2018-06-30

DELIRI I MADHËSHTISË: NGA “KOMBËTAR HOXHATËT 1878 – 1912” DERI TE “MESIHU I KOMUNIZMIT PLANETAR”…

Agron Luka

Historia kombëtaro – vataniste, vazhdon të vërtitet rreth stërmullarit të ish zyrtarëve otomanistë dhe kultit të individit të ideatorit të sektit të komunizmit specifik, E. Hoxha!

Flamurët kombëtar të evenimentit të Ismail Bej Qemalit me 28 nëntor 1912, sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1998, si “Dita e Flamurit”, nuk ishin asnjëri identik mes tyre dhe me ndonjë të pretenduar: “si flamuri nacional i Gj. Kastriotit i shek XV ose i pasardhësve Kastriotë të shek XVI”!

A ka patur një apo disa fotografi origjinale të gjithë Delegatëve të Kuvendit të Vlorës, 28 nëntor -7 dhjetor 1912, ose më ndryshe kishte fotografi të vitit 1912 apo të vitit 1913?! Ka ndonjë dorë shkurtuese e retushuese mbi këto fotografi?

Mashtrimi simbas vijës dhe kryeskenarit të ideuar nga E. Hoxha: mbi “kontributet” e Beqir Hoxhës, në të ashtuquajturën “Lidhja shqipëtare e Prizrendit”; mashtrim – manipulimi me “Foton e dashur të vegjëlisë” për xhaxhain “ateist”, Mullah Baba Hysen Hoxha: “si mendimtar e propagandues, për t’i ndritur rrugën popullit, si krijues i një feje të re, si kontribues dhe pjesmarrës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, në shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kombëtar”! Ky falsifikim ishte imponuar, në Kujtimet, në literaturat, në interpretimet e dokumenteve historike, në faktografitë, në fotografitë e montuara dhe në skenaret e filmave artistikë, të servilëve të realizmit socialist-hoxhist!)

Paksa Parathënie…

Dihet tashmë se Enver Hoxha, qysh nga rinia e hershme, na e kishte mbajtur veten si një studiues vullnetar i teorisë marksiste…; pak më vonë dhe përgjatë “luftës nacional – çlirimtare e revolucionit socialist”, filloi të demonstronte një preferencë si stalinist – leninist; në finale: duke zanafilluar aty nga vitet 1953-1956, duke ia marrë dorën edhe ai vetë kësaj shkënce, fillozofie dhe praktike, filloit të ëndëronte se, ishte Ai “teoricieni e klasiku i fundit i zbritur me mision”, i një lloj sekti si Komunizmi Islamik i Kazermës, me diktaturë politike dhe ushtarake.

Këtë farë sekti a feje-besimi hibrid të ri të komunizmit me çallmë – sarëk (një rrangalle e gjysmës së parë të shek XIX), çështë e vërteta E. Hoxha ia plagjiatoi, njëfarë gjenerali Wilich.

(“… Wilich era qualcosa di piu, egli era un profeta completo, convinto della sua missione personale di liberatore predestinato del proletariato tedesco, e come tale, pretendente diretto alla dittatura politica non meno che a quella militare. Al comunismo cristiano-primitivo predicato prima da Weitling si aggiunse in tal modo una specie di Islàm comunistico. Ma la propaganda di questa nuova religione rimase limitata in un primo tempo alla caserma di profughi sottoposta al commando di Wilich”. Cit., nga F. Engels, “Per la storia della Lega dei Comunisti”, 1885, tradotto da “Marx – Engels, Ausgewählte Schriften”, II, Mosca, 1934, pp. 1-26)

Gjeneral – Korroneli Hoxha (I vetëgraduar si Zogu I, feldmarshall dhe si Osman Gazepi…), e ringjalli këtë kalë gërdallë gjysëm të ngordhur, e maskoi dhe e përsosi me një sasi rekord veprash, saqë pretendoi se, “feja e tij e re social -komuniste” mund të kishte një vlerë unike dhe mund të zbatohej ndër “popujt e kombet revolucionare nga natyra” të orjentit, nga Maroku deri në Indonezi! Nga ky bazament revolucionar, duke modifikuar edhe teorinë e Luftës së Kllasave e cila do të shtyhej dhe do të zbatohej gjatë gjith socializmit edhe përgjatë fazave të para të një komunizmi fillestar, mund të arrihej tek finalia “Uma – Komunizmi Universal Planetar”!

Teoricieni ynë, ishte i lindur në atë pjesë “të disa popujve të vegjël të Evropës” të cilët propaganda imperialisto-revizioniste ishte përpjekur t’i injoronte e t’i denigronte: si trashigimtarë të një kulture të lashtë, si bartës të konvertuar të një feje e kulture ndriçuese arabo-islamike superiore ndaj kulturës oksidentale. Mbi të gjitha, kjo “Bota imperialiste – revizioniste socialimperialiste”, nuk i kishte patar fare në kandar, aftësitë potenciale kreative mendore e shpirtërore, që fshiheshin sidomos tek populli i vogël i shqiponjave të zeza! (“Shënime për Lindjen e Mesme”, bot. 1984, f 432, f 434 etj)

“Mesihu i Ri, i Komunizmit Botëror” (siç e quajti me ironi të thellë prof. A. Pipa, cit.), mburrej se, përsa i çështjes kombëtare shqipëtare, i kishte patur nja dy pararendës si shpikësa të “feve të reja kombëtaro – ethnike shqiponjatare”! Në fakt këta “patriotë”, kishin qenë zyrtarë e fetarë njëkohësisht të emëruar me rrogë si kolaboratorë të okupatorit ottoman. Thuhet se numri i jashtëzakonshëm me mbiemrin rekord Hoxha, ndër shqipëtarët lidhet edhe me privilegjin se kasta fetare nuk merrej nizamë/ushtar.

Përgjithësisht qyteti i tij Gjirokastra, një fshat i madh me shtëpi guri, shtrihej në një shpat mali reth një ish kështjelle të meremetuar e rindërtuar disa herë gjatë periudhave bizantine e otomane mesjetare. Aty rreth v.1430, na kish qenë edhe si qendra administrative otomane e Sanxhakut Arvanid…

Në kohën e xhaxhit Enver, nga ky qytet dollën disa korifenj të letrave dhe shkëncëtarë të shquar të gjuhës shqipe, të cilë përkrahnin hipotezën e rilindasve të autonomisë kulturore, se gjuha shqipe na kishte ekzistuar qysh nga koha primordiale e Hyut Zeus shqiponjës në Tomorr… Në kohën e Dashurisë së Madhe, Enver – Mao dhe anasjelltas Mao – Enver, kënga “Gjirokastra në shpat mali”, njihej dhe këndohej në të gjithë 800 000 milionshe…

Çështja e lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare ndaj pushtimit feudal dhe kolonial turk, ishte trajtuar disa herë nga literaturat social-demokrate/komuniste evropiane. Në Kongresin e Dytë të Internacionales Komuniste, në qershor të vitit 1920, V. I. Lenini, përsa i përket disa shteteve dhe nacioneve më të prapambetura, nënvizonte në disa skica, se duhej patur parasysh: “11. … së treti, se është e domosdoshme të luftohen panislamizmi dhe rrymat e tjera të këtij lloji (panturqizmi A.L.), që orvaten ta lidhin lëvizjen çlirimtare kundër imperializmit evropian dhe amerikan me forcimin e pozitave të hanëve, çifligarëve, mullahëve etj; …”. (“Vepra të Zgjedhura”, bot. 1958, Vëll II, f 712, etj.)

Enveri, qysh kur I kishte rënë në vesh ky lloj diskutim –orjentimi, nuk para ishte dakort…

Të kihet parasysh, rreth 5 shekuj okupacion feudalo e borgjez kolonial dhe e ashtuquajtura Shqiperia, nuk kishte caktuar në shek XX, as një datë – ditë, qoftë edhe simbolike si Dita e Çlirimit nga ushtritë okupatore osmano-turke, madje nuk e ka as sot e kësaj dite! …

Edhe çështja e një krijimi të, Shteteve të Bashkuara të Evropës, ishte hedhur dhe diskutuar në fillim dhe pastaj edhe në mesin e shek XX… (V. I. Lenin, “Mbi parullën e Shteteve të bashkuara të Evropës”, S.-D., gusht 1915, Vep. të Zgj. Vëll. I, Cit. f 744-747)

Më 1955, ndodhi një krisje e parë: disa parti komuniste, socialiste e social-demokrate dhe intelektualë të majtë të Evropës Perendimore dhe ndonjë element aty-këtu edhe nga Evropa Lindore, u shprehën pro idesë së një Evrope të unifikuar, e cila mund të fillohej edhe me sistemin kapitalist evropian, duke hedhur hapa drejt një çarmatimi konvencional dhe çarmatimi nuclear e termonuklear, me zgjedhje të lira pluraliste partiake, me bashkekzistencë e konkurrencë paqësore të sistemeve ekonomike, me ribashkimin paqësor të dy Gjermanive, simbas Marëveshjeve të Potsdamit etj. Më 1954, edhe vetë BRSS me Hrushovin, kishte paraqitur një Kërkesë Zyrtare për pranimin në NATO… E. Hoxha, ndërkohë tinëzisht kishte filluar të kritizeronte, fshihte këmbët e gjarpërit dhe në një rast konkret, kishte dhënë udhëzime luftënxitëse, të cilat delegati shqiptar Gjovalin Luka nuk ia zbatoi …

(Shih, Gj. Luka, “Lufta kundër militarizmit, çështje e masave të popujve evropianë”, fjala e mbajtur në Konferencën Evropiane Perendim – Lindje, Varshavë, shkurt 1955, Shënime, dokumente, Komunikata e Përbashkët, etj. “Gjovalin Luka, Reflektime, Bisedime, Divergjenca e Debate me Enver Hoxhën”, f 340-350, bot. 2012)

Teoricieni inë, sidomos qysh nga vdekia e Baba Stalinit, vegjetonte, bluante dhe formulonte tjatër mendim. Fillimisht, E. Hoxha ishte entuziast në ekstrem, kur shpresonte të lidhte aleancën e madhe kino-islamike, ku Ai do të ishte si “Princi i humbur në shkretëtirë i Jueçzhejve, në Aleancën kundra Djajve të Bardhë/rracës evropoide”… Hoxha ynë ishte plotësisht dakort me Citatin e Maos: “Edhe sikur të zhdukej gjysma e botës, mbas shkapetjes atomike amerikano – sovjetike, gjysma tjetër që do mbetetj do të ngrinte një qytetërim 1000 herë më të lartë”…

Qysh në fillim, Enveri i dërgoi “Maos së Dashur” në Kinë si kapar, Nexhmijen dhe Ritën, pastaj vajti edhe vetë …

Hoxha, mbasi u prish me Maon e Dashur dhe me Kinën Popullore, sepse kjo medemek “tradhëtoi mbështetjen për popujt revolucionarë”, e shihte të ardhmen e Shqipërisë të lidhur me kordonin umbinikal, me vendet islamike!
Dhe kur tollumbacia kineze u shfry, Enveri, filloi të prodhonte – falsifikonte “dokumente”, ku “profeti” na kishte patur “dyshime për Kinën” qysh nga fillimi!

Më 1967, Enveri, meqenëse tashmë i pëlqehej ta mbante veten jo, vetëm si, “çapini jeshil që i jepte këshilla dhe helm bullarit të verdhë”, por edhe si: “drejtuesi teorik i revolucionit botëror edhe më i madh se Ma Ce Duni, sepse hipokrizia kineze vetë ia kishte ushqyer”, na kishte shkruar në konfidencën e vetmisë së Ditarit, në sofitën e ftohtë të shtëpisë në Bllok: “Unë i dua dhe i respektoj popujt arabë, pse janë përparimtarë, liridashë e luftëtarë… Revolucioni në popujt arabë, në Azi, në Afrikë e gjetkë ecën dhe do të ecë përpara… Maoja dhe udhëheqësit e tjerë kinezë duhet sa më parë të bëjnë kthesë, të largohen nga taktika hiq e mos e këput, se ky qëndrim dëmton vetë Kinën dhe të gjith botën”…

(“Shënime për Lindjen e Mesme”, bot. 1984, f 55-59, “Popujt arabë janë liridashës e luftëtarë”, nxjerrë nga Ditari Politik, 9 qershor 1967)

Nga pleqëria, teoricieni botëror, na la një libër amanet, “Shënime për Lindjen e Mesme”, bot. 1984, ku “argumentonte” të gjitha avantazhet që kishte kjo Bota Islame ndaj pjesës tjetër të botës së paaftë, të komprometuar e të konsumuar, të imperialistëve kapitalistë dhe social – imperialistëve revizionistë.



“Rrapi Gjenealogjik i I Hoxhatëve të Ergjërisë dhe origjina gege!


Specialistët biografë dhe njohësit e afërt gjirokastritë, e sjellin origjinën e parardhësve të shokut E. Hoxha, nga një ish bari dhishë e delesh, gegë me origjinë nga Mirdita, me fe katolike, i larguar për çështje gjaqesh e mercenarizmi dhe më vonë i konvertuar në mysliman … Këta madje i kishin bërë edhe një “Rrap Gjenealogjik”. (shih fig. 1)

Fillimisht, simbas prof. A. Pipa, këta u përshtatën me sektin bektashi Shia Suffi dhe aty nga fund shek XIX a nga fillimi i shek XX, sa duket u kthyen në syni hoxhallinj/synetllinj. (A. Pipa, “Stalinizmi Shqiptar, Enver Hoxha një gënjeshtar i pandreqshëm”, bot, në gaz. SHEKULLI, 15 korrik 2007, f 14-15)

Nga Kujtimet e babait tim Gjovalin Luka dhe nga vetë deklarimet (e seleksionuara, të rregulluara e të falsifikuara) në Stenogramën Zyrtare të E. Hoxhës, gjatë një Debati që ata kishin patur në 18 qershor 1955, ndërsa Enveri e pyeste, “nëse e konsideronte Nexhmien si gege”, papritur indirekt na dilte se, Enver Hoxha e mbante edhe veten e tij me origjinë të largët si gegë!

Ja një copëz e atij Debati:

Gj. Luka: … Por, gjykojeni pak: si ka mundësi që në Byronë Politike, aktualisht nuk ka asnjë nga veriu! …

Enver Hoxha: … Të shohim, në Byronë Politike është Enveri, Mehmeti, Liria, Hysniu, Koleka, Gogua, Manushi, Pilua, Rita, të gjithë nga jugu. Mbetet vetëm Beqir Balluku që është nga Shqipëria e Mesme dhe nga veriu asnjë… Po mirë është llogjikshme që të mendosh se duhet të vijë një gegë, ti ose unë nuk e di se kush, po një gegë sipas teje atje duhet. …

(A. Luka, “Gjovalin Luka, Reflekrime, Bisedime, Divergjenca e Debate me Enver Hoxhën”, bot. 2012. Nxjerrë sipas “Kujtime” të Gj. Luka dhe sipas, “P.P.SH. – Sekretaria e K.Q. – PROÇES – VERBAL … A.Q.SH., F 10/G III, M/V. 1955 A.P III; D. 25/4 fl 2-32)

Kjo, lloj deklarate, si një lloj pohimi konfindencial dhe njëkohësisht shumë kontradiktore e arrogante, kaq e çuditi dhe e surprizoi babain tim, saqë me një mëndie e formuloi ta pyeste direkt:

– Pse gegë jeni me origjinë ju shoku Enver?! Gegët përfaqësoni ju në Byronë Politike?! Po ju vetë sapo e pohuat se jeni toskë nga jugu dhe se në Byronë Politike nuk ka asnjë nga veriu, meqënëse shoku Beqir, nuk mund të konsiderohet si përfaqësues i veriut, – po menjëherë e kuptoi se kjo do ta tërbonte më zi komandantin, madje edhe në fytyrë i lexohej “etja për gjak”…



“Më të hedhurit” (në “Sokakun e të Marrëve) Beqiri dhe Hyseni …


Vonë, filloi të skjarohej havaja, se çfarë pretendonte e ku rrahte Enver djali dhe e shoqia Nexhmie – Hyllia ambicioze, që rrëmihnin në Arkivin Qëndror …

Beqir Hoxha, vëllai i gjyshit Nexhip, të beledijereizit otoman Hysen Hoxha, na paskësh qenë anëtar i “Lidhjes Shqipëtare të Prizrendit për Gjirokastrën”, i dekoruar marshallah edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, si “patriot i madh”! Beqiri na paskish qenë krahu teorik i Avdylit… Në Gjirokastër, flitej se kish qarkulluar një lloj thënie si ironi folklorike, “si florinjtë e Beqir Hoxhës”(?!) …

Disa dekada më vonë ironia e fatit dhe e koiçidencës, do ta deshte që komandanti Enver Hoxha, nën preteksin e “shtetizimeve të revolucionit socialist”, plaçkiti me dhunë shtazarake si nazistët, të gjith floririn dhe diamantet e Shqipërisë, duke u konfiskuar deri edhe dhëmbët e gojës dhe të gjitha stolitë e pajave dhe unazave personale …

Simbas një riprodhimi dialogu gojor në Kujtimet e Enverit, të ndodhur në vitin 1916, jekoja Ane Gjyloja, na i kish thënë tekstualisht Baba Hysen Hoxhës: – Edhe vëllai i gjyshit tënd, Nexhipit, Beqiri², më thosh nënoja, – ka qenë kështu i hedhur, ai merrte pjesë edhe në kundërshtimet që i bëheshin Turqisë, bile shkruante edhe Telegramet kundër mizorive të Evropës që kërkonte të copëtonte atdheun tonë.” (Cit. sipas, “Vite të Vegjëlisë, Kujtime për Gjirokastrën”, bot. 1983, f 85; shën 2, sqaron dekorimin nga Kuvendi Popullor i Haxhi Leshit…)

Shihni: Evropa (stërgjyshja mitologjike kurva e Zeusit…) paskësh dashur ta copëtonte Shqipërinë, kurse Turqia (njerka adoptuese e jeniçerëve) kishte dashur ta mbante të bashkuar me 5-6 vilejete me milete komi dhe me një unitet territorial me Sulltanat Khalifatin Osman!

Se çfarë ka qenë realisht Xhemieti Ihtilahti Islamie e 10 qershorit 1878, i organizuar në Xhaminë Bajraktarlije në Prizrend, me dijeninë dhe ndërhyrjen direkte të Sulltan Abdyl Hamidit II dhe si u transformua si, “Lidhja Shqipëtare e Prizrendit”, pastaj se çfarë fantazish thuri Enveri për “Degën e Lidhjes së Prizrendit dhe Lidhjen e Ergjërisë dhe Frashërit (bashkë edhe me K. Frashërin), që ishin akoma edhe më panturke e islamike se vetë Lidhja e Prizrendit, as ka nevojë fare t’i trajtojmë këtu, shpresoj se i kemi kryer e botuar me kohë disa studime…

“Historiani”, E. Hoxha kishte shkruar: “Duhet të isha tetë ose nëntë vjeç … Në mur të qoshkut, afër penxheresë, babai (dmth xhaxha Hyseni – Çeni, në vitet 1916 – 1917. Sqarim yni A.L.), kishte varur një fotografi ku kishin dalë shumë burra të veshur me të zeza. Në mes tyre ishte edhe një plak me flokë dhe me mjekërr të bardhë. Ishte Ismail Qemali.

Prapa tij, – na thosh babai, jam edhe unë, ja ky me sarëk të bardhë. Të gjithë jemi mbledhur në Kuvend në Vlorë, kur ngritëm flamurin, shpallëm Pavarësinë dhe formuam Qeverinë e parë të Vlorës, me Ismail Qemalë në krye. …
Kjo fotografi ishte nga gjërat më të dashura të shtëpisë sonë të vjetër që na u dogj… Kërkova mos gjeja ndonjë kopje të asaj fotografie… por më kot. Duhej të kalonin kaq dekada dhe më 28 nëntor 1972, kur vizituam Muzeun e Pavarësisë ja, në një nga dhomat, unë shoh fotografinë aq të dashur për mua, fotografinë e zmadhuar të Kuvëndit të Vlorës. Ndenjta i shtangur, e shikoja, e shikoja dhe vazhdoja ta shikoja, saqë ciceroni, i cili kish kohë që kishte mbaruar shpjegimet e tija, u habit që po rrija aq shumë para saj.

Mos u habit, – i them, – se gjeta një thesar që më kishte humbur. … Mjerisht, kur na u
dogj shtëpia, u dogj edhe sunduku me palla, edhe fotografia.

E dashura fotografi e rinisë time. Sa kujtime të ëmbla dhe të hidhura më zgjon ti! Ti më kujtove, veçanërisht jetën dhe luftën patriotike të Baba Çenit, këtij burri që vdiq i thjeshtë dhe i respektuar. Askush nuk ia kujtoi ç’kishte punuar, veç Partsë sonë, e cila si për gjithë patriotët e tjerë, shkroi edhe për Baba Çenin dhe, gjithashtu e dekoroi për aktivitetin e tij patriotik”…

…Që atë ditë të 28 nëntorit unë u bëra mik me Papapano Çuçin…

Vuru shpëndërën mullalerëve, – më tha plaku, – ata janë lëpirësahanësh, ata dinë vetëm të kërkojnë dhe të marrin ilefe dhe të llomotitin përrallat e Kuranit.
Po edhe ti, baba, e këndon Kuranin, unë të shoh çdo natë që e këndon.
Unë këndoj Kuranin? Shko mor qërohu! Ato që këndoj unë janë libra të historisë, të filozofisë, bile kundra Kuranit! …
Babai ishte njeri i mësuar, ai e dinte mirë turqishten, arabishten dhe persishten, studionte filozofët grekë. Ishte njeri pa fe. … Ai (Baba Çeni), ishte 60 vjet para meje në Vlorë. Unë isha atëhere 4 vjeç, por jeta e tij, mësimet e tij lanë mbresa të thella në ndërgjegjien time. Ato më rritën me frymën patriotike dhe unë jam kryelartë për Baba Çenin e thjeshtë, trim dhe patriot.

(E. Hoxha, “Vite të Vegjëlisë, Kujtime për Gjirokastrën”, bot. i parë 1983, kapitulli “Nëntorë të Largët”, f 77 – 90, shkruar në Vlorë, më 28 nëntor 1972)

Ishte “më se e justifikuar” që vetë Enveri, Partia/PPSH-ja dhe Kuvendi Popullor ta dekoronte edhe xhaxha-baba Çenin, me medalje me motivacionin: “për aktivitet të shquar patriotik” si ish zyrtar dhe fetar i okupatorit turko-osman-islamik…

“Fotoja e dashur e vegjëlisë” u botua në f 81, të Kujtimeve për Gjirokastrën (cit.), ishte e paisur me një shigjetë ku të gjashtin në rreshtin e dytë, tregonte Baba Mullahun Hysen me uniformë të zezë hoxhe dhe me sarëk të bardhë në kokë, ngjitur me një hoxhë tjetër. (shih fotografinë e skanuar, fig. 2) Kjo foto, me sa duket ishte shkurtuar ca nga të dy anët dhe sigurisht me qëllim ishte hequr 17 vjeçari koloneli Ahmed Zogu, sigurisht me qëllim.

Sipas fantazive e frymëzimeve të kujtimeve të Enverit, që i zbrisnin, sidomos gjatë vizitave në Gjirokastër, këmb turqishte te Bitha e Rrapit të Mashkullorës, na dilte se, Mullah Hysen Hoxha (Baba Çeni) na kishe qenur një vizionar i madh, hane – hane. Fillozofi Çeno Hoxha na e kishte ideuar një fe të re dhe një perendi të re, simbas një dekllarate përkujtimore të vetë E. Hoxhës: “Baba Çeni më thosh: Ne shqiptarët lipset të lidhim një fe të re, por me një ndryshim, që perendi të jetë Shqipëria”. (Gazeta “Zëri i Popullit”, “Shoku E.H., viziton Qendrën Muzeale, Obeliskun dhe shkollën e mesme Asim Zeneli”, Kronikë telefonike nga Gjirokastra, dt. 24 mars 1978, f 1)

Kjo ”ide e ndriçme me Perendi Shqipërinë” e Baba Çenit, i linte në “hije të rrapit” edhe vetë rilindasit vizionarë si Vaso Effendi Shkodranin dhe vëllezërit Frashërllinjë, me parullën: “feja e shqiptarit asht shqiptaria”! Për ta paisur xhaxha-babanë me pasaportën e një patrioti idealist të ditur etj, E. Hoxha i kish hedhur me kohë grepat e improvizuar letrarë. Ky hoxhë e mullah, beledijereiz, mendimtar ateist, fillimisht ishte stërvitur në xhaematin e vet dhe pastaj na kish ngritur në Gjirokastër edhe një Grup Opozitar Politik”, ku prezantohej si, “përfaqësuesi i shtresave të lumpenit, zuzarëve, skuparëve, kasapëve dhe opingarëve”. Më tepër akoma, na kish krijuar edhe një aleat prift simetrik “ateist”, edhe ky prodhim Gjirokastre:

Po ai prifti kush ishte Baba?
Si, nuk e di, – më tha Babai, – ai është Papapanua, patriot i flaktë. Sa për të thënë e mban rason dhe kamillafin se ai nuk beson në Krishtin, aq sa edhe unë nuk besoj në Muhametin. Ne kemi një “perëndi”, “Atdheun, Shqipërinë. Të gjitha të tjerat janë gjepura. Ai, prifti, është babai i mësuesit tënd të shquar, patriotit Thoma Papapano….” (Libri, Kujtime për Gjrokastrën, cit., f 86- 87)
Simbas shprehjeve të Enverit, edhe pozicioni gjeografik i Gjirokastrës dhe Mashkullorës, edhe vetë rrapi, se ç’kishin diçka si forcë tërheqëse magnetike! Enveri dekllaronte: “Rrapi Mashkullorës afër Gjirokastrës së Mashkullorës, ishte dhe do të mbetet një “Rrap Historik”. Aty, shokut Enver “i zbrisnin” herë pas here, Kujtime dhe Frymëzime marksiste-leniniste të reja.

Nga “Frymëzimet e Rrapit”, një citat thoshte: “Mos harroni për asnjë çast se imperialistët, revizionistët e sotëm synojnë të na prishin lumturinë, ata komplotojnë kundër lirisë së popujve, ashtu siç kanë bërë e po bëjnë edhe këto ditë kundra popujve arabë”. (“Zëri i Popullit”, 11 nëntor 1973, f 1-2, EH, art., “Populli ynë nuk e ka ndarë kurrë “Dyfekun me gjalmë”, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria, luftën nga puna”).

Dhe, meqënëse, “Perendia nuk ekzistonte,” siç na e kishte edukuar Enverin, xhaxhai i tij dhe mësuesi i fillores, ateisti zoti Rexho), bazuar te Perendia e Baba Çenit, i binte që “Perendia e Re” duhej të ishte edhe Shqiperia dhe sidomos,”binaja e shtëpisë së Hoxhatëve”, Enveri!

(“Zëri i Popullit”, 11 nëntor 1973, f 1)

Enveri, qysh kur ishte i vogël, padashje na kish bërë një zbulim sensasional, kishte qenë i pari arkeolog shqiptar, që me një të shtënë me gur dore, kish zbuluar disa kokalla dhe eshtra, flijime njerëzore në muret e Kalasë së Gjirokastrës!

“Më kujtohet njëherë, kur ishim të vegjël qëlluam me gurë tek kalaja, një mur dhe ranë disa kokalla. Ku i gjetët këto? – na thanë. Janë eshtra njeriu. Në kala ishte bërë një murosje në murin e saj. Ndërtuesit donin që muret të bëheshin të forta si njerëzit. Njeriu është më i fortë se gjithçka”…

(“Zëri i Popullit”, 17 mars 1978, f 2, reportazh, “Sh. Enver nderon kujtimin e patriotëve të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare”)

Si ka mundësi që ky “zbulim sensasional”, i arkeologut E. Hoxha mbeti i harruar?!

Mos kujtoni se po improvizoj unë, verifikojeni citimin e saktë! Në atë Kala, në 1936, Enveri na kishte marrë edhe “Stafetën e Kominternit” dhe Sahatin, direkt nga Maloku, duke patur S. Topullin, si jallanshahit… Ky lloj “artefakti dhe zbulimi”, na vërtetonte ritin e murim – flijimeve njerëzore në kalanë e Gjirokastrës, qysh nga lashtësia edhe përpara flijimit të Efigjenisë nga Agamenoni! Me këtë zbulim – fakt, Enveri e parakalonte edhe vetë shkrimtarin I. Kadare, i cili kish shkruar për flijimet në ura, Urën me tre harqe, për plakat hankohanëme nikoqire, për sokaqet dhe kronikat e gurta të Gjirokastrës. Zbulimi arkeologjik i fëmijëri – pleqërisë, i parakalonte dhe i linte “në Bishtin e Kavajës” edhe gjuhëtarin Çabej edhe prof. Kondën, edhe folkloristin Z. Sako, edhe tërë kompetentët autoritete evropiane nga Hani e Stadtmülleri, që kishin shkruar dhe kishin piketuar Kështjellën e Shkodrës, si epiqendra dhe tipikia në tërë gadishullin për flijimin njerëzor. Madje Zbulimi i Enverit, e zhvlerësonte edhe noblistin Ivo Andriç, që na kish vjedhur legjendën dhe e kish spostuar epiqendrën nga Drini i Shkodrës – në Drina të Bosnjes! Po na dilte se epiqendra na ishte Argjiroja…

Këndej, buronte edhe teza me rëndësi mbarëbotërore: socializëm-komunizmi duhej ndërtuar si Kalaja e Gjirokastrës, duke flijuar-murosur njerëz ose duke ua prerë kokat me shpatë, herë pas here në cikle periodike, si Ali Pashë Tepelena, deri në komunizëm e pse jo edhe pak përtej tij, duke ndryshuar e kombinuar edhe vetë teorinë komuniste me teorinë e praktikat revolucionare orjentale… Shihni se deri në çfarë “faktografie” = marrije, arrinte ky i ç’akorduar! Nexhmie Hoxha dhe korrektorët e ISM-L, më vonë e çensuruan këtë “zbulimin epokal të eshtrave e kokallave”, për ta ruajtur mbase në një kohë më të përshtatëshme…

“Lufta e kllasave nuk duhet të shkojë duke u zbutur e as duke u shuar/asfiksuar, siç thonë socialdemokratët e revizionistët modernë, por përkundrazi duhet forcuar edhe në Komunizëm e përtej tij, deri në shpartallimin e plotë moralo politik, ideologjik e fizik të armikut”, thoshte ajeti i Enverit!



“100 vjetori i Pavarësisë”: Albumi, “MARUBI, Njerëz në zâ e sênde të kujdeshme”, Fototeka Kombëtare Marubi, 2012.


Se si kanë qenë një varg çëshjesh të pandriçuara, të fshehura, të keqinterpretuara, të fabrikuara, të falsifikuara etj, të Mexhlisit/Kuvendit Kombëtar të Vlorës, 28 nëntor – 7 dhjetor 1912, se sa multi flamuj e ç’flamur kombëtar të “sovranit të fundit Skënderbeu”, ringriti Plaku Mjekërbardhi i Vlorës në orën 17-30, kur ishte errësirë, shpresoj se i kam sqaruar e botuar me vakt e me kohë në disa studime …

(A. Luka, “Çështje të pa ndriçura të Pavarësisë dhe të Kuvendit të Vlorës, 28 nëntor – 7 dhjetor 1912”, bot. në gaz. Koha Jonë, 28 nëntor 2007; ky st. është cit. edhe nga B. Fevziu, në librin “100 vjet..”, bot. 2012, f 320; po nga ne, “Mëvehtësia, liria, vetqeverimi dhe masvartësia, në anën e padukshme:, gaz., Shqipëria Etnike, 9 nëntor , 8 dhjetor 2007; A. Luka, gaz. SHEKULLI, 28-29 prill 2010, f ,“Deklarata e Pavarësisë, ku u zhduk origjinali?; Flamuri me prioritetin zyrtat i I. Qemalit, shqiponja ishte monoqefale? Etj…)

E ashtuquajtura “Fotoja e Vegjëlisë së Enverit”, na rezultoi se ishte botuar, në një album “me rastin e festimeve demokrate për 100 vjetorin e Pavarësisë, festime që kulmuan edhe me atë “Festë Shqyerjen e Tortës së Madhe” te Pallati i Kulturës…

Kurator i këtj albumi madhor, ka qenë drejtori z. L. Bedeni, me konsulencën e rreth 21 specialistëve dhe me kontributet parathanëse të demokratëve, z. Jozefina Çoba-Topalli dhe ministrit të cultures, z. Aldo Bumçi etj. (Albumi, “MARUBI, Njerëz në zâ e sênde të kujdeshme”, bot. Fototeka Kombëtare Marubi, 2012, f 108-109-110-111)

Në f 111, që shpjegon foton në formatin e madh 870 mm x 276 mm, është vendosur shënimi lakonik, “Kel Marubi/1912 (rip.)”, pastaj emrat e pjesëmarrësve, përfshirë edhe emrat Hysen Efendi Gjirokastrës dhe të Ahmet Muhtari/ Zogu dhe asnjë lloj sqarimi e diskutimi tjetër! (Shih edhe riprodhimin e fotos fig. 3)

Natyrshëm lindin disa çëshje-pyetje: E ka riprodhuar realisht Kel Marubi këtë foto, brenda vitit 1912? Me çfarë fakti të ndonjë fotoje të vitit 1912, vërtetohet ky riprodhim? Ishte fotograf vëndas apo ndonjë fotograf reporter i huaj, ai që e shkrepi këtë foto? A ka edhe varjante të tjera të kësaj fotoje dhe a janë të vitit 1912 apo të ndonjë viti më vonë?!

Këto çështje duheshin sqaruar qartë, sepse dihet që më 1912, Kel Marubi dhe asnjë përfaqësi zyrtare nga Vilajeti i Shkodrës dhe kazatë e tij, nuk ka qenë në Vlorë. E bija e K. Marubit, kishte shkruar më 1962, se ishte planifikuar që një delegacion dhe një flamur kombëtar nga Shkodra, do të ishin prezent në Vlorë me dt. 28 nëntor 1912. Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe për më tej ndodhemi në një errërirë të plotë informative… (Shih “Lufta për Çlirimin Kombëtar në vitet 1878-1912, Kujtime Veteranësh”, bot. 1962, Bernardina Harapi, “Qëndisja e një flamuri kombëtar”, f 503. Bernardina ishte e bija e patriotit Kel Marubi, dekoruar edhe si patriot më 1962 dhe motra e patriotit Gegë Marubi, të dy të dekoruar nga Enveri, Partia dhe Kuvendi Popullor…)

Fakti është se i gjith Vilajeti i Shkodrës, nuk u përfaqësua fare nga delegatë të zgjedhur apo të caktuar, dhe në këtë realitet e mergjencë, u kooptua vetëm z. Luigj Gurakuqi.

Për më tepër, kjo çështje ngrihet sepse, po në f 285 të këtij Albumi, ka një fotografi të një pavioni të Ekspozitës së Pavarësisë 1937, të shkrepur nga Kel Marubi (Aso kohe, Fotografi I Nalt Madhnisë Tij Mbretit Zogu I), më 10 dhjetor 1937. Në atë pavion ishin ekspozuar edhe flamuri i pretenduar si më prioritari i datës 28 nëntor 1912 edhe i vitit 1914 të Princ Wiedit, një fotografi e madhe e delegatëve të Kongresit/Kuvendit të Vlorës, e inkuadruar brenda një kornize dhe gjithashtu brenda një kornize edhe një facsimile e Dokumentit/ Proçes-Verbalit të dt. 28 nëntor 1912, i cili kish edhe disa firma në anën e pasme.

Fotografia e delegatëve, paraqet në thellësi edhe një pjesë panoramike të qytetit të Vlorës dhe të hapësirës qiellore. Kush e realizoi këtë fotografi, ka ekzistuar kjo më 1912?! Ku mund të gjindet apo ka humbur edhe kjo “si kripa në ujë”?! Kush e kishte bërë këtë foto me gjith këtë shtrirje hapësire të objektivit?! Nga kjo ishin kopjuar e riprodhuar të gjitha të tjerat? Apo, ka patur disa varjante shkrepjesh? …(shih riprodhimin e fotos, fig 4)

Duhet errësira akoma e mbas një shekulli…

Deri në cilin vit gjurmohet ekzistenca e kësaj fotografie dhe për çfarë manipulimi e flasifikimi historik u përdor ajo!
Po të shkonim simbas Enverit, na del se fotoja që ai e “rizbulloi më 1972” në Vlorë, na kish qenë e viteve 1912-1917… Vini re, Baba Çeni thoshte: – Prapa tij, jam edhe unë, ja ky me sarëk të bardhë. (sipërcit.)

Ndërkaq, ja ku na del se Enver Hoxha ishte rrencak me të dyja këmbët, sepse “Fotoja e dashur e Vegjëlisë:, njihej fare mirë nga fotografët dhe historianët e tij, qysh më 1962! Me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë, ishte botuar edhe një Album fotografik.

Për ta sofistikuar të famshmin Akt-Dokument të Shpalljes së Pavarësisë edhe si Shkresë e Përkujtimshme, mbi ish faksimilen e Lef Nosit, u rras një foto e pjesmarrësve të Kuvendit të Vlorës dhe një tjetër foto te shtëpia e Hysen Sharrës, medemek të dyja të ditëve të Kuvendit 28 nëntor – 7 dhjetor 1912. Me këtë rast edhe firmat që mungonin me 28 nëntor 1912 (ku nuk plotësohej as gjysma e korumit dhe as 1 delegat për 1 kaza me të drejtë firme e përfaqësimi!), si me thënë zëvendësoheshin me fotot fizike të personave!!!

A do të guxonte kush aso kohe ta bëntë këtë falsifikim kaq të rëndë pa dijeninë e Enver Hoxhës?! Absolutisht jo…

Kjo fotografi me prezencën e Baba Hysenit/Çenit, pikësëpari nuk mund të ishte e datës 28 nëntor 1912 dhe as e datës 3 dhjetor. Hysen Efendi Gjirokastra (nqs ky person ishte identik me Baba Çeni ?), siç vërtetohet edhe nga Proçes-Verbalet e botuara nga gaz. Përlindja e Shqipënies dhe nga rev. LEKA, bashkë me delegatët gjirokastritë, kishin arritur në Vlorë, vetëm me dt. 3 dhjetor 1912, në Mbledhjen e Katërt.

(“Përlindja e Shqipëniës”, Vjet’ i II, 1914, nr. 6-11, Vlonë; ribot. Rev. LEKA, Numër Kujtimuer i XV –vjetorit të pavarësis komtare, nr. I, Mbledhja e Katërt, f 427-428)

Filmi “Nëntori i Dytë” (me Skenar të Dh. S. Shuteriqit dhe K. Blushit), improvizon, flasifikon dhe gënjen sheshit në mënyrë teatrale, kur e nxjerr Hysen Hoxhën duke pritur Ismail Bej Qemali me karrocën e Dhimitër Qarrit, te Trapi i Mifolit, me datën 25 a 26 nëntor:

– Hysen Hoxha, delegat i Gjirokastrës.

– Ju lumshin këmbët …

[Po kjo karrocë e kish prurë Ismail Beun për të prurë haberin e Hyrrietit, ia kishin ç’mbrehur kuajt dhe e kishin tërhequr mileti me gëzim mbarëpopullor…]

I bie që Hysen Hoxha të ketë ardhur e ndënjur në Vlorë nga data 25 – 28 nëntor e deri mbas datës 7 dhjetor, për të pritur edhe Ahmet Zogun për foton e delegatëve, gjë që nuk vërtetohet! Fotoja nuk mund të ishte as e datës 7 dhjetor, kur në Mbledhjen e Shtatë, kur vjen siç thuhet z. Ahmet Muhtar Beu i Matit, i identifikuar nga disa botime por edhe nga Albumi 2012, si Ahmed Zogu, koloneli 17 vjeçar. Rren filmi edhe me një skenë, ku Baba Çeni dhe Baba Dudë Karbunara, na kanë shtënë në mes Luigj Gurakuqin … kish patur hak Enveri që “Baba Çenit ia kishin ngrënë hakën”…

(Në fakt, dy baxhanakëve që e kishin “qendisur skenarin”, Dhimitririt dhe Kiços i duhej thënë: “Ju lumtë maja e stilografit…”)

Mbetet si detyrë të gjurmohet data kur është shkrepur kjo foto, mbetet të gjurmohet nëse janë futur edhe persona që nuk kanë qenë fare prezent, me anën e fotomontazhit etj.

Me atë rast edhe historiografia zogiste dhe ajo e Mustafa Kruja Mërlika, kishin sajuar disa rrena dhe Kujtime e Biografi, sidomos për kontributet e Zogut I, si firmatar etj, me të pa vërteta historike, siç e kemi shkruar me kohë.

Ta vazhdojmë edhe pak analizën. “Dëshmitari” dhe “miku për kokë i Hoxhatëve”, Thoma Papapano, botonte Kujtimet më 1962, mbi bërjen hazer flakë për flakë, të flamurit në Gjirokastës me dt. 28 nëntor 1912, në mbrëmje. Ai shkruante se, pas marrjes së një telegrami zyrtar nga Vlora, menjëherë u ble copa e mëndafshtë e kuqe, në dyqanin e Hasan Litos dhe ky flamur u ngrit të nesërmen me 29 nëntor 1912, në ballkonin e Prefekturës/Kazasë së Gjirokastrës, nga patrioti Idriz Guri, megjith ngurrimet dhe kundërshtimet e prefektit Fehim Bej Leskoviku. (“Lufta për Çlirimin kombëtar në vitet 1878-1912, Kujtime Veteranësh, bot. 1962, f 495)

Shokut Th. Papapano, i kujtoneshin këto hollësira, dhe ndërkaq nuk i kujtonej dhe nuk shkruante asgjë se qysh na kishte qenë kjo “forma e shqiponjës dikrenore gjirokastrite”?! Si ka mundësi që nuk i kujtonej asgjë për formë shqiponjën e zezë, se qysh e tek e sajdisën?! Mbi të gjitha, si ka mundësi që nuk i kujtonej asgjë për kontributin madhor të Baba Çenit?! Nga bënej beledijereizi e mullau ateist ato ditë?!

Në shënimin 1, të Kujtimeve të Papapanos (cit.), jepet edhe një e dhënë mjaft e rëndësishme dhe kontradiktore: pohohet se, Prefektura dhe Beledia e Gjirokastrës, deri me datën 30 nëntor 1912, na e kishin kundërshtuar dhe vonuar ngritien e flamurit! Ç’pjesë kishte Baba Çeni në këtë kundërshtim?!…

Ky libër i botuar më 1962, f 496, akoma më tepër pohonte se, më 1 dhjetor 1912, Qeveria e Përkohshme me firmën dhe hartimin e Ismail Qemalit, u kish shpërndarë një Telegram Qarkore gjithë kryetarëve/belediereizëve të Shqipërisë së Jugut në gjuhën turqishte, që të shpallnin pavarësinë dhe të ngrinin flamurin. Nuk merret vesh nëse, Qeveria e përkohshme kishte shtampuar ndërkohë edhe ndonjë formë zyrtare flamuri, apo nëse lëshonte telegrame “për flamuj kombëtarë” të imporvizuar në tym! Ruhet ndonjë shkresë për këtë?!

Kemi bindjen se me këtë Telegram Qarkore, ka vajtur edhe beledijerizi Hysen në Vlorë dhe jo siç ia qendisën-qesendisën/telendisën Shuteriqi dhe Blushi, “me dy vëllezërit siamezë…”

Në tërë këtë mesele, ajo që duket e sigurtë është se, nuk ka patur “delegatë të zgjedhur”, siç pretendon dhe e justifikon komentatori B. Fevziu (cit., f 33), por kishte patur shkresa e ftesa që zyrtarët, beledijereizët dhe kasta e lartë fetare të merrnin pjesë në atë Mexhliz – Kuvend.

Kjo foto, kishte qenë e njohur më 1937, sepse ishte botuar e cunguar te rev. Leka, 1937, me diçiturën “Përfaqësuesit e të gjitha viseve të Shqipnis qi shpallne Vetqeverimin në Vlonë 28 nanduer 1912. (cit. f 432, shih edhe fotoskanimin)

Po përse e botonte të errët dhe të cunguar këtë fotografi rev. LEKA dhe nga cili burim e kishte marrë?

Fotografia ka qenë e botuar edhe në vitin 1927, nga Teki Selenica dhe aty pranohet që fotografia është kryer dhe plotësuar më vonë me emrat e pjesmarrësve, sepse me 28 nëntor 1912 u ndodhën vetëm 42 persona, nga të cilët vetëm disa e kishin “mandatin” për të përfaqësuar nga një kaza të Vilajeteve…

(Shih T. Selenica, “Shqipria më 1927”, libër dhe Album, Tiranë 1928, f 21 e albumit boton edhe foton. Me*, botohen edhe emrat e 42 personave, me të cilët u hap Kuvendi/Mexhlisi i Vlorës…)

Më në fund ja edhe një foto surprizë, ku Baba Çeni me tamam rri maje Ismail Qemal Beut! (shih fig. 8; shihni edhe ilustrimet me fig. 9-13)

Mbi sa thamë, del pyetja edhe sa kohë akoma, do ta mbajmë Historinë e falsifikuar dhe “filmin historik”, “Nëntori i Dytë”, si rite të përvitshme të shenjta patriotiko-vataniste otomaniste?! Fort mirë dihet se skenar – tekstografia e filmit, është fund e krye një falsifikim banal i Historisë, një varjant i rafinuar dhe i kamufluar, i paçavures enveriste të shkruar më 1959-1962, me ca plotësime edhe të vitit 1977, duke e ngritur në qiell si “modeli i analizës dialektike e historike”, etj!

(“Disa pikëpamje mbi kryengritjen e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme, të udhëhequr nga Haxhi Qamili”, Vepra 23, f 157-175)

Konferenca e Londres dhe njohja e shtetit shqiptare


Konferenca_harta_1915

Shqipëria më 1915


Për të shqyrtuar problemet politike të ballkanit veçmas ato që shkaktoi Lufta e Parë Ballkanike, Fuqitë e Mëdha më 17.12.1912 organizuan në Londër një konferencë e cila shqyrtoi po këto probleme dhe në të morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha : të Anglisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, të Rusisë dhe të Italisë dhe kjo Konferencë u kryesua nga ministri i Jashtëm i Anglisë, Eduard Grej.
demostrata_came
Por tani nuk ishte e ditur për delegacionin shqiptarë se kush ishte me delegacionin cila Fuqi e Madhe prandaj kur Fuqitë e Mëdha paraqitën projektet e tyre, delegacioni filloi t’a dijë se kush ishte me ta.

Ballkani_1913_01

Zhbërja e Shqipërisë  më 1913

Nga ana tjetër Fuqitë e Mëdha ishin ndarë në dy grupe : Në grupin e një Shqipërie Etnike dhe tjetri grup : Në grupin e zhbërjes së Shqipërisë ku në grupin e parë bënin pjesë Austro-Hungaria dhe Italia kurse në grupin e dytë bënte pjesë Rusia e cila plan të vetëm kishte copëtimin e tokave shqiptare duke ua ndarë shteteve sllave të ballkanit dhe që të shtrinte ndikimin e vet në tërë ballkanin.

Për shqiptarët konferenca shqyrtoi tri çështje kryesore : çështja e statusit, çështja e kufijve dhe rregullimi i brendshëm i Shqipërisë.

Me ditën e parë të konferencës parashihej krijimi i një Shqipërie autonome nën sovranitetin e sulltanit dhe ky vendim ishte më prapa në krahasim me vendimet e Kuvendit të Vlorës ngase kundër shtetit shqiptarë ishte si Perandoria Osmane e Rusia ashtu edhe Serbia, Mali i Zi e Greqia.

Çështja e kufijve ishte problemi kryesor që u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve dhe që në seancën e parë u vendos që Shqipëria në veri të kufizohej me Malin e Zi, ndërsa në jug me Greqinë me çka u pengua synimi i Serbisë për dalje në det.Shqiptare_1914_01

Austro-Hungaria dhe Rusia kishin përgaditur një projekt hartë për caktimin e kufijve të Shqipërisë ku do t’i paraqesë më poshtë :

Projekti Austro-Hungarez : përveç kufijve të sotëm që ka Shqipëria përfshinte edhe Rrafshin e Dukagjinit, Ohrin e Janinën pra linte jashtë tërë Kosovën e Iliridën.

Projekti Rus : Vija kufitare në veri edhe në lindje të Shqipërisë do të ishin lumi i Drinit dhe Drini i Zi, ndërsa në jug jashtë Shqipërisë mbeteshin Pogradeci, Korça, Delvina dhe Saranda.

Më 22 mars 1913, Konferenca vendosi kufijtë veriorë e verilindorë duke shkëputur nga Shqipëria tërë Kosovën dhe Iliridën duke kaluar në zgjedhën serbo-malazeze.

Më 11 gusht 1913, u caktua dhe kufiri jugor duke shkëputur nga Shqipëria pjesën më të madhe të Çamërisë.

Populli shqiptarë i priti me zemërim të madh këto vendime ngase paraqiteshin vetëm një pjesë e trojeve shqiptare, ndërsa më 29 korrik 1913 u njoh dhe Pavarsia e Shqipërisë.

Traktati i Versajës u nënshkrua më 28 Qershor 1919 nga Franca, Britania, Belgjika dhe aleatët e tyre nga njëra anë dhe Gjermania në anën tjetër.

Takimi i katër liderëve të shteteve si; Italia, SHBA, Anglia dhe Franca u be në pallatin e Versajës, në periferi të Parisit. Atje morën pjesë katër fuqi, si; kryeministri anglez David Lloyd George, kryeminstri Vittorio Orlando prej Italisë, kryeministri Georges Clemenceau prej Francës dhe presidenti amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson)

Traktati i Paqes

Traktati i Versajës u quajt Traktati i i Paqes, ku u nënshkrua më 28 Qershor 1919 nga Franca, Britania, Belgjika dhe aleatët e tyre nga njëra anë dhe Gjermania në anën tjetër në mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Shtetet e Bashkuara nuk e ratifikuan(miratuan) Traktatin e Versajës për shkak se ajo dukej se kushtet ishin shumë më të ashpra se sa të ishte më e udhës të negocohej një marrëveshje me Gjermaninë (Traktati i Berlinit i 1921).

Marrëveshja e Paqes detyronte Gjermaninë;

- Të shfuqizoji ligjin e rekrutimit në përgjithësi duke mos lejue për të patur një ushtri ma shumë se 100.000 ushtarë. - Gjermania nuk mund të ketë tanke, avionë apo nëndetëse. Duhet të ketë vetëm gjashtë anije lufte nën 10.000 ton, gjashtë anije të tipit kryqëzorë dhe 12 anije të tipit destrojerë.

- Te gjithë dëmet e luftës ju ngarkohej Gjermanisë për ta kompensuar si përgjegjëse e vetme e dëmeve të Luftës. Negociatori ekonomistë anglez John Maynard Keynes u largua nga bisedimet për të protestuar për kët pikë, sepse ai mendonte se do të penalizonte ma shumë se duhej Gjermaninë. (Shën. i im B.M.P - Gjermania i përfundoi dëmshpërblimet e Luftës së Parë Botërore në gjysmën e vitit 2010 - kjo përmbante për thesarin e Gjermanisë një nga fitore ma të madhe sepse do të mbushte thesari në dobi të saj)

Traktati përmban 440 pikë apo çështje). Gjermania kishte ndër çështje të tjera të lëshonte territore si;

- Alsace-Lorraine (Elsass-Lothringen) në Francë, - zona të gjera të Polonisë, - zonat më të vogla të Çekosllovakisë, - Belgjikë - Danimarkë - Dy shtete si Belgjika dhe Danimarka të realizohet lëshimi i territoreve të pushtuara nga Gjermania me anë të një referendumi. - Gjermania kishte për të dhënë 13,5% e territorit të saj (në 1914) që banojnë rreth shtatë milionë banorë. - Përveç territoreve të dëmtuarave të bëhen neutral prej viit 1920, dhe statusi i tyre përfundimtar duhet të zgjidhet pas një referendumi 15 vjet më vonë. - Së fundi, Gjermania duhet të realizojë procesin e çmilitarizimit të Rhinbred-it Perëndimore - Të bëhet ç’kolonizimi, pra të mos ketë ma koloni si: Tanzania, Namibia, Togo dhe Kamerunin në Afrikë, Papua Guinea e Re dhe - Qingdao (Tsingtao – qytetë bregdetar kinez) sëbashku me territore të tjera kineze koloniale në Azi. - E drejta e Vetëvendosjes Kombëtare nga popujt.
Konferenca e Versajës mbështeti idenë themelore të presidentit amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson) në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare. Prandaj, shumë kufijtë u vendosën në bazë të referendumeve popullore, që ka të bëjë me pakica kombëtare, për shembull në Evropë. Në kthim, kufijtë janë tërhequr diku tjetër në kundërshtim të drejtpërdrejtë të shumicës rajonale si psh; erdhën tre milion gjermanë për të jetuar në ish Çekosllovakinë, dhe përafërsisht 1.500.000 gjermanë në zonën Danzig erdhën për të jetuar në Poloni. Të dy vendet kanë qenë të kontestuem në ardhshmërinë.

Përfundimi i punimeve të Konferencës së Versajës në dëm të Gjermanisë

Përfundimi i Traktatit të Paqes të Versajës ishte vlerësuar si tepër e padrejtë ndaj Gjermaninë prej delegacionit të SHBA, ndërsa Franca e konsideronte si Vendimet e saj ishte shumë e butë. Franca dëshironte dhe ëndërronte që Gjermania të copëzohej, të ndahej në një numër shtetesh të vogla, sikurse kishin qenë dikur.

Gjermani humbi kolonitë e saj, por ato nuk ishin me vlerë. Ato toka të pushtuara nga gjermanët në Evropë përbëjnë 10% të popullsisë, 13% e sipërfaqes së tokës dhe 15% e prodhimit. Perandoria gjermane ishte ende e paprekur. Në 1921 u be kompensimi për demet me vlerë deri në 138 miliard marka ari në principal dhe interesi do të paguhet deri në vitin 1963. Shuma ishte thjesht fiktive, dhe se përmbajtja aktuale ishte specifikuar në interes vjetor prej 5-6% e prodhimit kombëtar, që Gjermania ra dakord për ta paguar. Britania dhe Franca nuk kanë qenë në favor të interesave të tyre financiare, kur ata kishin regjistruar huazimet e shpenzimeve të mëdha të luftës me SHBA, pasi ata u përpoqën pa sukses për të marrë pafajësinë. Kompensimi i dëmeve nga ana e Gjermanisë ishte llogaritur me synim për të mbuluar këto borxhe. Në vitin 1931 i dha SHBA një vit shtyrje borxhit të Fuqive Perëndimore (moratorium Hoover) dhe në vitin 1932 u tërhoqën fuqitë perëndimore për t’i marrë borxhin Gjermanisë, duke mos paguar në të njëjtën kohë borxhet e tyre të luftës si aleatja SHBA.

Pasojat fatale të Traktatit të Versajës

Traktati i Versajës ka luajtur një rol të rëndësishëm nxitës në fillimin e daljes në skenë të Partisë Nacional - Socialiste (Partia e Punëtorëve Nacionaliste – Socialiste Gjermane) dhe është një nga shkaqet kryesore të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Marshalli francez Ferdinand Foch tha në verën e vitit mbi Vendimet e Trakktatit: ’’ "Kjo nuk është paqe. Ajo është një armëpushim 20 vjeçare!"

Floripress

Konferenca e Ambasadorëve në Londër, kasaphana e trojeve shqiptare





Konferenca e Ambasadorëve të Londrës mori atë emër, pasi në të merrnin pjesë ambasadorë të shteteve të fuqishme. Vetëm Anglia përfaqësohej me ministrin e saj të jashtëm, i cili kryesonte dhe konferencën. Konferenca e Ambasadorëve të Londrës u mblodh në 17 dhjetor të vitit 1912, në një nga sallat e Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, një ditë më parë, në një tjetër ndërtesë kishte filluar mbledhja e të ashtuquajturës Konferenca e Paqes. 






Ajo duhej të nënshkruante paqen midis shteteve ballkanike, fituese të luftës dhe perandorisë osmane.
Related image
Ambasadorët e Konferencës së Londrës ishin njerëzit që firmosën krimin monstruoz të copëtimit të trojeve shqiptare dhe që morën pjesë në teatrin e madh dhe tragjik të historisë.



Related image

 Natyrisht, ata përcillnin mendimin politik të qeverive të tyre, por jo pak ndikim kanë patur dhe aftësitë diplomatike individuale. Ata ishin Edward Grey (kryetar), më vonë minister i Jashtëm i Anglisë; Konti Albert von Mensdorff–Pouilly–Dietrichstein, amabasadori austrohungarez në Britaninë e Madhe; Pierre Paul Cambon, diplomat francez; Aleksandër Benckendorff, ambasador i Perandorisë ruse në Londër; Karl Max Lichnowsky, ambasador gjerman në Londër; Konti Guglielmo Imperiali, përfaqësues i shtetit italian
Image result for konferenca e londres

Delegatët shqiptarë në Londër ishin Rasih Abedin Dino, ishte djali i Abedin pashë Dinos, nga Çamëria, Mehmet bej Konica, Sotir Kolea, Filip Noga, Faik Konica, Fan Noli, përfaqësues i ortodoksisë shqiptare të Amerikës; Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë së Vlorës, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini do të mbërrinin pak më vonë, për shkak të bllokimit të rrugëve.



Image result for konferenca e londres

Konferenca e Londrës institucionalizoi krimin ballkanik kundër Shqipërisë dhe shkëputi nga trualli mëmë krahina të tëra, qytete e fshatra, fusha e kodrina, pjesë të deteve dhe liqeneve, që kishin qenë tradicionalisht shqiptare, qysh prej shumë shekujsh. Kasaphana ndërkombëtare u zyrtarizua në Kongresin e Berlinit. Ndërsa fqinjët ballkanikë përvetësuan territore të mëdha nga kufijtë shqiptarë. Serbia përfitoi rajonet e Pirotit, Vrajës, Nishit e Toplicës. 



Image result for konferenca e londres

Meqë nuk u mbështet nga Rusia, serbët u detyruan të tërhiqeshin nga Prishtina dhe Gjilani, duke mos mundur të merrnin gjithë Kosovën dhe luginën e Vardarit. Ndërsa Mali i Zi, i cili fitoi për herë të parë dhe pavarësinë, përfitoi krahinat e Nikshiqit, Kollashinit, Spuzhit, Podgoricën, Zhabjakun, Tivarin, Plavën dhe Gucinë. Pas rezistencës së madhe shqiptare, në vend të Plavës dhe Gucisë, Berlini do t’i jepte Malit të Zi gjithë trevën e Ulqinit. Kjo padrejtësi historike nxori jashtë hartës së Shqipërisë, Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin dhe krejt Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Ulqinin, një pjesë të zonave të Vermoshit, Plavën e Gucinë, Shkupin, Tetovën, Janinën, Prevezën, Çamërinë, një pjesë të Liqenit të Pogradecit, një pjesë të Liqenit të Shkodrës, e kështu me radhë. Ka 100 vjet që kombi shqiptar lëngon pasojat e kësaj pabesie, duke u përpjekur vazhdimisht të ndreqë diçka nga vendimet tinzare të asaj masakre. Në vitin 1999, Kosova fitoi Pavarësinë, duke krijuar shtetin e vet të ri. Me dhjetëra dhe qindra krahina të tjera kanë mbetur jashtë kufijve tanë, në veri dhe jug, ku politikat shtetërore të fqinjëve kanë tentuar vazhdimisht asimilimin e shqiptarëve.


Image result for konferenca e londres

Gjatë gjithë punimeve të saj lidhur me kufijtë e Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve nuk i përfilli asnjëherë aspiratat dhe interesat e popullit shqiptar. Tokat shqiptare u përdorën nga Fuqitë e Mëdha si monedhë këmbimi për të fashitur kontradiktat e tyre në këtë zonë dhe për të kënaqur pretendimet e shteteve ballkanike. Me kufijtë që u caktuan në Londër, brenda Shqipërisë u përfshi afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare.

Shqiptarët, me vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) dhe të Konferencës së Paqes në Paris (1919) u bënë i vetmi popull në rruzullin tokësor që kufizohet me vetveten, përkatësisht që ka për fqinj vetveten.


Flori Bruqi 

Në vazhdim të një analize me rëndësi kombëtare





Prof.dr. Eshref Ymeri

Në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 29 qershor 2018, lexova analizën mjaft serioze me titull ”Nuk kam guxim ta lexoj deri në fund”. 

 Është një analizë që zotëria Kadri Tarelli i bën librit“Prapaskenat e Konferencës së Londrës” të studiuesit të mirë njohur dr.Nuri Dragoj, një intelektual ky me formim të admirueshëm nacionalist.

Analizën e lexova me një frymë. E përshëndes dhe e përgëzoj zotërinë KadriTarelli për vlerësimin kritik që i bën këtij libri. 

Në fund të analizës ai shtron një pyetje tepër kuptim plote: “Pse jemi të përçarë mes vedit”.Kjo pyetje të fut në mendime të thella.

 Ata burra të shquar, me në krye Ismail Qemalin, të cilët u mblodhën në Vlorë dhe më 28 nëntor 1912 firmosën Dokumentin Historik për shpalljen e pavarësisë, u mjaftuan vetëm me hedhje ne firmave dhe paskëtaj secili u largua në punën e vet. 

Si është e mundur që ata zotërinj nuk u kujtuan që, fill pas shpalljes së pavarësisë, duhej të jepnin kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë, duhej t’u bënin thirrje  tregtarëve të pasur të jepnin kontributet e tyre financiare për armatosjen e popullit dhe për krijimin urgjent të forcave të armatosura, të cilat duhej t’i drejtonin armët kundër grekosllavizmit shovinist dhe jo kundër forcave turke, të cilat kishin kohë që ishin katandisur në ditë të hallit në gadishullin tonë?

 Si është e mundur që ata burra të shquar nuk morën shembull nga Garibaldi (Giuseppe Garibaldi - 1807-1882), i cili u vu në krye të popullit italian dhe arriti të krijojë Italinë e bashkuar, duke u treguar vendin francezëve dhe austriakëve? 

 Si është e mundur që atyre burrave të shquar nuk ura ndër mend që shpallja e pavarësisë, siçka ndodhur kudo në botë me popuj të robëruar, duhej shoqëruar urgjent me krijimin e forcave të armatosura?

 A ishte e udhës që Ismail Qemali, i shoqëruar nga Isa Boletini, Mehmet Konica dhe i biri Et-hem Vlora, të linte atdheun pas shpalljes së pavarësisë dhe të shkonte në Londër për të ndikuar te Konferenca e Ambasadorëve për çështjen e kufijve të Shqipërisë? 

 Apo duhej të lëshonte urgjent sinjalin për armatosjen e popullit dhe krijimin e forcave të armatosura? Dhe çfarë arriti nga ajo vizitë në Londër?Absolutisht asgjë. 

Madje shoqëruesin e tij, Isa Boletinin, ministri i jashtëm anglez Eduard Grei (Edward Grey -1862-1933), kryesues i Konferencës kriminale të Londrës, e shndërroi në objekt humori. 

Përgjithësisht, qëndrimi i Eduard Greit ndaj delegacionit të Ismail Qemalit, në heshtje, ishte tepër fyes, për të mos thënë poshtërues.

Vetvetiu shtrohet pyetja:Po si shpjegohet që firmëtarët e pavarësisë nuk ndoqën shembullin e Garibaldit? 

 Përgjigjja është e thjeshtë:sepse shqiptarët, brez pas brezi, kanë pasë qenë mbartës të mikrobit të përçarjes kombëtare. 

Edhe në Lidhjen e Prizrenit, përfaqësuesit e të katër vilajeteve tona shkuan të përçarë. 

Disa prej tyre ishin për autonomi, kurse disa të tjerë për pavarësi nga perandoria otomane.

 Ky mikrob i mallkuar është trashëguar që nga pararendësit tanë pellazgo ilirë dhe vazhdon të ketë një forcë mbijetese të jashtëzakonshme deri në ditët tona.

 Prandaj edhe shovinizmi evropian, me në krye shovinizmin rusomadh, armikun e betuar të kombit shqiptar, u tall me ne si i deshi qejfi, na katandisi si zogjtë e korbit, duke na i hallakatur trojet etnike nëpër disa shtete të gadishullit dikur ilirik. 

 Si është e mundur që mikrobi i përçarjes ndër shqiptare, i reflektuar në një mënyrë të vajtueshme në aradhën e politikanëve shqiptarë në qëndrimin ndaj Çështjes Kombëtare, sidomos ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, vazhdon të mbijetojë në mendësinë e tyre edhe sot e gjithë ditën?   

A thua se jemi të mallkuar nga Hyjnia që të mos shërohemi në jetë të jetëve nga ky mikrob gjëmë ndjellës që po na kërcënon me shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar?

Tiranë, 30 qershor 2018



****
Konferenca e Londres dhe problemi i sistemit politik ne Shqiperi


Konferenca e Londres dhe problemi i sistemit politik ne Shqiperi

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet më 17 dhjetor të 1912-s. Ajo i vazhdoi punimet deri në fund të korrikut të vitit 1913. Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Europës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin). Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. Në këto kushte Ismail Qemali u detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë; qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit. Ky është quajtur dhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj: paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj.
Image result for konferenca e londres
Shembja e sundimit turk në Ballkan do të bënte që fati i mëtejshëm i Shqipërisë të hynte në planet e reja të politikës së tyre ballkanike. Aleatët ballkanikë i trajtonin krahinat shqiptare si trofe lufte. Ata treguan kështu se ishin të vendosur të vepronin sipas marrëveshjeve të fshehta që kishin lidhur më parë me njëri-tjetrin, se ishin kundër një Shqipërie më vete. Pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë, i Gjermanisë, i Italisë, i Francës dhe i Rusisë. Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Eduard Grei, ishte njeriu që u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës.
Related image
Çështja shqiptare ka qenë çështja kryesore që u mor në shqyrtim që në seancën e parë të saj. Pasi u sigurua aprovimi i një qeverie përkatëse që i dha përfundimisht trajtën e një vendimi, Eduard Grey, në cilësinë e kryetarit të Konferencës u autorizua të jepte komunikatën e njohur që i prekte në fakt pak, pikat kryesore të diskutimit që u zhvillua rreth problemit shqiptar. Siç dhe del nga raportet e ambasadorëve dërguar qeverive, çështja shqiptare u kap në tre aspektet e saj kryesore. Këto ishin: statusi i Shqipërisë, organizimi i saj i brendshëm dhe çështja e kufijve. Me gjithë keqkuptimet e shumta në vendimet e para të konferencës, vonë është kuptuar që gjatë zhvillimeve të seancave të tjera të kësaj konference, zgjidhja e çështjes shqiptare të merrej në konsideratë.

Njëri prej vendimeve themelore të Konferencës së Ambasadorëve ishte pranimi i Shqipërisë si një realitet politik në kufijtë e sotëm me dy kushte: duke e njohur si principatë të trashëgueshme, që do të thoshte me sistem politik monarkik dhe nën kontrollin e Fuqive të Mëdha. Në opinionin e brendshëm të vendit kjo ndërhyrje monopol gjithëpërfshirëse e Fuqive të Mëdha në ngritjen e shtetit të ri denoncohej si një politikë që injoronte Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Arben Puto, historiani i njohur citon “Përlindjen e Shqipërisë”, si zëdhënëse të qeverisë së Vlorës kështu: “Na s’kuptojmë mendimet e atyre që thonë se shqiptari me punën e tij nuk e ndihmoi lirinë e kombit”. Në historiografinë tradicionale shqiptare më shumë është tërhequr vëmendja te cungimi i kufijve shtetërorë të Shqipërisë shtetërore, se te paracaktimi i formës së qeverisjes dhe i statusit me pavarësi të kufizuar.

Në ç’sistem jetojmë? Kjo pyetje e poetit filozof, L. Poradeci, drejtuar shkrimtarit I. Kadare në thelbin e vet, nuk është një çështje kërshërie poetike, por një prej nyjave kyçe që ka kushtëzuar fatin historik të popullit shqiptar prej themelimit të shtetit kombëtar e këtej. Tronditjet e herëpashershme në sistemin politik, përmbysjet, marrja e pushtetit me dhunë, revolucionet popullore, luhatjet dhe pasiguritë, zigzaget, si dhe shumë paqartësi të tëra, janë shkak themelor që Shqipëria e ka kaluar 100 vjetshin e vet pa e kaluar Rubikonin e saj.
Related image
Konferenca e Ambasadorëve projektoi një status të shtetit shqiptar të karakterizuar nga kundërthënie të forta konceptuale (edhe autonom edhe sovran, edhe autonom edhe neutral, edhe sovran edhe nën kontroll ndërkombëtar). Mbi të gjitha nocioni i principatës parakuptonte një filiacion me monarkitë europiane. Projekti i paraqitur në maj të 1913-s parashihte zgjedhjen e një princi nga Fuqitë, organizimin e sistemit gjyqësor, të xhandarmërisë, ku të huajt do të luanin rolin vendimtar. Përgjithësisht, në rregullimin e statusit të Shqipërisë u procedua mbi bazën e parimit ndërkombëtar, duke injoruar parimin kombëtar. Në fakt, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) që u vendos në Vlorë, nuk e njohu formalisht qeverinë e Ismail Qemalit, e konsideroi atë thjesht si një faktor “lokal”, të barasvlefshëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh. qeveria e Esad Pashës në Durrës apo qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër: me këto do mund të bashkëpunohej, deri në zgjedhjen e princit. KNK sabotoi dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës, gjë që çoi në konflikt të hapur e në dorëheqjen e I. Qemalit.

Në vitet 1924 autoriteti më i lartë i shtetit ishte Këshilli i Lartë, me katër anëtarë, që përbënin kryesinë e shtetit. Zakonisht anëtarët e Këshillit të Lartë quheshin edhe “çerek-mbretër”.

Këshilli i Lartë ishte një krijesë e Kongresit të Lushnjës, një tentativë për t’i dhënë vazhdimësi rolit të “princit”, të përvijuar si kryetar shteti nga Fuqitë e Mëdha që në Konferencën e Londrës 1913. Pra, ishte një përpjekje për t’u treguar Fuqive në një moment tepër delikat për shtetin shqiptar (Konferenca e Paqes e Versajës), se klasa politike shqiptare vazhdonte ta respektonte zgjedhjen që Fuqitë kishin bërë kur e njohën shtetin shqiptar në formën e principatës. Por, në mungesë të një princi të huaj, pra, të paanshëm e gjithëpërfaqësues, autoriteti i tij u copëtua përkohësisht në katër, duke siguruar përfaqësimin e katër komuniteteve fetare (Aqif pashë Elbasani, Mihal Turtulli, Luigj Bumçi, Abdi bej Toptani). Kjo u konceptua si një zgjidhje e përkohshme, derisa të vendosej forma e regjimit. Ky institucion u ripërtërit tale-quale edhe gjatë pushtimit gjerman, më 1943, në formën e Këshillit të Regjencës. Gjithsesi, duhet thënë se Kongresi i Lushnjës e reduktoi së tepërmi rolin e Këshillit të Lartë, si institucion epror me përmbajtje monarkike, duke krijuar institucionin e “Këshillit Kombëtar”, domethënë të Parlamentit të zgjedhur nga populli, nga i cili paskëtaj do të buronin të gjitha autoritetet. Ndaj, Kongresi i Lushnjës konsiderohet një vijë ndarje nga një e kaluar “paramonarkike” e regjimit, në atë të një sistemi thelbësisht parlamentar.

Fusha e mjekësisë,është një boshllëk i i ndijshëm pa profesorin e mjekësisë zt.Bedri Zahiti

Image result for bedri zahiti

Prof.Dr.Bedri Zahiti


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , Akademik Prof.Dr.Skendër Koda, me Stafin e Akademisë, ka ngushëlluar sot Familjen e shkencëtarit kosovar Prof.dr.Bedri Zahitit, pas ndarjes nga jeta .

Image result for skender kodra


Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra,Ph.D


Në telegram, Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Akademië dhe Akademikëve Shqiptaro-Amerikan për Familjen Zahiti nga Vushtria.

Në telegramin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane thuhet:

E nderuara Familje Zahiti,

Ne emër të Akademisë së Shkencave dhe Artëve Shqiptaro-Amerikane dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së mjekësisë shqiptare, luftës dhe paqës ,Prof.Dr.Bedri Zahiti .

Profesori Zahiti ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetësinë dhe kardiologjinë dhe angiologjinë shqiptare.

Të gjithë Akademikët Shqiptaro-Amerikan bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Ngushëllime!

Akademik Profesor Dr.Skënder Kodra.


New York,30.06.2018

********




Prof.Dr.Bekim Haxhiu-Kamishi 


Prof. Dr. Bedri Zahiti sot ka ndërruar jetë!Doktor Bedriun nuk e pata vetëm nip, e pata baba të dytë, shok, mik, udhërrëfyes , ishte i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mua dhe për gjithë familjen tonë.
Dr. Bedriu do t’i mungojë familjes, shoqërisë, por edhe mua do të më mungoj shumë.
Vdekja e Prof. Dr. Bedri Zahitit është humbje e madhe për shëndetësinë kosovare, sidomos pêr sektorin i kardiologjisë, pasi ishe një profesionist i vërtetë nga i cili moren dije gjenerata të shumta.
U prehsh në paqe doktor, nipçeja im i dashur!

Bekim Haxhiu-Kamishi 



Prishtinë,29.06.2018



*********


Image result for Eshref Ymeri


Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D


I dashur Flori,
Më lejoni që përmes Portalit tuaj shumë të çmuar "Agjencioni Floripress", t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit Prof.dr. Bedri Zahiti, për humbjen e njeriut të saj të shtrenjtë, e këtij personaliteti të shquar të kombit shqiptar, i cili la pas një emër të madh në shkencën e mjekësisë.
Mirënjohje të thellë ndaj jush, i nderuar Flori, për botimin në këtë Portal të veprimtarisë mjaft të pasur shkencore të Prof.dr. Bedri Zahitit.

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D

Tiranë, 30 qershor 2018


*********


Image result for Perparim Hysi


Përparim Hysi 


NGUSHËLLIME FAMILJES së Prof.dr.Bedri Zahitit që humbën njeriun e tyre dhe,nga ana tjetër,ikja para kohe e një shkenctari me peshë në FUSHËN E MJEKËSISË, është një boshllëk i i ndijshëm që do kohë të mbushet.

Përparim Hysi,shkrimtar

Tiranë,30.06.2018


*********



Image result for Fritz Radovani


Fritz Radovani 


I dashtun Flori,

Ju lutem pranoni ngushllimet e mija per vdekjen e parakohshme te Prof. Dr Zahitit, fatkeqsi qe sjelle pasoja ne nje vend ku mungon prania e njerzve te dijtun. Zoti e paste prane vehtes!

Me respekt Fritz Radovani,shkrimtar

Melbourne(Australi),29.06.2018


******



Image result for flori bruqi

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

I dashur Asdren Zahiti ,

Me pikëllim të thellë mësova se shoku dhe miku im Prof.Dr.Bedri Zahiti është ndarë nga jeta.
Me babain tuaj,Bedriun kam kujtime të mira gjatë këtyre dyzetë vjetëve sa e njof për së afërmi :ishte bashkëshort brilant,prind i mirë,i afërt me pacientin ishte i përkushtuar dhe dashamirës për çdo njeri pa marrë parasysh moshën dhe rracën e tij.Ishte njeri i afërt  - Humanist dhe mjek i pa shoqë në trojet tona. Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, për këtë njeri të madh që na la në këto ditë të vështira për Mjekësinë Kosovare.U preftë në Parajsë nga Hyji ky mik dhe shok i imi!

Flori Bruqi


Prishtinë,29.06.2018

Mehdi Hyseni.jpg

Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI,Ph.D


Letër ngushëlluese:



Lamtumirë, shoku, miku dhe mjeku ynë i dashur, Bedri Zahiti!

Dje, më 29 qershor 2018, mësova lajmin e hidhur të vdekjes së Prof.Dr.Bedri Zahiti (kardiolog) dhe profesor i shquar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, i cili më tronditi thell në shpirt.

-Me këtë rast, familjes së lartnderuar Zahiti, miqve dhe kolegëve të doktor Bedriut në Kosovë dhe në diasporë, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, dhimbjen dhe pikëllimin tim të thellë për këtë ditë të zezë, që thell goditi dhe përvëloi zemrat tona, sepse humbëm vëllaun, shokun, mikun, humanistin, mjekun, pedagogun dhe shkencëtarin e shquar shqiptar të shkencave të mjekësisë, Prof.Dr. Bedri Zahiti, i cili asgjë nuk kurseu, që t’u dilte në ndihmë dhe t’i mjekonte me kohë dhe me plot sukses pacientët e tij që nga Mitrovica, Vushtria, Prishtina dhe e gjithë Kosova.

Sot, krahas familjes së ngushtë dhe të gjerë të doktor Bedriut, më të pikëllur ndihen shokët e rinisë, miqtë, kolegët dhe pacientët e tij, të cilët kanë ngelur të vetmuar dhe “jetimë” pa mjekun e dashur dhe të respektuar të tyre, i cili bëri çdo gjë që të shpëtonte jetën e tyre nga sëmundjet e ndryshme interne.

Në këtë rast të papritur të vdekjes së mjekut Bedri Zahiti, edhe unë së bashku me anëtarët e tjerë të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork (Prishtinë, Shkup, Tiranë) shpreh dhimbjen e madhe dhe pikëllimin e thellë për humbjen e pakompensueshme për shokun tim të dashur të dikurshëm të Gjimnazit “Silvira Tomazini” në Mitrovicë në fund të viteve të 60-ta të shekullit XX.

-Ndjesë pastë, Bedriu ishte nga fshati Kçiq i Madh, komuna e Mitrovicës, ishte nxënës i shkëlqyer në mësime dhe shembullor në sjellje. Kjo vlerë e tij bëri që unë ta njihja, ta respektoja, ta çmoja dhe të bashkëpunoja me Bedriun, edhe pse unë isha normalist i shkollës normale “Hasan Prishtina”, por fizikisht ishim bashkë, takoheshim për çdo ditë, sepse godina e Gjimnazit dhe e Normales ishin nën një çati dhe në të njëjtin oborr të përbashkët në Mitrovicë.

Me të mbaruar shkollën e mesme (1970) jeta na ndau, Bedriu regjistroi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, të cilat i përfundoi në afatin rekord me notat më të larta si student i shkëlqyer.

Duke qenë i pasionuar dhe i përkushtuar shkencës së mjekësisë, Bedriu në afatin 5-vjeçar diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, më 1975. Ndërkaq, “specializimin në fushën e mjekësisë interne dhe të kardiologjisë” i kreu në Universitetin e Beogradit (1982-1984). Më pas, Magjistraturën (1997) dhe Doktoratën i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (1999).

-Emrin, veprën dhe kontributin e vlefshëm si njeri i madh human, mjek, pedagog dhe si shkenc֝tar i madh të Prof.Dr. Bedri Zahtit, nuk do ta harrojnë as familja, as kolegët e as studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, as kolegët e Klinikës Interne, as të Qendrës Kirurgjiuke Urgjente të Kosovës e as kolegët e Qendrës Mejkësore në Vushtrri, ku tërë jetën e kaloi duke punuar si mjek internist (kardiolog) në këto institucione mejkësore të Kosovës.

- Emri dhe vepra e tij qofshin kujtim i përhershëm në zemrat tona!

- I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë Etnike!

-Lamtumirë shoku dhe miku im, Prof.Dr. Bedri Zahiti !

-U prehësh në paqe !

*****
Fotografia e Bekim Haxhiu

MË NDËRIME TË MËDHA SOT U VARROS NJERIU I MADH I KOSOVËS MJEKU DHE PATRIOTI PROF.DR.BEDRI ZAHITI


Vushtri,30 qershor 2018

Më ka rënë hise e rëndë që unë ta them fjalën e kumtit për, mikun dhe shokun e afërt për Profesor doktor Bedri Zahiti në emër të të gjithë shokëve.

E nderuara familje Zahiti,të nderuar bashkëqytetarë dhe miqë tjerë të Prof.Dr Bedri Zahitit , nuk keni humbur vetëm ju, por humbja është e të gjithëve.
Dje pasdite festoja ditëndjen time të 66-të , sa doja ta thirrja familjen e Bedri Zahitit dhe të pysja Asdrenin , ma grabiti djali im i vogël dhe më pyeti “Babi kend e ke shokun më të mire në jetë “?
-Atij i thashë troq - ” Bir ti e din që shoku im i jetës është Bedri Zahiti “.

Më tha shkurt prerazi “Ngushëllime babi ,ka vdekë xha Bedriu, shoku i yt i madh “. U stepa,nuk fola asnjë fjalë …dhe nuk dija ç’të bëja.

Ta pranoj lajmin e tillë pas dy deri 3 orëve për vdekjen e tij ishte për mua shumë e rëndë, vdekja ishte e madhe!

Prof.Dr.Bedri Zahiti u lind në vitin 1950, nga një familje punëtore,pa baba i rritur ndër dajët që ishin bujarë e të ndershëm dhe më përkushtim kombëtar.

Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Skenderaj , ndërsa Fakultetin e Mjekësisë si gjeneratë e parë e kreu në Prishtinë.

Pas diplomimit fillimisht punoi si mjek në Prishtinë,pastaj drejtor I SHSH në Vushtri dhe në 20 vjetshin e fundit punoj si kardiolog në QKUK dhe profesor doktor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Ai i përkushtoi punës me zell të madh .Në atë kohë Vushtrria me rrethinë si dhe i tërë vendi ishte përplotë më të sëmurë nga TBC dhe zemra.

Vushtria bënte përpjekje që ta zvogëlojë numrin e të sëmurëve nga TBC dhe zemra nëpërmjet të bashkëpunëtorëve të jashtëm .

Pas konsultës ai pranoi që të marr specializimin nga kardiologjia , të cilën e kreu me sukses në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.

Me tu kthyer nga specializimi filloi punën e përditshme si Drejtor në SHSH në Vushtri .

Veç punës së ndershme prej, mjekut, specialistit dhe humanistit në atë kohë është angazhuar në organizimin dhe në ndihmën e menagjmentit të atëhershëm të SHSH në Vushtri,ku ishte vetë drejtor.

Gjatë diferencimeve politike, helmimit dhe kohës së futjes së masave të dhunshme ngriti zërin fuqishëm ndaj atyre dukurive antishqiptare.

Pas luftës kaloi për të punuar në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë ku edhe atje u angazhua me përkushtim dhe me shumë sukses kreu punën e kardiologut dhe u bë Drejtor i kardiologjisë më angiologji në QKUK.

Për këtë mik timin, mbaj vetëm vlerësime prej njeriut të dëvotshëm, humanistit, intelektualit dhe patriotit.

Të flasim tash për figurën tij madhore duhet të lirohemi nga atributet se ai ishte vërtetë i madh dhe shpirtëmirë edhepse ka ditë të jetë agresiv karshi të keqës dhe të padrejtës, atributet e tij ishin madje edhe rrezatuese, fliste thjeshtë, por kishte edhe sens për humor.

...Ai dinte të besonte dhe të çmonte mendimet e shokëve dhe të miqëve, prandaj ky ishte motivi që ne e çmonim dhe donim shumë më tepër.

Prof.dr. Bedri Zahiti i përkushtoi familjës së vetë dhe të tjerët i ka respektuar.


Në filozofinë mjekësore kosovare ai shpesh fuste risi për ndryshime në retorikën e mjekimit.

Në dekadën e fundit është përballur me brengën e tij shëndetësore edhepse atë e rezistojë burrërisht për një kohë të gjatë....

Ende jam në ankth për vdekjën e shokut. Lumi i shpirtit të tij krijues nuk e ndal valen e mesazhëve dhe të kujtimit për njeriun e madh.


Flori Bruqi

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...