Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/06

Bebe Rexha zbulon të vërtetat e pathëna rreth jetës së saj


Bebe Rexha shpërtheu në skenë me bashkëpunimin e saj me grupin amerikan Florida Georgia Georgia Line. Është një artiste e cila në mënyrë auto-didakte mësoi të luajë në piano dhe kitarë dhe shkroi këngë për artistë shumë të tjerë. Ju mund ta keni dëgjuar hitin e Eminem dhe Rihannës, “The Monster” që u publikua në vitin 2013 – Po, Bebe Rexha e shkroi atë këngë.
Bukuroshja e lindur në Brooklyn vendosi t’i futet kësaj rruge në vitin 2010 me një takim rastësor me Pete Wentz në një studio regjistrimi. Ky takim çoi në krijimin e një grupi që dyshja e quajtën “Black Cards”. Pasi u largua nga grupi në vitin 2012, asaj iu dha Bursa Able Olman për aftësinë e saj si këngëtare. Ajo ishte autore e këngës “Lucifer”që mori mbi 106 milion shikime në YouTube. A ka ndonjë zhanër që Rexha nuk mund ta këndojë?
Por ndërsa ajo e bën lojën muzikore të duket e lehtë, jeta e saj dhe rruga drejt suksesit nuk ishin gjithnjë kaq magjepsëse. Tani le të përpiqemi ta heqim nga “koka juaj” duke thënë që të bëjmë një zhytje të thellë në të vërtetën e pashprehur të Bebe Rexhës, shkruan NickiSwift, transmeton Telegrafi.
Bebe Rexha zbuloi se ajo ka çrregullim bipolar
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, rreth 4.4 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë të prekur nga çrregullimi bipolar gjatë jetës së tyre. Organizata hulumtuese e përshkruan atë si “një sëmundje e trurit që shkakton ndërrime të pazakonta në humor, energji, nivele të aktivitetit dhe aftësi për të kryer detyra të përditshme”.
Në një postim të bërë në Twitter të prillit të vitit 2019, Bebe Rexha zbuloi se ajo ishte një nga ata të rriturit. ” Për kohën më të gjatë, nuk e kuptoja pse u ndjeva kaq e sëmurë. Pse u ndjeva paksa që nuk dëshiroja të largohesha nga shtëpia apo të jem e rrethuar me njerëz. Gjithashtu edhe pse nuk mund të flija, e cila nuk më linte të mos punoja apo të krijoja muzikë. Tani e di pse”, ka pohuar këngëtarja.
Pasi ndau lajmet personale për shëndetin e saj mendor, Rexha u premtoi fansave se nuk do të “mbanin asgjë mbrapa” në albumin e saj të ardhshëm. “Unë nuk dua që të ndjeni keqardhje për mua”, shkroi ajo në Twitter. “Unë vetëm dua që ju të më pranonui. Kjo është gjithçka. Ju dua”, kishte shkruar më tej këngëtarja shqiptare.
Pse ajo nuk pranon të përcaktojë seksualitetin e saj
Në verën e vitit 2018, Bebe Rexha iu bashkua këngëtareve Rita Ora, Charli XCX, dhe Cardi B për bashkëpunimin e quajtur “Girls”. Ndërsa kënga ishte menduar të ishte një letër dashurie për komunitetin LGBTI+, teksa u prit me reagime që e portretizonin këngëtaren si një vajzë me problem të biseksualizmit. Ndërsa iu përgjigj kritikës, Rexha pohoi për Entertainment Weekly se “njerëzit automatikisht krijuan mendime negative për të”, pa e ditur nëse ndonjë prej femrave ishte me të vërtetë biseksuale. “Ju nuk dini për orientimin tim seksual”, vazhdoi ajo, “kështu që u ndjeva e parespektuar”.
Ajo shtoi se seksualiteti i saj është “një gjë” që ajo mban personale, por shpjegoi se e konsideron veten “të rrjedhshme” për një arsye të vlefshme. “Derisa ta gjej ‘një’, nuk mund të them vetëm atë që jam”, tha Rexha. “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do – dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo një vajzë”.
Bebe Rexha fiton shumë para
Të kesh këngë hite të sjell fitime të mëdha. Kush e dinte? Sipas E! News, Bebe Rexha shpenzoi pak më shumë se dy milionë dollarë në një vilë të blerë “Hollywood Hills”, Kaliforni, në vitin 2018.
Nga pishina luksoze e deri tek pikëpamjet gjithëpërfshirëse të kodrës, në oborrin e shtëpisë i ka të gjitha. Oborri me mure dhe i mbyllur po ashtu ndihmon në ruajtjen e intimitetit të artistes tonë.
Vizitorët mund të kalojnë ca kohë në dhomën e ndenjës, teksa dhoma e gjumit përmban një tingëllimë të këndshme për lexim. Me dushin e saj me avull, vaskën e sapunit dhe dyshemetë e ndezuara, dhoma ka gjithçka që këngëtarja dëshiron të bëjë pas një dite të gjatë.
Shtëpia gjithashtu ka një kuzhinë të bardhë komode dhe një suitë të plotë për mysafirë.
Ajo pretendon se industria e muzikës i bëri presion për t’u dobësuar
Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
Gjatë një interviste për “Cosmopople” në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit 2019, Bebe Rexha pohoi se një menaxher muzike i kërkoi asaj që të humbiste peshë.
“Më erdhi. Unë isha aq i ftohtë gjatë gjithë kohës”, tha Rexha për median. “Unë doja të uroja veten para se të filmoja një video muzikore”. Ajo vazhdoi të pohonte se një drejtor krijues e detyroi atë të dilte dy herë në ditë dhe madje e shikonte kur hante. “Ai do të ulej përballë meje në tryezën e darkës dhe do të më thoshte: “Nuk po humb aq sa duhet”, shtoi ajo. “Ndërkohë që e tëra që haja ishte sallatë”, tha Rexha.
Këngëtarja shqiptyare më parë ishte hapur për presionet që ndjente brenda industrisë me shëndetin, duke thënë: “Kam arritur në një pikë të vërtetë që nuk e pëlqeja veten time, dhe unë akoma i kam momentet e mia – por thjesht fillova të përpiqesha të jem mirë me veten time dhe të bëj gjëra çdo ditë. Unë eci nëpër shtëpi vetëm me të brendshme dhe sytjena”, vazhdoi Rexha. “Terapisti im më tha: Duhet të ecësh lakuriq sepse kjo të ndihmon. Ndërkohë që i them vetes: “Nuk mund ta bëj akoma”.
Bebe Rexha mohoi thashethemet për kirurgji plastike
Bebe Rexha mbylli në mënyrë emfatike ato që ajo i quajti thashethemet e kirurgjisë plastike, duke i cilësuar si “qesharake” ndërsa fliste për një revistë në maj të vitit 2019. “Unë kurrë nuk e kam bërë operacion prapanicën time. Unë kurrë nuk kam bërë hundën time”, filloi ajo. “Në fakt, unë kam një septum të devijuar dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë ta rregulloj atë. Kam frikë nga brisku – nuk dua që kjo të rrëmbejë hundën time”, tha ajo.
“Nëse do ta kisha bërë, do ta thoja patjetër. Unë patjetër që dua t’i ngrij lart gjokset e mia një ditë. Nëse kjo më bën të ndihem më mirë dhe seksi?”, tha tutje Bebe Rexha.
Serena Williams ishte frymëzim për një nga këngët e Bebe Rexhës
Bebe Rexha (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)
Bebe Rexha gjeti frymëzim për himnin e saj të fuqizimit femëror për vitin 2019, duke publikuar këngën “You Can’t Stop The Girl”, duke iu referuar një figure jo aq të habitshme të kulturës pop: legjendën e tenisit, Serena Williams. “Unë në të vërtetë e shkrova këngën në studio, dhe ishte rreth kohës kur Serena Williams po luante një nga lojërat e saj. Në të vërtetë më frymëzoi”, tha Bebe Rexha.
Kënga e fuqishme përfundimisht gjeti rrugën e saj si kolona zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”. Pasi regjisori Joachim Rønning kontaktoi artisten shqiptare duke i bërë ftesë ta këndojë kolonën zanore të këtij filmi.
Babai i Bebe Rexha mund të jetë një “urreyes”
Ndërsa Bebe Rexha dhe fansat e saj kanë përqafuar mesazhin e saj pozitiv në trup, duket sikur babai i saj, Flamuri, fatkeqësisht nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja ndau me fansat një mesazh që mori nga babai i saj, i cili i kishte kërkuar që të mos shfaqej provokuese në klipet e saj.
“Babai im më urren”, shkroi Bebe në mënyrë sarkastike me një pamje fotografike shoqëruese të tekstit. “ Jam i mërzitur me ty, nuk mund ta besoj këtë”, i kishteshkruar ndër të tjerash babai në mesazhin e hidhërimit të së bijës.

Kujt i pengon flamuri i Kosovës


Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Në një nga shkrimet, opinionet e muajit prill, tekstualisht kemi vlerësuar se, BE-ja, as në rastin e Kosovës, nuk mund t’i zëvendësojë, përkatësisht, nuk mund ta kenë fuqinë, edhe diplomatike të SHBA-ve. 

Ishim të bindur se po e themi një të vërtetë, ashtu, siç, jemi edhe më shumë të bindur në ditët e para të majit, me shi dhe të ftohtë. E kemi thënë se, diplomacia e BE-së, nuk është, sa duhet e drejtë në raport me Kosovën, veçmas, sa herë që, duke e pasur “frikën”, presionin nga Rusia, vazhdon ta ledhatojë Serbinë dhe, të jetë e gatshme që, përmes politikave publike të deklarohet, siç thotë vetë Serbia, gjoja se, nga dialogu dhe ri negociatat Kosovë – Serbi, të dyja shtetet duhet të dalin fituese! 

Të mendosh, të analizosh, të vlerësosh, të gjykosh, sipas kutit serb, sipas mendjes së Vuçiçit, do të thotë, të vazhdosh të jesh shumë i/ e padrejtë ndaj Kosovës, ndaj popullit të saj, i cili, me një luftë çlirimtare e çliroi veten nga sundimi i gjatë, i errët, me vdekje, nga Serbia! 

Në vend se, diplomacia e BE-së, dhe veçmas, diplomatët e shteteve, të cilat ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, në fakt, të drejtën tonë historike, etnike dhe të gjakut për ta fituar lirinë dhe shtetin tonë, të reflektojnë me drejtësi ndërkombëtare, ata, të tillët, vazhdojnë t’ia mbajnë anën Serbisë.

A nuk mjafton fakti që, edhe në Samitin e Zagrebit, më 6 maj 2020, me kërkesë të padiskutuar, në radhë të parë të Spanjës,Kosova nuk pati të drejtë ta vendoste flamurin shtetëror? 

Kjo, që, shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Zagrebit, u paraqitën pa kurrfarë simbole shtetërore, siç informon vetë Zyra evropiane e përfshirë në organizimin e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, u bë, për të respektuar qëndrimin neutral të BE-së për statusin e Kosovës! 

Çfarë qëndrimi dhe vlerësimi i pa denjë ky, për “ qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës”? 

Çfarë nënkupton, jo vetëm me kodet morale, por edhe të “drejtës” ndërkombëtare formulimi “ qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës”, ndaj shtetit, të njohur ndërkombëtarisht, shtetit, i cili po përparon, mu në zemër të Evropës!?

 E dinë, apo jo, ata formulues të kësaj shprehjeje, se, populli i Kosovës me gjakun e derdhur e ka fituar lirinë dhe me vullnetin e sovranit e ka shpallur shtetin e Kosovës? Shteti i Kosovës, nuk është “ dhuratë” e as lëmoshë e asnjë diplomacie, pra, as asaj evropiane! 

Prandaj,” qëndrimi neutral” ndaj shtetit të Kosovës, është qëndrim kundër lirisë, si e drejtë universale e qytetërimeve të djeshme dhe të sotme! Për më tepër, “ qëndrimi neutral” ndaj statusit të Kosovës, është qëndrim nënshtrues ndaj Serbisë dhe aleatëve të saj!

Për më tepër, një vendim i tillë, i mos lejimit të përdorimit të simbolit tonë shtetëror, Flamurit, vjen, siç pranohet publikisht, pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së Spanjës në Samitin e 6 majit 2020 në Zagreb, shtet ky i cili në vazhdimësi kundërshton pjesëmarrjen e barabartë, të merituar të Republikës së Kosovës në takime të nivelit të lartë ndërkombëtar. Spanja, pra, e z. Josep Borell, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së! 

Pra, nga një anë, e kemi z. Lajçak, i deleguari i BE-së për lehtësimin e vazhdimit të dialogut, negociatave, Kosovë – Serbi, shteti i të cilit nuk na njeh, shteti, i të cilit, votoi kundër pranimit të Kosovës në UNESKO, dhe në anën tjetër, e kemi z. Borell, shteti i të cilit, jo vetëm që nuk na njeh, por, e kundërshton edhe përdorimin e simbolit tonë shtetëror, Flamurit, për të cilin shqiptarët, kanë rënë në fushën e luftës qe 100 vjet, deri në luftën ton[ë biblike të prirë nga UÇK-ja! 

Pikërisht, pra, duke i ditur pozicionet e diplomatëve, Borrel dhe Lajçak, faktori politik shqiptar, shtetëror i Kosovës duhet të jetë edhe më i unifikuar, të flet me një zë politik, kombëtar, në përballjet që na presin me Serbinë!

Nënshtrimi para Serbisë!

Po t’ia përmendnim, spanjollit Borell, se, dikur, në emër të idealit të lirisë, si vlerë universale, shqiptarët kanë luftuar dhe kanë rënë në fushëbetejat, e njohur dhe e shënuar në histori, si e Lufta e Spanjës, ai, apo edhe ndonjë bashkëmendimtar i tij, do mund të na thoshin se jemi romantik dhe folklorist klasik, të tejkaluar e të braktisur!? Jo, liria e popujve, edhe sot e ka kuptimin e saj universal, që e meriton, nga vetë historia e luftërave të drejta të popujve, siç, luftoi edhe populli ynë shqiptar! 

Por, të luftosh me të drejtë për lirinë tënde, pra, edhe për lirinë e Spanjës, për Flamurin e saj, e nga ana tjetër, të mos e njeh shtetin e Kosovës, të kërkosh që, burrështetasit e Kosovës të mos kenë të drejtë, në tavolinën e takimeve ndërkombëtare ta vendosin Flamurin e shtetit të vetë, është përtej logjikës serbe! Është, hapur, nënshtrim para politikave hegjemoniste, serbomëdha, kërcënuese të Serbisë!

Dhe, sikur e tërë kjo lojë e diplomacisë së nëndheshme nuk mjafton, z. Borell, në një intervistë për disa medie të Ballkanit Perëndimor, nuk e ka kundërshtuar idenë serbe për mundësinë e korrigjimit të kufijve mes shtetit të Kosovë dhe Serbisë fqinje. Ai e thotë vetë:” …Nëse ata merren vesh për diçka ne duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje…

Ne, nuk na takon tu themi, serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen apo jo ata…Nëse palët merren vesh, BE-ja nuk mund të ketë më katolikë se Papa”!? Për, të mos u mjaftuar me gjithë këtë “çmenduri” diplomatike, Borrel është përkujdesur që të na paralajmëroi se, sipas tij: “…

Çështja e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në kompetencë të BE-së” Cilat janë, pra, kompetencat e BE-së, e cila kërkon që, t’i drejtojë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë! Sipas z. Borell, BE-ja nuk ka detyrim ta bind Serbinë që, ta njohë shtetin e Kosovës, por, na paska të “drejtë” që, të mos e kundërshtojë kërkesën e Serbisë për korrigjim të kufirit?

 A mendon z. Borell se toka e Kosovës është monedhë për kusuritje? Nëse ai, dhe z. Lajçak, mendojnë se, në përfundim të, cilës do marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, çështja e njohjes reciproke, nuk qenka detyrim edhe i Serbisë, atëherë çfarë kuptimi ka që, Kosova të jetë në ato bisedime? Përse, pra, BE-ja kërkon që ta merr rolin e udhëheqësit të negociatave?

Kongresisti amerikan Eliot Engel propozon t’i vendosen sanksione Serbisë pasi po blen armë nga Rusia


Kongresisti amerikan Eliot Engel i cili është kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve në qeverinë amerikane, ka deklaruar se SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë për arsye se kjo e fundit po furnizohet me armatim nga Rusia.



Eliot Engel ka thënë se Kongresi amerikan ka miratuar Ligjin e Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve(CAATSA) pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës i cili ligj kërkon prej Administratës të vejë sanksione mbi Serbinë pasi po blen armatim nga Rusia.

“Për më tepër, presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i jobalansuar. 

Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. 

Në të vërtetë, Sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypsin prej Administratës që të vëjë sanksione mbi Serbinë.

 As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje”, ka deklaruar kongresisti Engel.

Tutje, Engel ka thënë se SHBA-ja duhet të fillojë të balancojë qasjen e saj karshi Serbisë dhe Kosovës dhe të përdorin standarde të njëjta për të dyja shtetet.

“Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalansimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës. 

Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianë, për t’i trajtuar të dyja shtetet si partnere të pavarura dhe sovrane, duke përdorur standarde të njëjta për të dyja palët, teksa mundohemi t’i rifillojmë bisedimet paqësore. 

Kur ligji i SHBA-së thotë se duhet t’i vëmë sanksione Serbisë shkaku i lidhjeve të saja të sigurisë me Rusinë, atëherë duhet ta bëjmë”, ka deklaruar ai.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” : “Nëse Kurti nuk bën tani gabime, ai herët apo vonë do të jetë sërish kryeministër.

Why Serbia's President Vucic chose Richard Grenell over Angela ...



“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Kjo është qeveria e Richard  Grenellit për një pazar të shpejtë

Gazeta konservatore gjermane shkruan në numrin e së enjtes se sipas një ankete qeveria Kurti në qeverisjen e saj të shkurtër kishte përkrahje rekorde nga qytetarët. 

US Burns Credibility in Grenell Quest for Foreign Policy Win, as ...

Në rast të zgjedhjeve Vetëvendosje do të ishte dukshëm më e fuqishme në parlament se deri më tani. Qeveria e re me kryeministrin Avdullah Hoti pritet t’u shërbejë planeve të Grenellit, i cili dëshiron t’ia prezantojë sa më shpejt një marrëveshje “zotërisë në Washington”. Marrëveshjet e deritanishme që ka arritur Grenell për fluturimet dhe vijën hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës kanë mbetur vetëm pikëpyetje.

Grenell: Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (FAZ) ka botuar një shkrim lidhur me zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës. 

US Ambassador Germany Richard Grenell visit Pristina Arkivbilder ...


Ajo njofton se kjo qeveri i detyrohet ekzistencës së saj falë një njeriu, i cili fare nuk ishte në garë për zgjedhje: Richard Grenellit, i cili deri së fundi ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe konsiderohet si njeri i besueshëm i Donald Trumpit. Vitin e kaluar Trump e emëroi Grenellin emisar të posaçëm për “negociatat paqësore” mes Serbisë dhe Kosovës. Detyrë e Grenellit me gjasë që në emër të shefit të tij të negociojë një “deal” të shpejtë mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që Trump së paku në Ballkan, ku ndikimi amerikan është i madh sidomos në Kosovë, të korrë një sukses në politikën e jashtme.

Isa Mustafa i tregon Ambasadorit Grenell fotografi personale të ...
Sipas FAZ ambasadori Grenell pak javë pas emërimit emisar prezantoi disa gjoja suksese si fillimin e lidhjes ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, për herë të parë pas luftës së vitit 1999. E njëjta marrëveshje u arrit për hekurudhat. 

Isa Mustafa on Twitter: "Very productive meeting with Ambassador ...

U tha se do të ketë edhe një lidhje të pandërprerë të autostradës Beograd-Prishtinë. Memorandumet e vagullta lidhur me këto çështje nga Trumpi dhe Grenelli u lavdëruan në Twitter sipas tabiatit të tyre, duke u quajtur suksese sensacionale, ndonëse pas tyre qëndronin shumë pikëpyetje. Ndërkohë nga këto marrëveshje kanë mbetur vetëm pikëpyetjet.

Trump ally Richard Grenell′s Kosovo-Serbia post a mixed bag for ...

Në Kosovë Grenelli u përballë me kundërshtim. Kryeministri Albin Kurti u shpreh kundër planeve të Grenellit dhe sidomos kundër përpjekjes që ato plane t’u grahet me shpejtësi. Partia e Kurtit Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e tetorit 2019, por nuk fitoi shumicën e mandateve. 

US Secretary Pompeo, Ambassador Grenell refuse to meet Kosovo PM ...

Pas negociatave disajavore u arrit krijimi i një qeverie me forcën e dytë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurti u zgjodh para së gjithash për shkak se konsiderohet i pakorruptuar dhe sidomos për shkak se ngjalli besimin sidomos te elektorati i moshës së re se do të luftojë korrupsionin pa marrë parasysh reputacionin dhe pozitën e keqbërësve të mundshëm. 

Gazeta Metro – Kurti tregon për 'ultimatumin' që ia ka dhënë ...

Kurti vërtet e filloi këtë punë, shkruan FAZ, por atij i doli në rrugë Grenelli. Ai kërkoi që Kosova t’i heq tarifat ndëshkuese prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe, ndryshe nuk do të mund të realizoheshin marrëveshjet për fluturimet dhe për lidhjen me trena. Tarifat ishin miratuar më 2018 si reagim kundër Serbisë, e cila pengoi anëtarësimin e Kosovës në Unesco dhe Interpol. Kurti deklaroi se afrimi me Serbinë mund të ndodhë vetëm në baza të barabarta dhe kërkesave të Grenellit ia kundërvuri konceptin e “reciprocitetit”: Kosova do ta trajtojë Serbinë ashtu siç e trajton Serbia Kosovën.

Palmer pro ndryshimit të kufijve?! Grenell: Lajm i rreme, jemi për ...

Kurti e humbi luftën për pushtet me Grenellin. Kur Grenell e pa se Kurti ia zinte rrugën zbatimit të shpejtë të planeve të tij, ai nisi të ndikojë në rrëzimin e saj. Partneri i Kurtit në qeverisje, Lidhja Demokratike, u vu nën presion të madh. Me ndihmën e disa mediave në Kosovë u krijua përshtypja se Kurti po e dëmton dashamirësinë e fuqisë më të rëndësishme mbrojtëse të Kosovës. Kjo shkoi deri aty, saqë u tha se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel – një përfytyrim që i frikësoi shqiptarët e Kosovës. 

Balkangipfel in Berlin: Merkel und Macron zufrieden, Vučić und ...

Në fund LDK e rrëzoi kryeministrin dhe e prishi koalicionin. Grenelli arriti qëllimin. Të mërkurën suksesi i tij u bë zyrtar: me shumicën më të ngushtë të mundshme (61 vota prej 120) parlamenti në Prishtinë zgjodhi qeverinë e cila gëzon bekimin e Grenellit. Kryeministër në të ardhmen do të jetë Avdullah Hoti nga LDK. Ai qe i shtyrë të lidhë një koalicion me një duzinë partish dhe përfaqësuesish të pakicave për të arritur mini-shumicën e tij. Hoti ka paralajmëruar se do t’i heq tarifat dhe barrierat e tjera tregtare bash ashtu siç kërkon Grenelli. Duke e ditur se politika e reciprocitetit është e popullarizuar te shumë kosovarë, Kurti në ditët e fundit në pushtet mori edhe vendime të tjera. Qeveria e tij dha urdhër që në letrat e transportit për mallra bujqësore dhe industriale, të cilat vijnë nga Serbia, në të ardhmen të shkruhet shprehimisht “Republika e Kosovës”. Nëse kryeministri i ri e heq ketë vendim, ai do të fitonte dashamirësinë e Grenellit, por jo të shumicës së elektoratit në Kosovë.


“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se për Kurtin e shmangur nga pushteti punon koha. Këtë e sinjalizon një anketë e UNDP-së e publikuar ditë më parë. Sipas anketës qeveria Kurti në qeverisjen e saj të shkurtër kishte përkrahje rekorde. Në rast të zgjedhjeve Vetëvendosje do të ishte dukshëm më e fuqishme në parlament se deri më tani.

Der Standard": Grenell shfrytëzon krizën e koronavirusit dhe po ...


Nga rrethi i kryeministrit hëpërhë të dështuar mund të dëgjohet se Grenelli tani do ta urdhërojë qeverinë e nënshtruar ndaj tij që mundësisht shpejt të negociojë një “pazar” me Serbinë, në mënyrë që t’i prezantojë diçka zotërisë në Washington.



 Një marrëveshje e tillë mund të përmbajë madje edhe bashkimin e veriut të Kosovës të banuar nga serbët me Serbinë. Dëshmi të qarta për këtë natyrisht nuk ka, dhe meqë në Serbi në qershor zgjidhet një parlament i ri, para këtyre zgjedhjeve nuk do të ndodhë shumëçka. 


“Nëse Kurti nuk bën tani gabime, ai herët apo vonë do të jetë sërish kryeministër. 


Koha punon për të”, thotë një diplomat në Prishtinë që i njeh rrethanat. Tani, shton ai, virtyti më i rëndësishëm është durimi, përfundon “Frankfurter Allgemeine Zeitung“.

Ministri i Sëndetësisë Armend Ramë Zemaj merr vendime të reja për situatën e pandemisë në Kosovë





Vendime të reja lidhur me pandeminë e koronavirusit  COVID 19 janë marrë sot nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Këto vendime do të bëhen të ditura sot në orën 18:30.



https://www.youtube.com/watch?v=N36LzImfyiQ

Në këtë orë, është paralajmëruar një konferencë për media e ministrit të Shëndetësisë, Armend  Ramë Zemaj.

“Ministri i Shëndetësisë Armend  Ramë Zemaj, do të mbaj sot konferencë për media në të cilën do të flas lidhur me pandeminë Covid-19 dhe vendimet e reja rreth menaxhimit të situatës me virusin corona”, thuhet në komunikatë.

Nga krerët institucionalë, tash e disa ditë është paralajmëruar se nëse ka rritje të numrit të infektimeve me COVID-19, mund të ketë rivendosje të disa masave kufizuese.

Deri tani në Kosovë, numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 1 mijë e 147.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se prej ditës së hënë, me datë 8 qershor, do të hiqet edhe masa e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 deri në mëngjes.



Sipas Zemajt, MSH-ja bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, ka vizituar edhe Vushtrrinë ku së fundmi pati shtim rastesh të të infektuarve, por siç tha ai, nga aktivitetet ditore, gjendja atje është stabile.



“Pati ngritje të lehtë të numrit të të infektuarve si rezultat i mospërfilljes së urdhrave”, tha ai.


Zemaj tha se virusi është akoma aktiv, porse kërkon nga qytetarët kujdes dhe angazhim në zbatimin e rekomandimeve nga MSH dhe IKSHPK.


Pas analizës së bërë në terren, me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon si mëposhtë:



1. Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,


2. Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19


3.Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët


4. Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve


5. Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes



Zemaj tha se MSH-ja bashkë me IKSHPK-në do të vazhdojë të përcjellë situatën epidemiologjike, por kërkon të mbahet distanca nga qytetarët dhe të respektohen masat.



“Kërkojmë në mënyrë rigoroze të respektohen masat ndaj koronavirusit, të mbahen maskat, dhe distanca. Kërkojmë nga qytetarët, bizneset, gastronomia, të përmbahen strikt në rregullat tona. Shkeljet e rregullave konsiderohen rrezikim i shëndetit”, tha Zemaj.



Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, kanë thënë se institucionet janë të furnizuara mirë me teste.







Lehtësohen masat ndaj koronavirusit, kush hyn në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit







Dje Bashkimi Evropian dorëzoi pjesën e tretë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh në mbështetje të sistemit shëndetësor të Kosovës


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dorëzoi në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës 10 autoambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. Kjo dërgesë përfshiu edhe 150 pompa infuzioni, 127 monitorë pacienti, dhe 7 mijë litra substancë dezinfektuese për duar.

Vlera totale e këtij donacioni është 1.17 milion euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

“Jam e kënaqur që kemi një furnizim tjetër me pajisje mjekësore për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, të cilat ne jemi të sigurt se do t’i shërbejnë popullit të Kosovës si gjatë pandemisë COVID-19, ashtu edhe në vitet në vazhdim”, tha Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së.

“Brenda pak javëve të ardhshme presim edhe dorëzimin e 30 ventilatorëve për njësi të kujdesit intensiv, pajisje të tjera mjekësore, më shumë shtretër spitalorë dhe 6,000 komplete të testimit për COVID-19, me çka do të përmbyllet shuma e planifikuar prej 5 milionë eurosh të pajisjeve dhe furnizimeve emergjente mjekësore të dhuruara nga Bashkimi Evropian.”

Ambasadorja Apostolova vlerësoi autoritetet e Kosovës, stafin mjekësor dhe laboratorik për punën e tyre shembullore gjatë pandemisë COVID-19. Ajo falënderoi popullin e Kosovës për respektimin e kufizimeve dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

Në prill dhe maj 2020 , BE-ja solli në Kosovë 1.6 milion doreza të ndryshme mbrojtëse mjekësore, 60 mijë maska FFP2, 60 mijë kominoshe njëpërdorimshe, 23 mijë mburoja për fytyrën, 3 mijë syze mbrojtëse, 19 mijë litra dezinfektues për duar, 10 shtroje njëpërdorimshe, dhe 50 kuti për transportimin e mostrave laboratorike, ndihmë e cila u soll me 10 kamionë përmes UNOPS-it.

Përveç kësaj ndihme direkte për sektorin e shëndetësisë, BE-ja po përgatit edhe rreth 63 milionë euro si masa afatmesme për ndihmë me grante socio-ekonomike, si dhe rreth 100 milionë euro kredi si ndihmë makro-ekonomike për Kosovën.

2020-ta vit i liberalizimit të vizave?





Qeveria e re e ka për obligim të krijojë kushte më të favorshme ekonomike në mënyrë që populli të mos fokusohet vetëm në mundësitë për të gjetur një jetë më të mirë jashtë vendit. Po ashtu, Qeveria Kurti, e në veçanti Ministria e Drejtësisë dhe punëve të brendshme, do ta çlirojnë drejtësinë, policinë dhe organet hetuese nga kapje prej mafiozëve, në mënyrë që ato ta luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe kjo do të sjellë liberalizimin e vizave. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike, dhe njohësit e integrimeve evropiane, ku sipas tyre liberalizimi i vizave është çështje sa e brendshme po aq e jashtme, sepse Kosova nuk njihet tërësisht nga vendet anëtare të BE-së.

Bulliqi: Qeveria e re, nuk ka çka të bëj më shumë se sa t`ua përkujtojë të gjithë aktereve evropianë se kjo është padrejtësi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë Bashkimi Evropian vendimet për liberalizim vizash për pothuajse të gjitha vendet jo anëtare i ka marr mbi bazën politike, pra kur gjeopolitika e tyre e ka kërkuar ata nuk janë mërzitur fare për kriteret kushtetuese.


Shpejtim Bulliqi



“Merreni rastet e fundit, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, vende të cilat së fundi e kanë fituar lirinë e lëvizjes pa regjim vizash brenda zonësh Schengen, edhe Ukraina edhe Gjeorgjia e po ashtu edhe Moldavia , po të ndiqeshin kriteret e shpikura kushtetuese te BEsë, Komisionit Evropian, qytetaret e tyre vështirë se do ta kishin që të udhëtojnë pa viza. BE-ja vazhdimisht ka aplikuar standarde të dyfishta, andaj nuk mund të sugjeroj një datë të caktuar, sepse është kryekëput vendim politik i disa vendeve që po e bllokojnë Kosovën (Franca dhe Holanda). Imagjinojeni, fatkeqësisht edhe Ukraina edhe Gjeorgjia nuk kane kontrolle mbi tërë kufirin dhe territorin e tyre(një nga kriteret kryesore), madje kanë edhe luftë aktive(Ukraina ne Regjionin Donbas), nuk kane kontroll mbi hyrje dalje ne territorin e tyre por qe per BE-ne gjithçka OK, kurse ne na mbajnë te izoluar”, ka thënë deputeti i VV-së Shpejtim Bulliqi.


Ai tutje ka shtuar se qeveria e re, nuk ka çka të bëj më shume se sa t`ua përkujtoj të gjithë aktereve evropianë se kjo është padrejtësi, t`ua kujtoj po ashtu se na vjen mirë që të gjithë në Evropë e gëzojnë lirinë e lëvizjes, por nuk na vjen mirë që ne jemi diskriminuar padrejtësisht.

“Duhet tua kujtojmë aktereve Evropian se kjo politikë jo serioze e tyre, diskriminuese, vetëm sa e bën BE-në të duket organizate joserioze, jo kredibile. Qeveria në këtë drejtim nuk ka çka të bëj, sepse nuk vendosin kriteret apo kushtëzimet por politikanët evropian,”, ka thënë deputeti i VV-së Shpejtim Bulliqi.

Mehazi: Aftësia e kësaj qeveria do zgjidhë shumë probleme më të mëdha politike e jo më liberalizimin e vizave


Sulejman Mehazi


Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se punën kryesore që duhet ta bënte Qeveria e re të jetë, liberalizimin e vizave, pasi është e patjetërsueshme që qytetarët e Kosovës të lirohen nga ky ngërç i stërzgjatur i ardhur pavetëdije apo me vetëdije nga qeveria e kaluar. Sipas tij, borxhi numër një, i parë i kësaj qeveria ndaj popullatës është Liberalizimi i vizave.

“E them këtë pasi edhe vetë, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se të gjitha kushtet për Liberalizimin e vizave janë plotësuar dhe se fjalën e fundit duhet ta japin diplomatët evropianë. Besojmë se liberalizimi i vizave nuk do stërgjatet dhe se gjatë vitit të parë të qeverisjes Kurti do ta zgjidhë pozitivisht problemin e shumë folur të vizave. Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Konjufcën, do jenë shumë më konkret ndaj eliminimit të pengesave të fundit për liberalizimin e vizave. Aftësia e kësaj qeveria do zgjidh shumë probleme më të mëdha politike e jo më liberalizimin e vizave. Shpresojmë e besojmë se liberalizimi i vizave do të vij së shpejti”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Voca: Liberalizimi i vizave është çështje sa e brendshme po aq e jashtme, sepse Kosova nuk njihet tërësisht nga vendet anëtare të BE-së


Mirsad Voca


Kurse Mirsad Voca, doktor shkence dhe ligjërues i gjeopolitikës në Paris, ka thënë se mos liberalizimi i vizave për Kosovën mund të zgjas për aq sa Qeveria e Kosovës nuk do të luftoj korrupsionin, dhe nuk do të ndërtoj një sistem të ri drejtësie neutrale si dhe për aq sa nuk do të vihet në pah konsolidimi i një Shteti ligjor. Ai konsideron se Qeveria e re ka për obligim të krijojë kushte më të favorshme ekonomike në mënyrë që populli të mos fokusohet vetëm në mundësitë për të gjetur një jetë më të mirë jashtë vendit. “Për dallim nga kushtet që i kanë ofruar qytetarit qeveritë e mëparshme dhe në mënyrë që qytetari t’i kthehet shpresa dhe besimi për të projektuar ardhmërinë në Kosovë, Qeveria duhet t’i ofroj kushte tjera arsimore, shëndetësore, ekonomike e ligjore. Tani Kosova ka rastin ideal për të bërë kthesën e madhe me një Qeveri të re dhe me figura të reja që shprehnin plotë entuziazëm para se të vinin në pushtet duke premtuar se me ta në pushtet, Kosova do të marr kahje prosperiteti e progresi. Ajo që lë për të shpresuar e besuar se kjo Qeveri do të ketë sukses është se në njërën anë, kemi një parti politike e cila nuk ka qenë kurrë në pushtet qeverisës të vendit (LVV) dhe e cila do të bëjë çmos që ky mandat qeverisës të jap rezultate konkrete. Dhe në anën tjetër kemi LDK-në, e cila arriti të bëj reforma madhore sa i përket rikonfigurimit brenda partiak duke u lënë hapësirë e përgjegjësi figurave të reja politike, të cilët, besoj se do të bëjnë dallimin në rikonstruktimin dhe konsolidimin institucional të vendit”, ka thënë Voca.

Sipas tij, liberalizimi i vizave është çështje sa e brendshme po aq e jashtme, sepse Kosova nuk njihet tërësisht nga vendet anëtare të BEsë.

“Kjo çështje fatkeqësisht është politizuar për shkak të bisedimeve me Serbinë. Si do që të jetë. Qeveria aktuale duhet patjetër që të kryej obligimet e saj të lartcekura sepse vetëm në këtë mënyrë liberalizimi i shumëkërkuar e i shumë përmendur mund të realizohet madje edhe përgjatë vitit 2020. Kosova ka urgjentisht nevojë që fillimisht të ndihet brenda saj e çliruar nga korrupsioni, krimi i organizuar si dhe nga të gjitha keqpërdorimet e mëparshme. Kosova po ashtu duhet të jetë e siguruar se mund të krijoj kushte ku populli i saj sheh të ardhmen e tij brenda saj, e shëruar ku qytetari do të ketë trajtim shëndetësor të barabartë pa qenë i diskriminuar për shkaqe materiale. Po ashtu, duhet të jetë edhe e vetëdijesuar përmes një sistemi arsimor që reformohet në mënyrë konstante e krahas tregut të punës, dhe e drejtë ku secili qytetar pa dallim pozite, etnie e religjioze të jetë i barabartë para ligjit”, është shprehur Mirsad Voca, doktor shkence dhe ligjërues i gjeopolitikës në Paris.

Zogaj: Liberalizimi i vizave, i kushtëzuar nga funksionimi i shtetit ligjor


Skender Zogaj


Ndërsa, analisti politik Skender Zogaj, ka vlerësuar se liberalizimi i vizave nuk varet nga kërkesat e qytetarëve të Kosovës, por është i kushtëzuar nga funksionimi i shtetit ligjor dhe të organeve të hetuesisë, për të luftuar korrupsionit dhe i krimin e organizuar, që e kanë shkallmuar Kosovën.

Ai ka thënë se janë duke e mbajtur të hipotekuar të drejtën e qytetarëve të saj për t’u bërë pjesë e lëvizjes së lirë përtej kufijve të vendit, prandaj liberalizim të vizave nuk duhet të ketë pa plotësimin e standardeve elementare, siç është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kosova nuk ka plotësuar këtë standard prandaj deri tash edhe nuk e ka merituar liberalizimin e vizave. Mirëpo, shpresat janë kjo çështje do të kuptohet më drejt dhe do të mirën masa konkrete. Shpresoj që Qeveria Kurti, sidomos ministria e drejtësisë dhe punëve të brendshme, do ta çlirojnë drejtësinë, policinë dhe organet hetuese nga kapje prej mafiozëve, në mënyrë që ato ta luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe kjo do të sjellë liberalizimin e vizave. Qeverinë Kurti duhet ta mbështesin fuqishëm edhe të gjithë qytetarët duke u distancuar nga çdo lloj veprimtarie antiligjore, dhe duke denoncuar korrupsionin dhe çdo lloj dukurie negative, që na bëjnë të padëshiruar në shoqërinë e lirë të vendeve demokratike të BE-s, e më gjerë”, është shprehur analisti politik, Skender Zogaj.

Ahmeti: Institucionet e BE-së veprojnë e reflektojnë në bazë të interesave politike e gjeostrategjike


Hidajet Ahmeti


Kurse, analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se veprimet e njëpasnjëshme të qeverive të kaluara kanë zbehur imazhin në Kosovës në rendin ndërkombëtar, por edhe kanë zhgënjyer qytetarët e Republikës së Kosovës me instalimin e politikave të dëmshme.

“Të mendosh dështimin e sistemit të drejtësisë si jashtë mungesës së vullnetit politik është hipokrizi, pasi sistemi i drejtësisë është i kapur thellë nga politika dhe para politika. Qeveria Kurti e ka obligim qytetar, por edhe moral që në sistemin e drejtësisë t’i bëj disa reforma substanciale , e jo vetëm reforma formale për të ndërtuar percepcion publik pozitiv, por impakti i këtyre reformave substanciale të jetë i prekshëm në jetën praktike të përditshme. Komisioni Evropian në Raportin e tij për Kosovën kishte vendosur edhe kushtin për luftimin e krimit dhe korrupsionit për liberalizim vizash”, ka thënë analisti politik Ahmeti.

Sipas tij, institucionet e BE-së veprojnë e reflektojnë në bazë të interesave politike e gjeostrategjike, edhe pse kriteret janë shumë të qarta për shtetet të cilat janë pretendente për integrim në BE. “ N ë s e m b ë s h t e t e m i n ë retrospektivë shohim se BE-ja ka vepruar në logjikën dhe frymën e interesave reciproke në mes shteteve, e posaçërisht Komisioni Evropian që përfaqësohet nga ministrat përkatës të shteteve anëtare të BE-së. Me këtë elaborim të shkurtër nuk po dua të them se Kosova ka përmbushur kriterin për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por po dua të them se edhe me rastin e Kosovës mund të veprohet, por edhe të reflektojnë me raport pozitiv për liberalizim vizash, pasi është shteti i vetëm që ka mbetur i izoluar dhe nuk mund të mbetën peng qytetarët shkaku i një grushti njerëzish të korruptuar e kriminalizuar. Uroj që qytetarët të marrin një lajm të gëzueshëm, pasi liberalizimi i vizave do të një shpresë dhe mundësi, por jo garanci për mirëqenie socio-ekonomike. Por qytetarët të cilat do të kenë mundësi të shohin shtetet perëndimore, do të ngrisin vetëdijen kolektive, e cila do të jetë një garanci më e madhe për reflektim të udhëheqësve të institucioneve të rëndësishme, pasi do të kërkohet llogaridhënie dhe transparencë më e madhe në shpenzimin e parasë publike”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ndoshta ju pëlqen!

Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti: Nga Covid 19 ndërruan jetë:Shqipëria 33, Kosova 30, Maqedonia 145!Kush na e ka fajin?


Për përkeqësimin e situatës nga pandemia aktuale në Maqedoninë Veriore

PSE NË MAQEDONI SITUATA AKTUALE NGA PANDEMIA ËSHTË MË E RËNDUAR SE NË SHTETET TJERA PËRRETH?

Jo se qytetarët e këtij shteti janë më të pakujdesshëm dhe të papërgjegjshëm, se nuk i respektojnë rekomandimet e organeve të pushtetit dhe të shëndetësisë, por kjo situatë është rezultat i politikave të gabueshme të pushteteve të derisotëm.

Për shkak të politikave të gabuara ekonomike dhe sociale;

– të politikave demografike johumane dhe tepër diskriminuese, meqë në 10% të territorit, në Shkup dhe Pollog jetojnë mbi gjysma e banorëve të shtetit;

– për shkak të shkatërrimit të natyrës dhe degradimit të tmerrshëm të mjedisit jetësor;

– për shkak të importimit të plehrave nga jashtë, prej disa milionë tonelata për çdo vit, me këtë duke e rrënuar shëndetin e banorëve dhe krijuar parakushteve për përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive, si në rastin e pandemisë aktuale.

– për mungesë të investimeve të nevojshme në sistemin shëndetësor, infrastrukturë, hulumtime shkencore dhe specializimin e kuadrit;

– nga mungesa e lirisë së fjalës dhe mendimit ndryshe, me medie kryesisht të kapura dhe kontrolluara, në shërbim të pushtetit dhe jo të qytetarëve;

– për shkak të vjedhjes së pasurisë së shtetit, buxhetit, fondeve të veçanta dhe ndihmave të jashtme nga nëntoka kriminale dhe bandat partiake në pushtet;

– sepse shteti nuk është në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të nëntokës kriminale, partive politike dhe klaneve partiake në pushtet.

Përderisa askush deri më sot nuk është përgjigjur para organeve të drejtësisë, nuk ka dhënë llogari nga drejtuesit e pushteteve të mëparshëm, për vjedhjet e mëdha nga privatizimi kriminal i pronës shoqërore dhe uzurpimi i saj nga klanet mafioze, për vjedhjet në shuma prej disa miliardë dollarë të parave të shtetit dhe qytetarëve dhe as për politikat e gabuara.

Ne mbetet të shpresojmë, që në të ardhmen, me vetëdijesimin e duhur të qytetarëve, për kërkim të llogaridhënies nga organet e pushtetit për të gjitha çështjet dhe sidomos për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve, për transparencë më të madhe nga organet e pushtetit ndaj qytetarëve dhe informim të drejtë nga mediet e vendit, si dhe rritje të kontrollit shoqëror në vend dhe nga institucionet ndërkombëtare,

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...