Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/16

Përleshje fizike në Parlamentin e Republikës së Kosovës

Image result for astrit dehari


Mocioni me tri pikave i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari nuk ka marrë votat e kërkuara, pasi, ishin vetëm 58 deputetë që votuan, nga 61 sa do të duhej.

Kjo për shkak se nuk kanë votuar deputetët e LDK-së.

Në pikën e parë të mocionit kërkohej realizimi i pa vonesë i hetimit të pavarur ndërkombëtarë, si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të institucioneve të Kosovës.

Pika e dytë, shkarkimi i menjëhershëm brenda PK-së përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa.

Pika e tretë, shkarkimi i ministres në kabinetin qeveritar, Dhurata Hoxha si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mbarëvajtjen e institucioneve korrektuese dhe pengën në hetime të pavarura.

Seanca është ndërprerë. Ndërsa, mocioni do të hedhet në votim në seancën e radhës është shtyrë më 21 mars.

* * * *

Related image

Në momentin që ministrja Dhurata Hoxha, ka dal për në foltoren, deputetët e Vetëvendosje kanë bërë zhurmë duke trokitur, duke e quajtur kriminele, derisa ajo i ka thënë se po tregojnë kulturën e tyre.

Kryesuesi ka dhënë pauzën por deputetët e VV dhe PDK, kanë filluar të shtyhen në mes veten.

Aty veç që nuk kanë filluar të rrahën, e për t’i qetësuar ka hy edhe kryeministri Haradinaj.

* * * *

Ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxhën nuk e lënë të flasin deputetët e VV-së dhe GPD-së.

Ata posa doli ajo në foltore kanë trokitur mbi tavolina duke e quajtuar ‘kriminele’, ‘kriminele’. Për këtë kryesuesi Xhavit Haliti u detyrua të japë 5 minuta pushim.

* * * *

Image result for astrit dehari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veslei ka deklaruar se pajtohet me Albin Kurtin që politika e ka dërguar Astrit Deharin në vdekje, por është një politik e pafytyrë që me çdo kusht e kërkon pushtetin dhe të cilën e promovon Albin Kurti.

Ai në interpelancën për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë se të gjithë e duan të vërtetën se çka ka ndodhur.

“Duhet të dihet a ka vënu duar shteti mbi të apo ka përgjegjësi politike. Nuk ka çmim, nuk ka shpenzim, nuk ka veprim që nuk do ta përkrahim për të shkuar te e vërteta. Me Albinin veç me një çështje pajtohem politika e ka quar në vdekje, e kam frikën që është një politikë e pafytyrë dhe që e donë pushtetin me çdo kusht, një politikë që më së paku i duhet Kosovës dhe që je duke e promovuar ti Albin”, tha Veseli.

Sipas tij, në momentin që po flitet në foltoren shpesh herë po orientohemi nga akuza pa bazë por pushteti nuk të duhet kur e humb etiken dhe qëllimin që angazhohet.

Kurti-Veselit: Ju përveç që jeni gënjeshtarë jeni edhe tradhtarë

Kryetari i VV-së Albin Kurti tha nëse dikush nuk është i korruptuar në Kosovë, atëherë janë ata.

Duke reaguar ndaj fjalës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli Kurti përmendi edhe të qenurit në opozitë dhe jetesën me qira.

Të paktën sipas Kurtit ata(VV) nuk e kanë shitur vendin e tyre dhe nuk gënjejnë.

***

Image result for astrit dehari

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përfshirë në debatin për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që po mbahet në Kuvendin e Kosovës. Ai i është drejtuar deputetëve që të mos e gjykojnë vdekjen e Deharit derisa të flas drejtësia.

“Duhet një dozë e kujdesit mos me i gjyku pa i gjyku drejtësia. Se nese nuk është ajo që po e thuani atëherë jemi duke e bërë prap një krim”, tha Haradinaj.

Tutje ai ka përmenduar edhe vëllain e tij duke thënë se ka familjar të vrarë dhe se kur ndodhin këso rastesh vijnë shumë dyshime, por sipas tij duhet lënë gjithmonë një dozë të kujdesit.

“Vëllau im se ka pas rastin me ju bë hetim ndërkombëtar. Unë dyshoj në disa adresa”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se nëse po e quajnë hetim ndërkombëtar a duhet mi besu dikujt. Nxjerrja e konkluzave para se të flas drejtësia nuk duhet të ndodhë, thotë kryeministri.

“Po ju lus mos e çoni deri në fund, nëse dyshoj që dikush ka bë një punë nuk mundet me qenë pa e konstatu deri në fund”, tha Haradinaj.

***


Ka filluar të mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, rreth rastit të vdekjes së ish aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016.

Propozuesi i interpelancës, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, foli gjerë e gjatë për mënyrën e vdekjes së Astrit Dehari, derisa tha se ai nuk vdiq nga medikamentet, siç deklaroi me nguti shefi i Policisë në Prizren, Nexhmi Hoxha.

Ai akuzoi shtetin e Kosovës se arrestoi një qytetar të pafajshëm, derisa, gënjeu kur u arrestua ai.

Kurti: Shteti ka gënjyer pse Astriti ka vdekur

“Në qelinë A3 me 5 nëntor 2016 ka vdekur një qytetar i pafajshëm, i pa dënuar, i pa gjykuar, i pa aktakuzë, e i pa intervistuar. Shteti ka gënjyer kur Astriti është arrestuar, shteti ka gënjyer pse Astriti ka vdekur. Astriti nuk ka vdekur me medikamente të tepruara, ekspertiza ligjore ka konstatuar se për 11 lloje të medikamenteve janë zhvilluar teste dhe në asnjërën prej tyre Astriti nuk ka dalë pozitiv. Njëmbëdhjetë lloje të medikamenteve, kurrfarë medikamenti në të, trup plotësisht i shëndoshë fizikisht e psiqikisht. Raporti i autopsisë konstatoj se shkaku i vdekjes është asfiksia mekanike, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga mjete të forta, një shishe e plastikës”, tha Kurti.

Kurti akuzoi edhe ish kryeprokurorin e Prizrenit, Sylë Hoxha për siç tha ai, konstatimin se Astriti ishte vetëvrarë ende pa u bërë e pa u kryer hetimet.

Sipas tij, qëllimi i tyre ishte i qartë të mbyllen hetimet sa më parë, praktikisht të mos bëhen fare ato, derisa askush deri me tani nuk ka dhënë përgjegjësi për deklarata të rreme.

Kreu i VV-së ka kërkuar edhe nga Veseli që të tregoj se për çka e kishte fjalën kur vetëm pak ditë para vdekjes së astritit kishte deklaruar “kujdes së po e vrani vetën”.

Kurti: Mbi Astritin është kryer krimi prej ditës kur është arrestuar e deri kur vdiq

“Drejtësia i nxjerrë jashtë shoqërisë kriminelët dhe i fut brenda në burg. Mirëpo në Kosovë drejtësia në Kosovë, drejtësia dhe sistemi prej burgut të gjyqësia, prej qeveria të prokuroria dhe policia janë bërë edhe vet ato vende krimi. Mbi Astrit Deharin është kryer krimi prej ditës kur është arrestuar e deri atëherë kur vdiq me 5 nëntor. Atë ditë pra me 5 nëntor 2016 Astriti ngelet katër minuta e gjysmë në qelinë A3 të burgut të Prizrenit pasi që ishte gjetur aty, për katër minuta njeriu vdesë katër herë”, theksoi Kurti.

Image


Kurti ka propozuar edhe një rezolutë për ta miratuar pas përfundimit të interpelancës.

Kurti: Propozoi këto pika të mocionit

“Pika e parë realizimi i pa vonesë i hetimit të pavarur ndërkombëtarë, si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të institucioneve të Kosovës. Pika e dytë, shkarkimi i menjëhershëm brenda PK-së përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa. Pika e tretë, shkarkimi i ministres në kabinetin qeveritar, Dhurata Hoxha si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mbarëvajtjen e institucioneve korrektuese dhe pengën në hetime të pavarura”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në një shtet demokratik në burg njeriu e humb lirinë por do të duhej ta fitonte sigurinë.

Haradinaj: Vdekja e Deharit ishte e dhimbshme për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ai ka thënë se kjo ishte një ngjarje e dhimbshme shumë për të gjithë.

Haradinaj ka ofruar përkrahje të Qeverisë lidhur me të vërtetën e këtij rasti.


Image result for astrit dehari

Ja fjalimi i Haradinajt:

Vërtet ishte një ngjarje që i ka prek zemrat dhe ndjenjat e gjithë njerëzve jo vetëm në Kosovë por tërë atyre që dëgjuan. Tragjedia bëhet edhe më e madhe për familjen, e cila ka plot implikime e dimensione e që e nxit një diskutim Kujdesin më të madh duhet ta bëjmë të gjithë që ta ruajmë këtë ngjarje me dimensionet që i ka Është më se e arsyeshme dhe e kuptueshme dyshimi i familjarëve e kolegëve të Astritit dhe ide që e kemi humbur dikë të dashur Kjo ndarje e tillë është ndoshta edhe pa shkaktar apo fajtor Askush nuk duhet të preket nga kjo ngjarje, as ata që atë kohë ishin në pushtet e as ata që janë tani. Shumë e kanë atë logjikë që edhe personat që kanë humbur në luftë janë akoma gjallë. Kam pasur bisedë me kabinetin qeveritar për këtë temë, ka pasur vullnet që të plotësohen kërkesat e familjes Është e mundur të ndodh edhe një hetim për vdekjen e Astriti dhe ne kemi pranuar edhe të pranojmë ekipin e forenzikës të zgjedhur nga familja e Deharit. Qeveria do ti mbuloj të gjitha shpenzimet për këtë rast. E pranoj se kemi defekte ne shërbimin korrektues, kemi disa probleme edhe është shumë e rëndësishme me ja vnu mendjen” ka thënë Haradinaj.

***

Seanca e Kuvendit të Kosovës, po vazhdon dhe është paraparë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.


Image


Kuvendi në pushim, pasdite pritet interpelanca e kryeministrit

Pyetje parlamentare dhe deklarimet jashtë rendit të ditës karakterizoi pjesën e parë të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Seanca nisi me deklarimin e deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili kërkoi i komision hetimor, për shpenzimin e parave të buxhetit nga Qeveria e Kosovës.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga pozita, ndërsa fajlimi i deputetit Frashër Krasniqi shkaktoi përplasje në mes të Dardan Molliqajt dhe Kujtim Shalës së LDK-së.

Molliqaj madje pati një diskutim të gjatë me kryetarin Kadri Veselit para ulëses së të cilit qëndroi disa minuta.


Image


Në debat u përfshi edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu.

Pyetje për ministrat e Qeverisë pati nga deputetët e këta të fundit të gatshëm për të dhënë përgjigje.

Pyetje u drejtuan edhe në drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit nuk e pati idenë sa këshilltarë i ka ndërsa arsyetoi mbajtjen e një minutë heshtje për serbin e vrarë Oliver Ivanoviq.

Haradinaj po ashtu u bëri ftesë deputetëve të VV-së dhe të GPD-së që të martën ta votojnë demarkacionin.


Punimet e Kuvendit do të vazhdojnë në orën 14:45 ku pritet që të fillojë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari në burgun e Prizrenit. Kjo kërkesë është bërë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Në rend dite janë edhe disa pika tjera.

Deputetja pyet kryeministrin pse u nderua Ivanoviqi

Pasi qeveria nderoi me një minutë heshtje ish-politikanin e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviqin më 22 janar ditën kur ai u vra, deputetja Arbërie Nagavci kërkoi të dijë pse Ivanoviq u nderua atë ditë.

“Kem pasë një ngjarje tragjike që e ka shoku Kosovën- vrasjen e një kandidati për kryetar komune. Sikur ai të ishte i dënuar me vendim të prerë nuk kish mujt me konkurru”, tha Haradinaj.

Qeveria në atë mbledhje një minutë heshtje mbajti edhe për Jonuz Musliun, politikanin shqiptar nga Lugina e Preshevës që vdiq po atë ditë.

Image result for astrit dehari

Deputetja Nagavci pyeti pse u nderuan në të njëjtën ditë dy persona të ndryshëm, i akuzuari për krime lufte Ivanoviq dhe politikani që ishte pjesë e UÇPMB-së. “Nuk besoj që është ndonjë shkelje e ndjenjës shqiptare, e traditës”, tha Haradinaj duke folur për minutat e heshtjes.

Haradinaj deklaroi se nuk është bërë analogji ndaj këtyre dy personave.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë, si në kohën e kryeministrit Thaçi, si në atë të Isa Mustafës, por edhe tash kur ai është kryeministër, kanë ngecur dhe nuk po zbatohen.

Kreu i ekzekutivit theksoi se duhet një vlerësim i brendshëm, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë së pse po ngecë zbatimi.

Këto komente, Haradinaj i bëri pasi u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri me tani nga takimet e dy qeverive.

Haradinaj: Zbatimi i marrëveshjeve me Shqipërinë po ngecë

“Kapaciteti për të bashkëpunuar bashkë me Republikën e Shqipërisë qeverisës ekziston, por nuk është aq në zbatim, nuk ka ndodhur mjaftueshëm, në të kaluarën, mendoj as tash jo. Ekziston një ndjenjë e mirë, në vullnet i madh, ekziston një. Ppor praktikisht ka disa po i quaj ashtu që çalon në disa aspekte. Të gjitha marrëveshje që atëherë që janë nënshkruar e deri sot, është dashur të arrijnë në Kuvend, do të kërkoj që me shkresa t’iu vijnë deputetëve. Donë ndoshta evoluim të brendshëm pse ngecë zbatimi, pra i të dy qeverive, nuk mendoj vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë. Do të thotë don një vlerësim të brendshëm pse ngecë zbatimi”, tha Haradinaj.

Haradinaj s’e di sa këshilltarë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e di se sa këshilltarë i ka si kryeministër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve Haradinaj tha se emrat e tyre mund t’i gjejnë në web faqen e Qeverisë, ndërsa tha se pagat e tyre janë shumë të vogla.

Ai arsyetoi edhe mbajtjen e një minutë heshtje për Oliver Ivanoviqin që ishte vrarë më 16 janar para partisë së tij duke thënë se ai ka qenë një kandidat për kryetar.

Ndërsa sa i përket veprimtarit të cështjes kombëtare Jonuz Musliu që ka vdekur në janar, Haradinaj tha se si Qeveri i kanë ndihmuar në shërimin e tij.

Molliqaj dhe Shala përplasen për sulmin në Kuvend

Pas fjalimit të deputetit të GPD Frashër Krasniqi ka reaguar nënkryetari i Kuvendit, deputeti i LDK-së Kujtim Shala.

Ai tha se askush nuk duhet të flas për rastin pasi që i njëjti ka shkuar në rigjykim.

Image result for astrit dehari
Shala: Mos folni për drejtësinë këtu, kur rasti u kthye në rigjykim

“Unë mendoj që është e ndjeshme dhe problematike që çështjet të asaj natyre ne të bisedojmë këtu. E dyta është shumë më e ndjeshme kur ne flasim për biografitë tona, do të thotë autobiografitë dhe ju e patë një qëndrim tonin për çështjet e kësaj natyre. Ajo na vë në pozitë të vështirë sepse duhet të kthehemi dhe të flasim për personat dhe ne nuk jemi këtu të flasim për atë punë. Unë prapë se prapë do t’iu bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë, por se pari një sqarim, me sa di unë rasti i juaj është kthyer në rigjykim, kjo është një arsye që të mos debatojmë fare”, theksoi Shala.

Por, ndaj tij, reagoi deputeti Dardan Molliqaj, i cili kërkoi nga Shala që t’i pyes deputetët kolegë të tij të cilët i kanë quajtur terroristë Frashër Krasniqin dhe të arrestuarit tjerë për rastin e sulmit në Kuvend.


Molliqaj: Kujtim, kur të akuzoni bëhuni gati t’i merrni përgjigjet

“Kujtim para se t’i bësh pyetje Frashërit është mirë t’iu bësh pyetje deputetëve tuaj, ata janë aty, ndonjë ndoshta nuk është zgjedhur, nuk jam këtu për të thënë emra, veti deputetët tuaj, mos bëni zhurmë, ekzistojnë video, fjalime, një prej tyre meqë po doni emra, një prej tyre është Besa Gaxherri, por ka edhe të tjerë, është Isa Mustafa si kryeministër. Kështu që kur t’i thoni akuzat duhet të bëhni gati t’i merrni edhe përgjigjet Kujtim dhe të tjerët. Unë nuk besoj në këtë idenë se nuk duhet të diskutohet për drejtësinë, është budallaki në vetveti, edhe për raste gjyqësore kudo në botë diskutohet, tjetër gjë është ndërhyrja në drejtësi, por me gjasë disa ose s’e kuptojnë ose e keqpërdorin”, tha Molliqaj.

Replika nuk u ndal me kaq, pasi deputeti Shala përsëri i reagoi Molliqajt, duke i thënë atij se askush nga LDK nuk i ka quajtur të akuzuarit terroristë, porse aktin e kanë quajtur terrorist sepse i tillë është.

Shala: Akti ka qenë terroristë, s’kemi folur për kryerësit

“Nëse bën biografi sidomos në rastin kur lidhet me çështjet e drejtësisë je minimalisht kredibil sepse flet për veten, askush nuk thotë jam fajtor as nuk e gjykon veten, e para. E dyta, kur flasim për tjerët ne s’kemi të drejtë të flasim për fajtor, ose jo këtu, sepse ky është institucion i natyrës tjetër. E treta, as ata emra që i përmende ti, as deputetët këtu s’e ka quajtur askënd terrorist, por kanë folur për një akt terrorist, jo për autorë. Nëse s’janë këta autorët ajo nuk është as çështje e imja, as e grupit tim parlamentar. Nuk e di kush është autori, por unë besoj dhe edhe ju pajtoheni se ai ka qenë një akt terrorist, ky është kualifikimi, nuk ka lidhje me njerëzit të cilët akuzohen, sepse unë këtë nuk e di”, theksoi Shala.

Image result for astrit dehari

Në këtë debat u involvua edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se nuk ka fytyrë asnjë deputet as i VV-së e as ata që janë ndarë, nuk mund të moralizojnë.

Musliu: Mos moralizoni, sepse nuk keni të drejtë

“Kur flasim për familjet është mirë të mendohet mirë a kishin familje Milaim Zeka i cili u torturua ‘ live’ në televizion, si janë ndjerë vajzat dhe bashkëshortja e tij në ato momente, motrat dhe farefisi i Milaim Zekës. A kishte familje Petrit Selimi kur në prani të bashkëshortes u sulmua nga aktivistë të VV-së. A kishte familje Shasivar Haxhiaj i cili u nxor nga vetura dhunshëm dhe u dhunua nga aktivistët e VV-së. Kam edhe shumë pyetje tjera, por iu kisha lutur shumë mos moralizoni ju që nuk keni të drejt të moralizoni as për familjen, as për shtetin as për asgjë tjetër”, tha Musliu.

Molliqaj debaton gjatë me Veselin

Pas fjalimit të deputetit Frashër Krasniqi, ka thënë disa fjalë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ai në fjalimin e tij tregoi edhe pse ia ndali fjalën javën e kaluar në foltore deputetit Krasniqi.

“Ai e tha fjalën ‘ftyrat’, e nuk kam dasht me leju me fol ashtu. Ky ka mundësi ta fyej cdo ditë Kadri Veselin, por deputetët e Kuvendit jo. Kërkoj që çështjet e gjykatës të mbahen jashtë Kuvendit, sepse a ka apo nuk ka fakte kjo më së paku na takon neve”, ka thënë Veseli.

Ai tha se më së shumti Krasniqi e përmendi emrin e tij, më së paku 10 herë.

“Mos e keqpërdori këtë foltore, ju lutem”, ka thënë tutje Veseli.

Molliqaj debaton gjatë me Veselin

Deputeti Dardan Molliqaj në shenjë proteste për mos dhënien e fjalës nga Kadri Veseli, ka qëndruar për më shumë se 15 minuta afër foltores së tij në shenjë proteste.

Ai derisa ka diskutuar me Veselin, është parë teksa protestonte për mënyrën e udhëheqjes së seancës dhe procedura tjera që lidheshin me seancën.

Krejt kjo pakënaqësi e Molliqajt ndodhi në momentin kur deputeti i LDK-së, Kujtim Shala i kërkoi deputetit Frashër Krasiqi të t’i tregojë emrat e deputetëve të LDK-së që procesin gjyqësor ndaj tyre e kanë quajtur terroristë.

Këtu ka reaguar Dardan Molliqaj, i cili po kërkon fjalën por nuk iu lejua nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i tha Molliqajt që nuk ia ka përmendur atij emrin.

Molliqaj ka qëndruar më shumë se 15 minuta duke diskutuar me Veselin në shenjë proteste, për shkak se nuk po iu lejohet të flas.
Image result for astrit dehari
Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku, duke i thënë atij se instituti Riinvest në kohën e Qeverisë së udhëhequr nga Agim Çeku ka vjedhur 1. 8 milionë euro.

Zeka kërkoi hetimin edhe të fondit të 3 përqindëshit, porse ata janë pro hetimit të secilit rast. Ai tha se akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë së Kosovës nuk qëndrojnë asnjë, sepse kontrata e presidentit Hashim Thaçi nuk është bërë në emrin e Qeverisë.

Image result for astrit dehari

Zeka: Riinvesti vodhi 1. 8 milionë euro

“Sa i përket formimit të Komisionit hetimor, ne si grup i Nismës e mbështesim qind për qind. Por dëshirojmë ta hetojmë edhe fondin e 3 për qindëshit, edhe fondit Vendlindja Thërret, edhe paret me gabim të kujt, kush është shkaktar që s’iu kanë paguar në afat të caktuar Bechtel&Enka, për çfarë arsye fakturën e Qeverisë së kaluar duhet të paguajë qeveria aktuale, edhe për këtë duhet të jap sqarim Avdullah Hoti. E dimë edhe një diçka, në Qeverinë e Agim Çekut në vitin 2006-2007 Riinvesti i asaj kohe i ka vjedh dhe keqpërdor 1.8 milionë euro para të DFID-it anglez dhe paret e SIDA-s suedeze që janë dhënë për planin strategjik zhvillimor në atë kohë të Qeverisë”, theksoi Zeka.

Molliqaj ‘proteston’ para Veselit

Deputeti Dardan Molliqaj në shenjë proteste për mos dhënien e fjalës nga Kadri Veseli, ka qëndruar për më shumë se 15 minuta afër foltores së tij në shenjë proteste.

Ai derisa ka diskutuar me Veselin, është parë teksa protestonte për mënyrën e udhëheqjes së seancës dhe procedura tjera që lidheshin me seancën.

Krejt kjo pakënaqësi e Molliqajt ndodhi në momentin kur deputeti i LDK-së, Kujtim Shala i kërkoi deputetit Frashër Krasiqi të t’i tregojë emrat e deputetëve të LDK-së që procesin gjyqësor ndaj tyre e kanë quajtur terroristë.

Këtu ka reaguar Dardan Molliqaj, i cili po kërkon fjalën por nuk iu lejua nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i tha Molliqajt që nuk ia ka përmendur atij emrin.

Molliqaj ka qëndruar më shumë se 15 minuta duke diskutuar me Veselin në shenjë proteste, për shkak se nuk po iu lejohet të flas.

Frashëri e përfundon fjalimin që e la gjysmë

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Frashër Krasniqi, në seancën plenare tha se që dy vite janë torturuar familjet e tyre duke i quajtur ata terroristë pikërisht në sallën e Kuvendit.

Ai iu ka drejtuar deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, duke iu thënë se çka do të thonë tash për një rast të montuar politik.
Image result for astrit dehari
Krasniqi: Na i keni torturuar familjet për dy vjet

“Është folur për neve prej kësaj foltore prej deputetëve disa të PDK-së dhe disa të LDK-së duke na akuzuar për terrorizëm dhe asnjëherë nuk i është ndërprerë fjala nga kryetari i Kuvendit dhe për mua logjika është e thjeshtë, kur gjykatat nuk vendosnin për rastin tonë deputetët e PDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin Veseli dhe disa deputetë të LDK-së na akuzonin se ju jeni terroristë, dhe e bënin me zell të madh dhe nuk e merrnin në konsideratë fare çfarë pasojash mund të ketë kjo qoftë te familjet tona, qoftë të njerëzit tjerë....për dy vjet rend na i keni tortoruar familjet duke na thënë terrorista, çka do të thoni sot. Për dy vjet na keni torturuar herë duke na mbajtur në arrest shtëpiak herë duke na mbajtur nëpër burgje në një proces të montuar politik. E sot tash keshni dhe bëni hajgare, sot iu dhëmb e vërteta faktikisht”, tha Krasniqi.

Deputeti i Grupit më të ri Parlamentar herën e kaluar nuk kishte mundur ta përfundojë fjalimin e tij pasi që ia kishte ndalë fjalën kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Abdixhiku kërkon komision hetimor për paratë e shpenzuara nga Qeveria

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor që do të bëjë hetimin e të gjitha mjeteve të ndara deri më tani nga buxheti i shtetit për të lobuar në botë për përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Image result for astrit dehari
Ai tha se një pjesë e parave që janë ndarë për lobim për shtetin e Kosovës janë shndërruar në lobim individual për politikanët në hall, siç është rasti me presidentin e vendit.

Abdixhiku: LDK kërkon komision hetimor

“LDK paralajmëron sot në këtë seancë se do të kërkoj formimin e komisionit hetimor parlamentar për të vënë dritë mbi të gjitha raportimet e dhëna deri më tani mbi të gjitha paratë e shpenzuara dhe kontraktuara deri metash për çështje të lobimit. Nga sot ne do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve për këtë komision hetimor dhe këtu ftojmë secilin ta mbështesë këtë nismë tonën. LDK do të kërkojë zbardhjen e secilës lëndë, secilës kontratë të secilit angazhim të devijuar që mund të ketë ndodhur deri me tani për çështjet e lobimit. Keqpërdorimet e tilla jo vetëm që paraqesin shkelje kushtetuese, por ato përmbajnë eedhe akte penale në vete dhe të njëjtat do të trajtohen në këtë dritë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se LDK shfaq shqetësimin e saj lidhur me shpenzimin e parasë publike. Ai ka përmendur edhe gjendjen alarmante të rezervave të shtetit në vetëm dy muaj ekzekutim.

Seanca nis me shqetësimin e mishit të prishur nga Belgjika

Seanca e Kuvendit ka nisur me shqetësimin e deputetit të PDK-së lidhur me eksportimin e mishit të skaduar nga Belgjika, duke thënë se në momentin që është nënshkruar MSA-ja, edhe ky shtet ka obligim ta respektoj karshi Kosovës.

Deputeti Bekim Haxhiu duke komentuar skandalin e që ka dal në shtetin e Belgjikës, ku sipas të dhënave të këtij shteti afër për 200 mijë kilogramë mish të skaduar janë eksportuar në Kosovë.

Kur Kosova ka nënshkruar MSA-në, obligimet janë të dy anshme, Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës e cila ka bërë të ditur se që nga viti 2016 nuk ka hyrë mish i tillë në Kosovë , por shtoi se dogana është e detyruar të publikojë sa mish ka hyrë para vitit 2016, pasi mbi 200 mijë kilogramë, i bie mbi 1 milion porcione mish.

***

Deputeti Bekim Haxhiu kërkoi të sa mish ka ardhur në Kosovë nga Belgjika para vitit 2016.

Deputeti Bekim Haxhiu në pjesën e çështjeve të ndryshme që shtrohen në Kuvend, foli për mishin e prishur nga Belgjika.

“Afër 200 mijë kilogramë mish janë eksportuar në Kosovë. Ky është një problem serioz dhe shqetësues”, tha Haxhiu.

Ai konstatoi se kjo sasi mishi përbën 1 milion e 200 mijë racione ushqimore.

Ai kërkoi të dijë sa ka hyrë mall i tillë nga kompania belge Veviba pra vitit 2016, kur ishte ndaluar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit një kamion me mish të tillë.

Skandali i mishit të prishur të eksportuar nga Belgjika në Europën Lindore shpërtheu të shtunën që shkoi.

***

Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, do të jetë njëra nga pikat e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu ndër pikat e rendit të ditës që do të diskutohen nga ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës do të jenë edhe shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit.

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, do të jetë pika e gjashtë e rendit të ditës.

Deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.

Ndër pikat e rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për infrastrukturën kritike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016, emërimi i dy anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave, si dhe emërimi i një anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.

OKB për të drejtat e gruas!


 
www.albdreams.net

Mimoza Dajçi: “Stop arma e dhuna ndaj grave” Nga Yllka Baxhaku Mars 2018, OKB, New York Nën kujdesin e Ambasadores së Misionit Shqiptar pranë OKB në New York, Znj. Besiana Kadare, Organ…




Mimoza Dajci :


OKB për të drejtat e gruas!


Mimoza Dajçi: "Stop arma e dhuna ndaj grave"


Nga Yllka Baxhaku


Mars 2018, OKB, New York


Nën kujdesin e Ambasadores së Misionit Shqiptar pranë OKB në New York, Znj. Besiana Kadare, Organizata e Gruas "Hope & Peace" morri pjesë në një nga konferencat që u mbajt pak ditë më parë, për gratë e zonave rurale në botë, realizuar nga Misionet Fiji, Estonia, Chili dhe Shqipërisë.

Gjatë punimeve të kësaj konference fjalën e morën përfaqësueset e shteteve organizatore, të cilat mes urimit të festës së gruas paraqitën me video jetën e gruas në zonat rurale të vendeve përkatëse, folën për sakrificat, anën social-ekonomike si dhe angazhimet e tyre në politikë, biznes, parlament apo deri në drejtuese shteti.


Si pjesë e Organizatës "Hope & Peace" pata rast të bisedoj me Zj. Mimoza Dajçi (aktiviste e njohur në Shqipëri dhe SHBA për të drejtat e gruas dhe fëmijëve) se si e vlerëson ngjarjen aktuale e në veçanti rolin e të drejtat e femrës shqiptare. Gjatë prononcimit ajo tha: "Në rradhë të parë falenderoj Ambasadoren Besiana Kadare për mundësinë që na krijoi si organizatë për të qenë pjesë e kësaj konference dhe vendimeve të saj të rëndësishme për të drejtat e gruas në botë. 


Përsa i përket Shqipërisë dhe Kosovës do të thoja pasi nuk mund ti shkëpus kurrë nga njëra tjera do të jepja thirrjen "Stop armëve e dhunës ndaj gruas".

 Krijueseve të jetës. Eshtë shumë e dhimbshme të shikojmë sot fëmijë jetim, vrarë nënat e tyre jo vetëm nga makineria serbe, por edhe nga dora kriminele e babait të tyre. 

Dhuna ndaj femrës shqiptare çdo ditë po merr përmasa dhe shifra alarmante. 10 gra të vrara kemi në Shqipëri nga dhuna në familje vetëm në vitin 2017. 

Mbi 2600 femra në vit kërkojnë urdhër mbrojtje, janë katër mijë raste dhune në vit nga bashkëshortët, sipas statistikave 9 femra dhunohen vetëm në një ditë. Përderisa atje dhuna është tepër agresive, ligjet duhen rriparë, forcuar, pasi dhuna ndaj nenës ndikon direkt në shëndetin e jetën e fëmijës".

Përsa i përket zonave rurale për gruan në biznes, vendimarrje e politikë Zj, Dajçi u ndal tek rasti konkret i njerës prej femrave aktive në biznes e jetën sociale të vendit me të gjitha kapacitetet e saj. 


"Eshtë Griselda Loku, tha ajo, nëna e re dhe blegtoristja e palodhur në Mirditë, e cila krahas kujdesit familjar punon e shton edhe gjedhin në biznesin e saj sëbashku me bashkëshortin në fshatin ku jetojnë. 

Ajo vërtetë është për tu marrë në konsideratë si femër intelektuale, studiuar në Universitetin LaSapienca në Rome për dipllomaci.

Unë gjithashtu edhe më parë kam deklaruar se nuk tregohen vetëm me valle e muzikë vlerat, arritjet e femrës shqiptare, që sigurisht edhe ato duhen, por jo të tepruara, e përsëritura në çdo event, pasi nuk duhet të harrojmë se mes tyre kemi edhe gra që kanë halle familjare, apo dhunë familjare edhe pse jetojnë në SHBA.


"Faktet kanë treguar vijoi më tej Mimoza, se femrat shqiptate nuk janë të afta jo vetëm si nëna e gra shtëpiake, por të japin e shkëmbejnë ide, e të venë në shërbim të vendit të gjitha kapacitetet e tyre intelektuale. Mos të harrojmë fizikanten e shkenctaren shqiptare - amerikane Laura Mersini Houghton.


 Pra ka ardhur koha që vendi Shqipëria nga ana presidenciale të drejtohet nga një femër".
Gjatë seancave të pushimit në hollin e sallës ku zhvilloi punimet konfereca u takuam e shkëmbyem biseda me gra e vajza nga vende të ndryshme të botës.

Një gjeni si Stephen Hauking



Nga Andon Dede, Nju York



Vdekja e shkencëtarit të shquar, Stephen Haukins, është njëhumbje e madhe për Botën, në përgjithësi. Them kështu se ai nuk qe vetëm një gjeni në fushën e Kozmologjisë apo Fizikës teorike, por dhe një mendje e ndritur e një qytetar i madh që ka ngritur zërin për problemet më shqetësuese që po përballon e do t’i duhet të përballojë njerëzimi dhe që, për fat të keq, kanë rënë në vesh të shurdhër tek ata që mund të ndihmonin për shmangien e rreziqeve të mundëshme që mbartin ato. Por unë, duke mos qënë specialist i atyre fushave nuk guxoj të merrem më shumë për ndihmesën e jashtzakonshme të tij në shkencat që lëvroi. Për më tepër që lexuesi, me disa klikime në Internet mund të gjejëtë dhëna e informacione me bollëk për jetën dhe veprën e këtij shkencëtari të shquar. Përmes këtyre rreshtave desha vetëm të rrëfej një përjetim timin e që mbart, sipas meje, mesazhe të mëdha.
Sapo kishim ardhur në Amerikë dhe po ndiqnim në darkë emisionin e përditshëm “Larry King Live”. Sado turp që të jetë, unë deri atëhere kisha dëgjuar vetëm emrin e këtij gjeniu të gjallë dhe nuk dija pothuajse asgjë më tepër për të. Kur Larry Kingu bëri prezantimin e të ftuarit, unë, që nuk e dëgjova mirë, me që po merresha me diçka tjetër, i them time shoqeje: “Aman mbylle se nuk e shoh dot…Keq më vjen për të, por le ta kalojmë tek një emision tjetër kësaj radhe…”. Ajo nuk e plotësoi kërkesën time duke u justifikuar se “mbase ia vlen, me qëështë shkencëtar i shquar”. “Shkencëtar i shquar ai?!” – ia ktheva unë dhe nuk e zgjata mëdhe nisa ta dëgjoj me vëmendje. Pyetjet e moderatorit të njohur dhe përgjigjet e shkencëtarit të shquar më mbërthyen qysh në fillim pas ekranit, si rrallë herë. Po e them pa e tepëruar se ajo intervistë ka qënë dhe mbetet një nga më interesantet dhe më me vlerëqë kam ndjekur në jetën time, në mos e pakrahasueshme me të tjerat. Edhe pse kanë kaluar rreth njëzet vjet qysh atëhere, po të më pyesë njeri tani, jam gati t’i riprodhoj pa vështirësi pyetje-përgjigjet e saj, si ato që lidhen me “gropat e zeza” të hapësirës, nëse ka jetë në planetet e tjera e çështje të tjera. Nuk më hiqet nga mendja dhe pyetja e fundit që i bëri Larry Kingu se “cili është problemi aktual më i rëndësishëm e më i vështirë që po përballon njerëzimi”. “Shtimi i pakontrolluar i popullsisë”, iu përgjegj shkencëtari, “Po qe se vazhdohet me këto ritme, - vazhdoi ai, - në vitet ’30 të shekullit të ardhëshëm, njerëzit do të bashkëjetojnë ngjitur me njeri tjetrin…”. (Po e them në parantezë, nga që nuk guxoj ta pohoj me zë të lartë, se po doli parashikimi i tij, nga ky mbipopullim nuk na ndan më shumë se një dhjetëvjeçar…).
Ja, ky qe episodi apo përjetimi im që desha ta ndaj me të tjerët, jo thjesht si një kuriozitet, gjë që as që do t’ia vlente,por për disa mesazhe të fuqishme që dalin prej tij, sipas këndvështrimit tim.
Ai qe gjeni dhe për fat të keq, Bota ka aq pak të tillë. Duke qënë kështu, mos vallë ne të tjerët, s’kemi se ç’përfitojmë nga përvoja e tij?! Mendoj se është e kundërta, ndaj dhe i shkruajta këto rreshta. Historia botërore ka treguar se shëmbuj si ky, që kanë pësuar fatkeqësi të tilla shëndetësore, si ai, komplet i paralizuar e që lëvizte me karrocë e komunikonte me aparate speciale, pra, ka pasur plot, madje edhe tek njerëz të talentuar në mos dhe gjeni. Por, mjaft prej tyre, në mos shumica, i janë dorëzuar fatit dhe ekanë vazhduar jetën në atë mjerim të vajtueshëm që Zoti apo Natyra kishte rezervuar për ta. Krejt ndryshe ndodhi me Stephne Haukins-in: ai vazhdoi veprimtarinë shkencore, madje dhe pedagogjike, thuajse njëlloj si të qe normal. (Sa për kuriozitet: para ca kohësh kam ndjekur në television, një kronikë për një biznesmen të suksesëshëm që ishte pa këmbë e me duar të gjymtuara).
Por, nga përvoja e tij mendoj se mund të përfitojmë të gjithë. Ne ankohemi e dorëzohemi për shkaqe apo simptoma fare të lehta, duke filluar nga një dhimbje koke apo shpatulle e deri tek ndonjë grip që na privon nga jeta normale. Lëmë çdo punë e mbështillemi në qoshen familjare, duke pirë çaj, pasi kemi kapërdirë më parëmedikamentet e mjekut…Shpirtërisht jemi për tokë, a thua se morëm fund…Unë nuk them që të mos i kushtojmë vëmendje e kujdes shëndetit të përditëshëm,por le të mendojmë përherë se ka shumë më keq, ndaj të rezistojmë e të mos dorëzohemi. Unë i jap shumë rëndësi faktorit psikologjik apo psiko-terapisë dhe këtë përfundim nuk e kam vetëm nga teoria por dhe nga përvoja personale. Por,këto tema dalin jashtë këtij shkrimie meritojnë trajtesa të posaçme.
Për të mos u zgjatur, dua ta shoh episodin e mësipërm edhe në një kënd-vështrim tjetër. Është folur e flitet shpesh se “ku qëndron bukuria e njeriut”. Madje, dhe kohët e fundit, disa kanale televizive u ndalën tek kjo temë duke e parë atë krejtësisht tek pamja e jashtëme, madje në hiret e disa femrave që Natyra u kishte dhënë fytyra të bukura, gjokse të hedhura e të pasme të bollshme…As që më pëlqen ta zgjas me këto. Por, do të doja të ndalesha tek një lloj bukurie tjetër, që lidhet me botën e brendëshme të njeriut, si kjo që shtjellova për Hauking-une madh: duke ndjekur intervistën e tij, përgjigjet e mënçura, si rrallë herë më parë, unë as që e kisha mendjen më tek pamja e tij e jashtëme, për të cilën mblodha buzët në fillim të emisionit. Në fund, më erdhi aq keq që mbaroi intervista e që më duhej të ndahesha nga komunikimi televiziv me atë gjeni të gjallë. A nuk është dhe kjo një lloj bukurie tek njeriu apo e kam gabim?!
Nju York, 14 mars 2018

Mali i Zi figura dhe etimologjia

Mali i Zi figura dhe etimologjia:http://treasures-in-disguise.net/montenegro-the-black-mountain/
Lodhen kot, e s’e gjejnë dot, perse Mali i Bardhë i Cetinës i quajtur Mali Lovçen ka marrë emrin Mal i Zi (Montenegro = Crna Gora)

Thuhet se brezi i gjelbëri pyllit të pishave,që shtrihet përgjatë rrëzësapo thembrës prej shtufi të malit të bardhë prej gëlqerorësh, , i paska dhënëemrin territorit që quhet Mal i Zi, kur në fakt njëarsyetim i tillëështë krejtësisht i gabuar. Nuk mund t’i jap thembra, rrëza e gjelbër ngjyrën e zezë malit me ngjyrë mbizotëruese krejt të bardhë prej gëlqerorësh të pastër.

E vërteta është qëNeo-Iliret dmthArberit (paleoshqiptarët) e kanë quajtur territorin MALSI. Këtë, murgjit eManastririt tëthemeluar aty nga Venetiku, që s’e kanë dit mire shqipen e vjetër, e kanë kujtuar se do të thotë Mal Zi (= Mali i zi= Mentenegro).

Edhe sot Shkodranët, zonës te Koplikut, kufitare me Malin e Zi, i thonë “Malsi e Madhe”, me kuptimin zonë malore e gjerë në dallim nga zona të tjera malore më të ngushta apo më të ulëta. Kështu u është mbushur mëndja etimologëve dhe historianeve sikur e folmja e zonës së banuar nga Iliro-arberoreo-shqiptarët s’ka lënë gjurmë në toponimi.

[Faktikisht, nën sundimin e shtetit (Perandorisë) Serbe, në Qendrat e Provinceve Ilire ishte instaluar administrata Civilo-Ushtarako-Fetare Serbe (sllave) dhe njiheshin si territor Serb. Zona Malsia e Shkodrës u shpall mini-shtet sllavë].

MONTENEGRO: THE BLACK MOUNTAIN

May 27, 2014
How did a Balkan country smaller than the American state of Connecticut end up with the mysterious and monumental name Montenegro?
Although the origin of the name Montenegro is still debated among historians, it can be traced as far back as the early 1200s, when “Crna Gora” (“Black Mountain” in Serbo-Croatian) was used in the charter of Vranjina Monastery to denote the highlands of Mount Lovćen, a mountain by Kotor in southwestern Montenegro. That the country is known today by the Venetian calque “Montenegro” rather than the Serbo-Croatian “Crna Gora” reflects Venice’s dominance over the Balkans during the Middle Ages; what is now the coast of Montenegro and parts of Albania was under Venetian control between 1420 and 1797. Perhaps we will never know exactly why the area was in the first place called Crna Gora or Montenegro, but one our favorite origin stories comes from the Middle Ages, when the Venetians traded with independent city states along the Adriatic. Kotor, one of these independent city states at the far end of the Boka Bay, a winding body of water connecting the Adriatic to the town, was the only passageway into today’s mainland Montenegro. Once they had arrived in Kotor, the Venetians had to cross the city walls behind Kotor and travel up and over Mount Lovćen to reach Cetinje, at that time the capital, which was located at the foot of the mountain. The Venetians would therefore, in speech, refer to today’s mainland Montenegro as the place over the dark mountain; the pine forests on Mount Lovćen were apparently so dense that from far away the mountain looked black.

Screen Shot 2014-05-27 at 10.13.51 AM

http://treasures-in-disguise.net/montenegro-the-black-mountain/
Mount Lovćen: the black mountain that, according to some origin stories, gave Montenegro its name.
 Photography by Luka 

******


Përshëndetje për festën “Dita e Verës”.

Gëzuar Ditën e Verës 13 Mars 2018, me po-atë ndjenjë si për vitin e ri, sepse në këtë ditë madhështore, Pellazgët dhe Ilirët para-latinë festonin Vitin e Ri (Dita 1 Mars i lashtë, te zhvendosur nga Latinët në mes të dimrit, 1 Janar, muaji i 11 pellazgjik) të përcaktuar pikërisht me gjelbërimin dhe lulëzimin pranveror (Kjo ditë ishte dita e fillimit të vitit prej 12 muajsh. => Pellazget => Ilirët e ndanin vitin ne dy stinë: Stina e parë shtatë-mujore fillonte me çeljen e gjetheve dhe luleve, fillimin e punëve, mbjelljeve, nxjerrjen e bagëtive nga stallat për ne kullota dhe quhej vere; stina e dyte pesë-mujorë përcaktohej me fillimin e vyshkjes, zverdhjes e, me rënien e gjetheve në Nëntor (Muajin e nëntë) dhe pasqyrohej me nje pushim stinor aktiv, kujdes për bagëtinë e kafshët e punës ne stalla, përgatitjen e veglave te punës per stinën tjetër, argëtimet rreth vatrave dhe rreth ceremonive familjare e nderfamijare.

Një hap i madh përpara është bërë me vendimin e kombëtarizimit dhe zyrtarizimit të Festës së Verës. Kësaj ngjarjeje, siç më duket mua, duhet t'i bëhet një shpjegimi i zgjatur dhe të pritet me aktivitete dhe ceremonira përkatëse si për festë të veçantë shqiptare.

Me konsideratë

Prof.Dr.Vedat Shehu

= = = = = = = = = = = = = =

Shenim: Per  kuptimin e autoktonise se Shqiptareve si Neo-Ilire dhe te Ilireve si Neo-pellazge, po bashkangjis nje koment timin

Per etimologjine, perse territori i nje mali te bardhe ka marre emrin Mal i Zi.

VSh








Miti për pafajësinë e feve



Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

(dasaretiaurel@yahoo.com.au)



Fundamentalistët e quajnë racist çdo person që reziston ndaj islamizimit që shohim çdo ditë. Por, për aq sa di unë, Islami nuk është popull, një komb apo një racë njerëzore.Ju nuk mund të akuzoheni për racizëm kundër një ideologjie. Racizmi është i lidhur me gjenet njerëzore. Jo ideologjinë e tyre.Kritika fetare është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe është subjekt i lirisë së shprehjes. Nuk ka arsye për t`u dhënë ndjenjave ose institucioneve fetare ndonjë mbrojtje të veçantë.
***
Feja “ka zgjedhje” të thjeshta për probleme komplekse. Sot, institucionet fetare dhe idetë, në fakt kanë fuqi të madhe në jetën e shumë njerëzve. Edhe në vendet ku vlerat laike (sekulare) janë të forta, shumë njerëz jetojnë në mjedise ku idetë fetare dhe rregullat e sjelljes kanë fuqi të madhe. Fetë më të mëdha kanë më shumë pushtet sesa çdo lëvizje politike ndonjëherë. Megjithatë, kritikat fetare janë kontradiktore, ndërsa kritikat politike janë parë si një çështje normale. E drejta për të kritikuar pushtetin ka qenë dhe mbetet e rëndësishme për të dhënë liri për më shumë njerëz. Në shumë vende, kritikat fetare janë të lidhura me dënime të rrepta. Në vende të tilla si Arabia Saudite, shohim se zërat udhëheqëse dënohen rreptë nëse kritikojnë aspektet e Islamit ose propagandimi për të interpretuar fenë në një mënyrë tjetër nga ajo që dikton regjimi.
***

A është e ligjshme të kritikosh dogmat dhe fetë në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në vitin 2018? A mund të kritikosh çdo fe dhe çdo dogmë pa dëmtuar askënd që i përket fesë dhe dogmës që kritikohet? Nëse përgjigja është jo, ne kemi humbur lirinë e shprehjes në trojet tona, dhe ne jemi një përafrim pothuajse anarkik ku ai që ulërinë më lartë për ndjenjat e lënduara të pikëpamjes së tij për jetën, dëgjohet më tepër.
A është raciste t'i kritikosh Dëshmitarët e Jehovait? Nëse përgjigja është jo, mund të pyesim më tutje: Atëherë nuk është raciste as ta kritikosh Islamin, as ta kritikosh fenë Ortodokse, as atë Katolike, as Budizmin, as Hinduizmin.
A mund të krishterët, myslimanët dhe fetarë tjerë ta kritikojnë ateizmin dhe shkencën në mënyrë të egër dhe të pakufishme, pa i lënduar ndjenjat e ndjekësve të këtyre? Nëse përgjigja është po, kritika duhet të jetë e ndërsjelltë.
Atëherë mund të pyesni vetveten: Kush është pronari i Perëndisë?
Ata që janë me ndjenja fetare më të lënduara në çdo kohë, ata që bërtasin me zë të lartë? Ata që më shpesh dalin në televizion?Ose nevojtarët zëri i të cilëve nuk dëgjohet? Të këqijtë dhe të sjellshmit, kush janë ata? Ata që gjenden në stolin kryesor të Kishës ose ata që nuk guxojnë të shkojnë atje? Imamët?...
Sidoqoftë, mund të jemi absolutisht të sigurt se askush nuk e zotëron Perëndinë.
Është e lejuar të pyesësh. A lejohet akoma për të menduar "gabimisht" në Evropë?
Sigurisht, të gjitha fetë me dogmat dhe besëtytnitë e tyre primitive duhet të kritikohen dhe sfidohen në shoqërinë moderne. Nuk ka të bëjë fare me ofendimin apo racizmin.
Fundamentalistët fetarë mendojnë që shkeljeve të ndjenjave fetare duhet t`u përgjigjesh me dhunë! Ata nuk pajtohen me faktin që gjithçka që në realitet nuk është e dëmshme është e lejueshme: Nëse shoku im i mirë, Gentiani, thotë një fjalë mallkimi kundër fesë time, ai mund të presë një grusht nga unë. Sipas logjikes ekstremiste është normale. Nuk mund të provokosh. Nuk mund të fyesh besimin e të tjerëve. Nuk mund të tallesh me besimin e të tjerëve.
Nuk ka asgjë serioze në shembullin e fundamentalistit që i jep atij të drejtën për të goditur dikë. Në fakt, ai po i thërret njerëzit për hakmarrje të dhunshme për shkak të ndjenjave të lënduara. Ai mund të ndihet i lënduar, por askush nuk e kërcënon atë me dhunë!
Ata “mbrojtës” që propagandojnë se Islami, Krishterimi, Budizmi etj nuk mund dhe nuk duhet të kritikohet, në realitet i bëjnë të parëndësishme dhe të pavlefshme fetë të cilat përpiqen t`i mbrojnë nga kritika. Pse e them këtë? Sepse sikur feja përkatëse të ishte pa të meta, propaganduesi i saj nuk do të refuzonte kritikën, përkundrazi, do të dëshironte që të analizohet, në mënyrë që të dalin në shesh të gjitha gjërat e “shkëlqyera” që përmban feja tij. Dhe, do të krenoheshe pastaj.
Njerëzit të cilët pretendojnë se idetë e tyre nuk duhet të kritikohen sepse lëndojnë ndjenjat e tyre, kanë një rrugë të gjatë për të ecur përpara se të bëhen zëra të rëndësishëm në debatin serioz social. Duke u përpjekur të refuzojnë të tjerët për të kritikuar këto ide, ata në mënyrë indirekte pranojnë se idetë e tyre nuk tolerojnë një vështrim më të afërt (që të mos dalin në shesh dobësitë) dhe i bëjnë ato të parëndësishme (të pavlera) për të tjerët që t`i marrin në konsideratë.Si rrjedhojë mbrojtësit e Islamit e vendosin vetveten dhe Islamin në një dritë shumë të keqe. Ato ndihmojnë myslimanët të deklarojnë idetë e tyre të parëndësishme, ndërsa demonstrojnë një mungesë të plotë të të kuptuarit të asaj që ata vetë bëjnë. Por, rruga drejt ferrit është gjithashtu e shtruar me qëllime të mira.
Mediat duhet të bëjnë dallimin midis kritikave të Islamit dhe urrejtjes ndaj besimtarëve myslimanë.
***
Miti për pafajësinë e feve shkon në pohimin e përhapur se dhuna dhe terrori në emër të Zotit është një abuzim i fesë.
Nëse ne e ruajmë mitin e pafajësisë së fesë dhe kështu nuk do ta marrim seriozisht faktin se fetë kanë potencial si për të mirë dhe për të keqe, atëherë ne nuk jemi të detyruar për kritikat e nevojshme të brendshme-fetare. Dhe ne do të vazhdojmë të përjetojmë trishtimet e papërshkrueshme se atje ku feja është e përzier në një konflikt, konflikti bëhet më i egër.
Pas mitit fshihet një fakt i pakëndshëm, domethënë, se të gjitha fetë janë subjekte komplekse me potencial më të madh apo më të vogël për të mirën dhe të keqen - në varësi se cilat aspekte të fesë përkatëse mbizotërojnë.
Kur përballemi me faktin se të gjitha traditat fetare janë të madhësive komplekse, bëhet e qartë se ne kemi nevojë për kritika të feve - jo kritika tradicionale të fesë si të tillë, por një kritikë të feve nga brenda, në mënyrë që fetë nuk do të mund më të përdoren për të legjitimuar dhunën dhe terrorin.
Një fe është një grup idesh ku një ose më shumë prej jush ecni përreth dhe besoni. Idetë që nuk i nënshtrohen kritikave janë të padobishme pasi nuk mund të verifikoni vlefshmërinë e tyre. Idetë e tilla i përkasin historisë së koshit të mbeturinave.


Sulmi i Ramës me kartën ruse, edhe këtë rradhë, duke qartë se është i orkestruar nga e njëjta makineri përderisa është angazhuar një media periferike e majtë, agresive anti-Trump dhe e financuar nga miliarderë Anti-Trump.

Image result for edi rama

Komisioni i Kongresit për Shërbimet Inteligjente deklaroi të hënën, në datën 12 mars 2018, se “nuk u gjet asnjë fakt apo provë që të tregonte ndërhyrjen ruse në fushatën e Trump dhe prandaj faza e pyetjeve për këtë hetim u përmbyll.” Konkretisht u deklarua se “nuk u gjet asnjë ndërhyrje, lidhje apo konspiracion mes fushatës së Trump dhe Rusëve”, thuhet në përmbledhjen një-faqëshe të komisionit, të cilën demokratët e kritikuan , kurse Presidenti Trump e publikoi në faqen e tij në tuiter. Kështu “u varros” thashemnaja me kartën ruse.

Natyrisht Beteja e demokratëve me këtë kartë do të vazhdojë, brënda e jasht SHBA, duke u përqëndruar jo vetëm te Trump, por edhe te ministrat e tij, këshilltarët, njerzit e familjes, te lobistët e tij për të arritur deri në Tiranë. Synimi është të goditet fuqimisht e vazhdimisht Trump, si një individ i lidhur me rusët, që është në krye të vëndit me asistencën ruse dhe që rrethohet nga individë e partner, brënda e jasht SHBA, të lidhur me rusët dhe që punojnë kundër SHBA. Njëri prej këtyre rasteve është edhe ai me “lobistët e Bashës”, agjentë të KGB (sipas medias Mother Jones të sponsorizuar nga kundërshtarët e Trump) që paskan futur në kurth kryetarin e PD së Shqipërisë, për të mos lejuar Shqipërinë të integrohet në BE.

Sulmi i Ramës me kartën ruse kundër Bashës e PD-së s’ka të bëjë aspak as me Bashën e as me PD, por natyrisht ka efekte kolaterale mbi Bashën e PD. Në fakt ky është një sulm i orkestruar nga e njëjta makineri, dhe është pjesë e strategjisë për të goditur Trump e enturazhin e tij, si gjoja të lidhur me rusët. Në fakt përmes këtij sulmi synohet të tregohet konkretisht se edhe lobisti kanadez pranë Trump është i lidhur me rusët dhe me shërbimin e fshehtë rus. Pra përmes këtij sulmi, në shënjestrën kryesore është vënë përsëri Trump. Ky mund të quhet një sulm anti-Trump që Rama po përdor kundër Bashës e PD, sulm që vazhdohet nga Rama në Tiranë ndërkohë që Komisioni amerikan i Shërbimeve Inteligjente në Kongres e “varrosi” kartën ruse të ndërhyrjes.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, edhe këtë rradhë, duke qartë se është i orkestruar nga e njëjta makineri përderisa është angazhuar një media periferike e majtë, agresive anti-Trump dhe e financuar nga miliarderë Anti-Trump. Një media, e cila cdo ditë boton artikuj kundër Trump duke sajuar lidhje të Trump dhe enturazhit të tij me rusët. Sulmi i fundit i rimarrë nga Rama është njëri prej tyre.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, duket qartë se sponsorizohet nga e njëjta makineri anti-Trump, sepse mediatizimin e saj e ka bërë një media periferike, e cila dihet se financohet nga miliarderë anti-Trump dhe me tej artikulli i saj rimerret edhe nga gazetë e madhe, po ashtu një media e pozicionuar kundër Trump, që çdo ditë sulmon Presidentin e SHBA. Kjo rimarrje bëhet për të mbajtur gjatë në media këtë çështje si dhe për të krijuar idenë se çështja është serioze.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, që Rama është angazhuar këtë rradhë për ta kryer edhe kundër Bashës, është në realitet sulmi i tretë i Ramës kundër Presidentit të SHBA. Sulmi i parë u krye nga Rama gjatë fushatës elektorale, kur ai do të deklaronte në CNN apo në Nju Jork Times, se kandidati për president i SHBA është “turpi i njerëzimit”. Sulmi i dytë kundër Trump, do të ishte votimi i Ramës në sesionin e OKB kundër nismës së Trump për Jeruzalemin, gjë që e detyroi atë ta klasifikonte Shqipërinë në grupin e “vendeve armike”. Ky është sulmi i tretë, që SHBA-së dhe Presidentit Trump i vjen nga Shqipëria, më konkretisht nga Rama.

Sulmi anti-Trump i Ramës me kartën ruse, duke akuzuar lobistin kanadez, si agjent të KGB dhe se është paguar nga Basha për të lobuar kundër integrimit të Shqipërisë në BE, ka për shënjestër indirekt edhe disa lidera europiane. Është evidente se për shkak nivelit shumë të lartë të korrupsionit të qeverisë Rama dhe të lidhjeve të saj me krimin, mafian e narkotrafiqet, disa vende europiane janë të rezervuara për të lejuar hapjen negociatat me Shqipërinë. Këtë qëndrim të tyre kundër hapjes së negociatave, Rama kërkon ta paraqesë se gjoja qenka marrë për shkak se opozita shqiptare është angazhuar me ndihmën e lobistëve, agjentë rusë, që po ashtu i kanë mundësuar Bashës një takim me Trump. Ky është edhe aspekti më qesharak dhe më idiot i këtij sulmi, që për të maskuar korrupsionin, lidhjet me krimin e narkotrafiqet e qeverisë së tij, Rama po kërkon t’ia hedhë fajin opizitës, duke e paraqitur PD të lidhur me Rusinë dhe që punon kundër integrimit të vendit në BE. Thënë ndryshe, që Kryemininstrin e korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me mafian e narkotrafiqet, e pengon pozita që ka paguar disa lobistë rusë për të bindur/friksuar liderat europaine të vendosin negativisht për hapjen e negociatave me BE. Pra Basha me ndihmën e lobistëve, agjentë të KGB, paska ndikuar edhe në vendimmarrjen e Merkelit e të disa drejtuesve të tjerë të BE, kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë që “çështja e ndërhyrjes ruse” është “varrosur” në Kongresin e SHBA, Rama me kartën ruse, njëlloj siç bënte Donkishoit me mullinjtë e erës, po vazhdon sulmin kundër Trump në Tiranë duke provuar se është veçse një vegël periferike, duke u implikuar rrezikshëm në cështjet e brëndshme të SHBA.

HEROI TALAT XHAFERI: Kërcënimet nëpër rrjetet sociale nuk më frikësojnë


Fotografia e Flori Bruqi
Heroi shqiptar -Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në emisionin “Zig –Zag” në Art Channel sonte është përgjigjur edhe për kërcënimet ndaj tij që sot u përhapen nëpër media sociale dhe portale të vendit.

Ai tha se këto kërcënime nuk e frikësojnë, dhe me këto probleme duhet të merret policia dhe institucioni i MPB-së.

“Unë nuk merrem me kanosje e tilla të publikuara nëpër rrjetet sociale dhe portale, me këto probleme të tilla duhet të merret instuticionet përkatëse, që kanë për obligim mbrotjen e qytetarëve të saj”, ka thënë kryeparlamentari Xhaferi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...