Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/17

Ukraina ultimatum Rusisë. Zelensky: – Paqe ose Moska do largohet nga arena ndërkombëtare

 



Ukraina e kërcënon Moskën me largim nga arenda ndërkombëtare nëse nuk angazhohet realisht për të vendosur paqen. Komentet e Zelenskyt vijnë përpara luftës me precizion të lartë të pretenduar në rajonin e Donbasit.

Presidenti i Ukrainës ka kushtëzuar Rusinë për të vendosur paqe në vendin e tij.

Sipas tij nëse Rusia nuk kërkon paqe duhet të lërë arenën ndërkombëtare përgjithmonë.

Shpërthen gjigantja ruse në Detin e Zi, ukrainasit pretendojnë se e kanë sulmuar me raketa

Zelensky: Ose udhëheqja ruse të kërkojë me vërtet paqe, ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të lërë arenën ndërkombëtare përgjithmonë. Sulmet sa në jug e sa në lindje të Rusisë tregojnë se janë çorientuar dhe ndihen të pasigurt.

Zelensky foli edhe për ndihmën 800 milionë dollarëshe që Shtetet e Bashkuara mundësuan për Ukrainën dhe tha se bashkë me presidentin Biden kishin rënë dakord për forcimin e sanksioneve.

Presidenti ukrainas i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë importin e naftës ruse përgjithmonë.

Zelensky: Para së gjithash, ne kemi nevojë për një embargo nafte. Dhe gatishmërinë e Evropës për të hequr dorë nga e gjithë energjia ruse. Bashkimi Evropian duhet të ndalojë sponsorizimin e makinës ushtarake të Rusisë.

SPAK nis hetimin për gjurmimin e pasurisë së Saimir Tahirit

 Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ende nuk e kishte lënë qelinë e burgut, kur SPAK çeli një hetim të ri për të. Këtë herë prokurorët specialë nisën gjurmimin e pasurisë së Tahirit, pas sinjalizimit të një banke të nivelit të dytë për një transfertë monetare.


SPAK kërkoi rihapjen e çështjes së Saimir Tahirit.


Romeo Kara paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Kjo kambanë bie për…

Juristi Romeo Kara ka dalë me një paralajmërim të fortë pas lajmeve që po qarkullojnë ditën e sotme se SPAK ka kërkuar rihapjen e çështjes së ish-ministrit Saimir Tahiri dhe dënimin e tij për trafik droge.

Juristi shkruan se kjo këmbanë tashmë po bie për gjithë të korruptuarit.


Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije për Balkanweb se po mblidhen të dhëna brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit dhe për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

 Vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy ekspertizave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit.

Dëshmia e biznesmenit të njohur në SPAK: – Ja lidhja me Saimir Tahirin



Thirrja e biznesmenit Julian Morina në SPAK, ishte një lajm që kaloi pa ndonjë bujë të madhe, por dalja në dritë e detajeve që lidhen me çështjen penale për të cilën ai dha shpjegime e ndryshon situatën.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Julian Morina, i njohur me emrin Lul Morina, dha shpjegime në kuadër të çështjes se re penale të çelur ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro,  tranferta që janë kryer gjatë 2016-2017 në llogarinë e Fatlinda Tahirit, bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar këto trasferta dhe iu tha hetuesve se do t’iu vërë në dispozicion bilancet e kompanive, ndërsa ka shpjeguar se paratë I janë kthyer mbrapsht nga bashkëshortja. SPAK thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në shtëpi. Ai fillimisht u akuzua për trafik drogë dhe favorizim të grupit kriminal Habilaj, por jo akuzë ra rrugës.

Por, ndërsa ende nuk I ka mbyllur hesapet me SPAK për çështjen e parë, pasi gjykata e lartë ende nuk është shprehur për të, Tahiri po përballet me telashe të reja ligjore, që kanë të bëjnë me pasurinë e tij.

Ndonëse tejet të rezervuara, burime pranë SPAK thonë se në kuadër të kësaj çështje janë pyetur edhe biznesmenë të tjerë të njohur.

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të japë në shfrytëzim për një projekt kulturor “rezidencën qeveritare vila 31”, ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha.

 



Sipas vendimit, disa ambiente të kësaj ndërtese do të shfrytëzohen për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Kulturës, e cila do të marrë përsipër vetëm tarifat e  furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes së trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim.

Ndërtesa gjendet në qendër të Tiranës në lagjen që njihet si ish-Blloku, ku gjatë diktaturës komuniste 1944-1991 jetuan familjet e kupolës së njërit prej regjimeve më të egra të Lindjes.

Hoxha e drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt derisa vdiq në vitin 1985, ndërsa pasardhësi i tij, Ramiz Alia ishte i fundit president që iku nga pushteti në të gjithë vendet e Lindjes pas rënies së “Perdes së hekurt”.

Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme.  Pjesa e vjetër e saj funksionon aktualisht si biznes, hotel dhe restorant.

“Ngjarja e Fierit nuk është e rastit”. – Eksperti i njohur zbulon detajet

ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ndërsa ka komentuar vrasjen e policit në Fier, në një emision televiziv deklaroi se nuk mund të ketë qenë rastësore. Sipas tij nuk ka mundësi që dy të rinj që vijnë njeëri nga Malësia e Gjakovës dhe tjetri nga ajo e Hasit të zihen dhe të vriten në sy të një nëne. Prençi theksoi se nuk mund të jetë rastësi që 23-vjeçari Azgan Mërnica të lëvizte me pistoletë me vete. “Ngjarja e Fierit nuk është e rastit. Nuik mundet që njëri nga Malësia e Gjakovës tjetri nga ajo e Hasit të zihen në prani të një nëne. Kla një indicie të mëpërparshme. Këta duhet të jenë fërkaur edhe më përpara. Personi nuk lëviz kot me pistoletë në brez nëse nuk ka një problem”, tha Prençi. Ndërkohë autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në policinë e Fierit.

Edi Rama pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. – Belgjika paralajmëron se do të hapë “Kutinë e Pandorës” për lidhjen e biznesmenëve dhe politikanëve shqiptarë me krimin e organizuar

 Portali belg Europe Right Now ka bërë një analizë me të gjitha problemet e procesit të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ndërsa në shumë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një çështje qendrore dhe një burim ambicie për të marrë masa, sado të vogla apo simbolike të jenë ato, në Shqipëri problemi kyç është se një transformim i ngjashëm me anëtarësimin në BE, i cili do të prekte të gjitha aspektet e jetës, mund të arrihet vetëm me mbështetjen e fortë të një grupi të fuqishëm dhe/ose të gjerë shoqëror, por aktualisht nuk ka një mbështetje të tillë në Shqipëri”, thuhet në hyrje të artikullit. Ja artikulli i plotë “Si rezultat, shteti shumë i centralizuar dhe lidershipi i tij, përfshirë kryeministrin Edi Rama, nuk janë nën presion për të bërë gjithçka që është e mundur për të arritur anëtarësimin e plotë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo konfirmohet nga disa deklarata të kryeministrit Rama, për shembull në lidhje me afatin për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030, i ‘shtyrë’ më parë nga Këshilli Evropian (dhe më pas i mbështetur nga Komisioneri i Zgjerimit Varhelyi ). Thelbi i kësaj është se ai nuk insiston në data të sakta, por kërkon që procesi të ecë përpara, me afrim real, “detyrat e shtëpisë” së Shqipërisë të kryera plotësisht. Në të ardhmen e afërt mund të ketë ende probleme që mund të pengojnë procesin integrues të Shqipërisë. Sipas Steven Van Hecke , profesor në Universitetin e KU Leuven në Belgjikë, ekziston shqetësimi serioz se komuniteti shqiptar, i cili ka bërë para në ekonominë gri dhe zi, është i përfshirë në krimin e organizuar dhe ka grumbulluar pasuri të konsiderueshme, ka filluar të depërtojnë në ekonomitë e Evropës Perëndimore, duke blerë pasuri të paluajtshme në rrethe luksoze në qytete të tilla si Antëerp. Politika e lidhur me krimin Është domethënëse që prioritetet e presidencës belge përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili, duke synuar grupet kriminale shqiptare dhe korrupsionin, mund të ndalojë negociatat. Në skandalin e ashtuquajtur “Metamorfoza” (hakimi i aplikacioneve të komunikimit të koduar të Sky dhe EncroChat të përdorura gjerësisht në qarqet kriminale, mesazhe që konfirmojnë lidhjen e biznesmenëve dhe politikanëve shqiptarë me krimin e organizuar) autoritetet belge nuk i kanë dhënë ende të gjitha provat. Megjithatë, është e mundur që ajo të ngrihet në kontekstin e presidencës së Belgjikës në BE. Çështja e krimit të organizuar shqiptar mund të ngrihet edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare (dhe PE) në fund të presidencës belge. Qëndrimet e aktorëve shtetërorë dhe grupeve shoqërore ndaj procesit të integrimit Disa zyrtarë publikë kanë një kuptim të thellë të procesit dhe funksionimit të anëtarësimit në BE, por ndikimi i tyre politik është i papërfillshëm. Ata që punojnë në nivel profesional në këtë fushë duan ta shtyjnë procesin përpara, por nuk e ndjejnë mbështetjen e lidershipit politik. Një manifestim i kësaj është se struktura institucionale ka qenë prej vitesh e pamjaftueshme për të siguruar funksionim efektiv, me institucionet që vuajnë nga mungesa e stafit dhe ekspertizës (Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë po i nënshtrohet aktualisht një ristrukturimi të plotë të burimeve njerëzore, me shumicën e mesme, renditja e menaxherëve larguar nga pozicionet e tyre). Për më tepër, perceptimi i institucioneve të BE-së dhe në shumë raste drejtuesve të tyre në sektorin publik shqiptar është mjaft i keq. Ish-ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka , pas një takimi me Isabel Santos (raportuese e PE për shqiptarët), deklaroi në një takim të mbyllur se Isabel Santos nuk ishte në dijeni për asgjë, se takimi ishte i pakuptimtë dhe se ajo nuk donte që në të ardhmen ta takojnë atë. Santos gjithashtu nuk e takoi ministrin e Jashtëm shqiptar gjatë vizitës së saj të radhës në Shqipëri. Lidhjet e forta Pikëpamjet negative për institucionet dhe zyrtarët e BE-së ndajnë edhe politikanët e opozitës shqiptare. Një politikan kritikoi ashpër në mënyrë të përsëritur Parlamentin Evropian dhe përfaqësuesit e tij. Vlen të theksohet se ai nuk fajëson në radhë të parë qeverinë shqiptare për ecurinë e ngadaltë të procesit të anëtarësimit (!), por vetë BE-në dhe shtetet anëtare, të cilat, sipas tij, nuk e duan Shqipërinë në radhët e tyre dhe nuk do ta duan të jetë në një pozitë më të mirë edhe nëse vendi nuk do të drejtohej nga partia aktuale Socialiste (PS), të cilën ata e konsiderojnë të korruptuar (megjithatë, lidershipi politik shqiptar ka një reputacion të mirë dhe ka marrëdhënie të mira me Presidenten e PE Roberta Metsola dhe të saj paraardhësi David Sassoli ). Drejtues të organizatave joqeveritare dhe njerëz të rëndësishëm të biznesit mbështesin anëtarësimin në BE për shkak të efekteve pozitive që do të kishte në ekonominë shqiptare dhe kuadrin ligjor për të bërë biznes. Anëtarët e këtij grupi kanë përvojë të thellë në procesin e integrimit dhe anëtarësimit, por numri dhe ndikimi i tyre në politikë është i vogël. Sipërmarrësit dhe biznesmenët më të vegjël shqiptarë nuk e kuptojnë ose nuk janë të interesuar të anëtarësohen në BE. Arsyeja është se ekonomia e nëndheshme është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, me evazion fiskal dhe operacione biznesi të papranueshme (por të toleruara nga autoritetet). Përveç kësaj, futja e rregullave të BE-së për prodhimin dhe mbrojtjen e konsumatorit, për shembull, do të krijonte gjithashtu probleme për bizneset e vogla. Qasja në BE: Vetëm një pasaportë për në Perëndim? Më të rinjtë, me orientim perëndimor dhe intelektualë janë pro anëtarësimit në BE, por ata janë të motivuar kryesisht nga lehtësia e vendosjes dhe punës në vendet perëndimore. Ky grup social është më i ekspozuar ndaj trendit në rritje të emigrimit. Shumica prej tyre janë të zhgënjyer nga politika shqiptare, e perceptojnë atë si të korruptuar në të gjitha nivelet dhe nuk besojnë në mundësinë e ndryshimit. Në përgjithësi, qytetari mesatar shqiptar sheh vetëm perspektivën e emigrimit më të lehtë në anëtarësimin në BE, por nuk mund të identifikohet me vlerat liberale të BE-së dhe “mbirregullimin” e saj të jetës. Qytetari mesatar shqiptar është konservator, edhe pse jo fetar, por ka një imazh të tillë për veten, dhe ksenofobia dhe racizmi janë gjithashtu një tipar i shpeshtë i shoqërisë. Një shembull i kësaj është migrimi dhe pranimi i refugjatëve në Shqipëri (MEK, Afgan, Marrëveshja italo-shqiptare), të cilën qeveria e mbështet për shkak të presionit të Perëndimit apo interesave të tjera, por pa mbështetje sociale..

Studimi japonez zbulon rritje të tumoreve dhe vdekshmërisë pas vaksinave të COVID

Rritje e tumoreve dhe e vdekshmërinë në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Janë këto të dhënat e studimit të fundit japonez, të publikuar nga mjeku Edvin Prifti, i cili është shprehur që në fillim kundër vaksinimit, duke i cilësuar vaksina gjenetike. Në një status të gjatë në Facebook, mjeku Prifti ngre alarmin për gjetjet e studimit, sipas të cilit vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit tumore të llojeve të ndryshme. Këto të dhëna shkencore kanë dalë në dritë pas tërheqjes së vaksinës Astrazeneca. “Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik Alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme. Pas lajmit që vaksina Astrazeneca u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen. Studime të tjera duhet të evidentojnë këto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë”. Prifti pretendon s etë gjithë mjekët që kundërshtuan vaksinimin , u ndëshkuan apo u gjetën të vdekur në rrethana misterioze. “Shumë prej mjekëve që kundërshtuan u quajtën sharlatanë sikurse prof. Didier që propozoi hidroksiklorokinën, në disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim në universitetin e Pitsburgut, në disa raste u gjetën të vdekur në rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencëtari më i madh i koronaviruseve në botë, në disa raste u “vetëvranë” sikurse prof. Didonna në Itali që zbuloi plazmën hiperimune dhe në raste të tjera u burgosën dhe këta të fundit çuditërisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof.. Charles Lieber shefi i departamentit të biologjisë molekulare në Universitetin e Harvardit. Se me kë më ngjan si histori!?”. Sipas tij shkenca nuk ka teori konspirative, por të vërtetën. “Shkenca nuk ka teori konspirative siç kam dëgjuar këto kohë, ajo thjesht mbart të vërtetën dhe bashkë me të edhe martirët e heshtur të saj. Shkenca dhe e vërteta ka vetëm një problem, atë mund ta shtypësh për njëfarë kohe, mund edhe ta fshehësh, por kurrë nuk mund ta tjetërsosh pasi shkenca dhe e vërteta është drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithçka për të shpëtuar jetën e tij nga Inkuizicioni tha për Tokën: Eppur si muove – Ajo paska lëviz duke iu drejtuar planetit Tokë”. Kujtojmë se mjeku Edvin Prifti akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, fshehje të të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...