2019-12-29

Kosovë: Koalicion qeverisës apo krizë politike?



Bekim Shehu


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ftoi subjektet politike në një takim konsultativ për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së Kosovës. Albin Kurti nuk e takon Presidentin.

Vetëm një ditë pas konstituimit të parlamentit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ftoi subjektet politike në një takim konsultativ për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së Kosovës. Në këtë takim ishte i ftuar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por, ky i fundit nuk merr pjesë në këtë takim, me arsyetimin se ndodhet jashtë Prishtinës dhe se ftesa nga Presidenti sipas Vetëvendosjes ka ardhur me vonesë. “Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Presidentit Thaçi dërguar Albin Kurtit. E ky i fundit në një njoftim nga partia e tij, thotë se për sot e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë takim, por, siç thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes “kryetari Kurti do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.
Featured image of article: Kosovë: Koalicion qeverisës apo krizë politike?
Reagime pas konstituimit të parlamentit

Pas konstituimit të Parlamentit të Kosovës një ditë më parë, prania ndërkombëtare në Kosovë po kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e Kosovës dhe të mos humbet kohë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e përshëndeti konstituimin e Kuvendit dhe njëkohësisht kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë. “Kosova duhet të formojë sa më shpejt Qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e sapozgjedhur. Ne presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.

Edhe ambasada amerikane e mirëpriti konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërsa, kërkon që sa më shpejtë të formohet qeveria e re. “Ne inkurajojmë liderët politikë që të formojnë një qeveri të re menjëherë, e cila është e përkushtuar për të përmbushur mandatin e votuesve. Ne presim që të punojmë me qeverinë e re, në çështjet e lidhura me paqen, drejtësinë dhe mirëqenien”, thuhet mes tjerash në deklaratën e ambasadës amerikane.

Dy subjektet politike lëvizja Vetëvendosja që doli e para në zgjedhje dhe LDK, të cilat që nga përfundimi i zgjedhjeve po bëjnë përpjeke për të arritur një koalicion qeverisës, nuk arritën të merren vesh për formimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvndosja si partia e parë e dalë në zgjedhje, brenda afatit prej 15 ditësh nga nominimi nga Presidenti i mandatarit të saj për kryeministër, duhet të paraqesë para Kuvendit përbërjen për qeverinë e Kosovës.


Alternativat e mundshme

Analisti Armend Muja mendon, se situata u komplikua pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Vetëvendosja pa ndonjë marrëveshje me LDK. “Vetëvendosja duhet ta paraqesë në parlament përbërjen qeveritare në rast se ka marrëveshje me LDK-në, gjithnjë sipas supozimeve të mëhershme nëse arrihet koalicioni. Kjo i bie që kryetari i Kuvendit që u zgjodh të enjten, ai vetëm mund të japë dorëheqje dhe mund të zgjidhet një kryetar tjetër i Kuvendit. Kurse, në rast se nuk ka marrëveshje, LDK-ja po premton që do ta votojë qeverinë Kurti dhe atëherë mund të kemi një qeveri të pakicës, në këtë rast, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën në Kosovë. Pra, një qeveri që është e votuar, mirëpo që nuk ka numra të mjaftueshëm në Kuvend”, thotë Armend Muja.

Kurse analisti tjetër politik Naim Rashiti, thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, treguan pjekuri politike dhe “votimi i kandidatit të propozuar nga partia fituese është vlerë demokratike dhe duhet të ruhet ky standard”. “Votimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit nga ana e LDK-së, pa marrëveshje politike është po ashtu hap shumë i guximshëm dhe i drejtë. Zgjedhja e organeve të kuvendit është obligim kushtetues dhe buron drejtpërdrejt nga procesi zgjedhor. Pra deputetët, implementuan certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Tash zgjedhja e qeverisë varet nga krijimi i një shumice parlamentare. Në këtë proces partitë dhe deputetët kanë të drejtë legjitime të negociojnë e kërkojnë në shkëmbim të votës së tyre”, thotë analisti Naim Rashiti.

Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën me 6 tetor dhe po bëhen gati tre muaj që akoma nuk po mund të formohet qeveria e re. Në rast se partia fituese nuk mundet që brenda afatit të parë prej 15 ditësh dhe brenda afatit të dytë prej 10 ditësh ta formojë qeverinë, atëherë vendi shkon në zgjedhje të sërishme të parakohshme.

Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Featured image of article: Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar


Veton Surroi
Ndërsa po synohet të rrënohen barrierat mes Shqipërisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ngrihen barrierat mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije.

Ndërsa po synohet të rrënohen barrierat mes Shqipërisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ngrihen barrierat mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu duket rezultati i deritanishëm i iniciativës mini-Shengen. Së fundmi, në Tiranë javën e kaluar u nënshkruan marrëveshje mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi (në nivel krerësh shtetesh a qeverish) dhe Bosnjë-Hercegovinës me synim heqje barrierash në qarkullim mallrash e njerëzish më 2020-n.

Në po të njëjtën kohë, kryeministri i Shqipërisë e quajti atë të Kosovës gënjeshtar, ndërsa elitën politike të saj të papërgjegjshme e me përcaktim që ta çojë më tutje vendin në një rrugë qorre. Debati që po zhvillohet këto ditë në media dhe rrjete sociale, në relacionin Kosovë- Shqipëri, tejkalon politikën dhe ka mbërritur të përfshijë madje edhe një artist të famshëm kosovar, tenor i shquar në disa prej shtëpive të operës në botë. Ai e quajti publikisht kryeministrin “psikopat” dhe mesazhi i tij u ripërsërit në media sociale në nivele rekorde.

Po të bëhej fjalë për dy shtete të tjera, mund ta imagjinoj situatën ku SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nisin të dërguar të veçantë për të afruar qëndrimet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në terminologjinë e tenorit, kjo do të ishte pjesë e kontekstit të operës.

Por, bëhet fjalë për mu këto dy shtete, pra Shqipërinë dhe Kosovën, dhe në terminologjinë e tenorit, këtu kemi të bëjmë me një operetë. Është kategori më e lehtë se opera ky këmbim verbal Kosovë-Shqipëri dhe ka një nën-kontekst komik; tingëllojnë si batutat e mëhallës që duhet të ofendojnë, por edhe të harrohen pas disa ditësh.

2.Ekzistimi i operetës paraqet problem më vete dhe ka të bëjë me nënkuptueshmëri, kësaj here etnike.

është e nënkuptueshme që kryeministri i Shqipërisë të ketë të drejtë të vlerësojë se çka është apo jo në interes të Kosovës dhe është e nënkuptueshme ta quajë kryeministrin e Kosovës gënjeshtar, ndonëse një formulim i këtillë nuk do të shqiptohej nga ai për një prijës të Serbisë a ndonjë vendi tjetër-ani pse s’do mend që prijësi i Serbisë a ndonjë vendi tjetër do të ketë shqiptuar ndonjëherë apo shumë herë të pavërteta.

Dhe, është e nënkuptueshme që veç e veç apo në kor nga Kosova të vlerësohet se cili veprim i Edi Ramës është apo jo “kombëtar”. Dhe bëhet e nënkuptueshme që të kemi të drejtë ta quajmë “psikopat” kur ai takohet me Vuçiqin, por ky përshkrim i aftësive mendore e shpirtërore nuk i jepet cilitdo prej liderëve kosovarë që jo vetëm është takuar me të, por ka nënshkruar marrëveshje për “bosnjëzim” të Kosovës apo ka vizatuar harta për copëtimin territorial të saj.

Nënkuptueshmëria etnike përcakton, siç po shihet gabimisht, se Edi Rama ka kompetenca e përgjegjësi edhe për Kosovën. Nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që ai të vlerësojë se çka është në interes të Kosovës apo jo; këtë duhet ta vlerësojnë të zgjedhurit politikë të Kosovës. Dhe nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që kur kryeministri i Shqipërisë mbron një interes të shtetit të tij- e “katër liritë evropiane” në Ballkan janë në interes të Shqipërisë – të detyrohet t’i japë shpjegime dhe përgjegjësi opinionit kosovar. Këtë obligim e kanë të zgjedhurit kosovarë.

3.Të zgjedhurit kosovarë nuk kanë mundur të japin shpjegime më të hollësishme e të strukturuara për një arsye të thjeshtë: Kosova po kalon në një gjendje që mund të jetë përtej rotacionit të rëndomtë politik. E tërë gjysma e dytë e këtij viti ka kaluar duke u bërë gati për një Qeveri dhe, më me rëndësi, për mundësinë e një qeverisjeje të re.


Iniciativa mini-Shengen, e cila ndodhi si një përpjekje për të tejkaluar ngathtësitë e deritanishme evropiane për integrim të Ballkanit Perëndimor (përfshirë edhe “dialogun” e Brukselit) e zuri Kosovën në këtë lloj transicioni, i cili ende është duke u zhvilluar. Pra, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor janë nisur në një proces që shkon përtej atij të Berlinit, Kosova ende merret me përpjekjen për Qeveri dhe qeverisje të re.

Rrjedhimisht, Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije. Kosova, në fakt, po përpiqet të dalë nga rruga qorre ku e kanë futur, mes tjerash, kapësit e shtetit, me të cilët, Tirana zyrtare për fat të keq ka bashkëpunuar në projektin e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova pritet që së shpejti ta ketë zërin e vet legjitim të qeverisjes. Atëbotë mund të kontribuojë në një debat që shkon përtej operetës.

4.E tash opera.

Kryeministri i Shqipërisë i është bashkëngjitur korit të bonsensit evropian dhe amerikan që thotë se problemet zgjidhen duke biseduar dhe se popujt që kanë luftuar mund të arrijnë në paqe e bashkëpunim, dhe ja shembulli i Bashkimit evropian. Pra, iniciativa e mini-Shengenit, sipas korit, është një përpjekje e një modeli evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe ky kor ngrihet kundër çdokujt që shtron pikëpyetje rreth këtij modeli, duke i cilësuar si udhëtarë të “rrugës qorre”.

Por, ekziston një dallim në thelb. Modeli i cili po përpiqet të ndërtohet me mini-Shengenin nuk ka precedent. Bashkimi Evropian u ndërtua si model pajtimi e bashkëjetese mes kombeve dhe shteteve të lira pas përfundimit të konfliktit dhe vendosjes së marrëdhënieve bazike të respektit mes shteteve të dala nga konflikti.

Në Ballkanin Perëndimor nuk është arritur ende kjo gjendje, meqë Kosova dhe Serbia jetojnë në gjendje konflikti të papërfunduar. Shteti i Serbisë ende mban në paqe caqet politike të cilat u përpoq t’i arrijë me luftë, madje në një luftë në të cilën në formë sistematike arriti në kufijtë e gjenocidit.

Ky është një model krejtësisht i ri dhe i paprovuar, andaj edhe potenciali i madh i zbrazjes emocionale ndër shqiptarë e serbë. Kjo është përpjekja, ende e padëgjuar në botë, për të ndërtuar pajtimin e bashkëjetesën e kombeve dhe shteteve të lira ende pa përfunduar konflikti.

Për këtë, ende nuk ka libretto.

Shengeni i Ballkanit, Tritan Shehu nga Presheva: Konspiracion makbethian, aspiratat tona europiane janë të rrezikuara

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Featured image of article: Shengeni i Ballkanit, Tritan Shehu nga Presheva: Konspiracion makbethian, aspiratat tona europiane janë të rrezikuara
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka marrë pjesë në 29 vjetorin e themelimit të PDSh-së.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehu është shprehur se takimi ka pasur si temë kryesore çështjen e Shengenit të Ballkanit. Sipas demokratit, anëtarët e PDSh-së ishin të qartë se interesat e Mini-Shengenit bien ndesh me interesat e shqiptarëve.

“I gjeta të qartë se çdo tentativë për atë “Shengen” aventuresk, që ringjall “Jugosllavitë”, zbeh Kosovën si shtet, na lidh me Euroazin ruse etj, bije ndesh jo vetëm me interesat madhore si shqiptare kudo ku jetojmë, por dhe të Rajonit. Një Komb një Qëndrim në mbrojtje të aspiratave tona kombëtare e europiane” tashmë të rrezikuara, duke hedhur në “kosh” ideatorët beogradas apo dhe tellallet shqipfolës alla Esat Pashë të atij konspiracioni makbethian, të ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”,”-shkruan ndër të tjera Shehu.

Kércénohet me jetë Albin Kurti. Lëvizja VetëVendosje dorëzon kállézim penal për Haxhi Hotin. Arréstóhet Hoti ndërsa deklaron se ishte një gabim teknik.


Featured image of article: Kërcënoi me vdekje nga Facebook-u Kurtin, arrestohet anëtari i NISMËS. Kreu i VV: Të lirohet, unë nuk jam KennedyAlbin Kurti dhe Haxhi Hoti

Ditën e djeshme anëtari i Nismës Haxhi Hoti ka bërë një paralelizëm me ish-presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy, i cili u ékzékutua gjatë një àtentàti dhe liderit të Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti. Hoti e ka párálajmëruar këtë të fundit se nëse nuk do të largohej nga Kosova do të përfundonte i vrárë. 


Menjëherë kanë nisur reagimet. I pari që ka reaguar ka qënë zëdhënësi i LVV-së, Artan Abrashi, i cili u shpreh se asnjë pengesë nuk i ndalte. I shpejtë ka qënë edhe reagimi i Hotit që ka kërkuar falje publike për deklaratën e lëshuar ndaj Kurtit duke ia hedhur “fajin” një gábimi teknik.
Por ndjesa nuk është pranuar nga ana e LVV-së, e cila ka dorëzuar në Polici një kállézim pénál për Hotin. Disa momente më vonë, ai është arréstúar pasi akúzohet se ka kércénuar me jétë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Pas arrestimit ka ardhur një reagim dhe nga Albin Kurti, i cili shprehet se nuk ╒shtë Kennedy dhe do ishte mirë që Hoti të lirohej e të kalonte festat pranë familjes së tij.  
Albin Kurti dhe partia e tij dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit. Aktualisht LVV është në negociata me partinë e dytë fituese LDK-në për forminin e qeverisë. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal për marrëveshjeve pavarësisht negociatave.
(k.m/dosja.al)
  • 13:15

    Kércénimi ndaj Albin Kurtit, reagon Mimoza Kusari: Do të ketë të tjera, kapësit se lëshojnë lehtë prenë

    Pas kércënimit të djeshëm të Haxhi Hotit ndaj liderit të Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se ky ishte një ‘grusht’ për t’i zgjuar të gjithë nga ëndrra e për t’i kthyer në realitet. 
    “Do të ketë prapë kércënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë,”-shkruan ndër të tjera Kusari.
    Postimi i plotë:
    Mirëmëngjesi Kosovë, Gëzuar e Diela e fundit e dekadës! Përtej datave dhe festës që do të donim ta shijonim ndryshe, vjen edhe idhësimi nga gjuha fyerse dhe kërcënuese e një kandidati për deputet i koalicionit Nisma – AKR – PD. Kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë. Do të ketë prapë kërcënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë. Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë  fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje. Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti. Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëherë.
      
  •  
  • 10:10

    ‘Ose largohu nga Kosova ose do vritesh’, arrestohet Haxhi Hoti, kërcënoi Albin Kurtin në Facebook

    Arrestohet anëtari i Nismës Socialdemokrate Haxhi Hoti pas kërcënimit që i bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
    “Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.
      
  •  
  • 10:41

    “Albin Kurti të lëshojë Kosovën ose të vrítet”, reagon Lëvizja Vetvendosje: Kallëzím në políci për autorin

    Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, ka bërë një deklaratë të ish-kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Hoti kërkoi që Albin Kurti të gjejë një zgjidhje mes dy rrugëve ose të heq dorë nga Kosova ose të vrítet. Ndërkohë LVV-ja ngritur padi Haxhi Hotit, pasi e konsideron një kércënim brutal nga ana e Hotit.
    “Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kércënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallézim pénal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
    Ndër të tjera Vetvendosje ka shpjeguar se nuk dihet nëse ka qenë deklaratë e porositur një gjë e tillë, por megjithatë mbetet për t’u zbardhur nga polícia.
    “Ne nuk e dimë nëse ai kércëním ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë polícia e prokuroria. Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kércënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës. “Shpesh e shohim fenomenin e përzierjes së elementëve me prirje të dhúnshme e kríminale me elitat politike, ligjvënëse e ekzekutive. Pikërisht këtë fenomen synon ta luftojë Lëvizja VETËVENDOSJE! Populli i Kosovës nuk dëshiron që kriminelët të jenë në pozita pushteti. I vlerësojmë faktorët publikë e politikë, si edhe qytetarët që distancohen dhe dënojnë pa ekuivok dhe pa relativizim këtë sjellje të papranueshme. Presim nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit.”-shkruan Vetëvendosje.
      
  •  
  • 8:18

    I tha Albin Kurtit të largohej nga Kosova ndryshe do vrítej, ish-kandidati i NISMËS kërkon falje: Ishte gábim teknik

    Ish-kandidati për deputet i Partisë Nisma në Kosovë Haxhi Hoti ka shpjeguar deklaratën e tij për liderin e Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurtit se duhet të largohej nga vendi ose ndryshe do të vritej.  Por sërish me anë të një statusi në Facebook, Hoti ka kërkuar falje publike për deklaratën e lëshuar ndaj Kurtit duke ia hedhur “fajin” një gabimi teknik.
    Është një gabim teknik i imi, ku mediat pa më pytur mua e kanë shpërndarë këtë shkrim! Kërkoj falje publike. Dhe nuk ka qëndrim të subjektit që i takoj,”-shkruan Hoti.
      
  •  
  • 7:45

    Kèrcënòhet me jetë Albin Kurti, vjen reagimi i parë nga VetëVendosja: S’na ndalón në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!

    Pas parálájmërimit të ish-anëtarit të Nismës Haxhi Hoti  për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, një reagim ka ardhur edhe nga partia që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas kércénimit duke u shprehur se asnjë pengesë nuk e ndalon rrugën e Vetëvendosjes.
    “Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!,”- ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

Bardhyl Mahmuti : Origjina serbe e “Mini-Shengenit” dhe të pavërtetat e z.Edi Rama


Në samitet që u mbajtën në Berlin (28 gusht 2014), në Vjenë (27 gusht 2015), në Parisi (4 korrik 2016) dhe në Trieste (13 korrik 2017) përfaqësuesit më eminent të BE-së u përpoqën të mbanin të hapur perspektivën evropiane për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë...

Featured image of article: Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Bardhyl Beqir Berisha-Mahmuti
Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucioneve të veta.

Në të gjitha këto takime u tha në mënyrën më të qartë të mundshme se “ardhmëria e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është investim strategjik për paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet të Europës në tërësi”. Nga ky këndvështrim, “ata përshëndetën angazhimet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të promovojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë regjional”.

Pjesëmarrja përfaqësuesve të institucioneve të shtetit të Kosovës në këto takime ka qenë në përputhje të plotë me orientimet politike të vendit tonë për integrim në BE. Të përmenden “darkat dhe drekat që udhëheqësit e Kosovës paskëshin ngrënë me përfaqësuesit e Serbisë gjatë këtyre takimeve”, ashtu siç bën z. Edi Rama dhe tellallët e tij /gazetarë që janë futur në paketën e “ligjit antishpifje”, janë manipulim i neveritshëm. Të gjithë ata që përmendin takimet paraprake, të udhëhequra nga BE-ja, dhe fajësojnë udhëheqësit e Kosovës se gjoja “kanë futur vendin në rrugë qorre dhe kanë izoluar Kosovën” pse nuk morën pjesë në tri takimet e “Mini-Shengenit” serb, janë vënë në shërbim të fshehjes së realitetit dhe përhapjes së gënjeshtrave.

Përhapja e gënjeshtrave dhe fajësimi i udhëheqësve të Kosovës për mospjesëmarrje në takimet që nuk kanë asgjë të përbashkët me procesin e filluar nga BE-ja nuk është asgjë tjetër pos strategji e shfajësimit të palës serbe.

E vërteta qëndron në faktin se iniciativat e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor u minuan nga serbët e Bosnjës. Të rikujtojmë se edhe gazetarët që sot hungërojnë kundër “hipokrizisë së politikanëve të Kosovës”, më 6 korrik të vitit 2019 publikuan lajmin se “Për shkak të ‘ftesës denigruese’, Thaçi refuzon ftesën e Dodik për në Samitin e Sarajevës”. Në shkrimet që publikuan këtë lajm thuhet në mënyrë të qartë se “kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se Hashim Thaçi nuk është ftuar në cilësinë e Presidentit të Kosovës, në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që do të mbahet në Banja Llukë, por si përfaqësues i Prishtinës” dhe se “Dodik ia ka bërë të qartë Hashim Thaçit se ai duhet të kuptojë që Kosova është pjesë e Serbisë”.

Nuk ka turp më të madh sesa të fshihet ky fakt dhe të fajësohen udhëheqësit e Kosovës pse nuk marrin pjesë në takime të tilla.

As z. Edi Rama e as tellallët e tij nuk mund ta fshehin faktin se refuzimi i pjesëmarrjes në këtë samit nuk ishte futje e “Kosovës në rrugë qorre” nga ana e udhëheqësve të Kosovës, por qëndrim në përputhje të plotë me interesat e shtetit të pavarur të Kosovës. Të mos harrojmë se në atë kohë, edhe Kryeministri i Shqipërisë e refuzoi pjesëmarrjen në samitin e Banja Llukës dhe për këtë veprim askush nuk e akuzoi z. Edi Rama se “po e futë Shqipërinë në rrugë qorre”. Përkundrazi! Solidarizimi me Kosovën ngjalli një simpati të madhe te qytetarët e Kosovës.

Në të njëjtën periudhë kohore kur kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik i kujtonte Hashim Thaçit se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe e ftonte të merrte pjesë në samitin e Banja Llukës “si qytetar i Prishtinës”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev doli me qëndrime të njëjta. Në intervistën dhënë “Kurir TV” të Serbisë, Zoran Zaevi mohoi gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët, deklaroi se gjoja “Kosova është zemra e Serbisë dhe se aty është historia e Serbisë” dhe përsëriti qëndrimin e vet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Në përputhje të plotë me pikëpamjet e lartpërmendura, më 24 dhjetor 2019 Zoran Zaev deklaroi: “Kosova mund t’i bashkohet iniciativës, por Kosova dëshiron të ftohet si një shtet më vete, e cila nga ana tjetër është pjesë e një problemi të pazgjidhur me Serbinë, ku vendet e tjera nuk mund të ndërhyjnë”.

Ndryshimi i rregullave të lojës që ishin vendosur nga BE-ja dhe përpjekja për t’i imponuar Kosovës kushte të papranueshme është njëra anë e medaljes. Anën tjetër të medaljes e përbëjnë përpjekjet ruso-serbe për grusht-shtet në Mal të Zi dhe mbështetja e forcave maqedonase që janë kundër BE-së dhe kundër NATO-s. Strategji ruse ka për qëllim të krijojë zonën e saj të influencës në këtë pjesë të Europës Juglindore dhe ta kthejë në digë kundër BE-së dhe NATO-s.

Takimet në Novi Sad, në Ohër dhe në Durrës nuk janë vazhdimësi e samiteve që u mbajtën në Berlin, në Vjenë, në Parisi apo në Trieste. Madje edhe vetë z. Edi Rama e titullon publikimin si “Takimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor”.

Takimet që filluan në Serbi dhe që do të përmbyllen në Serbi nuk janë asgjë tjetër pos një ambalazh i ri i projekteve të vjetra. Për këtë veprim që nuk ka përkrahjen e fuqive të mëdha të BE-së dhe të SHBA-ve, në intervistën ekskluzive për emisionin “Stav” të TV O2, të datës 23 dhjetor 2019, Aleksandar Vuçiq deklaroi se “Edi Rama ka treguar një guxim që rrallë shihet te politikanët ballkanas. Unë e di sesa është e rrezikshme dhe aspak naive kur u kundërvihesh të mëdhenjve evropianë apo të tjerë”.

“Kushdo qoftë që e ka përmendur apo kërkuar bashkimin të Ballkanit dhe të ballkanasve, ai e ka pësuar. Edhe mbreti Alekdandar edhe Svetozar Markoviqi e kanë pësuar në mënyra të ndryshme (…) Mbreti Aleksandar Karagjorgjeviq ka qenë një njeri mjaft i dijshëm dhe jashtëzakonisht i guximshëm. E akuzojnë se ka vendosur diktaturën në kohën kur e ka shpëtuar shtetin që e ka formuar dhe ka mbrojtur të drejtën e serbëve që të jetojnë në një shtet. Ka rrëfimet, për të cilat nuk kemi fakte, se Zhorzh Klemanso (Georges Clemenceau) i ka thënë që ta vizatojë deri ku është Serbia e Madhe dhe ta marrë atë territor. Edhe pse një gjë e tillë nuk dëshmohet me asgjë, shumica e serbëve kanë qëndrim negativ ndaj mbretit Aleksandar Gjorgjeviq, pikërisht për këtë arsye. Ka qenë plotësisht e qartë se ka qenë e vetmja formë shtetërore që ka mundur të krijohet, ku serbët do të jetonin në një shtet. Dhe për herë të parà « një gjë të tillë ka arritur ta bëjë mbreti Aleksandar së bashku me serbët e asaj ana të Drinës dhe të Danubit (…). Dhe për atë e ka vrarë organizata ku kanë qenë ustashët si Ante Paveliqi, VMRO-ja por bullgare e Vlado Çernozemskit, shërbimet sekrete italiane, angleze dhe të vendeve të tjera. Si ka mundur të jetë i keq për Serbinë kur të gjithë kanë dashur ta likuidojnë?!”.

Në ndërhyrjen e gazetarit Milovan Jovanoviq se “kritikuesit e Mini-Shengenit thonë se ky projekt parasheh krijimin e Jugosllavisë së Re, në Prishtinë flitet se po bëhet Serbia e Madhe, ndërkaq në Serbi thonë se je duke bërë Shqipërinë e Madhe” Aleksandar Vuçiq deklaron në formë sarkastike: “Të gjithë e kanë kuptuar! Mendoj se ajo është mirënjohja më e mirë për iniciativën tonë”.

Po, po! Në Kosovë të gjithë kanë kuptuar se në kohën kur shteti serb u heq nënshtetësinë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes, me qëllim që t’i shpallë si apatrid, presidenti serb Aleksandar, njëlloj si dikur mbreti serb Aleksandar, përpiqet të heq kufijtë e shteteve përreth, që serbët të jetojnë në një shtet. Në këtë kontekst, z. Edi Rama duhet të sqarojë pse pranoi të shkonte në takimin e Novi-Sadit në Serbi, atje ku nuk ishte ftuar Kosova, dhe pse ka pranuar të bëhet tellall i një projekti që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë.

Aleksandar Vuçiq sqaroi qëllimet politike të “Mini-Shengenit” serb. Ndërkaq, propaganda për krijimin e të ashtuquajturës “zonë e lirë e qarkullimit të kapitalit” nuk është asgjë tjetër, pos zhurmë për të fshehur qëllimin e vërtetë të krijimit të një “zone” ku do të qarkullojnë lirshëm paratë e pista, ku “kapitali” i grumbulluar nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni do të shitet si “investim i jashtëm”.



***

Mohimi i gjénocidit është helmi dhe acidi, që pamundëson shërimin e plagéve në Kosovë!



Gjatë takimit me Aleksandar Vuçiq, Zoran Zajev dhe Milo Gjukanoviq dhe në konferencën me gazetarë që pasoi këtë takim, z. Edi Rama i quajti udhëheqësit e Kosovës “të paditur klasikë, që e kanë futur Kosovën në rrugë qorre, në rrugë pa rrugë dhe barrikadë qorrash” vetëm për arsye se nuk pranuan të ishin pjesë e sajesës që quhet “Mini-Shengen”, që atij i duket “i ngushtë”, sepse qenka mësuar me “maxi”!



Në këtë kontekst ai u mundua të mbajë një ligjëratë se si duhet të sillen politikanët e Kosovës në rrafshin diplomatik dhe kërcënoi se gjatë gjithë kohës që do të jetë në pozitën politike që ka, nuk do të lejojë askënd të cenojë të ardhmen e projektit në fjalë, që e prezanton si të ardhme të vetme të popujve të Ballkanit Perëndimor.



Përveç fyerjeve drejtuar udhëheqësve të Kosovës, z. Edi Rama i dha të drejtë vetes të fyejë të gjitha ata që u japin hapësirë mediatike qëndrimeve që nuk i pëlqejnë atijdhe i cilësoi se “mbllaçitin mediatikisht gënjeshtra”! Mungoi vetëm kërcënimi me ligjin antishpifje!



Së pari, është një e vërtetë e pakontestueshme se z. Edi Rama nuk është personi i duhur për të mbajtur ligjëratat se si duhet të sillen politikanët në rrafshin diplomatik. Përkundrazi. Ai është shembull se si nuk duhet të sillet një burrë shteti. Po marr një shembull konkret që ilustron këtë fakt. Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA Edi Rama i dha vetes të drejtë ta cilësojë “Donald Trumpin siturpii Amerikës”! Kur Donald Trumpifitoi, ai i “mbllaçiti” fjalët e veta dhe deklaroi publikisht: “Unë s’jam manual se si duhet të flasë një kryeministër”.Këtu Edi Rama kishte plotësisht të drejtë: deklaratat e tij të papërgjegjshme dëshmojnë se ai është “i paditur klasik” në fushën e diplomacisë.



Së dyti, edhe pse nuk është “manual se si duhet të flasë një kryeministër”, është e pahijshme ta cilësojë dikë si “gënjeshtar”, përderisa as vet nuk thotë të vërtetën.



Është tërësisht i pavërtetë pretendimi i Edi Ramës se gjoja ideja e “Mini-Shengenit” paskësh qenë ide e tij! Një numër i madh shkrimesh kanë nxjerrë në shesh rrënjët serbe të kësaj ideje dhe unë nuk do t’i përsëris. Nëse Edi Rama këmbëngul ta fshehë origjinën serbe të këtij projekti, atëherë do të jetë i detyruar të sqarojë pse takimi i parë i këtij projekti u mbajt në Serbi dhe pse në këtë takim, ku u përcaktuan rregullat e lojës, nuk u ftua askush nga përfaqësuesit e shtetit të Kosovës. Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës nuk mund të vinin të paftuar në atë takim, edhe pse Edi Rama, me përvojën e tij, do të kishte gjetur ndonjë kombinim si puna e asaj ftesës së “gruas së Bilalit”.



Për sa kohë që z. Edi Rama nuk e thotë të vërtetën lidhur me origjinën serbe të këtij projekti dhe për sa kohë pretendon se ai ka qenë ideator që takimi i parë të mbahet në Serbi, pa praninë e përfaqësuesve të shtetit të Kosovës, nuk duhet të çuditet nga reagimet që vijnë nga Kosova. Përkundrazi!Z. Edi Rama, të cilit i duket vetja i “gjithëdijshëm modern”, duhet ta dijë se për politikanët e Kosovës, sado të “paditur klasikë” që t’i duken atij, është tërësisht e qartë se projektet e sajuara në Serbi kanë ritmin e valles serbe, “Zhikino Kollo”, dhe nuk kanë nevojë për ftesat e siguruara nga Edi Rama, në stilin e “Bilalit”.



Së treti, përpjekja e z. Edi Rama për të krahasuar përvojat e popujve që kanë qenë në luftë dhe që kanë ndërtuar një të ardhme paqësore dhe të begatshme me kontekstin e Ballkanit Perëndimor është manipulim i pastër.





Nuk ka nevojë të jesh “i dituri modern”, për të qenë i pajisur me njohuritë, se ai që shohim sot si Bashkim Europian, nuk është asgjë tjetër pos një proces që u mundësua, pasi Gjermania pranoi përgjegjësitë e veta për Luftën e Dytë Botërore, u kërkoi falje të gjithë popujve që u kishte shkaktuar tragjeditë shumta dhe u angazhua të riparonte dëmet e kësaj lufte. Në Ballkanin Perëndimor është e kundërta. Serbia jo vetëm që nuk u ka kërkuar falje popujve ndaj të cilëve ka kryer gjenocid dhe nuk ka pranuar përgjegjësinë për krimet që ka bërënë Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë, porajo vazhdon t’i mohojëtë gjitha krimet e saj.



Sa i përket analogjisë ndërmjet Gjermanisë naziste dhe Serbisë së Millosheviqit, ministër i Informacionit i të cilit ishte miku i Edi Ramës Aleksandar Vuçiq, do të citoj intelektualin serb, Mirosllav Filipoviq: ““Është vështirë të gjendet institucion kombëtar, që të jetë munduar ta ruajë popullin serb nga kryerja e krimeve. Në veçanti është e vështirë të gjenden institucione që nuk e kanë nxitur popullin serb të kryejë krime. Ku ka qenë Akademia e Shkencave, ku ka qenë Kisha, ku ka qenë Universiteti, ku kanë qenë partitë politike? Çfarë ndodhi me Kishën, e cila paralajmëroi se do t’i hapë dosjet e krimeve serbe në Kosovë? Ku mbeti paralajmërimi i Kishës se në emër të popullit serb do të pendohet dhe do të kërkojë falje nga viktimat tona? (…) Në perëndim, Millosheviqinqë moti e kanë quajtur “Kasap të Ballkanit” dhe e kanë krahasuar me Hitlerin. Gjermania e kohës së para Luftës së Dytë nuk mund të krahasohet me Serbinë e fillimit të viteve të ‘90. Kur Hitleri filloi të çartet dhe t’i ngjajë një kafshe të tërbuar, e braktisën një numër intelektualësh, shkencëtarësh dhe artistësh më eminentë të popullit gjerman. Edhe pse Serbinë e Millosheviqit e braktisën një numër artistësh, shkencëtarësh dhe intelektualësh, shumica e tyre u vunë në shërbim të tij, përkundër asaj se e dinin që me urdhrin e tij, me miratimin e tij ose, së paku, me dijeninë e tij, çdo ditë “nga dora serbe” e pësonin qindra njerëz të pafajshëm. Tani, të kërkohet nga këta njerëz që të flasin për krimet që janë bërë, do të thotë të kërkohet nga ata që ta pranojnë fajësinë e tyre”. (Miroslav Filipoviq, “Marshi i gjatë drejt së vërtetës për krimet”).



Së katërti, takimi i Tiranës nuk ishte asgjë tjetër, pos një maskaradë e llojit të vet, që i mundësoi Aleksandar Vuçiqit, Joseph Goebbels-it të Ballkanit, të tallet në mënyrën më të rëndë të mundshme me popullin shqiptar.



Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët,sesa kur dëgjon të shprehë “keqardhje për “fëmijët mrekullueshëm durrsakë, për prindërit dhe për gjyshërit e tyre që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti”,një person që ka qenë pjesë e pushtetit që përgatiti, zbatoi dhe u përpoq të fshehë krimin e gjenocidit në Kosovë, gjatë të cilit u vranë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 femra shqiptare dhe mbi 10 mijë shqiptarë të të gjitha moshave.



Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët, sesa kur dëgjon nga një person që ka qenë pjesë e pushtetit që gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë shkatërroi 100589 shtëpi shqiptarësh, 88101stalla dhe objekte ndihmëse, 358 shkolla, 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka, 220 objekte të kultit fetar (xhami, teqe, tyrbe dhe kisha) dhe që mohon krimet e bëra kundër shqiptarëve në Kosovë, të deklarojë se “Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënëse parash, që do t’u mundësojë 100 familjeve shqiptare të kenë një kulm mbi kokë”.



Në fund, z. Edi Rama duhet ta ketë të qartë se asnjë fizkulturë e gjuhës nuk mund ta fshehë diellin me shoshë: nuk është refuzimi për të marrë pjesë në një valle me ritmin e “Zhikino Kollos”, ajo që pengon ndërtimin e urave për një të ardhme të begatshme të Ballkanit Perëndimor, por mohimi i gjenocidit është helmi dhe acidi, që pamundëson shërimin e plagëve në Kosovë, si parakusht për ndërtimin e marrëdhënieve të reja në këtë pjesë të Europës.



Nëse vërtet do të zbatohej një “ligj i mirëfilltë antishpifje”, atëherë z. Edi Rama do të duhej të përgjigjej për shpifjet e rënda ndaj atyre që nuk pranojnë “ftesat e stilit të gruas së Bilalit” për të luajtur vallen e orkestruar nga Beogradi!

Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur nga Kosova Gjergj Kaçinari.

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare kompozitori i njohur nga Kosova Gjergj Kaçinari. Lajmi i hidhúr bëhet me dije nga familjaret e Kaçinarit në rrjetet sociale.

Featured image of article: Shuhet në moshën 80-vjeçare kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari
Kush është Gjergj Kaçinari?

Ai u lind me 25.04.1939 në Kosovë dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova. Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas Luftës së Dytë Botërore të kompozitorëve në Kosovë.


Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime të tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”.

Varrimi i kompozitorit Kaçinari është bërë  ditën e shtunë në orën 14:00,në Kosovë.

Transplantimi i parë i kokës njerëzore mund të bëhet që në dekadën tjetër.

Featured image of article: Mjekët kërkojnë rrugën për pavdekësinë: Dihet kur do të bëhet transplantimi i parë i kokës
Transplantimi i parë i kokës njerëzore mund të bëhet që në dekadën tjetër. Ai pohon se një kusht për një operacion të suksesshëm është një shartim me palcë kurrizore.

Transplantimi i parë i kokës njerëzore mund të bëhet që në dekadën tjetër. Këtë e pohojnë ish-kirurgu neurokirurg, profesor i Universitetit Hall dhe anëtar i Organizatës Kombëtare të Shëndetit në Britaninë e Madhe Bruce Matthew. Matthew ka punuar në shkrimin e një romani të trillimeve shkencore ndër vite, me themeluesin e Institutit të Futurologjisë Michael Lee. Ai pohon se një kusht për një operacion të suksesshëm është një shartim me palcë kurrizore.

Deri më tani, disa shkencëtarë janë përpjekur ta bëjnë këtë veprim, por pa dobi. Ata vendosën të shkurtojnë palcën kurrizore gjatë punës, kështu që Matthew nuk i klasifikon metodat e tyre si serioze. Një mjek i sallës kreu rreth 10,000 operacione gjatë karrierës së tij. Ai beson se përparimet në neurokirurgji, robotikë dhe transplantim të qelizave burimore do të lejojnë transplantimin e plotë të kokës dhe palcës kurrizore në një organ tjetër deri në vitin 2030.

“Fillimisht, qëllimet tona dukeshin jo serioze, por në të vërtetë nuk është ashtu. Nëse tërheq trurin dhe palcën kurrizore së bashku, nuk është e pamundur,” ka thënë Matthew