Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/04/19

“Abdyl Frashëri ishte trim, e kishte syrin si shigjeta, ishte i matun dhe nuk i’a hidhte dot as mbreti as krajli, ishte i përmendur në penë dhe dije”- Faik Konica




Nga Jahja Lluka


Janë të rrallë burrat si Abdyl Frashëri që i kushtoi një jetë të tanë kombit, me dije, punë, maturi, largpamësi, luftë dhe sakrificë.
Toka jonë lindi gjigand që lanë gjurmë dhe i lakmoi bota e që kulturat dhe popujt tjerë me domos duan t’i përvetësojnë. Sot mund të themi që idetë e Abdylit për Shqipërinë morën jetë, sot jemi dëshmitar të ngritjes së kombit tonë dhe rikthimit në origjinë, ku për gjysmë milenimumi u la anash, e u përndoq u luftua deri në zhdukje.Sot mund të jemi krenar me gjithë vështirësitë, sepse kombi ynë është duke u bë faktor në Ballkan, sepse vetëm kështu do të arrihet një paqe afatgjate, e nënshkruar mbi gjakun,vuajtjet, mjerimin, torturën e këtij kombi sa të bekuar aq dhe fatkeq përtej kohërash.
Abdyli u lind me 1839 në fshatin Frashër të Përmetit.



Deri në moshën 18 vjeç jetoi në fshatin e tij të lindjes për tu zhvendosur më pas në Janinë shkaku i punës. Me fillimin e Krizës Lindore me 1877 erdhi në pah karakteri i Avdylit.Po në atë vit formohet Komiteti Shqiptar i Janinës ku Avdyli zgjidhet kryetar, për t’u bërë hartues i projektit për mëvetësinë e Shqipërisë,përmes kryengrites së armatosur anti-osmane.
Qëllimi i tij ishte të merrte përkrahje nga Rivalët e Perandorisë Ruse, konkretisht shtetet evropiane të cilat dukej se kishin frikë nga mbizotrimi i Rusisë në Ballakan.Por kjo përkrahje nuk erdhi ndaj shqiptarëve. Që nga korriku deri në dhjetor 1877, zhvilloi bisedimet me Athinën zyrtare për krijimin e një aleance politike shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane, por rezulati doli i pafavorshëm pasi Athina nuk pranoi idenë e Shqipërisë së Pavarur në kufijtë e saj etinikë.
Në fundvit të 1877 Abdyli ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë Osman, në atë kohë ai zgjedhet kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll e që njihet si Komiteti i Stambollit.
Abdyl Frashëri konkludonte se nga prirjet ekspansioniste të Rusisë dhe interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur gjallë Perandorinë Osmane, poashtu kafshimet e fqinjëve ballkanik për ta bëre copë- copë, krijimi i një shteti autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, do të ishte zgjidhja më e përshtatshme.
Vilajeti i Kosovës dhe ai i Janinës ishin vendet ku Abdyli zhvilloi aktivitetet e tij politike dhe patriotike.
Ishte i palëkundur në kauzën e tij për autonominë e Shqipërisë. Ishte i pranishëm në të gjitha kuvendet të cilat ishin nën organizimin e Këshillit të Përgjithshëm nga Lidhja e Prizrenit ku më pas zgjedhet kryetar i komisionit për punë të jashtme. Më 1 nëntor 1878 mori pjesë në Kuvendin e Parë të Dibrës ku në mënyrë zyrtare iu kërkua Portës së Lartë ruajtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë në një shtet autonom të vetëm.
Në janar të 1879 organizoi Kuvendin e Prevezës ku kërkohej ruajtja e e Çamërisë dhe mos aneksimi i saj nga Greqia fashiste. Po në pranverë të atij viti udhëhoqi delegacionin shqiptar të Lidhjes në turneun e Evropës ku kishin një kërkesë të vetme ndaj Fuiqive të Mëdha ruajtjen e territoreve shqiptare dhe kërkesën e tyre për liri dhe autonimi.
Qeveria e përkohëshme që u miratua nga Kuvendi i Dytë i Frashërit ishte projekt i mirëmenduar nga Abdyli. Poashtu priu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës e cili shihte si arsye të vetme kryengritjen e armatosur për mbrojtjen nga pushtuesit.
Në Kuvendin e dytë të Dibrës ai promovoi programin e Gjirokastrës gjë që nuk kaloi nga shumica, pas këtij zhgënjimi Abdyli kthehet në Kosovë ku së bashku me trimat dardan vunë në funksion vendimet gjirokastrite.Më 1881 bëhet pjesë e qeverisë së përkohëshme në Prizren me qellimin e vetëm pavarësimin e Shqipërisë dhe ruajtjen e saj nga armiqët e kobshëm.
Me tu shtypur Lidhja e Prizrenit, Abdyl Frashëri arrestohet nga gjyqi special Osman, ku dënohet me vdekje, por më pas dënimi i kthehet në burg të përjetshëm. Qëndroi 3 vjet në burg dhe 20 muaj në internim dhe lirohet për arsye shëndetsore. Aktivitetin e tij patriotik e zhvilloi deri më 23 tetor 1892 në Stamboll ku edhe vdiç. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978 për tu rivarrosur në tokën nanë të cilën e deshi më shumë se çdo gjë.
Ky burrë i urtë dhe trim hapi rrugën e vështirë për brezat që do vijnë dhe kështu lartësoi përjetë emrin dhe veprën e tij të madhe në shërbim të kombit. Dhe si i tillë mbetet që ta nderojmë dhe admirojmë personalitetin e tij, sepse nderimi për të është nderim për atdheun.

Floripress

(Jahja Lluka u lind më 17 mars 1952, në Pejë, ku e përfundoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb.

Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Magjister i maredhanjeve nderkomtare.

Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës. Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bashku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht. Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish-regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës.

Z. Jahja Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës. Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga hordhitë serbe. Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozharevcit.

Është edhe krijues letrar.

Ka botuar përmbledhjet me poezi “Edhe ti Atdhe” dhe “Vargje vetmie” librin faktografik “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina 1912/1994” dhe Monografin “Për Shtetin tim, Kosovën”. Aktivitet e tij nëpër vite:

• Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990);

• Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë dhe Kryetar i sajë (1990);

• Themelues i Partisë Republikane të Kosovës dhe nënkryetar i saj;

• Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës; • Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

• Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005);

• Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi; • Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku;

.Këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj(2017- e tutje)

Fotografia e Lan Qyqalla
• Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. • Themelues i çmimit “Hasan Prishtina” i cili ndahet për merita të veçanta për pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për kthim, (deri me tani ky çmim ju ka nda: Nënës shqiptare – nënë e cila ka lind 16 fëmij dhe të gjithë kanë qendruar në Kosovë, Presidentit Klinton, Kryeministrit Tony Bler, Sekretares se shtetit znj. Olbrait, Familjes Jasharaj, Familjes Haradinaj, Gjeneralit Klark, Ambasadorit Voker dhe Ambasadorit Wisner); Botimet: • Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja dhe Rrethina – 1912 – 1994

Image result for jahja lluka

Librat e shkruar nga autori Jahja Lluka :

“Malli i Atdheut”

.Edhe ti atdhe

• Përmbledhje me poezi “Vargje Vetmie”

• Monografi – “Për Shtetin Tim, Kosovën”

.Kosova nga Neçertania deri te Pavarësia 1844-2008

.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1944

. Mos eja në ëndërr”

Etj.



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: BE-ja do të jetë e plotë vetëm me integrimin e Kosovës



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, ka thënë së Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa integrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Me kryeministrin patëm një takim të shkëlqyer. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Pra, Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, ishte konstatim i dyanshëm se BE-ja do të jetë e plotë vetëm me integrimin e Kosovës dhe Ballkanit”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se Kosova është falënderuese ndaj Bullgarisë e cila zgjerimin e ka bërë një ndër prioritetet e vendit tonë.

“Samiti i Sofjes është mundësi unike mes BE-së dhe Ballkanit. Në këtë takim shpreha edhe gatishmërinë për dialogun me Serbinë. Sigurisht që prekem edhe tema të tjera të rëndësishme si liberalizimi i vizave. Me kryeministrin Borissov diskutuam edhe për investimet evropiane në Kosovë. Në kuadër të segmenteve infrastrukturore të rëndësishme të Kosovës do të jetë edhe segmenti i autostradës Prishtinë-Nish”, është shprehur presidenti Thaçi.

Lufta e re e ftohtë po gatuhet në Siri

Image result for antonio guterres

António GuterresSekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, së fundmi tha se Lufta e Ftohtë ishte kthyer me një hakmarrje, por edhe me një ndryshim. Kjo është e saktë, por e vonuar gjithashtu. Konfrontimi i ri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara filloi në vitin 2014 dhe është intensifikuar që nga ajo kohë, duke kulmuar me sulmet kundër Sirisë, të udhëhequr nga ShBA, për të cilat administrata Trump fajësoi qeverinë siriane dhe aleatët e saj rusë dhe u zotua të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, nëse do të ishte e nevojshme. Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj, nga ana tjetër, se sulmet ishin një “akt agresioni” që do të “kishte një efekt destruktiv në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Konfrontimi i ri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur kështu në çastin e parë të “krizës raketore”. Mënyra se si do të trajtohet nëse prodhon një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake midis forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të ketë rëndësi për tërë botën.
Konfrontimi origjinal i Luftës së Ftohtë ishte shumë i ndryshëm nga konfrontimi i sotëm mes Uashingtonit dhe Moskës. Nuk ka më simetri, balancë apo respekt midis palëve. Nuk ka as frikë në rritje për një Armageddon bërthamor, i cili ka efekt paradoksal për ta bërë shumë më të lehtë rrëshqitjen përtej pikës të mos kthimit prapa.
Përgjigja kundër Rusisë, për shumë në Perëndim, është bërë një vazhdimësi e luftës kundër terrorit, me Putinin në rolin e Sadam Huseinit. Kështu, ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia trajtohet si një shtet mashtrues. Në këtë garë shumë të pabarabartë, Shtetet e Bashkuara në thelb kanë përjashtuar mundësinë e një kompromisi strategjik me kundërshtarin e tij të padenjë: Për udhëheqësit e ShBA-së, kompromisi me Rusinë do të thotë të kompromentohet vetvetja. Kjo ngre pragun për Kremlinin në maksimum.
Zyrtarët profesionistë të sigurisë ushtarake dhe asaj kombëtare në Shtetet e Bashkuara ndoshta i kuptojnë rreziqet e situatës shumë më mirë se politikanët dhe udhëheqësit e opinionit publik. Në Siri, dekonfliktimi midis forcave ushtarake amerikane dhe ruse ka funksionuar mjaft me sukses. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus ka pasur kontakte të rregullta, duke përfshirë takime ballë për ballë, me kryetarin e shefave të përbashkët të Shtabit të ShBA, sekretarin e mbrojtjes dhe së shpejti do të takohet me komandantin më të lartë aleat të NATO-s në Evropë. Në fillim të vitit, krerët e agjencive kryesore të inteligjencës të Rusisë – Shërbimi Federal i Sigurisë, Shërbimi Informativ i Huaj dhe Drejtoria Kryesore e Inteligjencës – bënë një vizitë të përbashkët të paparë më parë në Shtetet e Bashkuara.
Nën atmosferën e histerisë dhe shpërthimit të shfrenuar, këto kanale të komunikimit duken shumë më të forta se kanali i famshëm në Uashington midis Robert Kennedy dhe një operuesi të inteligjencës ruse që shërbeu për të transmetuar mesazhe mes John F. Kennedy dhe Nikita Hrushovit. Megjithatë, ndryshe nga Lufta e Ftohtë, e cila kryesisht ishte një luftë me aleatë, konfrontimi i ri është një angazhim më i drejtpërdrejtë. Në fushën e informacionit, ekonomisë dhe financave, politikës dhe kibernetikës, lufta e ShBA-Rusisë është tashmë e drejtpërdrejtë. Në sferën ushtarake, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore po luftojnë në të njëjtin vend, por tani qëllimet dhe strategjitë e tyre janë shumë të ndryshme, nëse nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin. Udhëheqësit ushtarakë në të dyja anët mund të bëjnë shumë për të shmangur incidentet, por ushtrimi i politikës është mbi nivelin e tyre.
Ajo që sapo u parashtrua është skenari më pak i keq: një seri sulmesh amerikane dhe të aleatëve që janë kryesisht simbolike, që synojnë disa objekte ushtarake siriane, por duke kursyer qendrat kryesore të komandës dhe kontrollit dhe duke shmangur çdo objektiv të mundshëm rus – jo vetëm baza ose forcat ruse por edhe personelin rus dhe civilët të cilët janë të përhapur gjerësisht në të gjithë infrastrukturën ushtarake dhe qeveritare siriane. Një sulm i tillë do të dërgonte marrëdhëniet ruso-perëndimore në një pikë të re të ulët dhe do të çonte në më shumë akuza, sanksione dhe kundërsanksione, por kjo nuk do të rrezikonte paqen.
Skenari më i keq, nga ana tjetër, do të bënte pikërisht këtë. Shumë njerëz mund të kenë humbur paralajmërimin nga gjenerali Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, i cili, pak javë përpara sulmit të dyshuar kimik në Douma, pikturoi pikërisht skenarin e një sulmi të ndërlidhur kimik në enklavën e kontrolluar atëherë nga rebelët, i cili në skenarin e tij do të shërbente si një pretekst për sulme masive amerikane kundër udhëheqjes siriane në Damask. Nëse rusët do të jenë në shënjestër në një sulm të tillë, tha Gerasimov, ushtria ruse në rajon do të përgjigjet duke rrëzuar raketat a hedhur dhe duke gjuajtur kundër platformave nga të cilat ato u nisën.
Disa komentues i kanë hedhur poshtë këto paralajmërime si blof. Ata tregojnë për inferioritetin e qartë të Rusisë në armët konvencionale në krahasim me Shtetet e Bashkuara. Nëse rusët përpiqen të zbatojnë atë që ka përshkruar Gerasimov, vazhdon argumenti, kontingjenti i tyre ushtarak në Siri do të zhdukej në disa minuta, dhe Moska do të duhej të pranonte një humbje poshtëruese, e cila mund të jetë edhe fundi i konceptimit të saj të keq për sfidën ndaj fuqisë dominuese të Amerikës. Ndoshta. Por ka një shans që konflikti rajonal nuk do të mund të ndalej atje dhe në vend të kësaj të përshkallëzohej në një nivel tërësisht të ndryshëm.
Edhe nëse përplasja e tanishme në Siri nuk do të çojë në skenarin më të keq, situata midis ShBA-Rusisë do të mbetet jo vetëm e tmerrshme por në thelb e pashpresë për të ardhmen e pacaktuar. Qasja e Amerikës ndaj Rusisë ka të ngjarë të përbëhet nga një rritje metodike e presionit mbi të në fusha të shumëfishta – duke pritur që në një moment presioni do të bëhet i padurueshëm për Moskën. Kremlini, nga ana e tij, është i bindur se nuk do të dorëzohet, duke ditur se kundërshtari do të jetë i pamëshirshëm edhe pas fitores së tij.
Rezultati, për momentin, është i hapur. Ajo që është e qartë është se testimet periodike të vullnetit dhe zgjidhjes do të vazhdojnë të çojnë në krizat ndërkombëtare, qoftë në Siri, Ukrainë apo gjetkë. Politikëbërësit duhet të mësojnë nga vartësit e tyre ushtarakë: Ata duhet të mbajnë mendjet e tyre të qetë dhe të mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre, të synuara dhe të paqëllimta. Lejimi i konfrontimit të ri amerikano-rus ka më shumë gjasa për të çuar në një përplasje të papritur në kokë. 

Gogoli rus, pretekst për hapjen negociatave të Shqipërisë me BE-në




Prof.Dr.Fadil Maloku

1. Negociatat e nisura për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), nuk rezultojnë shkaku i progresit në sundim të ligjit, luftimit të krimit, krimit të organizuar kulmor, gjyqësorit të korruptuar tejmase… por, shkaku i paranojës frikësuese evropiane për rritjen e sferës së ndikimit të gogolit rus në Ballkan.

2. Në Kosovë, procesi i fillimit të negociatave do stërzgjatet nuk do të ndodhë…edhe për dekada, për shkak se ne jemi dëshmuar në publikun lokal dhe atë ndërkombëtar, shumë “më katolik se Papa”, (lexo; properëndimor) në raport me perëndimin, dhe shumë më antirus në raport me lindjen.

3. Andaj, për ta shpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në BE-në, na nevojitën platforma cilësore zhvillimore afatgjate, dëshmi konkrete e jo broçkulla politike, dhe një gogol… i ri sociopolitik, apo sociokulturor.

Shkodra budallaqe apo budallenjtë e Shkodrës



Nga Bedri Islami 

Rrallëherë kam njohur një qytet të mençur si Shkodra. Kam shkruar më herët se Shkodra është kryeqyteti i mendjes. Në qytetet e ndryshme të Kosovës kam dëgjuar shpeshherë se, si thoshin të vjetrit, perëndia kur i ndau mendtë njerëzisë, tri hise i la në Shkodër dhe pjesën tjetër në të gjithë dynjanë.
Shkodra është e bukur gjithnjë, sidomos në pranverë.

Ndoshta ka dhuntitë e falura bujarisht; tre lumenjtë që e rrethojnë e pak më tej liqeni, të gjitha nën gjelbërimin e stinës të duken se kanë bërë rrethimin e gjelbër; ndërsa Maranai e Cukali, ende të zbardhur kanë ende pjesën e tyre në ditët e pranverës.

Të gjitha këto ia dhashë vetes këto ditë në Shkodër. I thashë edhe shumë gjëra të tjera, por fjalën nuk e kam për një reportazh. Ndoshta koha ua përpiu hapësirën reportazheve.

Është budallaqe Shkodra që ndryshe nga shumë qytete të tjera vazhdon të quajë veten bastion i vetëm një force politike, apo si ndodh rëndomë, kjo është një sëmundje politike e budallenjve të Shkodrës?
Vërtet është Shkodra skajmërisht e djathtë, e palëvizur nga e djathta, strehë e çdo lëvizje politike në të kundërtën e saj, apo një dorë jashtë saj, e barazlarguar nga “Sheshi i Dëshmorëve” e kërkon këmbulshmërisht këtë qytet si një peng i mendimit të shumëllojshëm, të lirë dhe plot dritë?

Ky nuk është një mendim i tashëm. E kam bluar prej kohësh: më saktë e kam pasur në vete që nga 2 prilli i vitit 1991, kur në njërin nga sheshet e qytetit mbetën të vrarë katër veta, tre djem të rinj dhe një burrë, dy nga të cilët i kisha njohur e njërin prej tyre, Arben Brocin, i kishim dritaret ballë njëri-tjetrit; më saktë, dritaret e fisit të Brocërve binin në oborrin e shtëpisë ku unë banoj edhe sot e kësaj dite, ashtu si fisi i tij banon ende aty.

Më 2 prill të vitit 1991 isha një kohë në atë shesh. Jo si demonstrues, sepse edhe ata që e quajtën veten të tillë, vetëm demonstrues nuk ishin. Asaj dite pata njohur nga afër Ded Kasnecin, i cili i tha të njohurit të tij se “o do e djegim sot Komitetin e Partisë, ose unë do të varrosem”. I njohuri i tij, Shaqir Vukaj, me të cilin isha, i pat thënë se nuk është nevoja as të digjet dhe as ai të varroset, se gjërat mund të zgjidhen me mend e jo me zjarr, por fitili ishte ndezur me kohë dhe pritej vetëm shpërthimi.

Në këtë 2 prill isha përsëri në Shkodër. Megjithëse zakonisht nuk jam njeri i kafeneve, isha ulur në mjediset luksoze Grand Hotel Europa, pronë e deputetit të LSI-së, Agron Çela. Isha ulur dhe nuk e dija se pas pak aty do të mbahej një meting, ritual i çdovitshëm dhe se do të kisha “fatin” të ndiqja nga larg “liderin” pëdëist, Basha.

2 prilli i këtij viti ishte një suroggato e 2 prillit të vitit 1991. Një pamje e turpshme e mjerimit politik dhe e braktisjes. Një shesh që nuk ishte mbushur as në një të dhjetën e tij, përgjithësisht njerëz të lodhur, të shtyrë nga një tufë deputetësh, që tashmë nuk kishin as forcën dhe as energjinë për të përkrahur liderin e ardhur nga Tirana.

I shihja ata njerëz që prisnin në shesh, ishte vapë e parakohshme, por gjithsesi asgjë nuk i ngrohte. As zëri i sforcuar i Bashës, që u premtonte se, ja, edhe pak ditë qeveria Rama do të përmbyset, se, ja, edhe pak do të duronin…se Shkodra ishte themel e shkuar themelit, se nga Shkodra ka nisur gjithnjë fitorja e revolucioni dhe se, ja…mbaroi.

Kujt i fliste ai njeri me atë zë të lodhur nga padija? Jam i bindur se menjëherë pasi ka kaluar urën e parë të qytetit as nuk është kujtuar më për Shkodrën e as për heronjtë e demokracisë, ashtu si jam i bindur se nëse dikush e pyet sot për emrat e tyre, shumë – shumë, ai mund të sjellë ndër mend vetëm dy prej tyre.

E megjithatë, ai e grishte qytetin të ngrihej, të shpallte revolucionin e tij, të marshonte drejt Tiranës, ku rrinë këllqet e lodhura të tij dhe të plakut politik renegat; ai kërkonte rishtas nga Shkodra kurbanët e tjerë, të tjerë emra, dhe, përmes tyre, si ndodhi me të rënët e 2 prillit, të ndërtojë pushtetin e tij.
Shkodra e mençur qëndronte nën hijen e blirëve, një tufë metingashësh, mes tyre deputetët metingashë, kërkonin budallallëkun e saj.

Kisha qeshur me vete kur kisha dëgjuar një drejtues të deleguar komune, pas përmbytjeve, se Shkodra duhet të veprojë si Katalonja. Të jetë e mosvarme nga pushteti dhe, ai, karabush i thonë në Shkodër, kishte renditur se, Shkodra ka hidrocentralet, sikur të ishin në xhepin e tij, ka minierat, sikur të jenë korpusi i pasurisë së tij. Kisha qeshur, sepse kudo mund të gjesh të tillë.

Në prillin e vitit 1991, kur kisha dëgjuar thirrjet , “Shkodra – Republikë”, që filmoheshin vetëm nga kamarat e mediave malazeze e serbe, nuk kisha qeshur. Kam pasur brenda vetes një peng dhe shtrëngim, pasi e dija se në atë çast, numri metingash po sundonte mbi mendjet e zgjuara të Shkodrës. Kisha pritur gjatë që kjo dalldi e paguar jo keq…pas 2 prillit lindën shoqata të fuqishme pro serbe….të kisha fundin e saj dhe jo rastësisht qesha me vete, kur dëgjova se një anamalas donte ta bënte Shkodrën si Katalonja.

Dhe kur mendova se mençuria ishte më e fuqishme se sa mediokriteti, dhe në fakt është, pashë në qendrën e qytetit një grusht njerëzish, ndoshta 50 vetë a diçka më shumë që të mbledhur rreth deputetësh dhe Zonjës së Parë të Bashkisë, bërtisnin “Rama ik”, kur ai ende nuk kishte ardhur, dhe në fund xhevahiri bashkiakes se “Shkodra e ka shpallur Edi Ramën person non grata”.

E dëgjuar në rrugë nga të mllefosur edhe hahet. Mllefi është këshilltar i keq, por vjen një ditë dhe bie. E thënë nga kryetarja e Bashkisë, me atë seriozitetin e budallshëm në të tilla raste, e ngrefosur sikur kishte dhënë gjëmën për pushtetin, më erdhi keq. Jo për qytetin tim, i cili përmes bojkotit, e kishte shpallur “non grata” kryetaren e tij, por për vetë atë, Zonjën, që e kisha marrë në mbrojtje publikisht në një debat të saj me shefin e qeverisë.

E di se tani në pragun e zgjedhjeve bashkiake, duhet dëshmuar besnikëri, por, pyetja e parë që i bëhet: kush jeni ju që, për hir të politikës, me cilin tagër, shpallni “nën grata”, shefin e qeverisë?
Cilët qytetarë keni pyetur? Cili referendum është bërë?

Matematika e thjeshtë e dy zgjedhjeve të fundit parlamentare ka nxjerrë forcë të parë linjën e së majtës në hartën elektorale të Shkodrës, por edhe nëse do të ishte ndryshe, cilën kërrabë tërheq pas vetes?
Thirrjet halucionante për t’ ia mbyllur dyert shefit të qeverisë, se mos iu pyet njeri se kur vjen e kur shkon, ngazëllimi se ja nuk po vjen, sonetat nën dritën e hënës për fitore, cilën?, përpjekja e dëshpëruar për të krijuar për banorët e qytetit imazhin e njerëzve antishtet, të gjitha janë me një fillesë të vitit 1991 dhe katër vrasjet ende të mbetura nën hijen e dyshimit.

Thirrjet për të ndarë veriun nga jugu, krijimin e një ndasie të re, jo vetëm politike, nuk janë pjesë e qytetit. Ka qenë gjithnjë një qytet i mençur që e ka ditur të vërtetën.
Vërtet Shkodra ju ka zgjedhur, por që të jeni me mend, jo të bëni një lojë faqekeqe deri sa edhe harresa do të ishte e largët.

Shkodra nuk është budallaqe. Edhe nëse ajo një ditë, që nuk do të vijë kurrë, do të votonte e gjitha për të djathtën, përsëri ajo mbetet një rilindje e mendimit të hapur.

Budallenjtë duan ta tërheqin pas vetes. Të zemëruar se gropa e hapur në vitin 1991 është drejt mbushjes, duan me çdo kusht, ta përplasin edhe një herë mendjen e qytetit me budallallëkun e verbërisë së tyre.
Do të jetë e kotë. Ujërat nuk rrjedhin dy herë në të njëjtin vend.
Vetëm budallenjtë dhe të shiturit rrahin në të njëjtin ujë.
Shoh edhe tani, në këtë çast, lulet e qershive që kanë çelur.

Shkodra nuk është e vitit 1991. Asaj kohe ishte derdhur dufi i një epoke që pritej ndaj asaj që po shkonte.
Shkodra atëherë bëri zgjedhjen e saj. Nuk kishte qenë as qyteti më i vuajtur, as më i prangosur, as më antikomunisti, as më desidenti, as më hekakeqi.
Kishte qenë një qytet nën diktaturë, si e gjithë Shqipëria.
Tani, 27 vjet më pas, raportet kanë ndryshuar. Kush nuk e di këtë të vërtetë, ka ende rrugë për të bërë drejt mendjes.


(Bedri Islami, i cili njihet për angazhimin e tij në LPK, ka kryer studimet e larta në gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka diplomuar edhe në gazetari.

Ai është autor i 14 librave me poezi, publicistikë, romane, drama dhe tregime.



Për luftën çlirimtare në Kosovë, Bedri Islami ka botuar edhe 6 libra me publicistikë.


Nga janari i vitit 1994 dhe deri në qershor të vitit 1999, me publicistikën e tij ishte vënë në shërbim të lëvizjes çlirimtare, duke botuar tek “Zëri i Kosovës” dhe tek media të ndryshme në Shqipëri.

Gjithashtu, në fillet e para të luftës së UÇK-së, Islami njihet si organizator i disa prej mitingjeve më të rëndësishme të LPK-së në mbështetje të luftës, si në Mynih, Bon, Këln, Shtutgart, Londër, Gjenevë, Rambuje, etj.



Në maj të vitit 1998, në mënyrë unanime Islami ishte zgjedhur drejtues i LPK-së.

Ndërsa, në qershor të vitit 1999, në Prizren ai kishte drejtuar mbledhjen e përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku në emër të Këshillit të Përgjithshëm kishte bërë propozimin për kalimin e LPK-së në një organizatë politike legale.



Pas vitit 1999, me miratimin e bashkëveprimtarëve të tij, ai ishte tërhequr nga jeta aktive politike, duke u kthyer tash sërish, por si këshilltar i jashtëm i presidentit  Hashim Thaçi.)



)

Sali Çekaj, jurist, politikan, diplomat, ushtarak, vizionar…


Shkruan: Musa Gjakova

19 Prilli dita e rënjës së heroit të kombit Sali Çekaj – Veterani njëherit edhe dita e veteranëve të luftës së Koshares.


Sali Çekaj ishte figurë poliedrike, ku personaliteti i tij ngërthen vlerat tradicionale të vulosura nga oda me fjalët burrërore e të urta shqiptare por edhe një profil me cilësitë moderne të fituara nga studimet dhe kontaktet më njerëz të ngritur botëror.

Përvoja e tij si jurist, politikan i denjë por edhe diplomat ku veproj në Gjermani, “Veterani” nuk hezitoj për të vepruar si ushtarak, në veçanti në Betejën e Koshares ishte kurora e lavdisë së jetës dhe veprës së tij…


Aktiviteti i tij njihet me guximin për të jetësuar Kushtetutën e Kaqanikut ku fuqishëm qëndroi në mbrojtje të të gjitha veprimeve që kundërshtonin sundimin e administratës diskriminuese serbe të asaj kohe në Kosovë, deri tek mobilizimi i diasporës dhe kontributi në organizimin e strukturave ushtarake në kuadër të UÇK-së.

Kur po përgatitej Kuvendi i Kosovës, Sali Çekaj inkurajoj shokët e vet delegat që të hartonin dhe shpallnin Deklaratën e Pavarësisë. Pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut Sali Çekaj më Rrustem Bruqin dhe shokët e tij jurista hartuan statutin e komunës në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut.

Deçani ishte komuna e vetme në Kosovë që kishte statutin, që përfaqësonte interesat e popullit të vet. Për shkak të aktivitetit të tij të dendur patriotik, prokuroria serbe kishte lëshuar fletë arrest për Sali Çekaj.

Sali Çekaj, padyshim është ndër figurat më kohërente dhe ndër prijëtarët e UÇK-së. Organizator i ushtrimeve përgatitore ushtarake, së bashku me KOMANDANT Adem JASHARIN, heroin e kombit Zahir Pajazitin dhe me 34 shokë në grup në Shqipëri gjatë viteve 1990-1991.

Kjo analogji ndriçon të vërtetën se në grupin e të ushtruarve në Shqipëri, konsiderohej si themelimi i njësiteve të para të armatosura të mbrojtjes së Kosovës si dhe themelues të qendrës së parë stërvitore për përgatitjen e ushtrisë së Kosovës, fillimisht për luftë guerile e më vonë për luftë të rregullt.

Pas përgatitjeve të para të nevojshme, në vitin 1991 Salihu u inkuadrua menjëherë dhe më grupin e parë shkoi në Shqipëri ku së bashku më 34 shokë të uniformuar dhe të armatosur kaluan kufirin dhe futen në Kosovë duke sjellë armatim edhe për 30 luftëtarë të tjerë.

Në Shqipëri themeloi dhe konsolidojë infrastrukturën teknike të qendrave stërvitore ushtarake në rrethin e Tropojës si; Viçidol, Kullat e Berishës, Papaj, Babinë, Rragam.

Sali Çeku ishte njeri që gëzonte respektin dhe besimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sikur edhe veprimtarëve patriotë dhe intelektualë në Kosovë dhe në diasporë. Në Kosovë, u rikthye në qendrat e Prapaçanit, Lug të Baranit me themelimin e të cilave ishte marrë vetë.

Mori përsipër strukturimin dhe udhëheqjen strategjike të brigadave.

U mor për së afërmi me riorganizimin e forcave në qendrën stërvitore ushtarake Papaj dhe strukturimin e forcave te brigades 131, brigades 134 qe komandonte vet dhe forcat komando Delta, në Grupin Operativ 3, me mision heqjen me luftë të kufirit mbi parimin “lufta çlirimtare fillon në njërin skaj të kufirit dhe përfundon në skajin tjetër me lirinë e plotë të vendit”.

Për të lufta ishte e shqiptarëve dhe për shqiptarët, pavarësisht rajonit apo pikëpamjeve të tyre ideologjike-politike. Shqiptarët atëbotë kishin një parti, UÇK-në, dhe bënin një politikë, luftën për çlirimin e vendit. Për këtë arsye, ai ishte dhe do të mbetet një figurë e rrallë, frymëzuese, pajtuese, unifikuese e çështjes kombëtare.

Është figura më emblematike që shquan këto vlera supreme të një kombi që synoi dhe arriti lirinë. Do të mbahet mend përherë si njeri, i cili bashkëpunoi me të gjithë njerëzit të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin luftën heroike në kërkim të lirisë. Ishte Sali Çekaj ai i cili do të kujtohet përherë si një njeri i cili besonte se harmonizimi i forcave të gatshme të UÇK-së në të gjitha rajonet e Kosovës do të përbënte armën e fitores së madhe ndaj okupimit të Serbisë.

Lufta e Koshares do të mbetet një nga faqet e ndritura të historisë më të re të Kosovës. Lufta e Koshares do të mbetet përherë vulë e trimërisë së pashembullt të projektuesve dhe trimave si Sali Çeku, Agim Ramadani, Abaz Thaqi, KOM. Xhemajl Fetahu e 113 dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Sali Çekaj “Veterani” me bashkëluftëtaret e tij do të na shërbej si udhërëfyes i fuqishëm për gjeneratat se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu.

I PËRJETSHËM QOFT KUJTIMI PËR HEROIN SALI H ÇEKAJ!

Lavdi jetës dhe veprës së Heriot të Kombit Salih Çekaj.

(Autori është bashkëluftëtar i “Veteranit”)

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë



Publicisti Bardhyl Mahmuti ka deklaruar se në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, ambasadorë, konsuj, deputetë, veprimtarë politikë dhe intelektualë janë duke e shpërndarë librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.


Ai në një shkrim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë dhe kanë fshehur në depot e kësaj ministrie librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:
Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe duke e paraqitur veten si viktimë e agresionit të NATO-s, ambasadorë, konsuj, deputetë, veprimtarë politikë dhe intelektualë janë duke e shpërndarë librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.

Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Në dy fotot e para shihet afaristi dhe politikani shqiptar në Gjermani (anëtar i CDU-së), me origjinë nga Kosova, Ilir Hajzer Seferi duke ia dhuruar zonjës Lunaçek librin “Mashtrimi i Madh” në gjuhën angleze. Një mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që shpërndajnë në botë të vërtetën për Kosovën. Fatkeqësisht, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë dhe kanë fshehur në depot e Ministrisë në fjalë librat në gjuhën angleze që u janë dhënë falas. Tri fotot e fundit janë dëshmi për fshehjen e botimit në gjuhën angleze të librit “Mashtrimi i Madh”.


Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Kam bindjen e plotë se krimin e gjenocidit serb nuk do të mund ta fshehin në depot e asnjë ministrie dhe se e vërteta do të dalë në shesh.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...