Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/06/17
Letërsia shqiptare në diasporë
Kur flitet për letërsinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon të mbijetojë një letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë bashkatdhetarësh tanë. Nuk duhet harruar se edhe ata janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talente të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Frang Bardhit, Pjeter Budit e Bogdanit, Jeronim De Radës e Zef Serembes,Gjergj Fishtës,Faik Konicës e Bilall Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë.
Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare duhet parë në një këndvështrim më të gjerë gjeografik, pra, përtej një kornize të ngushtë nacionale. Është koha të flitet dhe të zërë vendin e duhur termi letërsia kombëtare shqiptare.
Pavarësisht nga zhvillimet brenda trungut amë, Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, duhet pranuar se letërsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime dhe në diasporë.
Zhvillimet e letërsisë në diasporë, mund të shikohen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore :
1. Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
2. Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi etj.
Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku vazhdojnë të jetojnë rreth një qind mijë arbëreshë, që flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret.
Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë :
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t'egra”, poezi (1946), “Shkretëtira prej gurit”, dramë(1974), “Tregimet e Lëmit”, etj.
Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj.
Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon”; “Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme”.
Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. Ai është angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare" dhe është shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,. Di Maxhio ka shkruar rreth dhjetë libra poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: “Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë”. “Poemë gjysmëserioze arbëreshe Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.
Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.
Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën shqip që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është edhe Rumania. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i letrave shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.
Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë shfaqur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.
Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920 - 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Më 1944 ai drejtoi revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi “Lundërtarë”. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut” (1959) dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të madhe Arshi Pipa ka dhënë edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi.
Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria dhe u derdh rrëmbimthi drejt qytetërimeve perëndimore. Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish emigrantë si Gjekë Marinaj, Dalan Luzaj, Petraq Pali, Rasim Bebo,Agim Bacelli,Thani Naqo ,Kolec Traboini,Iliriana Sulkuqi,Kozeta Zylo,Raimonda Moisiu , Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati, Alush Avduli, Miho Gjini, Mina Çaushi, Nase Jani , Fatmir Terziu, Vasil Qesari (Simbad Detari),Përparim Hysi, Luigj Shkodrani,
Llemadeo Llesh Dugagjini,Pal Sokoli ,Shefqet Dibrani,Gëzim Ajgeraj,Xhemail Ahmeti
e shumë të tjerë...
Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti” [2]“Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare.
Në këto kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë: letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.
Flori Bruqi
Dy vështrime politke nga Rasim Bebo
PRESIDENTI DHE MINISTRI I MBROJTJES NЁ DY SISTEME
Kufiri
ndёrmjet i dy sistemeve ёshtё 8 dhjetori i 1990, qё kalon nga diktatura
komuniste nё “demokraci”. Kёshtu u shpall “fitorja kundёr komunizmit”
por pa fitues. U shpall
“humbja e sistemit komunist”, por pa humbje. Presidenti Ramiz Alia nё
fund tё sistemit tё pare nё tetor 1989, jep strategjinё e kalimit
nga klasa komuniste nё klasёn kapitaliste, “e cila do tё na pёrjetёsojё
nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e
pregatisim vetё. Sistemi ynё ka kapitulluar pёrballё atij kapitalist,
ndaj jemi tё detyruar tё ndryshojme strategji”.
Presidenti Ramiz Alia nё sistemin e dytё pret
kryeministrin grek Miçotaqin mё 1991 dhe kёtu fillon ndryshimi i ritmit
tё ekspansionit tё Greqisё ndaj Shqipёrisё. Kёtu fillon tradhetia mё e
madhe e Ramiz Alise me njё perulje pa patur shtyllё kurizore, ku
Miçotaqi i kёrkoi vendosjen e Kryepeshkopit Janillatos nё drejtim tё
Kishёs Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pёrmirёsimin e tё drejtave tё
minoritetit grek nё jug tё shqipёrisё dhe pregatitjen e njё neni tё
veçantё nё ligjin elektoral nё zgjedhjet e para pluraliste nё Shqiperi
tё vitit 1991 ku, minoriteti grek duhej tё pёrfaqёsohej politikisht me
anё tё organizates OMONIA si dhe nje lloi presioni nga ana e qeverisё sё
Tiranёs pёr tё shtyrё mijra shqiptarё tё
kalonin ilegalisht kufirin shqiptaro grek, duke realizuar nё kёtё
mёnyrё ёndrёn e madhe greke pёr asimilim me anё tё ndёrrimit tё emrave
dhe fesё tё shqiptarёve emigrante, qё do tё futeshin nё territorin grek
pёr arsye ekonomike dhe politike.
Tё
gjitha kёrkesat e kushtёzuara, tё bёra nga kreu i qeverisё greke tё
asaj kohe u realizuan nё njё kohё rekord nga tradhёtari Ramiz Alia dhe
duke plotёsuar dhe deshirёn e Nexmije Hoxhёs, qe “Unё do ti vesh me roba
tё zeze nёnat shqiptare”.
Kёshtu
Janillatos pavaresisht bujёs sё madhe qё bёri dhe kёrkesa pёr mospranim
tё mijra shqiptarёve brёnda dhe jashtё vendit , u pranua me firmёn
tradhёtare tё Ramiz Alise. Qё prej asaj kohe dhe deri sot kleri i huaj
Ortodokёs nё Shqipёri ka qёnё armiku mё i madh dhe agjentura mё e fotrё
nё territorin shqiptar qё ka punuar dhe luftuar pёr helenizimin e jugut
tё shqipёrisё dhe rrёnjёsimin e politikёs ekspansioniste greke nё vendin
tonё, duke kanalizuar gjithçka nёn ombrelёn e Kishёs Ortodokse Greke.
Gjithashtu
nё ligjin elektoral tё vitit 1991 dhe, mё pas tё vitit 1993 u vendos
njё nen i veçantё pёr pёrfaqёsimin politik tё minoritetit grek nё
Shqipёri qё u bё precedenti mё i rrezikshёm nё marёdhёniet
Shqipёri-Greqi si dhe baza kyçe pas tё cilёs janё fshehur gjithё
projektet dhe planet greke pёr asimilimin e Shqipёrisё sё Jugut. Kёshtu
nga ardhacakё me bela pёr tё punuar tokёn e pronarёve nё Dropull dhe nё
Vurg, para rreth 200 viteve. Tani iu la hapёsirё tё madhe veprim politik dhe
u identifikua pёrfundimisht me emrin komunitet etnik. Ndёrsa Ramiz Alia
nuk bёri as pёrçapjen mё tё vogёl per tё njohur arvanitasit nё Greqi qё
jane autoktone, si dhe tё drejtёn e
çamёve qё janё tё masakruar.
Emigracioni Shqiptar nё Greqi u shfrytёzua pёr tre arsye:
a) Pёr ti asimiluar duke i pagёzuar nё kishat greke dhe ndruar emrin nga shqiptarё nё grekё.
b) Pёr tё rimёkёmbur industrinё e rёndё...
c) Tё pёrfitonte tё ardhura tё konsiderueshme nga BE.
U
pёrdor çdo mjet dhe mёnyrё pёr tёe aneksuar Shqipёrine duke financuar
dhe invenstuar politikanёt me ekstremist tё majtё tё Shqiperise tё cilёt
mundohen tё ç’rrёnjosin ndjenjёn kombёtare tek
shqiptarёt, pёr interesat e tyre meskine dhe pёr llogari tё padronёve tё
tyre financues nё Greqi. Nё pranverё tё vitit 1993. Dy lyderёt
socialistё Fatos Nano dhe Andrea Papandreu, nёn shkruan nё Athinё
deklaratёn e pёrbashkёt, e cila do tё pёrcaktonte bashkёpunimin midis
tyre. Fatos Nano si besnik i Ramiz Alise, u pajtuan me propagandёn
sёrbe, sipas sё cilёs “ Siç ёshtё Jeruzalemi pёr Izraelin ёshtё Kosova
pёr sёrbinё”, si dhe me njё formulё greke se “shfarёdo qё Shqipёria do
tё kёrkojё pёr shqiptarёt e
Kosovёs, Greqia do tё kёrkojё pёr grekёt nё Shqipёri”. Bashkёpunimi
antishqiptar sёrbo-grek ka marrё pёrmasa tё jashtёzakonshme para dhe
gjatё luftёs sё Kosovёs. Para luftёs sё Kosoves, Greqia u angazhua me tё
gjitha forcat dhe arriti tё shkёrmoqё shtetin e
ri demokratik tё shqiptareve. Ajo ia dolli qё me andartet e saj
kriminelё tё udhёhequr nga Kiço Mustaqi tё nxjerrё edhe nga burgjet
greke ta djegё e ta shkrumoje gjithё Shqipёrinё e Jugut si: bashkitё,
komisarjatet e policisё, kadastrat, muzetё, shkollat shqipe, objekte
historike, zyrat e gjёndjes civile, bibliotekat e tj., Me qёllim qё ato
t’i restauronte Janullatosi dhe tё vihej nёnshkrimi i “tё indriturit” kryepeshkop.
Nga ana tjetёr Greqisё dhe Sёrbisё u duhej shkatёrrimi i Shqipёrisё pёr
tё penguar mbёshtetjen qё ajo i jepte Kosovёs. Tani leti
referohemi shtypit greko komunist kundёr Shqipёrisё, viti 1997.
Gazeta “Pondiqi” 25 shkurt 1997. “Te ndёrhyjmё menjёherё! Tё pambrojtura varret
e ushtarёve grekё nё Shqipёri”. U kujtuan pas 57 vjeteve per kufomat e
ushtareve te vrrare ne luften italo-greke 1940-1941. “Janillatosi
kёrkon: tё formohet komiteti i pёrbashkёt greko-shqiptare i cili do tё
merret me ndёrtimin e varreve tё mёdha nё Jug tё Shqipёrisё dhe ti
nderoje ata si heronj”. Ja c’farё maskarade luajnё drejtuesit e partive
PS dhe PD tё strategjisё sё Ramiz Alise.
Axhensia e lajmeve “ANA” 5 mars 1997. “...Ministri
i jashtёm Kranidiotis...kёrkon mbrojtjen e minoritetit grek nё
Shqipёri... Zёdhёnёsi Repas tha se qeveria ishte e shqetёsuar mbi fatin e
udhёheqёsit socialist Fatos Nano”.
Gazeta “Stohos” 5 mars 1997. “Oficerё
Vorioepirote drejtojnё kryengritёsit: e Kiço Mustaqit, ish ministri i
mbrojtjes sё Shqipёrise. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia nё Himarё e Tepelene. Shtabi i andartёve tё Epirit tё veriut bёn thirrje: Tani autonomi, mos na tradhёtoni prapё.
Treqind
tё rinj nisen nga Athina pёr nё Sarandё nё duart e autonomisteve grekё
prapё Epiri i Veriut. Gati ushtria jonё tё ndёrhyjё. Flamuri i
autonomisё sё Epirit tё Veriut u ngrit prapё nё Himarё e Tepelenё.
Ngritja e Flamurit çlirimtar vete 15 dite pas pёrvjetorit tё shpalljes
sё autonomisё (17 shkurt 1914) u shoqёrua nga
thirrjet e shtabit drejtues tё andartёve tё Epirit Veriut tё cilёt
ftojnё helenizimin qё tё mbёshtesё veprimet e autonomistёve. Iu bёhet
thyrje edhe politikanёve tanё qё tё mos tё na pengojnё dhe tё mos tё na
tradhёtojnё pёrsёri. Oficerёt tanё vorioepirote, dikur nёn armё tё
ushtrisё shqiptare tami po e marin situatёn nё dorё. Ata po marrin nёn
kontroll anijet luftarake tё Shqipёrise. Oficerёt
tanё vorioepirotё janё tё pregatitur pёr kёtё gjёndje. Ushria jonё
ndodhet nё Gjirokastёr. Gati planet, kjo ёshtё kёrkesa e oficarave. Tё
mos kundёrshtojnё politikanёt!”.
Kanali televiziv “Sky” 6 mars 1997, lajmet e ores 17:00. “Para
disa minutash kanё dalё nga mbledhja krerёt e grupeve tё armatosura tё
Sarandёs, tё cilёt kanё vendosur tё sulmojne sonte nё darke
Gjirokastrёn. Ata nuk do ti lёshojnё postblloqet si dhe presin me
padurim gjyqin e sotёm popullor qё do tu bёhet tre robёrve tё kapur nё
sheshin kryesor tё Sarandёs tё cilёt thuhet se janё punonjёs tё SHIK-ut
dhe me pёrkatёsi veriorё.”
Gazeta “Stohos” 7 mars 1997.
“Partia Demokratike po mundohet tё bindё njerёzit se te gjithё oficerat
minoritarё, tё liruar nga detyra janё ata qё drejtojnё kryengritjen
ndaj Shqipёrisё. Numuri i tyre i kalon tё katёrqintёt. Kёte gjё e bёjnё
pёr tё rritur urrejtjen ndaj minoritetit tё shkaktojnё hakmarje ndaj tij
dhe nёnjё moment tё duhur, tё kalojnё nё veprime mё tragjike.
Gazeta “Maqedonia e Selenikut” 7 mars 1997. “Thirrje e mitropolitit tё Drinopulit: Kemi
nevojё pёr ndёrhyrje tё menjёhershme, pёr mbrojtjen e minoritetit
grek”. “Mitropoliti Andreas i Drinopulit drejton thirrje pёr pёrmbushje
tё borxhit kombёtar.”
Kanali Televiziv “Antena” 7 mars 1997. “
Sot paradite nё rezidencёn qeveritare ‘Megaro Maksimo” zonja Simitis u
takua me bashkёshorten e ish kryeministrit Fatos Nano Znj. Rexhina Nano,
takimi zgjati reth gjysёm ore...Znj. Nano shtoi se nё rast tё lirimit
tё burrit tё saj nga burgu i Tiranёs, burri i saj do tё bashkёpunoj me
qeverinё e Athinёs pёr zgjidhje sa mё tё shpejte tё krizёs nё Shqipёri
dhe mos lejimin e prekjes sё minoritetit grek nё jug tё Shqiperise.
Gjithashtu ajo falenderoi qeverin greke dhe kryeministrin Simitis e MPJ
Pangallos, pёr presionin qё kanё ushtruar ndaj qeverisё aktuale tё
Tiranёs pёr masat e sigurisё ndaj jetёs sё Z. Nano...”
Kanali Televiziv “Ekai” 8 mars 1997. “Nё
Sarandё u zgjodh komandanti i policisё i forcave rrebele. Po kёshtu
janё bёrё zgjedhjet pёr pushtetin lokal. Ka filluar puna pёr pastrimin e
qytetit.”
Kanali televiziv “Antena” 10 mars 1997 . “7
qytete janё tani nё duart e kryengritёsve: Gjirokastra, Saranda,
Delvina, Himara, Vlora, Tepelena dhe Memaliaj. Synimi i kёtyre forcave
ёshtё qё tё marrin nёn kontroll Fierin dhe Ballshin. Nё kёtё mёnyrё do
tё kontrollojmё gjithё Shqipёrin e Jugut.”
Kanali televiziv “Tele Nora” 8 mars 1997, lajmet e ores 17:00. “
“Vorio Epiri”
“Populli
i Vorio Epirit duhet tё ngrihet vetё pёr tё fituar autonomin. Greqia
nuk mund tё ndёrhyjё zyrtarisht pёr arsye tё rrezikut tё njё sulmi tё
mundshёm nga ana e Turqisё nё mbrojtje tё aleatёve tё tyre historike.”
Kanali Televiziv “ANTI” 16 mars 1997. “
Sot nё orёn 9:00 tё mёngjezit, Kryetari i Partisё Demokracia e re
Miltiadhis Evert i shoqёruar nga ish konsulli grek nё Gjirokastёr Kristo
Jakovi, kaluan kufirin shqiptaro-grek. Ata u pritёn nga konsulli i
greqis nё Gjirokastёr Z. Niko Kanellos... Z. Everts deklaroi para
gazetarёve: -Greqia nuk kёrkon asgjё nga asnjё vend i Ballkanit... Mё
pas Z. Everts pati takime me udhёheqёsit e kryengritёsve Agim Gozhita
dhe Gjolek Malaj.”
Shfarё
ёshtё shkruar nё kёtё artikull mё lartё janё veprimet skandaloze tё
Ramis Alise ne vitin 1991. Mendoj se ja kalon shumё herё Enver Hoxhёs me
lёshimet qё i bёri arogancёs sё shovenizmit grek kur arriti te behen
marёdhёniet dipllomatike nё vitin 1971.
Sot
analistёt shqiptarё dhe tё huaj, mposhtjen e sulmit tё armatosur grek
nё Shqipёri gjatё marsit tё vitit 1997, ia dedikojnё nё veçanti ish
krieministres sё Turqisё Znj. Tansu Çiller . Mё datёn 17 mars 1997,
Kryeministrja Çiller deklaroi para gazetarёve nё Ankara: “Turqia nuk do
tё qёndroje spektatore ndaj pёrpjekjeve pёr tё pёrçarё Shqipёrinё. Pёr
ruajtjen e tёrёsisё territoriale tё Shqipёrisё dhe zgjidhjen nё njё kohё
sa mё tё shkurtёr tё krizёs. Qeveria turke ka intensifikuar
veprimtarinё e saj nё interes tё Shqipёrisё, nё NATO, OSBE dhe organizma
tё tjera ndёrkombёtare. Turqia ёshtё gati tё zёrё vendin e saj nё çdo
forcё ndёrkombёtare apo nё çdo projekt q do tё hartohet pёr kёtё qёllim.
Gabimi qё u bё me Bosnjёn nuk duhet
tё pёrsёritet nё Shqipёri. Nё kёtё kuader Turqia doti japё Shqipёrisё
tё gjitha ndihmat e nevojshme si nё planin politik, ekonomik ashtu edhe
ushtarak” Gazeta turke “Hyrjet” 18 mars 1997.
Nё shkrimin e saj “Komploti Grek Ndaj Shqipёrisё” Gazeta “Zaman” e
datёs 16 mars 1999 shkruan: “Lefkosa: Greqia po kёrkon qё tё ndajё
Shqipёrinё me qёllim qё tё themelojё njё Republike Greke ortodokse nё
disa pjesё tё saj. Sipas Axhensisё sё Marёdhёnieve Ndёrkombёtare (INAF)
vepritarite e fshehta greke kanё qёnё nёn survejimin e Shёrbimit tё
Fshehtё Turk (MIT). Ky shёrbim ka zbuluar se Greqia ka planifikuar, nё
mёnёre tё veçantё nё dy vjetёt e fundit, tё pregatiste shqiptarё
ortodokёs nё pjesёn greke tё Ishullit tё Qipros, nё Shqipёri dhe nё
greqi pёr themelimin e Republikёs Greke Ortodokse. Reth 200 tё rinj
shqiptarё me origjinё greke nga Epiri i
Veriut kanё marrё trajnim si oficerё policie dhe agjentё tё fshehtё nё
Qipron Greke.
Gazeta “To Vima” 17 mars 1997. “Vendi mbizotёrohet nga kaosi, frika dhe shpresa... Ushtarakёt grekё kane plane dhe frikё”.
Gazeta “Stohos” 18 mars 1997. “ora
e andartizimit. Organizim i plotё i forcave çlirimtare. Nuk ka mё
pengesё nё lumin Shkumbin. Shqipёria, Qipro, ... Oficerёt e vorioepirit janё
drejtuesit kryesore tё kryengritjes nё pjesёn tonё tё pushtuar, por pёr
arsye sigurie nuk mund ti deklarojmё emrat e komandantёve tё cilёt janё
kolonele tё dёbuar nga armata e Tiranёs. Kufiri verior i greqisё do tё
arrijё deri nё paralelin 41’, dhe kёshtu mё nё fund kёrkesat tona
kombёtare do tё kёnaqen plotёsisht. Kjo kёrkohet nga oficerat me shpirt
helen. Nё vend qё trupat tona tё shkojnё e tё luftojnё nё Somali, ata
duhet tё dёrgohen pёr çlirimin pёrfundimtarё tё Vorio-Epirit.
Tani
tё dy figurat e dy sistemeve qё sollёn gjithё kёtё katrahure nё
Shqipёri, vorrezat u mbushёn me rininё dhe nanat shqiptare u veshёn me
rrobё tё zezё.
Objektivat kryesore pёr shkatёrrimin e plotё tё Shqipёrisё do tё ishin:
1.-
Tё realizohej stanacjoni ekonomik pas njё zhvillimi tё menjёhershёm tё
ekonomisё shqiptare gjatё viteve 1994-1996. Ky zhvillm pёrbёnte njё
kёrcёnim pёr Greqinё fqinje, pasi do tё thithte kapitale tё huaja dhe do
tё sillte investime tё fuqishme nё tё gjithё sektorё tё ekonomisё sё
vendit, dhe veçanёrisht industrinё e minierave si ate tё kromit, bakrit
etj; bujqesi, dhe turizem. Rreth 3.800 firma tё huaja qё operonin nё
Shqipёri deri nё ditet para shkatёrrimit tё 1997, e lanё Shqipёrinё dhe e
zunё firmat mafioze greke. Sot firma Sarandopulus e cila ka investuar
tek qeveritarёt shqiptarё, dhe ka sabotuar ndёrtimin e tё gjitha
tendereve, ka marrё pёrsipёr shkatёrrimin me tё tejskajshёm tё ekonomis
shqiptare duke monopolizuar atё nё doren e tyre. Duhej
tё digjeshin dhe tё shkatёrroheshin tё gjitha
pyjet, vreshtat, ullishtet, agrumet e jugut tё Shqipёrisё. Hapja e
gjashte bankave greke. Sabotimi i prodhimit tё naftёs dhe tё gazit. Nё
Shqipёri si njё vend i virgjer i Mesdheut vёrshuan turistёt amerikanё,
gjermanё, anglezё, francezё, zviceranё etj., shqipёria ishte vendi i
“tre S-ve” (Sun, Sand, Sea) diell, rere, dete, por edhe qendra tё
mrekullueshme arkeollogjike, historike dhe fetare. Por qeveria greke e
Fatos Nanos nё Tiranё e shkatёrrojё kёtё qё ishte rezik pёr Greqinё.
Shumё figura politike tё eksremit tё majtё u specializuan nё Greqi para dhe gjatё ditёve tё revolucionit tё 1997. Kёta nё bashkёpunim me qarqet e caktuara greke, Bёnё falimentimin e skemave piramidale, populli humbi kursimet pas katrhurёs se vitit 1997. Pra me
ngritjen e popullit tё revoltuar, qё kёrkonte kthimin e kursimeve tё
veta, u arritёn dy qёllime: U diskkretitua PD-ja, dhe u kthye mёnga
tjetёr e xhaketёs PS-ja e nomeklaturёs sё pёrparёshme komuniste. Nё qeverin e Tiranёs vjen kryegreku Fatos Nano
kryeminister. Kёshtu: “futja e Greqisё mё
thellё nё Shqipёri kaloi nёpёr urёn me katёr harqe: Hoxha u shkeli
syrin; Ramiz Alia hapi derёn; Berisha i futi nё dhomё; Nano u dha
çelsat” (Agim Shehu). Kёta janё njerёzit e dy sistemeve.
Rasim Bebo
Addison Cikago,Qershor 2011
--------------------------------------
Strategjia e Ramis Alisё
Me strategjinё e Ramis Alisë regjimi komunist nuk u pёrmbys, por ndryshoi me marёveshje, kjo mёnyre dёshtoi pёr dekomunistizimin e vёndit, dёshtoi nё krijimin e shtetit ligjor, dёshtoi nё konsolidimin e ligjeve tё ekonomisё sё tregut, pёrderisa nuk u njohёn pronat e ligjёshme, dёshtoi edhe nё integrimin e shtresёs antikomuniste dhe tё viktimave tё pafajshme. Me njё fjalё u shpall me bujё vetёm "fitorja kundёr komunizmit" por pa fitues. U shpall "humbja e sistemit komunist", por pa humbje! Sepse kapitalistёt nuk u bёnё pronarёt e ligjshёm qё komunizmi "i mundur" i kishte grabitur pa tё drejtё, por u bёnё komunistё dhe bijtё e tyre.
Nё situatёn e sotshme zhvillohet njё luftё midis dy partive pёr karrike, nuk paraqitet ndonjё rrezik i pushtetit komunist, se tё dy partitё kryesore janё tё ngrehura po nga Ramisi dhe brёnda strategjisё sё Ramisit. Ёshte kjo strategji qё me pushtetin e pa dukshёm Ramis – Nexhmije – Janullatos – Nano e tj, vazhdojnё ta ruajnё dhe ta kenё tё fortё pushtetin komunist. Duke ushqyer figura, Anti-Shqiptare, Anti-UCK, Anti-NATO, Anti-BE, bile nё rast reziku tё pushtetit tё tyre, ata thёresin armiqt tanё shekullorё (veri & jugё) qё i bashkon ideollogjia komuniste: shqiptaro-greko-sёrbe.
E. Zaloshnja thotё: "..qё nga vizita e pare e familjes Shtraus, shansi pёr tё realizuar njё hop tё tillё (hop tё madh pёr tё ecur pёrpara) e kanё patur katёr njerёz: Ramis Alia, Ismail Kadare, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Ky shans iu dha nё vitin 1985. Nё atё vit, pas vdekjes sё Enver Hoxhёs u ndodhen para udhekryqit: "Ose tё ndiqnin shёmbullin e Ten Siao Pinit, ose tё vazhdonin rrugёn e Enverit". Fatkeqёsisht, zgjodhёn kёtё tё fundit. Arsyeja: sepse per kete ishin te trajnuar (Gazeta "Ilyria", "Alia, Kadare, Nano, Berisha", 21-XII- 2006, f.12).
Nё gazetёn "Komsomolskaja Pravda" nё mesin e viteve 80-tё, pat botuar nje shkrim ku thuhej "Shtrausi kishte refuzuar tri ftesa tё njёpasnjёshme pёr tё vizituar BRSS-nё pёr tё investuar atje. Shkurt fjalet. Atje e ftuan nuk vate, tek ne erdhi vetё, ne nuk e deshёm!!
Sikur tё ishte aprovuar ajo mareveshje, atёherё Shqipёria do tё ishte nё njё nivel shumё tё lartё politik dhe ekonomik (grekёt do tё vinin tё punonin nё Shqipёri, do tё ishte ndёrtuar "koridori 8" etj. etj.). Kjo ёshtё tradhёtia mё e madhe e Ramis Alisё dhe pasuesve tё tij,qё i ka shkaktuar dёm tё madh Atdheut dhe ka penguar hyrjen tone qё atёherё nё B. E. Por u lidhёn me Greqinё mjerane dhe e vunё nё krye tё vёndit dhe pergatitёn ketё katrahurё bashkё me tё pa deshiruarin Janullatos.
Prof. Dr. Esheref Imeri thotё: "Asgjё nuk shkon pёrpara nё Shqipёri deri sa tё jetё Janullatosi atje."
Tani le t'i kthehemi strategjisё sё Ramis Alisё
Nё tetor tё vitit 1989 Ramis Alia flet pёr strategjinё: "Do tё arrijmё qё nga klasa komuniste tё krijojmё klasёn kapitaliste, e cila do tё na pёrjetёsojё nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e pёrgatisim vetё. Sistemi ynё ka kapitulluar pёrballё atij kapitalist, ndaj jemi tё detyruar tё ndryshojmё strategji. Kjo strategji do tё ndryshojё ne dy drejtime:
1 – Nё respektimin e tё drejtave tё njeriut.
2 – Nё krijimin e pluralizmit politik.
Kundёrshtaret tanё do t'i nxisim qё tё krijojnё parti sa tё duan, tё majta, tё djathta dhe tё qendrёs, por gjithsesi kёto parti do tё duhet tё kontrollohen dhe tё drejtohen nga ne. Programet e themelimit tё kёtyre do t'i formulojmё ne. Nё krye tё kёtyre partive, duhet tё nxirren njerёzit, qё tё pёrkrahin strategjin tonё. Partia qё do tё marrё pushtetin, do tё shajё komunizmin, me themel e me çati. Nё kёtё mёnyrё do tё fitojmё simpatinё e perёndimit, dhe tё disidencёs anti komuniste"... Mё tej Ramis Alia vё kujdes se tё burgosurit dhe tё persekutuarit, do tё flasin pёr ne, dhe do tё na shajnё. Dhe kёta dihet qё e urrejnё komunizmin, por do tё na afrohen dhe do tё na pёrkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre kёta do t'i afrojmё dhe do t'u japim punё tё parendёsishme, por kurrё nuk do t'i lёmё tё na marrin pushtetin, sepse ata sa tё marrin fuqinё, do tё fillojnё tё hakmerren, dhe ne kёshtu do tё bёheshim hyzmeqarёt e tyre.
Tё sekuestruarve dhe tё shpronёzuarve do t'u japim njё letёr nё dorё qё t'u njihet prona, por asnjёherё nuk do t'u japim pronёn e tyre dhe nё format tё ndryshme do t'i ngatёrrojmё me njёri-tjetrin. Ata do tё kalojnё nёpёr gjykata, ku do tё zbatohen nga gjykata e shkalles sё parё nё tё dytёn etj, dhe pёr difekte teknike, do tё kthehen pёrsёri nё tё parёn.
Tё burgosurit dhe tё persekutuarit, janё tё moshuar dhe nuk kanё fuqi, dhe janё tё parezikshёm. Duhet tё kemi kujdes nga fёmijёt e tyre, por kёta duke iu dhёnё nga njё pasaportё dhe duke iu bёrё presion, do tё largohen nga Shqipёria. Ata qё dotё pretendojnё, kundёrshtojnё apo tё kёmbёngulin, do tё lёndohen e do tё ndёshkohen.Pasuria e tyre na pёrket neve, sepse ne e bёmё.
Ne kemi kuadro pёr shtatё Komitete Qёndrore, ndaj nuk ka asnjё arsye qё tё kemi frikё. Ne kemi studime dhe platforma gati pёr zbatim...
Kosova ёshtё nё pragun e shpalljёs sё kushtetutёs. Le tё bёjnё si tё duan, sepse ne kemi platformёn tonё, cdo gje e kemi tё programuar. Strategjinё e kemi tё gjithё tё qartё. Nё pёrputhje me kёtё strategji kemi pёrcaktuar edhe rrugёt pёr zbatimin e qёllimit dhe tё misionit tonё. Nё njё prapagandё ekstreme, kundёr komunizmit dhe me disa ndёshkime tё vogla, sa pёr sy e faqe, ndaj nomeklaturёs sё lartё komuniste.
Ne komunistёt reformatorё do tё zbatojmё strategjinё tonё nё ekonomi, sipas sё cilёs kapitalistёt dhe pronarёt e ardhshёm, nё njё vend socialist, tё jemi Ne dhe njerёzit tanё. Me kёtё strategji, brёnda 2-3 legjislaturash, do tё arrijmё qё nga klasa komuniste, tё krijojmё klasёn kapitaliste, e cila do tё na pёrjetёsojё nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vetё.
Tё jemi tё sigurt, qё e ardhmja do tё jetё e jona.
Kurrё nuk do tё lejojmё restaurimin e pushtetit politik tё armiqёve tanё.
E ardhmja e fёmijve tanё do tё jetё e mrekullueshme, pёr kёtё kemi derdhur gjak, dhe do tё derdhim pёrsёri, po tё jetё nevoja. Shqipёrinё do ta gёzojmё ne dhe fёmijёt tanё. Nёse ndodh, qe tё na e marrin pushtetin, dhe tё na rezikojnё, atёhere haram na qoftё, nёse nuk dimё tё mbrojmё fitoret e arritura, qoftё edhe me grykёn e pushkёs,... ne kemi organet tona tё dhunёs, dhe njerёz tepёr tё vendosur. Mjerё ata qё do tё guzojnё tё na dalin pёrpara e tё na kundёrvihen!
Nёse lind nevoja do tё kemi edhe mbёshtetjen e aleatёve tё jashtёm ideollogjikё nё pushtet...na bashkon kauza jonё e pёrbashkёt, qё ёshtё pushteti i komunistёve, pamvarёsisht nga nuancat dhe diskordancat e pёrkohshme". Strategjia e kesaj kupole, gjate ketyre 20 vjeteve, ka aq shume ngjarje tragjike, sa veshtire te kene plagosur ndonje vend e ndonje popull tjeter ne Europe si: mbytjet masive ne Otranto, vrasje per qellime politike, vjedhje masive te popullit ne permjet piramidave, protesta me zjarrvenie e pergjakje, Gerdeci, varferi ekstreme dhe keto dy parti akuzojne njera-tjetren per "Qeveri kusare, qeveri tradhtare". Ju, Z. Ramis keni lidhje te pa dukshme me keto parti qe keni krijuar, kjo duket se emri i juaj nuk zihet ne goje nga medjat dhe nga populli i shume vuajtur. Dil nga prapaskena dhe drejtoi, qe te mos behemi nje katund kriminelesh e banditesh ne brinje te Europes, qe s'ka pse te na pranoje as si vend kandidat, apo do te nderrojme rruge e te behemi nje shtet normal duke e kthyer faqen e historise.
Sot kёto dy parti me tё njejtёn ideollogji komuniste, vjellin vrerё kundra njёra-tjetrёs duke sharё si thotё Ramisi "me themel e çati". Duke ndarё partitё nё njё urejtje tё pashёmbёllt anё e kёnd vendit, sa qё dhe vdekja nuk i bashkon pёr ngushёllim partitё PD & PS. Kur Europa don t'i bashkojё, ata mё tepёr shtyjnё urёt e zjarit. Vallё kujt i shёrben kjo mё shumё?
Dihet qё demostratat e vitit 1947 u organizuan nga grekёt dhe tё 21 janarit 2011 ёshtё organizuar po nga grekёt. P.S. e degёs sё Athinёs me urdhёr tё Edi Ramёs rekrutoj njё grup shqiptarёsh me ndihmёn e qeveris greke pёr ti vёnё flakёn Shqipёrisё, ata lёviznin me nga njё leje tё posacme pёr kalimin e kufirit. Konflikti me Greqinё ёshtё shtuar mё tepёr pёr arsye se Shqipёria ёshtё rёnditur pёr kёtё vit nё top 10 vёndet e globit qe duhet vizituar gjatё 2011-ёs pёr turizmin dhe bukuritё pёrrallore tё Shqipёrisё.
Ёshtё fatkeqёsi, qё njerёzit nё Shqipёri e hedhin vёshtrimin nga SHBA dhe BE pёr zgjidhjen e problemeve tё tyre. Kur fakti qё njё vёnd i NATOs, dhe njё vёnd qё aspiron tё hyjё nё BE, nuk ёshtё nё gjёndje tё kryeje hetime tё tilla tё thjeshta. Kujdes nga zjarri qё po ndezni, kujdes se po digjeni vete na. Sa pёr ne, ne lindim prapё nga hiri.

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...