2025/04/05

Demonstrata kundër Trampit në USA



                                    Nga Flori Bruqi 


Pjesëmarrësit në demonstratat kundër presidentit amerikan Donald Tramp dhe politikave të tij, i rezistuan temperaturave të ftohta në mbarë SHBA-në në mitingjet e organizuara me rastin e festës së Ditës së Presidentëve. Organizatori "Lëvizja 50501", i quajti demonstratat "Pa mbretër në ditën e presidentëve", ndërsa ato u zhvilluan në mes një cikloni polar në të cilin dje e humbën jetën 10 persona, kurse tani po lëviz drejt perëndimit, duke sjellë temperatura që sipas meteorologëve janë "kërcënuese për jetën". Demonstratat u mbajtën më pak se dy javë pas protestave të ngjashme në të gjithë vendin në dhjetëra qytete amerikane. Objektivat e të dy protestave ishin Trampi dhe këshilltari i tij, miliarderi Elon Mask Tesla , i cili drejton Departamentin e ri të Donald Trampit për efikasitet qeveritar (DOGE).
Demonstrata kundër Trampit nën sloganin

                                          Boston , demonstrata gjatë muajit mars në Boston 

 Kjo është një organizatë e jashtme qeveritare, e krijuar për të reduktuar shpenzimet federale. 
 Gati 1.000 njerëz marshuan nëpër borë në Boston, duke brohoritur "Elon Mask  Tesla duhet të shkojë" dhe "Pa mbretër në Ditën e Presidentëve!" Tubimet pasuan pas një sërë urdhrash ekzekutivë nga Trampi, vetëm disa ditë pasi filluan largimet masive nga puna në agjencitë federale. Organizatat e majta thonë se më shumë se 500,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për të protestuar në Uashington DC, Florida dhe gjetkë anembanë vendit të shtunën për të kundërshtuar “agjendën autoritare dhe të mbështetur nga miliarderët” e presidentit amerikan Donald Trump, transmeton AFP, The Guardian dhe Floripress , nga Prishtina. 

Donald Trump dhe Elon Musk

 MoveOn, një nga organizatat që po planifikojnë ditën e protestës e që po e quajnë Hands Off, së bashku me dhjetëra grupe të punës, mjedisore dhe të tjera progresive, tha se më shumë se 1000 protesta janë planifikuar në të gjithë SHBA-në, duke përfshirë edhe në kryeqytetet e shtetit, shkruan The Guardian.
“Kjo po formohet për t’u bërë protesta më e madhe njëditore në vitet e fundit të historisë amerikane”, tha Ezra Levin, një themeluese e Indivisible, një nga grupet që planifikojnë ngjarjen, në një thirrje organizative të kohëve të fundit. Ngjarja më e madhe pritet të jetë në National Mall në Uashington DC, ku anëtarët e Kongresit, duke përfshirë demokratët Jamie Raskin nga Maryland, Maxwell Frost nga Florida dhe Ilhan Omar nga Minesota, është planifikuar të flasin para turmave. “Ky është një mobilizim mbarëkombëtar për të ndaluar rrëmbimin më të pacipë të pushtetit në historinë moderne”, thuhet në uebsajtin e protestës. “Trump, Musk dhe miqtë e tyre miliarderë po orkestrojnë një sulm të gjithanshëm mbi qeverinë tonë, ekonominë tonë dhe të drejtat tona themelore – të mundësuara nga Kongresi në çdo hap të rrugës”. “Ata duan ta shkrijnë Amerikën për pjesë- mbyllja e zyrave të sigurimeve shoqërore, shkarkimi i punonjësve esencialë, eliminimi i mbrojtjes së konsumatorit dhe shkatërrimi i Medicaid – të gjitha për të financuar mashtrimin e tyre tatimor miliarder. Ata po ua dorëzojnë dollarët e taksave, shërbimet tona publike dhe demokracinë tonë te ultra të pasurit. Nëse nuk luftojmë tani, nuk do të ketë asgjë për të shpëtuar”. Protestat vijnë pasi tregu i aksioneve ra këtë javë pas shpalljes së tarifave nga Trump më 1 prill. Pavarësisht nga pasojat ekonomike, Trump tha të premten: “Politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë”. Shkalla e miratimit për Trump këtë javë ra në 43%, më i ulëti i tij që nga marrja e detyrës, sipas një sondazhi të Reuters. Pasi Trump u zgjodh për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, të paktën 470,000 njerëz – tri herë më e madhe se turma në inaugurimin e Trump – iu bashkuan protestës së Marshimit të Grave në Uashington DC dhe miliona të tjerë u mblodhën në mbarë vendin, duke e bërë atë protestën më të madhe njëditore në historinë e SHBA.


Elon Musk, shpenzoi një pjesë të pasurisë së tij duke ndihmuar në zgjedhjen e Trumpit. Çfarë ka për të?

Steve Inskeep i NPR ka folur me reporterin investigativ Ronan Farrow të "The New Yorker" për të parë ndikimin e Elon Musk, në çështjet e qeverisë së re amerikane,në ekonomi  mbas 20 janarit 2025.

Ronan Farrow  në "The New Yorker", thotë se Musk, ka dy kontratat të gatëshme me një vlerë miliarda dollarë, me Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin)  dhe NASA-n

Elon Musk, siç dihet ishte një nga kontribuesit kryesorë të fushatës së Trumpit dhe gjithashtu përdori X-in, e tij faqen e mediave sociale, për ta promovuar  Donald Trumpin, dhe konsiderohet së bashku me medien sociale,  së ai është "Medalja e Argjentë" e fitores së Danald Trumpit , i cili thuhet se mori vet "Medaljen e Artë" në këtë fitore historike.

Tani Musk, simbas eksperteve të këtyre çështjeve duket se është më i afërti me Trumpin , Presidetin e 47-të, të SHBA, dhe qeverinë e re , një fakt ky që lidhet drejtëpërsëdrejti edhe me pjesëmarrjen e Musk, në disa nga mitingjet kryesore të fushatës dhe në darkën e natës së fitores në Mar-a-Lago Florida.

Me përfundimin e rezultateve të zgjedhjeve, Donald Trumpi u fotografua duke diskutuar disa her thellë në bisedë me Elon Musk dhe Dana White në rezidencën e Donald Trumpit në Mar-a-Lago në Florida.

Në natën e fitores duke u vendosur në tavolinën e tij "karrigen" e Elon Musk së bashku me Dana Wihte Trumpi, thuhet se ka bër me fjalimin e tij të fitores edhe lançimin e "Cybercab" të Tesla-s, duke  thënë se në gjurmët e fushatës së tij ai do të ndalonte automjetet autonome të prodhuara në Kinë, të sillen në SHBA .

Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia të mandatit të parë për të mbrojtur Amerikën nga kërcënimi i automobilave kinezë. Unë do të ndaloj Kinën dhe vendet e tjera që prodhojnë automobila dhe automjete autonome”, tha Trumpi. 

Ai gjithashtu premtoi t'i bënte kreditë e makinave plotësisht të zbritshme nga taksat dhe promovoi planin e tij për t'u dhënë bizneseve të vogla zbritje më të mëdha tatimore.

Po ashtu thuhet se përparimet e automjeteve autonome të Kinës kishin rënë gjithashtu në sy të administratës Biden dhe nënpresidentes Harris, e cila ishte dhe rivale demokrate e Trumpit.

Por ajo që ka rënë në sy më së shumtë, është sepse Musk solli me vete në këtë darkë  djalin e tij, X Æ A-Xii, ?!, i vetmi që ishte me fëmijën e tij në këtë darkë.

Në fushatën e fitores sidomos në dy shtetet më konservatore të,të dy partive; demokratve ne Pensillvenia, dhe republikanët në Arizona , simbas kontrollit të fakteve një Po ose Jo në fletëvotimet për banorët e këtyre dy shteteve për t'i  lejuar fëmijët e tyre të kalojnë pa pëlqimin e prindërve këtë vit? ka ndikuar shumë në rezultatet e votës popullore në votën e atyre votuesve të cilët besojnë vetëm në familjen tradicionale .

Ku siç dihet  Elon Musk pretendon se vajza e tij transgjinore Vivian emri i saj i (tij) i lindur Xavier(Havier shqip) u “vra” nga virusi i mendjes “Woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës.

Themeluesi i SpaceX pretendon se një proces i tillë u bëhet fëmijëve “të cilët janë të vegjël” dhe tha se kushdo që promovon praktikën duhet të shkojë në burg.

“Unë u mashtrova për ta bërë këtë. Unë e humba djalin tim, në thelb. Dhe u zotova të shkatërroj virusin ‘Woke’ pas kësaj, jemi duke bërë përparim”, tha Musk.

Vivian Musk doli si transgjinor në qershor 2022. Në të njëjtën kohë, 18-vjeçari i atëhershëm paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin nga Xavier në Vivian.

Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskkriminimit racor. 

2025/04/04

LËKURA E HASHIM THAÇIT (shkurt 1999)

Nga Flori Bruqi-Prishtinë

Shkëlzen Mehmet Maliqi
(lindur më 26 tetor 1947 në Rahovec ) është filozof, kritik arti, analist politik dhe intelektual nga Kosova. Në vitet 1990, Shkëlzeni u përfshi drejtpërdrejt në politikë. 




Shkelzeni  ishte ndër themeluesit e Partisë Social-demokrate të Kosovës dhe shërbeu si kryetar i parë i saj gjatë viteve 1991-1993. 
 Shkëlzen Mehmet Maliqi ka botuar disa libra në lidhje me artin dhe politikën në shqip, anglisht, italisht, spanjisht dhe serbisht.
Filozof, kritik arti dhe analist politik, është një nga themeluesit e KCSF-së dhe kryesues i parë i Bordit të saj.
 Që nga viti 1980, Skëlzen  Maliqi ka dhënë kontribute të vazhdueshme në mediat më të rëndësishme në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. 

Shkëlzen  Maliqi jeton në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. 

Aktualisht drejton Qendrën për Studime Humanistike “Gani Bobi” dhe merret kryesisht me sondazhe të opinionit publik. Ai është i angazhuar edhe në Gazetën Express si redaktor i kulturës dhe kolumnist i rregullt i gazetës  Express në Prishtinë. 

Mijëra OJQ u shfaqën në Kosovë pas luftës. Vetëm disa prej tyre kanë mbijetuar për dy dekada të tëra, por KCSF ka arritur t’i rezistojë sprovës së kohës dhe kontekstit të trazuar të pasluftës në Kosovë. Pas 20 viteve të përfshirjes sime fillestare për t’i dhënë jetë kësaj ideje dhe ngritjen e fondacionit, jam i lumtur që jam në gjendje t’u rekomandoj përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktivistëve që t’i drejtohen KCSF-së për financim ose mbështetje—duke përfshirë edhe vajzën time, e cila është tani një nga përfituesit e tyre të shumtë përmes platformës Termokiss.(FLORIPRESS)
               


                     
Shkruan: Shkelzen Maliqi


                    “Lekura e Hashim Thaçit”

 Shënim: Shkrimin “Lekura e Hashim Thaçit” e kam botuar më 27 shkurt 1999 në javorën “Zëri”, në ditën më kritike të Konferencës të Rambujesë, kur po skadonte “ultimatumi” i ndërkombëtarëve që të nënshkruhet Marrëveshja e paqes.. 


Çështja ishte se marrëveshja ishte refuzuar nga pala serbe, kurse delegacioni i Kosovës kishte hezitime, e pëlqente plaftormën politike që parashihte krijimin e organeve vetëqeverisëse të Kosovës, por mungonin garancitë taksative, e para, e drejta e vetëvendosjes për Kosovën (lihej si proces i hapur) dhe, e dyta, delegacionit të Kosovës i kërkohej sakrifica e shpërbërjes të UÇK-sl, sepse roli i garantuesit të sigurisë t’i kalonte forcës ndërkombëtare, të instalua më vonë si KFOR. 
Konferenca e Rambujesë, çfarë ndodhi 20 vite më parë – Balkanweb.com –  News24


 Po e ribotoj shkrimin, me idenë se edhe sot, p.sh. te aranzhimi i paqes në Ukrainë, mollë sherri po bëhen “garancitë e sigurisë”. Sot e kemi mundësinë e rimendimit të sjelljeve të fuqive të madha, sidomos të SHBA-ve, që si aleate e jonë, as para 26 vjetëve nuk ka mundur të na garantojë sovranitetin e plotë, por nuk e preu Hashium Thaçin në besë te garanrtimi i sigurisë, KFOR-i mbetet në detyrë, vërtetë në dukje është i paanshëm, por me rëndësi ka qenë anëshmëria e politikave të SHBA dhe superfue evropiane, që e mbështesnin Kosovën, sidomos Hashim Thaçin, që në procesin politikë të koordinuar, të shpallet pavarësia. Edhe për arritjen e sovranitetit të plotë është dashur të kultivohen me kujdes dhe respekt miqësitë me aleatët. Por çka bënë sovranistët tanë iluzionist? Ata me delire të madhështisë te politikbërja zgjodhën që për pikënisje të kanë atë mendësi miope të keqllogaritjeve me huqjet kolosale të vlerësimit të Rambiujes, Planit të Ahtisarit dhe të shpalljes të pavarësisë, si dështime!
Konferenca e Rambujesë dhe këshillat nga prapaskena - Bota


 Dhe çka bëjnë tash sovranistët miopë me SHBA-të të kapura nga një kastë politike që vepron me parime të tregitisë brutale transakcionale, që garancitë e sigurisë për Ukrajinën e kushtëzon me triliona dollarë asetesh minerale, me atë që Kievit ioa lë sovranitet të cunguar, sepse duhet të ngopet edhe Rusia, si fuqi e madhe e armatimit nuklear. > A ëshrë Rambujeja sukses apo dështim i shqiptarëve? Në këtë pyetje vështirë se mund të jepet përgjigje e prerë. 

                                       Ramë Buja: Kosova në krizën Jugosllave

Secili do ta japë përgjigjen nga kuti i vet i vlerësimit të aspekteve pozitive (që gjithsesi janë të shumta, madje me rëndësi historike) dhe atyre negative. Legalizimi i UÇK-së Por, në këto momente të para, kur sapo morëm informatën e dakordimit parimor të delegacionit me Marrëveshjen, unë vëmendjen do ta fokusoja para së gjithash në personazhin kryesor të kësaj konference, i cili edhe u gjend në qendër të kontradiktës. E kam fjalën për Hashim Thaçin, udhëheqës i UÇK-së. 

Me 6 shkurt mbushen 15 vite që kur filloi punimet Konferenca e parë  ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje të Francës. Konferenca u organizua pas  luftës heroike të UÇK-së dhe rezistencës gjithë qytetare


Në Konferencën e Rambujesë jo vetëm se u legalizua definitivisht UÇK-ja si formacion i armatosur i Kosovës, por edhe udhëheqësi i saj, përkundër disa paqartësive rreth kësaj që mbetën të mjegullta, u zgjodh kryesues i delegacionit, gjë që shënon kulmin e afirmimit të tij personal si politikan dhe si udhëheqës potencial i ri i lëvizjes kombëtare të kosovarëve. Nga deklarimet e diplomatëve, dihet se Hashim Thaçi atyre u la mbresa të fuqishme. Edhe e gjithë puna e delegacionit shqiptar thuhet se ka qenë e mrekullueshme, gjë që po kështu mund të lidhet me faktin se në krye të saj ka qenë Thaçi. 


Kuptohet, kësaj harmonie është dashur t’i kontribuanin edhe anëtarët e tjerë të delegacionit, sidomos ata që njihen si sedërhollë në çështjet e liderizmit. Mirëpo, ja që ndodhi që as Rugova, deri dje lider i pakontestueshëm kosovar, dhe as Qosja, me ambicien e tij që të paraqitet si babai i kombit, nuk e kundërshtuan aspak rolin prijës të Thaçit në Rambuje. Pse ndodhi kjo? Sigurisht jo vetëm pse ata u bindën (kjo sidomos vlen për Rugovën) se UÇK-ja është shndërruar në forcë kryesore drejtuese të lëvizjes që do të mund të kontrollonte edhe sektorin politik. Ata e respektonin raportin e forcës, faktin se UÇK-ja është bërë një faktor motorik dhe garantues për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por kanë pasur edhe disa parashikime më të rafinuara politike. 

Së pari, Rugova, por edhe Qosja dhe të tjerët që do të pretendonin rolin e prijësit, që më parë e dinin se Konferenca e Rambujesë në asnjë mënyrë nuk premton realizimin e aspiratave maksimale shqiptare, dhe prandaj tentonin që për nënshkrimin e autonomisë kurban ta bënin udhëheqësin e UÇK-së, që nuk kishte shumë përvojë në politikë. 


Rugova, po kështu, me këtë koncesion për herë të parë demonstronte (demagogji apo bindje e sinqertë?) sensin prej politikani të ndërgjegjshëm, duke e vënë interesin suprem kombëtar mbi interesat e tij personale të liderit. 

DOKUMENT| Biseda Clinton-Blair dhe gëzimi i tyre për përfshirjen e UÇK-së  në Konferencën e Rambujesë - Epilogu

DOKUMENT| Biseda Clinton-Blair dhe gëzimi i tyre për përfshirjen e UÇK-së në Konferencën e Rambujesë 

Kjo sigurisht se do të ketë efektin e vet, sidomos nëse ka qenë diçka për të cilën është këshilluar nga suflerët e tij të jashtëm. Nëse Rugova e ka ambicie mbetjen në pushtet edhe në periudhën e ardhshme, gjatë dhe pas fazës kalimtare, ky koncesion momental që e bëri në Rambuje, në raport me opinionin e tij përkrahës në Kosovë, nuk ka qenë assesi shenjë e dobësisë së tij (shumë thoshin se ylli i tij politik po shuhet), por e kundërta, se ai tanimë po e zë pozitën e politikanit të formatit historik. 

Të gjitha lajmet nga Konferenca e Rambujesë - Telegrafi

                          Të gjitha lajmet nga Konferenca e Rambujesë 

Rugova kështu arriti të krijojë bindjen se jo aftësia e Thaçit dhe kooperativiteti i të tjerëve solli kthesën e madhe të paraqitjes unike të shqiptarëve në Rambuje, por se kjo u arrit me meritën e tij, sepse ky ia lëshoi vendin që i takonte, sipas të gjitha kritereve (ishte i vetmi personalitet i zgjedhur me votën e drejtpërdrejtë të shqiptarëve) një lideri të ri, për hir të çështjes. 





 Presioni për nënshkrimin e marrëveshjes Por, t’i kthehemi pozitës së palakmueshme të udhëheqësit të UÇK-së në Rambuje. Në momentet e fundit kur po kalonte afati i ultimatumit të dytë, Thaçi ishte i vetmi person në delegacionin shqiptar i cili ende kundërshtonte, përkundër të gjitha presioneve të bashkëpunëtorëve dhe të përfaqësuesve të fuqive botërore, që të pranonte marrëveshjen. Ishte krijuar një situatë kur 14 anëtarët e tjerë të delegacionit ishin bindur, kurse Thaçi hezitonte të thyhej. Besoj se edhe Hashim Thaçi intimisht ishte i bindur se marrëveshja është e mirë, se ajo po ofronte maksimumin e mundshëm në rrethanat ekzistuese, me një sërë garancish (ende jo të mjaftueshme, por të negociueshme dhe të arritshme) për implementimin e saj në dobi të qytetarëve dhe si një hap historik drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës. Por, ai ballafaqohej me një problem të madh, se me pranimin e kësaj marrëveshjeje e prente degën në të cilën ishte ulur. Marrëveshja në fjalë, në të vërtetë, kërkonte nga delegacioni shqiptar, në këtë apo në atë mënyrë, zhbërjen ose shndërrimin e UÇK-së! Kjo ishte vërtet një sfidë tejet e madhe. Prej udhëheqësit të UÇK-së kërkohej që të hiqte dorë nga krijesa e tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por kuptohet për hir të qëllimit për të cilin ishte krijuar ajo ushtri. Dihet se më herët Medlin Ollbrajt, në bisedën që kishte më Thaçin dhe me delegacionin e UÇK-së, i kishte këshilluar këta se, meqë është paraparë që Kosovën në fazën kalimtare ta kontrollojë NATO-ja, ai me shokët të formojë një parti politike që do të luftonte, me mjete politike, për ato qëllime për të cilat ata morën armët në duar dhe rezistuan me sukses pushtuesin serb. Dhe me këtë propozim UÇK-ja këshillohej që të shndërrohet në një forcë partikulare, pra të hyjë në konkurrencë me formacionet e tjera politike, në mënyrë që ta rikonfirmojë pozitën e vet përmes votës së popullit. Kjo ofertë përmbyste logjikën revolucionare me të cilën UÇK-ja hyri në luftë, sipas së cilës legjitimiteti i të gjitha gjërave buron nga akti revolucionar i përfaqësimit të interesave të njëmendta të popullit. Nga ky pozicion revolucionar i legjitimitetit të siguruar me gjak, ata kundërshtonin edhe çdo pretendim legjitimues të institucioneve paralele të pushtetit që i kishte krijuar LDK-ja dhe partitë e tjera të spektrit të përkrahësve të Rugovës. Krijimi i realitetit të ri Fati i UÇK-së, prandaj, ka qenë një nga temat kryesore të bisedave në Rambuje. Kjo edhe kushtëzonte insistimin aq me ngulm të garancive të marrëveshjes, që të dy dokumentet, ai i statusit të përkohshëm trevjeçar dhe ai i masave të sigurisë dhe të garantimit, të aprovohen si një tërësi. Serbët nuk e kontestonin shumë, pos në disa elemente kyçe, marrëveshjen politike, por kërkonin me çdo kusht që ajo të ndahet nga marrëveshja e sigurisë dhe e garancisë, që parasheh hyrjen e rreth 30.000 trupave të NATO-s në Kosovë. Gjithë kohën në Rambuje ishte krijuar një rreth vicioz rreth këtyre çështjeve: Për të nënshkruar marrëveshjen politike shqiptarët kërkonin që njëkohësisht të nënshkruhet edhe marrëveshja e sigurisë. Serbët, përkundrazi, insistonin që të nënshkruhet marrëveshja politike, në mënyrë që pastaj të diskutohet për çështjet e sigurisë. Ndërkaq, ndërmjetësuesit, të cilët po kështu problemin e shihnin si tërësi, por edhe si diçka që mund të realizohet në dy hapa, nuk dinin si ta tejkalonin problemin pasi që as shqiptarët e as serbët nuk lëshonin pe në pikat kyçe që do ta çonin procesin më tutje. Më në fund, mediatorët kuptuan se tek shqiptarët mund të ketë sukses presioni politik (që ata ta nënshkruajnë marrëveshjen politike), në mënyrë që të hapet mundësia për presione militare ndaj serbëve, ngase ata rreth aranzhimit të sigurisë nuk do të pajtoheshin pa presione më serioze se do të sulmohen dhe detyrohen që të pranojnë planin në tërësi. Diplomatët, prandaj, këshillonin shqiptarët që të nënshkruajnë pjesën politike, sepse vetëm kjo dhe jo edhe kokëfortësia e tyre e hapte derën për aktivizimin e urdhrit të NATO-s dhe të detyrimit të Beogradit që t’i bindet kërkesës së Grupit të Kontaktit. Në përgjithësi, procesi i negociatave ka qenë i rëndë. E uroj Hashim Thaçin për guximin e tij. Është me rëndësi që sa më parë të arrihet marrëveshja. Edhe pse nuk i kënaq aspiratat maksimale shqiptare, ajo shënon fillimin e një kthese historike. Kryesorja është se policia serbe do të largohet nga Kosova. Bashkësia ndërkombëtare po krijon një ambient krejtësisht të ri që nga Bosnja deri te Maqedonia, për arritjen e sigurisë rajonale. Ne duhet të participojmë në këtë proces, në mënyrë që edhe në Kosovë, por edhe si komb në tërësi, të fitojmë një kohë për konsolidimin e institucioneve dhe riaktivizimin e potencialeve.

(marrë nga gazeta ditore Zëri ditor,Prishtinë, datë
27 02. 1999.


****

Shkrimtari dhe profesori universitar,dr. Agim Vinca tregoi një rast nga viti 1999, kur Hashim Thaçi, i cili atëherë i printe delegacionit kosovar në Konferencën e Rambujesë që mbahej në Francë me qëllimin e vendosjes së paqes në Kosovë, kishte kërkuar mbrojtje nga shkrimtari Ismail Kadare para nënshkrimit të Marrëveshjes. Vinca tha se një natë para se të vendoseshin nënshkrimet në marrëveshje nga pala kosovare, Thaçi kishte shkuar në apartamentin e Kadaresë për t’ia bërë një pyetje. “Para Rambujesë, Hashim Thaçi një natë para nënshkrimit ka shkuar në apartamentin e Kadarenjve në qendër të Parisit, dhe i ka thanë nëse më shpallin tradhtar, a më mbron ti? I ka thënë ‘po, nënshkruaje’. Këto dihen. Janë fakte. Kadareja gjithashtu i ka shkruar letra Ukshin Hotit dhe ai nga burgu i është përgjigjur. Ai nuk doli nga burgu, por libri mbeti. Ndjeshmëria e tij ndaj Kosoves ishte e madhe”, tha Vinca në Frontal. Ai tregoi vlerësimin e tij të lartë për Kadarenë, për të cilin tha se “ka krijuar ushqim shpirtëror për popullin e vet” edhe në kushte të regjimit totalitar. “Librat e tij janë zhdukur nga libraritë brenda orës. Studentët mezi kanë pritur ta lexojnë cdo vepër të tij”, tha Vinca.(Flori Bruqi)

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...