2022-01-31

Këshilltari i Presidentes: Escobari ka qëndrime pothuajse 100% të njëjta me ne për dialogun, Lajçaku kërkon disa marrëveshje në fusha specifike


Këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela thotë se në masë të madhe institucionet e Kosovës kanë qëndrime të njëjta me Përfaqësuesin e SHBA-së për dialogun derisa sipas tij e njëjta gjë nuk është edhe me përfaqësuesin e BE-së.

“Qëndrimet e Escobarit në masë të madhe për të mos thënë 100% janë të njëjta me ato të institucioneve të Kosovës. Përfaqësuesi i BE-së e ka situatën pak më specifike dhe i gjithë investimi i tij është që Kosova dhe Serbia të arrijnë disa marrëveshje në fusha specifike dhe kjo synohet të arrihet në muajt apo javët në vijim”, ka deklaruar Vela në RTV Dukagjini.

Duke folur për Asociacionin, Vela thotë se SHBA nuk kërkon Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, përcjell Telegrafi.

Vela thotë se në takimet e sotme nuk ka pasur diskutime për ndonjë model të ngjashëm si Tiroli Jugor apo diçka të ngjashme.

Sot gjatë ditës, Escobar dhe Lajçak u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Vetura luksoze të sekuestruara kalben në mungesë të lejes për shitje


Vetura luksoze që vlejnë qindra mijëra euro e që ishin konfiskuar nga qytetarë që i kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme po ju humbet vlera derisa po “kalben” në disa magazina të shtetit.

Kjo ndodh pasi që në fazën e sekuestrimit nga institucionet shtetërore këto vetura nuk kanë të drejtë të shiten.

Zëvendësdrejtori në Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara, Fadil Bunjaku thotë për RTV Dukagjinin se nuk po ja dalin të ruajnë asetet e konfiskuara.

“Shkalla e amortizimit vjetor është rreth 13%, apo 1,08% në baza mujore. Kodi i procedurës penale parasheh mundësinë e shitjes në fazën e sekuestrimit. Ligji për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara poashtu parasheh mundësinë e shitjes së këtyre aseteve. Lidhur me këtë çështje tashmë janë nënshkruar disa memorandume mes institucioneve shtetërore”, deklaroi Fadil Bunjaku, përcjell Telegrafi.

Sipas koordinatorit për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliut, faji për humbjen e këtyre aseteve është te prokuroria dhe të gjykatat.

“Përgjegjësi është e ndarë. Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesa vetëm në 15 % të rasteve për sekuestrim të pasurive. Por fajet në disa raste janë edhe të gjykatave pasi në disa raste kanë refuzuar kërkesat për shitje pasi kanë dhënë arsyetime të paqëndrueshme kinse në këtë fazë të procedurës nuk lejohet shitja”.

Vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 75 vetura janë sekuestruar nga institucionet shtetërore.

Vlera e të gjitha veturave që kanë qenë në menaxhim të Agjencisë është rreth 4.5 milionë euro.

Zbulohet shpellë me eshtra në Shqipëri – i përkasin njerëzve që kanë jetuar 1700 vjet më parë

 


Në ciklin e dokumentarëve ‘Gjurmë Shqiptare’, është bërë një zbulim të rrallë dhe shumë të rëndësishëm, i cili tashmë është konfirmuar edhe nga ekspertët ndërkombëtarë.

Në maj të vitit 2021, “Gjurmë Shqiptare” solli pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.

Historia u prit jo vetëm me zhurmë, por edhe me kuriozitetin e asaj që fshihej pas këtyre eshtrave.

Disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze. Misioni i saj ishte të merrte kampionë nga këto eshtra të cilat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxford-it në Britaninë e Madhe.

Rezultatet ishin mbreslënëse.

Analizat kanë treguar se këto eshtra i përkasin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V.

Zbulimi i tyre në një shpellë në formë kaq masive dhe kushte të tilla fare enigmatike është i rrallë, madje shkon edhe përtej kësaj.

Sipas arkeologut Rudenc Ruka, pjesë e Institutit të Arkeologjisë deri më sot në Shqipëri, nuk ka asnjë rast tjetër të njohur të një shpelle me një numër kaq të madh eshtrat që i përkasin kësaj periudhe.

Vetë gazetari Marin Mema ka theksuar se pavarësisht mosbesimit fillestar të disa prej profesorëve të fushës, rezultatet treguan se shkenca duhet bërë me fakte dhe jo me fjalë.

Ai kërkoi që institucionet përkatëse të vijojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së, por edhe gërmime arkeologjike në të gjithë zonën.

Askush nuk e di se çfarë fshihet ende në këtë vend të panjohur më parë nga arkeologët, por është fakt se “Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema ka sjellë një zbulim të jashtëzakonshëm.

Krimineli i Presidentit serb Aleksander Vuçiqit i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive

 


Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë,krimineli ushtarak  i MIllosheviqit dhe i Vucicit ,serbi  Milovam Drecun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm çdo model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.

Reagimi i Drecunit, që është deputet në Parlamentin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit, vjen si përgjigje një deklarate të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive.

Drecun, siç raportojnë mediat serbe, tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit është definuar që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive duke thënë se ky organ nuk formon asnjë nivel tjetër të qeverisjes dhe se ky nuk ka qenë qëllimi i Beogradit dhe as i popullit serb, transmeton Telegrafi.

“Escobar ka folur për atë se ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive, dhe se nuk duhet të ketë një nivel tjetër qeverisjeje dhe se mund të ketë një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi mes pushteteve lokale. Ky ndoshta është një vizion i tij kornizë se si ndoshta problemi mund të zgjidhet, respektivisht që Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Drecun.

Ai thekson se kjo është e papranueshme për Serbinë dhe rithekson se Asociacionin është i definuar me kompetenca ekzekutive që nuk nënkuptojnë asnjë nivel tjetër të qeverisjes.

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme gjatw vizitws nw Kosovw dhe Serbi.

Para vizitws nw Kosovw Escobar ka deklaruar se ShBA nxisin qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për Asociacionin.

“Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar.


Premieri i Kosovës zt.Albin Kurti: Sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt

 


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak deklaroi se janë të angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë ndërsa tha se mbështesin edhe bashkëpunimin rajonal duke përmendur Procesin e Berlinit si dhe Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pasi përmendi disa prej arritjeve të ekzekutivit, Kurti u ndal edhe te dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se integriteti territorial, sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është ë angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt”, deklaroi Kurti.

Kurti u shpreh se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnike, por tha se do të merren praktikat më të mira sepse nuk mund të ketë diku komunitet të diskriminuar e diku tjetër të privilegjuar.

“Jam kryeministri i të gjithë qytetarëve pa dallim prandaj edhe jam i gatshëm që t’ju përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë me çrast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimi Evropian e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar”, vijoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës u zotua edhe për bashkëpunim rajonal duke thënë se angazhohen në Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, po pa përmendur nismat e tjera siç është ajo e “Open Balkan”.

Kurti deklaroi se Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë.

“Gjithashtu angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, na e mbështesim fuqishëm Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë. Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimi Evropian, ndihmë kjo e cila do të has në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane, pra fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm njëra prej tjetrës”, përfundoi  Albin Kurti.

Gabriel Escobar ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.


Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, Escobar tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta afrojë më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe komunitetit trans-atlantik.

Gabriel Escobar ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovë






“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë”, deklaroi Escobar.

“Për Kosovën dhe rajonin, ne e shohim këtë zonë si një mundësi të jashtëzakonshme me energji të jashtëzakonshme. Ju jeni evropianë, ekonomikisht, historikisht dhe kulturalisht jeni evropianë dhe ne kemi punuar me kolegët tanë evropianë për t’u siguruar se ata e njohin që Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për ta dhe jo rrezik.”, deklaroi i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Cili shtet ka pasaportën më të fuqishme në botë?

 



Ka 227 destinacione në botë që kërkojnë pasaportë për të hyrë në kufi.

Të dhënat nga Indeksi i Pasaportave Henley llogarisin se sa destinacione udhëtimi janë të aksesueshme për 199 pasaportat që ekzistojnë në gjithë botën.


Më poshtë lexoni listën me 5 vendet më të prekshme nga qytetarët e botës:

  • Irlanda dhe Portugalia me 187 vende
  • Suedia, Holanda, Franca, Danimarka dhe Austria me 188 vende
  • Spanja, Luksemburgu, Italia dhe Finlanda me 189 vende
  • Koreja e Jugut dhe Gjermania me 190 vende
  • Japonia dhe Singapori me 192 vende

Çfarë tregon kjo për lëvizshmërinë globale?

Pasaportat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mungojnë në vendet e para. Ato renditen në vendin e 6-të, së bashku me Zvicrën, Norvegjinë, Zelandën e Re dhe Belgjikën.

Shumë vende aziatike janë rritur në renditje. Japonia është në vendin e parë duke dëshmuar se ka pasaportën më të fortë në botë dhe lulëzon nga globalizimi.

Pasaportat e Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, lejojnë hyrjen në më pak se 30 destinacione.

Indeksi përdor informacion nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA)