Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/28

Ç'janë Zana e malit ?

 Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare, me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive në Gadishullin Ballkanik.




Zana e malit është krijesë mitologjike Shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive të gadishullit ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve. Mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve.




Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak i cili nguros kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.




Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi dhe ngurojnë ata të cilët u prishin atyre qetësinë, apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për t'i njoftuar ato për afrimin e njeriut.



Zana është edhe simbol i plleshmërisë, prej nga rrjedh edhe fjala shqipe shtatzënë. Ne besimet popullore,ora"paraqitet si nje gje e padukshme pergjithesisht po trup edhe pa forme".Zana eshte nje qenie mitologjike ndersa ora eshte nje zane me "detyra" te percaktuara.




Ajo mund të krahasohet edhe me Artemidën e grekëve ose Dianën e romakëve. Vështirë mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve. Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili i ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak, i cili shiton (nguros), kur u prishet qetësia.




Brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave. Zanat i ruajnë territoret e veta me xhelozi. Ato i shitojnë ata që ua prishin qetësinë ose i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj, edhe kur shkohet në mal, është traditë të bëhet zhurmë për t’i njoftuar ato për afrimin e njeriut.

Zana është edhe simbol i pjellorisë.“Bariu i Shenjtë”, ky është emri popullor i Shën Martinit, mbrojtësi i ujqërve dhe, njëherësh, i bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare, ai ushqente një nderim të veçantë, sepse për të ndizeshin qirinj në të kremte me karakter fisnor.

Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyjin-bari me brirë dhe me këmbë cjapi, por ka edhe veçoritë e tij, të cilat i gjejmë vetëm te shqiptarët.

Image result for mythology Pan

Sipas besimeve popullore, ai është hyji i maleve e i pyjeve, gjegjësi mashkullor i Zanës. Përfytyrohet si një njeri vigan që banon i vetëm në pyje. Ai është zotërues i ujqërve, të cilët i ushqen, i drejton, por edhe i dënon. Kur do t’i ushqejë, shenjti u hedh ca kokrra misterioze jeshile, me madhësinë e frutës së dëllinjës, ose i urdhëron që të venë të hanë aksh bagëti të aksh malësori. Por, po deshi, ai ua “lidh” gojën e ndonjëherë edhe i ndëshkon për prapësitë që bëjnë. Njihet edhe me emrat Bariu Hyjnor, Shën Marti, Shmarti, Shmartuku, Hazreti apo Hazëri (a Hezri),Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil. “Fatet “




Figura të besimeve popullore dhe të përrallave, që përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës. Në veriun e Shqipërisë, këtë detyrë e kryejnë Orët. Çdo pësimi të njeriut i vishet vendimi i tyre, ndaj njerëzit ngushëllohen duke thënë: kështu e shkruan Fatet.





Natën e tretë bëhet edhe e kremtja e familjes, që quhet poganiqe. Për këtë rast piqet një bukë, e cila thyhet mbi djepin e fëmijës. Ndër të krishterë, pas kësaj ceremonie i vihet emri fëmijës. Thirren edhe Fati, Vitore, Mira, Mirushe, Orë etj. “Dordoleci” Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara shqiptarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, krahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka.

Në zanafillë, dordoleci ka përfaqësuar një shëmbëlltyrë të hyjit të bujqësisë, i cili, edhe pse u shndërrua në brendësi, si trajtë u ruajt deri në ditët tona. 





Ai vihej për të pasur prodhime të mbara, por edhe për t’i trembur dëmtuesit e prodhimit. Quhet edhe Plaku i Kopshtit, Plaka e Kopshtit, Nusja e Kopshtit, Surrati i Arës, Coli, Hakubeti etj.

Flori Bruqi

Ç'është shtigëria ?






SHTRIGËRIA e kohëve moderne është e vështirë për t’u përkufizuar. Kjo ndodh sepse ata që e praktikojnë atë, ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Ata nuk pranojnë asnjë autoritet ose doktrinë a libër të shenjtë kryesor, për të bashkuar besimin. Ndryshojnë edhe për sa i përket traditës, organizimit, riteve dhe opinionit se cilët perëndi të nderojnë. Një shkrimtare vëren: «Bota e okultizmit u ofron individëve një ‘treg të lirë’ idesh.» Një shkrimtare tjetër thotë: «Shumica e neopaganëve kanë mosmarrëveshje pothuajse për çdo gjë.»

Për shumë veta, kontradiktat nuk përbëjnë një problem. Një manual për ato që dëshirojnë të bëhen shtriga thotë: «Kur ballafaqoheni me informacione që në dukje janë kontradiktore, shqyrtojini ato dhe merrni një vendim se cilin prej tyre të ndiqni. Besojini intuitës suaj. Me fjalë të tjera, ndihuni të lirë të zgjidhni mes riteve të botuara dhe teksteve udhëzuese për ritet, për të vendosur se çfarë ju duket e drejtë.»

Për ata që njohin natyrën e së vërtetës, këto kontradikta përbëjnë një problem. E vërteta është fakt, një gjë reale. Gjërat nuk janë të vërteta thjesht sepse një njeriu i duken ashtu ose meqë shpreson a beson se janë të vërteta. Për shembull, për një periudhë mjekët besonin se mund ta kuronin pneumoninë, duke e therur një pulë të gjallë në dy pjesë dhe duke i vendosur pjesët mbi kraharorin e pacientit. Pa dyshim, shumë pacientë besuan sinqerisht se ky mjekim do t’i shëronte. Por, bindjet dhe shpresat e tyre nuk ishin në harmoni me faktin: një procedurë e tillë nuk e kuron pneumoninë. Njerëzit nuk mund ta krijojnë të vërtetën, ata vetëm mund të përpiqen ta kuptojnë atë.

Bibla pohon se përmban të vërtetën për gjërat frymore. Kur ishte në tokë, Jezu Krishti i tha Atit të tij në lutje: «Fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Apostulli Pavël shkroi: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.» (2. Timoteut 3:16) Shumë nga ata që praktikojnë shtrigërinë nuk janë dakord me këtë. Në vend të kësaj, ata kërkojnë frymëzim dhe udhëheqje në mitet, në fetë e lashta e madje edhe në gjërat fantastiko-shkencore. Por, a nuk është e arsyeshme që të paktën ta marrim në shqyrtim atë që thotë Bibla? Në fund të fundit, ajo njihet pothuajse nga të gjithë si një libër i shenjtë. Gjithashtu, është një nga librat më të vjetër fetarë që ka mbijetuar. Bibla u shkrua brenda një periudhe prej 1600 vjetësh, e megjithatë është konsekuente në gjithë mësimet e saj. Le t’i krahasojmë mësimet e Biblës me disa besime të përgjithshme që shprehin aktualisht ata që përkrahin shtrigërinë.

Cilët banojnë në sferën frymore?

Një pyetje themelore, ndërsa kërkojmë të kuptojmë gjërat frymore është kjo: Kush banon në sferën frymore? Ndërkohë që pjesa më e madhe e shtrigave moderne janë ithtare të një besimi të orientuar nga natyra dhe politeist, disa adhurojnë një perëndeshë-nënë të madhe, e cila konsiderohet se ka rol të trefishtë: vajzë, nënë dhe plakë, duke përfaqësuar fazat themelore të jetës. I dashuri i saj është një perëndi me brirë. Shtriga të tjera adhurojnë një hyjni që është edhe perëndi, edhe perëndeshë. Një shkrimtar thotë: «Perëndesha dhe Perëndia shihen si një shfaqje e forcave femërore dhe mashkullore të natyrës. Secila [duke pasur] karakteristika unike që, kur kombinohen së bashku, sjellin si rezultat krijimin e harmonishëm të jetës.» Një autoritet tjetër shkruan: «Një nga zgjedhjet më të rëndësishme në Shtrigëri është zgjedhja që i bëni ju hyjnive (perëndi/perëndesha) me të cilët do të punoni. . . . Ky Art ju jep lirinë për të zgjedhur dhe rrjedhimisht për të nderuar format tuaja të Hyjnisë.»

Bibla nuk mbështet asnjë nga këto ide. Gjithë shërbimin e tij Jezu Krishti ia kushtoi veprës për t’u mësuar të tjerëve për Jehovain, «të vetmin Perëndi të vërtetë». (Gjoni 17:3) Bibla pohon: «Zoti [Jehovai, BR] është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është më frikësuesi nga tërë perënditë. Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj [pa vlerë, BR].»​—1. Kronikave 16:25, 26.

Ç’të themi për Djallin? Një fjalor, Webster’s Ninth New Collegiate Dictionary, e përkufizon shtrigërinë si «komunikim me djallin». Sot, vështirë se do të gjendej një shtrigë që të ishte dakord me këtë përkufizim, pasi shumë prej tyre nuk pranojnë as ekzistencën e Satana Djallit. Një grua me moshë të re, e përshkruar në The Irish Times si «shtrigë e rangut të lartë dhe udhëheqëse e një prej kuvendeve më me influencë të Irlandës», arsyeton kështu: «Të besosh te Djalli nënkupton të pranosh krishterimin . . . [Djalli] nuk mund të banojë në një univers ku nuk ekziston asnjë Perëndi.»

Bibla vërteton ekzistencën e Djallit dhe e akuzon atë për shumë nga vuajtjet dhe trazirat në tokë. (Zbulesa 12:12) Jezui jo vetëm që mësoi se Djalli ekziston, por tregoi edhe se ka mundësi që, pa e ditur, të bëjmë atë që dëshiron Djalli. Për shembull, udhëheqësit fetarë të vetëquajtur të drejtë në shekullin e parë pohonin se ishin, në njëfarë mënyre, bij të Perëndisë dhe besonin se po bënin vullnetin e Perëndisë. Jezui, i cili mund ta dallonte se çfarë kishin në zemër, e dinte se nuk ishte ashtu. Ai u tha hapur: «Ju jeni nga djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj.» (Gjoni 8:44) Më tej, në librin biblik të Zbulesës thuhet se Djalli po «mashtron gjithë dheun».​—Zbulesa 12:9.

A ka magji të mirë?

Është e qartë se magjinë e kanë lidhur gjithnjë me okultizmin.* Shumë njerëz, si në kohët e lashta, ashtu edhe në ato moderne, besojnë se shtrigat e praktikojnë magjinë për t’u bërë dëme të tjerëve. Shtrigave u atribuojnë fuqi për të shkaktuar dhimbje të mëdha, e madje edhe vdekjen, me anë të magjisë. Zakonisht, shtrigave ua kanë hedhur fajin për një numër të pafund fatkeqësish, ku përfshihen sëmundjet, vdekja dhe prishja e prodhimeve bujqësore.

Sot, shtrigat i mohojnë me forcë këto akuza. Edhe pse pranojnë që rastësisht mund të ekzistojnë shtriga të pandershme, të cilat ndjekin të ligën, shumica pohon se magjia e tyre përdoret për të sjellë dobi, jo dëme. Uikanet u mësojnë të tjerëve se pasojat e magjisë do t’i rikthehen trefish personit që e praktikon atë dhe thonë se kjo është një arsye kryesore që i pengon të thonë mallkime. Shembuj të kësaj magjie të ashtuquajtur të mirë përfshijnë yshtjet për të mbrojtur vetveten; për të pastruar shtëpinë nga forcat e dëmshme që kanë lënë banuesit e saj të mëparshëm; për ta bërë një njeri që të bjerë në dashuri me ty; për të shëruar dhe për të ruajtur shëndetin; për të parandaluar humbjen e punës dhe për të fituar para. Meqë shtrigërisë i atribuohet një fuqi e tillë kaq e madhe, s’është për t’u habitur pse është bërë shumë e përhapur.

Megjithatë, Bibla nuk bën asnjë dallim mes magjisë që është e mirë dhe asaj që është e keqe. Në Ligjin që i dha Moisiut, Perëndia e bëri shumë të qartë pikëpamjen e tij. Ai tha: «Nuk do të zbatoni asnjë lloj . . . magjie.» (Levitiku 19:26) Gjithashtu, lexojmë: «Të mos gjendet midis teje . . . ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje as mediume që konsultojnë frymat.»​—Ligji i përtërirë 18:10, 11.

Përse e tha këtë Perëndia? Jo sepse ka për qëllim të na mohojë një gjë të dobishme. Jehovai ia dha këto ligje popullit të tij, sepse i donte dhe nuk dëshironte që ata të bëheshin skllevër të frikës dhe të besëtytnisë. Në vend të kësaj, ai i fton shërbëtorët e vet që t’i afrohen për gjërat që u nevojiten. Ai është Dhënësi i ‘çdo gjëje të mirë dhe i çdo dhurate të përsosur’. (Jakovit 1:17) Apostulli Gjon i siguroi bashkëbesimtarët: «Ç’të kërkojmë, e marrim nga ai [Perëndia], sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.»​—1. Gjonit 3:22.

Ç’të themi për frymërat e liga?

Shumë shtriga janë dakord me Biblën në këtë pikë: frymërat e liga ekzistojnë. Në një ese, një përkrahës i shtrigërisë paralajmëron: «Hijet janë përreth nesh: ato ekzistojnë, në botën e padukshme që është paralele me tonën, e mbushur me krijesa të gjalla. . . . Termat ‘demon i vogël’, ‘frymë e ligë’ dhe ‘demon’ janë më se të saktë. Ato [frymërat] janë shumë të forta. . . . Janë lloji më inteligjent . . . janë të afta (nëse dikush i ndihmon duke u hapur një derë), të hyjnë në botën tonë. . . . Ato mund të hyjnë në trupin tuaj . . . , madje, duke fituar një masë kontrolli mbi ju. Po, kjo është, pikërisht, si historitë e vjetra që bëjnë fjalë për pushtimet nga demonët.»

Në kohët biblike, njerëzit e pushtuar nga demonët vuanin në mënyra të ndryshme. Disa prej atyre që prekeshin nga ky problem nuk mund të flitnin, disa verboheshin, disa vepronin si të çmendur dhe disa kishin fuqi mbinjerëzore. (Mateu 9:32; 12:22; 17:15, 18; Marku 5:2-5; Luka 8:29; 9:42; 11:14; Veprat 19:16) Disa herë, agonia shtohej kur një person e pushtonin shumë demonë në të njëjtën kohë. (Luka 8:2, 30) Sigurisht, pra, Jehovai ka arsye të vlefshme përse i paralajmëron njerëzit t’i rrinë larg shtrigërisë dhe praktikave të tjera të okultizmit.

Fe e bazuar në të vërtetën

Sot, shumë njerëz i tërheq shtrigëria, sepse u duket një fe e natyrës, e padëmshme dhe dobiprurëse. Në disa vende, ajo është bërë diçka e pranueshme. Njerëzit nuk kanë më frikë prej saj. Përkundrazi, shpesh është bërë një gjë e zakonshme. Në një ambient ku toleranca fetare i bën shumë veta të pranojnë edhe gjërat e çuditshme, shtrigëria ka fituar një respekt të konsiderueshëm.

Tamam, bota e feve është bërë një treg ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin atë që u përshtatet nevojave të tyre, njësoj si bëjnë kur blejnë një palë këpucë. Në kontrast, Jezui foli vetëm për dy zgjedhje. Ai tha: «Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!» (Mateu 7:13, 14) Natyrisht, jemi të lirë të zgjedhim cilin shteg të marrim. Por, meqë është në lojë mirëqenia jonë e përjetshme, kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme. Për të arritur ndriçimin frymor, duhet të ndjekim udhën e së vërtetës​—udhën që gjendet vetëm në Fjalën e Perëndisë, në Bibël.

[Shënimi]

Në anglisht, ekzistojnë dy fjalë për magjinë: «magic» dhe «magick». Këto përdoren për të dalluar ndryshimin mes okultizmit dhe iluzioneve të bëra në skenë. Shiko Zgjohuni!, 8 shtator 1993, anglisht, faqe 26, me titull: «A ka rrezik duke praktikuar magjinë?»

[Figura në faqen 5]

Sot, shumë veta e konsiderojnë shtrigërinë si një fe të padëmshme të natyrës

[Figura në faqen 6]

Magjinë e kanë lidhur gjithnjë me okultizmin

[Figura në faqen 6]

Mos vallë praktikuesit e shtrigërisë po bëjnë, pa e ditur, atë që dëshiron Djalli?

[Figurat në faqen 7]

Bibla zbulon udhën e së vërtetës

F.B.

Miti i vampirëve






                               

                                    Shkruan :Flori Bruqi

 Në fund të shekullit të 17, fillimi i shekullit të 18 në pjesën perëndimore të Evropës nisën të bënin bujë gjithnjë e më shumë historitë e vampirëve. Historitë ishin nga më të ndryshmet, shpesh herë të frikshme dhe njerëzit të shtyrë nga padituria jo vetëm që nisën t'i besonin, por puna shkoi deri aty sa shumë njerëz filluan të akuzoheshin për vampirizëm. Këta njerëz "vampirë" duhej tu vrisnin përmes nguljes së një tehu të mprehtë ose shkopi në kraharor.





Mënyra se si vampirët u përshkruanin në legjenda e gojëdhëna ndryshonte nga përshkrimi që i bëhej atyre në letërsi. Do të jetë pikërisht libri i John's Polydore i 1819,The Vampyre që do të shënojë lindjen e vampirit Viktorian. 





Tashmë vampirët paraqiteshin si qenie me kulturë, prejardhje fisnike dhe mjaft tërheqës. Por do të jetë Bram Stoker ai që do të krijonte vampirin më të njohur në të gjithë historinë. Stampa Dracula u botua më 1897, mbështetur në mitologjinë e njerëzve ujq dhe djajve të tjerë. Suksesi i këtij libri ishte shumë i madh i cili shënoi një ndryshim në letërsinë e kohës. Kështu lindi një lloj i ri në letërsi, ai i përfshirjes së vampirëve në letërsinë artistike.


                                                 Vlad III

Sipas The Oxford English Dictionary fjala vampir në gjuhën angleze u përdor për herë të parë në vitin 1734, në një shkrim të titulluar "Udhëtimet e tre zotërinjve anglezë", botuar në Harleian Miscellany më 1745. Për vampirët kishte nisur të flitej edhe në letërsinë gjermane. Gjatë vendosjes së trupave austriake në Serbinë veriore dhe në Oltenia të Rumanisë, zyrtarët filluan të kallëzonin ushtrime që kishin të bënin me zhvarrosjen e trupave dhe "vrasjen e vampirëve". 






Këto kallëzime u përgatiten nga 1725 deri në 1732 dhe patën përhapje të gjerë.
































































































Image

Vampiri është një imazh i zakonshëm në kulturën e sotme pop, dhe që merr shumë forma: nga Alukardi, djali i Drakulës në lojën PlayStation “Kastlevania:Simfonia e Natës”; tek Eduardi, dashnori romantik dhe idealist në sagën “Twilight” (Muzgu).

Në shumë aspekte, vampiri i sotëm është


 


1899 first American edition, Doubleday & McClure, New York

jo pak nga rrënjët e tij në folklorin e Evropës Lindore. Si profesor i studimeve sllave, dhe që kam dhënë për më shumë se një dekadë një kurs leksionesh mbi vampirët e quajtur “Dracula”, jam gjithmonë i magjepsur nga popullariteti i figurës së vampirit, duke pasur parasysh origjinën e tij, si një krijesë demoniake e lidhur fort me sëmundjet.

]]



Referenca e parë e njohur mbi vampirët u shfaq në formën e shkruar në rusishten e vjetër në vitin 1047, menjëherë pasi Krishterimit Ortodoks ajo u zhvendos në Evropën Lindore. Termi vampir ishte “upir” në rusishten e vjetër.

Origjina e kësaj fjale nuk dihet me saktësi, por kuptimi i saj i mundshëm mund të jetë “ajo gjëja në festë, apo sakrificë”, duke iu referuar një entiteti potencialisht të rrezikshëm shpirtëror, për të cilin njerëzit besonin se mund të shfaqej në ritualet kushtuar të vdekurve.




Vampiri i shërbeu një funksioni të ngjashëm me atë të shumë krijesave të tjera demoniake në folklorin e të gjithë botës:Ata u fajësuan për një sërë problemesh, por sidomos për sëmundjet e ndryshme, në një kohë kur nuk ekzistonin njohuritë për bakteret dhe viruset.




Studiuesit kanë parashtruar disa teori mbi lidhjet e sëmundjeve të ndryshme me vampirët. Ka të ngjarë që asnjë sëmundje të mos ketë një origjinë të thjeshtë e“të pastër” për mitet e vampirëve, pasi besimet popullore mbi vampirët ndryshuan me kalimin e kohës.



Por dy prej tyre tregojnë lidhje më të forta. Njëra është sëmundja e tërbimit, emri i së cilës vjen nga termi latin për “çmendurinë”. Është një nga sëmundjet më të vjetra të njohura në botë, e transmetueshme nga kafshët te njerëzit, dhe e përhapur kryesisht përmes kafshimit, një referencë e qartë për një tipar klasik të vampirëve.





Por ka edhe lidhje të tjera shumë interesante. Një simptomë që ndrore e sëmundjes është hidrofobia, frika nga uji. Kontraktimet e dhimbshme të muskujve në ezofag, i detyrojnë viktimat e tërbimit që të shmangin ngrënien dhe pirjen, apo edhe gëlltitjen e pështymës së tyre, e cila i shkakton “shkumëzim në gojë”.

Në disa folklore, vampirët nuk mund të kalojnë dot ujin e rrjedhshëm pa u bartur ose ndihmuar në një farë mënyre nga të tjerët, si një shtrirje e dukshme e kësaj simptome. Për më tepër, tërbimi mund të çojë në frikën ndaj dritës, në modele të ndryshuara të gjumit dhe në një agresion të shtuar, elementë këta që përshkruhen shpesh tek vampirët në një larmi përrallash popullore .




Sëmundja e dytë është pelagra, e shkaktuar nga një mungesë e niacinës (vitaminës B3)ose aminoacidi triptofan. Pelagra shkaktohet shpesh nga dietat e pasura me produkte të  misrit dhe alkoolit. Kur evropianët zbarkuan në Amerikë, transportuan sasi të mëdha misri në Evropë.



Por ata injoruan një hap kryesor në përgatitjen e misrit:larjen e tij, shpesh duke përdorur gëlqere, një proces i quajtur “nixtamalization” që mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga pelagra. Pelagra shkakton dermatit, diarre, demencë dhe vdekje. Po ashtu disa të sëmurë përjetojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj dritës së diellit – e përmendur në disa përshkrime të vampirëve – gjë që çon në sëmundjen e lëkurës.




Sëmundje të shumta tregojnë lidhje të forta me rrëfimet folklorike mbi vampirët. Por ato nuk mund të shpjegojnë domosdoshmërisht se si filluan vërtet këto mite. Për shembull, pelagra nuk ekzistonte në Evropën Lindore deri në shekullin XVIII, pra shekuj pasi ishin shfaqur besimet e para mbi vampirët.

Si sëmundja e pelagrës ashtu edhe ajo e tërbimit janë të rëndësishme, pasi ato ishin epidemike gjatë një periudhe kyçe në historinë e vampirëve. Gjatë të ashtuquajturës Epidemia e Madhe e Vampirëve, në vitet 1725-1755, mitet mbi vampirët “u bënë virale” në të gjithë kontinentin.





Kur sëmundja u përhap në Evropën Lindore, shpesh fajësoheshin shkaqet mbinatyrore, dhe histeria mbi vampirët u përhap në të gjithë rajonin. Shumë njerëz besonin se vampirët ishin “të vdekurit” – njerëz që jetonin në një farë mënyre edhe pas vdekjes – dhe se vampiri mund të ndalej duke e sulmuar kufomën e tij.




Ata kryen “varrime vampirësh”, të cilat mund të përfshinin nguljen e një huri me majë në trupin e kufomës, mbulimin e trupit të pajetë me hudhra, dhe një sërë traditash të tjera që ishin të pranishme në folklorin sllav për shekuj.




Ndërkohë, ushtarët austriakë dhe ata gjermanë që luftuan kundër osmanëve në rajon,  dëshmuan për këtë përdhosje masive të varreve, dhe u rikthyen në shtëpi në Evropën Perëndimore me historitë e vampirëve. 





Por pse ndodhi ajo histeri vampirëshGjatë shekullit XVIII-të, Evropa Lindore u përball me një presion të madh nga brenda dhe nga jashtë, pasi fuqitë vendase dhe ato të huaja ushtronin kontrollin e tyre mbi rajon, me kulturat vendase që shpesh shtypeshin. Për shembull, Serbia u gjend midis monarkisë Habsburgase në Evropën Qëndrore dhe Osmanëve. 






Polonia ishte gjithnjë e më shumë nën fuqitë e huaja, Bullgaria ishte nën sundimin osman, dhe Rusia po pësonte ndryshime të mëdha kulturore për shkak të politikave të Carit Pjetri i Madh.




Ajo kohë është disi analoge me sot, kur bota po përballet me pandeminë e Covid-19 mes ndryshimeve politike dhe pasigurisë. Ndarja e perceptuar shoqërore, e vërtetë apo e imagjinuar, mund të çojë në reagime dramatike në shoqëri



Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...