Rruga drejt luftës (1995–1998)
Politikat e rezistencës pacifiste të Ibrahim Rugovësbënë që Kosova të ishte në qetësi gjatë luftës në Slloveni , dhe në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve 1990. Gjithësesi, u pa krijimi i UÇK-së, si rezultat i acarimit të popullsisë shqiptare ndaj shtypjes së shtetit serb.
Në mesin e viteve 1990, Rugova kërkoi që në Kosovë të vendosej një forcë paqeruajtëse nën komandën e OKB-së. Në 1997, Millosheviçi u ngrit në presidencën e Republikës Federale Jugosllave (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi që prej krijimit në prill 1992).
Vazhdimi i shtypjes së popullsisë i bindi shqiptarët se vetëm rezistenca e armatosur do ta ndryshonte situatën e rënduar. Në 22 prill 1996, u ndërmorrën katër sulme ndaj personelit të sigurisë serbe në disa pjesë të Kosovës. Sulmet u morën përsipër nga një organizatë e panjohur në atë kohë e quajtur " Ushtria Çlirimtare e Kosovës " (UÇK). Natyra e UÇK-së mbetej e panjohur nga ndërkombëtarët.
Kryesisht ndihmat e para financiare dhe materiale UÇK i mori nga diaspora shqiptare. Në fillim të vitit 1997, qeveria e shqipërisë u rrëzua si pasojë e armatosjes së popullsisë dhe hapjes së rezervave të armatimeve të Ushtrisë shqiptare. Një pjesë e rezervave përfunduan në duar të bandat kriminale ndërsa një pjesë tjetër ndihmoi në armatosjen e arsenalit të UÇK.
Bujar Bukoshi, Kryeministri në ekzil (në Zyrih , Zvicër), krijoi FARK-un ( Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ) e cila u absorbua në shumicën e anëtarëve të saj në UÇK. Qeveria jugosllave e konsideronte UÇK-në si "terroristë" të cilët sulmonin policët dhe civilët.
Në 1998, Departamenti Amerikan i Shtetit e listoi UÇK-në si organizatë terroriste, dhe në 1999 Komiteti i Politikave të Republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara shprehu shqetësimin për "aleancën efektive" të administratës Demokrate të Klintonit me UÇK-në për shkak të "shumë raporteve nga burime të besueshme jozyrtare". Në 2004, John Pilger tha se për gjashte vjet deri në 1998, UÇK-ja është trajtuar nga ShBA si grup terrorist
Në vitin 2000, një artikull BBC shkruan Nato at War (Nato në Luftë) ku shkruan se si Shtetet e Bashkuara, të cilat e quajtën UÇK-në si "terroriste", tani kishin marrëdhënie me grupin. Ndërkohë që SHBA zyrtarisht e quante UÇK-në terroriste, autori Alastair MacKenzie thotë se UÇK stërvitej nga aleati më i mash i SHBA-së në NATO, Mbretëria e Bashkuar, e cila që prej vitit 1998 stëvitej në një kamp stërvitjeje në fshatrat në veri të Bajram Currit.
Ndërkohë, ShBA mbante një "mur të jashtëm sanksionesh" ndaj Jugosllavisë të cilës i krijoi shumë probleme.Ato u mbajtën pavarësisht marrëveshjes në Dejton për heqjen e sanksioneve.
Kriza u përshkallëzua në dhjetor 1997 në takimin e Këshillit të Implementimit të Paqes në Bon, ku komuniteti ndërkombëtar (siç u quajt në Marrëveshjen e Dejtonit) pranoi ti japë përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë fuqi pastruese, duke përfshirë shkarkimin e liderëve të zgjedhur. Në të njëjtën kohë, diplomatët perëndimorë këmbëngulën që të diskutohej çështja e Kosovës, dhe që Jugosllavia ti përgjigjej kërkesave të shqiptarëve. Delegacioni jugosllav u largua nga mbledhja menjëherë në protestë.
Kjo u ndoq nga kthimi i Grupit të Kontaktit që pa fazën e fundit të konfliktit në Bosnje dhe deklaratat e fuqive Europiane ku i kërkohej Jugosllavisë të zgjidhte problemin me Kosovën.
Lufta fillon
Sulmet e UÇK-së shtohen, me në qendër luginën e Drenicës në afërsi të banesës së Adem Jasharit. Disa ditë pasi Robert Gelbard e quajti UÇK-në grup terrorist, policia serbe sulmon UÇK-në në zonën e Likoshanit, dhe ndoqën disa prej luftëtarëve deri në Cirez, duke vrarë 16 luftëtarë shqiptarë dhe u vranë 4 policë serbë.
Pvarësisht akuzave për vrasje selektive dhe vrasjes së civilëve, dënimet e kryeqyteteve perëndimore nuk ishin aq të ashpra sa do të bëheshin më vonë. Policia serbe ndoqi Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij deri në fshatin . Një sulm masiv mbi shtëpinë e Jasharit solli masakrimin e 60 shqipëtarëve, shumica familarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 ishin gra dhe 10 fëmijë. Ngjarja e 5 marsit 1998 shkaktoi irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright tha se tashmë "kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ".
Në 24 mars forcat Jugosllave rrethuan fshatin e Glloxhanit dhe sulmuan luftëtarët e UÇK-së. Pavarësisht fuqisë më të madhe të zjarrit, forcat jugosllave dështuan në shkatërrimin e njësisë së UÇK-së i cili ishte objektivi i tyre. Megjithëse kishte disa të vdekur dhe shumë të plagosur nga UÇK, Beteja e Glloxhanit ishte një rezistencë e suksesshme.
Një qeveri e re u formua në Jugosllavi, e drejtuar nga Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Radikale Serbe. Kryertari i Partisë Ultra-nacionaliste Radikale Vojislav Šešelj u bë zëvendës kryeministër. Kjo shtoi pakënaqësinë në pozicionin e vendit ndërmjet diplomatëve perëndimorë.
Në fillim të prillit, Serbia organizoi një referendum për çështjen e ndërhyrjes së jashtme në Kosovë. Votuesit serbë refuzuan vendosshmërisht kundër ndërhyrjes së huaj në këtë krizë. Ndërkohë, UÇK fitoi shumë territor përreth Deçanit dhe kishte territore nën kontroll në Glloxhan.
Kështu që, në 31 maj 1998, Ushtria Jugosllave dhe policia e Ministrisë së Brendshme serbe filluan operacionin për spastrimin e kufirit të kontrolluar nga UÇK. Përgjigjja e NATOs ndaj kësaj ofensive ishte operacioni i mesit të qershorit i quajtur Operation Determined Falcon (Operacioni Fajkoi i Vendosur), një parakalim ajëror mbi kufijtë Jugosllavë.
Gjatë kësaj kohe, Presidenti Jugosllav Millosheviç arriti një marrëveshje me Presidentin e Rusisë Boris Jelcin për ndalimin e operacioneve ofensive dhe pregatitjen e bisedimeve me Shqiptarët. Ku më pas u arrit takimi midis Millosheviçit dhe Ibrahim Rugovës në 15 maj në Beograd, dy ditë pasi u njoftua nga Richard Holbrooke.
Një muaj më vonë, Holbrooke, pas një udhëtimi në Beograd ku ai kërcënoi Millosheviçin që nëse nuk bindeshte, "çfarë ka mbetur nga vendi juaj do të shpërthejë", ai vizitoi zonat kufitare të prekura nga luftimet në fillim të qershorit, nga ku u fotografua me ushtarët e UÇK-së. Publikimi i këtyre imazheve fotografike i dërgoi një sinjal UÇK-së, mbështetësve dhe simpatizantëve, dhe vëzhguesve në veçanti, se SHBA-të do të mbështesnin vendosshmërisht UÇK-në dhe popullsinë shqiptare në Kosovë.
Marrëveshja e Jelcinit përfshinte lejimin nga Millosheviçi të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ngrinin një mision në Kosovë në mënyrë që të monitoronin situatën. Ky ishte Kosovo Diplomatic Observer Mission (KDOM), (Misioni Diplomatik Vëzhgues në Kosovë), i cili filloi të veprojë në fillim të korrikut. Qeveria amerikane e mirëpriti këtë marrëveshje, por denoncoi thirrjen e iniciativës për armëpushim të përbashkët. Pasi Amerikanët kërkonin tërheqjen e trupave jugosllave.
Gjatë gjith qershorit dhe deri në mes të korrikut, UÇK-ja mbajti avantazhin e vet. UÇK rrethoi Pejën, Gjakovën, dhe kishte caktuar kryeqytet provizor qytetin e Malishevës. Trupat e UÇK-së u futën në Therandë ( Suharekë), dhe në veri-perëndim të Prishtinës. Më pas u futën në Rahovec dhe në fshatrat përreth.
Pas disa sulmeve të UÇK-së në mes të gushtit, trupat jugosllave nisën operacione ofensive në jug të rrugës Prishtinë-Pejë. UÇK filloi një ofensivë në 1 shtator në rrethinat e Prizrenit, duke rritur aktivitetin usharak të ushtrisë jugosllave. Në Pejë, një ofensivë jugosllave rrezikoi një karvan njerëzish të dëbuar, veprim i cili u dënua nga oficerët ndërkombëtarë.
Në mes të shtatorit, për herë të parë UÇK-ja arriti në veri të Kosovës përreth Podujevës. Në fund, në fund të shtatorit, një përpjekje e vendosur nga jugosllavët nisi për largimin e UÇK-së nga veriu dhe qëndra e Kosovës po ashtu edhe nga lugina e Drenicës.
Gjatë kësaj kohe shumë kryeqytete perëndimore dënuan sulmin, por sulmet u intensifikuan. Në 28 shtator, kur u gjetën kufomat e gjymtuara të një familjeje nga KDOM jashtë fshatit Abria e Epërme. Pikërisht Masakra në Abri të Epërme siguroi ndërkombëtarët për genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, ky imazh i gjakosur shtyu luftën në një nivel tjetër.
Morali
Kur u tërhoqën nga Kosova pas ndërhyrjes së NATOs, njësitë jugosllave dukeshin me moral të lartë dhe paisjet në përdorim të tyre kishin një dëm minimal. Disa javë para përfundimit të konfliktit, David Fromkin shkroi se ˝dukej më e mundur që uniteti i NATOs mund të thyej para se morali i jugosllavëve të rrëzohej.˝ Kur Klintoni lajmëroi që nuk do të dislokonte trupa tokësore, kjo i dha një rritje jashtëzakonshme moralit të ushtarëve serbë.
Në kontrast, të tjera burime raportonin se morali ishte një problem për forcat serbe; studime të inteligjencës zbuluan se shumë ushtarë nuk ishin dakord me veprimet e shokëve të tyre.Një komandant tanku serb raporton:
„Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtar armik dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD secili u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë... më vjen turp.“
Në 9 korrik 1998, Presidenti i SHBA Bill Clinton deklaroi "emergjencën kobëtare" ( gjendje e jashtëzakonshme) për shkak të "kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm të sigurisë kombëtare dhe politikave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara" imponuar nga Jugosllavia dhe Serbia mbi Luftën e Kosovës.
Në 23 shtator 1998 nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pranoi Rezolutën 1199. Kjo shprehte një 'shqetësim të madh' me raportet që i arrinin Sekretarit të Përgjithshëm që mbi 230,000 njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga 'përdorimi i forcës së tepërt dhe diskriminuese nga forcat e sigurisë serbe dhe Ushtria Jugosllave', duke kërkuar që të gjitha palët në Kosovë dhe në Republikën Federale tl Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) të ndalojnë armiqësinë dhe të mbajnë një armëpushim.
Në 24 shtator Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) i NATOs lëshoi një "paralajmërim aktivizimi" (ACTWARN) duke e çuar NATOn në një nivel më të lartë gatishmërie ushtarake si për një mundësi të limituar ajërore ashtu edhe për një fushatë ajërore me faza në Kosovë. Problemi i madh për ata që shihnin si zgjidhjen e vetme përdorimin e forcës ishin mbi 250,000 shqiptarë të dëbuar, 30,000 prej të cilëve ishin në qiell të hapur në pyje, pa veshmbathje apo strehim, dhe me dimrin që afrohej shpejt.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë, Christopher Hill, po drejtonte diplomacinë ndërmjet delegacionit shqiptar, i drejtuar nga Rugova, dhe autoritetet jugosllave dhe serbe. Në këto mbledhje po bëhej një plan paqeje pas planifikimit të NATOs për pushtimin e Kososvës.
Gjatë një periudhe prej dy javësh , kërcënimet u shtuan, duke kulmuar në dhënien nga NATO të Urdhërit të Aktivizimit. NATO ishte gati të fillonte sulmet ajërore, dhe Richard Holbrooke shkoi në Beograd me shpresën se do të arrinte një marrëveshje me Millosheviçin.
Zyrtarisht, komuniteti ndërkombëtar kërkoi të ndaloheshin luftimet. Specifikisht kërkohej që Jugosllavia të pushonte ofensivën ndaj UÇK-së ndërkohë që përpiqej që të bindte UÇK-në të heqë dorë nga pavarësia. Më tepër, u bënë përpjekje për të bindur Millosheviçin të lejonte trupat paqeruajtëse të NATOs të hynin në Kosovë.
Në 13 tetor 1998, Këshilli i Atlantikut të Veriut lëshoi urdhërat e aktivizimit (ACTORD) për ekzekutimin e sulmeve të limituara ajërore po ashtu edhe fushatë ajërore me faza në Jugosllavi e cila do të fillonte përafërsisht për 96 orë. Në 15 tetor Marrëveshja e Misionit të Verfikimit në Kosovë (KVM) i NATOs për armëpushim u firmos, dhe afati i fundit për tërheqjen u zgjat për në 27 tetor. Tërheqja serbe filloi në ose rreth 25 tetorit 1998, dhe Operacioni Syri i Shqiponjës (Eagle Eye) filloi në 30 tetor.
KVM ishte një kontigjent i madh i monitoruesve të paarmatosur të paqes nga OSBE (të njohur zyrtarisht si verifikues) të cilët u futën në Kosovë. Pamjaftueshmëria e tyre ishte e dukshme që në fillim. Ata u quajtën me nofkën "clockwork oranges" (me kuptimin në zhargon anglisht si diçka e pavend dhe të panevojshme) si referencë për makinat me ngjyrë portokalli që përdornin. Luftimet filluan sërisht në dhjetor 1998 pasi armëpushimi u thye, dhe gjatë luftimeve u vra Zvonko Bojanić, kryebashkiaku serb i Fushë Kosovës. Autoritetet jugosllave u përgjigjën me masa të ashpra ndaj ushtarëve të UÇK-së.
Nga janari në mars 1999 lufta solli pasiguri në zonat urbane, duke përfshirë bombardime dhe vrasje. Të tilla sulme u kryen edhe gjatë bisedimeve ne Rambuje në shkurt dhe ndërkohë që Marrëveshja e Verifikimit në Kosovë u zgjidh në mars. Vrasjet në rrugë vazhduan dhe u rritën. Kishte përplasje ushtarake në Vushtrri në shkurt dhe zonë e paprekur deri tani në luftime në Kaçanik në fillim të marsit.
Në 15 janar 1999 ndodhi Masakra e Reçakut ku "45 fermerë shqiptarë u rrethuan, u drejtuan drejt një kodre dhe u masakruan. Trupat u zbuluan nga monitoruesit e OSBE-së, duke përfshirë edhe Kryetarin e Misionit William Walker, dhe të dërguarit e huaj të shtypit ndërkombëtar.
Jugosllavia e mohoi masakrën. Masakra e Reçakut ishte kulmimi i sulmeve të UÇK-së dhe reprezaljes së jugosllavëve që vazhduan përgjatë gjithë dimrit 1998–1999. Masakra u ndëshkua nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë.
Kjo masakër ishte një pkë kthese e luftës. NATO vendosi se konflikti mund të zgjidhej vetëm duke vendosur një mision paqeruajtës ushtarak nën komandën e NATOs. Prishtina u bë subjekt i përleshjeve me armë dhe dëbimit të popullsisë sipas raporteve të OSBE-së.
Konferenca e Rambujesë (Janar–Mars 1999)
Në 30 janar 1999 NATO lëshoi një deklaratë ku Këshilli i Atlantikut të Veriut kishte pranuar që "Sekretari i Përgjithshëm i NATOs mund të autorizojë sulme ajërore kundër shënjestrave në territorin e RFJ" në mënyrë që të arrihej një marrëveshje politike". Ndërkohë që kjo ishte më shumë një kërcënim për qeverinë e Millosheviçit, ajo po ashtu ishte një sprovë për të gjithë faktorin politik shqiptar.
Po ashtu në 30 janar 1999 Grupi i Kontaktit lëshoi një set "principesh të panegociueshme" e cila krijoi një paketë të njohur si "Status Quo Plus"—efektivisht rikthimin e autonomisë së Kosovës si para vitit 1990 brenda Serbisë, plus futjen e demokracisë dhe vëzhgim nga organizatat ndërkombëtare. Po ashtu kërkohej një konferencë paqeje e cila protej të mbahej në shkurt 1999 në kështjellën Château de Rambouillet, jashtë Parisit në Francë.
Bisedimet e Rambujesë filluan në 6 shkurt 1999, me Sekretarin e NATOs Javier Solana i cili negocionte me të dyja palët. Ato ishin përcaktuar të përfundonin në 19 shkurt. Delegacioni jugosllav drejtohej nga presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ndërkohë që Millosheviçi qëndronte në Beograd.
Kjo ishte në kontrast me konferencën e Dejtonit në 1995 e cila përfundoi luftën në Bosnje, ku Millosheviçi negocioi personalisht. Mungesa e Millosheviçit u interpretua si shenjë se vendimet e vërteta po bëheshin në Beograd, një lëvizje që e rriti kriticizmin në Jugosllavi dhe jashtë saj; peshkopi serb i Kosovës Artemije udhëtoi në Rambuje për të protestuar për faktin se delegacioni ishte tejet i papërfaqësuar. Gjatë asaj kohe spekulohej për një padi të mundshme për krime lufte ndaj Millosheviçit, kështu që mungesa e tij mund të jetë motivuar nga frika për arrestimin e tij.
Pajimet e Brigadës Speciale së 72-të të Ushtrisë jugosllave në 1999 në luftën e Kosovës.
Në fazën e parë negociatat ishin të suksesshme. Në veçanti, një deklaratë e lëshuar nga bashkë-kryetari i Gruit të Kontaktit në 23 shkurt 1999 se negociatat "kanë arritur një konsensus për një autonomi për Kosovën, duke përfshirë mekanizma për zgjedhje të lira dhe të ndershme për institucione demokratike.
Ndërkohë që marrëveshja nuk i kënaqi plotësisht shqiptarët, sipas jugosllavëve ata ishin shumë radikalë, të cilët u përgjigjën duke ndryshuar në mënyrë drastike tekstin të cilën edhe Rusia (aleat i RFJ) e quajti të papranueshëm. Ata kërkonin të rishikonin me kujdes statusin politik të Kosovës dhe larguan të gjitha masat e propozuara për implementim.
Ndërmjet gjithë këtyre ndryshimeve në versionin e ri të propozuar, eleminohej komplet kapitulli për ndihmën humanitare dhe rindërtim, hiqej komplet mbikëqyrja ndërkombëtare dhe nuk përmendej "vullneti i popullit të Kosovës" në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan. Marrëveshja kërkonte për administrimin e Kosovës nga NATO si një provincë autonome brenda Jugosllavisë, një forcë prej 30,000 trupash të NATOs për mbajtjen e rregullit në Kosovë; të drejtën e kalimit të papenguar të trupave të NATOs në territorin jugosllav, përfshirë Kosovën; dhe imunitet për NATOn dhe agjentët e saj nga ligji jugosllav.
Do të lejohej një prani e vazhdueshme e ushtrisë jugosllave me 1,500 trupa për vëzhgimin e kufirit, të mbështetura nga 1,000 trupa për qëllime komande dhe mbështetje, po ashtu edhe një numër të vogël policie kufitare, 2,500 njerëz nga Ministria e Brendshme për qëllime sigurie të përgjithshme, dhe 3,000 policë lokalë.
Megjithëse qeveria jugosllave citoi dispozitat ushtarake të Shtojcës B të dispozitave të Rambujesë si arsyen e kundërshtimeve të tyre, duke thënë se ishte një dhunim i papranueshëm i sovranitetit të Jugosllavisë, këto dispozita ishin thelbësisht të njëjta me ato të zbatuara në Bosnje për misionin SFOR (Stabilisation Force) pas Marrëveshjes së Dejtonit në 1995.
Dy palët nuk i diskutuan problemet me detaje për shkak të mosmarrëveshjeve më thelbësore. Në veçanti, pala sebe nuk e pranonte idenë e pranisë së trupave të NATOs në Kosovë duke zëvendësuar forcën e tyre të sigurisë, duke preferuar më mirë vëzhgues të paarmatosur të OKB-së. Vetë Millosheviçi refuzoi të diskutojë shtojcën pasi informoi NATOn që ishte e papranueshme, edhe pasi atij iu ofrua të propozojë amendamente për dispozitat në mënyrë që të bëheshin të pranueshme.
Ngjarjet rrodhën shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ jugosllav.Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs.
Në 23 mars, kuvendi serb pranoi principin e autonomisë për Kosovën dhe pjesën jo-ushtarake të marrëveshjes, duke refuzuar praninë e trupave të NATOs.
|