Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/06

“Lufta e Kosovës - Dosja sekrete”




Shqiptarët e Kosovës, tashmë, kanë caktuar disa ditë festash dhe përkujtimesh. Disa syrësh krejt të panevojshme e hiç serioze.


Në mes tyre edhe dita e Kushtetutës, e cila, po të ishte ajo e Kushtetutës të Kaçanikut, edhe mund të përligjej, për kushtet dhe rrethanat në të cilat u shpall, por jo edhe e dyta, e bërë në paqe dhe rahati.


lufta e kosoves edhe fotografia | Albforumi



Kjo është një kopjim i 11 janarit të Enver Hoxhës me shokë.


Kushtetuta nuk përbën asnjë ngjarje të shënuar, sepse ajo është krejt normale për funksionimin e një shteti. Megjithatë, në Kosovë nuk funksionon as Kushtetuta, as ligji, as drejtësia dhe as shteti, sepse ligjin ende e bëjnë bandat staliniste, të cilat u konsoliduan gjatë luftës, e dështuan luftën, madje, qysh në nismë, më 1998.


Me nxitjen e Serbisë, organizuan revoltat e mars - prillit 2004, për rrjedhojë, realizuan decentralizimin komunal në Kosovë, si vegëzë-lidhëse të Serbisë, për ta ndarë pushtetin me Serbinë brenda Kosovës, duke krijuar edhe mundësi ligjore për shkëputje e gllabërim të territorit në të ardhmen nga Serbia.
Maskaradat promovuese të "gjeneralëve" pas luftës
Çuditërisht, mungon data zyrtare e çlirimit. Një mangësi idioteske, e lënë për shkaqe të thëna më parë. 12 qershori 1999 shënon marshimin e tankeve të NATO-s rrugëve të Kosovës.

lufta-e-kosoves

Dhe, ky është çlirimi faktik i Kosovës. Çdo zvarritje e mëtejme e caktimit të datës të çlirimit, është jo serioze dhe ngjallë dyshime qëllim-këqija të individëve apo të grupeve të interesit.

... kah shkon veq posht e ma posht !... ( nuk zgjidhen punt duke heshtur


http://books.google.com/booksid=nSN5JxXb8fcC&printsec=frontcover&dq=LUFTA+E+KOSOVES&hl=en&sa=X&ei=1bKvUd6kH4_1sgbZ6IHwCw&ved=0CDUQ6AEwAA

Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.

Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.




Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Vlerësohet, se gjatë  në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare.



Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve.



Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj....



Pas 14 vjetësh shqiptarët e Kosovës e kujtojnë si një makth luftën e vitit 1999. Ndërsa Kosova numëronte të vdekurit e saj dhe kolonat e drobitura të njerëzve kishin marrë udhën për ku të mundnin, tjetërkund merreshin vendimet për fatin e saj.


Në faqet e librit ndihet nervi i gazetarit, dëshira për të zbuluar sa më shumë fakte. Këtë e tregon edhe numri i madh i materialeve dhe i burimeve që ka përdorur për të realizuar librin. Në të vijnë një e nga një të gjithë protagonistët e kësaj lufte, që nga Millosheviçi te Rugova, sekretarja e Shtetit amerikan, Madlene Ollbrajt, Presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili aso kohe ishte i çoroditur për shkak të çështjes “Levinski”, Hollbruk e shumë e shumë të tjerë.

“Lufta e Kosovës” është një libër tronditës i ngjarjes më të dhembshme që përjetoi Ballkani dekadën e fundit, siç qe lufta e Kosovës. Përmes dokumenteve sekrete dhe personazheve që ka takuar për të bërë këtë rrëfim, Laurent nuk kërkon thjesht të tregojë një histori, por dhe të bëjë kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar historikisht dhe të sjellë në një këndvështrim tjetër personazhet që e patën në dorë fatin e kësaj lufte….

Libri është pritur me interes nga lexuesit, por dhe nga historianët, dhe është një ndër librat më të kërkuara të entit tonë botues”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e botimeve “55”. Nga ky libër po ju sjellim disa pasazhe ku rrëfehet për profilin psikologjik të Millosheviçit, bisedimet e fshehta, veprimet e Pentagonit etj.


Sllobodan Millosheviçi më tregoi një kuti me cigare të vendosur mbi tavolinë teksa mbante në dorë një çakmak të ndezur. Ishim ulur ballë për ballë në dy kolltukë prej lëkure. Zyra e tij e gjerë ndodhet në katin e parë të një ndërtese gri me pamje nga një kopsht. Nuk kam takuar në korridore askënd përveç sekretares, dhe ambienti ishte krejt i shkretë.



 Arrita në Beograd në të aguar, duke ardhur nga Budapesti. Në Bosnjë situata nuk ka qenë kurrë më dramatike. Laku shtrëngohet mbi Saravejën e nënshtruar nga plaçkitjet e papushimta. Millosheviçi është i qetë dhe gjatë 4 orëve që kaluam kokë më kokë ai nuk manifestoi as më të voglën shenjë të acarimit dhe të tensionit.



 Dinak, cinik, pak gazmor dhe pak i indinjuar, ai do të përpiqet t’i ndërrojë veshjen realitetit. Jemi në vendin e “mashtrimeve të habitshme”. Ai vepron si një marksist i sprovuar me një delikatesë dinake të cilën Artur Coesler e quante krijesë që gjithmonë bie në gjunjët e tij. Filloi t’i sjellë në mendje fortësinë në rritje në Komunitetit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, të vendosura të forcojnë rolin e tyre ndaj Serbisë. Ai tund kokën i mërzitur….

A janë të ndryshueshëm në sytë tuaj kufijtë e Serbisë aktuale?

A mundën ato në një mënyrë që të diskutohen? Kush do ta bënte këtë pyetje veç separatizmit shqiptar?

A nuk ju duket se në gjykimin tuaj ka një kontradiktë kur ju flisni për vetëvendosje të serbëve dhe refuzoni atë të shqiptarëve, të cilët janë 90% e popullsisë së Kosovës?

Nga eksodi kosovar gjatë luftës

Serbët dhe kroatët janë popuj që nuk kishin shtet tjetër kombëtar veç Jugosllavisë. Serbët, kroatët, malazezët, sllovenët, maqedonasit nuk janë trajtuar si minoritet kombëtar në Jugosllavi. Shqiptarët janë minoritet kombëtar në Serbi. Ata mund të kenë të gjitha të drejtat e akorduara për minoritetet, por këto të drejta nuk lejojë që të lësh vendin dhe të bashkohesh me shtetin fqinj.

Ju nuk do ta pranoni kurrë…?

Ndarjen e Kosovës? Kurrë! Besoj që askush i ulur në vendin tim nuk do ta pranojë një gjë të tillë dhe populli serb nuk do ta toleronte aspak. Dëgjoni, dëgjoni. Në disa qytete të mëdha amerikane ekzistojnë “Chinatowns”, ku jetojnë më shumë se 90% kinezë. Si do të reagonin autoritetet amerikane nëse këta kinezë shpallin pavarësi të njëanshme?

Intervista mbaroi, e kishte zgjatur bisedën i qetë, i kënaqur. Njeriu që transformoi historinë dhe gjeografinë në një fatalitet të dyfishtë duke shkulur të renë nga Ballkani, duhej njëherësh hutues dhe i padeshifrueshëm. Provoja një ndjesi të çuditshme i irealitetit. Zyra ishte e qetë. Zilja e telefonit asnjëherë nuk kishte tingëlluar gjatë kohës së bisedës sonë dhe në mur nuk kishte akrepa tregues të orës. Millosheviçi dukej i instaluar jashtë kohës.

Më kujtohet ç’më kishte thënë para pak kohësh Presidenti çek Vaslav Havel: “Kur arrita në kështjellë (pallati presidencial mbi lartësitë e Pragës ku udhëheqësit komunistë kishin pasur njëri–tjetrin që nga 1948-a), një gjë më ka befasuar: në të gjitha muret që pashë, asnjë orë nuk shihej. Totalitarizmi në fund funksionin jashtë kohës.

Sllobodan Millosheviçin e ilustron shumë mirë ky fakt. Në fund të 10 viteve pushtet, bilanci i tij ishte i tmerrshëm: Më 1989-n Jugosllavia ishte pothuajse në gjendje t’i bashkohej Komunitetit Ndërkombëtar. Më 1999-n ajo ishte e gatshme për një status të vendeve të varfra dhe të pazhvilluara. Dhjetë vjet më vonë ajo llogariste më pak se gjysmën. Mbi 6 republika federale që e përbënin, 4 ishin kthyer në shtete të pavarura dhe një tjetër, Mali i Zi, kishte në krye një President armiqësor ndaj Millosheviçit. Në 8 vjet lufte më shumë se 200 000 veta vdiqën dhe 3 milionë u bënë refugjatë. Megjithatë, si në një ëndërr, ai deklaron: “Nuk mund të ndjekim një ëndërr për Serbinë e madhe”. Madje, këto akte e provonin më shumë këtë.

Kur më 1985-n ai ishte në një bazë ushtarake të Dejtonit, ku të gjitha partitë ishin mbledhur për të përpunuar një rregullore për konfliktin në Bosnjë, administrata “Klinton” zotëronte mbi të një dosje voluminoze. Profili i tij psikologjik, i studiuar me kujdes dhe i shënuar nga CIA, tregonte veçanërisht një njeri thellësisht depresiv, i varur nga alkooli, kryesisht uiski dhe vera. Në fakt, negociatorët amerikanë u çuditën kur zbuluan një personazh me reaksione të parashikueshme. Ditë më parë ai i la të presë për më shumë se 40 minuta sekretarin amerikan të Shtetit, Uorren Kristofer dhe Presidentin kroat, Franjo Tuxhman. Duke ardhur ai e kishte kravatën të zgjidhur dhe me çehre të prishur, tregon një dëshmitar. Dukej kishte qenë në një drekë ku ishte dehur. “Ne mendonim, – tregon një nga negociatorët amerikanë, prezent në Dejton, – që ai do të luftonte fort për t’i mbrojtur më mirë interesat e minoritetit serb në Bosnjë dhe Kroaci. Në fakt, ai ishte krejtësisht i painteresuar: Piter Golbreth, ambasadori i vjetër amerikan në Kroaci, i paraqiti një projekt–marrëveshje mbi të drejtën e serbëve të mbetur në Kroaci: ‘Ishte e habitshme, tregon diplomati. Ai nuk manifestoi as më të voglin interes mbi të ardhmen dhe fatin e serbëve të Kroacisë’”.

* * *

Në një moment tjetër, Millosheviçi thotë për serbët në Bosnjë: “Ju doni të dini se ç’mendoj vërtet. Janë çikërrima pa vlerë”. Një ngërdheshje mosmirënjohëse shoqëroi mendimin e tij. Strategu i keq dhe takticieni i aftë Millosheviç përdori të gjitha mundësitë. Në gusht dhe shtator 1995, kur avionët e NATO–s dhe të Forcës së Reagimit të Shpejtë bombardonin pozicionet e serbëve të Bosnjës, në Beograd ai ra dakord me emisarin amerikan, Riçard Hollbruk, për marrëveshjen e ardhshme në Dejton. Këto bombardime ishin për të një kartë e mrekullueshme. Ai mundi kështu të heqë dorë nga objektivat e tij, duke i lënë serbët e Bosnjës dhe pa kompromentuar shtetin e tij.

A ka besuar ai se Shtetet e  dhe aleatët e tyre europianë do të reagonin nëse ai ndërhynte në Kosovë? Ndoshta. Megjithatë, administrata “Bush” kishte ndjekur me shqetësim shpërthimin e Jugosllavisë më 1991-shin. Për Presidentin amerikan dhe ekipin e tij ishte e qartë që rreziku i një lufte të re në Ballkan do të vinte nga një konfrontim në Kosovë. Sipas tyre, Bosnja dhe Kroacia nuk paraqesin veç “rreziqe sekondare”. Teatër luftimesh ku ata nuk do të angazhoheshin. Sa më shumë kalonin muajt, më i madh bëhej shqetësimi i shefit të Ekzekutivit amerikan. Bushi mori vendimin t’i dërgojë një paralajmërim të qartë Presidentit serb më 29 dhjetor 1992. Lorenc Igellbejker, ndihmëssekretar i shtetit, i dha urdhra strikte ambasadorit amerikan në Beograd: ai duhej t’ia transmetonte këtë paralajmërim verbal në një takim kokë më kokë Millosheviçit. Mesazhi saktësonte që në rast të zhvillimeve në Kosovë, që do të ishin shkaktuar nga Beogradi, Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht kundër serbëve në Kosovë dhe kundër vetë Serbisë. “Kam dashur, – u thotë Bush të afërmve të tij, – të përvijoj një linjë dhe t’i tregoj atij qartë që nuk mund të ishte i autorizuar ta shkelte”. Disa ditë më vonë, Presidenti largohej nga Shtëpia e Bardhë për t’ia lënë vendin Klintonit.

I konfrontuar në fuqinë më të madhe ushtarake të botës, Millosheviçi reagon si zakonisht. Ai i deklaroi ambasadorit amerikan, Uorren Zimerman, që ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara kishin përpunuar një plan për të kontrolluar të gjithë Ballkanin bashkë me Gjermaninë, armikun historik të Serbisë. “Në fillim, thotë ai, Uashingtoni do ta shndërrojë Shqipërinë në një koloni amerikane, pastaj do të ngjitet përmes Kosovës deri në Serbi për ta gjunjëzuar. Për këtë jam i bindur”.

Ambasadori bën takimin e tij të fundit me liderin serb në prill 1992. Ai ishte porositur nga qeveria e tij për të protestuar kundër mizorive të shkaktuara nga serbët në Bosnjë. Millosheviçi kishte organizuar një darkë që zgjati afërsisht 4 orë në një ambient mbytës. Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Pastaj bëri një ekspoze të patregueshme dhe lirike mbi mundësitë e shkëlqyera të investimeve dhe të tregtisë ofruar nga Serbia investitorëve të huaj. Pjesëmarrësit e dëgjonin në heshtje dhe të habitur.

Rugova, takim me Millosheviçin për të arritur te Klintoni

Pas tratativave të gjata, delikate dhe shumë ecejakeve diplomatike nga ana e amerikanëve, Millosheviçi dhe Rugova, që deri atëherë ishin shmangur me kujdes, pranojnë për herë të parë të takohen. Takimi është mbajtur në Beograd dhe nuk solli asnjë rezultat të prekshëm, “përveçse rrëzoi pak më shumë besueshmërinë e Rugovës dhe shtoi numrin e luftëtarëve të UÇK–së”, sipas fjalëve të një negociatori. Një diplomat britanik kishte thënë pas kësaj mbledhjeje: “Kjo është arsyeja për të cilën UÇK–ja është bërë shumë popullore, jo për shkak të qartësisë së pikëpamjeve të saj, por për shkak të dhunës serbe. Statuskuoja shqiptare dhe qetësia e Perëndimit e kanë shtyrë në një rrugë të pakthyeshme”.

Rugova, njeri me gjuhë të matur dhe me ecje të brishtë, i pasionuar pas Roland Bartes, kishte arritur të merrte nga Hollbruk dhe Hill, në këmbim të takimit me Millosheviçin, premtimin për një takim me Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë. Takimi u fiksua për më 27 maj 1998. Fatkeqësisht vëmendja dhe axhenda e Presidentit amerikan gjatë kësaj periudhe qenë plotësisht të zëna nga evenimente të tjera ndërkombëtare dhe “Kosova nuk ishte prioritet. Për të qenë më saktë, nuk ishte aspak”, sipas një bashkëpunëtori të Shtëpisë së Bardhë.

Kur Ibrahim Rugova u prit në Shtëpinë e Bardhë më 27 maj nga Bill Klinton dhe Al Gor, dy udhëheqësit amerikanë, sipas një bashkëpunëtori të tyre, kishin mendime të ndryshme. Takimi qe i shkurtër. Udhëheqësi shqiptar pa droje deklaroi se “pa një ndërhyrje urgjente të SHBA për t’i dhënë fund shkallëzimit të dhunës, vendi i tij do të shkonte drejt luftës”. Bill Klinton, me pamje të hutuar, tund kokën duke dëgjuar, dhe thotë: “A e dini ju që ne nuk tolerojmë kurrë një situatë të ngjashme me atë të Bosnjës në Kosovë?”. Megjithatë, asnjë propozim konkret nuk u formulua. Rugova i ofroi Presidentit amerikan një pjesë madhështore në kuarc, ekstrakt i një mine shqiptare, identike me atë që ai i kishte ofruar rreth një vit më parë Papa Gjon Palit II. Fytyra e Klintonit u çel menjëherë: “Është e mrekullueshme. E dini që gjenden minerale absolutisht të ngjashme në Arkansas?”. Dhe para një Rugove të shtrënguar ai vazhdoi të gjithë pjesën e mbetur të bisedës, duke përshkruar “bukuritë” e pafundme që gjendeshin në nëntokën e shtetit të tij.

Në fillim të muajit qershor 1998 bisedimet u ndërprenë midis Beogradit dhe liderëve nacionalistë shqiptarë, situata ushtarake nuk pushonte së godituri Kosovën, ku përleshjet midis forcave serbe dhe UÇK–së janë të shumta. Rreth 15 mijë refugjatë kosovarë kishin kapërcyer kufirin e Shqipërisë. Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ishte plotësisht e paralizuar nga çështja “Levinski” dhe hetimi i prokurorit të pavarur, Kanet Star. Një dosje e vetme e huaj, sipas një bashkëpunëtori, ndodhej atëherë në zyrën e Presidentit, ajo e Irakut. Sulmet ajrore kundër Bagdadit po studioheshin. Në qershor, ministri amerikan i mbrojtjes, Uilliam Kohen, takoi kolegët e tij të NATO–s. Ai u kërkoi atyre të autorizonin Komitetin Ushtarak të NATO–s të planifikonte një ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Presidenti Klinton bëri të ditur që “do të autorizonte dhe mbështeste përgatitjet ushtarake të NATO–s”.










REFERENCA
  1. ^ Europe | Kosovo rebels to disarm. BBC News (21. Qershor 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  2. ^ Daniszewski, John. "Yugoslav Troops Said to Cross Into Albania", Los Angeles Times, 1999-04-14. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  3. ^ "War In The Balkans: Serbs enter Albania and burn village", London: The Independent, 1999-04-14. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  4. ^ "Yugoslav, NATO Generals Sign Peace Agreement for Kosovo / Alliance will end air campaign when Serbian troops pull out", Sfgate.com, 1999-06-10. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  5. ^ "Nato's bombing blunders", BBC News, 1999-06-01. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  6. ^ Serbs find KLA 'arms cache'. BBC (3 February 1998). Vizituar në 14 October 2012.
  7. a b The Balkans/Allied Force: Statistics. planken.org. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  8. ^ Norske jagerfly på vingene i går. Tux1.aftenposten.no. Vizituar në 6. Maj 2012.
  9. ^ Turkish Air Force. Hvkk.tsk.tr. Arkivuar nga Origjinali në 13. Maj 2009. Vizituar në 24. Mars 2009.
  10. ^ Jeton Mikullovci (27. Qershor 2011): Gjimnazi "Hamëz Jashari" e maturantja Hovarda Jashari më të suksesshmit në Kosovë. Koha.net. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  11. ^ http://www.icty.org/x/cases/limaj/cis/en/cis_limaj_al_en.pdf
  12. ^ KLA/UCK2. Grtalbania.5u.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  13. ^ Europe | Pristina waits for war. BBC News (3. Shkurt 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  14. ^ Haradinaj trial continues. B92. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  15. ^ Viewing Page 13067 of Issue 55325. London-gazette.co.uk (30. Nëntor 1998). Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  16. ^ "US used wrong map for embassy attack", BBC News, 1999-05-11. 
  17. ^ http://armed-services.senate.gov/statemnt/1999/991103kn.pdf
  18. ^ "French pilots fly for Nato", BBC News, 1999-04-24. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  19. ^ Reinhard Jellen: Der Kosovo, die UCK und Psychedelia à la Rudolf Scharping | Telepolis. Heise.de. Vizituar në 6. Maj 2012.
  20. ^ "Tony Blair: Kosovo crusader", BBC News, 1999-04-22. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  21. ^ IHS Events, Webinars, Training and User Groups. Ihs.com (31. Janar 2012). Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  22. ^ Viewing Page 14622 of Issue 56078. London-gazette.co.uk (2. Janar 2001). Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  23. ^ Reader responds to criticism of military-minded Democrats. Online Athens (17. Shkurt 2004). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  24. ^ Operation Allied Force – Operation Allied Force in Kosovo. Militaryhistory.about.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  25. ^ Benjamin S. Lambeth: Task Force Hawk. Airforce-magazine.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  26. ^ John A. Tirpak (22. Tetor 2012): Kosovo Retrospective. Airforce-magazine.com. Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  27. ^ "BBC News – Serbian Vlastimir Djordjevic jailed over Kosovo murders", Bbc.co.uk, 2011-02-24. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  28. a b c d Serbia charges police officers with 1999 Kosovo murders. SETimes.com (28. Prill 2006). Vizituar në 6. Maj 2012.
  29. ^ Yugoslav Army Threatens Redeployment In Kosovo - Sun Sentinel. Articles.sun-sentinel.com (12. Shtator 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  30. ^ Danijela Isailović (13. Shkurt 2011): Press Online :: U školu išao sa nožem u rancu ((Serbian)). Pressonline.rs. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  31. ^ Командант одбране Кошара о најтежој бици копнене агресије на СРЈ. Srbel.net (25. Mars 2012). Vizituar në 22. Prill 2013.
  32. ^ John Pike: Kosovo Liberation Army [KLA / UCK]. Globalsecurity.org. Vizituar në 6. Maj 2012.
  33. ^ Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës facts. Freebase (1. Maj 2012). Vizituar në 6. Maj 2012.
  34. ^ 12 mal bewertet: Die Bundeswehr zieht in den Krieg. 60xdeutschland.de. Vizituar në 6. Maj 2012.
  35. ^ John Pike: Kosovo Order of Battle. Globalsecurity.org. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  36. a b c d e f NATO Operation Allied Force. Defense.gov. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  37. ^ Kosovo Map The Guardian
  38. ^ "Europe | Fighting for a foreign land", BBC News, 1999-05-20. Korrigjuar më 2012-02-28. 
  39. ^ Author:  The Russia Journal (5. Korrik 1999): Russian volunteer's account of Kosovo. The Russia Journal. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  40. ^ Daalder & O'Hanlon 2000, p. 151
  41. ^ Unmanned Aerial Vehicles Increase In Numbers. Radardaily.com. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  42. ^ "Two die in Apache crash", BBC News, 1999-05-05. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  43. ^ How to Take Down an F-117. Strategypage.com (21. Nëntor 2005). Vizituar në 6. Maj 2012.
  44. ^ "Atlanta News, Sports, Atlanta Weather, Business News | ajc.com", Nl.newsbank.com, 1999-05-06. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  45. ^ Holloman commander recalls being shot down in Serbia. F-16.net. Vizituar në 6. Maj 2012.
  46. ^ "Europe | Nato loses two planes", BBC News, 1999-05-02. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  47. ^ Serb army `unscathed by Nato', KLA `killed more Serbs than Nato did'. The Independent (21 June 1999). Vizituar në 13 March 2013.
  48. ^ NATO cluster bombs kill hundreds of Serb troops World Socialist Web Site
  49. ^ NATO's flawed victory Socialism Today
  50. ^ 'Thousands of Serb troops killed' BBC
  51. ^ Damage to Serb Military Less Than Expected The New York Times
  52. ^ Andrew Cockburn (3 April 2011): The limits of air power. The Chicago Tribune. Vizituar në 3 March 2013.
  53. ^ Bacevich & Cohen 2001, p. 22
  54. ^ The Crisis in Kosovo – Human Rights Watch 2000
  55. ^ NATO bombing: Wrong target warning never passed along. CNN (24 June 1999). Vizituar në 31 December 2012.
  56. ^ Serbia: 13,000 killed and missing from Kosovo war - rights group. Relief Web (6 October 2009). Vizituar në 31 December 2012.
  57. ^ Mann (2005), p. 357
  58. ^ Jonathan Steele (18 August 2000): Kosovo: 'Motivated to believe the worst'. The Guardian. Vizituar në 13 March 2013.
  59. ^ Tim Judah: The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia. Yale University Press, ISBN 978-0-300-15826-7
  60. ^ Barbarët e fundshekullit XX! - Sheradin BERISHA , 28.04.2007

Partizan Cene:”Agimi i Artë”mbetet një problem serioz për emigrantë



INTERVISTA/  Flet anëtari i Kryesisë, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, PMDE, Partizan Cene
Ksenofobia në Greqi, a është rritur me futjen në Parlament të “Agimi i Artë”?
-Problemi i ksenofobisë, që në Greqi, kohët e fundit është shtuar ndjeshëm, me futjen në parlamentin e këtij vendi të faktorit nacionalist. Janë të shumta rastet kur emigrantët, shqiptarë e të huaj të tjerë, janë vendosur në qendër të manisë ksenofobe të segmenteve dhe qarqeve neonaziste në Greqi…
- Cila është kurbatura e problemeve të  emigrantëve?
Problemi i legalizimit  ka qenë i hershëm, por tashmë është bërë akoma më i mprehtë.  Tani emigrantët e kanë pothuaj të pamundur të bëjnë rinovimin e dokumenteve të tyre, pasi ka rënë ndjeshëm puna dhe janë rritur kështu vështirësitë, për sigurimin e pullave të siguracionit, të domosdoshme, si dhe për sigurimin e sasisë së të ardhurave që duhet të deklarohen si kusht për rinovimin e lejeve të punës! Këtyre halleve dhe problemeve tona, u shtohet edhe moskokëçarja dhe mosinteresimi i qeverisë sonë në Tiranë , ku për shembull , për një germë në pasaportat biometrike, për të ashtuquajturin “toponimet” , fëmijët shqiptar që kanë lindur në Greqi , as nuk mund të bëjnë dokumente të rregullta dhe as nuk mund të shkojnë në Shqipëri…
-Partia më agresive ndaj emigrantëve “Agimi i Artë” a ju ka nxjerrë probleme juve si individ, apo shoqatë?
- Unë duke qenë funksionar partie, kam qenë dhe vazhdoj të jem “nën vëzhgim” të rregullt nga ata sigurisht, por edhe nga segmente të shtetit grek , të cilët kurrë nuk i kam kuptuar se çfarë frike kanë nga unë… Këtë gjë e kam pasur që në vitin 1998 , vit kur unë u desha të dal edhe në ilegalitet të plotë, pasi ishte koha kur mblidhnim vullnetarë ish- oficerë, për luftën që pritej të fillonte në Kosovë … Atëherë dikush më spiunoi… Mbas mbarimit të luftës, u ktheva në shtator 1999 përsëri dhe që atëherë më kanë ndjekur këmba –këmbës… Por problemi nuk është vetëm i imi, këtu kjo organizatë, tashmë është pjesë ligjvënëse e shtetit dhe kjo vihet re që në bashki ku emigrantët shkojnë për dokumente e deri në një takim spontan në rrugë, ku duhet të “sillesh mirë se ndryshe do të “fluturosh me pendë” siç e përdorin rëndom këta për emigrantët e huaj…!
-  Racizmi, a është rrezikshmëri shoqërore sot në Greqi? Tani racizmi në Greqi ka marrë ligjërim pasi janë dhjetëra deputetë racist të deklaruar që militojnë në Parlamentin e vendit… Në qoftë se më përpara racizmi nuk kishte “shtëpi” të dukshme në Greqi, tani ka një “pallat të tërë” atë të Parlamentit grek ku hyn e dalin neonazistët e deklaruar anti- shqiptarë dhe anti-emigrantë …!
-A janë emigrantët të interesuar për të votuar?Emigrantë janë shumë të interesuar të votojnë, por duket se nuk është politika dhe veçmas qeveria e interesuar që ata të votojnë. .. Këtë e them pasi, gjendja e tyre ekonomike i ndalon sivjet ndryshe nga herët e tjera të vijnë në masë të votojnë. Këtë e di qeveria dhe politika në Shqipëri, që nuk deshi të rregullonte ligjin për zgjedhjet, ku emigrantëve t’ju jepej mundësia të votonin në vendet ku jetojnë ./ Pra duket se nuk duan që emigrantët të votojnë pasi nuk i kontrollojnë dot votat e tyre.
 -Po partia juaj ku po bën fushatë?
 Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, PMDE , e detyruar nga Kodi Zgjedhor, ka hyrë në koalicionin opozitar, të kryesuar nga Partia Socialiste
 -Po ju ku keni kandiduar?
 Unë kryesoj listën e kandidatëve për deputetë të PMDE-së në Qarkun e Vlorës (Vlorë, Sarandë dhe Delvinë) 

2013/06/05

PROMOVOHEN 10 VELLIME PER MJEDEN

Ne kuader te vitit jubile te 100 vjetorit te kishes ku ka sherbyer poeti i madh i letrave shqipe Ndre Mjeda, Qendra muzeore Ndre Mjeda ne Komunen e Bushatit, ka bere te mundur promovimin e 10 vellimeve per jeten e Mjedes te pergatitur nga studiuesi Mentor Quku. Prezente ne kete ceremoni ishte edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila shoqerohej nga ministri i Kultures Visar Zhiti, perfaqesues te komunes Bushat. Ka qene drejtori i qendres Muzeore Ndre Mjeda, Dom Nik Ukgjini i cili gjate fjales se tij foli rreth qellimit te ketij aktiviteti, por nder te tjera shtoi edhe domosdoshmerine qe tryeza e Mjedes, te kthehet ne vendin qe i takon prane shtepise muze ne Kukel te komunes Bushat. Gjate fjales se tij ministri, Zhiti, vuri theksin ne rendesine qe mbart kjo figure e letrave shqipe, si dhe deklaroi se brenda javes, tryeza ku mjeda ka shkruar veprat e medha te tij do te jete ne Kukel. Kryetarja e kuvendit Topalli dekloi se keto figura, jane nje vlere e shtuar per kombin shqiptar. Kompleksi ne fshatin Kukel perbehet nga dy objekte te lidhur me njeri-tjetrin, Kisha dhe Qela. Te dy objektet jane projektuar dhe realizuar nga Dom Ndre Mjeda, i cili ka qendruar dhe sherbyer aty per nje periudhe 30 vjeçare (1906-1937). Shtepia e ndertuar ne vitin 1906, paraqet nje ndertim dykatesh te stilit neoklasik. Gjate viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka patur funksionin e nje shtepie muze kushtuar poetit Ndre Mjeda dhe e pajisur me objekte te ndryshme te vete klerikut. Ne shkurt te vitit 2012 MTKRS e shpalli kompleksin monument kulture.

“JAVA NE LIBER”, DOMINOJNE SHKRIMTARET SHQIPTARE

Libra te rinj me tema nga me te ndryshmet kane mberritur ne librarite e Shkodres, te gatshem per te gjithe lexuesit. Yves Bonnefoy, nje prej emrave me te rendesishem te poezise bashkohore vjen me nje liber me poezi i titulluar. Shkrimtari francez eshte i lakuar nder vite ne listen e nobelit si dhe eshte i njohur edhe ne fusha te tjera te artit. “Ku jemi e ku vemi” eshte vepra me e re qe mban per autor David Gumeni. Permes publicistikes autori sjell ne vemendje sipas kendveshtrimit te tij ngjarjet e viteve te fundit te cilat paten ndikim te forte ne Shqiperi. Ne brendesi te libri eshte situate politike, sociale dhe ekonomike e Shqiperise ne vitet e fundit. Jacques Casanova de Seingalt permes nje autobiografie vjen me librin”Kujtimet e Kazanoves”. Shkrimtari i njohur Italian flet per jeten e tij ne vitet kur jetoi 1725-1798. Ai tregon per femijerine, kohen kur ishte prift ne Napoli, karrieren e tij ushtarake, kthimin ne Venecia si dhe ne Milano e mantova. Ky eshte nje liber i cili eshte pare si nje nga burimet e verteta te normave zakonore dhe jetes shoqerore europiane-perendimore pergjate shekullit te 18-te. Shkrimtarja shqiptare Viola Isufaj sjell librin e titulluar “Rikthimi i Mitit ne vepren e Kadarese”. Eshte nje veper e cila ka ne thelb kerkimet mbi lidhjet midis mitit dhe forms se shprehjes te Ismail Kadarese. Irakli Koçollari vazhdon me botimet mbi Ali Pashe Tepelenen, teksa kesaj here ka botuar vepren “Ali Pasha dhe Shqiperia ne arkivat Britanik”. Ky liber permban leterkembime te konsujve e ambasadoreve te kohes si dhe te vete Ali Pashe Tepelenes e po ashtu dokumente te ndryshme te cilat deri tani nuk jane botuar te plota duke qene keshtu te pashfrytezuara. Nje veper me tregime e novella vjen nga Ismail Kadare me titullin “Biseda per brilantet ne pasditen e dhjetorit”, nje veper e cila vjen me tregime letrate te Kadarese. Kesaj radhe nuk mungojne librat per femije teksa shkrimtari i apasionuar Xhahid Bushati ka botuar librin “Nje maçok dy here budalla”. Nje liber me perralla i autorit shkodran i cili do te behet pjese e kenaqesise te femijeve.

Pacientja serbe

mimoza_dajciNga Mimoza Dajçi – New York
Të punuarit në spital të jep mundësi të jesh në kontakt me individë të ndryshëm, amerikan apo nacionalitet të huaj. Sapo kisha filluar turnin e natës, ku pacintja që do të merja nga salla e urgjencës për ti bërë x-ray (radioskopi) ishte serbe. Infermieri, një afrikan – amerikan më thotë, po ta le ty këtë paciente, mu duk si shqiptare, por qenka serbe.
Në fillim u turbullova pak, por shpejt e përmblodha veten…
Punoj si ndihmës teknike në spital, në departamentin e radiologjisë pranë urgjencës. Ndihem mirë që kam punë, e që kam mundësi të jap ndihmesën time modeste për njeriun e sëmurë. Sigurisht nuk bëj dallime raciale apo etnike, për të gjithë kujdesem njësoj, por nuk e di sepse u bllokova për një çast nga një lëmsh që më shtrëngoi fytin.
I afrohem pacientes. Ishte vajzë e re, nën konvulcione të forta. Kishte edhe temperaturë të lartë e nga çasti në çast mund të kalonte në koma. Në urgjencë sipër krevatit i kishin hedhur një çarçaf të hollë, që nuk i jepte mundësi të përballonte gjithë atë të ftoht që ndjente brenda vetes, për shkak të sëmundjes që e kishte mbërthyer.
E pyes për emrin, por jo vendin se nga vinte. E para për privatësinë e pacientit, e dyta kolegu sapo më kishte treguar që ishte serbe. Pacientja shoqërohej nga  një vajzë e re. Ishte e motra, me një tualet të rëndë në flokë e në fytyrë, që në përgjithësi femrat shqiptare nuk e aplikojnë në make-up e tyre. Ndërkohë ato mësuan për mua që isha shqiptare. E sëmura qante e vazhdonte të dridhej nga ethet e forta e temperatura e lartë.
Mos u mërzit i them, këtu je në duar të sigurta e do të bëhesh mirë. Mora tri batanie të bardha të ngrohta nga një makineri – mikrovale që mban të ngrohta bataniet e spitalit e i mbulova trupin. Filloi të ngrohej, e të vinte në vehte. U çuditën të dyja, e më thanë njëzëri faleminderit. .
“Montefiore” Hospital në Bronx renditet në një ndër spitalet më të suksesshme tashmë në SHBA dhe numri i të shtruarve është gjithnjë në rritje, e në atë mori pune e fluksi pacientësh gjeta mjekun e saj të rojes, dhe e informova mbi situatën e rëndë shëndetësore në të cilën ndodhej. Mjeku erdhi e pa përsëri e më falenderoi që e vura menjëherë në dijeni, edhe e sëmura me të motrën më falenderuan njëherazi e më vështronin me kërshëri gjatë gjithë kohës që qëndruan në sallën e emergjencës…
Ndërkohë që kujdesesha për të sëmurën, brenda vetes sillja në mendje krimet e masakrat monstruoze serbe ndaj vajzave, motrave e  nënave tona të pa mbrojtuara gjatë luftës në Kosovë. Pjesa dërmuese e të cilave akoma vuajnë nën ato plagë. Apo që po humbin jetën dita ditës, duke lenë fëmijët jetim e duke u braktisur nga familjarët e tyre. Gjithashtu nëpërmjet medias sapo isha njohur, se në Tribunalin e Hagës ish ndihmësi i Punëve të Brendshme të Serbisë Vlastimir Gjorgjeviq kërkonte falje për krimet e kryera në Kosovë, duke deklaruar se, gjatë vitit 1999 janë bërë krime ndaj shqiptarëve. Ai gjithashtu kishte pranuar se ka marë pjesë në fshehjen e zhvendosjen e eshtrave të 724 trupave civile shqiptare në Batajonicë, Petrovo Selo të Klladovës dhe në liqenin Peruçaç.
Mbase edhe vajzat serbe të njëjtën histori – lufte po mendonin, e ndjenin keqardhje, përderisia më shikonin ashtu të habitura… Ndonëse jo…
Maj 2013

Mehdi Frashëri, Rrëfimet e njeriut-çelës të kufijve tanë (Vermoshi dhe Shen Naumi)


MehdiFrasheri

FATOS BAXHAKU

Shqipëria që doli nga 28 Nëntori i 1912-s edhe për do kohë do të mbetej e pavarur vetëm në letër. Jo vetëm se shumë territore të saj ishin të okupuara nga shtete të tjera, të mëdhenj e të vegjël, porse edhe sepse ajo vetëm më 1925-n arriti të ketë kufijtë e saj, të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve të Shqipërisë ishte një organizëm ndërkombëtar ku merrnin pjesë përfaqësues të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve kufitare, Jugosllavisë dhe Greqisë. Përcaktimi i këtyre kufijve ka qenë një “aventurë” më vete, me shumë pasoja, shpeshherë të përgjakshme, dhe me shumë diskutime, që vazhdojnë ende sot e kësaj dite, jo vetëm në plan të diskutimit historik.
Ky komision kishte për detyrë vendosjen e piramidave kufitare mes Shqipërisë dhe fqinjëve mbi bazën e dy dokumenteve: Protokollin e Londrës së 1913-s dhe Protokollin e Parisit të 1921-shit. Ai praktikisht nisi punë më 1922-shin. Në fillim anëtarët shqiptarë të tij u ndërruan për arsye të ndryshme, dikush për shkaqe moshe, një tjetër sepse nuk shkonte mirë me anëtarët e tjerë e kështu me radhë. Ali Pashë Kolonja i la vendin Hilë Mosit, ky Bajram Fevziut, më pas erdhi Dhimitër Berati, derisa më 1922-shin shfaqet në “skenën kufitare” Mehdi Frashëri. Ky vinte si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Lozanës, ku u vendosën kushtet e armëpushimit midis Greqisë dhe Turqisë. Për tre vjet me radhë Mehdi Frashëri do të merret me fiksimin e kufijve mes nesh dhe fqinjëve, kushtit të parë për të pasur një shtet të vërtetë. Për fat dëshmitë e tij kanë arritur falë këmbënguljes së nipit të tij Tefik Çelo, që të mbërrijnë deri në ditët tona. Prej tyre janë shkëputur këto copëza historie.

Vrasja e Tellinit

Gjenerali italian Tellini ishte kryetari i Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve (KNK). Në gusht të 1923-shit ai ndodhej në territorin grek duke u munduar të kuptonte diçka më shumë në pretendimet mes dy palëve. Ai, bashkë me shpurën e tij, u ekzekutuan nga njerëz “të panjohur”. U krijua menjëherë një skandal ndërkombëtar. Musolini, ende i ngazëllyer nga marshimi mbi Romë, dërgoi menjëherë luftanijet e tij, të cilat pushtuan Korfuzin. E lëshoi vetëm kur Athina pranoi të paguajë 50 milionë lireta. Ai kërkoi gjithashtu që grekët të nisnin hetimet për kapjen e fajtorit dhe të kërkonin ndjesë publikisht. Mes Shqipërisë dhe Greqisë lindi një luftë deklaratash të ndërsjella. Secila prej palëve akuzonte tjetrën si fajtore. Në fakt, shqiptarët nuk kishin asnjë arsye, të paktën politike, që të vrisnin gjeneralin italian, i cili ishte sjellë gjithnjë korrekt me ta. Lidhja e Kombeve – si me thënë OKB e atëhershme – krijoi një komision të posaçëm për të zgjidhur lëmshin dhe për të dënuar fajtorët. Delegati shqiptar në këtë komision ishte Mehdi Frashëri, i cili mbërrin në Gjirokastër në shtator të 1923-shit. Veç tij dhe përfaqësuesit grek, komisioni përbëhej nga një gjeneral italian, një kolonel francez, një ushtarak japonez dhe nga konsulli britanik në Selanik.
Në fakt, historia lidhet me një tjetër atentat ndaj një tjetër figure të njohur të historisë sonë, ndaj Myfit bej Libohovës. Më 1922-shin, kundërshtarët e Libohovës kishin paguar një të arratisur grek për të vrarë beun e njohur. Greku kishte gabuar, sepse në errësirë në vend që të vriste beun kishte vrarë shërbëtorin e tij. Vrasësi, që quhej Koço Memo, u kap nga libohovitët dhe u burgos. Mehdi Frashëri në kujtimet e tij thotë se të njëjtët njerëz që e kishin paguar vrasësin më parë hapën Burgun e Gjirokastrës dhe e strehuan Memon në familjen Karagjozi. Këta, kundërshtarë me Myfid beun, paskan pasur një armiqësi të vjetër edhe me një farë Koço Balo, kështu që nisin të përgatisin vrasësin profesionist Memo për të vrarë kundërshtarin e tyre. Sipas Frashërit, disa nga paria e grekëve të Dropullit, e kandisën vrasësin që, në rast se e pyeste dikush duhej të thoshte se shqiptarët ia kishin mbushur mendjen të vriste Tellinin dhe jo Balon. Me një fjalë, hetimi u ngatërrua më shumë në vend që të qartësohej. Pala shqiptare arrestoi një niviciot të krishterë, si të dyshuar për vrasjen, por asnjë nga dëshmitë nuk doli bindëse. Pas kësaj, vendosja e kufijve u ndërpre për do kohë. Porse tashmë Mehdi Frashëri ishte zyrtarisht përfaqësuesi shqiptar në KNK.
Kakavija
Duket se asokohe Kakavija, pika jonë e njohur kufitare, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një fshat i vogël me disa godina ushtarake diku në anë. Shkruan Mehdi Frashëri: “…Vija e ndarjes së ujërave e ndan katundin më dysh, por, meqenëse konferenca e mëparshme e Florencës më 1913 thoshte që vija shkon prej katundit Kakavijë, unë dhe delegati italian insistuam që gjithë katundi t’i mbetej Shqipërisë dhe me këtë mënyrë edhe godinat e rojave të Greqisë t’i mbeteshin Shqipërisë, duke i paguar Greqisë një shpërblim të vogël. Delegati grek, kolonel Avramidhi, insistonte ndryshe dhe u hidhërua e u nervozua tepër, kur komisarët e shteteve të mëdha, pasi u hoqën mënjanë dhe biseduan mes tyre, na komunikuan se katundi Kakavijë i mbetej Shqipërisë, me gjithë rojat aktuale të grekëve. Duke përparuar vijës në jugun e Kakavijës, arritëm në fshatin që quhej Katuna. Ky fshat vetëm kishën ka përmbi vijën ku ndahen ujërat, por fshati vetë ndodhet në rrjedhën e majtë të kurrizit ku shkonte kjo vijë. Sipas pozitës topografike, fshati Katuna duhej t’i mbetej Greqisë, por, meqenëse Konferenca e Florencës thoshte se fshati i takon Shqipërisë, unë insistova që ky fshat të mbetej në Shqipëri, kurse greku pretendonte të kundërtën, d.m.th. që vija të vazhdonte majën e malit. Në caktimin e kufijve të Shqipërisë, u thashë, nuk ishte marrë parasysh rrjedhja e ujërave, sepse, po të ishte marrë parasysh kjo normë, Shqipëria lypsej të përfshinte shumë katunde, të cilat sot i ka Greqia, prandaj në këtë rast të respektojmë pikërisht tregimin e konferencës më datë 1913. Ky vendim thotë shprehimisht se fshati Katuna i mbetet Shqipërisë. Më në fund fitoi teza ime. Dhe, meqenëse, ky fshat ishte çifligu i disa familjeve gjirokastrite, kur e morën vesh lajmin, u gëzuan tepër…”.
Bilishti
Në fund të prillit 1924, pikërisht ditën që Avni Rustemi jepte shpirt në Tiranë, Mehdi Frashëri ndodhej rrugës drejt Korçës. Kufijtë verilindorë ende nuk ishin vendosur. Sipas kujtimeve të tij, problemi më i madh ishte se në Protokollin e 1913-s ishte shënuar se vija kufitare do të ndiqte kufirin mes ish-kazasë së Korçës dhe asaj të Kosturit. Nëse zbatohej kështu, atëherë një pjesë e mirë e Devollit, duke përfshirë edhe Bilishtin dhe Bozhigradin, do të mbetej në Greqi. Nga ana tjetër, në territorin grek, ende të padefinuar kishin mbetur 16 fshatra të krishterë shqiptarë. Mehdi Frashëri e bën fare të qartë: këmbëngul që të mbahet Bilishti dhe fshatrat rreth e rrotull në Shqipëri, duke u lënë grekëve një pjesë të fshatrave që tashmë i kishin okupuar. Me keqardhje Frashëri na njofton se këto ndryshime kufijsh shkaktuan menjëherë largimin e popullsisë. “Është për t’u shënuar – shkruan ai – se në këtë kohë kishte filluar përshkulja e popullsisë myslimane të Maqedonisë për të shkuar në Turqi. Afër kufirit që kishim caktuar nga ana e Kosturit, që i ka mbetur Greqisë, ndodheshin tri katunde thjesht shqiptare: Kalevisht, Revan, Shark. I pari është krejt i krishterë, por thjesht shqiptar nga gjaku e nga gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptar dhe nga besimi muhamedan, por Greqia me propagandë i kishte bindur që të deklaroheshin si turq dhe kështu ato ditë përgatiteshin të shkonin në Turqi. Gratë po lanin teshat në lumë duke vajtuar që do të linin atdheun e tyre, eshtrat e të dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqërore. Gjë për t’u habitur ishte vendimi i gjysmës së popullsisë së katundit Rakickë, që, duke i mbetur Shqipërisë, dhe për pak ditë do të liroheshin, duke parë piramidat, që kishim ngritur gjatë majës së malit të tyre, që provonin se katundi i tyre i mbetej Shqipërisë, nga propaganda se në Turqi do të gjenin pasuri dhe fe, ishin bërë gati të iknin në Turqi, sepse ishin deklaruar si turq pranë komisionit të shkëmbimit të popullsisë muhamedane… Kjo ngjarje rrëfen sa fatkeq është një komb pa kulturë, pa histori të shkruar dhe pa ndjenja kombëtare. Popullsia e Rakickës janë të shëndoshë nga trupi, të gjatë e të hollë si lastarë, burra e gra të bukur nga fytyra. Ishte një mëkat i madh që këta njerëz të bukur dhe inteligjentë të shkonin në Turqi për të vdekur gjysma…”.
Vermoshi
Në Vermosh KNK “i kurdisi çadrat” në verën e 1924-s. Që pas 1913-s, kjo zonë ishte “terra nonullius”. Palët nuk kishin rënë dakord për vijën përfundimtare kufitare, ndërsa jugosllavët kishin pretenduar se tokat e lëna Shqipërisë nuk lejonin një jetë dhe një ndërlidhje të paqtë mes territoreve të tyre. Me pak fjalë, sipas tyre, trekëndëshi më verior shqiptar kishte depërtuar ca si shumë në Veri. Ndërkombëtarët vendosin që të dëgjojnë nga tre përfaqësues të secilës palë. Mehdi Frashëri takon urgjentisht njerëzit më me influencë në Vermosh, Atë Cirilin, Prenkë Calin dhe vojvodën Uc Turku. Nga pala serbe u paraqitën një avokat, një ushtarak dhe një gazetar. Pasi dëgjoi të dyja palët, KNK ia dërgoi të dhënat qendrës. “…Pas 15 ditësh – shkruan Frashëri – komisioni mori përgjigjen e konferencës, e cila konfirmonte vendimin e KNK, duke ia lënë Vermoshin Shqipërisë”. Puna nuk kishte mbaruar me kaq. Jugosllavët kërkuan që të shkëmbenin disa kullota. Frashëri bie dakord. “Kjo mënyrë zgjidhjeje ishte e dobishme për të dyja palët – thotë ai – sepse shihej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtësirat e liqeneve dhe të rrugës afër karakollit të Grençarit. Unë, para se të jepja pëlqimin, u këshillova me malësorët, të cilët me gëzim dhanë pëlqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Unë, veç pikave që u thanë më sipër, kërkova që një pjesë e kullotës që shkëmbenim me shqehët, një qark me një shtizë prej 100 metrash përqark karakollit të Velipojës, që do të shërbente për mbrojtjen e vendit, t’i mbetej Shqipërisë, sepse përndryshe godina e karakollit nuk mund të ngrihej atje ku ka qenë, se vija e kufirit shkonte gjatë kurrizit. Ngritja e karakollit të Velipojës do të shërbente për qetësinë dhe për sigurimin e Vermoshit…”.
Shën Naumi
Historia e Shën Naumit që në fillim kishte nisur ters. Në Protokollin e 1913-s ishte shkruar tekstualisht se “vija kufitare nis nga Lini dhe përfundon në Shën Naum”, pa përmendur nëse Shën Naumi mbetej përkëndej apo përtej Shqipërisë. Diskutimet që vazhduan gjatë nuk dhanë asnjë rezultat. Jugosllavët pretendonin se manastiri, por jo vetëm, u përkiste atyre, meqenëse Shën Naumi ishte një shenjtor tipik sllav. KNK, me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesit jugosllav, vendosi që Shën Naumi t’i mbetej Shqipërisë. Jugosllavia nuk pranoi, kështu që çështja shkoi në Lidhjen e Kombeve, e cila, nga ana e saj kërkoi mendimin e Gjykatës së Hagës. Edhe kjo dha vendim pozitiv për Shqipërinë, por Jugosllavia nuk pranoi zbatimin e vendimit. Por ndërkohë kohët kishin ndryshuar, Zogu ishte rikthyer në pushtet me ndihmën e Jugosllavisë. Në fillim të 1925-s, qeveria i kërkonte Mehdi Frashërit që të gjente një mënyrë për të rënë dakord me jugosllavët. Në fillim pala shqiptare kërkoi që në këmbim të Shën Naumit të merrte disa katunde shqiptare që janë rreth Dibrës së Madhe. Jugosllavët nuk pranuan, kjo gjë, sipas tyre, e linte qytetin pa fshatrat e tij. Më në fund jugosllavët hedhin kartën e fundit. “…Qeveria jugosllave – thotë Frashëri – më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve, që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi. Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e tre katundeve: Tushemisht, Podgoriçan, dhe Halamja. Përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec me 13 kilometra. Se po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav…”.
Në pranverën e 1925-s, Venizellosi i famshëm fton për drekë në Paris si Mehdi Frashërin ashtu edhe Spalaikoviçin, asokohe ambasador jugosllav në Paris. Spalaikoviç gjen kohë t’i thotë Frashërit: “Ahmet bej Zogu duhet ta ketë mirë me Jugosllavinë dhe të ketë marrëdhënie drejtpërsëdrejti me mbretin Aleksandër të Jugosllavisë, sepse çdo gjë që po shkon nga Ministria e Jashtme nuk mbetet e fshehtë”.
Në maj të 1925-s, Frashëri takon Ahmet Zogun në Durrës. Zogu e udhëzon që të bëjë gati letrat për t’i paraqitur në Parlament. Myfid bej Libohova, asokohe ishte ministër i Jashtëm. “Meqenëse nuk i njihte as vendet, as çështjen – thotë Frashëri – m’u lut që të veja bashkë me të në Parlament për të dhënë shpjegimet e duhura”. Në Parlament çështja e kufijve me Jugosllavinë kaloi shpejt. Ishte maji i 1925-s, afër 13 vjet pas Pavarësisë.
Apologjia e njeriut të kufijve
Janë bërë, po bëhen, do të bëhen shumë diskutime mbi këto ngjarje. Më poshtë po citojmë se si e mendonte këtë punë Mehdi bej Frashëri, një nga personazhet më interesante të historisë moderne të Shqipërisë, njeriu që ishte vetë prezent, ndërkohë që vendoseshin piramidat e para shqiptare të kufirit: “Bashkë me çështjen e Shën Naumit ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit. Refugjatët kundërshtarë këto dy çështje donin t’i shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtare dhe këtë gjë e tregonin si tradhti, por në realitet tundej mali për një mi. Rrethi i Shën Naumit që cedonte Shqipëria, ishte një copë tokë me diametër gjysmë kilometri. Pozitën e Shën Naumit donin ta tregonin si pikë strategjike, kurse në realitet kjo pikë, me shkëmbimet e përmendur, përmirësohej në favorin e Shqipërisë. Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën Naumit rëndësi fetare. Me këtë marrëveshje, çështja e kufijve shqiptarë, që kishte mbetur e varur që nga viti 1913, për 13 vjet rresht merrte formën definitive dhe ky përcaktim në politikën ndërkombëtare merrte një zgjidhje të favorshme dhe qetësiprurëse për Shqipërinë, sepse moscaktimi i kufijve definitivisht linte portë të çelur për elementët e brendshëm që mendonin keq për avenirin e Shqipërisë…”.
Amaneti
Këto kujtime janë ruajtur për shumë vjet nga familjet e Haki dhe Gani Karapicit dhe u kanë shpëtuar kontrolleve të dy arrestimeve, të fshehura midis librave të fëmijëve të tyre.
Gjyshi kishte miqësi me këtë familje dhe ua kishte lënë amanet pjesëtarëve të saj në prag të largimit nga Shqipëria në nëntor të vitit 1944. Rreth vitit 1960, këto kujtime të gjyshit, të ruajtura më se 15 vjet, mi dërguan në Gradishtë, ku vazhdoja të isha i internuar. Pasi i lexova me kujdes e me keqardhje që mungonte pjesa pas vitit 1933, u binda për vlerën e tyre dhe mendova se do të vinte një ditë që do të shihnin dritën e botimit… U përula me nderim përpara figurës dhe veprës së gjyshit dhe i fsheha me shumë kujdes.
Netëve vonë, kur isha vetëm, i lexoja e i rilexoja, duke i ngulitur në kujtesë, sikur kështu do të siguroja edhe më shumë ruajtjen e tyre.
Këto kujtime qenë për mua “libri i shenjtë” që më dha forcë e kurajë të përballoja internimin e gjatë dhe të vështirë, duke ruajtur dinjitetin e familjes, si dhe nderin e gjyshit.
Nipi i Mehdi Frashërit
Tefik Çelo
Guvernatori shqiptar i Palestinës

Mehdi Frashëri ishte pasardhës i Frashërllinjve të famshëm. Lindi në Frashër më 1874-n. Studioi në Manastir e Stamboll, ku edhe u diplomua si ekonomist. Pas kësaj u emërua në poste të ndryshme në administratën osmane deri në bej i Jerusalemit dhe guvernator i Palestinës, zëvendëskomisioner i lartë në Egjipt. E la këtë post të fundit sapo mësoi për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe u kthye në Atdhe. Në fillim ishte emëruar prefekt i Beratit, por në 1913-n u emërua përfaqësues shqiptar në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Gjatë Luftës së Parë Botërore punoi si mësues i shqipes në kolegjin arbëresh të San Demetrio Koronas në Kalabri. Ishte disa herë ministër, përfaqësues shqiptar në Lidhjen e Kombeve, përfaqësues shqiptar në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve, dhe Kryeministër (tetor 1935 – nëntor 1936). Kishte prirje italofile, porse u shpreh kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Pikërisht për këtë u mbajt për disa vjet i internuar në Romë. Në tetor të 1943-shit, gjatë pushtimit gjerman pranoi postin e kryetarit të Këshillit të Regjencës. Në nëntor të 1944-s, u arratis në Itali. Mbylli sytë në Romë në moshën 89-vjeçare. Ishte i dënuar me vdekje nga Gjyqi i Posaçëm kundër Kriminelëve të Luftës.

(Të dhënat që do të citohen në këto faqe janë marrë nga: Mehdi Frashëri, Kujtime, 1913-1933, OMSCA-1, Tiranë 2005).
Mehdi bej Frashëri dhe Mihal Zallari-Frashëri, krerë të Regjencës (1943)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...