Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/16

zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se marrëveshja p 137r nderprerje të luftës, duket se është mes Rusisë dhe Ukrainës.

                        Nga Flori Bruqi

   Një ditë pasi emisarët përmbyllën bisedimet dyditore me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më 16 dhjetor 2025  se Moska nuk ka parë propozimet e diskutuara në Berlin apo detaje për ofertën e sigurisë së SHBA-së. Ndalesa që Ukraina të bëhet pjesë e NATO-s është kërkesa kryesore e Moskës që para nisjes së luftës.

 Është e paqartë nëse garancitë e sigurisë, sikurse të NATO-s, do të kundërshtohen nga Kremlini. Peskov tha se Rusia nuk dëshiron armëpushim – Zelensky ka kërkuar një armëpushim gjatë Krishtlindjes – por, dëshiron një marrëveshje përfundimtare të paqes që do të ndalte luftën, e cila po i afrohet përvjetorit të katërt. “Ne duam paqe. Nuk duam armëpushim për t’i dhënë hapësirë Ukrainës që të marrë frymë dhe të përgatitet për vazhdimin e luftës”, tha Peskov për gazetarët. 

“Ne duam që kjo luftë të ndalet, t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantohet paqja në Evropë në të ardhmen. Kjo është çfarë duam ne”.

 Në një intervistë për ABC News më 15 dhjetor 2025 , zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se marrëveshja duket se është afër. Megjithatë, ai nuk sinjalizoi ndonjë ndryshim të qëndrimit të Rusisë sa i përket çështjeve territoriale dhe kërkesave të sigurisë. 

 Kjo përfshin kërkesën e Rusisë që katër rajone ukrainase, të cilat janë pjesërisht të pushtuara nga trupat ruse – Luhansku, Donjecku, Zaporizhja dhe Herson – të pranohen si territore ruse. Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, një pretendim që është refuzuar nga pothuajse të gjitha vendet e botës. “Aktualisht, ekzistojnë katër entitete përbërëse që janë pjesë përbërëse e Federatës Ruse. Nuk po flas për Krimenë”, citohet të ketë thënë ai. 

“Pra, së bashku kemi pesë entitete përbërëse dhe për to absolutisht nuk mund të ketë kompromis”. 

 Bisedimet në Berlin kanë rritur shpresat për një përfundim diplomatik të luftës ruse, e cila ka vrarë ose plagosur më shumë se 1.5 milion persona në të dyja palët, ka shkatërruar pjesë të mëdha të Ukrainës dhe e ka shndërruar Rusinë në një shtet të izoluar ndërkombëtarisht. 

 Të dërguarit amerikanë që morën pjesë në bisedime ofruan garanci sigurie për Kievin të ngjashme me ato të NATO-s, thanë zyrtarët. Zelensky u tha gazetarëve se garancitë e sigurisë nga SHBA-ja duhet të jenë juridikisht detyruese dhe të miratohen nga Kongresi. Ai tha po ashtu se ato duhet të përfshijnë dispozita që pasqyrojnë Nenin 5 të NATO-s. Neni 5 është një element qendror i strukturës së NATO-s, që thotë se një sulm kundër një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve. 

 Zelensky përsëriti se Ukraina “as de jure dhe as de facto” nuk do ta njohë si ruse pjesën e Donbasit të pushtuar nga forcat ruse. “Megjithatë, ne po e diskutojmë çështjen e territoreve. Ju e dini se kjo është një nga çështjet kryesore.

 Për këtë çështje ende nuk kemi konsensus”, theksoi ai. Garancitë e sigurisë, të ngjashme me ato të NATO-s janë kërkesë kyç për zyrtarët ukrainas, të cilët thonë se pa to, një marrëveshje paqeje do të shtronte rrugën për një pushtim të ri nga Rusia në të ardhmen.

 Zyrtarët ukrainas po ashtu kanë kujtuar Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, që ishte një garanci sigurie e mbështetur nga Uashingtoni dhe Moska. Ajo marrëveshje ua ndalonte Rusisë, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të kërcënonin ose të përdornin forcë ushtarake apo shtrëngim ekonomik kundër Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, “përveçse në rast të vetëmbrojtjes ose ndryshe në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

 Në këmbim, këto tri vende, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik, hoqën dorë nga arsenalet e tyre bërthamore të epokës sovjetike. 

 Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte biseduar përmes telefonit me udhëheqësit që po merrnin pjesë në një darkë në Berlin, Trump tha se mendon që negociatorët janë “më afër se kurrë më parë”.

Miss Erika (Granit) Bruci from Kosovo, is a well-known Albanian Actress in Vancouver DC...



https://www.imdb.com/name/nm10056634/mediaviewer/rm938392578/?ref_=nm_ov_ph



View Poster
View Poster
View Poster
View Poster
View Poster
View Poster
View Poster



Erika(Granit)  Bruci is a Canadian actress known for Hope for Now (2018), Psycho Intern (2021), Girl in Room 13 (2022), A Return to Eden (2025), and Tracker (2025). She was born on June 18, 2000, in Vancouver, British Columbia.

 Aside from film & performing arts, Erika is also an undergraduate linguistics student at the University of British Columbia, specializing in computational linguistics. She is fluent in English and Albanian.





Arti që “godet” politikën

Shkruan Flori Bruqi


 Artistë të karikaturës dhe letërsisë humoristike nga e gjithë bota janë bërë bashkë në Pogradec në konkusin Niko Nikolla. Mes tyre ishte edhe është karikaturistja e vetme grua në Kosovë, e cila është prezantuar për herë të parë me një ekspozitë në Shqipëri.


Luljeta Goranci është karikaturistja e vetm



e grua në Kosovë. Për herë të parë ajo prezantoi 30 punime për artdashësin shqiptar në një ekspozitë të çelur në Pogradec.




"Ka 50 vite që merrem në karikaturë, si në politikë dhe jetën e përditshme gjej elementë që me u kariku. Përmes karikaturës përcjell dhe mesazhe dhe më vjen keq që nuk organizohen  më shumë ekspozita të karikaturës, karikatura është ajka e artit sepse ke dhe art dhe mesazhe."



Politika dhe jeta e përditshme janë dy subjektet kryesore të artistëve të karrikaturës, pjesëmarrës konkursi mbarëkombëtar të letërsisë satirike-humoristike Niko Nikolla.





Vajza e karikaturistit të njohur, shprehet se ky konkurs ka bërë bashkë edhe këtë vit artistë nga gjithë bota.



Konkursi ndërkombëtar në nder të karikaturistit Niko Nikolla do të mbyllet me mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve në Tushemisht, ku do të ketë edhe një ekspozitë të librave humoristike.


Karikatura e ditës - Beteja për votën e diasporës

 


                       Bravo Bini ....Jeton Mikullovci

How a rare cancer gene spread across Europe





By Flori Bruqi

How a rare cancer gene spread across Europe In 2023, a donor at a Danish sperm bank was found to carry a genetic mutation that can cause childhood cancer. An investigation by DW and European partners reveals that some parents were not informed. When the woman's phone rang one June morning, she had no idea that the news would plunge her and her teenage daughter into a "labyrinth" of doctor visits, tests and fear. On the other end of the line, she said, was the head of the fertility department from a Belgian clinic she had visited in 2011 to undergo fertility treatment. At the time, this option was not available in France for single women who wanted to become mothers. After her daughter was successfully conceived, she said, she never heard from the Belgian clinic again. The caller told her that the sperm donor she had used to conceive her daughter carried a rare genetic mutation in the TP53 gene. In its unmutated form, TP53 inhibits cancerous growth; but its mutated form is associated with a high, lifelong risk of multiple cancers—many of which can develop at a very early age. The caller said there was a 50% chance that her daughter would inherit the mutation, for which there is no cure or treatment. She was told it was “urgent” that she should have her daughter tested for the mutation. “It was a shock,” said the woman, who asked to remain anonymous. “I didn’t understand anything.” She would soon learn that her daughter was indeed a carrier of the genetic mutation. In fact, after the mutation was discovered in his samples, the donor was permanently blocked in October 2023 by the European Sperm Bank (ESB), which had sold the sperm. Although the clinic claims to have contacted the woman “as soon as possible,” it told her that it received the call a year and a half after ESB discovered the mutation because it had migrated its computer system and initially lost her contact details. Sperm Donor 7069 Coordinated by the EBU Investigative Journalism Network, an investigation by DW and several other European public broadcasters reveals that for more than 15 years, women in at least 14 countries in Europe and elsewhere were sold sperm from donor 7069. From Iceland to Albania and beyond, at least 197 children were conceived with sperm from donor 7069, the investigation shows. It is possible that the number is much higher – ESB has not yet revealed the total number of children conceived with his sperm. And so doctors are unable to say whether everyone has been tested at this point. Thus, a rare and potentially fatal genetic mutation was sold to families across Europe. Some of the children conceived with sperm from the same donor have already developed two different types of cancer; others “have already died,” said Edwige Kasper, a biologist specializing in genetic predispositions to cancer. She is counseling some of the affected families. Legally, the sperm bank is obliged to notify all fertility clinics to which it has exported gametes of any genetic abnormalities that arise. The clinics, in turn, inform the parents. And yet, DW and its partners have learned of several cases of families who were never officially informed that their children might be carriers. ‘A big disappointment’ Dorte Kellermann, a single mother living in Denmark, said she learned about the case in November 2023 from another parent who had used the donor. She told DW and her partners that she had not been contacted by either the sperm bank or the fertility clinic she had used. And, she said, she was aware of other families – single mothers – who had used the same donor and who were connected through a private Facebook group. The former director of the clinic Kellermann had used said he could not comment on individual cases. Although DW is unable to verify each of the Facebook group’s accounts, they are consistent with those of doctors and reports issued by health authorities across Europe. Dr. Svetlana Lagercrantz, who specializes in hereditary cancers, told the Danish Broadcasting Corporation, one of DW’s partners in the investigation, that some of her patients in Sweden had never been contacted. She said they had only learned about the mutation through media reports. It was, she said, “a huge disappointment.” In fact, it took a meeting of hereditary cancer experts in 2024 to understand the extent of the problem. Lagercrantz said a French colleague was talking about patients who had inherited the TP53 mutation from their sperm donor. Suddenly, she said, doctors across Europe realized that what they had assumed

2025/12/15

Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro



Administratorët e kolegjit privat “Wisdom” në Tiranë dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata kanë shitur diploma dhe certifikata false në Itali, pasi më herët kanë tentuar të korruptojnë drejtues të lartë të arsimit në Shqipëri.
- Advertisement -

Shitja e diplomave fiktive ka prodhuar një skandal që implikon arsimin e lartë privat në Shqipëri. Administratorët italianë të kolegjit universitar Wisdom, duket se janë koka e një grupi mashtruesish, të cilët erdhën në Tiranë për të ngritur një qëndër arsimore me studentë ekselentë, por që devijuan duke shpërndarë diploma e certifikata false për qytetarë italianë.

Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar se cifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano kanë korruptuar presidenten e Këshillit të Akreditimit në Shqipëri, Shqiponja Telhaj me një çantë me vlerë 1150 euro, madje duke tentuar të hyjnë deri në Ministrinë e Arsimit me dhurata të shtrenjta.

Por, vetë Telhaj thotë se nuk e njeh çiftin Italian, dhe për të përmendja në dosjen Wisdom është e gjitha shpifje.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti privat printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë euro në profilin e hotelerisë, 9 mijë euro në drejtësi dhe 19 mijë euro në shkencat e edukimit.

Hetimet në Itali nisën nga kallëzimet e disa qytetarëve dhe deri më tani janë 9 italianë të arrestuar, ndëkrohë nuk ka asnjë informacion për shtrirjen e hetimeve dhe operacionit të Guardia di Finanza në Shqipëri.

Mbi 200 kosovarë dyshohet se blenë diploma në “Kristal”

 

Janë mbi 200 kosovarë që dyshohet se blenë diploma në Universitetin “Kristal”, për të cilat paguan mijëra euro, por letrat e tyre të marra në këtë biznes privat nuk do të njihen në Kosovë. Gazeta Insajderi sjell fakte që Qeveria kosovare e dinte që në vitin 2016 që këto diploma ishin të pavlefshme, por megjithatë dolën raste që këto diploma dikush do të kapte edhe pozita të larta shtetërore, si kryetar bordi

Mbi 200 kosovarë dyshohet se blenë diploma në “Kristal”

Janë mbi 200 kosovarë që në një periudhë disa vjeçare dyshohet  se kanë blerë diploma në universitetin “Kristal” në Tiranë, një universitet licenca e të cilit u pezullua fillimisht në vitin 2012, për tu mbyllur dy vite më vonë nga qeveria e Edi Ramës, nën dyshimin se i shiste diplomat.

Të martën, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë arrestuar pronarin e universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj, i dyshuar për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat.

Ai u kap duke ia dorëzuar një shtetaseje shqiptare një diplomë të nivelit bachelor, Dega Drejtësi, me ryshfet. Muçaj është arrestuar menjëherë sapo ka shkëmbyer diplomën me shumën e parave.

Qindra kosovar që dyshohet se blenë diplomat e tyre në “Kristal”, viti i parë akademik në këtë universitet u ka kushtuar 5 mijë euro, ndërsa vitet tjera të studimeve u kanë kushtuar nga 4 mijë e 500 euro.

Në dokumentet që ka siguruara Gazeta Insajderi në fund të viti 2016, ishte mbajtur një takim i Këshillit Shtetëror për Njohje barasvlerë të diplomave thuhet se aplikimet e kosovarëve që morën diploma në “Kristal” për njohjen e tyre në sistemin kosovarë marrin përgjigje negative.

“Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kemi marrë përgjigje zyrtare se diplomat nga institucioni privat i arsimit të lartë “Kristal” nuk konsiderohen të vlefshme nga MAS në Shqipëri”, thuhet në këtë dokument që e posedon Insajderi.

Ky këshill konstaton se vendimi i Ministrisë së Arsimit në Shqipëri vije nga vendimi i këshillit të ministrave shqiptar që e mbyll këtë biznes, Universitetin “Kristal”.

Sipas këtyre dokumenteve të siguruara nga Insjaderi te biznesi i AhmetMuçaj janë 220 kosovarë që dyshohet se kishin blerë diplma.

Kështu, në “Kristal” diploma bachelor për studime për infermieri morën 92 kosovarë, 12 të tjerë që bënë master në farmaci, 29 të tjerë përfunduan studimet fillestare si laborant mjekësor, 6 persona bënë master në stomatologji aty, 13 kosovarë të tjerë përfunduan ose master profesional në edukim ose bachelor në art vokal dhe morën diploma të nivelit të parë në menaxhim biznesi.

Numri më i madh i kosovarëve që morën diploma në “Kristal” është në drejtimin master profesional në shëndetësi publike dhe menaxhim spitalor si dhe master i shkencave në menaxhim të shëndetit publik.

Gjithsej 63 diploma të tilla.

Gazeta Insjaderi posedon tërë listën e personave që kanë diplomuar në “Kristal” dhe kanë aplikuar për nostrifikimin e diplomave të tyre.

Në këtë këshill shtetëror ishte parashtruar dhe pyetja se a mundet këta kandidatë që morën diploma e paguan para të majme për “Kristalin” që i sjellin aplikimet veç e veç, por përgjigja ishte se që “nuk është e nevojshme që lëndët e kandidatëve të paraqiten individualisht duke qenë se arsyeja e marrjes së vendimin për mosnjohje është po e njëjta”.

Pra, përgjigja për secilin që do të aplikonte me një diplomë “Kristali” do të ishte negative.

Por, mosnjohja e diplomave nga “Kristali” nuk e kishte penguar Arsim Berishën që të kapte postin e  kryesuesit të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave është një prej shumë njerëzve që posedon një diplomë nga ky biznes i mbyllur në Shqipëri.

Më 28 tetor të vitit 2016, Berisha ka marrë përkrahjen e shumicës parlamentare që ishte udhëhequr nga koalicioni PDK-LDK.

Insajderi pati zbuluar se qeveria dhe parlamentarët në tetor të vitit 2016 ishin në dijeni se diploma e Berishës e marrë në “Kristal” ishte e pavlefshme. Ishin në dijeni që nuk ishte e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Kosovë.

Përkundër diplomës së dyshimtë, Qeveria e udhëhequr atëherë nga Isa Mustafa dhe Kuvendi i udhëhequr nga Kadri Veseli kishin përzgjedhur që të procedonin me emërimin e Berishës në krye të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Deri në kohën e emërimit në këtë post të lartë, Berisha ishte një zyrtar i degës së LDK-së në Klinë.

Ndryshe Arsim Berisha, vazhdon i patrazuar punën e tij si kryesues i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Gjatë mbulimit të një protestë të rreth 50 ish-studentëve kosovarë të diplomuar në Universitetin “Kristal” që nuk po nostrifikoheshin në shkurt të viti të kaluar ishte raportuar që këtij grupi të diplomuarish, ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, u kishte premtuar njohjen e diplomave.

Universiteti “Kristal”, në Shqipëri është mbyllur në gusht të vitit 2014, bashkë edhe me 17 universitete tjera private.

Të bëmat e “Kristal”-it kishin bërë çuditur edhe mediat në Itali. Renzi Bossi, djali i një ish-kryetari partie në Itali, kishte diplomuar në “Kristal”. Nuk e kishte ditur asnjë fjalë shqip dhe nuk kishte shkelur asnjëherë në territorin e Shqipërisë. /Insajderi.com

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...