Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/23

A PULIC LETTER FOR MRS MELANIE TRUMP, THE FIRST LADY OF THE USA!


Flori Bruqi - Wikipedia


                                  By : Flori Bruqi                                 




 To : Mrs.Melani Trump



Melania Trump - Age, Fashion & Wedding - Biography




Highly Respected Mrs. Melanie Trump, the First Lady of the USA!

I take the liberty, since I feel honored to write this friendly letter to you.

I am addressingYou as a Lady, being more than proud of your position as the first Lady of the USA in these historical moments for USA, and the whole world.

I am addressing you first as a mother, taking into consideration the fact your heart is big, a heart which the whole world has a desperate need.

I am addressing you as a parent, due to the fact that you know perfectly clear what parent`s ache means.

I am addressing you as a parent and you as a Slovenian, who as good neighbors with the Albanians, lived under the Yugoslav regime, by undergoing difficult sufferings of this communist period.

My name, the person who is writing this letter is Flori Bruqi, a Kosovar citizen.

I am a writer of more than 50 books, a member of the board of the American - Kosovar Association of Kosova, a director of the public relations of the Albanian-American Academy of Arts and Sciences in New York , Prishtinë , Tiranë and Shkupi .

Being nowadays the First Lady of the USA, and being the wife of the president Donald Trump, who is the symbol of humanity, 

I am kindly asking you to have as much as you can an impact on:

Making Kosova an independent and sovereign state within now more than 100 states all around the world, mostly the western ones!

The state of Kosova, consisiting of ethnic Albanian population and gained it after 100 years thanking to the blood shed of the heroes and martyrs, and above all thanking to USA.

The USA have always been on the side of the Albanians. It is a big country and a heavenly one because it always helps the countries in a need.

I would not like to consume your precious time and talk about the extremely painful history throughout centuries, crowned with the monstrous Serbian genocide.

The main topic nowadaysconsists of the hidden plans insisting upon the chopping of Kosova.

 What is more, Serbia as a state has got two more territories with ethnic Albanian population.

 It is the only place in the world surrounded by Albanians separated by the Big Forces since the Congress of Berlin in 1878.

I am asking you this favor in the name of the 20 000 women who were raped by the Serbs, these horrible massacreshave been already done by the end of the regime of Tito, which expelled from their mother land 500 000 Albanians to Turkey.

I am begging you on the behalf of the tears shed by the mothers whose children are still not found, more than 1,641.

 I am begging you on the behalf of the killed and massacred children by the Serbian Army, thus making an unseen genocide over my people.

How is it possible in the so called `civilized word` the Serbian armed soldiers enter in Albanian houses, massacretheir children and hurl their heads in the pans with boiling water and making the following comments: “Now eat the flash of your children!”

As a writer I would not like to transmit my pain on you, I would have never liked to hurt your big heart blesses by God!

I am begging you to help us, please do not let Kosova to be separated, please help us, let Kosova be free, and my pro-American nation deserves this.

My friend Zef Pergega, a writer and a poet with written books and tens of TV documentaries, also a President of the Albanian-American Institute, and a huge members of the Academy of Sciences and Artsin New-York, conservatives and republicans, who support President Mr.Donad Trump to win once more the elections, is our dream!

All we want is freedom, peace, good neighboring relations with everybody, including the Serbs!

Thank you very much, may God bless you and your family!

May God bless President Trump, the hope of the mankind!

May God Bless America and all its citizens!

Sincerely Yours,

Flori Bruqi

e-mail: floribruqi@gmail.com

Prishtinë, 15 maj 2020.

Parazitet, mosmirënjohësit shqipfolësit jugo-nostalgjiket ende kundër invalidëve të famëmadhes UÇK-së




Shkruar artikuluar nga Dashamir Alliu,ish vullnetarë i UÇK-së.



”OPINION – REAGIM”

Për të qenë të nderuar, respektuar, vlersuare në Kosovën e pas-çlirimit, nga një pjesë parazite mosmirënjohëse shqipfolëse jugo-nostalgjikësh fatkeqësisht, që identifikohet deklarohet nën emrin kamuflimin e popullit të Kosovës, por edhe disa medjave gazetareske televizive shqipfolëse, gjithsesi edhe nga qeveritarët e Kosovës, dhe nga faktori ndërkombëtarë, para dhe gjatë asaj epopeje lufte çlirimtare krenare skenderbenjane të ish UÇK-ve.

A mos vallë, paska qenë më mirë, që ish armikut okupatorit 100-të vjeçar barbarë gjakatarë serbo-sllav, mos me protestuar reaguar, apo edhe nuk qenka dashur më i kthyer pritur më pushkë plumba bomba bajoneta, por ndoshta mesë miri paska qenë, më ndejtur indiferent seherxhi, por pse jo, duke i kthyer edhe shpinën-prapanicën ish pushtuesit barbarë serbo-sllav!

Të nderuar familjarë të dëshmove invalid veteran të famëmadhes UÇK-së, këtë shkrim reagim timin të radhës e kam titulluar në këtë fjalor citat jo etik-pornografik , por vulgar ironik satirik, duke marrë shkas reagues revoltues për persekutimin anatemimin-demonizimin-poshtërimin-persekutimin përndjekjen akuzat burgosjet e padrejta të ish çlirimtarëve, në këto 20-vitet e pas çlirimit të Kosovës.

Por arsye argument tjetër sepse kam marrë mundimin të shkruaj artikuloj sensibilizoj denoncoj këto poshtërsi padrejtësi që ju janë bërë, dhe vazhdojnë t’ju bëhen këtyre kategorive meritore për çlirimin pavarësimin e Kosovës, ka të bëjë edhe me këto dy vendimet më të fundit të qeverisë së Kosovës, sa i përket për privilegjet benificionet-financjare të përjetshme, që ju ka akorduar miratuar votuar me vendim qeveritarë parlamentarë konkretisht gjatë kësaj qeverisjes së Ramushit, kinse me arsyetim motivacion e disa familjeve meritore pseudo-emblematike pseudo kontribut-dhënëse në çlirimin pavarësimin e Kosovës, dy vendime qeveritare më të fundit, të cilat i kishte trajtuar shtjelluar elaboruarë në një shkrim reagim, edhe ish eprori oficeri koloneli i karrierës ushtaraku vullnetarë nga shteti amë londinez në ish UÇK-në ”Shpëtim Golemi-Aljas, Dilaver Goxhaj”, i cili e kishte trajtuar kronologjikisht nëse i meritonin a jo? këto vlerësime gradime përfitime financiare të përjetshme këta familjarë të afërt familjarë farefis të këtyre personave që kanë nderuar jetë në vijat e frontit në luftëra beteja, apo që të jenë aksidentuar në aksidente rrugore, apo vrarë ekzekutuar në pozita zyrtare shtetërore të Kosovës nga armiqtë keqbërësit, për të mbrojtur kushtetutën të drejtat sovranitetin interesat e popullit të Kosovës.

Por ajo që më nxitur inspiruar testuar motivuar, që ta shkruaj trajtoj këtë opinion reagim, ka të bëj se i nderuari Dilaver Goxhaj, nuk e kishte trajtuar përfshirë në shkrimin opinionin reagimin e tij, edhe këtë fenomen realitet diskriminim (që do ta trajtoj në vijimësi të këtij shkrimi opinioni reagues sensibilizues për kategoritë e dala nga lufta e ish UÇK-së), padrejtësi poshtërsi injorim kriminal anti-human, që ju është bërë qëllimisht kriminalist kategorive të luftës së ish UÇK-së në këto vitet e pas çlirimit.

Por si fenomen anti-kategori të luftës, nuk është trajtuar sensibilizuar denoncuar as edhe nga disa media televizione shqipfolëse në Kosovë (të cilat propogandojn lehin si qentë zagarët e zellshëm, reagojnë vjellin zi e terr, vetëm kur atakohen paragjykohen kriminalizohen demonizohen pikërisht këto kategori, kundrejt kategorive emblematike te ishe UÇK-së në këto 20-vitet e pas-çlirimit të Kosovës).

Por, fatkeqësisht kundrejt këtyre dy vendimeve qeveritare, për të favorizuar shpërblyer këto dy familje financiarisht përjetësisht, pra kundrejt kësaj poshtërsia selektimi-vlerësimi-shpërblimi të padrejtë kundrejt këtyre familjeve pacifistesh vegjetarianësh shqipfolësish, që në realitet se kanë dhënë as edhe një qime floku për çlirimin e Kosovës, por kanë bërë të kundërtën, gjatë asaj lufte çlirimtare titanike heroikë, kanë shpifur dezinformuar zi e terr kundrejt luftës së lavdishme çlirimtare të ish UÇK-ve, sepse jua prishi dashurinë e (Vllaznim-Bashkimit-Kosovare-Serb).

Pra kundrejt këtyre vendimeve qeveritare më të fundit, nuk kanë reaguar as edhe ish të burgosurit politik, por fatkeqësisht nuk janë prononcuar deklaruar, nuk kanë reaguar as edhe shoqatat e luftës se UÇK-së.

I nderuari Dilaver Goxhaj (në shkrimin opinionin reagimin e tij) e kishte trajtuar elaboruar sensibilizuar kronologjikisht dhe të argumentuar prefekt me fakte prova pseudo-kontributin imagjinar teorik folklorik melankolik, të këtyre familjeve në çlirimin pavarësimin e Kosovës.

Por e kishte harruar neglizhuar (ndoshta nuk do t’i jetë kujtuar ky fenomeni epidemikë anti-UÇK pas luftës kur e ka shkruar si shkrim reagim të tij në ato momente?).

Pra kishte neglizhuar anashkaluar diçka themelore të domosdoshme t’ja bashkëngjiste ati shkrimi reagimi, dhe do të ishte edhe më i kompletuar gjithëpërfshirës.

Ajo që duhet të ishte pjesë përbërëse e ati shkrimi, ka te bëj, se me këto vendimet si nga ana e faktorit ndërkombëtare që ka qeverisur në Kosovën e pas çlirimit, pra ishe UNMIKU i konvertuar transformuar në EULEKS pro-serb, por fatkeqësisht edhe qeveritare në Kosovën e pas luftës, ka pasur selektime favorizime, diferencime paragjykime injorime konkretisht kundrejt kategorive të ish UÇK-së.

Konkretisht, viktimat civile të luftës në këto ligjet që kanë miratuar qeveritë e Kosovës së pas çlirimit, kanë qenë si ligje kundrejt tyre privilegjuse vlerësuese falënderuese graduese më popozitet deklerativ propagandistik televiziv gazetaresk kundrejt tyre, për persekutimin përndjekjen arrestimet torturat keqtrajtimet fizike psikike shpirtërore emocionale seksuale që i kanë përjetuar në fizikun memorien e tyre para dhe gjatë luftës, pra të tilla vuajtje përndjekje persekutim arrestime kidnapime, është trajtuar klasifikuar vlerësuar “nga institucionet qeveritare të Kosovës” edhe si kontribut i tyre qe kanë dhënë për çlirimin pavarësinë e Kosovës.

Respekt përulje për të gjitha viktimat nga popullsia civile, që përjetuan terror dhunë fizike shpirtërore emocionale psikike seksuale, nga ish pushtuesit barbarët serbosllav, konkretisht kundrejt gjinisë femërore vajzave nënave motrave tona shqiptare).

Por fatkeqësisht poshtërsisht kriminalisht (jo për fajin apo ndonjë kërkese, dhe arsye të këtyre viktimave civile të luftës), por këtë poshtërsi primitivitet selektim diferencim kundrejt kategorive të UÇK-së, e kanë bërë të gjitha institucionet qeverisëse, fillimisht nga prania ndërkombëtare, por fatkeqësisht poshtërsisht kjo telenovelë kriminale ka vazhduar është implementuar me apo pa vetëdijen e tyre, ”këtë duhet ta dinë ata masë miri” edhe qeveritë e Kosovës së pas çlirimit.

Konkretisht në krahasim me familjet e dëshmorëve invalidëve veteranëve të UÇK-së, këto viktima civile të luftës, pra që fatkeqësisht barbarisht kanë qenë të keqtrajtuar fizikisht psiqikisht seksualisht dhunuar nga pushtuesit serbo sllave, pagesat benificionet financiare pensionet i kanë dyfish më të larta se kategoritë e luftës së UÇK-së, sidomos kundrejt veteranëve.

Pra ky selektim paragjykim difirencim qeveritarë favorizues për viktimat e luftës, ku ndër këta të dhunuar nga pushtuesi barbar serbo-sllav (siç edhe i kemi parë dëgjuar në disa televizione të Kosovës-Shqipërisë, ka edhe meshkuj fatkeqësisht që kanë deklaruar në prononcimet deklarimet e tyre televizive intervistuese, së gjatë luftës kanë qenë të kidnapuare arrestuar në stacione policore serbosllave, shfrytëzuar keqtrajtuar seksualisht nga paramilitarët ish ushtria policia serbosllave.

Të cilët fatkeqësisht për shkak arsye të ndryshme u kapën robër gjatë luftës, nuk i kthyen pushkën armikut serb, por u vetë-dorëzuan, apo që mund t’i kenë arrestuar kindapur nga shtëpitë familjet e tyre ,apo në kolonat e refugjatëve dhe serbet (i kanë torturuar keqtrajtuar fizikisht psiqikisht seksualisht, fakt realitet të cilin e kanë pranuar demostrativisht në prononcimet deklarimet e tyre televizive gazetareske që i kanë dhënë këto deklarime të tyre në TV-të e Kosovës, dhe Shqipërisë Londineze konkretisht në televizionin Top Channel).

Por këta meshkuj të keqtrajtuar dhunuar poshtëruar shburrëruar, gjatë luftës në Kosovë, pensionin e tyre si të kidnapuar keqtrajtuar-dhunuar nga serbet, e kanë si pension mbi 250-euro, kurse kategoritë meritore të luftës, konkretisht veteranet e gjorë që nuk u dorëzuan nuk jua kthyen shpinën pushtuesve barbarë serbo-sllav, por ju kthyen i priten më pushkë plumba bomba thika bajoneta etj.

Benificionet falënderuese vlerësuese kundrejt kontributit të tyre patriotike atdhetare nga një pjesë shqipfolësish nga disa gazeta mediume televizive portale faqe interneti shqipfolëse, por edhe nga qeveritarët parlamentarët e Kosovës, ka qenë themelimi votimi i gjykatës speciale pro-serbe anti UÇK në parlamentin e Kosovës, dhe pensioni i tyre vlerësues financiarë social për kontributin e tyre që dhanë për çlirimin pavarësinë e Kosovës.

Është lëmoshë, 170 euro ku një vlerë e tillë financiare veteranit, nuk i plotësojnë nevojat e tij personale shëndetësore apo të mirëqenies ekonomike për të jetuar apo mbijetuar, sepse me atë vlerë lëmoshë pension financiarë, nuk mund t’i plotësoj kushtet minimal elementare për një jetesë mbijetesë modeste familjes së tij për t’i ushqyer shkolluar apo trajtuar shëruar nëpër spitale kurë kanë shqetësime trajtime shëndetësore, por edhe ajo vlerë simbolike financiare, pra lëmoshë, nuk ju jepet rregullisht, po jua ndalin herë pas herë, dhe luajnë me personalitetin krenarin familjet e tyre, pra luajnë identik si filmat e animuar për fëmijë dhe të rritur, si macja më miun (Tomi me Xherrin) pikërisht poshtërsisht me këto kategori emblematike meritore për çlirimin e Kosovës.

Pra qeveritarët e Kosovës me këto vendimet e tyre selektive vlerësuese shpërblyese për këto kategori viktima civile të luftës, mesazhi inspirimi që ju jep fëmijëve pasardhësve gjeneratave te ardhshme është? që të te gjithë pushtuesve kriminelëve që do ja mësyjnë Kosovës për ta pushtuar masakruar dhunuar, mos i prisni me pushkë plumba thika bajoneta, pore ju ktheni shpinën, që t’jua punojnë shpartallojnë këta armiq pushtues kushdo qofshin që do t’ja mësyjnë Kosovës.

Sepse nëse veproni kështu nuk reagoni luftoni kundrejt këtyre pushtuesve, do të jeni më të nderuar respektuar krenarë nga familja farefisi komuniteti populli i Kosovës martire, dhe nga mediat e shkruara elektronike televizive, por edhe nga ish pushtuesit, bashkësia ndërkombëtare, gjithsesi edhe nga qeveritaret e Kosovës.

Pra të nderuar respektuar mbështetur solidarizuar edhe (me paradat e deklaruara mburravece të krenarisë të dylberëve, që i mbajnë për çdo vit në sheshet bulevardet e Prishtinës nën mbrojtjen përcjelljen policore ushtarake, ku me këtë komunitet në këto parada pasarelat të Kosovën së pas çlirimit, i kanë përkrahur janë solidarizuar në këto parada të deklaruara si të krenarisë ylberiane dylberjane, edhe nga vëllazëritë motrat e tyre siemez që janë të njëjtin orientim infektim seksual, në gjininë e njëjtë pra në vetveten e tyre, pra në këtë paradën më të fundit të Krenarisë që mbajti komuniteti” LGBD, u solidarizuan ishin te pranishëm kishin udhëtuar enkas” nga këto shtetet fqinje, konkretisht nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi .

Por edhe i kanë shpërblyer me benificione financiare nga taksapaguesit e Kosovës, si vlerësim nderim për kontributin sakrificën vetëmohuese që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës me prapanicat e tyre.

Pikërisht me motivacion (pseudo patriotik atdhetarë), si vlerësime nderime shpërblime për kontributin që kanë dhënë gjatë asaj lufte çlirimtare në Kosovën e para gjatë dhe pas çlirimit.

Diskriminim-paragjykim-persekutim-injorim tjetër nga të gjitha qeveritë e Kosovës është pikërisht edhe fakti argumenti tjetër realist pikërisht kundrejt kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, ka të bëjë me veteranët të cilëve në çdo përvjetor të paradës që mbahet për nder të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ju ndalohet ligjërisht nga të gjitha qeveritë e Kosovës, që një skuadrilje kontingjent simbolik veteranësh të parakalojnë në këtë paradë ceremoni qeveritare shtetërore të përvitshme, identik sikurse parakalojnë (veteranet në të gjitha shtetet e botës, sado pacifiste vegjetarianë qofshin në botë këto shtete).

Pra FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrëfiksave, Horti-Kulturës, Komuniteteve të LGBD-së, u lejohet mundësohet financohet edhe (nën mbrojtjen përcjelljen policore ushtarake) të parakalojnë të çirren bërtasin krenarisht në sheshet rrugicat bulevardet lulishtet e qyteteve fshatrave të Kosovës.

Kurse kategorive të dala nga lufta e lavdishme e ish UÇK-ve konkretisht veteranëve, në këtë ceremoni-paradë (që janë kategoria emblematike meritore për çlirimin e Kosovës), paradë ceremoni e përvitshme qeveritare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ju lejohet pjesëmarrja në këtë paradë të 17 shkurtit.

Por kjo është një poshtërsi tragjikomedi telenovelë kriminale anti-kombëtare kundrejt këtyre kategorive të luftës ”e pa ndodhur e padëgjuar në botë” ku të injorohen pikërisht ish luftëtarët veteranet që kanë luftuar sakrifikuar për çlirimin krijimin e këtyre kombeve-shteteve) mosmirënjohje injorim kriminal anti-kombëtarë, kundrejt ishe kategorive të dala nga lufta e ish UÇK-së, konkretisht kundrejt veteranëve të UÇK-së, dhe luftës çlirimtare të ish UÇK-së në tërësi.

Shkruar artikuluar nga Dashamir Alliu, ish vullnetarë i UÇK-së

“NA NXINË FAQEN” PARA BOTËS POLITIKANËT SHQIPTARË PAS VITEVE NËNTËDHJETË: QEVERITARË APO GRABITQARË DHE VRASTARË TË POPULLIT TË VET?



Nga  Besnik Imeri

Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, ndër dy mendjet më të ndritura të kombit tonë, Shqipërinë Demokratike e përfytyronin dhe mendonin ta realizonin nëpërmjet një shteti demokratiko-borgjez, duke pasur si shëmbëlltyrë demokracitë perëndimore.


Shqiptarët prisnin që edhe qeveria e parë demokratike pas 1990-ës, e cila për demagogji dhe ardhjen sa më shpejt në pushtet, doli me parrullën: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa; të realizohej kjo ide e rilindasve tanë të ndritur dhe Shqipëria bashkë me shqiptarët të ecte në rrugën e zhvillimit dhe përparimit. Baza ishte. Shteti ishte. Mjafton t’i ndryshohej ngjyra, apo boja. Njerzit ishin po ata, dhe sot e kësaj dite janë po ata, pasi nuk do të vinin nga Marsi. Shqipëria kishte një industri dhe bujqësi, që nuk mund t’i quaje të prapambetura, por që kërkonin të zhvilloheshin dhe modernizoheshin në kushtet e reja. Shqipëria kishte një bazë energjitike, që duhej zhvilluar më tej. Shqipëria kishte një brez të ri të mirëarësimuar dhe kuadro të aftë që barabiteshin me botën e qytetëruar. Shqipëria kishte një plejadë të ndritur intelektualësh dhe akademikësh në të gjitha fushat e shkencave. Duhej vetëm një frymë e re perëndimore për t’i orientuar, drejtuar dhe kanalizuar këto energji jetëdhënëse. Por duhej gjithashtu, që Perëndimit t’i shtrihej dora dhe t’i kërkohej ndihmë për t’u futur në rrugën e kombeve të qytetëruar.

Kjo nuk u bë. Pse nuk u bë, do të flasim më poshtë. Me të drejtë mund të thuhet, që tani nuk do të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq. Por unë jam i mendimit, që trajtimi i qartë dhe objektiv i çdo fenomeni historik apo shoqëror duhet analizuar që në zanafillë të tij. Në të kundërt, gjykimet dhe përfundimet që do të arrihen do të jenë detyrimisht të gabuara, pa rrugëdalje dhe të çojnë në qorrsokak.

Fatkeqësitë e një kombi vijnë nga udha që ai zë në fillimet e një epoke, apo periudhe historike. Kombi ynë, pas 1990-ës, megjithëse pati shansin historik për një fillim të ri, për të keqen e tij, ai zuri një rrugë të gabuar. Po trajtojmë këtë periudhë të afërt dhe nuk po shkojmë më thellë; pas 1912-ës, pas 1920-ës dhe pas 1945-ës. Shqiptarët filluan të “hanë vetveten”, ose të gërmojnë në sterenë ku kishin vendosur këmbët. Ata në rradhë të parë dhe për fatkeqësi të tyre, filluan të rrënojnë shtetin, i cili është strukutura betonarme, koraca apo guaska mbrojtëse që siguron imunitetin dhe shëndetin e një kombi.

Po pse duhej ruajtur shteti? Popujt, qysh në antikitet, kur u futën në rrugën e qytetërimit ndjen nevojën e shtetit. Sokrati, Platoni dhe Aristoteli na kanë lënë mësime të çmuara për ngritjen, fuqizimin. demokratizimin dhe reformimin civilizues të shtetit. Për shtetin, në kohët e reja ka folur edhe Hegeli. Shteti, në fund të fundit, është një e keqe e domosdoshme. Për të ngritur një shtet duhen me dhjetra vjet, mbase edhe qindra. Por për ta rrënuar, mjafton pak kohë. Shqiptarët kanë përvojën e paraardhësve të tyre në ngritjen e shtetit: Shteti i Filipit të II, shteti i Pirros së Epirit; shteti i Bardhylit, Monunit dhe ai i Teutës; Shteti i Arbërit dhe Despotati i Epirit. Në kohë të mëvonshme shteti i Gjergj Kastriotit, dhe së fundmi shteti i Ismail Qemalit. Të gjitha këto kanë qënë guaska mbrojtëse e kombit tonë në shekuj. Pushtuesit, për të na vënë nën këmbë, ju desh që t’i shkatërrojnë këto struktura të fuqishme. Në fillim këtë gjë e bënë romakët dhe më pas bizantinët dhe në fund turqit osmanë. Ka politikanë, madje dhe historianë, që kur flasin për shtetin e kombit tonë, i gjejnë fillesat e tij pas 1912-ës. Kjo është një përpjekje, në mos paditurore, djallëzore, për të mohur historinë dhe trashëgiminë tonë civilizuese dhe që shkojnë në unison me propagandën antishqiptare të fiqnjëve tanë.

Por pas 1990-ës, këtë punë që më parë e bënin pushtuesit dhe barbarët, e bënë vetë shqiptarët. U goditën, shkatërruan dhe rrënuan strukturat që e mbajnë në këmbë godinën e një shteti: Në mënyrë të përgjithshme administratën e tij, dhe pas saj institucionet ligjzbatuese përfshirë dhe strukturat e mbrojtjes kombëtare sëbashku me logjistikën e tyre; U rrënua arësimi, shëndetësia dhe ajka shpirtërore e një kombi, kultura. U shkatërrua ekonomia dhe sidomos baza e saj bujqësia; dhe shqiptarët, duke mbetur pa punë, bazën e jetës, pra pa mjete të jetesës; të detyruar, u shpërndanë nëpër botë si zogjtë e korbit. Në të gjitha këto fusha, për një periudhë gati dhjetë-njëzetvjeçare, në vend që të ecnim përpara, u kthyem prapa për dhjetra vjet. Pas dhjetra vjetësh shqiptarët ju rikthyen analfabetizmit. Pas dhjetravjetësh shqiptarëve ju rishfaqën sëmundjet ngjitëse si malarja, tuberkulozi etj. Pas dhjetra vjetësh shqiptarët patën administratën më të dobët në historinë e tyre, me njerëz të paaftë dhe të pazotë për drejtimin e shtetit. Populli thotë se në kohë shtrëngatash dhe rrebeshesh shiu, lumenjtë fryhen dhe sipër tyre dalin kërcunjtë. Dhe tek ne, pas kësaj shtërngate “demokratike” kaotike, me emrin e bukur demagogjik ‘tranzitcion’, në drejtim të administratës, në drejtim të institucioneve dhe në vet drejtimin e shtetit dolën “kërcunjtë”.

Drejtimin e shtetit e morën njerzit e paaftë, ambiciozë dhe të etur për të vënë pasuri në mënyrë të paligjshme. Interesat kombëtare dhe sovraniteti i vendit u shkelën me këmbë. U lejua, u nxit dhe u propagandua lëvizja kaotike e popullsisë në emër të lirisë së lëvizjes duke u krijuar një kaos urbanistik. U lejua zaptimi i hapësirave publike dhe i pronës private. U nxit dhe stimulua, apo u lejua, duke bërë “një vesh shurdh dhe një sy qorr” zaptimi dhe dhunimi i tokës bujqësore me ndërtime. Ajo fushë bregdetare, që nga Shkodra deri në Berat e Vlorë, u zu nga ndërtimet. Fshatari ynë nikoqir i tokës, që e ndërtonte shtëpinë në mal ose në kodër, zuri gjithë fushat e vendit. Madje ndërtuan edhe buzë përrenjve dhe lumenjve, madje, madje dhe në këneta. Ish kënetat e kthyera në toka buke para dhjetra vjetësh: Karavastaja, Vurgu, Maliqi, Thumana, Lezha etj, u kthyen në sheshe ndërtimi. Shqipet e malit braktisën foletë e tyre dhe erdhën të banojnë atje ku më parë banonin zhabat. Kaosi i lëvizjes sjell tronditjet krahinore dhe strukturore të një kombi; braktisjen e territoreve të banuara më parë dhe braktisjen e vendit. Zbrazja e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga shqiptarët ka qënë vazhdimit strategjia e armiqve tanë shekullorë, të cilët për këtë qëllim kanë hartuar edhe programe. Por pas 1990-ës, ata nuk kishin më nevojë që të ushtronin genocid ndaj shqiptarëve për të braktisur trojet që u kishin lënë amanet të parët e tyre. Shqiptarët po e bënin vetë këtë, madje të nxitur dhe stimuluar, në një mënyrë ose një tjetër, nga vetë qeveritë e tyre. Veriu dhe Jugu i Shqipërisë u shpopulluan. Gjithë shqiptarët pothuajse u mblodhën në një fushim të madh përreth Tiranës dhe Durrësit, duke na kujtuar kampet famëkeqe të sulltan Muratit dhe sulltan Mehmetit.

Pasi i shpërndanë shqiptarët si zogjtë e korbit nëpër botë, duke ringjallur edhe njëherë plagën e rëndë të kurbetit, nuk kaloi shumë kohë, dhe ata në mënyrë djallëzore, për t’u grabitur kursimet e tyre, që i kishin me gjak, shpikën firmat piramidale. Dhe kur populli, me të drejtë, u ngrit në revoltë për të kërkuar paratë e tij, që ja kishin vjedhur, kundër tij ndërsyen shtetin. Atë shtet që më parë duhej ta kishin përdorur në interes të tij.

Po krahu tjetër i politikës çfarë bëri? A kishte ai përgjegjësi për katrahurën që u krijua më 1997? Apo i lau duart si Ponc Pilati. Të majtët, siç do të vërtetohej edhe më pas, kishin dhe kanë pasur pothuaj të njëjtën përgjegjësi, në çorbat që gatuanin të djathtët kur ishin në pushtet. Për të qënë më bindës po them se të majtët, që nuk vuanin nga kapacitetet intelektuale në fushën e ekonomisë dhe të financave; megjithëse firmat rentiere, apo piramidale, u krijuan qysh në vitin 1994 dhe lulëzuan për pothuajse tre vjet; nuk i denoncuan, nuk i kundërshtuan; madje, nuk bënë as më të thjeshtën, të dilnin dhe t’i tregonin popullit, se këto firma do t’i çonin në katastrofë financiare, prandaj të mos i fusnin paratë në to. Ata këtë nuk e bënë dhe kjo, pa dyshim, që i ngarkon me përgjegjësi historike, pasi kjo heshtje e tyre, kjo lënie e popullit në dorë të ushunjzave piramidale, shkaktoi tragjedinë e 97-ës, me humbje të mëdha ekonomike për popullin, por edhe për vetë shtetin; si dhe me mijra jetë të humbura. Prandaj, edhe post 97-ës, ata nuk vunë drejtësi, pasi ishin të pëgërë. Madje, pasi të djathtët rrëmbyen “pjesën e luanit” nga paratë e popullit; të majtët, me një shpikje të re demagogjike, të quajtur ‘transparencë’, vodhën atë që kishte mbetur. Dhe populli si gjithmonë, mbeti me gisht në gojë. Vetë i pari i të majtëve deklaroi: Se nga unë nuk do të dëgjoni fjalët dënime dhe burgje. Pra të dashur shqiptarë, besoj se më kuptoni drejt; dënimet dhe burgjet nuk janë për politikanët, por për popullin. Gjeniu Viktor Hygo na ka mësuar qysh më parë, se burgu është për Zhan Valzhanët, që kur janë të urritur, rrëmbejnë një franxhollë bukë dhe dënohen përjetë. Ky është mësimi i historisë. Ju lutem tani. A më jepni leje që këta politikanë, të djathtë dhe të majtë, t’i quaj vrastarë të popullit të vet.

Për ata që tregohen mosbesues ecim më tutje. Kur ndodhi tragjedia e Gërdecit dhe populli u vra nga pangopësia e pushtetit, kryeministri që është tani, për ta ngushëlluar kryeministrin e atëhershëm në detyrë, i rahu shpatullat. Ecim më tej. Tragjedia e 21 janarit kurrësesi nuk mund t’i faturohet njërës palë, pavarësisht se njëra palë vrau. Por të mos harojmë, që pala tjetër, tinzisht dhe djallëzisht, ja nxorri në shteg ose në pritë popullin palës tjetër për ta vrarë. Pra epshi shtazarak politik i njërës palë, për të mbajtur pushtetin dhe ruajtur sundimin mbi popullin; u shoqërua nga epshi shtazarak politik i palës tjetër, për ta marrë pushtetin dhe për të sunduar mbi popullin, ashtu siç edhe po sundon edhe sot e kësaj dite, mizorisht. Prandaj edhe pse kaluan tetë vjet dhe po vjen i nënti, ndërkohë që pala që akuzonte po bën shtatë vjet në pushtet, drejtësia për 21 janarin nuk ka vajtur në vend. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi të dyja palët janë të molepsura me faj, pavarësisht masës së tij për secilën palë. Këta, popullit të vrarë në 21 janar, thjesht po i bëjnë të shtatat dhe të nëntat. Kuptohet jo në ditë, por në vite.

Tani me të drejtë të zotit, kushdo nga ne, ka të drejtën legjitime të shtrojë një pyetje? Në të gjithë këtë katrahurë, shkatërrimin e shtetit, ekonomisë, kulturës, strukturës sociale të banorëve të këtij vendi; a ka pasur ndonjë qëllim djallëzor? A ka pasur forca antishqiptare të nëndheshme dhe nënujshme, që nëpërmjet filove të tyre në politikë dhe shtet e kanë nxitur dhe sponsorizuar këtë? Apo kjo ka rrjedhur si rezultat i paaftësisë, mediokritetit, syleshllëkut dhe të një inteligjence nën mesataren të politikanëve dhe qeveritarëve tanë?!!! Dhe tani na lind e drejta të shtrojmë pyetjen e dytë: a ka ndonjë politikan dhe qeveritar që e ka drejtuar këtë vend këto tridhjetë vjet, që të pranojë që është sylesh, “gjindje pa shkollë”, apo me një inteligjencë nën mesataren, dhe ja kanë hedhur?!!! Nuk besoj. Të jinni të sigurtë, që e vetmja gjë që nuk do të pranojnë, do të jetë kjo; padituria e tyre. Madje këta, gjithë këto kohë, na janë shitur si më të diturit dhe më të zotët e këtij vendi, që i dinë që të gjitha vetë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë, këshilla, apo sugjerime. Pra po ta shikosh këtë racën e politikanëve tanë ndër vite, ata e mbajnë veten për të gjithëditur. Po njëra nga këto të dyja, duhet pranuar me domosdo.

Tani pa dashur të bëjë rolin e Kasandrës (Qes-Andrrës), apo ta Laokontit, nisur edhe nga tragjedia e tërmetit të fundit, mund të shtrojë një pyetje të tretë. A ka pasur ndonjë qëllim djallëzor në grumbullimin e më shumë se gjysmës së popullit shqiptar në një fushim gjigand përreth Tiranës dhe Durrësit?!!! Më tej akoma. A ka pasur ndonjë qëllim djallëzor në lejimin e ndërtimeve pa leje dhe jashtë kushteve teknike të ndërtimit?!! Në vazhdim të kësaj pyetje: Pse shteti lejoi ndërtime në rërë të plazheve dhe në këneta? Pse ai politikan që u tha shqiptarëve: shkoni dhe ndërtoni ku të doni dhe i drejtoi drejt kënetave të bregdetit; duke krijuar “geto ndërtimore” si këneta e Durrësit, Bathorja, Paskuqani etj; këto ditët e tragjedisë nuk u duk gjëkundi, të paktën të ngushëllonte popullin e vet që e ka qeverisur për rreth 13 vjet?

Jemi në një situate të tillë, ku, me të drejtë, “Koriere De la Sera” tallet me ne shqiptarët, lidhur me ndërtimet tona këto 30 vjet, duke thënë, se shqiptarët kanë një fjalë të urtë: “shto ujë dhe shto miell”. NA NXITË FAQEN! Në të vërtetë fjala e urtë në Jug të vendit është: “shto ujë dhe shto miell, vete arapashi në qiell”. Ky është “arapashi” i ndërtimeve që qeveritarët tanë “gatuan” këto 30 vjet për shqiptarët, të cilin mund ta quash edhe “Çorbë derri”. Ai “arapash” që tani përfundoi me tragjedi, dhe larg qoftë, në ndonjë tërmet tjetër, mund të jetë edhe më i rëndë.

Pse shteti hoqi dorë nga kontrolli apo supervizioni i ndërtimeve të pallateve shumëkatësh dhe e la në dorë të privatit, ndërkohë që çertifikimin e godinave që ndërtoheshin duhet ta bënte shteti me ekspertët e vet? Institucionet e shtetit, pas tërmetit të 21 shtatorit, deklaruan se ndërtimet e reja post 90-ës e kaluan provën dhe u kolauduan. Sa kaluan dy muaj pas këtyre deklaratave dhe ndodhi tragjedia nga tërmeti i rradhës. Ku është përgjegjësia e institucioneve të shtetit? A mos këto deklarata kanë qënë të qëllimta për të mbuluar dhe fshehur realitetin e trishtë? Këtë e bëri nëpërmjet dy përfaqësuesve të tij; drejtorit të Institutit të ndërtimit dhe zv.ministrit të ministrisë përkatëse. Këto deklarata të kujtojnë ato para 22 vjetësh të firmave piramidale: që “paratë e shqiptarëve janë të pastra”. Sot pas 22 vjetësh, shqiptarët ndodhen para të së njëjtës situatë, kur gjithë mundimin e jetës së tyre, shtëpitë me gjithë plaçka “i ka marrë lumi”. Ata i kanë humbur të gjitha, jo për faj të vet, por për faj të shtetit që nuk di të qeverisë, madje që i mashtron me gjoja, se ndërtimet e reja janë të sigurta. A mund të ndodhemi para një revolte mbarëpopullore?

Tani kryeministri thotë se për ekspertimin e godinave të dëmtuara do të sjellë ekspertë dhe specialistë nga jashtë. Me të drejtë mund ta pyesim kryeministrin: Nuk ka ekspertë dhe specialist ndërtimi Shqipëria, që ju doni t’i sillni nga jashtë? Ndërkohë që të tillë ka shumë, dhe mendoj, se shumica e tyre janë lënë prej jush dhe paraardhësit tuaj jashtë institucioneve të specializuara të kësaj fushe. A mos kjo është një alibi e kryeministrit për të mbuluar paaftësinë e qeverisë së tij dhe për të justifikuar tragjedinë me slloganin e zakonshëm të këtyre situatave; jemi “gjindje pa shkollë zotni hetues”? Nëqoftëse specialistët që ai ka rekrutuar në Institutin e Ndërtimit janë të paaftë, atëhere Ai ta shkrijë atë. A mos vallë pas këtyre “specialistëve të huaj” fshihet ndonjë gjë tjetër? Sepse “gojët e liga” thonë që këta specialistë do të jenë hebrenj, ndërkohë që po të duheshin, mund të gjëndeshin me shumicë në Perëndin, duke filluar që nga Italia fqinjë. Çfarë duan hebrenjtë në Shqipëri?

Atëhere, a mund të themi, se në rastin e tërmetit të fundit politikanët që na kanë qeverisur janë vrastarë të popullit të vet. Shpirti i atyre fëmijëve që mbetën në gërmadha kërkon drejtësi, njësoj si shpirti i atyre fëmijëve që mbetën në gërmadhat e Gërdecit. A ka pasur ndonjë mendim djallëzor për shuarjen e kësaj popullsie nga tërmetet, apo përmbytjet?!!! A ka akoma ndonjë mendim, ide, apo platformë djallëzore për zëvëndësimin e shqiptarëve, që duan t’i shuajnë, apo t’i degdisin “prapa diellit”, me kombe të tjerë; sirianë, egjyptianë, arabë, pakistanezë, hebrenj, apo raca të tjera?!!!

Të gjitha këto pyetje kanë të drejtën e qytetarisë, pasi aktualisht ne jemi në majë të Ajzbergut dhe nuk dimë çfarë është kurdisur dhe mund të kurdiset nën të. Me të drejtë mund të pyesë ndonjë, se si mund të përmbytet dhe të zhduket e gjithë kjo popullsi për pak orë? Shumë thjesht. Komani dhe Fierza po të dëmtohen digat e tyre e rrjedhimisht të shkatërrohen, mund të përmbytin të gjithë fushat bregdetare të Shqipërisë, që nga Shkodra deri në Vlorë. Kësaj po t’i shtojmë edhe një fakt interesant, të publikuar në një portal (Pamfleti) më datë 27 nëntor të këtij viti, dhe do zoti nuk është i vërtetë, apo që nuk do të realizohet; që kjo qeveri, e tanishmja, ka rreth një vit e gjysëm që mban në sirtar një projektligj për të dhënë me konçesion, apo si quhet me PPP-të, HC e Fierzës dhe të Komanit një firme private.

Por e keqja nuk mbaron këtu. Kjo firmë, është një firmë sërbe me kallauz shqiptar. Madje kjo shitet si një risi në kuadrin e minishengenit ballkanik, i cili nuk është gjë tjetër veç krijimi i një Jugosllavie të re, apo më saktë të një Sërbie të Madhe, e cila do të ketë nën thundër shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Gjithashtu, kjo bëhet me bekimin e Francës, por, ndoshta edhe të shteteve të tjera europiane. Gojët e liga thonë që ky kallauz është një farë Baton Haxhiu (nuk e di sa e vërtetë është) ish, apo këshilltar i kryeministrit. Tani sërbët, me ndihmën e pakursyer të kryeministrit babëzitës, mund t’i zhdukin shqiptarët, kur t’ju dojë kokra e qejfit, madje pa çak pa bam. Mjafton sajesa e gjoja një difekti teknik, apo pakujdesie njerëzore, dhe gjysma e shqiptarëve, pa diskutim, që janë të shuar. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur kryeministri ynë i “var ujkut mëlçitë në qafë”. Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe shqiptarët. Sepse vetëm kur e mendon, të zë tmerri dhe duket si një tragjedi biblike, e ngjashme me përmbytjen e Noes. Shqiptarë ju dua, tregohuni vigjilentë.

Po ju pyes. Nuk ju ka bërë përshtypje fakti, që asnjë vend perëndimor (përjashto Austrinë me një shumë simbolike) dhe sidomos ato të BE-së nuk dhanë ndihma në para për qeverinë shqiptare?!!! Pse? Nuk kanë para! Nuk e duan popullin shqiptar! Apo nuk duan që t’i japin para qeverisë shqiptare, pasi e dinë më mirë se ne shqiptarët e ‘leshtë’, që qeveritarët shqiptarë janë kusarë dhe kanë për t’i ‘zhgrapsur’ ato para. Apo ka enigma të tjera rreth këtij tërmeti, që ata i dinë dhe ne nuk i dimë?!!!

Vazhdojmë me tërmetin dhe mund të bëjmë edhe ndonjë pyetje tjetër. Kuptohet, se ato i kemi pa para. Duket mjaft interesante dhe e çuditshme që zoti, apo robi, dy ditë para festës kombëtare, u çoi shqiptarëve lëkundjet e tokës. Rrimë që rrimë dhe na lind dyshimi: Kush e sajoi tërmetin zoti apo robi?!!! Kësaj po t’i shtojmë edhe faktin, që ka popuj që jetojnë në shkretëtirat arabike, të cilëve u “lëshon goja lëng” kur shikojnë trojet tona të bukura dhe plot ujë, gjelbërim dhe jetë. Mjafton të fillosh me nimfat dhe nymfejtë në Toskëri, dhe të vazhdosh me zanat dhe shtojzovallet në Gegëri, përrenjtë, burimet, lëndinat dhe bjeshkët; të cilat edhe vetë zotat i kanë lakmi. Nuk është rastësi, që “Syri i Kaltër” dëshirohet të jepet me PPP nga bandat në pushtet. Kush ja ka vënë syrin Shqipërisë, që xhambazët tanë të politikës e kanë nxjerrë në Pazar?!!!

Prandaj populli, me votë të lirë, duhet t’i largojë nga skena politike shqiptare këta politikanë, të ‘majtë’ dhe të ‘djathtë’, që për tridhjetë vjet e shkatërrun këtë vend dhe këtë popull, dhe me një fshesë të hekurt t’i hedhë në koshin e historisë së Shqipërisë. Vetëm kështu ne do të mundim të parandalojmë tradhëtitë e gjysmagjelave të politikës shqiptare. Atyre do t’u priten duart për të tradhëtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Vetëm kështu do të bëhen të pavlefshme dekoratat, kryqet dhe medaljet ( si ato që ka marrë në dhjetor të vitit 2015 kryeministri në detyrë nga kryedhespoti i Greqisë brenda në Patriarkanën ortodokse të Izraelit) që ata kanë marrë për tradhëtitë e tyre nga shtete armike të vjetra të shqiptarëve.

Të dashur shqiptarë! Duhet të dini se Shqipëria, shqiptarët dhe gjuha e tyre (protoplazma etnike e shqiptarëve sipas Sami Frashërit) janë në mbrojtje të zotave. Shqipëria, shqiptarët dhe gjuha e tyre, kur nuk u shuan në shekujt e errësirës otomane, nuk kanë për t’u shuar kurrë! Por kundër nesh janë djajtë. Ëngjëjt janë në Perëndim. Djajtë janë në Lindje. Prandaj shqiptarë jini syçelët. Prandaj të mbrojmë veten tonë duke jua bërë më të lehtë luftën zotave kundër djajve. Gjej rastin që t’i bëj thirrje Perëndimit të ndriçuar, që t’i ndihmojë shqiptarët. Gjej rastin që t’i bëj thirrje ‘kryqit katolik’ që të na mbrojë nga ‘kryqi ortodoks’.

Dhe tani në fund më lejoni të perifrazojë vargjet e të madhit Ali Asllani, poetit dhe shtetarit atdhedashës:

Grand cordon i zotris’ sate, që në gji të kanë vendosur,

Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut veremosur;

Dhe kolltuku ku ke hipur, duke e hequr nderin zvarr’

ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!





Jo, jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve,

Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!…

Flori Bruqi : Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.


Recension :

“Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. 


(Libër  Shqip edhe në Anglisht). 

Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.


Prof.Dr.Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. 

Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gur masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryhen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 21 viteve.

E rëndë ka qenë për autorët që të  mbledhin nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. 

Ndër ta janë edhe 5 fëmijë serbë që u vranë po nga kriminelët serbë në restorantin “Panda” në Pejë. 

Gjithashtu, janë edhe 130 fëmijë të tjerë që mbesin akoma të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.



Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të kuptuar se krimet gjenocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve kanë qenë të pandërprera

Prandaj do mjaftonte që ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrenë akuzë juridike ndërkombtare kundër Serbisë.

Krimet ndaj fëmijëve në Dardani janë vetëm një pjesë e krimeve kundra-njerëzore që egërsirat serbe kryen në Dardani.

Heshtja e politikanëve kosovarë tregon paaftësinë shtetërore, frikën, paaftësinë për të kuptuar përgjegjësinë, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë.

 Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm.

 Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombtare.

 Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.

TROJET REALE TË SHQIPËRISË SIPAS HISTORIANËVE DHE NJERËZVE TË SHQUAR ME FAMË BOTËRORE




VOAL


Shkruan: Akademi  Isuf  B. Bajrami

Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kanë shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km katërorë”. Studiuesi francez L.Uelavitch thotë se “madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2”. Studiuesi tjetër shqiptar T.Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2”.



Evropa_1878

Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan prof. A.Gashi, janë:



Kufiri perëndimor

Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia e buzës në këtë anë është 651 km. Kufiri veri-perëndimor Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

Kufiri veri-lindor

Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja deri te katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri te kuota 1548 e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit të Osman Pashës nën kuotat 1619-1931. Kjo vijë e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples, Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet e tyre. Kufiri lindor Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej 342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura mbas luftës ballkanike (1912), të cilat përbëhen prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren, Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë, Kostur, Naselicë e Grebenë. Kufiri jug-lindor Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një gjatësi gati 180 km. Kufiri jugor Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës. Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artë mbërrijnë te qyteti i Prevezës. Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug- perëndim të siujdhesës ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri ndërmjet skepave Skepi i Zi në lindje të Vrajës, gjatësi lindore nga Ferro. 




Me luftërat ballkanike dhe Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë. Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2. Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës shqiptare. Pas luftës se vitit 1876-1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave shqiptare.
demostrata_came
Shqipëria etnike në fund të shekullit 19

Në fund të shekullit XIX, dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milionë banorë, ndërsa Konferenca e Paqes, që u mbajt në Versaje më 1919-1920, do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milionë banorë. Përkundër këtyre pohimeve, kjo Konferencë lejoji vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28748km2.

Sipas dokumenteve historike të botuara qysh herët, Ilirinë e Jugut grekërit e quanin Epir, ashtu siç e shihnin nga ishujt. Është njëlloj, vazhdojnë studiuesit, si peshkatarët e ishujve Bohama ta quanin Floridën “Kontinent”. Emër që s’ka asgjë të përbashkët me kombësinë e popujve që jetojnë aty. Në pjesën që i kushtohet Greqisë, Straboni nuk e përmend Epirin, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku. “Pas epirotëve dhe ilirëve, thotë ai, vinë fiset greke”. Sipas veprës Iliada, këto fise “barbare” jo helene nuk bënin pjesë në Lidhjen kundër Trojës. Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët jashtëhelene, thotë Straboni dhe Plutarku. “Epirotët e maqedonët, përforcon studiuesi gjerman Hahni, qenë fise të afërta me njëri-tjetrin ose me prejardhje të përbashkët”. Skënderbeu thoshte: “Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotas” ndërkohë që Barleti e quante Skënderbeun “Princ i epirotëve”. 

Ndërsa Pirroja quhej “Shqiponja”. “Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën maqedone ose çka është njësoj gjuhën ilire”. Aristoteli, te vepra e tij “Politika”, i kushton vëmendje të veçantë Kushtetutës së Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki i lashtë, duke përmendur Ambrakinë thotë: “…prej këtej nis Helada”. Aristoteli shkruan për ishullin Diomeda në detin Adriatik: “…kur vinë këtu helenët…” dhe më poshtë: ’’…kur vinë barbarët që rrojnë aty afër…”. Të gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument a historian s’përmenden përkthyes në bisedime mes popujsh “barbarë”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të Epirit s’njiheshin nga grekërit, sepse qenë të kohës së pellazgëve më të lashtë, me të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë.

Studiusit e huaj për Shqipërinë etnike

Në këtë rrjedhë historike studiuesi suedez Martin P. N. Nilson thotë: “Epiri nga çdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X, Luani i Mençur thotë se: “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Studiuesi Lyber shkruan: “Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët”. Kronisti bizantin i shekullit XIV, Mihal Dukasnantari, i Shtëpisë Perandorake, tregon paanshëm se “sunduesi i Janinës, Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur “shqiptar vrasës”, Janinën e pastronte nga shqiptarët në një mënyrë të tillë saqë dhëndrrit të vet shqiptar, Gjin Bue Shpatës, i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë të shqiptarëve”! Megjithate, osmanët të kujdesshëm në regjistrime, Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën tokë shqiptare. Kështu, ata shkruan Delvinë, Grebenë etj., e jo Dhelvinon, Grevena etj., pavarësisht se kishte ndodhur që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si një gjuhë të dytë.

Holand, Epiri dhe suliotët

Dr.Holand, në vitin 1812-1813, shënon në shënimet e tij: “Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri”. “Hyra në Epir në brendësi të Shqipërisë”, shkruan piktori i shquar Levis. Në vizatimet e veta, piktori I.Leiç shënon mes të tjerash: “Janinë, kryeqytet i Shqipërisë; Qyteti dhe Kështjella e Paramithisë – Shqipëri; Varri i Ali Tepelenës – Janinë, Shqipëri; Kështjella e Pargës – Shqipëri; Lugina e Sulit – Shqipëri” etj. Në ditarin e vet në Qefalon në gusht 1823, Bajroni shkruan: “Suljotët qenë një kastë ushtarake e të krishterëve shqiptarë, që rronin në male të larta, të cilat sundonin rrjedhën e lumit Akeron”. Për njerëz të tillë Bajroni vazhdon: “…ka diçka të trashëguar nga lashtësia, diçka epike nga koha e Pirros”. Në librin “Udhëzues për udhëtarët në Greqi” thuhet: “Shqipëri sot quhet tërë Epiri i lashtë si dhe provincat jugore të Ilirisë së hershme që arrijnë deri në gjirin Rizonik, ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: “Duke zotëruar Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta… ai popull flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane”. Koloneli Lik shënon: “Shqipëria zë tërë vijën e bregdetit në lindje të Jonit dhe Adriatikut, e përfshirë në paralelet 39–43”. Duke qenë në Epir, ai shkruan se “…aty rregulloheshin punët në atë mënyrë që qe e përgjithshme në Shqipëri”. Në zgjatje të Epirit më në Veri, Liku shkruan: “Asgjë nuk mund të jetë më tërheqëse e më piktoreske se pamja e Luginës së Gjirokastrës… katundet e shumta tregojnë se ajo është një nga rajonet më të lulëzuara të Shqipërisë”.

Dijetari Spencer bën një gjykim përgjithësues: “Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka dorë njeriu ta fshijë, ndërkohë që banorët e krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”. Dr.Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë, duke thënë se “Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi, që është vështirë të përcaktohet”; dhe vazhdon më tej: “Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë”.

Kufijtë e Shqipërisë sipas Hobhauz

Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotë se “kufijt e Shqipërisë mbarojnë në jug në gjirin e Lepentos, ose sipas disave në gjirin e Artës… E tërë zona, duke përfshirë dhe Akarnaninë mund të quhet pa gabuar Shqipëri”. Kur vizitoi fshatin Qestorat, të Gjirokastrës, ai tha për shtëpitë e tyre: “…krejt ndryshe nga ç’kishim parë në Shqipërinë e sotme”. Të njëjtën gjë, por nga një drejtim tjetër, e përcakton ushtari anglez Paton: “Prej Novipazarit, 10 orë larg tokës së Malit të Zi… fillon shqipja, e cila që këtej shtrihet për në jug drejt Epirit”. Dijetari Erkhart Janinën e quan: “Kryeqytet i fiseve çame”. Hjuz, duke e përcaktuar Janinën në Shqipëri, shton se kësaj të fundit “mund t’i shtohet Arta e Lura”. Më tej Konicën e përshkruan si: “…një prej maleve më të mira të qytetit shqiptar… ka 5000 banorë me dy të tretat myslimanë, 600 shtëpi shqiptare, 200 greke”. Pastaj flet për peshkopatën e Gjirokastrës Drinopollis (Dropulli i sotëm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit. Para meje, shkruan Erkharti, kur doli përballë limaneve të Artës “shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashë Tepelenës”. Gjithashtu, gjatë vizitës së tij, studiuesi Doduell shkruan: “Gjiu i Ambrakisë ndan Epirin nga Akarnania dhe në anën jugore të tij është fillimi i Greqisë“. Regjistrimet osmane kanë qenë mbajtur tepër saktësisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative të tyre me rastin e krijimit të nahijeve. Epirit i shënojnë 617 mijë vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra, vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë 148759 banorë; nga këta 68915 myslimanë, 60872 krishterë, 18972 grekë, asnjë vlleh. Çamëria kishte 212 fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri 96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80%.

Pukëvili, Napoleoni dhe të tjerë për Shqipërinë

Pukëvili i njohur si filohelen shkruan: “Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”. Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës: “…një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”. Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria “për një pjesë të vendit… nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit”. Në botimet e Pukëvilit lexojmë: “…me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”. Studiuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria, thotë për shqiptarët në Greqi: “Vetëmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”. Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E.Golubinski, thotë për të: “Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës… por në një principatë të lirë shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449”. Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashë Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez: “Unë e quaj shtëpinë time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën”. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbënë një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë”. Po kështu thuhet edhe më vonë: “Çamëria është pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë”. Historiani grek Sathos shkruan se: “…në Mesjetë, Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve”.

Një përcaktim të tillë e jep edhe Enciklopedia italiane: “Thesprotia është emri grek i Çamërisë”. Edhe në Konferencën e Loussanos, në janar 1913-të përfaqësuesi i shtetit grek, M. Cacllamanos, në debatet e nxehta për Shqipërinë u shpreh: “…shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar në Epir”. Ç’ndodhi me tërë këta shqiptarë në Epirin e tyre?! “Tretja” nga çkombëtarizimi prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis, shprehur me letër ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877, ku thuhet: “…shqiptarët pa gjuhë të lëvruar, pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do t’i ruajnë dot për një kohë të gjatë kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht prej grekërve”…

Trojet pas Revolucionit Francez

Pas revolucionit francez, filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate “Minoritare”. Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më lart Pukëvili shkruan: “Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”. Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria. Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Konferenca e Firencës, që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë, vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro–grek nga Protokolli Firencës, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut.

Akademik Isuf B. Bajrami : Historia e Çamërisë

Nëntor 2016 – Faqe 2 – Filolet



Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. 

Hart e Çamëris.jpg


Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme. Vlen të përmendet këtu që paralelizmi që i është bërë popullsisë Çame me atë Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton të hedhë poshtë të drejtën historike të autoktonisë Çame duke supozuar se janë të ardhur në Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatë periudhave të ndryshme të perandorisë Bizantine. Kjo gjë është e vërtetë vetëm për Arvanitasit e jo për popullsinë Çame, historia e të cilës në këtë trevë shkon në kufijtë e mitologjisë. Vetë historiani grek Tukididi, që shkroi për Luftën e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futën në gjirin e Ambrakisë takuan një popullsi lokale që nuk fliste greqisht por fliste barbarisht (këtu Epirote).

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selanit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare.

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj myslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spathar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicë me emra greke, respektivisht Trikoforos, Elea, Aetos, Parapotamos, Perdhika etj., duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zëvendës Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontingjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhanë kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive".

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta".

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.

Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame".

Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurte, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislingë të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Galbaq), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revan, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Kockë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri.

Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë masat e minoritetit t'i drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjan dhe Leshnicë ishin dërguar për tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetesës midis fqinjëve me devizën : luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhe gjithë reaksionit në shërbim të tij.

Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.

Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj.

Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithatë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes për një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.

Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare.

Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist shqiptar po punon për t'ia aneksuar Çamërinë Shqipërisë". Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup (nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë".

Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare.

Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje për bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar".

Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj.

Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin mininë në -3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:

Çarmatimin e plotë
Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri.
Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konsekuenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it.

Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.

Çamërisë dhe çamët gjatë Luftës së Dytë Botërore
Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.

Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher(Neubacher?). Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 ishin rreth 10000 luftëtarë.

Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë. Siç shpjegohet në dokument "ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.

Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në ShBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të". Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistëve", i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një "situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët". Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë së padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarëve (grekëve) se kush e pastroi Çamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe fashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë. Ajtet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit". Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. Çarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen.

Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi".

Në këtë mënyrë, Palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve.

Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte ";dëshirën për ta bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekët. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç kemi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë.

Por armiqësitë dhe përplasjet sipas të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin etnik të Çamërisë.

Përpara se Palmeri të kryente hetimet e tij në Çamëri, zbulimet britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup nacionalistësh shqiptarë "kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia".

Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky raport i paraqiste çamët si "një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Ndër të tjera në këtë raport thuhej: "Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet përballë Korfuzit ishte një nxitje e përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar grekët sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët se sa ndonjë forcë nga Shqipëria. Në këto rrethana, veprimet kundër çamëve nga ana e grekërve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të qortueshme".

Çështja e Çamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetëizolimit të Shqipërisë, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më të vendosura u bënë nga Shoqata "Çamëria" në SHBA, e cila zhvilloi shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konseguencë edhe në çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi; të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në ktë mënyrë, ata jo vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre.

Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen çame ishte Këshilli Antifashist i Çamërisë që zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj për t'u kthyer në atdhe. Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave për t'u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u dërgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive të Mëdha, Qeverisë Greke, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja është jë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të clën kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga Çamëria për të siguruar nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më shpejt që tëishte e mundur të 300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqëndrimit në Filat dhe në Paramithi.

Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre subjekteve nga Filati i Çamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet për një sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi, dokumenti shquhet për frymën internationaliste, në të manifestohen qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa pasnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i shpejtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në Çamëri për të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të forcave të EDES-it nga Çamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesve të huaj.

Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke).

Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se "Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore". Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri".

Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist Çam garatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit.

MEMORANDUM I KOMITETIT ANTIFASHIST TË EMIGRANTËVE ÇAMË NË SHQIPËRI KOMISIONIT HETIMOR TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË U.N.O. RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NË MINORITETIN SHQIPTAR ÇAM NË GREQI

Ne Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë në Shqipëri, me besim në parimet demokratike dhe humanitare të U.N.O.-s, n’emër të emigrantëve Çamë në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor të drejtat tona të humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen fashistat Grekë për të shfarosur Minoritetin Shqiptar në Greqi. Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë: Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetëve me radhe duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur as pak traktet Ndërkombëtare kanë përdorur kundër minoritetit Shqiptar në Greqi një politikë çfarosjeje. Qysh me pushtimin grek në Çamëri më 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e përkrahur nga autoritetet e vendit masakroi pa më të voglën arsye 72 burra të krahinës Paramithisë në pruan e Selanit. Këto masakra qenë fillimi i çfarosjes së minoritetit Shqiptar dhe zbulojnë orientimin që mori politika greke kundrejt popullatës sonë. Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaçkitjet dhe grabitjet në pretekstin e çarmatimit gjatë vjetëve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni më 1921 i Gjeneral Bairas, të gjitha këto e tregojnë realitetin e mjerrimeve në të cilat u vu popullata e jonë në kohën e pushtimit grek. Koska, Lopësi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margëlliçi, Arpica, Grykohori, etj, janë një pjesë e fshatrave që kanë paguar më shtrejtë këtë terror. Më 1922-1923, qeveritarët e Greqisë vendosën të zbatonin shpërnguljen e elementit mosleman të Çamërisë (duke i gjykuar si turq) në shkëmbim me grekërit e Azisë së vogël (duke i gjykuar sipas fesë). Ky akt i turpshëm i qeveritarëve te Athinës u has në rezistencën tonë dhe në ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve, e cila duke njohur kombesine Shqiptare të popullatës sonë hodhi poshtë vendimin e qeverisë Grek. Por megjithë ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve dhe të angazhimeve solemne të marra nga qeveria Greke në Lozanë më 16 janar 1923, prapë njerëzit e Athinës vazhduan politikën e tyre të çfarrosjes. Ata përdorën çdo mjet për të vështirësuar qëndrimin në Çamëri të elementit Shqiptar, çpronsuan qindra familje në 6000 ha tokë pa më të voglin shpërblim si në Dushk, Gumenicë, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinës vendosi emigrantët e Azisë së Vogël në Çamëri me qëllim që ta popullojë me grekër dhe të krijojë mundësin e emigrimit të popullatës autoktone Shqiptare. Familje të tëra detyroheshin të braktisin vatanin për në Turqi, Shqipëri, Amerikë e gjetkë dhe fshatra si Petrovci, Shëndëllinja u braktisën krejt nga banorët Shqipëtarë. Në këto rrethana ne nuk gëzuam asnji të drejtë nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare; në vend të zhvillimit të kulturës kombetare dhe të përparimit, përkrahet fa natizmi dhe injoranca, në vënd të shkollave hapeshin dhe ndihmoheshin klubet fetare në gjuhën arabe, nderkohe qe 95 % të popullatës sonë qëndrojnë akoma analfabet. Krahina e Çamërisë, një vend i pasur dhe i begatshëm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe në duart e fajdexhinjëve, akaparatorve si Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., që varfëruan dhe skllavërruan gjithë vendin. Në luftën kundër fashizmit dhe tamam në përfundim të saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste të Llakës së Sulit të krijuara nga reaksioni dhe në shërbim te pushtuesit, nën Komandën e Gjeneral Napoleon Zervës, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorët Shqiptarë moslemanë të Çamërisë. Në këtë kohë kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin në luftime kundër Gjermanëve, komanda e EOEA në kompromis me Gjermanët operonte për të fituar pozita për luftën vllavrasëse; dhe kur forcat tonat besnike të frymës dhe të vendimeve të marrëveshjes së Kasertës (Sarafis-Zerva) gusht 1924, zbatonin urdhërat e Komandës së përbashkët në ndjekje të Gjermanëve, Gjeneral Napoleon Zerva, komandant i forcave të rezistencës ne Epir (ELAS - EOEA), urdhëronte njikohësisht operacionet dhe masakrat në kurriz të popullatës të pafajshme të Çamërisë. Masakrat në Çamëri janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe nje mospërfillje e turpëshme e parimeve dhe e karakterit të luftës antifashiste. Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkpunimit dhe marrëveshjeve me Gjermanët, të cilët në tërheqje u lanë vendin forcave Zerviste. Ja një fakt konkret i bashkëpunimit ndërmjet forcave Zerviste dhe të atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave të krahinës së Filatit, nje ditë para hyrjes së forcave Zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane në tërheqje. Mbas këtij takimi shohim që ende pa u larguar mirë forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynë në Filat. Kështu një bashkpunim i tillë u siguroj forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjërë në të gjitha krahinat e Çamërisë. Forcat e divizionit X te EOEA nën komandën e Kolonel Vasil Kamarës dhe pikërisht ato të regjimentit XIV të këtij Divizjoni të udhëhequr nga Kranja, me ndihmësa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelët me damkë Pantazejt, etj., më 27 qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë. Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullaj nga një anë dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër si agjenta të Zervës, filluan masakrat më të poshtra. Burra, gra dhe fëmijë të pa mbrojtur qenë objektivi i Monarko-Fashistëve Grekë. Numri i të masakruarve në Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrinë në 600 veta. Më 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nën Komandën e Agores hynë në Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fëmijë. Forcat e EOEA nën komandën e Theodhor Vitos, Ilia Kaços, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaços, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit më 23 shtator 1944, ditën e Shtunë në mëngjes, hynë në qytet. Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar, plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë ç’ka gjetën. Në mbrëmjen e natës 23 duke u gdhirë 24 shtator 1944, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e të tjerë; me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit të vrarët dhe të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet të tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u çnderuan prej kriminelëve të Zervës. Pak ditë më vonë monarko-fashistat grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filiatit janë mbuluar kufomat e 46 vetave dhe të therrura me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos. Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë dhe foshnjë në djep. Gratë dhe vajzat u çnderuan. Me qindra deklarata të atyre që shpëtuan përshkruajnë vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte kriminaliteti dhe qëllimi i veprimeve të monarkofashistëve në Çamëri. Ja disa shembuj: Sanije Bollati në Paramithi është djegur me benzinë mbasi iu prenë sisët dhe iu nxerrën sytë. Ymer Muratin e vranë dhe e bënë copa-copa në Paramithi. Në shtëpinë e Sulo Tarit ishin grumbulluar më se 40 gra dhe Çili Popova nga Popova i veshur ushtarak me një grup ushtarësh hyri brenda, muarrën gratë dhe vajzat më të bukura dhe filluan t’i çnderonin në një dhomë tjetër. Ulurima e vajzave e të grave arrrinin kulmin. Kjo poshtërsi vazhdoi gjithë natën. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i këtyre poshtërsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosën para familjes së tij, e lanë dhe ikën. Familja për ta siguruar e streho n tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban për disa orë, por më vonë lajmëron ta marrin dhe e çojnë tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetë largohet për tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumë familje. Andartët informohen, e marin, më parë i nxjerrin dhëmbët e floririt me darë dhe mbasandej e vranë. Malo Muhon plak 80 vjeçar i sëmurë prej katër vjetësh vritet me sopatë para së shoqes. Trutë i kërcyen në prehër të së shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Në Spatar Abdul Nurçe merret e çohet në Filat zbathur, zvarriset nëpër rrugë të qytetit dhe më në fund vritet para shtëpisë së Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e përbërë prej 16 vetash në shumicë fëmijë, zhduken krejtësisht pa shpëtuar as edhe një. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenë kokën me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut iu prenë gishtrat, hundët, gjuhën dhe këmbët dhe kur këta ulurinin nga dhëmbjet e mëdha, andartët Zervist këndonin këngët e komandantit të tyre dhe gëzoheshin kur shikonin këto tmerre. Më në fund i vranë në çengelat e kasapëve. Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron sa vijon për masakrat në Paramithi: Të martë më 27 Qeshor 1944 n’ora 7 të mëngjesit hyjnë në Paramithi monarko-fashistat grekë të komanduar nga Kolonel Kamara, major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N/Toger Nikolla Çenos, etj. Porsa hyjnë në qytet u dha urdhëri që kërkush të mos lëvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do të prekeshin n’asnjë mënyrë. Në mbas dreke filluan menjëherë arrestimet ndër gra, burra dhe çiliminj, kurse nga ana tjetër fillon vjedhja. Të gjithë burrat deri të nesërmen u vranë. Pasi më mbajtën 4 ditë në burg më lanë të lirë për të varrosur të vrarët. Në vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda të njoh 5 nga personat e vrarë, të tjerët ishin bërë të panjohur për shkak të torturave të pësuara. Të pesë viktimat e njohura prej meje janë: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditësh më shpien pas “Galatajt” në afërsi të shtëpisë së Dhimitër Nikollës, ku ishin vrarë 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bërë copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerëzish. E quajtuna Sanije Bollati, pasi pësoi tortura të frikshme e dogjën të gjallë me benzinë. Kjo tragjedi pati vënd të mërkurën dhe të premtën në mëngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar në një batanije nga e ëma e saj e dy bashkëqytetarët të cilët e vendosën në një qilar me urdhër të monarko-fashistave që s’linin asnjë ta shikonin. Atje kjo grua e mjerë vdiq pas pesë ditësh dhe kufoma e sajë ishte plot me krymba. Gjithçka deklaroj i kam parë me syte e mij. Në fillim u msheha për pesë ditë rresht në një tavan kur monarko-fashistat më arrestuan dhe më prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve të shkurtëra urdhëroi burgimin tim. Në burg gjeta 380 persona ndër të cilët gra dhe fëmijë. 120 nga këta vdiqën ur ije. 4 persona dhe unë qëndruam 15 ditë në burg dhe m’! andej na përrcuallën për në Prevezë prej kah shkuam në Janinë ku qëndruam 40 ditë. Atje pësuam tortura të papërshkruara. Pastaj me ardhjen në këtë qytet të trupave t’EAM-it ne u liruam. Dërvish Sulo nga katundi Spathar i Filiatit i përshkruan në këtë mënyrë në Spatar: Në mëngjezin e një të Shtune të shtatorit 1944 gjithë popullata u grumbullua përpara xhamisë së fshatit Spatar. Ushtarët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra, vajza e deri në plaka. Paçe Çulani 50 vjeçare uçnderua, u grabit, iu prenë flokët mandej veshët dhe më në fund u vra në bahçen e saj n’afërsi të grurit të Miços. Në shtëpinë t’onë ishte vendosur familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetë vetash, gra, burra dhe fëmijë. Pasi u çnderuan gratë të cilave iu shpuan gjirët me thika, të gjithë u masakruan. Në shtëpi të Damin Muhametit u vranë 5 gra dhe 3 fëmijë. Në shtëpi të Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u çnderua Hane Isufi së bashku me një grua tjetër. Në shtëpinë e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeçar Sulejman Dhrimicës dhe së shoqes së tijë. Në shtëpine e Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 per sona, gra, fëmijë dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeçare u therr me thikë. Në vreshtin e Zulës dhe në kopshtin e Avdyl Nurçes pashë 30 persona të masakruar. Në shtëpinë e Haxhi Latifit u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse në banesën e Mejdi Metës u çnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua. Viktimat dhe humbjet simbas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944 dhe 1945 në kurriz të Shqiptareve në Greqi arrin numrin 2877, të ndarë si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mërgëlliçi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamërija me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi në Prag, Spatar dhe Filat. Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri. Kjo kasaphëne që u frymëzua prej ndjenjave më të ulta të urrejtjes shovene dhe fetare përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 28000 Çamëve që erdhën dhe u strehuan në Shqipëri me kondidat më të vajtueshme. 68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën. Nga llogaritja e dëmeve rezulton të kenë mbetur në � �amëri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste të Zervës 17000 kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 që arrin në 11000000 kg bereqet dhe 3000000 kgvaj. Gjatë emigracionit 110000 kokë bagëti e hollë dhe 2400 bagëti e trashë ngordhën dhe humbën. Nga gjithë kjo del e qartë katastrofa e madhe ekonomike që pësoj popullata jonë duke mbetur nëpër rrugët e emigracionit vetëm me rrobat e trupit. Çamëria në luftën e madhe antifashiste dha materialisht dhe moralisht. Popullata e Çamërisë u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër pushtuesit dhe formoi batalionin IV të regjimentit XV-të të ELAS-it .Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan vendosmërisht kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhëtarëve zervistë. Gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj., që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmojnë konkretisht këtë fakt. Në përfundim të luftës dhe në çlirimin e vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin në krahinat dhe fshatrat tona jo si çlirimtarë, por si xhelate dhe armiq të betuar të elementit Shqiptar në Çamëri. Në marrëveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) gusht 1944, trupat e rezistencës viheshin në fronte të përbashkëta kundër ushtrise naziste, nën një komandë të përbashkët dhe në zona të caktuara operative. Kjo marrëveshje u shkel në Çamëri. Trupat Zerviste ranë në kompromis me Gjermanët dhe duke qëlluar forcat tona penguan veprimtarinë e Batalionit IV-të Regj. XV-të në zonën e caktuar të Filatit. Operacionet dhe masakrat në krahinën e Filatit lidhen direkt me këtë situatë dha janë në kundërshtim të hapët me besimin dhe frymën e bashkëpunimit të vendosura në Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Çamërisë, Koska, një nga baza e organizimit të forcave të rezistencës së Frontit Nacional Çlirimtar në Çamëri, u shkatërrua dhe u doq si përfundim i aktit për shkatërrimin e Çamërisë. Një komision i Këshillit Antifashist Çam u dërgua më 30-X-1944 n’Athinë pranë qeverisë greke të z. Papandreu me një votim proteste kundër masakrave në Çamëri duke kërkuar njëkohësisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi të mirrte asnjë masë dhe angazhim për sa iu parashtrua. Mbas operacioneve të dhjetorit 1944, me çlirimin e Çamërisë nga pushtuesi zervist, një pjesë e popullatës sonë u riatdhesua përsëri dhe u vendos në krahinën e Filatit. Më 12 mars 19445 forcat qeveritare të garnizonit të Korfuzit duke e shkelur marrëveshjen e Varkizës ne shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shëmtuara të Vanrës (Filatit), të cilat nxorrën në shesh edhe një herë lakuriq qëndrimin dhe politikën e autoriteteve përgjegjës të qeverisë greke në lidhje me çfarosjen e popullatës Shqiptare të Çamërisë. Në mbështetje të kësaj situate të konstatuar, Misioni UNRRA-s në Shqipëri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit për akordinim në favor të emigrantëve 1450000 dollarë si ndihmë e menjehershme ndaj gjëndjes sonë të vështirë. Edhe në këto kondita emigrantët Çamër vazhduan të kontribuojnë gjithnjë më tepër për Frontin. Në konferencën e Shalësit (Konispol) mbajtur në fund të Shtato rit 1944 zëri i Çamëve n’emigrim u ngrit më i fortë për bashkëpunim kundër pushtuesit dhe padrejtësive të monarkofashistëve Grekë. Më 23 shtator 1945 në Kongresin e Vlorës delegatët Çamër që përfaqësonin të gjitha grupet e emigrantëve Çam në Shqipëri u shprehën kundër masakrave të monarko-fashistëve grekë të kryera mbi ta dhe kërkuan me anë memorandumesh drejtuar Konferencës së Londrës shqyrtimin e problemit të tyre dhe dënimin e shkaktarëve të gjakderdhjes së kotë në Çamëri dhe të vuajtjeve të pakufi. Kongresi përfundoi me një rrezolutë ku përmblidhen të gjithë punimet e tij. Gjatë emigracionit për shumë herë ne i jemi drejtuar botës për të drejtat t’ona të mohuara dhe kemi kërkuar riatdhesimin. Më 30 tetor 1944 Këshilli Antifashist Çam i dërgonte një votim proteste Qeverisë së Bashkimit Kombëtar Grek, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t’EAM-it ku flitet për barbarizmat e fashistëve Grek në Çamëri. Më 9 maj 1945 Këshilli Antifashist Çam iu dërgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit të Konferencës San Franciskos mbi të drejtat e Çamëve në bazë të kartës s’Atlantikut. Më 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave në Çamëri jane drejtuar nga Këshilli Antifashist Çam Qeverisë Demokratike të Shqipërisë, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Çekosllovake, Legatës Jugosllave, Shqiptarëve t’Amerikës, Italisë dhe Bullgarisë. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesë Madhe ë 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise së Përgjithshme të UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Çam (25-9-1945) ku kërkohen ndihma. Memorandum drejtuar kryesis së Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleat në Londër nga Delegatet e Kongresit Çam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuar në Londër prej Komitetit Antifashist Çam më 11 janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kërkohen të drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New-York nga Komiteti Antifashist Çam më 25 tetor 1946, etj. Ne jemi viktimë e rregjimit monarkist që sot sundon në Greqi. Së bashku me popullin vëlla grek ne vuajmë pasojat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në gjith Greqinë. Pë dy vjet e gjysmë ne po vërvitemi Shqipëris në mizerje larg Atdheut ndërsa vendet tona të pasura shfrytzohen pa të drejte nga agjentët e Monarko-Fashistave në Çamëri. Vuajtjet tona gjatë emigracionit kanë qenë dhe janë pa kufi. Me mijra kanë vdekur nga kjo situatë e krijuar. Megjithatë protestat e bëra dhe të drejta që na përkasin ne vazhdojmë të qëndrojmë akoma n’emigracion ndërsa Qeverija Greke merr masa dhe vendos në Çamërinë t’onë pa asnjë të drejtë banorë të huaj për të penguar kthimin tonë. N’emër të popullatës sonë ne protestojmë edhe një herë për të gjithë këto ne i parashtrojmë Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur në Çamëri dhe heqim vërejtjen për një akt barbar të kryer me që llim çfarosje të popullatës sonë. Ne theksojmë nevojën e përfundimit të shpejt të problemit Çam dhe kemi bindje se do të gjejnë zgjidhje kërkesat tona që janë: 1. Marrja e masave i imediate për pengimin e vendosjes së elementeve të hua në vatrat tona. 2. Riatdhesimi i të gjithë çamëve. 3. Kthimin e pasurise, shpërblimin e dëmeve tona shkaktuar në pasuri të lujtëshme dhe të palujtëshme. 4. Ndihmë për rindërtimin e vatrave dhe vendosjen tonë. 5. Sigurimin dhe garancin që rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndërkombëtare, si sigurimi i të drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal. 6. Gjykimi dhe dënimi i të gjith përgjegjësave të krimeve të kryera. Duke ju shprehur konsideracjone tona më të shquara, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Çami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti. Tiranë 1947


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...