2021-02-20

PSE FITOI VETËVENDOSJE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË MË 14 SHKURT 2021

Akademik Hakif Bajrami,Ph.D Partia më humbëse më 14 shkurt 2021, një kohë të gjatë ka ecë në improvizime dhe beatifikime të varreve, duke u shprehur me cinizëm se do të fitojmë: “me duar në xhepa; sepse jemi parti akademikësh me nga një libër e gjysmë; dhe me rroga ndër më të lartat në Ballkan; se jemi parti institucionale; sepse i kemi ndejtë urtë okupatorit dhe poltronëve të tij, që ngriteshin në maje të gishtërinjëve të këmbëve e na thonin: “terrorisë”. Po, populli e mban në mend fare mirë se bacit Qerim Pajaziti, Ibrahim Rugova për vrasjen mizore të djalit (ZAHIRIT) nuk i ka shkuar në të pame; nuk i ka shkuar as bacit Bajram Zejnullahi e as Familjës Edmondit; pastaj, populli e mbanë në mend se çka kam folë unë në të pame për HEROIN ZAHIR PAJAZITI, për HAKIF ZEJNULLAHUN, PËR ADEM JASHARIN; pra jo për shkak se ka pasë informata se UÇK ekziston, por edhe për shkakun se jam histirian, e kam profesion luftën për liri të çdo populli, e më së tepërimi për KOMBIN TIM. Po, baci Qerim Pajaziti pas çlirimit, nuk e ka pranuar në shtëpi Ibrahim Rugovën. Pasi që i pata thënë Bacit Qerim se edhe Baci Adem po mendon se është dashtë më e pranuar. Plaku i urtë do të më çortojë paksa me krtikë shumë të drejtë. “Ju të shkolluemit, e keni njoftë djalin tem më mirë se unë. Nuk jam marrë me politikë, e Ibrahimi asht dashtë me ditë, se kah po sillen këta djemtë e luftës, këta shokët e tij. Ju e keni ditë se dikush po vret hafije, katila e xhahila, që nuk kanë lanë gja të zezë pa i ba këtij populli fukara- hafijet dhe ata që e rrahin tanë pazarin në Podujevë”; Populli e mban në mendë se si shprehet njëfar Driton Selmani në TV publikisht se: “Na keni lodhë me këta (!!!) të pagjeturit”. Nuk po e zgjati, por po ju them publikisht: jam nxënës i ADEM DEMËS, a keni lënë gja të zezë pa trilluar kundër Bacit. E mos harroni se Baca i SHQIPTARISË ETNIKE është i gjallë, është në zemrat e kësaj RINIE, sidomos që nuk dëgjon më prralla të mashizedekut. Po, Baca nuk ka urrejtë. Bile në një takim, kur Ibrahim Rugova (nuk e dinim e me qellim apo jo?) u vonua pakasa. Baca Adem Dema u ngritë në këmbë dhe iu drejtua Mahmut Bakallit, që nuk ishte mësuar me pritë diken, me këto fjalë: “O Mahmut Bakalli, më ke denuar pa asnjë argument 15 vjet më 1975. Tash, është tjetër kohë. Ibrahim Rugova është PRESIDENT I JONË, dhe, do ta presim pa kohë të limituar”. Pra, Baci ka dashtë një Presidnet që e respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. E ajo nuk ka ndodhë. Po të ndodhte ai do të shkonte bile një herë para varrit të ADEM E HAMËZ JASHARIT- Vllazërve LEGJENDAR, që u flijuan me tërë familjën, e të kërkoi falje për shprehjen se: “këta janë të frusturuar, dorë e zgjatur etj….”. Tash ka ardhë koha të pushoni, se i keni fituar 9% të votave, ndërsa AKR 4.3%. E mbi të gjitha populli ishte shumë i zemëruar pse u rrëzua qeveria Albin Kurti, pa asnjë nevojë, në kushte të një lufte biologjike. Më tutje partia më humbëse-LDK, po harron se e ka marrë “pushtetin” pa pushtet, me 90% të popullit që ka jetuar një jetë modeste më 1989. Dhe pas 30 vjetësh “pushtet”, e ka siellë popullin në 10% që e ka po atë jetë të sigurtë relativisht. Pra, 90% e popullit sot është varfenjak, në arsim është i fundit në Europë, pa sigurim social, pa pensione solide, me ekonomi të rrënuar, me një izolim totalitar në Evropë. Partia më humbëse, po kujton se zgjedhësi shqiptar në Republikën e Kosovës ende “hanë bari”, e nuk e dinë tash se drejtuesi i saj (LDK) 26 vjetë, ka qenë antar i Komisionit për IDEOLOGJI në Lidhjën e Komunistave, pra ka mujtë me qenë lider i gjeneratës që 85% nuk e ka lexuar as edhe një roman, e asaj mase pastaj, iu ka shtihuar se: “jam i djathtë”!. E pasuesi i tij (Isa Mustafa), ka qenë edhe më finok, sespe me kokë është ende në Kumrovc të Serbisë, e me trup në Kosovë, sepse me mësuesin e tij paradhës, nuk ka folë në dy takime publike, sepse as nuk ka qenë antar i LDK-ës fare, sepse ilegalisht e ka pasë librezën e LKJ-ës; sepse i përjashtuar nga LKJ të paktën nuk ishte më 1989; sespe librezën ‘jullit’, pra të Rrahman Morinës, ka shansë që e ka pasë, sespe ka qenë ministër i tij. E lista e ‘jullit’ është në arkivë, shëndosh e mirë, po ende nuk ka dhënë “selam se ku gjindet”. Ka ende shumë çka të pazbuluar, lexues i nderuar, që do të zbulohet jo me inate, por me argumente. Mbi të gjitha, një ish nxënës i imi që ka pasë fatin të bëhet shumë i pasur, në TV hapur këto ditë tha se: “Të rinjët nuk po i ndëgjojnë prindët”. Më duhet t` i them se baba i tij më pati kritukuar, si njeri BUJAR që ishte, duke më thënë se: “Profesor, shumë të don Malësia e Gallapit, por djalin që ma ke pranuar në Gjimnaz, unë e kam dërguar në Shkollën Normale për mësues”. E çka i kam thënë Babushit tij dihet: Shiqo i nderuar MALËSOR, djali ytë është shumë intelegjent. Është mëkat me mbetë vetëm një mësues. Ai duhet të studiojë dhe do ta kryej fakultetin, sespe gjimnazi hapë rrugë tutje. Po, juve ju duhet një mësues që u sjellë një rrogë. Por kombit i duhet një gjeneratë individësh që do të bëhen INDUSTRI i ndryshimit të EPOKËS PRAPMBATURISË. Plaku BUJAR, u step, dhe më përqafoi. Fol, Behxhet Pacilli. Po, unë e di që MËSUESI është me peshë si fjala NËNË. “Por duhet shiquar edhe pas bregut”, do të shkruaj Prof. Zekeria Rexha në një shkrim testament, sa ishte në Gjimnazin, ku pata fatin unë më vonë të punojë. Edhe Ti, nuk e ka ndërgjur prindin për rrugën tënde. Prandaj, fëmijët e sotit, janë më patriotë se ne, parnadaj me 100 aerropalanë dhe më tepër autobus,shumë më tepër me vetura udhëtuan dhe e vetuan LIDERIN E TYRE, ALBIN KURTIN-VV, partinë kompjuterit, të interneitit dhe të mësimit, dhe, mbi të gjitha të bashkimit kombëtar në perspektivë. Po, ka raste që fëmijët, tani nuk po dëgjonë prindet, për faktin sepse do të bëhën më të aftë se ne. Unë rinisë patriotike të vitit 1968, 1981-1997 fuqishëm i takoj dhe i besojë. “Rroftë RINIA JONË HEROIKE,respekt për diasporën tonë patriotike, si pasuria jonë më e sigurtë”, pati thënë Adem Demaçi ,më 28 nëntor 1998. Vetëvendosjën si parti politike e kanë bërë fitimtare, rrethanat në gabimet katastrofale ndaj popullit,pikërishtë nga ata që e kanë rivalizuar edhe me metoda të ulta- primitive, plotë brutalitet të pakufishëm. Në këtë rrafsh, këtë parti të perspektivës (VV) kombëtare, (nëse vepron dhe hecë drejtë), drejtuesitë e saj, të cilët në humbje dhe fitore, batica dhe zbatica, kanë qenë në shkallë përmanente timonierë të saj, ata pra e kanë siellë VV-ën, në breg. Në fakt, fitorën vertikale VV-ës, ia kanë dhuruar aktivisetët e saj, në Kosovë dhe kudo në diasporë. E vërteta, për çdo natë, pas 14 shkurtit 2021, nepër TV. dhe shkrime autoriale po defilojnë “opinionistë”, të cilët siç po shihet, nuk e njohin sociologjinë e familjes, nuk e njohin psikologjinë e individit në kolektivitet, sidomos në aspketin horizontal, sidomos të gjenratës së re, ku REGRUTIMI politik nuk është një “prroskë”, por “një lum plotë ujë të kthjelltë”, një shtresë sociale kjo, që të ndëshkon shumë ashpër në çdo kënd, sepse është pjekë dhe shkolluar; sepse mendon, flet dhe vepron, me kokë të ditur dhe të freskët, pa ngarkesa ideologjike, pa ngarkesa për kultin dhe ndaj individit në kohën e kaluar; sepse shiqon jo nga formati i xhepit, apo nga “aeroplani”; sepse peshon sigurtë në ardhmërinë kombëtare me një dituri solide; sepse e donë vendin më shumë se vetvetën. Mbi të gjitha, këta që po shkepin opinione, nuk po dëshmojnë me asgjë se kanë njohuri nga filozofia e historisë, se si dhe pse shkëputen epokat, se si formohen kombet dhe shtetet, e sidomos kur është koha e pjekurisë për EPOKËN e RENESANSËS. Pra, gjithëmonë duhet marrë diçka nga e djeshmja dhe duhet shtuar energji të re kreative, nëse aspiron fitore në çdo veprim. Me fjalë tjera, LDK është plakë me të njejtat metoda duke premtuar deri në pafund. Fundi është ky, e do t` i dëshiroja pushim të mbarë. Nuk ka rëndësi tani mosha, por pesha e veprave. Kjo për faktin se UÇK nuk ka qenë institucion i kravatave, as i tavolinave dhe luksit jetësor, as i simpooziumeve “shkencore”, por forcë e çarkut dhe e gjuhës në të cilën Alibini me shokë është burrëruar sepse mësesi ishte i sigurt- ishte Adem Demaci i Shqiptarisë ETNIKE. Madje, disa persona të telenovelave, mjaft kanë zbardhë mjegulla, por kanë filluar të defilojnë edhe me përralla se si paska pi kafe e raki, bosi i tyre. Poshtë ka rënë katundi, thonë në Llap. Konkretizim Vetëvendosja fitoi për faktin se për çdo vit, mesatarshit të rinjët që i mbushin 18 vjet, në Republikën e Kosovës, janë nga 40 deri në 45000 persona, te të dy gjinive. Për katër vjet, kjo masë i siguron nja 200 000 vota të reja. Llogaritni, plus prindet e tyre, që duhet t` i dëgjojnë fëmijët. Kjo do të thot se kemi të bëjmë me një shtresë zgjedhësish që është e uritur për dituri, për punë dhe siguri në ardhmëri, që kërkon ndryshime. E partitë tona të ‘vjetra’, kanë dëshmuar pasiguri në nivelin e qeverisjës, e ajo pasiguri është shoqëruar me plotë afera dhe koagulim të korrupsinot dhe nepotizmit, që ka shkuar deri në krahinarizëm, që e ka bërë atë trohë ekonomie që e kishim rrush e kumblla, që ka shitë tokë shtetërore me një markë=një ari. E vërteta, investimet nuk kanë munguar, por janë peshuar aty ku nuk ka punësim që kërkon hapësira jetësore. E kur t` i shtohet argumenti që e plasuam, se shumë prindë (nënë dhe babë) në Republikën e Kosovës, janë të varur nga fëmijët, dhe anasjelltas, sespe nuk ka punësim të mirëfillët,por duhet të ekzistojë një harmoni tradicionale që i riu ta dëgjojë të vjetrin, por ajo epokë është edhe tash por vetëm në ODË, e jo në fushën e diturisë, sepse mos harroni se një pjesë e shoqërisë është e dezorientuar për shkak të “havadyzve” premtuese. E tekonlogjia sociale për faktit se: “Familja nuk ka drujë për ngrohje, sepse ka tepër drujë në treg”, është realitet sot në Kosovë, me fajin e dikujtë që ka pasë pushtet. Po shtrohet pyetja: si më i ble drutë për ngrohje, kur nuk ke punë, e nuk ke para; sepse pushteti në Kosovë është shumë keq i BYROKRATIZUAR, sepse janë mbush zyret nepër ministri me nëpunës, që nuk kanë status të qartë, sepse ajnë aty; për faktin se duhet t` i mbajnë duartë e “lëmuara”, e që partia e fajdeve, ata i plason në pozitë vartësie, prandaj askush në Kosovës sot nuk ka sigurim social, nuk ka profesionalizëm në punë, sepse ministri që është jashtë rriedhave: bje fjala juristi e drejton shëndetësinë, kurse bujqësinë e drejton ai që kurrë një ditë deri sa është bërë minstër, nuk e ka parë asnjë arë se si punohet, e mbi të gjitha nuk dinë çka është ferma e bagëtive, sepse historiani e drejton, bje fjala energjetikën (!!!), sepse shekncën dhe arsimin e kulturën e drejton ai (ajo) që nuk ka lidhje se si funksionon bile një institut shkencor, kulturor apo arsmior, sespe nuk e ka asnjë ditë pervojë në ato institute. Ec tani e mos voto për atë parti, që e ka për shpirt vajza apo djali- vajzat e babës apo djemtë e nënës, luftën për mësim dhe dituri. E rinia jonë po kërkon punë. Asgjë më tepër. E kur t` i shtohet këtij faktori, si VLERË e shtuar, trusti mendor i diasporës sonë patriotike dhe pervoja , që në një mënyrë është PIEKUR në shoqëritë DEMOKRATIKE ( si në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet Nordike, SHBA, etj), atëherë mozaiku i fitorës së VV-s ku drejton Albin Kurti, del në sheshin popullor, si fitore kolektive polodimenzioanle, sepse me asgjë nuk ka dëshmuar se tardhton dhe rrenë, siç kanë bërë të gjitha partitë e bunkreizuara në premtime, dikush më tepër e dikush më pak. Vetëm studione thënjen e tyre se: “ne fotojmë me duar në xhepa”. Kjo thënje do analizë për tërë atë shtresë shqiptare që në çdo etapë historike, ka sabotuar, ka jetuar me filozofinë e robit, se gjoja: “të mëdhejtë kanë me vendosë për fatin tonë”, pra i thonin miletit: “rrini urtë ndaj okupatorit, se na ndëshkon neve e jo juve, në stilin hipokrit se: “fëmijët i hanë mollat, të vjetërve u mpihën dhëmbët”. Jo,JO, e kundërta, ka ngja gjithëmonë: Të mëdhenjët i kanë hangër mollat, e vexhëlisë iu kanë mprië dhëmbët. E le të dihet, se u ka ardhë fundi rrenave dhe bizarive, se: “ne premtojmë rritje ekonimike dhe punësim për teze dhe kusheri, e ata neve do të na thutrin madje edhe këngë folklorike: në dashi me def, në dashi me çifteli. Këta të foteleve dijnë me iu ra të dy instrumenteve. E sa i takon faktit se Vjosa Osmani ka fituar po në ato mese ku bastion paska qenë LDK dhe drejtuesit e saj, është konstatim më se trendecioz dhe primitiv. Edhe më primitiv është konstatimi se Vjosa duhet ta merr timonin e LDK-ës, se: “është Rugoviste e pa përmirësuseshme”. Po, ajo mund të kthehet, por ata që do të duan ta kthejnë, ata edhe e kanë përjashtuar nga Kryesia. Në fakt, Vjosa ka marrë shumë vota edhe sa ishte e nominuar për Kryetare Qeverie më 2019, si Nënkryetare e LDK-ës; sespe as sot pra as dje, nuk ka qenë e korruptuar dhe hielgji në koncepte shoqërore, politike dhe shtetërore. E mos të harrojmë, se edhe Donika Gërvalla, një antare e denjë e LDK-ës, është larguar në mënyrën më brutale nga tubimi zgjedhor i LDK-ës, fakt ai se aty ka pasë ish agjentë të UDB-ës, që ia kanë vrarë, ose ia kanë luftuar babën dhe mixhën e shokun e tyre. Po, janë edhe disa të tjerë që kanë pasë fatin e njejtë në LDK. Kujtone pse është larguar Prof Fehmi Agani dhe pse është lënë në mëshirën e banditëve serbianë në kohën më të vështurë. Diken duhet ta brejë ndërgjegja që nuk e kanë sigurauar. Por, jo vetëm për këtë, sepse ka edhe të tjerë që janë likuduar mizorisht nga dora e spiunëve, sikurse profesori i urtë dhe partiot Latif Berisha, sikurse advokati guximtar Bajram Kelemdi. Shtrohet pyetja: çfar strategjie ka pasë LDK, për ruajtjen e kudrave. Kurrfare-zero! Por, kjo nuk do të thot se ata i ka tradhtuar LDK, por i ka përbuzë dhe brutalisht i ka nënçmuar stafi drejtues i LDK ës. Pra LDK në shkallën arsimore ishte dhe është shndërruar në oazë analfabetësh politik,që punojnë për foramt të xhepit, që e kanë riepë diasporën dhe tash e shajnë, parti që nuk dinë çka është strategjia politike dhe kadrovike. E, kjo ka ngja, në 25 vjetët e fundit. E në anën tjetër, po ata analfabetë politik që nuk i ka votuar as lagja e tyre, kësaj radhe, një kohë të gjatë, janë krekosë se: “Jemi parti e akademikëve dhe institucioaliste”. E çfarë institucioni është ai, në çdo rrethanë historike, kur për katër (4) vjetë nuk e mbanë asnjë mbedhje të parlemantit, e zgjedhësitë para tytave të okupatirit kanë dalë dhe i kanë votura. Madje, ai Parlament nominal, i papërgjegjëshem,i para luftës, nuk e debaton e as nuk e aporvon asnjë ligj (!!!). Në lidhje me këtë, po e japi një shembull nga Lufta e Dytë Botërore në një shtet evropian: E pyesin drejtuesin e rrezistrencës antifashiste, çka të bëjmë me trezorin e bankës kombëtare? E ai pa menduar shumë u përgjigjet: “I nxirrni kuadrot nga qytetet dhe i strehoni në vende të sigurta, sepse ata janë pasuria jonë, sepse ata me diturinë e tyre arin do ta kthejnë prapa, aty ku ka qenë”. E këta drejtuesit tanë po lejojnë që pikërisht nga TREZORI t` u vidhet pasuria. Mendoni, 2 milionë euro të trezorit, kah shkuan?!!!). Nuk e kanë fare mendjen për ta kthyer, pasurinë e vjedhur, aty ku ishte, në trezor? E ku jeni policë, hetues- prokuror e gykatës.Kështu shteti i së drejtës nuk ndërtohet. Se sa i çmon popullli këta akademikë dhe ato institucione të fjalëve boshe, në Kosovë, u pa më 14 shkurt 2021. Mos të harrojmë, se zgjedhjet janë organizuar dhe deri në nja 53% janë kontrolluar nga forcat “intelektuale dhe daministrative të komanduara nga LDK-nga pushteti i saj”. Pra, nuk ju beson më askush premtimeve, sepse një pjesë jo e vogël e popullit, ka ardhur deri aty, dhe po jeton me NJË EURO në ditë. Ky është alarmi, që deri ku e kanë siellë qytetarin, partitë institucionale. Këto parti, nuk e kanë qarë kokën se deri kur e kanë shkatrruar bujqësinë, deri ku e kanë shkatrruar urbanizmin dhe një pjesë të infrastrukturës. Madje, më 1972/73 tërë Kosova i kishte vetëm 4 përdorues të drogës, prej tyre , asnjëri nuk ishte shqiptarë. Jo, jo nuk harrohet fakti pse lindi dhe u këndua një kohë: “Loptë e mia më të mirat në katund”. Kjo këngë tregon faktin se çka guxonim të kërndojmë, tëjemi!!!. Tash, sikur për një shtresë të kalbur hormoqësh dhe hipokritësh, që donë të ndahet nga populli, jo me punë por me korrupsion dhe nepotizëm, skur po duan të këndohet kënga e tyre hymnore: “Qentë e mi, më të mirët në qytet”. Pra më shtrenjët kushton sot në Kosovë një qenë i një “kapitalisti”, se sa një familje 4 antarëshe. Ku është tradia dhe morali jonë arbnor në këto rrethana politike, në stilin: “janë fajtorë prindët, që nuk i detyruan fëmijët e tyre, çak edhe me dru, të na votojnë”. Unë nuk moralizojë, por jam i sigurtë kur them se populli kërkon punë, pra, që me diersën e ballit, ta meritojë jtën në liri, që është e garantuar jo me kafet e atyre që kanë pirë nepër sallone, por me GJAKUN E ADEM JASHARIT-LEGJENDARIT- dhe familjës tij, e të gjithë deshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë. Nëse Vjosa dhe Donika, si femra shumë intelegjente, porvojnë ta renovojnë themelin e rrënuar të LDK-ës, duke përdorë ambalalzhin e VV-ës, atëherë është fjala për një hipokrizi politike, sepse ato në këto rrethana janë ngritë edhe më lartë, me firmën e re. Kjo për faktin, se ato duhet ta dijnë, se VV-ës nuk i bëjnë kurrfar nderi, ashtu si nuk i bënë ata të tarafit që u largua nga VV, para disa vitesh e tash kanë mbetë në lerë. Po, jam ekspert i partive politike, por edhe ata që kanë mbetë në VV e tani shkaktojnë “diell e re të nxehta me llafe” në VV, duhet të kanë kujdesë se e sotmja nesër bëhet dje. E kjo për faktin se VV tani është në psikologjinë e popullit si karizmë pozitive, që duhet të ketë kujdes në hapat politik, sidomos në ata të politikës ndërkombëtare, por jo të veprojë si një palaço e legenit politik, pa pasë asnjë anamnezë për psikologjinë e fitorës kolektive dhe individuale. Sidomos, me SHBA dhe BE, drejtuesit e VV-ës duhet të dëshmojnë vepra, sepse treshja Hoti-Veliu dhe Skenderi, të dirigjuar nga Isa, shumë kanë viellë të pavërteta si: në Berlin, ashtu edhe në Bruksel e Vashington. Po këta nuk janë fajtorë pse janë primitv, sepse edhe ashtu janë të pa gjak, por problemi është te ato truste në SHBA dhe BE, pse ju kanë besuar!!. Për BE nuk është për t` u habitur, sespe është ditur se: Borell dhe Lajçak prej cilave kuzhina vijnë. E një fakt, duhet thënë se Borelli dhe Llajçak, kanë gjetë te A. Hoti, harrnin për thesin e tyre refuzues, duke krijuar koncept servil, lepe peke se :“Shoqëria e Republikës Kosovës, drejton politikë që 90% është e varur nga ajo që i thuhet në vesh, jashtë Kosovës”, pra që e hejk taksën dhe reciporcitetin, madje nëshkruan që një shtet për nevoja të ish shtetit okupues të ndertojë HEKURUDHË nepër territorin e shtetit tjetër, pa e pyetë fare. E ai shtet, ka parlament, Qeveria e ambasada, ka Kushtetutë. Ky fenomen nuk ka ngja kurrë në hostori. Pra mos të largohemi se të dy drejtuesit e BE-s, kanë koncept refuzues ndaj Republikës Kosovës, por që drejtojnë diplomaci primitive të ndërskamcave poliatrofike. E ky primitivizëm, se vetëm faktori ndërkombëtar është determinues, nuk është shkollë e Albin Kurtit. Këtu diku ata Albinit i druajnë dhe qysh tani kanë filluar të kërkojnë dialog me Serbinë, për ta vënë para aktit të kryer. Jo, ata së pari duhet t` i kërkojnë Beogradit që ta RESPEKTOJË VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË, ta largojë Serbia nga Preambula e Kushtetutës se: “Kosova është pjesë e Srerbisë”, pra ta pranojë Kosovën shtet sovran. Në këtë nye gjërat duhet të matën jo me milimetra, por me milimokoron, sespe në VV kemi të bëjmë me një parti të internetit, të kompjuterit, që sot është në modë, nesër është në fiasko, nëse nuk ka energji pozitive. Pra, tereni i partive moderne është shumë i rrëshqishëm, dhe nuk i dihet amballazhi. Po, edhe në VV shumë ‘kuadro’ kanë hyrë për ambalazhë, por kompjuteri të gjithëve, do t` ua tregojë që në start shenjën “clossë”, nëse punën e kanë me hile. Për ndryshe, nëse VV vepron sikurse partitë që më 14 shkrut shkuan në opozitë, populli që regruton zgjedhës të nivelit që e thekssuam më lartë, do t` e denojë edhe më egërsisht. Po, ky popull ka dalë nga një gjendje shumë e rëndë gjatë viteve 1981-1999. Dhe qe 20 vjetë nuk ka pasë kohë të bëjë llograi, sa bibiloteka duhet ndërtuar, sa ambulanta duhet aktivizuar, sa shtëpia të pleqëve, sa shkolla, e sa rrugë e infrastrukturë të shtëpive të kulturës dhe sportiti duhet ndërtuar, sa uzina dhe sa komplese tokësore duhet punuar natë e ditë pa pushim. Pra, në Republikën e Kosovës varfëria mund të mbetet prapa vetëm nëse punojmë si BLETËT NË ZGJUA. Disi jemi marrë me pasojat e luftës, edhe nga ata që nuk dijnë të mirren. Jemi shumë largë që ta kthejmë gjyqësinë në binarë të duhur të filozofisë drejtsisë demokratike dhe të kompetencave që i takojnë; jemi shumë largë që të krijojmë besim të plotë në polici, prokurori e gjyqe, sepse milici, prokurori dhe gjykatësi, dikur na kanë torturuar, jo në emër të fajeve reale, por në emër të faktit, pse ishim shqiptarë. Këtu duhet bëhet ende punë dhe ta kuptojmë atë fshatarin që iu kanë masakruar antarët e familjës, sespe partitë në pushtetin e deri tashëm, vetëm sa kanë teatrizuar dhe pak a shumë kanë nderruar. Ne, një institut të hulumtimit të krimeve të okupatorit e patëm, dhe dikush me një potez e suprimoi. E, ashtu është edhe në lëmitë tjera. Këtu partitë humbëse, duhet kërkuar debaklin e tyre, sepse populli de fakto ia ka dhuruar LDK 9% të votave, AKR 4.3%; PDK 16,8% dhe AAK, vetëm 6, 2%. Studioni faktet horizontalisht dhe vrtikalisht, në gro plan, e jo në numra autoriteti nepër mëhallë. E vërteta, sidomos LDK-ës preliminare, si parti që 30 vjetë ka bërë “carevinë politike me vota”, tani kjo gjeneratë ia ka zbuluar emruesin e përbashkët. Nuk mundet për ta sheruar varrën LDK-ës më, edhe po t` i ketë pesë Vjosa dhe 3 I.Rugova. Dokumenet do të dalin shumë shpejtë në lexim, sidomos nga viti 1992. I mjeri ai që nuk reflekton sot. Madje, ato dokumente janë në vend të sigurtë dhe nuk ka shansë të tjetërsohen. Aty, do të shihet fashizmi i kulluar serbian. Aty do të shihet kusillinguizmi i tri katër partive, që ‘na kanë siellë “tamël e oriz’ nga Vatikani; na kanë siellë mish të terur nga vendet arabe, që Milloshit i kanë dhuruar 2 miliardë dollarë më 1998/99, që dalin dhe thonë edhe sot: “Nuk e pranojmë Republikën e Kosovës, sepse me KOS-in kemi konkordat, nga viti 1914. E tash ulurojnë, pse na ka pranuar IZRAELI. I kanë harruar puthejet e Jaser Arafatit me Hitlerin e Ballaknit në Beograd, i kanë harruar tre thasë me dollarë, që M. Gadafi ia dhuronte Milloshit, për blerëje armësh në Rusi, i kanë harruar edhe këta tanët se sa kanë viellë duke na quajtur iridentisë dhe kontrarevolucionar, e demonstratntët nuk e kishin lëshuar as edhe një fjalë për ndryshim të sistemit ekonomiko shqoqëror. Për shembull, më 2007 në gazetën kombëtare “KOSOVA SOT”, i pata botuar, në 249 vazhdime (për çdo ditë) të gjitha dokumentet sekrete të Lidhjes Komuniste të Kosovës, vetëm për vitin 1981. Aty, janë vizatuar të gjitha veprimet për seicilin që ka vepruar kundër kombit dhe kudër historisë. Po, ka pasë lutje, më 2007 që: “mos t` i botojë, sespe kemi reflektuar?”. E iu pata pyetë: a keni reflektuat sepse jeni partiotë, apo ju ka reflektuar lufta e UÇK-ës. Nuk mora përgjegje, sepse jo që shpirtërisht nuk kanë reflektuar, por po mrizojnë, bile disa duke marrë edhe pensione nga Beogrdai, sepse e kanë pranuar titizmin për Bibël dhe Kuran, kurse Serbinë okupatore për shtet. Për ndryshe pensione dhe punë nuk do të kishin. E çka t` u bejmë vuajtjeve të atyre që janë kalbë nepër burgje dhe rrahë e torturuar nepër kthina të UDB-s famëkeqe, në anën tjetër, ishte përgjegja ime. Jo, historia nuk mund të lakohet, sepse po deshte është shkencë ekzakte. Bje fajala, para disa ditësh një ish drejtues i dhunëshëm i pushtetit Milosheviqit, që nuk ka lërë gjë të zezë pa punuar kundër kombit vet, e PROMOVOI një monografi për katundin e vet, shih në Bibliotekën Kombëtare. Madje në kartonin e tij në Zvicër i shkruan: “Se po rrezikohem nga UÇK-ja në Koosvë”. Por, ai nuk është fajtor, pse e promovoi një libërth katundi, por fajtor është drejtuesi i Bibliotekës Kombëtare, pse e lejoi të na shes promovim “patriotik” ai që pikërishtë Bibliotekën, dhe jo vetëm këtë, i pati serbizuar. Këto realitete, “në emër të demokracisë’ janë edhe në shumë sfera tjera, që po e grryejnë trezorin e shtetit dhe popullit në Republikpën e Kosovës. Po, nuk jam për atë që ta realizohet fonema: “Sot shumë korba po thonë jemi Shqipe, si i duron dhe kryet s` jau shtype”. Jo, nuk jam për shtypje kokash, as për hakmarrje. Bile në të gjitha shkimet, kohë pas kohe e them: Ne nuk duhet të sillemi dhunëshëm, me ata që janë siellë mizorisht ndaj neve, sespe xhaku u kombit tonë që ka riedhë rrëke, është gjak i humanizmit dhe porosi e SHËN NËNË TEREZËS- FAMËLARTË ARBËRORE. Popull i nderuar, me fatin tëndë mos lejo të luaj askush. Tri herë mendo dhe një herë vepro- voto. Por edhe pas votës kërko llogari, mos u mjegullo, hec drejtë, mos u frigo, mos u shtiho si infrior dhe i turpëshëm. Marrsho përpara, se ke mundësi dhe hapsirë, sepse nuk është më as 1878, as 1913, as 1919, as 1946, as 1992, as 1995, as totalitarizmi që një çështje është e lejushme në mbërmje, e të nesermën bëhet e denueshme. Për vitin 1999 duhet të hulumtohet shumë dhe të nxierrim mësime të sakta, sepse adhe aty kemi gabime në hapa, që është dashtë ata hapa t` i bëjmë shumë më herët, të paktën nëse është çështje e Kosovës politike, por mu pse Kosova ishte çështje GJEOSTRATEGJIKE ushtrake, mbeti për vitin 1999, mbeti fat dhe fitore e UÇK-ës e askujt tjetër. Mos harroni se disa drejtuesë të Luftës ÇLIRIMTARE janë derguar edhe me HAFIELLËKUN e DIKUJTË që i thotë veti shqiptar, NË HAGË. Ata do të lirohen me siguri, sepse nuk janë fajktor, sepse kanë bërë lUFTË TË DREJTË, me Konventa të Gjenevës, por vuajtjet e tyre, të familjeve të tyre, janë vuajtje që duhet përjetuar çdo partiot dhe patriote shqiptare. Nuk ka peshë tjetër, sepse Lufta e UÇK-ës është çështje aposlute që don objektivizim kolektiv, pse ata janë në Hagë. Ata nuk janë atje për çështje personale, por ata janë firmë valente e Kosovës dhe shtetësisë saj, dje, sot e në perspektivë. Kush ka dërguar dosje në Hagë, tani më e kam bërë publike disa herë. Unë nuk jamë as advokat, e as prokuror i askujtë. Unë kombit tim i besoi dhe për te nuk do të kursej asgjë, sepse lufta e drejtë nuk mund të gjykohet. Kombi “kosovar” shpreheje antikushtetuese apo e UDBËS renovuar! VV ka fituar më 14 shkurt 2021 edhe për faktin se është kah e promovon bashkimin kombëtar, me të gjitha mundësitë dhe dobësitë. E një fakt dihet se në Kushtetutën e Republikës Kosovës shkruan, e atë pozicion e pati siguruar Adem DEMA që Republika e Kosovës, në Kushtetutë duhet të vuloset se: Është shtet i shqiptarëve dhe komuniteteve të barabarta. E në cilin nen në Kushtrtutë theksohet termi “kosovarë”?, Askund. Pra, ata që e propogandojnë, pra jo vetëm që e aktualizojnë epokpën e banditëve si: Xhafer Deva si ministër i Herman Nojbaherit, si autor i mizorive të 4 shkurtit 1944 në Tiranë, dhe Dushan Mugoshës që ka sunduar Kosovën me banditizëm më 1945-1966, duke e ndarë kombin shqiptar në “ALBANCI –në Shqipërinë Bregdetare dhe ‘Shiptari’ në Shqipërinë Kontinentale”, nuk do ta kanë hapsirë pozitive në hiastori. E pse Xhafer Devës iu lejua që ta themelojë Lidhjën e Tretë të Prizrenit në SHBA, nuk është temë që mund të botohet pa referenca. Pra këtë detyrë nuk do ta harrojë. Kësi propoganduesish të shkollës Dushanit e Xhaferit, nepr vende dhe studio publike, duhet të dihet se njëherit, bëjnë vepër penale ndaj trajtimit shkencor të një komuniteti, krejtë në kundrështim me atë që është në Kushtetutë. Edhe më keq ,nëse në mediumet publike për këtë çështje flasin ata që nuk janë specialsit të fushës, gabimi nuk është i tyre, por i mendiumit që i fton. Aq më kq kur rrahin gjoks se kemi bërë këtë dhe atë për Flamurin e Republikës Kosovës.Po, rrahagjoksit gjithëmonë ulën në ‘safin e parë”, sespe duhet te punëdhënsi të dëshmojnë vlera që i kanë në pazar, por mallin kombi, kinse ata janë të ditur, nuk duhet t` ua blen askush. E malli i mykur është edhe kanceroz,nuk duhet konsumuar. E kush është i konsumuar, vetëm gjeniu popull–komb, ia cakton vendin në histori. Në fund unë personalisht nuk e kam asnjë interes. Por, urojë popullin për korrektësi dhe zgjedhje dinitoze. Urojë që edhe partia fituese, ta sjellë pranë, qoftë edhe në miqësi, pa pushtet një parti respektive, pa marrë para sysh se çka kanë folë. Në politikë, ka më tepër interes, se sa miqësi. Kjo për faktin se kur të zgjidhte Presidentja, 80+1 deputetë duhet të janë në sallë të Kuvendit. Pra ky realitet, e inponon edhe faktin që partitë humbëse të qëndrojnë në sallë, pra për faktorizimin e mëtejmë të Republikën e Kosovës, sepse për ndryshe, KMESA e Vuçiqit të gjithëve na rrinë mbi kokë. Pra, Albini duhet ta vejë në PRIORITET: eknominë, arsimin, shëndetësinë dhe mbi të gjitha USHTRINË dhe POLICINË e shkollës Evroatllantike. Prishtinë më 18 shkurt 2021

2021-02-14

Bileta e përbashkët e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit po rezulton e popullarizuar në sondazh, derisa fushata u krye sot më 14.shkurt 2021 në ora 19:00.

Një aleancë e re politike është mënyra e vetme për të trajtuar një "mur të madh të korrupsionit" në Kosovë, kanë thënë kandidatët kryesorë për kryeministër dhe president përpara zgjedhjeve që për herë të parë mund t'i fitojë vetëm një parti me shumicë parlamentare, që nga shpallja e pavarësisë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Bota sot”. Bileta e përbashkët midis Albin Kurtit për kryeministër dhe Vjosa Osmanit për president po rezulton e popullarizuar në sondazhe pasi fushatat e furishme dhe tubimet, tregojnë disa shenja të përmbushjes së rregullave të distancës sociale në javën e fundit para votimit të 14 shkurtit. Kurti dhe Osmani vijnë nga tradita dhe parti të ndryshme, por kanë thënë se ata kanë një vendosmëri për t'i dhënë fund kapjes së shtetit endemik nga një elitë e korruptuar. Kurti vjen nga e majta dhe është shumë i përqendruar në punë dhe drejtësi, veçanërisht për të rinjtë. Gati gjysma e Kosovës është nën moshën 30 vjeç. Ai u bë i famshëm si një aktivist studentor me flokë të gjata në fund të viteve 1990, duke demonstruar kundër shtypjes në rritje të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e Sllobodan Milosheviq. Ai udhëhoqi protestat studentore në Universitetin e Prishtinës, punoi për krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u burgos nga regjimi i Millosheviçit për gati tre vjet. Tani me flokë të prera, ai këmbëngul se nuk e ka humbur vendosmërinë e tij. "Më mirë të shkosh përpara edhe pse vuan një vdekje afër epike, sepse do të kesh shansin për ringjallje. Përkundrazi sesa të qëndrosh në pushtet me të gjitha mjetet me kompromise dhe koncesione për të gjithë ". Osmani, e cila është 38 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe flet rrjedhshëm katër gjuhë, është nga qendra e djathtë dhe zhvilloi intervistën e saj të parë, me Guardian, kur ishte 17 vjeçare, pasi familja e saj u detyrua të largohej nga shtëpia e tyre në veri të Kosovës. Ajo është një forcë e rrallë femër në një politikë të mbizotëruar nga meshkujt dhe u bë presidente e përkohshme pasi Hashim Thaçi u detyrua të shkojë në Hagë për t'u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë. Nëse zgjidhet kryeministër, Kurti ka insistuar që ai dëshiron që Osmani të emërohet presidente. Partia e Vetëvendosjes së Kurtit tronditi vëzhguesit në zgjedhjet e Tetorit 2019 kur fitoi shumicën e votave, duke thyer përfundimisht duopolin e pushtetit të mbajtur nga partitë e vjetra që nga fundi i luftës 1998-1999. Por, Kurti kishte nevojë për të formuar një koalicion, diçka që zgjati me muaj, dhe pas vetëm 51 ditësh në detyrë partnerët e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës në mars mbështeti një mocion mosbesimi, siç duket u nxit ta bënte këtë nga administrata Trump. Ndërsa Covid sapo u përhap në Kosovë, Osmani, atëherë kryetare parlamentare, tha se ajo e konsideronte lëvizjen e partisë së saj si shumë të papërgjegjshme, ashtu si BE. Kosovarët tani duken të tërhequr nga aleanca e re Kurti-Osmani, duke thënë se Kurti meriton një shans të dytë më të gjatë për t'i dhënë fund kaosit politik dhe për të adresuar problemet e thella të vendit. Por nëse ata dështojnë, zhgënjimi do të jetë i madh. Osmani këmbëngul se ajo dhe Kurti kanë mësuar se çfarë i duhet vendit të tyre. “Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka sjellë së bashku është diçka shumë më e fortë dhe që po lufton armikun kryesor të brendshëm të vendit tonë - kapjen e shtetit. Nuk ishte se na mungojnë institucionet për të luftuar korrupsionin, por ishte vullneti politik. Sapo politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem.” Ajo këmbëngul se shumica e votuesve shqetësohen më pak nga ideologjia, ose premtimet elektorale, sesa të udhëhiqen nga të paprishurit. Kurti tha: “Korrupsioni ka qenë i madh, por është shumë i përqendruar në krye, ne besojmë se mund ta mposhtim atë. Shumë njerëz predikojnë tregun e lirë, por në praktikë ne marrim oligarkë dhe kartele dhe industri të rezervuara për rojet e vjetra. " Ai argumenton se mungesa e sundimit të ligjit pengon investitorët, duke lënë vendin me 1.8 milion njerëz me një diasporë të madhe dhe një rini të mirë-kualifikuar me pak punë të përshtatshme. "Shakaja në Kosovë është pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga ata me master në sociologji". Pranimet nga diaspora arrijnë 1.5 miliardë euro në vit kur buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro. Nëse konfirmohet si presidente pas zgjedhjeve, Osmani do të duhet të kthejë BE, MB dhe SHBA. në të njëjtën faqe për të përmbushur sfidat e Kosovës. Tek Joe Biden, dikush që ka takuar, ajo do të ketë avantazhin e një presidenti amerikan të zhytur në rajon dhe ajo sheh një shans për Mbretërinë e Bashkuar që të luajë një rol kryesor krahas SHBA. Në të kundërt, Trump në një nga iniciativat e tij të huaja të politikës së jashtme u përpoq të zgjidhte së bashku një paqe midis Kosovës dhe Serbisë për të djegur kredencialet e tij si një marrëveshje. Ai mendoi se mund të ngatërronte dy burra - presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe Thaçi - për të rënë dakord për shkëmbime tokash dhe në kthim Serbia mund të njohë Kosovën. Asnjëherë nuk arriti shumë, por si pjesë e marrëveshjes, e festuar në një ceremoni në shkurt, Izraeli i dha Kosovës një njohje të çmuar dhe Kosova do të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. Është një lëvizje që mund të shihet si një hangover i çuditshëm nga epoka e Trump dhe që vështirë se e do Kosovën në BE. Pak më shumë se gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara ende nuk e njohin shtetësinë e saj, përfshirë pesë anëtarë të Bashkimit Evropian. Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Uashingtonin për çështjen e ambasadës. Kurti tha :" Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka kontradikta, super fuqitë e tjera si Rusia do të futen."/The Guardian,

Kërkohët dorëheqja e Isa Mustafës

 


NGA: P.R 
Isa Mustafa

Sipas rezultateve të para të paraqitura nga organizatat që kanë vëzhguar zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm. Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në vendin e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në bazë të këtyre rezultateve, Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5% të votave sa është e domosdoshme për futje në Parlament.

E pas publikimit të këtyre rezultateve, ka ardhur menjëherë kërkesa për dorëheqjen e kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Është Nehat Geci, njëri nga vëllezërit Geci, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Mustafës.

Postimi i plotë:

Falemiderit qytetar te Kosoves, qe treguat maturi dhe edukate te nivelit dhe cilesiseuropiane gjate ketyre zgjedhjeve. I treguat botes te qyteteruar qe ne jemi si ju! Faleminderit faleminderit.

Reagimi II ndaj Isa Mustafes dhe klanit te tij:

Reagimet e njepasnjeshme te dedikuara dhe te adresuara ndaj kryesise se LDK-se, e sidomos te drejtuara direkt kryetarit Isa Mustafesperdoreheqjen e tij qe mooti, e sidomos nje jave para zgjedhjeve ishte sinjali i fundit per te shpetuar diçka, por ja ku jemi tani!

LDK e shkaterruar dhe e deformuar nga klani i tij per ta shkarravitur subjektin me te rendesishem ne Kosove LDK-ne, ku ishte subjekti politik i cili ju printe te gjitha proceseve te vendit tone qe nga 1989-ta e deri ne ditet e Rugoves. Kerkojm nga perkrahesit e LDK-se dhe Rugovistat, djathtistat e vertete qe jemi e tere Kosova qe te behemi bashke, qe neseeshte nevoja te dalim ne rruge dhe te i largojm nga zyret e LDK-se Isa Mustafen dhe njerezit e tij, kerkojm nga organi me i larte drejtues i LDK-se, keshilli i pergjithshem te distancohen nga te gjitha urdherat e Isa Mustafes, kerkojm nga ta te behen bashke te therrasinkeshillin dhe te marrin vendimin per shkarkimin e Isa Mustafes dhe komplet njerezitvendimarres ne LDK. Dhe urgjentisht te vene ne krye nje ushtrues detyre si p.sh Kujtim Shala, LumirAbdixhiku, Anton Çuni, deri ne vendimin e ardhshem. Do t’i perdorim te gjitha mjetet demokratike, si dhe ligjore per shkarkimin e te gjithe atyre qe ishin pergjegjesper rezultatin e LDK-se qe nga viti 2006 e deri me sot. Isa Mustafa qe 12 vite LDK-ne e vuri nen hije duke u bere vazal i Hashim Thaçit, Albin Kurtit, RamushHaradinaj, Vuçiçit e kujt joooo, dhe duke i ruajtur interesat e tij personale ne kurrizin e atyre qe e mbajten gjalle LDK-ne dhe Kosoven duke u vrare dhe duke u quajtur tradhetar nga shoket e Ises. Ne perkrahesit e LDK-se e mbajtem gjalle kete subjekt qe 30 vite, Isa Mustafa me klanin e tij na e ka gjunjezuarpunen tone te mundimshme 30 vjeçare, qe t'a ruaj pasurin e tij dhe te rrethit te ngushte ne emrin tone dhe te LDK-se. LDK ne krye me Isa Mustafen i ka humbur te gjitha zgjedhjet si ato Lokale edhe ato Nacionale dhe LDK-ne e ka afruar ne prag te kapitullimit total. Andaj kerkojm urgjentisht te largohen ketamonster te qarqeve te llojllojshme, te largohen nga subjekti LDK, perndryshe do te ballafaqohen me forcen e qytetarit ashtu si disa udheheqes dhe deputet ne Ukrain e shume vende te tjera ne bote. Ikni se nuk do ju falim me, nuk durojm me, ikni para se te behet vone per ju, se zeri i qytetarit eshte Alfa dhe Omega.

Po lind një Rita Orë e re, në botën e muzikës ajo është Elisa Bruci nga Kosova që jeton në Vankuver të Kanadasë....

Bajame Hoxha <hoxha.jame@hotmail.com>
To:PTC FLOMED


 I urojmê suksese Elisa Granit Bruqi!

Pastë fat, shëndet dhe jetë të gjatë, kjo vajzë me kaq talent!
Shumë shëndet, familjarisht,

Bajame Hoxha-Çeliku, shkrimtar shqiptare në Belgjikë.




Po lind një Rita Orë e re, në botën e muzikës ajo është Elisa Bruci nga Kosova që jeton në Vankuver të Kanadasë....

E quajnë Elisa Granit Bruqi.Eshtë e lindur në vitin 2003 në Vankuver të Kanadasë.Shkollën fillore e ka kryer në "Liria" në Prishtinë.
Ndërsa tash ajo vazhdon shkollën e mesme në Vankuver të Kanadasë(klasa 13).
Ajo sot e editojë në Vankuver këngën e sajë të radhës. Ka marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtar të muzikës në Malta, ku e ka përfaqsuar Republikën e Kosovës.
Elisa pos më këngë merrët edhe më shkrime, shkruan poezi në gjuhën shqipe dhe angleze.


Është një Rita Orë dhe një Dua Lipë e vogël e Kosovës.
Ja disa shkrime të Elisa Bruqit të botuara kohë më parë sa ishte nxënëse në Kosovë:
Sot ajo në rrjetin social përuroi këngën e re të sajë në yotube dhe në Zërin e mëgimtarit në Romë:

Votata e shqiptarëve të Kosovës shkojnë për klasën e re politike!

 

                      Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri

 

Populli shqiptar

i Republikës së Kosovës

para provës së madhe

 

(Rrënjët e kalbura janë më të fuqishme

se filizat e sapoçelur)

 

Më 14 shkurt, pikërisht në ditën e shenjtëruar të Shën Valentinit, populli i nderuar shqiptar i Republikës së Kosovës, ka për të dhënë një “provim” të tillë, rezultatet e të cilit do të kenë një jehonë të gjerë në mbarë trojet tona etnike. Kjo për arsye se në atë “provim” do të ballafaqohen dy botë të ndryshme, dy mendësi që nuk kanë kurrfarë pikash takimi në morinë diskutimeve të zhvilluara deri tani. Në atë “provim”, zgjedhësit, të gjendur para kutisë së votimit, do të shtrojnë para vetes pyetjen se për kë do të votojnë: për kastën e vjetër politike, të kalbur deri në qelizë, e cila ka gati 20 vjet që ka punuar për pasurimin marramendës të një grushti oligarkësh të kriminalizuar, për mbjelljen e varfërisë së pamëshirshme në radhët e shumicës dërrmuese të njerëzve të thjeshtë, me pasoja të dhimbshme shpopullimin masiv të vendit, për cenimin e rëndë të autoritetit të shtetit të Kosovës në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, për politikën vetëposhtëruese që kasta e vjetër ka praktikuar në maratonën e bisedimeve që ka zhvilluar me shtetin agresor serb, në të cilat këtij i janë bërë lëshime kaq skandaloze, saqë nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse si tradhti e kulluar, për heshtjen e qëllimshme të kastës së vjetër politike për krimet dhe shkatërrimet e rënda që bisha fashiste serbe pati kryer në Kosovë, një heshtje kriminale kjo që u konkretizua me mosngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë? Apo duhet të votojnë për klasën e re politike, të përfaqësuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilët, në Programin e tyre, kanë një tjetër këndvështrim për qeverisjen e vendit, me katër objektiva kryesore: nxjerrjen e vendit nga humnera e varfërisë, sekuestrimin e të gjitha pasurive të paligjshme, të shoqëruar me nxjerrjen e grabitësve para organeve të drejtësisë, eliminimin e të gjitha monopoleve dhe ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këtë Program, para pak ditësh, Albin Kurti e parashtroi para opinionit publik kosovar. Prandaj votuesit tani e kanë më të lehtë të bëjnë zgjedhjen e vet, duke sjellë në kujtesë paraprakisht poshtërimin e rëndë që Serbia neofashiste i bëri Kosovës gjatë viteve ’90 dhe, për shkak të tradhtisë së bandës kriminale të Thaçit, ajo e vazhdoi poshtërimin edhe pas përfundimit të luftës, çka banda në fjalë, si shërbëtore e regjur e Beogradit, e konkretizoi me zhvendosjen e 14 500 shqiptarëve rrënjës nga Veriu i Mitrovicës dhe me zëvendësimin e tyre me serbë të importuar.

Duket sikur gjendja është e qetë dhe zgjedhjet do të zhvillohen normalisht. Por lind edhe dyshimi se nuk është plotësisht kështu. Sepse kasta e vjetër kriminale rreth kryetradhtarit Thaçi, i cili vazhdon tëheqjen e fijeve që nga burgu i Hagës, do të bëjë gjithçka që është e mundur për ruajtjen e pushtetit oligarkik edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Madje paturpësia e Thaçit prej tradhtari dhe argati të regjur të Beogradit ka marrë të tilla përmasa, saqë edhe nga burgu i Hagës ai guxoi dhe iu drejtua popullit me një letër të hapur, të botuar dje në gazetën “Bota Sot”, në të cilën bënte thirrje që ai të mos votojë për Albin Kurtin. Për këtë qëllim, kasta e vjetër politike, me mjetet e fuqishme financiare që disponon, ka vënë në shërbim shumicën dërrmuese të mjeteve të informimit masiv, pamore dhe të shkruara, si dhe komisionin qendror të zgjedhjeve, në krye të të cilit është Valdete Daka, një shërbëtore besnike kjo e kastës kriminale të Thaçit. Veç kësaj, kasta e vjetër ka mbështetjen e fuqishme të nëndheshme të Beogradit, prapa të cilit qëndron Kremlini putinian. Po ashtu, ajo gëzon mbështetjen e gjithanshme të kastës politike antikombëtare të Tiranës, me në krye Ramën, mikun besnik të Vuçiçit dhe të Thaçit, sepse, siç dihet, Rama është në garë me Putinin se kush do të qëndrojë sa më gjatë pushtet: Putini e ka deklaruar se do të jetë në pushtet deri në vitin 2036, duke iu kundërvënë edhe Hyjnisë, që kjo të mos guxojë ta thërrasë në gjirin e vet para këtij viti. Edhe Rama, sipas fjalëve që kanë qarkulluar poshtë e përpjetë, nuk ka ndër mend të largohet nga pushteti partiak apo shtetëror deri në vitin 2030.

Në këto Kushte, vetvetiu lind dyshimi se kasta e vjetër politike në Prishtinë, sipas shembullit të kastës së kalbur politike të Tiranës, do të lëvizë të gjithë gurët për manipulimin e zgjedhjeve. Sepse, për arsyet që u thanë më lart, ajo kastë vërtet përfaqëson botën e errësirës, rrënjët kalbura të pushtetit të bandës kriminale rreth Thaçit, por nuk duhet harruarr se rrënjët e kalbura janë më të fuqishme se filizat e sapoçelur. Prandaj, nëse bëhet manipulimi i zgjedhjeve, ka rrezik që në Republikën e Kosovës të shpërthejë kaosi politik që mund të çojë edhe në luftë civile, sipas të njëjtit ske  nar të grekoserbizmit që u luajt në atdheun amë në vitin 1997.

Veç kësaj, duhet pasur parasysh se klasa e re politike, e përfaqësuar nga Albini dhe Vjosa, nëse vjen në pushtet (dhe duhet besuar se duhet të vijë, gjykuar nga pulsi politik që është vënë re në radhët opinionit publik gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore), do të ndeshet me vështirësi të shumta, jo vetëm në përballjen me kalbësirën e deritanishme politike 20-vjeçare, por edhe me pakicën serbe në mbështetje të saj. Pakica serbe, sipas marrëveshjeve që kryetradhtari Thaçi, në cenim të rëndë të tërësisë territoriale të Kosovës, të sovranitetit të saj, ka nënshkruar me Beogradin në mjediset e brukselizmit, do të vazhdojë t’i zbatojë ato marrëveshje, duke e mbajtur të pushtuar Veriun e Mitrovicës, me objektivin përfundimtar bashkimin e tij me Serbinë. Prandaj Albini dhe Vjosa, duke u mbështetur fuqimisht në përkrahjen e shumicës së popullit dhe duke qenë të bindur se ajo përkrahje është vendimtare për ruajtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës me forcat e armatosura dhe me organet e policisë,  duhet të rivendosin autoritetin e saj të plotë në Veriun e Mitrovicës, me rikthimin e 14 500 shqiptarëre në vatrat e tyre dhe largimin e serbëve që kryetradhtari Thaçi i importoi pas përfundimit të luftës, duke e kthyer atë zonë një herë e mirë nën administrimin e Prishtinës. Me fjalë të tjera, Veriu i Mitrovicës do të shërbejë si “lakmus” për mënyrën e qeverisjes së Albinit dhe të Vjosës: nëse ai do të vendoset përfundimisht nën administrin e shtetit të Kosovë ose jo. Nëse jo, atëherë ata i pret dështimi politik dhe Kosova do vazhdojë të jetë e nëpërkëmbur dhe e poshtëruar nga Serbia, duke mbetur si Jerusalem apo Kashmir në Gadishullin dikur Ilirik.

Por, nëse shumica e zgjedhësve do të votojë për kalbësirën politike të deritanishme, atëherë do të duhet të pranohet me keqardhje të thellë se populli shqiptar i Kosovës, ashtu si edhe populli shqiptar i atdheut amë, nuk e kuptuaka dot jetën pa nënshtrim, pa vuajtje në kushtet e varfërisë, çka të sjellë në kujtesë formimin  psikologjik të popullit rus, për të cilin shkrimtari i madh Fjodor Dostojevski (1821-1881), në veprën me titull “Ditari i shkrimtarit”, të botuar për herë të parë në vitin 1873, ka shkruar:

“Mendoj se kërkesa më kryesore, më rrënjësore e shpirtit të popullit rus, është kërkesa për vuajtje, për një vuajtje të përhershme dhe të pashuar, kudo dhe në çdo gjë. Me këtë etje për vuajtje, ai, me sa duket, është infektuar që kur bota është zënë. Rrjedha e vuajtjeve përshkon gjithë historinë e tij, jo vetëm nga fatkeqësitë dhe gjëmat e jashtme, por ngaqë ajo zien përbrenda vetë zemrës së popullit. Në vetëdijen e popullit rus, madje në çaste lumturie, gjendet patjetër një grimë vuajtjeje, ndryshe lumturia e tij për të nuk është e plotë. Asnjëherë, madje edhe në minutat më solemne të historisë së tij, ai nuk merr një pamje plot krenari dhe ngazëllim, por vetëm një pamje mallëngjyese deri në përvuajtje. Ai trishtohet dhe falënderimin e vet ia përcjell mëshirës së Hyjnisë. Në vuajtje populli rus sikur gjen kënaqësi”.

Nëse ndodh vërtet kështu, atëherë do të vërtetohen përsëri dhe përsëri fjalët e Profesorit Vedat Kokona, i cili ka thënë:

“Sundimi i shqiptarëve prej shqiptarëve ka qenë më i rëndë se sundimi i huaj”.

Le të shpresojmë se zgjedhjet e 14 shkurtit do të hapin një epokë të re në historinë e kombit shqiptar, do të shërbejnë si nxitje për një zgjim mbarëmbëtar, në mënyrë që formacioni politik “Vetëvendosja”, në aleancë të ngushtë me formacionin “Guxo” të Vjosa Osmanit, t’i çelin filizat e nacionalizmit shqiptar edhe në atdheun amë, edhe në Shkup, edhe në Ulqin, me shpresë edhe në trevën amtare të Çamërisë, me perspektivë ribashkimin e trojeve tona etnike në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur kombëtar. Vetëm atëherë kombi shqiptar nuk do të jetë më i nëpërkëmbur, si deri tani, nga grekoserbizmi dhe nga brukselizmi, por do të bëhet komb me autoritet dhe i respektuar kudo në botë.

 

2021-02-11

Cikël poetik nga Bajame HOxha-Celiku

 

 

 PRANVERË DO TA QUAJ

 

Ah, pranverë do mbetet ndjenja  e një puthje ëndërrimi,

me prarim pranvere, me gjethe të gjelbra dëshpërimi.

Anembanë degëve të ullinjve ku shtrihet tërë gjelbërimi,

i dashur im, sot do desha të ishe i pranverës prarimi.

 

Kur dielli ndizte llërëpërveshur atëherë mbeti vështrimi,

sikur fliste hëna e ty të vetëtinë sytë ëmbël mbi mua.

Krahët shtrirë poshtë meje në syt`e mi mbet ngazëllimi,  

atëherë qeshi dalldisur hëna me dashuri ndër duar.

 

Kur ti ecje me hapin tënd të matur, të bukur djaloshar,

kryelartë pëshpëritje buzëqeshur si zemr’e larë në ar.

Fytyrë ndezur të shihja ndaj zemra dëgjohej që larg,

pastaj trokthi i saj avitej, tronditej si zokth  në acar.

 

Shkëlqimi dhe freskia në ty mbet si e heshtura pranverë,

zë shkrirë nëpër vite mbi degë të bajames ti le një fole.

Kur pulëbardhat ktheheshin dhe lejlekët aq të dashuruar,

i yti vështrim timin pushtonte, sa nuk kish të krahasuar.

 

Ashtu ndezur me puthjen time mbi të tuat buzë kërkuar,

kur timin afsh pulëbardha ta sillte me puhi ngatërruar.

Edhe unë ca nga cazë, e mbushur plot epsh, zjarr, flakë,

dot s’qëndroj pa tëndin gji, që e ndiej në timin asht.

 

Eh, moj jetë me dit`e net  thua çastit do t`venitesh?!

Do të ikim nga kjo botë me shumë dhimbje s’ka dyshim,

vetëm dua që t’më kuptosh se sa shumë desha ndër vite,

ata sy plot xixëllimë që s`i ndahen fundit tim.

 

 

 BREGORET

 

Ti ike diell më larg nga këto bregore,

të cilat blerojnë gjithmonë në pritje.

Sikur t’i shohësh sa shumë gjelbërime,

ëmbël shtrihet dhe hëna ndër vise.

 

Ti diell, eja, shtri krahët ndër bregore!

Më poshtë një fushë e blertë të pret,

xixat e tua dërgoja me flakë rrufeje,

si foshnja ushqimin e uritur po pret.

 

Gjëmon kjo fushë bashkë me bregoret,

ngre kryet një lul’e bukur përpjetë.

Po vuan  i saji shpirt, e përvëlohet,

nën drithërima rrezen tënde pret.

 


ARDHJA JOTE MË BËN TË BUKUR

 

Kur ti më vjen ndër ëndrra gëzimin ëmbël ndjej,

poshtë portokajve dimërorë plot gaz dëfrej.

S’duhet vetëm borë, në zjarrin tonë ne heshtim,

malli përkëdhel, ndërsa unë e ti nuk rreshtim.

 

Kur më vjen ti ardhja jote më bën aq të bukur,

se më ngjall çdo ndjenjë e flatroj si flutur.

Kërkojmë veç burimin që shpirtin të freskojmë,

me lotin e zemrës thellë mallin flakërojmë.                 

 

 NË TËNDIN GJI

 

 

Më zuri gjumi ndër krahët e tua,

duke përgjuar nga ty një sinjal.

Mbështjellë aty gjer në t ‘aguar,

ëmbël më erdh e bukura fjalë.

 

Në tëndin gji seç pëshpëritja,

erdhe ti zemër?! Sa dua të pres!

Aq të ndjeva, sa më... bërtita,

kët’ shpirtin tim veç ti e ndez.

 

                                                        

 TË KËRKOJ

 

Ti vjen në ëndrra e më pushton,

i yti shtrëngim agimet më zgjon,

zgjon ëndrrat, ndjenjën e zjarrtë,

po digjem për ty, vuaj çdo çast,  

të zjarrtë veç ti më bën çdo natë.

 

 GJERDANI

 

 

Edhe unë s’do ta heq asnjë sekondë,

nga qafa ime e brishtë ndezur flakë.

Atë gjerdan dimër e verë do ta mbaj

e çdo qelizë që ta ndjejë të bërtasë.

 

Ah, sikur pas ajrit ta dërgoje si dhuratë,

atë thjeshtësi tënden dhe ëndrrën e gjatë.         

Atë pjesë të dashurisë ta thashë, ta thashë...

Për mua do të ishin sa shtatë qiej bashkë.

 

Bregoret me zjarr duken se ulen qartë,

ulen, por përsëri ngrihen më shpejt se aq.

Bashkë me atë gjerdanin tënd të artë,

që mbështjell aq ëmbël një të hollë qafë.

 

 MALL I DASHURISË

 

 

Meqë lotin do ta nis e mallin gjatë do ta puth,

të puth pragun e zemrës e thellë gjer në fund. 

Dua tani shpejt fluturimin, porsi zogëz ta marr,

të vij në ty frym’ ëmbël e çiltër plot gaz.                     

 

Do t’ kalojmë një natë të flaktë plot afsh mbështjellë,     

loti pranë do më rrijë dhe ti si djalë me lot e mbërthen.

Sa shumë do t’ psherëtijmë, do të qajmë atë natë,

gjersa ta shkrijnë të gëzimit lot mallin e ngratë.

 

Me lotin do të jap gurgullimën e një burimi kristal,

do të nis sisën me qumësht të thithë qengji laran.

Po s’arrita sot, ta dish, s’do mund të arrij më kurrë,

në shpirt jeton ai zë, që kush s’mund ta shkulë.

 

 

 VËRTET

 

Zot, më quajte trëndafil,

po a jam vërtet e tillë?!

Në i do të miat petale,

mos i lë të vyshken fare!

 

           MË MBYLLE

 

            Më mbylle në guaskë,

o dashuria ime!

Po unë,

jam e fortë si shkëmbi.

Dua të dal tashmë

e të bukurin,

gjelbërim poetik

të zë. 

 
 
VJEN E MË GODET
 
Si tërmet më trondit çdo hap zemër e trishtuar
dhe duket një shkulm si një valë që po afron.
Bëj ta kap s’e kap dot se kam frikë të trazuar,
po vjen më godet porsi një det që shkulmon.
 
Ah, si vjen me ngjyra ylberi portreti yt afrohet!
lartësohet, hyjnizohet me xixa vështrimesh.
Një shpuzë më djegë buzën aq sa s’ belbëzohet,
Është malli, malli si suvalë më vrau hiresh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

 

 

 

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...