Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri
Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri
SHKRUAN :FLORI BRUQI,PHD
Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësojë urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...
..As që kam ndërmend të marr gjithsecilin shkrimtar emër për emër dhe të shqyrtoj ndikimin e Frojdit tek ta. Dua vetëm t'ju rrëfej se cili është thelbi i mësimeve të Frojdit; kësodore lexuesi mund të gjykojë vetë për këtë. Po i rendis çështjet më të rëndësishme sa më shkurt të jetë e mundur.
1.Forca e brendshme në të gjitha format e jetës është instinktive: libidoja, që në vetevete është e pandryshueshme dhe e pamoralshme, "fara e çdo veprimi dhe e çdo vetie që meriton të ndëshkohet".
2.Gjendjet zanafillore të kësaj force gjatë aktivitetit krijues janë në kuptimin e zakonshëm të fjalës, fizike. Qelizat bashkohen dhe ndahen. Marrëdhënia më e rëndësishme dhe e dukshme mes individëve është marrëdhënia seksuale.
3.Me shtimin e rëndësisë së sistemit nervor qendror me më shumë kontroll qendror se sa periferik, numri i formave të kënaqësisë me të cilat libidoja përshtatet, bëhet kryekrejet më i madh.
4.Njeriu ndryshon nga pjesa tjetër e botës tjetër organike në faktin se evolucioni i tij nuk ka përfunduar.
5.Njohja e vetëdijes shënoi një hap të madh në evolucion dhe gjithçka shenjojmë si të keqe dhe mëkate, është rrjedhojë e kësaj. Frojdi ndryshon nga të dy, Rusoi i cili mohonte Rënien, duke ua mveshur të keqen rrrethanave fizike (Rusoi mendonte se njerëzit janë të këqinj për kah natyra. Ai e shihte të keqen tek ta dhe bënte një jetë vetmitarësh.) dhe poashtu prej doktrinës teologjike që e quan Rënien rezultat të një zgjedhjeje të paramenduar duke e bërë njeriun kësisoj moralisht përgjegjës.
6.Rezultat i Rënies qe një ndërgjegje e ndarë në vend të ndërgjegjes në nivelin e kafshës, që përbëhej më së paku prej tre pjesësh: e pandërgjegjshmja, nënndërgjegja e vetëdijshme, nënndërgjegja e vetëdijshme, gjtihë çka e moralshmja dhe shoqëria kërkon e që duhet harruar dhe të mos shprehet.
7.Doktrina e shekullit XIX për progresin evolucionist të njerëzores që mposht kafshëroren dhe shuan instinktet shtazore është më së shumti e gënjeshtërt. Paraardhësit filogjenetikë të njeriut ishin të përunjur dhe socialë, ndërkohë që egërsia, dhuna, lufta, të gjitha të ashtuquajturat instinkte parake nuk shfaqen derisa qytetërimi të ketë arritur një nivel të lartë. Një epokë e artë po të flasim në mënyrë përqasëse (ndërsa kërkimet antropologjike priren drejt kësaj), është një fakt historik.
8.Ajo çka quajmë të keqe ishte dikur e mirë ose është tejkaluar dhe nuk u çua më tej nga mendja e ndërgjegjshme me idetë e saj morale. Është kjo çështje e Frojdit që shtjelloi D.H.Lawrenc-i dhe së cilës i kushtoi jetën e tij: Njeriu është imoral ngase ka mendjen dhe kurrsesi nuk e pranon këtë të vërtetë. Më e rrezikshmja në shkrimet e Lawrenc-it është lehtësia me të cilën mësimet e tij për të pandërgjegjshmen, me çka kupton nëndërgjegjen e pavetëdijshme, mund të interpretohet si domethënëse që "duhet lënë ndërgjegja jote e vetëdijshme të shprehë veten", si acte gratuite e Andre Zhidit. Në marrëdhëniet njerëzore kjo në vetvete mund të ketë një efekt çlirues për individin. Nëse i marri do të këmbëngulte në marrëzinë e tij, do të bëhej i mençur. Porse marrëzia marrëzi mbetet sidoqoftë dhe një këshillë e llojit "Zemërimi është i drejtë - drejtësia kurrë nuk është e tillë", e cila në jetën private është një kërkesë për ndershmëri emocionale, përbën një këshillë politike të dalëboje, kur kjo do të thotë "bjeru atyre që të kundërshtojnë". Po kështu, qëndrimi i Lawrenc-it në faktin se nëse doni të dini se çfarë është njeriu, duhet të këqyrni jetën e tij seksuale, fare mirë mund të bëjë të besojnë shumë syresh që përmbushja e nevojës seksuale është i vetmi aktivitet i nevojshëm.
9.Jo vetëm çfarë ne njohim si mëkat ose krim, por të gjitha sëmundjet janë të qëllimshme. Janë një përpjekje për t'u kuruar.
10.Gjithë ndryshimi, si ai paravajtës, si prapavajtës, shkaktohet prej frustrimit ose tensioneve. Po të ishte kënaqësia seksuale krejtësisht e mjaftueshme, evolucioni njerëzor s'do të kishte ndodhur kurrë. Sëmundja dhe aktiviteti intelektual janë të dyja reagime kundrejt së njëjtës gjë, por jo të barazvlershme.
11.Natyra e ideve tona morale varet nga natyra e marrëdhënieve me prindërit tanë.
12.Në zanafillë të të gjitha ndjenjave dhe mëkatit është një ndjenjë faji. 13.Kurimi përqendrohet në heqjen e kësaj ndjenje faji, në faljen e mëkateve nëpërmjet rrëfimit, rijetimin e përvojës dhe faljen, kuptimin e domethënies së saj.
14.Detyra e psikologjisë ose artit në lidhje me sa u përmend më sipër, nuk është t'u tregojë njerëzve se si të sillen, por të tërheqë vëmendjen e tyre te ajo çka ndërgjegja e pavetëdijshme rreket t'u kumtojë dhe duke zgjeruar njohuritë e tyre për të mirën e të keqen, t'i bëjë më të zotë të zgjedhin, që të mund të jenë shumë herë më tepër të përgjegjshëm moralisht për fatin e tyre.
15.Për këtë arsye, Psikologjia u kundërvihet të gjitha përgjithësimeve. I bën njerëzit t'i përmbahen vetëm një përgjithësimi dhe padyshim do të vijë një kohë kur gjërat të rrjedhin asisoj që ai të mos mund të zbatohet. Atëherë ose do të përforcojë përgjithësimin, situatën, ndrydhjen, kur t'u fanitet, ose do të përfaqësojë pikëpamjen e kundërt. Vlera e këshillës varet krejtësisht nga konteksti. Ju nuk mund t'u tregoni njerëzve se ç'duhet të bëjnë, mundeni vetëm t'u rrëfeni parabola: dhe kjo është ajo që mund të quhet me të vërtetë art, histori të veçanta për njerëz dhe përvoja të veçanta e në varësi të nevojave të ngutshme e specifike ai mund të nxjerrë përfundimet e veta.
16.Të dy, Marksi dhe Frojdi, nisen nga dështimet e qytetërimeve, njëri nga të varfrit, tjetri nga të sëmurët. Të dy e shohin sjelljen njerëzore të determinuar, në mënyrë të pandërgjegjshme, nga nevojat instiktive, uria dhe dashuria. Të dy duan një botë ku zgjedhja racionale dhe vetëdeterminimi janë të mundshëm. Ndryshimi mes tyre është në mënyrë të pashmangshme ndryshim mes njeriut që studion turmat në rrugë dhe njeriut që sheh pacientin, ose të paktën familjen në klinikën private. Marksi e sheh kahjen e marrëdhënieve mes botës së jashtme dhe të brendshme pa të fshehta, Frojdi anasjelltas. Kështu, të dy janë dyshimtarë kundrejt njëri-tjetrit. Socialistët akuzojnë psikologët për prishje të status quo-së, ndërsa përpiqen t'i përshtatin neurotikën sistemit social, duke e privuar atë nga një revolucion i mundshëm. Psikologët kundërpërgjigjen se socialistët përpiqen t'i japin pikë vetes me terma që as vetë nuk i kuptojnë, ose me faktin që etja për para është forma e vetme e etjes për pushtet - kështu që pasi të kenë marrë pushtetin me revolucion, do të rikrijojnë të njëjtat kushte. Të dy kanë të drejtë. Për aq sa qytetërimi mbetet siç numri i pacientëve që mund të shërojë psikologu është shumë i vogël, dhe sapo socializmi të marrë pushtetin, duhet të mësojë të drejtojë energjinë e tij të brendshme, pra do të ketë nevojën e psikologut.
Përmbyllje: Frojdi ka patur ndikime të dukshme teknike në letërsi posaçërisht në shtjellimin e kohës dhe hapësirës dhe përdorimin e fjalëve më shumë me vijueshmëri asociative sesa logjike. Ai e drejtoi vëmendjen e shkrimtarit kah materiale të tilla si ëndrrat dhe neurozat, gjer më tash të shpërfillura; kah marrëdhënie që gjer më tani nuk janë marrë parasysh sikundër është marrëdhënia mes njerëzve që luajnë tenis; ai e ka rishikuar kultin e njeriut hero. Ai është përvetësuar nga irracionalistët e etur për t'u ikur ndërgjegjes së tyre. Porse këto nuk qenë... shqetësimi ynë. Unë u rreka të rrëfej se çfarë drite hodhi Frojdi mbi gjenezën e artistit, rendit dhe funksionit të tij në shoqëri dhe çfarë kërkesash ka ai për shkrimtarin serioz. Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësoj urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...
Leksikoni enciklopedikë i AAAS-it është botuar në Prishtinë(2020) nga autori Flori Bruqi.Ndërsa sivjet kanë fiklluar përgatitjet pë një Leksikon tjetër shqiptar që do të kushtojë qindra-mija euro,ndërsa leksikon e AAAS-it nuke financojë askush nga Qeveria e Kosovës,por ky leksikon është shpërndarë në çdo cepë botës:Washington,NewYork,Tokio,Paris,London,Berlin,Vatikan,Stamboll,Kajro,Sidnej etj.
| Shkruan: Flori BRUQI |
LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE
Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin
(E falënderoj përzemërsisht autorin dhe Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve)
| |
PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE
NË VEND TË HYRJES
Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar derimë sot. Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrëmë parë. 28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edheAkademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në NewYork. Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr.Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj. Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora. Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një sërë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore tëArshi Pipës. Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze. Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”. Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj, ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik derime tash nuk ka ekzistuar. Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edheme deklaratat e tyre se janë shqiptarë. Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave. Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësajAkademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e derimë sot. Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkë- punëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art. Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përku- shtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës. Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore. Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre. Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore. Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre...
Akademik Flori Bruqi mars 2020 | |
Akademia e Shkencave mbajti mbledhjen e parë të redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare”.
Kjo është faza e dytë e projektit pas dy vitesh që kanë kaluar në mbledhjen e dokumentacionit dhe të dhënave përkatëse. Në enciklopedi do të përfshihen 24 fusha, albanologjim shkencë, histori, gjuhë etj. Gjithashtu u propozua që të zenë vend termat e ushtrisë dhe enciklopedisë.
Thelbësorja është njehsimi i kriterit shkencor me tre bashkëpunuesit. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.
578 policët serbë të dorëhequr nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut pritet të zëvendësohen me konkursin që mbyllet më 26 janar.
Ky konkurs që ka kriter moshën deri në 30 vjeç për kandidatët e interesuar është hapur për komunitetet pakicë në vend.
Policia e Kosovës nuk jep detaje mbi numrin e aplikantëve serbë, megjithatë mësohet se shifrat janë të ulëta, rreth 20.
Qalaj shton se ata që kanë aplikuar do të kenë problem për me të nisur punën. Fajtor për gjendjen e krijuar në veri, deputeti i AAK-së e lë Qeverinë e Kosovës.
Konkursi për rekrutimin e zyrtarëve policor në veri të Kosovës është hapur nga policia më 4 janar dhe së fundmi edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtyre institucioneve.
Që nga 5 nëntori i vitit të shkuar në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç e Mitrovicë të Veriut të gjithë policët serbë kanë dhënë dorëheqjet e tyre në kuadër të braktisjes së institucioneve nga serbët për shkak të vendimit për targat.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...