Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/04

HISTORI E MANIFESTIMIT “EPOPEJA E UCK-së” (Mars 1999)


Akademik Prof.Dibran Fylli, regjisor  i njohur nga Kosova , është   anëtar i   rregullt  i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane (ASHASHA-AAAS) në Nju Jork,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup 


Historiku i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe i Programit Artistik “Ai është i gjallë”, tash “Epopeja e UCK-së” është ky që është, edhe pse deri me tash shumë pak është thënë për Trupën Artistike Ushtarake dhe për Manifestimin “Ai është i gjallë”. 

Kjo Trupë dhe ky Manifestim, rrënjët i ka në flakë të luftës së lavdishme të UÇK-së. Është i deuar, ndërtuar, themeluar e organizuar gjatë ofensivave serbe. 



Është një emër i ri në historinë e kulturës shqiptare e deshën e së deshën të tjerët.... 

Këtë më mirë se unë nuk e dinë askush, as ata rrahagjoksamanët që deri dje janë “byrytë” e as këta strukomanet që tash po “byrytën”, gjëja se po e bëkan një punë aq te madhe!
Fillimi i parë:

Trupa Artistike Ushtarake është themeluar në fillimin e muajit shkurt 1999, në kuadër të SHP të UCK-së në Likofc, ndërsa emërtimin e Trupës, me emrin e heroit Hamëz Jashari, e ka miratuar po i njëjti Institucion ushtarak më 18 shkurt 1999.


Manifestimi i parë “Ai është i gjallë”, 06 mars 1999

Pas themelimit të TAU “Hamëz Jashari”, para Këshillit Artistik u paraqit skenari për ditën e Manifestimit Përkujtimor, në shenjë nderimi për ditën e rënies heroike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe të Jasharajve, në Betejën e 5, 6 e 7 Marsit 1998.



Në skenar ishte paraparë; Rreshtimi i njësiteve ushtarake, Ngritja e flamurit, Dhënies e raportit, Pjesa foljore, Pjesa muzikore e recitative dhe në fund Pjesa skenike “Ai është i gjallë”

Skenari u pranua dhe u vendos që Manifestimi të mbahet më 6 Mars 1999, si dhe emërtimi i Manifestimit të jetë sipas emrit të pjesës skenike “Ai është i gjallë”.



Përkushtimi ynë dhe provat intensive, bënë që programi artistik të jetë gati me kohë dhe në nivel të lartë profesional. 

Pritej dita dhe ora e fillimit të programit me padurim. 

Vendi ishte caktuar. Manifestimi do të mbahej në Prekaz, në një largësi jo të madhe nga forcat serbe të stacionuara afër lagjes Jasharaj dhe për rreth Fabrikës së Municionit në Skënderaj.


Dita e 06 marsit 1999, mbeti e pa harruar dhe me rëndësi të veçanet për TAU-në, por edhe për numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë Manifestim Përkujtimor. Publiku ishte i respektuar dhe në masë të madhe. Rendi dhe qetësia ishin në nivel të duhur. 

Kur para tyre u paraqit Figura e Kryekomandantit Adem Jashari dhe zëri i tij që mbërrinte kupën e qiellit duke iu drejtuar popullit me fjalët: “Mua me keni kudo, kudo, kudo...”, plasi masa dhe nga çdo kush dëgjohej të thoshte e të pëshpëriste, “More a po e sheh së, Ai qenka gjallë”...





Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje:

 Sylejman Selimi, Komandant i SHP te UÇK-së, Jakup Krasniqi, Zëdhënës i UÇK-së, Komandanti i ZO të Drenicës Sami Lushtaku, Komandantët; Ilaz Kodra, Rrustem Mustafa, Nuredin Lushtaku, Zenë Prokshi, Sahit e Musë Jashari, Fadil Kodra, Zenun Kodra e shumë të tjerë. 

Manifestimin e regjistruan shumë media të shkruara dhe vizive, kombëtare e ndërkombëtare...



Fillimi i dytë:

Këto ditë kanë një domethënie të veçantë, jo vetëm për pjesëtarët e UÇK-së por për gjithë Kosovën, për shqiptarët e për shqiptarinë në përgjithësi. 

Janë ditë të shenjta që s’do harruar kurrë. Ditë që gjenerata e gjenerata do t’i kujtojnë e s’do t’i harrojnë dot.

 Këto tri ditë e net, zjarri dhe flaka e lirisë shndriti në mbar trojet shqiptare. UÇK-ja, në krye me Kryekomandantin e vet Adem Jashari, po thërriste në emër të lirisë, në emër të Atdheut e të flamurit që të gjithë të bashkohemi në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.



Manifestimi “Ditët e Përndritjës”, 5, 6 e 7 Mars

Me propozimin e udhëheqjes së TAU “Hamëz Jashari”, në janar të vitit 2000, SHP i TMK-së, e kishte pranuar propozimin dhe kishte vendosur që 5, 6 dhe 7 marsi të shënohen me një Manifestim të madh gjithëkombëtar dhe këtë obligim me urdhëresë ushtarake ia kishte lënë në barrë Trupës Artistike Ushtarake dhe udhëheqësit të saj DibranFylli.

Pas vendimit të lëshuar nga SHP i TMK-së, u ftuan shumë intelektual nga mbar shqiptaria për ta marr edhe mendimin e tyre së si do të dukej dhe si do ta këtë fizionominë ky manifestim i madh që do të mbahet në Prishtinë dhe në Prekaz. 

Në mbledhje erdhën të gjithë ata që shprehnin gatishmëri për ta ndihmuar organizimin. 

Me idetë dhe me punën e tyre, në vazhdimësi na ndihmuan: 

Epopeja e UÇK-së


Isa Qosja, Adem Gashi, Daut Demaku, Ilir Shaqiri, SunajRaça, Adem Grabofci, Sami Lushtaku, Musa Jashari e shumë të tjerë të cilët pa hezitim ndihmuan deri sa përfundoi ky manifestim ndër më të suksesshmit në Kosovë.

Së pari manifestimi u nda në tri pjesë, të tria morën emër. 

Sipas propozimit të Adem Gashit manifestimi do të titullohej “Ditët e Përndritjës”, deri sa unë në emër të TAU-së propozova që së cili program të këtë emrin e vet:

-Dita e parë, 5 marsi, të jetë një program artistik që do të titullohet “Ai është i gjallë”. Në vitin e ardhshëm do të jetë programi qendror dhe do t’i shtohet edhe parakalimi i ushtarëve të të gjitha Zonave dhe njësive vartëse të SHP të TMK-së, para Komandantit të Përgjithshëm do të raportohet dhe do të vazhdonte me programin artistik.

-Dita e dytë 6 marsi, në Prishtinë do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar figurës së Kryekomandantit Adem Jashari dhe dëshmorëve të UÇK-së.

 (Për këtë ditë u propozua që në një të ardhme të afërt, data e 6 marsit të shënohet si dita e dëshmorëve të UÇK-së).

-Dita e tretë, 7 marsi-Nata e Zjarreve, do të mbahet në Prekaz duke filluar nga ora 20:00, me ndezjen e zjarreve dhe programi do të vazhdonte deri në orët e mëngjesit, me këngë e valle, recitime e recitale etj. 

Mbrëmja do të quhet “Nata e zjarreve” dhe do ta këtë karakteristikën e veçanet, me ndezjen e flakadanëve dhe zjarreve, në të njëjtin vend ku kishte shkrepur flaka e lirisë dy vite më parë. Këto propozime, me disa vërejtje e kritika, u pranuan dhe u miratuan nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje dhe nga SHP i TMK-së.

Për tri ditët u vendos që të ngarkohet nga një regjisor me përvojë si: Isa Qosja, Latif Zariqi e Sunaj Raça, deri sa u propozua dhe unanimisht u përkrah që skenarist dhe regjisor i krejt manifestimit të mbetët shefi i TAU-së dhe ideatori i këtij Manifestimi Dibran Fylli. 

Edhe pse ishte një ngarkesë e madhe, me kënaqësinë më të madhe e pranova për vet faktin së manifestimin e kisha filluar nëpër flakë të luftës dhe tani po e vazhdoja në frymën e lirisë.

Manifestimi, me gjithë vështirësitë që u paraqiten në grumbullimin e mjeteve financiare, kaloi pa pengesa, derisa për dështime as që bëhej fjalë.

Për sukseset e arritura folën dhe shkruan mediat e shumta që e kishin përcjellë me vëmendje dhe interesim të shtuar manifestimin dhe punën përgatitore, kurse për arritjet tjera, flet fakti së edhe sot e asaj dite ky manifestim po mbahet me të njëjtin skenar dhe formë të organizimit, pa shtuar as munguar gjë.



Fillimi i tretë:


Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, 5, 6 e 7 Mars

Vetëm një vit më vonë, saktësisht në janar të vitit 2001, me vendimin e SHP të TMK-së, i ndërrohet emri Manifestimit nga “Ditët e Përndritjes”“Epopeja e UÇK-së” (ndoshta këtu i ka fillet hajdutllëku i autorësive dhe ideve të të tjerëve).

 Prapë së prapë, Manifestimi mbeti me të njëjtën fizionomi. 

Puna dhe organizimi kryesor i ngarkohet prapë shefit të TAU-së Dibran Fylli, ideator dhe autor i këtij Manifestimi.

Fotografia e profilit të Dibran Fylli

Fundi i fundit:

Sado që, tash e sa vite, ky Manifestim po mbahet nën patronatin e kryeministrave e ministrave, me shpenzime sa po ju do hatri e xhepi, nuk ndryshojë e nuk ndryshon asgjë!?
Radio dokumentar kushtuar Trupës Artistike Ushtarake "Hamëz Jashari" të UÇK-së



-47:03


Të dashur lexues të Floripress-it : 

Ju ftoj ta dëgjoni radiodokumentarin për Trupën Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari”, e themeluar në kohën e luftës me vendim të SHP të UÇK-së, në Likovc. 

TAU kishte në përbërje në atë kohë 31 antarë, të gjithë ushtarë të UÇK-së.

 Recitali skenik “Ai është i gjallë”, u realizua nga TAU dhe u shfaq pikërisht me 6 mars 1999, në përvjetorin e parë të rënies së kryekomandantit Adem Jashari.


TAU mbajti gjallë kulturën edhe në flakët e luftës, prandaj mbetet institucioni kulturor i papërsëritshëm për vlerën dhe rëndësinë që ka.


 Dibran Fylli : 

"Mua aspak nuk më ngelet hatri pse nuk jam në përbërje (tash e sa vite) aty ku është dashtë të jem, sepse nuk mundem dhe nuk dua të jam pjesë e taborit të atyre që mundohen (vetëm mundohen sepse e kanë të kotë) t’i tjetërsojnë autorësitë dhe idetë e të tjerëve, por ama, e kam nga frika (sepse këtu të ne, nuk po dihet ka sa po shkon pasuli) se deri nesër këta tipa do të thonë se edhe mbishkrimi AI ËSHTË I GJALLË, që rrinë aq bukur në Kullën e Qëndresës, në Kompleksin “Adem Jashari”, është i tyre!.

Këtë e pëlqeu apo së pëlqeu dikush nga kolltuqxhinjtë e kohës dhe atyre që i janë bashkëngjitur këtij tabori për një mëditje, se ky Manifestim është produkt artistik dhe krijim imi i pa kontestueshëm me vlera të mirëfillta artistike, nuk mund ta luan as fjala e as topi ...
-Jam i gatshëm te ballafaqohëm publikisht me këdo që e thotë ndryshe!", shton në shkrimin e tij Akademik Prof.Dibran Fylli,
regjisor ,shkrimtar  dhe ish pjesëtar i Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”,shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së.

Prishtinë, 5 mars 2020.

2020/03/03

A mund të mbrohesh nga virusi Korona virusi ?

Nga Flori Bruqi

Koronavirusi me origjinë nga Kina, po shqetëson botën, ndërsa tanimë raste të shumta janë raportuar në Itali, ku dy persona kanë vdekur dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritet.
Në Kosovë ka nisur paniku pasi virusi është te dera...
 Si të ruhemi nga koronavirusi, dhe cilat janë këshillat elementare që japni profesionistët?
Nuk ekziston akoma një vaksinë për të parandaluar sëmundjen nga koronavirusi 2019 (COVID 2019). Mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjes është shmangia e ekspozimit ndaj virusit. Kjo arrihet duke zbatuar çdo ditë rregullat parandaluese të përhapjes së infeksioneve respiratore që janë: shmangia e kontaktit me personat e sëmure; larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo   dezinfektant, mosprekja e syve, hundës dhe gojës, qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë, mbulimi i gojës dhe hundës më brryl apo kartpecetë kur teshtijmë apo kollitemi, pastrimi dhe dezinfekimi i shpeshtë i objekteve dhe sipërfaqeve duke përdorur spray apo pastrues të tjere me përdorim shtëpiak.
Tashmë janë bërë normale pamjet që shohim në media të njerëzve që mbajnë maska në ambjente publike. Ajo çfarë është e rekomandueshme nga OBSH në lidhje me maskën është ky: nëse jeni i shëndetshëm, ju mund të mbani maskën vetëm nëse po kujdeseni për një person të dyshuar apo diagnostikuar me infeksion nga nC0V 2019. Mbaje masken nëse kollitesh apo teshtin. Mbajta e maskës është efektive vetëm kur përdoret së bashku me mënyra të tjera të mbrojtjes siç janë larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo me xhel larës me baze alkooli. Nëse mban maskën, duhet të dish si ta përdoresh atë.
Larja e shpeshte e duarve
Laj sa më shpesh duart  me uje dhe sapun (për të paktën 20 sekonda) ose përdor xhel larës apo dezinfektues me bazë alkooli nëse nuk i ke vizualisht të ndotura duart. Ky proces mundeson eliminimin e virusit nëse ai ndodhet në duart e tua.
Higjena respiratore (apo etika e kolles dhe teshtitjes):
Sa herë që kolliteni apo teshtini mbuloni gojën dhe hundën me berrylin tuaj ose me kartpecete dhe hidheni kartpecetën menjëherë në koshin e plehrave më të afërt dhe pastroni duart tuaja me xhel me baze alkooli apo duke i larë me ujë dhe sapun. Nëse kolliteni apo teshtini mbi duart tuaja dhe nuk i lani ato, ju mund të kontaminoni objektet apo njerëzit që prekni.
Distancimi social
Mbani një distancë prej 1 deri 2 metra nga personat e tjerë sidomos ato te cilët kolliten, teshtijnë apo kanë temperaturë.
Mos prek sytë, hundën dhe gojën me duar! Duart mund të prekin shumë siperfaqe apo sende të cilat mund të jenë të kontaminuara me virus. Nëse prekni sytë, hundën apo gojën me duart e kontaminuara, ju mund të transferoni virusin nga këto sende tek vetja juaj.
Nëse keni temperaturë, kollë dhe vështiresi në frymemarrje kërko për kujdes mjekësor (Përdor shërbimin e urgjencës përmes numrit të telefonit dhe mos u paraqitni vetë pranë institucioneve shëndetsore) . Ju duhet t’i tregoni mjekut apo personelit shëndetsor nëse keni udhëtuar në Kinë apo nëse keni qenë në kontakt me dikë qe ka udhëtuar në Kinë dhe ka simptoma respiratore.
Nëse ju keni simptoma respiratore dhe nuk keni udhëtuar në Kinë apo vende të tjera ku janë raportuar raste me infeksion nga nCoV, zbatoni rregullat e mësiperme të higjenës respriatore dhe të duarve dhe qëndroni në shtëpi derisa të shëroheni.
Shmangni kontaktin me kafshët e gjalla, dhe praktikoni rregullat e higjenes së larjes së duarve dhe respiratore kur bini në kontakt me to. Lani shpesh duart dhe mosprekni hundën sytë dhe gojën me duar. Mos konsumoni produkte shtazore të pa përpunuara termikisht.
Jemi në mes të një epidemie gripi? Si të kuptojmë që është korinavirus apo grip sezonal?
Është shumë e vështirë të dallosh klinikisht nëse je i prekur nga gripi i zakonshëm sezonal apo infeksioni nga koronavirus.
Nëse prekesh nga gripi mund të kesh disa nga këto simptoma: temperaturë, ethe, kollë, dhimbje fyti, hundë të zëna apo rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh apo trupi, dhimbje koke, dobësi trupore, ndonjëhere të vjella dhe diarre (sidomos fëmijet). Disa nga shenjat e nje forme të rëndë të gripit janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje mendsh, konfuzion mendor, kriza konvulsive, dobësi shumë e madhe, dhimbje të forta muskujsh, temperaturë e lartë e padominueshme.
Nëse keni shenja të lehta të gripit dhe nuk keni sëmundje të tjera kronike (veshkash, zemre, mushkërish, diabet etj) qëndroni në shtëpi dhe ndiqni këshillat e mjekut. Nëse keni sëmundje kronike dhe paraqisni shenjat e mësipërme të formës së rëndë atëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Rekomandimet e OBSH dhe CDC janë që edhe gjate sezonit të gripit të bëni vaksinimin për gripin nëse nuk e keni bërë atë, të  ndiqni rregullat e higjenës respiratore dhe të larjes së duarve dhe të merrni mjekimet e nevojshme të përshkruar nga mjeku.
Ku duhet të drejtohemi për pyetjet që kemi? Mjek lagje, mjek specialist, farmaciste lagje, portale dhe emisione televizive për shëndetin?
Informacionet per coronavirusin e ri janë tashmë të kudogjendura. Ju mund t’i drejtoheni mjekut të familjes, atij specialist, farmacistit, faqeve zyrtare në internet të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës , IKSHP, WHO, ECDC, CDC  por edhe portaleve apo emisioneve televizive
Gati 78 mijë, të prekurit nga sëmundja në botë. Shtohen rastet në Korenë e Jugut, ndërsa pakësohen në Kinë. Në Itali 44 vetë janë prekur nga virusi, dy kanë vdekur. Por për Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Spallanzanit, spitalit të famshëm të Romës, “nuk duhet të alarmohemi”.

  Mbrojtja nga Covid19, koronavirus

Koronavirusi Covid 19 ka shkaktuar deri tani 2.360 viktima në nivel botëror. Ky, bilanci i përditësuar nga Universiteti amerikan Hopkins. Numri i të prekurve ka arritur në shifrën 77.662, ndërsa e i të shëruarve, në 21.029. Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar rastet e reja të regjistruara në Evropë, në Kore e në Iran dëshmojnë se epidemia nuk është përhapur vetëm në Kinë.

Dy të vdekur në Itali, një i shëruar në spitalin Spallanzani

Ka arritur në 44, numri i pacientëve që rezultuan pozitivë në testin e Korovinarusit, në Itali. Janë njerëz, që banojnë ndërmjet Lombardisë e Venetos. Italia është vendi që ka më shumë të prekur nga sëmundja në nivel evropian. E flitet edhe për një të vdekur: një grua me banim në Lombardi. Por nuk mungojnë as lajmet pozitive. Nga spitali Spallanzani po dalin shëndosh e mirë disa nga të shëruarit që qenë prekur nga virusi, i cili po alarmon mbarë botën! Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Spallanzanit, mendon se asnjeri nuk duhet të pushtohet nga alarmizmi. Çka duhet bërë, është të merren masat e duhura për ta mundur sëmundjen!

Masat, që duhen marrë

Ka shumë rëndësi, pra, të merren të gjitha masat për t’iu kundërvënë kësaj emergjence. Sipas porosisë së prefekturës, ipeshkvi i Piaçencës, imzot Giovanni Ambrosio, vendosi që gjatë Meshëve Kungimi të jepet vetëm në dorë, jo në gojë. E akoma, u kërkoi besimtarëve ta shmangin shkëmbimin e paqes. Kujdes duart e gojën, pra. Duhen larë sa më shpesh! Kjo, një nga masat për t’u mbrojtur nga rreziku i prekjes nga sëmundja!

Edhe Kryqi i Kuq kërkon përgjegjësi të lartë nga vetë qytetarët: “Epidemia po shtegton nga vendi në vend - kujton - nuk është mbyllur vetëm në Kinë. Duhet ta luftojnë të gjithë së bashku, prandaj. Solidariteti e përgjegjësia e lartë janë themelore për të fituar mbi këtë sëmundje, që s’pyet për kufij. E hyn edhe atje ku janë të pakta mundësitë për ta mundur!".

Virusi Korona po përhapet me shpejtësi në Europë. Sipas Prof. Krause kontrollet kufitare nuk sjellin rezultat, sepse shumë të infektuar nuk tregojnë simptoma. Masat e higjienës - mbrojtja më e mirë.
    
Italien Rom Kolosseum Touristin mit Schutzmaske (Reuters/R. Casilli)
Një turiste para Koloseumit, Romë

 Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?
Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.
Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?
Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t'i mund të identifikonin dot.
Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?
Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.
Gerard Krause Leiter Epidemiologie Helmholtz-Zentrum für Infektionsforschung (HZI)
Prof. Dr. Gerard Krause
Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?
Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.
A mund të mbrohesh nga virusi Korona?
Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.
Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?
Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t'ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërruar shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike.

(Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani.)
Prishtinë,3.3.2020.

2020/03/01

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta dhe ku dashuria nuk ekziston më”

Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill & Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basist.




“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund te mbeshtetesh te diksuh vetem kur te thote “te premtoj”.
Ku grate nuk duan femije dhe burrat nuk duan nje familje.
Kur pinjollet besojne se jane te suksesshem pas timonit te makinave te baballareve te tyre, dhe ku nje baba i cili ka pak pushtet perpiqet t’u vertetoje ju se ju jeni askushi.
Ku njerezit deklarojne ne menyre flase se besojne ne Perendi me nje gote alkooli ne dore dhe mungesen e te kuptuarit e fese se tyre.
Ku koncepti i xhelozise konsiderohet i turpshem dhe modestia eshte nje disavantazh.
Ku njerezit kane harruar dashurine, por thjesht jane ne kerkim per partner te mire.
Ku njerezit riparojne cdo zhurme te makines se tyre, duke mos kursyer para dhe kohe, ndersa me veten e tyre, ata duken aq te varfer sa vetem nje makine e shtrenjte mund te fshehe ate qe jane.
Ku djemte harxhojne parate e prinderve ne klubet e nates, nen tinguj primitive dhe vajzat bien ne dashuri me ta, per kete.
Ku burrat dhe grate nuk jane me te identifikueshem dhe ku e gjithe kjo quhet liria e zgjedhjes, por per ata qe zgjedhin nje rruge te ndryshme, quhen te vonuar ose te prapambetur.
Une e kam zgjedhur rrugen time, por eshte per te ardhur keq qe une nuk e kam gjetur mirekuptim mes njerezve tek te cilet kam shpresuar se do ta gjeja me shume se askund…”

Ibrahim Biçakçiu, nga kryeministër në pastrues: Historia e pabesueshme e Kryeministrit të Shqipërisë


Ibrahim Biçakçiu, shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit,
Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit.
Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.
Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.
Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.
Kush ishte Ibrahim Biçaku?
Lindi në Elbasan në 1905, pinjoll i Biçakçinjve, ishte djali i vetëm i Aqif pashë Elbasanit dhe Ifete hanëm Vrionit.
Arsimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike[2]. Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht.
Në 1926 pasi i vdes i ati kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve ‘Elbasani’ (Flora) në Tiranë, dhe kafe ‘Flora’, pronar i Shoqërisë tregtare ‘Ibrahim Biçakçiu’, bashkëthemelues i Shoqërisë “Albiger” që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri.
Jeta në politikë
Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet (i pavarur) i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t’u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe.
Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Gjermania po tërhiqej), ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC’it pa bërë rezistencë.
Gjyqi special dhe burgosja
Në Gjyqin Special të zhvilluar në ish-kinema ‘Kosova’, i drejtuar nga Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu, nga dënimi kapital me vdekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza i cili ka deklaruar se: “Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me armë”.
U dënua me 18 vjet burgim, pjesën më të madhe në burgun e Burrelit. Del nga burgu më 5 maj 1962. Pas një qëndrimi të shkurtër në Tiranë, kthehet në Elbasan, ku pas disa viteve e punësojnë roje varrezash dhe më pas punëtor në ndërmarrjen komunale. Vdiq në Elbasan më 4 janar 1977.

Marin Mema goditje për politikanët shqiptarë: “Dyfytyrësh, arrogantë e të korruptuar! Njihni ndonjë që nuk është i pasur?”

Nga: Marin Mema
Sa herë 28 nëntori është në prag të portës, politika shqiptare vrapon të tregojë patriotizmin e saj, të organizojë pritje, përurime, aktivitete të mbushura me ngjyra e fjalime tërë pasion e dashuri kombëtare.
Nëse dikush nuk do t’i njihte do të mendonte se Shqipëria ka fat qe drejtohet në qeveri apo opozitë nga njerëz që e duan kaq shumë.
Në fakt nuk është kështu.
Të kujtohesh vetëm në ditën e pavarësisë për vendin tënd, kombin e historinë e tij është një dyfytyrësi e shëmtuar, një ndjenjë e gënjeshtërt që nuk synon asgjë më shumë sesa të ndërtuarit të një fasade të rreme ballë njerëzve të thjeshtë.
Vetëm një ditë politikanët bëjnë shqiponjën, përulen ballë flamurit, përqafohen, nduken e premtojnë një vend më të fortë. Pjesa tjetër është e mbushur me korrupsion, padrejtësi, arrogancë e fjalë boshe.
Në librat e shkollave nxënësit mësojnë gjithmonë e më pak për historinë kombëtare, për figurat e gjurmët e tyre sepse sot më shumë rëndësi ka të njohësh soj e sorollop, të fortë e pasunikë të paprekshëm që përbëjnë modelin e ri, të ofruar nga kjo politikë e sejmenët e saj.
Figurave kombëtare u përmenden e citohen fjalët, por modeli u fshihet. Politika e sotme ka frikë nga modeli i tyre.
Ata shkrinë pasurinë, lanë ofiqet, u vranë e u prenë për komb, ndërsa të sotmit këto i quajnë patetike, të shkuara në mos qesharake.
Këta nuk lënë poste, nuk kanë ideale, këta disa-fishojnë pasurinë dhe kombin e kanë thjesht një plaçkë që e kalojnë dorë më dorë në bazë të interesave.
A njihni ndonjë politikan të varfër, të pamundur, që nuk kalon muajin, që nuk ka të bëjë disa herë në vit pushime luksoze, që nuk ka tre, katër apo 50 apartamente e vila, dyqane e troje të deklaruara e të padeklaruara.
A njihni ndonjë të tillë që i dridhet dora të blejë ushqimet apo diçka tjetër siç u ndodh çdo muaj pensionistëve.
A ka ndonjë që nuk arrin të shkollojë fëmijët , t’u blejë veshjet apo qoftë edhe një lodër për vit të ri? Sigurisht që jo sepse ata thuajse të gjithë kanë garantuar deri brezin e 35.
Politikanët e sotëm Ikin e vijnë, por askush nuk i mban mend pas pak kohe, fundja për çfarë ? Ata nuk ndryshojnë nga njëri tjetri, ata bëjnë gjithçka njësoj, flasin njësoj, premtojnë njësoj, shtiren e jargaviten njësoj. Madje edhe fytyrat u bëhen njësoj.
Vetëm fanellat u ndryshojnë, madje edhe ato në publik sepse nën vete i kanë identike.
Nga krahu tjetër lumenjtë vazhdojnë shkatërrohen, pyjet priten, pasuritë nëntokësore shqyhen, lejet e ndërtimit valëzojnë, betoni lartësohet, njerëzit ja mbathin, papunësia rritet, çmimet fluturojnë, Shqipëria zvogëlohet dhe politika fiton.
Ky është patriotizmi i tyre. I njëjti që ata e fshehin çdo 28 nëntor, i njëjti që bën shqiponjën dhe tallet çdo vit me ne shqiptarët e thjeshtë që e duan vërtetë këtë vend.

E vërteta e islamizimit të shqiptarëve në Perandorinë Osmane, konvertimi me dhunë është një mashtrim i madh

Nga: Nexhmedin Spahiu
Në literaturën tonë dhe literaturat ballkanike e, madje, edhe evropiane, emri turk përdoret edhe për ushtarët osmanë dhe emri Turqi po ashtu përdoret jo vetëm për të emërtuar shtetin modern të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturku (1881-1938), po edhe Perandorinë Osmane (1299-1923). Ky është një gabim i pafalshëm, andaj për t’i ikur keqkuptimit, duhet të sqarohemi që në fillim.
Përse osmanët arritën të krijojnë një perandori dhe me lehtësi i mundën mbretërit e krishterë në Ballkan dhe në Evropën qendrore? Kjo shpjegohet me faktin se popullatat e krishtera nuk kishin vullnet të luftonin për mbretërit e tyre. Taksa vjetore që këto popullsi ua paguanin mbretërve të krishterë ishte 50% e të ardhurave vjetore, ndërkohë që sulltanit i detyroheshin vetëm 10%. Hëpërhë popullatave të krishtera të Ballkanit më tepër u leverdiste të jetonin si subjekte të kategorisë së dytë nën sulltanin se sa nën tiraninë e mbretërve të krishterë. Mirëpo, kur zullumi i mbretërve të krishterë u harrrua, popullatat e krishtera nën sulltanin ndjeheshin të nëpërkëmbur nga bashkatdhetarët e tyre myslimanë dhe etabluan një urrejtje shekullore për osmanët.
Çdo vend që pushtohej nga sulltani e kishte predispoziten që të islamizohej në masën 20%-30%, mu për shkak të privilegjeve që u ofroheshin të krishterëve e hebrenjve të konvertuar në myslimanë të atyre trevave. Historiografitë ballkanike pohojnë se islamizimi u bë me ushtrim dhune, por kjo është një rrenë e kulluar. Natyrisht, për shkaqe praktike logjistike (gjuhës, zakoneve ej), sulltani e qeveriste një territor të caktuar me njerëz të po atij vendi. Kjo ishte arsyeja se pse shumë princër të krishterë, përballë pasigurisë së sundimit të tyre nga sulmet potenciale, preferonin të lidhnin paqe me sulltanin e, shpesh, edhe te kalonin në Islam. Në konfliktin kundër Balshës II, Karl Topia vendosi që ta ftojë në ndihmë ushtrinë osmane. Kjo quhet Beteja e Savrës, e cila ishte një nga ndeshjet e para ballore të shqiptarëve me osmanët, ku mbeti i vrarë Balsha II. E ka marrë këtë emër në librat e historisë, sepse ndeshja u zhvillua më 25.09.1385 në fushën e Savrës, në jug të Lushnjës. Kështu ushtria osmane u fut në territoret e atëhershme të banuara me shqiptarë.
Katolikët e Mirditës me Sulltan Muratin I kundër princit Llazar
Kur më 28.06.1389 u zhvillua Beteja e Kosovës, shqiptarët u rreshtuan në të dy palët kundërshtare. Derisa Balshajt morën pjesë në anën e princit Lazar Hrebljanoviq, mirditorët – me kapedanin e tyre – u rreshtuan në krahun e Sulltan Muratit I. Meqë osmanët e fituan luftën, për këtë mirditorëve iu garantua autonomia, të cilën e gëzuan deri në shekullin XIX. Mirditorët nuk paguan fare taksa dhe qeveriseshin me kanunin e maleve, ndërsa i vetmi detyrim i tyre ndaj sulltanit ishte që të shkonin në luftë kurdo që të kishte nevojë sulltani, me ç’rast u takonte plaçka e luftës.
Bib Doda dhe Lufta e Krimesë
Rasti më i njohur i pjesëmarrjes së mirditorëve në luftërat osmane ishte Lufta e Krimesë (1853-1856) kur roli i këtyre 5.000 luftëtarëve në krye me kapedanin Bib Doda (1820-1866) ishte vendimtar për fatet e betejës kryesore. Ashtu si e shpjegon romancieri i parë shqiptar, Dom Ndoc Nikaj (1865-1951), që ishte i biri Gjokë Jakë Nikajt, njërit prej këtyre luftëtarëve të Bib Dodës, kur ushtritë osmane, angleze e franceze ishin duke u mundur nga ushtria ruse në betejën kryesore, mirditorët – duke mos përfillur qoftë më të voglin rregull ushtarak, duke rrezikuar jetërat e tyre në maksimum – i shkaktuan habi ushtrisë ruse dhe e thyen atë. Për rrjedhojë, Sulltan Abdylmexhiti I (sundoi në periudhën 1839-1861) i dha Bib Dodës titullin Pashë, ndërsa Perandori i Francës, Napoleoni III (sundoi në periudhën 1852-1870) u bë kumbar i djalit të vetëm të Bib Dodës, Prenkut (1860-1919).
Po ndalem te këto fakte të shkruara nga një prift katolik shqiptar i kohës (Dom Ndoc Nikaj), që tregojnë raportin e këtij komuniteti me Perandorinë Osmane, për shkak të propagandës antiturke që bëhët te pjesa islamofobe e këtij komuniteti, megjithëse islamofobia është më shumë e përhapur te shqiptarët ateistë (ata që mendojnë se nuk ka Zot) dhe agnostikë (ata që dyshojnë nëse ka apo nuk ka Zot).
Çfarë mund të thuhet për kulturën e civilizimin shqiptar para pushtimit osman?
Pjesë e propagandës së islamofobëve shqiptarë është edhe teza se shqiptarët u islamizuan me dhunë dhe se pushtimi osman e shkatërroi civilizimin shqiptar dhe kulturën shqiptare.
Nëse do të kishte pasur ndonjë civilizim ose kulturë me përmasa ballkanike apo evropiane te shqiptarët, që na u paskësh shkatërruar, ajo do të ishte regjistruar ndokund jashtë këtyre trevave, siç janë regjistruar të bëmat e Skënderbeut nga shumë autorë evropianë. Ta zëmë në arkivat e Vatikanit që kanë ngelur të padëmtuara. Por, jo. Përkundrazi, tek autorët me nam, më shumë flitet për primitivizmin e shqiptarëve. Zaten popujt sa më primitivë që janë, energjitë e tyre individuale të pjesëtarëve të tij janë më të theksuara. Kush, më shumë se shqiptarët, i dha Perandorisë Osmane kryeministra, ministra, pashallarë, poetë e arkitektë? Kur i përmendim këto fakte, ne mburremi, por harrojmë se kjo njëkohësisht tregon se shqiptarët qenë populli më primitiv i Perandorisë Osmane, aq sa sulltanët i përdornin shqiptarët për t’ua futur tmerrin të tjerëve, që nga Hungaria e deri në Sudan e në shkretëtirat e Arabisë.
Argument tjetër është se jo vetëm kultura dhe civilizimi shqiptar, që nuk ishin superiore karshi atij osmane, por edhe kultura e civilizimi evropian deri në shekullin XVII ishin inferiore karshi asaj osmane. Përndryshe osmanët nuk do të mund ta pushtonin gjithë atë territor evropian.
Çdo popull i krishterë nën osmanët islamizohej në masën 20%-30%
Tani t’i kthehemi një fakti të rëndësishëm e të pastudiuar: përse nga të gjithë popujt e krishterë të pushtuar nga osmanët, të gjithë u islamizuan në përmasën 20-30%, ndërsa boshnjakët arritën në 50%, ndërsa shqiptarët deri në masën 85%?
Rasti i Bosnjës
Tek boshnjakët shpjegimi është më i thjeshtë. Ta kemi parasysh se kur po flasim për etninë boshnjake, po flasim edhe për ata që sot e quajnë vetën serbë të Bosnjës ose kroatë të Bosnjës. Para epokës së zgjimit kombëtar serb ose kroat, d.m.th. para shekullit XIX, ata nuk quheshin as serbë as kroatë, por boshnjakë të krishterë. Deri në periudhën e zgjimit kombëtar serb e kroat, boshnjakë myslimanë kishte në po atë përqindje sa kishte edhe kroat myslimanë, hungarezë myslimanë, serbë myslimanë, bullgarë myslimanë, grekë myslimanë, gjeorgjianë myslimane etj. Pra, ku më shumë e ku më pak, por rreth 20-30%.
Më fillimin e zgjimit kombëtar serb e kroat, katolikët boshnjakë u bënë kroatë (të Bosnjës), ndërsa ortodoksët boshnjakë u bënë serbë (të Bosnjës). Por, njëkohësisht, duke u tkurrur Perandoria Osmane e duke u zgjeruar ajo Austro-Hungareze, myslimanët kroatë e myslimanët hungarezë, pjesa që nuk u vranë, ose u rikonvertuan në katolikë ose u tërhoqën në Bosnjë dhe u shkrinë me boshnjakët myslimanë. Po ashtu me krijimin e shtetit autonom serb (1835-1878) dhe pas 13.VI.1878 me shtetin e pavarur serb, myslimanët serbë, pjesa e serbëve myslimanë që nuk u vranë, ose u rikonvertuan në ortodoksë ose u tërhoqën në Bosnjë dhe u shkrinë në boshnjakët myslimanë. Kështu numri i myslimanëve në Bosnje arrin 50%-shin.
Islamizimi i shqiptarëve
Islamizimi i shqiptarëve ndodhi krejt ndryshe nga boshnjakët. Po mendoj në pjesën mbi 30%, që ishte e përbashkët për gjithë popujt e krishterë të pushtuar nga osmanët. Të dhënat statistikore osmane tregojnë se islamizimi në masë i shqiptarëve ndodhi në periudhën 1660-1710.
Tani duhet të shohim se çfarë ndodhë në atë kohë në Perandorinë Osmane dhe me shqiptarët. Pas intrigave vrastare në oborrin sulltanor, më në fund më 1651 vritet sulltanesha Kosem, që përcolli 6 sulltanë: Sulltan Ahmetin I (1603-1617) [bashkëshort i Kosemit], Mustafën I (1617-1618 dhe 1622-1623) [i vëllai i Ahmetit I], Osmanin II (1618-1622) [i biri i Ahmetit I, por jo i Kosemit], Muratin IV (1623-1640) [i biri i Ahmetit I dhe Kosemit], Ibrahimin (1640-1648) [i biri i Ahmetit I dhe Kosemit], Mehmetin IV (1648-1687) [i biri i Ibrahimit]. Mehmeti IV kurorëzohet sulltan në moshën 5-vjeçare dhe kur ishte vetëm 8 vjeç, i vritet edhe gjyshja Kosem, që ishte drejtuesja e vërtetë e Perandorisë për një kohë të gjatë. Natyrisht, me një sulltan minoren, pushteti kalon në duar e Vezirit të Madh (kryeministrit). Dhe, kush bëhet kryeministër në këtë kohë? Më 1656 kryeministër u bë Mehmet Pashë Qypërliu (1580-1661), një shqiptar i lindur në fshatin Rudnik të Drenicës (disa autorë shqiptarë mendojnë se në biografinë e tij do të duhej të shënonte Roshnik, fshat ky i Beratit, por sipas tyre është deformuar në Rudnik! Kjo, sigurisht, ngaqë këta autorë nuk kanë dëgjuar për fshatin Rudnik të Drenicës në Kosovë).
Mehmet Pashë Qypërliu, duke pasur për sulltan një fëmijë minoren, merr aq fuqi politike, saqë i var në litar 12.000 zyrtarë të Perandorisë Osmane nën akuzën se janë korruptuar. Pozitat e boshatisua duhej t’i zëvendësonte dikush. Në Perandorinë Osmane ka qenë rregull i pashkruar që nëse një pasha ishte i një përkatësie etnike, atëherë në parim edhe ushtarët e tij ishin të po asaj përkatësie, kjo për shkaqe thjesht logjistike: gjuha, komunikimi, njohja etj. Natyrisht, edhe brenda Divanit (qeverisë së sulltanit) loja politike mes vezirëve e pashallarëve ndikohej edhe prej faktorit etnik. Këtu përjashtim bënin sulltanët. Ata nuk bënin politikën e tyre me paragjykime etnike në qeveritë e tyre. Të vetmet kritere të tyre për t’i emëruar njerëzit administratën osmane ishin: 1. Lojaliteti ndaj Sulltanit dhe 2. Aftësitë e kandidatit. Natyrisht, deri në shekullin XIX, për të qenë në administratën osmane, duhej të ishe mysliman. Tek në shekullin XIX edhe jomyslimanët filluan të emërohen në pozita politike e administrative. Një ndër ta ishte edhe sekretari i Bib Dodë Pashës gjate viteve 1851-1857, Pashko Vasa (1825-1892), i cili gjatë viteve 1883-1892 ishte guvernator i Libanit në Bejrut.
Qypërlinjtë
Në 5 vitet e sundimit të Mehmet Pashë Qypërliut, Perandoria Osmane e rimori vetën për herë të parë pas rënies që kishte pësuar me vdekjen e Sulltan Sulejmanit I, që pat sunduar 46 vite (1520-1566). Mehmet Qypërliu ia trashëgoi postin e kryeministrit të birit të tij, Ahmetit, që sundoi në 15 vitet në vijim (1661-1676), ndërsa ai djalit të tij të adoptuar, Kara Mustafës, i cili e sulmoi edhe Vjenën. Kështu, përmes pinjollëve të tyre (Fazilit, Hysenit, Numanit) ose marionetave të tyre, që defiluan si kryeministra deri më 1710, Qypërlinjët – për më shumë se gjysmëshekulli – e sunduan Perandorinë Osmane me dorë të hekurt, duke i siguruar asaj ringritjen e saj gjatë kësaj periudhe dhe duke e sjellë rolin e sulltanëve, si: Mehmetit IV, Sulejmanit II (1687-1691), Ahmetit II (1691-1695), Mustafës II (1695-1703) e Ahmetit III (1703-1730), në sundimtar vetëm formal e ceremonial (me përjashtim të këtij të fundit në fazën e dytë të sundimit).
Gjatë këtij sundimi të Qypërlinjëve, statistikat osmane tregojnë se shqiptarët kaluan në Islam në masën 85%. Jo vetëm kaq. Shqiptarët, në territoret ku përbënin pakicë të ndjeshme, u bënë shumicë absolute, kurse në vendet ku shqiptarët përbënin pakicë të papërfillshme, u bënë pakicë e ndjeshme dhe u bënë pakicë në vende ku më parë nuk kishin qenë fare. Shtrirja e shqiptarëve, ku me shumicë e ku me pakicë, shkonte nga Athina, Selaniku, Adrianopoja, Nishi, Beogradi e Bihaqi (Judbina). Dhe, kjo shtrirje e tyre në këtë kohë nuk ishte vetëm nga shqiptarët, që konvertoheshin, po edhe nga ata që e mbanin fenë e krishterë. Falë kushërinjve të tyre që konvertoheshin në Islam e që merrnin pozita në administratën osmane, të krishterët shqiptarë shkonin në vende më pjellore, madje edhe në Egjipt, në Adrianopojë e në Ukrahinë.
Pra, konvertimi në masë i shqiptarëve ndodhi për shkak se në kohën e Qypërlinjëve u favorizuan shqiptarët dhe meqë numri i myslimanëve shqiptarë për të zënë pozita në administratën osmane ishte i pamjaftueshëm. Prandaj ata i joshnin kushërinjtë e tyre të krishterë për t’u konvertuar dhe për t’i plotësuar pozitat. Kësisoj ata e vazhduan ritmin e tyre të shtimit e zgjerimit edhe gjatë shekullit XVIII (pra edhe kur Qypërlinjtë ranë nga pushteti) dhe e morën emrin e padëgjuar deri më atëherë: shqiptar.
Pas fatit, fatkeqësia
Por, në këtë shekull, në Rusinë e largët ndodhi një fenomen: erdhi në pushtet princesha gjermane Sofie, gruaja e Carit Petar III të Rusisë, që e mori emrin Katerina e Madhe, e cila sundoi më 1762-1796. Gjatë kësaj kohe, Rusia forcohet dhe në shekullin në vijim (XIX) ajo shndërrohet në fuqinë vdekjeprurëse për Perandorinë Osmane, ndërsa ndihmon në zgjimin kombëtar, grek, rumun, bullgar, e serb dhe deri në shekullin XX i përmbys tërësisht fatet e shqiptarëve.
Sot, në shekullin XXI, shqiptarët janë sërish populli më primitiv i Evropës dhe, me uri prej tigri të egër, presin të bëhen pjesë e një Perandorie (të cilën shqiptarët e perceptojnë si BE, por që një Zot e di cila do të jetë ajo), që t’i kapin majat e saj si dikur që i kapën Perandorinë Osmane.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...