Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/20

Makfire Maqedonci - Canolli - Vaji i fëmijëve mallkonte rrugës mbi gjakun e vet...


Picture

Makfire Maqedonci - Canolli 



Makfire Maqedonci - Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjershsa e saj e parë.

 E ka botuar 36vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimi serb.

Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofkat të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre.

Makfires, si motër e vëllezërve ”irridentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vrragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një basrisjeje në shtëpinë e saj.

Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shiri i saj poetik po kendonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.

Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqenanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.

Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valet e Radio – Diasporës, ku si moderatore e udhëheq rubrikën "Heroizmi i popullit tonë në shekuj".

Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si "Teutat shiptare nëpër botë", "Agjencioni Floart-Press", "Floripress", "Tribuna shqiptare", "Bota e re", "Stërkala", si dhe "Qeparoi".


Gjer tani ka botur përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).

PËRKUSHTIM

(Nënës sime, që t’i bëhet dritë fjala ime e parë,

epitafi në shpirtin tim, që thotë jetën e saj dhe dashurinë time për të!)



Dhembje pa thinja



Tërë jetën e lume
vetëm një emër kam thirrur,
fjalën e shenjtëruar prej gjakut.
NËNË në të gjitha kohët,
në të gjitha stinët.
NËNË në bahçe,
në lëndinën e lotëve,
NËNË në bukë e kripë,
në një mal, në një saraj.
Edhe sa herë shkoj te varri i saj.
pa pritur zakonet e përvjetorëve,
në atë lëndinë me kocka njerëzish,
me emrin “nënë” thith ajrin aty,
flas me nënën njëlloj,
si kam folur tërë jetën.
Mes mijëra fijesh bari,
gjej pak dhe që pret gishtat e mi.
E shpupurit, pastaj e rrafshoj me pëllëmbë,
si dikur moti,
kur kruaja shpinën e saj,
sa herë ndërronte hëna.
Çdo grimcë e dheut paska pritur lotin tim,
të ujitet që të mbijë bar,
përjetësia e saj e blertë,
as gjysmën e rrugës pa e bërë,
në jetën lidhur me zinxhirë.



PROLOG


Himn për gjakun

(Në vend të një kënge për
luftëtarët e lirisë dhe UÇK-në)



Asnjë shtyllë nuk mund të mbajë
peshën e lirisë si ju,
gjaku im vertikalisht!
Mes tokës dhe reve të zeza,
ky flamur i kuq,
në shtizën e pushkës,
lidh tokën me diellin,
Gjergj Kastriotit i çon lajm,
Kosovën e kthen në kështjellë,
në agimin e pavarësisë.
Dhe me gishta prej gjakut
Uubie telave të jetës,
në ikje të natës vonë.
E nënat mbushin gjinjtë
me qumësht fëmijësh,
kur Dirini i Bardhë ndalet pak,
një dorë ujë ma derdh në ballë,
ikën si neperkë, e trollit shqipar
një litar i çon.
Tutje një daulle tund dheun,
e yjet si mollat nga degët bien,
nxitueshëm në tokën e arbërit.
“Jemi vonuar shumë”,
Njëri-tjetrit i thonë.



Refreni i tankut

Dhe tymi që i shkonte pas thoshte:
Ja dhuma për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!

Dhe gjurmët e zinxhirëve mbi asfalt
edhe më egër mbi lëkurë ushëtinin:
Ja gjenocidi për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!

Dhe zhurma e makinës së vdekjes,
Vetëm një refren dintej
Ja shfarosja për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!

Kosova është serbe,
thoshte makina gri,
me refrenin e vet përmbi.



Ekzod

Vaji i fëmijëve mallkonte rrugës mbi gjakun e vet,
shkelur zbathur me qemështin e nënës në buzë
rrugës për të ikur nga trolli Ilir,
nga flaka e vdekjes përhapur gjithandej,
mbi blerimin mbjellë në zemër,
bashkë me nënën e me një çantë me pak bukë,
që të mbajnë shpirtin në shtegëtimin e zogjve,
drejt vendeve të ngrohta.
Mirë se erdhe, të thoshte gjysma tjetër e atdheut,
konaku i fqinjëve gjithashtu,
me zemrën e nxjerrë jashtë,
që bijtë e tjerë të shqipes,
të ndihen si në shtëpinë e vet,
si në oxhakun e gjyshit dikur,
bashkë me përrallat e ninananat,
që gjumin të bëhej i qetë,
zbritur nga krahët e tmerrit,
pa gjëmën e birit tjetër të zhdukur,
pa varr e pa nishan,
kthyer diku në muranë,
me gurët e gjakut,
përmendore e trishtimit dhe e mallkimit,
zë i qyqes në degën e thatë.


A mund të flasim kuq e zi?

Dhe Isa Boletini prapë ishte vonuar atë ditë
në gjysmën e ditëlindjes sime,
në nëntorin e tretë në shkurtit 2008,
me gjysmën e shpirtit të qeshur,
në vendlindjen time.
Me njërin skaj të buzëve
puthte flamurin e kombit,
me tjetrin skaj,
flamurin e shtetit më të ri në botë,
të gjysmës tjetër të Shqipërisë,
që ka emrin Kosovë.
Dy ngjyrat e flamurit shpirti i tij kishte.
Njëra Isa ishte,
tjetra Boletin dëshirë të quhej kishte.


Urime, Kosovë!

Mëvetësinë e gjakut tënd gëzoje!
E kuqja uronte me valët e flamurëve të botës.
Nën hijen e luleve,
përkundur nga tanku i paqes aty.
U ndal pak e frymë thellë Isa mori,
si t’i çahej atë ditë po i bëhej krahërori,
kur nëpër gajtana të tirqve
ngjyra ezezë po nxinte,
si vetëtima që zbret në tokë prej mali,
përçuar nëpërr një shufër metali.
Ashtu si përçuan vargjet e mia,
Gjysmën me Isa, gjysmëm me Boletin,
kur mbi dy gjysmat
shqiponja me flatra rri përpjetë,
shkruan me pendë në qiell
datën e nëntorit të vërtetë.




Abetare për lirinë



Shtrënguar me zinxhirë në trupin tim femëror,

gumëzhitja si tanku armik mbi barin e vjeshtës,

të gjeja abetaren e lirisë,

në natën e zezë me re,

kur ëndërroja frymën e ndaluar në grykë

me hallkat e reja natë për natë,

që të mos çelë kurrë drita e mëngjesit tim,

i lagur me gjakun tim.

Dhe ti nuk e di, armiku im!

Që unë di përmendsh

Lirinë që ma ndalon ti,

këngën më të bukur të poetit

që ua lë cicërima zogjve,

edhe kur ti e vret.

Prapë ti nuk e di!

Se sa më shume që më shtrëngon,

aq më shumë gjaku im më mëson jetën,

zvarrë për të arritur kotherrën e bukës,

që shkel çizma jote,

në sofrën e Kosovës,

gatuar me duart e nënave.

Po ik se nuk kam kohë të flas më me ty!

Më presin trimat në male.

Kërkojnë bukë dhe fishekë,

për ty, armiku im!.



Sofër me plumba e shtruar



Ja ku e ke shtruar me plumba,

sofrën ku gatova lirinë,

për darkën e kombit tim,

kur u ktheva vonë nga arat,

të bëja bukën e re misërishte,

për trimat, që

ende nuk janë kthyer nga malet.

Mitrovica kërkon prapë trima,

aty jo nuk fluturojnë

të gjitha shqipet e lira të Kosovës.

Shtruar me plumba e ke

armiku im i vjetër,

me të njëjtën qime!

Dëshira ime e ndaluar tani,

nga paqja e botës,

për lirinë plotë të vendlindjes sime,

për tërë trollin tim,

po pret në sirtarët

e tavolinave diplomatike,

me njërën dorë

në sofrën e plumbave,

që t’i hamë bashkë një ditë.





Nuse shqip në Mollën e Kuqe



Atdheu im sa herë është tkurrur,

braktisur me dhunë

nga shqipatrët e mi,

duke marrë me vete vetëm emrin “shqiptar”,

me lot në sy,

zemra duke qajtur me ngashërim.

Gjyshi im ruam edhe sot,

mbiemrin e vjetër “Maqedonc”,

në kohën kur gjyshja ime

u bë nuse në Mollën e Kuqe,

në vendin ku flasin shqip

vetëm eshtrat nën dhe,

ose ndonjë zog që andej i bie fluturim

dhe këndon emrin e atdheut im,

poemën e time të kafshuar

nga të katër anët,

me emrin Shqipëri.


para 13 minutashMaki Canolli
Lot prej dheut



Sa herë më quajtën mërgimtare,

zemër e pikëlluar u bëra,

ujitur me lot, lagur me riga gjaku,

djegur me mallin e adheut.

Dhe refugjate kur më thanë,

nga gjoksi zemrën nxora,

të mos çahej e mbaja,

me duar të buta femre.

Mbuloja shpirtin,

me plisa të dheut tim,

i bëja baltë, që

të shkelja mjaltin e huaj.

Lulet më lironin helm,

në blerimin e refuzueses isha.

Shporruniiiiiiiiiiiii!

Më vinte të klithja,

por atdheu ma shkelte syrin:

Mbahu!

Nesër një ditë tjetër vjen.



Kushtrimi i lirisë

(Adem Jashari, komandat legjendar)



Më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë

të shtetit më të ri në botë,

mu në zemër të Drenicës,

lindi një nip i Azem Galicës.



Si të dilte nga thellësi e tokës,

nëna i dha emrin e lashtë Adem,

e të lidhej tok me dheun

miti tjetër si Anteu



Kur e mori nëna në duar,

e mbuloi me flamur

dhe e bekoi me dashuri:

Luftofsh, bir për shqiptari!



Djali u rrit e u bë burrë,

u betua në flamur,

se i gjallë nën shka s'jetoj,

dhëmbë për dhëmbë me të luftoj.



Pushka e tij e dha kushtrimin:

Nën shka s’e duroj roberinë.

U trimërua edhe fëmija,

nuk kish frikë nga Sërbia!



Si rrufeja kur i bie një lisi,

me Sërbinë luftën e nisi,

u shkund fort e tërë Evropa,

si të kishte tërmet gjithë toka.



Këndon pushka në kullë prej gurit,

predha, gjyle pret Ademi.

Edhe fëmija në drirare,

i hedhnin armikut fishekzjarre.



U vra trimi duke kënduar,

e në Zot duke u betuar,

nuk e lëshoj kullën e babës plak,

pa u mbuluar të gjithë me gjak.



Brez pas brezi do të nderohet,

e do ta kujtojë historia,

se me Adem Jasharin,

bënë luftë edhe fëmija.



Pushka e tij dha kushtrimin,

që Serbisë t'ia qesim tymin,

e të marrë vesh përjetë e mot,

se kjo tokë shqiptarin ka zot.



Mos e mësyj më, shka, Kosovën!

kij kujdes, more karpat!

Adem Jashari nuk vdes kurrë,

edhe në varr të lan me gjak.



Krejt Shqipëri

(Tahir Sinani, tropojan, dëshmor i luftërave

në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë)



Shumë pak fjalë i foli nënës,

më shumë lot Sinani derdhi,

mbahu, nënë, si thotë zakoni!

Lum për ne koha na erdhi.



O moj nënë, unë jam betuar!

Se do të vdes për tokë e lumë,

këtu është Tropojë,

po Shqipëri ka më shumë.



Ajo fushë veshur me flakë,

është Kosovë, është Shqipëri.

Me pak shkollë, zemra ime!

E di mirë edhe ti.



Kthyer nga dielli i agimit,

niset trimi i tërë në gaz,

mumëron shekujt e robërisë

dhe një këngë i shkonte pas.



Njëqind vjet këtë ditë e pritëm,

sikur lulja që pret driteë,

Ndale shkja hapin pak!

S’e harrojmë kurrë ne traditën.





Lule mbi gur

(Ismet Jashari)



Sa çel nëna sytë në gur,

e sheh djalin si flamur,

kaq lule si mund të mbijnë aty!

Çuditet nëna me lot në sy.



Dhe fërkon sytë mos po sheh hije,

zbret në gur një dritë nga yje,

nur u jep gjithë dëshmorëve,

veç e veç përmendoreve.



Dëgjon nëna fjalë nga qielli,

shikon lart nga i flet dielli,

djali yt është bërë liri,

rrezja ime për Shqipëri.



Ke djem ti, moj nënëloke!

që i dalin krah kësaj toke,

nuk të lënë nën Serbi,

pa u faruar me pleq e fëmijë.



Dhe Kosovës i dha shtetin,

ashtu kishte amanetin.

Lule mbushi tokën amë,

UÇK-në e kishte pranë.



Rrufe nga Shqipëria

(Skerdilajd Llagami ("Shpendi")



Kur Kosova po digjej flakë,

tym po shkonte në të gjitha anët.

Digjej toka, flakë mbi kullat,

në të katër anët luftonin burrat.



Mbahu, moj Kosovë kreshnike!

Ke bijtë tu që ti rrite.

Gjithandej në Shqipëri,

Nuk të lënë ty nën Serbi.



Si rrufeja që vjen nga qielli,

ashtu në Kosovë erdhi Skerdi,

si shqiponjë që del nga mali,

ashtu erdhi Lajdi djali.



Ndalu, shka, ti qofsh mallkuar!

Mos ma digj Kosovën time!

Ndalu shka i biri shkinës!

Jam përballë, jo pas shpinës.



Gjaku i njomë i tiranasit,

skuqi tokën kosovare,

dhe lulekuqe mbinë prej gjakut,

Skerdilajdi i erdhi hakut.



Xan, o lule!

(Murtezan Etemi)



Dhe kushtrimi veshi trollina

anembanë kërkonte trima,

brof në këmbë me xhamadan,

më i shpejti Murtezan.



Shikon qiellin plot me re,

e mbush zemrën me zemërin,

i jep pushkës një herë zjarr,

nëpër bar po shkonte zvarr.



Ballë për ballë me armikun,

tym e flakë ngriten në qiell,

jetën mbron në istikam.

vëllai trim, vëllai Xan.



Oh një plumb ra mbi lule,

Xani trimi si të qeshte,

i ther shpirtin nënëlokës,

si një sondë t’i binte tokës.



Dhe u bë dritë e Arbërisë,

që me shekuj lirinë e kërkonte,

dhe gurëve u solli gjelbërimin,

zogjve lirinë dhe fluturimin.


para 12 minutashMaki Canolli
Flutur në flamur

(Basri Canolli)



Aq male kishte Gollaku atë ditë!

O zot si i mbante trolli!

Më i larti që ishte,

ai Basri Canolli.



Dhe betimi u ngrit në flamur,

bashkë me thirrjen e kushtrimit,

del dhe shqipja nga flamuri,

i shkon në ndihmë atij trimit.



Shtrohej toka plot me gjethe,

seç po shkundej i tërë mali,

kënga këngës seç i thoshte:

Jepi flutur Canoll djali.



Basri Canolli e dha betimin:

Për Kosovën do të luftoj,

plumbin e fundit do ta harxhoj,

shkjaun e zi gjersa ta largoj.



Krisma, flakë mbuluan Marecin,

dhëmbë për dhëmbë dy ushtri,

loti nënën e mbuloi,

u shtri djali, u shtri.








Pjese nga libri: I SHES DIELLIT AKULLORE

(Poezi për fëmijë)





Nuk janë vargje, por akullore



Vargje e vargje,

një piramidë me vargje…

Po kush tha se janë vargje?

Jo, more! Jo, more!

Nuk janë gjë tjetër,

veçse akullore.



Vjersha e vjersha,

një lëndinë me vjersha…

Po kush tha se janë vjersha?

Janë plantacione

mbushur plot me vreshta.



Fjalë e fjalë…

jo kafshata me halë.

Po kush tha se janë fjalë?

Janë qumësht, more!

për çdo akullore,

që nga dielli,

pikin në fletore.



Rima e rima,

një kështjellë me trima…

Po kush tha se janë rima?

Po as karalele nuk janë, lale!

në fund të çdo fjale,

por janë valle e valle,

në koncertin e ri,

për ju, fëmijë!



Nuk është as një libër,

vetëm me gjyshin e vitit të ri,

janë zemra dhe shpirt

për ju, o fëmijë të mi!





Mullisi dhe fëmija



Pa fëmija një mulli,

tek një lumë që po e shponte,

i shkoi mendja si për dreq,

në mos rrymë ai prodhonte.



Mullisi i bardhë nga mielli,

kapi fëmijën ngrohtë për dore:

Eja, bir, bashkë me gjyshin,

të hamë bashkë një akullore!



Ky mulli, biri im!

Është i vjetër sa gjyshi im,

nuk pushon natë as ditë,

bluan drithër, nuk jep dritë.



Ti çuditesh, unë e di,

pse mulliri s’është muze,

në këtë shekull të teknikës

që ka zbardhur kohë e re.



Prapë çuditesh, por dëgjo!

Akolloret që hamë ne,

kanë brenda edhe miellin tim,

jo vetëm lëng frutash e sheqer.



Lëpin gjyshi akullore,

dhe mustaqet i bën pis

nuk pranon si thotë fëmija,

të jetë mësues, e jo mullis.



Këmbëzbathur në një luginë,

ku një lumë shkon me rrëmbim,

Mulliri i Lekë Bardhit,

bluan miell për fshatin tim.



Mos ma vrit ardhmërinë!

(Kundër gjakmarrjes)





Mos ma ndal diellin, të lutem!

Të më ngrohë si gjithë njerëzinë,

se jam një fëmijë i pafajshëm,

që nuk njeh hasmërinë.



Mos më ndaj nga lojërat fëmijërore!

e as nga bankat shkollore,

se nuk kam faj e përgjegjësi,

që njerëzit bëjnë çmenduri.



Mos ma vrit ardhmërinë!

Mos ma shëmto fëmijërinë!

Këtë dëshirë mos ma sfido!

Ndaj meje hakmarrje mos kërko!



Është lart një Perëndi,

që na sheh mua dhe ty,

andaj nëse mua më dënon.

Zoti i madh të gjykon.



Mallkuar qoftë djalë pas djali,

ai që la kanunin i pari,

që të ketë përjetë gjakmarrje,

e mes nesh të hapen varre.



Mëshirë për fëmijët!





Enden për çdo ditë,

rrugëve poshtë e lart,

me shpresë se do të gjejnë

ndonjë kafshatë të thatë.



Rrinë skajeve të rrugës,

të zbathur e të zhveshur,

me stomak të uritur,

me fytyrë të ngërdheshur.



Shikojnë çdo njeri,

që u kalon aty përbri,

në mos kanë gjë për ta,

të paktën një lajthi.



Mungojnë në shkolla,

janë nxënës të dalluar,

ngase nuk kanë fletore,

as libra për të mësuar.



Janë thellë të strukur,

por kërkojnë drejtësi,

ndërkohë që gjëmë e tyre

arrin tutje në qeveri.



Po lum që ne të tjerëve

qeveri nuk na thonë,

e na qan zemra dhe shpirti

prandaj u ndihmojmë.



Lutja e fukarasë





Lutet shpirti i fukarasë

lutet me shumë dëshpërim,

Zot i madh, ty të lutem:

Më jep dhe mua ushqim!



Të kesh, o Zot mëshirë!

Të kem ditë më të mira!

Të kemi ushqime edhe mbathje!

Si e gjithë njerëzia.



Pse të tjerët, o Zot!

kanë gjëra shumë,

ndërsa unë nga uria

s'mund të bëj as gjumë.



Zbute shpirtin e njerëzimit

t’i japë jetë fukarasë,

kush gëzon zemrën e tij,

t’i bësh vend në parajsë!



Vjen dhe dimri, Zoti i madh!

me borë, acar e fërfëllizë,

mua lutja më ngrin në gojë,

pse s’kam të drejtë që të rrojë.



Vajzat shqiptare





Kur t'i takosh

vajzat nga Prishtina,

të dukën të bukura

porsi gjeraqina.



Sa herë t'i takosh

vajzat nga Tirana,

janë shumë çapkene

të shpejta si zana.



Edhe vajzat e tjera,

që janë nga Gostivari,

kanë sy gështenje

dhe flokët si ari.



Po të zbresësh pak

andej nga Presheva,

nga bukuria që kanë vajzat

thua, në zemër i ndjeva.



Edhe në Çamëri

vajza shqiptare,

aq bukur ato

aty hedhin valle.



Po të ngjitësh pak

në rrethin e Malësisë,

vajzat si sorkadhe

duken prej bukurisë.



Kudo që të shkosh

nëpër trojet tona,

vajzat janë të bukura

duken si shqiponja.





Nëpër Shqipëri





Tëra rrugët më çojnë

nëpër Shqipëri,

i di mirë përmendsh

si në gjeografi.



Afër kalit të Gjergjit,

aty në Tinarë,

më bluante truri luftërat

e të parëve tanë.



Thellë në jug, në qytetin

me gurë e pa bahçe,

Kadare shkruante romanin

“Ura me tri harqe”.



Në veri, Fishta e Migjeni

i riktheheshin trishtimit

me “Lahutën e Malcisë

e “Poemen e mjerimit”.



Azem Shkreli i madh

në Shkrelin e Rugovës,

pinte ujë të ftohtë

në Gurrën e Martin Bogës.



Në Pogradec,

afër Liqenit, medet!

Lazgushi kollitej

nga pleqëria e vet.



Në Cercë të Istogut,

për dritën e lirisë,

Rugova në dorë shtëngonte

projektin e pavarësisë.



Në Tepelenën e lashtë,

Ali Pashë Tepelena,

këndohej në këngën

e këngëtares Lena.



Në Prekazin legjendar

Adem Jashari thoshte nga kulla:

Seria do vetëm plumba,

Mos u dorëzoni burra!



Në Gllogjan të Pejës,

në Kullë të Qëndresës,

Dëshmorët Haradinaj

murosnin kështjellën e besës.





Si e bëra Shqipërinë time





Sh-në ia mora shqiponjës në fluturim,

që të ndërtoj çerdhe në shpirtin tim.



Q-në ia mora në qerdhor qershisë,

që t’i bëj të kuqe faqet e rinisë.



I-në ia mora të nesërmen Ilirisë,

që të mësoj rrënjët e Dardanisë.



P-në e la herët pranvera mbi lule,

që të bëj nektar për bletë, jo vetëm pekule.



Ë-në e piku syri i foshnjës pa gji nëne,

që lumenjtë të sjellin qymësht dhene.



R-ja me shi nga retë seç më ra në dorë,

që fëmija të fle gjatë, jo vetëm një orë.



I-në tjetër për emrin e atdheut tim,

e gjeta në abetare duke mësuar shkrim-lexim.



A-në e gatova mirë nga dheu i mëmëdheut,

që të bëja Shqipërinë me dorë të Skënderbeut.



Mësuesi i parë i Abetares

(Mehmet Gjevori)





Nga errësira kush na nxori?
Dritë për ne përjetë kush solli?
Kosovarëve në ndihmë kush u doli?
Mësuesi i parë Mehmet Gjevori.

Bacë Mehmeti me shumë shokë
tridhjetë vjet la Elbasanin,

drejt Kosovës ai u nis,
të hap dritën e shqiptaris.

Dita e natë me Abetare në dorë,
herë në fshat, herë në qytet,

pishtar dite i arsimit,

më i pari baca Mehmet.

Zemra e tij lumturohej,
kur rinia arsimohej,

në çdo kënd shtrihej arsimi,

qeshte populli nga gëzimi.


Brezat shekujve do ta kujtojnë
sinonimin e Abetares,

më i shtrenjti veterani,
bacë Mehmeti nga Elbasani.





Abetarja, floriri me yje



Abetarja është libri i parë,

nga nis e gjithë dituria,

me kaq flori që ka brenda,

matet e tërë pasuria.



Shkronjat që ka ajo,

i kanë marrë librat e tjerë,

kush i mori më lehtë,

kush me shumë poterë.



Floriri i Abetares

është flori me okë,

ama kur fëmijët,

e futin thellë në kokë.



Në çdo fletë të Abetares,

është nga një yll,

me çdo grafikë shkronjash,

ndriçojnë një pyll.



Zbret aty dhe dielli,

si mësues i jetës,

lidh fijet e dritës,

derdh mjaltrin e bletës.

NUK BESONTE NË PËRRRALLA TË KUQE


Xheladin Mjeku


Xheladin MJEKU


NUK BESONTE NË PËRRRALLA TË KUQE

Ismet A. Qorrajt

Vonë ishte, tepër vonë
Të besonte në përralla të kuqe
Se atdheu do të vishej me vello
Do të zbukurohej si nuse

Ishte kohë shtrigash atëbotë
Ku digjej gjithëçka që në embrion
Veç boshësisë së fjalëve
Tjetër asgjë s’të kujton

Iu kthye kujtesës njëherë
Nga fillimi i ditës
Kur bisha sulej e qartur
Dhe shembte tempujt e dritës

As plumbi në flurudhë
As topi e bajoneta
Nuk ia ndaluan rrugëtimin
Të kaptoj ëndrrat e veta

Mbi maja shkëmbinjësh
Si skifterë që nuk e lëkund stuhia
I kalitur brezave të historisë
E ftonte në përqafim liria

Me fjalën si shigjetë
Dhe me gjoksin shkëmb
Mundi bishën gjakatare
Rrufetë i ndaloi me dhëmbë

Vërtetë ishte vonë
Të besonte në përralla të kuqe
Se atdheu do të vishej me vello
Do të zbukurohej si nuse

Me besim në zemër iu fal
Kushtrimit të Skënderbeut
Flamurin e lirisë
Ia shpalosi atdheut

Prandaj në çdo vend
Ku shqipja u njomë me gjak
Lapidar i trimave të këtillë
Qëndron si bajrak


2015/03/19

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë disa "patriotë"me bateria të Cërvena Zastavës ,së Kragujevcit!!!

Nga FLORI BRUQI


Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981,1997,1998,1999.

Por, tërësisht  të lëna anash  janë demonstrate e 28 marsit 1989?!

Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë.

Ka kohë përkatësisht 26 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë.

Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve.



Ndoshta nga shumë njerëz kjo datë është e harruar dhe i takon vetëm të kaluarës , mirëpo nëse rikthehemi mbrapa do të shohim se kjo datë ka qenë ndër pikat kyqe të qëndresës shqiptare ndaj regjimit serbo-sllav , me protesta në mbrotje të shkollës shqipe ,sovranitet të shtetit të Kosovës e deri tek çlirimi i saj. Ata që harrojnë historinë, ajo mund t’u përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht vite që, 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush as që dijnë se çka në fakt ka ndodhur në atë kohë.  Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët , që nëpër tubime thoshin se: ’Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’!(Albrim S. Badallaj)






Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë.Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot ‘harrojnë’ këtë ngjarje me peshë po ua ‘freskoj’ kujtesën.(

Ishte kohë e vlimeve. kur Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Marshalit jugosllav Josip Broz Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës.

ISMET  AVDI  QORRAJ(1968-1989)


Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se :’Kosova nuk humbet asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’ !

Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do tu dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.


ISMET  AVDI  QORRAJ(1968-1989)

***********

Skender_Zogaj2



Skënder Zogaj

Balada për zogjtë e valsit diellor

(Dëshmorit Ismet A. Qorraj me shokë)


Imja është piktura me sytë e përlotur 
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipëri Deçanit
Plot me zogj gjoks shpërthekuar, 
Të zjarrtë dhe kryengritës 
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban 
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.

Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli 
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak 
Gjithmonë të etur për gjak...

Në këngë është trimëria e zogjve 
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar 
Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën 
Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet
Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba 
As për këlyshë të zinj bushtre 
Që i ulërijnë Hënës…

Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik - 
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin 
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...



(Mars 2015)


***************

Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai, kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974.

Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës ti merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës.



Ilustrim  nga piktori akademik Dëmush Avdimetaj (Dëshmoret e Deçanit:28 mars 1989)

Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.


Demonstratat-e-28-Marsit-1989---Roli-dhe-Qëndresa-e-shkollës-shqipe

Në Komunën e  Prizrenit në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në Komunën e Deçanit u vranë katër demostrues(Ismet Qorraj ,Agim Kukleci,Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj).





Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në  Deçan ,Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.

Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shlivovicë të Shumadisë , e në Kosovë derdhej gjak shqiptari.



Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë.

Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetja githëpopullore ( 1 tetor 1997) deri tek dalja publike e UCK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po i vinte fundi shtetit vrastar serbosllavë.


Dëshmori Ismet Qorraj(1968-1989)

Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin tonë të okupuar nga hordhitë sllavo-çetnike serbe.

Demonstratat e 1968-tës, 1981-shit,19 88-tës, greva e minatorëve, ato të vitit 1990 e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet ?! Pse kështu?!...

Image result for demostratat ne zhur ne vitin 28 mars 1989

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, do ta rikujtojë  28 marsin  e përgjakshëm  të 1989-tës  ,do ta kujtojë me po aq pietet si gjithë datat tjera.

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.



Ilustri  nga piktori akademik Dëmush Avdimetaj (Dëshmoret e Deçanit:28 mars 1989)


Por, me përkujtimin publikë  të 28 marsit 1989, jo vetëm që lëndohen familjet, por ka rrezik që ajo ditë e përgjakshme -historike duhet të përkujtohet nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date.

Dibran Fylli

Dibran Fylli

SHTIGJEVE TË LIRISË


Dëshmorit Ismet Qorraj

...ditë marsi
tinguj lirie dëgjoheshin,
mjegulla mbuloi qiellin blu
shi e plumba u bënë jehonë
e shpërndaheshin gjithandej shqiptarisë,
Ai
thuri hartën e atdheut,
rinin e tij
madhërishëm
e mbylli në shtigjet e lirisë...


******************************

Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Ismet Qorrajt,Agim Kuklecit,Sali Hadërgjonajt,Mujë Mehmetaj(nga Komuna e Deçanit) si dhe Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.







Mimoza Legisi 


Një emër ndër yje


(Kushtuar dëshorit Ismet Qorraj nga Deçani)


Fuqishëm malet sot po rënkojnë,
dhimbja në heshtje po ushton,

nën qiellin e zymtë përmbi Kosovë 

buzë pragut nëna, nis dhe vajton.

Plagët e kohës kullojnë gjak
këngën kanë ndalur bilbilat,
djemtë e shqipes kërkojnë hak
të mposhtin të mallkuarat bisha.



Deqani ka ulur kokën n'heshtim

një trim nga krahët i'u largua. 
Ismet Qorraj, sdo ketë me kthim
në lulkuqe gjaku i'u shndërrua

Z'do jetë mes nesh mbrëmjeve të vona 
yjet kanë shkruar emrin e tij
kur malli të marrë vëllezër dhe motra
për të do qëndisen vargje gjithënji



Fjalen "Liri" shqipëroi goja e tij

kur trupin ia fali vatanit,
Ismetin s'e trembi as blumbi i zi 
do jetë krenaria e Deçanit



dt.11.3 .2015

Durrës

Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!

Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!






Esat Loshaj





Esat Loshaj 



Rreze diell - Ismet Qorraj - hero- (1968-1989)



Tokë Kosova djep që t'rriti

të ushqej me dashuri 
për t'luftuar si shkabë mali
O flamur në lartësi
Lëgjendë gjallë trim me fletë
Qarrabregas luleborë
yll i ndritur shtatëlartë
ishe mbret me kurorë
Pavdeksinë e firmose
me thurime këngë epike 
hallall gjiri i nënëlokës
jo për nam as për karrigë
Kënga pak është për Ty
Hero yni kapedan 
T'i ke hyrë në histori
ne zemër të popullit vigan
je simbol i dritë henës
gjakë pastër diellor
luftëtari i lirisë
trim hero - madhështor!....



Pejë,3.5.2015.






***********

,,Patriotet me bateria " tip gjeneral Agim Çeku , harruan  me qëllim 135 dëshmorët e kombit që nuk u njihet Statusi i dëshmorit të Popullit të Kosovës.






Këta janë 135 dëshmorët e kombit që nuk u njihet statusi i dëshmorit



Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.
Protesta nëse nuk iu njihet statusi të gjithë dëshmorëve

Një komision i ngritur nga familjet e dëshmorëve ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.
Ky komision ka kundërshtuar anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese.



Image result for agim Çeku

GJENERALI PA MERITË LUFTE - AGIM ÇEKU

“Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit.

image

Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithëpopullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur ‘Jugosllavi’, Komisioni i familjeve të dëshmorëve të kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu sipas tyre, do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme.
Ata kanë sjellë edhe emrat e dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi kundër okupatorit serb, siç janë:
Fazli Grajçevci, i vrarë më 1964 në burg; Shaban Shala, i vrarë më 1964 në burg; Murat Mehmeti, i vrarë në demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë; Naser Hajrizi nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981; Asllan Pireva nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981; Sherif Frangu (i vrarë në demonstrata) në Ferizaj, më 1981; Riza Matoshi (i vrarë në demonstrata në Ferizaj, më 1981; Ruzhdi Hyseni (i vrarë më 1981); Xhelal Maliqi (i vrarë më 1981); Sali Abazi (i vrarë më 1981); Salih Maloku (i vrarë më 1981); Nesimi Dervish Dana (i vrarë më 1981, në Gjakovë); Salih Zeka (i vrarë më 1981); Jusuf Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard; Bardhosh Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard; Kadri Zeka, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard; Rexhep Mala, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984; Nuhi Berisha, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984; Bajram Bahtiri, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 8 shkurt 1984, Prishtinë; Xhemajli Blakaj, nga Istogu, i mbytur në torturë më 1987; Ismet Krasniqi, veprimtar dhe organizator i demonstratave që nga viti 1981, i vrarë në demonstratën e 27 marsit të vitit 1989, në Prishtinë; Afrim Zhitia, i vrarë duke luftuar në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë; Fahri Fazliu, i vrarë duke luftuar, në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë; Ali Ajeti, i vrarë duke luftuar, më 1989, në Shtedim të Besianës; Tahir Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët; Nebih Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët; Besim Latifi, nga fshati Pollatë, Besianë, i vrarë në rrethim më 1990; Skënder Monolli, nga fshati Pollatë, Besianë, vrarë në rrethim më 1990; Enver Hadri, i vrarë me atentat, më 25 shkurt 1990, në Bruksel; Tahir Lush Berisha (vrarë gjatë përpjekjes së armatosur më 1992, në Leshan të Pejës; Arim Abazi, i mbytur në torturë në burgun e Ferizajt; Zijah Shemsiu, i mbytur në burg; Xhemajli Berisha (31 vjeç), profesor, nga fshati Brestovc Rahovec, i mbytur në torturë në burg të Prizrenit; Nesimi Elshani (28 vjeç), student, Nagavc, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Bedri Sokoli, vrarë në vitin 1989; Ylfete Humolli, 17 vjeçe, (e rënë në demonstratat, në Lupç i Ulët i Besianës, më 1990); Agron Fetahu (23 vjeç), bujk fshati Celinë, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Mehmet Ejupi (23 vjeç) fshati Sekiraçë, vrarë në Besianë; Agim Rashiti, (19 vjeç), Dragash, vrarë në Gjilan; Agim Kukleci (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq, Deçan; Basri Ibrahimi, nga fshati Smirë, vrarë në Smirë, Viti; Xhymshit Ahmet Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç) bujk, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Hajrim Badallaj (10 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Naim Qemajli, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Fatmir Hoxha, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Haki Pavataj, Decan; Zyle Gashi (23 vjeç), vrarë në Prishtinë; Mujë Berisha, nga fshati Maznik, vrarë në Maznik, Deçan; Ismet Qorraj (21 vjeç), punëtor, vrarë në Carrabreg, Deçan; Xhafer Qorraj, vrarë në Carrabreg, Deçan; Selman Haxhosaj, nga fshati Pobërxhë, vrarë në Deçan; Musa Gashi, nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë; Mirvete Avdiu, nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë në Shtime; Mustafë Veselaj (23 vjeç), nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë; Hilmi Jashar Kajtazi (31 vjeç), teknik, nga fshati Vitak, vrarë në Mitrovicë; Bedri Sergjonaj (19 vjeç), nga fshati Kllodernicë, vrarë në Mitrovicë; Behram Saniçi, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë; Hakif Bislimi (24 vjeç), i papunë, nga fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë; Sali Hadërgjonaj (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan; Selat Berisha (28 vjeç), punëtor, nga fshati Barilevë, vrarë në Prishtinë; Muharrem Kabashi (19 vjeç), i papunë, nga Dushanova, vrarë në Dushanovë, Prizren; Idriz Rrahmani (41 vjeç), vrarë në Gjilan; Rrahman Demaj, vrarë në Skenderaj; Bedri Hasanaj (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë; Sevdat Xhafolli (25 vjeç), vrarë në Prishtinë; Shukrije Obërtinca (17 vjeçe), nxënëse, nga fshati Lismir, vrarë më 27 mars 1989 në Prishtinë; Nufret Gashi (40 vjeç), vrarë në Suharekë; Muhamet Imeri (19 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren; Ibrahim Krasniqi, vrarë në Prishtinë; Ismet Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan; Xhafer Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan; Muhamet Bytyçi, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren; Bujar Haxhimusa (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë; Riza Smajli, vrarë në Gjilan; Betim Shala (21 vjeç), student, nga fshati Nashec, vrarë në Prizren; Beqir Shimaniqi (41 vjeç), pensionist, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë; Ramadan Zeqiri (34 vjeç), punëtor, nga fshati Kopiliç i Epërm, vrarë në Mitrovicë; Istref Gashi (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë; Sakip Bislimi (33 vjeç), i papunë, fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Leposaviq; Afrim Bytyçi (14 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren; Rrahman Sopa, Kaçanik, vrarë në Prishtinë; Shefki Sejdiu, Ferizaj, vrarë në Prishtinë; Shaip Bytyçi (30 vjeç), Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren; Ali Ajeti (30 vjeç), nga fshati Sveçël – Podujevë, vrarë në Mitrovicë; Xhemajl Krasniqi, demonstrues, i burgosur, vrarë në burg; Fatmir Hazir Ukaj (18 vjeç), Pejë; Agron Ukë Gashi, Celinë, Rahovec; Hilmi Rexhep Krasniqi (41 vjeç), Hoçë e Vogël; Halim Malush Hoti (29 vjeç), Krushë e Vogël, Rahovec; Nazim Qemal Elshani (28 vjeç), Nagavc; Reshat Ymeri (21 vjeç), Gjilan; Rexhep Aliu (43 vjeç), punëtor, Ferizaj; Bekim Ruzhdi Sejdiu (15 vjeç), Koshare, Ferizaj; Melit Kryeziu, Suharekë; Hysni Abdullah Mazrreku (15 vjeç), Bubavec, Malishevë; Ali Din Kryeziu (28 vjeç), Bubavec, Malishevë; Rexhep Selman Aliu,(36 vjeç), Bubavec, Malishevë; Sadik Malaj (23 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri; Sadri Maksuti (53 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri; Xhevat Hoxha (24 vjeç), Gjakovë; Fatmir Kërleshi (20 vjeç), Gjakovë; Qamil Morina, Logjë, Pejë; Fadil Nazmi Talla (25 vjeç), Podujevë; Ragip Brahim Hasanmetaj (23 vjeç), Strellc, Deçan; Islam Morina (38 vjeç), Topanicë, Kamenicë; Sylë Hazir Ukëmetaj (23 vjeç), Strellc i Epërm, Deçan; Nuhi Azemi (21 vjeç), Prelezi i Jerlive, Ferizaj; Xhevdet Breznica (22 vjeç), Magurë, Lypjan; Enver Morina (22 vjeç), Çikatovë e Vjetër, Drenas; Sahit Shala (25 vjeç), Krajkovë, Drenas; Gani Daci (22 vjeç), Nabërgjan, Pejë; Ali Hysevukaj (19 vjeç), Pejë; Ali Isë Zuka, Pejë; Nazmi Tefiku, Dubravë, Kaçanik; Sadri Shoshi, Istog; Samedin Bylykbashi, Prishtinë; Agron Fetahu (23 vjeç), bujk, Rahovec; Milazim Karaxha, Çikatovë, Drenas; Smajl Lladrovci, Gllanasellë, Drenas; Xhavit Lladrovci, Gllanasellë, Drenas; Shani Morina, Drenas; Bahtijar Gashi (52 vjeç), Prizren, mbytur në Gjilan; Sylë Ukë Haxhaj (46 vjeç), Carrabreg, Deçan; Haziz Shora,Kaçanik; Qazim Shoshi, Istog; Ali Tafa, Shtime; Vehbi Shesholli, profesor, Zveçan, Mitrovicë; Rasim Sheqer Mulliqi, profesor, Beleg, Deçan; Osman Vokshi (66 vjeç), Pejë; Osë Muqaj; Ragip Hasanmetaj (23 vjeç), fshati Strellc i Epërm, Deçan, vrarë më 31.01.1990; Hasan Ramadani, nga Albaniku (ish-Shajkoc – Besianë), i vrarë në luftim,1994.
Në listë mungojnë ushtarët e vrarë gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën e ashtuquajtur popullore jugosllave.

P. S. Nëse eventualisht ka mbetur ndonjë dëshmor jashtë kësaj liste, Komisioni paraprakisht u kërkon falje familjeve të tyre, dhe njëkohësisht luten familjet e tyre të na ofrojnë shënimet për ta.

Reagimi bëhet nga Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të të gjitha periudhave historike:


Naim Zhitia - kryesues
Behram Krasniqi - anëtar
Skender Berisha - anëtar
Vlora Humolli - anëtare
Rashit Ymeri - anëtar
Tafil Latifi - anëtar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...