Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/25

Shkencëtarë maqedonas regjistrojnë kërpudhat në Shqipëri

kerpudhe

Lista do të jetë bazë për perpilimin e një  Liste të Kuqe zyrtare të kërpudhave dhe përgatitjen e legjislacionit për mbrojtjen e tyre
Parqet kombëtare shqiptare kanë tërhequr vëmëndjen e studjuesve të huaj për identifikimin e shumëllojshmërisë së kërpudhave që ekzitojnë në territoret e tyre.
Agjencia Telegrafike  Shqiptare (ATSH)  njofton se një ekip, i udhëhequr nga Profesor Mitko Karadelev nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup, ka ndërmarrë një projekt në bashkëpunim me fondacionin britanik “Raford”, për identifikimin dhe më pas marrjen në mbrojtje të kërpudhave që ekzistojnë në vendin tonë.
Në projektin,  ‘Kërpudhat e Shqipërisë: Verifikimi (përcaktimi) i listës së kërpudhave dhe Listës së kuqe preliminare (paraprake) si dhe propozimi i regjioneve të rëndësishme të kërpudhave në Shqipëri’ (1 aprill 2013 – 30 shtator 2014), i mbështetur nga Fondacioni “Raford ‘të Anglisë, sqarohet se janë mbledhur të dhëna të dhëna për rreth 600 lloje të kërpudhave.
Studimet e shumta në terren janë kryer në më shumë se 30 zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në parqet kombëtare si; Valbona, Hotovë, Prespë, Llogara, Dajti, Shebenik-Jabllanicë, Korab-Koritnik dhe Tomorr.
Sipas studjuesve të këtij projekti, “deri më tani, kërpudhat e Shqipërisë ishin të studiuar shumë pak, dhe nuk kishte informacione zyrtare të shumta rreth tyre. Vendi nuk disponon më përshkrim të kërpudhave as me listë të kuqe. Mungon Legjislacioni për mbrojtjen e kërpudhave edhe pse eksportohen sasi të medha të kërpudhave”.
Projekti përfshin edhe ngritjen e vetëdijes publike përmes ligjëratave përpara banorëve vendor si dhe zyrtarëve relevante Shqiptare, mbi këtë çështje dhe shpërndarjen e materialeve promovuese. Drejtuesit e këtij studimi bëjnë me dije se do të propozohen edhe fusha të rëndësishme të kërpudhave (FRK), në varësi nga prania e specieve të rralla dhe të rrezikuara, pasuria dhe rëndësia mikologjike e habitateve.
Lista e parë paraprake e kërpudhave që ekzsitojnë në Shqipëri, e përgatitur në përputhje me kriteret e IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës-UNRN), është prezantuar edhe në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare e Ekosistemeve në Tiranë ICE-2014 (23-26 Maj-2014).
Lista do të jetë bazë për perpilimin e një  Liste të Kuqe zyrtare të kërpudhave dhe përgatitjen e legjislacionit për mbrojtjen e tyre. Aktivitetet e këtij projekti mund të futen më tej në Strategjinë Kombëtare Shqiptare dhe Planit  Aksionar për Biodiversitetin.
Në projekt është e pasqyruar edhe një bazë e të dhënave për të gjitha llojet e kërpudhave të identifikuara në Shqipëri, e publikuar edhe në faqen online www.macfungi.webs.com/fungialbanici.htm.
Në njoftim thuhet se një kopje e projektit prezantues për kërpudhat do t’i dhurohet Fakultetit të Shkencave Natyror në Shqipëri apo ndonjë institucioni tjetër shtetëror të interesuar me qëllim krijimin e një Koleksioni Kombëtar të Kërpudhave të Shqipërisë.

Numri që ndjell fatkeqësi

Rrëzimi i avionit malajzez dhe rastësia e frikshme e numrit 17
 MH17-Ukraine
Boeing 777, i cilësuar nga ekspertët e aviacionit si një ndër avionët më të sigurtë dhe me të cilin fluturonin sot viktimat e fluturimit MH17, iu dorëzua linjës ajrore Malaysia Airlines, ekzaktësisht 17 vjet më parë, më 17 korrik, 1997 datë që shënon dhe fluturimin e tij të parë.
Sot, pikërisht 17 vjet më vonë, po me 17 korrik ai u rrëzua në afërsi të fshatit Hrabove, në veri të Torez-it, një qytet në Donetsk Oblast, një provincë në pjesën lindore të Ukrainës ndërsa i afrohej kufirit me Rusinë.
Prania e përsëritur e numrit 17 në këtë fatkeqësi, mund të jetë thjesht një koinçidence e frikshme, por që sigurisht nuk mund të lihet pa u vënë re.
Numri 17 njihet që në kohën e romakëve, si numër që njëfarësoj mbart vdekjen. Sipas sistemit të numërave romakë, 17 konvertohet në serinë e gërmave “VIXI” duke formuar fjalën që në latinisht do të thotë “jetova”. Kjo fjalë gdhendej rëndom mbi gurët e varreve në kohën e Romës së Lashtë.
Në Itali numri 17 edhe sot e kësaj dite konsiderohet një numër që ndjell fatkeqësi. është e zakonshme që ndërtesat në Itali të mos kenë katin e 17-të, apo dhomat e hoteleve të mos mbajnë numrin 17. Imagjinoni kaq e forte është frika nga ndjellakeqësia i këtij numri sa Alitalia nuk ka sedilje me numrin 17, kurse Renault modelin e makinës R17 e shiti në Itali si “R177”.

Vizatimi dhe inteligjenca

Aftësia për të vizatuar e fëmijëve katër vjeçarë mund të jetë një tregues i hershëm për zgjuarsinë e tyre në vitet e adoleshencës.
Psikologët në Qendrën e Psikiatrisë Gjenetike dhe Zhvillimit në Kolegjin Kings në Londër pyetën 15 mijë e 500 fëmijë, binjakë identikë ose joidentikë, që të vizatonin një fëmijë. Specialistët u dhanë një vlerësim nga 0 në 12, mbështetur tek saktësia e tyre, përfshirë kokën, flokët, sytë, hundën, këmbët dhe gojën.
vizatime femijesh
Fëmijëve iu bënë gjithashtu prova verbale dhe joverbale për të matur zgjuarsinë e tyre. Atyre iu bënë të njëjtat prova në moshën 14 vjeçare.
Adoleshentët, vizatimet e të cilëve ishin vlerësuar si më të mirët kur ishin fëmijë, arritën rezultate më të larta në provat e inteligjencës kur ishin pak më të rritur dhe më pas në moshën 14 vjeçare.
Studiuesit arritën në përfundimin se cilësia e vizatimit ishte e lidhur me gjene që ndikojnë tek zgjuarsia. 

Nastassja Steudel/Amarildo Topi : Hakerat rusë vjedhin të dhënat e gjysmës së përdoruesve të Internetit në botë

fjalekalimi

Një grup hakerash nga Rusia ka vjedhur më shumë se 1,2 miliard të dhëna të profileve të ndryshme në Internet. Sipas llogarive janë prekur pothuajse gjysma e përdoruesve të Internetit në botë.

Çfarë kanë vjedhur hakerat?

Sipas informacioneve të New York Times hakerat rusë kanë vjedhur 1,2 miliard regjsitra të dhënash. Kjo u bë e mundur pas një problemi në sigurinë e serverave të të dhënave. Të dhënat e vjedhura janë nga 420 000 website. Mes tyre ishin faqe fimrash të njohura ashtu si edhe faqe të vogla. Të dhënat e vjedhura kanë të bëjnë me fjalëkalime dhe username. Në gjithë botën janë prekur më shumë 500 milion adresa E-Mailesh. Duke qenë se dikush mund të ketë disa adresa E-maili nuk dihet numri i saktë i njerëzve të prekur. Ende nuk është publikuar as se cilat website janë prekur. Por pjesa më e madhe janë ende të rrezikaur nga sulme dhe nuk mund të hapen nga përdoruesit.

Kush fshihet pas vjedhjes së të dhënave dhe kush e zbuloi?

Firma amerikane e sigurisë IT Hold Security duhet të ketë rënë në gjurmë të hakerave. Ekspertët e saj kanë zbuluar përmes kanaleve të fshehta në Internet të dhënat e vjedhura dhe ka komunikuar me grupin e hakerave. Është zbuluar që grupi e ka bazën në Rusi. Grupi përbëhet nga disa dhjetra djem nën 30 vjeç.

Çfarë mund të bëjnë hakerat me të dhënat?

Deri tani, sipas ekspertëve të sigurisë amerikane, hakerat kanë përdorur të dhënat për të dërguam Spam-E-Mails me reklama në rrjetet sociale ose dërgonin linqe me viruse. Ndërkohë hakerat kanë provuar të shesin të dhënat në tregun e zi, duke qenë se mund të sjellë fitime të mira. Shumë përdorues Interneti përdorin të njëjtin username dhe fjalëkalim në website të ndryshme, çka e bën më të lehtë punën e hakerave për të vjedhur të dhënat. Me anë të kartës së kreditit hakerat mund të arrijnë tek numri i sigurimeve të qytetarëve amerikanë, një mundësi ideale kjo për vjedhjen e identitetit.

Si mund të zbuloj nëse janë vjedhur të dhënat e mia?

Përdoruesit e Internetit në 60 ditët e ardhshme duhet të kërkojnë një “Identity Protection Service” tek firma Hold Security. Në momentin që plotëson formularin zbulohet nëse adresesa është e prekur. Ky regjistrim në fillim do të jetë falas. Më pas do të kushtojë 120 dollarë në vit. Instituti Hassno-Plattner në Potsdam që prej muajit maj ofron falas “Identity Leak Checker”. Aty provohet nëse të dhënat personale, fjalëkalimi apo të dhëna të tjera janë vjedhur dhe shpërndarë në Internet.

Çfarë mund të bëj nëse më janë vjedhur të dhënat?

Në radhë të parë mos bini në panik. “Vjedhje në masë të tillë nuk mund të jetë e rrezkishme”, thotë Dr.Sandro Gaycken, ekspert sigurie IT pranë Univeristetit të Lirë të Berlinit. Shumë hajdutë nuk dinë ku ta fillojnë me këto të dhëna, sepse çdo fjalëkalim dhe username duhet ta shkruajnë manualisht. Nëse jeni të sigurtë se të dhënat tuaja janë prekur atëherë ndryshoni menjëherë username dhe fjalëkalim.

“Apple” vendos Kosovën në listën e shteteve

18(5)

Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 8 për iPhone, iPad dhe iPod touch. Sistemi më i ri mobile sjell shumë risi për sa i përket tastierës, mesazheve, qendrës së njoftimeve, emal, Safari, etj. Por për kosovarët risia ndoshta më e madhe është se për herë të parë Kosova është vënë në listën e shteteve. Ky është një lajm vërtetë i mirë për shtetin e ri, të cilin po ashtu, muaj më parë e ka njohur edhe rrjeti social, Facebook. Pas Apple dhe Facebook duket se më asnjë kompani tjetër nuk do të hezitojë ta vendos Kosovën në listën e shteteve.

tim

Apple ka zbuluar të martën dy smartfonë të rinj – iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Të dy janë më të mëdhenj se aparatet e mëparshme të kësaj kompanie – i pari 11.9 centimetra, ndërsa i dyti 14.0 cm.
Ata po ashtu janë rreth gjysmë milimetri më të hollë.
Duke zbuluar prodhimet e reja në Kaliforni, shefi i Apple, Tim Cook, ka thënë se kompania ka lansuar “përparimin më të madh” në historinë e iPhone-ve.
Zëvendëspresidenti i Apple, Phil Schiller, ka thënë se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus “janë thjesht mahnitës”, me ekrane të përmirësuara “falë qelqit të polarizuar”.

Zbulimet e reja janë të rëndësishme edhe për shkak të dyshimeve nëse kompania Apple ka aftësi inovative pas vdekjes së bashkëthemeluesit të saj, Steve Jobs, më 2011.

Një britanik7 bëhet eksperti më i ri i Microsoftit

Ayan Qureshi is the youngest computer specialist in the world

Britaniku pesë vjeçar Ajan Kureshi (Ayan Qureshi) është bërë eksperti më i ri i informatikës i kompanisë Microsoft, njoftoi televizioni britanik BBC.
Kureshi, i cili ka saktësisht 5 vjet e 11 muaj,(tash 7 vjet) e ka dhënë me suskes provimin e kompanisë dhe e ka marrë certifikatën profesionale “Microsoft Certified Professional”, me të cilët dëshmohen “aftësitë në fushën e informatikës dhe zhvillimit të teknologjisë”.

Ayan Qureshi
Këtë provim, zakonisht, e japin të rinjtë para ose pas mbarimit të fakultetit.
Vogëlushi Ajan, i cili është me prejardhje nga Pakistani, ka deklaruar për televizionin BBC se testi i provimit “ishte i vështirë, por edhe argëtues”
Ajani i kishte mësuar të fshehtat e programimit, qysh kur ishte 3 vjeç, nga babai i tij, i cili merret gjithashtu me programim.
Ky fëmijë jashtëzakonisht i talentuar e ka krijuar në shtëpinë e tij një “laborator të vërtetë programimi”, ku kalon nga dy orë në ditë, duke instaluar programe dhe duke studjuar sistemin operativ të kompjuterit.
Ajan ka thënë se ai dëshiron të krijojë versionin britanik të “Luginës së Silikonit”, të cilën do ta emërtojë “E-Valley”.

Leutrim Berisha nga Prishtina ka gjetur gabime në një produkt të Google

Leutrim Berisha

Një djalë nga Prishtina është futur në listën e personave që do të pranojnë shpërblim nga kompania Google, pasi kanë gjetur ndonjë gabim në faqet apo në produktet e kësaj kompanie.
Leutrim Berisha do të shpërblehet nga Google, për shkak se ka gjetur dhe ka raportuar një gabim në faqen e tretë popullore në botë, Youtube.com.

Ky është shqiptari i parë që është future në listën e personave që ia kanë tërhequr vërejtjen gjigantit Google për ndonjë gabim në produktet e veta.
Gabimet në produktet e Google janë shumë të pakta, pasi kompania ka staf sdhumë të përgatitur që kujdeset për produktet e kompanisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...