Brahim Avdyli i takon plejadës së krijuesve të fundviteve shtatëdhjetë dhe fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).
Është i lindur me 05 shtator të vitit 1960dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, në një vend me tradita kulturore dhe kombëtare. Që në vitet e hershme të rinisë është dhënë pas dy prirjeve të veçanta: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Ndër të parët është vënë në krah të luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mes viteve 1990-1995 ka botuar revistën periodike gjithëshqiptare në Zvicër„Qëndresa“ dhe ka qenë Kryeredaktor i saj.
Shkollën fillore „Ganimete Terbeshi“ e ka kryer në Morinë dhe në Ponoshec, sikurse gjimnazin „Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe në Gjakovë me rezultat të shkëlqyeshëm. Fakultetin Filologjik e ka kryer në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, Drejtimi i Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe dhe është Profesor i Letërsisë.
Pas Universitetit ka kryer kursin pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare për Maradhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacinë dhe ka filluar studimet pasuniversitare në Universitetin e Strugës, Fakultetin e Shkencave Politike, Drejtimi i Maradhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, me ç`rast i ka përfunduar dhe ka mbrojtur temën e magjistraturës në lëminë e mërgatës shqiptare të Zvicrës.
Në veçanti, për shkollat e profesionet e tjera nuk ka shkruar...
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ), etj. dhe anëtar i Autorëve të Zvicrës (AdS).
KA BOTUAR KËTO LIBRA:
-“Në hijen e Alpeve”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
-“Buka e kuqe”, Poemë, Atdheu, Cyrih, 1990,
-“Kur zgjohet Dodona”, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.
-“Pasqyrë e përgjakur”, Poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994,
-“Klithje nga fundi i ferrit”, Poezi, Onufri, Tiranë, 1997,
-“Gjuha e dheut tim”, Poezi, Albin, Tiranë, 1999,
-“Klithje nga fundi i ferrit”, b.i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000,
-“Baraspesha e humbur”, Poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003,
-“Vragat e një kohe”, Prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005,
-“Lëvozhga e vdekjes”, Prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007,
-“Setele Vesniciei”, p. të zgjedhura, BKSH, Bukuresht, 2008,
-“Zogu i këngës”, p. të zgjedhura, “Pjetër Bogdani” Has, 2009.
-„Mërgata shqiptare
e Zvicrës dhe roli i saj“, v.politike „Brezi `81“, Prishtinë, 2011
-"Qielli i paprekur", Poezi, "Brezi `81", Prishtinë, 2012.
ËSHTË I PREZENTUAR EDHE NË KËTO LIBRA:
-„Rrjedhë e lë gjurmë“, poezi e studentëve të Kosovës,
Bota e Re, Prishtinë, 1983,
-Nebil Duraku:
„Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985“,
Rilindja, Prishtinë,1985,
-„Poezia dal Kossovo“, Antologji e poezisë kosovare,
Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali,1999,
-Hasan Hasani:
-„Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001“,
Faik Konica, Prishtinë 2003,
-„Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit“,
Poeme traduse in limba romana de Baki Ymeri,
Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008,
DISA SHPËRBLIME TË MARRURA NË PËRËNDIM:
-Ka marrë vendin e dytë për poezinë më të mirë të botuar në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, „Zëri i Kosovës“, LPK.
-Ka marrë vendin e parë „Pena e Artë“, në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.
-Ka marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës, me 25 prill 2009.
-Ka marrë shpërblimin e dytë për poezinë më të mirë në Konkursin Letrar, me 01.5.2010, në Orën Tradicionale Letrare të LSHAKSH-së, në Koblenz të Gjermanisë për Pavarësinë e Kosovës dhe shpërblimin e Parëpër poezinë më të mirë në Konkursin Letrar, me 25.4.2011, në Orën e Madhe Letrare të së njëjtës „Lidhje…“, në Koblenz të Gjermanisë…
NJË SHPËRBLIM I PAMARRUR:
Libri i parë poetik i Brahim Avdylit „Në hijen e Alpeve“, ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“, që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj.
Në zgjedhje përfundimtare kanë qenë tre poetë: Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi dhe Brahim Avdyli
Brahim Abdyli , nuk ju dha ky shpërblim. Këtë shpërblim e mori Basri Çapriqi...
Brahim AVDYLI:
- Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
"FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA"
(VASO PASHË SHKODRANI)
çështja shqiptare është çështje e madhe kombëtare në Ballkan. Kombi shqiptar është njëri prej kombeve më të lashtë të Evropës. Ai ka qenë dhe mbeti një komb liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës. Në vitet e tij më të liga dëshmon se ka ikur nga lufta deri në momentet e fundit, që të mos e rrezikojë askend.
Sipas mitologjisë, nëpër malet e larta dhe Alpet e Shqipërisë, jetonin nga gjeneza e lashtë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm, ndërsa në jug dhe nëpër bregdet jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët nëpër botë.
Edhe njëhrë po e përsërisim, se pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Aty sundonte raca e bardhë, apo siç quhet raca e sotme evropiane, dhe flitej pellazgishtja. Ne jemi stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgët-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme.
Në Greqinë e tanishme veriore jetonin shumë fise, që quheshin epirotë, si psh. ndër të tjera molosët, antintanët dhe kaonët, të cilët iu nënshtruan gjenocizmit shumëvjeçar të atyre që quheshin atëherë helen apo grekë. Gjatë një kohe të gjatë këto fise janë pothuajse greqizuar dhe ka mbetur vetëm një trevë e banuar nga suliotët dhe çamët. Procesi i asimilimit të shqiptarëve në Greqi vazhdon edhe më vonë në rrethinat e Athinës, të Peloponezit dhe të çamërisë së sotme. Epirët ose epirotët që janë shtrirë në 2/3 e Greqinë e sotme dhe kanë përmbledhur popullatën pellazge (ilire) që është shtrirë deri në Maqedoni (Macedones). Emri Macedones ka rrënjë pellazgo-ilire dhe ruhet në trajtën e vet origjinale. Aty kanë jetuar macedones, fis pellazgo-ilirë, para se të helenizohej (greqizohej) një pjesë e mirë në kohën e mbretit Filipi II. Maqedonët shtriheshin në një pjesë të Maqedonisë së sotme, kurse në jug deri në Detin Egje. Me maqedonët antikë, që nuk kanë kurrfarë lidhje me maqedonët e sotëm sllavë, kufizohej fisi peon në veri, në rajonin e mesme të rrjedhës së lumit Astribo, deri te lumi i Strumës Erigon (tani, Cërna-Reka). Në rethinat e Liqenit të Ohrit kanë jetuar dasaret, kurse në luginën e Drinit të Zi shtriheshin fiset penestët dhe pirustët. Në Shqipërinë e sotme shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, arbrët, që mund të jetë edhe bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve-arbër.
Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim. Ajo quhet Dardania. Dardania e vjetër ishte e tërë treva e Turqisë evropiane dhe ballkanike. Kështu quhet edhe sot një pjesë e vogël Dardanele. Në Evropë, ne jemi shumë përpara grekëve dhe latinëve, me një kulturë parahelene…
Mbi këto troje është krijuar Perandoria Bizantine dhe ajo ka rrjedhur prej Mbretërisë së Dardanisë. Toponimi Bizant ka dalur nga fjala biz-ë/bez, ana e bizëve, e brigjeve e kodrinave të vogla prej rëre pranë Konstatinopojës (Stambollit, Istanbul), që e ka marrë kështu emrin nga Kostandini i Madh, pellazgo-dardano-iliro-shqiptar nga Nishi, duke e bërë Perandorinë Bizantine me Konstantinopojën si Kryeqytet, që është ngritur mbi "shtat kodra rëre". Ajo është ngritur njësoj si Roma e Perandorisë Romake dhe është quajtur “Pjesa Lindore e Perandorisë Romake”. Bizanti quhej Illirikum, pra Iliria (Ylliria) dhe banorët e saj nga pikëpamja e shtetësisë quheshin bizantinë dhe nga përkatësia etnike dhe kombëtare quheshin ilirë.
Emri ilirë gjatë shekujve XI-XV ndër shqiptarët si emër antik e mesjetar zëvendësohet nga sinonimet më të vjetra: alban (alb-an=malësor), arban (arb-an= fushor), arnavud (ar-na-v(u)d=kopshtar) dhe shqiptar (shqipe-t-ar= shqiponjë, shqipe), me kuptimin zotërues të vendit, të maleve, fushave, i kopshteve dhe i qiellit të tyre. Qysh në gjysmës së parë të shekullin e XIV, në veprën e gjeografit iranian Bitlis shqiptarët regjistrohen si kavim-komb e jo si millet-popull. Udhëpërshkruesi turk Evlia çelebiu, i cili e vizitoj Kosovën, shkruan se popullsia e Kosovës ishte popullsia shqiptare, kurse lumi Llab, i cili rrjedhë pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri (Arnavutlluk). Kjo është baza historike pellazge, ilire apo shqiptare e Kosovës aktualle, e cila nuk përfshinë as gjysmën e shtrirjes së vet antike në Dardani. Kështu, e ashtuquajtura “Serbi”, si shtet dhe si territor etnik nuk ka ekzistuar.
Në shekullin e XV e deri në shekullin e XIX ka luajtur një rol të fryrë vetë Patrikana ekumene e Stambollit e krijuar në Perandorinë Bizantine prej Mbretërisë Dardane, pasi e ndanë Perandorinë Romake në Perandori të Lindjes dhe të Përëndimit, me shqiptarët ortodoksë. Në shekullin e XIX përkatësia kishtare filloi gradualisht të shndërrohej në përkatësi kombëtare. Shqiptarët ordodoksë u bënë gradualisht serbë, greke, malazias, bullgarë armenë; shqiptarët katolikë u bënë kroatë, italianë; shqiptarët mysliman u bënë boshnjak, turq e arabë. Serbët avatarë (avarë) dhe sllavë, u vendosën në shekullin e VI në jug Danubit, në rrethinën e Smederevës së sotme. Avarët (avatarët) dhe peçenegët kanë qenë si kalorës mercenarë që ti shërbenin administratës bizantine, për të penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Gadishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me fiset ilire: mezët, tribalët, dardanët, etj. Avarët/avatarët, që më vonë e morën emrin serbë, e kanë prejardhjen nga Himalajet dhe i përkisnin fisit turk –avar. Ndonjëri flet për zhdukjen e avarëve, si psh. historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schevill, në veprën e tij "Ballkani-historia dhe qytetërimi", në të cilën, për kundër Prof. Dr. Skender Rizajt, në fund të shekulllit të shtatë dhe të tetë, këtë gadishull ua lë në duar sllavëve, të ardhur nga territori-mëmë i sllavëve (apo i skllavëve) në Ballkan, djerrina e lumit Pipet, në veri të qytetit ukrahinas të Kievit, pa e llogaritur se sllavët që erdhën nga andej u përzinë dhe u shkrinë me avarët dhe skllevërit e tjerë, etj. duke u kthyer nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë nëpër territoret e pushtuara dhe territoret e zbrazura. “Serbët“ qenë armiqtë më të rrezikshëm për tërë perandorinë Bizantine, siç i quan me të drejtë z. Ferdinand Schevill, e në veçanti qenë të tillë për shqiptarët. Këtë gjë e kuptuan të gjithë ata që e studiuan mirëfilli Ballkanin. Ne vuajtëm shumë kohë dhe iu nënshtruam gjenocidit të pamëshirshëm e të tmershëm të serbo-sllavëve…
Peçenegët vinin nga rrethinat e maleve Karpate. Schevill nuk i zë fare në gojë. Fiset e dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII, u takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi turqit gaguzë të Rumanisë e të Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Hungaria (Magjaria); emri bullgar ka dalur nga fjala turke: të përzier; ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës nomad.
Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nga territoret tona nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan kanë ardhur në mes të shekujve VI e XIII fiset avare, mongole, peçenegët, dhe sllavët dhe janë asimiluar e jo zhdukur, siç thotë pa arsyetim shkencetari i njohur amerikan, Ferdinant Schevill, me pakicën e skllavëve, të jevgjitëve, të ebrejve, të vllehëve, etj. në këto anë.
Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare e serbëve është krijuar nga Vuk Karagjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq përmendet ajo gjuhë nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe, deri në ditët tona. Gjuha kishtare u formua nga Qirili dhe vëllai i tij Metodi, në Moravi, në vitin 864, në një mision të veçantë. Këta dy murgj evrej nga Selaniku, për të përkthyer pjesë të Biblës dhe të liturgjisë, përdorën një gjuhë që mund të flitej në rajonet skllave të Maqedonisë, të cilën nuk e kuptonin "moravët e Ballkanit".
Cirili dhe Metodi e quajtën „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua) këtë gjuhë, sepse formohej për të krijuar kulturën dhe gjuhën sllavo-ballkanase nëpër territoret ku flitej gjuha ilire. Me "të drejtën e fituesit, të ngadhnjimtarit" justifikohej çdo pretendim territorial, i trashëgimisë, i origjinës, i pasurisë, asaj kulturore, arkeologjike, historike etj, e deri te ajo gjuhësore. Më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizje e të gjithë sllavëve“, në të cilën u kyqën popujt e ballkanit që e mbanin veten si të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Vetë serbët kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën papati e quante „skizmë”. Ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepronin, nëse etnikisht ishin shqiptarë, turq apo vlleh. Emri serb nuk tregonte përkatësinë etnike dhe kombëtare, por sociale. Më parë, e quanin vetveten si skllavini. Shumë femra martoheshin me burra të tjerë. U deshën tre breza që popullata e krijuar nga martesat e vendasve me bullgaro-mongolët apo turko-skllavët të mos e fliste gjuhën e të parëve të vet, por të fliste gjuhën e nënave skllave.
Perandoria Bizantine në këtë periudhë sulmohej gjithnjë e më shumë nga fiset barbare. Për ti amortizuar këto sulme të fuqishme dhe të shpeshta barbare i vendosën fiset e cekura skllave që premtonin se do ti dëbonin këto sulme në Ballkan, në Anadoll dhe në Azi. Serbo-sllavët nuk kanë ekzistuar në tokat iliro-shqiptare gjatë kohës antike dhe nuk kanë pushtuar tërësisht as Kosovën para vitit 1283, aq më pak në vitet 1180/90, siç pretendon historiografia e rrejshme serbe. As Greqia nuk ka ekzistuar në atë kohë, ndërsa bullgarët kanë ardhur në tokat thrake.
Përveç këtyre fakteve që i kam cekur në shkrimet e mëhershme dhe në punimin tim të mëparshëm, po e përmend një autore të lashtësisë, Averil Camerun, profesoreshë e lashtësisë së vonë dhe të historisë së Bizantit në Oksford, e cila ka thënë në veprën e saj "Bizantinët", se "Bullgarët qenë në origjinë një popullsi turke që ishte shfaqur në sferën bizantine në shekullin e shtatë dhe u shkri me popullsinë eksistuese sllave në fundin e shekullit të shtatë...", pa shkruar për "serbët", madje nuk shkruan fare për ilirët, sikur të mos eksistonin. Shteti serb ka adoptuar dhe grabitur mjaft nga të mirat jetësore nga trevat e zëna me dhunë e dredhi, që nga kohërat e Rashkës. Rashka ishte shtet i ndarë nga Iliria. Ajo quhej Albani, jo kurrsesi Serbi. Kështu është imponuar edhe në “shkencën” botërore.
Stefan Nimani e shfrytëzoi rastin pas rënies së dinastisë njëqindvjeçare të Komnenëve (1080-1185) për t`u pavarësuar. Në "Kanunin" e vet, Stefan Dushani, shpalli sllavizimin dhe ortodoksizmin e dhunshëm të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen me hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk e pranonin konvertimin. Neni i dhjetë i këtij "Kanuni" thotë: "në qoftë se ndodh që ndonjë heretik (besimtar jo ortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset." Kjo nënkupton dhunën deri në vrasje të shqiptarëve, kthimin e kishave katolike në kisha ortodokse dhe pjesëmarrjen nëpër manastiret pravosllave të shqiptarëve ortodoks me tesha dhe kostume shqiptare.
Peçenegët, të ardhur nga Karpatet, janë përballur me Aleks dhe Johan Komnenin, pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri, në periudhën paleologase, që janë gjithashtu pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri dhe në shekullin e XII serbët pranuan autoritetin bizantin. Kjo është hera e parë në histori kur janë paraqitur serbët. Tradita e bashkëpunimit me sundimtarët fqinjë sllavë e grekë kundër sundimtarëve jashtëballkanik dhe tradita e bashkëpunimit me popujt jashtëbashkanik kundër sundimtarëve ballkanas sllavë e grekë, që po rritej vazhdimisht, nga shekulli në shekull, është krijuar gradualisht traditë te iliro-shqiptarët.
Nga fundi i shekullit të XII sllavo-turko-avarët (bullgarët dhe të tjerë të quajtur "serbë") filluan dëpërtimin e njohur në Kosovën e sotme më 1190, pas një lufte që bënë kundër Bizantit. Fjala është se ata kanë qenë sllavo-turko-avarët. Kjo është e vërteta. Tjetër është ajo çka shkruajnë serbët për vetveten. Në fillim të shekullit XII, që më 1180, të ashtuquajturit serbë, për herë të parë okupuan Mitrovicën e Vuçiternën; me 1224 okupuan Prizrenin. Shpeshherë u detyruan këto treva prap ti lëshojnë. Pushtimet e Nemanjiqëve dhe të pasardhësve të tij do të jenë të përkohshme, dmth. ata pushtojne dhe tërhiqen, që nga viti 1190 e këtej. Këto treva dhe qytete nuk do të mund t`i mbanin e as nuk do të mund të vendosnin një pushtet të përhershëm. Nëpër këto treva banonin shqiptarët dhe nuk banonin fare "serbët".
Sulmet e Rashkës karakterizohen fillimisht me luftë për plaçkë, jo për okupim. Pushtimet e para kishin të bënin me pjesën veriore të Kosovës, e cila afër mëse një gjysmë shekulli do të njihet si zonë kufitare ndërmjet territoreve të sotme të Kosovës (tokave bizantine) dhe zhupanisë (krahinës) së Rashkës. Tentimpushtimet e Rashkës do të kufizohen gjatë linjës Hvosne (fshat afër Pejës), duke vazhduar mbi lumin Ibër (mbi qytetin e sotëm të Mitrovicës) dhe malet e Albanikut (Kopaonikut), duke kaluar mbi qytetin e sotëm Besianë (ish-Podjevë). Kështjella e Zveçanit (mbi Mitrovicë) ishte në okupim të Rashkës, ndërsa qyteti i Lipjanit i takonte Bizantit. Pra, zona kufitare nëpërmjet Zveçanit dhe Lipjanit do të shihet kështu njësoj, deri në okupimin e tërë vendit. Siç na flasnin të dhënat dhe faktet historike, kjo zonë ka qenë disa herë arenë e luftërave dhe ato dëshmojnë se pas ardhjes së Millutinit, mbret i Rashkës, pothuajse i tërë territori i sotëm i Kosovës bie nën okupim, nga viti 1282/83. Me këtë hov serbet e okupuan Shkupin në vitin 1285, që ishte Kryeqytet i Dardanisë, e jo i Kosovës së sotme.
Por, të kthejmë edhe njëherë sytë nga prapa. Ndër të tjerë, perandorinë Bizantine e udhëheqnin ilirët (pra shqiptarët), si popull i përzier me popuj të tjerë, me kryeqytet Kanstantinopojën, sikur Roma, meqë Roma kërcënohej shumë më shumë nga okuptarë të ndryshëm, dhe gradualisht e ndanë në perandorinë Romake të Lindjes e të Përëndimit. Grekët ishin populli parë i perandorisë Bizantine, që hypën në vendet më kyqe të perandorisë kryesisht përmes fesë, me anë të së cilës dëshironin të dominojnë. Derisa sundimtarët romako-bizantinë shkonin e vinin, popujt e dyndur, kryesisht sllavët, erdhën duke u shtuar dhe gradualisht u vendosën nëpër tokat e vendasëve ilirë, të cilëve ua vështirësonte punën gjuha greke, që e pranuan si gjuhë zyrtare, krahas latinishtes, në fund të vitit 1000. Gjer në vitin 1000, Greqia nuk mund të flasë si e ka zakon të flasë ajo, se gjoja ka qenë më kryesorja. As gjuhën e saj nuk e kishte tërësisht të lejuar, ndonëse merrej me fenë. Le të kujtojmë se lufta e ikonave (ikonoklastia) ka filluar që në shekullin e VIII. Përmas kësaj lufte ajo i detyronte shqiptarët të shkëpusnin lidhjet me Papën/Papatin dhe Romën, si dhe vendosjen e kishës ilire nën vartësinë e Kostantinopojës, që udhëhiqej pjesërisht edhe nga sllavo-grekët. Në fakt, presionin mbi ilirët dhe tërë Perandorinë Bizantine e organizuan ata dhe gradualisht po merrte masa që e favorizonin elementin sllav dhe grek. Si pasojë e kësaj, grekët ia dhanë bullgarëve dhe sllavëve fenë ortodokse, kur premtuan se do të bëhëshin ortodoks të bindur. Në vijë të kësaj po vendosej gjuha greke si gjuhë kishtare e Kishes Ortodokse. Ilirët, duke përqafuar fenë ortodokse gradualisht po shkombëtarizoheshin. Kisha ordodokse greke po bëhej kështu zëdhënsja e vetme e shtetit teokratik bizantinë.
Në shekullin e XI, filloi ndarja e madhe ideore, fetare e politike e ilirëve deri në kohët moderne. Ithtarët e Kishës Katolike Shqiptare e quanin veten albanë. Ata të cilët i qëndruan besnikë Kishës së Patrikanës së Konstantino-pojës, e cila si gjuhë kishtare e përdorte "greqishten" dhe më vonë gjuhën „sllavishte“, që sollën vëllezërit Ciril dhe Medodi, vazhduan ta quanin veten e tyre gradualisht "grekë e sllavë". Kush ortodoksohej njëkohësisht greqizohej ose serbizohej. Në shekujt XI e XII u rrit në përmasa jashtëzakonisht të mëdha presioni dhe procesi asimilues serbo-grek dhe rezultat i kësaj erdhi kijimi: në veri, i Mbretërisë së Rashës me Stefan Nimanin. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia, deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, të Jeni-Pazari. Ata nuk ishin "serbë", siç e pohon historiografia e rrejshme serbe, por ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, e nga Millutini, ishin skizmatikë, pra që kishin ndërruar fenë e gjuhën tjetër, e jo kombin. Kuptimin e fjalës "serb" mund ta shpjegojmë me anë të gegërishtes SHKJA (raje), që nuk do të thotë "komb". Me emrin raje filluan të quheshin besimtarët e një feje të krishterë, sepse fetë i kishin karakteristikat themelore të luftërave të pa shkëputura, që vinin nga njëri kënd i kontitenteve deri në kontnentin e Evropës. Pra, luftërat ekskluzive të Evropës, Azisë dhe Afrikës kishin vetëm karakter fetar.
Feja e krishterë katolike e përëndimit luftonte rrebtë me fenë e krishterë ortodokse të lindjes, dhe që të dyja bashkoheshin në luftë të përbashkët me besimet apo fenë pagane, ose paganizmin, ngado që vinte ajo. Shteti militant osman i mori me dredhi nga perandoria Bizantine teknikat e mbrendshme të udhëheqjes shtetërore dhe i shpuri në përsosje më tutje në drejtim të fitores globale që e mendonte. Ajo e nxorri fenë muhamedane suni, përkundër mu-hamdanizmit sheii, që ishte i pari besim apo fe nga Muhamedi dhe që përfaqësohej në atë kohë nga shahu i Iranit, i cili bashkëpunonte me katolizismin katolik, me seli në Romë, në luftë me muhamedanizmin e osmanëve suni, si fenë e vetme të sultanëve osmanë. Në pamje të parë, synimet e muhamedanizmit suni përputheshin me parimet e orodoksismit grekë, sllav, armen, e më pastaj edhe të protestanizmit të Martin Luterit, ndërsa ato të katolicizmit të Papatit përputheshin me syimet e muhame-danizmit sheitë. Të gjitha luftërat e asaj periudhe mijëvjeçare kishin karakter fetar, ideologjik. Feja muslimane osmane kthehej kundër feve të tjera të krishterimit ortodoksë të lindjes dhe krishterimit katolik të përëndimit. Sipas ligjeve osmane të shekujve të parë raja e krishterë ortodokse kishte pozitë juridike më të lehtë dhe më të mirë se raja muslimane, e cila i linte shtëpitë, familjen, tokën të merrte pjesë në luftërat e pandërprera shekullore në të tri kontinentet. Krishterët që nuk e ishin pranuar vasalitetin e sulltanit, por e njihnin si epror të vetin Papën e Romës, ishin të detyruar të „skizmati-zoheshin“ dhe të bëheshin itharë të fesë katolike greke e sllave, me vonë të quajtur edhe serbe, se sa të muhamedanizoheshin në fenë sunite, pra, që ti shërbenin shtetit militarist osman.
Armiqtë e pandryshueshëm fqinjë qenë kurdoherë grekët, bullgarët dhe serbët. Armiqtë pak më të largët qenë turqit, latinët- përderisa papati u detyrua të kthehet në kundërshtim me ne, dhe rusët, sidomos pansllavizmi i njohur. Veprimet e dëmshme do ti ndjekim në vazhdimet e këtij shkrimi…
Për shkak të dhunës së paskrupullt mbi ilirët, pra shqiptarët, armiqtë më të padryshueshëm ishin fqinjët e afërt: grekët, serbët dhe bullgarët. Dhuna e tyre ishte e njëjtë dhe e ashpër: antishqiptare. Historiku i këtyre veprimeve është thurur nga baladat popullore, që nuk janë marrë direkt nga ngjarjet e vërteta dhe që nuk janë në gjendje për tu vërtetuar. Luftimet e tyre grabitëse janë kthyer në një "pjesë të historisë" dhe është fryrë pjesërisht me ata që quhen "pseudohistorian". Pseudohistoria e tyre "mësohet" si "shkencë" në tërë botën e qytetëruar, në mungesë të fakteve të pa shqyrtuara.
Armiqtë tanë kanë ditur të dëpërtojnë nëpër pikat larta ku shkruhet për ta. Në këtë rast, nuk do të merrem me këtë çështje. Por, merrem me çështjen bizantine dhe rënien e saj. Ajo që duhet kritikuar është Averil Camerun. Në veprën e saj, ”Bizantinët”, Dituria", Tiranë 2008, të ngjeshur me literaturën qe e ka përdorur, për fat të keq, nuk e thekson askund përkatësinë dhe etninë kombëtare të popujve që e përbëjnë Perandorinë Bizantine. Për këtë autore, nuk kanë ekzistuar shqiptarët, edhe pse duhet të ketë pasur të dhëna të mjaftuara për përkatësinë e Konstandinit të Madh, të Valentinit, të Justinit, të Justinianit, etj. Një autor që e njeh më mirë ndër shumë autorë anglez, është edhe Michael Grant, një kohë Kryetar i Shoqërisë Klasike të Anglisë. Vepra e tij, “Konstandini i Madh nga Iliria”, të botuar nga Shtëpia Botuese Bacchus-i, në Tiranë 2004, është nxjerrur nga vepra origjinale në Londër më 1998, nën titullin “The Emperor Constantine”, që flet për ilirët.
Megjithatë, kjo shkencëtare, nuk ka pasur kohë të lexojë veprat e kundërshtarëve të saj. Shkenca e saj ka rrëshqitur vetëm nëpër “grekët” dhe Greqinë. Ajo është profesoreshë e lashtësisë së vonë dhe e historisë së Bizantit në Oksford dhe drejtore e kolegjit Keble, një shkecëtare e SHBA-së dhe Anglisë. Në të gjitha studimet e saj shkruan vetëm për Serbët, Rusët dhe Bullgarët, por jo për ilirët dhe shqiptarët. Shqiptarët, sipas saj, po e them edhe njëherë, nuk kanë ekzistuar, edhe pse ajo e di se Via Egnatia ka qenë rruga kryesore nëpër Shqipëri dhe Durrësi është një qytet i njohur i bregdetit të Adriatikut shqiptar, dhe Perandori Anastas ka qenë perandor i perandorisë Bizantine, vendlidja e të cilit ka qenë vetë Durrësi, ku përplasjet luftarake shkojnë e vinë si valët e detit. Autorja, Averil Camerun, është profesoreshë angleze dhe duhet ta dijë se anglia është tokë ilire, që ka mjaft toponime të ruajtura nga e kaluara e largët e krijimit të vendit. Të lexosh një libër për bizantinët, pa i përmendur shqiptarët, është tmerr.
Averil Camerun, për herë të parë i përmend serbët, në mes të viteve 1147-1160, "se kanë pranuar autoritetin bizantin", duke folur për Aleks Komnenin, i cili ishte përballur bashkë me vëllain, Johanin, me sukses me peçenegët. Greqishtja mori nga mbretërimi i Herakliut zyrtarisht vendin e gjuhës zyrtare duke e lënë mëmjanë latinishten për mjediset ushtarake dhe ajo e mori veten si gjuhë shtetërore rreth vitit 1000, kur del i ashtuquajturi Souda, një fjalor i madh greqisht, si kombinim i enciklopedisë dhe i fjalorit gjuhësor. Averil Camerun në tërë veprën e saj "Bizantinët" nuk shkruan askund për etninë e pellazgo-ilirëve të Konstadinit të Madh, të Valentinit, të Justinit apo të Justinianit, një triumfator i madh, nga afërsia e Shkupit, apo më mirë të themi nga fshati Tauris, afër Shkupit, që kishte përfunduar rindërtimin e kalave nëpër Iliri, të lëna porosi nga Justini, dajës së tij, ilir nga Bedriana, për t`u mbrojtur nga sulmuesit e shumtë dhe të befasishme...
Por, po e lëmë njëherë këtë vepër. Ti kthehemi një libri tjetër. Është hera e parë që "mësojmë" për "zhdukjen" e avarëve. Zhdukja e papritur e avarëve nga luftimet e Herakliut, të shkruara në kapitullin e VI, është "zënë" kështu në gojë nga historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schevill, në veprën e tij "Ballkani-Historia dhe qytetërimi". Por, nuk ka mundësi të "zhduket" një popullsi e tërë si avarët (avatarët) vetëm pas një luftimi të Perandorit Herakël. Autori bie viktimë e literaturës që e përdorë, edhe pse për shqiptarët flet me simpati të vërtetë, por jo për arësyet dhe periudhën e gjenezës, nga kohët më të vjetra. Libri ka një mugesë të dukshme dhe bazohet ekskluzivisht në literaturën sllave dhe latine, për "themelimin" e sllavëve.
Avarët nuk janë zhdukur prej Herakliut, por janë mundur, thyer e shpërdarë. Largimin dhe "zdukjen" e avarëve nga Ballkani, autori e quan "të bërë" dhe këtë gadishull e lë "tërësisht në duart e sllavëve". "Në shekullin e shtatë dhe të tetë vazhduan të vinin fise të reja sllave, por pati edhe një shndërrim të tyre nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë në territoret e pushtuara. Ka shumë pak detaje të sigurta lidhur me mënyrën se si u bë i mundur shndërrimi i pjesës së maleve qendrore të Ballkanit në tokë sllave", thotë autori, pa e llogaritur se sllavët erdhën dhe u përzinë me avarët. Gotët, Visigotët, Frankët, Svevët, Vandalët, Alamanët, Saksonët, e kanë shtuar popullin e tyre "me të mundurit", mbas betejash të vazhdueshme.
Hunët, Avarët, Sllavët, e shumë fise të tjera, janë një pjesë të ardhur nga stepat aziatike. Kjo mbijetesë, u karakterizua nga përzierja, asimilimi apo nga >>riformimi<< i popujve, që filloi nga antikiteti i vonë, vijoi në Mesjetë dhe përfundoi përgjithësisht në shekujt 18-19". Popujt sllavë, që mund të vinin nga djerrinat e lumit Pripet, në veri të qytetit të Kievit, ata u vendosën në rethinat e Smederevës, si e pohon këtë fakt Prof. Dr. Skender Rizaj, në tri veprat e tij të njohura, si grabitës më të pangopur në të mirat e popullit të denjë ilirë, si vrasës tinëzak dhe pa vetëdije për fuqinë e madhe të Zotit, duke ardhur për tu asimiluar me ato pakica të fiseve skllave, të mbetura nga luftimet e tjera të Ballkanit. Të mos harrojmë këtu jevgjët apo romët etj., prej të cilëve veçanërisht treva kryesore e Nishit deri në Vranje, Tregu i Ri (Novi Pazari), Jeni Pazari apo Rashka, janë banuesit e kësaj treve. Kjo zonë është okupuar nga cergashët, që kanë qenë jevgj të paskrupullt e të pabesë në luftë. Vendasit, iliro-dardano-shqiptarët, e kishin një mjet të fundit luftën për tu mbrojtur. Kjo gjë dihet. Nuk e themi kot, "jemi të dërguarit e Zotit në tokë". Prandaj, jemi të rezervuar nga luftërat.
Le të kujtojë një detal para kësaj gjëndjeje: Pal Dukagjini (1384-1446), me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, qeveriste pjesën veriore të Shqipërisë së sotme, me territoret e Malit të Zi të sotëm, me territoret e Kosovës së sotme, me territoret e Sanxhakut të sotëm, me territoret e Serbisë së sotme, duke përfshirë Nishin, Krushevcin dhe Smederevën. Selia e kësaj principate ishte Ulpiana (Graçanica, afër Prishtinës). Etimologjia e toponimit Graçanicë ka dale nga shqipja: graçoj- shembet toka, d.m.th. graçanicë=ana e graçuar, e fundosur. Upiana ishte e shembur në shekulllin e VI dhe ishte rindërtuar nga Dukagjinajt, duke u bërë selia e tyre. Graçanica është bërë sot "pronë serbe", së bashku me kishën e vogël ortodokse.
Lekë Dukagjini III (1410-1481) ishte djali i Pal Dukagjinit, kishte lindur në Ulpianë (afër Graçanicës së sotme), nuk hoqi dorë nga vasaliteti i sulltanit, as kur babai i tij, Pal Dukagjini dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në Betejën e II të Kosovës (me 3 nëntor 1443) në mes të Jan (Janosh) Huniadit dhe të ushtrisë osmane, po iknin nga ushtria osmane. Herën e dytë fituan turqit të ndihmuar nga Lekë Dukagjini III, i cili nuk lejoi që Skenderbeu të ndihmonte aleatin Jan Huniadi. Gjatë kësaj lufte të rrebtë që u zhvillua në Kosovë u rrënua për herën e dytën Ulpiana, kështu që selia e pricipatës kaloi prej tani në Pejën e sotme...
Por, le të kujtojmë edhe një detal tjetër: Mali i Zi, përpara se të pushtohej nga osmanët, kishte një popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët ortodoks i kryenin ritet e tyre edhe në gjuhën sllave, prandaj serbët ikën në territoret e Malit të Zi, sepse donin të ruanin fenë ortodokse.
Malazeztë kanë bashkëpunuar historikisht me shqiptarët, fillimisht edhe në luftë të egër kundër osmanëve. Mjaft treva mbetën nën Malin e Zi dhe nën Serbinë, si Nishi, Novi-Pozari (Tregu i Ri), Tivari etj., të cilat kanë qenë herëdokur vise pellazgjike, ilire dhe shqiptare.
Disa autorë janë të mendimit se populli malazez ka më shumë afinitet si racë me popullin shqiptar se sa me popullin serb). Emri i lumit të Zetës rrjedhë nga fjala pellazge Genta, që në latinisht erdhi Zenta, prej të cilës rrjedhi Zeta. Në Mal të Zi të bien në sy dy toponime të mirëfillta shqiptare, ku nuk flitet fare shqipja: Shingjon (Shën Gjoni/St. Johan) dhe Goljemade (gojëmadh= gulae magnae, latinisht). Tuzi, me 1330, shprehë emrin latin Tanusius; Prekali, Shkreli, Kastrati kuptohen edhe sot e kësaj dite si farefise tonat. Në kadastrën e vitit 1416, në „Villa Tusi“, te Tuzi pranë Podgoricës, 16 kryefamiljarët quheshin Tusi, duke filluar nga kryetari i tyre, Jurco Tusi, ndërsa në „Grouemira grande“ (shqip=grua e mirë) nga 20 shtëpi, 11 prej tyre banoheshin prej gruemirasve. Disa fise malazeze pra nuk kanë prejardhje sllave. Drekalloviqët, Vasoviqët, Zogoviqët, Berishiqët, Gashiqët, e fise dhe vllazëri të tjera janë të prejardhjes shqiptare.
Në të vërtetë, nuk ekziston një komb „malazez“ që jetojnë në tokat e vjetra iliro-dardane. Ata janë të krijuar nga popullata vendase, sipas vendit të jetesës, sepse „mali i zi“ shprehë malin ku janë të mbëthyer. Veshjet, zakonet, shtati i lartë i ngjashën me malësorët e alpeve të Shqipërsisë, dëshmon se janë shqiptarë të sllavizuar. Ata janë bracikefalë, sikurse shqiptarët, ndërsa sllavët e serbët janë mezoqefalë. Autori Ferdinad Schevill e nxjerr këtë emër nga fallsifikimet sllave, me emrin e përshtatur: "Cerna Gora". Historia e vërtetë mungon, por autori mundohet të mbahet në baladat popullore malazeze. Kështu rrëshqet fuqishëm.
Politika nacionaliste dhe antishqiptare në Ballkan, si një nga shkaktarët e vuajtjeve të shqiptarëve gjatë shekujve, ka ardhur kryeput prej kishave ortodokse. Shqiptarët janë treguar shumë tolerantë nga natyra e tyre fetare. Ata, asnjëherë nuk e kanë zgjatur dorën për të vrarë popujt e tjerë fqinjë për shkak të fesë. Kjo gjë, tani për tani, mjafton.
Norwich, John Julius "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)", Eugen, Tiranë 2005
-----------------------------------------------------------------------------------------------
3.
Shiko veprën e Fan Stilian Nolit, “Historia e Skenderbeut, Mbretit të Shqipërisë”, Shtypëshkronja Dielli, Boston 1921, ose “Veprat 1-7”, “Rilindja”, Prishtinë 1988.