Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/07/08

Përkujtojmë faktorin ndërkombëtar:Mos harroni ka rreth 15 milionë shqiptarë në botë



Nga Flori Bruqi

Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ka filluar menjëherë pasi që Mbretëria serbe e aneksoi Kosovën në vitin 1912. Paralelisht me shpërnguljen e detyruar, ka vazhduar procesi i kolonizimin serb të Kosovës.

Shpërngulja e shqiptarëve ka filluar edhe më herët nga viset veriore të Shqipërisë. Dëbimet e para të njohura datojnë që në vitet 1877.

Në këtë kohë janë dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në viset më veriore që janë prej Pazari të ri, Kurshumlisë si dhe gjithashtu edhe prej vilajetit të Nishit. Në kërrë kohë të gjitha ata që s'kanë mundur të ikin janë vrarë, masakruar nga forcat e ndryshme serbo-malazeze. Kështu që, është bërë ndryshim i thellë i hartës demografike të regjionit.


Aneksimi serb i Kosovës


Shpërngulja e detyruar e shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe nga Maqedonia, ka filluar në luftën e parë ballkanike në tetor të 1912.


Sipas dokumenteve të diplomacisë serbe 281.747 njerëz janë dëbuar deri në gusht të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare.

Familjet shqiptare janë nga hapësirat e sapo-pushtuara të deportuara përmes Greqisë për në Turqi. Për popullimin me myslimanë nga shtetet ballkanike ishte përcaktuar hapësira e quajtur Anadoll, a për shqiptarët e Halep dhe Bagdad, në Siri dhe Irak.

Në pronat e shqiptarëve të dëbuar, qeveria serbe ka vendosur mbi 20.000 familje serbe, ndërsa qevera e Malit të Zi ka planifikuar t'i vendos 5.000 familje në Dukagjin.

Shpërngulja nga Mbretëria Jugosllave


Me kthimin e ushtrisë serbe në vitin 1918, Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve, pa të drejtë kthimi, ka vazhduar deri në luftën e dytë botërore.[5] Në periudhën e Mbretërisë Jugosllave, "njësi fluturuese" të ushtrisë, policisë dhe çetnikëve i kanë torturuar dhe vrarë popullsinë shqiptare.

Nga 1918 deri në 1938, ushtria i ka djegur dhe shkatërruar 320 fshatra shqiptare.


Vetëm në periudhën 1918-1912, janë vrarë 12.346 persona, janë burgosur 22.150 persona, janë vjedhur 50.515 shtëpi dhe janë djegur 6.125 shtëpi.[6][7] Sipas të dhënave nga Instituti i historisë në Prishtinë, në periudhën e viteve 1919-1940 në përgjithësi janë dëbuar 255.878 myslimanët nga Mbretëria Jugosllave në Turqi, nga të cilat



Shqiptarët : 215.412
Turqet : 27.884
Boshnjakët : 2.582


Krahas shpërnguljes në Turqi ka ekzistuar edhe një shpërngulja më të madhe në Shqipëri. Sipas disa të dhënave, vetëm në vitin 1921 nga hapësirat jugosllave në Shqipëri janë shpërngulur rreth 40.000 persona.

Përveç Turqisë dhe Shqipërisë, shqiptarët kanë ikur edhe në Evropë dhe në Amerikën Veriore, dhe në këtë mënyrë janë krijuar diaspora shqiptare të shumta në ato vende.


Kontaktet e para shtetërore ndërmjet Mbretërisë SKS dhe Turqisë shpërnguljes së shqiptarëve janë zhvilluar në vitin 1926 janë themeluar platforma të reja të ministrisë Jugosllave të argokulturës, qëllim i së cilës ishte eskpatrimin e shqiptarëve mund të arrihet vetëm si një proces afatgjatë, pasi që as Jugosllavia nuk ka mjete të mjaftueshme as rrethanat ndërkombëtare nuk lejojnë lejuar të vendoset për një afat të shkurtë.

Pas vendosjes së diktaturës, Mbretëria e Jugosllavisë ka intensifikuar pastrimin etnik të shqiptarëve, ku rol udhëheqës kishte Klubi kulturor Serb, i përkrahur nga administrata shtetërore


Qeveria Jugosllave në 1935 ka mbajtur takime me pesë përfaqësuesit nga pesë ministritë dhe Shtabi gjeneral e përpiluan projektin "mbi dëbimin e elementit josllav nga Serbia Jugore"

Ndërmjet përfundimeve të tij ka dominuar prurja urgjente e një konvente bilaterale me Turqinë dhe Shqipërinë.

Me marrëveshjen ishte e paraparë çlirimi nga të gjitha detyrimet e tatimeve dhe të ushtrisë për të gjithë ata që në mënyrë vullnetare kanë hequr dorë nga shtetësia jugosllave dhe transport pa pagesë për ata që pronën e tyre të patundshme t'ua jepnin shtetit.

Sugjerimet e shtabit gjeneral janë pranuar si masa për "dëbim me sukses dhe të shpejtë të popullsisë josllave“ në Turqi dhe Shqipëri.

Masat kanë nënkuptuar edhe shuarken e propagandës kundër shpërnguljes që është udhëhequr nga Tiranë, shpesh duke thirrë rekrutët shqiptarë nga hapësirat kufitare në ushtrime ushtarake, ndalesë në pranim në shërbimin shtetëror "persona që vijnë në konsideratë për shpërngulje", transferimi i nëpunësve josllav në treva të tjera të vendit, "nacionalizimi i objekteve gjeografike dhe mbiemrat personal" etj.

Turqia në fillim të 1936 shprehu gatishmërinë për arritjen e një marrëveshjeje formale me Jugosllavinë për transferimin e 200.000 banorë që janë të ngjashëm me mentalitetin turk, ata në Turqi "do të asimiloheshin lehtë".


Duke kritikuar politikën afatgjate të dëbimit të shqiptarëve, akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviç sugjeroi mënyra për zgjedhjen e "problemit shqiptarë" me pastrime etnike në masë të madhe të Kosovës nga Shqiptarët.

Çublirlloviçi më 1937 e bëri projektin e Dëbimi i Shqiptarëve për qeverinë e Stojadinoviçit, që duhej ta ndiqte qeveritë shtetërore.


“ Arnatutët është e pamundur t'i shtypësh vetëm me kolonizim gradual... Mënyra e vetme dhe mjet i vetëm është dhuna brutale e një qeverie shtetërore e organizuar... ku ne gjithnjë kemi qenë mbi ta.


Qeveria e Beogradit ka organizuar formacione paramilitare çetnikët që janë udhëhequr nga Kosta Peçanac, Miliç Krstiç, Jovan Babunski, Vasilije Trbic dhe të tjerë, që i kanë organizuar ekspedita dënueses duke kryer dhunë, terror dhe plaçkitje e organizuar.

7 tetor 1938 : ministria e ushtrisë e Mbretërisë Jugosllavisë ka urdhëruar që të vazhdohet me aksionin e dëbimit të shqiptarëve, ndërsa komanda III e armatës sugjeroi masa që duhet ta kryejnë në mënyrë të "qëllimshme, sistematike, por edhe energjike" dhe në kohë sa më të shkurtë duhet të thyhen masa kompakte të mëdha të shqiptarëve.

Armata në lidhje me këtë tregon një rol të rëndësishme që duhet të udhëhiqet nga ana e Kisha mbrotja popullore dhe iniciativa private.

Gjatë kohës shumë të vështirë për shqiptarët nën administrimin monarkik të serbëve Partia komuniste Jugosllave ka vepruar në Kosovë, duke faleminderuar për autonominë dhe barazinë vëllazërore të popujve, ishte kundër dëbimit të shqiptarëve në Turqi, konfiskimin e pronave të tyre dhe terrorit kundrejt tyre.


Konventa Jugosllave-Turke

Aktivitetet shtetërore në dëbimin e myslimanëve kulminoi me nënshkrimin e konventës Jugosllave-turke.

Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një varg i takimeve në përgatitjen e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e shqiptarëve. Anët kanë rënë dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen 40.000 familje shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazta Anadolli.

Konventa jugosllve-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është dashur të hyjë në fuqi kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarëve është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga rajonet pasive.

Artikulli 2 i konventës ka paraparë ekspatririmin në tërësi të shqiptarëve nga shumë qytete, nga të cilat janë : [Prizren]], Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Gjilan,Preshevë, Pejë, Istog, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Drenicë dhe të tjerë.

Gjatë pesë viteve të para, nga 1939 deri në 1944, ishte e paraparë që në Turqi të vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe në dinamikën në vijim.


4000 familje në 1939,
6000 familje në 1940,
7000 familje në 1941 dhe 1942 si dhe
8000 familje në 1943 dhe 1944.


Sipas marrëveshjes, një familje mund t'i ketë deri në 250 anëtarë, kështu që 40.000 familje mund të përmbajë më shumë miliona njerëz.[5] Ratifikimin dhe realizimin e kësaj konvente e kanë penguar mosmarrëveshjet financiare, kampanja shqiptare kundër dëbimit dhe shpërthimi i Luftës së dytë botërore.[10] Edhepse kjo marrëveshje nuk është as e ratifikuar e as e kryer sipas planit, ka pasur pasoja të rënda në pozicionin dhe ë ardhmen e popullatës shqiptare.

Pasojat

Si pasoja të pastrimit etnik afatgjatë dhe kolonizimit të hapësirave shqiptare, ka ardhur deri te ndryshimeve të rëndësishme në strukturën etnike të popullatës. Gjithashtu, për shkak të zbatimit të masave të dhunës në raport të grupeve etnike janë bërë shumë të tensionuara, veçanërisht ndërmjet vendaseve dhe kolonialistëve serb, që ka pas pasoja në thellimin e konfliktit shqiptaro-serb.


Laku grek dhe sllav qëndron rreth qafës së kombit shqiptar

President i lobit shqiptar në Amerikë z. Joseph J. Dio Guardi (SHBA) kohë më parë shkroi:

Tek hapja faqet e gazetës “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar përsëri rreth Shqipërisë. Më zuri koka, kur shikoja Xhorxh Bush në Bukuresht tek i uronte para Shqipërisë, mirëseardhjen në NATO Rumanisë së varfër. Dhe kjo vetëm pak kohë pasi në krye të kartës kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjesë e Serbisë; në Kosovë vazhdohej copëtimi i Mitrovicës me planin antishqiptar të Shtajnerit, ndërsa në Maqedoni u kthye në pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorovit.

Pa përmendur këtu problemet e vazhdueshme të shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë, Çamëri etj. Vërtet që mund të kalosh në depresion kur shikon retë e zeza që kanë mbuluar kombin 7 milionësh shqiptar në Ballkan. Ku kemi gabuar? Në krye të murit të turpit që unë kam përmendur më 1994, gjatë një konferencë në Stamboll, është arkitekti kryesor i Ballkanit të sotëm, djalli vetë, Sllobodani Millosheviçi. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franko Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Unë hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker i cili ka thënë: “ne nuk kemi marrë pjesë në luftim” dhe Richard Hollbruk, arkitektin e marrëveshjes së dështuar të Dejtonit.

Një tjetër mur turpi po shfaqet. E kam fjalën për planet që synojnë ta mbajnë popullin shqiptar nën varësinë shovinistë greke dhe sllave për 100 vjet të tjera. Këtë radhë shqiptarët nuk duhet të bëjnë me faj askënd veç vetvetes, dhe unë besoj se shkaktare e kësaj situate është mungesa e aftësisë drejtuese politike tek shqiptarët. Po lejojmë lakun grek dhe sllav të vazhdojë të qëndrojë rreth qafës së kombit shqiptar.

Pra ku kemi gabuar? Duhet të fillojë me shtetin “nënë”Shqipëri: ndonjë mund të kthehet prapa dhe të drejtojë gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 - vjeçar i Enver Hoxhës dhe pasuesin e tij Ramiz Alia. Por, ne duhet të hedhim vështrimin tek vitet e fundit për të parë mundësitë e humbura për mungesë ndershmërie, guximi dhe aftësie drejtuese largpamëse për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në Ballkan.

Sali Berisha ishte i pari që hodhi një hap të gabuar në fillim të dekretit të tij si i pari president demokrat i zgjedhur në Shqipëri që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai lejoi që Shqipëria multifetare të bëhej, në mënyrë të panevojshme, anëtare e plotë e Konferencës Islamike, duke u dhënë mundësi armiqve të Shqipërisë ta prezantonin vendin si një shtet islamik, si një bazë për fundamentalizmin në Evropë. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshëm veprimet e shfrenuara të skemave piramidale në Shqipëri. Këto dhe një sërë vendimesh të gabuara në politikën e jashtme, çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Kështu që z. Berisha, duhet të ndihet fajtor që nuk arriti të kapë momentin për tu futur njëherë e mirë Shqipërinë në rrugën e perëndimit.

Duhet të ndiheni fajtor dhe ju, z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral të Shqipërisë të tretet në një shkatërrim elektoral më 2001, në mënyrë që të mbronit interesat tuaja personale dhe në këtë mënyrë thelluat dështimet e brendshme dhe të jashtme- të Partisë Socialiste. Ju lejuat politikën e jashtme greke, (nëpërmjet ndikimit të zyrtarëve grekë, biznesmenëve grekë, madje dhe drejtuesit të lobit grek në Amerikë, (Nikolas Geixh) të dominojë në çështjet ekonomike dhe politike (madje dhe fetare) të Shqipërisë. Duhet të ndiheni fajtor, z. Nano, që lejuat helmimin e Tiranës me influencën ultra-nacionaliste greke (për pasojë serbe dhe ruse).
Nga ana tjetër, demokratët, e drejtuar nga “ i dobëti” Sali Berisha, pranuan një qeveri konsensuale, e cila po bën shumë pak për të zhvilluar Shqipërinë dhe asgjë për të mbrojtur interesat e saj në Ballkan.

Pos Shqipërisë janë veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovarë, ato që mbajnë mbi supe përgjegjësitë për statusin e pasigurt të Kosovës. Këta drejtues janë fajtorë për papunësinë e lartë, copëzimin de facto të Mitrovicës dhe rritjen e influencës serbe mbi liderët perëndimorë. Kriza aktuale në Kosovë duket qartë në parathënien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i zi” në të cilin Kosova, me një pranim në heshtje të Evropës dhe ShBA, është riafirmuar si një pjesë e Serbisë. Si mund të ndodhë kjo pas Aleancës së NATO-s për luftë kundër Serbisë dhe për një Kosovë të lirë, pas burgosjes së Milloshevicit dhe pas tre raunde zgjedhjes model që u zhvilluan në Kosovë për të stabilizuar demokracinë e stilit perëndimor?

Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet të ndjehen fajtorë që nuk kanë përkrahur punën e pastër dhe historike të lobit tonë shqiptar, i cili solli zërin tuaj në Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit të mendojë se për Kosovën mund të ketë mundësi të tjera, edhe pse drejtuesit kyç të Kongresit, demokratë dhe republikanë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Senatit të ShBA kanë punuar me ligën civile për të nxitur zgjedhjet kongresionale për pavarësinë e Kosovës. Rezolutën Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbështetët. Duhet të ndihet fajtor edhe z. Rugova që nuk e përkrahu hapur UÇK si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë.

Ka dhe shumë drejtues të tjerë të politikës në Ballkan dhe asaj ndërkombëtare, të cilët kanë gërryer në thellësi çështjen kombëtare shqiptare. Duhet të ndihen fajtorë ata politikanë aktualë në Greqi, Serbi dhe Rusi që përpiqen të barazojnë përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi, si fundamentalizëm islamik dhe terrorizëm.

Duhet t’u vijë turp edhe atyre drejtuesve aktualë në Turqi, të cilët nuk ecën në hapat e guximshme e plot kurajë të Turgut Ozal, një njeri i cili inkurajoi politikanët shqiptarë, përfshirë dhe shqiptaro-amerikanët si puna ime, për të vazhduar luftën kundër shovinizmit sllav dhe grek për lirinë në Ballkan.

Duhet të ndiheni fajtor dhe ju z. Javier Solana për nxitjen e politikave për të krijuar një shtet të ri jugosllav të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”, duke toleruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Sanksionimi i këtij dokumenti( kartës kushtetuese) thjesht do të shkaktojë paqëndrueshmëri të përkohshme në Ballkan, dhe për pasojë edhe të pjesës tjetër të Evropës. Duhet të ndihen fajtorë edhe politikanët francezë që vazhdojnë të mbështesin politikën e ndjekur në Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftëra në Ballkan që nga 1990. Kjo politikë s’do të bëjë asgjë tjetër veçse do të ruajë paqëndrueshmërinë në Evropë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse Kosova dhe Mali i Zi nuk do të lejohen të ushtrojnë të drejtat e tyre për vetë përcaktim nën ligjet ndërkombëtare, duke mbajtur referendume të organizuara dhe të monitoruara lidhur me statusin final që dëshirojnë.
Dhe së fundmi duhet të ndihen fajtorë edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Ndërkombëtar, të cilët nuk mësuan dot nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe janë shumë të gatshëm të dëgjojnë Rusinë dhe Evropën, teksa kërkojnë mënyra për të braktisur rolin drejtues të ShBA në Ballkan që nga 1990-a nuk arrini ta kuptonin se tashmë populli shqiptar ka besim vetëm tek Amerika, për sa i përket të ardhmes së tij? A nuk e dini se ndërkohë një numër i madh serbësh dhe grekësh gjatë tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA hidhnin valle, ndërsa shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës ndiznin qirinj dhe qanin ndërsa mbanin në dorë postera të heronjve amerikan të cilët humbën jetën gjatë kësaj tragjedie?


Flori Bruqi :Ka rreth 15 milionë shqiptarë në botë

Këtë pyetje nuk e bëjmë vetëm ne shqiptarët, por edhe të huaj studiues dhe profesionistë.


Nëse do t’u referoheshim të dhënave demografike, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike, na rezulton se në gjithë botën numërohen të jenë rreth 15 milionë shqiptarë. Sigurisht në këtë shifër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë.


Një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë të shpërngulur në vise të tjera prej kohësh, dhe për at mund të themi se vetëm në dejet e tyre ka gjak shqiptari.

ShqiptarëtSipas të statistikave të fundit të CIA-s, në një regjistrim të vitit 2007, rezultojnë 3 milionë 600 mije 523 shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë.

Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion.

Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në Greqi. Fluksi i emigrantëve që ka zgjedhur shtetin fqinjë jo vetëm për të punuar, por edhe për t’u vendosur familjarisht atje, shkon në një milion të tillë.


Ndërsa numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi.

Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milionë shqiptarë.

Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Numri më i madh i shqiptarëve është në Stamboll, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë përgjatë kufirit turko-sirian. Ndërsa në Mal të Zi, sipas statistikave, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë.

Ndërsa 70 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi në krahinën e Preshevës.EmigrantëtQë nga emigrantët e parë në fillim të shekulli të kaluar e deri më ditët tona, në Amerikë llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë.

Ndërsa në Evropë duket se ka një shpërndarje “të rregullt” të emigrantëve shqiptarë me diferenca të vogla.

Kështu në Gjermani emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. Austria është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, rreth 300 mijë të tillë.

200 të tjerë, sipas të dhënave të shoqatave ndërkombëtare që merren me emigracionin, jetojnë në Gjermani dhe po 200 mijë në Zvicër.

Po ashtu edhe emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt Kandasë llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Rreth 100 mijë shqiptarë të tjerë jetojnë në Francë, ndërsa 50 mijë të tjerë në Spanjë.

Përse në Turqi pesë milionë?Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë.

Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët.

Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë.

......

Pasi investuam miliona dollarë për të realizuar luftën e NATO-s kundër Millosheviçit; pasi investuam më shumë se 200 milionë dollarë për ndërtimin e një qendre ushtarakë në Kosovë; pasi pamë serbët, rusët dhe ukrainasit që i shitën armë Irakut, armë të cilat do të përdoreshin kundër ushtarëve tanë; pasi u konfirmua nga nacionalistët grekë, që në të vërtetë vranë zyrtarët amerikanë për arsye ultra-nacionaliste, tashmë është koha që SHBA të njohin legjitimitetin e luftës së gjatë shekullore të popullit shqiptar për liri, duke mbështetur pavarësinë në Kosovë, si të vetmen mundësi të vendosjes së qëndrueshmërisë dhe paqes në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, gjë e cila është, kryesisht, në interes të SHBA.

Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh.

Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar.

Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500.Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.

Sipas njëshkrimi të botuar në Floripress:3.600 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri
2.4 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë
5 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi
1 milionë shqiptarë jetojnë në Maqedoni
1 Milionë shqiptarë jetojnë në Greqi
300 mijë shqiptarë jetojnë në Itali
200 mijë shqiptarë jetojnë në Mal të Zi
300 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
200 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani
100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë
50 mijë shqiptarë jetojnë në Spanjë
200 mijë shqiptarë jetojnë në Kanada
100 mijë shqiptarë jetojnë në Australi
100 mijë shqiptare jetojnë në Belgjikë
300 mijë shqiptarë jetojnë në Austri

Eksodet e mëdha të shqiptarëve gjatë shekujveJanë një sërë arsyesh që i kanë ndarë shqiptarët në gjithë rruzullin. Së pari, luftërat dhe copëtimi i Shqipërisë në 1913-n, që la jashtë vendit pjesën më të madhe të territoreve dhe popullsisë.

Ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur shtetet e huaja për shkaqe emigrimi.Eksodet e mëdha nga trojet shqiptareNë historinë e Shqipërisë një nga eksodet më të mëdha është ai pas pushtimit turk.

Shqiptarët u detyruan të largohen drejt ishujve grekë dhe drejt brigjeve të Italisë. Sipas studiuesve të ndryshëm të historisë shqiptare, mendohet se numri i tyre ka qenë disa qindra mijë. Ndërkohë rënia e perandorisë turke në fillim të shekullit të kaluar solli një tjetër largim të shqiptarëve.

Ndërsa më vonë ndarja e popullsisë shqiptare u bë pas marrëveshjeve të Fuqive të Mëdha. Copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një nga ndarjet më të mëdha që iu bë popullsisë shqiptare, ku do të linte jashtë trungut amë edhe Kosovën.

Ndërkohë që serbët dhe grekët larguan me dhunë drejt Turqisë qindra-mijëra shqiptarë. Vetëm nga Kosova drejt Turqisë janë dërguar me dhunë 500 mijë shqiptarë.Largimi i shqiptarëve

Eksodi i parë i madh i shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri është ai i viteve 1991-1992. Janë mbi 500 mijë shqiptarë që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin. Pas 50 vitesh izolim, shqiptarët u nisën në kërkim të një jetë më të mirë.

Ndërsa ikja e dytë është ajo e vitit 1997. Ngjarjet e marsit 1997 dhe krijimi i kaosit në vend bënë që shqiptarët të niseshin edhe një herë masivisht drejt vendeve fqinje.Por vitet e tranzicionit në Shqipëri nuk mund të klasifikohen vetëm me dy data. Prej 17 vitesh janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Ndërsa në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni ka pasur një tjetër realitet.

Një eksod i vazhdueshëm si pasojë e represionit serb ka bërë që shqiptarët e këtyre trevave të drejtohen në vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA, Angli e Australi.Emigrimet e paraGreqia dhe Italia kanë qenë vendet e para ku kanë emigruar shqiptarët. Arvanitasit dhe arbëreshët janë shqiptarët që ruajtën edhe pas shumë shekujsh gjuhën dhe zakonet e tyre. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre, por janë zona, qytete dhe fshatra të tëra që popullohen nga shqiptarë.

SIPAS WIKIPEDIAS NE ANGLISHT SHQIPTARET JANE AFER 13 MILIONE NE GJITHE BOTEN.JA DHE LISTA E PUBLIKUAR NE KETE FAQE DHE VENDET KU SHQIPTARET JANE ME TE SHUMTE NE NUMER. FLASIM PER NJEREZ ME ETNI DHE DOKUMENTA SHQIPTARE.Albania 3,500,000

Serbia 2,000,000
Turkey 5,000,000
Macedonia 509,083
Greece 500,036
United States 300,000
Italy 238,000
United Kingdom 200,000
Netherlands 105,706
Germany 100,000
Switzerland 40,000
Sweden 35,000
Montenegro 31,163
Australia 20,000
Austria 20,000
France 20,000
Canada 16,135
Croatia 15,082
Bosnia/Herzegovina 15,000
Romania 10,000
Denmark 8,000
Norway 7,000
Slovenia 6,200
Finland 5,000
Belgium 5,000
Egypt 5,000
Luxembourg 4,802
Ukraine 3,300
South Africa 2,000
Russia 1,200





Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi. Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi!!!!!

SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE...!!!

Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.ÇEDO MIJOVIQ

14.SËRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA


Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:

Më 1952Janë shpërngulur----- 37.000 shqiptarë
Më 1953---------------------------- 19.300 “
Më 1954---------------------------- 17 500 “
Më 1955---------------------------- 51.000 “
Më 1956---------------------------- 54.000 “
Më 1957---------------------------- 57.710 “
Më 1958---------------------------- 41.300 “
Më 1959---------------------------- 32.000 “
Më 1960---------------------------- 27.980 “
Më 1961---------------------------- 31.600 “
Më 1962---------------------------- 15.910 “
Më 1963---------------------------- 25.720 “
Më 1964---------------------------- 21.530 “
Më 1965---------------------------- 19.821 “"
Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike

Ky shtab famekeq i JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

-Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës ku ka lindur dhe është rritur z.Ibrahim RUGOVA.Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...!!!
Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQI.

Veli Kryeziu-Universiteti i Prishtines-FE-Gjilan

Hyrje

Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.

Shpërnguljet masive të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia deri në kohen e përmbysjes së diktatures komuniste dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk guxohej të përmendëshin as në Shqipëri dhe as në Kosovë ndërsa për studime shkencore të kësaj qështje as që mund të flitej.

Periudha ndërmjet dy luftërave botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore theksimi i këtijë problemi në ish-Jugosllavi inkriminohej si vepër penale. Për ta përmbledhur këtë punim jam munduar ti preki ngjarjet ashtu siq kanë qenë, ndërsa literatura të cilen e kam përdorur e tëra është në gjuhën shqipe.

Marrëveshja Xhentëllmene turko-jugosllave e vitit 1953


Prishja e mardhënjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytëzua nga Beogradi me mjeshtëri për ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijëra shqiptarëve të akuzuar “stalinistë”.[1](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, Tiranë, p.27)

Në vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri të afirmimit të barazisë së popujve të kësaj ish federate.[2](J.Bajraktari, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serbë ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më tej ASHAK, Prishtinë 1995, p.153)

Ndërkaq, shqiptarët sanksionohen si pakicë dhe me këtë vëhen në pozit të pabarabartë karshi popujve tjerë të po kësajë federate.[3](po aty, p.153)

Deri më 1947 popujtë më të përndjekur në Evropë kanë qenë hebrenjët dhe shqiptarët. Lidhur me këtë fenomenë ka gjysma e vitit 1948 titizmi si epidemi komuniste do të vijë në konfliktë me stalinizmin gogoljanë, si rezultatë i të cilit konfliktë do të shënohet njëra ndër etapat më tragjike të popullit shqiptarë në histori.[4](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi 14.05.2008, p.12)

Sistemi policorë i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej dealbanizimi i Kosovës.[5](J.Bajraktari, vepër e cituar, p.153)

Si rezultat i këtj presioni, mjaftë shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë.[6](B.Meta, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p.353)

Këtë process të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.[7](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)

Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë u propozua që Çubrilloviqit ti jepet shpërblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtë nga antari i Akademis së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani.[8](H.Islami, Kosova dhe Shqiptarët Çështje Demografike, Rilindja, Prishtinë 1990, p. 74)


Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullates për shpërngulje në Turqi.[9](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 28).


Takimi i Splitit Tito-Kyprili


Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.[10](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolinizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995, p.148). Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.[11](H.Bajrami, po aty, p.149). Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.[12](J.Bajraktari, F.Rexhepi & F.Demaj, Historia 10 Gjimnazi Matematik dhe Informatik Shkencave Natyrore, Libri Shkollor, Prishtin 2004, p.193).

Meqë me marrveshjen “Xhentëllmene” nuk u arrit qëllimi për dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll, Serbia nuk pushoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.[13](H.Bajrami, Kosova Sot, Dëshmi 16.05.2008, p.19)

Marrveshja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Ankara më 28 shkurt 1953 u bë e njohur si Pakti Ballkanik.[14](S.Basha, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995, Instituti i Historisë i Kosovës, QIK, Prishtinë 1997, p.61)

Marrveshja përmbanë 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, të cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorë e 4 prrilit 1949 që i përkiste Turqisë dhe Greqisë.[15](S.Basha, Po aty, p.61)

Kjo marrëveshje linte hapsirë edhe për marrveshje të tjera të problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore.[16](S.Basha, po aty, p.61)

Jugosllavia për ti shpërngulur shqipatrët nga Kosova dëshironte të krijonte lidhje sa më të ngushtë me Turqinë.

Lidhja duhej të bëhej duke e riaktivizur Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.[17](F.Pushkolli, Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi dhe marrveshja jugosllavo-turke, Fjala, Mars 1994). Në këtë frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja “Xhentëllmene” mes Jugosllavis e Turqisë.[18](F.Pushkolli, po aty). Qështjen e shpërnguljes së shqiptarëve Jugosllavia e nxiste nëpër mjet shtypit turk.(S.Basha, Vepër e cituar, p.62). Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” pushteti serbë në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra.[19](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, p. 26)

Si rrjedhojë, për një kohë të shkurtër u turqizuan dhunshëm rreth 60 mijë shqiptarë, kurse u shpërngulën për në Turqi mbi 250 mijë shqiptarë.[20](R.Abdyli, Po aty, p. 27)

Nga fundi i vitit 1944 e këndej shqiptarët filluan të arratiseshin në male dhe në Shqipëri madje dhe duke migruar krejt jahstë vendit. Shqiptarët për ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lëvizje ilegale.[21](I.Hoti, Format dhe mënyrat e pushtimit dhe të nënshtrimit të Kosovës në fund të vitit 19944 dhe fillim të vitit 1945, Bujku, dëshmi 06.02.1995)

Në deklaratën zyrtare, të lëshuar më 29 janar 1953 mbi bisedat në Split, të dy delegacionet fshehen marrveshjen “Xhentëllmene” dhe iu referuan bashkëpunimit parlamentar dhe qështjes së Paktit Ballkanik.[22](S.Basha, vepër e cituar, p. 62) Me këtë marrveshje Tito realizonte ëndrren e serbëve për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia fitonte banorë vitalë dhe mjete fonanciare.[23](S.Basha, po aty, p. 62)

Ç’do shqiptarë do të shpallej i rrezikshëm dhe I dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke.[24](R.Abdyli, Kosova, nr. 2/1994, p.27)

Krahina Autonome e Kosovës e Metohisë gëzoi të drejtën e një trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe të përfaqësimit në kuvendin e Serbisë dhe atë Federalë, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtë në vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetëm në kuadër të Serbisë.[25](S.Repishta, Kosova, nr. 2/1994, p. 41)


Ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve


Kolektivizmi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarsisë së Kosovës si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekën thellë traditën kombëtare shqipatre.[26](F.Pushkolli, Fronti popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës 1935-1975, Prishtinë 1983, p.154) Në funksion të shpërnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarë 1947-1951.[27](F.Pushkolli, po aty, p.154)

Pushteti jugosllav krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë.[28](S.Ukaj, Format e diskriminimit e të gjenocidit të politikës së shtetit serbë në vitet e pas luftës, Shkëndija, dëshmi, shtator 1994)

Deri sa shqiptaret mbetën nën robërinë titiste ish-Jugosllavia u përpoq ti anatemoj përmes ideologjisë staliniste deri më 1953, shqiptarët e Shqipërisë bregdetare u përplasen me luften ideologjike komuniste-balliste dhe e amortizun mundësinë për mbrojtje të vllezërve të tyre të mbetur nën robërin sllave.[29](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi, 14.05.2008, p.12). Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll.[30](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Këtë skenar sllavo-ortodoks udhëheqësia shqiptare do ta kuptoj vetëm në vitin 1961, kur defakto në mënyrë demonstrative do të lëshohet Pakti i Varshavës nga Enver Hoxha.[31](H.Bajrami, po aty).

E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” jugosllavo-turke gjë të cilën e ndaluan në mënyr të tërthortë vetëm pas vitit 1966 atëherë kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore të montuara kundër shqiptarëve.[32](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Kjo ishte një zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare që pati pasoja negative për jetën ekonomike, shoqërore e politike të popullit shqiptarë. Vetëm lindëshmëria (nataliteti) i lartë i shqiptarëve bëri të mundur që të ruhej struktura etnike dhe të dështoi plani për serbizimin e trojeve shqiptare.[33](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)

Qeveria jugosllave e kishte formuar një komision shtetërorë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi të cilin e përbënin: Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.[34](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë, p.149)

Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938.[35](H.Bajrami, Po aty, p. 149). Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do ti vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup një marrveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllavë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 marsë 1955”.[36](H.Bajrami, po aty, pp.148-149).

Në fillim të vitit 1951 në vijen e tendencave unitariste dhe nacionaliste të politikes së grupit fraksionistë të Aleksander Rankoviqit u ndërmuar aksioni për deklarimin e shqiptarëve sidomos nëpër qytete për kombësinë turke.[37](H.Hoxha, Afirmimi I kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Rilindja, Prishtinë 1983, p. 76). Mirpo grupi fraksionistë i Aleksander Rankoviqit dhe organet e sigurimit shtetrorë e shfrytëzuan dhe keqpërdoren këtë marrveshje xhentëllmene me qëllim të nxitjes dhe të ndërmarrjes së presionit ndaj qytetarëve posaqërishtë pjestarëve të kombësis shqiptare që të deklaroheshin turqë me qëllim të shpernguljes në Turqi.[38](H.Hoxha, po aty, p 77). Se shpërngulja në Turqi nuk ishte e natyrshme por e nxituar nga politika përmës mjeteve të presionit shihet nga fakti se ky process I shpernguljes në klimen e krijuar pas Pleniumit të Brioneve të KQ-së të LKJ-së jo vetëm që u pakësua por u ndërpre krejtësishtë.[39](Sipas Hajredin Hoxhes në vepren që e citua, pas Brioneve kemi madje edhe kthim të qytetarëve shqiptarë nga Turqia në Jugosllavi, por kjo nuk ka ndodhur kurr)

Në nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi periudhën kohore 1955-1957 ndikuan vrasjet e shqiptarëve, burgosjet, malltretimet presionet e ndryshme fizike e psiqike si dhe aksioni i mbledhjes së armëve në dimrin e vitit 1955-1956, aksioni i rekujzimit (Otkupi) përkatësishtë tepricave të ndryshme.[40](R.Ramadani,Gjilanoi, terrori, represioni dhe eksodi 1944-1956,Gjilan 2002,p.104)

Me shpresë se sadopakë Pleniumi i Brioneve ndryshoi poziten e shqiptarëve pas vitit 1966, edhe kjo ishte dëshprim.[41](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 29)

Edhe pse pas vitit 1953 pushteti jugosllav kinse kujdeset që shqiptarëve tu krijoheshin lehtësira të veqanta administrative për shpërngulje në Turqi pavarsishtë se a ishin deklaruar turq apo jo, shqiptarët nën kërcnimin shtetrorë prap qëndruan të pa mposhtur.[42](J.Kelmendi, Pleniumi KK, të LKJ-së të Kosovës më 1971). Kjo veprimtari ndëshkimore e organeve të sigurimit shtetrorë edhe organeve të tjera u shpre në mënyrë drastike në gjitha fushat si kulturës, arsimit dhe gjitha të drejtave.[43](Z.Shtylla, Shpërngulja e shqiptarëve në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore 1950-1966, e vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990, p.442).

Me qëllim që në përmasa jugosllave të luftohej kundër kërkesave të drejta të popullit shqiptarë, u hartua dhe u miratua “Platforma politike për aksionin e LKJ-së në zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste, të bashkimit e vllëzërimit dhe të përbashkësisë në Kosovë”.[44](Platformë politike për aksionin e LKj-së në zhvillimin e vetqeverisjes socialiste të bashkimit dhe vllëzrimit dhe të bashkësisë në Kosovë, Beograd 1982, pp. 5-6, e siguruar nga Hakif Bajrami)

Po e përfundojmë edhe me një citim të Hakif Bajramit “Me Plenjumin e Brioneve shqiptarët e munden vetëm friken, por terrori shtetrorë vazhdoi me pot ë njejtat metoda, vetëm forma e dhunës dhe e represionit kishte ndryshuar në disa fusha të jetës”.[45](H.Bajrami, Vjetar XXXV-XXXVI, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 2006, p.488).


Përfundim


Meqense punimet shkencore në kohen e monizmit, nuk patën guxim ta trajtojnë këtë temë, gjithashtu as autoret e huaj nu u moren me këtë problem atëherë vetëm pas fillimit të zhbërjes së Jugosllavisë titiste filloi të trajtohet ky problem dhe ate vetëm nga historian shqiptarë.

Marrveshja Xhentëllmene ishte narrveshje verbale dhe mësuar nga koha qdo herë marrveshje të tilla mbeten të pa shkruara dhe gjithsesi edhe të pa hulumtuara. Duhet pasur konsiderat këta pak autorë të cilët e trajtuan në punimet e tyre këtë problem dhe sado pak dhanë kontributin e tyre.

Megjithate edhe gjatë hulumtimit tonë që kemi bërë për këtë temë, shpresoj të kemi grumbulluar “pak zjarr për dritë” (ndriqimin e këtij problemi), por megjithate duhet bërë ende shumë punë, sepse ne gjeneratat e ardhshme të historianëve duhet pa tjetër të merremi me këto probleme sepse populli shqiptarë kishte vuajtur tepër shumë nga marrveshjet e fshehta prapa dyerve.

Ne e faleminderojmë prof.dr. Ibrahim Gashin i cili më propozoi këtë temë për hulumtim, e cila më ka dhënë kurreshtje që në të ardhmen të zgjerohem edhe më thell në këtë problem.

Paraprakishtë më këtë problem në mënyr të drejtëpërdrejt ishte marrur dr. Hakif Bajrami i cili ka shprehur gadishmëri që të më ndihmoi në punën e mëtutjeshme, gjithashtu edhe dr.Sabile Basha.

Megjith këtë problemi i marrveshjeve të fshehta nga pala sllave ishte në kurriz të shqiptarëve, sikur se kjo e vitit 1938, pastaj 1953 e shum të tjera të cilat i binin në qafë popullit shqiptarë. Këtë kapitull e mbylli pamëvarësia e Kosovës më 17 Shkurt 2008, tani shqiptarët ndihen shum më të sigurtë duke marr parasyshë edhe antarsimin e shqipërisë në NATO, por një numer ende i madh i shqiptarëve ka mbetur jasht kufijëve shtetrorë të Kosovës. Shteti i ri ka shpre gadishmërinë për bashkpunim rajonal për të ardhmen Evropjane, por duke mos harruar kurr të kaluaren.

Referenca:

^ Expulsions of Albanians and Colonisation of Kosova
^ Dokumentet mbi politikën e jashtme të Mbretërisë Serbe të viteve 1903.-14., libri VII, vëllimi 1. Beograd, 1980, faqet 617-618.
^ Dokumetet mbi politikën e jashtme e Mbretërisë Serbe 1903-1914., libri VII/2, faqja 319 (nr, 186) SANU Beograd 1980.
^ Dr. Branko Babiç, Politika e Malit të Zi në rrethinat e sapo liruara 1912-1914., Titograd, 1984, faqet 267-277.
^ a b c d e f g h i Shpërngulja e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës II (Insituti historik në Prishtinë)
^ AJ. Bgd. fund of MIA. doc. of 1918-1921
^ A.Q.Sh. Tirana, fund of KMKK -D-32 no. 70881, 21/XII/1921.
^ a b c d Dimitrije Bogdanovic, Libri mbi Kosovën
^ Svetozar Pribicevic, Diktatuara Kralja Aleksandra, Beograd, 1983, str.15.
^ a b c d e f g Vladan Jovanoviç, Në kërkim për atdheun? - migrimi i muslimanëve nga Jugosllavia në Turqi 1918-1941
^ Historical dictionary of Kosova
^ a b Ante Beljo, Ideologjia e Serbisë së Madhe
^ A. Hadri, Kosova dhe Metohija në Mbretërinë Jugosllave, IG 1967 1-2 76-77.
^ Enciklopedia ushtarake, Beograd, 1972, libri i katërt, faqe 656
^ Rushit Ramabaja: ”Libri Mareci i shpresës së mirë” dhe rrëfime të trishta për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”

Drejtuar: Gjithe mjekeve shqiptar !

U paraqita per vizite tek njeri prej kardialogeve te spitalit ushtarake ne Tirane.

Ne dhomen e punes mjekun e gjeta vetem.E pershendeta. Ai luajti nga vendi, me kthej pershendetjen dhe me dha doren. Mu duk mjaft serjoz dhe i afte ne punen e tij. Them se doli ne perfundim te shpejt dhe te sakte per problemin qe kisha une. Vizita zgjati 3-4 minuta. Deri ketu cdo gje ne rregull, sa e keni viziten e pyeta? Sa te doni qe te mos ju rendoj, pergjiigjet mjeku. Mbi tavoline i lashe 500 leke (te reja)

Menjeher lexova tek ai pakenaqsi dhe e pyeta, ju duken pak? Ai kthej koken me nje ane dhe sikure po merrej me dicka. Faleminderit doktorr i thashe une. Ik ik me tha lehte dhe ftohte. As doren nuk ma zgjati, Mendova ti jap dhe 500 lek te tjera dhe ti them: Merri dhe keto, por te lutem me kthe pershendetjen dhe me jep doren si ne fillim. Por nuk munda, nuk munda ta fyej ate burre, ate njeri te afte te cilin deri ne ato momente po e shifja me respekt.

Fyerjen e mbajta per vete dhe ika i merzitur, ika i merzitur sic ikin qindra te tjere perdite ne spitalet tona, biles per raste shume me te randa.

Rruges fillova te filozofoja me mundesit e mija, nje pyetje po me mundonte. Si ka mundesi te ndodhe keshtu dhe kur ke te beshe me njerez te ditur dhe intelektual? Thirra per ndihme librat qe kisha lexuar dhe ne menyre te vecante u mundova te sjell ne mendje konkluzjone nga njerez te ditur. Njeri me mbeti me fort ne mendjen time. "Natyra e njeriut eshte e keqe" keshtu shprehet nobelisti anglez Golding, kete nuk dua ta besoj vecse ne raste kure kemi te bejme me njerez te pa kultivuar. une mendoj se ligjet dhe rregullat qe e trajtojne njeriun gjate jetes duhet te ndikojne qe ai te munde te jet dhe me i mire. Me vjen shume rend qe ligjet dhe normat e shkruara dhe te pa shkruara te vendit tone po nxjerrin me veshtersi njerez te mire.

Nuke munde te quhesh i mire kure lekundesh fare kollaj nga te kqijat qe te rrethojne, p.sh. joshja e pa arsyeshme per lek. Me vjen keq te them, por ndodh si me nje derrase ta pa stazhjonuar e cila sapo preket nga dielli fillon e deformohet edhe pse dielli eshte aq i mire dhe i dobishem.

Eshte torturuese kure shef qe mjeku e ndien veten keq kure ti i thua "faleminderit" edhe pse kjo fjale eshte e mire dhe e dobishme sa rrezet e dielleit.

Si ka mundesi qe intelektualet tane perpara se te jene mjek, jurist apo ministra jane tregtare te rendomte. Si ka mundesi qe mjeku mbetet i pakenaqur kure merr 500 lek per tre minuta, megjithse merr dhe page te plote nga shteti, pra nga taksat tona.

Zoterinje!

A jetoni me realitetin shqiptare? a e dini ju se mijera e mijera njerez e marrin buken me liste se nuke kane mundesi te tjera. Mos harroni se dhe kjo kadegori njerezish ka nevoje per ndihmen mjeksore, mos harroni se dhe midis ketyre ka njerez te mire, biles edhe te talentuar qe ne kushte te favorshme munde te ishin mjeke te zotet sa jeni dhe ju.

Ju lutem zoterinj jetoni me njerezit dhe hallet e tyre nese doni qe dhe ju te vdisni si njerez. Mos e harroni Hipokratin per te cilin jeni betuar perpara se te filloni punen si mjek. "Po mora sote nje qingje thoshte Hipokrati neser do marr nje dash, pasneser nje ka, pastaj te gjitha do me duhet ti paguaj me ndershmerin time" Mose e harroni dhe Geten e madh dhe konkluzjonin e tij te famshem, "Te humbesh pasurine pake ke humbur......., te humbesh burrerin i ke humbur te gjitha". Mose e harroni burrerin o burra shqipetare se nje dite, ndoshta dhe neser do largoheni nga kjo bote duke pasur nevoje per respektin e atyre qe do mbesin.

Une nuke mendoj se ju mjeket jeni me pake te mire se pjesa tjeter e inelektualve shqiptare, perkundrazi qendrimi juaj prane te semurve ne mjaft raste ke nxitur tek ju sensin njerzore.

Mjeke te nderuar!

Ju lutem thirrni me kujdes arsyes qe keni edukuar mbrenda vetes ne menyre qe te beheni edhe me te mire.Ju qe largoni nga njerezit semundjet e renda, dhe u falni atyre jete, largoni dhe nga vetja juaj ate qe nuke shkon per nje njeri te mire. Pra joshjen e tepruar per para...

Qemal Gjonpalaj!





Amaneti i fundit: Kur të vdes më varrosni në sallën e Operacionit


Amaneti i fundit:Kur të vdes më varrosni në sallën e Operacionit






Petro Cani lindi ne fshatin Kudhes,Himare, më 2 mars të vitit 1917, dhe vdiq ne Tirane, më 7 nëntor të vitit 1994, ishte mjek kirurg, profesor, pedagog shqiptar.
Studioi mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore duke u shquar si figura qendrore për shërbimin shëndetësor partizan. Në vitin 1950, ishte i pari në Shqipëri, që bëri bronkografinë pulmonare dhe në mars 1951 i pari që operoi kinokokun në Shqipëri. Më 12 shkurt 1952 ishte i pari në Shqipëri që realizoi operacionin e heqjes së mushkërisë. Në vitin 1954 eksperimentoi në zemrën e një kafshe, duke bërë hipoteminë e saj, dhe transplantimin e veshkës. Në vitin 1957 operoi për herë të parë zemrën: komisurotomi digitale. Më 5 tetor të vitit 1957 me iniciativën e tij filloi narkoza moderne endotrakiale. Në vitin 1958 iu dha titulli “Profesor”. U quajt babai i kirurgjisë bashkëkohore shqiptare.(Flori Bruqi)




Mjeku që operoi me një sharrë druri - Petro Cani babai i kirurgjisë shqiptare





Petro Cani lindi në Kudhës të Himarës, më 2 mars 1917. Ishte biri i mjekut të dëgjuar të krahinës Mihal Cani. Të dy, babë e bir studiuan në Athinë. 


Petro kreu shkollën e mesme në Greqi, në Korfuz që ishte një nga 7 ishujt e influencës franceze. 


Mësoi krahas lëndëve të përgjithshme edhe greqishten e vjetër,latinishten, italishten dhe frëngjishten. Gjatë jetës ai mësoi mjaft mirë serbo-kroatishten, rusishten dhe spanjishten. Ishte i prirur për gjuhë të huaj.


Nëse i ati përfundoi studimet e larta, Petro nuk arriti të diplomohet për shkak të luftës.

Me të ardhur në Shqipëri, ai përkrahu lëvizjen antifashiste dhe vihet në shërbim të luftës krahas të rinjve të tjerë. Gjatë jetës studentore, atij i pëlqen kirurgjia dhe ndjek urgjencat në spitalin ushtarak të Marinës. 


Kjo e ndihmon të jetë një kuadër i përshtatshëm për gjendjen e krijuar të luftës. 

Për herë të parë thirret për të hequr një plumb të ngelur në shpatullën e majtë të një partizani. 


Operacioni mahnit të gjithë nga precizioni dhe shpejtësia. Edhe vetë kirurgut kjo do t'i vlejë për të ardhmen. Gjatë luftës ai do të bëj gjëra që nuk do t'i kishin imagjinuar.


Operacioni me sharrë druri

Pandi Kocaqi po vinte me një fije shprese në duart e kirurgut të luftës.Dëbora e madhe në Operacionin e Dimrit i kishte marrë jetën të dy anësive.


Mjekët e kirurgjisë dhe ato ishin vrarë gjatë një prite disa ditë më parë. VetëPetro nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. 


Çdo vonesë sillte vdekjen e të sëmurit. Kërkohet një sharrë dhe një thikë e zakonshme, e cila gjendet në fshat dhe pas një dezinfektimi me ato pak mjetet e ndodhura do të kryej operacionin shpëtues. Sharra, sot një relike në Muzeumin Kombëtar, nxori atë ditë pluhur kocke dhe palcë e gjak të përzier. 

Kirurgu i ri Petro Cani u ndesh me gramën e fundit të një rezistence njerëzore, klithmat e së cilës ishin të ngjashme me ulërimat dhe gulcimet e një kafshe të stërmadhe që po jepte shpirt. 


Dora e fuqishme qëndroi e papërkulur. Jeta dhe vdekja këtu kishin të njëjtin kuptim. 


Operacioni historik që kishte filluar shekuj më parë u realizua me sukses në kohët moderne. Njeriut iu shpëtua jeta nga një vdekje që kishte planifikuar prej kohësh viktimën e vet.


Vetoperimi

Pas këtij operacioni, Petro sëmuret. Ndoshta tensioni i madh që kaloi i keqësoi këmbët që edhe atij i kishin ngrirë. Habitet me nxirrjen e shojeve dhe më tepër kur me to kishte kryer operacionin. 


Edhe ai kishte të drejtë që të shpëtonte. Gangrena mund të përparonte dhe këto male të mbushura me dëborë e të pakalueshme do të ishin prehja e tij e fundit.


 Shpejt duhet të hiqte copat e zeza. Ai duhet të vetoperohej. Petro kishte vetëm një dyshim. Po sikur të mos ishte në gjendje të përballonte situatën e të vilanosej. Atëherë nuk do të ishte jo vetëm kirurg, por edhe luftëtar. 


Po shkonte drejt një sfide, kësaj radhe në provë të vetes. Në fillim preu dhe nuk ndjeu asgjë. Indet ishin pa jetë, por kirurgjia kërkonte të shkohej deri në kufijtë e shëndoshë. 


Ky do të ishte shërimi, ndryshe çdo gjë shkonte dëm. Petro i dinte të gjitha këto dhe nuk kurseu asgjë për vete, duke kryer gjithçka ashtu siç duhej.


 Ky ishte shpëtimi dhe ai vetëshpëtoi. Po nuk provove dhembjen tënde, nuk mund të ndjesh të sëmurin, kjo ishte kredo moale e tij që me vendosmëri donte t'ja kalonte të tjerëve.


Diplomimi në Zagreb

Më 11 nëntor 1946, Petro Cani i veshur major i ushtrisë shqiptare niset për të përfunduar studimet në Zagreb. Kishte 2 vjet që punonte në spitalin ushtarak dhe pa u diplomuar nuk do të realizonte ëndrrat e tij, të kohës së paqes. Dr.Tika Theodhosi, një nga bashkëstudentët e Zagrebit tregon: - Përshtypja e parë për këtë oficer të hijshëm, vetull-ngrysur e shtatlartë ishte jo aq e mirë.


 Ndoshta serioziteti i tepruar i një fillimi të ndrojtur e paraqiste kështu. Edhe ata që do ta njihnin më vonë do ta kishin me të një vështirësi relacionale që më vonë largohej. Eshtë interesant, thotë dr. Tika, se më vonë aibefasoi të gjithë. 


Pedagogët vunë re se kishin të bënin me një njeri të rrahur me punë të vështira, njeri të butë e të thjeshtë. Ata e trajtuan shpejt si koleg në mes të grupit të kirurgëve. Diplomën e mbrojti jo vetëm si student, por edhe si një mjek i sprovuar. Ai gjatë luftës e kishte kapërcyer disa herë këtë dokument, duke trashëguar kështu virtytet e rralla që arrijnë të gëzojnë vetëm njerëzit e luftës. 


Më 28 shkurt 1948, në moshën 31-vjeçare Petro Cani kërcen valcin e përfundimit të studimeve të larta, merr patentën për të ngarë një makinë të stërmadhe, të cilën kishte mësuar ta ngiste prej kohësh. Pak kohë kalon kur diplomanti martohen me të bijën e dr.Panos, një mjeku të dëgjuar.


 Nga kjo martesë lindin 3 fëmijë, 2 djem e 1 vajzë, të cilët nuk pati kurrë kohë t?i përqafojë e t'i dojë si të gjithë prindërit e tjerë. Operacioni i Mehmet Shehut


Petro Cani shumë shpejt u afirmua si kirurg i talentuar dhe novator, falë gjithë asaj përvoje të ngjeshur që mori gjatë luftës. Thuajse të gjithë të huajt e akredituar në Shqipëri, udhëheqësit e shtetit të izoluar në shumë rastesi vetë populli, njerëz me zë të Shqipërisë, miq e shokë nga lufta e jeta,bashkëfshatarë e tjerë kërkonin të operoheshin nga dora e Petros. Ai operoi ministra e zëvendësit e tyre, anëtarë të Byrosë së atëhershme si Mehmet Shehun e Haki Toskën, dekanin e fakultetit të Mjekësisë, shkencëtarin Hiqmet Dibra,kolegun e tij të talentuar Jul Koliqin etj. 


Mehmet Shehu mbahej nën kurën e një grupi mjekësh rus për një sëmundje që nuk ishte. Gjendja e tij shëndetësore sa vinte e keqësohej. Në një ndjenjë ëndrre dhe zhgjëndre, atij i del përpara figura më trimërore e luftës, Petro Cani. Komandantit të Brigadës së Parë po i vinte vdekja. 


Me një ndjenjë lutjeje dhe keqardhjeje, Kryeministri i ardhshëm i vendit kërkonte mëshirë. Petro e vizitoi mikun dhe vuri shpejt diagnozën. Kërkoje Federik Shirokën. 


Të dy, njëri kryekirurg i spitalit civil, e tjetri i atij ushtarak, ranë dakord për operacionin. Federiku me gjithë propozimin e Petros për të asistuar nuk pranoi. Një letër ishte dërguar kundër Shirokës në Ministrinë e Brendshme. Por Petro e kishte kuptuar mikun.


 Gjatë luftës,Petro Cani kishte marrë një tifo exantematike, të cilën ja kishte kuruar vetë Shiroka në shtëpinë e tij. U vendos që asistente do të ishte një kirurge ruse, me emrin Drozdova. Ishte ora 4 e mëngjesit dhe kirurgët po laheshin. 


sëmuri po merrte narkozë. - A jesli njet apendesit (po nëse nuk do të jetë apendesit), i foli rusisht Drozdova. - Eto stidna (kjo është turp), i përgjigjet Petro, diskutimi ka marrë fund atje, dhe i hodhi një shikim derës së jashtme.


- Ma largoni këtë kirurge disfatiste u tha Petro të tjerëve. Dhe kjo nuk ishte aq kollaj sa mund të tregohet. Drozdova ishte ruse. 


Petro e kreu operacionin me një tjetër asistent dhe çdo gjë doli me shumë sukses. Punët vajtën mbarë, Petro arriti suksese të tjera, por edhe miku që shpëtoi u bë Kryeministër i Shqipërisë.


 Në darkat e drekat e shumta që rrinin së bashku, Kryeministri asnjëherë nuk i foli për problemet e kirurgjisë dhe Petro për punët e shtetit.


Kur vinte nga Mehmeti ai shpesh na thoshte: - Vetëm kur shkoj te Mehmeti ndjehem i ngopur. 


Makina trupore e Petro Canit e vënë në veprim që në periudhën e luftës nuk do të pushonte së punuari, paçka se trajtimet nuk shkonin në përputhje me ato harxhime që bënte.


Petro Cani babai i kirurgjisë shqiptare


Në statistikat që kemi pasur mundësi të shfletojmë në Historikun e IKMU(Instituti i Kërkimeve të Mjekësisë Ushtarake) vëmë re se kryekirurgu i ushtrisë Petro Cani ka një aktivitet të ngjeshur pune me një vdekshmëri të përafërt me atë botërore dhe padyshim më e mira në Shqipëri, krahasuar me kirurgët më të mëdhenj të kohës. Ai është i pari profesor në kirurgji dhe ndër të parët Hero i Punës. 


Në fushën diagnostike, ai është primarius në aplikimin e bronkografisë, limforgafisë dhe i laparaskopisë. Petro Cani është eksperimentues. 


Në vitin 1954, kryen operacione te kafshët dhe kërkon të njoh sesa duron zemra në hypotermi (temperatura të ulëta) dhe se si mund të bëhet transplanti i veshkës, teknika që i arrin me një mjeshtëri të admirueshme. Vlen të theksohet se me botën është pak muaj me vonesë, gjë që tregon se ai është në kontakt me të
renë.

Gjatë një vizite zyrtare në Gjermaninë Demokratike, ai shkruan në ditarin e tij, që fatmirësisht e kemi të ruajtur. - Në pulmone dhe në zemër janë po atje ku jemi ne. 


Asnjëherë nuk ka qenë kaq afër kirurgjia shqiptare me kirurgjinë e vendeve evropiane më të zhvilluara. Kjo do të kujtohet si një ngjarje e madhe në historinë e mjekësisë shqiptare për të gjithë ata që merren ose duan të njihen me të. 


Më 1 mars 1951, dr.Cani operon në një moment ekinokokun e mushkërive, gjë që uli ditë qëndrimet në spital në formë krize. Ai lidharterien pulmonare dhe më 12 shkurt 1952 heq i pari në Shqipëri të gjithë mushkërinë e kjo vetëm me ndihmën e anestezisë lokale. 


Gjatë vitit 1953, ndërhyn në ezofag i detyruar të shpëtojë një ushtar që i kishte ngelur një kockë n fyt. Kjo është regjistruar si ndërhyrja e parë në këtë organ. 5 tetor 1957, me iniciativën e tij direkte kryhet për herë të parë në Shqipëri narkoza endotrakeale, që do të hapi rrugën e detyrimeve të vështira kirurgjikale. 


Pas kësaj arritjeje, Petro Cani është i papërmbajtshëm. Ai vendos në një nga damarët kryesorë transplantin artificial, hyn në ezofag, duke e hequr dhe zëvendësuar atë, në retroperitoneum, në zemër, tru, sistemin urinar, endokrin etj. 


Ai është kirurgu i parë që ndërhyri në të gjitha organet e organizmit njerëzor. Ai kreu kirurgjinë e fëmijëve dhe është themeluesi i saj, kirurgjinë ortopedike, onkologjike, të hipertensionit portal, kirurgjinë tradicionale të sistemit urinar etj. Petro Cani krijoi shkollën e instrumentistëve dhe të infermierëve të kirurgjisë. 


Ai themeloi shkollën e anestezisë dhe të kirurgjisë shqiptare,duke drejtuar punën e kirurgjisë në rolin e kryekirurgut për 33 vjet. 


Do të mbyll këto radhë me atë që kam shkruar në intervistën që i mora prof. dr. Ylli Popës, kryetarit të Akademisë në librin që i kam kushtuar Petro Canit. 


Ja çfarë thotë ai: - Petro Cani, një ndër të parët profesorë të mjekësisë tonë, me autoritetin e tij rrezatoi jo vetëm brenda specialitetit të kirurgjisë, por edhe jashtë tij. 


Prezenca e tij ndihej kudo. E kam njohur si një antikonformist të madh, gjë që ishte shumë e rrezikshme për kohën. Kjo tregon se liria ishte gjë e çmueshme për të. Prof. Petro Cani nuk mund të futej në klishet e kohës. Ai nuk duronte tutelën dhe kam mendimin se ato që thoshte ishin shumë pak me ato që kishte brenda vetes. 


Prof. Petro Cani ishte një rebel, në kuptimin e mirë të fjalës. Ai kishte një dinjitet personal të rrallë. Krahas kësaj pune sa voluminoze aq dhe cilësore në favor të kirurgjisë, ai luftoi si asnjë tjetër për lirinë e individit. 


Prof. Petro Cani s?e ka njohur servilizmin e ndoshta ishte kjo arsyeja që servilët kanë dashur ta denigrojnë, sepse shihnin tek ai atë që nuk mund ta realizonin vetë. 


Për çfarë ka bërë në kirurgji, duke qenë i pari thuajse kudo, nga operacionet trimësore në zemër e deri në përgatitjen e kirurgëve të rinj, ai e meriton plotësisht të quhet babai i kirurgjisë shqiptare.

Prof.dr. Lluka Heqimi Autor i librit "Petro Cani - babai i kirurgjisë shqiptare"

Libri që vetshkatërrohet nëse lexohet ngadalë


Një shtëpi botuese e Argjentinës ka lansuar një koncept jo të zakonshëm të librit i cili vetshkatërrohet nëse blerësi nuk e lexon shpejt.
Këta libra duhet të lexohen me “një frymë”. Nuk ekziston mundësia që të nisni një kapitull dhe të harrohet ai libër, për t’i kthyer pas disa javëve apo muajve leximit.
Libri i hapur një herë duhet të lexohet më së shumti për dy muaj, pas së cilës periudhë ndodh vetshkatërrimi.
Projektin e quajtur “El Libro que no Esperar Puede” (Libri që nuk mund të presë) e ka lansuar shtëpia botuese “Cadencia Eterna”, me qëllim të promovimit të autorëve të rinj. “Nëse njerëzit nuk i lexojnë librat e tyre të parë, ata kurrë nuk do të botojnë librin e dytë”, thonë promovuesit e këtij projekti.
Librat vetshkatërrues shiten në ambalazh plastike. Pasi të hapen një herë, ngjyra e shkronjave fillon të zbehet dhe blerësit i mbeten në dispozicion vetëm 60 ditë për ta përfunduar leximin. Pas dy muajve nga libri mbeten vetëm kopertinat dhe faqet e boshatisura.
Në këtë shtëpi botuese pohojnë se librat që veshkatërrohen u pëlqejnë shumë lexuesve, duke shtuar se i tërë editimi i librit të parë të tillë është shitur për vetëm një ditë.

http://www.biblioteka-ks.org/Biblioteka_Botime/Ruajtja_konservimi.pdf

Psikologjia e komunikimit njerezor




nga Flori Bruqi




Çka është Psikologjia?

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.

Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj.

 Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.
Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji.

Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja.

 Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.

Qëllimet e psikologjisë?

-Synimi final i psikologëve është të kuptojnë sjelljen dhe të ndihmojnë njerëzit.Psikologjia synon te kuptojë sjelljen përmes plotësimit të katër qëllimeve bazë:të përshkrimit,parashikimit,kontrollit dhe shpjegimit të sjelljes.

Psh: një aktivitet social familjar është të ngrënit darkë bashkë me familjen.

Ky ritual i zakonshëm ngre shumë pyetje me interes për psikologun psh:Ç'farë i motivon njerzëzit për të ngrënë?,njeriu ha më shpejt kur është duke ngrënë me të tjerët apo kur ha vetëm?

Si ti inkuadrojnë prindërit fëmijët që të hanë në mënyrën e duhur? A do të jenë më të sjellshëm njerëzit nëse do të kenë më tepër kohë për të ngrënë?

Psikologjia e komunikimit njerezor


Si degë e psikologjisë, psikologjia e komunikimit ka në fokusin e saj individin dhe mënyrën sesi aindërton marrëdhëniet me të tjerët përmes procesit të komunikimit, ku ky i fundit shihet si një aktndërpersonal i larmishëm, i shfaqur sa në një formë dinamike ndërveprimi, aq edhe në formën e një arti të personalizuar tek çdo individ.Komunikimit njerëzor perfshin temat e mëposhtme:

1. Objekti i psikologjisë së komunikimit dhe metodat që ajo përdor në studimin e komunikimit njerëzor;


2. Teoritë e ndryshme që përshkruajnë dhe shpjegojnë procesin e komunikimit;


3. Struktura e komunikimit;


4. Stilet e ndryshme të komunikimit;


5. Llojet e komunikimit;


6. Faktorët që ndikojnë në natyrën e komunikimit (faktorë psikologjikë dhe social, si: mosha, kultura, bota emocionale dhe motivacionale, etj.);


7. Funksionet e komunikimit;8. Karakteristikat e një komunikimi efektiv.

Objektivat e kursit

Të pajisen studentët me konceptet shkencore bazë të psikologjisë së komunikimit;

Të nxisë studentët drejt reflektimit mbi problemet e komunikimit;

Të nxisë studentët drejt eksplorimit të strategjisë efikase të komunikimit në nivele të ndryshme tëmarrëdhënieve midis njerëzve.Fjala Psikologji për herë të parë është paraqitur në Angli më 1693 por nuk është përdorur dhe nuk ështëkuptuar një kohë të gjatë deri në vitet 1800.

 Është sinonim i përbërë nga dy fjalë greke "psiko (ψυχή)" dhe"logos (λόγος)".Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt, sepsefrymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin. 


Në mitologjinë greke, Psiko kaqenë një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor isaj, por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por, nga kurioziteti, Psikoja njënatë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën. 


Në momentin kur e kupton Erosi, atëherë e magjeps atë. Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bëj një luftë të madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo ështëtransformuar në perëndeshë dhe i është bashkangjitur Erosit në parajsë. 


Psika simbolizon shpirtinnjerëzor.Gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë, kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos,një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen.


 Sipas rrugëve greke, psikologjia është kuptim mbiarsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot, studimi mbi mendjen.


Historia

Psikologjia zanafillën e ka nga Antika. Shumë qartë e gjejmë atë tek veprat e Aristotelit, të cilat deri nëshekullin XIX luanin rol qendror. Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë ngaJ.Locke në vitin 1690 në veprën e tij mbi mësimet shtesë asociative.

 Futja e metodave shkencore natyrorendër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) pasojnë në shekullin XIXnga E. Hering, H. Helmholtz dhe G. T. Fechner dhe shkaktojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete dhe Psikologjinë eksperimentale. Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë, erdhi deri tek përkufizimi i saj. 


Me këtë, "teoritë tradicionale substanciale", u zëvendësuan nga teoritë e aktualitetit dheato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të, ukrijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar. 


Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastittë dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore"ose një përjetimi intuitiv. Në këtë rast Psikologjia paraqitet si shkencë e përjetimeve.


 Sot, pikëpamjet eshkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rol të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. 


Njësimi i psikologjisë si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës. Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin e kohës.


Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës.Psikologjia praktike funksionon përbrenda hapësirave të Psikologjisë së aplikueshme me lëmitë kryesoretë diagnozës (Psikolog i përgjithshëm), këshillimit (b.f. këshilltar i profesionit) dhe terapisë(Psikoterapeuti). 


Për këto lëmi, parakusht është studimi i gjatë 8-10 semestra në ndonjë shkollë të lartë tëshkencave.

Psikologjia si shkencë

Në literaturën profesionale hasim shumë përkufizime së shkencës së Psikologjisë. Një përkufizim i cilimë së shumti përdoret sot në literaturë është "Lënda e Psikologjisë u përkufizua me njohjen e sjelljevedhe të proceseve njohëse ose kongenitive të realitetit dhe te formave të shumëllojshme te tij".

Nga tëgjitha përkufizimet e psikologjisë mund të dallojmë tri koncepte kryesore:

1.Përvoja,


2.Proceset mentale dhe


3.Sjellja.Degët e Psikologjisë

Degët të cilat ndahet Psikologjia janë:

Psikologjia fiziologjike

- studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin;
Psikologjia eksperimentale

- Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për tëstudiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues të ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohetnë atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut;


Psikologjia e zhvillimit

- studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshësdhe bën studime etapa-etapa;

Psikologjia sociale-

studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.

Psikologjia klinike dhe e këshillimit

- Pjesa më e madhe e psikologëve të klinikës i zbatojnë njohuritë psikologjike dhe parimet në diagnostikimin e sjelljeve, sëmundjeve mentale, konfliktit familjar emartesor;


Psikologjia e këshillimit

- Përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te Psikologjia klinike, vetëm se tePsikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës,student, në kapërcimin e problemeve të tyre;

Psikologjia shkollore dhe e edukimit

- Psikologët e kësaj fushe më së shumti punojnë në klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve në mësime. Ndërsa, psikologët e edukimit janë specialist për nxënësit dhe mësimdhënësit;
Psikologjia industriale dhe inxhinierisë

- Psikologët industrial, që ndonjëherë quhen edhe psikologë tëorganizimit, punojnë kryesisht në organizata punuese. Ata merren me zgjedhjen e punonjësve më të përshtatshëm për vendpunimet e caktuara ose në zhvillimin e programeve të trajnimit të punonjësve.


Psikologjia e komunikimit

Psikanaliza

Një drejtim me ndikim të madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit në SHBA.

Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihejvioristët e kritikonin shumë shpesh psikologjinë strukturaliste, për shkak të metodës së introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë.

Ata theksonin se psikologjia duhet të studiojë vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund të regjistrohen. Sipas bihejvioristëve, metodë shkencore mund të jetë vetëm tëvërejturit objektiv.

PSIKOLOGJIA E KOMUNIKIMIT.

Komunikimi tek njeriu është mjaft intensiv, kompleks dhe illojllojshëm. Ai edhe për nga shpeshtësia tejkalon komunikimin shprehimisht të kafshëve.

Ai është përcjellës i përhershëm i aktivitetit të njeriut. Pothuaj në të gjitha format e sjelljes së njeriut është i përfshirë. Kur nuk komunikon me njerëzit e tjerë, njeriu i drejtohet vetvetes, komunikon me veten.Komunikimi tek njeriu është mjaft i zhvilluar, i ngritur dhe kompleks.


 Ai mbështetet edhe në shenja që janë vetëm sinjale, por para së gjithash mbështetet në simbole. Simbolet që njeriu i shfrytëzon nëkomunikimin e vet janë mjaft të shumta dhe të ngritura në sisteme komplekse. Komunikimi është shumë illojllojshëm dhe realizohet me anë të mjeteve të ndryshme. Për njeriun është karakteristik komunikimi mefjalë.

Por nuk realizohet vetëm me fjalë por edhe me figura, skema dhe shenja të ndryshme arbitrare. Lloji rëndësishëm i komunikimit të njeriut është komunikimi joverbal me anë të llojeve të ndryshme tëlëvizjeve si dhe me anë të pozitës në hapësirë.

 Në saje të shfrytëzimit të mjeteve teknike komunikimi injeriut nuk është vetëm komunikim me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë, sy më sy, por arrin prej një personi deri te personat e tjerë në largësi që ndonjëherë nuk mund të merren me mend. Komunikimi katek njeriu funksionin ekspresiv dhe apelativ

. Me shenja të ndryshme, me lëvizje ekspresive të fytyrës, tëtrupit dhe të pjesëve të tij, mund të shprehen dhe nga ana e personave të tjerë të regjistrohen gjendjet eshumta të brendshme të njeriut: emocionet, qëndrimet, karakteristikat e personalitetit.

Si funksione tëkomunikimit tek njeriu mund të dallojmë ato funksione që i kanë shenjat, simbolet dhe sinjalet, që njeriu ishfrytëzon gjatë komunikimit.

Zakonisht ceken tri funksione:-funksioni i reprezentimit, që konsiston në atë që shenja të qëndrojë në vend të diçkahit, zëvendësondiçka; atë funksion e kanë edhe simbolet edhe sinjalet;-funksioni i komunikimit, që mbështetet në faktin që shenjat janë bartës dhe përcjellës tëdomethënieve, këtë funksion e kryejnë simbolet,-funksioni shprehës manifeston gjendjet dhe veçoritë e brendshme të njeriut edhe kur nuk ka për qëllimqë të komunikojë për këte; ky funksion është e lidhur me sinjale (E.L. Hartley dhe R.E. Hartley 1959, fq.16).


Llojet e komunikimit janë: - Intrapsikik, ajo që ndodhë në kuadër të psikikës, që është e origjinës psikikedhe zhvillohet në kuadër të saj me theksim që proceset të mos përhapen më tej: 


a)transcendent,


 b)intrapersonal - reversibil


(çdo gjë që thuhet mund të tërhiqet),


 c)diskret(nuk shkojnë nga jashtë), 


c)interpersonal(disa ose 5-6 njerëz), 


d)publik(një person me shumë njerëz),


 e)ireverzibile - masovik


(me anë të mediave dhe të kontrollit).Komunikimi i njeriut është i shumëllojshëm. Është e mundur, para së gjithash, të dallohet komunikimiverbal ose linguistik nga komunikimi joverbal ose jolinguistik.

 I pari është me anë të fjalëve gojore ose tëshkruara. Si sistem të simboleve komunikimin verbal karakteristik për ndonjë komunitet kulturor, equajmë gjuhë.

Komunikimi joverbal

mbështet në lëvizje dhe në raporte hapësinore. Komunikimi joverbal është i ashtuquajturi komunikimi paralinguistik që lidhet me shqiptimin e fjalëve, por nuk ështënë bazë të përmbajtjes së fjalëve. Është e mundur të dallohen llojet e komunikimit edhe në bazë tëkritereve të tjera. Në bazë të asaj se komunikimi a realizohet me shfrytëzimin e ndonjë mjeti teknik ose patë, dallohet komunikimi indirekt dhe i drejtpërdrejtë.

 Edhe pse kuptuar tekstualisht nuk ka komunikim tëdrejtpërdrejtë, sepse edhe për bisedë sy më sy, nevojitet ajri si bartës i zërit, për komunikim tëdrejtpërdrejtë flasim kur nuk ka shfrytëzim të aparaturës teknike. I tillë është edhe komunikimi me anë tëstabilimenteve të veçanta, për shembull me anë të telefonit ose të porosive telegrafike.

Komunikimiindirekt i dedikohet një numri të madh personash, komunikim masiv, sepse gjithmonë realizohet përmesdisa mjeteve për t’iu drejtuar masave. Mund të jetë me anë të komunikimeve të ndryshme masovike: tështypit, filmit, radios, televizionit.

 Me komunikimin njëkahor, në kuptim të veçantë mund të shënohetedhe komunikimi i pasuksesshëm, ku bashkëbiseduesit nuk reagojnë në përmbajtjen reale të komunikimit por, duke mos u kujdesur për atë që komunikohet, paraqesin dhe diskutojnë vetëm për atë që kanë dashur ta thonë. Formalisht komunikimi i tillë është dykahor dhe reciprok, por realisht është njëkahor.

Që tëmund të flasim për komunikimin e suksesshëm, është e nevojshme që ai i cili e merr porosinë të kuptojëçka porosit komunikuesi me anë të saj dhe në reaksionin e vet kthyes të kujdeset për atë përmbajtje.Komunikim i suksesshëm është procesi që bën një varg komunikimesh dhe reagimesh reciproke, meç’rast secili prej pjesëmarrësve komunikimin e vet e formon sipas reagimit të pjesëmarrësit tjetër në të.

Komunikimi i suksesshëm s’është e thënë të shpie në pajtimin e mendimeve, por duhet të paraqesëshkëmbimin real të mendimeve. Sipas këtij kriteri është e mundur të dallohet komunikimi i sukseshëmdhe i pasuksesshëm.

Dallim psikologjikisht i rëndësishëm qëndron midis komunikimit interpersonal dheintrapersonal. Komunikimi sipas definicionit është interpersonal, manifestim i shenjave ndaj të cilavereagon personi tjetër, e nëse shenja është simbol – përcjellja e domethënies prej një personi tek tjetri. Por është e mundur që simbolet t’i dërgohen edhe vetvetes.

 Duke i shfrytëzuar simbolet verbale, njeriuvetvetes ia paraqet arsyet dhe kundërarsyet për atë që të pranojë ose të mos pranojë diçka, të bëjë ose tëmos bëjë diçka. Në këtë mënyrë e orienton sjelljen e vet dhe bën vetëkontrollin. Kjo, sipas rregullës, nuk është vetëm vetëkritikë, por edhe kontroll i internacionalizuar shoqëror, sepse përmbajtjet e të folurit të brendshëm rregullisht lidhen me botëkuptimet dhe normat shoqërore.

Komunikimi verbal

. Mjeti më i rëndësishëm i komunikimit tek njeriu është të folurit. Të folurit dhekomunikimi foljor ose verbal mbështet në aftësinë e njeriut që të prodhojë zëra (fonema) mjaft tëllojllojshme, si dhe në aftësinë që zërat t’i lidhë në grupe që bëhen bartëse të domethënies, në fjalë(morfemë) dhe më tej në sisteme fjalësh.

Të folurit me zë dhe gjuha e ndërtuar mbi të është forma më erëndësishme e komunikimit të njeriut, sepse paraqet sistemin social simbolik.

Kjo do të thotë se, me anëtë gjuhës së caktuar, me gojë dhe me shkrim, mund t’i komunikojnë përjetimet e veta dhe t’i komunikojnënjohuritë e veta një rreth i gjerë individësh, të gjithë ata që i takojnë një komuniteti të caktuar gjuhësor dhe që e kanë përvetësuar domethënien e kombinimeve të zërave të gjuhës së caktuar dhe rregullat e ligjete përdorimit të tyre.

Të folurit dhe gjuha janë mjet i rëndësishëm i komunikimit, sepse shenjat që ishfrytëzon (fjalët), jane bartëse të domethënies, të të ashtuquajturës domethënies denotative.

Domethënia adenotative është domethënie që është e njëjtë për të gjithë ata që e shfrytëzojnë gjuhën e caktuar. Fjalët posedojnë, sipas rregullës, edhe një domethënie plotësuese, të ashtuquajturën
domethënien konotative

.Domethënien konotative e caktojnë (Kreq D. dhe bashkëpunëtorët, 1972) si ndjenja dhe qëndrime që bashkohen me simbolin.

Llojet dhe veçoritë e komunikimit verbal


. Llojet e komunikimit verbal duke pasur parasysh qëllimin janë:

Kognitiv,ekspresiv komunikimi,persuaziv dhesocial.


Veçoritë e komunikimit verbal janë: - fjalët janë pasqyrim simbolik i mendimit;
-domethënia e fjalëveështë me marrëveshje;-kuptimi zhvillohet nga konteksti verbal në të cilin përdoret fjala; - komunikimiverbal në pjesën më të madhe është nën kontrollin e vetëdijes.

Komunikimi joverbal.

Për njeriun është karakteristik komunikimi verbal. Por as te njeriu komunikiminuk është vetëm verbal. Njeriu shfrytëzon vazhdimisht edhe shenjat joverbale siç janë theksimi i tingujve përkatës gjatë të folurit, pauzat dhe dallimet në ritmin e të folurit dhe variacionet e tjera përcjellëse gjatëshqiptimit të fjalëve.

 Por njeriu shfrytëzon forma të ndryshme joverbale të sjelljes jo vetëm si plotësim itë folurit, por edhe si mënyra të pavarura dhe mjaft të shpeshta dhe të rëndësishme të komunikimit:ndryshimi në shprehjen e fytyrës dhe të lëvizjeve, prekja trupore dhe dallimet në distancën nga personitjetër, orientimi dhe mbajtja e shikimit.

Disa prej këtyre shenjave shërbejnë si sinjale, disa si simbole eshumë prej tyre edhe si simbole edhe si sinjale. Mund të jenë bartëse të domethënies mjetet me anën e tëcilave dërgohen porositë e përmbajtjes së caktuar.

Por shpeshherë janë vetëm shprehje e paqëllimshme e ndonjë gjendjeje të organizmit: të ndjenjës pozitive ose negative, të disponimit, të simpatisë dhe tëdashurisë ndaj dikujt ose urrejtje dhe armiqësi ndaj personit të caktuar (Argyle, 1975.) Komunikimi joverbal thekson, përsërit, zëvendëson, plotëson dhe i kundërvihet komunikimit verbal.Komunikimi joverbal ka funksion të shumëfishtë. Përveç të tjerash:

a)ofrimi i informatave lidhur me atë se personi tjetër a po e përcjell me kujdes çka i komunikon bashkëbiseduesit – p.sh. me lëvizjen e kokës;


b)shënimi i momentit kur gjatë konverzimit duhet të merret fjala dhe të flitet, e kur të ndërpritet të foluritdhe të dëgjohet, sinkronizimi i komunikimit me fjalë të tjera, p.sh. me anë të lëvizjeve të ndryshme me tëcilat shënohet miratimi ose mosdurimi;

c)Shprehja e qëndrimeve reciproke personale, pozitive dhe negative – p.sh. me afrimin ose largiminreciprok në komunikim;


d)ilustrimi i përmbajtjes së komunikimit verbal – për shembull me mbështetjen e ndonjë aksioni me anëtë lëvizjes;


e)dhënia e informatës retroaktive lidhur me reagimin në komunikatën e dhënë, duke informuar, përveçtjerash, a është kuptuar çka ka thënë bashkëbiseduesi, a pajtohet me te ose jo, a i besohet ose jo – shumëshpesh me anë të formave të caktuara të ekspresionit facial;

f)zëvendësimi për komunikatën që përndryshe paraqitet me anë të shenjave verbale – siç ështëshfrytëzimi i shenjave të gjesteve tek shurdhmemecët;


g)komunikimi për vetveten, njoftimi për personalitetin e vet, me qëllim ose pa qëllim – p.sh. me mënyrëne caktuar të veshjes, në mënyrë që të vihet në dukje roli shoqëror vetanak ose (paqëllimshëm) manifestimime anë të mënyrës së reagimit emocional të veçorive të temperamentit;

h)funksioni mjaft i shpeshtë dhe mjaft i rëndësishëm – ekspresioni i emocioneve, shprehja e të cilaveështë pjesë përbërëse e reagimit emocional, e që njeriu i shfrytëzon edhe si shenja sociale që është nëgjendje edhe t’i kontrollojë, - i shërbejnë kësaj, përveç begatisë së shprehjes faciale, edhe shenja të tjera tëshumta joverbale (Argyle, 1969).


Aspektet e komunikimit joverbal

. Dallojmë këto aspekte të komunikimit joverbal: - Ekspresioni vokal -aspekt i fuqishëm i komunikimit verbal janë melodika (lartësia e zërit), dinamika (fuqia e zërit), ritmika(ritmika e sinjalit) , agogika (metrika, shfrytëzimi pauzave, frymëmarrja, këndimi dhe çdo gjë që zëri injeriut është në gjendje të prodhojë).

Ekspresioni facial

– sipas shumë hulumtuesve aspekti më i rëndësishëm i sjelljes joverbale ështëshprehja e fytyrës. Olport konsideron se kjo është qendra e përjetimit të vetes, kurse Birdvistel i ka veçuar 250 000 shprehje të ndryshme të njeriut. Struktura specifike e shprehjes faciale jep vulën individuale tëçdo njeriu.

- Ekspresioni i gjestikular

– është studimi i lëvizjeve të duarve në komunikim dhe ka të bëjëme sjelljet që nuk kanë domethënie absolute vetvetiu, por i fitojnë në kontekstet dhe në raportet ecaktuara.

- Ekspresioni postural

– pesë pozitat themelore të trupit janë: qëndrimi në këmbë, qëndrimiulur, qëndrimi galuc , qëndrimi gjunjazi dhe qëndrimi shtrirë dhe janë njësi themelore nga të cilatkombinohen të gjitha pozitat e tjera.

- Ekspresioni proksemik

– edhe studimi i kontakteve trupore, nërastet më të shpeshta renditet në format më primitive të pozitës joverbale të njeriut.

Sjellja spaciale

– lëvizja në njëfarë mënyre është ekzistimi në hapësirë. Ajo i bashkon, por edhe i drejtontë gjitha format e tjera të shprehjes në hapësirë. Me termin sjellje spaciale nënkuptohet afërsia, orientimi,sjellja territoriale dhe lëvizjet në rrethinën fizike.

- Ritmi– ajo që është shumë e qenësishme, jo vetëm nëhulumtimin e të hecurit, por edhe në hulumtimin e komunikimit joverbal në përgjithësi janë ritmi dheshpejtësia e sjelljes shprehëse, për të cilat konsiderohet se në të njëjtën kohë janë ekspresive, por edhe të integruara në faktorin organizues të një personaliteti.

- Lëvizja në hapësirë– lëvizja është makro njësi eanalizës joverbale. Sipas Olportit ekzistojnë shtatë forma të matshme të hecjes: rregullsia, shpejtësia,forca, gjatësia e hapit, elasticiteti, caktimi i drejtimit dhe ndryshueshmëria. Në bazë të tyre mund tëmanifestohen karakteristikat e caktuara të karakterit, gjë që mundëson edhe vlerësimin e tyre.

- Veshja dhe aspektet e tjera të dukjes– veshja dhe stolitë e ndryshme trupore gjenden nën kontrollin e atij që imban (për dallim nga flokët dhe ngjyra e lëkurës që vetëm pjesërisht mund t’i kontrollojë).

-Shkarravitja, vizatimi dhe pikturimi – studimi i shprehjes simbolike të njeriut tregon se çdo gjë mund tëmarr edhe domethënie simbolike: objektet natyrore, bimët, kafshët dhe sjelljet e llojllojshme të njeriut.Dallimet dhe lidhjet midis komunikimit verbal dhe joverbal.

Midis komunikimit verbal dhe joverbal ekzistojnë dallime. Argajl (Argyle, 1969) cekë këto katër dallimekryesore:


të folurit është veçanërisht i përshtatshëm për komunikim të karakteristikave të objekteve dhe të personave, kurse komunikimi verbal për shprehjen e emocioneve, të qëndrimeve interpersonaledhe të disa aspketeve të tjera të raporteve interpersonale, veçmas kur është jotaktike që emocionetdhe qëndrimet të komunikohen në mënyrë direkte;


komunikimin gjuhësor e drejtojmë në mënyrë të vetëdijshme dhe sipas planit, kurse komunikimiverbal shpeshherë është i pavetëdijshëm ose joplotësisht i vetëdijshëm, më tepër spontan,shpeshherë i paqëllimshëm dhe më i lirshëm se kontrolli i personalitetit;


për të folurit është i nevojshëm aktiviteti i pjesëve të caktuara të sistemit qendror nervor, kurse bazë për një pjesë të konsiderueshme të komunikimit joverbal është aktiviteti i qendrave tëcaktuara subkortikale;


të folurit është sistem i kodeve arbitrare në bazë të kombinimit të zërave, (kurse të folurit meshkrim është kombinim i shenjave me shkrim për zërat) për shënimin e objekteve, të raportevedhe të ideve, dhe shenjat joverbale në një masë të konsiderueshme janë shenja ikonash d.m.th.figurash të objekteve reale ose të pakoduara në bazë të reaksionit të bazuar.Këtyre karakteristikave është e nevojshme t’ju shtohen edhe dy:

1.fjalët që shfrytëzohen në komunikimin verbal gjithëherë janë bartëse të domethënies, kurse elementet joverbale të komunikimit shpeshherë janë vetëm sinjale me të cilat shprehet gjendja e caktuar eorganizmit por nuk bartë dhe nuk komunikon me qëllim ndonjë porosi;

2.me fjalë dhe me kombinimet e tyre kemi mundësi që të komunikojmë njohuritë dhe përjetimet lidhur me shumë veçori të realitetit, raportet e ndërlikuara, idetë e ndryshme që me anë të shenjave joverbalenuk do të ishim në gjendje t’i shprehim, kurse shenjat joverbale, nëse ndonjëherë janë mjet më suptil ishprehjes, para se gjithash janë për shprehjen e disa emocioneve dhe të raporteve interpersonale.


Komunikimi interpersonal.

Në procesin mësimor komunikimi interpresonal ka të bëjë me komunikimindirekt të dy ose më shumë personave “sy më sy” dhe nënkupton format e komunikimit verbal, joverbaldhe fizik. Në kuptimin didaktik mund ta përcaktojmë edhe si interaksion në të cilin një person ia prezanton disa përmbajtje personit tjetër në mënyrë që të ndikojë në sjelljen e tij. Komunikimiinterpersonal (personal) shënon të folurit e brendshëm “të folurit” vetvetes ose “të folurit me vetveten” qëzhvillohet në brendinë e njeriut (proceset në tru).

 “Njeriu përpiqet që me anë të komunikimit të brendshëm të vendosë baraspeshën psikike dhe të arrijë stabilitetin kognitiv dhe afektiv”. Pasi që ndodhë brenda subjektit, komunikimi interpersonal përfshin mendimin dhe ndjenjat e tij, proceset e vetëdijshmedhe të nënvetëdijshme.

Komunikimi personal dhe apersonal

. Komunikimi interpersonal mund të shënojë interaksionin direktmidis dy ose më shumë personave, e gjithashtu edhe interaksionin tek i cili ekziston ndërmjetësuesi (media).

Duke pasur këtë parasysh mund të flasim për komunikimin personal dhe apersonal.

Tek ky llojkomunikimi është e dukshme se në ndarje nisemi nga lloji i medias, përkatësisht nga ajo se a është fjala për median e gjallë ose jo të gjallë.

Kur dy ose më shumë persona komunikojnë drejtpërdrejtë, pandërmjetësim të medias, bëhet fjalë për komunikimin personal. Për dallim nga komunikimi personal,komunikimi apersonal në ndërmjetësimin e vet përfshinë median.

Arsimtari tek ky lloj komunikimishpeshherë paraqitet si medie komplementare. Vlera pedagogjike e komunikimit personal është më etheksuar për shkak të drejtëpërdrejtësisë së saj, prandaj ajo në këtë aspekt është mbi çdo komunikimapersonal.

Të dëgjuarit dhe të folurit

. Komunikimi fillon atëherë kur një person i drejtohet tjetrit sepse ka ndonjënevojë që dëshiron ta plotësojë – diçka që ndodhë tek ai person.

 Në mënyrë që në procesin mësimor tëzhvillohet komunikimi i sukseshëm midis arsimtarit dhe nxënësit, është e nevojshme të verifikohetvazhdimisht çka ka dëgjuar nxënësi dhe si ai e ka kuptuar atë. “Ai, pra, do të reagojë në porosinë e pranuar, e jo në porosinë e dërguar prej nesh”.

Për këtë arsye është e domosdoshme të bëhet verifikimi i porosisë së pranuar me anë të kërkesës, të dhënies dhe të marrjes së informatave retroaktive nga bashkëbiseduesi.

Biseda zhvillohet me sukses kur jemi të sigurt se bashkëbiseduesi na ka dëgjuar saktëdhe na ka kuptuar drejt.

 Në suksesin e bisedës ndikojnë disa faktorë, e para se gjithash dërguesi i porosisë,marrësi i porosisë dhe rrethanat në të cilat zhvillohet biseda.

Parakusht për bisedën e suksesshme, përveçelementeve tashmë të numëruara, gjithsesi është edhe shkathtësia e tërheqjes së vëmendjes të atij të cilit idërgohet informata, përkatësisht porosia.

Pasi që situatat në procesin edukativ – arsimor, sipas rregullës, janë situata të takimit të të rriturve me fëmijët, dëgjimi dhe të folurit e drejtuar fëmijëve, na interesonveçanërisht, sepse s’është njësoj se si vepron dëgjimi dhe të folurit tek fëmijët dhe si e pranojnë fëmijëtatë.

Me fëmijët bisedojmë me sukses kur ata kuptojnë dhe e pranojnë atë që dëshirojmë që ata takuptojnë.
Shkathtësia e dëgjimit aktiv....

. Në jetën e përditshme 50% të komunikimit e përbën të folurit,kurse 50% të dëgjuarit. Ja se si mund të kuptojmë se nuk po dëgjojmë: kur i krahasojmë të tjerët meveten, kur kemi qëndrim negativ ndaj njerëzve (p.sh. kur bashkëbiseduesi është i marrë ose imërzitshëm...), kur japim këshilla, kur qetësojmë, kur pajtohemi çdoherë, kur mendojmë për atë se si dotë përgjigjemi, kur kërkojmë domethënien e fshehur.

Llojet e mosdëgjimit: - pseudo dëgjimi, - dëgjiminjështresor, - marrja e fjalës, - dëgjimi në pritë. Dëgjimi aktiv nënkupton këta hapa: - të vendoset që të bëhet dëgjimi, - të shikohet bashkëbiseduesi në sy, - të pyetet – të parashtrohen pyetje, - të bëhet parafrazimi, - të mos flitet shumë – më shumë të dëgjohet, - të mos ndërpritet personi që flet, - tëshfrytëzohet heshtja - “heshtja është dukat” – atëherë dërgohen shumë më tepër porosi joverbale; - tëshmangen lëvizjet që e pengojnë tjetrin, sepse kjo do të thotë se mungon dëgjimi aktiv.Problemet në komunikimin interpersonal:

1.mekanizmi mbrojtës i atij që dëgjon, diçka që pengon transmetimin e ndonjë porosie, rezistenca që delnga frika nga humbja e autoritetit ose nga e panjohura, kështu që njerëzit dëgjojnë në mënyra tëndryshme;


2.paqartësia e porosisë : dikujt duhet t’i tregohet diçka në atë mënyrë që atë të mund ta reprodukojëfëmija 6 vjeç;


3.porositë e fshehta– leximi midis rreshtave;


4.statusi– nëse dikush ka rolin e udhëheqësit kjo është më e lehtë;


5.përshtatshmëria e rrethinës– nëse është e padenjë mund të jetë problem. Rrethina në të cilën bëhetkomunikimi na dërgon porosi të llojit: shefi – vartësi (vetëm do të bisedojmë, nuk ka lidhje mehierarkinë), shefi – vartësi (unë jam shef, ti je vartësi, më dëgjo dhe mos fol). Eprorët, më shumë i shohinnë sy vartësit, kurse vartësit shikojnë në dysheme derisa dëgjojnë.


6.armiqësia– emocionet negative – e bëjnë komunikimin më të dobët për shkak të emocionit që kaintensitet të fuqishëm( Pajeviç, 2005,fq. 19).


Çdo stërvitje serioze për zhvillimin e bisedës kërkon që të dëgjohet në pesë plane të ndara në mënyrë tëqartë:


1.dëgjimi kontekstual– fjala është për atë që të konstatohet çka është kërkesa reale, nevoja e vërtetë; qëtë vërehet suaza e bashkëbiseduesit dhe të pyesim për historinë e tij personale;2.
dëgjimi i distancuar– këtu është fjala për atë që duhet të përvetësohet tendenca që vetë t’i induktojmë përgjigjet, t’i seleksionojmë informatat, të kuptojmë përzierjen afektive personale. Mësohet se si gjithnjëe më shumë përhapet dëgjimi personal;


3.dëgjimi analitik– fjala është për identifikimin e motiveve të bashkëbiseduesit, të roleve të tija afektive; për të vërejturit e lojës së tij të agresivitetit, për njohjen dhe lokalizimin e mekanizmave mbrojtës që ihasim tek ai (projeksioni, identifikimi, shmangia, refuzimi, racionalizimi);


4.dëgjimi regulativ– këtu është fjala për kapitalizmin, për zhvillimin e konstruksioneve tona në bazë tëasaj që është thënë, për riformulimin, për lehtësimin që bashkëbiseduesi të shprehet. Duhet ditur tëdëgjohet pa shqiptimin e gjykimit vetanak, por duhet të bëhet valorizimi dhe të bëhet pranimi pa miratim,dhe të vazhdohet me pyetje të hapura;


5.dëgjimi senzibil– fjala është për atë që të vërehet edhe ajo që është jashtë domenit të verbales, p.sh.gjestet dhe lojërat e shikimit, nga pak si në radar, dhe kështu të kërkohen indikacionet lidhur me atë qëështë thënë.Drejtimi i periudhave të heshtjes në bisedë, si porosi joverbale është një nga pikat më të pamiradijshme tëstërvitjes për dëgjim. (Pajeviç, 2005, fq. 20,210).


Rregullat e komunikimit të mire.

Rregullat e komunikimit të mirë janë:

1. të dihet kush është marrës i porosive, të dihet kush na dëgjon;

2. çka është qëllimi ynë, çka dëshirojmë t’u përcjellim njerëzve me të cilët komunikojmë;

3. të analizohet klima – a janë njerëzit të relaksuar dhe të hapur;

4. të vlerësojmë në kokën tonë çka dëshirojmë t’u porosisim të tjerëve;

5. të komunikohet me fjalorin e atyre të cilëve ua përcjellim porosinë – është karakteristikë e rëndësishmee personalitetit – të dijë t’i përshtatet ndonjë publiku që i drejtohet;

6. nëse dikush nuk e ka kuptuar, atëherë atë duhet t’ua sqarojmë njerëzve të cilëve ua përcjellin;7. nëse reaksioni edhe më tej është negativ, nuk do të sillemi në mënyrë agresive dhe të përsërisim tënjëjtin tregim – për shembull ndoshta nuk jam shprehur mirë – do të përpiqem përsëri...


Flori Bruqi

Prishtine,12.5.2002

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...