Posts

Showing posts from July, 2012

Me gënjeshtrat e shekujve ...zemrën t'ma mbështillni!

Image
Nga Senad Guraziu(Holandë)


Cikël poetik i shkëputur nga një cikël poetik i dërguar për www.floripress.blogspot.com  nga vet poeti i mirënjohur Senad Guraziu.


Me shumë shfletoni faqen personale të poetit S.Guraziu : http://www.letrat.eu/.


                                Bertel Thorvaldsen (1770–1844) - Vallëzimi i Muzave në Helikon (1807)


GJAKU YT QË NUK FALET

(palimpsest - ndreqje e pandreqshme e historisë së ndërgjegjes të gjakut poetik)




Gjaku yt poet, është gjak që nuk të falet
ty vetë, e vërteta e gjakut tënd
është më e madhe se falja jote,
më e shenjtë se "gjaku yt që nuk falet",
s'të falet as rruazëbardha, as e kuqja,
as mpiksja, asnjë rrahje e lajthitur,
kord i vetëm i zemrës - klithma jote
poet, mbetet amshueshëm "gjak
që nuk falet", është më shumë se diç
për t'u falur, vetë "falja" jote sot është
këputje e damarëve të ndërgjegjies,
tornado çoroditëse e frymëmarrjes,
luhatje e besimit, përbuzje e të vërtetës
njollosje e flakës, e dr…

MBRETËRESHA E FRANCËS DHE KRYEMINISTRI YNE

Image
Elvin Luku


Kur shpërtheu kriza e bukës në Francën e shek. XVII dhe uria nxiti vetvetiu revoltë ndaj pushtetit, të shqetësuar, oborrtarët nxituan në pallatin mbretëror për të vënë në dijeni madhërinë e saj, Marie-Antoinette.
- Madhëri, bukëpjekësit s’kanë më miell, populli është i uritur, duan bukë.
- Si?! Nuk ka bukë?!
- Jo madhëri. Çfarë të bëjmë?
- Nëse s’ka bukë, atëherë, jepuni biskota.
Deklarata, sigurisht, sot shkakton ilaritet. Por, është kuptimplotë kur mëson se ajo vjen nga kulla e fildishtë, ku meraku më i madh dhe i vetëm i mbretëreshës ishin ceremonite, festat dhe mbrëmjet mondane.
Do apo nuk do, kjo historia e mbretëreshës së Francës, shqiptarit të sotëm i kujton deklaratat e kryeministrit të tyre, Sali Berisha kur flet për vendet e para, të dyta apo të treta që, sipas tij zë Shqipëria në Evropë, apo në botë për një aspekt apo tjetrin të zhvillimit.
Ndërsa fliste këto ditë në mbledhjen e qeverisë, ku prezantonte vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve për vitin 20…

NË MIRDITË PROMOVOHET LIBRI “APOLOGJI PËR UDHËN E KOMBIT”

Të enjten, datë 26 korrik 2012, në mesditë, në qytetin e Rreshenit si qendër e Mirditës, u promovua libri i Rexhep Shahut, Apologji për Udhën e Kombit.
Në mjediset e lokalit “Europa” ishin mbledhur dhjetra intelektualë e figura përfaqësuese të Mirditës, drejtuesit e komunave të luginës së Fanit - aksit nga kalon Udha e Kombit, me iniciativë të Nën prefektit të qarkut të Lezhës z. Gjon Pjetri dhe të shkrimtarit e publicistit të njohur Ndue Deda si organizatorë të veprimtarisë.
Të pranishmit në diskutimet e përshëndetjet e tyre falenderuan qeverinë shqiptare që ndërtoi Udhen e Kombit, që kjo vepër kalon nëpër luginën e Fanit, mespërmes Mirditës, duke nxjerrë në dritë këtë zonë të begatë, të përbuzur e të harruar.
Pas çeljes së veprimtraisë nga Ndue Deda, përshëndeti dhe përcolli mirënjohje për udhën dhe për librin në mbrojtje të udhës nën prefekti i Mirditës z. Gjon Pjetri, i cili e konsideroi Udhen e Kombit dhe këtë promovim si një nga ngjarjet meritore dhe arsye për krenari në 100 v…

Në nderim të së Vërtetës

Eshref Ymeri



Në një letër që i ka dërguar ish-drejtorit të Muzeut Kombëtar, Prof.dr. Kasem Biçokut, letër kjo që mban datën 28 shtator 2009, zonja Nexhmije Hoxha, ndër të tjera, shkruan:
“…Ndoshta, në një rast a kohë tjetër, kur Muzeu Historik Kombëtar, për vetë emrin shumë të nderuar që mban, do të organizojë ekspozita edhe për personalitete politike që kanë shkrirë një jetë për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë një vend të merituar në historinë e kombit shqiptar, siç është Enver Hoxha, familja ime, bashkë me dokumentet autentike që disponon për "Jetën dhe veprën e Enver Hoxhës", do t'i huazonte Muzeut edhe dorëshkrimin e romanit më të vlerësuar të Ismail Kadaresë, po ndoshta edhe dorëshkrime të tjera origjinale të tij” (Citohet sipas: Fatmira Nikolli. “Nexhmije Hoxha: Ju jap dorëshkrimet e Kadaresë, kur të respektoni Enverin!”. Botuar në “Gazeta Shqiptare”. 21 korrik 2012).
Në parim, zonja Hoxha ka të drejtë që Enver Hoxhës duhet t’i jepet vendi që i takon në…

“Koha është para”

Eshref Ymeri


Kjo shprehje, e cila në gjuhën shqipe e ka barasvlerësin “koha është flori”, shërben si kujtesë në një situatë të caktuar, kur vonesa është e dëmshme nga ana financiare. Ajo ёshtё kalk nga anglishtja “time is money”. E ka pёrdorur pёr herё tё parё personaliteti politik amerikan Benjamin Franklin (1706-1790), i cili, nё librin e vet me titull “Kёshillё njё tregtari tё ri” (1748), shkruante: “Mos harro se koha ёshtё para”. Megjithatё, njё shprehje e ngjashme pёr nga kuptimi, haset edhe te filozofi dhe shkencёtari grek i shek. IV p.e.r. Teothrasti: “Koha ёshtё njё zё me humbje i shpenzimit”.
Kjo shprehje e bukur, me vlera aforistike, më erdhi menjëherë ndër mend kur sot, më 26 korrik, përmes sinjalit të TV Klan, ndoqa inagurimin e autostradës Fier-Vlorë, një autostradë me të vërtetë fantastike, e cila më la mbresa të pashlyeshme. Kur Kryeministri Berisha, fill pas inagurimit, mbajti fjalën e rastit para të pranishmëve, aty për aty m’u kujtuan fjalët e mikut të shquar të S…

Cikël poetik nga Drita Ademi- Beqiri

Image
Ju, nuk e njihni Nënën time


Nga Drita Ademi (Beqiri)



E njihni ju Nënën time?
E pra, ju nuk e njihni,
Nuk ka se si, sepse,
Ajo është vrastare,
Po po, vrastare
Gjashtë herë vdekjen e vrau
Egërsisht,
Vetëm e vetëm t‘ju falte
Copëza dielli syve të mi
E syve të motrës time
E katër vëllezërve të mi.
E shihni pra,
Ju betohem,
ajo vdekjen e ka mashtruar,
Në sytë tanë,
rilindi gjashtë herë.

Ju, nuk mund të njihni Nënën time
Nuk ka se si,
Oh, ç`besim për ne ajo gatoi,
Dhe,
ende gatuan,
po,
po,
Dhe tash pas shtatëdhjetë e shtatë vjet
ç`mrekulli, për babain tim, për katër
Vëllezërit,e për motrën time,
Për sytë e mi.
E pra ju nuk e njihni, Nënën time
Nuk ka se si.
Ajo është e pavdekshme.

Dhe pas kaq shumë vitesh
Në prehërin e saj, me plot dashuri
Përkunden ëndërrat, e dëshirat e mia,
Kur gjithë bota dremitet, e nënat e të tjerëve sëmuren
Nëna ime kurrë nuk ankohet,
zgjuar për ne rri.
E tash, ju mund t‘a njihni Nënën time
Ajo,e pavdekshme është,
është vetëm nji.











Drita Ademi- Beqiri, lindur në P…

Kulti i arsimit tek autorët e letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII

Nga Nuhi Ismajli

Autorët e letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII qenë njerëz të etur për dije (Z. Xholi). Ata, një nga idealet e tyre kishin edhe ngritjen arsimore të shqiptarëve dhe luftën për shkollën shqipe. Në veprat e ndryshme të tyre, prandaj, ndër të tjera, shprehet edhe “përpjekja për ta shpënë popullin në rrugën e përparimit” (His. e let. shq. I-II, Prishtinë, f. 121).
Buzuku, librin, siç shprehet në pasthënie, ndër të tjera, e shkruan edhe “nga dashuria që ndjente për bashkatdhetarët për të ndritur mendjet e tyre” (F. Hoxha). Arsimimin e popullit dhe përhapjen e diturive në vend, Buzuku e shpall si një nga detyrat e para dhe më të rëndësishme të momentit (Z. Xholi). Ai shpreh dëshirën që popullin ta ngrejë në një nivel intelektual e fetar më të lartë, më të vetëdijshëm (M. Hysa). Veprimi i tij për t’u sjellë shqiptarëve pjesë të Biblës, veprës më të përkthyer në rruzullin tokësor sot, për atë kohë shënonte një akt të madh civilizues, emancipues (F. Hoxha) etj.
Budi “vepron pa …

Kush po iu vë pranga fëmijëve?!

Shkruan: Nuhi Ismajli Ka kohë që arsimin fillor e mundon një problem mjaft i theksuar – problemi i formimit të klasave të para, sipas dëshirës së disa mësuesve të pandërgjegjshëm. Mësues shumë të pandërgjegjshëm, duke qenë të papenguar nga askush, kanë formuar vetë paralelet, sipas dëshirës së tyre dhe në mënyrën më të pandërgjegjshme. Ata kanë marrë vetë fëmijët, duke i zgjedhur ata të familjeve më të pasura, të familjeve më të shkolluara dhe fëmijët me aftësi më të mëdha mendore. Ka ndodhur që mësuesi, fillimisht, në klasë ka pranuar një numër të madh fëmijësh, të cilët i ka mbajtur për disa kohë, gjersa i ka dalluar nxënësit më të aftë, ata të familjeve të pasura dhe ata të familjeve të arsimuara, të cilët i mban në klasë, kurse fëmijët e të varfërve, ata të familjeve më pak të arsimuara dhe ata me më pak aftësi, i ka larguar nga klasa, pa ndjerë kurrfarë keqardhjeje dhe pa dhënë kurrfarë përgjegjësie. Për absurd, mësuesi i tillë, është shpallur mësuesi më i mirë, është lavdëruar …

Gjykata e Hagës, nga një organ i drejtësisë në një shërbim politik

Shkruan: Fehmi RAMADANI

Pikërisht më 25 qershor 2012, duke përcjellë fjalën përfundimtare të Prokurorisë së Gjykatës së Hagës në rastin e akuzës së ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij Lahi Brahimaj dhe Isak Musliu, duke dëgjuar për akuzat e Prokurorit ndaj tyre të krijohet përshtypja sikur ne këtu në këtë vend nuk kemi parë asgjë, nuk po dimë asgjë, nuk kemi përjetuar hiçgjë, bile edhe sikur nuk po dimë edhe përse po jetojmë. Çfarë u pa, çfarë u fol dhe çfarë u dëgjua në këtë Gjykatë, të krijohet bindja sikur ne, njerëzit e kësaj toke, kurrë nuk paskemi jetuar në këtë planetë!? Atëherë, me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Çfarë është kjo Gjykatë? A është organ i drejtësisë ndërkombëtare, apo mekanizëm manipulativ politik, i cili shërben për interesa të ndryshme? A është ky organ i drejtësisë, apo në shërbim të politikës së grupeve të ndryshme të interesit?
Gjykata e Hagës si organ politik Duke mos u futur në analizë më të zgjeruar mund të t…

A është gjuha e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës e njëjtë, apo e ndryshme nga njëra-tjetra?!

Shkruan: Xhavit Kryeziu Ne, populli shqiptar, pa marrë parasysh se ku jetojmë, në Shqipëri, në Kosovë, në trojet shqiptare nën Maqedoni e Mal të Zi, në Luginën e Preshevës apo kudo tjetër, me të drejtë mburremi para të tjerëve se jemi një popull i vetëm, dhe kemi një gjuhë, një histori, një flamur dhe doke e zakone krejtësisht të njëjta dhe të pandryshueshme nga njëri-tjetri. Ky fakt, mua më bën të ndjehem krenar që kam fatin të jem pjesëtar i këtij populli, i cili me shumë sakrifica dhe dinjitet ka arritur t’u bëjë ballë synimeve të pareshtura të fqinjëve tanë për të na zhdukur si komb. Zaten, ruajtja dhe kultivimi i gjuhës së unifikuar shqipe, për të gjithë shqiptarët anekënd trojeve etnike shqiptare, ka qenë meritë e pamohueshme e të gjithë brezave tanë, të cilët me idealin dhe punën e tyre patriotik, kanë kontribuar në ngritjen dhe përforcimin e vetëdijesimit kombëtar, duke pasur synim të përhershëm bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm. Historia na mëson se e k…

Z. Oliver Jens Shmit, e keni ditur që Napoleoni ishte serb?

Shkruan: Fahri Xharra Kur Dr. Jarçeviqi, akademik, në kohën e tij paska pas dalë me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë: Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë. Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është serb, dhe se etruskët paskan pas folur serbish. Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të pa-origjinë, prandaj edhe me instinktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e çorodisin historinë dhe origjinën e tyre, e me këtë e njollosin atë të të tjerëve e me këtë rast tonën. Është për çudi që Perëndimi i “han”rrenat e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e di. Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore, por qesharake ata dalin me një “zbulim” të tyre : “Napoleon je srbin, dokazano!” - “U vërtetua se Napoleoni është serb !” Kur Napoleoni paska pas marrë vesh se ishte serb; pë…