Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/25

SHQIPERIA REPUBLIKA ME E MIRE RUSE…?!


…ne faktin politik Republika me e mire Ruse dhe ne aspektin fetar vilajeti me i mire turk!

Haradinaj, ndize zjarrin e shuar te diaspores shqiptare ne Amerike, qe ta ndeze flaken e lirise se Kosoves dhe te percelloje gojet e liga te mosbashkimit shqiptar!


 Te ka ra per hise e veshtira, si ne lufte e ne paqe. Bekuar qofte fjala dhe qendresa jote ne te drejten!

Fotografia e Albdreams Televizion

ZEF PERGEGA

A eshte ne te vertete Shqiperia Republika me e mire Ruse?! Per te iu pergjigjur me mire dhe me sakte kesaj pytje do te duhej te kishte folur per 28 vjet truri i kombit tone. 

Po me qene se truri ka rrjedhur dhe ne Shqiperi ka mbetur, te pakten ne qeverisje dhe ne politike korrotiqi si nje zgaver lisi ku kane ngritur cerdhen vetem grencat helmuese.

Shqiperia eshte ne faktin politik Republika me e mire Ruse dhe ne aspektin fetar vilajeti me i mire turk.


 Midis Rusise dhe Turqise ka nisur nje lufte e fshehte per supermaci. Turqia po perdor elementin fetar dhe historik per te nenshtruar teritoret shqiptare brenda hartes se perandorise osmane, kthetrat e se ciles po gervishin lekuren e kultures shqiptare edhe ne diasporen shqiptare te Amerikes, ndersa Rusia me mjete financiare ka organizuar strukturat e vjetra serbe ne diasporen shqiptare te Amerikes per ta mbytur kete ze dhe nje cerdhe korbi te flase per intererat shqiptare.

Te dyja keto shtete kane vrare rende cdo vlere demokratike nder shqiptaret e Amerikes…

Nuk jane pak rreth 100 milion dollare per te paguar per me shume se 20 vjet ne Amerike, per te shuar zerin e inteligjences shqiptare ne shtetin e lirive themelore te lirise dhe demokracise dhe per te larguar vemendjen amerikane nga ceshtja shqiptare.

 Shqiptaret vazhdojne te kendojne neper festa kenge folkorike, pa e kuptuar se telat e saj jane te thare deri ne shpirt nga mos respekti i gjakut te te reneve dhe zbritja nga malet e horrave per te marrre pushtetin.

Mosmirenjohja ndaj Amerikes do ti kushtoje shqiptarve me rende se pasojat e Luftes se Dyre Boterore.

Thaqi u zgjodh presindet, me mire te themi mbreti i nje shteti qe me thirrjet qe po behen ne Amerike nuk do te jete e larget dita qe do ti bashkohet perseri Serbise.

 Ajo po e gllaberon perdite pjese pas pjese duke i lene shqiptaret te ngrohin vezet ,te cilat nuk celin zogj po shpend djalli.

Kosovaret e thyen brinjesh kushtetuten kur marreveshja per qeveriseje paralajmeroj ardhjen ne pushtetin e kreut te shtetit te Thaqit. Vota e humbi vleren e saj…

Nje baze ushtarake ngriten ruset ne Vlore me sakte ne Pashaliman dhe diktatori edhe pse nuk kishte buke i deboi nga Shqiperia! Ai ishte dikator, gjakatar, vrases i fese dhe lirise, po floten ruse e shporri nga Shqiperia.

Me ardhjen e demokracise, ajo qe erdhi ne Shqiperi erdhi si nje lecke e varur ne tela burgjesh, e cila ne vend te fshinte gjakun e kombit fshiu trurin e tij. 

Ne keto vite vershuan firmat ruse me pretendimin e zhvillimit e ekonomik. Qeveria demokratike nuk i qasi dhe ato u larguan po nuk harruan. Blene toka ne bregdetin shqiptar nen Mal te Zi.

 U futen me investime ne diplomacine dhe qeverisjen shqiptare. Financuan tre mije vete serb qe merrnin rroga te trefishta ne qeverine shqiptare per ta bere pazar Shqiperine dhe trurin e saj per t’ia thare.

 Ruset u kthyen ne Presheve me investime kolosale ne logjistike, kjo logjistike do te ia thaje deri ne loze driten e syve te shqiptareve, te cilet mjerisht jane mberthyer ne politiken e tyre te brendeshme me batuta me banale. 

Keto shqiptare qe po perfitojne nga investimet ruse nga njerra ane serbe dhe turke nga ana tjeter, do te kalojne ne ferr pa ju hyre asnje ferre, po ferra me e keqe eshte se thumbi do tu mbese brenda gjeneratave, te cilat te hutuara deri ne cmenduri do te pyersin “ Po kush na e nguli kaq for dhe nuk po e heqim dot”

E pyeta nje amerikan me te cilin punoi: “Pse nuk e heq plumin qe ke ne shtyllen korrizore!’” Ai tha: “kete plumb e kam marre pas shpine ne Vietnam, por ai ka hyre deri ne palce dhe po ta heq une vdes!”

Kur kam qene gazetar ne Shqiperi kam ndjekur nje takim, te cilin e organizonte ambasada ruse ne Tirane me ushtaraket e marines, te cilet kishin perfunduar studimet e larta ne Rusi. Populli shqiptar ushqen ndjenja miqesie me popullin rus, por politika e ketij shteti kurre ne histori nuk ka qene ne anen e te drejtes se shqiptareve.

 I bera nje pytje diplomatit rus, se si jane trajtuar studentat shqiptare qe kane mbetur ne Rusi?! 

Nuk kishte ndonje informacion, por ai u shpreh se shqiptaret nuk jane trajtuar keq.

Isha strukur ne kinema “Drini” te Lezhes dhe degjoja diplomatin rus, impulsiv dhe i zgjuar. Ai vazhdonte te mbillte faren e vjeter te “miqesise” se arte me Bashkimin Sovjetik ne fytyrat dhe syte e permalluar te marinsave shqiptare, te cileve u ngjallte nostalgjine e defrimeve gjate studimeve ne BS. 

 Aty nga fudi i bisedes diplomati pyeti: “A ka gazetare ne salle?!

” Marinaret hodhet syte e zbuluesit por nuk na njohen dhe keshtu rrudhen supet. Diplomati e zgjidhi gjuhen duke i meshuar idese se tij per te ringjallur ate kohe te vjeter dhe per ta veshur me rroba te reja e, per te ngitur gupet e miqesise te mbeshtetur nga nje propogande te zjarrte si gryke tanku. 

Pas pytjes qe i bera dhe ndjeses qe i kerkova se nuk u prezantova si gazetar iATSH-se, Agjencia shteterore e lajmeve, nga droja se nje ankese e tij mund te bente nje incident provokativ dilomatik, duke e sqaruar se ishte thjeshte mosprezantimi nje rast nxitimi dhe se ne sapo kishim dale nga diktatura dhe nuk kishim pervojen e duhur. Diplomati me ftoi per dreke ne Kune Vain te Shengjinit. 

Gjate bisedes per gazetarine, te cilen ai e njihte shume mire rolin e saj, mbasi ka gazetare me pare dhe per pare me pyeti; “Me cilen zone ju beni shaka?! I hodha nje shikim perkthyesit qe e dija se ishte jugor se nuk bente vaki te ishte verior, iu pergjigja. 

“Me Lushnjen bejne humor sidoms vlonjatet dhe fieraket, por per mua jane njerez te urte te mire, punetore…!” Diplomati tha se ne me Cecenine, e disa republika te tjera buze detit te Zi bejme shaka te tilla. 

Ato nuk kane asnje rol strategjik ne politiken e Rusise ndersa: “Republika e Shqiperise eshte republika me e mire e Rusise?! E kundershtova duke i thene: “Populli shqiptar eshte ilir dhe jo sllav!”

Kjo thenje ka moshe 25 vjecare. Po cfare ka ndodhur keto vite?!

 Si ka mundesi qe koha e Mugoshes perseritet ne Shkoder me prezencen e ish presidentit serb, i cili e kishte hequr kollaret per te ia futur ate shqiptareve?!

Si ariten turqit dhe ruset dhe rilindasit te shuajne levizjet e patrotizmit dhe te lirise se shqiptareve te Amerikes.?!

Po marrim turqit: Ne Amerike ka 250 shoqata shqiptaro-amerikane. 

Gjate 15 vjeteve te fundit nuk ka asnje levizje prej tyre ne drejtim te interesave kombetare. 

Turqit nepermjet finacimeve marramendese kane ngitur “Qendrat e cultures Ballkanike” ne disa qyete amerikane ku jane te perqendruar shqiptaret, sidomos ne New-York, Detroit, Florida, San -Francisko e gjetke qe nepermjet programit te tyre synojne vilajetizimin osman te kulures dhe gjuhes se shqiptareve dhe popujve te ballkanit dhe te Ukrahines.

 Ata kane mberritur te kene media dhe televizone shqitare ne dispozicion te tyre, drejtuesit e tyre vijne nga mentaliteti i vjeter i besimi islam dhe me berthame nga fosilet e diktatures…

Ruset: Nepermjet serbeve, ceku i fundit ka qene 20 milion dollare, me qellim qe te pamundesohet hapja e shkolles shqipe dhe themelimi i Qendres se Kultures shqiptare, ata kane mberritur nepermjet njerezve te tyre qe kane jetuar nen sistemin titist te ushtrojne presion dhe ndikim mbi institucionet e kultit katolik, duke mbjellur percarje, diskretitim te inteligjences shqiptare dhe elementit patriotik e human. 

Madje ato kane sjelle nje peshtjellim ne largimin e pese meshtareve katolik edhe pse mediat e tyre jane financuar ne menyre te cuditshme nga keto institucione.

 Kjo ka bere qe 300 familje malesore dhe shqiptare te largohen nga keto qendra dhe ti kryejne sherbimet ne kishat Amerikane.

 Sherbimet serbo ruse mberriten deri atje qe ne sallat ne pronesi te njeres nga kishat te hiqet flamuri kombetar, portreti i Ismail Qemalit e Nikoll Kacorrit, Isa bBoletinit, Gjergj Katriotit, Nana Terezes dhe homerit shqiptar Gjergj Fishtes….

Rilindasit: Gjate periudhes se sistemit komunist nje lufte e ashper u zhvillue ne diasporen shqiptare te Amerikes mes nacionalizmit dhe komunizmi. Nacionalizmi ishte i forte dhe i organizuar ne parti politike dhe me shtypin e tyre.

 Elementet agjenturor te sherbimeve secrete hyne deri thelle ne organizmite e tyre duke u paraqitur si kundershtare te eger te komunizmit.

 Cdo njeri prej tyre e kishte rrogen 3 mije dollare ne muaj, shume e madhe per kohen madje e madhe edhe per kohen e sotme. 

Ndonjerin e financuan qe te celte bizes dhe te praqitej si njeri i zoti qe ka lidhe edhe me administratet Amerikane. 

Por sebo ruset per intresat e tyre celen firma piramidale dhe keshtu bangat jugosllave ua moren te gjitha kursimet shqiptareve te amerikes duke e dobesuar fuqine e saj deri ne maksimum.

Ka 18 vjet qe Rilindja po punon ethshem per ringritjen e strukaturave te saj sipas nje vendimi te kongresit te saj per ta organizuar diasporen mbi bza partie. 

Sipas nje perllogaritje ajo ka ngritur 85 te tilla ne te gjithe Ameriken, duke organizuar edhe dy samite gjoja me diasporen nen siglen e Ministrise se diaspores, nenkupto Komitetin Qendror te partise komuniste te Rilindjes.

 Tani ato kane biznese konkuruese ne kapitalin amerikan, media, shoqata, te cilat nuk shkulen derisa tu qelbet gjaku.

Po Rilindja ka hyre edhe ne Kosove. Atje ajo ka ngritur strukturat e saj te fshehta. Ajo do te shpertheje si kerpurdha dhe hija e saj do te jete helmuese per te ardhmen e Kosoves.

 A shikoni si eshte bere bashke e liga?! Sherbimet secrete ruse, turke dhe shqiptare kane hyre thelle deri duke prekur rende nderin autokton dhe fisnik te familjes tradicionale kosovare, duke e bere jeten e tyre pornografi dhe seks para ore 9-te darkes. Investim i madh per te cderuar driten e syve e driten e dijes.

 Demostratat duhet te behen per kete pune, per te qene ne krah te qeverise qe bashke me popullin inteligjncen e shendoshe te kryejne operacione ne lekuren e djegur ….

Ne te gjitha keto komponete te rrezikshem e ka burimin situata ne Shqiperi e ne Kosove, mbasi sherbimet serbe, turke, ruse dhe te Rilindjes kane hyre ne cdo qelize te shoqerise dhe pushtetit ne dy shtetet tona dhe ne diaspore.

((Zef Pegega është  publicist,shkrimtar i mirënjohur. Ai ka qenë   redaktor përgjgjës  në Agjencinë Telegrafike Shqiptare(ATA).Tash punon në Clinton Township, Michigan është editor   në Albdremas TV  të SHBA-ve. Është autor i  mija artikujve gazetaresk në Shqipëri,Kosovë ,Amerikë si dhe i dhjeta librave  letrare,publicistike dhe shkencore) ..

2019/02/24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Nuk ka harta, nuk ka asgjë në lidhje me çështjen e Kosovës

Nga Flori Bruqi





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur se pa heqjen e taksës nuk ka asnjë bisedim dhe marrëveshje me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përgënjeshtruar mediet gjermane, të cilat sot kishin shkruar rreth planeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.


Siç shkruan “Tanjig.rs”, transmeton lajmi.net, Vuçiq ka thënë se me Kosovën nuk ka asnjë marrëveshje për asgjë.

“Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk jemi duke zhvilluar bisedime”, ka deklaruar Vuçiq.

Mediet gjermane sot kishin paraqitur një plan 17 pikësh në lidhje me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi dhe pas kësaj Vuçiq ka thënë se, të gjithë ata që e pretendojnë apo e duan një gjë të tillë duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë.



Sipas tij, nuk ka asgjë konkrete asnjë marrëveshje, asnjë nënshkrim dhe as bisedime me Kosovën pa heqjen e taksës, transmeton më tutje lajmi.net.

“Unë nuk mund t’i përgjigjem deklaratave të tyre dhe pohoj çdo ditë, për këtë duhet shumë energji. Ne nuk flasim me ta, sepse ata (Kosova) kanë vendosur taksë. Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse nuk jemi duke zhvilluar bisedime. Çfarë 17 pikë, nuk ka asnjë pikë”, deklaroi Vuçiq.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës më 21 nëntor të vitit të kaluar, Serbia ka bllokuar dialogun me Kosovën. Sipas Serbisë, dialogu me Kosovën do të zhvillohet vetëm kur të pezullohet taksa prej100 për qind e vendosur ndaj mallrave me origjinë serbe.

Ndërsa në internet është duke qarkuluar nga data 22.02.2019,21:31 në Lugina-Lajm ky shkrim:

DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS

Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve, RUSISË DHE FRANCES !

1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISË dhe FQINJËSISË së mirë!

2. Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë.

3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok.

Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.

4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë.

5. MITROVICA – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe.

Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe 5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. 

Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.

6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice.

Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.

7. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë.

8. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues.

9. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.

10. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD).

11. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce,Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin.

12. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte.

13. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen
Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.

14. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite.

15. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura.

16. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.

17. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim.

18. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.

19. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro.

20. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.

21. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet.

22. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.

Në negocim janë edhe tri çështje tjera:

1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale, kurse në OKB do ta njoh si Kosovo, pra don ta regjistroj me dy emra.

2. Asnjë shtet nuk ka drejtë të bashkohet me shtetin tjetër, apo territorin tjetër për 99 vjet (zgjidhet kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni).

3. Palët obligohen që të kenë votë unanime në OKB për çështjet e caktuara (për çështjet teknikisht ende të hapura).

Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën 15 Maj 2019.

Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019.

Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë Kushtetutat e tyre.


Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntor 2019.

Der Standard: Ndryshimet e kufijve i konvenojnë vetëm Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit



Gazeta austriake “Der Standard” në një analizë të gazetares Adelheid Woelfl, e cila është njohëse e mirë e Ballkanit shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai serb, Aleksander Vuçiq po e inskenojnë vetën si udhëheqës të shqiptareve dhe serbeve.

Në analizën e saj me titullin “Loja me kufijtë në Ballkan”, gazetarja shkruan se krahas kryeministrit serb, Vuçiq, politikën e “fqinjësisë” e ka zbuluar edhe kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama.


“Ai nuk u përzierë vetëm në politikën e partive politike shqiptarë në Maqedoni, por edhe i emëroi edhe katër shqiptar nga Kosova si zëvendësministra. Dhe, ai paralajmëroi që do të lehtësoj qarkullimin në pikën kufitare me Kosovën”, shkruan Der Standard.

Krejt kjo sipas gazetës po ndodh në të njëjtën kohë kur po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas gazetës mund të çoj të një njohje indirekte të Kosovës nga Serbia.

Sipas analizës së gazetares Woelfl, ridizajnimi i kufijve në vija etnike, jo e bazuar në integritet territorial i shërben vetëm dy personave.

“Kjo i shërben para së gjithash dy politikanëve: kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, të cilët tash e një kohë po e paraqesin vetën si udhëheqës të të gjithë serbëve dhe shqiptareve, me cakun për të arritur një “pajtim historik:, siç e quan Vuçiq”, shkruan gazetarja.

Sipas gazetës, shumica e përfaqësuesve të BE-së, janë duke lavdëruar këta dy, që kanë vizituar njëri-tjetrin. “Kjo është shumë e çuditshme, sepse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë ndonjë problem”, ka shtuar ajo.

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, e cila shkruan vazhdimisht për çështjet e rajonit, vjen me një tjetër artikull interesant nga Adelheid Woelfl.



“Bomba” e gazetës austriake: Edi Rama është për ndarjen e Kosovës


Gazeta e njohur austriake, Der Standard, e cila shkruan vazhdimisht për çështjet e rajonit, vjen me një tjetër artikull interesant nga Adelheid Woelfl.
Rezultate imazhesh për Adelheid Woelfl
Ajo shkruan se politikanët populistë si Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ai, jo vetëm që po zbut kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ka nxjerrë nga qeveria njeriun që kundërshtoi idenë e shkëmbimit territorial, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Rama ia kaloi zyrën e tij një 26-vjeçari kosovar, por presidenti Ilir Meta e ndaloi. Zyrtarisht Edi Rama tani është ministër i Jashtëm, por të gjithë kompetencat ia ka dhënë zëvendësit të tij, Genti Cakaj,” shkruan gazetarja.
Rezultate imazhesh për Adelheid Woelfl
Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej shumë ndërkombëtarisht dhe vepronte si një antipod për të qetësuar shpërthimet e Ramës.

Megjithatë, disa diplomatë thonë se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë duket një përfundim i pashmangshëm, edhe pse kundërshtohet nga shumica e partive dhe nga shoqëria civile në Kosovë.Gazetarja citon në këtë kuadër edhe letrën e presidentit amerikan Donald Trump për homologun Hashim Thaçi.

Rezultate imazhesh për Adelheid Woelfl
Sipas shkrimit, njeriu kyç i Trump po punon për ndarjen e Kosovës.

“Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”.


****

Rezultate imazhesh për Adelheid Woelfl


Albaniens Premier Rama setzt großalbanische Signale 


ADELHEID WÖLFL 


Der kosovarische Premier Haradinaj will im Gegenzug für eine Anerkennung des Kosovo Zölle gegenüber Serbien aufheben Der Dialog zwischen Serbien und dem Kosovo kommt langsam in die "heiße Phase". Am Dienstag willigte Kosovos Premier Ramush Haradinaj ein, die 100-Prozent-Zölle gegenüber Serbien und Bosnien-Herzegowina für 120 Tage aufzuheben. Belgrad solle im Gegenzug den Kosovo anerkennen und der Kosovo einen Uno-Sitz bekommen, so Haradinaj. Er verlangt auch eine internationale Konferenz, bei der die USA und die EU das Abkommen zwischen Serbien und dem Kosovo besiegeln sollen. Haradinaj betonte aber nochmals, dass die EU "jegliche Neuziehung der jetzigen Grenzen des Kosovo, die Teilung des Kosovo oder einen Gebietsaustausch" zurückweisen müsse. Der Gebietsaustausch würde vorsehen, dass der Nordkosovo zu Serbien und das serbische Presevo-Tal zum Kosovo kommt. Bis 2018 wurde ein solcher Austausch von der EU immer ausgeschlossen. Doch seit dem Vorjahr haben die EU-Außenbeauftragte Federica Mogherini und EU-Kommissar Johannes Hahn einen Paradigmenwechsel vollzogen. Sie unterstützen nun einen solchen Gebietsaustausch, der der Verfassung des Kosovo widerspricht. Teilung des Kosovo Unterstützung für Grenzziehungen zwischen Volksgruppen kommt von albanischen und serbischen Nationalisten, die ethnisch homogene Räume, also ein Großalbanien und ein Großserbien, anstreben, aber auch von den völkisch denkenden Präsidenten von Serbien und dem Kosovo, Aleksandar Vučić und Hashim Thaçi, und dem albanischen Premier Edi Rama. So hat dieser nicht nur die Grenzen zwischen Albanien und dem Kosovo aufgeweicht – es wird nur noch spärlich kontrolliert -, sondern auch jenen Mann aus seiner Regierung geworfen, der gegen die Gebietsaustauschidee war: Außenminister Ditmir Bushati. Dafür wollte Rama dem 26-jährigen Kosovaren Gent Cakaj das Amt übergeben – was der albanische Präsident Ilir Meta verhinderte. Offiziell hat sich nun Rama selbst zum Außenminister erkoren, Cakaj ist sein Vize – ihm wurden von Rama aber sämtliche Befugnisse übergeben. "Überraschend und "befremdlich" Für den Südosteuropa-Experten Florian Bieber von der Universität Graz ist die Ablösung Bushatis "überraschend" und "befremdlich", da er international hochangesehen sei und als ruhiger Gegenpol zu dem eher aufbrausenden Rama gewirkt habe. Bieber moniert die "nationalistischen Gesten" Ramas wie die Ernennung des Kosovo-Albaners Cakaj und die Vereinfachung der Grenzkontrollen zum Kosovo. "Sie verstärken den Führungsanspruch Ramas gegenüber Albanern im Kosovo und in Mazedonien. Das ist ein Signal an die EU: Wenn die EU-Integration nicht voranschreitet, gibt es einen Plan B, die schrittweise Vereinigung der albanischen Gebiete, insbesondere von Albanien und dem Kosovo." Manchen Diplomaten zufolge ist der Gebietsaustausch bereits "eine ausgemachte Sache", obwohl im Kosovo die meisten Parteien der Zivilgesellschaft dagegen sind. Zuletzt hat sich US-Präsident Donald Trump in einem Brief an Thaçi aber dafür ausgesprochen, "mit einheitlicher Stimme zu sprechen und Maßnahmen zu unterlassen, die eine Vereinbarung schwieriger machen würden". Abweichende Meinungen sind offenbar nicht erwünscht. Trumps Wahlkampfstratege Laut dem serbischen Ex-Außenminister Vuk Jeremic gehört auch der Trump-Wahlkampfstratege Corey Lewandowski zu den Lobbyisten, die sich für die Teilung des Kosovo einsetzen. An der Adresse von Lewandowski in Washington ist die Firma Twin Rocks Global registriert, die einen Vertrag mit der serbisch-nationalistischen Partei SNSD hat, die wiederum die Teilung und damit Zerstörung von Bosnien-Herzegowina anstrebt. (Adelheid Wölfl, 29.1.2019) 

https://derstandard.at/2000097207598/Albanischer-Premier-Rama-setzt-grossalbanische-Signale

Shkëmbimi i territoreve: Tensione para bisedimeve Kosovë-Serbi

Rezultate imazhesh për Adelheid Woelfl
Adelheid Woelfl (Der Standard)



Tensioni ndihet në të gjithë vendin. Presioni mbi Kosovën për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, që përfshin ndryshimet kufitare, po rritet. Administrata e SHBA-së e presidentit Donald Trump, e ka bërë objektivin e saj në Ballkan. Marrëveshja duhet të jetë gati në qershor. Negociatat do të fillojnë në mars. Lobisti pas këtyre negociatave është Corey Lewandowski, një ish-strateg i fushatës zgjedhore të Trumpit.


Deri më tani, vetëm kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e ka penguar fillimin e negociatave, sepse prezantoi disa tarifa të larta për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Serbia kërkon që tarifat të dalin nga tryeza dhe më pas të nisin negociatat. Megjithatë, Haradinaj dëshiron të parandalojë ndryshimet kufitare – të planifikuara sipas një shkëmbimi territorial me kritere etnike – dhe për këtë arsye mbetet i palëkundur deri më tani. Për këtë arsye vendi është përpara rrëzimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të reja.

Por, qëndrimi i Haradinajt është i njëjtë me ata të shumicës dërrmuese të kosovarëve, që nuk dëshirojnë një shkëmbim territorial, madje edhe platforma multipartiake e miratuar së fundmi është e pozicionuar në mënyrë të qartë kundër ndryshimeve kufitare. Por, për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ky është kushti kryesor për njohjen e Kosovës. Kosova gjithashtu do ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ndryshimi i kufijve të Kosovës jo vetëm do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Planin e Ahtisaarit, që qëndron mbi Kushtetutën, por edhe me politikën perëndimore e cila i ka përjashtuar me kohë kufijtë etnikë.

Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Vuçiqit në tetor të vitit 2016. Por, projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe. Edi Rama – nga ana tjetër – prej kohësh e prezanton veten si udhëheqësi i madh i shqiptarëve në rajon dhe përdor të njëjtën kartë populiste si Vuçiqi. Ai padyshim synon krijimin e “Shqipërisë së Madhe” – përfshi Kosovën. Më 14 shkurt, Rama tha në një emision televiziv se Kosova është pjesë e Shqipërisë. Politologu Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës, e sheh këtë si një deklaratë të lirë populiste që përbën agresion verbal ndaj shtetit kosovar. “Normalisht, autoritetet kosovare duhet të thërrasin menjëherë ambasadorin shqiptar dhe të dërgojnë një notë proteste”, thotë Hajrullahu.

Nëse deklarata të tillë agresive vijnë nga Serbia apo nga Shqipëria, ai që vihet në pikëpyetje është shteti kosovar. Nacionalistët në Bosnjë dhe Hercegovinë dëshironin vendosjen e kufijve sipas kritereve etnike që në fillim të viteve ‘90, prandaj erdhi një luftë me mbi 100 mijë të vdekur dhe një gjenocid ndaj të gjithë atyre me emra myslimanë. Ndryshimet e kufijve me bazë të kritereve etnike në Kosovë do të vazhdojnë të ofrojnë argumente të forta për këta nacionalistë në Bosnjë-Hercegovinë. “Fajtor për këtë situatë është edhe BE”, thotë Hajrullahu, sepse ajo ka lejuar të flasë për ndryshimet kufitare mbi kriteret etnike. “Kjo bie në kundërshti me të gjitha vlerat e Evropës”. Është e paqartë se përse shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE, Johannes Hahn ndryshuan papritur pozicion vitin e kaluar në periudhën maj/qershor.

Marrëveshja Kosovë – Serbi, në funksion të stabilitetit në rajon


Arritja e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2019, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është konsideruar si e domosdoshme për të parandaluar destabilizimin e rajonit.

Gjendja në rajon, konsiderohet fragjile, andaj edhe janë shpeshtuar thirrjet edhe nga komuniteti ndërkombëtar që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe obligative për të dyja palët.



Presidenti Hashim Thaçi gjatë kësaj jave tha se në 12 muajt e fundit, në raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, ka vetëm regres.

“Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do të bëjmë marrëveshje ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin”, deklaroi Thaçi.

Nga ana tjetër, edhe politikanët nga partitë politike opozitare, konsiderojnë se situata politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon nuk është e qëndrueshme.

Lutfi Haziri, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se rajoni në përgjithësi nuk mbahet mend të ketë qenë më i trazuar sesa që është në këtë vit.

“Tirana po vlon nga një sindromë e re që e ka prekur opozitën atje, protestat dhe pakënaqësitë sociale. Beogradi, po ashtu, opozita po provon që pakënaqësitë t’i zgjedh në rrugë përmes protestave. Kemi një heshtje nderi ndoshta mortore nga opozitat në Maqedoni karshi suksesit të kryeministrit Zoran Zaev në arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Por, edhe atje situata është në ekzaltim të këtij suksesi… Por, pakënaqësitë janë gjithandej, pa përmendur Bosnjë e Hercegovinën, dhe gjendjen qe kemi në Prishtinë”, thotë Haziri.

Ai thekson se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, qofshin ata në Bashkimin Evropian, në NATO apo në Uashington, po e shohin këtë situatë të brishtë si të rrezikshme, për shkak të rritjes së pakënaqësive sociale.



“Do të jetë e pafalshme nëse Kosovës i përsëritet ndonjë ngjarje e dhunshme. Do të jetë e pafalshme nëse i përsëritet Shqipërisë viti ‘97 ose e pafalshme edhe për Serbinë, sepse edhe ata kanë kaluar në procese të rënda, eedhe Bosnjës e Hercegovinës. Krejt ky ambient kërkon pjekuri të madhe politike dhe unitet. Nuk ka rrugë tjetër për të kaluar”, thekson Haziri.

Edhe analistët politikë tërheqin vërejtjen për rrezikun që mund të vijë si pasojë e rritjes së pakënaqësive sociale në vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Sipas tyre, gjendje të tilla janë rezultat i keqqeverisjes.

Analisti Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, pos tjerash thotë se nga përparimi i dialogut Kosovë – Serbi, varen edhe shumë zhvillime, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në përgjithësi.

Ai thotë se gjendja e status quo-së është e dëmshme për të dy palët, Kosovën dhe Serbinë. Ndërkaq, deklaratën e presidentit Thaçi, për mundësinë e destabilizimit të rajonit në rast të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Muhaxhiri e sheh edhe si një lloj kërcënimi diplomatik.

“Raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë jashtëzakonisht komplekse dhe kanë ndikim të madh në Ballkan, pra si në aspektin pozitiv ashtu edhe negativ. Prandaj, edhe pesha politike është shumë e madhe. Ka mundësi që nëse nuk arrihet një marrëveshje finale, atëherë forcat të cilave u intereson destabilizimi,që në radhe të parë dirigjohen nga Rusia, ta shfrytëzojnë vakuumin dhe të ndikojnë negativisht në proceset politike dhe sociale”, vlerëson Muhaxhiri.

Ai thotë, po ashtu, se derisa shihet një angazhim i faktorit ndërkombëtar, në radhë të parë i SHBA-së dhe BE-së për një zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia, sipas tij, më tepër do të preferonte një gjendje kaosi në Ballkan.

“Nuk mund të anashkalohen edhe trazirat edhe keqpërdorimi dhe instrumentalizimi i situatës së amullisë”, shton ai.

Arritja e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po provohet përmes procesit të negociatave, i cili sipas paralajmërimeve në Prishtinë dhe Beograd, po hyn në fazën finale. Aktualisht, mospajtimet qëndrojnë në faktin se a duhet apo jo që pjesë e negociatave të jetë edhe opsioni i ndryshimit të kufirit, për çka ka dallime si brenda spektrit politik në Prishtinë, ashtu edhe tek ai në Beograd.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) gjatë javës që po lëmë pas prezantoi një sondazh që u jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga gjetjet e prezantuara mes tjerash është thënë se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual.

Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), e kanë mbështetur vetëm 30 për qind e qytetarëve të Kosovës.

NDARJA E ”RE” E KOSOVËS E NDËRLIDHUR ME COPËTIMIN E LUGINËS SË PRESHEVËS SI FATKEQËSI E RADHËS!

Prof.Dr. Hivzi ISLAMI, Prof.Dr. Arsim EJUPI

Është tashmë i njohur fakti se ndër tragjeditë më të mëdha dhe afatgjata të shqiptarëve si në rrafshin kombëtar e politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik, social dhe familjar janë copëtimet e imponuara dhe të dhunshme të territorit të tyre etnogjeografik.
Anash ndarjet e trungut gjeoetnik të shqiptarëve dhe të Kosovës që nuk prajtën nga periudha osmane e deri në çlirimin e Kosovës (1999), edhe këto dy dekadat e fundit fatkeqësisht u provuan disa versione të rikoponimit të brendshëm teritorial-politik të Kosovës, çfarë janë enklavizimi, kantonizimi, përkufizimi në dy entitete sipas modelit të Qipros, ridefinimi territorial, decentralizimi dhe formimi i komunave të reja, rishikimi dhe rirregullimi i territorit etj.
Ideja për ndarjen e Kosovës pikërisht para 50 vjetëve ka dalë nga “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiqi. Kur u bë kryetar i Jugosllavisë së Zhablakut (Serbia dhe Mali i Zi), në janar 1993 projektin e ndarjes në proporcion 60:40% në favor të Serbisë e paraqiti në selinë e OKB-së në Njujork, por u hodh poshtë nga bashkëkryetarët e Konferencës së Gjenevës, S. Vens dhe R. Oven nga frika e ndarjes së BeH dhe Maqedonisë. Në vitin 2004 Qosiqi u bë edhe më i qartë kur thekson se “Serbia nuk ka forcë biologjike që ta ruajë territorin e saj”, prandaj duhet të ndahet dhe ndarja e përkufizimi i tillë paraqesin “kompromisin midis të drejtës historike dhe të drejtës etnike dhe zgjidhjen racionale të antagonizmave shekullore ndëretnike”. Pjesa që do ta merrnin shqiptarët mund të bashkohet me Shqipëri dhe dy popujt dhe dy shtetet mund të jetojnë njëri pranë tjetrit dhe për këtë qëllim autoritetet e Beogradit duhet të bisedojnë drejpërdrejt me Tiranën zyrtare, duke e kapërcyer Prishtinën. Disa deklarata të njerëzve më përgjegjës të Tiranës zyrtare kohët e fundit shkojnë në këtë drejtim (rruga Nish‒Merdare‒Kukës‒Durrës të ndërtohet pa u pyetur Kosova; ose shqiptarët duhet ta kenë një President!). Të gjitha instancat relevante ndërkombëtare, duke përfshirë edhe KS të OKB-së e kundërshtojnë ndarjen e Kosovës, sikundër që nuk pranojnë që Kosova të kthehet në gjendjen e para vitit 1999 ose të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Këtë e gjejmë edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të vitit 2008 (neni 1, alinetë 1 dhe 3).

Është e qartë se Veriu i Kosovës, me shumicë serbe dhe Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, janë dy nyje neuralgjike gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan për të cilat po kërkohet një zgjidhje e pranueshme, cilësore dhe afatgjate. Lugina e Preshevës që shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit paraqet një territor-korridor që lidh Luginën e Moravës në veri me Luginën e Vardarit në jug, duke mundësuar komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë të Evropës së Mesme me atë Jugore dhe më tutje. Nëpër të kalojnë paralelisht rruga automobilistike (autostrada) dhe hekurudha me rëndësi ndërkombëtare, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturin Korridorin X, si një nga linjat më të rëndësishme të komunikacionit dhe transportit në Evropën JL. Këto kohët e fundit u riaktualizuan ide “të reja” dhe “të vjetra” për zgjidhjen e krizës në rajon në kuadër të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Një nga idetë e zëna në gojë shpesh është edhe “shkëmbimi i territoreve” midis Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës. Pala serbe duke qenë koshiente për pamundësinë që në aspekt afatgjatë t’i mbajë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në nivelin e “konfliktit të ngrirë” dhe në rrethanat e rrugëtimit institucional edhe synimit për aderim sa më të shpejtë në BE, kohët e fundit përmes rrugëve mediatike, por edhe prononcimeve, kryesisht nga nivelet e ulëta të udhëheqjes politike gjithnjë e më shumë po e plason idenë e shkëmbimit të territoreve. Për të përfituar sa më tepër nga dialogu deri tash joproduktiv me Kosovën, por edhe për të zvogëluar efektet e mundshme negative në opinionin e brendshëm politik, intelektual dhe fetar heziton haptas ta quajë atë “shkëmbim të territoreve”, sepse Kosovën nuk e pranon shtet të pavarur dhe si tërësi e konsideron pjesë të Serbisë, prandaj po i përdor formulimet “rirregullim” apo “korrigjim” i territorit. Këto mjerisht i hasim edhe te disa politikanë shqiptarë të Kosovës jo pa peshë politike dhe institucionale!
Të dy regjionet kanë rëndësi gjeostrategjike dhe gjeopolitike për Kosovën dhe Serbinë, por edhe më gjerë. Pjesa veriore e Kosovës ka një sipërfaqe prej 1.002 km2 (komunat Leposaviq 539,05 km2 , Zubin Potok 334.38 km2, Zveçan 123,01 km2 dhe Mitrovicë Veriore 5,46 km2), me 174 vendbanime. Është e pasur me burime minerare të plumb-zingut (Bellobërdë, Koporiq dhe Zhuta Përlin, Cërnac, me rezerva të vlerësuara në rreth 6,4 milionë tonë më 1986, si dhe Shkritorja e Plumbit në Zveçan, Koncentruesi në Leposaviq). Nga resurset e tjera ekzistojnë lëndë gjeologjike ndërtimore (56 milionë tonë mergelë në Pali Vodenicë dhe Dren të Leposaviqit e gurë ndërtimi që shfrytëzohen kryesisht shkëmbinjtë magmatikë). Në anën tjetër, në territorin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në lumin Ibër është ndërtuar akumulimi më i madh në vend, ai i Gazivodës (Ujmanit) me kapacitet prej 390 milionë metrash kub ujë dhe që është vital jo vetëm për popullsinë e pjesës veriore të Kosovës, por për sistemin energjetik e industrial në përgjithësi. Akumulimi është ndërtuar në vitin 1979 dhe qëllimi i tij ishte furnizimi me ujë i popullsisë dhe ujitja e rreth 20.000 hektarëve tokë në fushën e Kosovës dhe të Drenicës. Termocentralet nuk mund të imagjinohen pa burime të sigurta ujore. TC Kosova A ka një harxhim mujor të ujit prej 8 milionë metrash kub, ndërsa TC Kosova B rreth 9 milionë metra kub. Vetëm për prodhimin e një MWh të energjisë nevojiten rreth 6 metra kub (TC Kosova A) dhe 3 metra kub ujë (TC Kosova B). Sipas të dhënave, TC Kosova B që është kryesori për prodhim të energjisë, furnizohet vetëm nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, uji i të cilit vjen nga akumulimi i Ujmanit.
Me pozitën e saj kontinentale me asnjë kusht Serbia nuk pajtohet të humbasë hekurudhën ndërkombëtare Beograd‒Shkup‒Selanik që kalon nëpër Preshevë dhe Bujanoc, autostradën Beograd‒Selanik, bazën ushtarake të sapondërtuar në Cepotin në jug të Bujanocit, si dhe territorin e komunës së Medvegjës. Për ata që nuk e njohin kontekstin dhe specifikën e gjeohapësirës së Luginës së Preshevës, pozitën e saj gjeopolitike dhe ekonomike, nëse nuk merret hekurudha dhe autostrada, çfarë kuptimi ka të bisedohet për këmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Shtrohet pyetja a mund të merret hekurudha e ndërtuar në vitin 1889? Sipas nesh përgjigja është negative, sepse për hekurudhën Serbia me aleatët e saj do të zhvillonte një luftë jo ballkanike, por evropiane. Paralelisht me hekurudhën shkon autostrada moderne dhe Korridori X si avantazhe të mëdha për Serbinë dhe transportin e saj në Evropën JL. Në anën tjetër, ideja e Serbisë për dalje në detin Egje daton nga pjesa e dytë e shek. XIX përmes ndërtimit të kanalit Moravë-Vardar, për çka shprehën interesim disa kompani të njohura të kohës (dy franceze, një gjermane, një angleze dhe një amerikane). Për shkak të terrenit të komplikuar (për rrugën lundruese duhej të ngrihej një sistem i tërë kaskadash e kanalesh për t’i eliminuar dallimet hipsometrike prej 491,6 m), kostos së lartë financiare dhe ndërhyrjes së Rusisë për të qenë sa më shumë e pranishme në Ballkan, projekti dështoi. Por në kokat e serbëve të Serbisë së atëhershme ishte e ngulitur thellë aspirata për dalje në det, sikundër që dhe në Serbinë e sotme ende gjallojnë këto aspirata (për kanalin Moravë-Vardar vetëm para disa viteve insistonte dhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, disa ministra të Qeverisë së Serbisë, analistë etj.).
“Korrigjimi” apo “rirregullimi” i territorit midis Kosovës dhe Serbisë e kthen Kosovën në fund të viteve ‘40, kur me Kushtetutën e R. P. të Serbisë të 17 janarit 1947 dhe në mbështetje të ligjeve për ndarjen administrative-territoriale të viteve 1947-1950, Serbia 7 fshatra të Karadakut të Preshevës ia barti rrethit të Preshevës (Stanec, Maxhere, Depcë, Peçenë, Ranatoc, Caravajkë dhe Sefer), që deri atëherë i takonin rrethit të Gjilanit. Po kështu veproi edhe me fshatrat Dobrosin e Konçul të cilat para se t’i bashkoheshin komunës së Bujanocit i kishin takuar Ranillugut në Kosovë, sikundër dhe dy fshatrat e Malësisë së Bujanocit, Zarbinca dhe Priboci. Ka sa vite që Lutfi Haziri, sot kryetar i komunës së Gjilanit dhe funksionar i lartë i LDK-së (më herët dhe funksionar i pushtetit Qendror të Kosovës), ripërsërit kërkesën që këto 11 fshatra t’i kthehen Kosovës dhe me këtë të kthehet kufiri në vijën e vitit 1956 (sic!), gjë që është e pasaktë, sepse në këtë vit nuk ka pasur asnjë lëkundje e kufijve të brendshëm të Kosovës, por vetëm në vitin 1959 dhe atë vetëm në veri të Kosovës, si dhe, siç theksuam, deri në vitin 1950 në lindje të saj! Si zë më i fuqishëm për “rishikimin” apo “rirregullimin” e kufirit Kosovë-Luginë, Haziri ose nuk e ka të qartë konceptimin hapësinor të Luginës, si shumëkush tjetër, ose pas këtij insistimi të tij qëndron ndonjë interes tjetër (brenda garës ndërpartiake dhe brendapartiake lufta për votat e shqiptarëve të Luginës, që kanë mbetur në komunën e Gjilanit nga konflikti i armatosur i vitit 2000). E kemi dëgjuar sa e sa herë duke qenë aq konfuz sa shtrirjen e vendbanimeve të banuara nga shqiptarët andej hekurudhës e ngatërron me ato këndej hekurudhës.
Në fund të viteve ‘50 Serbia bëri hapin tjetër në drejtim të organizimit më të qëndrueshëm dhe efikas territorial dhe administrativ, por që kishte për qëllim krijimin e një entiteti më heterogjen etniko-demografik. Kështu më 26 nëntor 1959 Serbia ia “dhuroi” Kosovës 197 km2 të rrethit të Rashkës, me 45 vendbanime, që i shkuan qarkut të Zveçanit dhe në tërësi komunës së vogël, tashmë ekzistuese në Kosovë të Leposaviqit, me 26 fshatra më 3 prill 1952 me ç’rast u ndryshua pak përbërja nacionale e Kosovës. Leposaviqi si vendbanim dhe komunë e vogël pra gjithnjë ka qenë në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur këmbim midis Preshevës dhe Leposaviqit, siç flasin të painformuarit. Presheva me rrethinë gjatë LNÇ-së ishte e lidhur me celulat partiake të Maqedonisë (Abdulla Krashnica nga Presheva ishte delegat i ASNOM-it, të mbajtur në Manastirin Prohor Pçinjski), ndërsa pas kësaj lufte, varësisht nga interesat politike dhe raporti i forcave midis Serbisë dhe Maqedonisë, Lugina mbeti nën Serbi dhe i takonte herë rrethit të Vranjës e herë të Leskovcit; një kohë kur u suprimua rrethi i Preshevës kompetencat i mori rrethi i Bujanocit.
Shtatë fshatrat e Karadakut të komunës së Preshevës kanë një territor prej gjithsej 31.2 km2, ndërsa katër fshatrat e Bujanocit kanë 53.8 km2. Një territor prej 85 km2 përveç që nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme për nga sipërfaqja, tanimë është buzë shpopullimit të plotë. Derisa sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002 në shtatë vendbanimet e Karadakut të cilat po lakohen në kuadër të një “shkëmbimi” të mundshëm kanë jetuar 656 banorë, tashmë numri i tyre sillet vetëm në disa dhjetra. Në fshatin Sefer ka vetëm 2 shtëpi të banuara, në Stanec 5, në Peçenë asnjë, në Ranatoc 3, në Caravajkë 4, në Depcë 5 dhe në Maxhere 7. Moszhvillimi ekonomik e infrastrukturor dhe rritja e presionit të hapur ushtarak në zonën kufitare me Kosovën, ku shtrihen këto vendbanime, i ka detyruar banorët të shpërngulen në drejtim të Kosovës dhe vendbanimeve fushore të Luginës. Kullosat dhe pyjet të cilat nuk dallohen për masë drusore e cila do të rriste mundësitë e shfrytëzimit dhe përpunimit kanë bërë që popullsia të merret me blegtori ekstensive dhe prerjen e shitjen e drunjve si lëndë djegëse për ngrohje. “Erozioni” demografik në fund të viteve ‘80 dhe fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar kishte marrë hov. Së bashku me izolimin komunikativ, mungesën e shërbimeve elementare dhe paisjen me infrastrukturë bazike detyroi familje të tëra të shpërnguleshin në Kosovë, Preshevë dhe gjetiu. Edhe fshatrat kufitare të komunës së Bujanocit (Dobrosini e Konçuli) janë përballur me shpërnguljet në drejtim të Kosovës. Vija kufitare e Kosovës me Serbinë ngastrën e fshatit Dobrosin e pret në mes, ndërsa largësia e madhe me vendbanimet e tjera të komunës së Bujanocit dhe vetë qendrën urbane i kanë orientuar banorët e fshatit që nevojat e veta t’i plotësojnë në qytetin e Gjilanit. Këto 15 vjetët e fundit pjesa dërmuese e banorëve të Dobrosinit janë ngulitur në Gjilan, ndërsa Zarbinca dhe Pribovci tashmë janë në prag të shuarjes së jetës.
Një skenar tjetër i “shkëmbimit” të territorit do të kishte si vijë ndarëse hekurudhën, që kap një sipërfaqe prej 398 km2 (pjesa shqiptare e Preshevës ka 207.6 km2, pjesa serbe 56.4 km2 , ndërsa pjesa shqiptare e Bujanocit ka 227 km2 dhe pjesa serbe 234 km2 ). Sipas këtij skenari Kosovës do t’i bashkohej një brez i tërë i fshatrave i cili shtrihet rrëzë shpateve lindore të Karadakut, nga fshati Miratoc e deri te fshati Lluçan, si dhe fshatrat e Malësisë së Bujanocit, përfshirë këtu edhe Tërrnocin e Turinë. Nga përllogaritjet hartografike të sipërfaqes së Luginës në perëndim të hekurudhës del që kësaj pjese i takojnë 398 km2 me 48 vendbanime. Duke pasur parasysh që brenda kësaj tërësie të përllogaritur futen edhe disa fshatra etnikisht të pastra serbe si Llapardinca, Rakoci, Sërpska Kuqa dhe Levosova, atëhere vija kufitare do të devijonte në drejtim të perëndimit për të përfshirë edhe këto fshatra në kuadër të “pjesës serbe”. Edhe nga ky skenar pala shqiptare do të dilte humbëse meqë më se gjysma e territorit do të mbetej jashtë realitetit të ri politiko-territorial, madje edhe më keq, sepse jashtë do të mbetej edhe një brez i tërë i fshatrave që shtrihen rrëzë shpateve perëndimore të Rujanit: nga Somolica e deri në Strezoc (gjithsej 9 sosh), si dhe fshatrat e fushës së Moravicës (Bukuroca, Zhunica dhe Çukarka).
Tash e sa kohë Serbia po i hulumton të gjitha mundësitë e copëtimit të territorit të Luginës, qoftë përmes formimit të komunave të reja të vogla, qoftë përmes formave të tjera, që do ta shkatërronin tërësinë territoriale, si e vetmja formë e qëndrueshmërisë afatgjate të saj. Edhe nëse Kosova dhe Serbia nën trysni të faktorit ndërkombëtar pajtohen që një pjesë e Veriut të Kosovës, nën ombrellën e demarkimit apo të rishikimit të kufijve (kthyerja e 197 km2 të vitit 1959) t’i bashkëngjitej Serbisë, nuk duhet të preket territori i Luginës. Shkatërrimi i tërësisë së saj vërtet është dhe fundi i saj. Në anën tjetër, Lugina ruhet si tërësi vetëm nëse Kosova funksionon si shtet në tërë territorin e tij prej 10.905,25 km2. E kujtojmë copëtimin e Sanxhakut pas Luftës II Botërore, që çoi në mosekzistimin e tij, ndonëse ishte njësi në vete partiake-politike gjatë LNÇ-së (Oblasni komitet KPJ za Sandžak) dhe do të duhej të kishte një status të autonomisë territoriale-politike, nëse jo si të Kosovës (Oblast), atëherë së paku një autonomi kulturore! Sanxhaku kishte 8.600 km2 dhe u nda midis Serbisë (4.600 km2) dhe Malit të Zi (4.000 km2), ndërsa për BeH nuk mbeti as “kusuri”)! Ndonëse ajo që ofron Haziri mbetet për hamendësime të ndryshme, megjithatë Serbia dhe mund ta pranojë “ofertën” e tij nga se sikur nuk jep “asgjë”, ndërsa merr “gjithçka”! Por Haziri duhet të tregojë prerazi çka duhet Kosova të marrë nga Serbia, cilat vendbanime, sa sipërfaqe do të ketë atëherë Kosova dhe ku mbetet pastaj vija kufitare dhe çka duhet t’i jepet Serbisë, cilat vendbanime, sa sipërfaqe do të ketë Serbia dhe ku do të jetë kufiri. Opinionet politike për çështje të ndjeshme, pa argumente shkencore, janë joproduktive dhe të rrezikshme.
Serbia do të ishte gati ta jepte edhe qytetin e Preshevës nga se është i pazhvilluar dhe në të nuk ka më tepër se njëqindë serbë, të shkepur në qytet, dhe një koloni e vogël, e përqendruar në Stacionin hekurudhor. Mirëpo, Presheva nuk është e tërë Lugina. Lugina është territor shumë më i madh me sipërfaqe dhe popullatë. Çfarëdo që të jetë madhësia popullative-territoriale e pjesës së mbetur, ajo në pikëpamje biologjike-demografike dhe të emigrimit intensiv do të “shuhet” për pak vite. Vetëm si tërësi Lugina mund të qëndrojë, ashtu siç ka rezistuar Kosova si tërësi këto 100 vjetët e fundit përkundër represionit pushtetor, shpërnguljeve të dhunshme dhe presionit ekonomik. Vetëm si popullatë e madhe kanë rezistuar shqiptarët e Maqedonisë këto 7-8 dekadat e fundit. Elementi shqiptar në vendbanimet e Prespës dhe rrethinat e Manastirit tashmë është stërholluar aq shumë sa që për pak vite mund të mos ekzistojë! Edhe nëse shkëmbehet Lugina, përfshirë hekurudhën dhe autostradën, me Veriun e Kosovës, në dukje si përfitim maksimal i shqiptarëve, duhet të peshohet mirë se edhe në këtë variant përsëri del fituese Serbia, sepse Veriu i Kosovës posedon pasuri të mëdha minerale dhe ujore dhe kjo duhet të jetë vija e kuqe. Edhe sa i përket madhësisë territoriale, Kosova është humbëse nga se hapësira mbi Ibrin ka një sipërfaqe prej 1.002 km2 , kurse Lugina me rripin shqiptar ka një sipërfaqe prej 434.6 km2. Edhe nëse do të merreshin hekurudha, autostrada dhe Korridori X, a do të mund t’i menaxhonte Kosova këto sisteme të mëdha infrastrukturore në raport me interesat vitale që i ka Serbia me Maqedoninë dhe Greqinë dhe veçanërisht me lidhjen emocionale për hekurudhën?!
E arritura më e madhe këtë shekullin e fundit është çlirimi dhe pavarësia e Kosovës dhe ruajtja e integritetit territorial në kufijtë ekzistues, në madhësinë territoriale prej 10.905,25 km2, siç e konfirmoi Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës në janar-shkurt të vitit 2017. Çdo aventurë tjetër, p.sh. për “rirregulimin” e territorit, që po e mban të hapur si temë tash e sa kohë Lutfi Haziri e të tjerët, e ku përfiton më së shumti Serbia, është tragjedi e radhës edhe për Kosovën edhe për Luginën. Profiterët politikë dhe materialë të Luginës dhe të Kosovës po shtiren sikur po e bashkojnë Luginën me Kosovën, pa llogaritur se po i bëjnë dëm edhe njërës edhe tjetrës; kjo sjellje çon në disavantazh të drejtpërdrejtë të avancimit të statusit politiko-territorial të shqiptarëve të Luginës. Të gjitha rikomponimet e brendshme territoriale të Kosovës (Plani i Ahtisarit si dokument ndërkombëtar i futur komplet në Kushtetutën e Kosovës) dhe proceset e tjera derivojnë nga takimet e Vjenës në vitet 2005-2007, ku nuk janë përmendur me asnjë fjalë Lugina dhe shqiptarët e atjeshëm, të paktën në kontekst të amortizimit të privilegjeve maksimaliste të serbëve të Kosovës. Në ato takime ka marrë pjesë edhe Lutfi Haziri. As në takimet e Brukselit (2015) nuk është zënë në gojë Lugina e Preshevës dhe shqiptarët. Çka duan tash Hazirat andej e këndej kufirit?! Rivizatimi i hartave në Ballkan ka marrë fund, ndërsa përpjekja e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve me çdo kusht në çfarëdo pjese të Ballkanit pa dyshim që çon në konflikte të përgjakshme, transfer të popullatës, spastrim etnik etj. Më së paku kjo sot u duhet shqiptarëve kudo që janë. E nesërmja është diçka tjetër.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...