2011-05-29

Kastriot Myftaraj dhe fryma që nxit urrejtje fetare

Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve katolike, ne formen e nje kombi krahinor te mbiquajtur “alban”- pak a shume si basket- duke propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj jugore “jo-albane”-sipas tij, per t’u bashkuar me trojet e shkeputura jashte kufinjve nen nje flamur e fe’ kristiane, eshte parathenie shume e trishte e nje nisme qe per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo eshte anti-shqiptare.





Nga Alban Bala

Teksti ne vijim mban firmen e Kastriot Myftarajt- nje individi te çuditshem, quasi-fantomatik, qe publiku i gjere e besonte me teper si nje pseudonim deri diten kur Prokuroria e Pergjithshme hapi ndaj tij hetime per akuzat e nxitjes se urrjetjes nder-fetare dhe nderetnike. Hetimi tani eshte nderprere, por jo veprimtaria e ketij njeriu. Vetem gjate dy muajve te fundit ai ka akuzuar Fondacionin Soros se po ringjall ne menyre perfide nga regjistrat mesjetare te gjithe elementet me origjine çifute ne Shqiperi dhe po i mbeshtet ata - ku ai perfshin edhe Edi Ramen e Erion Veliajn e organizates MJAFT-, si dhe pervijoi provokimin e meheret qe tronditi kontinentin duke shpifur ndaj profetit islam Muhammedit kesaj rradhe me nje akuze te pashembullt per “pedofili”.(?!)

Ideja e tij baze eshte ne fakt me shume se utopike. Ajo eshte e rrezikshme. Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve katolike, ne formen e nje kombi krahinor te mbiquajtur “alban”- pak a shume si basket- duke propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj jugore “jo-albane”-sipas tij, per t’u bashkuar me trojet e shkeputura jashte kufinjve nen nje flamur e fe’ kristiane, eshte parathenie shume e trishte e nje nisme qe per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo eshte anti-shqiptare. Ne fund te fundit çfare kerkojne me teper qarqet ultra-nacionaliste te Vorio-Epirit?

Eshte interesante se databaza e te dhenave kryesisht personale qe ky individ ka perdorur per te sulmuar shume figura shqiptare, nga politologu Abdi Baleta deri tek shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare, i perngjajne si dy pika uji te dhenave qe mbledhin zakonisht sherbimet sekrete, kur pergjojne, skedojne apo hetojne mbi nje individ. Z.Myftaraj asnjehere nuk ka sqaruar se cili sherbim ia ka kaluar atij keto te dhena.

Debati mbi lirine e shprehjes ne fakt tek ky njeri ka kohe qe nuk ben me sens. Ne vitin 2003 ai publikoi Deklaraten e meposhtme, e cila vazhdon te qarkulloje ne internet. 
 
Edhe pse e vjeter, kjo Deklarate perben zemren e te gjithe mendimit te tij politik qe ai levron ne nivel editorialistik prej disa vitesh. Per kete arsye AIPR zgjodhi ta botoje te plote kete Deklarate per te sqaruar njehere e pergjithmone se ke apo çfare perfaqeson Kastriot Myftaraj.

I lindur ne Korçe dhe i rritur ne Elbasan gjate periudhes se regjimit komunist, ky njeri shfaqet i afte te shkruaje sa ne shqipen korente ashtu edhe ne nje nendialekt te humbur te Mbi-Shkodres, me nje shqipe qe te kujton leterkembimet e freterve me Seline e Shenjte nga provincat ballkanike te 1,800-es (?!). Me kete gjuhe tmerresisht te veshtire ne leksik dhe ortografi, edhe per vete banoret e zonave qe ende e flasin ate, Myftaraj ka nenshkruar edhe libra te tere, ndersa e folura e tij normale eshte nje shqipe e mire dhe e unifikuar.

Gjasisht veç si “firmatar me qera” i teksteve te gatshme me origjine te dyshimte, ky njeri ne fakt perben me shume se nje dukuri komplekse per median shqipe dhe per krejt hapesiren e mendimit shqiptar.

Nuk mjafton te jesh sharlatan per t’u bere i famshem. Myftaraj e di me mire se te gjithe ne, se çfare mekanizmash te tjere ka adoptuar ne kete “mission impossible”.


Sikur Kastriot Myftaraj te ishte nje ishull i veçuar i lajthitjes shqiptare, kjo do te ishte gjysma e se keqes. E keqja e madhe eshte se ky Don Kishot i frymes komb-shkaterruese ka mbrojtjen e disa redaksive dhe perkrahjen e disa emrave qe perbejne fatkeqsisht tashme institucion intelektual per Shqiperine; ai perfaqeson prej kohesh pararojen e çmendur, “kamikazin” rruge-shestues per nje arradhe te ngushte luftetaresh “te urte”, qe ne mos plotazi e gjejne teorine e tij pjeserisht te pranueshme dhe e perkrahin ate ne format dhe menyrat e tyre. Shume prej tezave te kesaj deklarate, as fillojne dhe as mbyllen tek Myftaraj.
Ne shkurt te ketij viti nje gjykate ne Austri denoi me 3 vjet heqje lirie historianin britanik David Irving per “mohim te Holokaustit dhe deklarata antisemite dhe raciste”. David Irving u denua per nje interviste te tij te dhene ne Austri ne vitin 1989. Austria, e cila ka pasur me heret ne pushtet edhe parti ultranacionaliste te djathta, nuk eshte i vetmi vend qe ka vendosur rregulla per perdorimin e te drejtes se mendimit dhe shprehjes se tij. E keqja- sidomos ne vendet e perparuara- parandalohet.

Sado e papershtatshme te tingelloje ne shekullin e 21-te censura, eshte ligji ai qe percakton se kush duhet te beje çfare ne keso rastesh. Por detyra jone eshte ta refuzojme kete shantazh kulturor qe na behet ne emer te lirise, sigurisht pasi ta njohim se kush eshte ky njeri dhe se çfare marrezish ka avancuar dhe avancon ne tregun e ideve. Mjafton te lexoni tekstin e tij ne vijim.

“Kastriot Myftaraj
Kryetar i Lvizjes për Rikonkuisten Albane
nji nacion alban geg, nji fe kristiane, nji shtet i bashkum nacional 

Deklarate

Lvizja per Rikonkuisten Albane (LRA) u drejton ket kumt shqiptarve gege muslimane dhe katolike n' dy ant e kufinit (trevat e Republikes s' Shqipnis n' veri t' Shkumbinit, Kosove, trevat shqiptare n' FYROM, Luginen e Presheves dhe trevat shqiptare n' Mal t' Zi);
LRA, tuj konsideru se:
-Religjioni islamik qi i asht imponu me dhune shqiptarve n' dy ant e kufinit shtetnor n' kohen e okupimit turk, asht shndrrue sot, n' nji pengese per prosperimin dhe integrimin e shqiptarve n' boten moderne perndimore s' cilles i takojne historikisht.
-Religjioni islamik, veqanrisht tash n' epoken e pas 11 shtatorit 2001, asht shndrru n' nji rrezik ekzistencial per shqiptart muslimane n' dy ant e kufinit, kahse nacionet fqije ortodokse, serbt, grekt dhe makedonsat, t' cillet assesi nuk pajtohen me ekzistencen e ishullit islamik shqiptar n' Ballkanin Perndimor, n' ato qi ata i definojne si trevat e veta historike, per shka tash ma teper se nji shekull nuk i pushojne msymjet per eliminimin dhe dbimin e shqiptarve muslimane.
-Se veq 4-5% e shqiptarve gege me origjine muslimane jane muslimane t' vertete, pra njerez qi besojne tek Allahu dhe Muhamedi si profet i ktij dhe permbushin s' pakut nji here n' dite detyrimin islamik per falje, ndersa pjesa tjeter jane thjesht njerez me origjine muslimane dhe nuk njifen si muslimane prej fes islamike.
-Ekzistencen e dallimeve t' thella etnike, kulturale, gjuhsore mes toskve dhe gegve
-Konfliktin historik-toske-gege, t' ardhun si pasoje e aspirates historike toske me i nanshtru dhe sundu gegt.
-Shqiptarizmi i krijum sipas shembullit t' Jugosllavizmit, qi dojte me i bashku serbt dhe kroatet n' nji nacion t' vetem, deshtoi me i bashku toskt dhe gegt n' nji nji nacion t' vetem, po per ato shkaqe qi deshtoi Jugosllavizmi, aspirata serbe, respektivisht toske per sundim kundrejt kroatve.
-Toskt kane dhane dhe japin prova se ata n' asnji mnyre nuk e pranojne bashkimin e trevave shqiptare n' dy ant e kufinit, n' nji shtet t' vetem, pasi kshtu permbyset balanca mbrendashqiptare e fuqis, qi n' Republiken e Shqipnis tash asht lehtsisht n' favor t' toskve dhe shtetin e ri nuk e dominojne ma toskt. Prove per mospranimin kah ana e toskve t' shtetit t' bashkum nacional shqiptar asht fakti se toskt perdorin, sikur serbt, grekt dhe makedonsit, shprehjen "Shqiperi e Madhe" per ket shtet.
-Toskt, historikisht dhe kontemporanisht kane bashkpunu me nacionet fqije sllave ortodokse dhe ate grek per coptimin, nanshtrimin dhe sundimin e Gegnis, n' dy ant e kufinit (pjesa e Republikes s' Shqipnis nalt Shkumbinit, Kosova, trevat shqiptare n' FYROM, Lugina e Presheves, trevat shqiptare n' Mal t' Zi).
-E majta toske n' pushtet n' Republiken e Shqipnis (koalicioni n' pushtet me n' krye Partin Socialiste), qi prej ardhjes n' pushtet me revolucion-kryqaten tosko-majtisto-ortodokse, e ka shndrrue Republiken e Shqipnis n' nji Republike Vorio-Epirote, gjegjsisht koloni greke, ku po ecen me ritme shume t' shpejta fushata ortodoksizuese me profil helenizues e ndermarre kah Kryepeshkopi Yannoulatos, si dhe ku ekonomia gjindet totalisht nan kontrollin e nji oligarkie tosko-greke, qi asht tuj i imponu vendit t' jone shndrrimin n' nji treg per mallrat greke, ose t' bleme si dore e dyte n' Greqi, me cmime ma t' nalta se tregu grek.
-Se Gegnia e Republikes s' Shqipnis, pra pjesa n' veri t' Shkumbinit nuk mujtet me prosperu n' rrafsh kultural, ekonomik, institucional etj, veq pas lirimit prej okupacionit tosk, t' kryem n' vitin 1944, kur filloi edhe kolonizimi dhe eksploitacioni (shfrytzimi) i ksaj pjese t' Gegnis, shka kerkon damjen e Republikes s' Shqipnis n' lumin Shkumbin.
-Se Gegnia n' dy ant e kufinit nuk mujtet me jetu e dame, pasi gjeografia, historia dhe proceset politike dhe ekonomike kerkojne natyrshem bashkimin e pjeses s' Republikes s' Shqipnis n' veri t' Shkumbinit, me Kosoven, trevat shqiptare n' FYROM, Luginen e Presheves dhe trevat shqiptare n' Mal t' Zi, n' nji shtet t' bashkum nacional.
-Se veq gegt, n' dy ant e kufinit, kane konstitue historikisht dhe kontemporanisht, n' rrafsh etnik, kultural dhe shtetformues, nji bashksi nacionale solide dhe me nji identitet kultural dhe shtetnor t' veqante (tradita albane), ndersa toskt kane qene nji amalgame etnike dhe kulturale greko-vllaho-sllave.
-Se "Albanizimi", gjegjsisht tradita e jone nacionale, kulturale, religjioze (katolike) dhe shtetnore historike e jona asht ekskluzivisht gege, tuj kene krejt e huj per toskt, t' cillet kane traditen e Epirotizmit ortodoks dhe prohelen.
-Se toskt muslimane tash jane tuj u konvertue me shpejtsi n' religjionin e t' parve, Krishtenimin ortodoks grek.
Deklaron
Gegt muslimane, n' dy ant e kufinit shtetnor gjinden para rrezikut t' shndrrimit n' nji tribu t' prapambetme mjedis Europes, si dhe para rrezikut t' eliminimit fizik dhe dbimit. N' kto rrethana ka veq nji solucion: Me u invoku ideali alban i artikulum n' devizen:
Nji Nacion Alban Geg, nji religjion kristian (protestant dhe katolik), nji shtet i bashkum nacional!
LRA i fton intelektualt gege, n' dy ant e kufinit, si dhe partit politike gege:
N' Republiken e Shqipnis:
1)Partin Demokratike
2)Partin Lvizja e Legalitetit
3)Partin Demokristiane
N' Kosove
1)Lidhjen Demokratike t' Kosoves
2)Partin Demokratike Shqiptare
3)Aleancen per Ardhmnin e Kosoves
4)Partin Demokristiane
N' FYROM
1)Bashkimin Demokratik per Integrim
2)Partin Demokratike Shqiptare
3)Partin per Prosperitet Demokratik
N' Luginen e Presheves
1)Partin Demokratike Shqiptare
N' Mal t' Zi
1)Lidhjen Demokratike Shqiptare
me u angazhu per ate qi ne e definojna si Rikonkuista Albane dhe qi e konceptojna si nji lvizje paqsore per riidentifikimin shpirtnor t' gegve muslimane, gjegjsisht konvertimin e jone n' kristiane perndimore (protestante dhe katolike), si dhe per bashkimin e Gegnis, n' dy ant e kufinit, n' nji shtet t' vetem nacional alban, prej Shkumbinit, n' Morave, prej Vardarit n' Adriatik.
LRA i fton partit politike gege me e ba Albanizmin si bosht t' programeve t' veta.  

Lvizja per Rikonkuisten Albane
10 qershor 2003

Në veri të Dushkajës është vendlindja ime Shqiponja.

 Nga Flori Bruqi

 

Skënder R. Hoxha (1949) u lind në Shiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës, komuna e Gjakovës. Nga një kohë jo shumë e largët, gjyshi i tij rrjedh nga një familje malësore, Demaliaj, e Breg Pacit, rrethinë e Bajram Currit. Skënderi është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e Mesme Teknike të Pejës. Me shkrime kishte zënë të merrej qysh si nxënës i Gjimnazit “Hajdar Dushi” të Gjakovës. Shkruan: poezi e prozë (për të rritur dhe për fëmijë), eseistikë, fejtonistikë, çështje e probleme gjuhësore, ndërsa më me përkushtim merret me hulumtime e studime në fushë të onomastikës. 

 

Deri më tash ka botuar:

     - “Pëllumbi në fluturim” (poezi), 1990;   
     - “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (I)” (studim), 1992;
     - “Kalorësit e mortit” (poezi), 1993;
     - “Bilbili i Dushkajës” (poezi për fëmijë), 1995;
     - “Dy akte të dramës së pakryer” (poezi), 1997;
     - “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (II)” (studim), 2000;
     - “Tridhjetë vjet pune të shkollës së mesme “Shaban Spahija” të Pejës (monografi), 2002;
     - “Vjersha dhe poema” (poezi), 2004;
     - “Jabllanica (Shqiponja) e Dushkajës” (monografi), 2004;
     - “Radoniqi e Rakoci të Dushkajës” (monografi), 2005;
     - “Toponimia e Dushkajës” (vepër studimore), 2007;
     - “Poemë e dhimbjes krenare” (poezi), 2007;
     - “Poet i trazuar” (libër – bisedë me shkrimtarin Hasan Hasani), 2007;
     - “Hasan Hasani në sytë e kritikës” (përmbledhje kritikash për veprat e H. Hasanit), 2008.
    
Ka në dorëshkrim edhe disa vepra zhanresh të ndryshme që presin mundësitë e botomit.
Skënder R. Hoxha është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është kryetar i Degës së LSHK në Pejë. Jeton, punon e vepron në Pejë e në Shqiponjë(Jabllanicë).

Haiku u Dushkajës

E ruaj nga fjalë të pleqve
Në traditë në harta të vjetra
Dushkaja tridhjetë katunde…
Emrin e ka nga bimësia
Me male e pyje me dushk
Shqip – emri Dushkajë.
Me një territor të gjerë
Autokton shqiptar –
Dushkaja e Kosovës
Atje fluturojnë shqipet
Skifterët dhe pëllumbat
Për armikun plumbat…
Suka e Cërmjanit midis Dushkaje
E kohës ilire – fortifikatë
Krenohet në lartësi.
Kjo Sukë afër Gërgocit,
Ndërsa ku kryqëzohen ca rrugë –
I thonë Kryqi i Rakocit.
Sipas traditës së lashtë
Bëhen dasmë e dekë
Bujaria - krenari…
Përroje e prroska
Gjarpërojnë luginave
Bistrica e Drini kufij natyrorë
Përroje, Bistricë, Drini i Bardhë
Herë të kthjellta herë të turbullta
Freskoheshim verës në to.
Pranverave turbullohen ujërat
Drini i Bardhë i mbledh të gjitha
Në lumthin Shushica nxinim peshq.
Në fusha e male
Kullosin bagëtia
Dëgjohen kënga e fyelli.
Livadhet me kullosa
Në mrize bagëtia
Bukolikë e ëmbël…
Bujqit e kostarët
Në ara e livadhe djersiten
I këndojnë punës…
Në Sukë shehë e dërvishë
Rrinin kohë pas kohe
Rruhej kultura shpirtërore.
Në Bec Tyrbe, Kishë e Xhami
Kishë e Tyrbe në Doblibare
Me predikime shqiptare.
Në Sukë për festa maji
Mbledheshim të rinj e të reja
Me lule të para mbuloheshim…
Ka edhe sukëza e kodra
Shpate e shullaje –
I krijoi natyra…
Në veri të Dushkajës
Është vendlindja ime
Shqiponja.

T’I FSHIJ DJERSËT ATDHE

Çka do t’i jepet dhuratë
Kësaj dite me vapë korriku?
A mund të flitet
Për çmimin Nobel për Paqe?
Për të drejtat njerëzore
Për Vetëvendosje?
Apo më fort
Për çmimin Nobel për Hile
Për padrejtësi
Të Rrugëmbylljeve të Mia!...
Evropa e bota sorrollaten
Me Plakëlindjen e rryer dinake
E nanurisin Kuçedrën e Ballkanit
Zagarët e mi s’prajnë së lehuri
E gjahu qelbet përtej bjeshkëve…
Për mua vijnë Lindjet e vonuara
Të degëdisura gjithmonë të përgjakura
Me deng ankthesh të bezdisshme!
Dale edhe pak t’i fshij djersët ATDHE
T’i puth agimet e muzgjet
Me sy të përlotur t’i mas plagët -
Ende të njoma të nxehta.
Hej, sa të mëdha janë!...
Por, as stërgjyshi
As gjyshi babai as unë
As fëmijët e mi
As fëmijët e fëmijëve të mi
Tjetër atdhe s’kemi
Ti je më i mjeri, më i miri për NE…
/18 korrik 2007, Pejë/ 

MË I FORTË SE VDEKJA

Kur mjeshtrit e t(m)errit
Shtrigat dhe shtriganët
Më vërsulen si hienat
Unë jam dragua
I mposht ata.
Kur sëmundja më bën hile
Nëpër vërragët e netëve
Pa ilaçe
Prapë jamë më i fortë
Se ajo.
As vdekja nuk me frikëson
E pres si burrat në log
Por nëse ajo më përvidhet
Nëpër parmakët e jetës
Hajdutçe të më rrëmbejë
Unë jam më i fortë
Edhe se vdekja
Jam kusar dhe e vras atë…
/22 korrik 2006/

ATË DITË FRYNTE NË DURRËS

Ditë vere bregdetare
Jeta vlonte
Durrësi i ngjante një metropole
Ani, e meriton këtë
Autobusët bartnin
Në shumë drejtime
Njerëzit e rreshkur nga dielli
Valët e detit ishin të tërbuara
Atë ditë fungushti
Era frynte çmendurisht
Si Uragan përplaste
Çadrat në zall plazhi.
Përplaste gjësende nëpër rrugë të Durrësit
Unë bëja vizitë familjare
Tek një i ardhur ngaVeriu
Në lagjen e Kënetës.
Dëgjoja fishkëllimën e erës
Tek ngushëlloja familjen e kushëririt
Për birin e tyre njëzet e pesë-vjeçar
Të aksidentuar në Itali
Me motorin e tij ogurzi…
- E patëm shtyllë të konakut -
Më thoshin ata
E unë prapë i ngushëlloja…
Në mbrëmje u ktheva në Kosovë
Gjatë rrugës shkrova këto vargje
Kur autobusi zhurmonte lodhshëm
Rrugëve me leqe
Të veriut të Shqipërisë
Të atdheut tim të copëtuar!...
/27.VIII.2007, Veri i Shqipërisë/
 
VJERSHË

Nëse më dashuron
Edhe TI
Me gjithë zemër
Si UNË
Atëherë
Edhe zemrën time
Ja ku e ke
Merre peng
Për kohën që iku pa ne
Se kësaj i thonë dashuri…
/7.III.2006/


TUPANXHIU
(Me Din Mehmetin, në Gjakovë, në vitin 1979)
- e shkruar atëherë -

Në rrëmujën e Stacionit të qytetit
Shikimi thehet në rrudhat e ballit të Baclokut
Të tupanxhiut plak si Dukagjini
Me krahun e lëvarur e gishtërinjtë që i dridheshin.

Më tha: U gëzova që t’pashë -
(E më shtrëngoi si mikun e vjetër),
Pak jam plakur Baclok e pleqërisë s’i besohet,
Pak jam sëmurë e kësa edhe lisi i rrëzohet.

I thashë: Jo Baclok, jo, se
Ende duhet ta rrahësh tupanin Dukagjinit,
Ende duhet t’i hapësh frëngjitë e kullave,
Ende të jesh strall i ashtit të stërgjyshërve,
Ende të ndriçojë FENERI YT për ata që po vijnë,
Ende duhet të jetë KRISMË EMRI YT!

                                             
FLAKË JANARI
                                    
 /Jusuf Gërvallës/

Agimeve e muzgjeve shpirt i ndezur
                                    
 Në unor Dukagjini tej Ylberit
                                    
 Flakë Janari ku drithërinë zemrat
            
Flakë janari ku lëshojnë shtat ëndrrat.

       
Kitarë e përvuajtur në krahë muzash
                                      
Me tela të kurdisur n’Dubovik
                                      
Harfë e moçme magjepse e fashitur
                                    
 Lyrë Orfeu e shndërruar në mit.

                 
Në Flakë Janari u lind Kanjushë e Verdhë
                                
     Fluturojnë e bien Jusufi tha
          
Trohat e përgjakura rrugës skamnore
                                      
Dimrave të ftohtë duke i mbledhë.

                                    
 Në hartë Ilire vegim engjëllor
                                    
 Me duart plot zjarr Prometeu
                  
A është baladë profetike a këngë trimoshi
                 
  Rrugës së kalvarit Jusufi Kadriu Bardhoshi
                                   
  Figura në bronz e në vargje rubaish.

                                   
  Natë kobtare n’Allaman nxiu
                                      
Shtrigat hienat e moheve e pritave
                                      
Në llahtari veshur me lëkurë djalli
               
 Thurën shëmtinë në kristale shtrëngatash
                                  
   Flakë Janari u bë Fanar i pashuar.

                                                                      
      PS.: Kjo vjershë u shpërbly me vendin e parë, nga juria, në Orën e Madhe Letrare, mbajtur në kuadër të Flakës së janarit, më 16 janar 2007,  në Pejë.

RRAP I RRAHUR ERËRASH
(Pofesor Mark Krasniqit, në 88 vjetorin e lindjes)

As frymëzimi nuk më pret të piqet
As fjalët nuk më presin t’i latoj t’i tjerr
I mbaj në zemër në kokë shumë kohë.

Kur në ballë të plakut të urtë të matur
Vezullojnë sytë – frëngji kullash tona
Në ballë i janë regjur breza studentësh
Furtunat e serta veshët ia kanë rrezbitur.
Rrap i rrahur erërash – kurrë shpirt i shitur
Ku zënë fill ëndrrat ku lind “Posta e porositur”.
Po, a ia nisën nga Gllaviçica?
A nisën nga cila kullë e Dukagjinit?
Nga cili amfiteatër, cila ligjëratë?
Cili Kuvend Burrash a cila shtrëngatë?

Nuk shkruaj sot monografi për ty as biografi
Por pak fjalë poeti që s’munda  më t’i ndal
Pa i qitur në letër si TI dikur
Kur i ke shkruar stinëve të rime
Vargjet njomake vargjet e thime
Lexuar i kemi nën hije të çdo lëndine
Heu, ç’më rri  në kokë
Libri yt “Gjurmë e gjurmime”.
Gjurmë ilire – iu the armiqve –
Ka në këto troje herët e tevona
Me penën e shkencëtarit penën e guximit
Siç flasin librat e shenjta për bëlbëzimet tona.

(Shtator 2008)

OSHËTIMA E MORDJES SË MADHE
/Më të dëgjuar kumtin për vdekjen e shkrimtarit Azem Shkreli/

Mordja e madhe
Vjen
Pa të pyetur
Kur aspak nuk të duhet
Ty as Fisit
Gurit as lisit
Ajo vjen
Pa të trokitur në derë
Ajo varr e ka
Krejt tokën
Derë e ka krejt qiellin
Ofshamë e ka bubullimën
Dënesje e ka shkreptimën
Vaje i ka
Shirat e të gjitha stinëve
Ajo
Kurrë s’është Falë e Fundit.


POETËT NUK VDESIN ATA VETËM NDËRROJNË JETË
/Requiem shkrimtarit Beqir Musliu/

Do të shtunave të mesverës ‘96
Në faqet e kulturës së gazetës “Bujku”
(alias “Rilindja”)
Si rrallëherë mbizotërojnë
Përkujtime fotografi shkrime
Për kulturën e të HESHTURIT BUKUR
Për kulturën e VDEKJES KRENARE.

Kryepersonazh shkrimtari Beqir Musliu
Mbijeton edhe vdekjen
Zoti e bekoftë!

Por poetë si Ti nuk vdesin
Ata vetëm ndërrojnë jetë
Për t’ikur nga planet i mërzitshëm
E bëhen zëdhënës në Tempullin e Zotit

Jo most ë joshin hyritë e xhenetit
Se Ti  do të ringjallesh prapë
Kur të digjet Orë e Kukuvajkës
Kurt ë ringjallet Halil Gërria
Kur në Kosovë –

                                 
  /4.VIII. ’96, Pejë/


MIKUT POET

(Përkushtim poetik – Çelë Bardhajt)

E kërkoj Çelën
nëpër Rugovë
e gjej në ditarë nxënësish
e gjej në tëbana
e gjej në kujtime burrash
e gjej në anekdota
e gjej në këngë

E kërkoj Çelën
Nëpër Kosovë
E gjej në faqe gazetash revistash
E gjej në kulla
Të Dukagjinit të Drenicës
Ballëhapur më thanë kërkoje

Prapë kthehem
Dhe e kërkoj Çelën nëpër Rugovë
Në vendlindjen e tij
del përpara një varr i thjeshtë
I Mikut Tim Poet.

/Tetor 1999, Pejë/


MIKU YNË POET
(Requiem Tahir Deskut)


Shpejt iku koha
Pas kodrave të Drenicës
Si pranverat në çantë
Të shkollarit të saj
Tahirit të Siçevës

Vargjet e poetit
Fjalëmbla – metaforë
Nuk harrohen
Rreshtat e gazetarit
Përherë kojtohen

Edhe në fronte lufte
Në Pika në Istikame
Kumbonte
Fjala e zjarrtë
Fjala kushtrim
Kur gjëmonte Llapushniku
Atje ishte Tahiri i Kosovës –
Miku ynë

Breznitë do të pyesin
Athua u zbraz herët
Gotë e jetës
Apo kobi mashtroi
Në fundvjeshtën me brymë?
                                                   
                                               
(Fundnëntor 2008)

(Kjo vjershë u lexua më 3 dhjetor 2008, në Akademinë Përkujtimore, mbajtur në Klinë, më rastin e tre-vjetorit të vdekjes së poetit Tahir Desku.)


TESTAMENTI I NËNËS

Sa herë mendoj fëmijërinë
Më del para
                       pushteti i nënës.

  ëndrrat rinore
                          kur dua të kthehem
Këshillat e nënës
                         më lëshojnë zë.

Gjatë jetës pjekur dallgësh
                                      me ylberin tej kodrash
Buzëqeshje e heshtur e nënës
                                      më dilte zot.

Edhe në kujtim të përbotshëm
                                s’ka të mplakur 
                                       s’ka të harruar
                                              testament i nënës…
                                                                                         
                                                                               
(Shkurt 2009, Pejë)


 RRUGËVËSHTIRA E MËSUESVE TANË
(Në kujtim të Ditës së Mësuasit)

U kujtoj për rrugën e përgjakur
Për t’na dhuruar dritën!

U Kujtoj për rrugën e gjatë të shkronjave
Për t’na dhënë gjirin e gjuhës së nënës!

U kujtoj për rrugën e sakrificës
Se për shkronja u bëtë shkronja në gurë!

U kujtoj për fletoret e grisura
Ku shkruat germa të arta shqipe!

U kujtoj për dritën e venitur
të pishës e llambës së vajgurit!

U kujtoj për rrudhat që ia shtuat ballit
Prej hienave ta ruani shlyerjen e EMRIT ILIR…
                                                              
(Mars 2009)