Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/04/06

Fadil Muçolli: Masakra në Paklek të Drenicës, për nga mizoria si vepruan serbët, ka elemente të Holokaustit

 Fadil Muçolli: Masakra në Paklek të Drenicës, për nga mizoria si vepruan serbët, ka elemente të Holokaustit


E largët është koha biblike, kur Hyji në luftë me djallin e djallëzorët, kishte sprovuar të zgjedhurin e tij, Jobin, sipas  Biblës,  Ejubin sipas  Kuranit. 

Duke pasur në mendje legjendën biblike, i kthehemi kohës sonë, epokës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fatin e njerëzve të veçantë, të cilët nuk i kishte kursyer barbaria djallëzore, nuk i kishte kursyer  pjella e satanait, sllobodan të Serbisë së fundit të shekullit 20-të, të cilëve as sot, koha dhe njerëzit,  nuk ua kanë shëruar sadopak plagët… 

Shembujt e barbarisë e djallëzisë serbe gjatë luftës në Kosovë janë të shumtë. Në fshatin Studime të komunës së Vushtrrisë, më 31 maj të vitit 1999, forcat okupatore serbe kishin kryer një masakër mizore, duke vrarë e masakruar fëmijë, gra e pleq. Në mesin e familjeve të shuara nga barbaria sodomiste serbe kishte pësuar edhe familja me shumë anëtarë e Ymer Elshanit nga fshati Paklek, familja  nëntëanëtarëshe e dëshmorit të kombit,  Selatin Gërxhaliu, shtatë fëmijët, bashkëshortja dhe vetë Selatini. Atë ditë të kobshme bandat serbe kishin vrarë e masakruar, përveç të tjerëve, edhe 31 anëtarë të tjerë të familjes së gjerë, Gërxhaliu. Në Fshatin Tern të Therandës, serbët kanë vrarë mizorisht 23 anëtarë të familjes Gashi.  Në fshatin Rancë të Shtimes tetë fëmijë  dhe dy gra të së njëjtës familje, pesë bijtë dëshmorë e martirë të Idriz Dvoranit nga Tersteniku dhe shumë e shumë raste të tjera, që nuk i përmendim dot të gjitha…

Ka edhe sa e sa shembuj të tjerë, por Masakra në Paklek  të Drenicës ka dimensionin e holokaustit ka diçka më shumë, më të rëndë, më të pikëlluar  dhe më të veçantë…

Në mesin e shqiptarëve liridashës, që rrokën armët për ta luftuar regjimin gjakatar serb në vitin 1998  ishte edhe luftëtari i lirisë, Fadil Muçolli nga fshati Paklek i Drenasit me vëllanë e tij, Qamilin.

Më 17 prill të vitit 1999, derisa Fadili ndodhej në pikat e luftës në pozicionin e fshatit Paklek , barbaria sodomiste serbe i kishte ndërhyrë në familjen e ngushtë e të gjerë dhe kishte kryer, njërën ndër masakrat më të rënda e më të çmeritura gjatë luftës në Kosovë.  Satanët, djallëzorët serbë kishin vrarë e më pas u kishin djegur dy herë  edhe kufomat 53 anëtarëve të familjes së ngushtë e të gjerë,babanë e Fadilit, Sinanin dhe shkrimtarin, Ymer Elshani. Atë fillimisht e kishin ekzekutuar pastaj trupin ia kishin djegur, më pas e kishin hedhur  në një bunar.

14 anëtarët e masakruar  të familjes së  ngushtë të Fadil Muçollit janë:

Babai, Sinan Rexhep Muçolli 1945-1999.

Nëna Elheme Hasi Muçolli 1945-1999.

Motrat:

Emine Sinan Muçolli 1975 -1999,

Elifja 1978-1999,

Sherifja 1981-1999,

Hafija 1989-1999,

Bashkëshortja:

Feride Osmani Muçolli 1965-1999,

Bija Shehide Fadil Muçolli 1985-1999.

Bijtë:

Naser Fadil Muçolli 1986 -1999,

Ylber Fadil Muçolli 1989-1999,

Egzon Fadil Muçolli 1995 -1999.

 

Bashkëshortja e vëllait të tij, Qamilit,

Hylije Osmani Muqolli 1975-1999,

Bijat e tij:

Florentina Qamil Muçolli 1996-1999, dhe

LIRIJA 1999 që ishte vetëm 6 muajshe.

 

Janë  në mesin e të gjallëve vëllezërit e Fadilit, Qamili, Habibi dhe Hakifi në  Gjermani,  

Skënderi dhe motra Zelihja. 

Nga 53 të vrarë, 23 prej tyre kanë qenë të mitur, në mesin e tyre edhe foshnja e pagëzuar me emrin Lirie, e lindur në kohën e luftës, pa arritur ta shijojë as një vit lirinë, Liria  foshnje tani Sinonim i Lirisë së Kosovës

Fadil Muçolli ka përjetuar tmerret, pikëllimin dhe tragjedinë më të pashembullt gjatë luftës së UÇK-së. Luftëtarit të  lirisë, derisa luftonte në istikamet e luftës çlirimtare, në përballje me forcat okupatore serbe, djallëzorët serbë i kishin depërtuar tinëzisht e djallëzisht në familje, në Paklek dhe kishin kryer krimin ndër më  monstruozin e kohës së tyre sterrë e të zezë, të pakrahasueshëm në historinë njerëzore, njëjtë sikur krimet e spanjollit Pizzaro në Amerikën Latine, në shekujt e mesjetës, njëjtë sikur krimet e Françisko Frankos, Musolinit e të Hitlerit e sa e sa të tjerëve.

Ai ishte njoftuar për tragjedinë të nesërmen pasi që familjen e kishte nisur për Drenas, por pa dijen e Fadilit forcat serbe i kishin kthyer dhunshëm në shtëpi dhe ishte goditur në përballje me  plojën e katrahurën mizore që e kishin shkaktuar djallëzorët e regjimit të Millosheviqit, të cilët asokohe kishte filluar t’ i bombardonte fuqia më e madhe e botës, NATO-ja.

Kur ishte kthyer në Familje, Fadili për dy orë kishte stepur i bërë akull, ashtu si në shkallën kalvin, gjallë por i ngurosur, me mendje të trazuar por me durimin më të lartë njerëzor, duke mos harruar krijuesin dhe prore duke i thirrur mendjes. Mbase në ato raste ishte kujtuar  për Demë Ahmetin, të cilit kur i kishin treguar se serbët ia kishin shfarosur tërë familjen dhe njëri syresh e kishte pyetur se ka çka bahet më keq në jetën e tij, ai kishte thënë:

  – Po, më keq është me ma marrë Zoti mendjen e m’ u gërvallë si shtazë. Po Zoti  nuk t i merr të gjitha. Mua ma ka lënë mendjen, Andaj durim, durim..

  Njëjtë kishte vepruar Fadil Muçolli. Nuk kishte lejuar që ndjenjat e zemërimi i ngritur  peshë t’ ia shemb arsyen dhe e kishte mbajtur thellë në zemër, pikëllimin. Ishte përmbajtur si bir, i prindërve që nuk i kishte më, si vëlla i katër motrave  si prind i katër fëmijëve të vrarë mizorisht, si bashkëshort e mbi të gjitha si luftëtar i lirisë, si Ademjasharian i kohës. 

  Andaj pas dy orë ngurtësimi, iu kishte kthyer realitetit hijerëndë, të mundimshëm, të pikëlluar por njerëzor, sepse nuk thuhet kot, se njeriu është më i fortë se guri, pikërisht sikur është Fadil Muçolli, dhe jo vetëm ai, por edhe shumë e shumë të tjerë, secili veç e veç, me tragjedinë e tij.

Masakra e Poklekut ende nuk është trajtuar me vërtetësi, realizëm dhe seriozitetin e duhur, pasi edhe kjo masakër, si ajo e Reçakut, e Burimit disa  e të tjera dallohet  për shkallën ekstreme të mizorisë, vrasjen e 53 shqiptarëve në mesin e tyre 23 të mitur, fillimisht likuidimin me bomba dore brenda shtëpisë, pastaj  ekzekutimin një për një  të atyre që kishin mbetur gjallë  nga bombat, pastaj djegien  e kufomave në një shkallë të lartë të temperaturave, nga ku janë dëmtuar  edhe eshtrat e të martirizuarve, me qëllim për të humbur të gjitha gjurmët.

  Fadil Muçolli, është heroi i gjallë i kohës sonë, është sinonimi i vuajtjes më të rëndë, që mund të përjetojë një njeri, të cilin e mban gjallë motivi për të zbardhur të vërtetën e masakrës, për ta kthyer shtëpinë në Muze Holokausti, të pajisur  me kujtime dhe me gjësende të mbetura të familjes, i ndërgjegjësuar se koha nuk kthehet prapa, por edhe i motivuar me fitoren, të cilën e ka arritur vendi, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtar i së cilës ishte  dhe me ndihmën e NATO-s nga ajri, me dëbimin përgjithmonë të kriminelëve serbë, çlirimin e Kosovës si rezultat e gjakut të derdhur rrëke për liri, nga ai mes edhe i 53 familjarëve dhe të afërmve të tij dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.

Prej momentit të njoftimit për tragjedinë, prej kohës kur ishte kthyer dhe kishte gjetur shtëpinë në atë gjendje të rëndë e të tmerrshme, nga e cila kanë kaluar 23 vjet, ai rron me kujtimin për ata që nuk janë më, kujton secilin veç e veç dhe me pastaj i kujton të gjithë tok, rron me kujtimet për ta dhe përpjekjet për ta zbardhur të vërtetën e masakrës, e cila për fatin tonë të keq dhe indolent, është anashkaluar nga ata që nuk ka qenë dashur të anashkalohet, madje edhe sot kur po mbretëron një gjendje e rezignatës, Fadili  nuk pajtohet me të, por pret përditë, kthjellimin e mendjeve, për të parë të vërtetën në sy dhe për t u ballafaquar me të, në mënyrë të domosdoshme.

Fadili pret, sepse beson se Shteti duhet ta bëjë të vetën pasi ka obligim, sepse është ndërtuar pikërisht mbi këtë gjak të derdhur të familjarëve të tij dhe të mijëra familjeve të tjerë në Kosovë.

  Andaj pret, që Shteti ta vë dorën aty ku duhet, ta ndërtojë Muzeun, ta marrë nën mbrojtje e nën përkujdesje institucionale, ashtu sikur duhet, ashtu sikur e ka për detyrë. Ai nuk lejon të dalë mbi Shtetin, për bërjen e së cilit ka luftuar tok me vëllanë dhe me bashkëluftëtarët e tij dhe për të cilin ka dhënë aq shumë gjak, i cili ende vërehet në vende të caktuara të ambienteve që presin dorën e Shtetit.

Fadili nuk e ka humbur durimin, as do ta humb arsyen, sepse jeta, vuajtjet, pësimet familjar, tragjedia, fataliteti e kanë kalitur, e kanë kthyer në një burrë-çelik nga çeliku i markës: UÇK.

Andaj rron, si jetojnë njerëzit e përjetimeve si ato të tijat, jeton, ashtu sikur sa e sa të tjerë, që ende ka me shumicë në Kosovë. Jeton për të treguar tragjedinë, jeton për të mos lejuar që ajo të nëpërkëmbët e të harrohet, jeton ashtu sikur edhe jo pak të tjerë si ai vetë. Po Fadili jeton për ta matur  edhe pulsin e shoqërisë, për të parë e për t’ u bindur se sa po e nderon gjakun e derdhur për lirinë, të cilën kjo shoqëri po e gëzon, bazuar mbi këtë gjak.

  Andaj edhe është i zhgënjyer, andaj edhe kërkon, jo më shumë se sa i takon por as më pak sesa duhet, dhe jo vetëm për vete dhe rastin e tij tragjik, por edhe për sa e sa raste të tjera, për sa e sa dhembje e pikëllime,  që kurrë nuk harrohen.

  Kërkon nga ata që marrin mundin për të shkruar, për Masakrën e Paklekut së pari të konsultohen me të, kërkon nga persona të caktuar të  gjenden incizimet që i kanë bërë me kamerë disa ditë pas kryerje së krimit, në mënyrë që krimi të ndriçohet me të dhëna faktike të dorës së parë, kërkon nga organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre, kërkon kompletimin sa më parë të Shtëpisë-Muze dhe marrjen nën mbrojtje institucionale.

Ahmet Qeriqi

Haki Taha (1913 – 1945), atdhetari nga Gjakova që goditi tradhtinë komuniste jugosllave



Haki Taha ishte nacionalist nga Gjakova, i brumosur me atdhetari në Gjimnazin Jeziut të Shkodrës, i frymëzuar nga Lazgush Poradeci e Gjergj Fishta.

Enver Hoxhën e akuzoi për nxitje të luftë civile. Miladinin, mikun më të mirë të Nexhmies dhe të Enverit, e dënoi për mashtrim e vrasje të nacionalistëve. 

Kush nga gjakovarët mori pjesë në ndjekjen dhe në vrasjen e tij në Prishtinë?

kYEKRIMINELET Vladimir Putin zhvillon bisedë telefonike me a Vuçiqin, zbulohen detajet se çfarë biseduan

 






Presidenti Vuçiq e informoi Presidentin Putin për vështirësitë me të cilat po përballet Serbia gjatë importit të naftës bruto dhe shprehu besimin se udhëheqja e Gazpromneft dhe Republikës së Serbisë, si dhe partnerët nga BE-ja, do të gjejnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë.

Në të njëjtën kohë, presidentët Vuçiq dhe Putin deklaruan se kontrata afatgjatë për gazin, të cilën e kishte Serbia, skadon më 31 maj të këtij viti dhe se është e nevojshme të fillojnë bisedimet për çmimin, sasinë dhe kushtet e tjera të prokurimit për Serbinë, sa më shpejt të jetë e mundur, burim i rëndësishëm energjie.

Së fundi, presidenti Putin e informoi Presidentin Vuçiq për ngjarjet në Ukrainë dhe arsyet pse Rusia u orientua në kryerjen, siç tha Presidenti Putin, operacionet në Ukrainë dhe Presidenti Vuçiç iu referua qëndrimeve dhe konkluzioneve tashmë të njohura të Këshillit të Presidentit Putin, sigurinë kombëtare, duke shprehur shpresën se konflikti në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidentët kanë biseduar sot në telefon për çështjet më të rëndësishme dhe siç thuhet, ka qenë një bisedë e mirë dhe kuptimplotë.

Presidenti i Serbisë dhe ai rus janë takuar 19 herë në tetë vjet, kujton Sputnik. Takimi i parë ishte në vitin 2014. Vuçiq dhe Putin u takuan për herë të parë më 7 korrik në Moskë, ku biseduan për “Rrjedhën e Jugut” dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Takimi i fundit ishte më 25 nëntor 2021.



Forcat ruse janë kafshë, perëndimi t’i trajtojë si kriminelë/ Analisti britanik tregon si duhet ta paguajë Putini për krimet në Ukrainë

 

NGA: G.B 


Vladimir Putin - Douglas Murray

Autori britanik dhe analisti politik Douglas Murray, ka bërë një shkrim për luftën në Ukrainë, ku forcat ruse I ka quajtur kafshë dhe se perëndimi duhet t’i trajtojë ata si kriminelë që janë.

Në shkrimin e tij për The Sun, ai ka përmendur përdhunimet që forcat e Putinit kanë bërë dhe vrasjet ndaj të pafajshmëve, përcjell Bota sot.

Shkrimi i tij i plotë:

Forcat e Vladimir Putinit janë tërhequr në Ukrainë.

Ata nuk ishin në gjendje të pushtonin vendin ku i dërgoi udhëheqësi i tyre.

Tani ata po tërhiqen në dështim.

Por çdo gëzim për këtë ka qenë jetëshkurtër. Sepse ndërsa forcat ruse janë tërhequr, bota ka parë se çfarë i kanë bërë vendit që pushtuan.

Është e qartë se ushtria ruse u befasua nga shpejtësia me të cilën ata duhej të iknin. Sepse nuk kishin kohë të mbulonin gjurmët. Tani bota i ka parë krimet që ata kanë kryer.

Image
Bota është dëshmitare e asaj që forcat ruse i kanë bërë Ukrainës ndërsa trupat tërhiqen - një grua mban zi për burrin e saj në Bucha Foto: AP
FOTO GALERI

Në qytetin Bucha, pak jashtë kryeqytetit të Kievit, forcat e para ukrainase që u kthyen në qytet arritën të regjistronin tmerret.

Trupat e civilëve shtriheshin në rrugë jashtë shumë shtëpive. Të gjithë ata ishin pushkatuar. Disa ishin lidhur edhe më parë.

Forcat ruse kishin shkuar shtëpi më shtëpi duke ekzekutuar të gjithë ata që shihnin. Diku tjetër, trupat thjesht kanë mbetur buzë rrugës.

Disa nga imazhet më tragjike që janë shfaqur kanë qenë të njerëzve të vrarë nga rusët ndërsa përpiqeshin të bënin detyrat më elementare.

Burri i ekzekutuar nga rusët teksa po përpiqej të kthehej në shtëpinë e tij me patate për të ushqyer familjen.

Qindra njerëz të pafajshëm u masakruan pikërisht në këto qytete.

Image
Trupat e Putinit kanë përdhunuar dhe masakruar ukrainas të pafajshëm Foto: AP
FOTO GALERI

Është e qartë se kudo që ushtria ruse pushtoi ata kryen krime lufte. Ata vranë jo vetëm burra të paarmatosur, por edhe gra dhe fëmijë.

Po shfaqen histori të tmerrshme. Si diçka nga ditët më të errëta të shekullit të 20-të.

Në një autostradë jashtë Kievit u gjetën trupa femrash të zhveshura, pjesërisht të djegura.

TRUPAT RUSE JANË 'KAFSHË'

Dëshmitarët okularë në qytetin Irpin, në veri të kryeqytetit, treguan se si panë trupat ruse të dehur duke shkelmuar dyert e shtëpive, duke i plaçkitur dhe duke i tërhequr gratë për t'i përdhunuar.

Një gjyshe në qytet përshkroi se kishte parë trupat ruse të përdhunonin një nënë dhe vajzën e saj 15-vjeçare.

Ushtarët rusë nuk ishin burra, tha ajo, por "kafshë".

Dje, një deputete ukrainase, Lesia Vasylenko, ndau një imazh në internet të një gruaje që u gjet se ishte përdhunuar dhe vrarë nga trupat ruse.

Gruaja, trupi i së cilës u gjet pranë Mariupolit, gjithashtu ishte torturuar.

Ndër të tjera, vrasësit e saj dogjën dhe skalitën një svastikë në shpinën e saj.

Me shumë mundësi, një referencë për gënjeshtrën e madhe të Putinit se trupat e tij kishin nevojë të hynin në Ukrainë, sepse ajo drejtohet nga nazistët.

Pavarësisht nëse Vladimir Putin e beson këtë gënjeshtër, shumë nga qytetarët dhe ushtarët e tij e beson.

Dhe mënyra se si trupat ruse u sollën ndaj ukrainasve të zakonshëm tregon disa nga rezultatet e kësaj.

Pra, çfarë duhet të bëjë bota tani?

Kemi parë skena që shpresonim të mos i shihnim më.

E gjithë bota e pas vitit 1945 ishte menduar të bazohej në krime të tilla që nuk lejoheshin më të ndodhnin.

Image
Trupat e civilëve të vrarë në Bucha të vendosura në çanta Foto: REUTERS
FOTO GALERI

GENJESHTRAT E PUTINIT

Ata kanë, sigurisht.

Në Ruandë në vitet 1990. Në Bosnje dhe pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë në të njëjtën dekadë.

Por ajo që ka ndodhur në Ukrainë është në disa mënyra edhe më e vështirë për t'u pranuar.

Jo vetëm sepse ky pushtim ndodhi pikërisht në pragun e Evropës, por sepse ndodhi në mënyrën më të hapur.

Putin nuk i maskoi veprimet e tij.

Ai mblodhi trupat e tij në kufirin e një vendi sovran dhe më pas dërgoi qindra tanke, avionë luftarakë dhe dhjetëra mijëra trupa.

Ky ishte një pushtim i një lloji që Evropa nuk e ka parë në dekada. E megjithatë ndodhi.

Duket e pamundur që ky të jetë fundi i konfliktit.

Por edhe nëse është, do të shtrohen pyetjet se çfarë duhet bërë më shumë. Dhe çfarë duhet bërë tani.

Ky vend ishte ndër të parët që kuptoi se çfarë po bënte Putin.

Më shumë se pothuajse çdo tjetër, ne ndihmuam Ukrainën gjatë dekadës së fundit, duke i furnizuar me stërvitje dhe armë për t'i rezistuar një sulmi rus.

Sapo filloi ai sulm, ne i shtuam ato përpjekje.

Image
Presidenti Zelensky viziton qytetin e Bucha ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë Foto: AFP
FOTO GALERI

VARREZA E PUTINIZMIT

Dhe presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky ka falënderuar vazhdimisht këtë vend dhe qeverinë tonë për përgjigjen tonë.

Të tjerë u bashkuan, ndonëse shumë më vonë. Por siç ka thënë Zelensky, vendet e tjera duhet të emërtohen dhe të turpërohen.

Kur vendet e G7 të takohen tjetër, ata duhet të konsiderojnë se si ka ndodhur kjo ndonjëherë. Por para kësaj ata duhet të planifikojnë se çfarë të bëjnë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur tashmë për një gjyq për krimet e luftës ndaj Putinit.

Por këto janë kërcënime boshe.

Putini nuk do të dorëzohet në Hagë dhe Rusia nuk do ta dorëzojë atë.

Gjithçka që mund të bëhet tani është që Rusia të paguajë.

Për t'i bërë ata një paria ndërkombëtare. Për ta bërë qeverinë të vuajë për krimet e tyre. Për të sekuestruar pasuritë që kanë vjedhur. Për t'i ndalur më plaçkitjet. Dhe për të përgjakur forcën e tyre ushtarake edhe më tej.

Nëse Ukraina mund të jetë varreza e Putinit dhe Putinizmit, atëherë ne duhet ta bëjmë atë.

Do të ishte një hakmarrje për njerëzit që ai vrau në Ukrainë dhe as që u mundua t'i fuste në varret e tyre.

2022/04/05

Rusia putiniane, vatër e kryekrimit kundër popullit ukrainas

 

                 



                 




 Akademik  Eshref Ymeri,PH.D


 

(Rusia e artit dhe e kulturës, sot gërmadha e krimit dhe e turpit para mbarë njerëzimit. Putini, kryekrimineli i shekullit)

 

I kam ndjekur rregullisht me interes ngjarjet në Ukrainë që prej vitit 2013, derisa  Putini pushtoi Krimenë. Kam pasur letërkëmbim me politologun, analistin, gazetarin për problemet ndërkombëtare dhe publicistin e shquar ukrainas Viktor Kaspruk, i cili më pati rekomanduar të lexoja në internet një artikull që ia kushtonte Rusisë shoviniste. Atë artikull, me titull “Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit”, e pata përkthyer dhe botuar në internet më 07 maj 2014. Atë ditë e pati botuar gazeta “Telegraf”.

Me të njëjtin  interes i kam ndjekur dhe vazhdoj t’i ndjek ngjarjet e fundit tragjike në Ukrainë.

Në Kiev punon dhe jeton pronari i mediaperandorisë “Gordon”, Dmitri Gordon. Informacionet e tij i ndjek gjithë kombi ukrainas, deri në diasporë. Po ashtu, në mediaperandorinë e tij vijnë informacione nga e gjithë bota. Më 02 prill, në mbrëmje, ndoqa një intervistë të tij në youtube lidhur me krimet e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë. Gjatë intervistës ai rrëfeu për përgjimin e një bisede telefonike të një ushtari rus me nënën e tij diku në Rusi. Në bisedë e sipër, ushtari po i tregonte asaj se kishte shkuar në një pallat me xhama të thyer dhe ballkone të shkatërruara nga bombardimet. Atje kishte hyrë në një apartament, me derë të hapur, dhe i kishte bërë përshtypje të madhe që ishte i pajisur për mrekulli me gjithçka. Madje familja e atij apartamenti qe larguar me aq shpejtësi, saqë mbi tryezë kishte harrur një dëng të mirë me para. Ai bashkëbisedim i ushtarit mercenar rus me nënën e tij të ngjallte dhembje dhe trishtim të thellë. Por ajo që ishte befasuese dhe tmerrësisht tronditëse në atë bisedë telefonike, ishte përgjigjja e nënës ruse, e cila e porosiste të birin që të merrte gjithçka që ndohej në atë apartament dhe t’ia çonte asaj. Kjo ishte e tmerrshme. Nga përgjigjja e asaj nëne del përfundimi se ushtarët mercenarë rusë që kryejnë krime në Ukrainë, kanë mbështetjen e fuqishme të shumicës shoviniste të popullit rus.

Të djelën, më 03 prill, po në youtube ndoqa intervistën  që Dmitri Gordon i kishte marrë Kryetarit të Bashkisë së Kievit Vitali Kliçko, i njohur në mbarë rruzullin  tokësor si kampion bote në boks. Në atë intervistë kryabashkiaku përcolli rrëfimin  në vijim:

“Dola nëpër rrugët e qytetit. Diku më ndali një qytetar dhe më tha të hidhja sytë në drejtim të një pallati të shëmtuar nga bombardimet. Me gishtin tregues nga ai pallat, më tha se atje e kishte pasur apartamentin e vet dhe u përlot. U trondita. I thashë se do të interesohem që të zhvendosej në perëndim, në njërin nga shtetet fqinj. Por ai reagoi menjëherë: “Jo, në asnjë mënyrë, por më jepni një armë, zoti kryetar, se do të luftoj dhe do të mbroj vendin tim”. Ecëm një copë rrugë bashkë. Ç’të shikonim! Anës rrugës, në trotuare kufoma njerëzish të copëtuara nga bombardimet dhe qen të braktisur që ushqeheshin me mishin e atyre kufomave. Por ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fitore se nuk duam të jetojmë në Bashkimin Sovjetik, nuk duam të jetojmë në perandorinë ruse që kërkon  të rikrijojë Putini”.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski, para dy ditësh, mbajti një fjalim me një thirrje, si çdo mbrëmje në video, në të cilën u shpreh përsëri me indinjatë për atë që ndodhi në qytetin  Buça, jo larg Kievit, ku barbarët rusë kishin vrarë dhe varrosur në një varr masiv 300 qytetarë të pafajshëm Me atë video ai iu drejtua nënave ruse si më poshtë:

“Në tokën ukrainase u krye një tragjedi me goditje të përqendruar. Nga vrasës, xhelatë, përdhunues, plaçkitës. Të cilët e quajnë veten  ushtri. Dhe të cilët meritojnë vetëm vdekjen pas kryerjes së atyre masakrave. Unë dua që çdo nënë e çdo ushtari rus të shikojë kufomat e njerëzve të vrarë në Buça, në Irpen, në Gostomel. Ç’qe ajo që bënë? Pse i vranë? Çfarë pati bërë ai burri që ecte në rrugë me biçikletë? Cila ishte arsyeja që ata i torturuan deri në vdekje ata njerëz paqësorë në një qytet të zakonshën paqësor? Cila ishte arsyeja që i mbytnin gratë pasi u shqyenin  vathët nga veshët? Si është e mundur të përdhunohen gratë dhe të vriten në prani të fëmijëve? Të tallesh me kufomat e tyre madje pasi ato kishin vdekur? Pse u shtypën me tanke kufomat e njerëzve? Qyteti ukrainas Buça mos vallë kishte bërë gjë në Rusinë tuaj? Si u bë e mundur një gjë e tillë? O nëna ruse! Edhe sikur ju të kishit  rritur plaçkitës, atëherë në ç’mënyrë ata u bënë xhelatë? Ju nuk mund të mos e dinit se çfarë prehej në qenien e fëmijëve tuaj. Ju  nuk mund të mos e dinit që ata ishin të zhveshur nga gjithçka njerëzore. Ata kanë kryer vrasje me vetëdije dhe me kënaqësi. Unë dëshiroj që të gjithë udhëheqësit e Federatës Ruse ta shikojnë me sytë e tyre se si zbatohen urdhrat e tyre. Pikërisht urdhra të tillë. Pikërisht një zbatim të tillë. Dhe përgjegjësinë solidare. Për këto vrasje, për këto tortura, për këto duar që enden rrugëve, të këputura nga shpërthimi i bombardimeve. Për goditjet me plumba pas kokës së njerëzve me duar të lidhura. Ja kështu do të perceptohet paskëtaj udhëheqja ruse. Kjo është shëmbëlltyra juaj (Citohet sipas: “O nëna ruse! Nëse ju keni rritur plaçkitës, atëherë si është e mundur që ata u bënë dhe xhelatë?”. Fjalimi i ri i Zelenskit.  Faqja e internetit “bbc.com”. 03 prill 2022).

Kur u njoha me përmbajtjen e fjalimit të Presidentit Vladimir Zelenski për ato krime të përbindshme që ushtria fashiste ruse po kryen në Ukrainë, menjëherë më erdhën ndër mend fjalët e shkrimtarit dhe të publicistit të njohur rus Ivan Shmelov (1873-1950), të cilat i pata cituar në analizën me titull “Natyra shoviniste e popullit rus”, të botuar para ca ditësh në internet, çka e quaj me vend t’i citoj edhe këtu. Në librin me titull “Dielli i të vdekurve”, të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923 dhe të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, ai shkruan:

“Rusët janë një popull      që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm  t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”.

Në nderim të lexuesve, po përcjell në vijim dy deklarata të dy figurave të njohura në botën ruse, të cilat kanë qenë të përmendura si kundërshtare të rrepta të Putinit, si kryenxitës i krimit kundër popujve të tjerë. Këto figura janë:

Ana Politkovskaja (1958-2006), gazetare, sekretare shtypi e organit “Novaja gazeta”, personalitet shoqëror, mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe shkrimtare. Ajo i pati kushtuar një vëmendje të veçantë konfliktit në Çeçeni. Ajo shprehet:

“Personalisht nuk dua të jetoj në një superfuqi. Kam dashur të jetoj mes njerëzve që respektojnë veten, sepse nuk janë të uritur, janë të punësuar. Lufta është shenjë e barazisë me Putinin, sepse edhe Putini është shenja e barazisë me luftën. Ai qe zgjedhur president në valën e konsolidimit të fuqishëm të opinionit shoqëror me ndihmën e mjeteve të informimit masiv në kohë lufte”  (Citohet sipas: “Ana Politkovskaja në filmin dokumentar të gazetarit zviceran Erik Bergkraut”. Faqja e internetit Arkiv”. 11 nëntor 2009).

Ana Politkovskajan e pushkatuan më 07 tetor 2006, në ashensorin e pallatit të saj në qendër të Moskës.

Aleksandër Litvinjenko (1962-2006), nënkolonel \i organeve të sigurimit sovjetik dhe rus.

Ai ka deklaruar:

“Si mysafir te miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake ruse i fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të lindin  dhe të jetojnë në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë. U duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të cilin nuk ka vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta dhe asgjë tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga ekrani i televizorit po më shikonte një plak i thinjur që kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një vogëlush rreth pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht turp që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me pisllëk kokë e këmbë, doja që, me një leckë larëse, t’ia rrjepja lëkurën vetes, së bashku me përkatësinë kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Duke ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja se si burrat çeçenë shtrëngonin  grushtet në heshtje, gratë çeçene qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një gjë - një dush të nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia ime të mos vijë më kurrë era e ndotur rusizëm. Vladimir Bukovski*, në gjykimin e vet për Rusinë dhe rusët, pati deklaruar: “Putini!? Nuk është rus. Vrasës dhe fundërrina të tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë të tillë, si puna ime, Saharovi dhe Sollzhenjicini”. Nuk ka dyshim se Vladimir Bukovski edhe këtë herë ka të drejtë, se njerëz të tillë, si Putini, vërtet nuk kanë kombësi. Po atëherë si tia bëjmë hallit me 145 milionët e tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij. Dhe cilës kombësi i përkasin këto miliona krijesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, e quajnë veten rusë? Atëherë cila është lumturia? Lumturi i thonë atëherë kur nuk e fsheh kombësinë tënde! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të vjen turp për Atdheun tend! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të pështyjnë nga pas vetëm e vetëm se ti je rus!” (Citohet sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Faqja e internetit apocalypse-2012.com”. 08 shkurt 2008).

Aleksandër Litvinjenko kishte shumë të drejtë kur fliste për ato 145 milionë krijesat e heshtura ruse, që përbënin atë që mund të quhet me plot gojëndelepopullrus, i cili vërtet është i heshtur dhe i nënshtruar para kryekriminelit Putin, por ama, për shkak të brumosjes së vet me psikologji shoviniste, i gëzohet shpirti kur Kremlini pushton territore të huaja dhe kryen  masakra banditeske kundër popujve të tyre. Po sikur në Moskë të qenë grumbulluar në protesta të fuqishme 200 deri në 500 mijë veta dhe të ngrinin  zërin me forcë kundër planeve për pushtimin e Ukrainës, kryekrimineli Putin nuk do të guxonte të fillonte sulmin kundër saj. Por ai e nisi atë sulm se ka bindjen e plotë që shumicën dërrmuese të popullit rus e ka mbështetje të fuqishme.

Pas demaskimit që i bëri politikës shoviniste të Putinit, Aleksandër Litvinjenko qe pushuar nga puna. Duke e ndier rrezikun që i kanosej, ai u arratis familjarisht në Britani, ku iu dha strehim politik. Por shërbimi sekret rus e bëri punën e vet. E helmoi me polonium-210 dhe ai ndërroi jetë më 23 nëntor 2006, pikërisht 46 ditë pas vrasjes së Ana Politkovskajas.

Me përdhunimin e grave ukrainase dhe vrasjen e tyre në prani të fëmijëve, kriminelët e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë ndjekin shembullin e pararendësve të tyre në radhët e ushtrisë sovjetike në vitet e luftës kundër trupave naziste të Hitlerit. Ushtria sovjetike, gjatë asaj lufte, shënoi me të vërtetë faqe të lavdishme në betejat kundër trupave pushtuese gjermane. Por kur ajo ushtri hyri në territorin gjerman dhe sidomos me hyrjen në Berlin, ushtarët sovjetikë zbuluan faqe botës krejt pisllëkun, krejt shëmtinë e moralit të tyre të degjeneruar deri në palcë, duke përdhunuar dy milionë gra dhe vajza gjermane, një  imoralitet banditesk masiv ky, një turp i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në historinë e mbarë njerëzimit. Këtë lloj imoralteti të përbindshëm ushtarët sovjetikë kishin filluar ta shfaqnin që kur shkelën në vendet e Evropës Lindore, madje deri edhe në Jugosllavi. Siç dihet, të njëjtin imoralitet banditesk manifestoi ushtria fashiste serbe në Dardani në vitet ’90, kur përdhunoi 20 mijë femra dardane, edhe në prani të fëmijëve të tyre. Prandaj dukuria e imoralitetit, e shfaqur përmes përdhunimeve masive, në Evropë ka vetëm “patentë” ruse dhe serbe.

Me sa duket, jo rastësisht, pikërisht kombi serb, i mëkuar me psikologji shoviniste, shekullin XX e mbylli me masakra dhe me krime shtazarake kundër kombeve të tjera në Gadishullin e Ilirisë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e kriminelëve me damkë që kishte në krye. Jo rastësisht kombi rus, i mëkuar me psikologji shoviniste, i filloi krimet kundër popullit çeçen në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që kaloi dhe i vazhdoi edhe në dhjetëvjeçarin e parë të këtij shekulli, duke u bërë mbështetje e fuqishme e kryekriminelit Putin dhe të bandës rreth tij. Më 18 mars në Moskë u zhvillua një manifestim me rastin e 8-vjetorit të pushtimit të Krimesë, në të cilin njerëzit, me flamuj të ngritur lart, përshëndetnin me entuziazëm kryeshovinistin Putin. Skena të turpshme për një popull të mbarsur deri në fyt me psikologji të tërbuar shoviniste.

Pas luftës së dytë botërore, në kontinentin evropian vetëm kombi  rus dhe vetëm kombi serb janë  bërë mbështetje e fuqishme e kastave të tyre kriminale në pushtet për kryerjen e krimeve më të rënda kundër popujve fqinj.

I rendita këto fakte për të theksuar edhe diçka se mes shqiptarëve mund të ketë edhe nga ata, që, për turpin e tyre, për faqen e tyre të zezë, mund të jenë radhitur përkrah fashizmit gjakatar rus dhe kundër popullit ukrainas, duke e akuzuar këtë, sipas propagandës shpifografike fashiste ruse, për nazizëm në qëndrimin ndaj kombësive të tjera. Nëse ka shqiptarë të tillë,  kjo do të thotë se ata kanë  kryer një akt të lartë tradhtie ndaj kombit shqiptar, armiku tradicional i të cilit ka qenë dhe vazhdon të mbetet serbosllavizmi dhe rusosllavizmi.

-------------------------

*Vladimir Bukovski (1942-2019) ka qenë jurist sovjetik, britanik dhe rus, shkrimtar, publicist dhe personalitet shoqëror, njëri nga themeluesit e lëvizjes disidente në Bashkimin Sovjetik. Ai pati bërë emër në Perëdim sepse pati bërë publike praktikën e psikiatrisë ndëshkuese në Bashkimin Sovjetik. Nëpër burgje dhe në “kurimin” e detyrueshëm pati kaluar 12 vjet. Në vitin 1976, autoritetet sovjetike e këmbyen me udhëheqësin e komunistëve kilianë Luis Korvalana, kështu që ai u vendos me banim në Kembrixh. Në vitin 2014, ministria e jashtme ruse ia mohoi shtetësinë.

Feniks, Arizona

05 prill 2022

 

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...