Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

Kryeministri Edi Rama në Preshevë, përsërit premtimin e pambajtur për njohjen e diplomave

Kryeministri Edi Rama, i cili po qëndron në Serbi për të marrë pjesë në panelin me temën marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ka takuar gjatë ditës së sotme përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Gjatë takimit, Rama ka siguruar se nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave.

rama-ne-presheve



Ai tha se kryeministri serb Aleksander Vuçiç është angazhuar për një proces që ka shumë hije të së shkuarës për t’i lënë pas. “Do vazhdojmë me vullnet të plotë të promovojmë ndërtimin e urave mes Shqipërisë dhe Luginës së Shqipërisë”, deklaroi kryeministri Rama.


 Kujtojmë që njohja e diplomave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është një çështje që nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh. Shumë prej shqiptarëve që jetojnë atje nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionin për shkak të mosnjohjes së titullit të studimit.


Marrëveshja në fakt u firmos dy vite më parë kur kryeministri ynë vizitoi për herë të parë Beogradin, por duket se pavarësisht nënshkrimit të saj pala serbe po vonon zbatimin në praktikë të marrëveshjes në fjalë. Qëllimisht ose jo këtë nuk mund ta faktojmë, pa përgjigjen e qeverisë së Serbisë?!

Edvin Kristaq Rama promovon në Serbi librin Kurban, ndryshon kopertina

Edi Rama exhibiting at Michael Schultz Gallery Berlin in 2015.jpgImage result for edvin rama zrtvovanje

Kryeministri Edvin Kristaq  Rama, i cili ka udhëtuar dje, drejt Serbisë ku mori pjesë në Forumin e Sigurisë të vendeve të Ballkanit ka pasur pjesë të axhendës së tij edhe promovimin e librit “Kurbani” në gjuhën serbe.

Në aktivitetin e mbajtur në Hotel Croën Plaza, merrnin pjesë publicistë dhe gazetarë serbë e shqiptarë. Por, gjithashtu është vënë re prania e Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç si edhe i 2 ministrave të tjerë.

Edi Rama premijer Albanije i Veran Matić direktor izdavačke kuće Samizdat

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Rama ka thënë se nuk ka ndërmend të shkruajë më libër si kryeministër. Ai ka rrëfyer edhe për përvojën e tij si politikan. Një punë e Mrdjan Bajic (Mergjan Bajic) një skulptor nga Beogradi, mik i Edi Ramës që nga vitet e Parisit zë vend në ballë të kopertinës ku me “shkrim dore” shkruhet në serbisht “Flijim” është kopertina në gjuhën serbe e librit “Kurban” të kryeministrit, libër që u shkrua pasi ai humbi Tiranën si kryebashkiak.


Image result for edvin rama zrtvovanje



Ballina, paraqet poshtë emrit të tij, një ”kukull” të rrëzuar mbi një tryezë pune. Përtej ballinës, brendia flet në një gjuhë tjetër realitetin shqiptar, që për çudi duket se ndër vite pak ka lëvizur. “Kur shkruaj në gjuhën shqipe, unë emrin e tim e shqiptoj Gjorgje Bozhoviq”. Kjo është fjalia hyrëse që shoqëron intervistën e përkthyesit Djordje Bozovic, intervistë, pyetjet e së cilës kanë pritur gjatë në postën e tij, ndërsa Gjorgje i jepte jetë në gjuhën serbe “Kurbanit” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
zrtvovanje

ŽRTVOVANJE

Edi Rama


Žanrovi:
 Politika

Izdavač: Samizdat B92

Broj strana: 267
Pismo: Latinica
Povez: Mek
Format: 21 cm
Godina izdanja: 2016.
Opis
Edi Rama je jedan od protagonista rušenja komunističkog režima, koji će ’90. godina prošlog veka uglavnom biti angažovan u civilnom društvu... Najpre je postavljen za ministra kulture, zatim se kandidovao za gradonačelnika Tirane. Za gradonačelnika je izabran sa ubedljivom većinom jer je program zasnovao na jasnoj viziji da se grad može i mora rešiti masovnih uzurpacija i devastacija. Obećanje je ostvareno: Rama će srušiti, često i uz lično angažovanje, više hiljada ružnih i sklepanih objekata koji su ometali normalni razvoj grada. Obnovio je oronule fasade u glavnim arterijama Tirane, obojivši ih u svetle, mediteranske, optimistične nijanse.

Njegov uspeh sa Tiranom kandidovao ga je za lidera koji će uneti urbanistički red, estetiku i ljudsku dimenziju i u razvoj čitave Albanije. Izabran je 2005. godine za predsednika Socijalističke partije, kada je ona izgubila izbore i prešla u opoziciju. Desilo se, međutim, da je 2009. i 2011. doživeo dva uzastopna razočaravajuća poraza, i na opštim i lokalnim izborima, koji su, doduše, bili i rezultat krađa, manipulacija i preokretanja rezultata za zelenim stolom. Stoga je Rama, razočaran, u leto 2011. odlučio da napravi duboku refleksiju svoje politike i situacije i perspektiva Albanije. Knjiga Žrtvovanje plod je te refleksije. U uvodu knjige ističe se namera „da se ostavi autentični trag u dramatičnom trenutku“ i da će rezultat biti „sasvim slobodna i subjektivna ispovest… bez anestezija i cenzure“. U knjizi on govori o poslovima koje je uradio, ili ih je započeo a nije uspeo da ih završi, manirom otvorenog polaganja računa, ne tako čestim među političarima, naročito ne među onima koji imaju ambicije da se vrate na vlast.

Iako se Rama u knjizi bavi unutrašnjim kontradikcijama često veoma specifičnim za albanski kontekst, verujem da će čitaoci ovog prevoda u njegovim iskustvima i refleksijama pronaći dosta dodirnih tačaka sa situacijama u Srbiji i zemljama regiona, a to znači da će se knjiga čitati sa zanimanjem.
Tim pre što je Rama vrstan mislilac i stilista.

Škeljzen Malići 

Na thonë “fluturon gomari” dhe … ne shqiptarët e besojmë!

Konica: Na thonë “fluturon gomari” dhe … ne shqiptarët e besojmë!

Nga Faik Konica
Nofta kombi ynë do kish sot një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serios dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne Shqipëtarët jemi njerës superficialë, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat. Mjafton për ne që të na thonë se kemi qetësi, pa se vriten njërës dita me ditë (e në mes të ditës), se bëhen vjedhje, se grabitet mall e gjë toptan, se rrëmbehen gra e bëhen qindra turpe të tjera, aqë na bën. “Zyra e shtypit” nxjer një prokllamatë: “që qetësia mbretëron kudo”; kjo është mjaft të na qetësojë dhe të na kandisë se me të vërtet populli gëzon qetësinë.
Dhe me këtë ide në trutë tona habitemi e shkumbëzohemi kur dëgjojmë një tjatër të na thotë se vrasjet e vjedhjet po e tepërojnë zullumin në Shqipëri, e themi: “Ç’thotë ky sharllatan? Nuk ka sy të shohë dhe tru të gjykojë?”
Po kur nuk jemi gënjyer që të mos gënjehemi edhe sot? Kurdoherë, në çdo kohë e në çdo rast, Shqipëtari është gënjyer aq prej vëllezërve të tij sa edhe prej të huajve. Neve dhe arsya më e vogël na kandis e na mbush mendjen, dhe aqë, sa vetëm batërdia dhe prishja na ka sjellë nër vehte. Po kur na vijnë mëntë nuk i hanë as qentë! Pendohemi dhe i biem kokës kur zogu ka shpëtuar nga duart tona. Po nukështë vetëm kjo e keqe që na prish ne Shqipëtarëve. Edhe kombet e tjerë janë gënjyer e gënjehen. Ajo që na shquan neve është se pësimet nuk na bëhen mësime.
E harrojmë të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe biem prapë në grackat e para.   Me këtë mentalitet do mos mundim kurrë të bëjmë një shtet serios. Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se flytyron gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike. Se ç’pret prej një populli që sheh me syt’ e tij vrasje, vjedhje, grabitje e të këqia të tjera dhe duartroket qeverinë kur i thotë ajo që ka qetësi të plotë! Ka keq edhe më keq dhe vendi ynë ka parë ditë më të errëta se të sotmet, po të paktën, le të mos mburremi; dhe le të mos qërtojmë e të shajmë ata që përpiqen për një qetësi të vërtetë, për një qetësi të dalë nga shpirti dhe dëshira dhe jo të shkakëtuar prej drurit dhe prej burgut.
Na thonë, se qetësia mbretëron në Shqipëri; e besojmë. Na thonë, se për tre javë do ndodhet eksperti i financave në Shqipëri, gëzohemi.
Na thonë, se qeveria do blerë dhjetë aeroplanë dhe japim me duart plot. Na thonë, se për pak kohë Shqipëria do të bëhet oksidentale, duartrokitim.
Na thonë, se qeveria e shpëtoj shtetin nga një rezik i madh, thërrasim me tërë fuqinë: “rroftë qeveria kombëtare!” Na thonë se flytyroi gomari… ne e besojmë!

50 fakte të rralla nga jeta Fatos Nanos

SPECIALE/ 50 fakte të rralla nga jeta Fatos Nanos

Fatos Nano ka qenë për 13 vite kryetar i PS-së, ka dhënë plot 5 herë dorëheqjen, tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i PS-së. Fatos Nano di pesë të gjuhë të huaja.
Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave. Gjatë burgimit atij i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media. Dashuria për futbollin dhe cigaret.
Njihuni me jetën e Fatos Nanos nëpërmjet një profili me 50 fakte.
ish-kryeministri-fatos-nano-ne-barin-e-hotel-sheraton-pasi-ka-folur-per-gazetaret-ku-ka-deklaruar-se-ka-mbeshtetjen-e-nevojshme-per-te-konkuruar-per-postin-e-presidentit-te-republikes
1- Fatos Nano ka lindur më 19 shtator 1952 në Tiranë. Pas 6 ditësh ai feston 64-vjetorin. Është djali i vetëm i katër fëmijëve të Thanas dhe Marie Nanos. Motrat e tij janë Sashenka, Vjollca, që janë dhe më të mëdha në moshë, ndërsa Mimoza është motra e vogël.
2- Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij, Thanas Nano, ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet.
3- Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun gjatë asaj periudhe.
4- Pasi përfundoi gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri”, Nano studio në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi Politike. Në nivel të arsimit është vlerësuar si nxënës i shkëlqyer dhe një nga studentët më të mirë të universitetit. Fatos Nano di pesë gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht dhe serbo-kroatisht. Cilësohej si një nga pedagogët më të kualifikuar.
5- Fatos Nano ka qenë katër herë kryeministër i vendit. Më konkretisht: në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën. Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.
6- Koha më e shkurtër e qëndrimit kryeministër ka qenë në vitin 1991, kur drejtoi kabinetin vetëm për tre muaj. Ndërsa koha më e gjatë e qëndrimit ka qenë mandati i tij i fundit. Si kryetar i Këshillit të Ministrave drejtoi qeverinë socialiste për 36 muaj. Nga gushti i vitit 2002 deri në shtator 2005, kur dha dorëheqjen.
7- Fatos Nano është zgjedhur deputet i Parlamentit pesë herë. Deputet i Tiranës në vitin 1991. Deputet i Kuçovës në vitin 1992. Deputet i Tepelenës në vitin 1991 dhe në vitin 2001 dhe deputet i Sarandës në vitin 2005 deri në vitin 2009.
8- Fatos Nano mban titullin “Doktor Profesor i Shkencave Ekonomike”. Titullin e parë e ka marrë në vitin 1980 dhe titullin profesor kur ishte kryeministër në vitin 2003 nga Fakulteti i Ekonomisë së Tiranës.  Mban tituj nderi nga dy universitete italiane. Në vitin 2000 Universiteti i Ndërkombëtar i Milanos, e dekoroi me titullin “Doktor Honoris Causa” në fushën e Ekonomisë dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa” në fushën e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Barit. Ka marrë titullin “Honoris Causa”, edhe nga Universiteti Europian i Tiranës.
Albanian Prime Minister Fatos Nano (L) a
9- Pas mbarimit të universitetit, për katër vite, Fatos Nano zhvendoset në Elbasan, ku punon si ekonomist në Kombinatin Metalurgjik. Më pas transferohet në Tiranë, ku punon fillimisht si ekonomist në kooperativën e Priskës.
10- Ngjitja e karrierës profesionale të Nanos nisi pas rikthimit në Tiranë në vitin 1980. Ai emërohet të punojë në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Një post që i dha mundësinë të kishte kontakte më të shpeshta me botën perëndimore për shkak të udhëtimeve.
11- Gjatë viteve 1984-1990, Fatos Nano do të ishte një nga ekonomistët e parë që paraqiti projekte për reformat social-ekonomike dhe reformën e Ekonomistë në Europën Juglindore. Në të njëjtën kohë do të punonte edhe si pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.
12- Në vitet 1989-1990 ishte një ndër intelektualët që kërkon ndryshime në ekonominë e vendit. Së bashku me kolegët pedagogë, Gramoz Pashko, Leontiev Çuçi dhe Anastas Angjeli përbënin bërthamën e një grupi profesorësh liberalë në Universitetin e Tiranës.
Fatos Nano ne gjyq
Fatos Nano ne gjyq
13- Gjatë kohës që ishte i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës u shpall “Qytetar Nderi” nga dy qytete. Në mars të vitit 1996 u bë “Qytetar Nderi” i Kuçovës dhe në prill të po atij viti, qyteti ku ishte burgosur, Tepelena i dha titullin “Qytetar Nderi”.
14- U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin, vajza simpatike, qe e njohu në vitet e para të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet. Pas 27 vitesh martese, çifti u divorcua në vitin 2001.
Fatos Nano dhe Rexhina
Fatos Nano dhe Rexhina
15- Fatos Nano, në vitin 2001, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën. Ceremonia u drejtua nga kryepeshkopi Janullatos. 29-vjeçarja Nano jetonte në Athinë ku dhe ishte divorcuar në vitin 1998 nga martesa e parë.
16- Martesa e parë e Fatos Nanos u bë në një ambient familjar, në shtëpinë e të atit të tij në Tiranë. Ndërsa martesa e dytë u bë me një ceremoni gjigante në Kishën Ortodokse në Tiranë dhe më pas në qytetin e Durrësit.
nano-xhoana-agim-isaku22
17- Martesa e Fatos dhe Xhoana Nanos, dhe divorci i ish-kryeministrit ishin një ngjarje që lanë shenjë në sjelljen politike të vendit. Duke sfiduar mentalitetin e kohës, ish-kryeministri Nano deklaroi publikisht lidhjen e tij me gruan shumë vite më të re në moshë, divorcin dhe nisjen e një jete të re. Në një intervistë televizive, pak kohë para ceremonisë së martesës, Xhoana Nano, asokohe 10 vite më e re kishte deklaruar me Fatos Nanon do të bënte më shumë se një fëmijë dhe se mosha nuk përbënte asnjë problem mes tyre.
18- Fatos Nano ka dy fëmijë, Sokolin 36 vjeç dhe Edenë, 33 vjeç, nga martesa e parë me Rexhina Nanon. Ndërkohë që ka dhe një djalë të birësuar nga martesa e tij me Xhoana Nanon, Klajdin, 23 vjeç.
09bbcaa1658927a0add5a8f127a7e0f9
19- Sipas të dhënave mediatike, ndaj Fatos Nanos janë bërë pesë tentativa për vrasje. Një ndër atentatet ka ndodhur në Berat, një në Shkodër, një në vilën kryeministrore, një kërcënim në zyrë dhe ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998.
20- Fatos Nano ka bërë 1 353 ditë burg. Ai u dënua me 12 vjet burg me akuzën për shpërdorim detyre në favor të të tretëve dhe vuajti dënimin në burgun e Tiranës deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë te Tepelenës deri në vitin 1997.
21- Fatos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të armatosura në jug të vendit. Lirimi i tij ishte një kërkesë e opozitës së majtë, por edhe e ndërkombëtarëve si një lëvizje për të qetësuar trazirat në vend.
Fatos Nano dhe Bashkim Fino, 1997
Fatos Nano dhe Bashkim Fino, 1997
22- Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos, në një nga kapitujt e librit të Ylli Polovinës, ”Të jesh apo të mos jesh” se çfarë Nano para se ta arrestonin.
“Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi. Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”. Aty m’u thye filxhani. Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se kam shenjë të mirë. Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar”, ka treguar Kristina.
Nano ne gjyq me pranga ne duar
Nano ne gjyq me pranga ne duar
23- Gjatë kohës që ishte i burgosur mori vetëm 24 orë leje. Në dhjetor të vitit 1995 i vdes e ëma dhe shteti i dha vetëm një ditë leje për ta varrosur. Ndërkohë që trajtimi i tij në burg, sipas dëshmive, nuk ndryshonte nga ai të dënuarve të zakonshëm.
24- Sipas dëshmisë së ish-bashkëshortes së tij, Rexhina, gjatë qëndrimit në burg, Fatos Nanos i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media. Ndërkohë që në të gjitha seancat gjyqësore ai sillej nga policia në pranga. Dosja e Fatos Nanos për shpërdorimin e ndihmave italiane ishte 3200 faqe. Në të përfshiheshin dhe vendime të dhëna nga qeveria e Adil Çarçanit. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, nuk pranoi të ishte ai njeriu që do të gjykonte Nanon.
25- Avokat Idajet Beqiri ka rrëfyer në media para disa kohësh detaje nga jeta në burgun 313 në Tiranë dhe në atë të Bënçës në Tepelenë, ku ndodhej i izoluar së bashku me kryesocialisti Fatos Nano. Ja çfarë kujton Idajet Beqiri nga ajo kohë: “Në kushtet e vështira të burgut 313 erdhi dhe vuajti së bashku me ne në 30 korrik 1993 edhe Fatos Nano. Fillimisht kam menduar se “si bythëpambuk Tirane” nuk do i duronte dot këto kushte skandaloze në burg dhe do thyhej. Por isha i gabuar. Fatos Nano sillej dhe qëndronte në burg si burgaxhi i regjur. Më zgjuarsinë e tij, me batutat e tij të hidhura, jo vetëm që i vinte të gjithë në lojë, por gjithashtu i shkujdeste aq keq gardianët dhe oficerët e burgut, sa e thyente sa herë të donte izolimin e egër që i bënin”.
Nano ne burgun e Bençes
Nano ne burgun e Bençes
26- Historiani amerikan, Fred Abrahams, në librin e tij ‘Shqipëria e re’, tregonte se si ndryshoi Fatos Nano pas daljes nga burgu.
“Nanoja dukej ndryshe nga ç’kishte qenë përpara burgosjes së tij- më i shëndoshë dhe me mjekër. Këshilltarët e tij të afërt treguan se Nanoja kishte vuajtur në burg dhe doli prej andej një njeri i ndryshuar, me më pak kontroll të vetvetes. Megjithatë ai mbeti i mençur dhe dinak. Prapa hekurave, ai kishte qëndruar aktiv në parti, duke pasur furnizim të pandërprerë me lajme, cigare dhe pije”, shkruante Abrahams në librin e tij.
Nano me Blendi Fevziun ne burgun e Bençes
Nano me Blendi Fevziun ne burgun e Bençes
27- Në vitin 2000 Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Pas marrjes së pafajësisë, Nano fitoi edhe mbrojtje morale për akuzat për korrupsion. Më vonë edhe Sali Berisha ka deklaruar se burgosja e Nanos ishte veprim i nxituar. Në vitin 2002, Fatos Nano dëmshpërblehet nga shteti për burgim të padrejtë në shumën prej 72 milion lekësh. Nano, paratë e burgut ia dha ish-bashkëshortes së tij, Rexhina Nanos, si edhe apartamentin e tij në Tiranë.
Gjyqi i Fatos Nanos, 1994
Gjyqi i Fatos Nanos, 1994
28- Në një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë të zbardhur nga Wikileaks bëhej edhe një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997. Nano ishte liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo ishte zgjedhur kryeministër.
Ambasada tregon detaje të jetës së tij: “Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka….
…Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të”, është përshkrimi i Ambasadores Mariza Lino për ish-kreun e opozitës.
fatos-nano-duke-dale-nga-makina
29- Është akuzuar si pasardhës i komunistëve dhe bllokmenëve. Ndërkohë që ka meritën se transformoi Partinë Socialiste nga një parti që idealizonte Enver Hoxhën dhe Marksin, në një parti moderne të majtë dhe arriti ta integrojë në partitë e majta evropiane. Meritë kjo që është njohur së fundmi nga ish-rivali i tij më i madh Sali Berisha. Në 25 vjetorin e PS-së, Berisha duke iu drejtuar me anë të një mesazhi socialistëve, vlerësonte Fatos Nanon si reformator. “Fatos Nanos, në një garë, nga anëtar i thjeshtë arriti të zgjidhet kryetar i PS dhe ta shkëpusë PSSH nga modeli stalinist pothuaj 60-vjeçar i partisë së një njeriu! Fatos Nano e aderoi PS-në në organizmat e socialistëve europian dhe ka meritën e pranimit të rotacionit jo vetëm në parti por dhe në nivel vendi!, shkruante Berisha ndër të tjera në mesazhin e tij, ku sulmonte kryetarin aktual të PS-së, Edi Ramën, se e ka mbushur PS-në e sotme me kriminelë.
30- Batuta më e fortë e Fatos Nanos është për kryetarin aktual të Partisë Socialiste, Edi Ramën. “E mora nga Parisi me thonj të paprerë dhe shitësh ikonash të vjedhura”, deklaronte Nano në një nga takimet elektorale. Ndërsa një tjetër batutë e famshme ka qenë për LSI-në. “Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur” e pati quajtur Fatos Nano LSI-në e Ilir Metës, kur u themelua, atë shtator të vitit 2004
31- Një tjetër thënie e famshme e Fatos Nanos është përshkrimi që i bënte historisë së vendit tone me një fjali të vetme. “Ne kemi kaluar nëpër çdo gjë si komb – copëtim, diktaturë, madje dhe anarki”, ka deklaruar Nano.
32- Fatos Nano ishte një nga figurat kryesore të intelektualëve që u thirr në takimin e famshëm të Presidentit Ramiz Alia me inteligjencën në gusht të vitit 1990. Së bashku me të ishin Sali Berisha e shumë të tjerë që përbënë bërthamën e politikës në 25 vitet e fundit.
33- Në moshën 39-vjeçare, Nano do të marrë një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e Adil Çarçanit. Emërohet zëvendëskryeministër për reformat në ekonomi. Ylli politik i Fatos Nanos nis të shkëlqejë që në momentet e para.  Në shkurt të vitit 1991, Nano emërohet nga Partia e Punës si kryeministër. Një nga arsyet që Nano depërtoi në qendër të pushtetit në një kohë shumë të shkurtër, ishte fakti që vendi po ndërmerrte reforma shumëplanëshe. Vetëm një politikan që nuk kishte qenë funksionar i mëparshëm mund ti bënte.
34- Në 31 mars 1991, qeveria Nano arrin të zhvillojë zgjedhje normale dhe pa incidente serioze. Fatos Nano zgjidhet deputet në një nga zonat elektorale të Tiranës dhe merr mandatin e dytë si kryeministër, përsëri nga Partia e Punës.
35- Dorëheqja e parë si kryeministër u bë në maj të vitit 1991. Kundërshtimi i opozitës për legjitimitetin e pushtetit, grevat e punëtorëve në vend dhe gjendja e rënduar ekonomike në vend bënë që Nano të jepte dorëheqjen  për t’u krijuar Qeveria e Stabilitetit që u drejtua nga Ylli Bufi.
Ylli Bufi dhe Fatos Nano, 1991
Ylli Bufi dhe Fatos Nano, 1991
36- Fatos Nano është kryetari i parë i Partisë Socialiste. Në Kongresin e 10-të të PPSH-së, Nano mori drejtimin e partisë më të madhe në vend, duke shënuar ndarjen e partisë që drejtoi regjimin komunist dhe zëvendësimin jo vetëm me një emër tjetër, por edhe me një tjetër frymë.
37- Ishte politikani i parë që vendosi kontaktet me partitë e tjera të majta evropiane që i dhanë njohjen PS-së në rajon e më tej. Nano bashkëpunoi me Beneto Kraksin e të majtës italiane, Andrea Papandreun e PASOK-ut grek, etj.
38- Takimi i parë i Fatos Nanos me kundërshtarin e tij më të madh, Sali Berisha, sipas dëshmive të të dy palëve, ka ndodhur më 1990 në ambientet e redaksisë “Zëri i Popullit”, ku diskutuan për një shkrim që ishte botuar.
Nga e majta ne te djathte deputetet Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke biseduar ne vitin 1991
Nga e majta ne te djathte deputetet Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke biseduar ne vitin 1991
39- Është politikani i parë që ka njohur rezultatin e zgjedhjeve në vend fill pas daljes së rezultateve. Në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, Nano pranoi humbjen dhe daljen në opozitë të PS-së. Në këto zgjedhje, Nano fitoi mandatin e deputetit në Kuçovë.
40- Takimi që i ka dhënë më shumë pikë Fatos Nanos, ka qenë ai me presidentin amerikan Bill Klinton. Gjatë mandatit të parë në krye të qeverisë arriti të shkëlqente në marrëdhëniet ndërkombëtare duke sjell një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
41- Vizita më e rëndësishme e Fatos Nanos jashtë vendit është ajo në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në vitin 2004 dhe takimi me Presidentin Xhorxh Bush. Vizita u bë në kuadër të anëtarësimit të vendeve të reja në NATO. Gjatë takimit doli edhe një detaj interesant, Bush theu protokollin duke e zgjatur takimin me Nanon më shumë sesa koha e programuar. Siç duket kryeministri shqiptar e bëri për vete me batutat e tij liderin amerikan.
42- Pas humbjes së zgjedhjeve nga Partia Socialiste në 3 korrik 2005, Fatos Nano jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit. U vlerësua për rotacionin paqësor të pushtetit.
43- Pas dorëheqjes së kryeministër i vendit, në shtator 2005, Fatos Nano jep dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste. Me këtë veprim, Fatos Nano futi një akt civilues në politikën shqiptare, që kryetari që humbet zgjedhjet largohet, veprim ky që nuk është përsëritur nga liderët e tjerë politikë. Sali Berisha e bëri këtë veprim kur humbi zgjedhjet e vitit 2013.
nano-berisha5
44- Fatos Nano është duhanpirës që nga vitet e para të adoleshencës. Cigaret e preferuara për të janë puro kubaneze dhe cigaret me filtër “Marlboro”. Në shumicën e takimeve dhe daljeve publike, në dorën e tij të majtë do të ishte pothuajse gjithnjë një cigare. Fatos Nano nuk është vetëm një i pasionuar pas muzikës, por edhe një njeri që në adoleshencë ka kënduar. Në intervistat e tij ka pohuar se grupi i tij i preferuar muzikor ishin “Bitëllsat”. Këngët e këtij grupi i këndonte fshehurazi nën shoqërinë e miqve.
13620804-10207126697226882-2069583432595483459-n_1468309104-4504922
45- Është politikani i parë që u pa të ndiqte ndeshjet e Kombëtares. Pothuajse ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet më të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Edhe pasi u largua nga politika. Nano është një i apasionuar i madh i futbollitNë Shqipëri bën tifo me “Partizanin”, ndërsa në Itali me Interin, ndërkohë që është edhe tifoz i Italisë.
46- Është një nga politikanët që ka një raport të veçantë me pijen. Padyshim që njohja që ka ai për verën dhe xhinin, por edhe shumë pije të tjera alkoolike futen në kulturën e tij gjenerale. Pija e tij e preferuar “Xhini” i shoqëruar me tonik.
47- Më 17 gusht të vitit 2003, Fatos Nano kryen një operacion të planifikuar në tëmth. Operacioni u bë pas disa shqetësimeve shëndetësore të Nanos të përsëritura që nga viti 1996. Ky ishte operacioni i dytë i Nanos, pasi po në vitin 2003 bëri një ndërhyrje estetike në sy.
48- Më 19 shtator të vitit 2007, Nano anononçoi themelimin e Lëvizjes për Solidaritet dhe Politikë Institucionale në PS. Në këtë lëvizje, Nanos iu bashkuan plot 14 deputetë socialistë. Por me kalimin e muajve, Nano pak nga pak e la në hije nismën, duke bërë që kjo lëvizje të shuhej. Ndërsa Edi Rama vendosi të hakmerrej ndaj mbështetësve të Nanos, duke i lënë jashtë listave të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
NAno-dhe-Rama
49- Ëndrra më e madhe politike ka mbetur Pallati i Brigadave. Më 8 korrik 2007, Fatos Nano hyn zyrtarisht në garën presidenciale. Por Partia Socialiste nuk e mbështeti ish-kryetarin e saj. Për tu hakmarrë ndaj mosmbështetjes së Ramës, 6 deputetë socialistë, mbështetës të Nanos, ia dhanë votat Bamir Topit. Në 20 gusht, Bamir Topi zgjidhet president me votat e Nanos, ndërsa Shqipëria arrin të shmangë zgjedhjet e parakohshme.
kek21-640x330
50- Fatos Nano prej vitesh i është larguar jetës politike në vend. Numërohen me gishtat e dorës deklaratat e tij të rralla politike gjatë kohëve të fundit. Nano bën një jetë mes Vjenës dhe Tiranës, dhe pse është një personazh mjaft i kërkuar nga mediat, rrallëherë është kapur nga paparacët

50 fakte të veçanta nga jeta e Enver Hoxhës


SPECIALE/ 50 fakte të veçanta nga jeta e Enver Hoxhës
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga vdekja e tij, Enver Hoxha vazhdon të jetë një personazh enigmatik. Jeta e shqiptarit më të rëndësishëm të shekullit XX është e mbushur plot me mistere dhe kontradikta. Edhe pse ishte një ndër njerëzit më të lexuar, Enver Hoxha ngriti një nga diktaturat më brutale në Shqipëri. Fakti më rrënqethës është se gjatë regjimit të tij janë ekzekutuar 6 027 njerëz, janë burgosur 17 650 dhe janë internuar mbi 20 mijë persona. Gjatë periudhës që ai drejtoi shtetin shqiptar janë vrarë 10 ministra, janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar 20 gjeneralë të ushtrisë shqiptare. Si dhe nga krijimi i Partisë Komuniste në vitin 1941 e deri në vitin 1985, 41 drejtues të kësaj partie janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar. “Tirana Observer” boton sot 50 fakte nga jeta e Enver Hoxhës. Që nga propozimi i çuditshëm ndaj Nexhmije Hoxhës, te pasionet, gjërat që urrente më shumë e deri te eliminimet e shokëve të tij më të ngushtë.
1- Diktatori Enver Hoxha lindi më 16 tetor të vitit 1908, në qytetin e Gjirokastrës.
Si nxënës 1926-1927
Si nxënës 1926-1927
Ai kishte një vëlla dhe dy motra. Ish-diktatori komunist jetoi 76 vjet, 5 muaj e 26 ditë. Enver Hoxha vdiq në 11 prill 1985.
2- Sipas raportit të mjekëve, Hoxha vdiq si pasojë e një ataku në zemër dhe pësoi gjendje koma që në datën 9 prill. Pas dy ditësh atij nuk i funksionoi asnjë organ jetësor duke i sjellë vdekjen.
3- Familja e Hoxhës ishte pronare tokash në Gjirokastër dhe në zonën e Dropullit. Ata ishin të besimit islam dhe i përkisnin sektit bektashinj.
4- Në vitin 1930 Hoxha përfundoi Liceun Francez në qytetin e Korçës me rezultate të larta. Sipas dëshmive, ai ishte nxënës me sjellje të shkëlqyer.
Enver Hoxha me Abaz Xhomo, në Montpelie 1933
Enver Hoxha me Abaz Xhomo, në Montpelie 1933
5- Qeveria shqiptare e Ahmet Zogut i dha në vitin 1931 një bursë studimi në universitetin e Montepeljes në Francë, të cilën ai e la përgjysmë.  Në Francë shkroi disa artikuj në gazetën “L’Humanite” me pseudonimin Lulo Malësori, ku denonconte qeverinë e Zogut.
Si student në Montpellier, 1933
Si student në Montpellier, 1933
6- Diktatori komunist ka jetuar për gati pesë vjet në disa shtete perëndimore. Por më shumë ai ka jetuar në Francë dhe Belgjikë. Ai shkoi në Bruksel dhe filloi punë atje si sekretar privat i konsullit të Shqipërisë. Sipas biografisë komuniste për shkak të veprimtarisë antizogiste ai shkarkohet nga puna.
Enver Hoxha me Manol Konomin, pranverë 1939
Enver Hoxha me Manol Konomin, pranverë 1939
7- Në vitin 1936 kthehet në Shqipëri dhe fillon punë si profesor i frëngjishtes në Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit, në vitin 1939 pushohet nga puna se nuk pranoi të regjistrohej në Partinë Fashiste.
Si mësues në Korçë
Si mësues në Korçë
8- Më 8 nëntor 1941, ai mori pjesë në mbledhjen e grupeve komuniste dhe ishte dhe ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare.
9- Në vitin 1942, një trup gjykues i Gjykatës Fashiste në Tiranë e dënoi me vdekje në mungesë kryetarin e PKSH-së, Enver Hoxhën. Enver Hoxha ishte një nga themeluesit e gazetës “Zëri i Popullit”. Ajo u themelua në gusht të vitit 1942 dhe ishte organ i Partisë Komuniste Shqiptare.
10- Prej 7 anëtarëve të Komitetit Qendror të Përkohshëm të Partisë Komuniste të krijuar në vitin 1941, vetëm Enver Hoxha mbeti gjallë pas çlirimit, të tjerët, u vranë ose u burgosën.
Enver Hoxha i maskuar në ilegalitet , 1941
Enver Hoxha i maskuar në ilegalitet , 1941
11- Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve. Disa historianë thonë se ishte  ndikimi i jugosllavëve Miladin Popoviç e Dushan Mugosha në ngritjen e tij. Blendi Fevvziu në librin e tij për ish-diktatorin shkruan se prezenca e Enver Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë lidhet vetëm me Koço Tashkon. Miladin Popoviçi i kishte thënë se të pestë anëtarët e Grupit Komunist të Korçës ishin ortodoksë dhe duhej që patjetër të ishte edhe një mysliman. Kështu Tashko mori Enverin.
12- Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
Enver Hoxha në kohën e Konferencës së Pezës, më 16.09.1942
Enver Hoxha në kohën e Konferencës së Pezës, më 16.09.1942
13- Megjithëse Mbledhja e Mukjes që u mbajt në më 1 gusht 1943, mund të quhet si Parlamenti i Parë Pluralist, ajo u dënua rëndë nga Enver Hoxha, pasi u quajt tradhti. Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi do të merrnin dënime të rënda pas Mbledhjes së Mukjes. Enver Hoxha i nxitur nga jugosllavët nuk e miratoi takimin e tyre me eksponentët e Ballit Kombëtar.
14- Ish-diktatori komunist i ka shpëtuar për pak një tentative për vrasje në prill të vitit 1994 në Helmës. Një oficer gjerman i zënë rob arriti të merrte një automatik dhe të rrezikonte seriozisht jetën e Hoxhës.
15- Në mars 1943, në Konferencën e Parë të Partisë  Komuniste u zgjodh Sekretar i Partisë. Këtë funksion e mbajti deri në vdekje. Më 22 tetor 1994, Konferenca e Beratit vendosi krijimin e qeverisë së pavarur shqiptare. Në krye të qeverisë u caktua Enver Hoxha. Në maj të vitit 1944, Enver Hoxha emërohet Komandant i Shtabit Suprem. Ai zëvëndësoi në këtë post ushtarakun e lartë, Spiro Moiusiun.
Enver Hoxha me Spiro Moisiu, në ditën e fundit të ofenzivës së dimrit 1944
Enver Hoxha me Spiro Moisiu,  1944
16- Udhëheqësi komunist u martuar me Nexhmije Xhuglinin nga Dibra më 1 janar të vitit 1945. Nga martesa ata patën tre fëmijë dhe më pas shtatë nipër e mbesa.
nexhmije-hoxha
17- Në vitin 1946, denoncoi misionin anglez dhe atë amerikan në Shqipëri se bashkëpunonin me kundërshtarët e tij për të rrëzuar regjimin komunist. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e Anglisë u ndërprenë në vitin 1946, pas incidentit të Kanalit të Korfuzit.
18- Të parën vizitë jashtë vendit Enver Hoxha e bëri në qershor të vitit 1946, në Jugosllavi, ku takua me Josif Broz Tito. Enver Hoxha është akuzuar nga nacionalistët se ia shiti Kosovën Jugosllavisë. Ndërsa Enver Hoxha në kujtime e tij deklaronte se kishte bërë përpjekjet maksimale për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Madje që këtë ia kishte kërkuar edhe vetë Titos.
19- Hoxha ma mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në vitin 1944, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1944-1954.
20- Pas Çlirimit, në vitin 194, Enver Hoxha krijoi Gjykatën Speciale, e cila dënoi me vdekje qindra intelektualë të asa kohe, ndërmjet tyre edhe Bahri Omari, kunati i Hoxhës. 16 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u ekzekutuan më 10 tetor 1947 nga regjimi komunist. Akuza ndaj tyre ishte se donin të rrëzonin regjimin komunist.
21- Për herë të parë në arenën ndërkombëtare, Enver Hoxha doli në gusht të vitit 1946, kur mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si kryetar i qeverisë shqiptare. Për herë të parë Enver Hoxha e ka takuar diktatorin rus Josif Stalin në korrik të vitit 1947, pas një ftesë që i bën për një vizitë në Bashkimin Sovjetik. Pesë herë është takuar udhëheqësi komunist me Stalinin. Për herë të fundit ai është takuar në prill të vitit 1951.
Enver Hoxha me delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, shtator 1946
Enver Hoxha me delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, shtator 1946
22- Takimin e parë me Nikita Hrushovin, drejtuesi i Partisë Komuniste Enver Hoxha e bëri në në qershor të vitit 1954 në Moskë. Në maj të vitit 1959, drejtuesi i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov viziton Shqipërinë, duke u bërë i pari kryetar shteti  i BS që viziton vendin tonë.
23- Enver Hoxha e ka vizituar vetëm njëherë Kinën në vitin 1956 dhe është takuar njëherë me Mao Ce Dunin. Udhëtimi i fundit që ka kryer jashtë vendi Enver Hoxha ka qenë në vitin 1960, në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë.
24- Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë. është hedhur dyshimi se sovjetikët kishin bërë një plan për të eliminuar Enver Hoxhën. Për këtë arsye, diktatori komunist u kthye deri në Itali me tren dhe më pas me avion. Një nga arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ishte se Moska i kërkoi Tiranës të rehabilitonte shqiptarët që ishin dënuar pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.
25- Shqipëria u bë pjesë e Traktatit të Varshavës në vitin 1955. Në vitin 1962, Tirana del de facto nga ky traktat dhe de jure në vitin 1968. Shqipëria bëhej vendi i parë që largohej nga ky traktat që ishte një rivalitet i Moskës ndaj NATO-s. Pas prishjes së marrëdhënieve më sovjetikët në vitin 1960, Enver Hoxha dënoi dy nga drejtuesit e Partisë së Punës, Liri Belishovën dhe Koço Tashkon, me akuzën si bashkëpunëtorë të Nikita Hrushovit.
Enver Hoxha midis kooperativistëve të Starovës, Berat, tetor 1958
Enver Hoxha midis kooperativistëve të Starovës, Berat, tetor 1958
26- Gjatë regjimit të Enver Hoxhës, në vitet 1945-1946 në Shqipëri u krye Reforma Agrare. Një reformë kjo që bëri pronarë tokash shumicën e fshatarësisë, por që ua mori me dhunë pronarëve duke i shpronësuar. Gjatë regjimit të Hoxhës, u bë kolektivizmi i pronës. U zhduk prona private, fshatrat u kthyen në kooperativa, kurse ndërmarrjet e vogla private u shtetëzuan.
27- Në 27 dhjetor 1967, Shqipëria u bë shteti i vetëm në botë ateist. U ndalua besimi në Zot dhe praktikimi i feve. U shkatërruan 2200 kisha dhe xhami që ndodheshin në vendin tonë.
28- Nga krijimi i qeverisë të pasluftës e deri në vitin 1981, të gjithë ministrat e Brendshëm: Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu dhe Feçorr Shehu, janë akuzuar nga Hoxha si agjentë të të huajve.  Shefi i truprojave të Enver Hoxhës ishte Sulo Gradeci. Ky i fundit i shërbeu Hoxhës për 30 vite duke qenë kështu edhe njeriu më i besuar i diktatorit.
29- Gjatë periudhës së tij si drejtues i Partisë së Punës, Enver Hoxha ka pasur vetëm dy aksidente të vogla me makinë, por pa rrezik për jetën. Shërbimet sekrete të huaja, por edhe individë brenda vendit, kanë ndërmarrë aksione për vrasjen e Hoxhës. Por zyrtarisht që nga marrja e pushtetit e derisa vdiq nuk njihet asnjë atentat i kryer ndaj tij.
30- Sëmundja e tij u mbajt e fshehtë për një kohë të caktuar. Enveri kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme.
Duke peshkuar, 1959
Duke peshkuar, 1959
31- Plot 40 vjet jetoi Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut. Ai u vendos aty në vitin 1945, në një vilë së bashku me Koçi Xoxen, por shumë shpejt lëvizi në një tjetër vilë. Ish-diktatori komunist kishte shtëpi pushimi pothuajse në të gjitha qytetet më të rëndësishme të vendit. Por dy vendet që ai preferonte më shumë të kalonte pushimet ishte Driloni në Pogradec dhe Vlora.
32- Enver Hoxha ka udhëtuar rrallë me mjetet e transportit ajror. Me avion, Hoxha ka udhëtuar drejt Moskës dhe Pekinit, kurse me helikopter vetëm disa herë brenda Shqipërisë. Mungesa e udhëtimeve vinte edhe si shkak i izolimit të Shqipërisë nga bota.
33- Hoxha e niste ditën duke lexuar të gjitha gazetat. Çdo mëngjes atij i linin mbi tavolinë të gjitha gazetat e vendit, madje edhe ato lokale. Ndërkohë që ai lexonte edhe shtypin ndërkombëtar, veçanërisht prestigjiozen franceze “Le Monde”.
34- Është i vërtetuar fakti se udhëheqësi komunist ka lëvizur me sozi gjatë vizitave që ai bënte në qytete të ndryshme të vendit. Hoxha ka pasur katër sozi. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e “Dajtit”, në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e “sigurimit të Udhëheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge.
Në Valbonë, qershor 1970
Në Valbonë, qershor 1970
35- Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Sozitë Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të “Mercedezit” të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri.
36- Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Enverit.
Tropojë, maj 1970
Tropojë, maj 1970
37- Gjatë sundimit të tij janë dënuar 29 ministra, zëvendësministra dhe drejtues të Partisë së Punës, shumica me akuzën si agjentë të shërbimeve sekrete të huaja. Gjatë 41 viteve të regjimit të tij janë vrarë 9 ministra të qeverive të asaj kohe dhe një kryeministër. Vdekja e Mehmet Shehut u cilësua si vetëvrasje, por në fakt la shumë dyshime dhe mistere. Gjatë sundimit të tij, 22 gjeneralë të ushtrisë shqiptare janë ekzekutuar, persekutuar dhe dënuar me shumë vite burgim.
38- Gjatë sundimit të tij janë ekzekutuar për arsye politike, si armiq të pushtetit ose si bashkëpunëtorë te shërbimeve të huaja 6027 persona. Gjatë regjimit të Enver Hoxhës janë janë burgosur 17 650 persona, nga të cilët, 1065 persona kaba vdekur nëpër burgjet e tmerrshme komuniste.
39- Enver Hoxha fliste rrjedhshëm frëngjisht, por njëkohësisht njihte disa gjuhë të huaja, si italisht, serbo-kroatisht, rusisht dhe anglisht. Shkrimtarët më të preferuar të Hoxhës ishin Molieri, Gëte dhe Bajronin.
40- Ai kishte rreth 45 mijë libra. Shumica e tyre ishin libra enciklopedikë Laruse, albume e shumë të tjera, kryesisht në gjuhën franceze. Pas viteve ’90 shumica e tyre u shkatërruan dhe familja e tij mori vetëm një pjesë të vogël.
Duke biseduar me popullin në sheshin në Mashkullorë, mars 1978
Duke biseduar me popullin në sheshin në Mashkullorë, mars 1978
41- Enver Hoxha e pasuronte vazhdimisht bibliotekën e tij private me publikimet më të fundit të ardhura nga Franca. Sipas Blendi Fevziut, materialet që ai importonte për të lexuar nuk kufizoheshin në traktatet e fryra për Marksizëm-Leninizmin. Shija e Hoxhës për librat ishte e gjerë. Ai porosiste libra mbi jetën e Papëve dhe shenjtëve të tjerë katolikë, e madje edhe libra për vampirët, çuditërisht, mes tematikave të tjera.
42- Enver Hoxha e kishte pasion gjuetinë, por asnjëherë nuk është shquar në ushtrimin e këtij sporti. Dëshmitarë të asaj kohe tregojnë se ai shkonte për gjah kur e thërrisnin Mehmeti dhe Kadriu.
Enver Hoxha me fëmijët e tij
Enver Hoxha me fëmijët e tij
43- Sipas Nexhmije Hoxhës, gjëja që urrente më shumë Enver Hoxha, ishin borxhet. “E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe”. ka thënë Nexhmija Hoxha në intervistën e fundit për Rudina Xhungën.
44- Nexhmija Hoxha në një intervistë të dhënë për Rudina Xhungën ka deklaruar dhe se e propozoi Enver Hoxha në qershor të vitit 1942.
“Kështu që një ditë, kur Enveri e pa që unë nuk merrja vesh ose bëja sikur, vendosi të flasë vetë. Një ditë vere më tha, po shtrihem të fle, më zgjo në orën 5. Unë shkova ta zgjoj, por ai në fakt nuk kishte fjetur, ndoshta kishte ndenjur për të marrë vendimin e tij. Aty më bëri propozimin për martesë, një propozim aq prozaik, sa nuk e kisha menduar kurrë. Ai, përpara se të më thoshte shprehimisht të dua, më tha, tek po bëja kafenë që më kishte kërkuar:- “Unë dua të martohem me ty”. Unë ngriva, mbeta aty, duke bërë kafenë, e nuk po lëvizja, ndërsa ai më thotë:- “Po, hë, supë po bën? Ulu këtu se nuk të ha!”, domethënë, u mundua të më shkrifëronte pak. Me kokën ulur, i thashë:- “Unë nuk martohem gjatë luftës”. “Po kush tha që do martohemi në luftë”, -tha ai. “Në fillim do u themi miqve, por mendohu mirë, se ti je e re e kemi diferencë moshe”. Pastaj vazhdoi:- “Por unë nuk mund ta zgjas shumë, se aneja pret, ngaqë jam djalë i vetëm”. Unë nuk iu përgjigja në atë kohë, por kaloi nja një muaj e pak dhe pastaj i ktheva përgjigje:- “Diga e ideve të mia u thye”.
Me motrën e tij Sanije, 1933
Me motrën e tij Sanije, 1933
45- Në biografinë që i ka bërë ish-diktatorit, Blendi Fevziu e përshkruan Hoxhën si një psikopat paranojak, me shumë pak ose aspak tipare pendese, që së bashku me gruan e tij organizuan vdekjen e shpejtë të cilitdo që hyri në rrugën e tyre. Në vitet e tij të fundit, shkruan Fevziu, Hoxha jetoi papritmas një jetë të vetmuar, sepse deri në atë kohë ai kishte vrarë shumë nga shokët e tij të luftës, sa që vështirë që tani të kishte dikë me të cilin të bisedonte.
46- Udhëheqësi komunist e pësoi infarktin e parë në vitin 1972. Për gati dy vjet iu nënshtruar mjekimeve të shumta dhe gjendja e tij u përmirësua në vitin 1974.
Varrimi i Enver Hoxhes
Varrimi i Enver Hoxhes
47- Ai u varros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Por në maj të vitit 1992 u zhvarros për t’u vendosur në varrezat e Sharrës.  Organizata e Kombeve të Bashkuara në muajin prill të vitit 1985 mbajti një minutë heshtje për vdekjen e Enver Hoxhës.
48- Ish-diktatori komunist u varros në arkivol. Ai e kishte lënë amanet që trupi i tij të mos balsamosej si Lenini. Është zbuluare se gjatë ditës së homazheve atij iu përgatit një maskë mortore për fytyrën.
49- Gjatë kohës së Luftës, për t’i shpëtuar ndjekjes së fashistëve, Enver Hoxha ka mbajtur disa pseudonime, si: Tarasi, Hasani, Saliu, Malo, Valbona dhe Shpati. Dy pseudonimet e fundit ua vuri si emra mbesës dhe nipit të tij.
50- Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë ne Enciklopedinë Botërore të vitit 2005. Emri i tij shënohet në faqen 430, aty ku sipas rendit alfabetik vjen shkronja H. Historiani Bernd Fisher e ka cilësuar Enver Hoxhën si shqiptarin më me ndikim të shekullit XX.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...