Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/21

Shqipëria prezanton Forcat Speciale,Greqia “kërcënon”!?

f7


Vizita e kryeparlamentarit Ilir Meta në Greqi riktheu në Tiranë debatin për çështjen çame.

f1
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishte e pakënaqur me mënyrën se si e trajtoi Meta këtë çështje ne Athinë dhe e shprehu hapur qëndrimin e saj.
f10

 Lidhur me këtë debat në Tiranë ndërhyri edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili i kujtoi vendit tonë disavantazhet që ka përballë Athinës.
f2
“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. 
f3
Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Kotzias.
f4
Por, si për koincidencë, një ditë pas kësaj deklarate, ishte 18 vjetori i krijimit të batalionit të Forcave Speciale.

f5
Përpara se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të mbante fjalën e rastit, të pranishmit u njohën me mjetet, armatimet dhe pajisjet që kjo njësi elitë e FA ka në përdorim.
Më pas efektivët e këtij batalioni, të ndihmuar edhe nga helikopterët e Forcës Ajrore, kryen një sërë veprimesh luftarake duke treguar aftësitë dhe kapacitetet e tyre.
f6
Në fjalën e saj ministrja Kodheli solli në vëmendje edhe angazhimet e Forcave Speciale brenda vendit.
f8
“Keni mbështetur strukturat e Policisë së Shtetit për vendosjen e rendit kushtetues në shumë zona e ngjarje të turbullta të fillim viteve 2000. Por keni vepruar me vendosmëri edhe në kuadër të emergjencave civile”, tha ministrja Kodheli.
f9
Në fjalën e saj ministrja Kodheli nuk la pa përmendur as dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili siç tha ajo “dha jetën për një botë më të sigurt e për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.










Kryeministri i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama për Al Jazeera: Shqipëria e Madhe asnjëherë s’ka qenë opsion

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans, se Shqipëria e Madhe asnjëherë nuk ka qenë opsion i politikës së tij.
“Nuk ka qenë asnjëherë”, thotë Rama në atë çfarë dëgjohet në promon e emisionit që emetohet sonte, e hënë, me fillim në orën 21:00, duke shtuar, “Sepse besoj fuqishëm se Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, apo çfarëdo qoftë e Madhe është vetëm ajo që e kaluara na ka lënë”.
Intervista e Ramës për Al Jazeera vjen pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd, për çka edhe u kritikua shumë nga disa opinionitë e gazetarë në Kosovë.

‘Lolita’ apo ‘Lorena’, kush po e bezdis Kryeministrin?



Foti nga www.syri.net
Askush nuk e mban mend ditën e parë kur profili në Facebook me emrin “Lolita” u bë aq popullor dhe i ndjekur edhe pse në fakt asnjë postim i saj nuk u sponsorizua asnjëherë. Me ironinë dhe sarkazmën therësë,me cimbisjet e fenomeneve shoqërore shqiptare, gjuhën e thjeshtë dhe ndonjëherë fjalorin “e turpshëm”, Lolita u shndërrua në pak kohë në një teh të mprehur ku gërvishteshin ca pak e ca më shumë,  personazhet politike apo të shoëbizit, programe të ndryshme televizive, por në disa raste ajo shërbeu edhe për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve apo njerëzve që kishin nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tyre.
E doemos që i gjithë ky aktivitet ngjall dhe kuriozitetin normal se kush fshihet pas këtij profili kaq të suksesshëm….që  para disa kohësh u bllokua dhe u mbyll edhe pse kishte 120.000 ndjekës, u rihap duke e rritur ndjeshëm ndikimin.
Sigurisht që pak-kush beson që pas fenomenit Lolita fshihet një njeri, kjo jo vetëm per fluksin e postimeve por dhe për shkak se administratorët linin të kuptohej se ishin më shumë se një. Madje njëra prej tyre, me profilin personal (por që sigurisht nuk është identiteti i vërtetë) është mjaft e njohur në Facebook për statuset pikante por dhe për “miqësinë” virtuale që ka me shumë gazetarë. Ndaj Opinion.al ka mundur t’i “rrëmbejë” disa të fshehta  “Jam Lorena”-s, vajzës që fshihet pas këtij profili dhe që është “truri” i Lolitës.
“Jam Lorena” pranon të tregojë se gjithçka nisi si argëtim, 3 të rinj që hapën një faqe dhe nisën të shkruanin për çdo gjë që shihnin, në kafe, në rrugë apo në tv. Shumë shpejt faqja u bë popullore dhe nga 3 numri i administratorëve u rrit në 5. Batutat e Lolitës dhe thumbimet e statuseve të saj ishin kaq të njohura, sa “Jam Lorena” tregon se nga argëtuese faqja nisi të shndërrohej dhe në denoncuese të atyre fenomeneve që në Shqipëri në fakt i gjen me shumicë. Dhe prej këtij momenti do të niste dhe “lufta” për ta bllokuar.
Sipas saj, pas mbylljes për herë të parë të profilit Lolita me 120.000 ndjekës, përpjekjet e javëve të fundit  janë përqëndruar në identifikimin e administratorëve, si një formë për ti intimiduar dhe hequr dorë nga kjo punë. Madje nuk kanë munguar dhe akuzat që ky profil sponsorizohet nga opozita. Akuzë për të cilën administratorja e Lolitës thotë:
“Kjo bëhet për të na ulur besueshmërinë, sepse ndjeksësit tanë në më të shumtën janë të rinj që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar nga partitë. Sa për opozitën,ndërkohë që kemi kaq shumë probleme që na shkakton qeveria më duket e paarsyeshme ti bëjmë oponencë opozitës. Opozita e ka marë ndëshkimin me vota dhe e gënjen mendja nëse mendon që jemi me të” – këto shkruan “Jam Lorena” duke na sqaruar edhe per fyerjet apo sharjet personale për persona të veçantë në disa publikime:
“Qeveria na fyen çdo ditë me mashtrime dhe gënjeshtra e nuk i bëhet vonë askujt. Dhe meqë disa i quajnë këto fyerje si ja bëjnë kur fëmijët e tyre shohin në parlament sharjet më të ndyra?
Sipas saj, lojrat e gërmëzimit të emrave për personazhe të njohur është më pak vulgare se gënjeshtrat dhe llustrat që ata prezantojnë në mediat e tyre.
Sepse siç thotë Jam Lorena, censura e Facebook-ut është e pamundur, me gjithë dëshirën e madhe të disave. “Sepse sado që disa mund të preken dhe të ndihen të fyer,shumë më shumë gjejnë të vetmin vend ku mund të shfryjnë për padrejtësitë,problemet dhe hallet që nuk zgjidhen kurrë në zyrat e shtetit. Sepse satira sado e mprehtë dhe cinike ndonjëherë është më e mirë se e gënjeshtërta që u serviret shqiptarëve nga një pjesë e medias e blerë nga qeveria.”
Por  a janë vërtet 3, 4 apo 8 administratorë të Lolitës? A do tja dalin  përpjekjet për t’i identifikuar që ti bëjnë të heqin dorë nga kjo inisiativë që së fundmi ka dhe presione jo të vogla? A do t’i lodhë censura e Facebook-ut këta të rinj që e nisën këtë rrugë për argëtim e së fundmi duket se po angazhohen fort? Dhe në fund,a do mundet Lolita të mbetet një faqe e pasponsorizuar dhe me angazhim vullnetar kur këta të rinj,më së shumti studentë të fillojnë punë? Dhe zot na ruaj nëse tundohen më pas të përfshihen edhe në politikë
Vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi, vetëm sa e ndezi më shumë debatin mes analistëve në Shqipëri dhe Kosovë për marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Në të vërtetë, debati kishte kohë që ishte ndezur, e ndoshta shkëndija e fortë ishte dhënë që në momentin kur Milot Rashica deklaroi se do të luajë për Kosovën, duke braktisur kombëtaren e Shqipërisë.
Agjencia BIRN, në një shkrim të saj, thekson se tensioni mund të ketë nisur kur Kosova krijoi kombëtaren e saj.
Fitore Hoxha, një arkitekte 27-vjeçare nga Prishtina, tha se tensioni është i paarsyeshëm.
“Në kontekstin diplomatik, Shqipëria nuk ka nevojë për Kosovën, por ne kemi nevojë për ndihmën e Shqipërisë”.
Ndërkohë Ilir Bulku, një biznesmen nga Tirana, tha se komentet e Ramës në Beograd për çështjet ekonomike të Kosovës, janë të tepërta.
“Rama duhet të kuptojë se Kosova është një shtet tjetër dhe nuk mund të ndërhyjë në problemet ekonomike të një shteti tjetër. Imagjino sikur kryeministri kosovar, Isa Mustafa, të bënte të njëjtën gjë, si do ndjeheshim ne?”
Në këtë linjë ishte edhe ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.
Në një intervistë për një televizion shqiptar në Maqedoni, ai tha se Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Në normalizimin e marrëdhënieve, vetëm Kosova është një lojtar politik dhe unë besoj se Shqipëria është politikisht e qartë për këtë”.
Por Ksenofon Krisafi, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin Europian të Tiranës, në një koment të publikuar nga Mapo, e quan “një qejfmbetje emocionale të Enver Hoxhajt”.
“Deklarimi i këtyre ditëve i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për rolin paternalist të Shqipërisë, edhe pse besoj, produkt i ndonjë reagimi të ngutur emocional, shkaktoi keqardhje te jo pak shqiptarë. Hoxhaj, si drejtues i dikasterit të Punëve të Jashtme e kupton më lehtë se shumë të tjerë që marrëdhëniet shqiptaro-serbe, nuk janë vetëm problem i Kosovës apo Shqipërisë. Ato prekin dhe ndikojnë në stabilitetin e gjithë rajonit problematik të Ballkanit. Nga ana tjetër fjalët që ai tha nuk iu shërbejnë shqiptarëve, por atyre që nuk i duan ata. Për fat të keq të tillë ka jo pak si përreth Kosovës ashtu edhe përreth Shqipërisë, madje fatkeqësisht edhe brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk e di si ndihet ai këto ditë, kur dëgjon kërcënime të hapura që iu vijnë shqiptarëve nga politikanë anakronikë nga vende fqinje, të cilët i tregojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve epërsinë e tyre në sektorë të ndryshëm, pa harruar edhe epërsinë ushtarake”.
“Mbështetja që Shqipëria i ka dhënë dhe i jep Kosovës nuk ka të bëjë aspak me sindromën e paternalizmit, të kultivuar nga disa njerëz të ndodhur në politikë, në Kosovë ose në Shqipëri. Ajo nuk ka të bëjë as me ta personalisht, sepse ata vijnë e ikin, sot janë dikushi, nesër bëhen askushi. Mbështetja e sinqertë, korrekte dhe e domosdoshme e Shqipërisë, iu dedikohet vëllezërve martirë të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Ajo është detyrim kushtetues i çdo pushtetari dhe i çdo shqiptari në Shqipëri. Si e tillë nuk është kontestuar asnjëherë as kur u sanksionua juridikisht në Kushtetutën shqiptare dhe as, kur populli shqiptar, në zbatim të këtij detyrimi si dhe të borxhit shpirtëror e vëllazëror, hapi dyert e shtëpive dhe të zemrave, kur mbi 700 mijë kosovarë gjetën strehë, mbështetje e ngrohtësi në shtëpitë e shqiptarëve të Shqipërisë, kurse disa dhjetëra e qindra të tjerë morën armët dhe u rreshtuan në radhët e UÇK-së. Është fjala përkatësisht për vitin 1998 kur u miratua Kushtetuta dhe për vitet 1998-1999, kur u ashpërsua lufta në Kosovë dhe ajo u zbraz nga forcat serbe për t’u shndërruar në fushë beteje”.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Qejfmbetja emocionale e Enver Hoxhaj



Ksenofon Krisafi


Nga Ksenofon Krisafi*
Ksenofon Krisafi


Deklarimi i këtyre ditëve i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për rolin paternalist të Shqipërisë, edhe pse besoj, produkt i ndonjë reagimi të ngutur emocional, shkaktoi keqardhje te jo pak shqiptarë. Hoxhaj, si drejtues i dikasterit të Punëve të Jashtme e kupton më lehtë se shumë të tjerë që marrëdhëniet shqiptaro-serbe, nuk janë vetëm problem i Kosovës apo Shqipërisë. Ato prekin dhe ndikojnë në stabilitetin e gjithë rajonit problematik të Ballkanit. Nga ana tjetër fjalët që ai tha nuk iu shërbejnë shqiptarëve, por atyre që nuk i duan ata. Për fat të keq të tillë ka jo pak si përreth Kosovës ashtu edhe përreth Shqipërisë, madje fatkeqësisht edhe brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk e di si ndihet ai këto ditë, kur dëgjon kërcënime të hapura që iu vijnë shqiptarëve nga politikanë anakronikë nga vende fqinje, të cilët i tregojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve epërsinë e tyre në sektorë të ndryshëm, pa harruar edhe epërsinë ushtarake. Çdo të bënte Enver Hoxhaj nëse qarqe aventuriere, me synime ekspansioniste, që udhëhiqen akoma nga fosilet e platformave nacionaliste dhe shoviniste të mesit të shekullit XIX, ndërmarrin nesër ndonjë akt agresioni ndaj Shqipërisë?! Do të vazhdonte të gjykonte me këtë mendësi, që na kujton fodullëkun e atij që, për gjysmë shekulli, i la Shqipërinë dhe shqiptarët të mbyllur e të izoluar nga bota, në marzhin e zhvillimeve ndërkombëtare. Do të mënjanohej dhe do të përsëriste shprehjen e papërshtatshme se “Shqipëria nuk është një aktor global, si SHBA dhe BE. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë ne natyrisht kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente të ushtrojnë ndikim”?! Është e vërtetë dhe fat jashtëzakonisht i madh që shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, sot kanë mbështetjen dhe mbrojtjen e SHBA dhe të BE, ndryshe nga 100 vjet më parë, kur Kosova dhe trojet e tjera shqiptare mbetën jashtë kufijve kombëtarë, nën zgjedhën dhe sundimin mizor të shteteve fqinjë. Por, për të qenë të sigurt për të ardhmen, në radhë të parë e mbi të gjitha, ato duhet të jenë të fortë vetë për të zhvilluar ekonominë, për të përparuar vendin, për të përmirësuar jetën e vet si dhe për t’u mbrojtur nga aventurat e njerëzve të papërgjegjshëm. Forca buron nga bashkimi, të cilin e aspirojnë shumica e shqiptarëve, forca buron nga bashkëpunimi e mirëkuptimi racional dhe i sinqertë e jo nga ndarja e qejfmbetja. Pavarësisht nga ato që tha, ministri Hoxhaj, e di me siguri se Shqiptarët së bashku janë më të fortë. Ky mesazh vjen që nga koha e Skënderbeut, kohë kur shqiptarët ishin faktor në rajon. Është përsëri kjo arsyeja pse, disa shekuj më pas, ata zgjodhën bashkimin nëpërmjet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Së bashku i mbronin më mirë trojet amtare nga copëtimi si dhe mund të gjenin më lehtë alternativën e duhur drejt të ardhmes. Shqiptarët zgjodhën bashkimin edhe në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë, duke konstituar shtetin e pavarur shqiptar me shtrirje në të gjitha hapësirat shqiptare. Ishin interesat grabitqare të Fuqive të Mëdha të asaj kohe dhe të fqinjëve tanë, që këtë dëshirë e mbytën ende pa u kristalizuar, duke mos lejuar që Shqipëria, si shtet dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare, të kishte brenda kufijve të saj gjithë trojet shqiptare. Shqiptarët, të ndarë, kundër dëshirës së tyre në pesë shtete, vijuan megjithatë rrugëtimin historik mbi njëshekullor, me aspiratën e shenjtë të ribashkimit.
Mbështetja që Shqipëria i ka dhënë dhe i jep Kosovës nuk ka të bëjë aspak me sindromën e paternalizmit, të kultivuar nga disa njerëz të ndodhur në politikë, në Kosovë ose në Shqipëri. Ajo nuk ka të bëjë as me ta personalisht, sepse ata vijnë e ikin, sot janë dikushi, nesër bëhen askushi. Mbështetja e sinqertë, korrekte dhe e domosdoshme e Shqipërisë, iu dedikohet vëllezërve martirë të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Ajo është detyrim kushtetues i çdo pushtetari dhe i çdo shqiptari në Shqipëri. Si e tillë nuk është kontestuar asnjëherë as kur u sanksionua juridikisht në Kushtetutën shqiptare dhe as, kur populli shqiptar, në zbatim të këtij detyrimi si dhe të borxhit shpirtëror e vëllazëror, hapi dyert e shtëpive dhe të zemrave, kur mbi 700 mijë kosovarë gjetën strehë, mbështetje e ngrohtësi në shtëpitë e shqiptarëve të Shqipërisë, kurse disa dhjetëra e qindra të tjerë morën armët dhe u rreshtuan në radhët e UÇK-së. Është fjala përkatësisht për vitin 1998 kur u miratua Kushtetuta dhe për vitet 1998-1999, kur u ashpërsua lufta në Kosovë dhe ajo u zbraz nga forcat serbe për t’u shndërruar në fushë beteje.
Enver Hoxhaj, pa qenë nevoja të shkojë larg në histori, besoj se i kujtohet me siguri që gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shqipëria, përveç se caktoi një grup qeveritarësh, politikanësh dhe diplomatësh në Paris, për t’iu ndodhur pranë vëllezërve kosovarë që bisedonin me përfaqësuesit serbë në Rambuje, me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve, dërgoi delegacione gjithandej, në kancelaritë qendrore të diplomacisë botërore, në mbrojtje të kauzës së Kosovës.
Diplomacia shqiptare, pjesë e rëndësishme e politikës së përgjithshme shqiptare, kudo ku vepronte ishte tërësisht në funksion të triumfit të kauzës dhe luftës së Kosovës. Autori i këtij shkrimi, në atë kohë ambasador në Degën europiane të OKB në Gjenevë, së bashku me stafin e Misionit, sipas direktivave dhe porosive të përditshme të qeverisë shqiptare, ishte angazhuar në një veprimtari të jashtëzakonshme dhe voluminoze. Ndër të tjera u përgatitën dhe u mbajtën në forumet e OKB dhe të organizatave të tjera me seli në Gjenevë, disa dhjetëra fjalime e ndërhyrje, që, të përmbledhura dhe të shoqëruara nga një hyrje e gjatë, do të dalin së shpejti në formën e një libri. Të njëjtën gjë bënë përfaqësuesit e Shqipërisë në Nju Jork, Strasburg, Vjenë, Bruksel etj. Të tjerë politikanë e diplomatë kanë ndërhyrë në mjaft nga selitë e diplomacisë dhe politikës botërore. Ata kanë folur dhe kanë transmetuar kudo dashurinë e pafundme, dhimbjen, vlerësimin, preokupimin e tejskajshëm të Tiranës zyrtare dhe të gjithë shqiptarëve për Kosovën.
Pas krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, u ndërmor një fushatë intensive për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Pavarësisht nga rezultatet, që nuk mund të mohohen, kjo punë e madhe, me kosto jo të vogël për një vend me vështirësi të mëdha ekonomike, nuk duhet shpërfillur. Nuk mund të pretendohet se kjo ishte ndonjë heroizëm, por natyrisht nuk ka arsye që të harrohet, sepse u bë ajo që ishte e mundur të bëhej.
Është shumë e vështirë të gjesh motivin e vërtetë të qejfmbetjes së ministrit Hoxhaj, por edhe të presidentit Hashim Thaçi, i cili, po këto ditë, në një emision televiziv u shpreh se “normalizimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi përmes Tiranës, por përmes Prishtinës”. Me atë çka tha e ç’bëri gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd dhe në Nish, Edi Rama, me kurajë dhe korrektësi, respektoi kushtetutën e vendit të vet, detyrimin themelor të popullit shqiptar, i cili nëpërmjet saj zotohet “për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe përprosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Ai dhe kushdo tjetër duhet të fliste dhe duhet të flasë për këto çështje, sepse Kushtetuta, në nenin 8 të saj thotë shprehimisht që “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Rama i tha, interlokutorit të vet, kryeministrit serb, një të vërtetë të madhe se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, se Trepça ndodhet në Kosovë dhe është pasuri e saj, ajo nuk mund të zhvendoset dot në Serbi, se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të gëzojnë të drejtat e tyre si të gjithë shtetasit e tjerë të Serbisë etj. Rama i përsëriti me shumë të drejtë nevojën dhe dëshirën për bashkëpunim në të gjitha fushat, për ta shndërruar Ballkanin në hapësirën e begatë të njerëzve të tij të lirë. Ç’ të keqe ka këtu, ku e dallojnë vëllezërit tanë, që janë në krye të Kosovës, paternalizmin e Tiranës ndaj Prishtinës?! Pse janë xhindosur e zëmëruar kaq shumë, pa kurrfarë arsyeje?! E vetmja gjë që mund të shkaktonte dëshpërim mund të ishte referimi i pavend te emri i Ivo Andriçit, edhe pse nobelist, por antishqiptar i kalibrit të Çubrilloviçit. Në Serbi ka pasur të tjerë personalitete të shquara si p.sh. Markoviçi, që, në fillimet e shekullit të kaluar, kanë folur për bashkëpunimin e popujve të Ballkanit dhe për miqësinë e serbëve me shqiptarët. Përjashto këtë, Rama bëri atë që duhet të bëjnë të gjithë liderët e shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e gjetiu, për të plotësuar dëshirat e tyre të përligjura, që ata të gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç përcaktohen në aktet juridiko-ndërkombëtare bashkëkohore. Ata duhet të dëgjojnë zërat e përfaqësuesve të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve kombëtarë, në Serbi, Maqedoni, Malin e Zi etj. Vlen të përmendet njëri prej tyre, përfaqësues i shqiptarëve të Preshevës, Jonuz Musliu, i cili u shpreh i pakënaqur duke thënë që drejtuesit e “Kosovës shkojnë e vijnë, takohen e shtrëngojnë duart me kryeministrin serb Vuçiç, qoftë në Bruksel apo në samite të tjera ndërkombëtare, çudi kurrë nuk përmendin shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës…, ku popullata jonë jeton as në luftë e as në paqe, të rrethuar nga policia, ushtria e xhandarmëria, të ballafaquar me politika diskriminuese dhe premtime të rreme si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina… Prandaj, tha ai, nesër nga kryeministri ynë shqiptar, zoti Edi Rama presim një angazhim më serioz dhe presion ndaj qeverisë serbe për të ndryshuar politikat e Beogradit mbi shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës, të cilët konsiderohen mjedisi më i diskriminuar dhe më i pazhvilluar në Ballkan dhe në Evropë…”
Ajo që u dëgjua nga goja e qeveritarit Hoxhaj është e trishtueshme. Është reminishencë e një fryme që motivohet dhe maskohet pas sloganit se nuk kemi nevojë për paternalizëm. Në politikën shqiptare të Tiranës zyrtare, nuk vërtetohet që të ketë pasur synime ose shfaqje të një qëndrimi të tillë. Shqiptarët respektojnë realitetin politik aktual. Ata i gëzohen faktit që prej gati dy dekadash, ekzistojnë dhe zhvillohen e përparojnë dy shtete shqiptare. Por është hipokrizi të thuash se shqiptarët ndihen mirë të ndarë nga njëri-tjetri. S’ka dyshim se ëndrra e shumicës së tyre është të jenë bashkë, sepse kështu janë më të pasur, më të zhvilluar, më të fuqishëm, më të respektuar, sepse kështu kohët kur nënvlerësoheshin dhe trajtoheshin si popull pa aftësi politike, shtetformuese dhe organizuese, do të mbeten pas në histori.
Hoxhaj mund të ketë të drejtë për tentativën e njëfarë paternalizmi ndoshta vetëm në kohën e negociatave në Rambuje, kur ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, i dërgonte delegacionit kosovar ultimatume që të mos e nënshkruante marrëveshjen, duke i thënë se një veprim i tillë do të ishte firmosja e mbarimit të Kosovës. Kush firmos është tradhtar i çështjes kombëtare shqiptare, thoshte ai, të cilit çuditërisht, në vitin 2009, kur ishte për vizitë në Kosovë, iu akordua “Urdhri i Lirisë” nga Hashim Thaçi, një ndër firmëtarët e Rambujesë. Por, kjo kohë ka kaluar në të gjitha kuptimet. Politika dhe diplomacia e shtetit shqiptar, pavarësisht nga regjimet dhe ngjyrat që ka mbajtur, kanë qenë kurdoherë përkrah Kosovës, në mbrojtje të interesave të saj, në përpjekje të sinqerta për të kontribuar që të realizohej ëndrra shekullore për liri e pavarësi. Dhe kështu do të jenë kurdoherë. Vlerësimin e politikës shqiptare për arritjen e objektivit madhor, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës e ka pohuar edhe vetë Hashim Thaçi, duke thënë se “diplomacia shqiptare ishte zëri i komunitetit ndërkombëtar dhe zëri që përfaqësonte atë që ishte qëndrim i drejtë…”
Për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nuk mund të flitet dhe as të mbahen qëndrime duke u nisur vetëm nga deklarime ose veprime të atyre që janë në pushtet. Ata vijnë e ikin, kurse gjaku, gjuha, etnia, formimi dhe konstitucioni i njëjtë shpirtëror shqiptar mbetet. Ne jemi dhe do të mbetemi shqiptarë. Individë që rastësia i ka sjellë në pushtet nuk e shprishin dot gjakun e përbashkët as në Shqipëri, as në Kosovë dhe as në trojet etnike ku jetojnë shqiptarët. Këta individë, i madhi Ismail Kadare, i ka quajtur “ngrehalucë të pandreqshëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj dramës së popullit që i ka nxjerrë, të dashuruar pas vetes dhe pas fjalëve të tyre të papërgjegjshme…”.
*Autori është dekan i Fakultetit Juridik në UET

Edvin Kristaq Rama kërkon shkarkimin e Ylli Manjanit

Ylli Manjani nuk ndalon. Ai si përherë, origjinal në deklarata e qëndrime, krejt ndryshe nga pjesa tjetër e qeverisë flet hapur. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon që qeveria të nxjerrë ushtrinë për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit. Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra deri më sot nga një anëtar i qeverisë Rama përsa i përket situatës se kultivimit dhe trafikut të drogës.
Manjani pranon kështu se gjendja është emergjente, përkundër deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama apo ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët përpiqen ta fshehin atë me të gjitha format.

“Na takon ne që të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne duhet të reagojmë edhe më fort edhe sesa sot. Po qe e nevojshme them se duhet të dalë edhe ushtria. Për të dhënë një mesazh, edhe ushtria duhet të dalë. Nga ky fenomen o ndahemi tani, o nuk ndahemi më. O ndahemi më sa ka filluar, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e vështirë. Nuk shkon më. Nuk e ka në traditën e vet askush në këtë vend që të marrë drapër të kësaja natyre”, u shpreh Manjani.
Një ditë pasi deputeti Ben Blushi deklaroi se mbjellja e kanabisit është një politikë shtetërore ekonomike, Ministri i Drejtësisë thotë se ky fenomen është i ngjashëm me piramidat financiare që goditën shqipërinë në periudhën ’96-’97 dhe se prej tij vendi do të ketë vetëm varfëri. Ai tha se perceptimi i të gjithë shqiptarëve është se në këtë vend droga është një fenomen i përhapur gjerësisht.
“Ky nuk është një biznes që siguron mirëqënie, por siguron varfëri dhe shton krimin, kriminalizon shoqërinë. Është e ngjashme me efektet e piramidave financiare. Jam për krijimin e xhandarmërisë. Të gjitha forcat policore në këtë vend duhet të qenë në një piramidë dhe duhet reagim porporcional. Dhe nuk jam kritik, sepse nuk e di çfarë është realiteti. Por ky perceptim ekziston. Po të dalësh në rrugë, në kafene, ky perceptim ekziston. S’ka rëndësi çfarë thotë Italia apo dikush tjetër, njerëzit në Shqipëri e besojnë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.
Deri tani, ushtrinë në terren për të luftuar narkotrafikantët e ka nxjerrë vetëm Kolumbia. Ndërsa në Shqipëri, deri tani ushtria ka dalë në terren vetëm për të mbledhur plehrat nëpër rrugë kombëtare.
Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama dhe nga informacione të besueshme thuhet se Rama është nxehur shumë dhe do ti kërkojë Ilir Metës që ta largojë si ministër, pasi po kundërshton autoritetin e kryeministrit. Në fakt vetëm ministri i drejtësisë flet hapur dhe pa frikë ndër ministrat e qeverisë, edhe kur nuk i pëlqen kryeministrit. Deklarata e ministrit Manjani se duhet të dalë ushtria për të luftuar hashashin tregon se fenomeni është bërë shkatërrues për vendin dhe imazhin ndërkombëtar.

Agim Nesho , ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rama i bëri dëm Kosovës në Serbi, ministri Hoxhaj kishte të drejtë


Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, në një shkrim rreth vizitës dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd dhe në Nish ka thënë se “nëpërmjet e retorikës për Kosovën ai kërkonte të ngrinte atë që nuk e ka: statujën e liderit të shqiptarëve në Ballkan”. Nesho ka thënë se Rama me sjelljen e tij është duke i ndihmuar Vuçiqit. Sipas Neshos, përgjigja e Ministrit Enver Hoxhaj ishte e fortë dhe e drejtë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë analizën e Neshos rreth vizitës së Ramës në Serbi.
Politika e jashtme nuk ndërtohet me lëvizje ekzibicioniste
Nëpërmjet retorikës për Kosovën ai kërkonte të ngrinte atë që nuk e ka: staturën e liderit të shqiptarëve në Ballkan. Kjo nevojë vjen në çastet kur situata e brendshme është kritike, korrupsioni dhe krimi i organizuar është prezent dhe kriza e besimit është e madhe
Para disa ditësh, Kryeministri Rama mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd së bashku me kryeministrin serb Vucic, ku me panelin e tyre dominuan vëmendjen e forumit, por edhe vëmendjen e opinionit publik dhe shtypit ndërkombëtar. Pavarësisht se debati ishte i thatë, sipërfaqësor, intelektualisht i dobët, të dy protagonistët (Rama dhe Vuçiç) arritën të merrnin atë që kishin planifikuar nga kjo shfaqje mediatike: përkushtimin për integrimin europian dhe lidershipit të kancelares Merkel, angazhimin e tyre për të sjellë një stabilitet ballkanik duke u bazuar në shembullin e Gjermanisë me Francën, ku lidershipi i tyre plot vizion do të bënte diferencën e madhe në një rajon të stërmunduar nga urrejtja etnike, nacionalizmi dhe konfliktet.
Pjesa tjetër e vizitës ishte rregulluar me kujdes për të propaganduar staturën e një lideri “global” siç e quan Vucic Ramën, por edhe intelektual, me formim të gjithanshëm, shkrimtar, piktor etj., duke hapur ekspozitën e vizatimeve dhe publikimin e librit “Kurban” në Serbi. Vizita nuk do të kishte asnjë interes, ndoshta do të ishte më se e zakonshme duke njohur formimin e të dy liderëve dhe dëshirën e tyre për protagonizëm. Për më tepër, siç e portretizon “The Economist” në shtator 2016 qeverisjen e Vucic, të dy kryeministrat priren nga një qeverisje autoritariste, me ekzekutiv të nivelit diletant, por të lehtë për t’u përdorur duke besuar se roli i liderit mund të bëjë diferencën.
Në qoftë se kjo vizitë do të mbetej vetëm një ekzibicion diplomatik, nuk do të kishte asgjë të papranueshme, veçse do të na vinte keq për nivelin e politikës shqiptare që rend sa andej-këndej për të bërë protagonistin e mjerueshëm, nga pasagjeri i sediljes mbrapa të Urës së Stambollit deri te lideri i shoë-ve mediatik në Beograd dhe Nish. Ajo që shqetëson nga kjo vizitë është përdorimi i Shqipërisë në mesazhet politike të Beogradit.
Me aktivitetin e përbashkët me z. Rama, z. Vucic realizoi dy qëllime. Së pari, u përpoq të zvogëlojë perceptimin për rritjen e bashkëpunimit me Rusinë, ku ky bashkëpunim shtrihet jo vetëm në investime në gaz, naftë, infrastrukturë, por edhe në stërvitjen ushtarake të këtyre ditëve në Nish, dhe, së dyti, për të treguar se ai nuk ka asgjë ndaj shqiptarëve dhe bashkëpunon me ta, por çështja e Kosovës është një çështje më e komplikuar.
Marrëdhënia e Ramës me Vucic i krijon këtij të fundit “leverage” për të përdorur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, për ta vonuar dhe keqpërdorur atë. Marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe procesi i normalizimit të tyre janë shumë të rëndësishme e do të sigurojnë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe do të shërbejnë në realizimin e suksesshëm të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ato mund të ndihmohen nga palët e treta, por kurrë nuk mund të zëvendësohen për vetë karakterin specifik të tyre.
Ato janë marrëdhënie midis dy shteteve të pavarura, me dominimin etnik të serbëve ndaj shqiptarëve për më se një shekull. Nëse Shqipëria mendon se Serbia demokratike është e zhveshur nga ndjenjat e nacionalizmit dhe urrejtjes minimalisht do të prisnim që të kërkonte ndjesë publike për krimet ndaj shqiptarëve, të mos ushqejë projekte të pushteteve paralele në Republikën e Kosovës dhe të njohë Republikën e Kosovës si një realitet i pakthyeshëm. Kjo është edhe përgjigjja e drejtë dhe e fortë e Profesor Hoxhajt, ministrit të Jashtëm të Kosovës, ndaj politikës ekzibicioniste të Tiranës.
Njohja e Kosovës është e garantuar nga fuqitë e mëdha perëndimore si SHBA dhe Bashkimi Europian, të cilët kanë kondicionuar integrimin e Serbisë nëpërmjet procesit të normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë–Beograd dhe jo Tiranë-Beograd. Ky është një kusht objektiv i vendosur nga fuqitë globale që garantojnë funksionimin e sistemit ndërkombëtar dhe jo një lutje për Beogradin politik, për të mundësuar këtë realitet.
Tirana zyrtare ka mundësi të ndihmojë Prishtinën në një sërë iniciativash të tjera, si në procesin e njohjes (ku nuk ka ndonjë kontribut të madh, si dhe dështoi në ndihmën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO), ashtu edhe në një strategji të qartë për të rritur rolin e faktorit shqiptar në Ballkan. Për Kryeministrin Rama vizita në Serbi do t’i shërbente për të kthyer vëmendjen e opinionit ndërkombëtar se ai është një faktor në arritjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Nëpërmjet retorikës për Kosovën ai kërkonte të ngrinte atë që nuk e ka: staturën e liderit të shqiptarëve në Ballkan. Kjo nevojë vjen në çastet kur situata e brendshme është kritike, korrupsioni dhe krimi i organizuar është prezent dhe kriza e besimit është e madhe. “Its cannabis, stupid”, shprehja klintoniane për prezencën e kanabisit në Shqipëri, duket se po sensibilizon Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe situata duhet ndryshuar.
Çdo veprim për të kompensuar krizën e demokracisë në Shqipëri me shërbime të tjera, si marrja pa kushte e muxhahedinëve, apo loja diplomatike me Beogradin nuk mund të shpëtojnë regjimin e rilindjes. Si përfundim, kriza social-politike në Shqipëri është shprehje e krizës së përgjithshme që ka kapur edhe politikën e jashtme të vendit tonë. Dimensioni kreativ në marrëdhëniet me Turqinë tashmë është tkurrur në imazhet e pasagjerit të sediljes së mbrapme në Urën e Stambollit, i vetëkënaqur me investimet e kompanive turke.
Ajo që do të kujtohet nga këto marrëdhënie do të jetë xhamia e madhe e Tiranës si simbol i diplomacisë aktive të kryeministrit Rama. Me Greqinë një sfidim total nga diplomacia parlamentare e zotit Meta, që shumë thjesht provoi që kur ka vizion, çdo gjë bëhet e mundur. Me Maqedoninë, pas këshillave të para dhe reagimit të ashpër të institucioneve maqedonase, diplomacia shqiptare është pothuajse inekzistente. Kanë mbetur vetëm marrëdhëniet me kryeministrin Vucic dhe Serbinë, i cili për fat të mirë është i vetmi që njeh përmasat “globale” të lidershipit tonë dhe kërkon të ngrejë një lojë. Por loja ballkanike nuk mund të luhet vetëm me dy lojtarë.

Kryeministri Edi Rama nxjerr muskujt Greqisë: S’kanë forcë që t’na tregojnë

Kryeministri Edi Rama foli për deklaratën e bërë nga ministria e Jashtme e Greqisë e cila erdhi si një kërcënim për Shqipërinë për çështjen çame.
“Mendoj që është një deklaratë për konsum të brendshëm, në opinionin publik grek dhe mua më ndjell një buzagaz të lehtë miqësor. Jemi dy vende anëtare të NATO-s, dhe siç e dimë ne e dinë dhe fqinjët tanë grekë, kështu që këto lloj deklaratash janë konsum i brendshëm që nuk është i panjohur në politikën greke dhe s’ka asnjë problem për ne. Nuk i marrim dot seriozisht si kërcënime, sepse unë nuk i konsideroj kërcënime, i konsideroj një shprehje vetëndjehjeje nga ana e fqinjëve tanë atje brenda. Por ne s’kanë çfarë force na tregojnë fare”, – tha Rama në “Studio e Hapur”.
Sa i përket ndërhyrjeve të qeverisë greke për koalicionin me PDIU-në, Rama tha se qeveria shqiptare nuk i merr leje Greqisë për këto gjëra.
Ne jemi në Shqipëri dhe jemi këtu në lirinë dhe të drejtën tonë për tu futur e për të dalë në skenën politike si të duan. Kemi të drejtën tonë për të ndërtuar koalicionet që duam dhe nuk e imagjinoj dot që ne të kemi vërejtje se me kë bën koalicion në Greqi një X me një Y. Prandaj e kam thënë dhe e përsëris se çfarë bëjmë ne këtu me politikën tonë dhe me njëri-tjetrin nuk është një çështje ku presim këshilla apo presim vërejtje nga fqinjët tanë”, tha Rama.
Kërkesa keni pasur për mospërfshirjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës?
Rama: Ka pasur një deklaratë që Ministria e Jashtme greke të kishte një opinion se kush u zgjodh nënkryetari i parlamentit në Shqipëri. A e imagjinoni dot ju që Ministria jonë e Jashtme të ketë një opinion dhe ta bëjë publik, duke shprehur rezervë për nënkryetarin e parlamentit grek, që unë as nuk e njoh dhe as kam fare kuriozitet ta di se kush është. Eshtë e njëjta gjë. Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie simetrike me Greqinë dhe me të gjithë. Ne nuk jemi as superfuqi, as nuk mendojmë që jemi të veçantë dhe të tjerët duhet të na dëgjojnë dhe të na rrinë gatitu. Nuk i imponohemi askujt. Ne thjesht kemi një princip, brenda 28 mijë kilometrave katrorë të Shqipërisë vendosim ne. Dhe interesat tona nuk negociohen, as në Athinë, as në Beograd dhe asgjëkundi tjetër. Interesat tona negociohen këtu midis nesh.
Asnjë qeveri nuk ka pranuar një ministër çam, në kabinet. Ka qenë kërkesa e Athinës kjo apo jo?
Rama: Duhet të pyesni kryeministrat më parë nëse kjo ka qenë kërkesa e Athinës. Por unë di të them kaq, që kërkesa të tilla nëse ka pasur në të shkuarën, nuk mund të ketë në qeverinë time.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...