Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/06/16

AJETE PAVATA : TANI KUR VITET KALUAN...


Cikël poetik nga Ajete Pavata






Yll qe nuk shuhet kurre

Lirine solli per Ne

Gjaku i Tij shendrit n' flamur


KUSHTRIM PER PAVARESI


( Deme Ali Pozharit ne diten e kalimit ne amshim - 26 prill 1975 )

Ne Reke te Madhe - ne Dukagjin
Deme Ali Pozhari
leshon kushtrim per liri
per Kosove e shqiptari

Edhe pertej lindjes se vet
Deme Ali pozhari
qendron krenar

Deme Ali Pozhari
udhetar i lirise
- luftetar
i stines se ngjyrave te Diellit

25/04/2014


Foto: TIK-TAKET E ZEMRES

Tik-taket e zemres
jane melodi
- dashuri
jane vaje e lot
jane gezim
jane zhgenjim

Tik-taket e zemres
meshirojne
adhurojne
dashurojne

Tik-taket e zemres
perhere jane te zgjuara
por vetem nje here
te pushtuara
- nje here te pushuara

22/04/2014



ISHIT LULE TE LIRISE



-Tahir, Enis e Hasan Zemaj-

Kosove rreze e etshme
Per liri
Kosove fole trimash
Me Tahir Zemaj ne gji

Tahir Zemaj trim
Ne krye te FARK-ut
Me Ibrahim Rugoven
Adem Jasharin
Ahmet Krasniqin
Salih Cekajn
Agim Ramadanin
E me shume te tjere
Ne Kosove sollet lirine

Ne at nate janari
Te kobshme ne tradhti
Me Enisin e Hasanin
Ju perpiu nata ne pusi

Ishte dore e lige
Ishte cmenduri

16/05/2014
Gjakove


Foto: ATDHETARIT GUXIMTAR
( Haki Povatajt )

Perhere armikut
i dole perball
&
Ishe i veqant
- i dalluar fare
si nga guximi
- e tjera tipare
&
Atdhetar e guximtar
per breze ne ditar
&
Shkollen ku punove
me lule e rrethove
tani busti yt
aty ben roje

30/04/2014

ATDHETARIT GUXIMTAR


( Haki Povatajt )

Perhere armikut
i dole perball
&
Ishe i veqant
- i dalluar fare
si nga guximi
- e tjera tipare
&
Atdhetar e guximtar
per breze ne ditar
&
Shkollen ku punove
me lule e rrethove
tani busti yt
aty ben roje

30/04/2014

Foto: M E R G I M I

Mergimi
rrugetim
vaje zemre
lot syri

Mergimi
shpetim
per te perndjekurit 
e vendit tim

Ne mergim 
numrohen ditet
humbet shpresa
vitet iken

Nenave
loti u rreshqet
malli djege

Dera e shtepise
rri e hapur
per pritje
te pa fund

Rruge e gjate
plot plage
te pasheruara
- pritje

14/04/2014


M E R G I M I

Mergimi
rrugetim
vaje zemre
lot syri

Mergimi
shpetim
per te perndjekurit 
e vendit tim

Ne mergim 
numrohen ditet
humbet shpresa
vitet iken

Nenave
loti u rreshqet
malli djege

Dera e shtepise
rri e hapur
per pritje
te pa fund

Rruge e gjate
plot plage
te pasheruara
- pritje

14/04/2014

Foto: BABAI NUK MA NJOHU JETEN

Babai im i mire
nuk e pat fatin
ta njoh jeten time
Babai im i mire
nuk e pat fatin
t' i njoh meritat e mia

Babai im i mire
nuk m' i njohu
as mekatet e mia

BABAI NUK MA NJOHU JETEN

Babai im i mire
nuk e pat fatin
ta njoh jeten time
Babai im i mire
nuk e pat fatin
t' i njoh meritat e mia

Babai im i mire
nuk m' i njohu
as mekatet e mia
 


PENA JOTE PREKE QIELLIN


( Adem Istrefit )

Majat e Strellcit
pyesin per Ty
kullat e rrenuara
kane malli per ty

Tani larg vendlindjes
ne zemer te memedheut
penen e more
ne te arte e shendrrove

Atdhetar i paepur
vendlindjen se harrove

Pena jote preke qiellin
shnderite si hene
rrezon si diell
n' at' ane e ne kete ane

28/042014


ENDERRAT FEMIJERORE


Kur isha fare e vogel
enderrat i kisha te medha
enderroja e cfare s' enderroja
te rritem, te rritem panda

Paramendoja veten te bukur
qe te gjithe t' ma kene lakmi
te kryeja shkollim te lart
t' arrija suksese te pa kufi

Deshiroja te behem aktore
e pelqyar shume
ndonjehere gjyqtare
te padrejten ta veja ne thumb

Keto ishin vetem enderra
sepse vitet iken me vrap
dhe fati nuk e dashti
me mua hyri ne hak

Tani kur vitet kaluan
e me to edhe enderrat u shuan
enderroj te shuhem lehte
me njerez per t' u pershendet

Gjakove, 13/06/2014


Foto: PIKTORI

Piktori hedhe ngjyra
per ta pikturuar jeten
ai thelle ne shpirt
e ndjene vetveten

Ngjyrat me shije
i derdhe mbi pelhure
e asaj qe e trazon
ne jete - sot e dikur

Me bejne te mendoj shume
per ta zgjidhur enigmen
mendimet rrjeshin si lum
por, kot se gjeje zberthimin

He, pra
ne jete
perhere dicka
mbetet enigme

Gjakove, 15/06/2014



KUR JETA VETEM AKTROHET

Ndjej ditet
qe ikin me shpejtesi
e netet e heshtura
me shtrydhin ne qetesi

Realiteti eshte i hidhur
pesimizem ne vete mban
edhe qielli i perhitur
duket sikur qane

Kur jeta vetem aktrohet
kerkohet force t' aktrosh
eshte veshtir t' jetohet
kur shpirti t' ben te luftosh

Ta luftosh padrejtesine
qe gezimet m' i grabit
padrejtesia ma cungon lirine
rinine ma gelltite

Permes vuajtjeve
ne stinet e mia
ne vetvete mesova
ta aktroj jeten

Gjakove, 15/06/2014


LUMTURIA ME BEKOI

Lumturia vetem enderrohet
lumturia eshte jeteshkurter

Ne udhetimin tim
shkurtas e njoha lumturine

Me lumturine
stacionin e kishim te kundert
ndaj une zbrita
treni vazhdoi rrugetimin

Lumturia ka pamje hyjnore
ka ngrohtesi diellore
ka thellesi qiellore

Lumturia ime mbeti ne mendime
e here-here ne enderrime

Lumturia pak me shoqeroi
por, prapseprap me miresi me bekoi

Gjakove, 10/06/2014
 





Foto: KUR JETA VETEM AKTROHET

Ndjej ditet
qe ikin me shpejtesi
e netet e heshtura
me shtrydhin ne qetesi

Realiteti eshte i hidhur
pesimizem ne vete mban
edhe qielli i perhitur
duket sikur qane

Kur jeta vetem aktrohet
kerkohet force t' aktrosh
eshte veshtir t' jetohet
kur shpirti t' ben te luftosh

Ta luftosh padrejtesine
qe gezimet m' i grabit
padrejtesia ma cungon lirine
rinine ma gelltite

Permes vuajtjeve
ne stinet e mia
ne vetvete mesova
ta aktroj jeten

Gjakove, 15/06/2014



PUTHJA E PARE

Ishte nena ajo
qe e para me puthi
kur babai bekimin ma dhuroi
&
Nena me solli ne jete
desha apo s' desha une
nga pergjithesi qe ndjeu
shpesh me porositi:
&
Nese jeta te lendon,
t' lutem bija ime,
mos me gjyko
qe te solla ne jete
e nuk arrita te te ndihmoj
&
Nene ike shume heret
puthjen tende edhe sot enderroj

Gjakove, o7 qershor 2014

Foto: *
Nga libri për fëmijë..."Burim i hidhur je mërgim", që përgatitet për botim...Pilo
*
ME FAL GJYSHE

- nga letra e një emigrante të vogël -

Më fal gjyshe,pa përrallat e tua po rritem,
Pa puthjen, përkëdheljet, zërin e ngrohtë.
Frutet e uratës derdhen,e më pas habiten
Rrugëve të mallit, shpërndara nëpër botë.

Më fal gjyshe që nuk të shkruaj dot një letër,
Kur t'flas në telefon,dhe më shumë unë vuaj.
Mërgimi i prindërve,kjo plagë shumë e vjetër,
Nuk më dha mundësinë,që mirë të të shkruaj.

Asgjë nuk më mungon,i kam lodra dhe fruta,
Me kompjuter në dorë flë për çdo mbrëmje.
Mungojnë vetëm përrallat e tua buzë - buta,
Dhe prehri,që përkund ninullën e një ëndrre...

Të gjitha do ti falja për ato dy buzët e tua,
Aromë frutash,që gjyshi i nxirrte nga xhepi.
Më shumë asgjë në këtë botë gjyshe, s'dua,
Atje fshihet lumturia me madhësinë sa deti...

Mbylli gjyshe dyert,vrimat,mbylli dhe dritaret,
Të mos ikin nga shtëpia fëmijëria me kujtime.
Kur të kthehem një ditë si shelege manareee,
T'i gjej, t'i prek, e t'i puth atje te shtëpia imee...

Më kthe përgjigje, më prit, për ty jam e etur!
Përgjigjia s'erdhi kurrë! Gjyshja kish vdekur!

Pilo...&_____London 26/5/2014_____________________

DERI KUR

Kosova ime e dashur
masakrenjte po te demtojne
ne emer te patriotizmit
edhe sot po te shkallmojne

Tani kur armiku iku
pse ende nuk ke qetesi
pse as sot punetori
nuk ka buke per femije

Pse drejtesi as sot nuk ka
kush kend s' e respekton
mossiguria edhe sot
jeten po e lendon

Te varrezat kot pse shkojme
kinse deshmoret t' i nderojme
kur femijte e tyre sot
te pambrojtur jetojne

Ndaj t' i therrasim ndergjegjes
se Kosova me shume se kurre
pergjithesi kerkon

Gjakove, 2 qershor 2014



Foto: NUK DUA TE QAJ

Nuk qava athere
kur loti e shtronte
shtratin e rrjedhes se vet

Lotin qe e perbia
kishte shije te hidhur

Valle me mbeshtjellej
loti ne cerpik
kur pikonte ne zemer

U rrita me shpresen
dhe me enderren e lotit
qe krenarine ma ben me te forte

Loti im ende
pikon ne zemer

Gjakove, 29 maj 2014



NUK DUA TE QAJ

Nuk qava athere
kur loti e shtronte
shtratin e rrjedhes se vet

Lotin qe e perbia
kishte shije te hidhur

Valle me mbeshtjellej
loti ne cerpik
kur pikonte ne zemer

U rrita me shpresen
dhe me enderren e lotit
qe krenarine ma ben me te forte

Loti im ende
pikon ne zemer

Gjakove, 29 maj 2014


Foto: TE NDJEJE

Vargu im
te ndjene
kur fjala shperthen
me rrahjet e zemres

Mendimet
rrugetojne
bashk me valet e deterave
bashk me valet e oqeaneve
atje ku duan t' i prekun brigjet
atje ku duan ta prekun qiellin

Ndonjehere
mendimi vret
fjala mbetet pa ze

Ne rrugetim
te ndjeje ne heshtje
ne heshtje jetoj me ty

Ndjenja
perseri mbijeton

22/05/2014
Gjakove


FATI

Fatin ne jete e enderrojme
ashtu sic e deshirojme

Fati na ofrohet
e here na largohet
ndodhe qe fat ne jete
te mos perjetojme

Fati nuk shitet
fati nuk blehet
e as me vrap 
- nuk zihet

Shpesh jeta na mashtron
e nga Zoti na largon

Fati di edhe te buzeqeshe
peshen e rende na largon
fati di edhe te na gezon
kur se pret, as se mendon

Nese fati nuk te vjen pas
jeta pa te eshte maraz

23 maj 20014, Gjakove



Foto: FATI

Fatin ne jete e enderrojme
ashtu sic e deshirojme

Fati na ofrohet
e here na largohet
ndodhe qe fat ne jete
te mos perjetojme

Fati nuk shitet
fati nuk blehet
e as me vrap 
- nuk zihet

Shpesh jeta na mashtron
e nga Zoti na largon

Fati di edhe te buzeqeshe
peshen e rende na largon
fati di edhe te na gezon
kur se pret, as se mendon

Nese fati nuk te vjen pas
jeta pa te eshte maraz

23 maj 20014, Gjakove


PIKTORI

Piktori hedhe ngjyra
per ta pikturuar jeten
ai thelle ne shpirt
e ndjene vetveten

Ngjyrat me shije
i derdhe mbi pelhure
e asaj qe e trazon
ne jete - sot e dikur

Me bejne te mendoj shume
per ta zgjidhur enigmen
mendimet rrjeshin si lum
por, kot se gjeje zberthimin

He, pra
ne jete
perhere dicka
mbetet enigme

Gjakove, 15/06/2014 

2014/06/14

Nga Kosova përsëri në beteja, me forcat serbe, n’luftime të reja -Fadil Nimani




Fadil Nimani "Komandant Tigri", nga fshati Gërgoc i Gjakovës, Kosovë ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.

Fadil Nimani ndryshe i njohur edhe me nofkën "Komandant Tigri" iu bashkua forcave Shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës duke komanduar Brigadën e 113-të "Ismet Jashari-Kumanova".Sot në çdo pervjetor te renies per liri, Fadil nimanin e perkujtojne duke u mbledhur me mijera shqiptare ne fshatin Vaksince, ku edhe iu ngrit përmendorja.

Deshmore ose jo, si te doni me quani, por amanetin per liri, vellezer ma ruani.(Fadil Nimani)

Gjate historise qindvjeçare te popullit tone,rajoni i Dugagjinit dhe veçmas te Gjakoves është i njohur per lufera te rrepta kunder pushtuesve te ndryshem. Ne fshatin Gergoc te ketij rajoni per trimeri,bujari dhe per atdhetarizem është e njohur familja Nimani, qe nga gjiri i vet ka nxjerre trima dhe atdhetare , por edhe deshmore.... Nga kjo familje është i njohur edhe emri i Fazli Mete Nimanit, i njohur per rezistencen e tij kunder pushtuesve sllave, qe denohet dhe mbahet ne burgun famkeq te Goli Otokut.Por, gjurmeve te te pareve te tij, do te shkoje edhe Fadil Bajram Nimani, i cili sikur te paret e tij, dikur edhe ai nuk u pajtua me okupimin dhe nenshtrimin e shqiptareve nen thundrren sllave. Fadil Nimani lindi me 07.04.1967 ne fshatin Gergoc te komunes se Gjakoves.Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ,kurse te mesmen dy vjet ne Gjimnazin e Cermjanit, kurse dy vjet te tjera per te vazhduar ne shkencat matematiko-natyrore ne Gjakove. U shqua per vyrtytet me te larta te bujarise , trimerise,atdhedashurise.Pas mbarimit te shkolloes se mesme behet studenent ne SHLP "Bajram Curri" ne Gjakove,drejtimi i histori gjeografi ku diplomoi dhe mori titullin e arsimtarit. Gjithnje i vetedijshem se vetem zjarri i pushkes do ta çlironte Kosoven, ai pa ngurrim ne vitin 1996 futet ne radhet e UÇK-se per te marre pjese ne shum aksione te asaj kohe qe kryente UÇK-ja.Duke pare aftesite e tij intelektuale dhe ato ushtarake e emertuan komandant te njesitit TIGRAT, njesit qe operonte ne rajonin e Dushkajes. Fadilin nuk mundte ta pengonte propaganda e eger, qe bente Beogradi dhe qe se bashku me kete e benin edhe disa "politikan shqiptar" qe gjithnje thirreshin ne emrin e popullit, se jan per lirine dhe pavarsine e Kosoves, por ne anen tjeter ,ata ishin nenshtruar perveç roberise, edhe poshterimit ne tersi. Fillimi i luftes frontalete vitit 1998 shtronte nevoje te furnizimit me arme per luftetaret e UÇk-se, prandaj Fadili qindra here do te kaloje kufirin shqiptaro-shqiptar, per t'u sjelle arme shokeve te tij qe luftonin ne vijat e fronit.Ne qershor te vitit 1998 Komanda e Zones Operative te Dugagjinit Komandant TIGRIN e emeroi Komandant te Policise Ushtarake, mirepo ne kete kohe ai komandonte edhe batalionin "Rrufeja". Ky battalion ishte stervitur ne Shqipëri nga oficere te Armates Shqiptare dhe ishte i gatshem per çdo perballje me armikun. Por, fundi i luftes nuk erdhi ashtu siq e kishte menduar Komandant Tigri dhe shume bashkeluftare te tij, ende nuk kishte permuhuar betimi i dhene para flamurit. Ne thundrren sllave ende rrenkonin tokat shqiptare. Kosova Lindore kishte mbetur nen regjimin serb, shqiptaret e Ilirides te njejtin fat, andaj shum liridashes nuk mund ta duronin kete.Nje ndihme te madhe dhe ne furnizim per te drejtat e tyre te IJRM nuk mundi t'a pengonte asgje dhe ai menjehere iu bashkangjite shokeve te tij atje.

Keshtu fillimisht formacionet te Ushtrise Çlirimtare Kombetare Fadili iu bashkangjite si ushtare, por duke pare aftesite e tij ushtarake ai emertohet Komandant i Brigades 113, qe mbante emrin e deshmorit qe ra ne lufte per lirine e Kosoves Ismet Jashari-Kumanova. Detyre te cilin e krey me nder dhe pergjegjsi te larte deri ne renien e tij heroike me 25 maj 2001 ne Vaksince te Kumanoves.


Poezi kushtue Fadil Nimanit

»“KOMANDANT TIGRI”


Kush po ia çon flakën Ballkanit?

Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?

Yll’ i rrallë Fadil Nimani,

Në ballë të luftës zemërluani!


Dhe ndër më të parët çlirimtarë,

Tigri është kur ngritet zjarrë.

Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballë,

Të dorëzohet s’di sa është i gjallë.


Penë e pushkë i kthen sllavit,

Shpirt Shkëlzeni* me zemër luftëtari

Dhe armikut i kallet data,

Kur po u shkon tankeve flaka.


Nga Kosova përsëri në beteja,

Me forcat serbe, n’luftime të reja.

Nga Presheva n’kala të Tetovës,

Çlirimtarë në zemrën e Kumanovës.


Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,

I thotë trimi i lirisë së Kumanovës.

N’Vaksincë i falet legjendarit,

Ia fal amanetin Ismet Jasharit


Autor i poezisë: Fejzulla Duraku

E vranë dhe e shanë Heroin e kombit:Ilir Konushevci

Ilir Halit Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë ( komuna e Podujevës). Ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj. kanë një vajzë - Nertilën. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve.


Biografia e shkurtër


familja e Ilir Konoshevcit u shpërngul nga fshati Konushefc dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb ku në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj. Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme,protesta, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimet e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë ne mesin e te cilave e gjejme Ilirin si në Ferizaj, Prishtinë etj.

Aktiviteti

Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur. Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”. Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës - Remit, me komandant Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht krah për krah me të. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrim, guxim dhe sakrificë”.Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri. Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit., Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.

Me 16 tetor 1997 vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policisë serbe në Kliqinë të Pejës. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë.

Vrasja

Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Dëshmori Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi dhe per ndere te Tij Komanda e Logjistikës së TMK-së, me krenari e mban emrin Tij

Urdhri Hero i Kosovës

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Ilir Konoshevcit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...