2024-12-29

A iku ERion Veliaj për USA ?


Nga Flori Bruqi

 Dhe pasi u largua, jo me biçikletë, por me autoveturën e tij luksozë, në vend të Erion Veliajt u shfaqën një numër i madh policësh, të cilët në kuadër të masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita pasditen e sotme, morën në mbrojtje pikërisht Bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj rrezikon postin nga ligji i Dekriminalizimit. Ja çfarë nuk ka  deklaruar - Gazeta Standard Online

Më datë 28 dhjetor 2024  që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të aeroportit të Rinasit.


Kush do e mbrojë Erion Veliajn në SPAK? - Politikë

“Qëndronte i vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele”, tha një burim për Lapsi.al. Nga konfirmimet e mëtejshme të redaksisë u pohua se destinacioni i tij final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kupola e Bashkisë në pranga, Erion Veliaj thirret në SPAK - AKTUALITET

Ky udhëtim për të cilin nuk ka konfirmim për kthimin, vjen një ditë pasi stafi i Veliajt publikoi në media një deklaratë të gjatë, ku akuzohej SPAK se në hetimet ndaj tij është treguar “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Pra Veliaj që si të gjithë qytetarët e këtij vendi gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes, po ankohet se atij prokurorët po i bëjnë një hetim të padrejtë dhe tendencioz.


Erion Veliaj me gruan: “Gëzuar Krishtlindjen” – Indeksonline.net

A do të zgjedhë ai të përballet me ta, apo do të ndjekë si Arben Ahmetaj tu shmanget atyre?

Katër pistat për të cilat SPAK shpalli se dyshon për Veliajn, midis të cilave ajo e pastrimit të parave që shkon deri në 15 vite burg, dëshmuan se pozita e tij është rënduar së tepërmi. Këtë e dëshmoi edhe fakti se, për herë të parë, mediat pranë qeverisë dhe bashkisë u angazhuan në një sulm frontal ndaj SPAK, duke e akuzuar atë se po bëhet instrument i luftës së brendëshme në PS. Një burim i pakonfirmuar tha për Lapsi.al se Veliaj do të kthehet pas disa ditësh (nuk dihet saktësisht) dhe se ka kapëcyer oqeanin në një tentativë të dëshpëruar për të lobuar trajektoren e fatit të vet personal, që ka marrë për keq

Erion Veliaj – Transeuropa 2024


Ai mohoi të përdorë fjalën arratisje dhe shmangie nga drejtësia, pavarësisht se vetë Veliaj mendon që ndaj tij po bëhet një gjueti shtrigash.

Ai mohoi gjithashtu edhe pretendimin se Erioni i paskësh thënë Ramës, që “nëse më ndodh gjë mua do të të marr me vete”.

Thellohet skandali në Akademinë e Sigurisë. – Rektori Ilirjan Mandro në paligjshmëri, organet drejtuese…

 


Skandali në Akademinë e Sigurisë duket se po thellohet dita-ditës, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi legjitimitetin e këtij institucioni të arsimit të lartë dhe mbi veprimet e rektorit të saj, Ilirjan Mandro. Siç edhe premtuam në shkrimin e djeshëm për Akademinë e Sigurisë dhe bëmat e Rektorit të saj, Ilirjan Mandro, gazeta “SOT” ka folur me juristë dhe akademikë për të kuptuar se me çfarë institucioni kemi të bëjmë dhe na është sugjeruar që ky rast përben një “casus” studimi.

Konkretisht ekspertët e fushës, kanë konfirmuar se situata në Akademi përbën një rast të paprecedent, i cili sfidon jo vetëm ligjet për arsimin e lartë, por edhe parimet bazë të një institucioni të akredituar. Por rektori Mandro duket se ka zgjedhur një model drejtimi që sfidon çdo normë ligjore. Procesi zgjedhor për organet drejtuese të institucionit, përfshirë Senatin Akademik dhe Dekanatin e Fakultetit të Sigurisë, nuk është zhvilluar kurrë. Ligji për arsimin e lartë në Shqipëri përcakton qartë se zgjedhjet për këto organe duhet të zhvillohen çdo katër vjet dhe në të njëjtën kohë për të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Megjithatë, Mandro ka injoruar këto dispozita, duke emëruar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e strukturave drejtuese, pa respektuar proceset demokratike.

Kaosi

Kjo situatë ka krijuar një kaos të paprecedent ligjor. Vendimet e marra nga organet e emëruara nga rektori janë juridikisht të pavlefshme, duke e lënë institucionin në një gjendje të rrezikshme dhe të pasigurt për studentët dhe stafin akademik. Ndërkohë më shqetësues është fakti se ky kaos mund të çojë në humbjen e akreditimit të Akademisë së Sigurisë, një skenar që do të vinte në pikëpyetje vlefshmërinë e diplomave të studentëve dhe të ardhmen e tyre akademike.

Sipas investigimit që ka bërë gazeta “SOT”, rektori Mandro ka shpallur vetëm zgjedhjet për postin e tij, duke lënë pas dore detyrimin ligjor për të shpallur zgjedhjet për organet e tjera drejtuese. Por kjo qasje autoritare e tij ka kthyer Akademinë e Sigurisë në një institucion ku demokracia dhe transparenca janë zhdukur plotësisht. Ky model drejtimi, ku “vetë zgjidhesh, vetë emëron, vetë vendos”, është një shembull i qartë i abuzimit me pushtetin dhe shkeljes së hapur të ligjit. Studentët dhe stafi akademik janë lënë në një situatë të pasigurt, ndërsa organet përkatëse të akreditimit duket se kanë mbyllur sytë ndaj kësaj situate alarmante.

Përpara kësaj situate pyetjet që ngrihen tani janë: A do të ndërhyjë Ministria e Arsimit dhe organet e tjera përkatëse për të rivendosur rendin dhe ligjshmërinë në këtë institucion?; A do të mbajnë përgjegjësi personat që kanë lejuar këtë gjendje kaosi dhe abuzimi?; A duhet të shqetësohen studentët për vlefshmërinë e arsimimit dhe diplomave të tyre duke qenë se këto veprime rrezikojnë akreditimin e këtij institucioni? Pyetje të dhimbshme, por që gazeta “SOT” është e vendosur ta ndjekë këtë çështje deri në fund, duke hedhur dritë mbi të gjitha shkeljet e rektorit Mandro dhe duke kërkuar përgjegjësi nga të gjithë aktorët e përfshirë. Ky skandal nuk është vetëm një çështje e Akademisë së Sigurisë, por një sinjal alarmi për të gjithë sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Nëse abuzime të tilla lejohen të vazhdojnë, atëherë rrezikohet besueshmëria e të gjithë sistemit arsimor të vendit.

Sabit JAHA: “NË KAÇANIK DO TA ZËMË PRITËN, PËR TOKËN TONË S`KURSEJMË AS GJAK!”

 Sabit JAHA: PLOJA E GRYKËS SË KAÇANIKUT E VITIT 1910 I



Masat e ndërmarra të xhonturqve për osmanizimin a turqizimin edhe të mëtejmë të viseve të pushtuara nga kjo Perandori, në një formë a metodë më “moderne” nuk u pritën as me “lepe e peqe” dhe as me “lule e pekule”nga popullata shqiptare e Kosovës, revoltë kjo që u manifestua me kryengritje të armatosura gjatë muajit prill 1910, pothuajse në gjithë Kosovën, gjë që kjo bëmë famëmadhe bëri jehonë të shumëfishtë jo vetëm në Kosovë e gjithandej trojeve shqiptare, por edhe më gjerë. Kështu rapsodi popullor këndoi: “N`Kaçanik dej n` Boletin, Tanë Kosova a` mlue n`tym, A mlue n`tym, i ka dalë flaka, E dogj me topa Dërgut Pasha. Ç`a kanë retë ç`i vetojnë? Dy dragoj po luftojnë. N`Kaçanik e n`Cërnalevë Isa Begi e Idriz Seferi Dërgut Pasha me niqin mij` Isa Begi me shqiptari. – Kadal, pashë, se s`je n`xhami Tash po sheh burrë me sy. Ç`i djeg vetin, t`përvëlon ty! ……….. Kaçanikut i raftë pika Nuk po e di se çka asht friga Shtatë sahat tue u therë me thika U therën me thika shtatë sahat, Derisa ra kali me not në gjak.” Sipas të dhënave kryekomandanti turk Shefqet Turgut Pasha, kah gjysma e muajit prill 1910, ishte përgatitur të nisej nga Shkupi, drejt Grykës së Kaçanikut, për ta shuar kryengritjen shqiptare. Por i dërguari i sulltanit kishte bërë “hesapin pa hanxhinë”, meqë në Grykë të Kaçanikut, më 23 e 24 prill 1910 i kishte zënë pritën Kreshniku i Karadakut, Idriz Seferi, me bashkëluftëtarët e tij nga Karadaku, Lugina e Preshevës, Anamorava, Kaçaniku dhe nga fshatrat e komunës së Kaçanikut: Kërbliqi, Drenogllava, Begraca, Stagova, Nikoci, Gjurgjedelli etj. Gryka e Kaçanikut, për nga konfiguracioni, nga bashkëkohësit u quajt “Termopile shqiptare”, ku prijësi i Lëvizjes Kombëtare dhe i luftës për pavarësi, Idriz Seferi, udhëheqës popullor bashkëvepronte me krerët si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Islam Spahiu, Hasan Hysen Budakova, Ramë Avdyli e sa e sa prijës të tjerë. Kryengritësit shqiptarë në Grykën e Kaçanikut, prill 1910, Foto Fred Boissonnas Marrja e Grykës së Kaçanikut nga Idriz Seferi, te Guri i Shpumë, me bashkëluftëtarët e tij të paepur, shkaktoi pezm tek gjenerali turk, i cili kërkoi ndihmë nga Stambolli me qëllim për ta shuar, me çdo kusht dhe me çdo çmim kryengritjen e shqiptarëve, të cilët kishin zënë pozita të duhura në Grykë të Kaçanikut, ku u zhvillua kjo betejë e përgjakshme, që mori namin në popull si Ploja e Grykës së Kaçanikut. Në saje të strategjisë së tij Idriz Seferi u quajt Kreshniku i Karadakut, duke zgjuar kureshtjen edhe sa e sa historianëve, publicistëve, shkrimtarëve, piktorëve, skulptorëve, kompozitorëve këngëtarëve, që bëmat e tij prej luftëtari shembullor të përjetësohen e të kujtohen brez pas brezi me krijimet e bëmat e tyre në fushëveprimtari të shumta shënuan, kush më pak e kush më shumë, për këtë Betejë – të njohur si Ploja e Grykës së Kaçanikut. Në këtë përvjetor, të 111-të të Betejës së Kaçanikut e shohim të arsyeshme t`i themi disa fjalë për Njeriun – Idriz Seferi: strateg, udhëheqës dhe patriot i shquar, i cili krahas udhëheqësve tjerë shqiptarë, së bashku ishin për një gjuhë – komb – shtet të përbashkët shqiptar, duke qenë të gatshëm të japin edhe jetën e tyre, që brezat që do të vinin pas tyre të jenë të lirë, kudo në trojet e veta denbabaden shqiptare. Pra, në këtë vështrim përmbledhës për Plojën e Grykës së Kaçanikut, me rastin e 111-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike, mbase është e udhës që t`i themi shkurtimisht disa nga të dhënat më karakteristike, për personalitetin e Idriz Seferit. Pra, Idriz Seferi apo Kreshniku i Karadakut, u lind në fshatin Sefer të Karadakut, më 1847. Qyshkur ishte i ri u shqua për guxim, duke qenë luftëtar i pakompromis ndaj padrejtësive e posaçërisht ndaj pushtuesve turq, serbë e bullgarë. Kështu, duke qenë i gatshëm që t`iu kundërvihet në vazhdimësi pushtuesve të pareshtur, ai ishte pjesëmarrës i rregullt i tubimeve e kuvendeve të burrave atdhetarë, që bënin marrëveshje për organizim të kryengritjeve. Prandaj, duke qenë përherë aktiv ai qe burgosur, së pari nga autoritetet osmane, më 1875. Megjithatë, ai mori pjesë, pa u ndalur dhe pa frikë se do të mund të burgosej pareshtur edhe më vonë. Kështu, i mishëruar me dashurinë për atdheun e tij, ai iu përkushtua me zell të pashoq çështjes së kauzës kombëtare. Falë angazhimit të vazhdueshëm atij i takoi atributi i tribunit popullor – Udhëheqës i Kryengritjes së Kosovës, ku më 1910 u shqua për strategji luftarake në Grykën e Kaçanikut, përballë forcave të armatosura të kryekomandantit turk Shefqet Turgut Pasha. Kreshniku i Karadakut, jo vetëm më 1910, por edhe më vonë do të jetë në fushëbetejat e pareshtura si në Karadak, Moravë, Shkup, Preshevë, Gjilan, Kumanovë, Ferizaj e gjetiu. Idrizi qysh i ri ishte përballur me çetat çetnike serbe, ku në Hogosht të Kamenicës ishte plagosur, por që nuk ishte zmbrapsur, duke luftuar edhe kundër trupave ushtarake osmane, duke u plagosur sërish dhe kapur e dënuar me 101 vjet burg, nga i cili u lirua pas luftës ruso-turke. Kurdoherë, në rastet më delikate të kohës, përherë ishte në shërbim të atdheut, duke qenë i gatshëm së pari të sakrifikojë veten. Prandaj, në saje të gatishmërisë së tij të pareshtur, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), duke mbajtur lidhje me Sylejman Vokshin, Mic Sokolin, Ali Ibër Nezën etj. Vlen të theksohet se Idriz Seferi mori pjesë edhe në Kryengritjen e Drenicës, në atë të Shalës së Bajgorës (1893), në Kuvendin e Pejës (1899), përkrah Haxhi Zekës dhe Bajram Currit. Në korrik të vitit 1907, në Pasjak të Gjilanit u përballë me çetat e çetnikëve serbë. Po ashtu, vlen të theksohet se Idriz Seferi luajti rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e Kuvendit të Ferizajt (1908) si dhe në organizimin e disa tubimeve kundër pushtuesve xhonturq, ku ishte burgosur e liruar pastaj. Por meritë e jashtëzakonshme e tij ishte bashkëveprimi me Isa Boletinin, më 1910, duke qenë të dy udhëheqës të Betejave të përgjakshme, njëri në Grykë të Kaçanikut e tjetri në Grykë të Caralevës. Pastaj, veprimtaria e tij prej atdhetari të shquar u dëshmua edhe në udhëheqjen e kryengritësve të trojeve verilindore të Kosovës, në betejat e Drenogllavës, Pozharanit, Smirës, Nikocit, Kurbalisë etj. Kështu, vit pas viti, por me vullnet e përkushtim të lartë vazhdoi edhe më tej përkrah Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit etj. Po ashtu, vlen të vihet në pah se ai ishte edhe pjesëmarrës në Kuvendin e Junikut (1912), ku mori pjesë në çlirimin e disa qyteteve të Kosovës si dhe të Shkupit etj. Duke qenë njeri atdhetar i dëshmuar dhe strateg i pakrahasueshëm i sa e sa luftërave ndaj pushtuesve të njëpasnjëshëm, Idriz Seferi organizoi dhe udhëhoqi kryengritjen e armatosur të shqiptarëve kundër deportimit të ushtrisë serbe, në tetor të vitit 1912, në vijën e kufirit Merdar – Kumanovë. Kështu, në nëntor të vitit 1912 u kap nga ushtria serbe, diku në rrethinën e Shkupit dhe u mbajt në burgun e Beogradit, deri në vitin 1913. Po në këtë vit (1913) kundërshtoi me ngulm të madh vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, mbajtur në Londër (1913), që faktikisht u copëzua Shqipëria, duke lënë disa vise shqiptare jashtë Shqipërisë Etnike, me sa e sa kufij shqiptaro-shqiptarë! Gjithashtu, vlen të theksohet se Idriz Seferi edhe gjatë Luftës të Parë Botërore, gjatë periudhës 1913-1915, ishte luftëtar i pakompromis ndaj pushtetit serb, sikurse që ishte edhe gjatë viteve 1916-1918 ndaj pushtetit bullgar që sundonte aso kohe në këtë pjesë të Anamoravës, Karadakut dhe Kosovës Lindore. Pra, Idriz Seferi asnjëherë, kurrën e kurrës, nuk iu gjunjëzua asnjërit pushtet, duke i qëndruar përherë përballë dhe pa kurrfarë marrëveshje ai qëndroi stoik dhe shembullor me të gjitha virtytet prej një atdhetari sypatrembur. Ai vetëm ndërroi jetë, më 1927, në moshën 80-vjeçare, në Zhegër të Gjilanit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në analet e historisë sonë kombëtare, për t`u përkujtuar e rikujtuar përherë nga brezi në brez, gjeneratë pas gjenerate, duke qenë shembull se si dhe sa duhet At(Mëmë)Dheu, të cilit asgjë nuk i mori, pos dy metra tokë (dhé) por ia dhuroi jo vetëm djersën, mundin, gjakun, por mbi të gjitha dashurinë prej atdhetari të përbetuar në tokë, qiell, ujë e ajër, për të gjitha viset shqiptare që deshi t`i shihte përherë të bashkuara, të gjitha – Një, ku shqip bukës i thonë bukë e ujit i thonë ujë. Bëmat e shumta dhe të mëdha, për çështjen e kauzës sonë kombëtare, të Idriz Seferit, gjatë 80 vjetëve jetë, janë të brumosura me domethënie të vlefshme dhe gjithmonë udhërrëfyese për të gjithë ne, sidomos udhëheqësit se si e sa ta duan Atdheun e tyre të Shenjtë. Prandaj, sot me emrin e Tij janë të emërtuara sa e sa institucione e asociacione, rrugë e sheshe, ku shihen shtatore, buste, obeliskë, piktura, portrete, vepra letrare (monografi, romane), kaseta, CD dhe filma dokumentarë për Idriz Seferin – Kreshnikun e Karadakut – Tribun Shembullor i Shqiptarisë. PLOJA E GRYKËS (Prill 1910) Bubullimë, oshtimë e rrëmujë… Plot e përplot trazira si tërmeti Ushtria si lavë kishte marshuar Dallgë – dallgë vinte si deti. Krisma pushkësh s`pranin fare Shqipeve t`malit u dhimbsej Toka Tym e flakë qe mbushur Gryka Shkrumb nga ploja e hi në boka. Kushtrimit iu përgjigjen malësorët “Kokë për Tokë!” – thanë këta shqiptarë Tok qenë bërë zogjtë e shqipes Idriz Seferin e kishin të Parë. Në ballë të Burrave qe Idriz Seferi Kryengritësve zëshëm u thërret: – Zini pritat, rrnofshi Burra! Secili plumb nga nji… ta vret`!” Vargmaleve jehoi Kushtrimi Logu i Burrave te Guri i Shpuar Për Plojën e Grykës s`Kaçanikut Kënduan rapsodët, poetët kanë shkruar. Krismat e pushkëve shtoheshin Gjithnjë e më shumë derdhej gjaku Shqipet e malit mbi xhonturqit Luftonte Kreshniku nga Karadaku. – “Heeej! Heeeeej!” – oshtinte Gryka Kryengritësit suleshin si luaj Mbi pushtuesit – breshër i plumbët Vdisnin njerëz e shkallmoheshin kuaj. Uji i Lepencit qe turbulluar Si uji i Nerodimes – i kuq Shqiptarët e njihnin vetveten S`pranonin të bëheshin turq. Sa shkrihej një togë ushtarësh Togat e tjera i kapte lemeria Urdhër pas urdhri jepte pashai Ardhur nga larg, nga … Turqia: “Vrani! Preni! Therni! Të mitur, të rritur a pleq… “Kaç!” nga ky farë “mileti” Ç`sherr na zuri, o … dreq!?” Stagova, Begraca, Bobi, Runjeva, Kërbliqi, Nikoci,… dhe Drenogllava Mizorisht u dogjën n`atë plojë Ashtu siç qe djegur edhe Anamorava. Grykës së Gurit mësynte ushtria Nëpër kreshta shkëmbinjsh dërrmohet Në Stamboll vajti edhe ky lajm: “Grykës së Kaçanikut s`kalohet!” Grykës së Gurit sogjonin skifterët Bashkë me ta edhe Idriz Seferi Turgut Pashën e kishte kapur marazi Deshi të pëlciste nga vreri… Në jug të Kosovës qe mbyll PORTA Tek Grykë e Gurit të Kaçanikut Ç`PORTË e kyçur pa farë dryni?! 


Legjenda e PLOJËS SË GRYKËS…

KUVEND BURRASH… në KARADAK:

“NË KAÇANIK DO TA ZËMË PRITËN,

PËR TOKËN TONË S`KURSEJMË AS GJAK!”

 

 

PLOJA E GRYKËS mori Dhenë

Anekënd … SHQIPTARISË

Zogjtë e Shqipes mbrojtën Folenë

Përballë Përbindëshit të Azisë.

 



Belgjika do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike të njohura si vape, për arsye shëndetësore dhe mjedisore, në një lëvizje novatore për BE-në.

 


Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke tha se cigaret elektronike ishin kthyer në një kërcënim për shëndetin pasi ato janë një mënyrë e lehtë për adoleshentët që të tërhiqen nga duhanpirja dhe të fiksohen pas nikotinës.

“Cigaret elektronike të disponueshme janë një produkt i ri i krijuar thjesht për të tërhequr konsumatorë të rinj”, tha ai në një intervistë.

“Ato shpesh përmbajnë nikotinë. Nikotina ju bën të varur. Nikotina është e keqe për shëndetin tuaj. Këto janë fakte”, shtoi Vandenbroucke.

Për më tepër, “ato krijojnë mbetje kimike të rrezikshme, ende të pranishme në ato që njerëzit hedhin”, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se Australia e shpalli të jashtëligjshme shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive në fillim të këtij viti në disa nga kufizimet më të ashpra në botë.

Tani Belgjika po kryeson përpjekjet e BE-së.

“Ne jemi vendi i parë në Evropë që e bëjmë këtë”, tha Vandenbroucke.

Ai gjithashtu kërkon masa më të ashpra ndaj duhanit në bllokun 27-vendësh.

“Ne me të vërtetë po i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të dalë tani me iniciativa të reja për të përditësuar, modernizuar legjislacionin e duhanit”, shtoi ai.

Kryeçetniku serb Aleksandër Vuçiq flet për heqje të njohjeve për Kosovën.

Nga Blerim Mehmeti


 Në kohën kur po përballet me protestat më të mëdha që pas rënies së krye kriminelit çetnik serb Sllobodan Milosheviq, ish-Gëbellsi i Serbisë në Qeverinë e tij, tash president i Serbisë, ka zgjedhur të merret me Kosovën. 

 Në një intervistë dhënë për transmetuesin publik serb, Aleksandar Vuçiq tha se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

 Ky lajm dhe kjo propagandë e fushatë ndaj Kosovës, sipas profesorëve universitarë në Kosovë është vazhdimësi e luftimit të subjektivitetit të Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë.

 “Kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit, shkelje e aneksit të Ohrit, kjo është shkelje e zotimeve që palët kanë marrë në procesin negociues, dhe përmes saj shteti Serb më gërhamat e tijë të fundit , synon që të shmangë fokusin dhe në veçanti Vuçiqi, nga zhvillimet e brendshme politike”, ka thënë publicisti  dhe shkrimtari Flori Bruqi .

Bruqi, beson se faktori ndërkombëtar duhet dhe do të jetë i vendosur që ta pengojë destabilizimin e rajonit nga çetniku serb Aleksandër Vuçiqi dhe Serbia. Bruqi beson se protestat në Beograd e kanë vënë në siklet Aleksandër Vuçiqin, i cili po kërkon armiq të jashtëm. Fenomeni i ç’njohjeve kishte marrë përmasa shumë serioze edhe më herët, madje edhe diskutonin në dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve. 

 “Ky fenomen u ndalë me marrëveshjen e Washingtonit konkretisht me atë që ishte arritur nën drejtimin e ish-presidentit, Donald  Trump, tashmë i cili do ta merr detyrën më 20 janar të vitit 2025, pra në masë të madhe kjo të varet se çfarë qëndrimi do të mbajë Shtëpia e Bardhë në raport me tensionet dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Flori Bruqi. Bruqi  thotë se diplomacia kosovare duhet t’i përshtatet mendësisë së presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili sipas tij, preferon raportet bilaterale, e jo ato transatlantike të cilat ishin strategji e presidentit Joe Biden. 

 As publicisti dhe shkrimtari Prof.Naim Klemendi   por as nga Bashkimi Evropian, gjatë këtyre ditëve  nuk kanë publikuar ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me deklaratat e presidentit serb Vuçiç.

2024-12-27

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

   
Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi  Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë | Gazeta Telegraf
                     

                                   Nga Flori Bruqi ,PHD

Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971) është një biznesmen dhe investitor. Ai është themeluesi, CEO, dhe CTO i SpaceX; bashkë-themeluesi, CEO, dhe arkitekti i produkteve i Tesla, Inc.; pronari dhe CTO i X Corp.; themeluesi dhe pronari i The Boring Company dhe xAI bashkë-pronari i OpenAI; bashkë-themeluesi i Neuralink dhe OpenAI dhe president i fondacionit "Musk Foundation". 

Elon Musk nuk di të ndalet, dominon edhe Europën | Gazeta Shqip

Thuhet sipas " Floripress" që është njeriu më i pasur në botë me një pasuri prej rreth 211 miliardë dollarësh.

 Elon  Musk ka deklaruar se qëllimet e SolarCity, Tesla, Inc., dhe SpaceX rrotullohen rreth vizionit të tij për të ndryshuar botën dhe njerëzimin. 

Qëllimet e tij përfshijnë reduktimin e ngrohjes globale nëpërmjet prodhimit dhe konsumimit të energjisë së qëndrueshme, dhe reduktimin e "rrezikut të zhdukjes së njerëzve" duke e "bërë jetën multi-planetare" duke vendosur një koloni njerëzore në planetin Mars

  Musk lindi më 28 qershor, 1971, në Pretoria, Transvaal, Afrikë e Jugut, i biri i Maye, një modele nga Regina, Saskatchewan, Kanada; dhe Errol Musk, një inxhinier i elektromekanikës  i lindur në Afrikën e Jugut.

 Ai ka një vëlla më të vogël, Kimbal (lindur më 1972), dhe një motër më të vogël, Tosca (lindur më 1974). 

Gjyshja e tij nga ana e babait ishte Britanike.

 Pasi prindërit e tij u divorcuan në vitin 1980, Musk jetoi më së shumti me të atin në disa vende të Afrikës së Jugut.
 Në moshën 10-vjeçare, ai zhvilloi një interes për kompjuterat nëpërmjet Commodore VIC-20. 

Ai e mësoi vetë programimin kompjuterik dhe kur ishte 12 vjeç, shiti kodin e një video loje bazuar në gjuhën BASIC të quajtur Blastar te një revistë e quajtur PC and Office Technology për rreth $500. dollarë amerikan .

Musk ngacmohej shumë gjatë fëmijërisë, madje njëherë u dërgua në spital pasi një grup djemsh e hodhën nga shkallët dhe e rrahën derisa humbi ndjenjat. 




 Musk fillimisht u edukua në shkolla private, duke shkuar në Waterkloog House Preparatory School

Musk më vonë u diplomua në Pretoria, Boys High School dhe u shpërngul në Kanada në qershor të vitit 1989, pak para ditëlindjes së tij të 18-të, pasi mori nënshtetësinë Kanadeze nëpërmjet mamasë së tij të lindur në Kanada.

Në moshën 19-vjeçare, Musk u pranua në Queen's University në Kingston, Ontario, për studimet universitare. 

Në vitin 1992, pasi kaloi dy vite në Queen's University, Musk u transferua në University of Pennsylvania, ku, në moshën 24-vjeçare, ai u diplomua për fizikë dhe ekonomi. 





 Në vitin 1995, kur ai i kishte 24 vjet, Musk u shpërngul në Kaliforni për të nisur doktoraturën për fizikë të aplikuar dhe shkenca materiale në Stanford University, por e la programin pas dy ditësh për të ndjekur ambiciet e tij sipërmarrëse në fushat e internetit, energjisë së rinovueshme dhe hapësirës. 

Në vitin 2002, ai u bë një qytetar Amerikan.

 Karriera Zip2 Në vitin 1995, Musk dhe vëllai i tij, Kimbal, filluan Zip2, një kompani interneti, me paratë e një grupi të vogël investitorësh.

 Kompania zhvilloi dhe reklamoi një guidë qyteti në internet për industrinë e gazetave.

 Musk siguroi kontrata me The New York Times dhe me Chicago Tribune, dhe i mbushi mendjen drejtuesve të bordit të braktisnin planin për shkrirjen e kompanisë me CitySearch.

 Te  Zip2, i nxhinieri Elon Musk dëshironte të bëhej CEO, por asnjëri nga Drejtorët e Bordit nuk do t'a lejonin. 

Në shkurt të vitit 1999 , Compaq bleu Zip2 për $307 milion në para të kesh  dhe $34 milion në mundësi aksionesh. 

Musk përfitoi $22 milion nga shitja, prej pjesës së tij 7% në kompani. X.com dhe PayPal.

Në mars të vitit 1999, Musk bashkë-krijoi X.com, një kompani për shërbime financiare online dhe pagesa me email, me $10 milion nga shitja e Zip2. Në vitin 2000, kompania u bashkua me Confinity, e cila kishte një shërbim për transferta parash të quajtur PayPal

Kompania e shkrirë u fokusua në shërbimin PayPal dhe u riemërtua PayPal në vitin 2001. 

Rritja e hershme e PayPal u bë kryesisht me anë të një fushate virale marketingu ku klientët e rinj anëtarësoheshin kur merrnin para përmes shërbimit. 

Në tetor të vitit 2000, Musk u rrëzua nga roli i CEO (megjithëse qëndroi në bord) për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqësit e tjerë të kompanisë, sidomos prej dëshirës së tij për ta kaluar infraskturën e PayPal nga me bazë UnixMicrosoft Windows. Në tetor të 2002, PayPal u ble nga eBay për $1.5 miliard në vlerë aksionesh, nga të cilat Musk mori $165 milion.

 Para shitjes, Musk, i cili ishte aksioneri më i madh i kompanisë, zotëronte 11.7% të aksioneve të PayPal.

Në korrik 2017, Musk bleu domain-in X.com nga PayPal për një shumë parash të pazbuluar, duke thënë se ka një vlerë sentimentale për të. 

 SolarCity Musk dha konceptin fillestar dhe kapitalin financiar për SolarCity, i cili më pas u bashkë-themelua në vitin 2006 nga kushërinjtë e tij Lyndon dhe Peter Rive

Nga viti 2013, SolarCity ishte siguruesi i dytë më i madh i sistemeve të paneleve diellore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(USA).

 SolarCity u ble nga Tesla, Inc. në vitin 2016 dhe aktualisht është një degë tërësisht e zotëruar nga Tesla....
 Motivimi themelor për krijimin e SolarCity dhe Tesla ishte lufta ndaj ngrohjes globale. 

Në vitin 2012, Musk lajmëroi se SolarCity dhe Tesla po bashkëpunojnë që të përdorin baterinë e makinave elektrike për të zbutur ndikimin paneleve diellore të çative në rrjetin elektrik, me programin që nisi zbatimin në vitin 2013.

 OpenAI në dhjetor të vitit 2015, Musk lajmëroi krijimin e OpenAI, një kompani jo-fitimprurëse kërkimore rreth inteligjencës artificiale. 

OpenAI synon të zhvillojë inteligjencë të përgjithshme artificiale në një mënyrë të tillë që të jetë e sigurt dhe e dobishme për njerëzimin. Duke e bërë inteligjencën artificiale të disponueshme për të gjithë, OpenAI kërkon të "kundërveprojë korporatat e mëdha të cilat mund të fitojnë shumë fuqi nga zotërimi i sistemeve super-inteligjente përkushtuar ndaj fitimeve monetare, si dhe qeverive që mund ta përdorin inteligjencën artificiale për të fituar pushtet apo dhe për të shtypur popullin e tyre."

 Musk ka deklaruar se dëshiron të kundërveprojë përqëndrimin e pushtetit.

 Në vitin 2018, Musk u largua nga bordi i OpenAI për të shmangur konflikte të mundshme me rolin e tij si CEO i Tesla teksa kjo e fundit përfshihet gjithnjë e më shumë me inteligjencën artificiale.

Gjithsesi, në një intervistë me Joe Rogan në shtator 2018, Musk paralajmëroi rreth rreziqeve të zhvillimit pa dallim të inteligjencës artificiale. Neuralink në vitin 2016, Musk bashkë-themeloi Neuralink, një kompani neuroteknologjike për të integruar trurin e njeriut me inteligjencën artificiale.

 Kompania është përqëndruar në krijimin e pajisjeve që mund të nguliten në trurin e njeriut, me qëllimin përfundimtar për të ndihmuar qeniet njerëzore të bashkohen me programet dhe të ruajnë ritmin me përparimet në inteligjencën artificiale. 

Këto përmirësime mund të rregullojnë kujtesën apo të lejojnë bashkëveprim më të drejtpërdrejt me pajisjet kompjuterike.

 Musk i sheh Neuralink dhe OpenAI të ndërlidhura: "OpenAI është një kompani jofitimprurëse e fokusuar në zvogëlimin e rreziqeve të inteligjencës artificiale, ndërkohë Neuralink është duke punuar në mënyra për të ngulitur teknologjinë në trurin tonë dhe krijimin e ndërfaqeve tru-kompjuter."


Elon Musk nuk di të ndalet, dominon edhe Europën .
Kohët e fundit, nuk po mbarojnë lajmet e mira për Elon Musk. Dy nga sipërmarrjet e tij më të njohura, Tesla dhe Space X, u kritikuan fillimisht, jo për gjenialitetin dhe kurajën pas tyre, por për dyshimin se në afatmesëm nuk do të ishin rentabël dhe do të harroheshin si projekte. 

 Por ndërkohë që udhëtimet hapësinore dhe transporti me kosto më të ulët i sateliteve po bëhen realitet me raketat e Space X, edhe Tesla po fillon të përfitojë nga shifra masive shitjeje. 

 Lajmi i bujshëm i ditëve të fundit vijnë nga tregu europian i automjeteve, ku pikërisht makinat elektrike të Musk kanë qenë më të shiturat, dhe jo vetëm në segmentin elektrik, por në renditjen e përgjithshme. 

 Ne veçanti, Automjeti i quajtur Tesla  Model 3 rezulton më i shituri i shtatorit, me 24 600 të tillë. 

Një rekord historik për një mjet elektrik, që për herë të parë kalon gjigantët tradicional të industrisë automobilistike si Volkswagen-in gjerman  dhe Renaultin francez. 

 Tregu po i jep besim mjeteve elektrike dhe hibride, që tashmë janë 25% e shitjeve, dhe veçanërisht krijesës së Musk, dhe kjo përkthehet në arkëtime rekord për kompaninë amerikane.

 Lajmi që gjiganti ndërkombëtar i mjeteve me qira, Hertz, do të blejë 100 mijë Tesla për të përditësuar flotën e saj në Amerikën e Veriut ka dërguar në qiell çmimin e aksioneve të kompanisë së Musk.

 Tesla është kompania e parë automobilistike vlera e të cilës kalon 1 trilion dollarët, e gjashta në çdo sektor ekonomik.

 Mendohet se Musk ka përfituar rreth 35 miliardë dollarë vetëm pë një ditë  kur marrëveshja me Hertz u zyrtarizua, ndërkohë pasuria personale e jug-afrikanit gjenial mendohet se ka tejkaluar tashmë 290 miliardë dollarë.

Elon Musk është i pari në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale. Sipas Bloomberg, pronari i Tesla-s ka një pasuri në vlerë 439.2 miliardë, falë vlerësimeve të Teslas dhe SpaceX në Wall Street. Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, pasuria e Musk, i cili mori pjesë aktive në fushatën e tij zgjedhore, është rritur ndjeshëm. Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Që kur Trump u zgjodh president i SHBA-së, vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm.

Space X vlerësohet tani në 350 miliardë dollarë si pjesë e operacionit të fundit të shitjes së brendshme të letrave me vlerë. Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, është shumë më i lartë se 112 dollarët e më pak se tre muajve më parë, duke e bërë kompaninë e Musk, startup-in më të vlefshëm të palistuar në botë. Ndërkaq, Elon Musk dhe Bill Gates janë dy nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur në botë, por marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që pas një incidenti në prill të vitit 2022.

Në atë periudhë, Musk refuzoi një kërkesë mjaft të rëndësishme dhe jashtëzakonshme nga Gates pas një shkëmbimi mesazhesh, ku Musk e pyeti Microsoft-in ndaj aksioneve të Tesla. Gates kishte vendosur një bast të madh për dështimin e Tesla, dhe Musk shprehu shqetësimin se nuk mund të merrte seriozisht kërkesat për bashkëpunim të një personi që po tentonte të fitonte nga falimentimi i një kompanie që po kontribuonte në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Rikujtojmë se Elon Musk ka parashikuar një të ardhme ku Inteligjenca Artificiale do të kalojë mjekët dhe avokatët në shumë aspekte të punës së tyre. Ai ka theksuar se IA do të jetë në gjendje të ofrojë një nivel të saktësie dhe efikasiteti që është jashtë mundësive të profesionistëve njerëzorë, duke sjellë përfitime të mëdha për fushat e mjekësisë, ligjit dhe shumë fusha të tjera. Musk ka cituar një studim të fundit që tregon një rezultat të jashtëzakonshëm për GPT-4 të OpenAI. Ky model i avancuar i IA-së ka arritur një saktësi prej 90 për qind në diagnozimin e sëmundjeve, një performancë e shkëlqyer krahasuar me mjekët që përdorën të njëjtën teknologji, të cilët kishin një saktësi prej 76 për qind.
Theksojmë edhe këtë që Elon Musk Tesla, nuk e mbaë fjalën e dhurimeve që i bënë në intenet.Agjentetet e tijë e diskewditojnë dhe nuk e mbajnë fjalën e dhënë virtuale.

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...