Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

Çështja e Sanxhakut po shpërthen, Serbia nuk mund ta fsheh më!



Shqiptarët në Novi Pazar 1904

Edhe pas më tepër se 5 vite e njejta situatë. Po editojmë një shkrim i cili edhe sot është aktual .
Mosmarrëveshjet dhe konfliktet në Sanxhak nuk janë vetëm konflikte mes Laiqit dhe Uglaninit, por po bëhen konflikt i një pakice me shtetin. Faj ka edhe qeveria në Beograd, e cila ka refuzuar ta shohë realitetin në sy.
Image result for foto te vjetra nga novi pazar
Mes situatës politike në Kosovë dhe gjendjes në Sanxhak ka shumë pak ngjashmëri, mendojnë ekspertët në Beograd. Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajonalizim, për Deutsche Wellen thotë se është vështirë të krahasohen incidentet në Kosovë me ato në Sanxhak. „Kosova është një problem i cili e ka preokupuar këtë zonë për një shekull. Shqiptarët atje janë në shumicë absolute, gjë që nuk është kështu me boshnjakët në Sanxhak. Sanxhaku është një rajon ndërkufitar dhe këtu marrëdhënjet kanë qenë stabile dhe të gjitha konfliktet janë zhvilluar mes besimtarëve të një feje“, sqaron Popov.
Related image
Gabimet e shtetit serb

Ekspertët e kontaktuar nga Deutsche Welle janë të një mendimi; edhe shteti në masë të madhe është fajtor për incidentet e fundit në Sanxhak.


Related image

 „Në vend që të zgjidhë konfliktet, të cilat kanë ekzistuar mes të partive politike brenda një konfesioni, në qeveri janë ngjitur të dy liderët politikë, edhe Sulejman Uglanin edhe Rasim Laiq, ndërsa shteti nuk është marrë me këtë ngaqë është bërë fjalë për një konflikt në mes të dy grupeve politike“, thotë Popov.

Myslimanët në Novi Pazar për festën e Bajramit

Myslimanët në Novi Pazar për festën e Bajramit



Shteti, sipas Popov ka bërë dy gabime të pafalshme. Së pari qeveria nuk i ka dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik të asaj zone e cila është zhytur në krizë. Me mundësimin e shitjes së mallrave kineze është rrënuar atje industria e tekstilit.

Related image

Gabimi i dytë, thekson Popov është ai që shteti ka lejuar që konflikti i brendshëm ndërfetar të shndërrohet në konflikt të një bashkësie fetare me shtetin, duke formuar në një mënyrë shumë të pakujdeshme Këshillin Kombëtar Boshnjak. “Gjendja duhet të normalizohet dhe duhet të bisedohet në institucionet legale e jo në rrugë“, thotë Popov.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dusan Janjiq

Janjiq: Serbisë i duhet ndihmë tanimë nga jashtë

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dusan Janjiq, mendon se sa i përket situtatës së të drejtave të njeriut, situata në Sanxhak paraqet një dështim të plotë të qeverisë së tanishme

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dusan Janjiq

Related image

“Ky është momenti i fundit kur Serbia duhet të gjejë modelin e integrimit të pakicave e jo vetëm të tolerojë ndarjet dhe grindjet e brendshme. Kam frikë se këtë nuk mund ta bëj më, se tani i duhet ndihma nga jashtë”, thotë Janjiq.Aleksandar Popov nuk e përjashton mundësinë e shkallëzimit të krizës në Sanxhak, nëse shteti nuk reagon me kohë dhe në mënyrën e duhur. Por, ai megjithatë nuk beson në mundësinë që Sanxhaku në njëfarë forme të fitojë autonominë sipas modelit të Tirolit Jugor, për çfarë ka folur edhe myftiu kryesor i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq. “Atë nuk do ta pranojë as Serbia dhe as bashkësia ndërkombëtare”, mendon Janjiq

Image result for foto te vjetra nga novi pazar
Veçanërisht i diskutueshëm për Dushan Janjiqin është roli i Turqisë në zgjidhjen e konfliktit në Sanxhak. “Mënyra se si Turqia ka ardhur në Serbi me aranzhimin e drejtpërdrejtë të presidentit Boris Tadiq, nuk është e përshtatshme për marrëdhnje afatgjata midis këtyre dy shteteve. Turqia është sjellë këtu jo vetëm që të investojë, por edhe të pajtojë dy ministra dhe në këtë mënyrë është futur në çështjet e brendshme të Serbisë“, thotë Janjiq sipas të cilit „vetëm një numër i vogël i boshnjakëve të mbledhur rreth Uglaninit identifikohet me Turqinë. Ndërkohë që shumica megjithatë mendon se janë popull autokton në Sanxhak..

Novi Pazar

Novi Pazar

Muamer Zukorlić

Ideja e Zukorliqit

Pas serisë së incidenteve në Sanxhak, opinionin serb e ka shqetësuar edhe vlerësimi i Zukorliqit, i cili ka thënë se autonomia e Sanxhakut do të jetë „proces i pashmangshëm shoqëror“ për të cilin, për hir të stabilitetit në Serbi dhe në Mal të Zi, do të duhej që me kohë të zhvillohej dialogu midis Beogradit dhe Podgoricës. Zukoliq, i cili ka bërë të ditur se do të themelojë një parti politike dhe i cili ka një influencë të madhe në Sanxhak, mendon se modeli i Tirolit Jugor është forma më e mirë e autonomisë përkëtë rajon, sepse ajo nuk do të cënonte as integritetin territorial të Mali të Zi dhe Serbisë.

Viti 1919: Pazari i Ri 53% shqiptarë, 30% boshnjakë, 17% serbë


Mr. sc. Fitim Rifati


Në dy dekadat e para të shek. XX në Kosovë, e cila deri në vitin 1912 kishte statusin administrativ të vilajetit me kryeqendër Shkupin, në kuadër të Perandorisë Osmane, u përpunuan statistika të popullsisë nga provenienca të ndryshme. Në përbërje të Vilajetit të Kosovës bënte pjesë edhe Pazari i Ri (Yeni Pazar), që gëzonte statusin e njësisë administrative - sanxhakut. Pos organeve administrative osmane, që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili u formua më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, ishte një organizatë shqiptare në gjirin e së cilës u mblodhën intelektualë e prijës të shquar shqiptarë nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare. Qëllimi i këtij Komiteti ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës (Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Tetovës, Gostivarit, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Pazarit të Ri, Rozhajës, Pejës, Plavës, Gucisë, Gjakovës, Prizrenit) me Shqipërinë. Me të përfunduar Lufta e Parë Botërore (nëntor 1918), në janar të vitit 1919 Fuqitë Aleate (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) u mblodhën në Paris për të vendosur mbi paqen në Evropë e rrjedhimisht edhe ndryshimin e kufijve të saj.

Related image

Gjatë kësaj kohe, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, u tregua mjaft aktiv që Konferencës së Paqes në Paris t’i ofronte prova të pa kontestueshme për shqiptarësinë e Kosovës, mizoritë serbo-malazeze e bullgare, që ishin ushtruar ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1918 si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të cilat copëtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare në kurriz të monarkive pushtuese ballkanike. Në këtë kontekst, ky Komitet i dërgoi kësaj Konference edhe statistika të popullsisë, të cilat argumentonin se popullsia e përgjithshme e Kosovës dominohej nga shqiptarët. Sipas një statistike të popullsisë së Kosovës, të hartuar nga ky Komitet, e cila është e përafërt me regjistrimet e mëparshme dhe konsiderohet e besueshme, sepse tregon për zvogëlimin e popullsisë së përgjithshme të kësaj treve shqiptare si pasojë e kolonizimit serb, vrasjeve dhe emigrimit të shqiptarëve e popujve të tjerë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Kosova kishte një popullsi të përgjithshme prej 1.065.960 banorë, nga e cila 881.989 (82.74%) ishin shqiptarë, 99.952 (9.37%) serbë, 47.781 (4.48%) bullgarë, 30.462 (2.85%) boshnjakë, 3.955 (0.37%) turq, 1.115 (0.10%) hebrenj, 650 (0.06%) grekë dhe 56 (0.005%) vlleh.

Image result for foto te vjetra nga novi pazar

Në këtë statistikë të popullsisë, përveç 18 qendrave administrative, përfshihej edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së Pazarit të Ri dhe rrethinës. Sipas kësaj statistike në Pazar të Ri dhe viset përreth kishte 54.600 banorë, prej të cilëve 28.829 frymë ose 52.80% ishin shqiptarë, 16.336 frymë ose 29.91% ishin boshnjakë dhe 9.435 frymë ose 17.28% ishin serbë. Pra, sipas kësaj statistike, në këtë qendër të Kosovës banonin vetëm tri komunitete kryesore etnike: shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Duhet theksuar se statistika në fjalë u përdor nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për t’i tërhequr vëmendjen Konferencës së Paqes në Paris, që Fuqitë Aleate të gjykonin objektivisht ndaj shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare dhe të vendosnin e njihnin bashkimin e kësaj treve (përfshi edhe Pazarin e Ri) me Shqipërinë.

Sot, për fatin tragjik të shqiptarëve, sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë, të hartuara nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, Pazari i Ri (Novi Pazar) dhe rrethina ka gjithsej 66.527 banorë, prej të cilëve 55.428 boshnjakë ose 83.30%, 6.576 serbë ose 9.88%, 2.824 myslimanë ose 4.24%, 240 goranë ose 0.36%, 162 shqiptarë ose 0.24% e kështu me radhë. Pra, boshnjakët, krahas komuniteteve të tjera kombëtare dhe

prova të pa kontestueshme për shqiptarësinë e Kosovës, mizoritë serbo-malazeze e bullgare, që ishin ushtruar ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1918 si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të cilat copëtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare në kurriz të monarkive pushtuese ballkanike. Në këtë kontekst, ky Komitet i dërgoi kësaj Konference edhe statistika të popullsisë, të cilat argumentonin se popullsia e përgjithshme e Kosovës dominohej nga shqiptarët. Sipas një statistike të popullsisë së Kosovës, të hartuar nga ky Komitet, e cila është e përafërt me regjistrimet e mëparshme dhe konsiderohet e besueshme, sepse tregon për zvogëlimin e popullsisë së përgjithshme të kësaj treve shqiptare si pasojë e kolonizimit serb, vrasjeve dhe emigrimit të shqiptarëve e popujve të tjerë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Kosova kishte një popullsi të përgjithshme prej 1.065.960 banorë, nga e cila 881.989 (82.74%) ishin shqiptarë, 99.952 (9.37%) serbë, 47.781 (4.48%) bullgarë, 30.462 (2.85%) boshnjakë, 3.955 (0.37%) turq, 1.115 (0.10%) hebrenj, 650 (0.06%) grekë dhe 56 (0.005%) vlleh.

Në këtë statistikë të popullsisë, përveç 18 qendrave administrative, përfshihej edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së Pazarit të Ri dhe rrethinës. Sipas kësaj statistike në Pazar të Ri dhe viset përreth kishte 54.600 banorë, prej të cilëve 28.829 frymë ose 52.80% ishin shqiptarë, 16.336 frymë ose 29.91% ishin boshnjakë dhe 9.435 frymë ose 17.28% ishin serbë. Pra, sipas kësaj statistike, në këtë qendër të Kosovës banonin vetëm tri komunitete kryesore etnike: shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Duhet theksuar se statistika në fjalë u përdor nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për t’i tërhequr vëmendjen Konferencës së Paqes në Paris, që Fuqitë Aleate të gjykonin objektivisht ndaj shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare dhe të vendosnin e njihnin bashkimin e kësaj treve (përfshi edhe Pazarin e Ri) me Shqipërinë.

Sot, për fatin tragjik të shqiptarëve, sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë, të hartuara nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, Pazari i Ri (Novi Pazar) dhe rrethina ka gjithsej 66.527 banorë, prej të cilëve 55.428 boshnjakë ose 83.30%, 6.576 serbë ose 9.88%, 2.824 myslimanë ose 4.24%, 240 goranë ose 0.36%, 162 shqiptarë ose 0.24% e kështu me radhë. Pra, boshnjakët, krahas komuniteteve të tjera kombëtare dhe etnike, përbëjnë shumicën e popullsisë së kësaj treve. Për shkaqe politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturo-arsimore, të ushtruara ekskluzivisht ndaj shqiptarëve nga pushteti serbo-jugosllav për më shumë se një shekull, ata pothuajse nuk njihen fare si element kombëtar dhe etnik në këtë qendër dhe viset përreth saj

Çerkin Ibishi : Muri u planifikua para 15 vitesh, në jug, u ridizajnua dhe u shty për 100 metra në veri




Muri nuk është i sotëm. Vetëm është dizajnuar ndryshe dhe është shtyrë për nja 100 metra në veri.

Para 15 vitesh është paraparë të ndërtohej në anën jugore të urës. Muri i lartë plus me grila Duhej të lidhej në kënd të pallatit të sporteve, të zgjatej deri në cep të Qendrës së kulturës dhe prapa saj të zgjatej der në breg të lumit Ibër.

Serbëve u servirej të vinin nga veriu dhe të zhvillonin aktivitete sportive dhe kulturore në këto dy qendra pasi kshin çasje të hapur e shqiptarëve iu parapa vetëm një deriçkë që të hynin ndonjë herë në këto dy qendra.

Projektin e dizajnuan UNMIK & MUNICIPALITY kurse implementues do të ishte KFOR-i francez. Në ballinë të projektit shkruante" për çeshtje sigurie".

Gazetarët e Mitrovicës e nuhatën këtë iniciativë. Arritën fshehtas ta sigurojnë projektin dhe ta publikojnë në media.

Subjektet që planifikuan ndërtimin e murit në jug dhe atij pak më ndryshe në veri tërhoqën propozimin. U senzibilizua opioni Ndaj nuk e ndërtuan.

Urën e ridizajnuan dhe ndërtuan me "xhepat" në dy anët e saj në jug dhe në veri, që mëtojmë të jenë zyra doganash. Për të në media patëm shkruar se ura është kufi. Zatën edhe zëdhënësi i UNMIK-ut G. Kakuk patë thënë se në një farë mënyre ura është kufi.

Tash Projekti është ridizajnuar me dy rrethrrotullime në anën jugore dhe veriore të urës. Ura u sakatua nga katër në dy korsi për automjete, por me anësore funksionale për këmbësorë.

Në anën jugore u eliminua propozimi për ndërtimin e murit, në veri u ngrit muri i lartë për habi. Dhe derisa u ngrit mbi dy metra i lartë nuk reagoi Qeveria e Kosoves, e pse të reagonin ndëkombëtarët?!

Kur u rrit muri filluan reagimet. Por von ishte se muri nuk mbiu brenda natës, por filloi së ndërtuari tri katër ditë më parë.

Tash kërkohet fajtori! Kërkohet përgjegjësia!

Von është tash kur muri i fortë me betonarme ka ngrit krye.

Do duhej reaguar kur u nis themeli, kur filloi të dalë mbi të. Reagimet e vonshme nuk janë frytdhënëse. Kështu ndodhi edhe më parë kur viheshn barrikadat reagohej pas dy - tri ditësh, kur hynin në Kosovë Çoviqi, Koshtunica, Vuçiqi...e tash edhe Mariqi. Kur u ndërtua Parku i turpit, e tash muri i tupit...

Ndaj më përgjegjësit në këtë shtet duhet të hapin sytë se nesër diçka më e madhe mund të ndodh.

Kryetari i Komitetit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun sjell në vëmendje përsëri rastin “Panda”



Kryetari i Komitetit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun e ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë rastin “Panda” e vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në Pejë në vitin 1998.

Për këtë rast u patën akuzuar shqiptarët si kryrës, por më vonë është dyshuar se këtë rast e ka kryer Shërbimi Sekret Serb.

Image result for rasti panda

Drecun ka thënë në “Vesti” se kanë kaluar 18 vjet dhe nuk janë bërë të ditura detajet e rastit dhe autoritetet nuk e kanë zgjidhur. Ditë më parë serbët e Pejës janë shprehur të bindur se këtë e kanë bërë agjentët serbë.

“Krimi është kryer në rrethana shumë të paqëndrueshme dhe është e mundur që është e vështirë të vendosen faktet”, ka thënë Drecun.

Më tej thuhet se ky rast ka kaluar nga Zyra e Prokurorisë për krime të luftës në Prokurorinë e Krimit të Organizuar, por as ky ndryshim nuk solli asgjë për këtë rast.

“Panda” kishte ndodhur më 14 dhjetor 1998, kur në një kafene të quajtur “Panda” në Pejë, dy persona kanë vrarë gjashtë nxënës të rinj serbë.


******

Image result for rasti panda

Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.


Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rreth tri javë më parë, autoritetet e tanishme të larta të Serbisë kanë paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

Image result for slucaj  panda

Flori Bruqi ,shkrimtar nga Prishtina thotë se vrasja e të rinjve në kafeterinë “Panda” në Pejë, ka qenë një krim i shumëfishtë i shtetit të Serbisë, për shkak se vrasjen e kishte organizuar shteti i atëhershëm, i cili i kishte fshehur autorët dhe i kishte fajësuar shqiptarët.

Ky është krim i shtetit, sepse këtë krim nuk e ka bërë ose nuk e ka bërë planin për të, pa e marrë pëlqimin nga kreu politik. Për këtë krim ka qenë i njoftuar një rreth shumë i ngushtë i personave me ndikim atëherë në Serbi dhe ky është krim i shtetit, pa asnjë dyshim,thotë Bruqi.

Image result for slucaj  panda

“Po të mos ishte i tillë, shteti nuk do ta zbulonte fare. Në këtë mënyrë, këta po mundohen ta bëjnë një distancim prej Milosevicit dhe të tjerëve, prandaj s’ka asnjë dyshim që është krim i shtetit”, thotë shkrimtari shqiptar nga Prishtina Flori Bruqi.

Ai shton se që në vitin 1998 kur kishte ndodhur krimi në Pejë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut në Kosovë, ka shqyrtuar indikacionet që kanë treguar se krimin nuk e kanë bërë shqiptarët.

“Ne, atëherë, në asnjë mënyrë nuk e kemi pranuar se atë vrasje mund ta kenë bërë shqiptarët. Ne e kemi identifikuar shumë mirë. Nuk kemi ditur krejtësisht në formën se prapa kësaj kanë qenë (Radomir)Markovici dhe (Milorad Ulemek) Legija”.

“Për ne s’ka pasur dilema, por ne s’kemi pasur argumente për ta mbështetur atë se kush e ka kryer krimin. Mirëpo, ne atëherë kemi sugjeruar shumë qartë se shqiptarët nuk kanë lidhje me këtë vrasje dhe tash po del se ne kemi pasur të drejtë”, shton Bruqi.

Image result for slucaj  panda

Në anën tjetër, Natasa Kandic, e cila për shumë vjet ishte drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, pati qëndruar në Pejë, pas krimit në kafeterinë “Panda”.Ajo përshkruan atmosferën në qytetin e Pejës, në dhjetorin e vitit 1998:

“Selia e ish-‘Beretave të kuqe’, gjegjësisht, njësiteve për Operacione Speciale ka qenë në pushimoret që gjendet afër Manastirit të Deçanit. Ata, me automjetet e tyre ‘hamer’ në vazhdimësi janë vozitur nëpër rrugët e Pejës. Ka qenë njësia lokale ‘Vetëtima’… Kjo ka ngjallur frikë të tmerrshme në qytet. Pas orës 16, asnjë shqiptar nuk ishte nëpër rrugë. Flitej se për këtë vepronte ‘Dora e zezë’ dhe se njerëzit zhdukeshin dhe se automjetet shëtisnin pa tabela regjistrimi”.


Ajo shton se që atëherë, në mesin e shqiptarëve në Pejë, flitej se krimin nuk e kishin kryer shqiptarët. Në këtë mënyrë, sipas saj, mund të shikohej edhe porosia e prindit të Zoran Stojanivicit, i vrarë nga sulmi në Pejë, i cili u kishte thënë kolegëve të tij shqiptarë me të cilët punonte, se janë të mirëseardhur në shtëpinë e tij për t’i shprehur ngushëllime dhe se ai e dinte se kush ia kishte vrarë djalin.

"... KUJDESUNI PËR MENDIMIN TUAJ, SEPSE JENI PËRGJEGJËS PARA HISTORISË..." - HASAN PRISHTINA

"
...Megjithatë, rruga jonë kombëtare, gjuha dhe identiteti, do të vazhdojnë të ecin përpara o z. Spahiu!

Reagim ndaj fushatës së Nexhmedin Spahiut, si dhe sivëllait të tij, Migjen Kelmendit, që po punojnë “së mbari” për krijimin e gjuhës dhe “kombit kosovar”).


Ramadan PLLANA


Për çdo shqiptar që i thotë bukës bukë dhe ujit ujë ky marifet i zotërinjve Spahiu dhe Kelmendi, është dredhi kombëtare dhe shërbim në dobi të qarqeve antishqiptare e, në radhë të parë shovinistëve serbë, thënë troç; është fund e krye tradhti kombëtare.

Nuk kam për qëllim, as pretendoj, që të lodhem për një analizë, të këtyre prapësive “shkencore”, sepse unë respektoj me besnikëri, aq sa kam mundësi, të gjitha përpjekjet e popullit tonë gjatë historisë së vet, të larë me gjak, të arriturat dhe sukseset për liri e pavarësi, për një gjuhë e kulturë të përbashkët, me në kulm të kurorës së këtyre përpjekjeve- themelimin e shtetit shqiptar (1912) si dhe për njësimin e gjuhës letrare më 1972.

Tani, kompetencat për ndryshime progresive, të gjuhës dhe identitetit kombëtar u mbetën ta zhvillojnë më tej, Akademive dhe institucioneve gjithëkombëtare e jo si t’u teket individëve narkotikë siç janë Nexhmedin Spahiu e Migjen Kelmendi!

Qëllimi im është, njëkohësisht, që t’u tregoj Nexhmedin Spahiut dhe Migjen Kelmendit dhe të tjerëve si këta që ua bëjnë iso-n se: medaljet e kombit, gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar janë këto kurora: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), Kongresi i Alfabetit (Manastir 1908), Kongresi i Elbasanit (1909), Shkolla Normale e Elbasanit(1909), Pavarësia (1912), Konsulta Gjuhësore e Prishtinës( 1968), Kongresi i Drejtshkrimit (1972), e shumë e shumë të tjera, të fituara me shumë përpjekje, mund e gjak, etj.etj, e jo përçapjet tuaja pseudoshkencore djallëzore antikombëtare, pa e derdhur as pikën e gjakut, as djersën e ballit.

Unë, nuk u drejtohem atyre «me doktorate të shkencave politike», siç shprehet Spahiu, po atyre shokëve e miqve të thjeshtë, që më pyesin se çka «filozofon» ky “analist”!

Meqenëse, unë nuk jam kompetent, as analist, siç e ceka më lart por, jam nxënës besnik i këtyre institucioneve, po i japi të drejtë vetes që të shërbehem me vlerësimet shkencore; vlerësime kompetente mbi të cilat ti o shkretan, hedh vrer e helm ashtu si vepruan dhe po veprojnë armiqtë shekullor pandalshëm!

Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, shënon momentin kulmor dhe zgjidhjen ideale të përpjekjeve që janë bërë në Kosovë, në Maqedoni e në Malin e Zi për njësimin e shkrimit e gjuhës letrare shqipe.

Vendimet e saj historike ishin në vazhdën dhe në përputhje të plotë me strategjinë kombëtare në fushë të gjuhës dhe përbëjnë një hallkë të domosdoshme të kësaj strategjie: në raport me Kongresin e Manastirit ajo shënon, pas njësimit të alfabetit në këtë kongres, atë të njësimit të shkrimit, duke shkuar me një orientim të qartë shkencor po në atë rrugë që ishte projektuar nga ai Kongres i cili miratoi një alfabet prej 36 shkronjash që u përgjigjen 36 fonemave zanore dhe bashkëtingëllore, duke hequr dorë nga disa veçori themelore fonetike të gegërishtes, siç ishin hundorësia dhe gjatësia e zanoreve, çka mund të realizohej më së miri në Projektin e Rregullave të Drejtshkrimit (Tiranë, 1967) dhe deri diku edhe në Ortografinë e Prishtinës (1964); në raport me Komisinë Letrare të Shkodrës Konsulta Gjuhësore e Prishtinës vazhdoi frymën e asaj Komisie për afrimin e dy varianteve letrare dhe "për një ortografi sa më të përbashkët për të dy dialektet", duke miratuar Rregullat e drejtshkrimit të botuara në Tiranë (1967); në raport me Kongresin e Drejtshkrimit (Tiranë, 1972). Konsulta e Prishtinës, pesë vjet përpara këtij Kongresi, "i dha realisht përmasa kombëtare gjuhës letrare të njësuar", përmasa këto që në të vërtetë asaj i ishin dhënë që në Kongresin e Manastirit; (shih edhe S.Mansaku, "Identiteti gjuhësor i shqiptarëve dhe gjuha standarde", në Të drejtat e njeriut 1(41) 2005); gjithashtu Konsulta e Prishtinës ishte një parapërgatitje dhe një mbështetje e suksesit të Kongresit të Drejtshkrimit që do të mbahej në Tiranë pas pesë vjetësh.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të mbajtur në Tiranë më 1972, morën pjesë një shumësi gjuhëtarësh, akademikësh dhe lëvruesve të shqipes, më të njohurit për kohën. Nga të gjitha trojet shqiptare. Nga Shqipëria, nga Kosova, nga Ilirida, nga Mali i Zi, etj. Kongresi i Drejtshkrimit i 1972-ës, pasqyron një të arritur të padiskutueshme në çdo dimension.

Në rend të parë, Kongresi i Drejtshkrimit është një kristalizim i të gjitha përpjekjeve të vazhdueshme të patriotëve të zjarrtë të shqipes, që nga Kongresi i Manastirit, në të cilin u njësua alfabeti konvencional i shqipes.

Në rend të dytë, Kongresi i Drejtshkrimit i Tiranës, përben një të arritur në jetën sociale, shkencore dhe në çdo aspekt tjetër të jetës për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Fill pas kësaj ngjarje të shënuar në mbamendjen historike, do të rilindin qindra mijëra vepra letrare, romane, punime shkencore të arrira, studime të shumanshme etj.

Pa u thelluar në analiza, se si na lanë në gjysmë të rrugës, të trasuar nga rilindësit tanë, diplomacia dhe faktori i jashtëm në ndërmjetësimin dhe ndërhyrjen e tyre arbitrare, pas luftës së famshme që bëri UÇK-ja, po na dëmton gjithmonë në përpjekjet tona për bashkim e emancipim kombëtar drejt arritjes së standardeve dhe civilizimit evropian, aty ku e kemi edhe vendin, duke na e mohuar të drejtën natyrore mbi shprehjen e lirë kolektive – atë të parimin mbi vetëvendosjen e popujve.

- Në këto pengesa , në emër të demokracisë, shprehjes së lirë, analizave individuale,na dalin përpara edhe elementë pakurrizorë autoktonë, siç jeni edhe ju. Kështu, sot e tërë Shqiperia Natyrale, megjithë gjakun e derdhur dhe përpjekjet e idealistëve, është e plagosur e helmuar, e copëtuar e ndarë deri në kockë, dhe prapë ka tentativa, që t´i hedhin baltë, e ta përçajnë më shumë se që e kanë katandisur politikajtë pakurrizorë që nuk ua prishin fare planet djallëzore, me Pakon e Ahtisarit në Kosovë, me Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni, me Marrëveshjen e Konçulit e cila ndikoi në mbetjen e Kosovës Lindore nën Serbi, me mohimin e të drejtave kombëtare në Mal të Zi, etj. Ju, “analistë politikë”, me sivëllezërit tuaj në shtetin amë, vetëm bëni sehire e krijoni huti në këtë gjendje amullie që gjendet aktualisht kombi ynë.

-Për këtë temë kishte qenë shumë me rëndësi që ju të lexoni mbarë historinë e popullit shqiptar, pastaj për ta bërë një analizë edhe për për aktualitetin e popullit tonë. Sa për fillim po jua përkujtoj disa nga citatet e ca personaliteteve kombëtare, mendimet e të cilëve janë gjithnjë aktuale:

"Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut!".

Abdyl Frashëri

"....folklori do të bashkojë shqiptarët dhe populli do të rrëmbejë edhe njëherë shpatat luftarake...."

De Rada

"Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime nër kta vllazen shoq me shoq, kush na ndanë me gjuhë e shkrime çka natyra vet e përpoq!”

Mjedja

Po, Evropa atëherë,
Ishte djall dhe për lumë.
Priste Ruson´ dhe Volterë
Ta zgjonin nga i madhi gjumë!

Naim Frashëri

Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambė tė shklet
e njė fjalė tė ambėl askush s'ta flet!

Pashko Vasa

Rilindësit tanë, me këto mësime e veprime e ringjallën , e mbollën dhe e ngulitën kujtesën, vetëdijen dhe me këtë edhe bënë të mundshëm emancipimin dhe formimin e kombit shqiptar.

Pasi t’i lexojmë me vëmendje këto mendime të ndritshme mund të konstatojmë se, megjithë përparimin dhe civilizimin evropian që është bërë në të gjitha fushat jetësore, për ne shqiptarët fati historik po ka shumë ngjashmëri e sotmja me tragjikën e asaj kohe; kur janë shkruar këto mendime, me situatën në të cilën gjendemi, si popull me nivelin më të ulët në Evropë, pikërisht duke na «rrxuem përdhe» e një fjalë të ambél askush s’ta flet»! ...dhe derisa nuk na mundësohet e lejohet e drejta e patjetërsueshme, e drejta natyrore për të qenë të lirë, dhe sovran në trojet tona, e drejtë e njohur dhe e garantuar në dokumentet themelore të OKB-së, në Parimet bazë të Drejtave të Popujve mbi Vetëvendosjen; nuk do të ketë paqe e lumturi në ketë pjesë të Ballkanit.

Populli shqiptar prap u dashka, në shekullin e XXI që të bëhet kurban i paqes për hir të lakmive serbe dhe mbështetësve të tyre, edhe pas këtij gjenocidi e pastrimi etnik që na u bë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar!

Jo zotërinj «analistë» e sehirxhinj!

Ju, gaboheni me pretendimet tuaja për formim të një kombi «kosovar» me identitet pa identitet- identitet të një qytetari hibrid që as klonimi i një laboratori shkencor në botë, nuk do ta provokonte që ta krijojë!

Ku keni parë e dëgjuar ju që një gjuhë e një populli të tjetërsohet e të ndahet nga gjuha e nënës?! Në Evropë, që thirreni në emër të normave të demokracisë dhe civilizimit të saj ?! Mos u mundoni të na hedhin hi syve! Evropianët i kanë njësuar gjuhët e veta çysh në shekujt e XVIII e XIX , dhe francezi flet frëngjisht , si në Francë, në Belgjikë, Zvicër, Luksemburg, Kanada, etj. Në Belgjikë, p.sh. nuk ka gjuhë belge, si që nuk ka gjuhë zvicerane në Zvicër, gjuhë kanadeze në Kanada etj; po ashtu nuk ka gjuhë austriake, zvicerane, etj. po ka gjuhë gjermane. Ju do të bëheni më evropianë se evropianet duke zbuluar “gjuhën dhe identitetin kosovar”! Edhe arabët, që jetojnë në Afrikë e Azi, kanë një gjuhë arabe e jo gjuhë marokene, algjeriane, egjiptiane, siriane, irakiane, jemenite, palestineze , etj. Kështu edhe anglishtja flitet në Britaninë e Madhe. SHBA, Kanada, dhe në Australi e Zelandë të Re. Keni dëgjuar ju se ata kanë “zbuluar” ndonjë gjuhë që i dallon këto në këto vende?! Keni dëgjuar se flitet kanadisht, australisht, neozolamdisht, etj. Na tregoni një shembull?

Zotërinj “largpamës” e «analistë» të politikës ditore; një histori që ekziston në shoqërinë tonë, Historia magistrate vitae est, historia që është mësuesja e jetës na ka mësuar se “ Ballkani do të jetë fuqi baroti dhe se Evropa kurrë nuk do të ketë paqe e rehati gjersa mos të zgjidhet çështja e shqiptarëve në përgjithësi” -Këtë, ua ka thënë diplomacisë së Fuqive të Mëdha, Abdyl Frashëri i Madh dhe luftëtarët e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit para, tani e 130 vjet përpara, këtë ua ka përsëritur edhe Ismail Qemali i urtë, bashkë me Hasan Prishtinën, më 1912, këtë ua ka treguar edh Avni Rrustemi në Paris, më 1920, këtë ua tregoi edhe Adem Jashari legjendar, në fund të dekadës së shekullit që e lamë pas, i cili duke kënduar këngë për Çerçiz Topullin, ra në altarin e lirisë, duke lënë porosinë e madhe për vazhdimin e luftës deri në fitoren përfundimtare, bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Prandaj, neve na e kërkon gjaku i atyre që ranë që ta mbrojmë identitetin tonë kombëtar, aq të pastër e aq të vendosur për të qenë këta që jemi – shqiptarë. Ky është udhërrëfyesi ynë.

Po, gjithë këtë rrugë të gjatë e të mundimshme nuk e kishin të shtruar me lule, ata u vranë e u persekutuan nga regjimet e atëhershme, që ishin të huaja e të tmerrshme për ata shqiptarë që donin të mendonin, të mësonin e të vepronin shqip. Ata, për të arritur deri te një bashkim i mirëfilltë ia shtruan veti këtë detyrë kombëtare me një devizë të fuqishme kombëtare:“Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”! Kështu, ata, shpejt do të ngulitin në shpirtin e shqiptarit, shqiptarizmin, kjo vetëdije manifestohej në ngjarje të ndryshme në të cilat një shqiptar, do ta ndiente veten së pari shqiptar, para se të ishte mysliman apo i krishterë, toskë apo gegë, kosovar apo çam,etj. Rilindësit më të ditur, siç ishin Naum Veqilharxhi,

Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, Koto Hoxhi, Theodor Haxhi Filipi, Pashko Vasa, Jeronim De Rada, arbëreshët e Italisë, nga gjaku e nga zemra, Camarda, Eelena Gjika (Dora D´Isra), Helena Gjika nga Rumania, Zef Serembe, arbëreshët e Greqisë me Panajot Kupitorisin, Anastas Kulluriotin, etj., nuk luftonin për një skaj apo krahinë shqiptare, po për tërë Shqipërinë. Ku i thonë bukës bukë, e ujit ujë.

Zef Jubani, nga Shkodra më 1871, me rastin e botimit të një përmbledhjeje të këngëve popullore të Shqipërisë së veriut në parathënien e vet do të deklaronte në Trieste, se: "shqiptarët, me gjithë ndryshimet fetare, ishin të një gjaku, të një gjuhe me zakone dhe aspirata të përbashkëta"!...

Poashtu, edhe Thimi Mitko nga Korça më 1878, që e botoi një përmbledhje me këngë dhe kallëzime popullore për të ngritur vetëdijen kombëtare. Në vitet e fundit të dekadës së gjashtë Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hoxhë Hasan Tahsini, dhe Ismail Qemali u përpoqën për ta zyrtarizuar formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Papa Kristo Negovanin, do ta vriste, më 12 shkurt 1905, me të pabesë kisha ortodokse greke për të vetmen arsye se ky u mësonte shqiptarëve të besimit ortodoks gjuhën shqipe.

Loni Logori do t´ia kushtonte këto vargje elegjiake, dëshmorit të gjuhës shqipe:

Papa Kriston e vranë,
Dhe s’ra për të një kambanë!
Por malet e Shqipërisë,
Dhe shpellat e malësisë,
Thërrisnin anë e mbanë,
Papa Kriston e vranë!

- Gjithashtu, edhe në Kongresin e Manastirit, apo Kongresin e Alfabetit siç u quajt ndryshe, që u mbajt më 14 nëntor të vitit 1908, nuk morën pjesë vetëm pjesëtarët e një besimi apo të një krahine, po ishin 150 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, në krye të të cilëve ishin Mithat Frashëri, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Parashqevi Qiriazi si sekretare e Komisionit, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, etj, etj.

Në jehonën e formimit të alfabetit shqip Ndre Mjedja do t’i shprehte këto vargje frymëzimi:

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon!
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
Pa da zemrën ma ngushëllon!
Gegë e toskë, malësi, jallia,
Janë një komb, m’u da s’duron!
Fund e maje nji asht Shqipnia,
E një gjuhë t’ gjith na bashkon!

Edhe linguistët e njohur evropianë, studiuesit e vërtetë shkencorë, që dhanë një kontribut të madh për albanologjinë,siç ishin Bopp, Pedersen, Jokli, nxënës i të cilit ishte edhe Eqrem Çabej ynë, të gjithë arritën në përfundim shkencor se: Shqiptarët përbëjnë një komb të dalluar, nga më të vjetrit në Evropë, dhe nuk janë një përzierje e çoroditur siç mendonin armiqtë e tyre"!

Po ju ore z. Spahiu, Kelmendi & Co, pse nuk bëheni shkencëtarë të vërtetë po çoroditeni kur mendoni siç mendojnë e dëshirojnë armiqtë tanë!

Unë, për në përfundim të këtij reagimi; për lexuesit e sinqertë do ta kisha këtë porosi-mësim; që na e la shkencëtari, i dituri, gjuhëtari e enciklopedisti më i madh i të gjitha kohërave të kulturës shqiptare, rilindasit tonë të madh, Sami Frashëri:

"Kush të na qëndroj përpara e të na ndalojnë në këtë rrugë të shenjtëruar, ta shtyjmë, ta rrëzojmë, ta shkelim e të shkojmë tutje.

PATRIOT NUK TË BËJNË FJALËT, POR VEPRAT!


Image result for demir reshiti


Demir RESHITI

Nuk kam as më të voglin dyshim se “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptar, mbetet ai i “patriotit”. Njëkohësisht më i vështiri është ai i të qenit me të vërtetë patriot

Patriot (greqisht πατριώτης = atdhetar). Person që e do atdheun. Person i cili e do dhe është i gatshëm që ta mbrojë atdheun. Person tek i cili është i theksuar patriotizmi.

Patriotizmi është ndjenjë komplekse subjektive dhe orientim me vlerë, i cili përfshin ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, armiqësisë ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta rrezikojnë atdheun dhe gatishmërinë e vendosur për ta mbrojtur vendin e dashur a shtetin si një nga vlerat sublime.

Sipas historianit të kulturës J. Huizing, fjala patriotizëm paraqitet në shekullin XVIII, madje vetë shprehja patriot, e cila vjen nga kuptimi burimor i bashkëvendësit dhe atdhetarit (patrie amans) i cili e do vendlindjen e tij, është shumë më e vjetër dhe e ka prejardhjen që nga antika.

Dallon edhe nga nacionalizmi, sepse nënkupton ndjenjat e përkushtimit dhe dashurisë ndaj atdheut me të gjithë qytetarët e tij (të përkatësive të ndryshme etnike), e jo ekskluzivisht dashurinë ndaj kombit të vet. Ushqimi me ndenjen e patriotizmit paraqet një nga detyrat më të rëndësishme të edukimit shoqëror dhe familjar.

Historia tregon se Cezari ka pasur njerëz të përgatitur dhe të shkolluar enkas të cilët kanë pasur për detyrë që popullatën e territoreve të okupuara ta ushqejnë me patriotizëm (dashuri) ndaj Romës, me qëllim të rekrutimit më të lehtë dhe ngritjes së aftësisë luftarake të rekrutëve të rinj. Aktivitete të tilla më vonë janë zhvilluar edhe në Iliri...

Patriotizmin duhet zhveshur nga politikanizmi dhe kultivuar në formën e pastër të tij, që do të ishte vazhdimësi e traditës ilire të popullit shqiptar.

Patriotizmi – “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptar

Nuk kam as më të voglin dyshim se “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptarë, mbetet ai i “patriotit”. Njëkohësisht më i vështiri është ai i të qenit me të vërtetë patriot, siç e konceptonte patriotizmin Monteskje: “Nëpërmjet dashurisë për njerëzit e mi, mësova që mbi të gjitha i përkas njerëzimit”.

Patriotizmi nuk është detyrim moral, edhe pse në të shumtën e rasteve nënkuptohet si i tillë. Detyrimet morale janë universale, bie fjala si detyrime që të mos gënjehet apo të mos heshtet për të vërtetën.

Mëdyshja për atë se patriotizmi është detyrim moral, paragjykoj se rrjedh nga strukturat shoqërore autoritare, ku ata nga të cilët pritet që të jenë patriotë, nuk marrin pjesë në sjelljen e vendimit për atë se çka është akt patriotik dhe sjellje patriotike.

Ja disa karakteristika të patriotit shqiptar:

- Patriot është ai që asnjëherë nuk i hedh poshtë vëllezërit e një gjaku, pavarësisht nga dallimet krahinore, fetare, zakonore...

- Patriot është ai që flet gjuhen shqipe dhe mendon shqip në çdo sekondë të jetës së tij, pavarësisht se sa larg është fizikisht nga Shqipëria natyrale.

- Patriot është ai që braktis gjithçka në jetën e tij, dhe shkon pranë atdheut të tij për të dalë në mbrojtje të interesave kombëtare. Patriotët e vërtetë më të shenjtë kanë atdheun e tyre dhe për të janë gati të sakrifikojnë gjithçka, edhe familjen e jetën e tyre.

- Patriot është ai shqiptar që di të bëjë dallimin midis interesave kombëtare dhe interesave politike. Interesat kombëtare qëndrojnë gjithmonë mbi interesat politike dhe i bashkojnë të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike.

- Patriot është ai shqiptar që ka një dëshirë dhe ëndje të madhe të njohë historinë, traditën dhe kulturën shqiptare, dhe t’ua përcjellë atë edhe pasardhësve të vet.

- Patriot është ai shqiptar që ngre zërin e vet sa herë që dikush guxon të cenojë a shesë interesat tona kombëtare. Të jesh shqiptar nuk do të thotë vetëm të kesh lindur i tillë, por të jetosh gjithë jetën tënde me përgjegjësitë që vijnë me të qenit shqiptar.

Dhe ajo më kryesorja dhe e logjikshmja për mendimin tim është se patriot nuk të bëjnë fjalët, por veprat!


Demir Reshiti lindi më 24 qershor 1963 në Bresanë të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sharr dhe Skënderaj, ndërsa fakultetin ekonomik dhe atë të gazetarisë në Prishtinë. Ka punuar si kryeredaktor, redaktor dhe gazetar në disa mediume ("Rilindja", "Radio Kukësi", "Kosovapress", "Radio Sharri", "Zëri i Kosovës", "Epoka e Re", revista "Sharri", revista "Paqja", gazeta "Tribuna shqiptare", gazeta "Lajm"...). Aktualisht punon në RTK-Radio në Prishtinë si autor dhe prezantues i emisionit "Më Afër" që iu kushtohet bashkatdhetarëve në mërgatë.

PROJEKTI I BAN KI-MOON’IT RRUDHOS NË MËNYRË SHKATËRRIMTARE INTEGRITETIN DHE SOVRANITETIN E KOSOVËS

Pozita gje. e Kosovës në ballkan

... dhe rikthen autoritetin e Beogradit në një varg fushash nevralgjike. Shkurt e shqip: nuk është fjala thjesht për “dypushtetin” në Mitrovicë, që ka ekzistuar edhe në periudhën e Reich-ut të tretë; as për “vijën më veriore të pranisë shqiptare” - “gjegjësisht vijën më jugore të pranisë serbe”, sikurse ka qenë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, sipas statutit të Mitrovicës.


Related image

 Problemi është më i thellë dhe më i ndërlikuar. Nuk është fjala për “Kosovën e vogël” që u duhet serbëve në jug, por për Kosovën në tërësi.

Image result for MONIKA STAFA

 MONIKA STAFA        &            FLORI BRUQI


Ban Ki Moon:“ …procesi të udhëhiqet dhe përkujdeset në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit nr. 1244 (1999)“ (!!!)
Image result for hartat sipas ban ki munit per kosoven
Një gjendje e re juridike është krijuar në Kosovë javën e fundme, pas deklarimit të “six point of Ban-Ki Moon proposal” për Kosovën. Nga nervozizmi me të cilin është pritur ky dokument në mjediset politike shqiptare në Kosovë merret vesh lehtësisht se “propozimi prej gjashtë pikash” i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së shkon në drejtim të përkundërt me përgjigjen e presidentit Bush në Tiranë ndaj pyetjes se kur duhej shpallur pavarësia e Kosovës: “Time is now!”.
Related image
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mendon ndryshe. Tani nuk është koha për pavarësi, “tani është koha që autoritetet e Kosovës t’i përgjigjen pozitivisht dhe të vlerësojnë si të favorshme propozimin tim, para së gjithash që gjithë procesi të udhëhiqet dhe përkujdeset në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit nr. 1244 (1999)” - “Noë, it is time for the Kosovo authorities to positively and favourably consider these proposals, so that first of all, all the process can be carried out and conducted in accordance ëith Security Council resolution 1244 (1999)”.
Më shqetësuesja është fshehja e gjashtë pikave të Ban’it nga politikanët e nga gazetarët

Më shqetësuesja nga të gjitha është fshehja e kujdesshme e gjashtë pikave të famshme të propozimit të Ban-Ki Moon-it nga politikanët e nga gazetarët. Nervozizëm e panik gjithandej, por pa bërë të njohur vetë dokumentin, cilat janë këto gjashtë pika, të cilat Sekretari i Përgjithshëm i përmendi një për një në konferencën e përmuajshme të shtypit të datës 11 nëntor.

Related image
 Në ligjëratë të drejtë funksionari më i lartë i OKB-së pohon se, pas një këshillimi me të gjithë “interested stakeholders”, u ka propozuar Beogradit dhe Prishtinës të fillojnë bisedimet për një marrëveshje të re kompromisi, që përfshin sipas radhës:

1. policinë;
2. doganat;
3. gjykatat;
4. transportin dhe telekomunikacionin;
5. administratimin e kufijve dhe
6. objektet e kultit fetar.
Related image
Për më tepër, vetë Ban-Ki Moon, në të njëjtën deklaratë saktëson pa asnjë ekuivok se “six points” e propozimit të tij janë vlerësuar e pranuar nga autoritetet serbe (“it was agreed by the Serbian government”) dhe shumë shpejt do të mirëkuptohen pasi të jenë kapërcyer “some reservations and opposition by the Pristina government”.
vendbanimet në Kosovë
Projekti i Ban’it rrudhos në mënyrë shkatërrimtare Integritetin dhe sovranitetin e Kosovës!

Propozimi prej gjashtë pikash që Ban-Ki Moon u ka bërë palëve jo vetëm që është sekretuar në një mënyrë të habitshme, por, madje, nuk është përmendur as fakti që vetë administrata e OKB-së e pranon: që dy prej pikave të kompromisit, ajo e doganave dhe ajo e policisë, janë “two points that challenge republic of Kosovo constitution”. Në të vërtetë është edhe më keq. Propozimi i Ban-Ki Moon, që nuk është një nismë vetjake e Sekretarit të Përgjithshëm, por një projekt për të cilin është thirrur të diskutojë e të vendosë vetë Këshilli i Sigurimit, “possibly by the end of this week”.
Ky projekt rrudhos në mënyrë shkatërrimtare integritetin dhe sovranitetin edhe deri më tani të kufizuar të Kosovës dhe rikthen autoritetin e Beogradit në një varg fushash nevralgjike. Shkurt e shqip: nuk është fjala thjesht për “dypushtetin” në Mitrovicë, që ka ekzistuar edhe në periudhën e Reich-ut të tretë; as për “vijën më veriore të pranisë shqiptare” - “gjegjësisht vijën më jugore të pranisë serbe”, sikurse ka qenë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, sipas statutit të Mitrovicës. Problemi është më i thellë dhe më i ndërlikuar. Nuk është fjala për “Kosovën e vogël” që u duhet serbëve në jug, por për Kosovën në tërësi.

Propozimi i Ban’it është bërë pas disa këshillimeve me Autoritetet më të larta të Bashkimit Europian!

Fshehja e projektit të propozuar nga Ban-Ki Moon natyrisht që nuk është bërë për të ruajtur autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm. Sepse, sikurse shprehet ai vetë, propozimi është bërë pas disa këshillimeve me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian. Fshehja e nismës më të re të rregullimit formal-juridik të statusit të Kosovës, duke ia lënë dyert hapur Serbisë në ato nyje që përbëjnë shtetësinë vetë, ka të bëjë me një vetëdije anakronike të mashtrimit të vetes dhe të popullit, me vetëdijen e ruajtjes së një optimizmi fals, që përditë e më shumë e ngarkon të ardhmen e Kosovës me një kosto të papërballueshme.

Kush ua ka mbyllur gojën protagonistëve të veprimit politik jo vetëm në Kosovë, por dhe në Tiranë, që e kanë reduktuar gjithë përmbajtjen e nismës tek “dypushteti në Mitrovicë”?

Nuk mund të fshihet: thjesht fakti që në brendësinë e tyre peshojnë më shumë interesat e protagonizmit vetjak se interesa të mëdha përbashkuese kombëtare. Pikërisht prej këndej vjen dhe qetësia e propozuesve, kur shprehen tekstualisht se autoritetet e Prishtinës do të veprojnë me ndjeshmëri prakticizmi, realizmi dhe lëvizshmërie (“I hope that the Pristina government ëill understand and react to this ëith a sense of practicability and reality, ëith a sense of flexibility”).
Image result for hartat sipas ban ki munit per kosoven
Shqiptarët nxituan të gënjejnë veten menjëherë pasi presidenti amerikan Bush, tha në Tiranë se “koha për pavarësi është tani”

Gjashtë pikat e propozimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në fakt nuk janë ndonjë e re krejt e papritur për botën shqiptare. Me një dëshirë të pafrenuar shqiptarët nxituan të gënjejnë veten menjëherë pasi presidenti amerikan Bush, tha në Tiranë se “koha për pavarësi është tani”. Televizionet dhe të përditshmet nxituan të shpallin me bujë se fati i Kosovës u garantua. Një vetëdije rajaje u shpërfaq menjëherë si epidemi në gjithë mjedisin shqiptar. Një ngutje si në maratonë kush të pohohet më entuziast se tjetri.

Në të vërtetë, pohimi i presidentit Bush kishte përmbajtjen dhe duhej kuptuar në formën “koha për shpalljen e pavarësisë është tani”. Ai nuk u pyet sa do të zgjaste procesi i njohjes së shtetësisë së Kosovës. Emisarë të diplomacisë amerikane, si ish-ambasadori Holbroucke, pohuan shqip se nuk është e thënë që pavarësia të kuptohet si “barazi në të drejtën ndërkombëtare të shtetësisë”, sepse dhe vende të tjera, si Taivani, kanë njohur zhvillime të shkallës më të lartë, pa qenë anëtarë të OKB-së.
Image result for hartat sipas ban ki munit per kosoven
Tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se statusi i Kosovës nuk po shkon kah shtetësia, në kuptimin terminologjik të fjalës, por kah europianizimi i saj si një rajon që qeveriset me rendin e bashkësisë dhe nën autoritetin e saj. Më saktë, një rajon (fr. “provence”) europian jashtë sundimit të Beogradit, por jo dhe jashtë kontrollit të pjesshëm të tij.

Ajo që po ndodh sot në Kosovë është një zgjidhje “ad hoc” e autoriteteve ndërkombëtare, me të cilën nuk bie ndesh as projekti i Ban-Ki Moon-it. Nëse të gjitha vendeve të ish-Lindjes, BE u bëri të qartë se rruga e integrimit kalonte përmes kapërcimit të problemeve ndërkombëtare, në rastin e shqiptarëve dhe serbëve zgjidhja u zbatua në invers. Me një fjalë, në fillim pranojmë problemin (Kosovën, ashtu si ajo e quan veten) dhe pastaj palët e vonuara. Deri atëherë as pavarësia dhe as kufiri nuk do të kenë më vlerë.
Image result for hartat sipas ban ki munit per kosoven
Kosova në fakt ka marrë deri më tani vetëm “votat e solidaritetit” dhe çdo votë të re duhet ta meritojë…

Mendjelehtësia e veprimtarëve politikë të shqiptarëve në Kosovë e në Tiranë shprehet edhe më qartë në duartrokitjet që provokojnë nga tribunat e konferencave të shtypit sa herë që numri i vendeve që deklarativisht e kanë njohur pavarësinë e Kosovës shtohet nga 50 në 51 ose nga 51 në 52. Rrallëkush nuk trembet për ta prishur qetësinë, për të rrezikuar rishtas status quo-në, për të tronditur ata të paktë që kanë fuqi të tronditen, për të shtruar çështjen tejet të vështirë, që rruga e mundimshme prej pushtetit (qeverisjes) drejt shtetit (barazisë me subjektet e botës së sotme) nuk është një çështje e vulosur me tapi, madje nuk është më as një çështje europiane apo euroatlantike.
Image result for hartat sipas ban ki munit per kosoven
Kosova në fakt ka marrë deri më tani vetëm “votat e solidaritetit” dhe çdo votë të re duhet ta meritojë fort, duke dëshmuar para syve të botës se arrin t’i ushtrojë prerogativat e shtetësisë, se di të lundrojë në detet e rrezikshëm të pragmatizmit e të lobingut, se di të zgjedhë partnerë duke neutralizuar argumentet emocionalë kundër saj. Janë të paktë ata që nuk mund të gënjehen lehtë duke shtuar një herë në muaj një votë plus në listën e shteteve që e kanë njohur Kosovën, sepse tanimë është krejt e qartë se peshojnë shumë më tepë “votat në grup”.

1. Mbi 50 vende arabo-islamike, të cilat as e kanë kapërcyer dhe as munden, të paktën tani për tani, ta kapërcejnë antiamerikanizmin e tyre thjesht për dashamirësi ndaj shqiptarëve (duke përjashtuar Turqinë dhe Malajzinë, ndoshta dhe Iranin, që, përmes ambasadorit të vet në Tiranë, ka pohuar se “ne nuk mund të njohim një vend që nuk na e ka kërkuar njohjen”);

2. Më shumë se 30 shtete gjysmë-sovjetike gjysmë-jugosllave që i bashkon në votën kundër lidhja gjenetike me Serbinë;

3. Dhe po ashtu ndoshta afro 50 shtete të tjera, afro dhe latinamerikane, tek të cilat ende është në veprim kulti i simpatisë për ish-Jugosllavinë-lider të vendeve të “botës së të paangazhuarve”, hija e dikurshme e kreut të “botës së tretë” jashtëbllokiste.

Vetëm kur të bëhet pyetja se çfarë na mungon, jo çfarë kemi arritur, mund të bëhet fjalë për dalje nga vetëmashtrimi dhe njerëzia nuk do të bëjnë me faj Ban-Ki Moon-in, por vetëdijen e rajasë të vetë liderve të tyre.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...