Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/17

Nga Fritz RADOVANI: 13 MAJI 1981 TERMETI I SHEKULLIT


Image result for nene tereza dhe regani

Kurr mos i harroni shpetimtarët e njerzimit! 
Harresa shpesh e ka persëritë historinë!

Nuk kishte pak ditë kur Presidenti amerikan Ronald Reagan kishte fillue punen në një nga postet ma të randsishme botnore, me deshirë të madhe me ndryshue Boten dhe me 30 Mars 1981, Presideti Reagan, Sekretari i Presidentit per shtypin James Brady, polici i Uashingtonit Thomas Delahanty e agjenti i Shërbimit Sekret Timothy McCarthy, u gjuejten me armë zjarri nga John Hinckley, jashtë Hotelit Hilton në Uashington.


Nuk i dihej fatit, po mbas mërritjes në Spitalin George Washington, Presidenti u permirsue dhe mbas disa ditësh Reagan filloi prap realizimin e qellimeve të veta.

13 Maji 1981,Papa Gjon Pali II kur ishte tue pershndetë në Sheshin e Vatikanit në Romë, një popull mbi 20000 vetë të grumbulluem me marrë bekimin e Tij, në diten e shfaqjes së Virgjineshës në Fatima, një vrasës turk 23 vjeç me emnin Mehmet Ali Akgja, e gjuejti Papen në një distancë ma pak se 6 m, me një pistoletë dhe me tre plumba me kaliber 9 mm, Papa ra në makinen e hapun të Tij i mbuluem në gjak pa ndjenja...

Image result for nene tereza dhe papa

Mbas operacionit mjekët njoftuen shpetimin e Tij nga rreziku i jetës, gja të cilen Papa Gjon Pali II gjithmonë ia dedidikonte Virgjineshës së Fatimas... 

Dhe, me të vertetë kur kam pa kalimin e plumbit në kthesat e aortës pa takue në te, ishte një mrekulli e vertetë!

Related image


Shkaktarët e vertetë të këtyne dy atentateve që tronditën Boten nuk u mësuen kurr...

Sigurisht veprimet e mëshefjes së dorës vrastare ishin të njëhershme me gjuejtjen...

Të gjitha dyshimet e njerzimit ishin nga sherbimet sekrete të sovjetikëve...
Image result for nene tereza dhe regani
 Dhe kuptohet lehtësisht nga njerzimi se të dy Personalitetet e njohuna, Presidenti amerikan dhe Papa Gjon Pali II, të dy ishin shpresa dhe deshira e të gjithë popujve të vorfnuem nga prangat e robnisë skllavnuese komuniste të Shekullit XX. Kush ishte ai që në Portretet Burrnore të Atyne dy Shpetimtarëve, nuk shihte rrezet ndriquese të Lirisë së shumpritun...

Papa Gjon Pali II, mbas dy vjetësh shkoi në burgun ku ishte vrasësi dhe e fali... Nuk ishte aspak e papritun kjo veper që vetem plotsonte virtytet e Tija Shpirtnore e njerzore.

Mbas pak ditësh, Papa Gjon Pali II priti në Vatikan në një vizitë private Nanen Tereza.
Image result for nene tereza dhe regani
Nana Tereze gjithmonë kujtohet nga Bota si një Figurë Botnore Shqiptare... Sigurisht, ashtusi edhe të tjerat Figura të Mëdha të tonat, që shpesh duhet të na i kujtojnë “tjerët”!

Reagan e priti në shtëpi me Zonjen e Tij Shqiptarën... Nanen e fukarave të Botës...

Papa Gjon Pali II erdhi me Nanën Tereza në Shkoder, dhe na tregoi me gojen e vet se: “Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan!”

Unë do ti kujtoj Ata Shpetimtarë dhe veprat e Tyne njerzore.., derisa të jemi gjallë!

E sot, ma shumë se kurr, kur tradhtarët kerkojnë “rilindje” të shkatrruesve t’ Atdheut!

Melbourne, 13 Maji 2019.



******




Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. 

Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike

. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet.

 Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. 

Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore.

 Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër.

 Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. 

Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. 

Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. 

Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. 

Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri.

 Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. 

Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. 

Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. 

Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. 

Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. 

Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

2019/05/15

Një libër që duhet të jetë në ballinat e bibliotekave tona.


Fotografia e Lejla Gorishti


Nga Lejla Gorishti


Përshëndetje znj.Vranari!

Në radhë të parë ju falenderoj për mundësinë që më dhatë të lexoja e para dorëshkrimin e studimit tuaj të thelluar e cilësor, titulluar"Elitat e Mohuara.., Krenari Kombëtare”, para se ta dërgonit për botim.
Të shpreh mirënjohjen se jeni nga më të rrallat shkrimtare që hidhni dritë mbi të vërtetat e mohuara prej vitesh. Leximi dhe shfletimi i këtij libri më është shoqëruar me aq kujtime dhe mendime sa rrallë herë i kam përjetuar. E vërteta është se deri më sot, shumë nga këto figura të shquara të kombit tonë shpërndarë në botën e madhe, ose nuk njihen fare (prej disave),ose njihen fare pak dhe aspak për vlerat që kanë. Mbarova së lexuari librin tuaj dhe ashtu si ju, shtroj edhe unë pyetjen:
-Përse u është mohuar këtyre personaliteteve mundi, djersa, sakrifica e dhënë për të mirën e kombit dhe brezave?!"
Botime dhe studime si ky që mbajmë sot në duar, zonja Vranari, duhet të kujtojnë në radhë të parë personalitetet e shkencave shoqërore, personalitetet shtetërorë e politikë, shoqërinë civile për t'i evidentuar dhe për të nxjerrë më në dritë, vlerat njohëse dhe edukative që këto figura i japin shoqërisë dhe brezave.
Nëpërmjet faqeve të këtij libri, ne prekim realitetin jetësor të këtyre figurave të shquara të mohuara, sepse " elitë", në fakt është ajo pjesë intelektuale më e mësuara e shoqërisë. Figura të tilla nuk janë vetëm pjesë përbërëse e shoqërisë , po edhe më e domosdoshmja, sepse i hap horizont gjithë shoqërisë së një vendi për zhvillim të mëtejshëm. Duke shfletuar librin, të dashur lexues, ne do të njihemi edhe me atë pjesë të elitës intelektuale, së cilës sistemi ua ndrydhi vlerat e vërteta me një farë presioni klasor. Një ndër ta, është dhe shkrimtarja e këtij libri, “Mjeshtre e Madhe e Penës”, Akademikja, zonja Vranari.
Në kushtet aktuale të vendit tonë, në këto 30 vitet e fundit, elita ka marrë dy goditje të rënda;
- atë të emigrimit të inteligjencës shqiptare mbas viteve 90-të,por edhe tendencën e sotme që përsëri inteligjnca e mësuar, elita që po përgatitet, ka tendencën e largimit nga vendi.
Pra në të dy rastet, truri i kombit në mënyrë figurative "ka marrë valixhen e emigrantit".
Kjo është humbje për vendin, për kombin dhe shoqërinë tonë.
Një e keqe e madhe është edhe goditja që sistemi i sotëm i jep elitës aktuale të mësuar ( jo asaj drejtuese), por inteligjencës së mirëfilltë. Kjo e fundit në vend që të edukohet me këmbënguljen drejt shkencës..., si e vetmja mënyrë e funksionimit të të gjitha aparateve shtetërore në të gjitha nivelet e administratës, e edukon elitën e sotme me moralin e përfitimit maksimal nga shoqëria...dhe jo nga mënyra e punës së saj mendore, krijuese, akademiko-shkencore, organizuese, drejtuese për t'i dhënë vlera shoqërisë dhe kombit.
Një pikë tjetër është se në kushtet aktuale në Shqipëri, si rezultat i një korrupsioni galopant që sot ka mbërthyer shoqërinë dhe inteligjenca ka pësuar goditje, duke e shëmtuar imazhin e elitës.
Së fundi mund të themi se elita e shëndoshë dhe e ndershme është pasuri për çdo lloj kombi dhe në shumë raste, kur ajo bën hapa gjigande, me vlera të vërteta i kapërxen dhe kufijtë e një kombi.Këtë na pasqyron shkrimtarja jonë, në këtë libër.

Për këtë libër nuk kam fjalë tjetër veçse, i jashtëzakonshëm!
Jam matur disa herë, pasi stepem të shkruaj se mos ia zbeh fuqinë që mbart brenda, një fuqi që ta jep vetëm dëshira për të mësuar nga më të mirët e kombit tonë, brenda dhe jashtë kufijve. Punë, dije, sakrifica, jashtë çdo imagjinate dhe vetëm e vetëm t'u hapësh sytë njerëzve për të ecur drejt dijes, kulturës, artit dhe shkencës në shërbim të një shoqërìe më të zhvilluar, të emancipuar dhe të integruar.
Në radhën e botimve, ky studim vjen si një tjetër perlë e Mjeshtres së Madhe të Penës, Akademikes vlonjate, një himn për jetën dhe fuqinë që të jep dija, kultura dhe shkenca.
Një libër që duhet të zërë një vend të rëndësishëm jo vetëm në bibliotekat tona personale, po është një domosdoshmëri që ky libër duhet të gjëndet në bibliotekat e të gjitha kategorive të shkollave dhe institucioneve të ndryshme letrare, shkencore e kulturore të vendit tonë.
Urime dhe shumë suksese shkrimtares tonë, VILHELME VRANARI HAXHIRAJ, për këtë pasuri studimore që padyshim do të zerë vend denjësisht në kolanën e letërsisë shqiptare!
Redaktore e librit
LEJLA GORISHTI
Vlorë, më, 20.03.2019.

Kujdes, moj opozitë! Po të përgatitet gracka


Fotografia e Flori Bruqi

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri



“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.

Situata në vendin tonë sapo vjen e bëhet më e ndezur. Protesta e fundit e opozitës vërtetoi se vala e pakënaqësisë së frontit opozitar, sa vjen e bëhet më e fuqishme. Por kryeministrit Rama nuk i bën përshtypje kjo gjendje tensioni. Madje në një takim që pati me gazetarët më 12 maj, ai deklaroi se nga kapsollat e hedhura nuk dëmtohet qeveria, por Shqipëria.

Një kryeministër me gjykim të ftohtë, me mendje të kthjellët, nuk mund t’i lejojë vetes të nxjerrë nga goja një deklaratë të tillë. Me këtë deklaratë, kryeministri Rama vërteton në praktikë se për tëështë shumë më e çmuar selia kryeministrore dhe kolltuku i tij personal,sesa emri i Shqipërisë në sytë e opinionit ndërkombëtar. Sepse ai është i vetëdijshëm për dëmin qëi bëhet vendit tonë para syve të botës nga gjendja e tanishme kaotike, por për këtëatij nuk i bëhet vonë fare, mjafton që kolltuku i tij të mbetet i paprekur. 

Kjo është një mendësi karakteristike prej diktatori të kulluar.
Ky qëndrim i hapur kundër popullit opozitar, çdo shqiptari me vetëdije kombëtare, pavarësisht se cilit krahu politik i përket, i sjell në kujtesë sloganin e shpëlarë të Ramës për të ashtuquajturën Rilindje socialiste, e cila, siç tregoi rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme, paska pasur si qëllim vetëm rilindjen e sundimit njëpartiak të kohës së diktaturës së kriminelit Enver Hoxha, njësundim ky neokomunist në kushtet eekonomisë së tregut. Rrjedha e ngjarjeve,po ashtu, vërtetoi konkretisht se reforma në drejtësi paska pasur po të njëjtin qëllim.

Duhet besuar me domosdo se për pasojat e rënda që ka sjellë qeverisja e Ramës në gjendjen ekonomike të shumicës së familjeve shqiptare, është i bindur edhe elektorati i majtë, mbi të cilin, ashtu si edhe mbi elektoratin e djathtë, rëndojnë taksat e papërballueshme përmes çmimeve të larta të energjisë elektrike, të ujit, të karburantit, të biletave të avionëve, çmimet e larta të produkteve ushqimore, e të tjera e të tjera.

 Por elektoratin e majtë, për fatkeqësinë e tij, e drejton një parti socialiste, e cila s’është gjë tjetër, veçse një“parti-kufomë” që tërhiqet zvarrë para kryeministrit Rama. 

Kjo është arsyeja që nga radhët e forumeve të saj, nga asambleja e saj, nga kryesia e saj, nuk pipëtin askush kundër tij, të gjithë janë katandisur në“të vdekur e të pakallur”, prandaj edhe Ramën e vështrojnë në dritë të syrit, sepse kanë frikë se mos u bën gjëmën politike po të lëvizin bishtin, tamam si krimineli Enver Hoxha një herë e një kohë. 

Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Rama, në një fletëpalosje, të cilën familjeve shqiptare ua hodhi poshtë derës, premtoi se taksën e vlerës së shtuar të energjisë elektrike (tvsh) do ta ulte nga 20% në 06%. Çuditërisht, kur u ul në kolltukun e kryeministrit, mashtroi hapur dhe jo vetëm nuk e uli, por edhe çmimin e energjisë elektrike e ngriti me 20%. 

Por askush nga pjesëtarët e strukturave të larta të partisë socialiste nuk u bë i gjallë dhe t’i tërhiqte vëmendjen për këtë mashtrim skandaloz që i bëri mbarë popullit shqiptar.

Edhe këta muajt e fundit, kur opozita është hedhur në protesta të fuqishme, askush nga radhët e strukturave të larta të partisë socialiste s’e ka ngritur zërin kundër mënyrës antikombëtare të qeverisjes së Ramës. 

Dy zëra që janë dëgjuar kundër me shumë të drejtë, si ai i zonjës Arta Dade dhe i zotit Hamdi Jupe, kryeministrit Rama nuk i prishin punë fare, sepse ata s’janë më deputetë dhe as që kanë ndonjë peshë në strukturat e partisë socialiste.

Në këto kushte, opozita, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike dhe të përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik në duart e një grushti njerëzish me Ramën në krye, është hedhur në protesta të fuqishme për rrëzimin e tij. 

Një situatë të tillë, të cilën e ka përjetuar edhe Ukraina dikur nën sundimin e argatit të regjur të Kremlinit, ish-presidentit të përmbysur Janukoviç, e ka karakterizuar fare bukur Majkll Shçur (1982), gazetar i njohur i televizionit të këtij vendi, aktor, skenarist dhe muzikant, i cili thotë:

“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.

Mirëështë që Rama ta mbajë shënim këtë thënie aforistike të këtij gazetari të talentuar. Sepse vahdimi i sundimit të tij është varrmihës për shumicën dërrmuese të popullit shqiptar, çka është dëshmuar më së miri nga braktisja e atdheut prej 500 mijë bashkatdhetarëve, siç i deklaroi analisti italian Alberto Negri vetë Ramës kur ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali në fund të shkurtit të këtij viti.

Duke qenë i prirur për ta mbajtur pushtetin me thonj dhe me dhëmbë, kryeministri Rama po mundohet ta futë në grackë opozitën, duke kërkuar të hyjë në bisedime me Bashën, të cilit i bën thirrje t’i lërë“shëtitjet” në bulevard dhe të bëjë një takim me të. Me sa duket, ai kërkon të përsëritë skenarin e 18 majit 2017, i cili, për faj të Bashës që ra në grackën e Ramës, rezultoi katastrofik për opozitën.

Veç kësaj, janë vënë në lëvizje edhe ca servilë të pushtetit të Ramës, të cilët njoftojnë nga ekranet televizive se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në muajin tetor. 

Por edhe nga radhët e opozitës janë dëgjuar zëra për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, zëra këta që çojnë ujë në mullirin e qeverisjes socialiste.

Këto thirrje për zgjedhje të parakohshme janë gracka që po i ngrihen opozitës, me qëllim që ajo të shkojë drejt vetasgjësimit përfundimtar. Sepse zgjedhje të parakohshme nuk mund të zhvillohen në asnjë mënyrë, edhe sikur Rama tani të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. 

Kjo për arsye se oligarkët politikë rreth tij, krejt strukturat e krimit ekonomik, ai vazhdon t’i ketë më këmbë, gati për t’i hedhur në sulm për hapjen e pazarit të blerjes sëvotave. Pra, pisllëku politik që ka pllakosur mbarë vendin, nuk lejon kurrfarë trualli për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Zgjedhjet e parakohshme janë fitore e padiskutueshme e Rilind(Rivdek)jes socialiste, janë rikthim në pushtet i Edi Ramës. 

Prandaj opozita duhet të synojë jo zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, por krijimin e një qeverie tranzitore me specialistë-teknicienë, të zhveshur nga ethet e pushtetit, me integritet të lartë intelektual dhe moral (le të shpresojmë dhe të besojmë se në mjedisin tonë gjenden të tilla personalitete, paçka se praktikat qeverisëse pas vitit 1990 na kanë bërë që të mos i besojmë as këmishës që mbajmë në kurriz), të cilët duhet që, gjatë një afati, të paktën, dyvjeçar, të punojnë për pastrimin e pisllëkut politik që ka pllakosur gjithandej, për ndëshkimin e krimit ekonomik, i cili i është imponuar mbarë popullit shqiptar me kanabizimin që i bëri krejt vendit qeversja e kryeministrit Rama.

Vetëm paskëtaj, në një truall tëpastruar nga krimi ekonomik përmes çmontimittë kapitaleve oligarkiane, të vëna me grabitjen e pasurisë kombëtare, mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me një kod të ri zgjedhor, sipas të cilit në Kuvendin e Shqipërisë duhet të hyjnë deputetëqë zgjedh populli drejtpërdrejt dhe jo deputetë të listave partiake, të hartuara sipas tekave të kryetarëve të partive.

Kryeministri Rama është vetë fajtor për krijimin e një situate kaq të rëndë ekonomike që ka sjellë si pasojë varfërimin e pjesës dërrmuese të familjeve shqiptare. I verbuar nga ethet e pushtetit, ai ka harruar të mendojë se çfarë ia shkallmon themelet e qeverisjes së tij me teka diktatoriale.

Së pari, themelet e pushteti të një diktatori i minojnë lajkatarët, puthadorët, servilët që ai grumbullon rreth vetes. 

Poeti francezPjer de Ronsar (Pierre de Ronsard - 1524-1585) ka thënë:

“Është fatkeq ai sundimtar që ka afruar pran vetes njerëz lajkatarë”.

Faktikisht, kryeministri Rama e ka rrethuar veten me lajkatarë, me puthadorë,me servilëshembullorë, të cilët ia kanë rritur mendjen shumë, ia kanë bërë mendjen veri, duke e katandisur deri në atë derexhe, saqë të bëhet gazi i shqiptarëve me ato që nxjerr nga goja, kur shkon në takime me popullin poshtë e përpjetë Shqipërisë. Kjo është njëra minë e nëndheshme që e ka rrezikuar dhe vazhdon ta rrezikojë pushtetin e tij me kahje diktatoriale, i cili ka kohë që lëshon “erë” të keqe.

Së dyti, themelet e pushtetit të një diktatori i minon varfërimi i shtresave të gjera të popullit.

Personaliteti i shquar anglez, Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli - 1804-1881), figurë e njohur politike (dy herë kryeministër i Anglisë në periudhën mes viteve 1868-1880), shkrimtar, njëri nga përfaqësuesit e romanit social, ka lënë pas një thënie kuptimplote për sërën e sundimtarëve që vuajnë nga ethet e pushtetit:

“Pallatet nuk mund të mos jenë të rrezikuara atje ku kasollet i ka pllakosur varfëria”.

E, pra, varfëria që pllakosi popullin shqiptar gjatë qeverisjes socialiste me Ramën në krye, është mina e dytë e nëndheshme qëpoia gërryen ca nga ca themelet e pushtetit.

Santa Barbara, Kaliforni, 15 maj 2019

Ndarja racore nuk ka bazë gjenetike.


Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca

                      Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca


Shkrimi i mëposhtëm është nxjerrë nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca, i  titulluar: 



Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
 Profesor Luigji është i lindur në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë profesor në Kembrixh, Parma, Pavia dhe Profesor i Merituar i Gjenetikës në Universitetin famëmadh të Stanfordit, Kaliforni. I lindur më 25 Janar 1922, Prof. Luigi Luca Cavalli-Sforza ndërroi jetë më 31 Gusht 2018. Ai meriton të ketë një shtatore në Tiranë, Prishtinë e Shkup.



Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
Profesor Luigji ishte ndër të parët që shtroi pyetjen nëse gjenet e popujve bashkëkohorë përmbajnë regjistrin historik të qenjes njerëzore. Ai dhe të tjerë iu janë përgjigjur kësaj pyetjeje, të parashikuar nga Darvini, me një Po të fortë. Libri i tij është përfundim i një pune shkencore dhjetravjeçare të tij dhe shumë shkencëtarëve të tjerë me famë botërore që kanë patur si qëllim të gjurmojë historinë 100’000 vjeçare të zhvillimit njerëzor. Ai ngre pyetje të rëndësishme shkencore, shoqërore dhe politike, të tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerëzit? Si u përhapën shoqëritë njerëzore nëpër kontinente? Si kanë ndikuar shpikjet kulturore në rritjen dhe përhapjen e popullsive? Cila është lidhja midis gjeneve dhe gjuhës? Në libër ai gjithashtu shpjegon pse nuk ka bazë gjenetike ndarja racore, etj.


Marcus Feldman interviews Luigi Luca Cavalli-Sforza in 2006.
YOUTUBE
     Trashëgimia njerëzore përbëhet nga dy pjesë: nga trashëgimia biologjike (gjenet) dhe trashëgimia kulturore (sjellja). Shumë tipare si gjatësia, sytë, flokët e lëkura janë të përcaktuara gjenetikisht, por mënyra e trashëgimit është pak e kuptuar sepse këtu ndërthuren edhe faktorë të tjerë jo-gjenetikë si ushqimi, qëndrimi në diell, etj. Me përkufizim, një gjen ose njësia e trashëgimisë është një segment i ADN që ka një qëllim biologjik të posaçëm dhe të njohur (domethënë që prodhon një proteinë të veçantë). Po ashtu me përkufizim, një racë është një grup njerëzish që mund të njihen si të ndryshëm biologjikisht nga të tjerët. Studimet gjenetike janë shumë të gjëra dhe të ndërlikuara, por në mënyrë të veçantë ka tërhequr vëmendjen grupi gjenetik mtDNA (mitochondrial DNA) ngaqë ai ndodhet në çdo qelizë biologjike. Është pikërisht ky gjen që duke harxhuar përbërësit ushqimore kimikë prodhon energjinë e nevojshme për rritjen dhe mbarë-mbajtjen e qelizës. Ky fakt u përdor për të kqyrur skeletin e një burri të periudhës së Bronzit të zbuluar për shkak të shkrirjes së akujve në Alpet midis Italisë dhe Austrisë. Shkencëtarët e quajtën këtë njeri 5000 vjeçar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte në mënyrë të habitshme i njëjtë me atë të popullsisë së tanishme të të njëjtit rajon. Kjo do të thotë se ajo popullatë ka qenë e qëndrueshme për të paktën 5000 vjetët e shkuar.
Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
     Po ashtu, llogaritet lehtë që tërësia e gjeneve të trashëguara (genome) e një popullate e cila  pranon një thithje gjenetike të pandryshuar nga fqinjët prej 5% për brezni pas tre shekujsh do të ketë të ruajtur vetëm 70% të gjeneve origjinalë. Një shembull këtu janë Afrikano-Amerikanët që tani kanë mesatarisht 70% të gjeneve të tyre origjinale dhe 30% të gjeneve të të bardhëve. Me këtë ritëm, Afrikano-Amerikanët do të kenë rreth 10% të gjeneve të tyre origjinale pas 1000 vjetësh jetese në Amerikë. Në lidhje me këtë, numri më i vogël i njerëzve që mundëson shmangien e pasojave të dëmshme të kryqëzimit nëpërmjet martesës është 500 veta. Në lidhje me kryqëzimet, është zbuluar nga regjistrat e vjetër se largësia mesatare midis vendlindjes së burrit dhe gruas ishte 5-10 km për bujqit Evropiane të shekullit XIX, por që filloi të rritet më vonë për shkak të ndërtimit të hekurudhave.

Imazh i ngjashëm

     Natyra nëpërmjet përzgjedhjes së saj zakonisht ndikon mbi një gjen të veçantë duke përkrahur forma të caktuara të tij (alleles), të cilat andaj pëlqehen më shumë se të tjerat në ambiente të caktuara. Kështu bie fjala, njerëzit me gjak zero janë më të prirur të kenë ulçer gastrodeudonale, e cila siç është zbuluar së fundi shkaktohet nga bakteri Helicobacter pylori. Nga ana tjetër, rastësia gjenetike ndikon mbi gjithë gjenet me të njëjtët ligje të mundësisë së ndodhjes së ngjarjes. Midis gjeneve që shfaqin ndryshueshmërinë më të madhe gjeografike janë gjenet e vetëmbrojtjes (immunoglobulin genes), të cilët prodhojnë kundra-trupat e nevojshëm në trupin e njeriut për të luftuar sëmundjet ngjitëse.

Imazh i ngjashëm

     Njerëzit e sotëm (Homo sapiens) mendohet të jenë shfaqur para 500’000 vjetësh. Kafka të ngjashme me atë të njeriut sot dhe me vjetërsi rreth 100’000 ose më shumë vjet janë gjetur ne Afrikën Jugore dhe Lindore. Ndërsa gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar para 50’000-150’000 vjetësh.
Imazh i ngjashëm

     Çështja e përcaktimit të datave të hershme të zhvillimit njerëzor vështirësohet prej faktit se metoda e karbonit rrezatim-lëshues 14C përcakton deri në 40’000 vjet. Kjo metodë llogarit sa thellë ka shkuar zbërthimi i karbonit 14C, por duke parashikuar që përqendrimi i 14C në atmosferë të ketë ngelur i pandryshuar me kohën. Me rëndësi të veçantë në zhvillimin njerëzor është periudha e quajtur Neolitike që nis 10’000 vjet më parë, sepse pranohet se që nga atëherë fillon të zhvillohet bujqësia dhe përhapja e saj, gjë që solli njëkohësisht edhe fillimin e shtimit të popullsisë. Përhapja e bujqësisë qe dhe është një ndërthurje e përhapjes nëpërmjet zhvendosjes së bujqve dhe e përhapjes së njohurisë dhe mjeteve të bujqësisë.
Imazh i ngjashëm
     Periudha e fundit akullnajore filloi në Europë 25000 vjet më parë dhe vazhdoi deri 13000 vjet më parë. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se ringulmimi njerëzor në Europë filloi pikërisht 13000 vjet më parë dhe u përhap me një shpejtësi prej 0.5-2 km/vit, gjë që në fakt ishte sa shpejtësia e tërheqjes së akujve.


Imazh i ngjashëm
 Populli që i ngjason më shumë Evropianëve të periudhave Paleolitike dhe Mesolitike (më të hershme se ajo Neolitike) është populli Bask (populli i Bjeshkëve). Studimet gjenetike e pohojnë origjinën e tyre të stërlashtë. Baskët flasin një gjuhë që është tërësisht ndryshe nga gjuhët e Evropianëve të tjerë; kurse ngjashmëria me Shqipen e vërejtur 200 vjet më parë. Studimet gjenetike treguan se popullsia Baske ngjason me Hunzakët që banojnë në luginën e Hundëzës, ku takohen Afganistani, Pakistani dhe Kina, dhe flasin gjuhën Burrushaski (gjuhën e burrave). Paralel me këtë fakt janë edhe gjetjet e mumieve 3800 vjeçare në pjesën më të largët perëndimore të Kinës përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe që gjenetikisht dhe sipas veshjeve është provuar të jenë me origjinë Evropiane. Mendohet se mumiet iu përkasin popullit Tokarian (Tokë-are-janë), gjuha Euro-Indiane e të cilit mendohet e zhdukur tashmë por me disa shkrime të ruajtura në një shkrim të lashtë Indian.

Imazh i ngjashëm
     Disa gjuhëtarë mendojnë se gjuha prindërore nga e cila ka lindur një familje gjuhësh duhet të rindërtohet me synimin që të shprehë një lidhje gjenetike midis familjeve. Megjithatë, metodat e deritanishme gjuhësore nuk kanë arritur të japin një pemë të vetme për të gjitha gjuhët e botës. Gjuha është një krijim njerëzor që mbështetet edhe në kulturë edhe në biologji, sepse ajo është përfundim i përzgjedhjes natyrore që ndikoi mbi ndërtimin (anatominë) dhe punën e sistemeve të brendshme (fiziologjinë) të trupit të njeriut. Pra, ndërsa vetë gjuha është një krijim kulturor, ajo në të njëjtën kohë kërkon themele të sakta trup-ndërtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerëzit ndryshojnë prej kafshëve pikërisht prej kulturës së tyre të pasur dhe të regjistruar. Kultura, ose e thënë ndryshe aftësia për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, është një ndodhi e veçantë e natyrës njerëzore që përcaktohet nga shkalla e njohurisë. Prandaj tejçimi i kulturës kalon nëpër dy hapa të nevojshëm: së pari ajo duhet të bëhet e njohur që më pastaj të pranohet. Në këtë mënyrë Romakët ndërtuan të parën kulturë politikisht të bashkuar, ndonëse ajo më vonë ajo u shkel nga pushtuesit barbarë që vinin nga Lindja.
Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
     Krahasimi i familjeve gjuhësore në botë me pemën gjenetike botërore tregoi se ato përputhen shumë mirë. Madje familjet gjuhësore të ndërlidhura shpesh drejtohen tek një bazë e përbashkët gjenetike dhe popullore. Kjo shihet në Figurën 12 të librit, faqe 144, e cila përmban 38 popullata dhe 16 familje të mëdha gjuhësore.
Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca

 Menjëherë vërehet se popullatat fqinje në pemën gjenetike zakonisht flasin gjuhë të së njëjtës familje. Ky fakt ndihmon që të nxirret nëpërmjet pemës gjenetike data e përafërt e origjinës së një familje gjuhësore. Kështu, shumica e familjeve gjuhësore duken se janë zhvilluar 6000-25000 vjet më parë. Popullatat e përziera gjenetikisht priren të ruajnë vetëm një nga dy gjuhët origjinale dhe, ndonëse ka huazime fjalësh nga gjuha tjetër, ato që ruhen janë format, qëllimet dhe renditjet e fjalëve tek shprehjet dhe fjalitë (gramatika).
     Ngjashmëria ndërmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhësor qëndron në faktin se ato pasqyrojnë të njëjtën histori të popullatave që ndahen apo zhvillohen në mënyrë të pavarur. Gjenet ndikojnë në njëfarë mënyre tek aftësia për të folur një gjuhë tjetër, por nga ana tjetër largësia gjuhësore e zvogëlon mundësinë e shkëmbimeve gjenetike ndërmjet popullatave të tilla. Zhvillimi gjuhësor është një lloj i veçantë i zhvillimit kulturor, ku shpejtësia e mundshme për një gjuhë të ndryshojë është shumë herë më e madhe se ajo për një gjen. Shembull për këtë është ndikimi që sjellin dyndjet dhe përzierjet e mëdha të popujve. Bie fjala, gjuha Hungareze është e rrethuar nga gjuhë Euro-Indiane, ndërkohë që ajo është gjuhe Uralike. Arsyeja për këtë është dyndja në fund të shekullit IX e Magjarëve Uralikë dhe mbretërimi i mëpastajshëm i tyre në Hungarinë e sotme. Por meqenëse ato përbënin atëherë 30% të popullatës, tani rreth 10% e gjeneve në Hungari ngjason me gjenet Uralikë.


     Shembujt e zëvendësimit të gjuhës nuk janë të kufizuara vetëm në Evropë, historia e shkruar e së cilës është mjaft e hershme. Kështu bie fjala, pushtimet Ariane (Arë-janë) 4000 vjet më parë të Persisë, Pakistanit dhe Indisë përcollën gjuhët Euro-Indiane në hapësirat ku fliteshin gjuhët e familjes Dravidian. Suksesi dhe mizoria e luftës së Arianëve ndaj vendasve në Indi është treguar e gjallë në epikën e madhe historike të Indisë të quajtur Mahabharata, origjinali i së cilës qe shkrojtur në Sanskrit. Zëvendësimi tërësor i një gjuhe me një tjetër ndodh më me lehtësi në prani të shtypjes politike të organizatave të forta të të sapoardhurve, siç është rasti me Amerikat. Megjithatë, ka raste që gjuhë të veçanta të folura në vende fqinje mund të mbesin pothuaj të pandikuara për mijra vjet edhe sikur gjenet e fqinjëve të tyre pësojnë ndryshime të pjesshme ose madhore.

     Familja Euro-Indiane e gjuhës është më e studiuara, ndonëse përpjekjet për të caktuar vend-ndodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme. 


Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve Euro-Indiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë  9’500-10’000 vjet më parë. Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të 63 gjuhëve Euro-Indiane, e cila paraqitet në Figurën 13, faqe 164, në libër, ku boshti i poshtëm i saj tregon vitet. Në mënyrë të qartë shihet se gjuha Shqipe është më e vjetra dhe i përket kohës së fillimit të përhapjes së bujqësisë. Nga fjalët ar-bërës = ar-banas = arbëresh duket qartë emri i vërtetë i bujqve që diskutohen nga shkencëtarët jo-shqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfarë gjuhe kanë folur ato bujq të stërlashtë dhe ato para e pas tyre.
     Figura 13 në libër, faqe 164, edhe një herë ripohon lidhjen që ekziston ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Biles Çarls Darvini në librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur në mënyrë të kthjellët se në qoftë se dihej pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, atëherë mund të nxirrej pema përkatëse gjuhësore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen që ekziston ndërmjet gjeneve, popujve dhe gjuhëve vetëm pasi ato ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkeologji dhe gjuhësi. Pikërisht mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.
     Edhe pse huazimi i fjalëve të huaja ekziston, sidomos nga fqinjët, studimet dhe pemët gjuhësore tregojnë se një gjuhë ndryshon në një mënyrë të pavarur nga ndryshimet që ndodhin në gjuhët e tjera. Ndryshueshmëria në një gjuhë vërehet së pari në ndryshueshmërinë tingëllore dhe pohimi më i mirë për këtë është fakti që në çdo vend Evropian, por edhe në SHBA, ekzistojnë dallime në mënyrat e shqiptimit dhe theksimit të fjalëve (dialects) midis Veriut dhe Jugut, Perëndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmëria vërehet gjithashtu edhe në pasurinë apo mungesën e tingujve si dhe në ekzistencën e fjalëve të njëjta po me kuptime të ndryshme. Studimet shkencore në lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalë dialektore që t’i kenë kufijtë e shtrirjes të njëjtë. Shkencëtarët e shohin zhvillimin gjuhësor si një shembull të zhvillimit kulturor, prandaj ndonëse studimi i zhvillimit gjuhësor filloi në gjysmën e dytë të shekullit XIX, për to ka akoma shumë punë studimore për t’u bërë në këtë drejtim. Shpirti i Arbërit rron!
  
Floripress

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...