Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/27

“Lufta është e pashmangshme”, eksperti austriak jep parashikimin e keq: Kosova dhe ky shtet të bëhen gati - ja planet e ekstremistëve serbë!

 

NGA: A.M. 


Së fundi, kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, u bëri thirrje sektorëve publikë dhe privatë në Perëndim që të përgatiten për një periudhë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, përfshirë luftën.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, anëtarëve të NATO-s u është dashur të përshtaten me “një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, një epokë në të cilën ne duhet të presim të papriturën, në të cilën duhet të përqendrohemi në efikasitet në mënyrë që të jemi me të vërtetë efektive”, tha Bauer.

Kjo deklaratë erdhi pas paralajmërimeve të shumta për shpërthim të konflikteve të reja, pas atyre në Ukrainë, Gaza dhe në Detin e Kuq.

close
volume_off

Si zonë e ‘nxehtë’ ku mund të shpërthejë ndonjë konflikt është edhe Ballkani Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnjë, kjo për faktin që Serbia ën vazhdimësi provokon dhe nxit tensione.

Image
Gunther Fehlinger.
FOTO GALERI

Ai ngriti alarmi, duke u bërë thirrje Kosovës dhe Bosnjës që të bëhen gati për luftë.

“Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten për luftë të pashmangshme gjatë shkurtit 2024

Lufta është e pashmangshme. Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten. Perëndimi është në gjumë dhe është i fokusuar në zgjedhjet në SHBA dhe BE. Rusia ka nevojë për një luftë të re shpërqendrimi. Ashtu si Hamasi dhe Irani, Serbia duhet tani të reagojë dhe t’a lehtëojë presionin rusëve në luftën ndaj Ukrainës. Ukraina është e sigurt se do ta fitojë luftën gjatë vitit 2024, kështu që Rusia u kërkon të gjithë aleatëve të saj që ta angazhojnë Perëndimin në të gjitha frontet. Presioni ndaj Beogradit dhe Banja Lukës për t'u bërë Hamasi dhe Houti i Ballkanit është i papërmbajtshëm, siç është mundësia e radikalëve serbë. Që prej 220 vjetësh ata ëndërrojnë çlirimin dhe bashkimin e të gjithë serbëve në një qeveri shtetërore nga Beogradi dhe qëllimi i tyre u “thye” nën presionin e bombave të NATO-s dhe diplomacisë perëndimore nga viti 1995 deri në 2008”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, Fehlinger, përmendi disa nga shkaqet që qeverinë serbe po e nxitin ta “ripushtojnë veriun e Kosovës.Një nga ato është edhe nevoja për të qëndruar në pushtet dhe një luftë e tillë do t’i mbante ata ende.

“Tani strategët serb shohin mundësinë e tyre për ripushtimin e veriut të Kosovës dhe verilindjes së Kosovës. Ata e dinë se nuk mund ta ripushtojnë Prishtinën apo Sarajevën. Ata mund të fitojnë një luftë të kufizuar gjatë shkurtit 2024 për të ripushtuar territorin e lidhur drejtpërdrejt me Serbinë, në veri të lumit Ibër dhe luginës së lumit Drin dhe rajonin e Banja Lukës.

Ata mund të frenohen nga SHBA-të, por SHBA-ja tani është në ethe zgjedhore.

Ata nuk do të pengohen nga BE-ja. Humbja e një perspektive të largët të anëtarësimit në BE dhe humbja e financimit të BE-së ka pak rëndësi për ata që ëndërrojnë bashkimin dhe madhështinë e serbëve.

Ata do ta bëjnë këtë vetëm nëse Rusia bën një devijim të madh në Ukrainë ose të jetë e mundur kundër NATO-s. Një goditje e koordinuar mes Rusisë dhe Serbisë që është ëndrra e ekstremistëve sot në Serbi.

Ata kanë nevojë për këtë luftë për të shkëputur vëmendjen nga zgjedhjet e humbura dhe të vjedhura të 17 dhjetorit 2023.

Ata kanë nevojë për këtë luftë për të qëndruar në pushtet në Beograd”, shpejgoi ai.

Më tej, eksperti austriak tha se serbë do planifikojnë të sulmojnë drejt lumit Ibër dhe drejt luginës së Drinit, ku do synojnë ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.

“Detyra kryesore e ekstremistit serb është të kufizojë luftën drejt rajonit që mund ta mbajë dhe të mos shkaktojë ndërhyrjen e SHBA-së.

Goditja do të kufizohet në drejtim të lumit Ibër dhe drejt luginës së Drinit të populluar me serb nga Vishegradi në veri në drejtim të Banja Lukës, duke rezultuar në ndarjen e Bosnjës dhe Kosovës, por gjithmonë duke u bazuar në pretendimin për mbrojtjen e serbëve dhe kështu duke u përpjekur për të shmangur ndërhyrjet e NATO-s.

SHBA-të janë në ethet e zgjedhjeve dhe Kosova e Bosnja po mbrohen nga ushtarë evropianë të udhëhequr nga liderë ushtarakë dhe politikë të prirur për qetësim dhe ushtritë e tyre larg nga të qenit në gjendje të mbrojnë kufijtë e tyre të brishtë verior dhe lindor në territorin e kontestuar me popullsi me besnikëri të përzier. Ky skenar fiton shumë gjasa”, theksoi Fehlinger.

Ndër të tjera, ai shtoi se nëse nuk reagon Amerika ndaj ktyre planeve të Serbisë, atëherë ekstremistët serbë mund të shfrytëzojnë shansin e tyre të fundit.

Madje, potencoi se 6 javët e ardhshme janë më të rrezikshmet që nga përfundimi i luftës në Kosovë,

“Një qëndrim i qartë parandalues i një kërcënimi të qartë dhe të besueshëm për të bombarduar Beogradin dhe Banja Lukën në momentin e luftës mund të pengojë agresionin serb, një nga arsyet që bëj thirrje vazhdimisht për bomba në Beograd dhe Banja Luka në rast lufte që nga viti 2022.

Por, nëse SHBA-të nuk e mbështesin këtë me asete të dukshme në hapësirën ajrore të Ballkanit, ekstremistët serbë mund të shfrytëzojnë shansin e tyre të fundit.

Nëse ne mund të pengojmë luftën gjatë kësaj pranvere, Bosnja dhe Kosova do të shpëtojnë, pasi fitorja e Ukrainës dhe lufta e ardhshme civile ruse do ta neutralizojnë përgjithmonë faktorin rus në Serbi dhe kështu Serbia nuk do të bëjë më kurrë luftë.

Por, 6 javët e ardhshme janë më të rrezikshmet që nga përfundimi i luftës çlirimtare të Kosovës dhe Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten.

Javelin-s nuk do të ndihmojnë në shkurt 2024.

Ne kemi nevojë për aeroplanmbajtëse të SHBA-së në Split dhe vendosje të konsiderueshme të Forcave Ajrore të SHBA-së në Kosovë dhe Bosnje dhe ushtritë e Bosnjës dhe Kosovës duhet të përgatiten për luftë”, përmbylli Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

Burimi : Bota sot.27.01.2024






“Graniti PLava pëlqeu një armë, më kërkoi lekë se s’kishte me vete”/ Dëshmia e plotë e Naim Murselit: Gruaja më tradhtoi në Suedi pashë mesazhet ku…

 Top News/ Vrasja e Liridona Ademaj/ Zbardhet dëshmia e autorit-Më tha vrite me kallash…

 27/01/2024 17:46

Dëshmia e Granit Plavës, autori të vrasjes së Liridona Ademajt, ngjarje e shënuar në muajin nëntor të vitit 2023, është zbardhur nga mediat e Kosovës. Plava ka deklaruar përpara hetuesve se Naim Murseli i ofroi 30 mijë euro për të vrarë Liridonën, bashkëshoten e tij. Sipas autorit, takimin me Murselin e zhvilloi një javë përpara se ai të kryente vrasjen, ku në tavolinë me to ishte ulur edhe Kushtrim Kokalla, një tjetër person që dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e Ademit.

Naim Murseli e dinte se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.

Këtë fakt, e ka pohuar vetë ai në Prokurori, por ka refuzuar të ketë porositur ai vrasjen e bashkëshortes, pavarësisht se është takuar me të ditën e vrasjes.

Sipas mediave kosovare, kjo është dëshmia e Murselit e dhënë në 1 dhjetor para hetuesve.

“Në ditën kritike unë isha në Gjakovë për punë personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion te pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës m’u dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën.

Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe m’i kërkoi mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u rregullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin, por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj, ka rrëfyer Naim Murseli.

Duke folur për momentin e vrasjes, ai ka deklaruar se nuk besonte se “në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje”.

“Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çuar duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi”, ka thënë Murseli.

Ai ka pranuar se kohët e fundit kishte një problem familjar.

“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolli ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen, mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty.

Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi, mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”, ka thënë Naim Murseli para hetuesve.

TCH

Burrat e dhunshëm/ Psikologët: Mbizotërojnë problemet e shëndetit mendor, heshtja nuk është dashuri!

 

Ngjarjet e fundit të burgosjes së grave në shtëpi nga burrat e tyre, me argumentin e xhelozisë, kanë në thelb problemet e shëndetit mendor, thonë psikologët.

“Në këtë situatë mendoj se ka ndikuar shumë edhe mentaliteti në të cilin meshkujt, kryefamiljari ka të drejtën të bëjë presion të kontrolloj. Është mentaliteti që e vendos mashkullin në pozicion të tillë dhe femrën të nënshtrohet ndaj monitorimit nga bashkëshorti, nga djali nga kryefamiljari, nga babai. Askush nuk ka pse, nuk ka asnjë arsye t’i nënshtrohet problemeve të shëndetit mendor të tjetrit, kushdo qoftë ky person”, shpjegon psikologia Jonida Haxhiu.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesë u gjetën edhe dy letra, që  bashkëshortja ua kishte, familjarëve që u linte lamtumirën.

“Patjetër që situata të tilla janë stresuese, sikurse vëmë re edhe te partnerja që ka shkruar disa letra si klithmë për të kërkuar ndihmë dhe ndoshta ka qenë e vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë për të thënë diçka për pamundësinë që ndodhej për të ndihmuar veten e saj ,fëmijën e saj dhe për të shpëtuar nga ky realitet i frikshëm dhe stresues”, shpjegon Haxhiu.

Në kushtet kur qartazi kemi të bëjmë me probleme të shëndetit mendor, çfarë këshillon psikologia?

“Është e rëndësishme të kuptojmë që heshtja, të pranuarit e problemeve të shëndetit mendor të tjetrit, nuk është dashuri, përkundrazi dashuri është të ndihmuarit këtij personi t’i drejtohet një specialisti për të marrë trajtimin e duhur për këtë problem”, thotë ajo.

Top Channel

Bomba atomike e Hiroshimës, SHBA do vendosë armë bërthamore në këtë vend të Europës

 

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të vendosin armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në 15 vjet pasi kërcënimi nga Rusia rritet, zbulojnë dokumentet e Pentagonit të parë nga The Telegraph.

Kontratat e prokurimit për një objekt të ri në RAF Lakenheath në Suffolk, konfirmojnë se SHBA synon të vendosë koka bërthamore tre herë më të forta se bomba e Hiroshimës në bazën ajrore.

SHBA hoqi raketat bërthamore nga Britania e Madhe në vitin 2008, duke gjykuar se kërcënimi i Luftës së Ftohtë nga Moska ishte zvogëluar.

Zbulimi vjen pas paralajmërimeve se vendet e NATO-s duhet të përgatisin qytetarët e tyre për luftë me Rusinë.

Javën e kaluar, Adml Rob Bauer, një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s, tha se qytetarët privatë duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë në 20 vitet e ardhshme që do të kërkonte ndryshim të madh në jetën e tyre.

Gjenerali Sir Patrick Sanders, kreu i Ushtrisë Britanike, vazhdoi të paralajmërojë se publiku do të duhej të thirrej për të luftuar nëse do të kishte luftë me Rusinë, sepse ushtria ishte shumë e vogël. Komentet e tij e detyruan Downing Street të përjashtonte rekrutimin.

Boris Johnson të premten mbrëma mbështeti thirrjen e Sir Patrick për një ushtri qytetare, pasi ai u zotua të regjistrohej nëse Britania e Madhe hynte në luftë me Rusinë.

Sekretari i marinës amerikane, Carlos Del Toro, më pas i kërkoi Britanisë të “rivlerësonte” madhësinë e forcave të saj të armatosura . Të premten, numri 10 mbrojti shpenzimet ushtarake të qeverisë, duke theksuar se “Mbretëria e Bashkuar

Kthimi i armëve amerikane në MB është pjesë e një programi të gjerë të NATO-s për zhvillimin dhe përmirësimin e vendeve bërthamore në përgjigje të tensioneve të rritura me Kremlinin pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Rusia ka deklaruar se vendosja e armëve amerikane në Britani do të shihej nga Moska si një “përshkallëzim” dhe do të përballej me “kundërmasa kompensuese”.

Si dhe konflikti në Ukrainë, Perëndimi po përballet me sfida në rritje nga Irani dhe Koreja e Veriut, të cilat të dyja janë afruar më shumë me Moskën vitet e fundit.

Të premten, Britania, Franca dhe Gjermania dënuan Iranin për lëshimin e një sateliti të ri për të drejtuar raketa me rreze të gjatë. Teherani po pasuron uranium për përdorim të mundshëm në zhvillimin e armëve bërthamore.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer gjithashtu sulme ajrore në Detin e Kuq kundër rebelëve Houthi të Jemenit, milicia e mbështetur nga Irani, të cilët kanë sulmuar anijet me kontejnerë në hakmarrje të supozuar për ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza.

Jehona e Luftës së Ftohtë

Dokumentet e pa redaktuara në bazën e të dhënave të prokurimeve të departamentit të mbrojtjes amerikane zbulojnë planet për një “mision bërthamor” që do të zhvillohet “menjëherë” në RAF Lakenheath, ku armët bërthamore ishin vendosur gjatë Luftës së Ftohtë.

Pentagoni kishte refuzuar të komentonte mbi spekulimet se një “konvikt i ri me siguri”, i zbuluar fillimisht në dokumentet buxhetore vitin e kaluar, ishte menduar për bazën, e cila drejtohet nga Forca Ajrore e SHBA-së sipas rregulloreve dhe ligjeve britanike, për të lejuar SHBA-në të strehojë armë bërthamore taktike, që mund të vendosen nga avionët luftarakë F-35.

Termi “siguri” përdoret nga Pentagoni për t’iu referuar nevojës për të mbajtur të sigurta armët bërthamore kur ato nuk përdoren.

Dokumentet tregojnë se Pentagoni ka porositur pajisje të reja për bazën, duke përfshirë mburoja balistike të dizajnuara për të mbrojtur personelin ushtarak nga sulmet ndaj “aseteve me vlerë të lartë”. Ndërtimi i një objekti të ri strehimi për forcat amerikane që punojnë në kantier do të fillojë në qershor.

RAF Lakenheath pritet të strehojë bomba të gravitetit B61-12, të cilat kanë një rendiment të ndryshueshëm deri në 50 kiloton, më shumë se tre herë më shumë se fuqia e armës atomike të hedhur në Hiroshima në 1945.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, një rishikim i Pentagonit për qëndrimin bërthamor të SHBA-së tha se ai shërbeu si një “kujtues i ashpër i rrezikut bërthamor në konfliktin bashkëkohor” dhe paralajmëroi “kërcënime bërthamore ndaj atdheut dhe aleatëve dhe partnerëve të SHBA”.

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të “rrisin qëndrimin tona të forcës në Evropë për t’iu përgjigjur ndryshimit në mjedisin e sigurisë”.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë planet për të stacionuar dy skuadrilje të avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35, të cilët kanë aftësinë për të mbajtur bomba, me krahun e 48-të luftarak në RAF Lakenheath.

Në tetor, zyrtarët amerikanë kërkuan leje nga Kongresi për të filluar zhvillimin e një bombe të re B61 me një ngarkesë më të madhe, duke argumentuar se armët më të fuqishme do t’i “siguronin presidentit opsione shtesë kundër disa objektivave ushtarake më të vështira dhe me zona të mëdha”.

Dokumentet që zbulojnë vendimin për stacionimin e kokave bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar u postuan në një faqe interneti prokurimi të qeverisë amerikane.

Një njoftim, i postuar në gusht, i kërkoi një kontraktori të sektorit privat të siguronte kabina dhe mburoja për të mbrojtur trupat në skuadrën e 48-të të Forcave të Sigurisë të bazës nga “hyrja e detyruar dhe sulmi balistik” nga pushkët e sulmit në vendin e armëve bërthamore.

“Misioni i ardhshëm bërthamor i skuadronit të 48-të të Forcave të Sigurisë kërkohet të operojë nën mbrojtjen balistike,” tha ai.

Një kontratë e dytë, e publikuar të martën, reklamohej për rampat hidraulike për shkarkimin e automjeteve, duke vënë në dukje se F35-at e rinj dhe “mbështetja e menjëhershme e garancisë” kishin “theksuar nevojën për të zëvendësuar këto objekte shumë të kërkuara”.

Në përgjigje të një dokumenti buxhetor të SHBA-së që përshkruan planet për konviktin prej 50 milionë dollarësh (39 milionë £) për personelin e sigurimit në RAF Lakenheath vitin e kaluar, Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se Moska do t’i përgjigjet kthimit të armëve bërthamore amerikane në Toka britanike me “kundërmasa”.

“Nëse ky hap bëhet ndonjëherë, ne do ta shohim atë si përshkallëzim, si një hap drejt përshkallëzimit që do t’i çonte gjërat në një drejtim që është krejtësisht i kundërt me adresimin e çështjes urgjente të tërheqjes së të gjitha armëve bërthamore nga vendet evropiane,” tha ajo.

“Në kontekstin e tranzicionit të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në një kurs të hapur konfrontues për shkaktimin e një ‘disfate strategjike’ ndaj Rusisë, kjo praktikë dhe zhvillimi i saj na detyrojnë të marrim kundërmasa kompensuese të dizajnuara për të mbrojtur në mënyrë të besueshme interesat e sigurisë së vendit tonë dhe aleatët e saj.”

Ndërtimi i zonës mund të jetë gjithashtu subjekt i sfidës ligjore nga Fushata për Çarmatimin Bërthamor, e cila argumenton se Ministria e Mbrojtjes nuk kreu vlerësimet e kërkuara të ndikimit mjedisor përpara se të miratonte zhvillimin.

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht koka luftarake të stacionuara në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi, nën një marrëveshje të NATO-s për ndarjen bërthamore.

Një zëdhënës i Pentagonit tha: Shtetet e Bashkuara përmirësojnë në mënyrë rutinore objektet e tyre ushtarake në vendet aleate. Dokumentet buxhetore administrative të paklasifikuara shpesh shoqërojnë aktivitete të tilla.

“Këto dokumente nuk janë parashikuese dhe as nuk kanë për qëllim të zbulojnë ndonjë qëndrim specifik ose detaje bazë. Është politikë e SHBA-së që të mos konfirmojë apo mohojë praninë ose mungesën e armëve bërthamore në ndonjë vend të përgjithshëm apo specifik.”

Anija më e madhe në planet fillon udhëtimin e saj të parë! Ngjall reagimet e para nga shkencëtarët

 

Anija turistike “Icon of the Seas”, e cila është tre apo më shumë herë më e madhe se një fushë futbolli, ka 20 kuverta dhe transporton mbi 7,000 njerëz, pasagjerë dhe ekuipazh, nis udhëtimin e saj të parë ditën e sotme, nga Majami.

Kjo anije ka një ujëvarë të brendshme prej 17 metrash, kur ajo e Edessë është rreth 30 metra.

Kompania ka theksuar se anija funksionon me gaz natyror të lëngshëm dhe se ajo është vetëm një pjesë e strategjisë  alternative të karburantit, së bashku me biokarburantet, metanolin dhe burimet e tjera të energjisë.

Kompania shton gjithashtu  se anija është ndërtuar për të akomoduar qelizat e karburantit, të cilat prodhojnë energji elektrike pa djegie, për t’u përdorur për të fuqizuar ashensorët, megjithëse bateritë ende nuk janë instaluar për shkak të një problemi me furnitorët.

Gjithashtu, kur është në port, Icon do të funksionojë me energji elektrike të furnizuar nga bregu, një alternativë më e pastër për funksionimin e gjeneratorëve shumë ndotës.

Kjo nuk i bind grupet mjedisore që argumentojnë se Royal Caribbean, kompania që zotëron anijen, e keqinterpreton LNG-në si lëndë djegëse jeshile, sepse motori lëshon 70% -80% më shumë gazra serë për udhëtim sesa nëse do të përdorte një naftë të rregullt të linjës. Pra, kompania është fajtore për “greenëashing”, një mënyrë për të treguar një imazh miqësor ndaj mjedisit, por në thelb të rremë.

Siç shpjegojnë ata, përdorimi i LNG në vend të lëndëve djegëse të tjera mund të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me 25%, por një anije turistike që përdor LNG lëshon më shumë gazra serë në përgjithësi. Kjo ndodh kur një pjesë e gazit natyror nuk digjet, duke rezultuar në emetimin e metanit, një gaz serrë shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.

Anijet, shtojnë ata, duhet të përdorin qeliza karburanti dhe hidrogjen ose metanol të rinovueshëm, të cilët lëshojnë më pak gazra serë.

Studimet nga organizatat mjedisore madje krahasuan gjurmën e karbonit të një pushimi njëjavor të lundrimit në Evropë, me fluturimin dhe qëndrimin në një hotel. Ata arritën në përfundimin se lundrimet janë tetë herë më “të shtrenjta” për sa i përket karbonit, domethënë për mjedisin, shqetësues nuk është vetëm emetimi i gazrave serrë. Portet që pranojnë anije kaq të mëdha turistike kanë filluar të pakësohen. Venecia, Barcelona dhe Amsterdami janë vetëm tre nga qytetet kryesore që ndalojnë ose kufizojnë anijet e lundrimit mes shqetësimeve në rritje për ndikimet mjedisore dhe shëndetësore.

Gjigantët si Icon mund të bëhen mysafirë të padëshiruar dhe komenti i shefit të Karaibeve Mbretërore se anija e tyre është “anija më e madhe e keqe” nuk është thjesht një shaka, por realitet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...