranojës së miteve dhe rrënojave të tyre jo pak të rrezikëshme.Tanimë Shqipëria ka një shkrimtar tjetër të përmasave botërore, jo për sasinë e veprave, por për stilin magjik, për arkitekturën krejt të re në shumë prej veprave të tij, për mesazhet kombëtare e universale me guxim intelektual jo të zakontë.
I përkthyer, botuar e vlerësuar në rumanisht, hungarisht, gjermanisht, spanjisht, anglisht, sllovakisht etj.ai ka tërhequr vëmendjen e personaliteteve më të shquara të kritikës bashkëkohore të konntinentit europian e me tej.Që në botimin e romanit të parë në Rumani “Viti kur u shpik mjellma” dhe “Mortet” në Prishtinë, shtypi letrar i këtyre vendeve shkroi gjatë e me entusiazëm, duke njoftuar auditorin serioz të letërsisë se po i vinte një mjeshtër i madh i metaforës.
Pa mohuar aktivitetin publicistik të Arian Lekës, Dhurata Hamzait, Zhani Cancos, Koci Petritit e ndonjë tjetër, për ndriçimin e kësaj figure, në komunitetin brënda kufijve të komunitetit shqiptar, mendoj deri në bindje se ndaj është mbajtur qëndrim jo professional e deri në cinik. Mjafton të përmëndet fakti që as nga Ministria e Kulturës e as nga konkursi “Balkanica” nuk është paraqitur e as nuk është vlerësuar ky personalitet, emrin e të cilit do ta kish për nder ta mbante çdo komb në altarin e vet.
Duke preferuar të citoj z.Ardian Kyçykun në një intervistë dhënë Zh.Cancos më 8 shtator 2007 “Globalizmi vendos tashmë në masa të ndjeshme ecurinë e kumtit artistik”, besoj se i jap përgjigje më se të kuptueshme kujtdo, që vrehet me mosbesim para ardhjes së këtij personaliteti në kontinentin e letrave.
Personazhe si Homeçkena, (“Home”}, të befasojnë, të rrëmbejnë në universin e tyre sa tragjik aq komik, duke të bërë të shikosh një pjesë të vetvetes, primtivizmin dhe trimërinë, intelegjencien e porsazgjuar dhe hutimin në metropolin e Shqipërisë e në metropolet ne planet. Tek “Home” {emër i mbetur si produkt i përshëndetjes së tij “Ho me ç’kena”} që e përndjek në Tiranë e kudo, shihet njeriu i zbritur nga malësia, i rënë në kontakt me qytetërimin. Ai-Ne, ka një kështjellë e një armë në shtatin e tij. Në një kuriozitet mësova se një pacienti i kish mbirë një pishë në mushkri! Ne të gjithëve na ka mbirë arma nën kafkë, krenaria, sinqeriteti e bujaria deri në relike primitive. Megjithatë Home s’mund të krahasohet me Don Kishotin, siç pashë në një shkrim diku. Jo. Ai është një shpat i shkëputur nga majat e alpeve, rrëshqet ndoshta si një copë akulli drejt ngrohjes globale, pranë qyteteve nëpër botë, i bindur kullën, dashurinë, veveten dhe emrin real të asimiluar diku.
Tek romani”Lumenjtë e Saharasë”, të mahnit realizmi magjik, ku shkrihet mrekullisht esseja me rrëfimtarinë, publiçistika me poezinë, tabloja me filozofinë.
Tek “Oreksi për bukën e qiellit”, të shokon “poeti shqiptar”, që ndoshta është një sozi e “Home Ckena”, një version i tij nëpër mjedise të çuditëshme. Portrete që të kujtojnë Gojan, sa të mrekullojnë po aq të trishtojnë.Sa mendon se ke të bësh me një roman policor, kupton se je në vorbullën e realitetit ku jeton.
Ardian Kyçyku e ka marrë globin në duar si një gogël, e rrotullon dhe vëzhgon, e studjon dhe e dallon nga bashkëkombasit, poetin shqiptar, poetin shqiptar të mpleksur në shtëpi vdekatarësh pa fytyrë, paralitikë, emra kafshësh që gjuajnë minj e minj që gjuajnë shkronja. Është aty, sa psikologjia e Femrës së Bukovskit, po aq realizmi magjik i Markezit, sa kapërximi pindarik I Buxatit, po aq realizmi therës i Honore De Balzak.
Një ngjizje e të gjithë stileve në një stilt të rallë i një autori i cili s’mund të mos ishte shqiptar i ngjizur midis primitivizmit dhe qytetërimit, legjendave e bëmave reale, virgjërisë së natyrës e çvirgjërimit të personalitetit butaforik.
Në kërkim të vrasjes së zonjës Tais, zbulohet mjedisi, personat që e banojnë, , jetesa pa synim, macka, poeti, Frida, doktori, Nemesisi e të tjerë.
Dialogu i shkathët, filozofia meditative, zhbirimi publiçistik, metafora brilante, imazhi tronditës e simbolika nuk të lënë të lëshosh librin nga dora.
“Unë nuk jam I tanishëm, kam lindur më vonë. Shqiptarët si imi lindin per disa epoka njëherësh.Të gjithë do të binden një ditë për këtë dhe do t’ju vijë keq që ajo kohë nuk më përfilli siç e meritoja”. (“Oreksi për bukën e gojës, f.59)… “Kisha dëgjuar se shqipëtarët ishin një komb i veçantë dhe qenë të aftë të bënin çdo gjë, sepse i vinin të njëjtin çmim jetës dhe vdekjes”, f59….këtë epokë nuk e sundon as muza e poezisë, as ajo e prozës, as ajo e vdekjes, e vrasjes, e shthurjes, e vetvrasjes, por Muza e lojës…”, f18.
Të kujtohet pak Niçja i përfolur, i frikshëm e prapë i domosdoshëm, që ndriçon anët e errrëta të jetës, por kurrsesi nuk preferon vetvrasjen e gjithçka bëhet në emer të dëshirës e domosdoshmërise për përkryerjen e të mirës, që merr përsipër ta realizojë arti prej etërve të tyre të mëdhenj.
Ardian Kyçyku është prestigjiator i fjalës, i motivit, imazhit, duke të bërë të ulesh në kolltuk, me dhimbje të padurueshme në brinjë.
“Muza e Lojës”. Në Muzën e Lojës një jetë të tërë, planeti rrotullohet ne boshtin e kësaj muze, pra të Lojës së pafund.
“Më tha se ne balkanasit, në vend të gjakut kishim lëng prej lufte e poezie. Nga shpërdhembja e etjes në luftë me poezinë, buronte sipas saj nevoja jonë për të shkatërruar, për të vetvrarë.
Dhe fundi i kësaj hipoteze, apo nënëshkrimi i kësaj teze të frikshme mba shënimin e mëposhtëm:
“Nga përkthimi i jetës së shqipëtarit, mora vesh se e verteta mbi vdekjen e zonjës Tais fshihej në një fjalë të vetme të të gjithë pjesëmarrësve në lojë…”
Dhe me elegancën e komedianit dhe me pashpirtërinë e tragjedianit, pohon në faqen 73:
“Sepse ai kish zhvendosur atdheun e vet tjetërkund. Kur të vinte koha, dhe kohën vetëm pleqtë e dinin, ai po të ishte ende gjallë, por edhe ndonjë shqiptar tjetër në vend të tij, do të hanin malin prej letre, domethënë librin sa një mal, dhe do të bënin prapë Shqipërinë – Shqipëri.”
…Por për disa, fragmenti është vështirë të japë qoftë imazhin e përafërt të këtij shkrimtari, pa lexuar romanin “Sy”, i cili kam bindjen se është ndër veprat më të arrira në Evropën lindore, që ende qëndron e përfshirë nën kthetrat e miteve të Komunizmit.
Ky libër, i vetmi i botuar saktë në Sh.B.Ideart, prej Arjan Lekës, në tetor të vitit 2007, çuditërisht s’ka tërhequr vëmëndjen e kritikës, të vetë letrarëve dhe të medias investiguese. Të mbetur në grackën e komercialitetit politik, ekonomik, ndoshta në kthetrat e Katovicës letrare, u qëndrua më muaj të tëra me librin “Ishull… “ të Blushit, duke mbajtur lupat nga të gjitha anët, të gjenin patjetër gjenialitetin artistic, duke u ngatërruar jo pak herë me historinë.Dhe s’u fol për veprën “Sy” të Ardian Kyçykut, ashtu siç u bë dhe me veprën “Funerali i pafundmë” të Visar Zhitit, me “E kuqja e demave” të Mira Meksit, me “Gruaja me urhdër të ujkut” të Petraq Ristos ej.
Është paradoks të lihet pa u vendosur në fokus të analistit, studjuesit, filozofit dhe lexuesit inteligjent, romani SY i Ardian Kyçykut. E habitëshme dhe jo shumë e habitëshme në një komunitet, ku vlerësohet më shumë një deputet, qoftë pa asnjë gjuhë të huaj dhe as që përshëndetet një kryevepër, që do ta kish zili ç’do letërsi serioze, që pretendon konkurencë me dinjitet në planetin e letrave.
Cili është romani “Sy”? Një roman me përmasën e epopesë, që kryen operacionin e Shqipërisë në 60 vite (1945-2005). Po. Virtuozi Kyçyku e ka vendosur Shqipërinë në tehun e bisturisë intelektuale, filozofike, artistike, metaforike, në tryezën e kirurgjisë së tij, me vëzhgim e investigim të pazakontë, me guxim e pa asnjë autoçensurë, më shkathtësi dhe bindje se, pa kryer atë autopsi, vështirë se do të kemi ndonjëherë një Shqipëri për të qënë.
Që në faqet e para do të përballemi me tre peshkatarë pa kokë dhe rreth tyre vorbullojnë Shoku e zoti Themi, Haki Ujera, Misto Fotografi, Afrim Katrahura, Agimi i Zukut të vdekjeve, Koço Puthja (Stërputhja), Jaho Myneveri e të tjerë dhe kudo Syri vëzhgues si ai i Mona Lizës, që të përndjek tmerrshëm e të lë pa gjumë.
Ironia therëse, e dhimbshme si tehu i bisturisë, që të prek në kockë, të përndjek kudo në këtë SY të pamëshirtë, të patolerantë, që jo pak vet do ta quanin mizor.
Ata peshkatarë pa kokë janë shqiptarët e gjysëm shekullit komunist, të cilët vendosën të preferonin me bujë që të rrinin pa kokë, duke mbajtur mbi qafat e tyre te prera idhujt politikë, qoftë një avangardë pa shkollë e injorantë. Të shndërruar në komunitetin e pleqve, që ulen lulishteve dhe tjerrin pambarimisht tregimet e luftës së dytë botërore, në Shqipëri s’i shkon kujt në mend të merret me figura
të tjera të përmasave botërore si Ardian-Christian Kyçyku. Në këtë matufëri të qëllimtë, vazhdojnë të lulërojnë mitet paranojake të Komunizmit.

Francezët hapin revistën "Archéologia" me Apoloninë

Nga Fatmira Nikolli

Parku Arkeologjik i Apollonisë zë kopertinën e revistës prestigjioze franceze "Archéologia". Apollonia përshkruhet si një prej qyteteve antikë më të bukur në Ballkan dhe artikulli përshkruan gërmimet arkeologjike të viteve të fundit sikurse edhe të rejat që kanë të bëjnë me rindërtimin 3D (tredimensional) të monumenteve të tij. Sipas revistës, saiti greko-romak i Apollonisë ilire ndodhet në bregdetin e Adriatikut e Shqipërisë dhe është një nga saitet më të bukura në Ballkan. Ajo i zbulon ngadalë zbulon mrekullitë e saj, të humbura në mes të kodrave dhe fushave. Një ekspeditë franko-shqiptare punoi atje për dekada të tëra. Studimet e fundit premtojnë potenciale të mëdha nga rrënojat e tij të famshëm. Pas zbulimit të bustit të një burri në zonën e vilave romake me impluvium, në Apoloni u gjet edhe një bust gruaje prej mermeri 2 m larg të parit. Kujtojmë që më 18 gusht në rrënojat e Apolonisë u zbulua edhe një këmbë bronzi e një legjionari romak, që i takon shek II-III pas Krishtit. Ndryshe nga statuja e burrit, ajo e gruas është e dëmtuar në pjesën e hundës dhe të veshit të majtë. Ndoshta, pozicioni i vendosjes me shpinë të bustit nuk e ka favorizuar ruajtjen e gjendjes së pacënuar të saj. Shpejt pritet të kalojë në duart e restauratorëve. Drejtuesi francez i ekspeditës, Jean-Luc Lamboley ka hedhur hipotezën që të dyja statujat mund t'i përkasin një familje të rëndësishme apoloniate. Arkeologët po punojnë për saktësimin e kësaj hipo-teze. Ende nuk ka një datë të saktë për bustin femëror, por nisur nga të dhënat e para-ardhësit dhe të vendit ku është zbuluar, mendohet se ai i takon fundit të shekullit të II pas Krishtit. Tri objektet e zbuluara vitin që shkoi në Apoloni i kanë bërë arkeologët të mendojnë se aty ka ekzistuar një shkollë e arti.
Zbulimet
Tri janë zbulimet e rëndësishme të bëra në Apoloni gjatë ekspeditës së vitit që shkoi. Arkeologët e kanë zbuluar një bust të periudhës romake të shekullit të dytë, që sipas ekspertëve, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e fundit në Shqipëri. "Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në Shqipëri, pasi ende është i paprekur", pati thënë asokohe profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni, së bashku me arkeologët shqiptarë. Ekspertët thonë se busti i atletit të panjohur i gjetur në Apolloni, 120 kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në gjendje shumë të mirë. Përveç tij është zbuluar edhe një këmbë bronzi, pjesë e një statuje romake. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit. Ekipi i ekspeditës shqiptaro-franceze nxori në dritë pas tyre edhe bustin prej mermeri të një femre. Ajo është paksa e dëmtuar në pjesën e hundës dhe të veshit dhe gjendja e ruajtjes është disi më e dobët.

Ditar nga ferri i Brindisit, libër për eksodin shqiptar

Ditar nga ferri i Brindisit, libër për  eksodin shqiptar Eksodi i madh i shqiptarëve i 6 marsit 1991 është subjekti i librit "Ditar nga ferri i Brindisit", shkruar nga Giuseppe Marphionna, aktualisht drejtor i shoqatës së Konfederatës të Tregtarëve në Brindisi, qytet në jug të Italisë.

Ky libër mishërohet nga tregimi i ditëve të eksodit të madh shqiptar dhe fatit mesdhtar të qytetit. Në atë kohë autori i ri në moshë, ishte kryebashkiak i qytetit të Brindisit. Subjekti i librit tregon se si papritmas autori u gjend përballë një valë njerëzish plot dhimbje, të lënduar dhe të uritur që kërkonin më parë bukë se liri.

“Ndërsa i kërkoja Qeverisë kombëtare të ndërhynte me ushtri, një tjetër ushtri spontane, e përbërë nga burra, gra dhe fëmijë nga Brindisi, pa pritur pëlqimin e ndonjë autoriteti, kishte zbritur tashmë në mënyrë të pavarur në shesh për t’u ardhur në ndihmë me çdo kusht fëmijëve, grave dhe burrave të shënjuar nga vuajtja dhe uria”, shkruan Giuseppe Marphionna në parathënien e këtij libri.

Përmes veprës së tij, Giuseppe Marphionna është përpjekur ta vendos eksodin e madh të shqiptarëve në kujtimet e shënimet e tij, por mbi të gjitha edhe të risjellë raportimet e shtypit që në ato ditë emrat e gazetarisë më prestigjioze italiane i dedikuan Brindisit dhe qytetarëve të tij.Qyteti i Brindisit u nderua 1991 me çmim nga organizatat kryesore humanitare si UNICEF-i dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.



Ballkanweb

MAFIA E NAFTES, 11 NE PRANGA Biznesmeni afër qeverisë, fitoi tenderin 1 mld lekë nga Basha



“ Euroil’, i pezulluar nga APP për 3 vjet. Në pranga edhe Isuf Fisheku. Ja biznesmenët, tatimorët e doganierët e arrestuar ditën e djeshme. Dëmi në buxhet, 50 milionë euro. Prokuroria: Sasia e “ virgine” blihej nga ARMO Bajram Letit i vdiq vajza: S’paguaj

U desh një portofol qeveritar i “ fl akur”, që të publikohej një prej skandaleve më të mëdha të kontrabandës së naftës në vend. Dritan Prifti denoncoi në prokurori jo vetëm emra dhe fakte, por deri edhe se si operohej për të kryer abuzimet me naftën “ vergine”, ndërkohë që urdhëroheshin autobote me këtë lloj nafte të shkarkoheshin nëpër pika karburantesh. Dëmi ndaj shtetit llogaritet në rreth 50 milionë euro. Task-Forca e prokurorisë ka marrë në konsideratë të gjitha faktet e ish-ministrit Priftit dhe ka nisur hetimin...

( Në foto) Kryeministri Sali Berisha në takim me banorët e Gërdecit ( Në mes) Shpërthimi i 15 marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona

Lek Plepi është i vetmi që njeh Filan Fistekun.



Lek Plepi është ndër personazhet më të njohur sot në Shqipëri. Në Facebook i ka më shumë se 100 mijë fansa. Në Youtube videot e tij janë parë rreth 200 mijë herë. Foret e Chuck Norrisit i janë mveshur atij. Ai është yll. Vërtetojeni në Facebook ose Youtube.

Lek Plepi është fenomeni që u bë i famshëm për disa javë, vetëm prej një modeli flokësh. 

Dikush e pa në internet dhe ua tregoi shokëve. U mahnitën me tekstet e këngëve të tij dhe e shpërndanë aq shumë mes njëri-tjetrit, sa që bënë rreth 100 mijë fansa në Facebook. Pa ndonjë formim të qëndrueshëm artistik, pa asnjë background kulturor, i ardhur nga një enklavë gjeografike, me videoklipe amatore pa vlerë të xhiruara në oborrin e vet, me tekste naive këngësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe, sikur po sheh komedinë më të bukur të vitit, Lek Plepi e argëtoi aq shumë “popullin e Facebookut”, sa bëri që në disa emisione televizive ta merrnin për të ftuar, por që nuk donin ta merrnin seriozisht. 

“E vetmja gjë që Lek Plepi do të donte të bënte, është të këndojë për ne. E vetmja gjë që ne nuk duam prej tij, është që të këndojë për ne. Muzika e tij, për të gjithë ata që janë ‘fansa’ të tij në FB, nuk vlen. Për ta, Leka ka vlera të tjera, kryesisht baluket. E megjithatë, Lek Plepi ka siguruar koncertet e veta të para, ku njerëzit nuk do të shkojnë për ta dëgjuar, por për ‘ta parë’", shkruan gazeta “Shekulli”. 

Lek Plepi u bë mit, sepse rastisi të bashkohen në të njëjtin çast disa faktorë: stresi i madh social i akumuluar dhe nevoja për ta shkarkuar këtë stres, nevoja për një figurë të re argëtuese, që duhet nxjerrë shpejt, se nuk ka kohë ta presim sa të dalë nga bankat e shkollës, nevoja për të gjetur një fenomen me të cilin të konfrontojmë vlerat tona. Dhe, Lek Plepi qëlloi në çastin perfekt. 

Naiviteti i Plepit, bashkuar me modelin e flokëve, me naivitetin gazmor të teksteve të tij, me amatorizmin muzikor që ai e përjeton shumë seriozisht, me përhumbjen e tij naive kur del në ekran - të gjitha këto e bëjnë kandidatin perfekt për atë që publiku i Facebookut kishte nevojë. 
“Ne kishim nevojë për një njeri me ato tekste, me atë model flokësh dhe që nuk pranon duet me Robbie Williams, sapo merr vesh që ky, qenka gay”, shkruan “Shekulli”. 

Lek Plepi si Chuck Norris 

Ka një fenomen në rrjet, që quhet welovechucknorris.blogspot.com. Pak vjet më parë një grup njerëzish, filluan të shkruajnë për Chuck Norrisin të gjitha gjërat që lexohen sot për Plepin në Shqipëri, e për Halil Budakovën në Kosovë. Menjëherë u bë superhit në rrjet. 
"Maradonën e dërgoi zoti në Tokë për të mësuar futboll. Chuck Norris urdhëroi zotin për të dërguar Maradonën". 
Ka pasur disa tendenca më parë për të ndërtuar një version shqiptar të welovechucknorris, por kandidati perfekt nuk kishte ardhur ende. “Pra, ne nuk duam që Lek Plepi të flasë. Ne na argëton vetëm kur ai qesh në ekran, kur dikush i lexon bëmat e tij në internet: Lek Plepi është aq i shpejtë, sa lëpin sqetullën pa prekur qimet". Dhe Leka vetë, qesh me të madhe, duke na bërë të lumtur. 

Fakte 

Lek Plepi është 34 vjeçar, nga Dukagjini, me banim në Shkodër. Për të, në Facebook shfaqen më shumë se 150 faqe. Vetë Leka nuk ka hapur asnjë - të gjitha janë hapur nga njerëzit e tjerë. Vetëm një nga faqet, e titulluar “Lek Plepi është Legjendë, sepse, si thotë ai ashtu bëhet” ka 48.809 fansa. Gjithsej në Facebook i ka më shumë se 100 mijë fansa. Në Youtube videot e tij janë parë rreth 200 mijë herë. 

Sociologu 

Sociologët kanë përgjigje për fenomenin lek Plepi. Zyhdi Dervishi thotë se mjaft segmente të shoqërisë shqiptare të ditëve tona vegjetojnë në boshllëk. “Nuk kanë objektiva vetjake për të arritur, nuk kanë kërkesa ndaj vetes. Kalojnë kohën në komunikimin elektronik. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse përqafohen dukuri si Lek Plepi”, ka thënë ai. 

Fore për Plepin 

Lek Plepi është i vetmi që njeh Filan Fistekun. 
Lek Plepi e vë pikën e I-së nën të. 
Lek Plepi e ka hijen me ngjyra. 
Lek Plepi fle me jastëk nën pistoletë. 
Jeta është si një libër, e shkruar nga Lek Plepi. 
Lek Plepi duartroket me një dorë. 
Lek Plepi rri me duar në xhepa, edhe kur është lakuriq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...