Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/23

Dr. Aleksandre Lambert: Europa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin Shqiptar







Shqiptaret jane nje  popull me vlera historike  dhe kulturore. Kete e kane treguar me shembuj  gjate gjithe perjudhes se sigurimit te mbijeteses se tyre.
Te nderuar lexues para se te fillojme trajtimin e kesaj çeshtje te rendsishme te historise se Shqiptareve ne fillim te njohim se:

1.Kush është Dr. Aleksandre Lambert ?
Ky eshte historian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten dhe është doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë është Drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të armatosura.

Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

2.Cilat jane kendveshtrimet historike te historianit te famshem Dr. Aleksandre Lambert, per Shqiptaret ?
Nga intervista e tij verehet pa veshtersi se ai ka nje opservacion te veçante dhe nje shkalle njohje te plote te histories se Shqiptareve gjate gjithe perjudhave  historike.

3.Tendenca e medjave nderkombetare dhe ndikimet e propogandes greko-serbe per te folur keq per Shqiptaret !
Ai thote: "Përballë tendencës së përgjithshme të shtypit dhe mediave të tjera ndërkombëtare, pjesërisht të ndikuara nga propaganda serbe dhe greke si dhe nga gjithë ata që i mbështesin, duke folur keq për shqiptarët – dhe duke qenë se bashkësia ndërkombëtare bën pyetjen për të ardhmen e këtij populli në Evropën Juglindore, unë mendoj ( thote Dr. Aleksandre Lambert),se është koha që të paraqitet ky popull në një mënyrë objektive, konstruktive, dhe pse jo edhe të drejte.

Më lejoni t’ju them që në fillim ( thote dr), se unë nuk mendoj se shqiptarët janë engjëj dhe popuj të tjerë duke përfshirë edhe Serbët të jenë të tillë. Unë do t’ju flas për faktin se me përhapjen e klisheve, këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër shqiptarëve, askush nuk do mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre të shquar as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar

Me fjalë të tjera të flasish qëllimisht keq për dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia mohon vlerat një populli (…)

4.Shqiptaret e lashtesise (Iliret) !
Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia, dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoeuropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoeuropiane ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoeuropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet. (…)

5.Aleksandri i madhe ishte Ilir ai e mesoj greqishten nga Aristoteli !
Po të hyjmë në historinë e lashtësisë ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh i biri i Olimpias, epirote – ilire, kishte si gjuhë amëtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli.

6.Pirroja ishte ilir ai e mesoj greqishten ne moshen 12 vjeçare !
Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja «Një fitore si e Pirros». Dhe kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279 përpara krishtit. Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo betejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si beteja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo betejë u shënua si pika e dekadencës së tyre.
Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12 vjeçare në Aleksandri ku vazhdonte edukatën e tij princore. Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luftërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150. 000 epirotë – ilirë me në krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luftërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luftërave Punike.(…)

7.Figura politike ushtarake, klerike, arkitekt, studjues, ligjvenes e kompozitor me origjine Ilire qe bene emer ne perjudhen, Romake, bizantine, mesjetare dhe me pas !
Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e Kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313 i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I – rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane prej të cilëve po përmendVatikanin.

Edhe Perandori Justiniani i I – rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative “Kodi i Justinianit” që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iiliriani Shën Hieronim. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus » me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova. (…)

8.Iliret ne Europe qene te paret qe pranuan kristianizimin !
Duhet të pranojmë se IIirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli( Pali-Imi KM), shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane ( dhe me shume se 50 familje kristjane–imi KM). (…)

9.Shqiptaret ne mesjete dhe me pas !
Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqësa botës, udhëheqësa laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë për shembull, - Klementi i XI – të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore si në krye të fesë ortodokse ashtu edhe të asaj muslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike ( në vitin 1515 qeMerkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë, i Francës 19 vjeç që ato dy dite beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria).

Fraçesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpacci, Albani, etj, humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut, dhe shumë personalitete shqiptare janë nderuar nga historia e Italisë.

Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “ Napoleon i Lindjes së Afërt ” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet. Arkitekti i “Taxhmahallit“ në Agra të Indisë kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe ”Xhamia Blu“ e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit.

Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër,Varshavë, Melburn, Manila, etj. (…)

10.Per shqiptaret afiliacionet fetare nuk kane qene shume te rendsishme !
Nga ana tjetër duhet të jemi të ndërgjegjshëm se afiliacionet fetare dhe konfesionale të shqiptarëve nuk kanë qenë shumë të rëndësishme për ta, as edhe qenësore në përcaktimin e identitetin të tyre kombëtar. Në fakt Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Hero i tyre kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rrjesht duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan.

Nuk është një gjë e rastit që shumë Papë atë e kanë nderuar me emrin « Kampion i Kristianizmit ». Kurse Volteri ka shkruar për të: « Po të kishze qenë në krye të Perandorisë Bizantine, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Konstantinopoli nuk do të kishte rënë në duart e Otomanëve », që në atë kohë përfaqësonin Perandorinë më të fuqishme të botës. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerësuar Skëndërbeun si një nga katër «Gjeneralët» më të mëdhenj të Historisë. E vërteta është se shqiptarët po ta kishin konsideruar fenë islame dhe çdo fe tjetër më të rëndësishme se identitetin kombëtar nuk do ta kishin bërë Skëndërbeun, Hero të tyre kombëtar. (...)

11.Europa duhet te jete krenare per kombin tolerant Shqiptare !
Unë mendoj ( thote Dr.),se Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerësuar si shumë tolerant. Për shqiptarët çfarëdo që të jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe ate, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithë të tjerët. Eshtë e vërtetë se gjatë pushtimit otoman shumë shqiptarë u kthyen në mysliman. Por e vërteta është se kryengritjet më të shumta kundra Perandorisë Otomane janë bërë më tepër nga shqiptarët se sa nga popujt e tjerë të krishterë. E vërteta është se shqiptarët e konvertuar në fenë islame, u sollën gjithmonë si vëllezër me shqiptarët ortodoksë e katolikë, duke ndihmuar këta të fundit në zgjidhjen e drejtë të shumë problemeve me administratën turke. Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për tëruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë. (…)

12.Shqiptaert ne tersi i mbijetuan asimilimit !
Shumë kohë përpara ardhjes së qytetërimit sllav në Evropën Perëndimore dhe shumë përpara ardhjes së serbëve në Ballkan (ata erdhën në shekullin e VII – të pas krishtit). Shqiptarët kishin një qytetërim të tyre në juglindje të Evropës dhe e kanë ruajtur kulturën e tyre gjatë shekujve edhe pse jane ndodhur midis dy kulturave më të rëndësishme të Evropës të asja kohe, greke dhe romake.

Dhe kjo është një provë që flet në të mirë të shqiptarëve, po të kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumë popuj të tjerë të Evropës u romanizuan, u gjermanizuan, dhe u sllavizuan. Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi. Ata e humbën identitetin e tyre kombëtar për t’u bërë grekë, serbë e malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse.

Shqiptarët katolikë e kanë patur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar se feja muslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit. Një meritë e tyre është fakti se ata morën vetëm kulturën osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siç mund të ketë ndodhur me popuj të tjerë në Perandorinë otomane, të cilët humbën edhe gjuhën.(…)

13.Pse bota nuk e ka pranuar kete qyterim dhe kontribut te shqiptareve qe i kane dhene njerzimit ?
Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëvenga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso – turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan.(…)

15.Përse ju vërsulën shqiptarëve ?
Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore europiane ka përdorur termin pexhoratif “turq“ për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë, dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha eropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë. (…)

16.Shqiptaret pas Kongresit të Berlinit dhe Lidhjes së Prizrenit deri në Pavarësi !
Krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike. Vetëm në vitin 1912 gjatë luftës së I – rë ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një fare mënyre kufijtë e saj.

Sigurisht duke paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi shqiptarët me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve. Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen “Shqipëri e Madhe“, duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar. Ja që dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan duke e cilësuar këtë të fundit “depo baruti”. (...)

17. Shqipëria dhe shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë kombëtare, e deri ne mbarim te luftes Luftës së Parë botërore !
Në vitin 1912 Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit të XX – të, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian. Për shqiptarë shekulli i XX-të filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin për t’i nënshtruar shqiptarët kryengritësa kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak.

Pastaj gjatë Luftës së I – rë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjëanësinë e Shqipërisë. Gjatë luftës së II –të ballkanike (1913) kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë.

Edhe para shpërthimit të Luftës së I – rë Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një genocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare – myslimane.Në shembullin e genocidit që kishin bënë serbët kundër shqitarëve në vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro – hungareze. Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si Evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës.(…)

18.Cfarë ndodhi me Shqipërinë dhe Shqiptarët pas lufttes se Parë botërore ?
Me mbarimin e Luftës së I – rë botërore, fuqitë e mëdha ndërluftuese fituese ose të mundura u tërhoqën nga Shqipëria, por ushtria italiane, ajo Greke dhe ajo Serbe, mbetën përsëri në territorin e shtetit shqiptar asnjanës. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjës patriotët shqiptarë zgjodhën Qeverinë e re me kryeqytet Tiranën dhe ndihmuan kryengritjen popullore kombëtare shqiptare e cila synonte të çlironte krejtësisht vendin nga forcat e huaja pushtuese.

Populli kryengritës bëri “ Luftën e Vlorës” duke hedhur në det divizionet italiane nga Shqipëria. Një luftë e drejtë kjo, por gjithmonë ishte një luftë në territorin e Shqipërisë me të gjitha rrethanat shkatërrimtare. Kjo luftë e ngriti prestigjin kombëtar të shqiptarëve.

Kështu më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua si anëtare e Lidhjeve së Kombeve e sapo krijuar në Gjenevë. Dhe më në fund si Grekët, dhe Serbët, u detyruan të largohen nga Shqipëria, këtë here nën presionin e Lidhjes së Kombeve.

Sigurisht pasi Traktati i Paqes së Versajës e sanksionoi këtë radhë sakatimin e Shqipërisë duke u lënë jashtë kufijve shtetërorë më se gjysmën e territoreve të banuara nga Shqiptarë. Një gabim i rëndë ky i diplomacisë evropiane, që dëmtoi shumë vetëm shqiptarët. Por më në fund edhe provoi se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk mund të ketë paqë e siguri në Ballkan. Këtë e ka më në fund të qartë diplomacia evropiane dhe botërore.(…)

19.Shqiperija ne perjudhen midis dy luftrave boterore !
Shqipëria bëhet përsëri një vend i lire dhe i pavarur, duke jetuar të vetmen periudhë paqeje, atë të vitit 1921 – 1939 por jo pa probleme politike, ekonomike, dhe social – kulturore. Pas 5 shekujsh pushtimi otoman Shqipëria arrin të shpallë republikën e saj dhe mbretërinë e saj me në krye Mbretin Zogu i I – rë. (…)

20.Qendrimi i Shqiperise gjate pushtimit fashist dhe gjate gjithe luftes se dyte botrore !
Në Prill të vitit 1939 re të zeza i afrohen përsëri Shqipërisë kur ky shtet që nuk ka sulmuar kurrë një vend tjetër, u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste, por jo pa i bërë një qëndresë të armatosur asaj fuqie të madhe. U derdh gjak në Shqipëri për mbrojtjen e pavarësisë, në vigjiljen e shpalljes së Luftës së II - të Botërore, pasi që dy shtete me emër të mirë evropian iu dorëzuan Gjermanisë naziste pa shkrepur asnjë pushkë.

Në shtator të vitit 1939, kur shpërtheu lufta e II – Botërore, Shqipëria asnjanëse, por e pushtuar shërbeu sërish si fushë lufte kur ajo nuk i kishte deklaruar luftë asnjë shteti tjetër. Në vitin 1940 pas agresionit të ushtrisë fashiste italiane kundër Greqisë, historia e deshi që grekët që mbrojtën vendin e tyre kundër italianëve zhvilluan luftimet më të shumta në tokën e Shqipërisë së Jugut.

Në vitin 1941 ushtria jugosllave në luftë për mbrojtje kundër agresionit fashist italian pati si fushë lufte territore të banuara nga shqiptarë. Ushtritë hitleriane pushtuan gati gjithë Ballkanin, dhe kur Italia kapitulloi dhe iu dorëzua aleatëve ( 1943 ) atëhere Gjermania naziste zëvendësoi Italinë fashiste duke pushtuar ushtarakisht Shqipërinë. (…)

21.Mbi shqiptarët kanë rënë të gjitha pasojat e konflikteve ushtarake që kanë ndodhur në Evrope gjatë shekulli XX-të !
Le të dale një historian për të kundërshtuar të vërtetën tragjike shqiptare duke na treguar një popull a shtet tjetër në Evropë që të ketë pësuar më shumë pushtime dhe më shumë luftëra të zhvilluara në territorin e tij se Shqiptarët asnjanës e për më tepër që nga çdo konflikt të kenë dale jo vetëm pa asnjë përfitim, por me humbjet që bota u ka shkaktuar atyre.

Dhe si për ironi të hidhur të fatit, fatkeqësia, por edhe fatmirësia e deshi që shqiptarët të dilnin me rezultate më të mira, për here të pare në historinë e tyre moderne, nga lufta e fundit që u zhvillua në Evropë në shekullin e XX-të, po në territorin e shqitarëve, Lufta e ”përbotshme“ e Kosovës.

Ajo preku por edhe shpërbleu vetëm shqiptarët. A është e drejtë që pas gjithë këtyre luftërave të zhvilluara në territoret shqiptare gjatë shekullit 20-të, shekulli që u karakterizua me përparimet më të mëdha në historinë e njerëzimit duke sjellur dhe përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies materiale e kulturore të të gjithë popujve të botës të ketë akoma njerëz, të cilët qëllimisht të mos duan të kuptojnë se pse Shqipëria mbeti shteti më i varfër i Evropës! (…)

22.Shqiptaret kane bere luftra per pavarsim dhe çlirim kombetare !
Shqiptarët kanë bërë vetëm luftëra për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e pavarësisë së tyre, sigurisht në një masë që i përgjigjet atyre si shteti më i vogël i Evropës edhe pse i provuar historikisht si më i vjetri. Ata vetë kanë organizuar vetëm luftëra për çlirim dhe jo luftëra për të pushtuar vende të tjera. Kështu në shembullin e luftës së Vlorës ata organizuan luftën e çlirimit kombëtar pa pasur asnjë ndihmë të huaj.

Shqiptarët bënë Luftën e tyre për mbrojtjen e integritetit tokësor nga sulmi i Italisë fashiste. Dhe gjatë luftës së Dytë botërore edhe pse pati në Shqipëri nje rezistencë popullore nacionaliste kundër pushtuesit italian e gjerman, atje u bë një luftë e organizuar kundër pushtuesit për çlirim kombëtar nga zgjedha nazi-fashite.

Eshtë e vërtetë që kjo Luftë u organizua dhe u drejtua nga komunistët, të cilët në fillim të luftës përfaqësonin vetëm disa qindra vetë. Populli shqiptar i etur për liri, të rinjtë e sidomos rinia studentore, madje dhe nga familje të pasura pse jo dhe nacionalista me emër ndoqën komunistët, pa e ditur se disa prej udhëheqjes së tyre ishin të drejtuar në mënyrë të fshehtënga komunistë jugosllavë.

Këta të fundit nuk ishin aspak të interesuar për bashkimin e të gjitha forcave kombëtare në luftën për çlirim. Ata bënë të dështojnë të gjitha përpjekjet e patriotëve shqiptarë për një demokratizim të luftës kombëtare për çlirim.

Po të njëjtën gjë komunistët jugosllavë e kishin bërë në vendin e tyre. Kjo strategji e huaj e importuar nga komunistët shqiptarë, në krye të të cilëve doli diktatori i ardhshëm Enver Hoxha, pati pasoja fatale, shumë të këqia për kombin shqiptar dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Historia provoi se në Shqipëri erdhi në fuqi regjimi komunist më i egër që Evropa ka pare në historinë e vet. Duhet të pranojmë se shqiptarët e kanë organizuar mirë luftën e tyre për çlirim, gjë që u provua nga fakti se gjatë luftës së dytë botërore kur luftëtarët shqiptarë u konsideruan shokë lufte nga luftëtarët e aleancës ushtarake anglo – sovieto – amerikane.

Shqiptarët krijuan brigadat e tyre partizane, divizionet e tyre dhe korparmatat e tyre, të përbëra nga burra dhe gra vullnetarë. Ata e çliruan vendin e tyre nën sundimin nazist pa ndihmën e drejtpërdrejtë të ushtrive aleate, britanike, ruse ose amerikane. Sigurisht çlirimi u favorizua nga gjendja ushtarake e ushtrive naziste që tërhiqeshin nga Ballkani në fund të vitit 1944, nën presionin e të gjitha fronteve të tjera të luftës në Evropë. (...)

23.Shqiptaret pas çlirimit dhe mbarimit te luftes se dyte botrore !
Në mbarim të luftës së dytë botërore aleatët e perëndimit u kujdesën shumë për të mos lejuar që në Greqi të fitonin komunistët dhe ajo të mbetej në kampin komunist. Greqia mbeti me Perëndimin. Por Shqipërinë aleatët ia lanë bllokut të lindjes edhe pse e dinin mirë se shqiptarët si edhe grekët nuk bënin pjesë në popujt “sllavë”, dhe ç’është më e keqja ata e dinin se një pjesë e mirë e popullit shqiptar nuk ishin me komunistët. Ata e njihnin mirë këtë realitet.

Dhe ja fati i popullit shqiptar kur ai iu la bllokut të lindje për të provuar kështu të gjitha tmerret e sistemit komunist. Si fillim diktatura komuniste e Enver Hoxhës bëri një politikë të jashtme shumë të keqe, duke u prishur në mënyrë të prerë me aleatët perëndimorë të Lufës, anglezët dhe amerikanët. Një prishje tjetër aleance ndodhi kur në vitin 1948 u prenë marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë e Titos. Pastaj i erdhi radha prishjes me Moskën në vitin 1961. Dhe më ne fund me Kinën komuniste në vitin 1978.

Sigurisht diktatori Enver Hoxha asgjësoi dhe zhduku fizikisht pjesën më të madhe të shokëve të afërt të luftës duke vazhduar deri në fund të jetës së tij luftën e klasave të ushtruar kundër një populli të tërë. Ai nuk kërkoi të bënte aleanca strategjike, por preferoi të ndërtojë 700 000 bunkere në të gjithë vendin. Enver Hoxha nuk pranoi asnjë ndihmë të perëndimit “kapitalist”, madje as edhe ndihmën e Kryqit të Kuq ndërkombëtar të destinuar për të dëmtuarit nga tërmetet dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë që drejt Jugosllavisë shkonin miliarda dollarë me vlerën e asaj kohe prej të cilave vetëm një pjesë shumë e vogël caktohej për shqiptarët e Kosovës. Qeveria Jugosllave në vend që t’u jepte shqiptarëve të Kosovës mundësi pune dhe vende në administratë e kulturë, ajo parapëlqente t’i punësonte jashtë shtetit si emigrantë. Po t’ju japim si shembull Zvicrën mund t’ju themi se në Zvicër kanë emigruar më shume shqiptarë nga ish Jugosllavia se në asnje vend tjetër të botës po të merret në përjetim me popullsinë dhe territorin që ka ky shtet relativisht i vogël i Evropës. Titoja me anë të emigracionit bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Jugosllavia. (…)

24.Shqiperija pas luftes se ftohte !
Pas luftës së ftohtë Evropa dy herë nuk ka qenë në gjendje të ndalojë genocidet dhe «spastrimet etnike» në Kontinentin e vet. Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund genocidin e tij të bërë kundër popullsive myslimane në Ballkan.(…)

25.Europa ka veshtirsi ne integrimin fetare !
Duhet pranuar se Evropa ka disa vështirësi në punën për të integruar në mënyrë të drejtëkomunitetet e veta myslimane. Gjithashtu mund të supozojmë se po të kishin qenë të krishterë 8 mijë burrat dhe djemtë që u masakruan në Srebrenicë, Mladiçi dhe Karaxhiçi nuk do t’i kishin shpëtuar proceseve të tyre për një kohë kaq të gjatë. (…)

26.Shqiptaret pas permbysjes se regimit komunist!
Me vdekjen e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, në vitin 1985, Shqipëria mund të quhej ekonomikisht e vdekur nga politika izolacioniste që bëri regjimi. Megjithatë Shqipëria dhe shqiptarët, në vitin 1992, pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, filluan të hyjnë më në fund në rrugën e pluralizmit demokratik që po bën demokratizimin e vendit në mënyrë të ngadalshme, një specifikë kjo shqiptare.

Duhet thënë për Shqipërinë dhe shqiptarët se me gjithë mungesën e madhe të mjeteve ajo ka ndihmuar me të vërtetë për ruajtjen e paqes dhe të stabilizimit në Ballkan. Mjafton të kujtosh kohën kur Milosheviçi në muajt Mars dhe Prill 1999, urdhëroi forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe t’i sulen Kosovës për të përzënë të gjithë shqiptarët nga Kosova. Për pak javë 900. 000 refugjatë shqiptarë u detyruan të dilnin nga kufijtë e Kosovës, për në Shqipëri, Maqedoni,Mal i Zi, dhe kudo në botë, ku ata u pritën ngrohtësisht nga familjet shqiptare sigurisht dhe nga shteti shqiptar kudo që vajtën.

Mikpritja tradicionale shqiptare bëri që genocidi që shkaktoi një katastrofë humanitare që nuk ishte parë kurrë në Europë, që nga Lufta e II – të Botërore, u zgjidh nga shqiptarët të cilët i hoqën të gjitha shqetësimet Evropës. Le të kujtojmë se çfarë ndodhi në Ruanda disa vjet para genocidit të Kosovës ku u masakruan brenda 100 ditëve, 900.000 ruandezë.

Le t’u njihet si meritë e refugjatëve shqiptarë të Kosovës viktima të genocidit serb të Milosheviçit kthimi i menjëhershëm në vendin e tyre të shkatërruar ku nuk i priste gjë tjetër veç shtëpive të rrafshuara dhe familjarë të masakruar që duhej të varroseshin dhe rivarroseshin. Le të shërbejë ky gjest i mire i kthimit në vatrat e veta si shëmbull për popujt e tjerë të botës. Ky qe patriotizmi i shqiptarëve që vërtetoi më së miri se shqiptarët nuk janë ikësa, siç e kishin bërë zakon mediat t’i quanin shqiptarët në Evropë. (…)

26.Disa merita qe i kane nderuar shqipatet ne shekuj !
a.Nuk bene kurre lufte civile dhe fetare !
Një shembull i mire për këtë komb është fakti se gjatë historisë së tyre shqiptarët nuk kanë bërë kurrë një luftë civile midis tyre, por as edhe luftë fetare, kur dihet mire se historia e shumë popujve të tjerë të Evropës është e mbushur me luftëra fetare dhe civile. (…)

b.Nuk kane sulmuar asnje komb dhe nuk kane bere masakra !
Shqiptarët nuk kanë sulmuar asnjë komb tjetër dhe nuk kanë marrë pjesë në masakra. Eshtë e njohur se shqiptarët e kanë për turp të vrasin një armik që dorëzohet.

c.Strehuan ushtaret italjane pas kapitullimit !
Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943) shqiptarët me traditën e tyre të mikëpritjes strehuan ushtrinë italiane, edhe pse një ushtri fashiste dikur pushtuese kishte vrarë, djegur e shkretuar vendin. Ata e prishën realizimin e planit nazist gjerman për internimin në Gjermani të ushtrisë italiane.

Shqiptarët fill mbas luftës së II – të botërore i riatdhesuan të gjithë ushtarët italianë. Për të vlerësuar fisnikërinë dhe vlerën e ketij qëndrimi tepër humanitar ndaj ushtrisë dhe populli italian në atë epokë historike, mjafton të kujtojmë se mijëra ushtarakë italianë pas kapitullimi të Italisë (1943) u masakruan nga nazistët në ishullin grek të Qefalonisë. (…)

d.Shqipetaret shpetuan te gjalle hebrejte !
Ka në botë qarqe të interesuara, sidomos hebrenjtë e botës që shprehin mirënjohjen e tyre ndaj popullit shqiptar që shpëtoi nga vdekja e sigurt të gjithë hebrenjtë gjatë pushtimit nazi-fashist. Duhet t’u njohim shqiptarëve se ata në të gjitha rrethanat, sidomos gjatë pushtimit nazi – fashist arritën të mbronin hebrenjtë e tyre nga pushtuesi, por edhe të gjithë hebrenjtë që erdhën nga Evropa për t’u strehuar në Shqipëri, ku të gjithë shpëtuan gjallë, pa asnjë përjashtim.

Dhe për të qenë të drejtë duhet t’u njohim shqiptarëve se gjatë pushtimit nazist edhe disa funksionarë të administrates shqiptare u shpëtuan jetën qindra hebrenjëve. Ja një nga vendetshumë të rralla të Evropës, madje i vetmi, që ka mbrojtur me të vërtetë hebrenjtë nga internimi dhe asgjësimi në kampet e përqëndrimit nazist. (…)

27.Disa shembuj herioizmi te shqipaterve te njohura nderkombetarisht !
Në të vërtetë shqiptarët e jugperëndimit të Shqipërisë, pasardhës të epokës Skënderbejane, në vitin 1571 u ngritën kundër sundimit osman të nxitur edhe nga Venediku. Por ky i fundit pas fitores së betejës detare të Lepantos nënshkroi paqen me Turqinë e i la në fatin e tyre shqiptarët kryengritës.

Mbrojtësit e kështjellës së Sopot – Borshit në jug të Shqipërisë, për të mos rënë të gjallë në dorë të Turqëve i vunë zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë me 500 ushtarë turq (Contarini f.30). Ata bënë një vepër heroike për të cilën edhe vetë Evropa duhet të jetë krenare. Kjo sakrificë sublime është bëre nga shqiptarët në një kohë kur Franca dhe popuj të tjerë të botës po zhyteshin në një cikël të neveritshëm masakrash ”fetare“ midis qytetarëve të vet.

Gati në të njëjtën kohë kanë ndodhur “Masakrat e Natës së Shën Bartolomeut“ në Paris. Vlen të permendet se ky vetflijim i luftëtarëve shqiptarë të Borshit për të ruajtur lirinë e tyre nuk ka qenë një rast i vetëm në historinë e këtij. Në të vërtetë në vitin 1826 në Misolong të Korintit shokët e luftës të shqiptarit Marko Boçari, një nga krerët kryesorë të luftës së pavarësisë greke i vunë zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë, jo pa marrë me vehte shumë armiq turq (Petit Robert 2). (…)

Në vitin 1862 Oso Kuka, personazh historik i bërë i pavdekshëm nga poeti kombëtar shqiptar at Gjergj Fishta, i vuri zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë për të mbrojtur tokat shqiptare se sa t’i dorëzohej i gjallë armikut (Për sqarim po shtoj se dy toskët që përmend nëpër kolokiumet shkencore se u flijuan me Oso Kukën, ishin nga Borshi).

Dhe për të mos ndërprerë listën e heronjve shqiptarë në të gjitha epokat historike unë po përmend heroin shqiptar të kohës sonë Adem Jashari, i cili në vigjiljen e luftës së Kosovës bashkë me 22 anëtarët e familjes së vet luftoi dhe u vetë flijua për të mos lejuar që forcat e policisë dhe ushtrisë serbe të kalonin pragun e shtëpisë së tij.

Nga këto katër gjeste heroike të bëra gjatë shekujve mund të kuptojmë se patriotizmi është një virtut i shqiptarëve të të gjitha trevave të Ballkanit, dhe kudo në botë. Jo më kot Garibaldi, hero i bashkimit të Italisë ka thënë: ”Shqiptarët janë heronj të dalluar në të gjitha luftërat për liri“. Dhe Lamartini, poeti dhe politikani i madh francez ka shkruar: “Dihet se Homeri gjeti në Shqipëri Akilin, Greqia Alkesadrin e Madh, Turqia Skenderbeun, heronj nga e njëjta racë e nga i njëjti gjak.“ (…)

28.Shqiptarve nuk ju jane shperblyer te mirat qe ju kane bere te tjereve !
Kështu, për ironi të fatit, gjysmë shekulli më vonë nga shpëtimi i ushtrisë italiane nga shqiptarët në kohën e luftës, qeveria italiane harroi gjestin fisnik të tyre. Në fakt Qeveria italiane në vitin 1991, i priti shumë keq 15 000 refugjatët e eksodit shqiptar duke i mbyllur për disa ditë në stadiumin e Barit në atë vapë gushti, duke u hedhur ushqimet dhe ujin me helikopter nga qielli. Ky qëndrim nuk i përgjigjej sjelljes plot mirëkuptim të popullit Italian po në atë kohë, i cili me iniciativën e vet u hapi dyert refugjatëve shqiptarë fatkeq, edhe pse koha provoi se ndonjëri prej tyre nuk e meritoi atë trajtim të mirë.
E vërteta është se shqiptarët pas gjysmë shekulli dilnin për herë të parë nga vend i tyre, ku nuk kishin asnjë të drejtë emigrimi. Për fat të keq një tjetër plagë iu hap popullit shqiptar nga një pjesë e të rinjve që nuk kishin asgjë për të humbur duke lënë vendin e tyre, përveç prangave të diktaturës komuniste. Qe pikërisht ky kontingjent refugjatësh që u prit me krahë të hapura dhe u manipulua nga mafia, duke u përfshirë në trafik droge dhe prostitucioni, gjëra këto që ata nuk i kishin njohur aspak në vendin e tyre.(…)

29.E ardhmja e Shqiptareve !
Unë kam besim tek e ardhmja e shqiptarëve të Ballkanit. Eshtë një nga popujt më të rinj të Evropës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç. Shqiptarët kanë mundësi të mëdha në vendin e tyre për zhvillimin e bujqësisë, shfrytëzimin racional të pyjeve, rritjen e blegtorisë, peshkimin. Në territoret e tyre ka rezerva kromi, bakri, boksiti, qymyri, rezerva hidro – energjie etj. Në Shqipëri mund të zhvillohet shumë mirë turizmi në zonat malore, por edhe në 440 kilometra bregdet gati të virgjër të detit Adriatik dhe të detit Jon, deri diku në qendër të Evropës, në 41 gradë të gjerësisë veriore. (…)

30.Ndryshimet qe jane bere ne Shqiperi !
aArritjet
Dhe shqiptarët nuk kanë mbetur në vend. Pas krizave që ata pësuan vihet re se brezi i ri i është futur ndertimit të vendit duke ndryshuar faqen e fshatrave dhe qyteteve kryesore me godina të një teknologjie që nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera evropiane. Të huajt i çmojnë hotelet, restorantet dhe baret pse jo dhe shërbimin e shqiptarëve të cilët nuk qëndrojnë më poshtë nga çfarë ata gjejnë në vendet e tjera, qofshin me tradita shekullore në turizëm.

b.Te metat
Sigurisht në Shqipëri vihen re edhe raste ndërtimesh të egra, fryt i mungesës apo zbatimit të ligjshmërisë. Por dhe kjo ka shpjegimin e vet. Ekonomia nuk mund të presë, duhet të shkojë përpara. U takon legjislatorëve të nxjerrin ligjet dhe të kërkojnë që ato të zbatohen. Emigracioni i ri i shqiptarëve, pas shëmbjes së regjimeve komuniste në Ballkan, është një dukuri krejt e re me specifikën e vet në këtë etapë të historisë së tyre, le ta quajmë këtë etapën e demokratizimit a të tranzicioit drejt sistemit ekonomik kapitalist me globalizim ose jo.(...)

31.Patriotizmi dhe dashuria per atdhun nga emigrantet !
Ajo që është specifike dhe masive te emigrantët e rinj shqiptarë është patriotizmi, dashuria e madhe per vendin e tyre, dhe çuditërisht krenaria e tyre atavike. Dhe nuk e kanë pasur të lehtë ta ruajnë dhe ta manifestojnë atë krenari shqiptare, kur mediat e të gjitha vendeve kanë paraqitur si shqiptarë, gjithmonë te publiku i tyre, vetëm ata mijëra të rinjë shqiptarë të shpërdarë nëpër Evropë që merren me veprimtari të jashtëligjshme.

Studiuesit kanë nxjerrë se emigrantët shqiptarë më shumë se emigrantë të popujve të tjerë jenë bërë një faktor me peshë jo vetëm për përmirësimin e jetës, por edhe të kulturës e sidomos të ekonomisë së atdheut që ata lanë pas në kohën e eksodeve biblike… Sot duhet theksuar se brenda një viti ata dërgojnë në atdhe vetëm nëpërmjet insitucioneve bankare një miliard euro. Dhe kjo është pare me djersë që i dërgohet atdheut për ndihmë. Merreni me mend se sa mund të investojnë emigrantët kur shteti shqiptar të sigurojë investimet! (…)

32.Intergrimi i emigranteve Shqiptare ne Europe !
Sot shumica e shqiptarëve janë integruar mirë në pjesën më të madhe të vendeve ku janë sistemuar. Ata kontribuojnë për begatinë ekonomike dhe kulturore të vendit mikpritës. Ata kanë hyrë me sukses në biznes por edhe në universitete, ku mund të gjesh profesora të rinj shqiptarë, si edhe poetë e shkrimtarë, madje edhe një kandidat për çmim “Nobel”, shkrimtari Ismail Kadare, i lexuar nga një publik i gjerë.
Shqiptarët mund t’i gjesh artista në opera, në kinematografi, sportista të duartrokitur në stadiume dhe ringe boksi, etj. Ata ndjekin shembullin e patriotëve të tyre në shumë fusha të jetës, si Nënë Tereza (çmim Nobel i Paqes – 1976 ) që e ka ndjerë veten e saj krenare për origjinën e saj shqiptare. Cmimi tjetër Nobel për mjekësi (1998) Doktor Ferid Murat e ka ndjerë veten krenar për origjinën shqiptare, ashtu si edhe shefi i madh i orkestrës botërisht i njohur, Herbert Fon Karajan e përmedëte origjinën e tij shqiptare.
Unë mendoj ( thote Dr),se emigrantët shqiptarë duke vazhduar të ecin në rrugën e mbarë që kujtoj se kanë nisur do të formojnë një ditë lobet e tyre në botë, ne shembullin e emigracioneve të popujve të tjerë. Duke njohur mentalitetin shqiptar u jujtoj atyre të veproijnë në shembullin e Skenderbeut, i cili arriti t’i bashkojë gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës kundër pushtuesit otoman vetëm duke u paraqitur te ata si i pari mdis të barabartëve (primus inter pares). Koha provoi se parësia i mbeti Skënderbeut. (…)

33.Cfare duhet te bejne shqiptaret ?
Mendoj( thote Dr), se shqiptarët për të kaluar vështirësitë e sotme duhet të luftojnë korrupsionin shtetëror, një fenomen shoqëror ky që lulëzon edhe në vendet e tjera të Lindjes. Ata duhet të bazohen në mjetet e ligjshme duke kërkuar një parlament në aktivitet dhe politikanë që respektojnë cilësinë e ligjeve dhe që janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që populli u ka besuar. Shqiptarët për ta marrur veten duhet të kërkojnë forcën dhe frymëziminte historia e kaluar e Atdheut të tyre.

Në të vërtetë në takimet e para ndërkombëtare të “Memories së ndarë“ që u zhvilluan në Paris më 26 e 27 tetor të 2006, me delegatë nga 24 vende të botës, për të ndërtuar lidhje të forta për vlerat e përbashkëta, shumica e delegatëve deklaruan se rinia e botës këto 7 vjetët e fundit i është drejtuar patriotizmit. Sipas meje ky konstatim i drejtë dhe i bazuar duhet të kihet parasysh edhe nga shqiptarët. Ata mund të gjejnë në historinë e tyre shumë shembuj patriotizmi të njohura ndërkombëtarisht. (...)

34. Zgjidhja e drejte per ta paqesuar Ballkanin !
Mendoj se virusi që ka shkaktuar sëmundjen që u bë një epidemi që ka brejtur dhe ka vënë në rrezik demokracitë e reja në zhvillim e sipër në vendet e Juglindjes së Evropës, ky virus mund të asgjësohet në Ballkan po qe se ka një vullnet të mirë te qeveritarët e atyre vendeve, si për të kontrolluar nacionalizmin e egër ashtu edhe korrupsionin shtetëror. Kjo mund të bëhet vetëm po qe se i jepet një pavarësi e vërtetë popujve dhe kombeve si edhe një autonomi e paevitueshme minoriteteve kombëtare, kudo qofshin në Ballkan. (...)

35.Nje urim per shqiptaret !
Eshtë një kënaqësi për mua ( thjote Dr) t’u uroj nëpërmjet jush të gjithë Shqiptarëve të Ballkanit si dhe Shqiptarëve kudo që ndodhen në botë, festën jubilare të 95 vjetorit të Shpalles së Pavërësisë në Vlorë.( Intervista ka qene e vitit 2007 imi KM ) Një përshëndetje u dërgoj edhe delegacioneve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës që kam njohur në takime në OKB Gjenevë, në Forume ndërkombëtare si ai i Kran Montanës e në kolokiume e simpoziume të tjera, ku është trajtuar çështja Shqiptare, të cilën unë e kam mbrojtur me bindje shkencore, por edhe do ta mbroj ".*

Kujtesë argatëve të kollarisur të Serbisë në Kosovë






Prof.dr.Eshref Ymeri



Në një material të faqes së internetit me titull“Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka: s’ka komb kosovar!”, të cilin më 11 qershor 2012 e kishte botuar zoti Flori Bruqi, lexuesve u përcillej informacioni i mëposhtëm:
“Ambasadori shqiptar në Kosovë, Islam Lauka, gjatë mbajtjes së një fjalimi në hapjen solemne të konferencës dyditore me temën “Shekulli i shtetit shqiptar”, ka hedhur kritika ndaj atyre që e kanë vënë në qarkullim tezën, siç e quajti ai, pseudoshkencore, atë të ekzistimit të kombit kosovar. Ai shtoi se bartësit e kësaj ideje e kanë vetëm një qëllim, që ta lënë kombin shqiptar pa histori, dhe si rrjedhojë e kësaj, ta lënë atë edhe pa të ardhme.

Dr.sc.Islam Lauka,ambasador i Shipërisë në Kosovë

“Ju e dini se kohëve të fundit na kanë dalë disa teza, edhe të prodhimit vendor, por edhe nga importi, për një histori alternative, një histori tjetër nga jo që njohim deri tani. Me gjykimin nga ato që di, me këto teza pseudo-shkencore, bartësit e tyre kanë vetëm një qëllim. Cili është qëllimi i tyre? Që shqiptarët t’i lënë pa histori, t’ua vjedhin historinë, t’i lënë pa kujtesë historike dhe duke e lënë pa histori dhe pa kujtesë historike do të thotë që t’i lënë pa të ardhme, sepse një popull dhe një komb pa histori nuk ka as të ardhme”, - ka thënë ai.


Publicisti i reformuar nga Mitrovica Prof.dr.Nexhmedin Spahiu

Kurse publicisti Nexhmedin Spahiu i ka thënë Kosovapress-it përmes telefonit se ekziston kombi kosovar.“Sigurisht që ekziston, me vetë faktin se çdo shtet ka pronarin e vet dhe pronari i shtetit të Kosovës sigurisht se është kombi kosovar, janë shqiptarët e Kosovës të cilët e përbëjnë kombin”, ka thënë Spahiu. Ndërsa, ambasadori Lauka u është drejtuar atyre që mendojnë se ekziston kombi kosovar, duke u thënë se mbi ç’bazë dhe ide u ballafaquan, qëndruan dhe luftuan shqiptarët e Kosovës përballë Serbisë. Sipas tij, e tërë ajo qëndresë u bë mbi motivin e kombit shqiptar, kulturës e gjuhës shqipe.

“More zotërinj që pretendoni që Kosova që nga 1912-a e shkëputur nga Shqipëria paska krijuar një identitet të veçantë në ballafaqimin e saj me Serbinë, a mund të na thoni mbi ç’ide, mbi ç’bazë, mbi ç’ideologji, mbi ç’platformë rezistuan dhe përfundimisht triumfuan mbi dhunën sistematike të shtetit serb? Cila ishte kjo ide?

Dhe përgjigja është fare e thjeshtë edhe për kalamajtë e shkollës, e le më për këta manipuluesit dhe spekuluesit e rinj, mohuesit e Tiranës dhe të Prishtinës. Kjo përgjigje është kjo që po them më poshtë dhe që ju e dini dhe të gjithë e dinë që shqiptarët e Kosovës fituan me gjuhën shqipe, fituan me kulturën shqiptare, me traditat shqiptare, ata u udhëhoqën nga modelet e heronjve shqiptarë, realë, të gjallë, jo mitikë, por me emra konkretë”, - ka thënë ai.

Kësaj deklarate të Lukës, publicisti Spahiu i përgjigjet duke thënë se edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Prandaj, sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme për të gjitha ato shtete që kanë pretendime të zgjerohen territorialisht”.

Ideja e ekzistencës së “kombit kosovar” sigurisht që nuk ka lindur në truallin shqiptar. Ajo është një ide që fillimisht është gatuar dhe ka ardhur duke u “selitur” ca nga ca në kthinat e mykura të politikës rusoserbogreke. Pas disfatës që pësoi në përpjekjet e veta të dëshpëruara për sabotimin e pavarësimit të Kosovës, kjo politikë treboshtore tani po bën çmos që të propagandohet me bujë ideja e ekzistencës së një “kombi kosovar” që nuk na paska, demek, asgjë të përbashkët me kombin shqiptar.

 Kjo ide djallëzore ka si pikësynim afatgjatë që të mos lejohet kurrë ribashkimi i popullit shqiptar të Kosovës me trungun amë dhe, rrjedhimisht, të sabotohet ideja njëshekullore e popullit shqiptar në mbarë trojet e veta etnike për t’u ribashkuar në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur.

Politika ruse, si arkitektja kryesore e copëtimit të trojeve tona etnike, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, fill pas çlirimit të Kosovës nga sundimi kolonial 86-vjeçar serb, filloi të ushtronte gjithë presionin e vet mbi Bashkimin Evropian, në mënyrë që ky të merrte tërësisht anën e Serbisë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s. Dhe kështu ndodhi me të vërtetë.


Plakusha Karla del Ponte

Me sponsorizimin e Moskës, Karla del Ponte hodhi në tregun mediatik një libër plot shpifje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kurse senatori Dik Marti, po me sponsorizimin e Moskës, përgatiti një raport të posaçëm, në përforcim të shpifjeve të Karla del Pontes. Ndërkohë, UNMIK-u dhe EULEX-i, që u dërguan gjoja për të ndihmuar në hedhjen e themeleve të para të një shteti ligjor në Kosovë, në të vërtetë, erdhën e u shndërruan dhumë shpejt në dado mjaft të kujdesshme për pakicën serbe. Si përfundim, sot në Kosovë kemi një shtet të derdelisur, që, pëmes dy strukturave të lartpërmendura, qeveriset faktikisht nga pakica serbe, e cila gjatë kohës së luftës shërbeu si mbështetje e fuqishme e krimeve të makinës ushtarake të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës.


Heshtni se po flet çmenduraku Dick Marty

 Kësisoj shteti i Kosovës sa vjen e po mbarset pak e nga pak me mikroshtete serbe brenda territorit të vet. Në këto kushte, fillon e merr sipërinë ideja e ekzistencës së një të ashtuquajturi “komb kosovar” që na qenka “pronar” i shtetit kosovar, siç deklaron profesori i reformuar Nexhmedin Spahiu. Pikërisht idenë e ekzistencës së këtij “kombi” që na paska në pronësi një shtet që nuk është i aftë të ngrihet më këmbë, të vetëqeveriset dhe të ushtrojë sovranitetin e vet në mbarë territorin e vendit, rusoserbogreqizmi kërkon ta jetësojë me të gjitha mënyrat.

Sepse kësisoj trekëndëshi ortodoks e bën të paqenë realisht pavarësinë e Kosovës. Me të vetmin qëllim që Serbia, dikur, qoftë edhe në kohë të largëta, të rikthehet në Kosovë. A nuk pati deklaruar para do kohësh kreu i kishës shoviniste serbe, ai që zëvendësoi kryeshovinistin Pavle pas vdekjes së tij, se Serbia “do të kthehet” në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh?!

Në kundërvënien që i bën fjalës së ambasadorit të nderuar, dr. Islam Laukës, profesor Spahiu shkon shumë larg. Ai jo vetëm që deklarohet kategorikisht kundër aspiratës njëshekullore të shqiptarëve për ribashkim kombëtar, por ai e akuzon Shqipërinë Londineze edhe për shovinizëm, sepse kërkuaka të zgjerohet territorialisht në dëm të një shteti tjetër.

Një akuzë absurde kjo për një intelektual me gramë të madhe që kërkon ta arratisë kaq larg Tiranën nga Prishtina. “Mirë” do të kishte qenë sikur Shqipëria Londineze të kishte manifestuar, qoftë edhe një herë të vetme, “synime shoviniste”. Por kjo ka qenë e pamundur se ajo nuk ka ditur kurrë se ku bie me adresë nacionalizmi, e lëre më pastaj të ushqente edhe “pikëpamje shoviniste” në raport me vendet fqinje.

Për t’i “mbushur” mendjen mbarë opinionit publik shqiptar për ekzistencën e “kombit kosovar” dhe për pathemeltësinë e gjoja pretendimeve të Shqipërisë Londineze ndaj Kosovës, profesor Spahiu mundohet të sqarojë natyrën e qëndrimit të rumunëve ndaj kombit moldavian, të bullgarëve ndaj kombit maqedonas dhe të serbëve ndaj kombit malazez.



 Madje edhe sot, më 22 qershor 2012, në faqen e internetit “Çamëria”, ai ka botuar një shkrim me titull “Irredentizmi shqiptar dhe kombi kosovar”, ku ka shpalosur tërë akademizmin e vet për të na mbushur mendjen për ekzistencën e “kombit kosovar”, që gjoja na qenka krijuar sipas shembullit të krijimit të kombit malazez,maqedonas dhe moldavian.




Këtu do të mjaftohem vetëm me idenë e shpikjes së “kombit” moldavian. Kjo ide erdhi u formësua fill pas përfundimit të Paktit të Mossulmimit Molotov-Ribentrop, të nënshkruar më 23 gusht të vitit 1939, në bazë të të cilit Bashkimi Sovjetik do të pushtonte Republikat e Priballtikut, Poloninë dhe Besarabinë.



Kryetari i parlamentit të Moldavisë, zoti Mihaj Gimpu, ka lëshuar këtë deklaratë për gazetën “Timpul”:


“Për të justifikuar pushtimin e territorit moldavian, Bashkimi Sovjetik shpiku kombin moldavian. Mos vallë të jesh unionist do të thotë të jesh armik? Është shumë e rrezikshme dhe e turpshme kur ndodhesh në krye të shtetit dhe propagandon gënjeshtrën sovjetike, duke manipuluar njerëzit” (Citohet sipas: “Kombin moldavian e shpikën në vitin 1940”. Gazeta “Timpul”, 22 shtator 2009).



                                                         Shkrimtari rumun Paul Goma


Kurse shkrimtari i mirënjohur rumun Paul Goma (1935), disident i periudhës së diktaturës komuniste, ish-i burgosur politik, të cilit iu hoq shtetësia rumune më 20 nëntor 1977 dhe u dëbua për në Francë, ku edhe banon tani, në librin e vet me titull “Besarabia”, deklaron se gjuha moldaviane është shpikje e pastër ruse.


Mihai Ghimpu

Duke perifrazuar deklaratën e zotit Mihaj Gimpu, dëshiroj të theksoj se është shumë e rrezikshme dhe e turpshme të shpikësh një “komb kosovar” kur je intelektual kosovar, deri edhe me përgatitje akademike, si puna e profesor Spahiut dhe e sivëllezërve të pikëpamjeve të tij.

Pra, profesor Spahiu dhe një dorë intelektualësh kosovarë, na e paskan shumë për zemër idenë rusoshoviniste të shpikjes së një kombi tjetër, të cilën Moska ia ka përcjellë Beogradit për zbatim përmes argatëve të tij të kollarisur që ka rekrutuar në Kosovë.


Gazetari Imer Mushkolaj 

Gjithsesi, kundërvënia e profesor Spahiut ndaj fjalës së ambasadorit Lauka respektonte rregullat e etikës. Ndëkohë, kundërvënia e zotit Imer Mushkolaj, në artikullin e tij me titull “Leksione hegjemoniste nga ambasadori shqiptar”, të botuar në gazetën “Express” më 15 qershor dhe në gazetat “Tema” dhe “Metropol”, respektivisht më 15 dhe 19 qershor, binte në sy për mungesën e theksuar të etikës intelektuale.





Sapo e mbarova së lexuari artikullin e zotit Mushkolaj, menjëherë më erdhi ndër mend sulmi i paparim që ndërmori gazeta “Zëri i Popullit” (simotra e “Borbës”) kundër dr. Islam Laukës, me rastin e emërimit të tij në detyrën e ambasadorit në Republikën e Kosovës, fill pas shpalljes së pavarësisë së saj. Në artikullin e vet, zoti Mushkolaj, me doza ironie, shkruan: “Lauka, tropojani studiues i rusishtes dhe ish-numri dy i ambasadës shqiptare në Moskë…”.

Kësisoj zoti Mushkolaj ironizon me dashakeqësi për prejardhjen e ambasadorit Lauka nga Tropoja. Për dijeninë e zotit Mushkolaj, nga ajo krahina e vogël e Tropojës që atij nuk ia mbush syrin, kanë dalë kaq shumë intelektualë me emër, saqë do t’ia kishte zilinë edhe një qytet i madh shqiptar.

Ashtu si edhe “Zëri i Popullit” asokohe, edhe zoti Mushkolaj, qëllimisht, nuk nxjerr në pah kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë dr. Lauka me publicistikën e vet të shkëlqyer në mbrojtje të çështjes së Kosovës që asokohe kur ajo vuante nën shtypjen koloniale të Serbisë dhe pas çlirimit të saj. Gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tij si diplomat në ambasadën tonë në Moskë, zoti Lauka punoi paralelisht edhe për mbrojtjen e temës së doktoratës.



Dhe tema e doktoratës së tij ishte çështja e Kosovës. Në temën e doktoratës dhe gjatë mbrojtjes së saj para jurisë së Akademisë Diplomatike në Moskë në vitin 1995, ai shprehu burrërisht pikëpamjen e vet, të argumentuar shkencërisht, se zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësimi i saj.

Kryeministri Berisha bëri një zgjedhje mjaft të qëlluar me emërimin e dr. Laukës ambasador në Prishtinë. Sepse dr. Lauka, me përgatitjen e tij akademike, ishte figura më e përshtatshme për një post të tillë.
Këto të vërteta për përgatitjen akademike të ambasadorit Lauka, i cili që në bankat e Universitetit të Tiranës ka qenë i shkëlqyer dhe i tillë mbeti kudo ku ka punuar pas përfundimit të studimeve të larta, zoti Mushkolaj i lë qëllimisht në hije. Dhe kjo për faktin se publicistika e dr. Laukës e ka djegur keq shovinizmin rusoserbomadh, të cilit zoti Mushkolaj i bën fresk plot kënaqësi me sulmet e egra që ndërmerr kundër ambasadorit shqiptar.




Deputeti  dhe shkrimtari Azgan Haklaj
Në “Gazetën Shqiptare” të datës 04 korrik 2011 qe botuar një njoftim për një notë proteste që Rusia i paskej dërguar Tiranës zyrtare, në të cilën shprehej revolta e saj ndaj deklaratave për “Shqipërinë e Madhe”, të bëra nga ish-deputeti Azgan Haklaj.


Notëprotestën ruse ia pati përcjellë Tiranës zyrtare zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ruse, Aleksandër Llukasheviç. Gati një vit më vonë, më 01 qershor 2012, ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, shprehu shqetësime për ekzistencën e Projektit “Shqipëria e Madhe”.

Pas bërjes publike të këtyre dy qëndrimeve të turpshme të diplomacisë ruse, opinioni publik shqiptar nuk vuri re që profesor Spahiu dhe zoti Mushkolaj të mprehnin pallën e publicistikës dhe t’i tregonin vendin shovinizmit rusomadh për ndërhyrjet e tij skandaloze në punët e brendshme të kombit shqiptar.

 Jo, ata nuk e bënë një gjë të tillë se i përmbahen me bindje të plotë qëndrimit të politikës shoviniste ruse, sipas së cilës trojet etnike shqiptare nuk duhet të ribashkohen kurrë. Përkundrazi, zoti Mushkolaj kërkon “t’i tregojë vendin” pikërisht ambasadorit Lauka, vetëm e vetëm se ky deklarohet kundër idesë së ekzistencës së “kombit kosovar”, sepse një komb i tillë nuk ekziston në realitet, ekziston vetëm një shtet i dytë shqiptar, i pavarur dhe sovran, siç e ka njohur edhe Tirana zyrtare.

Diku më poshtë zoti Mushkolaj deklaron:

“…Lauka do të duhej të fliste për shtetin shqiptar, pjesë e të cilit Kosova (përjashto një kohë të shkurtër gjatë Luftës së Dytë Botërore) nuk ishte asnjëherë gjatë 100 vjetëve”.

Sigurisht, Kosova s’ka qenë kurrë pjesë e shtetit shqiptar pas dhjetorit të vitit 1913, se ujqit evropianë, me në krye kryujkun rus, e copëtuan nga trungu i etnisë shqiptare dhe me të zgjeruan territoret e Serbisë shoviniste, por zoti Mushkolaj harron qëllimisht faktin që Kosova ishte njëri nga katër vilajetet që përbënin etninë shqiptare në kuadrin e Perandorisë Otomane.

Sipas zotit Mushkolaj, na rezultuaka se shkëputja e Kosovës nga trungu amë i etnisë shqiptare dhe sidomos sundimi kolonial i Serbisë në Kosovë, na paska pasur “të mirat” e veta: ai sundim, demek, na paska ndikuar në krijimin e një kombi të ri në Evropën Juglindore, pra, në krijimin e “kombit kosovar”.

 Personalisht jam i bindur se populli shqiptar i Kosovës as që mund ta përfytyrojë dot “bamirësinë” e sundimit kolonial serb në krijimin e të ashtuquajturit komb kosovar. Një “bamirësi” e tillë është produkt i fantazisë së çartur të shovinizmit rusoserb, fantazi kjo që duan ta kthejnë në realitet argatët e kollarisur të Serbisë në Kosovë, sipas urdhrit që kanë marrë nga agai beogradas.

Argatët e Serbisë, me kalimin e kohës, janë munduar të jetësojnë edhe ekzistencën e një “gjuhe kosovarishte” për “kombin kosovar”. Dhe për krijimin e një gjuhe të tillë, shovinizmi serbomadh ka kohë që është përkujdesur posaçërisht.




Më 20 nëntor të vitit 1999, bashkë me një grup gazetarësh rusë, ndodheshim pranë fshatit Gorozhdec, që shtrihet shtatë km larg qytetit të Pejës. Sapo kaluam postbllokun e KFOR-it italian, hyjmë në fshat.


 U gjendëm para një lëndine të gjelbër në qendër të fshatit, ku jetojnë 200 familje serbe dhe një familje shqiptare. Aty pari ndodheshin ca shtëpi dhe një shitore ushqimesh. Gazetarët rusë takuan një grup grash të moshuara, të cilat sapo dolën nga shitorja. Gazetari Oleg Odnokolenko i gazetës “Sevodnja” të Moskës i pyeti nëse flisnin shqip (po-allbanski). Ato ia kthyen: “Ne flasim po-shiftarski”.

Ç’është kjo gjuhë, - më pyet Olegu i befasuar. - Ato flasin po-allbanski, - i them, por në këtë mes ka një djallëzi. Beogradi, për qëllimet e veta shoviniste, është munduar ta bindë opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, sikur populli shqiptar i Shqipërisë dhe populli shqiptar i Kosovës na qenkan popuj krejt të ndryshëm dhe na folkan gjuhë krejt të ndryshme!

Evropa, nën presionin e shovinizmit rusocarist, vërtet e copëtoi me dhunë Kosovën nga trungu amë që në vitin 1913, por shqiptarët kurrën e kurrës nuk janë pajtuar me një copëtim të tillë.

Më 28 janar 1918, Shoqata “Vatra”, në letërprotestën e vet, drejtuar kryeredaktorit të gazetës “Mançester Gardian”, ndër të tjera, shkruante:

“Shqiptarët u detyruan t’i përuleshin vendimit të Evropës, por ata nuk i quajnë tokat e aneksuara si të humbura përgjithmonë” (Citohet sipas: Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. II. Tiranë, 1987, f. 663).


Kërkesa për rikthimin e trojeve etnike të copëtuara padrejtësisht pati bërë qeveria e Durrësit Konferencës së Paqes në Paris më 12 shkurt 1919; Kryetari i qeverisë së Durrësit Turhan Pasha më 07 mars 1919; Kristo Dako, Kryetar i Partisë Kombëtare Shqiptare në SHBA, më 13 mars 1919, i cili u drejtohej presidentëve U. Uillson dhe Zhorzh Klemanso, Paris, si edhe përfaqësuesve të fuqive të mëdha aleate; Mithat Frashëri, si delegat i Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”, në SHBA, më 30 tetor 1919; Atë Gjergj Fishta në Konferencën e Paqes në Paris.


Publicisti i shquar Gjergj Bubani, në njërin nga numrat e gazetës “Shqipëria e Re” të vitit 1923, shkruante:


“Detyra jonë ndaj kombit aspak s’është mbarue, sa kohë Shkaba e Zezë me fushën e kuqe porsi gjaku, s’valon e lirë nëpër fushat dhe majëmalet e Kosovës dhe të Çamërisë”.

Të njëjtat shqetësime për çështjen kombëtare shqiptare ngrejnë edhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Evropë dhe në SHBA dhe askujt prej tyre s’i ka shkuar kurrë ndër mend se na qenka duke u ngjizur një komb i ri në Evropën Juglindore, një “komb kosovar”.


Në Shtutgard të Gjermanisë, në ceremoninë dhe koncertin e organizuar për shqiptarët e atjeshëm për nder të përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, më 19 shkurt 2010, zoti Asllan Dibrani, organizator i këtij aktiviteti, deklaroi:



“Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit Shqiptar si data më e madhe e pavarësisë së Kosovës pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë... Pas këtyre dy datave historike, do të jetë e mirëseardhur edhe dita e fitores së bashkimit kombëtar rreth një gjuhe, një kombi, një kulture, një gjaku dhe një Pavarësi e tretë” (Citohet sipas faqes së internetit, 01 mars 2010).




Në mbrëmjen e së dielës së 21 shkurtit 2010, unë me time shoqe dhe familja e tim biri, qemë ftuar nga komuniteti shqiptar i kryeqytetit të shtetit Arizona, Feniks (Phoenix), për të marrë pjesë në festimin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Zonja Ymrane Hajra që hapi ceremoninë, ndër të tjera, duke u drejtuar nga flamuri ynë kombëtar (që ngrihej përkrah flamurit të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës), u shpreh:



“Ky është flamuri që bashkon rreth vetes gjithë shqiptarët, kudo që janë. Ndërsa ky tjetri (e kishte fjalën për flamurin e Kosovës), është flamur i përkohshëm, është flamur nga zori”.

Kurse publicisti i njohur, zoti Hajro Hajra, që mbajti fjalën e rastit, tha:

“Në këtë përvjetor të dytë të shpalljes së Kosovës shtet, të gjithë ne që jemi të pranishëm në këtë mjedis festiv, por edhe të gjithë shqiptarët anekënd rruzullit, si dhe miqtë tanë të sinqertë, duhet të jemi të lumtur, por jo edhe të ngazëllyer. Pse?




Populli ynë ka luftuar dhe ka derdhur gjak për një shekull të tërë, jo për një gjysmë-Shqipëri çfarë kemi sot, jo për një shtet të dytë, siç është Kosova, që ndonëse me mbi 90% shqiptarë, nuk është shtet i shqiptarëve, por shtet i qytetarëve të saj, ose i kosovarëve, siç po propagandojnë disa shërbëtorë të idesë absurde antishqiptare për krijimin e një kombi të ri, të kombit kosovar, por kanë luftuar e janë sakrifikuar për një shtet etnik, në kufijtë e tij natyralë, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë shqiptare, Kosovën Lindore, Çamërinë e trojet shqiptare të Malit të Zi. Kjo ka qenë ëndrra e atyre mijëra shqiptarëve që kanë dhënë jetën gjatë përpjekjeve, gjatë luftërave me pushtuesit, kjo është ëndrra e gjithë popullit shqiptar, ëndërr, gjysma e së cilës u bë realitet pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, falë, në radhë të parë, Amerikës (shtetit që na ka ofruar mikpritje) e aleatëve të saj, falë luftës heroike të UÇK-së, falë ndihmës e përkrahjes së pakursyer të diasporës...”.

Pa gjak dëshmorës...nuk do të këtë paqë në trollin Ilirik 


Unë nuk e di se nuk kam informacion se ku kanë qenë dhe me çfarë janë marrë profesor Spahiu, zoti Mushkolaj e të tjerë sivëllezër të tyre të idesë së ekzistencës së “kombit kosovar”, gjatë kohës që Ushtria Çlirimtare e Kosovës qe ngjitur në male për të luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi kolonial serb.


Gjeneral në luftë-Hero në paqë Rexhep Selimi

Por unë di me saktësi se ku ka qenë asokohe një burrë i shquar i Kosovës, një figurë dinjitoze dhe me integritet të shkëlqyer atdhetar. Ky është zoti Rexhep Selimi, njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe funksionar i lartë politiko-ushtarak, i cili, në një intervistë të paradokoshme, ka deklaruar:

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është një aspiratë e qytetarëve të Kosovës dhe vullnet politik, i cili duhet respektuar. Gjithsesi është një ngjarje e madhe për Kosovën dhe të ardhmen e saj, ngjarje për të cilën kanë sakrifikuar gjatë shqiptarët e Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë se kjo është fjala jonë e fundit.

Ka edhe shumë punë në të ardhmen që të realizohet plotësisht vullneti i shqiptarëve për vendin e vet. Kosova është pjesë e atdheut dhe e trungut shqiptar. Pavarësia është një interval në rrugën e zhvillimit të kombit tonë shqiptar…


Një Flamur një shtet ,pse jo!

 E drejta e shqiptarëve për të jetuar dhe për t’u zhvilluar si një komb është e drejtë e natyrshme e shqiptarëve. Konjunkturat politike janë shumë më të përkohshme sesa jeta jonë si komb.

 Asnjëherë shqiptarët nuk janë ndarë në shtete të ndryshme me vullnetin e tyre. Por, po ashtu asnjëherë shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga kombi dhe flamuri që i bashkon, pavarësisht rrethanave të caktuara politike që i kanë fryrë ndarjes së shqiptarëve. Kombi ynë ka veç një kurorë dhe një emër, kurorë e jona është flamuri kombëtar, kurse emri - shqiptar”. (Citohet sipas: Revista “Zëri i Shqiptarit”, nëntor-dhjetor 2009, f. 25, 26).

Por përveç një dore intelektualësh të kollarisur të Kosovës, që, për turpin e tyre, i kanë lejuar vetes të shndërrohen në argatë të shovinizmit rusoserbomadh dhe të shovinizmit grekokaragjoz, ka edhe një masë të pamatë intelektualësh dhe njerëzish të thjeshtë kosovarë, të cilët e konsiderojnë absurde idenë e ekzistencës së “kombit kosovar” dhe e shikojnë me optimizëm çështjen e ribashkimit të trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar.

Në verën dhe vjeshtën e vitit 1999, i dërguar me shërbim nga Sektori i Jashtëm i Radiotelevizionit Shqiptar, në Kosovë pata shoqëruar si përkthyes tri herë grupe gazetarësh nga Ukraina dhe, siç e pëmenda pak më lart, edhe një grup gazetarësh nga Rusia. Kudo që shkuan për vizitë, që nga Kaçaniku deri në Pejë dhe që nga Prishtina deri në Prizren, pyetja më e shpeshtë që ata gazetarë më kërkonin t’u drejtoja qytetarëve kosovarë, ishte:

“Si e mendojnë këta të ardhmen e Kosovës?”.

Dhe përgjigjja e vetme që jepnin qytetarët e Kosovës ishte:

“Ne kërkojmë që Kosova të shpallet e pavarur dhe pastaj të bashkohet me Shqipërinë’.
Këtu po ndalem vetëm në një rast konkret:

Më 24 korrik 1999, kur po shoqëroja grupin e parë të gazetarëve ukrainas, në hyrje të Grand Hotel-it takuam një qytetar të thjeshtë kosovar, zotin Enver Zeka. Ishte punonjës shërbimi në atë hotel. Kishte filluar punë aty për herë të parë në vitin 1989. E patën pushuar serbët në vitin 1990. Qe detyruar të punonte taksist me një motokultivator për të nxjerrë bukën e gojës.


 Qe rikthyer në punë në hotel më 30 qershor 1999. Përgjegjësi i grupit të gazetarëve ukrainas, zoti Xhon Karvatski (gazetar pranë Shtabit të NATO-s në Bruksel, qytetar kanadez, me prejardhje nga Ukraina), më kërkoi që zotit Zeka t’i drejtohesha me këtë pyetje:

Cili është mendimi i njerëzve të thjeshtë për të ardhmen e Kosovës?

Ja përgjigjja e tij, të cilën e hodha në bllok fjalë për fjalë qëllimisht, sepse do të më duhej për ta cituar në një shkrim timin që e botova më vonë në gazetën “55”, me titull “Kur Kosovën unë e pashë”, meqenëse për herë të parë po shkelja në Kosovën e dashur:

“Synimi ynë është pavarësia dhe mandej bashkimi me Shqipërinë e Jugut, se Kosova Shqipëri është, por Shqipëri Verilindore, kurse Shqipëria, me kufijtë e sotëm politikë, është, në të vërtetë, thjesht Shqipëri e Jugut, prandaj e përshëndes përzemërsisht popullin e Shqipërisë së Jugut që na u gjend në ditë të vështira”.
Kur njihesh me reagimet e profesor Spahiut ndaj fjalës së ambasadorit Lauka dhe me sulmet e zotit Imer Mushkolaj kundër tij, vetvetiu të lind pyetja:



Si është e mundur që këta dy intelektualë radhiten përkrah politikës shoviniste rusoserbogreke dhe bëjnë kauzë me të kundër aspiratës njëshekullore të kombit shqiptar për ribashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm, duke kërkuar të vënë në jetë idenë e ekzistencës së “kombit kosovar”?


Në një njoftim të datës 13 qershor 2012, që zoti Flori Bruqi e kishte botuar në faqen e internetit Agjencioni Floripress, me titull “Agjentë serbë në Shqipëri”, njoftim ky që ishte botuar përmbledhtazi edhe në gazetën “Panorama” të datës 17 qershor 2012, zbulohej një fakt mjaft tronditës.

Sipas atij njoftimi, Millosheviçi paska pasur në shërbim 2200 agjentë në disa shtete të Ballkanit, nga të cilët 700 i paska patur vetëm në Kosovë.

Ndërkohë, në faqen e internetit me titull “Kërcënimet e Serbisë. Si funksionojnë shërbimet sekrete serbe në Kosovë?!?”, jepet ky informacion:

“Edhe pas luftës në Kosovë, është bërë kooptimi i agjenturave serbe në shumë segmente të jetës politike, ekonomike, por edhe strategjike”.

Profesor Spahiu dhe zoti Mushkolaj, gjatë gjithë këtyre ditëve, kanë heshtur për këto të dhëna me të vërtetë befasuese, por s’përtuan t’i kundërvihen ambasadorit të nderuar, dr. Islam Lauka, për pikëpamjet e tij shkencërisht të argumentuara se nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë “komb kosovar”. Për këta dy zotërinj nuk paska fare rëndësi ekzistenca në Kosovë e batalioneve me spiunë në shërbim të shovinizmit serbomadh.


Moikom Zeqo

Studiuesi i talentuar, dr. Moikom Zeqo, thotë:

“Kombi shqiptar, duke krijuar vetëdijen e vet, ka krijuar njëkohësisht edhe vetëdijen për të tjerët. Që në gjenezë të gadishullit ilirik shqiptarët janë zhvilluar si komb gjatë mijëvjeçarëve sipas institucionit të identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik. (Citohet sipas: “Shqiptarofilia si dashuri dhe arsyetim”. Gazeta “Koha jonë”. 04 gusht 2003).


                                        Justin Godart(1871-1956).


Prandaj edhe personaliteti i shquar politik francez, Justin Godart (1871-1956), më shumë së një gjysmë shekulli më parë, i ka kërkuar Evropës të korrigjojë krimin që bëri me copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Kërkesë për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare pati bërë edhe senatori Helms në senatin amerikan në vitin 1983.


Dr. Aleksandre Lambert

Të njëjtën gjë kërkon edhe historiani i nderuar, dr. Aleksandër Lambert, në një intervist që i ka dhënë zotit Indrit Vokshi më 10 nëntor 2007. Para pak ditësh, zoti Feliks Taho botonte këtë lajm fort interesant në faqen e internetit:


                                                     
                                                         Kryeministri turk TayypErdogan

“Kryeministri turk Erdogan, në një intervistë për kanalin shtetëror turk, deklaron se Turqia do të mbështesë vëllezërit shqiptarë nëse do të jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë. Ai shtoi më tej se populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një Shteti të madh Shqiptar, dhe se UÇK-ja nuk është organizatë rrebele-terroriste, por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre.

 Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe të të gjithë Ballkanit nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do të ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bërë që ministrat e jashtëm grek dhe serb të reagojnë ashpër” (Citohet sipas faqes së internetit: “Kryeministri Turk Erdogan: Kërcënon me shpërbërje të Maqedonisë dhe të Ballkanit nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh”. 18 maj 2012).

Madje në faqen e djeshme të internetit (21 qershor 2012) të zotit Feliks Taho, me titull: “Nismë e Universitetit Columbia për bashkimin e shqiptarëve”, ishte botuar një informacion aspak ngushëllues për argatët e kollarisur të Serbisë në Kosovë. Në atë informacion thuhej:

“Profesori i Universitetit të Columbias, David Philips , i cili është njohës i mirë i çështjes shqiptare në Ballkan, pohon se ka marrë një nismë për promovimin e idesë për krijimin e Shqipërisë Natyrale, - njofton agjencia e lajmeve INA”.

Shovinizmi rusomadh, për interesat e shovinizmit serbomadh, nuk dëshiron në asnjë mënyrë që në jugun e Serbisë të krijohet një shtet i fuqishëm shqiptar. Prandaj, siç u përmend edhe më lart, ka shpikur “kombin kosovar”, pronar të shtetit kosovar, siç i pëlqen të shprehet profesor Spahiu. Shovinizmit rusoserbomadh i intereson, makar edhe të ekzistojë një shtet i pavarur kosovar, me qëllim që të tallet me të, ashtu siç ka vazhduar të tallet deri tani, në mënyrë që të vijë duke e shkërmoqur ca nga ca përmes argatëve të tij të kollarisur që ka në Kosovë. Prandaj ka shumë të drejtë ai analisti atdhetar kosovar që thotë se prapa kodrës sebe dhe prapa malit grek qëndron Rusia.


Shteti karagjoz grek, nga ana e vet, po ashtu, nuk e dëshiron në asnjë mënyrë krijimin e një shteti të fuqishëm shqiptar në veriun e vet. Që prej vitit 1913 dhe deri në ditët e sotme, Greqia, kjo kryekështjellë e gënjeshtrës, e hipokrizisë dhe e mashtrimit, s’ka lënë kusur pa bërë që të marrë Epirin e Veriut, duke harruar qëllimisht faktin që trojet etnike shqiptare shtrihen deri në Artë e Prevezë.


Kur do të bët kjo hartë!!!

Arsyen e vërtetë se pse këtij shteti karagjoz i shkon me të vërtetë lodra e fëmijës kur e mendon se sipër kufijve të tij veriorë mund të krijohet një shtet i fuqishëm shqiptar, brenda trojeve të veta etnike, na e zbulon gazetarja holandeze Ingeborg Beugel në një intervistë që ka dhënë për Sarajevo-x.com. Ajo ka deklaruar:
“… kam dëgjuar gjatë gjithë kohës argumentet greke mbi rrezikun e një “aksi mysliman” rreth Greqisë, ku, me marifet, Kosova do të bashkohej me Shqipërinë dhe do të bënin një Shqipëri të Madhe, që do ta bënte Greqinë një “sanduiç” me armikun e saj të vjetër, Turqinë.



Natyrisht që ishte edhe argumenti i solidaritetit ortodoks dhe urrejtja e vjetër ndaj myslimanëve, aleatëve të Turqisë.

Por unë nuk e kam besuar kurrë këtë gjë” (Citohet sipas faqes së internetit: “Greqia, kjo bishë e Ballkanit”.05 prill 2010. Përgatiti Albert Hitoaliaj. Marrë nga Sarajevo-x.com).



Pra, ja ku fle lepuri: Serbia dhe Greqia, me përkrahjen e Rusisë “prapa kodrës serbe” dhe “prapa malit grek”, nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë të lejojnë krijimin e një shteti të bashkuar kombëtar shqiptar, brenda trojeve të tij etnike. Prandaj treshja ortodokse ka shpikur një detyrë shumë të vështirë për t’u zgjidhur, siç është sajimi i “kombit kosovar” që nesër-pasnesër mund të shoqërohet edhe me sajimin e “kombit iliridas”, pas një shpërbërjeje të mundshme të Maqedonisë.


 Dhe këtë detyrë kaq të vështirë, kjo treshe ortodokse ua ka lënë në derë për ta zgjidhur argatëve të lartpërmendur, të cilët, përmes zotit Mushkolaj, ndërmorën një sulm aq të egër kundër ambasadorit shqiptar në Prishtinë.

Santa Barbara, Kaliforni
22 qershor 2012

Ilustrimet-Fotografitë:Floripress







Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...