Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/20

Çmimi “Azem Shkreli” për vepër jetësore me gjashtë shkrimtarë në garë


Gjashtë propozime për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” i janë adresuar Ministrisë së Kulturës në konkursin e sivjetshëm. Tetë propozime për prozë, pesë për kritikë letrare-eseistikë, gjashtë për përkthim, trembëdhjetë për poezi dhe shtatë për poezi në kategorinë e asaj për fëmijë, janë ato që do t’i shqyrtojë juria për çmimet vjetore për letërsi. Konkursi i publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit më 6 dhjetor të vitit të kaluar është mbyllur më 6 janar. Ministria e Kulturës është shprehur e kënaqur me totalin që arrin në 45 propozime. Fituesit do të shpallen në ceremoninë që pritet të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Çmimi “Azem Shkreli” për vepër jetësore me gjashtë shkrimtarë në garë

Propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore "Azem Shkreli", si dhe për çmimet e tjera për letërsi për vitin 2019 bëhen nëpërmjet nominimeve që mund të bëhen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, shtëpitë botuese të Kosovës, redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës, asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës, organizatat joqeveritare që merren me veprimtari kulturore në Kosovë, personalitetet me reputacion publik dhe autorët e veprave letrare.

Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se këtë vit janë të kënaqur me numrin e propozimeve që ka marrë.

Sipas saj, propozimet këtë vit kanë ardhur nga shtëpitë botuese: “Rozafa”, “Fad”, “Armagedoni”, “Faik Konica”, “Buzuku”, “Beqir Musliu”, “Riza Sheqiri”, “Koliqi”, “Qendra Multimedia”, “Pema”, “OM”, “Dituria Islame”, “Ura” nga Instituti Albanologjik, PEN Qendra e Kosovës, klubi letrar “Nositi”, fondacioni “Miqtë e Bibliotekës” dhe shtypshkronja “Berati”. Emrat e të propozuarve nuk janë bërë publikë nga MKRS-ja pasi, siç ka thënë Shyti, kjo bëhet për arsye që të mos ndikohet te vendimi i jurisë, e cila ende nuk e ka emëruar.

Drejtoresha e Departamentit të Kulturës po ashtu ka thënë se në pajtim me rregulloren për ndarjen e çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera në letërsi, është e përcaktuar që çmimet të ndahen në një ceremoni më datën 17 shkurt, në nderim të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelorja e Pejës kërkon që të përjashtohet nga rigjykimi i Naser Pajazitajt, lënda kalon në Gjykatën e Ferizajt

Rezultate imazhesh për donjeta pajaziti


Gjykata Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të vetë-përjashtohet nga procesi i rigjykimit të Naser Pajazitajt, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Apeli me aktvendim këtë lëndë e ka kaluar për Gjykim në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Siç merr vesh gazeta, arsyetimi i Gjykatës Themelore në Pejë për t'u përjashtuar nga ky rast ka qenë fakti se gjithë gjyqtarët e departamentit përgjegjës kanë marrë pjesë në gjykimin e këtij rasti.

“Kërkesa e Gjykatës Themelore në Pejë-GJA nr 523/19 dt. 27.12.2019 në lëndën PKR. Nr 82/19, ashtu që lënda penale ndaj të pandehurit Naser Pajazitaj, për vepër penale ‘vrasje e rëndë’ dhe veprës “mbajtja në pronësi, kontrolle apo posedim të paautorizuar të armëve” i caktohet Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda, për të vendosur lidhur me zhvillimin e procedurës së mëtejme në këtë çështje penale”, thuhet në aktvendim.

Fillimisht Pajazitaj ishte liruar nga veprat që i ngarkoheshin. Megjithatë Gjykata e Apelit e pati prishur vendimin e Gjykatës se Pejës dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Për të dytën herë Gjykata e Pejës e pati dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga shkalla e dytë në Gjykatën e Apelit, por mbrojtja e të akuzuarit Pajazitaj, përmes kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë janë ankuar në Gjykatën Supreme. Kjo instinacë e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së Pajazitajt dhe rasti sërish është kthyer në rigjykim. Megjithatë Gjykata e Pejës ka kërkuar që mos ta gjykojë për të tretën herë të akuzuarin Pajazitaj. Rigjykimi i tij do të bëhet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, Naser Pajazitaj akuzohej se me 9 nëntor 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të Komunës se Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj. Derisa e ndjera ka qene duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në koke të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Trupi i të ndjerës gjendet pas më shumë se një muaj.

Herë me letra e herë me video po vazhdon komunikimi nga larg i Vetëvendosjes me LDK-në.

Rezultate imazhesh për hashim thaçi


Presidenti del me dekret, e kryetari i VV-së me video të re drejtuar LDK-së

Herë me letra e herë me video po vazhdon komunikimi nga larg i Vetëvendosjes me LDK-në.

Këtë të hënë, përmes një videoje Albin Kurti njoftoi se po e dërgojnë emrin e tij te presidenti që të mandatohet për kryeministër, ani se nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijim të Qeverisë.

Pak orë më vonë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e miratoi emrin e Kurtit për kryeministër derisa e ka quajtur “hap të rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja”.

Letrën me emrin e mandatarit, presidenti ia ka dorëzuar menjëherë Kuvendit të Kosovës.

Kështu, bazuar në Kushtetutë, ka nisur rrjedhja e afatit ligjor prej 15 ditësh që Vetëvendosje të arrijë të gjejë partner koalicioni.

Vjosa Osmani, personi më i votuar në LDK, ka folur edhe një herë për nevojën e bisedimeve mes palëve dhe lënien anash të mospajtimeve për arritjen e marrëveshjes.

Bazuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës, nëse përbërja e Qeverisë nuk merr shumicën e votave, atëherë presidenti brenda 10 ditësh duhet të emërojë një kandidat tjetër.

Mandatimi i një personi tjetër është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese rreth 6 vjet më parë.

Sipas kësaj gjykate, është në diskrecion të presidentit të vendosë nëse do t’ia japë edhe një mundësi partisë që ka fituar shumicën në Kuvend, apo të kërkojë nga partitë e tjera nominimin e kandidatit për kryeministër.

“Nuk duhet të përjashtohet që presidenti i Republikës mund të vendosë t'i japë të njëjtës parti ose koalicion edhe një rast për të propozuar kandidatin tjetër, që mund të jetë i suksesshëm në formimin e Qeverisë së re, duke marrë votat e nevojshme në Kuvend. Gjykata konsideron se presidenti i Republikës duhet të vlerësoje se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re”, thuhet ndër të tjera në aktgjykimin e Kushtetueses.

Mandatimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për kryeministër është bërë pas tre muajsh e gjysmë nga mbajtja e zgjedhjeve.

Rezultate imazhesh për hashim thaqi albin kurti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi paralajmëron Kurtin, kërkon të pranojë ose refuzojë nominimin për kryeministër
Formim sa më të shpejtë të qeverisë së re, kanë kërkuar sërish ish-ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit gjatë së dielës, Thaçi, duke folur për formimin e mundshëm të qeverisë, ka thënë se është në vullnetin e spektrit politik ta përmbyllë procesin e formimit të institucioneve.

Ai ka shtuar se shpreson që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk do të marrë shumë kohë për ta pranuar pozitën e mandatarit të qeverisë, përndryshe, siç thotë, duhet ta deklarojë refuzimin.

Derisa, Walker, duke treguar se sa krenar është për arritjet e Kosovës, ka thënë se këtij vendi i duhet qeveria sa më shpejt.

“Mendoj se Kosovës i duhet qeveria, tashmë keni humbur 100 ditë, sot është dita e 101-të apo 102-të, dhe shpresoj që nuk do të zgjasë edhe shumë çështja e formimit të qeverisë dhe Kosova të kthehet në rrugën e progresit, atë që të gjithë në Kosovë e duan dhe më e rëndësishme mbetet që të jeni vend i suksesshëm në Evropën Qendrore”, ka deklaruar ai.

E videon e cila javën e kaluar u shpërnda në rrjetet sociale, ku shihej se Thaçit nuk ia zgjaste dorën Walkeri, e demantoi ky i fundit.

Ish-ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili po qëndron në vend në shënimin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut, ka pasur takim edhe me kreun e Lëvizjen e Vetëvendosje dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga edhe ku ka kërkuar që sa më shpejt të formohen institucionet.

Edhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Prandaj, prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me qeveri në dorëheqje.

Rezultate imazhesh për hashim thaci albin kurti isa mustafa

Presidenti Hashim Thaçi, mesazh Albin Kurtit: Refuzoje nëse nuk je i gatshëm për të qeverisur

Albin Kurti nuk ka edhe shumë kohë që t’i dërgojë presidentit emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Ky ka qenë paralajmërimi i kreut të shtetit, Hashim Thaçi për Kurtin gjatë së shtunës, të cilit i ka kërkuar të refuzojë këtë përgjegjësi, nëse nuk është i gatshëm për të qeverisur.

Thaçi ka thënë se tashmë ka vendosur nënshkrimin e tij në vendimin për ta mandatuar Kurtin, dhe se po pret që edhe kryetari i Vetëvendosjes t’i shkojë në zyrë dhe ta firmosë atë vendim.

Paralajmërimi tjetër i Presidentit ka qenë ai se vendi nuk do të vazhdojë të jetë i bllokuar për kohë të gjatë, duke lënë të kuptohet se mund t’i dëgjojë edhe zgjidhjet e partive tjera.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetar”, ka thënë  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në anën tjetër, kanë vazhduar edhe më tutje mospajtimet ndërmjet VV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar në një intervistë për portalin Koha.net se nuk mund të bisedojë me të njëjtën logjikë si të Vetëvendosjes.

“Nuk është LDK-ja, ajo që kërkoi të kthehemi para datës 26 dhjetor 2019, por LVV-ja, sepse ne si LDK, ecurinë e marrëveshjes e kemi lënë pikërisht para 26 dhjetorit. Dhe, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së. Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa e ka quajtur “ese ideologjike” letrën e fundit të Albin Kurtit, në të cilën LDK-së i kërkon të heqë dorë nga shkarkimi i Glauk Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

F.B.

2020/01/19

Berit Backer-Heroina e Kosovës ( 03.08.1947 – 0 7.03. 1993)

Imazh i ngjashëm


Berit Baker( 3 gusht 1947-7 mars 1993)


Berit Baker( 3 gusht 1947-7 mars 1993),është antropologe e njohur nga Norvegjia. Nga puna e sajë hulumtuese në teren në vitet 1974-1975, që e realizojë në fshatin Isniq të Deçanit(Kosovë),në vitin 1979 mbrojti titullin e magjistraturës në Antropologji në Universitetin e Oslos.


Punoi si antropolooge,përkthyese e dokumenteve nga gjuha shqipe si dhe këshilltare për emigrantët shqiptarë nga Kosova,Maqedonia dhe Shqipëria në vitet e '80-ta.

Rezultate imazhesh për berit backer
Punoi për organizatën AI(Amnesty International) lidhur me të burgosurit politik të Kosovës.Themeloi Komitetin e Helsinkit në Prishtinë me 1989 si dhe në Tiranë me 1991.


Kontribuoi në organizimine disaporës së shqiptarëve të Kosovës, si dhe e themeloi një qendër informative për kosovar e shpërngulur në Norvegji.


Vepra kryesore e saj është teza e magjistraturës:


cov31
"Prapa mureve të gurta"(Behind the Stone Walls), e botuar nga "Dukagjini Balkan Books", Pejë, 2003.



Është autore edhe e disa artikujve për shoqërinë tradicionale shqiptare në revista ndërkombëtare, si dhe raporteve për Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit gjatë përiudhës 1983-1990.

Rezultate imazhesh për berit backer

Ishte bashkautore e dy filmave dokumentarë për traditat e shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut, që u shfaqën në TV-të publike në Suedi(1977) dhe në Angli (1991).



U vra në Norvegji nga një refugjat kosovar me probleme mendore.


E shoqëronte Kujtim Çashku, regjisori shqiptar. E ndali flashi i fotoaparatit tim. Më njohu. Shpërtheu nga befasia. Duke thirrur emrin tim dhe duke ngritur duart hava ajo praktikisht po vraponte drejt meje. E pritën krahët e mi të hapur dhe shtrëngimi i gjatë dëshmi miqësie e respekti.

Rezultate imazhesh për berit backer


Ishte Berit Backer dhe ishte pranverë.

«Nesër shkojmë në Tropojë, në bjeshkë…». Duke mê shikuar me sytë e saj që po merrnin edhe më shumë zjarr, autoritetshëm tha: «Eja! do të vish me ne…!»


Rezultate imazhesh për berit backer

Beritin e kisha takuar disa herë në Lubjanë. Nga aty përgatisnim ekspedita aktivistësh për të drejtat e njeriut.

Ajo e njihte Kosovën dhe shqipen e saj. Ishte antropologe. Në Isniq kishte kaluar shumë kohë në studime të degës së saj profesionale. E kisha takuar edhe në Oslo.

Rezultate imazhesh për berit backer
Ajo atje bukvalisht më kishte shkulur nga një kallaballëk shqiptar. Donte të më nderonte duke më çuar në shtëpinë e saj, e cila në një reportazh timin të asaj kohe del si shtëpia më e ndritshme që kisha parë ndonjëherë në jetë. Ajo kishte një bibliotekë të pasur me shumë libra shqip.


Berit i donte shqiptarët. Ajo brengosej për ta.


I shihte të përçarë, ndërsa dëshironte që ata, së paku në atë etapë të historisë së tyre të ishin të bashkuar.

Ajo bënte një jetë thuaja se krejtësisht shqiptare. Jetonte me shqiptarët e militonte në dobi të çështjes së tyre.

Ishte familjarizuar me Kosovën. Ishte e dashuruar në shqiptarët. Nuk pata shkuar në Tropojë me Beritin.

Rezultate imazhesh për berit backer

Nuk iu ngjita bjeshkës me të. Një vit më vonë atë e vrau gjakatarisht xhelozia e një çobani shqiptar.

Më ngelën kujtimet e mia nga takimet në vende të fshehta si në bjeshkën Horjul në Slloveni, në katet e sipërme të Nebotiçnikut në Lubjanë, qosheve të restorantit Maxi…, ecjet rrugëve të qytetit të vjetër.

Të qeshurat e saj, të gjitha të dala nga zemra, dhe emri im nga goja e saj.
Rezultate imazhesh për berit backer
Berit Backer ka bërë punë të madhe për Kosovën. Do të bënte edhe më shumë. Për të mund të flasin dhe duhet të flasin Gazmend Pula dhe Nufri Lekaj.

Ishin bashkëveprimtarë të pandashëm dhe shumë të vlefshëm të saj e të çështjes shqiptare.

Le ta kujtojmë dhe kurrë mos ta harrojmë Berit Backerin. Ishte heroina e Kosovës.
Rezultate imazhesh për berit backer
E ka shpërblyer Presidenca deri tash?! E ftojmë ta nderojë me mirënjohjen më të lartë. Sa më parë. Ndryshe, turpi s’lahet.

E kujtoj me dhimbje e mall, krenar për një rrugëtim sado të shkurtër që bëmë . Dhe përulem,shkruan profesori i mirënjohur shqiptar Salih Kabashhi.


Flori Bruqi dhe Sali Kabashi



***


Berit Backer


Berit Backer (August 3, 1947 – March 7, 1993) was a Norwegian social anthropologist and ethnographer, head of the Institute of Peace Research (PRIO) between 1978 and 1982 in Norway.


Berit Backer was a human rights activist who fought for Albanian national causes for much of her life. 

She published literature on Albanian family structures from studies conducted in the village of Isniq(Deçani) in the Rugova valley of Kosovo.

During her first visit to Albania in 1969, she became fascinated by the Albanians, and their culture and struggle for independence. 

She dedicated her research for a scholarly degree in social anthropology. Berit was fluent in Albanian.

She published the book “Behind Stone Walls”, a social anthropological study of traditional Albanian society. 
Rezultate imazhesh për berit backer
It focuses on the formation and evolution of household and family structures among the Kosovo Albanians. 

It was written on the basis of fieldwork carried in the village of Isniq in western Kosovo in 1975.

 Backer died suddenly in 1993 after having been stabbed to death by a mentally disturbed person. 

John Halliday, editor of the memoirs of Enver Hoxha called her "an Albanian expert". In 2018, Kosovos prime minister Hashim Thaçi dedicated the Presidential Jubilee Award to the Berit Backer family.
Rezultate imazhesh për berit backer

Berit Backer was born on August 3, 1947 as the daughter of dedicated communist Ina Margrethe Danielsen and Norwegian allied war photographer Ola Friele Backer who had photographed the invading Germans in Bergen. 

They married shortly after the war. The father died suddenly one month later. Berit grew up in rough circumstances living in Kirkenes in northern Norway and moving several times. 

As the young daughter of a communist, Berit was sent to pioneer camps during summer vacations. She suffered bullying from other children which supposedly shaped her political views. After she finished secondary school she took a course at the Nansen School in Lillehammer in 1965–1966, and later, in the spring of 1968, she registered as a student at the University of Bergen. 
Rezultate imazhesh për berit backer
During the following years she studied statistics, social anthropology, philosophy and sociology. In opposition to her mother, Berit joined ranks with other young radicals towards the end of the sixties. 

Her interest in Albania was ignited when she visited the so-called “Lighthouse of Socialism” for the first time in 1969.


Rezultate imazhesh për berit backer
Anthropological studies

Berit Backer became very popular amongst Albanian activists for her dedication working around the clock. Unable to visit Albania, she traveled to Kosovo in 1974–1975 being one of the first foreigners to conduct anthropological work.




 Her work was submitted as a master thesis for the Institute of Social Anthropology of the University of Oslo in April 1979. In 1982 she published a study of the self-reliance culture in Albania. At the time, Albania was the only country in the world without any debts.

Paperback Behind Stone Walls : Changing Household Organisation among the Albanians of Kosovo Book


In 1990, Ann Christine Eek, a photographer at the University of Ethnographic Museum in Oslo, worked with Berit on an exhibition of Albanian culture in 1990 producing a book titled "Albanske tradisjoner" published in 1991.

 Between 1975 and 2007, Eek made journeys to former Yugoslavia together with Backer to study the rural life of villages.

However the project had to be finished by Eek alone after Backer was killed.


Rezultate imazhesh për berit backer

In 1992, Backer participated in a documentary film titled "The Albanians of Rrogam"

 in Rrogam and Thethi, Albania where she met villagers waiting for government officials to decide on the privatization of agricultural lands after the fall of communism.

 Berit stated in her studies that the Albanian old legal structures and rights to decide on family matters and feuds without state involvement was a characteristic which had enabled Albanians of Kosovo to survive Yugoslav oppression.
Rezultate imazhesh për berit backer
 She also writes that the rural ideal of a man in the village of Isniq was not someone who easily fell in love, as this was a sign of unreliability and immaturity, but rather someone who could keep women at a distance.

 Backer stated that in 1975 there were more Albanian girls in school than boys and that the 1981 economic crash forced women to be dependent on their husbands.

Berit writes that the nusë does not move freely in the house she arrives at until years later.


Rezultate imazhesh për berit backer
Death

Backer was suddenly stabbed to death on Mars 7, 1993 in Norway by a 29-year old asylum seeking Kosovar Albanian man suffering from paranoia.

 The trial at the City Court of Oslo concluded that the perpetrator was mentally unstable and was sentenced to five years of preventive detention inside the psychiatric health service.He received citizenship in 2001.

Imazh i ngjashëm


 According to photographer Per Erik Åström, who had been in a relationship with Berit, the perpetrator had murdered Berit at her home as a result of her work of abortion laws for Albanian migrant women in Norway. 

According to the police interrogation, he had been deeply offended by her immoral suggestions and that it was his duty to deliver a punishment.The police found the perpetrators body in 2013 in a lake.(Robert E.)



Literatura:

https://www.esiweb.org/pdf/kosovo_%20backer_behind_stone_walls.pdf

https://halshs.archives-ouvertes.fr/halshs-00692739/document

https://www.prio.org/People/Person/?x=5165

https://prishtinainsight.com/kosovar-love-marriage-and-family-in-1975/

https://scholarworks.iu.edu/journals/index.php/aeer/article/view/730/823

https://www.president-ksgov.net/en/news/president-thaci-awarded-the-presidential-jubilee-medal-to-anthropologist-berit-backer

https://books.google.com/books?id=Fnbw1wsacSAC&pg=PA20&lpg=PA20&dq=Berit+Backer&hl=sq#v=onepage&q=Berit%20Backer&f=false

https://books.google.com/books?id=Fnbw1wsacSAC&pg=PA20&lpg=PA20&dq=Berit+Backer&hl=sq#v=onepage&q=Berit%20Backer&f=false


https://www.dt.se/artikel/med-tiden-som-vapen

https://www.modernamuseet.se/stockholm/en/exhibitions/reality-revisited/photographers/ann-christine-eek/

https://raifilm.org.uk/films/the-albanians-of-rrogam/

https://books.google.com/books?id=Rx-1MdUlzaUC&pg=PA100&lpg=PA100&dq=Berit+Backer&hl=sq#v=onepage&q=Berit%20Backer&f=false


https://books.google.com/books?id=3_zn1QVngzQC&q=Berit+Backer&dq=Berit+Backer&hl=sq

https://www.fotosidan.se/blogs/silverkorn/flyktingen-karleken-doden-och-ett-begagnat.htm

https://www.thriftbooks.com/w/behind-stone-walls-changing-household-organisation-among-the-albanians-of-kosovo_berit-backer/14345799/#isbn=1508747946

Fotografi të huazuara nga www.google.com nga fotografja dhe etnografja  Ann Christine Eek

http://floripress.blogspot.com/2018/12/isniqi-nder-shekuj.html


https://kallxo.com/gjate/jeta-ne-isniq-ne-vitet-1970-ne-objektivin-e-artistes-suedeze/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...